Profile of AbdylHabib

Permbledhja

AbdylHabib
Zërist
Send PM
Offline Offline
Posts:   33 (0.007 per day)
Data e regjistrimit:   25-02-2009, 12:20:29
Last Active:   19-03-2009, 12:26:05

Messages - AbdylHabib

1
Forumi Islam / Islami autokton!
« ne: 19-03-2009, 12:26:05 »
Një këshillë nga edh-Dhehebiu
drejtuar Ibn Tejmijjes 1

- Kjo është një letër të cilën Hafiz Imam ed-Dhehebi,
rahimehUllah, ia skroi Ibn Tejmijjes kur e kuptoi se Shejhi i
dikurshëm i tij ishte duke devijuar nga “Akideja e Ehli-
Sunneh vel-Xhemaah”. -
Në Emrin e Allahut, Të Gjithëmëshirshmit, Mëshirëplotit.
Lavdi i takon Allahut nga përulësia ime. O Zot, ki mëshirë në
mua, pakësoj gabimet e mia, dhe më mbro Imanin tim. Çfarë
brenge në mungesën e brengës sime; çfarë pikëllimi mbi
Sunnetin dhe largimin e njerëzve të tij; çfarë përmallimi për
vëllezërit e mi besimtar për ndarjen e lotëve së bashku me mua;
çfarë mjerimi nga humbja e njerëzve të cilët ishin llambandriçuese
të Diturisë së Shejtë, bura të takva’së, dhe thesar i
çdo të mire; mjerisht për mosgjetjen e një dirhemi hallall apo
një vëlla që e dashuron. Myzhde për atë të cilin gabimet e
tjerëve e bëjnë që të largohet dhe merret me gabimet e veta,
ndërsa mjerë për atë që merret me gabimet e të tjerëve duke u
shmangur nga të tijat.
1 Burimi i origjinalit: http://www.amislam.com/dhahabi.htm
- 1 -
Edhe sa do të shikosh pikën në syrin e vëllait tënd dhe të
harrosh trungun në syrin tënd? Edhe sa do ta lavdërosh veten,
dërdëllitjen tënde, stilin tënd, duke i akuzuar dijetarët fetar dhe
duke gjurmuar (zbuluar) pikat e turpshme të njerëzve, ashtu siç
edhe ti e din se i Dërguari (Allahu e bekoftë atë) e ndaloi një
gjë të tillë duke thënë: “ Mos i përmendi të vdekurit tuaj
mbroni me sjellje, ... ”.
Sigurisht, e di se do ta mbrosh veten duke më thënë se
sulmet (kritikat) janë vetëm për ata të cilët kurrë nuk e kanë
nuhatur aromën e Islamit dhe nuk e dinë çfarë ka sjellë
Muhammedi a.s. dhe se ky është një xhihad i yti. Jo ashtu,
pasha Allahun ata të cilët ti i sulmon dine bile edhe më mirë se
sasia që i mjafton një shërbëtori nëse ai vepron në të për të
korrur sukses. Për më tepër, ata janë injorant në punën që nuk u
(përket) intereson atyre.
Dhe “ Përsosmëria e Islamit të një personi përfshinë edhe
të shmangurit nga ajo që nuk i takon atij .“ Pashë Allahun o
burrë! Na lër rehat, sepse ti je një polemist i cili as nuk pushon
as nuk flenë. Ki kujdes nga krijim-dyshimi i pyetjeve
problematike religjioze.
Profeti ynë ishte i zemëruar nga parashtrimi i pyetjeve të
shumta, duke i konsideruar gjë të gabuar, dhe e ndaloi të
pyeturit e tepruar. Ai gjithashtu ka thënë: “ Gjëja për të cilën
unë më shumë frikohem për Ummetin tim është hipokriti
gojëtar.” Të folurit shumë, qoftë edhe pa gabime, ngurtëson
zemrën kur ka të bëjë me hallallin dhe haramin. Pra si do të jetë
ajo (zemra) kur të merret me fjalët e Junusijjeh, filozofët, dhe
shprehjet e kufrit, që e verbojnë zemrën? Pasha Allahun, ne
jemi bërë lëndë talljeje në botë.
- 2 -
Deri kurë do ti zhvarrosësh detajet e shprehjeve filozofike
të kufrit për ne që t’i hedhim poshtë me mendimet tona? Ti e
ke Gëlltitur, o burrë, helmin e filozofëve dhe të veprave të tyre
më tepër se njëherë; dhe si pasojë e përdorimit të tepruar të
helmit trupi i personit bëhet i mvarur. Ai mblidhet, pasha
Allahun, në trup. O, çfarë përmallimi për një grup në mesin e të
cilëve Kur’ani rrëfehej me pasqyrim (hije), ku frikërespekti
përjetohej me anë të meditimit të tij (Kur’anit), ku ka qetësi
gjatë zhytjes në mendime rreth tij.
O, çfarë përmallimi për një kuvend ku përmenden
besimtarët, ku përkujtohen njerëzit e drejtë, jo ku njerëzit e
drejtë përfolen me neveri dhe sharje. Shpata e el-Haxhaxh dhe
gjuha e Ibn Hazm ishin vëllezër[ d.m.th. asnjë mysliman nuk
shpëtoi prej tyre], dhe tani ti iu bashkëngjite familjes. Pashë
Allahun, na jep pak pushim duke folur në lidhje me “bid’ati i
së Enjtes”, dhe “ shkelja e parimeve”, dhe më mirë orvatu t’i
rikujtosh bidatet të cilat dikur i konsideronim si burim i të
gjitha lajthitjeve te cilat sot janë bërë “Sunneti i vërtetë” dhe
“Baza e Tevhidit”, dhe se ai i cili nuk i njeh këto është kafir,
ose gomar, dhe se kush nuk e quan atë (që nuk i njeh këto
“sunnete” ) kafir është kafir më i madh se Faraoni. Ti po na
konsideron të njëjtë me të Krishterët. Pasha Allahun, ekzistojnë
dyshime në zemra. Ti je me fat nëse besimi yt në dy Shehadetet
ka ngelur i padëmtuar (pacenuar ).
Oh ç’zhgënjim, për atë i cili të ndjek ty, për shkak se ai i
është nënshtruar një çoroditjeje në bazat e besimit dhe
shkatërrimit. Sidomos, nëse ai ka njohuri të cekët në lidhje me
fenë, tolerues përtac që punon në favorin tënd duke luftuar në
emrin tënd me duart dhe gjuhën e tij, përderisa në thelb ai është
armiku yt në qenien dhe zemrën e tij.
- 3 -
Çka janë ndjekësit e tu përveç se disa mendjengushtë të
cilët nuk përpiqen fare për të përdorur inteligjencën,
gënjeshtarë të rëndomtë me mendje të zbehta, jabanxhi të
heshtur të fortë në dredhia, njerëz “të drejtë” pa mirëkuptim?
Nëse nuk e beson këtë, thjesht vështroi ata dhe sinqerisht
vlerësoj ata. Gomar të epsheve tua.
Deri kurë do të turresh pas egos sate dhe të sulmosh
besimtarët e vërtetë? Deri kurë do ti kontribuosh këtij mendimi,
dhe ti përçmosh besimtarët? Deri kurë do ta lartësosh këtë
mendim, dhe t’i nënçmosh të devotshmit? Der kurë do të jesh
shoku më i afërt i kësaj filozofie, dhe të urresh të urtët?
Deri kurë do ti lavdërrosh fjalët tua në një mënyrë që as
bile i përdor për Sahihe të Buhariut dhe Muslimit? A thua
sepse Hadithet e të dy Sahih’ve u kursyen nga ti, siç i sulmon
në mënyrë të vazhdueshme, duke u sugjeruar dobësi, duke i
konsideruar ata lojë e qartë, apo duke iu dhënë shpjegime
simbolike dhe përgënjshtruar.
A nuk ka ardhur koha që të dorëzohesh? A nuk është koha
që të pendohesh dhe shlyesh mëkatin ? A nuk je në të dhjetat e
jetës së njeriut kur i arrin shtatëdhjetë vjet dhe largimi final
është afruar? Me të vërtetë, Pasha Allahun, nuk ma merr
mendja se ti e kujton vdekjen shumë. Ti tallesh me cilindo që e
përmend vdekjen. Kështu që nuk mendoj se ti do të merresh me
fjalët e mia apo të dëgjosh porosinë time. Ti, përkundrazi,
ndoshta do të demonstrosh një energji dhe interes të
jashtëzakonshëm për ta hedhur poshtë këtë copë letre me
volume serioze, duke i copëtuar fundet e fjalive të mia për mua
derisa të i’a arrish qëllimit dhe të mbyllësh argumentin me
fjalën triumfuese “....në përgjithësi. Dhe ai heshti.”
- 4 -
Nëse kështu është pozicioni yt në sytë e mi, dhe unë jam
dashamirës i yti, i dashur dhe i dhembshur, si mendon se
qëndron në syrin e armiqve të tu? Pasha Allahun, ndërmjet
armiqve tu ka njerëz të drejtë dhe inteligjent dhe të vlefshëm,
ashtu siç ka në mesin e shokëve tu njerëz të lig, gënjeshtar,
injorant, të papunë, të pabesë, dhe mistrecë. E pranoj se ti do të
më zhvleftësosh haptazi (publikisht) , por fshehurazi do të
përfitosh nga ajo që të kam thënë. “Allahu e mëshiroftë njeriun
që më njofton për gabimet e mia “ [fjalë të Umer’it (Allahu
qoftë i kënaqur me të)]. Përshkak se kam shumë gabime dhe
mëkate, dhe mjerë për mua nëse unë vetvetiu nuk pendohem,
dhe sa turp i madh për mua prej Tij i cili e njeh të Fshehurën.
Ilaçi i shpirtit tim është falja e Allahut dhe mëshira e Tij, si dhe
udhëzimi dhe dhënia e suksesit nga Ai.
Lavdi i takon Allahut, Zotit të botëve.
O Allah bekoje zotëriun tonë Muhammedin, Të fundin e
Profetëve, popullin, shokët dhe të gjithë pasuesit e tij.
Përktheu nga anglishtja: Islam ALIJA

2
Forumi Islam / Islami autokton!
« ne: 19-03-2009, 11:49:37 »


Disa elementë radikalë islamë, të mbështetur me miliona
dollarë nga shoqata dhe fondacione arabo-islamike tentuan
të marrin nën kontroll drejtimin e Komunitetit Mysliman
Shqiptarë. Kjo tentativë e dështuar në fillimin e vitit 1998, e
shpëtoi vendin nga një kërcënim serioz që i kanosej prej
fraksioneve fondamentaliste islame.
Drejtori i Qëndrës Shqiptare për Studime të Sigurisë
Kombëtare, Xhavit Shala, në një intervistë të dhënë për
emisionin „Xhungël” në NEWS 24, dëshmon se në çfarë
rreziqesh ka kaluar struktura drejtuese e besimtarëve
myslimanë shqiptarë. Ish-drejtor i SHIK-ut për Qarkun e
Elbasanit gjatë viteve 1997-1999, dhe më pas Drejtor i Policisë
Kriminale në Ministrinë e Brendëshme, Shala hedh dritë mbi
zhvillimet e vrullshme që trazuan besimin tradicional islam në
Shqipërinë e pas viteve ’90.
- 1








Miliona dollar për të marrë komunitetin Musliman!
http://www.vehabizmi.com/book/milion...inmysliman.pdf
Intervist e Xhavit Shalës-Drejtor i qendrës Shqiptare për siguri kombëtare

Vehabitët parakalojn nëpër trojet arbërore!
http://www.vehabizmi.com/book/vehabi...etarberore.pdf
Shkruan Zekerija Idrizi-Teolog

3
Forumi Islam / Islami autokton!
« ne: 19-03-2009, 11:36:33 »
Miliona dollar për të marrë komunitetin Musliman!
http://www.vehabizmi.com/book/milion...inmysliman.pdf
Intervist e Xhavit Shalës-Drejtor i qendrës Shqiptare për siguri kombëtare

Vehabitët parakalojn nëpër trojet arbërore!
http://www.vehabizmi.com/book/vehabi...etarberore.pdf
Shkruan Zekerija Idrizi-Teolog

4
Forumi Islam / Islami autokton!
« ne: 19-03-2009, 11:34:12 »
  Z.h75  a  mund  t'me  shpjegosh  disa  probleme  me  arkitekturen  klasike? Per  stilet, jonike, dorike, korintike   apo  romantike? Ne  kete  pyetje  ti  mund  te  me  pergjigjesh  natyrisht  nese  je  profesionist  i  kesaj  lemije, nese  ke  njohuri  etj... Por  nese  jo, kjo  pyetje  ne  kete  vend  do te  duket  e  pa  vend  edhe  shume e  pa  logjikshme  per  t'u  pergjigjur  edhe  per  t'u  shtruar  fillimisht. Po  aq  banale  dhe  e pa  vend  do  t'me  dukej  mua, dhe  te  tjerve  edhe  nje  ligjerat  ne  kete  vend  per  keto  probleme  te  arkitektures. Po   kjo  cope  ligjerate  e  jotja  qe   flet  per  llojin  e  besimit  tend, nuk  me  intereson  aspak. Une  e  di  qe  ka  njerz ne  kete  bote  qe  besojne  edhe  ne  Buden, qe  besojne  edhe  ne  Lope, qe  besojne  edhe  ne  mosbesimin  e  Zotit  por...me  gjith  respekt  ktu  nuk  eshte  vendi  te  flasim  per  besimet  tona (sepse  eshte  zone  e  caktuar  vetem  per  pjestaret  e konfesionit  islamik). Se  çeshtja  se njerzit  jane  te  lire  te  besojne  ne  çfar  te  duan, kjo  s'ka  dyshim, madje  eshte  i  ndaluar  imponimi por ti   sapo  e ke  pohuar   njohuria  jote  rreth  fese  eshte  modeste , me  vetedije  te  plote  me  duket, dhe   mandej  po  merr  guximin   ti  shohesh  te  bashkuara  te  dy  fete  brenda  keti  forumi (pa  pasur frike  se  mund  t'a  demtosh  dikend). Ti  thua  qe  kane  shume  gjera  te  perbashketa, dhe  kjo  s'perjashtohet, po  sa  i  perket  vet  konceptit  te  Zotit  kane  shume dallime, (ky  eshte  nje  dallim  fundamental  qe  e  kuptojne  te  gjith  por  ndoshta  ty  nuk  po  te  kujtohet). Nese  nuk  i  njeh  keto  dallime, kursena  te  pakten  nga  ligjerata  te  tilla, ose, ose  lexo  pak  me  teper  bre  zotri. Mund  te  pyetesh  per  gjera  qe  nuk i  kupton, por  mos  i  shtro  ne forme  sygjerimesh  sepse  mund  ti  fyesh  ndjenjat  e dikujt. Ti  e  ke  lirine  e  te  shprehurit, por  lirine  tende  perdore  aq  sa  t'mos  ma  cenosh  mua  lirine  time. Lloi  yt  i  veçant  i  besimit  ne  Zot  eshte  lloi  yt. Bashkoi   te  dy  fete  nese  mundesh  por  ti   sikurse   zotriu ( Abdul Habibi) po  dukesh  donkishoesk. Ai  fliste  sikurse  ishte  i  pari  nga   ata mysliman  qe  filluan  t'i  shfaqnin  ndjenjat  patriotike  hapurazi, problemi  i  tij,  eshte  sikurse  i  yti, ai  nuk  e ka  lexuar  historine  kombetare  e  ti  nuk  lexon  per  fene  parase  te  flasesh  per  te. Kultura  e mosleximit  nuk  eshte  aspak  ne  trend  ne  bote, ndoshta  tek  ne  shqiptaret  por  jo  gjetiu... Prandaj  me  gjith  respektin  qe  kam  per  ju, kujdes  ku  po  futesh, sepse  nuk keni  te  drejte  aspak  te  n'a  kshillosh  per  gjera  te  ketilla. Jame  shume  i  bindur  se  te  kujtohen  jo  dy  apo  tre, por  me  qindra  patriot  shqiptar  qe  i  perkisnin  konfesionit  fetar  musliman  (nuk  dua  t'i  anashkaloj  pjestaret  e besimeve  te  tjera  aspak, krishteret, ortodokset), dhe  qe  kurr  nuk i  ngatrruan  dy  gjera  qe  ju te  dy  po  i  ngatrroni.  Per  mua  feja  dhe  kombi  nuk  paraqesin  kundershti  aspak, perveçse  nese  e  plotsojne  njera  tjetren.  Islam  arab  nuk  ka, ashtu  siç  nuk  ka  islam  perendimor, edhe  lindor. Edhe  lindja  edhe  perndimi  i  perkasin  Zotit, (ajet  Kuranor).



Disa elementë radikalë islamë, të mbështetur me miliona
dollarë nga shoqata dhe fondacione arabo-islamike tentuan
të marrin nën kontroll drejtimin e Komunitetit Mysliman
Shqiptarë. Kjo tentativë e dështuar në fillimin e vitit 1998, e
shpëtoi vendin nga një kërcënim serioz që i kanosej prej
fraksioneve fondamentaliste islame.
Drejtori i Qëndrës Shqiptare për Studime të Sigurisë
Kombëtare, Xhavit Shala, në një intervistë të dhënë për
emisionin „Xhungël” në NEWS 24, dëshmon se në çfarë
rreziqesh ka kaluar struktura drejtuese e besimtarëve
myslimanë shqiptarë. Ish-drejtor i SHIK-ut për Qarkun e
Elbasanit gjatë viteve 1997-1999, dhe më pas Drejtor i Policisë
Kriminale në Ministrinë e Brendëshme, Shala hedh dritë mbi
zhvillimet e vrullshme që trazuan besimin tradicional islam në
Shqipërinë e pas viteve ’90.
- 1


5
Tema Aktuale / BASHKIMI KOMBËTAR: SFIDA DHE REALITETI
« ne: 19-03-2009, 09:37:23 »
Bashkimi Kombëtar: Sfida Dhe Realiteti

Shkruan; Valon Murati


Kur flitet për bashkimin kombëtar të shqiptarëve shtrohet domosdoja e heqjes së tabusë dhe e çmitizimit të kësaj teme. Debati duhet t’i thyejë kornizat në të cilat ajo deri më tani është vendosur.

