Show Posts - Ωμέγα

×

Show Posts

This section allows you to view all posts made by this member. Note that you can only see posts made in areas you currently have access to.


Messages - Ωμέγα

Faqe: [1] 2 3 4 5 6 ... 21
1

Nëse mendoni se jeta seksuale arrin kulmin në moshën 20-vjeçare, gaboheni. Këto janë vitet e seksit vetëm për një natë, seksit me miq dhe dashurive të para të vërteta, por sipas hulumtimeve të fundit gratë përjetojnë seksin më të mirë të jetës pasi mbushin 36 vjeç.

Të pyetura nga Natural Cycles, 2600 gra kanë treguar për përvojat e tyre për orgazmën, ndjenjat e joshjes dhe sa e shijojnë seksin.

Përgjigjet e tyre janë analizuar në bazë të moshës duke i ndarë vajzat e reja në tre kategori: (nën 23 vjeç), (23-35 vjeç) dhe (mbi 36 vjeç). 6 nga 10 gra të grupmoshës mbi 36 vjeç raportuan se kanë orgazma më të mira dhe më të shpeshta dhe se kanë pasur seks të mahnitshëm përgjatë 4 javëve të fundit, krahasuar me 76% të grupmoshës së dytë dhe vetëm 56% e vajzave të reja që kanë deklaruar të njëjtën gjë.

“Rezultatet e sondazhit dërgojnë një mesazh vërtetë pozitiv për diçka që ne gratë kemi njohur dhe pritur për ca kohë; ndërsa plakeni dhe njiheni më mirë me trupin tuaj, mund të keni një jetë seksuale më të këndshme dhe të ndjeheni të sigurta për veten tuaj”, tha zëdhënësja e “Natural Cycles”, Amanda Bonnie.

Sa i përket shpeshtësisë së seksit, më pak se një e treta e vajzave të anketuara kanë thënë se bëjnë seks 2 herë në javë, mbi një e pesta kanë thënë se bëjnë seks 3 herë në javë dhe më pak se një e pesta kanë thënë se bëjnë seks vetëm 1 herë në javë./lapsi

2
 

“Michael do të përmirësohet ngadalë por e sigurtë”. Fjalët optimiste janë thënë nga Jean Todt, ish-drejtori i Ferrarit dhe një nga njerëzit që kanë qenë gjithmonë më afër kampionit gjerman Schumacher. Një dritë shprese për shumë tifozë të Schumit që kanë ndjekur zhvillimet e gjendjes së tij në spitalm që nga incidenti i 29 dhjetorit 2013. Anëtarët e familjes së gjermanit kanë zbuluar gjithmonë pak informacion në lidhje me gjendjen e Michael, kështu që tani kjo deklaratë nga Todt duket se paralajmëron një fund të lumtur të kësaj historie të trishtuar.


FAMILJA — “Sigurisht, ka pasur pasoja, por me Michael është gjithmonë familja e tij,” tha francezi për Bild. Tashmë kohët e fundit ai kishte nënvizuar rolin themelor që gruaja e Michael, Corinna, ka luajtur prej vitesh pranë shtratit të tij në vilën e Gjenevës, ku kujdeset për kampionin. “Kam kaluar shumë kohë me Corinna që nga aksidenti: ajo është një grua e mrekullueshme dhe drejton familjen. Ajo nuk kishte zgjidhje, sepse ndodhi papritur dhe ajo nuk e priste këtë dhe po bën shumë mirë. Ka besim reciprok ”, përfundoi Jean Todt.

DOKUMENTARI — Pas viteve të fshehtësisë për Michael Schumacher, pas aksidentit në Méribel, është rikthyer të flitet për 7-herë kampionin e botës të Formula 1 edhe për publikimin e afërt të një dokumentari për të, realizuar nga Netflix. Data e premierës është 15 shtator; dokufilmi ka pritshmëri të lartë pasi premton t’u japë tifozëve të ish-pilotit të Ferrarit, dhe të gjithë sportistëve, video të papublikuara të kampionit, intervista me njerëz pranë tij, një homazh i nevojshëm për një pilot legjendar./lapsi.al

3
Historia / Kush jane dhe si u formuan Talebanet?
« ne: 07-09-2021, 13:03:56 »
 

Si u formuan talebanët?

