Show Posts - M A X

×

Show Posts

This section allows you to view all posts made by this member. Note that you can only see posts made in areas you currently have access to.


Messages - M A X

Faqe: [1] 2 3 4 5 6 ... 1020
1
 

Për ngjarjen e trishtë të vajzës nga Kenia, do duhej të ishte alarmuar një popull me histori të pafundme emigracioni. Secili nga ne ka të paktën një familjar në emigracion dhe e dimë çfarë do të thotë të jesh i huaj, i nëpërkëmbur dhe i pambrojtur. Ankohemi për grekët, për italianët, për francezët, për racizmin ndaj shqiptarëve nëpër botë, po edhe ata pak të huaj që vijnë këtu, i dhunojmë, i hedhim nga ballkoni si qese plehrash. Për 3 muaj hesht policia, hesht prokuroria, heshtin dhe shumica e mediave për ca reklama të qelbura nga pronarët e kazinove.

Lolita Albania

2
Albwebmaster / Shes website PERRALLASHQIP.ORG
« ne: 08-11-2022, 23:39:43 »
Mire fare. Uroj te gjesh ndonje te interesuar.

3
Albwebmaster / Shes website PERRALLASHQIP.ORG
« ne: 04-11-2022, 23:10:59 »
Do te keshilloja te vendosje dy gjera per te lehtesuar shitjen tek te interesuarit.

1. Nje screenshot te Google analytics per te vertetuar trafikun
2. Sa para fiton aktualisht me reklamat qe ke vendosur

4
Tema Aktuale / Pse po arratisen shqiptarët?
« ne: 03-11-2022, 14:27:22 »
Kryeministri Edi Rama tentoi t’ia hedhë fajin “perandorive” të së shkuarës për dallgën e re të emigrimit të shqiptarëve drejt Mbretërisë së Bashkuar, duke e cilësuar Shqipërinë si një “viktimë prej një kohe të gjatë të perandorive”, pa harruar të thotë se shqiptarët vetë nuk e kanë pasur kurrë një të tillë.

Kjo është një përqasje fyese ndaj problemit aktual. Një i ri i lindur, fjala vjen, në vitin 2000, tenton të arratiset nga Shqipëria në mënyrën më të dëshpëruar të mundshme në vitin 2022. Kjo vështirë se ka të bëjë me faktin se Perandoria Romake ekzistoi mbi dy mijë vjet më parë dhe as se Perandoria Osmane ekzistoi deri më shumë se një shekull më parë. Dhe shqiptarët, të cilët hyjnë në kategorinë e 95% të popujve të botës që nuk kanë pasur ndonjëherë ndonjë perandori, vështirë se mund të justifikojnë gomonet e La Manshit me ndonjë tragjedi të ndodhur shekuj më parë.

Bota në fakt ka krijuar shumë teori për të shpjeguar migracionin. Disa mbështeten në të dhëna moderne statistikore, disa të tjera në vrojtime të drejtpërdrejta. Për shembull, në vitin 1992, pas rënies së komunizmit në Evropën Lindore, një zyrë e Organizatës së Kombeve të Bashkuara bëri një përmbledhje të teorive kryesore që përpiqen të shpjegojnë migrimin, ku natyrshëm, teoria që një vend ka qenë dikur “viktimë” e një perandorie, nuk bën pjesë. Gjithsesi, po jap një përmbledhje për të kuptuar se në çfarë kategorie mund të futet emigrimi shqiptar:

Pabarazia në të ardhura. Teoria thotë se nëse në një vend paga është 1 lek dhe në një tjetër, 10 lekë, atëherë një numër njerëzisht do të zhvendosen nga vendi i varfër te vendi i pasur, sepse diferenca në të ardhura mbulon kostot, të tilla si kostoja e udhëtimit dhe kostoja e banimit në vendin ku emigron. Kjo është pjesërisht e vërtetë në rastin e Shqipërisë. Diferenca në të ardhura reale mes Shqipërisë dhe Bashkimit Evropian ka qenë një me dhjetë njëzet vjet më parë, ndërsa tani është një me tre.