Bashkimi kombëtar është anatemuar tash e një kohë të gjatë, jo pa qëllim, jo rastësisht, si një ide e tejkaluar, romantike, primitive, agresive, që e prish paqen në rajon, që është në kundërshtim me frymën e integrimeve evropiane dhe që është e drejtuar kundrejt të tjerëve. Shpeshherë është dëgjuar të thuhet se një Shqipëri e bashkuar nuk mund të mendohet ndryshe veçse si një vend i mbyllur, si një shtet vetëm i shqiptarëve, si një shtet që i shkel në mënyrën më brutale të drejtat e pakicave që do të jetonin në të. Jo rastësisht koncepti i bashkimit kombëtar është barazuar me konceptin e Shqipërisë së Madhe, e kjo me Serbinë e Madhe, Greqinë e Madhe etj. Për më tepër, shumë herë kemi qenë dëshmitarë që edhe përkrahësit e idesë së bashkimit, kur i kanë vizatuar hartat etnike kanë futur aty territore që sot nuk banohen fare nga shqiptarët dhe kanë lënë hapësirë keqinterpretimi të idesë së bashkimit, me atë të Shqipërisë së Madhe. Kjo pjesë e njerëzve ka kontribuar në folklorizimin e idesë së bashkimit. Andaj, nuk ka dyshim se debati për këtë temë duhet të racionalizohet, duhet të shndërrohet në një debat normal e konkret për një çështje që është me interes për shqiptarët dhe të tjerët. Kjo është sfida e parë në këtë realitet të ri që po krijohet, kur po krijohen mundësitë që tema e bashkimit të mos trajtohet si tabu apo si gogol frikësues për shqiptarët dhe të tjerët.

2.
Kështu, kur këtë temë fillojmë ta diskutojmë dhe debatojmë në terma tokësorë, konkretë dhe racionalë, së pari duhet të përcaktojmë se a ka qenë ndarja një padrejtësi e madhe që i ka shkaktuar shumë vuajtje popullit tonë dhe se a kanë shqiptarët të drejtë të bashkohen? Përgjigja e natyrshme në këtë pikë, që mund të konsiderohet ndoshta edhe konsesuale, është: po. Shqiptarët kanë të drejtë të jetojnë në një shtet.
E dyta çështje që duhet të trajtohet është se a është i dobishëm bashkimi për shqiptarët. Pra, ne mund te kemi të drejtë të jetojmë në një shtet, por, nëse konsiderojmë se ky shtet i përbashkët nuk është i dobishëm, mund të vendosim të jetojmë të ndarë. Të gjitha analizat e bëra herët dhe tani, madje vetë orientimi i kohëve të fundit i garniturës politikë të Prishtinës kah Tirana, për shkak të vështirësive që po shkaktohen nga mungesa e stabilitetit politik dhe ekonomik të Kosovës, çojnë tek konstatimi se bashkimi kombëtar është tejet i dobishëm për shqiptarët në të tri dimensionet: politik, ekonomik dhe atë të sigurisë.
Dhe çështja e tretë, pra e fundit, që duhet të shtrohet këtu (e që jo pa qëllim shumë shpesh shtrohet si e para) është se a mund ta realizojmë sot bashkimin kombëtar. Nëse jo, pse jo? Cilat janë arsyet dhe faktorët që e pengojnë këtë proces. Dhe në përputhje me këto konstatime të punohet për eliminimin e pengesave dhe për realizimin e saj në të ardhmen. Gjithashtu mund të konstatohet se çka është sot menjëherë e realizueshme. Dhe në këtë kontekst integrimi i shqiptarëve në shumë fusha (ekonomike, energjetike, sportive, arsimore, kulturore etj.) do të mund të realizohej, duke shtruar kështu rrugën edhe për realizimin e bashkimit politik në të ardhmen. Nëse ne kemi të drejtë dhe nëse ai është i dobishëm për t’u realizuar, pengesat e sotme nuk do të duhej të na demoralizonin në angazhimet tona drejt realizimit të këtij synimi.
Duke i konsideruar krejtësisht të qarta pengesat shumë më të mëdha që i bëhen bashkimit kombëtar të shqiptarëve që ndodhen në viset nën pushtim klasik (shqiptarët nën Maqedoni, nën Mal të Zi e ata të Kosovës lindore të mbetur nën Serbi) dhe përpjekjet për tejkalimin e atyre pengesave atje nuk mund të jenë të njëjta me ato që duhet të bëhen në Kosovë, më poshtë do të përqendrohem në mundësinë e bashkimit të Kosovës me Republikën e Shqipërisë, duke e trajtuar Kosovën Lindore të mbetur nën Serbi si pjesë të Kosovës, si pjesë të kontestit shqiptaro-serb dhe në funksion të zgjidhjes së tij.
Përndryshe, një nga pengesat reale, një sfidë është se si të gjendet mekanizmi që të ndryshohet Kushtetuta e Kosovës, përkatësisht neni i saj 1.3. që e ndalon këtë bashkim. Dhe problemi nuk është tek një amendamentim i thjeshtë kushtetues, por tek një thyerje e kornizave që i janë vënë shtetit të Kosovës me Planin e Ahtisarit, që në të vërtetë për momentin paraqet një konsensus të një pjese të madhe të faktorit ndërkombëtar. Pra, nga ndryshimi i Kushtetutës dalim tek sfidimi i Plani të Ahtisarit dhe tek shumë nga parimet që ai i ka përcaktuar. Një nga këto parime është ai i multienticitetit, i cili shqiptarët edhe pse janë mbi 90% të banorëve të Kosovës, i konsideron komunitet, pra nuk i trajton si komb dhe si rrjedhim ua mohon të drejtën e kombeve për vetëvendosje. Sidoqoftë, këto sfida nuk janë të patejkalueshme në qoftë se institucionet e Prishtinës, të fuqizuara edhe nga përkrahja e qytetarëve të vet, do ta sfidonin këtë situatë. Dhe kjo sfidë nuk duhet të mendohet si shpallje lufte bashkësisë ndërkombëtare. Përkundrazi. Drejtësia e çështjes për të cilën angazhohemi dhe vendosmëria jonë për ta arritur qëllimin do t’i shtyjë faktorët ndërkombëtarë që t’i ndryshojnë qëndrimet dhe bindjet e veta karshi këtij problemi dhe do të ripozicionohen në favor të zgjidhjes së drejtë të tij.
Vazhdimi i kësaj situate dhe i kësaj letargjie politike në Kosovë mund të sjellë situata shumë të rrezikshme për paqen me shpërthime të pakontrolluara. Në këtë funksion, Lëvizja për Bashkim mendon se rruga e vetme për ta sfiduar këtë rregullim dhe për ta hequr këtë pengesë është zgjidhja e problemit shqiptaro-serb dhe atë përmes zgjidhjes me reciprocitet të problemit të veriut të Kosovës (tri komunat serbe) dhe të Kosovës Lindore të mbetur nën Serbi, që domosdo në fund do të çojë në vetëvendosje për të dy pjesët. Me zgjidhjen e këtij kontesti do të rrëzohej edhe koncepti mbi të cilën është ndërtuar Kosova e sotme – ajo e multietnicitetit dhe komuniteteve dhe shqiptarët do ta fitonin të drejtën për të vetëvendosur, pra për ta shprehur lirisht vullnetin e tyre për shtet të pavarur apo për bashkim me Republikën e Shqipërisë.

3.
Dhe për fund po dua t’i sfidoj disa nga konceptet që i përmenda në fillim, e me të cilat koncepte në të vërtetë mundohen ta luftojnë dhe ta stigmatizojnë idenë e bashkimit. Sipas tyre, bashkimi është një ide e tejkaluar, romantike dhe se sot është koha e shteteve qytetare dhe jo atyre kombëtare. Nëse është ide e tejkaluar, pse u bashkua Gjermania në vitin 1990!? Nuk është i largët ky vit. Dhe sot të thuash se nuk ka shtete kombëtare, por qytetare, është vërtet mungesë njohurish elementare për situatën dhe për funksionimin e shteteve moderne. Funksionimi i shteteve kombëtare nuk është fare në kontradiktë me konceptin e shteteve qytetare, sepse sot shumica e shteteve demokratike, edhe kur janë shtete kombëtare, i respektojnë të drejtat e çdo qytetari, pa dallim feje, etnie, gjinie, race etj. Në themel të shteteve që e konsiderojnë veten demokratike është respektimi i parimit të mosdiskriminimit. E tillë është edhe Gjermani e bashkuar. Nëse është ide romantike, pse po ka tendencë bashkimi në një shtet të vetëm evropian? Kjo përpjekje nuk qenka romantizëm, por qenka modernizëm! Po çka nëse dështon projekti i Bashkimit Evropian? Çka nëse kriza financiare shndërrohet në krizë ekonomike dhe politike? A duhet ne shqiptarët të mbesim peng i projekteve të tilla dhe të mbesim nën mëshirën e fqinjëve, nëse ndryshimi i rrethanave nuk na gjen të konsoliduar?
– Projekti i bashkimit është nacionalizëm agresiv, i drejtuar kundër të tjerëve dhe e prish paqen në rajon, – është pohimi tjetër që e kanë në majë gjuhe kundërshtarët e kësaj ideje. Në të vërtetë, bashkimi i territoreve të shqiptarëve në një shtet të vetëm, aty ku ata janë shumicë dhe kanë lidhshmëri territoriale vetëm sa do t’i kontribuonte paqes dhe stabilitetit në rajon. Shqiptarët, të shpërndarë në shumë shtete, të shtypur e të diskriminuar do ta rrezikojnë çdo herë paqen në rajon! Ndërsa shqiptarët në një shtet do të thotë edhe Serbi stabile dhe Maqedoni përfundimisht e konsoliduar. Shqiptarët, të shpërndarë e të shtypur, jo vetëm që vetë mund të jenë burim i destabilizimit për shkak të shtypjes dhe pasigurisë, por munden shumë lehtë edhe të manipulohen për ta destabilizuar rajonin nga faktorë të ndryshëm të jashtëm, kur ata e kanë atë nevojë. Shqiptarët e bashkuar do ta krijonin një shtet stabil, të respektueshëm dhe përafërsisht të barabartë në potenciale njerëzore me fqinjët, si dhe me mundësi të krijimit të një ambienti demokratik dhe të zhvillimit më të madh ekonomik. Në këso rrethanash do të mund të flitej për një integrim me premisa të suksesit edhe në rajon.
Dhe, në fund, rreth sintagmës “Shqipëri e Madhe”. Shumë kundërshtarë të bashkimit kombëtar, shqiptarë e të huaj, e barazojnë me vetëdije e pa të, bashkimin kombëtar të shqiptarëve sidomos me konceptin shovinist të Serbisë së Madhe, të Serbisë edhe aty ku “është një varr serb”, të Serbisë në tri dete, të Serbisë aty ku nuk ka serbë. Ky koncept është shovinist, kolonialist dhe luftënxitës. I tillë çfarë ka qenë për më shumë se një shekull. Në të vërtetë, synimi i shqiptarëve nuk duhet të jenë territoret, por njerëzit dhe mirëqenia e tyre. Shqipëria me territore ku sot nuk ka shqiptarë, apo ku shqiptarët janë pakicë, është vërtet Shqipëri e Madhe. Por ne duhet të kemi koncept tjetër. Lëvizja për Bashkim e ka tjetër koncept dhe në përgjithësi lëvizja jonë politike e ka pasur të tillë tradicionalisht. Ne duhet të kërkojmë që Shqipëria të vendoset atje ku shqiptarët janë shumicë dhe kanë lidhshmëri territoriale në mes vete. Kjo është zgjidhja më njerëzore dhe më e natyrshme. Kjo nuk është Shqipëri e Madhe. Ky koncept nuk mund të anatemohet si shovinist apo nacionalizëm agresiv. Shqipëria aty ku shqiptarët janë shumicë është racionale, e dobishme dhe paqësore.
Dhe, në fund, do ta theksoja bindjen time të plotë se nëse ne vërtet mobilizohemi dhe punojmë seriozisht si komb, bashkimi kombëtar më nuk do të jetë sfidë, por realitet.

(Fjalim i Valon Muratit, përfaqësues i Lëvizjes për Bashkim, në tryezën e organizuar nga Asociacioni Studentor i Institutit “Universum” në Ferizaj, të mbajtur më 13.3.2009. Tema e tryezës: “Bashkimi kombëtar – sfida dhe realiteti”)

6
Forumi Islam / Islami autokton!
« ne: 18-03-2009, 10:06:11 »
Selam alejkum Abdylhabib

Me vjen keq qe ju ka ngel hatri se e mbylla temen tuaj Sherimi me Kur'an dhe Sunnet .

Jam shume e rezervuar ndaj temave te tilla dhe meqe skeni dhene pergjegje konkrete rreth asaj se ku i ka vijuar zoteriu mesimet e rukjes, e shoh te arsyeshme te mbetet mbyllur. Arsyet ua kam shkruar tek tema dhe per kete jemi konsulltuar edhe me moderatoret tjere te Forumit Islam.


Ne kete teme une vetem shpreha mendimin dhe experiencat e mia. Nuk kam deshire te i hy analizes se shkrimeve qe keni sjell, e as kam deshire te diskutoj me ju rreth temes qe keni hap. Kete e bej ne shenj miresjellje dhe per ti shmang keqkuptimet qe mund te lindin. Ju uroj diskutim te kendshem me anetaret tjere.

Selam alejkum

Ne emer te drejtesise e te bemiresise!

Ne fund te nentorit te vitit 2008, ne nje tubim per fene islame zotriu Sabri Selmani u pat thene te pranishmive shqiptar musliman edhe kete:

citim,

Per shqiperine natyrale ne emer te ZOTIT, kombit e te fese.

Ne endrra te mdhaja s`kemi,
veq folene ku flejne shqiponjat
Shqiperine natyrale!
kater vilajetet e tona.

Perfundim i citatit.

Per kete aresye ata " dijetar" te fese islame te cilet nuk e njohin dhe nuk u intereson kombi e flamuri por e dojne islamin ne trojet etnike shqiptare pa to (komb e flamur) e urrejne Sabriun sepse i njejti thekson ate qe ceka me pare.

P.s. kjo faqe interneti as nuk ia shton namin e as nuk ia ul namin Selmanit .Zoti i madherishem eshte ai qe jep dije e merr, andaj ti mbetesh shume e pa rendesishme sa i perket kesai pune.Me rendesi eshte se Sabriu po e ndihmon kombin e vet dit e nat.Nuk mbaj inat ne ty por kam fol realitetin.te perferoi ta lexosh librin:Mos u deshpro.

Shko tani, mire mbetsh!

7
Forumi Islam / Islami autokton!
« ne: 17-03-2009, 11:36:26 »


ISLAMI AUTOKTON

- II -

Shkruan, Sabri Selmani


Në librin e tij “Të rikonsiderosh traditën në mendimin bashkëkohor islamik” , Daniel Braun citon: “…është e qartë se tradita shihet vazhdimisht si një mënyrë që vetmbrohet nga çdo lloj risie, një formë që ruan vlerat e kërcënuara. Sëkëndejmi, manifestimet alternative të traditës, shndërrohen në një fushëbetejë të ashpër; për të kontrolluar procesin nëpërmjet të cilit përcaktohet përmbajtja e traditës, ekziston një konkurencë e rreptë dhe për muslimanët modernë, suneti është kthyer pika më e ashpër e konfliktit. Kësisoj, kjo çështje moderne e trajtimit të sunetit lind nga konflikti mes muslimanëve për përkufizimin dhe përmbajtjen e traditës autentike dhe për metodën me të cilën përkufizohet tradita.
E vetmja mënyrë efektive për t’u marrë me një çështje kaq të mprehtë, se ç’gjë përbën zbatim autentik të traditës, ka të bëjë më pranimin se imamët muxhtehidë dhe dijetarët që kanë ndjekur gjurmët e metodologjisë së tyre, janë gjykuesit përfundimtarë. Kjo gjen zbatim në fushen e fikut si dhe në të gjitha degët e tjera të shkencave të shenjta islame.
Prania e mendimeve dhe interpretimeve të ndryshme brenda traditës, nuk është shenjë dobësie, përkundrazi ata manifestojnë pasurinë dhe ndërlikueshmërinë e saj.

Nëse ne sot jetojmë sipas traditës profetike, në këtë mënyrë bëjmë të mundur ruajtjen e saj dhe sigurojmë vazhdimësinë dhe vlefshmërinë e saj në kohëra duke e transmetuar tek brezat e tjerë ashtu siç na u transmetua neve. Ajo që duhet theksuar është se ne veprojmë sipas traditës dhe, dhe nuk i imponojmë asaj sensibiletetin modern, me shpresë që bereqeti hyjnor të zbresë mes nesh.
Së fundmi, ne jemi të ndërgjegjshëm se tradita islame, që me breza ka kaluar gjer tek ne, është hallka që na lidh me bashkësinë profetike. Duke jetuar sipas saj, ne konfimojmë se mënyra e jetesës së Profetit tonë fisnik, paqja qoftë mbi të, është e vlefshme sot po aq sa ka qenë para 1400 vjetësh kur Allahu i Lartësuar e dërgoi atë si mëshirë për të gjitha botërat.
Pikërisht këtë nënkuptojmë ne me termin ‘traditë’ dhe kur punëve që bëjmë u referohemi si ‘tradicionale’, nuk kemi për qëllim të bëjmë etiketime, por të identifikojmë një fokus mjaftueshmërisht të gjerë për të përfshirë të gjithë muslimanët.