Talibanët ishin një prej fraksioneve të luftës civile në Afganistan në vitet 1990 pas tërheqjes së Bashkimit Sovjetik. Grupi u shfaq në vitin 1994 përreth qytetit jugor afgan të Kandaharit. Themeluesi i tyre ishte Mullah Mohammad Omar, një imam lokal në qytet, i cili i udhëhoqi militantët deri sa vdiq në vitin 2013.

Lidhja me Shtetet e Bashkuara

Talibanët fillimisht tërhoqën anëtarët e tyre nga rezistenca luftëtare afgane, të quajtur muxhahedinë, lëvizje e mbështetur nga Shtetet e Bashkuara në luftën kundër forcave sovjetike në vitet 1980.

Si e fituan pushtetin talebanët?

Pas tërheqjes së Bashkimit Sovjetik nga Afganistani në vitin 1989 dhe rënies së qeverisë së Afganistanit, vendi u zhyt në luftë civile. Talibanët fituan mbështetje përmes premtimeve për të rivendosur rendin dhe drejtësinë. Në vitin 1994, me pak rezistencë ata morën kontrollin e qytetit të Kandaharit dhe në vitin 1996 morën kontrollin e kyeqytetit Kabul.

Në çfarë besojnë talebanët?

Talibanët sunduan në bazë të një interpretimi të rreptë të ligjit islamik të Sheriatit. Ekzekutimet publike dhe rrahjet me kamxhik ishin të zakonshme. Gratë e kishin kryesisht të ndaluar të punonin ose studionin dhe detyroheshin të mbanin në publik veshje që mbulon tërësisht trupin, të quajtur burka. Talibanët ndaluan librat dhe filmat perëndimorë dhe shkatërruan objekte kulturore që u përkisnin traditave të tjera, përfshirë statujat gjigante 1500 vjeçare të Budës në luginën qendrore të Bamiyanit.

Lidhjet e talebanëve me al-Kaidën

Talibanët ofruan strehë për grupin militant al-Kaida, të udhëhequr atëherë nga Osama bin Laden. Al-Kaida ngriti kampe trajnimi në Afganistan, të cilat i përdori për të përgatitur sulmet terroriste në të gjithë botën, përfshirë sulmet e 11 shtatorit 2001 në Shtetet e Bashkuara.

Rënia nga pushteti

Më pak se një muaj pas sulmeve të 11 shtatorit, Shtetet e Bashkuara dhe aleatët e saj pushtuan Afganistanin. Në fillim të dhjetorit, qeveria talebane ra ndërsa Shtetet e Bashkuara filluan të punonin me afganët për të krijuar një qeveri demokratike.

Si rrodhën ngjarjet?

Pas rënies nga pushteti, udhëheqësit talebanë u vëndosën në fortesat e tyre në jug dhe lindje të Afganistanit, ose përtej kufirit në Pakistan. Grupi militant udhëhoqi një kryengritje kundër qeverisë së re afgane të mbështetur nga Shtetet e Bashkuara, duke përdorur shpërthime të improvizuara dhe sulme vetëvrasëse. Vitin e kaluar, Uashingtoni negocioi një marrëveshje me talebanët pas më shumë se dy dekadash të përfshirjes ushtarake amerikane në Afganistan.

Marrëveshja përcaktoi një afat kohor për tërheqjen e trupave amerikane nga Afganistani në shkëmbim të ndalimit të sulmeve ndaj amerikanëve dhe fillimit të bisedimeve me qeverinë afgane. Por bisedimet disa mujore mes talebanëve dhe qeverisë afgane nuk arritën të prodhojnë ndonjë marrëveshje paqeje.