Siguria shoqërore. Teoria thotë se një familje që jeton në një vend të varfër, e ka të vështirë të përballojë një krizë, fjala vjen një sëmundje të papritur, me të ardhurat e pakëta që ka në dispozicion dhe për këtë arsye vendos që një prej anëtarëve të familjes, p.sh., një prej djemve, ta dërgojë në emigrim. Psh., edhe sot në Kosovë mund të dëgjosh herë pas here shprehjen e kohës së ish-Jugosllavisë, e cila thotë se familja ka nevojë për tre djem, ku njëri duhet të dërgohet për punë në Zvicër apo në Gjermani apo në ndonjë vend tjetër të pasur, tjetri duhet të punojë tokën në shtëpi, ndërsa i treti i përket Flamurit, pra atdheut.

Emigrim kulturor. Nëse jeton në një zonë rurale, ka gjasa që kushtet e jetesës, sado të mjaftueshme që të mund të jenë, nuk të ngopin nga pikëpamja sociale. Një i ri nuk jeton dot vetëm me bukë, zakonisht kërkon të shijojë jetën dhe jeta shijohet në një metropol të madh. Rrjedhimisht, ai emigron. Nuk është e tepërt të thuhet se një pjesë e emigrimit shkaktohet nga kultura televizive e transmetuar nga vendet e zhvilluara dhe jo nga problemet ekonomike.

Emigrim politik. Teoria ndërkombëtare thotë se të ikurit nga Shqipëria nuk përbën argument për strehim politik, për shkak se Shqipëria nuk të persekuton drejtpërsëdrejti, si në kohën e komunizmit. Por përtej asaj që ligji ndërkombëtar cilëson si emigrim politik, nëse qyteti yt kontrollohet nga krimi i organizuar, është normale që të ikësh prej tij dhe kjo nuk të bën më pak emigrant politik se sa emigranti politik që cilësohet si i tillë nga ligji ndërkombëtar.

Pirateria. Sulmi i shqiptarëve ndaj Mbretërisë së Bashkuar ngjan shumë me piraterinë. Kudo në Shqipëri dëgjon për njerëz që ikin në Mbretërinë e Bashkuar me qëllim të drejtpërdrejtë për të punuar në “shtëpitë e barit”, pra në industrinë e drogës. Atje mund të bëhen paratë që në Shqipëri janë të paarritshme. Kryeministri nuk ka pse të shkojë pas në histori për të kuptuar se kultura e drogës dhe e krimit si çelësi i suksesit është një fenomen i kohës sonë, ku ai vetë ka një kontribut aspak të vogël. Ka të bëjë me kanabizimin e Shqipërisë në vitet 2014-2015 e 2016 si dhe me pushtimin e vendit nga krimi. Rama mund ta ketë të lehtë ta mohojë me autoparlantin e vet të madh atë që shqiptarët në fakt e shohin me sytë e tyre. Pallate që mbijnë nga asgjëja, biznesmenë që shfaqen nga asgjëja, apartamente që kushtojnë aq para sa asnjë qytetar normal nuk arrin t’i konceptojë si të mundura për t’i blerë me të ardhurat nga rroga. E nëse vendi vijon të sundohet në këtë mënyrë, normalisht që njerëzit do të shohin shtëpitë e barit si zgjidhja e vetme praktike dhe fare kollaj brenda moralit të përgjithshëm të shoqërisë, si çelësi i suksesit.

Niccolo Machiavelli jetoi në një kohë kur hipotezat nxirreshin nga vëzhgime të drejtpërdrejta mbi historinë. Teoria e tij se pse njerëzit migrojnë, lidhet me faktin që një vend mund të ketë mangësi burimesh dhe pjellori të lartë. Por, thotë ai, emigrimi shkaktohet edhe nga princi i keq. “Ai”, thotë Machiavelli, “do ta shohë detin përplot me mërgimtarë, bregdetin, përplot me gjak”.