Sejid Husejn Naser, ne librin e tij “Islami tradicionl ne botën moderne” paraqet përkufizimin e mëposhtëm gjithëpërfshirës të traditës që për më tepër i shërben shumë mbylljes së këtij artikulli:

“Tradita është njëherësh ed-din në kuptimin më të gjerë të fjalës që përfshin çdo aspekt të fesë dhe të gjitha degëzimet e saj, es-sunneh, apo ajo e cila bazuar në modelet e shenjta, është kthyer në traditë ashtu siç kuptohet zakonisht kjo fjalë dhe es-silsileh, apo zinxhiri që lidh çdo periudhë, episod apo fazë të jetës dhe mendimit në botën tradicionale me Origjinën…Traditën, prandaj dhe mund ta krahasojmë me pemën rrënjët e së cilës nëpërmjet shpalljes janë të ngulitura thellë në Natyrën Hyjnore prej nga ku, me kalimin e viteve kanë dalë trungu dhe degët. Në zemër të kësaj peme qëndron feja ndërsa lëngthin e saj e përbëjnë madhështia dhe bereqiti, që buron nga shpallja dhe mundëson vazhdimësinë e jetës së pemës. Tradita përfaqëson të shejtën, të pafundmen dhe të Vërtetën e pandryshueshme; urtësinë e përjetshme si dhe zbatimin e vazhdueshëm të parimeve të qëndrueshme në rrethana të ndryshme në kohë dhe në hapësirë.”

Kiel.Gjermani

Drejtesia e miresia mes nesh!

Pajtohem plotesisht me shkrimin ne fjale , sepse:

Vetëdia kombëtare e shtetërore jane faktorët vendimtar për shqiptarët , për fenë dhe kulturën e tyre.

Pa ZOT, komb e atdhe nuk ka fe!

Ndërsa të gjitha këto si : atdheu , kombi, feja , kultura , doket , zakonet etj.. tek shqiptarë e kudo në botë duhet të ngriten e të zhvillohen në dy shtylla (temele, bazamente) kryesore e keto janë: DREJTËSIA dhe BËMIRËSIA.

AbdylHabib

8
Forumi Islam / Islami autokton!
« ne: 17-03-2009, 10:59:35 »
Pershendetje

Ti numeroj disa shembuj te "Islamit Tradicional":

- Ne Afrike behet sunetimi i femrave dhe kjo behet fale disa traditave te cilet popujt e atyre vendeve madje kane paturpesine te ia mveshin Islamit. Realiteti eshte se ne asnje pjese te literatures Islame une s'kam lexuar qe kjo gje eshte urdherese ose obligim per femrat muslimane.

- Ne Afganistan, mendoj se s'ka nevoje te ju shkruaj ketu se si trajtohen grate nga burrat e tyre. Kjo poashtu nje "Tradite Afgane" ku gruan madje e rahin ne mes te rruges pa kurrefare faji, nuk e lejojne te vizitohet te mjeku se qenka "haram", nuk e lene te shkollohet etj.

- Ne Turqi, nje mish-mash i cuditshem i Islamit dhe Traditave, nuk dua ti hy me thelle e te numeroj shembuj ketu, por edhe turqit i kan bere nje masaker Islamit duke dashur ta nderlidhin ate me traditat turke.

Ti kthehemi trojeve tona:
- Ne shume familje diten qe martohet vajza ajo nuk llogaritet me si anetar i familjes, e ka vendin te burri dhe asaj nuk i jepet as trashegimia e cila i takon simbas fese Islame.
- Ne shume familje vajzat jane martuar pa pelqimin e saj (ne disa vende akoma praktikohet, kryesisht fshatrat malore) nderkohe ne Islam kerkohet pelqimi i vajzes per martese.
- Shume familje i kan shitur vajzat e tyre per para si me qene bageti dhe kete e kan bazuar ne ate se ne Islam kur behet martesa, burri duhet nuses ti beje dhurate kurore (Meher)
Dhurata e marteses shkon per renovimin e shtepise babait edhe pse prindet arsyetohen se ja bejne "pajen e nuserise". Sot ne kohet moderne mehri investohet ne biznese ose babai nuses pajiset me nje veture te mire. E ndegjova nje here dikend i cili i thonte vajzes vete: "Ti je Mercedesi i babes!" :D
Dhe e vertete, vajza u martua e ai u be me Mercedes fale Mehrit. Keta shembuj jane "Tradita allashqiptare" te disa vendeve ne Kosove dhe Maqedoni ku njerzit kane nderlidhe "traditat" me fene dhe marrin ne qafe edhe veten po edhe femijet e tyre.
- Nga Shqiperia per momentin me kujtohet "tradita" ku burrat rine ne koke te shpines dhe grate punojne per ta furnizuar familjen. Kete e ka permend edhe i madhi Cajup:
"Burrat nen hije, lozin, kuvendojne,
Pika qe su bie, se nga grate rrojne..."
 
- Ne shume familje shqiptare jane tradite disa festa pagane dhe si "tradite familjare" pregatitet alkoholi (zihet rakia) ne shtepi dhe kosumohet. Disa edhe per Bajram e ngrene goten e rakise, i bejne dasmat ku rrjedh rakia ne vend te ujit dhe dasmoret behen tape!
A lejohen pregatitja dhe konsumimi i alkoholit ne Islam?
Mund te shkruaj akoma me shume shembuj, a thua kemi nevoje?


Islami eshte NJE kudo ne bote, ka bazen ne Kur'an dhe Sunnet (Hadith). Kur nje popull Islamin e prakikon ne Harmoni me traditen pa e pergjysmuar ate, athere mund te bie dakort.


Por nuk duhet ti leme menjane rastet kur feja fale nderhyrjeve njerzore duke dashur ta kombinojne me "traditat vendase" ndryshohet dhe njerzit padashje apo qellimisht marrin rrugen qe shpie ne largim nga Islami.
Nese me "Islam te Importuar" nenkuptoni Islamin burimor ku edhe kerkohet mbulimi i femres muslimane, veshje te cilet disa thone se bie ne kundershtim me "Traditen Shqiptare" (nderkohe edhe veshja jone tradicionale eshte me shami) athere ju them se jeni shume gabim sepse mbulesa e femres (hixhabi) nuk eshte tradite arabe, po eshte obligim fetar dhe akt adhurimi nga ana e nje muslimanes.


h75, te tema e pyetjeve te dhash dy shembuj e nderkohe nuk morra asnje pergjegje.
 

Shpresoj se do te ndajsh pak kohe per keta dy shembuj, por do te kisha pasur deshire te lexoj pergjegje konkrete. :)
Te falenderoj paraprakisht.

Ju pershendes!

 

Drejtesia e bemiresia mes nesh!

Ti me mire eshte te shkruash per : Hitlerin, Musolinin, diktaturen,etj... por jo per islamin sepse ti nuk i njeh dhe zbaton rregullat e demokracise.

Ti shkel rregullat e demokracise ne rubriken: feja islame po ne kete forum.

Ke frike ZOTIN.

AbdylHabib

AbdylHabib



9
Forumi Islam / Islami autokton!
« ne: 16-03-2009, 22:17:08 »
Mendim shume i mire.
Islami ka qene i pranuar mire nder shqiptare, pasiqe islami eshte bere pjese e kultures shqiptare e nuk eshte bere kultura shqiptare pjese e islamit. Religjionet jane vetem nje pjese e kultures shqiptare dhe pergjithesisht nje pjese e kultures se nje populli.
Populli shqiptar, gjate shekujve ka krjuar nje kulture qe eshte bere pjese organike e jona, e edhe feja do te behej me e pranueshme nese pershtatet ne kete kulture.
Ne duhet ta integrojme fene brenda kultures sone.
ju pershendes,



ISLAMI AUTOKTON

- II -

Shkruan, Sabri Selmani


Në librin e tij “Të rikonsiderosh traditën në mendimin bashkëkohor islamik” , Daniel Braun citon: “…është e qartë se tradita shihet vazhdimisht si një mënyrë që vetmbrohet nga çdo lloj risie, një formë që ruan vlerat e kërcënuara. Sëkëndejmi, manifestimet alternative të traditës, shndërrohen në një fushëbetejë të ashpër; për të kontrolluar procesin nëpërmjet të cilit përcaktohet përmbajtja e traditës, ekziston një konkurencë e rreptë dhe për muslimanët modernë, suneti është kthyer pika më e ashpër e konfliktit. Kësisoj, kjo çështje moderne e trajtimit të sunetit lind nga konflikti mes muslimanëve për përkufizimin dhe përmbajtjen e traditës autentike dhe për metodën me të cilën përkufizohet tradita.
E vetmja mënyrë efektive për t’u marrë me një çështje kaq të mprehtë, se ç’gjë përbën zbatim autentik të traditës, ka të bëjë më pranimin se imamët muxhtehidë dhe dijetarët që kanë ndjekur gjurmët e metodologjisë së tyre, janë gjykuesit përfundimtarë. Kjo gjen zbatim në fushen e fikut si dhe në të gjitha degët e tjera të shkencave të shenjta islame.
Prania e mendimeve dhe interpretimeve të ndryshme brenda traditës, nuk është shenjë dobësie, përkundrazi ata manifestojnë pasurinë dhe ndërlikueshmërinë e saj.

Nëse ne sot jetojmë sipas traditës profetike, në këtë mënyrë bëjmë të mundur ruajtjen e saj dhe sigurojmë vazhdimësinë dhe vlefshmërinë e saj në kohëra duke e transmetuar tek brezat e tjerë ashtu siç na u transmetua neve. Ajo që duhet theksuar është se ne veprojmë sipas traditës dhe, dhe nuk i imponojmë asaj sensibiletetin modern, me shpresë që bereqeti hyjnor të zbresë mes nesh.
Së fundmi, ne jemi të ndërgjegjshëm se tradita islame, që me breza ka kaluar gjer tek ne, është hallka që na lidh me bashkësinë profetike. Duke jetuar sipas saj, ne konfimojmë se mënyra e jetesës së Profetit tonë fisnik, paqja qoftë mbi të, është e vlefshme sot po aq sa ka qenë para 1400 vjetësh kur Allahu i Lartësuar e dërgoi atë si mëshirë për të gjitha botërat.
Pikërisht këtë nënkuptojmë ne me termin ‘traditë’ dhe kur punëve që bëjmë u referohemi si ‘tradicionale’, nuk kemi për qëllim të bëjmë etiketime, por të identifikojmë një fokus mjaftueshmërisht të gjerë për të përfshirë të gjithë muslimanët.

Sejid Husejn Naser, ne librin e tij “Islami tradicionl ne botën moderne” paraqet përkufizimin e mëposhtëm gjithëpërfshirës të traditës që për më tepër i shërben shumë mbylljes së këtij artikulli:

“Tradita është njëherësh ed-din në kuptimin më të gjerë të fjalës që përfshin çdo aspekt të fesë dhe të gjitha degëzimet e saj, es-sunneh, apo ajo e cila bazuar në modelet e shenjta, është kthyer në traditë ashtu siç kuptohet zakonisht kjo fjalë dhe es-silsileh, apo zinxhiri që lidh çdo periudhë, episod apo fazë të jetës dhe mendimit në botën tradicionale me Origjinën…Traditën, prandaj dhe mund ta krahasojmë me pemën rrënjët e së cilës nëpërmjet shpalljes janë të ngulitura thellë në Natyrën Hyjnore prej nga ku, me kalimin e viteve kanë dalë trungu dhe degët. Në zemër të kësaj peme qëndron feja ndërsa lëngthin e saj e përbëjnë madhështia dhe bereqiti, që buron nga shpallja dhe mundëson vazhdimësinë e jetës së pemës. Tradita përfaqëson të shejtën, të pafundmen dhe të Vërtetën e pandryshueshme; urtësinë e përjetshme si dhe zbatimin e vazhdueshëm të parimeve të qëndrueshme në rrethana të ndryshme në kohë dhe në hapësirë.”

Kiel.Gjermani

10
Forumi Islam / Islami autokton!
« ne: 16-03-2009, 12:33:02 »
Islami autokton!

Shkruan,Sabri Selmani

Unë gjithmonë kam deklaruar dhe kërkuar që në vendin tonë duhet një islam autokton, të shpjegohet nga shqiptarët dhe të mos jemi të influencuar nga të tjerët. Ta zhvillojmë një islam tradicional që e kemi zhvilluar që 500 vjet. Dhe, në të njëjtën kohë dëshiroi të bëj dallimin ndërmjet islamit dhe kulturës. Islami është diçka tjetër, e kultura diçka tjetër. Unë nuk dua një kulturë të huaj, e dua një islam dhe punoj për një islam autokton tonin, ashtu siç e kemi zhvilluar që 500 vjet

Unë kam një qëndrim të moderuar për islamin tonë autokton.

Islami i impertuar kupton Idetë e disave fikse siç thash edhe më herët, orvatja e tyre për të sjellë një kulturë e jo një islam, dhe jo vetëm arabe, por edhe të vendeve të tjera që nuk përputhen dhe nuk janë kompatibile me vendin(trojeve etnike shqiptare), mentalitetin dhe kulturën tonë.

Dikush është duke i shtyrë shqiptarët të pranojnë një islam të importuar, ata duhet të kenë një celulë. Unë mendoj se çdo fe pretendon paqen, por feja mund të keqpërdoret nga njerëzit dhe kur keqpërdoret, ajo kalon në anarki…

Për qëllime të caktuara të njerëzve. Për arritjen e qëllimeve të caktuara nga njerëzit. Dhe feja është keqpërdorur historikisht nga njerëzit edhe në të kaluarën. Edhe tash feja vazhdon të keqpërdoret jo vetëm nga ne, jo vetëm nga besimtarët islamë, por edhe të tjerët, por kjo që është e theksuar te ne(islam i impertuar), në këtë rast, është te besimtarët islamë.

Unë jamë për një islam që i përgjigjet kohës, ambientit, vendit, rrethanave të ngushta të vendit tonë, por edhe rajonit e më gjerë.

Unë jamë për një islam të zhveshur nga kulturat e huaja, pa përmendur vende të caktuara. Ne e kemi pasur islamin në trevat shqiptare për shekuj me radhë dhe asnjëherë nuk ka qenë element i përçarjes. Madje ka ndodhur që janë martuar i krishteri me myslimanin, apo anasjelltas.Në rrethinën e Shkodrës ka ndodhur që gruaja katolike është ngritur në syfyr dhe ka bërë syfyrin gati për burrin e saj mysliman dhe nuk ka pasur asnjë problem. Pra, ne e kemi një kulturë tjetër, kemi një ambient tjetër, një mentalitet tjetër. Me këtë kam pasur dhe kam një mendim dhe qëllim se përmes kësaj në këtë formë ruhet edhe islami dhe identiteti ynë kombëtar shqiptar.

Ne nuk kemi nevojë për tradita të huaja këtu, sepse kemi 500 vjet që jemi myslimanë’


P.s.Unë vazhdoi te perpiqem per nje Islam tradicional, por do haj dajak, edhe ate dajak apo vrasje tradicionale...ZOTI i madhërishëm më mbroftë e më shpëtoftë! Amin...


Kiel, Gjermani

11
O Hashim, pse re në "dashuri" për sllavët dhe jo për Shqiptari?!Hajt bacë t'u rrit mendja... (Thënie Gjakove)

Shkruan: VERA DUSHI

Në shkrimin e fundit e prof.dr.Mehdi Hyseni mora vesh për deklaratën tepër të turpshme të Hashim Thaçit, që pohoi : " Jam i gatshëm për një duarshtrëngim me Boris Tadiqin (edhe pse Beogradi po kërkon pranga edhe qeli për mua), sepse Kosova dhe Serbia kanë të ardhme euroatlantike dhe nuk duhet të shikohen edhe më tutje si në periudhën e Luftës se Ftohtë.”