Cilat vende i kanë njohur talebanët?

Një numër i paktë vendesh e njohën qeverinë talebane kur sundonte ndërmjet viteve 1996-2001, përfshirë Pakistanin, Emiratet e Bashkuara Arabe dhe Arabinë Saudite.

Nuk është e qartë nëse shumica e vendeve do ta njohin një qeveri të re talebane. Sekretari amerikan i Shtetit Antony Blinken tha muajin e kaluar se Afganistani do të bëhej një shtet pa vlerë nëse talebanët e merrnin pushtetin me forcë dhe kryenin mizori. /VOA

4
Me fluturimin e avionit të fundit amerikan që largohej nga Afganistani, i erdhi fundi luftës më të gjatë të Shteteve të Bashkuara të Amerikës.
Më poshtë janë disa nga datat kulmore të kësaj lufte.

11 shtator 2001: U goditën kullat binjake në Nju Jork.

7 tetor 2001: Një koalicion i udhëhequr nga SHBA bombardoi objektet e talebanëve dhe al-Kaedës në Afganistan. Goditjet synuan Kabulin, Kandaharin dhe Jalalabadin. Talebanët, të cilët kishin marrë pushtetin pas një okupimi 10-vjeçar të sovjetikëve që u pasua nga një luftë civile, refuzuan të dorëzojnë udhëheqësin e al-Kaedës, Osama Bin Laden.

13 nëntor 2001: “Aleanca Veriore”, një grup rebelësh anti-talebanë të mbështetur nga forcat e koalicionit të NATO-s morën Kabulin.

7 shkurt 2009: Presidenti amerikan Barack Obama miratoi një rritje të madhe të numrit të trupave të dërguar në Afganistan. Në kulmin e tyre, ata numëruan rreth 140 mijë ushtarë.

28 dhjetor 2014: NATO përfundoi operacionet e saj luftarake në Afganistan. Edhe SHBA tërhoqi mijëra trupa. Shumica e atyre që mbeten u fokusuan në trajnimin dhe mbështetjen e forcave afgane të sigurisë.

29 shkurt 2020: SHBA dhe talebanët nënshkruan në Doha të Katarit një “marrëveshje për të sjellë paqe” në Afganistan. Aleatët e Shteteve të Bashkuara dhe NATO -s ranë dakord të tërheqin të gjithë trupat brenda 14 muajve nëse militantët mbështesin marrëveshjen.

13 prill 2021: Presidenti amerikan Joe Biden njoftoi se të gjitha trupat amerikane do të largohen nga Afganistani deri më 11 shtator të këtij viti.

16 gusht 2021: Në pak më shumë se një muaj, talebanët pushtuan Afganistanin, duke marrë kontrollin e qyteteve në të gjithë vendin, përfshirë edhe Kabulin. Forcat afgane të sigurisë u rrëzuan përballë avancimit të talebanëve.

31 gusht 2021: SHBA përfundon tërheqjen e saj nga Afganistani. /LAPSI.al

5
Tema Interesante / 11 fakte interesante rreth Netflix
« ne: 07-09-2021, 13:01:26 »
 

1.Një burrë i quajtur Marc Randolph themeloi Netflix. Ideja e krijimit të Netflix erdhi në 1997 kur CEO-themeluesi u ngarkua me një tarifë prej 40 dollarë për një kthim të vonshëm të një kopjeje të VHS të Apollo 13.

2.Punonjësit janë betuar për fshehtësinë dhe askush nuk e di për vendndodhjen e “magazinave të DVD”.

3.Blockbuster, një kompani tjetër e DVD me qira refuzoi oferta të shumta për të blerë Netflix.

4.Emri i parë i Netflix në letër ishte Kibble.

5.Netflix u lejon punonjësve të saj të bëjnë ditë pushimi sa të duan.