Gjergj Erebara
https://www.reporter.al/2022/11/03/pse-po-arratisen-shqiptaret/

5
Tema Aktuale / Gjendja aktuale
« ne: 03-11-2022, 14:24:14 »
Siguria ❌ : Te dhenat e oficereve te SHISH-it dalin ne pazar, duke vene ne rrezik sigurine kombetare po edhe sigurine e tyre personale.
Rendi ❌ : Drejtori i Pergjithshem i Policise shkarkohet pasi ka denoncuar ne media dekonspirimin e operacioneve policore nga zyrtare te larte. Zevendesohet nga çiftelia.
Ekonomia  ❌: Çmimi i naftes me i larti ne rajon. Ndihma ekonomike per te perballuar pasojat e inflacionit me e uleta ne rajon. Rroga mesatare me e ulet se e vendeve fqinje (perveç Kosoves).
Demografia ❌ : Emigrimi me i larti ne rajon. Shkolla, dege universiteti mbyllen per shkak te mungeses se nxenesve dhe studenteve.

Ky eshte bilanci pas 9 vitesh qeverisje.

Problemi me i madh i kryeministrit ne Twitter? Kronikat e Top Channel.

Shtrohet pyetja: Po te mos kishim patur qeveri fare keto 9 vitet e fundit, e per pasoje as politikat qeverisese te rilindjes, situata do kishte qene:
- me e mire
- me e keqe
- po njesoj?

(C) Lolita Albania

6
Mediat Shqiptare / Top Channel
« ne: 03-11-2022, 07:51:28 »
 

7
Tema Aktuale / Parti Edver, jemi gati kurdoher'!
« ne: 03-11-2022, 00:14:25 »
 

8
 

Kjo grua e moshuar ka qene sot dhimbja e perbashket e te gjithe shqiptareve. E qara e saj e trishte qe mbytej nga zgerdhirjet e disa punonjeseve te shtepise se pleqve, perpara nje telefoni qe regjistronte ate skene thuajse makabre, nuk do te kishte ndodhur nese jeta sdo kishte rezervuar nje tjeter surprize te trishte per te.
Kjo nene kishte nje djale. Ajo do ishte sot me te, e me siguri, do kishte qene e kenaqur dhe e lumtur me nipat e mbesat ne shtepine e tij. Por djali nuk e lumturoi dot. Ne momentin me te rendesishem e me delikat te vendit te tij, Taulant Nuraj vendosi t’i bashkohet UCK - se. Ai vendosi te mbroje me jeten e tij jo vetem te moshuarit, por edhe gjithe qytetaret e Kosoves qe kercenoheshin nga dhuna serbe. Ai ra deshmor ne afersi te Gjakoves ne vitin 1999. Duke lene pas nje foto te vetme, me nje buzeqeshje dhe me bindjen qe shteti per te cilin po flijohej do ta meritonte sakrificen e tij. Qe prej vitit 1999 kjo nene digjet ne dhimbjen per djalin qe humbi, por me siguri edhe me krenarine qe ai ra deshmor per kete vend. Por vendi te cilit ajo i flijoi djalin e saj, i ka rezervuar sot nje skene qe te ngjeth. Gruaja e vetmuar goditet ne nje shtepi pleqsh, nga dy vajza, te dyja me uniforme, ndesa nje e trete e filmon skenen me siguri per ta shfaqur me krenari ne ndonje nga ndenjiet banale te kesaj kategorie qe ska asgje te perbashket me qenien njerezore. Apo pse jo per ta bere edhe virale ne tik tok. Sot ato dy vajza nuk kane goditur vetem nje te moshuar, qe ne vetvete eshte mekati me i madh ne kete bote. Sot ato dy vajza kane goditur mbi enderren e mijera deshmoreve te Kosoves per te ndertuar nje shoqeri me te mire, pa dhunen me te cilet serbet kercenonin shqiptaret. Ato vajza kane goditur mbi besimin e nje kombi te tere qe respektin ndaj te moshuarve e ka pasur ne thelb te filozofise se tij. Sot ato nuk kane goditur nje nene pa djalin e saj. Sot ato kane goditur secilin nga ne, ndaj secili prej nesh duhet te ndjeje ne fytyre ato goditje dhe ate turp…