Konsideroj se e kam detyrën të reagoj ndaj këtij manifestimi "dashurie" të Hashim Thaçit ndaj Boris Tadiçit. Askush nuk ka të drejtë të kokëtojë si femrat të prishura, të rrugëve, me pushtuesit dhe kolonizatorët sllavo-grekë.. Kush e bën këtë gjë, herë maskuar, por mbi të gjitha kur e bën këtë hapur dhe pa fijë turpi, meriton fjalët më të ashpra. Aq më shumë kur është prej atyre liderëve të ish ushtrive çlirimtare, që do të duheshin të ishin më të përkushtuarit, sepse e kanë betuar dikur se deri në vdekje do te luftojnë për ribashkimin e atdheut në një shtet të vetëm kombëtar dhe pikërisht këtë betim e kanë shkelur.
Do të duhej të gjithë të mësojnë prej armiqve se si po mbrohet kombi. Sllavo-grekët, të cilat e dinë fort mirë cilat troje po u përkasin shqiptarëve, të cilët e dinë fort mirë se nuk u përkasin shteteve të tyre pushtuese, nuk duan aspak të heqin dorë prej politikës së tyre antishqiptare. Po japim si shembull se si po trajtojnë ata problemet, duke nisur nga një dialog (i botuar në Balkanweb) midis ministrave të punëve të jashtme grek e sllavo-maqedonas - Bakojanisi dhe Milloshovski, i zhvilluar në Nju-Jork më 18 shtator 2008, në kontekstin e mosmarrëveshjeve të të dy shteteve për emrin e IRJM-së. Bakojanisi tha atëherë: "Ju, Sllavët, keni ardhur këndej në shek.e VII-t mbas Krishtit e nuk mund të keni lidhje me popullin antik maqedon e me Maqedoninë Antike, të cilët kanë ekzistuar gjatë kushedisa shekujve të para Krishtit". Milloshovski replikoi: "...dhe një gjë tjetër po ju them zonjë - më mirë është që të merremi vesht shpejt e shpejt, se ju e dijni fort mirë dhe ne e dijmë fort mirë se cilit komb i përket emri Maqedonië, prandaj është më mirë ta mbyllim këtë punë, ju mbanie atë pjesë që keni, kurse ne ta mbajmë këtë pjesë të Maqedonisë". Konkluzioni i Bakojanisit ndaj kësaj është shumë domëthenës: "për cilin komb e ke fjalën, për Shqiptarët ? Për ata mos u mërzitë fare, ata janë në gjumë e nuk dijnë as vetë se kurë do të zgjohen, se po u zgjuan ata, na mori dreqi edhe neve edhe juve !....prandaj duhet të merremi vesh sa më shpejt...". Ngushtësisht me tekstin, do të pohojmë se territori i Maqedonisë antike nuk ishte njësoj me territorin e IRJM-së të sotme. Por e kemi dhënë këtë trajtesë, për të kuptuar edhe një gjë: Pushtuesit e dinë shumë mirë natyrën e shqiptarëve, kanë frikë prej trimërinë e kombit shqiptar, sepse kur po mbledh gjithë potencialet çlirimtare, forca goditëse ndaj pushtuesve po i shkatërron, por pikërisht liderushët pa parime kombëtare po vihen në gjumë popullin. Dhe pushtimi zgjatet akoma..... Nëse elitat shqiptare do të vepronin me të njëjtën këmbëngulje, së paku në nivelin e tre luftërave të fundit çlirimtare, bishti kolonial sllavo-grek do të ishte pritur... e shqiptarët të lirë.
Më keq, në kohën kur Serbia nuk do të hyjë në BE, pa Kosovën e rikolonizuar (edhe pse do t'i konvenojë edhe këtë variantë) Hashim Thaçi po pajtohet me këtë deklaratë (dhe qëndrimi është dytë i këtij lloji, sepse në të njëjtën mënyrë u shpreh edhe në një intervistë të dhënë në EuroNews më 17 shkurt 2009|) me projektet antishqiptare integruese evropiane që Kosovën me Serbinë e shohin bashkë në BE, kurse Shqipërinë, jo. Ai pajtohet me "Kosovën e pavarur" në varësi të EULEX-it dhe Beogradit, Kosovën "multietnike" e copëtuar, me komunat serbe të lidhura midis tyre dhe me Serbinë (Republika e re Srbska) dhe me të gjithë të "mirat" që përjashtojnë të drejtën e vetëvendosjes dhe dekolonizimit të kombit shqiptar.
Por me këto "dhurata prej qiellit" kurrë atdhetarët shqiptarë nuk do të pajtohen.
Zgjohuni shqiptarë sa më shpejt, t'i merrte dreqin pushtuesve dhe kolonizatorëve sllavo-grekë!
Rreshtohuni shqiptarë radhëve të Frontit për Bashkim Kombëtar Shqiptar dhe strukturave të tij, duke përfshirë edhe të Armatës Kombëtare Shqiptare, sepse ky formacion politiko-ushtarak paraqet kundërvënien më të fortë ndaj pushtimit dhe kolonizimit sllavo-grek!

Përgatiti, Sabri Selmani

Prishtinë, 11 mars 2009

12
Tema Aktuale / Në vend se...
« ne: 11-03-2009, 10:10:08 »
Në vend se…

Paraqet,Sabri Selmani, Gjermani

Në vend se të çarmatoset ushtria Serbisë, është çarmatosur UÇK-ja.
Në vend se të jetë Serbia nën administrim ndërkombëtar, është Kosova.
Në vend se të eliminoheshin strukturat që i la Serbia në Kosovë dhe që u bënë struktura
paralele, u shfuqizua e gjitha tradita institucionale e Kosovës para vitit 1999.
Në vend se Serbisë t'i viheshin standarde ndërkombëtare për ti plotësuar, ato iu vunë
Kosovës
Në vend se të ndryshoheshin librat e historisë në Serbi, po ndryshohehn ato në Kosovë.
Në vend se të vendosen billboard-at "Thuaji jo dhunës" në Serbi, ato po vendosen në
Kosovë.
Në vend se Serbia të detyrohet ta pranojë pavarësinë e Kosovës, Kosova po detyrohet ta
pranojë Planin e Ahtisaar-it.
Në vend se t'i imponoheshin Serbisë bisedime me Kosovën për Luginën e Preshevës,
Kosovës iu imponuan bisedime me Serbinë për vetë Kosovën dhe për tërë Kosovën.
Në vend se të mbahehsin zgjedhjet në Kosovë pas shpalljes së pavarësisë, u mbajtën zgjedhjet
e Serbisë në Kosovë më 11 maj 2008.
Në vend se të merrej në kontroll policia e Kosovës më 17 shkurt 2008 dhe të vendosej në
kufi, më 19 shkurt 2008 u dogjën dy pikat kufitare 1 dhe 31.
Në vend se TMK-ja të bëhet ushtri, ajo u shua.
Në vend se Serbia t'i paguajë dëmet e luftës, Kosovës iu imponua pjesëmarrja në borxhin e
jashtëm të Serbisë
Në vend se EULEX-i t'i arrestojë hajnat shqiptarë e kriminelët serbë të luftës e të strukturave
paralele, EULEX-i po i dënon për krime të luftës shqiptarët dhe s'po arrin t'i gjykojë as hajnat
serbë.
Në vend se mbi 400 milionë euro të privatizimi të deritanishëm të investohen në zhvillimin
ekonomik të Kosovës, ato po mbesin jashtë vendit, me pamundësi qasjeje në to nga institucionet
vendore.
Në vend se të demilitorizohet Lugina e Preshevës, po militarizohet veriu i Kosovës
Në vend se të hapet universiteti në gjuhën shqipe në Luginë të Preshevës, u hap universiteti
serb në veriun e Mitrovicës.
Në vend se të valojë flamuri shqiptar në Luginën e Preshevës, valon ai serb në Graçanicë.
Në vend se të decentralizohej Prishtina me 500 mijë banorë, po decentralizohen vendbanimet
serbe me 5 mijë banorë.

Lëvizja Vetevendosje

13
Tema Aktuale / Përtej mallkimit
« ne: 11-03-2009, 10:04:37 »
Përtej
Mallkimit



Sadri Fetiu

…mallkimi i rëndë do të bjerë mbi ju
ia ndërruat ngjyrat flamurit
gjakoni një komb të paqenë
ia hapët gropën e thellë UÇK'së
mallkimi i thellë deri në zjarrin e tokës
mallkimi i lartë mbi zenitin e qiellit
nga thellësitë e zemrës së dheut
do të vërshojë gjaku i kuq i të rënëve
do të zgjohen nga varrët ata që ranë për liri
do t'i përmbysin mermerët e rrem
do t'i çjerrin maskat e rrenave të mëdha
me fjalë boshe të demokracisë evropiane
do ta përpijnë hipokrizinë moderne
do t'i gjejnë gjurmët e lashta të gjarprit të ilirit
do t'i shkrepëtijnë të gjitha rrufetë e frombos.
do të shpërthejnë me vruskuj të gjitha burimet e
bindit
do të përzihen lahuta e fishtës me lulet e verës
së naimit
do të pihet deri në pikën e fundit vera e kuqe e
dionisit
nga dehja shekullore do të përmbushen në fund
të ferrit prangat
e robërisë pastaj do të bjerë ai shiu i madh
shiu që përmbyt mite e legjenda të stërlashta
dhe askund nuk do të gjendet barka e nuhit
askund toka e premtuar e moisiut
krejt do të bëhet ujë
krejt do të bëhet gjak
por kurrë nuk do të shuhet lavdia
do të dëgjohet himni triumfues i UÇK'së
do të shpaloset flamuri i madh i lirisë
vetëm i kuq dhe i zi
si dheu - si gjaku ynë
o do të vijë
si bumbullimë e rrufeve qiellore
do të vijë i sigurt si Dielli
i butë me shkëlqime vesore
do të vijë
pranvera e vërtetë
e shqiptarisë
e nën hijen e lisit të madh
do të pushojë kambëkryq
Adem Jashari
bashkë me të gjithë ata që ecën rrugës së tij të
dritës…

(6 mars 2009)


Pergatiti, Sabri Selmani

Levizja Vetevendosje

14
Forumi Islam / Pyetje dhe përgjigje rreth fesë Islame
« ne: 09-03-2009, 12:59:06 »
Nje mik i imi qe quhet ... i cili bene edhe RUKJE ne gjuhen shqipe me pat thene:

Pos lutjeve te tjera ne çdo mengjes e mbremje kete lutje e beje:

O ZOT i madherishem beje emer qe sa me pare ta degjoi me veshet e mi kemdimin e EZANIT ne gjuhen shqipe dhe ta shof flamurin shqiptar te valvitur ne çdo Xhami e kishe ne tere hapsiren shqiptare.

A eshte kjo me vend?

15
"Kah na dolën "vëllezën" arabët? Cila shkencë na nxjerr ne vëllezën me ta? As gjuha, as raca, as etnia nuk na bashkojnë me ta... Rezultati i gjithë kësaj historie asht se nuk mund të ecim ma si pula pa krye tue kërkue aleanca boshe, të cilat vetëm na damtojmë – siç na kanë damtue, pse ndihmë prej tyne s'na ka ardhë kurrë. Kemi nevojë për nji frymë të re në politikë, për ndryshime ma rranjë."

Ndërsa gazetari i së përditshmes italiane, Gazeta Shqiptare, Gert Shella sulmonte deklaratën e sekretarit të përgjithshëm të Konferencës Islamike, Ekmeledin Ihsanoglu i cili ju kërkon kosovarëve që ti mbushin mendjen botës arabe dhe islame se ata janë muslimanë duke thënë që:

"Pohime të tilla të diplomatit islamik, të sjellin në mendje dikotominë Dar al Islam, Dar al Hrab (Tokë paqeje ose Tokë lufte). Dhe, për të jetuar në paqe në shtetin e tyre të ri, kosovarët duhet të afirmojnë muslimanizmin e tyre. Në të kundërt, ata fare mirë mund të vijojnë të mbeten të ekspozuar ndaj rrezikut të luftës dhe urrejtjes që gjithmonë iu ka ardhur nga kufijtë e tyre verilindorë. Me hizitimin e tyre, që me sa duket ka prapavijë religjoze, vendet islamike po i spastrojnë terrenin diplomacisë Ruso-Serbe në përpjekjet e veta të etshshme për të penguar, madje kthyer mbrapsht, procesin e njohjes së Kosovës."



Arroganca kosovare dhe shqiptare kundër botës arabe dhe islame është aq e dhimbshme saqë emisari amerikan pranë Organizatës së Konferencës Islamike, Sada Cumber ka vënë në pah që: "Që nga viti 1990, përveç ndonjë vizite në Turqi, liderët kosovarë nuk kanë qenë të interesuar të krijojnë kontakte me shtetet me popullata myslimane. Përfaqësuesit e institucioneve kosovare nuk kanë bërë asnjë vizitë zyrtare në shtetet myslimane në Azi dhe në Afrikë, përveç një pjesëmarrje në Konferencën e Shteteve Islamike që është mbajtur para disa muajsh në Senegal, ku ka qenë i pranishëm ministri i Arsimit, Enver Hoxhaj."

Këtë varësi dhe shkurtmendësi të lidershipit kosovarët e vë në pah edhe kryetari i Organizatës së Konferencës Islamike, Ekmeledin Ihsanoglu i cili në intervistën më të fundme dhënë BBC-së vë në pah pazotësinë politike kosovare dhe ju kujton atyre që nëse këta duan që të njihen nga bota myslimane: "Ata duhet t'u thonë botës myslimane se janë myslimanë dhe jo vetëm të thonë se jemi kosovarë."

Edhe pse në arenën kosovare të këtyrë muajve të fundit përveç krahut primitiv të politikës kosovare, është shfaqur një krah pragmatist me në krye Veton Surroin, Muhamet Mustafën e Qemajl Morinën dhe "Forumit – 2015", politika kosovare po dëshmon që nuk është e aftë për të udhëhequr Kosovën dhe siç ministri i jashtëm abkhaz i ka sfiduar, ata, për fatin e keq të popullit të Kosovës "varen nga SHBA-të dhe NATO". Kjo varësi e cila në rastin konkret duket më shumë mentale sesa fizike kërcënon që të izolojë Kosovën nga njohja ndërkombëtare dhe kthimin e vendit në një shtet surrogat si Nagorni Karabaku.

Por edhe pse nga pala shqiptare dhe kosovare në këto vitet e fundit, politika amerikanofile e Tiranës dhe e Prishtinës i ka sjellë sa e sa dëme dhe ofendime popujve arabë dhe muslimanë, shkruesin e këtij shkrimin e habisin disa shkrues islamofobë në shtypin e Tiranës dhe të Prishtinës të cilët në këto muajt e fundit kanë nisur të kuptojnë rëndësinë e botës arabe dhe islame dhe pyesin muslimanët shqiptarë "pse vendet arabe nuk po e njohin Kosovën?" Kur lexoj pyetje dhe shkrime të këtilla idiote nga disa gazetarë dhe politikanë në Tiranë, Prishtinë apo edhe Uashington mua më duhet ti pyes politikanët kosovarë dhe shefat e tyre perëndimorë: se çfarë keni bërë ju që bota arabe të njohë Kosovën të pavarur? Arabët nga Kosova dhe Shqipëria përveç dhënies së ndihmave prej disa miliona dollarësh në këto vitet e fundit; si shpërblim kanë marrë vetëm ofendime, dëbime, vrasje dhe injorim. Gazetarët e Gazetës Shqiptare të Karlo Bolinos në Tiranë, që në një seri numrash pyesin se përse arabët nuk po e njohin Kosovën e pavarur, janë vetë dëshmimtarë të atyre qindra shkrimeve fyese që ata kanë botuar kundër myslimanëve dhe arabëve në këto 15 vitet e fundit. Janë dëshmimtarë të brohoritjeve që ata i kanë bërë vrasjeve, persekutimeve, dëbimeve ilegale të arabëve, që këta vetë i kanë akuzuar në bashkëpunim me SHIK-un si terroristë. Ndërsa kryeministri Hashim Thaçi i quan vendet arabe "adresa të dyshimta", në Shqipërinë e këtyre viteve të fundit me dhjetëra biznesmenë dhe qytetarë arabë kanë patur pasuritë e tyre të konfiskuara dhe grabitura sa nga organet shtetërore shqiptare aq edhe nga politikanët vendas. Arabët në Shqipërinë e këtyre viteve të fundit janë persekutuar me keq sesa çifutët nga Hitleri gjatë Rajhut të III-të. Më qindra arabë janë dëbuar pa asnjë justifikim nga Shqipëria dhe abuzuar me të gjitha mënyrat, ndërsa mediat, si kosovare ashtu edhe shqiptare kanë lehur pa mbarim me terma racistë kundër popujve arabë dhe muslimanë. Shembulli më i fundëm i këtij diskriminimi është ai i vetëm përpara disa javëve, kur Shqipëria dëboi pa asnjë arsye dhe në mënyrë ilegale nga vendi bamirësin sudanez Ibrahim el-Meki i cili sëbashku me ambasadorin kuvajtian në Bullgari, Ahmet Buzaber ishin duke lobizuar qeveritë e Gjirit Persik; Omanin, Katarin etj që të njohin pavarësinë e Kosovës.

Shqiptarët dhe kosovarët siç edhe Sada Cumber tregon, kanë ndjekur politikën e injorimit total të vendeve arabe dhe myslimane në Azi dhe në Afrikë, dhe kanë trajtuar me përbuzje anëtarësimin e vendeve të tyre në Konferencën Islamike. Të zhytur në adhurim ndaj fuqisë ushtarake dhe ekonomike të perëndimit, shqiptarët që i ngjajnë asaj dhisë së zgjebosur me bishtin përpjetë, kanë brohoritur agresionet amerikane dhe perëndimore kundër botës arabe dhe islame në këto vitet e fundit që nga Iraku, Afganistani, Somalia, Sudani, Palestina, Libani dhe kështu me radhë. Arabvrasësin më të madh të historisë moderne, Xhorxh Bushin, shqiptarët e pritën me brohorima të turpshme që edhe vetë Hitleri nuk ka gëzuar në kohën e tij.