6.Netflix vlerëson se një përdorues shfleton bibliotekën Netflix vetëm për rreth dy minuta, para se të bëjë një zgjedhje ose thjesht të heqë dorë.

7.Abonentët të paktën shikojnë 2 orë përmbajtje në ditë.

8.Netflix është një vit më i vjetër se Google.

9.Gjatë kohëve të hershme të internetit në 1997, Netflix ofroi DVD me qira të pakufizuar përmes postës për një abonim mujor, pastaj filloi të ofrojë shërbime transmetimi në vitin 2007.

10.Netflix u nominua për Oskarin e tij të parë në vitin 2014. Ishte gjithashtu shërbimi i parë transmetues që fitoi një çmim të Hollivudit.

11.Njerëzit që kanë fëmijë statistikisht kanë më shumë gjasa të kenë një abonim në Netflix./lapsi.al

6
Ndoshta mund të befasohesh nga ideja për të qenë bashkë me të dhe ndoshta do të kuptosh që mosha nuk është aspak ai hendeku për të cilin ke menduar se mund t’ju ndajë. Të paktën jo në shtrat. Ja cilat janë arsyet që mund të të bëjnë bashkë me një burrë në moshë. Të gjithë, ndonjëherë kërkojnë të eksplorojnë!

Të jep siguri në të gjitha mënyrat

Tashmë, ai e ka kaluar fazën “e vështirë, e pasigurt”, dhe është përshtatur seksualisht me trupin dhe personalitetin e tij. Ai nuk bën përpjekje për t’u hequr ai që nuk është dhe nuk mund të jetë. Është i sigurt në vete dhe ofron siguri në shtrat edhe për ty.

Me të do të kënaqesh

Sepse ai është kaq i sigurt, sa të krijon edhe ty komoditetin për të qenë krejt e lirshme. Kjo paqe dhe qetësi që të krijon e bën marrëdhënien shumë më të mirë, sidomos seksualisht. Nuk ke pse shqetësohesh duke u munduar për të fshehur të metat e tua, sepse ai nuk do të vërë re as më të voglin “defekt”.

Ka eksperiencë

Një djalë i ri mund të ketë energji, zgjuarsi dhe guxim për të provuar çdo lloj loje seksuale, por një burrë në moshë, tashmë e di se çfarë shkon apo nuk shkon në lojërat seksuale, di pikat e forta, por gjithashtu edhe si t’i shfrytëzojë ato për të kënaqur veten dhe ty në shtrat, shkruan Telegrafi. Eksperienca nuk do të thotë që ka pasur shumë lidhje, por thjesht se tashmë ai di ku të prekë dhe të të drithërojë…

Romanca është e rëndësishme
Ai nuk do të të shqetësojë asnjëherë në rrjetet sociale, as nuk do të kesh vargje portikë dhe romantike në Facebook. Ai mund të jetë romantik, por këtë e tregon në shtrat më shumë se kudo tjetër, shkruan revista class. Rëndësinë marrëdhënies ai e tregon ballë për ballë, në kontaktin intim dhe kjo është pikërisht ajo që ka nevojë një grua.

Ai nuk i ka qejf lojërat

Është gjë e rrallë nëse ndonjë mashkull në moshë mund të pëlqejë lojërat. Nëse është beqar, ai nuk tregon interes për t’u përkushtuar në lojëra dhe ndërsa kërkon më shumë se kaq, ai e di çfarë do në shtrat. Kjo të bën të ndihesh si një grua e sigurt dhe e gatshme për të fjetur me të pa marrë parasysh çfarë do të ndodhë më pas./lapsi

8
 

Jean-Paul Belmondo ndërroi jetë në shtëpinë e tij në Paris në moshën 88-vjeçare. Ai ishte rebeli i akullt i “Valës së re” të kinemasë franceze të tipizuar në filmin klasik të Jean-Luc Godard të vitit 1960, “Pa frymë”.

Performanca e tij humoristike si një hajdut i dënuar apo dhe tifozi i Humphrey Bogart mori vëmendjen e publikut edhe pse ai nuk ishte një James Dean.