Blendi Fevziu

9
Mediat Shqiptare / Top Channel
« ne: 31-10-2022, 17:38:09 »
 

©Dnsh

10
Muzika / Rikthehet Rihanna me "lift me up"
« ne: 29-10-2022, 02:13:07 »

11
Gjeografia Fizike / Harta fizike e subkontinentit indian
« ne: 29-10-2022, 01:58:35 »
 

12
Teologjia / Toleranca fetare ne nje foto te vetme
« ne: 29-10-2022, 01:55:19 »
 

14
Mobile | Apps / Cfare te rejash ka sjelle WhatsApp?
« ne: 13-10-2022, 23:29:35 »
 

WhatsApp ka qenë gjithmonë i kufizuar kur bëhet fjalë për madhësinë e bisedës në grup, por tani ka lëvizje të tjera në atë drejtim. Në maj, kompania rriti madhësinë e grupit në 512 persona dhe shtoi mundësinë për të ndarë dokumente me madhësi deri në 2GB, dhe tani, madhësia e grupit është dyfishuar përsëri.

Në versionin beta më të fundit të WhatsApp për Android dhe iOS, përdoruesit mund të shtojnë deri në 1023 pjesëmarrës të tjerë në një grup. Funksioni është aktualisht i disponueshëm vetëm për një numër të kufizuar testues beta, por është e sigurt të supozohet se do të dalë më gjerësisht së shpejti. Me këtë ndryshim në dukje të vogël, WhatsApp vjen një hap më afër Telegramit, i cili lejon grupe masive prej disa qindra mijëra njerëzve.

Sigurisht, grupe të tilla të mëdha janë pak të dobishme nëse nuk mund t’i menaxhoni siç duhet, por ka lajme të mira edhe në këtë pjesë. WhatsApp është duke punuar në mjete të reja që duhet t’u japin administratorëve më shumë mënyra për të trajtuar grupe të mëdha. Këto përfshijnë një sistem miratimi të anëtarësimit si dhe një listë të pjesëmarrësve të grupit në pritje, e cila lejon administratorët e grupit të shohin të gjithë njerëzit që kërkojnë t’i bashkohen grupit dhe t’i miratojnë të gjithë menjëherë./lapsi.al

15
Tema Aktuale / Cfare jane shtepite e barit?
« ne: 13-10-2022, 23:13:53 »
   

Shtëpitë e barit janë kthyer në një trend në fjalorin e përditshëm të Tiranës, jo vetëm të politikës por edhe të të rinjve shqiptarë. A2 CNN ka shkuar në Angli, për të treguar nga afër peripecitë e të rinjve shqiptar të cilët përfundojnë në punë të tilla të jashtëligjshme, vetëm e vetëm për një të ardhme më të mirë.

Të thuash që të rinjtë largohen nga Shqipëria ke thënë një fakt, por po aq i vërtetë është edhe fakti që dëshira e tyre më e madhe është emigrimi në Angli vitet e fundit. Jo si vendi i mundësive të mëdha profesionale apo akademike, por vendi ku mund të pasurohesh shpejt. Ky është marketingu që grupet kriminale i kanë bërë Britanisë së Madhe, si vendi ku krimi të pasuron.