Unë po të isha arab dhe të shihja gjithë këtë adhurim që media dhe politika kosovare dhe shqiptare ka ndaj SHBA-ve dhe Perëndimit i cili ju ka shkaktuar arabëve sa e sa jetë dhe tragjedi në këto vitet e fundit, do të bëja pyetjen e thjeshtë: çfarë interesi kemi ne si arabë që të njohim këtë ish-provincë jugosllave që amerikanët duan të na e shesin si shtet mysliman? E vetmja gjë që i lidh arabët me shqiptarët është Islami. Ama mediat e Prishtinës dhe të Tiranës dhe mendimtarët e "mëdhenjë" shqipfolës që nga Kadareja e deri te Rugova thonë që ne nuk jemi myslimanë. Nëpër rrugët e Prishtinës dhe të Tiranës, arabët nuk shohin asnjë shenjë që atyre mund t'iu kujtoj islamin, por vetëm se posterat e Bill Klintonit, Bushit, Nënë Terezës, Papë Gjon Palit II dhe katedralet katolike dhe ortodokse që ngrihen, ndërsa myslimanët falen nëpër rrugë sikur të jenë refugjatë nga Maroku. Nëse unë do të isha përfaqësues i ndonjë vendi arab dhe mysliman, do ti thoja politikanëve kosovarë, që ju me këtë sjellje që keni duhet të kërkoni që të ju njohi më parë Vatikani dhe jo ne "të dyshimtët". Që kosovarët të prekin botën arabe dhe islame që ti njohi si shtet sovran, dhe projekti i krijimit të shtetit kosovar të mos përfundojnë si rasti i Taivanit, Saharasë Perëndimore, Nagorni Karabakut, Qipros Veriore, Abkhazisë, Osetisë, Transnistrias, Somalilandit dhe Republikës Demokratike Arabe të Sahravisë, duhet ti lënë komplekset e tyre të frikës dhe inferioritetit përballë perëndimit të krishterë dhe ti tregojnë myslimanëve dhe arabëve që janë myslimanë, që janë zotër të të ardhmes së tyre dhe nuk janë thjeshtë një satelit apo bazë amerikane më shumë: kështu që edhe këta më pas të mund të bëjmë një sy qorr përballë lojës së shahut që amerikanët luajnë sot me Rusinë, dhe të vënë dorën në zemër për të njohur Kosovën si shtet të pavarur dhe sovran. Përndryshe në një vend ku sheshin kryesor të kryeqytetit të tij e zë Nënë Tereza dhe jo Shejh Albani apo Dervish Hatixheja, në një vend ku heroi kombëtar i tij është Skënderbeu, atleti i Krishtit dhe jo sulltan Murati – atleti i Islamit; arabët e kanë shumë të vështirë që të kuptojnë se cili është ndryshimi ndërmjet një Kosove nën kryqin ortodoks me memorialin e Gazimestanit, nga Kosova nën kryqin katolik me bustet e Nënë Terezës.

Nëse kosovarët nuk i tregojnë botës së Islamit se ata janë përnjëmend myslimanë dhe Kosovën e duan si shtet për veten e tyre dhe jo vetëm për të satelitizuar për Amerikën, dhe se emrat Hashim e Rexhep i kanë përnjëmend islam, ata duhet të tregojnë origjinën e tyre. Përndryshe nëse vazhdojnë që të hedhin vickla kundër arabëve dhe islamit, kosovarët do të duhet që të kënaqen me izolimin e tyre nga bota islame, afrikane dhe aziatike, dhe ndoshta do të kenë shanse që ti kërkojnë njohje në të ardhmen vetëm Indisë së Terezës dhe jo më Arabisë së Shejh Nasirudin Albanit. Nëse kosovarët vazhdojnë të hedhin vickla kundër arabëve dhe muslimanëve siç kanë bërë deri tani, duhet ta dinë që herët apo vonë ka për ti gjetur fati i Taivanit, i cili nga përfaqësues i Republikës së Kinës në OKB shumë vite më parë, sot është shndërruar në një ishull të cilin nuk e njeh më as Madagaskar


Pergatiti, Sabri Selmani
Kiel-Gjermani

16
Përse vendet arabe nuk e njohin pavarësinë e Kosovës?

Olsi JAZEXHI

Zhvillimet më të fundit në arenën diplomatike ndërkombëtare që kanë pasuar me çlirimin nga armata ruse të rajoneve të Osetisë Jugore dhe Abkhazisë nga Gjeorgjia, kanë rritur presionet në politikën ndërkombëtare ndaj atyre vendesh që mendonin se çështja e Kosovës do të zgjidhej me deklarimin e pavarësisë nga ana e saj dhe njohjen e perëndimit. Provokimi gjeorgjiano – amerikan ndaj rusëve në republikën e Osetisë së Jugut është përdorur si pretekst nga armata ruse për të çliruar dhe de-fakto aneksuar Osetinë e Jugut dhe Abkhazinë.A

Edhe pse mbrojtja që rusët i bënë Osetisë është dënuar fuqishëm nga shtetet perëndimore dhe satelitët e tyre më të vegjël, në arenën ndërkombëtare rasti i Kosovës po përdoret si një gur shahu, ku shtetet e fuqishme siç janë Rusia mund të ndërhyjnë, aneksojnë, "çlirojnë" dhe shpallin të pavarura ato vende dhe krahina ku popullatat vendase përballen me agresione dhe shtypje etnike. Përdorimi i Kosovës si preçedent nga ana e Rusisë për njohjen e pavarësisë së Osetisë së Jugut dhe Abkhazisë tashmë po gjen mbështetje ndërkombëtare. Një seri vendesh dhe entitetesh që kanë vuajtur nga presionet e perëndimit në këto vitet e fundit, që variojnë që nga Nikaragua, Bjellorusia, Venezuela, Bolivia, Saharaja Perëndimore, Nagorni Karabaku, Qiproja Veriore dhe një sërë ish-republikash sovjetike ose kanë shprehur simpatinë e tyre për pavarësinë e dy republikave gjeorgjiane dhe janë solidarizuar me Rusinë, ose i kanë njohur ato si të pavarura.

Në këtë situatë të koklavitur preçedentesh ndërkombëtare ku perëndimi me në krye amerikanët kërkojnë të krijojnë Kosovën si shtet satelit të tyre në Ballkan, por refuzojnë preçedentin rus, ndërsa rusët kërkojnë pavarësinë e Osetisë dhe Abkhazisë por refuzojnë njohjen e Kosovës, kanë krijuar një situatë shumë delikate për të ardhmen e shtetit të ri kosovar. Sot Kosova rrezikon të përfundojë në grupin e atyre shtetesh surrogate të arenës ndërkombëtare si Taivani, Saharaja Perëndimore, Nagorni Karabaku, Qiproja Veriore, Abkhazia, Osetia e Jugut, Transnistria, Somalilandi dhe Republika Demokratike Arabe e Sahravisë të cilat vuajnë për njohje ndërkombëtare dhe statusi i tyre ndërkombëtar mund të krahasohet me murin simbolik të Arafit, që Allahu përmend në Kuran, ku njerëzit nuk janë as në xhenet dhe as në xhehenem. Njohja e Kosovës vetëm prej 46 vendesh ku përveç Turqisë dhe disa vendesh perëndimore, shumë të tjera janë republika bananesh, ka krijuar një krizë të madhe për të ardhmen e Kosovës. Shteti i ri kosovar sot rrezikon të përfundojë në një izolim të njëjtë me atë që përballet Qiproja Veriore prej disa vitesh apo edhe Taivani.

Por pasojat e izolimin ndërkombëtar të Kosovës, sot duken edhe më të forta pas konfliktit ruso – amerikan që ka lindur në lidhje me preçedentet e Kosovës dhe Osetisë së Jugut. Ndërsa perëndimi refuzon njohjen e pavarësisë së Osetisë së Jugut dhe Abkhazisë, Rusia në anën tjetër refuzon njohjen e pavarësisë së Kosovës. Siç u pa në deklaratat e Konstantin Kosaçovit presidentit të Komitetit të Politikës së Jashtme të Dumës Ruse, Rusia, kërkon që të luaj shah me perëndimin, ku humbjen e Kosovës ndaj Serbisë, Rusia kërkon ta kompensojë me marrjen e Abkhazisë dhe Osetisë. Konstantin Kosaçovi deklaroi se Rusia do të jetë e gatshme të njoh pavarësinë e Kosovës nëse perëndimi njeh pavarësinë e Osetisë dhe Abkhazisë. Që Rusia po përdor kartën abkhaze dhe osete kundër Kosovës, u pa qartë edhe në ofertën që ministri i jashtëm abkhaz, Sergej Basma i bëri qeverisë së Kosovës kur deklaroi që:

"Nëse Kosova pajtohet të pranoj pavarësinë e Abkhazisë, atëherë edhe ne do ta pranojnë këtë republikë."

Ama siç shefi i diplomacisë së Abkhazisë deklaroi më të drejtë, Kosova sot nuk mund të pranojë dot një ofertë të këtillë pasi sipas tij "autoritet kosovare varen nga SHBA-të dhe NATO".

Edhe pse autoritetet kosovare dhe shqiptare nuk duan ta pranojnë këtë fakt publikisht, pra që sot autoritetet kosovare nuk janë përfaqësues të interesave të popullit kosovar, por vasalë të lojës së madhe të shahut ndërmjet SHBA-së dhe NATO-s kundër Rusisë, faktet që ne lexojmë nga Kosova vërtetojnë këtë. Për fatin e keq të shqiptarëve, politikanët e Tiranës dhe Prishtinës, sot, në konfliktin e ri botëror që ka lindur ndërmjet Perëndimit dhe Rusisë, po tregohen aq të dobët dhe naive intelektualisht saqë mua më ngjasojnë me Mehdi Frashërin dhe Xhaferr Devën të cilët u bënë kuislingë dhe vegla të bindura të nazistëve gjatë Luftës së Dytë Botërore, pa arritur që të kuptojnë politikën globale dhe pasojat që ajo do të kishte më pas për Kosovën dhe Shqipërinë. Lidhja vasaliste e politikanëve shqiptarë me amerikanët dhe NATO-n sot, është aq tragjike saqë çdo lexues i lirë e ka shumë të qartë që të dalloj që ministri i jashtëm abkhaz i cili i ofroi Kosovës njohje të anasjelltë të pavarësisë, duket që të jetë më i pavarur nga Moska për të ndjekur politikën e jashtme të vendit të tij, sesa politikanët kosovarë janë nga Uashingtoni dhe Brukseli.

Varësia e politikanëve por edhe e shumicës dërrmuese të gazetarëve shqiptarë dhe kosovarë sot ndaj Perëndimit mund të lexohet edhe në fjalimet dhe sjelljen e udhëheqësisë kosovare me në krye, kryeministrin Hashim Thaçi. Ky i fundit gjatë vizitës që bëri në Uashington këtë korrik 2008, pas takimit me presidentin Bush u zotua publikisht përpara Bushit dhe mediave botërore që do të luftojë fondamentalistët islamikë në Kosovë (dmth hoxhallarët dhe fenë e popullit të tij) dhe deklaroi se: "I kemi dëshmuar presidentit amerikan se ne kemi qenë aktorë dhe faktorë aktiv në luftën kundër terrorizmit dhe fundamentalizmit islamik...." Seç lidhje ka fondamentalizmi islamik me Kosovën e lirë, e cila sot kërcënohet nga rreziku i fondamentalizmit serbo-ortodoks në veri dhe ai katolik që po shfaqet kohëve të fundit në vend, këtë mund ta shpjegojë vetëm kryeministri Thaçi dhe presidenti Bush. Por ky i fundit ka shumë mundësi ta ketë ngatërruar Hashimin me Hamit Karzain e Afganistanit, siç gafoi edhe përpara disa vitesh kur nuk dinte se cili është kryeministri i Pakistanit. Ndërsa Hashimi ynë do të jetë lumturuar kur ka parë që Bushi nga një Hashim e ka kthyer në Hamit.

Servilizmi dhe idhujtaria e politikës kosovare ndaj Perëndimit arrin pozicione edhe më shpifarake kur dikush lexon veglat mediatike të perëndimit në Kosovë, si i vetëshpalluri analist, Beton Haxhiu i cili këtë shtator 2008 ju bën thirrje qytetarëve kosovarë në gazetën e tij Express që të tregojnë tashmë nëse Kosova duhet të rrijë me Islamin apo Amerikën, thua se Islami është hasmi i Amerikës në Kosovë. Llogjika e malësorit kosovar Haxhiu i ngjan pak a shumë llogjikës së kaubojsit Bush, i cili pas 11 shtatorit 2001 nisi të kërcënojë me pushkë në dorë të gjithë vendet e botës dhe ju thoshte "me ne – apo kundër nesh".

Servilizmi i kosovarëve dhe shqiptarëve në përgjithësi ndaj perëndimit po shihet në veçanti edhe në komunikimin që politika dhe gazetaria kosovare ka zgjedhur kundër botës arabe dhe islame, sidomos pas 11 shtator 2001. Kosovarët e vegjël që nuk shohin dot më larg sesa Kampi i Bondstillit, lojën e madhe globale ruso – amerikane të shahut dhe nuk e kuptojnë që këta janë thjeshtë gurë shahu në këtë lojë që mund të shiten në çdo moment, kanë rënë në një idhujtari të atillë ndaj mikut të fortë amerikan, sa kishin rënë edhe gjyshërit e miqve tanë kosovarë në kohën e Divizionit SS Skënderbej kur bënin be e rrufe për Hitlerin dhe kujtonin si Hitleri do të jepte jetën për Kosovën dhe Shqipërinë. Në këtë gusht 2008 psh. kur shoqëria civile kosovare organizoi konferencën "Kosova dhe Bota Arabe", politikanët kosovarë, përveç përfaqësimit shumë të ulët që bënë në këtë konferencë ku as që denjuan që ti falenderojnë dhe të ju kërkojnë arabëve njohje të shtetit të tyre; bënë gafa edhe më të mëdha me sjelljen fëminore të kryeministrit të Kosovës, Hashim Thaçi. Kur ky i fundit ishte pyetur nga gazetarët për kritikat e Veton Surroit në adresë të politikës së jashtme kosovare e cila po neglizhon dhe injoron vendet arabe dhe myslimane, nga të cilat Kosova ka nevojë që të njihet - ky i quajti vendet arabe dhe myslimane si "adresa të dyshimta".

Por arroganca e kosovarevë dhe shqiptarëve ndaj popujve arabë dhe islamikë dhe adhurimi i tyre servil ndaj perëndimit lexohet edhe në shumë shkrime që botohen në Tiranë. Prifti katolik Ardian Ndreca psh. në Gazetën 55 të datës 8 shtator 2008 arabët i fyente me terma aq racistë dhe të turpshëm për një prift katolik, saqë ai të kujtonte fjalimet e Hitlerit kundër popujve semitë. Ardian Ndreca i cili në Universitetin Pontifik Urbaniana në Vatikan duket se është bërë ekspert i racave shumëngjyrëshe që studiojnë në këtë universitet, thoshte ndër të tjera:

17
Arabia Saudite kerkon te shkaterroje Palestinen


Paraqet, "Dr.AbdylHabib""


Palestinezet sot nuk po vriten
nga cifutet, por nga Egjipti, Jordania dhe Arabia Saudite. Te tre
keto shtete qe udhehiqen nga diktatore te ndyre, jane te tmerruar nga
demokratizimi i botes arabe, dhe islamizimi i arabeve. Ne Egjipt
klika e Mubarakut, luften cifute ne Gaza e sheh si lufte te tijen
personale, pasi Hamasi eshte dege e vellazerise muslimane dhe
Mubaraku eshte i tmerruar qe ne Palestinen fqinje - kundershtaret e
tij politike te jene ne pushtet dhe per me teper te kthehen ne nje
force rezistuese kunder pushtimit izraelit. Per kete arsye Mubaraku
eshte kryevrasesi i Palestinezeve ne te gjithe kete konflikt dhe
gezohet kur sheh shtypjen e Gazes. Sundimi i tij dhjeteravjecar ne
Egjipt ka pare vetem gjak dhe vrasje kunder opozites islamike, e cila
gezon popullaritet te jashtezakonshem dhe kercenon diktaturen e tij
familjare.

1. e para ata i shohin palestinezet si kercenim per pushtetin e tyre
mesjetar ne Arabine Saudite. Demokratizimi dhe cuarja e arabeve ne
Lufte kunder dominances amerikane ne rajon kercenon pushtetin e
familjes kriminale te Saudeve te cilet erdhen ne pushtet pas Luftes
se Pare Boterore me ndihmen e anglezeve dhe sot mbahen ne pushtet me
ndihmen e Mosadit Izraelit dhe CIA-s. Anglezet ne menyre qe ne Arabi
te mos kishte me dashuri per Kalifatin sponsorizuan fisin e eger te
Saudeve te cilet benin turqit qafire - qe te vine ne pushtet dhe te
sigurojne qe muslimanet nuk mund te krijonin me kalifat si ne kohen e
Osmanllive. Saudet, qe rrjedhin nga nje fis i eger beduinesh nga
Nexhdi jo vetem qe e kane privatizuar Xhamine e Shenjte dhe e kane
kthyer Arabine Saudite ne nje prone private (i vetmi vend ne bote qe
quhet ARABIA e SAUDEVE - kur ajo duhet te QUHET ARABIA E ALLAHUT),
por sundojne ne menyre te dhunshme popullin e bekuar te Arabise. Ne
vitin 1999 kur isha ne Haxh kam folur me nje seri Mekasish, qe ishin
Kurejshe, nga fisi i Pejgamberit a.s. qe me tregonin per trajtimin
kriminal qe familja e Saudeve i ben kabiles se Profetit Muhamed a.s.
Kurejshet qe na sherbenin si taksixhi ne Meke ishin te varfer ne
kulm. Mua me dhimbseshin dhe i pyesja pse jeni kaq te varfer. Ata me
thonin: eh mor cun - parate tona i kane marre keta pushtuesit e
Nexhdit. Nje bote arabe demokratike kercenon diktaturen e tyre
tribale, me te cilen ata mbajne te shtypur token e shenjte, dhe fisin
e Kurejsheve, te cilet sipas shume hadithesh profetike duhet te
sundojne Arabistanin dhe kalifatin.