Jean-Paul Belmondo lindi në Neuilly-sur-Seine, një periferi e Parisit më 9 prill 1933, i biri i skulptorit Paul Belmondo, statujat e të cilit zbukurojnë shumë parqe parisienë.

Atmosfera shumë boheme e edukimit të tij pati një efekt formues tek ai.

Dështoi në shkollë dhe u bë një boksier amator. Në karrierën e tij jetëshkurtër sportive, fitoi 15 nga 23 ndeshjet e tij para se të hiqte dorë për t’u përqendruar në aktrim.

Hunda e tij me gunga, ishte rezultat i një sherri në sheshin e lojërave të shkollës.

Pasi performoi në skenë në teatrot provinciale, ai “pushtoi” kinemanë me rolin e Laszlo në filmin e “Mashtruesit” të vitit 1958. Një kritik e përshkroi atë si “një njeri befasisht të shëmtuar”. Imazhi i tij u rrit pas disa filmave aksion.
https://lapsi.al/2021/09/06/profil-profesionisti-jean-paul-belmondo-i-shemtuari-qe-beri-boten-per-vete/

9
“Kodiku i Korçës” ruhet në Arkivin Qendror Shtetëror, në Fondin “Kodikët e Shqipërisë”, Dosja 93. I përket shek. X dhe përmban tekstin e katër Ungjijve. Përbëhet nga 308 fletë pergamene me përmasa 153 x 120 mm.


Teksti i katër ungjijve është i shkruar në gjuhën greke në pergamenë të hollë, të punuar mirë, me ngjyrë të bardhë qumësht. Fletët 12, 92, 141, 225, përmbajnë miniaturat e 4 ungjillorëve dhe ndodhen të vendosura përballë fillimit të ungjijve gjegjës.

Sipërfaqja e shkruar e tekstit të katër ungjijve ka përmasa 105 x 75 mm dhe paraqitet në formë kryqi, një dukuri veçanërisht e rrallë në historinë e dorëshkrimeve bizantine.

Kodiku i Korçës 93 përbën një nga dorëshkrimet më të vjetër të kategorisë së kodikëve të shkruar në shkrim germëvogël Bouletée dhe me të gjithë tekstin e të katër ungjijve në formë kryqi. Të gjitha dorëshkrimet e tjera të kësaj kategorie të njohura deri më sot u përkasin periudhave të mëvonshme, nga gjysma e dytë e shek. XI deri në shek. XII.

Drejtoria e Përgjithshme e Arkivave thotë se ky kodik ka vlerë të shumëfishtë për kulturën tonë. Pikësëpari, ai është produkt i qëllimit adhurues, që ka frymëzuar dhe mbështetur popullin e thjeshtë në sprovat e tij ndër shekuj. Për nga periudha historike, kodiku është i vendosur në mes të epokës Maqedonase, gjatë së cilës Bizanti njohu fuqinë dhe lavdinë më të madhe të tij.

I prodhuar në Kostandinopojë, ai është përdorur në Mitropolinë e Korçës, thesar i çmuar i së cilës pati qenë për shumë shekuj. Kodiku paraqet interes të përveçëm artistik dhe historik.

Nga njëra ana na jep një pamje interesante të prirjeve artistike që kishin punishtet libërshkruese të Konstandinopojës gjatë periudhës së quajtur si Rilindja Maqedonase dhe, nga ana tjetër, dëshmon për lidhjen në përgjithësi të mjedisit të Shqipërisë së sotshme me kryeqendrën kulturore të Bizantit.

Kodiku i Korçës nr. 93 përmban krijimtari pamore me estetikë të lartë dhe vlera artistike (miniatura, programe dekorimi me ar, vlera kaligrafike të tekstit), karakteristike për artin e spikatur të periudhës së Dinastisë Maqedonase.