Për të vajtur ilegalisht në Angli, ndër vite janë përdorur disa mënyra nga emigrantët e Shqipërisë. Që nga dokumentet false të shteteve anëtare të Bashkimit Europian, deklarimi si qytetar i Kosovës, më pas erdhi “kamioni”, që për disa vite konsiderohej më i suksesshmi dhe së fundmi është gjetur metoda me koston më të ulët, kalimi i kanalit të La Manshit me gomone. Por si çdo gjë me kosto të ulët, rreziqet që merren për sipër janë më të mëdha, rreziqe që shkojnë deri në humbje jete. Por si arrijnë të rinjtë shqiptarë të gjejnë një vend në gomone?

Rrjeti social TikTok është përdorur gjerësisht, sidomos gjatë verës së vitit 2022 si hapësira online ku trafikantët e qenieve njerëzore reklamonin biznesin e tyre. Një vend që shkon nga 5 mijë deri në 7 mijë paund.

Këto të dhëna nuk janë statistika raportesh, por eksperienca të jetuara nga tre të rinj të cilët rrëfejnë ekskluzivisht për mikrofonin e A2 CNN, nga vendi i tyre i punës, se si mbërritën në tokën angleze, intervista të realizuara duke ruajtur anonimatin e tyre.

Per me shume: https://a2news.com/2022/10/13/rrefim-nga-brenda-shtepive-te-barit/

17
Un jam ktu 😂
Let's go for a bros hug 😜

18
Muzika / Coolio
« ne: 04-10-2022, 19:17:29 »
Miqtë e Coolio kanë reaguar së fundmi ndaj ndarjes nga jeta të reperit.

Miqtë janë shprehur për Tmz, se ata mendojnë se “astma “mund të ketë kontribuar në vdekjen e tij. Ata shtuan se reperi i i “Gangsta’s Paradise po”luftonte” me gjendjen e mushkërive për shumë vite dhe se hetuesit ishin informuar për këtë. Coolio vdiq më 28 shtator pasi u gjet pa ndjenja në  shtëpinë e një miku në Los Anxhelos. Ai ishte 59 vjeç. Shkaku zyrtar i vdekjes nuk është bërë ende i ditur, por raportet fillestare dyshonin se ai kishte pësuar arrest kardiak.

Pavarësisht gjendjes së tij shëndetësore, Coolio u pa duke performuar disa herë  para vdekjes së tij për grupe që zgjatën rreth 30 deri në 40 minuta.Montell Jordan, i cili ishte në turne me të, gjithashtu i tha Page Six se ai kurrë nuk do e mendonte që vdekja e mikut të tij të vjetër ishte e afërt.
“Kam qenë me të për javë dhe muaj  dhe nuk i dija. Ende nuk i di  rrethanat pas vdekjes së tij, por nuk pashë ndonjë gjë që do të kishte dhënë një tregues se ai ishte i sëmurë ”, tha të enjten këngëtari.

Coolio ka lënë pas gjashtë fëmijët e tij me Josefa Salina. Ai u martua me Josefa  në vitin 1996. Ish-çifti u ndanë katër vjet më vonë./Lapsi.al
 