2. Kercenimi i pozites se Izraelit dhe te Amerikaneve ne Lindjen e
Mesme jane nje kercenim per familjen e Saudeve, te cilet rrine ne
pushtet duke sponsorizuar nje version xhahil vehabizmi - i cili nuk
ka asgje te perbashket me Selefizmin e imam Abdul Vehabit. Selefizmi
qe Saudet sponsorizojne, i indoktrinon njerezit qe hyne ne sistemin
shkollor Saudit qe te urrejne Iranin, vellezerit muslimane,
demokracine, te drejtat e njeriut, shkollimin etj; ndersa i meson
muslimanet qe te besojne se Abdullahi dhe me pare tij, Fehdi jane
kalife te Islamit. Keta veprojne tamam si Ismailitet ne kohen e
kryqezatave qe beheshin me kryqtaret kunder Salahudin al Ejubit qe
donte te clironte Xhamine Aksa. Saudet jane te lumtur kur ne Gaza
shkaterrohet Hamasi dhe rezistenca Palestineze, pasi atyre nuk ju
rreh mendja per Xhamine Aksa, por hallin e kane me Iranin dhe
shiitet. Pse pothuaj te gjithe burimet e naftes qe Saudija ka, jane
ne tokat e shiijave te Arabise Saudite te cilet keta i sundojne me
dhune. Nese ke vene re, nxenesit qe edukohen ne arabine saudite, me
shume urrejne nje shiit sesa cifutet dhe te krishteret qe shtypin
muslimanet. Ka biles nga ata qe thone: mire te ju behet
Palestinezeve. Te besh lufte dhe demostrata eshte bidat dhe nuk eshte
bere nje gje e ketille ne kohe te profetit. Burgjet e Saudise jane
plot me ulema si ata te Hamasit qe duan te heqin diktaturen ne Saudi.
Por fisi i eger i Saudeve, nuk eshte i interesuar te cliroje xhamine
Aksa, por te ruaj pasurite dhe sundimin e tij, te ruajne grate dhe
prostitutat evropjane qe mbushin haremet e tyre, ndersa popullin e
helmojne me nje version primitiv te Islamit. Arabia Saudite eshte nje
nga bleresit me te medhenje te armeve amerikane. me ato arme Saudija
mund te sulmojne kollaj Izraelin. Ama Saudet keto arme nuk i perdorin
ne asnje moment per Palestinen, pse ata e dine shume mire, qe aleatet
me te medhenje te Amerikes ne Lindjen e Mesme, jane Saudija dhe
Izraeli. Kete gje amerikanet e thone kudo dhe pa piken e turpit. Por
populli saudian qe eshte injorant, nuk i di keto pune. Keta i
genjejne muslimanet, duke ju dhene hurma dhe iftar fukarejve
muslimane, ashtu sic bejne edhe ne Shqiperi, qe i cojne nje haxh
falas nga mbreti. Ata perdorin metoden e karrotes. I japin nje
karrote muslimaneve potenciale, dhe ju thone rrini urte ju, pse e
dime ne sesi eshte puna.

3. Saudija ka interes qe ne Palestine te zhduket Hamasi, pasi Hamasi
eshte pse synit, shihet si krah i Iranit ne Lindjen e Mesme, i cili
kerkon te ndertoje nje islam clirimtar dhe revolucionar - tamam si
Islami i Salahudin al Ejubit. Ndertimi i nje Islami te ketille do te
thote debim i amerikaneve nga rajoni. Dhe Saudija e di qe pa
amerikanet ajo nuk mund te ekzistoje as per nje muaj. Investitori me
i madh ne Amerike sot eshte Arabia Saudite dhe vendet e tjera
satelite arabe te Gjirit. Para ca muajsh nje bankier nga Bahreini me
tregonte qe Saudet kishin humbur miliona ne stoqet amerikane me
krizen boterore qe po ndodh. Une normalisht qe u gezova pse ata i
cojne leket ne fajde. Ama ky fakt tregon lidhjen e ngushte qe
ekziston ndermjet Arabise Saudite dhe Izraelit. Qe te dy jane
bastarde te imperializmit amerikan ne Lindjen e Mesme dhe rrojne
vetem nepermjet dhunes dhe presionit. Perndryshe nese bota arabe do
te ishte e lire dhe demokratike, kush do ti mbante ne pushtet Saudet?
A mendon njeri ne kete liste qe ndokush ne bote do te votonte ne
zgjedhje per keta njerez te eger dhe injorante qe nuk kane asnje
virtyt pervec egersise se Nexhdit dhe pabesise historike kunder
Kalifatit?

4. Sikur Saudija te donte te ndalonte masakrat ne Gaza mund te:
a. nderpriste naften vetem per 1 jave ndaj Perendimit
b. debonte nga Saudija bazat amerikane dhe ata mijera amerikane qe
punojne dhe kontrollojne sektoret strategjike te Saudise dhe marrin
rroga mijeradollareshe
c. ndalonte blerjen e produkteve amerikane' pasi Saudija eshte
bleresi me i madh i pajisjeve amerikane ne bote.

Ama sheiket e Saudise nuk bejne asnje nga keto hapa, pasi ata jane te
lidhur deri ne fyt me amerikanet. Ne Arabi Saudite ka me qindra
shejhe islame qe ju qan zemra per Palestinen, sic edhe populli i
thjeshte eshte shume bujar. Por per qarqet sunduese saudiane, prishja
e Status Quose ne Lindjen e Mesme eshte kercenim per pushtetin e tyre
anti-islamik. Saudet, gjate luftes ne Irak, krijuan al-Kaeden dhe
conin shebabe nga Saudija, egjipti etj dhe ju jepnin fetva qe te
vrasin shijat neper rruge pse po ta benin kete do te shkonin ne
xhenet. Kete gje e deklaroi ministri i jashtem i Saudise, Saud al-
Faisal


18
Teologjia / Mbreti që vendosi të bëhej bujar
« ne: 05-03-2009, 10:07:38 »
Mbreti që vendosi të bëhej bujar

Paraqet ,Sabri Selmani

Një mbret i Iranit i tha një ditë një dervishi:
-Tregomë një rrëfenjë.
-Madhëri-, u përgjigj dervishi, -do t’ju tregoj rrëfenjën e një mbreti arab, Hatim Tai-t, njeriut më bujar të të gjitha kohëve, sepse nëse do mund t’i ngjaje, ti kishe për të qenë vërtetë mbreti më i madh i gjallë.
-Fol-, tha mbreti, -por nëse rrëfenja nuk më jep kënaqësi, do jap urdhër që të ta presin kokën për shpifje mbi bujarinë time.
Mbreti u përgjigj me këtë ton, sepse në oborrin e Persisë thuhej rëndom se monarku zotëronte cilësitë më të mira, në një shkallë që askush në botë nuk e kish mbërritur dhe nuk do të mund ta mbërrinte.
-Pra, po ju thoja-, nisi të fliste dervishi me atë mënyrën tipike të dervishëve, që nuk vihen kollaj në siklet, -që bujaria e mbretit Hatim Tai e kapërcente, në bëma dhe në qëllime, atë të të gjithë njerëzve.
Dhe ja rrëfenja që tregoi dervishi.
Një mbret tjetër arab lakmonte të shtinte në dorë pasuritë, fshatrat, begatitë, gamilet dhe luftëtarët e Hatim Tait. Kësisoj, një ditë të bukur ai i shpalli luftë Hatimit. Ai i dërgoi Hatimit një lajmëtar, me këtë paralajmërim: "Dorëzohu, përndryshe do të të mposht, do t’i pushtoj tokat e tua dhe do të të shfronësoj".
Kur ky paralajmërim arriti në oborrin mbretëror të Hatimit, këshilltarët e tij i thanë se duhej t’i gatiste menjëherë të gjithë luftëtarët për të mbrojtur fronin.
-Ne jemi të sigurtë-, i thanë sovranit, -se mes nënshtetasve të tu nuk gjendet as një njeri, qoftë burrë apo grua, që nuk është i gatshëm ta flijojë jetën e vet për të mbrojtur mbretin e tij të dashur.
Por Hatimi, në kundërshtim me atë që priste populli, tha:
-Jo! Para se t’ju dërgoja në betejë e të lejoja të derdhej gjak për mua, më mirë do të ulërija. Do të isha me mijëra milje larg nga rruga e bujarisë, nëse do të bëhesha shkaktar për flijimin e jetës së qoftë dhe vetëm një burri a të një gruaje. Nëse do të nënshtroheni paqësisht, ai mbret do të mjaftohet duke përfituar nga shërbimet tuaja dhe nga taksapagimi, dhe ju nuk do të pësoni humbje materiale. Nëse, në të kundërt, do të bënit qëndresë, ai do të ketë të drejtë, simbas ligjit të luftës, t’i konsiderojë pasuritë tuaja si plaçkë lufte, e nëse do t’i humbisnit, do të binit në mjerim.
Me të thënë këto, Hatimi mori me vete vetëm një bastun dhe shkoi të strehohej në malet aty rrotull. U vendos në një guvë dhe u zhyt në meditim.
Gjysma e nënshtetasve të tij u prek thellë nga fakti se Hatimi kishte flijuar pasurinë dhe pozitën e tij në emër të popullit të vet. Të tjerë, prapëseprapë, mbi të gjitha ata që synonin të mbuloheshin me lavdi në fushën e betejës, murmurisnin: "Nga ta dimë se ky njeri nuk është më shumë se një burracak?".
Të tjerë, më pak guximtarë, e akuzonin: "Në fund të fundit, Hatimi ka shpëtuar jetën e vet duke na braktisur neve në një fat të pasigurtë. Ndoshta do bëhemi prapëseprapë skllevër të këtij mbreti të panjohur që, tek e fundit, është mjaft tiranik sa për t’iu shpallur luftë edhe fqinjëve të vet".
Të tjerë akoma, duke mos ditur ç’të mendojnë, rrinin në heshtje, në pritje për të mësuar më tepër e për të formuar një pikëpamje. E kështu, tirani, i shoqëruar nga një ushtri kuqëluese, e shtiu në dorë mbretërinë e Hatim Tait. Ai nuk i shtoi taksat dhe nuk kërkoi të uzurponte më shumë nga ç’i kish kërkuar popullit vetë Hatimi, për të mbrojtur dhe administruar drejtësinë. Por një gjë e shqetësonte, dhe ishin fjalët që qarkullonin, gjithnjë e gjithandej, se mbretëria e re që kishte shtënë në dorë, ishte bërë e tija vetëm falë një gjesti bujarie të kryer nga Hatim Tai.
"Nuk do të bëhem kurrë sundimtari i vërtetë i këtij vendi", tha me vete tirani, "derisa të mos e kem vënë nën pranga vetë Hatim Tain. Përsa kohë që ai të jetë gjallë, në zemrën e disave do ekzistojë përherë një formë nderimi për të, e nuk do të jenë kurrë nënshtetasit e mi, sadoqë së jashtmi do të sillen si të tillë".
Atëherë, mbreti lëshoi një shpallje, nëpërmjet së cilës zotohej se i ofronte një shpërblim prej pesëmijë monedhash të arta atij që do t’ia sillte Hatim Tain. Ky i fundit nuk dinte gjë fare në lidhje me këtë, deri në ditën kur, i ulur siç ishte rrëzë shpellës së vet, dëgjoi bisedën mes një druvari dhe gruas së tij.
-Gruaja ime e dashur-, i thoshte druvari, -unë jam plak, tashmë, e ti je shumë më e re se unë. Kemi fëmijë në moshë të njomë e, simbas rregullit natyral të gjërave, është e pritshme që unë të vdes unë përpara teje, teksa fëmijët janë ende të vegjël. Nëse do arrinim ta kapnim Hatim Tain, për të cilin mbreti i ri ofron një shpërblim prej pesëmijë monedhash ari, e ardhmja jote do të ishte e sigurtë.
-Turp të kesh!-, thërriti e shoqja. –Është më e drejtë të vdesësh ti, e edhe unë bashkë me fëmijët të vdesim nga uria, sesa t’i ngjyejmë duart me gjakun e njeriut më bujar të të gjitha kohërave, që ka flijuar çdo gjë për ne.
-E tërë kjo është shumë e bukur-, u përgjigj druvari-, por secili duhet të mendojë për interesat e veta! Në fund të fundit, unë kam përgjegjësi por, megjithatë, çdo ditë shtohet numri i njerëzve që besojnë se Hatim Tai është burracak. Është vetëm çështje kohe, derisa të vihen të gjithë në kërkim të tij, duke rrëmuar në çdo skutë të mundshme.
-Bindja për burracakërinë e Hatimit është ndërsyer nga dashuria për florinjtë. Nëse këto thashetheme vazhdojnë, kjo do të thotë se Hatimi paska rrojtur kot!
Në këtë çast Hatim Tai doli nga vendi ku qe fshehur dhe iu paraqit çiftit.
-Unë jam Hatim Tai-, tha. –Çomëni tek mbreti i ri dhe kërkoni shpërblimin tuaj.
Plaku u ndje i turpëruar dhe sytë e tij u mbushën me lotë.
-Jo, o i madhi Hatim, nuk mund të vendos për ta bërë një gjë të tillë!
Teksa po bisedonin, një grup njerëzish që ishin vënë në kërkim të mbretit të arratisur, u afrua aty.
-Nëse nuk e bëni ju-, tha Hatimi, -do të dorëzohem vetë tek mbreti; do t’u them se më keni mbajtur fshehur dhe kështu, do të gjykoheni për tradhëti.
Me ta njohur Hatimin, grupi i njerëzve e kapi dhe e vuri nën pranga; i dëshpëruar, druvari shkoi pas tyre. Me të arritur tek oborri mbretëror, çdonjeri nga ata nisi të mëtonte se ishte ai vetë që e kishte kapur Hatimin. Atëherë, duke e lexuar mëdyshjen në fytyrën e pasardhësit të tij në fron, Hatimi kërkoi leje për të folur:
-Madhëri, dijeni së është e drejtë që të dëgjohet edhe dëshmia ime. Në të vërtetë mua më ka kapur ky druvar i vjetër dhe jo këta fundërrina. Jepini shpërblimin e tij dhe bëni ç’të doni me mua...
Duke dëgjuar fjalë të tilla, druvari plak bëri përpara dhe i tha të vërtetën mbretit, duke rrëfyer se, në të vërtetë, Hatimi i ishte dorëzuar vetë për të siguruar të ardhmen e familjes së tij. Mbreti i ri u trondit aq shumë nga ky rrëfim, sa e urdhëroi ushtrinë e tij që të tërhiqej, ia riktheu fronin Hatimit dhe u kthye së rish në vendin e tij.
Kur e dëgjoi këtë rrëfenjë, mbreti i Iranit, duke i harruar kërcënimet që kishte shprehur kundër dervishit, tha:
-Ja një rrëfenjë e shkëlqyer, o dervish, nga e cila mund të përfitojmë. Gjithsesi, ti nuk mund të përfitosh asgjë, sepse ke hequr dorë nga të priturët e ndonjë gjëje prej kësaj bote dhe nuk zotëron asnjësend. Por unë jam mbreti. Dhe jam i pasur. Mbretërit arabë, njerëz që hanë hardhuca të ziera, nuk mund të krahasohen me një persian, kur është fjala për bujari të vërtetë. Më erdhi një ide! Le t’i futemi punës!
Duke marrë me vete dervishin, mbreti i Iranit i thirri të gjithë arkitektët më të mirë në një vend të gjerë e të hapur dhe i urdhëroi të projektonin e të ndërtonin një pallat shumë të madh, në qendër të të cilit do të ishte një sallon me dyzetë dritare.
Kur pallati ishte gati, mbreti vuri në përdorim të gjitha mjetet e transportit që ekzistonin asokohe, dhe e mbushi pallatin me monedha ari, punë për të cilën u nevojitën disa muaj. Mandej u tha kasnecëve të tij të shpallnin këto fjalë:
-Dëgjoni! Dëgjoni! Mbreti i Mbretërve, Burimi i Bujarisë, ka urdhëruar ndërtimin e një pallati me dyzetë dritare. Ditë për ditë, ai do të shfaqet vetë në atë pallat, për t’u shpërndarë florinj të gjithë skamnorëve.
Që nga ai çast, ashtu siç edhe pritej të ndodhte, një turmë nevojtarësh zu të mblidhej përditë përpara pallatit, dhe mbreti shfaqej në njerën nga dritaret e i jepte secilit një monedhë floriri. Nuk vonoi shumë dhe mbretit i ra në sy një dervish që shfaqej ditë për ditë, merrte një monedhë dhe bëhej erë. Në fillim mbreti mendoi:
"Ndoshta ia jep atë flori ndonjë nevojtari". Mandej, duke e parë përsëri, mendoi: "Ndoshta është duke zbatuar rregullin dervishor të lëmoshës së fshehtë dhe e shpërndan floririn pa rënë në sy". Dhe çdo ditë, sa herë shihte dervishin, mbreti e justifikonte me zemër. Megjithatë, ditën e dyzetë vuri re se durimi i tij kishte një kufi. Duke e mbërthyer nga dora, gërthiti:
-Mosmirënjohës i ngratë! Nuk thua as falemnderit. Nuk tregon asnjë shenjë nderimi; nuk buzëqesh, nuk përkulesh, dhe vjen ditë për ditë! Sa kohë do të zgjasë ende? Mos vallë je duke u pasuruar me harxhin e bujarisë sime, apo je duke e dhënë me kamatë këtë flori? Në të vërtetë, sjellja jote është e padenjë për një njeri që vesh loshnikun e nderuar me arna!
Sapo ai kishte mbaruar së thëni këto fjalë, dervishi hodhi përtokë dyzetë monedhat e arta që kishte marrë, dhe i tha mbretit:
-Dije o mbret i Iranit, se bujaria nuk mund të ekzistojë nëse nuk paraprihet nga tre gjëra: e para është të japësh pa provuar ndjenjën e të qënit bujar; e dyta është durimi; e treta mungesa e dyshimeve.
Por mbreti nuk mësoi kurrë. Nën sytë e tij, bujaria ishte e lidhur me atë që njerëzit do mendonin për të, dhe me ndjesinë e tij të të qënit 'bujar'.