Përmban tekste dhe pjesë të kulturës që shërbejnë si gjurmë të një dëshmie shumë të vyer për historinë e rajonit tonë dhe kontribuon në njohjen më të mirë të së shkuarës sonë të përbashkët.

Ky dorëshkrim gati 11 shekullor të shtyn në mendime, por edhe të ndërgjegjëson për barrën e rëndësishme historike që mbart me vete, duke zënë vend të përveçëm mes atyre dorëshkrimeve që për shumë shekuj u përdorën dhe u ruajtën në mjedisin shqiptar.

Meriton jo vetëm ta vlerësojmë dhe ta admirojmë, por mbi të gjitha t’ua lëmë me respekt trashëgimi pasardhësve, ashtu siç i morëm nga paraardhësit tanë.

Kryesisht për këto arsye, ky dorëshkrim u sendërtua në botim faksimile në vitin 2012, me bashkëpunimin e Drejtorisë së Përgjithshme të Arkivave, Shoqërisë Biblike Ndërkonfensionale të Shqipërisë dhe Kishës Ortodokse Autoqefale të Shqipërisë./Lapsi.al

10
Pandemia e coronavirust për më shumë se një vit paralizoi gjithçka në planetin Tokë, por kjo vetëm sa nxori në pah pandeminë e vërtetë të teorive konspirative.

Vështirë është t’i numërosh të gjitha: që COVID-19 është armë biologjike, që është krijuar nga një elitë misterioze që vranë disa miliona njerëz.

Në fakt asnjë prej këtyre nuk janë të vërteta, por që thjesht janë fjalë që persona të caktuar dëshirojnë t’i dëgjojnë dhe besojnë.

Madje imagjinata e tyre ka shkuar aq larg, sa që shumë prej atyre që nuk besojnë në coronavirusin, janë të bindur që rrjeti 5G po e përhap në masë të madhe këtë virus vdekjeprurës.

Shpesh e akuzonin edhe themeluesin e Microsoftit, Bill Gates, i cili sipas tyre po prodhon vaksinën për të përfituar nga to – e shumë janë të bindur se në këto vaksina ka mikroçipa.

Pavarësisht që ekspertët eminent vazhdimisht kanë bërë thirrje për vaksinim dhe respektim të masave që e luftojnë përhapjen e mëtejme të coronavirusit, është paradoksale se si një grup i caktuar i njerëzve preferojnë t’i besojnë më shumë disa teorive konspirative, burimi i të cilave nuk dihet e shpesh është edhe i shpikur nga imagjinata e njerëzve që nuk hezitojnë të krijojnë kaos.

Sipas ekspertëve të fushës, rol të madh kanë luajtur edhe rrjetet sociale siç është Facebook edhe YouTube, në të cilat kanë postuar video të ndryshme personat që janë kundër vaksinimit, pavarësisht që shumë prej tyre në fund e kanë paguar me jetë – pasi pikërisht nga ky virus kanë humbur jetën.

Në fund të vitit 2019 ishin raportuar rastet e para të COVID-19 në qytetin kinez, Wuhan, ku pa kaluar disa ditë filluan të qarkullojnë edhe teoritë se bëhet fjalë për një armë biologjike që ka për qëllim të vë rregull dhe nën kontroll botën – duke neglizhuar thirrjet e ekspertëve shëndetësorë për kujdes dhe përmbajtje të rregullave që kanë për qëllim luftimin e kësaj pandemie.

Madje ka pasur raste kur edhe shumë persona që identifikoheshin si mjekë, pretendonin se coronavirusi nuk është asgjë tjetër vetëm se një virus i rëndomtë sikurse të gjithë tjerët – duke bërë që këto deklarata t’i besojnë një grup i caktuar që më raste në fund u ka kushtuar edhe me jetë.

Sipas publicistëve Emma A. Jane dhe Chris Flamming, po jetojmë në kohën e teorive konspirative, por edhe në atë ku lehtë mund të kontrollohen faktet dhe të raportohen lajmet e rreme, që në fund të ditës kanë për qëllim dezinformimin dhe krijimin e një situate kaotike.