19
Café Zerion ツ / Vetem tri fjale!
« ne: 28-09-2022, 18:57:14 »
Rrofte Sali Berisha 🤣

20
Teknologji Moderne / Zbulim i ri - Motori pa harxhime
« ne: 23-09-2022, 07:30:12 »

21
Edi Rama - Mos u ngopshin duke ngrene kokat e njeri tjetrit!
Erion Veliaj - Çunat shqiptare jane zdromsa!
Belinda Balluku - Lani rrobat me 30 grade!
Bledi Çuçi - Nuk ka zhvillim pa krim.
Niko Peleshi - Varet çfare ka konsumuar lopa.
Taulant Balla - Testet i hodhi poshte OBSH-ja.
Blendi Klosi - Covidi transmetohet nepermjet muzikes.
Erion Braçe - Me sarin laj duart.
Elisa Spiropali - Edi Rama eshte si Skenderbeu.
Milva Ekonomi - Edi Rama eshte brand nderkombetar.
Edona Bilali - Edi Rama nuk eshte bere akoma Zeus por eshte ne rrugen e duhur per t’u bere Zeus.
Pandeli Majko - Nuk fola per Teatrin se kisha operuar gojen.
Delina Ibrahimaj - Me 140 euro ne muaj nuk quhesh i varfer.
Frida Krifca - Do hapim akademine e barinjve.
Sander Lleshaj - Gjate karantines patem zero aksidente rrugore.
Bora Muzhaqi - Une si ministre jam e detyruar te vij ne pune me makine.
Besa Shahini - Te shtunen nuk pati asnje nxenes apo mesues te lenduar nga termeti ne shkolla.
Gent Cakaj - Atje dielli eshte lind i gezuar dhe hena e buzeqeshur.
Besfort Lamallari - Pse duhet te shqetesohet qytetari ne Shkoder per nje vrasje qe behet ne Vlore?
Damian Gjiknuri - Çunat e Londres te legalizojne parate ne Shqiperi.
Saimir Tahiri - Ta kishin bere si burrat, te me kishin denuar per trafik droge.

Mirela Kumbaro - If you go home with somebody and they don’t have books, don’t fuck them.

Jeni te lire te plotesoni listen!

Lolita Albania

22
Nuk rrëzohet Edi Rama me votë...thonë. Gënjejnë. Sa vite u bënë tashmë që e dëgjoni këtë refren? Nëse nuk rrëzohet me votë atëhere me çfarë rrëzohet? Me dhunë? Po pse nuk e kanë rrëzuar? U bënë plot 9 vite.
Në fakt çdo metod tjetër përveç votës e zgjat pushtetin e Ramës dhe kujtdo Kryeministri pavarësisht emrit. Ne jemi një realitet i vogël në hartën e realitetit politik rajonal e atij botëror. Nuk vendosim dot rregulla ne. Rregullat janë përtej nesh. Koha e rrëzimit të qeverive pa votë ka perënduar dekada më parë. Kush e mendon ndryshe le të na e vërtetojë të kundërtën.

Personalisht besoj se qeveria aktuale qëndron në pushtet pa e pasur shumicën e popullit me vete. A blen vota pushteti aktual? Unë besoj që po. A e kanë fryrë administratën me qëllim korruptimin e votuesve? Unë besoj që po. A jep pushteti aktual tendera të fryra për oligarkët me qëllime elektorale? Unë jam i bindur që po. A e përdor pushteti aktual shtetin për të mbajtur pushtetin? Pa asnjë dyshim që po...si çdo qeveri që ka kaluar, por tashmë shumë më shumë (legalizimet, liçensat, subvencionet, lejet e ndërtimit, paratë e rindërtimit pas tërmetit...etj). A bashkëpunon me krimin pushteti për vota? Përgjigjia ime është po. Po...pushteti përdor çdo mënyrë të paligjshme për ta mbajtur pushtetin, por prapë rrëzohet me votë. Pse? Sepse me para nuk e rrëzon dot kush pasi askush nuk ka më shumë para se ata (pastaj çfarë vlere do kishte të ndryshoje ca të korruptuar me modelin e tyre të ngjashëm, pra duke korruptuar). Sepse askush se rrëzon dot me dhunë pasi pushteti ka mjete dhune më të mëdha dhe sigurisht bandat me vete (sa kohë gjithë spektri opizitar thotë se bandat janë me pushtetin). Sepse asnjë kancelari perëndimore nuk do e pranonte kurrë një precedent të tillë pasi kthehej në model që cënonte rendin më gjerë se Shqipëria. Dhe më kryesorja, sepse shumica dërrmuese e popullit tonë janë qytetarë që e duan të mirën, por ndihen të tradhtuar e pashpresë.