Kjo rrëfenjë tradicionale, ilustron përmbledhtas disa mësime të rëndësishme sufi. Vënia në garë është diçka e kotë, nëse nuk zotërojmë cilësitë themelore që janë në bazën e kësaj gare. Nuk mund të praktikohet bujaria, nëse paralelisht me të nuk zhvillohen edhe cilësi të tjera. Disa janë të paaftë për të mësuar, edhe pse vihen përballë mësimeve, paraqitur në këtë rrëfim nga dervishi i parë dhe 'i dytë.

Gjermani

19
Forumi Islam / Mësimet e nxjerra !
« ne: 01-03-2009, 10:02:18 »
Ndalimi i përgojimit


-II-


Transmetohet nga Ebu Hurejre (Allahu qoftë i kënaqur me të!) se i Dërguari (salallahu alejhi ue selem) në një rast ka thënë: “A e dini se çfarë është gibeti (përgojimi)”? Ata që ishin prezent thanë: “Allahu dhe i Dërguari i Tij e dinë më së miri.” Ai tha: “Të përmendësh diçka për vëllain tend pët të cilën ai nuk ka dëshirë (e urren) të përmendet.” Dikush nga të pranishmit e pyeti: “E nëse kjo që e them për vëllain tim, është një cilësi që ai e ka?” Resulullahu (salallahu alejhi ue selem) tha: “Nëse e thua atë që e ka, atëherë ti e ke përgojuar atë, e nëse e thua atë që nuk e ka, atëherë ti ke shpifur ndaj tij.” (Transmeton Muslimi)

Kuptimi i hadithit

Të folurit është gjëja më e lehtë që mund të bëjë njeriu, por që lë ndikimin më të madh tek të tjerët.

Sa e sa fjalë të mira e kanë ngritur njeriun në grada të larta ose ka ndodhur e kundërta e kanë ulur atë shumë tek Allahu i Madhëruar dhe tek njerëzit.

Allahu i Madhëruar thotë në Kuran: “A nuk ke kuptuar se si Allahu bëri shembull fjalën e mirë si pema e mirë që rrënjët e saj janë thellë (në tokë) e degët e saj janë lart, e që me vullnetin e Zotit, ajo e jep frutin e vet në çdo kohë. Allahu, pra u parashtron njerëzve shembuj që ata të mendojnë. Dhe shembulli i fjalës së keqe si një pemë e keqe që është shkulur mbi tokë e që nuk ka të qëndruar.” (Suretu Ibrahim, 24-26)

Kurse Resulullahu (salallahu alejhi ue selem) lidhur me këtë ka thënë: “Njeriu mund të flasë ndonjë fjalë të mirë që e kënaq Allahun, pa ia ditur asaj rëndësinë, por Allahu i Madhëruar e ngre atë në një gradë të lartë, vetëm për atë fjalë. Po ashtu, njeriu mund të flasë ndonjë fjalë të keqe që e zemëron Allahun, pa ia ditur asaj rëndësinë, por Allahu i Madhëruar e hedh atë në vende shumë të ulta të zjarrit të xhehenemit.”

Përgojimi konsiderohet një nga mëkatet më të lehta që mund të bjerë në të njeriu, kurse në anën tjetër më e rrezikshmja që manifestohet me anë të gjuhës. Hadithi i përmendur në fillim e sqaron shumë qartë domethënien e përgojimit, pasi shumë nga njerëzit mendojnë se përgojimi është shpifja apo gënjeshtra ndaj të tjerëve. Dhe kështu, i lejojnë vetes që të flasin krejt çfarë dinë rreth të tjerëve, kurse gjatë tërë kësaj ai krenohet se e thotë të vërtetën. Që do të thotë se përgojim është që ti ta thuash të vërtetën, mirëpo me atë të vërtetë që del nga gjuha jote dhe ti e publikon te të tjerët, ti bën një mëkat shumë të rrezikshëm. Allahu i Lartësuar thotë: “…Dhe mos përgojoni njëri-tjetrin! A mos ndonjëri prej jush dëshiron të hajë mishin e vëllait të vet të vdekur? Atë pra e urreni. Kini frikë nga ndëshkimi i Allahut, e Allahu është mëshirues, Ai pranon shumë pendimin”

Shpesh herë neve na ipet rasti të lexojmë apo të dëgjojmë ligjerata rreth gibetit (përgojimit), ku hoxhallarët e përmendin atë, ua tërheqin vërejtjen muslimanëve që të largohen nga ky ves.

Shkaku është se përgojimit konsiderohet një nga ndalesat që më së shumti bien në të njerëzit. Është e mundur që shumë nga muslimanët t`i shpëtojnë mëkateve të tjera, por është shumë vështirtë që ai të ketë shpëtuar nga kjo ndalesë.

Për gibetin kemi shumë çfarë të flasim dhe ekzistojnë shumë citate nga Kurani dhe hadithi ku tregohet se sa i keq është, por pasi praktika jonë në komentimin e haditheve është që të mos zgjerohemi aq shumë, ne do të ndalemi me kaq.

Dobitë nga hadithi

1. Përkujdesi që i dha Islami përsonalitetit dhe nderit të muslimanëve.

2. Nga ky hadith kuptojmë se gibeti është i ndaluar (haram).

3. Qartësimi se çfarë konsiderohet gibet.

4.Përmendja e dobësive (mangësive) ndaj të tjerve edhe nëse kjo është e saktë është e ndaluar.


Kiel,Gjermani

20
Forumi Islam / Mësimet e nxjerra !
« ne: 01-03-2009, 10:00:57 »
Mësimet e nxjerra

Mësimet (mesazhet) e nxjerra nga sunneti (tradita) dhe përvoja e Profetit (paqa qoft mbi te),përfitimet.


Shkruan, Sabri SELMANI




-I-


Falënderimi i takon All-llahut. Lavdërimet dhe përshëndetjet qofshin mbi Pejgamberin e All-llahut familjen dhe mbarë shokët e tij.

Sunneti ose Tradita është burimi i dytë i së Drejtës së Sheriatit i cili është fjalë, veprim, gjykim dhe sjellje e Muhammedit (paqa qoft mbi të).

Sunneti-Tradita e Profetit është burimi i dytë i së drejtës së Sheriatit. Me këtë nënkuptohet drejtimi, rruga e Pejgamberit e cila për muslimanët është obligim që ta ndjekin, dhe kjo ndodhë me porosi hyjnore. Zoti në Kur’an thotë: “Kush pason ( mbështetë) profetin, ai ka pasuar ( mbështetur) Zotin...” . “Me të vërtetë ju (muslimanë) keni në profetin shembullin më të mirë” (Ahzab, 21). Me termin “Sunnet” kuptojmë: thëniet-porositë, ndalimet, lejimet, veprat, miratimet (pëlqimet) dhe virtytet e Profetit Muhammed. Nganjëherë sunneti vjen me dispozita shtesë, apo komentim, sqarim nga ato norma që gjinden në Kur’an. Sunneti i Profetit është burim pa të cilin nuk do të kuptohej e drejta e Sheriatit. Kur’ani na bënë me dije se sunneti i profetit gjithnjë ka qenë inspirim, shpallje që i është dhënë Pejgamberit nga Krijuesi Gjithësisë. “Ai (Muhamedi) nuk flet nga veta e tij. Ajo që e thotë s’është (gjë tjetër) pos shpallje që i frymëzohet” , prandaj, duhet kuptuar se çdo thënie, veprim, miratim, pëlqim i Profetit ndaj një vepre, ka burimin nga Zoti, andaj edhe është bazë e dytë, pas Kur’anit, në ndërtimin e fesë, jetës, ligjit. Profeti Muhamed ka qenë transmetues dhe interpretues i vullnetit të Zotit dhe komentues i ligjërimit hyjnor-Kur’anit. Roli i sunneti. në ndërtimin e shoqërisë dhe të së drejtës është i patejkalueshëm dhe i domosdoshëm, ngase vetëm në traditën e tij mësojmë në praktikë fenë dhe të drejtën e Sheriatit. Se sunneti është burim i sheriatit ka bazën e vet ligjore në vetë Kur’anin ku Zoti i lartëmadhërishëm thotë: “Çka ju jep (urdhëron) i dërguari (Muhammedi) merreni, dhe atë që ju ndalon ai largohuni nga ajo....” .

Lloji i parë është sunneti i cili ka norma të ngjashme dhe përputhet me burimin e parë të së drejtë së Sheriati, pa shtuar as munguar asgjë në norma, ligje etj, shembulli i tillë është urdhërimi për agjërim, që në të njëjtën mënyrë e gjejmë edhe në Kur’an.
Lloji i dytë është sunneti i cili komenton-sqaron normat, dispozitat, ligjet, urdhëresat, ndalesat etj, të burimit të parë të së drejtës së Sheriatit (Kur’anit) që janë të pa detajizuara, e që nuk mund të kuptohen pa sqarimin e sunnetit, shembull për këtë kemi: pastrimi i tërësishëm i trupit pas marrëdhënieve intime, mënyra e të falurit, tatimi vjetor, etj.
Lloji i tretë është sunneti i cili paraqet ndonjë dispozitë, normë, ligj, urdhër,ndalesë etj. që nuk e ka cekur Kur’ani, por që e ka aplikuar dhe sqaruar Pejgamberi. Shembull për këtë kemi, ndalesën e veshjes së mëndafshit për meshkuj, ndalimi i bartjes së arit për meshkuj, etj.
Sa i përket fjalëve të Profetit ato në gj. Arabe quhen “Hadithe”, dhe këto hadithe kanë disa kategori, por ne do t’i përmendim vetëm disa më esenciale duke mos u zhytur shumë në këto terminologji, ngase ka disa shkenca të posaçme në të drejtën e Sheriatit për studimin e mirëfilltë të burimit të dytë të së drejtës së Sheriatit, kategoria e parë: janë Hadithet e vleftëshme që lejohet të mbështetemi për bazë ligjore dhe kategoria e dytë : janë ato hadithe të pavlefshme të tjetërsuara të bastarduara që nuk lejohet kurrsesi të punojmë me të për t’i marrë si bazë ligjore.

Kategoria që lejohet të punohet janë sipas këtij klasifikimi:

Hadithi Kudusij ( hyjnor).
Hadithi Mutevatir (autentik).
Hadithi Sahih (i vërtetë).
Hadithi Mesh’hur (i afirmuar).
Hadithi Ahad (i vetmuar).

Kategoria e dytë që nuk lejohet janë sipas këtij klasifikimi:

Hadithe të dobëta (në transmetim).
Hadithe Mevdu’ë (të trilluara) dhe ndonjë tjetër për shkaqe bastardimi.

Pasi All-llahu xh.sh. vendosi që Muhammedi s.a.v.s. të jetë Pejgamberi i fundit dhe vula e Pejgamberisë pas të cilit nuk do të dërgohet Pejgamber e as që do të shpallet libër nga qielli, e siguroi njerëzimin prej këtij rreziku, dërgoi me Muhammedin s.a.v.s. një popull komplet. Për atë, dërgimi i Muhammedit s.a.v.s. ishte dërgim i shoqëruar, dërgimi i Pejgamberit i lidhur me dërgimin e popullit (Ummetit). All-llahu i Madhërishëm e karakterizoi popullin (Ummetin) e tij me veti të cilat nuk i përkasin vetëm se të Dërguarit, pa Pejgamberi, të urdhëruarit prej All-llahut, dhe thotë: "Ju jeni populli më i dobishëm, i ardhur për të mirën e njerëzve, të urdhëroni për mirë, të ndaloni nga veprat e këqia dhe të besoni All-llahun…", po ashtu thotë: "Dhe ashtu (sikur u udhëzuam në fenë islame) ne u bëmë juve një popull të drejtë (një mes të zgjedhur) për të qenë ju dëshmitarë (në ditën e gjykimit) ndaj njerëzve, dhe për të qenë i Dërguari dëshmitar ndaj jush …"

Në hadithin e Pejgamberit ka ardhur konteksti i njëjtë. Pejgamberi s.a.v.s. një grupi sahabesh u ka thënë: "Ju jeni dërguar lehtësues, e nuk jeni dërguar rëndues"

Këto ndjenja të përgjegjësisë së misionit dhe urdhërimit, i mbushnin kraharorët e sahabeve – All-llahu qoftë i kënaqur me to dhe atyre që i ndjekin ata me sinqeritet (tabi’inët). Për atë, kur e pyeti Rustemi, komandanti i ushtrisë persiane, zotëriun tonë Rib’ij Ibën Amirin, të cilin e dërgoi komandanti i përgjithshëm i ushtrisë muslimane zotëriu ynë Sa’d Ibën Ebi Vekasi – All-llahu qoftë i kënaqur me të, me kërkesën e Rustemit, i tha: Pse erdhët? (Rib’iju) u përgjigj duke i thënë: "Neve na dërgoi All-llahu që ta nxjerrim ate që do prej robërve, nga adhurimi i idhujve në adhurimin e All-llahut të vetëm, dhe prej ngushtësisë së kësaj bote në gjerësinë e saj, si dhe prej dhunës së feve në drejtësinë e Islamit".

Dhe kjo është ajo gjë e cila pati ndikim në zhvillimin e njerëzimit, e kjo për sa u përket njerëzve, ishte eksperiencë e re në historinë e feve, në historinë e zhvillimit të popujve dhe në historinë e drejtimeve. Bëri kthesë në histori, sepse aktualiteti të cilin e jetonte bota njerëzore në shekullin e VI-të të erës sonë, gjë që është realitet në çdo kohë, ishte më i gjerë dhe më i lartë se sa të ndikojnë në të individë të devotshëm. Kur’ani dëshmon për ekzistimin e individëve të devotshëm te çifutët mbi të cilët ra hidhërimi i All-llahut, dhe thotë: "Ata (ithtarët e librit) ka që janë në rrugë të drejtë, gjatë natës lexojnë ajetet e All-llahut duke u lutur. I besojnë All-llahut dhe ditës së gjykimit, këshillojnë për të mirë dhe largojnë nga të këqijat, përpiqen për punë të dobishme, e edhe ata janë prej të mirëve".

(vijon)

21
F.S.NOLI shkrimtar i madh e politikan i vogel

Paraqet,Sabri Selmani

Më shumë se gjithkush vlerat reale të Nolit në kuptimin historik, në fushën e ndihmesës së tij në jetën kombëtare shqiptare i kanë zbehur e njollosur pikërisht ajo kategori " nolistësh fanatikë ditirambistë" që kanë dashur të bëjnë njëfarë shenjtërimi të rremë të një nolizmi të sajuar ose të fryrë pör qëllime personale.
"Askush nuk mund të mohojë se Fan Noli është një persoanlitet i shquar i historisë sonë kombëtare që është përkëdhelur më së shumti nga studiuesit, politikanët, opininoni publik". Kjo ka frenuar së tepërmi njerëzit të peshojnë si duhet vlerat, antivlerat e dhe pseudovlerat e nolizmit.
Kjo i bën ende të guxishëm disa nolistë fanatikë që të vërsulen me inat e pa arsyetime bindëse kundër cilitdo që mendon se duhet një qëndrim më objektiv dhe realist ndaj trashëgimisë së vërtetë të Nolit dhe sidomos ndaj vlerave e ativlerave që janë afishuar në fanolizmin politik të prodhuar kontrabandë nga ithtarët e Nolit për interesa të një rryme të caktuar politike.
Gazeta "Sot" më 16 maj ka shkruar se pas Kongresit të dytë ortodoks shqiptar të vitit 1929, që miratoi dhe Kanunoren e KOASH : "Fan Noli nga SHBA mbajti qëndrim kundër Kishës së re autoqefale shqiptare, sinodi i së cilës kishte qenë programuar në fillmn të shkurtit në rezidencën e Zogut dhe ishte një krijesë e politikës fetare të kundërshtarit të betuar të peshkopit të mërguar". Edhe pse ky fakt mund të jetë i paknëdshëm jo vetëm për nolistët, përsëri nëse shkruesi ka vërtetë mbështetje dokumentare nuk ka bërë ndonjë herezi që e ka vënë në dukje për puiblikun.

Noli tregoi veten politikan nga më të këqinjtë. Detyra e politikanit është në radhë të parë të kryejë mirë e me sukses detyrat që duhen kryer në kohën kur i takon të merret me politikë, në radhë të dytë të kryejë ato detyra që ka marrë pësipër. Unë i besoj përkufizimit se të merresh me politikë do të thotë në radhë të parë të parashikosh, pra të jesh edhe vizionar edhe njeri i veprimit ( jo fallxhor). Noli kurrë nuk tregoi aftësi të tilla. Noli dështoi në parashikme. Noli pësoi fiasko në veprime. Rexhep Qosja dhe jo Abdi Baleta ka shkruar në "Panteoni i rralluar" shumë vite përpara se : ": në jetën politike të shqiptarëve Noli ka dështuar pse nuk e kishte atë vendosmërinë e revolucionarëve të vërtetë, aq sa edhe për shkak se programit i tij demokratik ishte një hap tepër i gjatë dhe i papërligjur nga dialektika e zhvillimit shoqëror në kontekstin e atëhershëm historik dhe shoqëror të shqiptarëve. Noli ka dështuar si demokrat dhe ne kemi humbur demokracinë kur atë nuk e kanë pasur as popujt tjerë të Ballkanit".
Noli me shumë fjalime të tij në parlament të kujton disa deputetë të sotëm që dinë të kërkojnë qiqra në hell po nuk dinë as si mbillen qiqrat, as si bëhet helli, as se çfarë mund të piqet e çfarë nuk mund të piqet në hell.