Por kur pandemia filloi të merr formë tjetër, edhe teoritë konspirative filluan të ndryshojnë – se kinse virusi nuk ekziston fare dhe se njerëzit në Wuhan vdisnin për shkak të rrjetit 5G. E kur coronavirusi arriti pothuajse në çdo cep të botës, njerëzit me një ritëm të ngadaltë, por shumë të rëndësishëm e panë se duhet mbështetur në shkencë dhe ekspertët shëndetësorë që edhe sot bëjnë thirrje për vaksinim masiv.

Sidoqoftë, ky virus deri më sot u ka marrë jetën miliona njerëzve në mbarë botën, derisa i atyre që janë infektuar është dukshëm më i lartë. Por me zhvillimin dhe prodhimin e vaksinave anti-COVID siç janë Pfizer/BioNtech, Astra Zeneca, Moderna dhe Johnson & Johnson, deri më sot është parandaluar vdekja e miliona njerëzve tjerë.

Pra mbetet të shihet se si muajt e ardhshëm do të rrjedhin dhe me çfarë ritmi do të vazhdojë vaksinimi në mbarë globin, pavarësisht që varianti i ri Delta paksa ua ka vështirësuar punën mjekëve – për faktin se është më ngjitës dhe tashmë kapacitetet e spitaleve janë buzë kolapsit e personeli shëndetësor është lodhur duke punuar me orare të zgjatura./Lapsi

11
Pyetper / Sa jave ka viti?
« ne: 23-03-2021, 10:37:02 »
1 dite = 24 orë.
1 javë = 7 dite.
1 muaj = 30-31 dite.
1 vit normal = 365 dite.
1 vit i brishte = 366 ditë.
1 dekadë = 10 vite.
1 shekull = 100 vite = 10 dekada.

 

Muajt me 31 dite janë: janari, marsi, maji, korriku, gushti, tetori, dhjetori.
Muajt me 30 ditë janë: prilli, qershori, shtatori, nëntori.
Muaj shkurt ka 28 ditë në një vit normal dhe 29 ditë në një vit të brishtë.
Detyra.al

12
Pyetper / Sa jave ka viti?
« ne: 23-03-2021, 10:35:40 »

13
Influencer / Blogger / Ema Uka (info foto video)
« ne: 23-03-2021, 10:21:09 »
 

14
Influencer / Blogger / Gerta Gixhari (Info foto video)
« ne: 23-03-2021, 10:20:30 »
 

15
Influencer / Blogger / Gerta Gixhari (Info foto video)
« ne: 23-03-2021, 10:19:09 »
 

16
Influencer / Blogger / Eglantina Toska (info foto video)
« ne: 23-03-2021, 10:18:32 »
 

17
Influencer / Blogger / Aurela Agalliu (Info foto video)
« ne: 23-03-2021, 10:17:53 »
 

19
Influencer / Blogger / Sara Feraizi (info foto video)
« ne: 23-03-2021, 10:15:58 »
 

20
Influencer / Blogger / Blementa Kuci (info foto video)
« ne: 23-03-2021, 10:15:23 »
 

21
Influencer / Blogger / Enxhi Malluta (info foto video)
« ne: 23-03-2021, 10:14:12 »
Enxhi dhe Redona Koci.
 

22
Influencer / Blogger / Betina Bajraktari (info foto video)
« ne: 23-03-2021, 10:12:51 »
 

23
Influencer / Blogger / Ergena Kaci (info foto video)
« ne: 23-03-2021, 10:12:13 »
 

 

24
Influencer / Blogger / Endi Demneri (info, foto, video)
« ne: 23-03-2021, 10:11:34 »
 

25
Influencer / Blogger / Endi Demneri (info, foto, video)
« ne: 23-03-2021, 10:11:22 »
 

Faqe: [1] 2 3 4 5 6 ... 21