Atëhere si i bëhet? Jemi pa shpresë? JO...ka shpresë. Po...këta rrëzohen. Çdo qeveri që keqqeveris rrëzohet. Si? Me VOTË. Me ALTERNATIVË. Me IDE. Me SINQERITET. Me FRYMËZIM. Me GARË brenda llojit. Me EKIP VLERASH. Me MERITOKRACI në përzgjedhjen e kandidatëve. Me HAPJE ndaj energjive të reja. Me SHEMBULL ndryshimi të vetes së pari. Me BINDJE.  Duke vrarë EGOT e njëshave. Me OBJEKTIVITET. Me FRYMË që ngre besmin dhe dallgën që i shumëzon me zero edhe paratë e korrupsionit, edhe bandat, edhe tenderat e oligarkëve.

Populli është i kthjellët tashmë. Nuk e përdor dot më askush mish për top. Nuk mund t'i thuash njerëzve se Rama nuk lejon garën e ndershme dhe nga ana tjetër të mos pranosh garën si koncept kur ajo të kërkohet ty. Po, Rama mundet me garë dhe votë, por votë dhe garë në çdo nivel. Ky standardi që bëni si them unë e mos bëni si bëj unë nuk e rrëzon pushtetin. Përkundrazi! Doni garë? Hajde ta hapim. Opozita ta kërkojë si kusht të panegociueshëm. Hapja e garës do afronte në politikë flukse njerëzish që kanë ideale dhe do krijonin flakën e duhur që do ndizte zemrat dhe shpresën e popullit.

Shqiptarët nuk vazhdojnë më të votojnë për inat. Shqiptarët duan alternativë bindëse. Ramën aty do e kemi sa kohë ne që jemi përballë kemi frikë nga vota dhe gara (unë e sigurtë që jo). Me ligësi nuk e mund dot kush këtë pushtet pasi janë në nivele galaktike. Këta munden me vlera. Doni ta kuptoni mirë...nuk doni...rrini! Këtë e kam për qytetarët...

Adriatik Lapaj

23
Vipat Shqiptare / Bekim Fehmiu
« ne: 15-09-2022, 11:09:09 »
 

Ndrroi jetë në moshën 96 vjeçare aktorja e njohur greke Irene Papas, emri i vërtetë  Irene Leleku. E kemi parë në filmin Odisea, në vitet '70. Aktori i njohur Bekim Fehmiu, ndodhej në Shkodër pas xhirimit të atij filmi. Kur e pyetën për Irenën u shpreh: "U shkepëm duke folë shqip me Irenën." Të njëjtën gjë thanë edhe aktorë të tjerë, pjesëmarrës në atë film: "Bekimi dhe Irena, flisnin mes tyre në një gjuhë që s'e kuptonte askush prej nesh."

Nga Maks Rakipaj

24
Tema Aktuale / TE VOTA NISET, TE VOTA BITISET
« ne: 08-09-2022, 10:30:36 »
Besoj nuk ka më njeri në Shqipëri që nuk e ka kuptuar se vendi është duke xhiruar në vend e ka ngecur në një rreth vicioz nga i cili duket se koha ka ndalur.

Kudo në vend gjen pesimizëm. Bizneset nuk gjejnë punëtorë. Ata që punojnë nuk e përballojnë dot jetesën. Çmimet rriten dita ditës, por jo rrogat dhe pensionet. Dita e punës për shumicën e njerëzve vlen sa 1 kg mish, apo sa 5 litra karburant.

Kreditë e këqija rriten me ritme të frikshme, por gjithësesi jo aq sa interesat bankare që janë lemeri. Aq shumë janë rritur kreditë e këqija nga pamundësia kthyese e qytetarëve sa biznesi i vetëm që po lulëzon në vend duket se janë kompanitë financiare që blejnë borxhet e këqija dhe për një detyrim fillestar prej 5 milion lekësh ta sjellin faturën 25-30 apo më shumë milion lekë. Të futen me dhëmbë e dhëmballë sa dhe çorapet e trupit t'i nxjerrin në ankand. Mbi 160 000 qytetarë janë rrjepur në vitet e fundit.

Të gjithë duan të ikin....Thuajse këdo takon të flet për përpjekjet që ka nisur për të ikur larg. Shprehja që dëgjon më shpesh është: "Nuk bëhet ky vend, po ik shpëto fëmijët". Çdo ditë marrim vesh se dikush nga rrethi të njohurve ka ikur. Prindërit i shkrijnë kursimet e jetës që fëmijët t'i nisin me shkollë jashtë me shpresën që kurrë mos të kthehen më. Sa e trishtë! Prindi që gëzohet kur e nis fëmijën vetëm e vetëm që të iki sa më larg të mundet!

Gjobvënia është kthyer në sistem. Gjoba shteti me taksidarët e vetë. Gjoba krimi ndaj atyre që i'a kanë dalë të ngrenë një ekonomi këtu. Gjoba lukunia e "gazetarëve" që në një rrumpallhanë pa ligj hapin tyta balte e hedhin baltë pa e rruajtur fare nga ligji...në fakt nuk ka fare një ligj për këtë këtu.

Drejtësi që vonon sa jeta....dhe ec e ta marrësh se shpesh korruptohet rrugës. Të nisësh gjyq sot është vendimmarrje e vështirë. Duhet të mendosh se do zgjasë me vite, madje shpesh me dekada. Ka shumë që vdesin pa mbaruar gjyqet me të cilët janë plakur. A i'a vlen?

Arsim mediokër. Vend ku mbahet radhë për libra shkolle. Si mund të ketë radhë për librat e klasës së parë? A mund të shkojë fëmija në shkollë pa libra? JO. Atëhere? Pse mbahet radhë? Shikoni çfarë ndodh në Tiranë në Verë. U lemerisën robt duke ndrruar gjendjen civile e ku di unë se çfarë se duan që fëmijët t'i regjistrojnë në ato pak shkolla ku ende jepet mësim cilësor. Imagjinoni në rrethe dhe periferi nivelin! Njerëz që kanë kryer studime në x apo y shkolla private dhe rrugës kuptojnë se diplomat nuk u vlejnë...se kanë qenë të paakredituar. Po a mund të imagjinohet të ketë shkolla pa leje?!

Nepotizmi në sistem. Futu shikoni rrethet familjare të zyrtarëve të lartë dhe të mesëm. Të gjithë punojnë në shtet. Nga 5, 10, 15 anëtar të një rrethi familjar në punë shteti.

Kalcifikim i çdo sektori të jetës publike. Të njëjtët njerëz prej 30 vitesh që qarkullojnë postet mes tyre. Ata që futen te klubi tyre ose janë zara ose nga bota e krimit me imponim. Garë nuk ka. Kjo është e vërteta. Po je popull mblidh rripat mirë dhe shiko si të rregullosh fëmijët jashtë. Po patën fat e kanë talent nisi me shkollë andej...po nuk patën gomonia mbetet alternativë gjithësesi më e mirë se mjerimi ku jemi.

Do thoni ju i dimë këto. Nuk na the gjë të re. Zgjidhja cila është? Unë e di që i dimë të gjithë, ajo që ende nuk di është si nuk e kupton shumica se ky rreth vicioz prishet vetëm nëse hapim vendin, hapim garën, thyejmë monopolet e kapjes së vendit. VOTAAAAAAAAAAAAAAAA AAAAAAA...aty nis dhe aty mbaron e gjithë historia. Nga ajo dreq vote që si dhamë dot rëndësinë që ka, buron gjithë ky mjerim. Sistemi elektoral i mbyllur që mban peng mbarë vendin dhe shoqërinë.

Unë kam detyrë ta them. Ju si të doni.

Adriatik Lapaj

25
Café Zerion ツ / Vetem tri fjale!
« ne: 08-09-2022, 10:07:05 »
Ardhmëria fillon sot

Faqe: [1] 2 3 4 5 6 ... 1020