Ta pyesim pak atë historianin nolist ; " cili popull e kishte zgjedhur Nolin për kryeahengxhi të anarshisë? Një grusht politikanësh aventurierë që braktisën Tiranën dhe u vendosën në Vlorë, që bënë për vete disa ushtarakë aventurierë , që krijuan disa komitete të paligjëshme, njësoj si "komitetet e shpëtimit publik" në pranverën e vitit 1997 dhe e zhytën Shqipërinë në kaos e luftë civile? Mos vallë vetëm për hir të "ahengut nolian" të qershorit 1924 edhe Rexhep Qosja në pranverën e vitit 1997 e cilësoi serinë e dytë të këtij ahengu të vdekjes si "revolucion të vonuar demokratik

Noli edhe në Lidhjen e Kombeve u tall me parlamentarizmin, nuk bëri kurrë zgjedhje. Pse i paska pëlqyer aq shumë "ahengu nolian" historianit Masar Kodra? Pse u shkri nga qejfi Rexhep Qosja kur ky aheng gjëmoi po nga Vlora pas 73 vitesh? Apo pse në Shqipëri u krijua "parlamenti i kallashnikovit" në qershor të vitit 1997? Pse kërkon patjetër Agim Vinca që të gjithë të pranojnë se Noli ka qenë politikan vizionar? Mos me këtë do që të mbështesë idenë se në Shqipëri "ahengjet politike" duhet të bëhen vetëm sipas avazeve të nolizmit? E kemi të qartë se edhe përtej kufinjëve të Shqipërisë londineze ka individë, rryma e forca politike që bëhne zevzekë për çdo kritikëë ndaj politikanizmit të Nolit sepse u pëlqejnë ekssperimentet e situatat si ato që u bënë me "revolucionin e vonuar demokratik" të vitit 1997 që shkatërroi Shqipërinë dhe nga bandat e rebelimit të jugut që përsëritën në çdo pikëpamje skenarët e "revolucionit nolian të vitit 1924".

E ka thënë Rexhep , që Noli suksesin më të madhe e ka si përkëthyes. Nuk kam shkruar unë por Qosja për Nolin : "...vjershat e tij dalin pamfletiste e qërime hesapesh me armiqtë e tij politikë. Për më tepër ai del disi si tepër jo modest si poet që ka ngritur veten tek roli i një çlirimtari duke u krahasuar me shëmbëlltyrën e shenjtë të Jezu Krishtit dhe si politikan megalloman që kapardiset se do të përmendet përgjithmonë, si një mesi i popullit tonë..." Unë vetëm po shtoj se këtë figurë të Nolit duan të na imponojnë gjithë nolistët, sepse duan përmendoren e Nolit politikan që të rrinë vet nën hijen e saj. Atëherë ku i gjeti Vinca fjalët e mia se Noli është bejtexhi?! Po nëse vjershat janë politike kjo sipas mendimit të Vincës e afron më shumë autorin me bejtexhiun apo me poetin? Historianët e pedagogët e tjer le të na jëpin një përgjigje të saktë se cili është më poet e cili më bejtexhi Noli kur rreshton vargje "ngrihuni, korrini, bjeruni katundarë e punëtorë që nga Shkodra gjer në Vlorë", apo Hasan Zyko Kamberi kur vjershëronte shumë kohë para Nolit " Kadiut po t'i rrëfesh paranë, ters e vërtit sherianë.

Pas vitit 1990 nolistët ndërruan taktikë, filluan në kërkonin rrugë për të mohuar çdo afërsi të nolizmit me komunizmin. Më hapur këtë e bëri Naum Prifti. Ai arriti deri atje sa të mohonte që Noli kishte vendosur marrëdhënie diplomatike me Bashkimin Sovjetik, gjë që e kishin vërtetuar shkëlqyeshëm nolistë të tjerë si Arben Puto.

Për t'u çliruar pakëz nga ngërçet teorike që ia shkaktojnë stereotipet noliste-enveriste në radhë të parë do t'i rekomandoja forumistave të marrin e të studiojnë librin e Hysamedin Ferajt "Skicë e mendimit politik shiptar" që është një vepër e politologjisë së mirëfilltë, që ka kaluar edhe në miratimin shkencor në Tiranë. Në kët vepër ju do të gjeni analizën teorike të nolizmit si varianti shqiptar i panballkanizmit, si shtruesi i rrugës së komunimzit në Shqipëri, si teori e praktikë e dështuar politike, si përgatitës i enverizmit dhe tani si maskë e enverizmit. Atëherë do të ketë një mundësi më shumë që të frenoni veten e të mos kërcej përpjetë kur lexon edhe shkrime si të miat polemizuese në stil më propagandistik
Austini një amerikano-kanadezi me nderrshmërinë e studiuesit ka dhënë shumë gjëra që nuk u kanë pëlqyer dikur nolistëve tanë fanatikë që e "kanë ndihmuar". Nga ana tjetër në kushtet e reja këta nolistë kanë qenë të interesuar që disa gjëra që shkelin tabutë të thuhen nëpërmjet një të huaji që të mos mbeten për t'u thënë më troç për herë të parë nga studiues shqiptarë.

Më saktë se Austin në ndikimin e nolistëve këtë çështje e ka parashtruar britaniku Xhulian Ameri që i ka njohur mirë shqiptarët e punët e shqiptarëve. Ai thotë : " Konflikti midis Zogut dhe Fan Nolit ka qenë përfolur si një luftë për pushtet midis "konservatorëve" dhe "progresistëve". Por në këtë rast, ashtu sikurse pothuaj në të gjitha kryengritjet shqiptare, dallimi midis palëve kundërshtare kishte karakter gjeografik dhe grupazhi, më tepër se një karakter opinioni apo rendi shoqëror" ( "Bijtë e Shq ipes", botim shqip, Tiranë 2002, f.37

Kiel-Gjermani

22
Zëri Letrar / Kadare dhe rryma e tij katolikocentrike
« ne: 26-02-2009, 09:41:34 »
Kadare dhe rruyma e tij katolikocentrike

Paraqet: Sabri Selmani


Kadareja duket se nuk lexon libra te autoreve perendimore qe ne përgjithësi i trajtojne me objektivitet problemet e historisë, te marredhenieve Lindje-Perëndim, te Perandorise Osmane, te pozites se shqiptareve ne këtë Perandori, te karakterit te luftrave qe ka bërë Skenderbeu, te kryqzatave, te ndarjeve fetare, ideologjike, politike etj. Kadareja për të gjitha këto perdor vetëm te drejtën e pakufizuar qe i njihet shkrimtarit për te bërë letersi dhe qe ai e kupton si liri për te trilluar bukur, edhe kur vuan e vërteta historike dhe shtrembërohet realiteti politik ,shoqëror etj.
Pushtimi osman një pjesë te madhe te Ballkanit e ka gjetur te shkeputur nga Perëndimi. Kurse trojet shqiptare ishin vetëm pika ku ndeshej Lindja me Perendimin. Skenderbeu ishte po aq aleat me lindoret ortodokse, sllavet, rumunet sa me perendimoret katolike, mbretin e Napolit, ishte madje shpesh armik me Venedikun dhe i pakenaqur me Vatikanin.

Po të nisesh nga pozitat e goditjeve qe mori shovinizmi e ekspansionizmi serb nga pushtimi osman i duhet dhënë plotësisht te drejtë Predrag Simiçit kur shprehet se te keqijat ne Ballkan filluan me myslimanizimin e shqiptareve, sepse qysh atëherë u be e fortë “diga shqiptare” për te ndaluar vershimet sllave me tej. Për serbet e keqe për Ballkanin quhet ajo qe është e keqe për qëllimet shoviniste serbe. Prandaj serbet gjithnjë janë perpjekur t’u rrasin me zor ne kohe shqiptareve se e keqja edhe për këta ka qenë sundimi osman e myslimanizmi. Ata shqiptare qe vazhdojnë te perhapin këtë perralltari serbe mendojnë si serbe e jo si shqiptare, bëjnë punën e serbeve e jo te shqiptareve.

Edhe tek Kadare me sa duket ka ngjitur hija e “mitit te viktimizimit” qe kanë perhapur serbet ne Ballkan përderisa shkruan “popujt ballkanas qendrojne përpara portave te Europes pa mundur te fshehin dot shenjen qe u ka lënë ne trup e ne ndërgjegje Perandoria Osmane” (“Korrieri” 25.8.2001). Mirë shqiptarët e boshnjaket qe u myslimanizuan ne masë, po grekeve, serbeve, bullgareve, kroateve, slloveneve, rumuneve, çfare shenjë u la ne trup Perandoria Osmane qe s’i pranon Europa? Ruset, ukrainasit, bielloruset, sllovaket nuk ishin nën Perandorine Osmane. Greket tashmë Europa i ka pranuar, megjithëse ata mbeten “lindore” e nuk bëhen dot “perendimore”.

Prandaj Kadareja dhe te tjerë qe ndjekin idetë e tij i bëjnë vetëm sherbim te keq kombit shqiptar qe perserisin pa pushim fjalët urrejtje për osmanet ne histori dhe myslimanet sot, dhe ua përshkruajnë Ballkanin si një gjymtyre te Europes te amputuar nga xherahet e dikurshem osmane qe tani e paskan marrë përsipër ta ngjisin e ta bëjnë funksionale kirurget e sotëm nga Europa Perendimore. Autorja angleze Viktoria Klark ne faqen e fundit te librit te saj (414) ka bërë një konstatim qe i shkon si përgjigje me e përshtatshme propagandës se Kadarese për integrimin e Ballkanit ne Europe: “Është vështirë te merret me mend se si Ballkani e Rusia ne Lindje mund te integrohen me pjesen tjetër te Europes nëse te dy anet e kontinentit nuk i shtrohen punës për te ndryshuar, për t’u marrë vesh. Pa një njohje te ndersjelle me te madhe te asaj qe Perëndimi e Lindja humben nga njeri-tjetri me “Shizmen e madhe”, pa përpjekje për te rivendosur barazpeshen, duhet të kemi shumë frikë”.

Nderhyrja e NATO-s ne Kosovë ishte prova e pare se bombat e te krishtereve mund te hidhen edhe mbi te krishteret, se Ballkani nuk është njesi uniforme me vete, se integrimi ballkanik nuk është lehtesisht i arritshem ne kuadrin e perspektives se Europes se Bashkuar.

Kadaretë mund të jenë nga çifutët
spanjollë që ikën nga inkuizicioni në vitin 1492, u
vendosën në Selanik me dashamirësinë e Sulltanit dhe atje
një pjesë, në shenjë nderimi për Baba Dovletin, u
myslimanizuan dhe u shpërndanë si nëpunës besnikë në tërë
Perandorinë.

Kiel, Gjermani

23
Tema Aktuale / Akademia e sunduar nga sllavo-vllehet...
« ne: 26-02-2009, 09:37:18 »
Une nuk e di,ket pyetje duhet ta drejtoni tek autori i shkrimit.

24
Tema Aktuale / Akademia e sunduar nga sllavo-vllehet...
« ne: 26-02-2009, 08:40:43 »
Akademia e sunduar nga sllavo-vllehet...

Paraqet, Sabri selmani

Akademia e Shkencave, me ane te Kongresit te Drejteshkrimit te gjuhes shqipe, nuk krijoi gjuhen letrare, sic pretendohet rendom, por ate standarten dhe mohoi gjuhen e atyre qe formuan gjuhen dhe kulturen shqiptare me sfond europian dhe evidentoi antikulturen shqiptare me sfond sllav.

Kjo ndjehet ne Shkoder ne dy institucione kulturore, qe jane me kryesoret e popullit shqiptar: ne fototeken Marubi dhe ne veprat e Eterve franceskane, dhe pikerisht keto dy institucione goditi Akademia e Shkencave e RPSSh.
Jane gjetur dokumenta qe vertetojne zbatimin kryeulet te ketyre orthodokseve antishqiptare te politikes servile ndaj Beogradit dhe Athines.

Kiel, Gjermani

25
Pse Deklarata e Shpalljes së Pavarësisë nuk na e solli pavarësinë?

Paraqet, Sabri Selmani

Deklarata e Pavarësisë së
Kosovës e 17 shkurtit 2008
ishte një hap përpara, për
shkak të njohjes ndërkombëtare. Por,
në të njëjtën kohë, kjo deklaratë
paraqet tre hapa mbrapa, sepse është
e lidhur me zbatimin e Planit të
Ahtisaar-it, mbikëqyrjen ekzekutive
prej dy misioneve ndërkombëtare mbi
bazën e Rezolutës 1244, dhe sepse ia
mundësoi Serbisë zgjerimin e kontrollit
brenda Kosovës.
Plani i Ahtisaar-it: Deklarata e shtrëngon
Kosovën për ta zbatuar Planin e
Ahtisaar-it, i cili e ndan vendin tonë
mbi baza etnike. Ai krijon brenda
Kosovës një entitet territorial serb
përmes 'decentralizimit', që do të
kishte lidhje vertikale me institucionet e
Beogradit. Po ashtu, ky plan të gjithë
trashëgiminë ortodokse të Kosovës e
definon si 'serbe', duke na shpronësuar
prej kulturës sonë dhe duke na
ndarë mbi baza fetare. Ai ia mohon
Kosovës pasjen e një ushtrie për ta
mbrojtur veten, kurse Serbisë ia
mundëson zhvillimin e mekanizmave
për ta mbrojtur kontrollin e saj brenda
Kosovës. Plani u mendua të ishte
çmim që duhet t'ia paguanim Serbisë
në shkëmbim të njohjes së pavarësisë.
Institucionet po e zbatojnë Planin pa
na njohur Serbia.
Mbikëqyrja ndërkombëtare dhe Rezoluta
1244: Deklarata përfshiu një
ftesë drejtuar dy misioneve ndërkombëtare
për mbikëqyrjen dhe zbatimin e
Planit të Ahtisaar-it dhe sundimin e
ligjit. Asnjëri prej tyre nuk ka rol
këshillues. Këto misione - Zyra Civile
Ndërkombëtare (ICO) dhe EULEX-i -
kanë pushtet ekzekutiv dhe nuk i japin
llogari e përgjegjësi institucioneve të
Kosovës. Ato janë ligji i vërtetë sepse
qëndrojnë mbi ligjin. Vetëm misioni
EULEX do të shpenzojë 364 milion
euro vetëm në vitin e parë. Ne nuk
duam policë. Pse të mos shfrytëzohet
këto para për ta përmirësuar arsimin
dhe sistemin shëndetësor?
Deklarata po ashtu përmban zotimin e
e veprimit në përputhje me parimet e
Rezolutës 1244, e cila ish Republikës
Federale të Jugosllavisë (tash
Serbisë) ia njeh sovranitetin dhe
integritetin territorial mbi Kosovën! Si
rrjedhim, UNMIK-u është ende këtu,
kurse policët e shteteve të ndryshme
që kundërshtojnë pavarësinë e
Kosovës, siç është Rumania, janë
lejuar që të shërbejnë këtu. EULEX-i
'neutral ndaj statusit' edhe pse ka ardhur
këtu për ta zbatuar ligjin nuk e njeh
zyrtarisht Kushtetutën e Kosovës!
Strategjia e Serbisë brenda Kosovës:
Përderisa institucionet e Kosovës po e
festonin deklaratën dhe po përqendroheshin
në njohjet e reja, Serbia po e
planifikonte zbatimin e strategjisë së
vet e cila ka qy qëllime:
1. Mënjanimin e kufirit zyrtar ndërmjet
Kosovës e Serbisë dhe forcimin e
kufirit të ri në lumin Ibër. Këtë synim
Serbia e ka arritur duke i djegur pikat
doganore ndërmjet Serbisë dhe
Kosovës. Që prej asaj dite, pikat
doganore kanë funksionuar 54 km në
jug afër Mitrovicës. Duke u siguruar që
EULEX-i është 'neutral ndaj statusit'
dhe vepron në përputhje me Rezolutën
1244, ky kufi zyrtarisht ende definohet
si 'kufi administrativ', e jo kufi ndërkombëtar.
Dhe së fundi, duke organizuar
sulme të organizuara të dhunshme mbi
shqiptarët në pjesën veriore të qytetit
të Mitrovicës, dhe pa asnjë përndjekje
a dënim, strukturat paralele të Serbisë
treguan që autoriteti i institucioneve të
Kosovës nuk shkon matanë lumit Ibër.
2. Forcimin e institucioneve dhe strukturave
të Serbisë brenda Kosovës në
mënyrë që t'i krijojë themelet e entitetit
territorial dhe institucional autonom
serb. Serbia ia ka arritur kësaj duke
bojkotuar ShPK-në e cila i raporton
institucioneve të Kosovës; duke i
okupuar institucionet tjera si hekurudhat
dhe gjykatat; si dhe duke i zgjedhur
strukturat paralele serbe nëpërmjet
zgjedhjeve nacionale dhe lokale të
Serbisë të mbajtura brenda Kosovës
më 11 maj 2008. Edhe pse UNMIK-u
tha që nuk do t'i njeh këto struktura të
reja, ata plotësisht po bashkëpunojnë
me këto struktura.
Serbia është shpërblyer për këtë
strategji, duke i ofruar asaj më shumë
negociata të cilat çuan në Planin 6-
Pikësh, e i cili shkon përtej Planit të
Ahtisaarit dhe i cili edhe më tutje e
ndan Kosovën territorialisht dhe institucionalisht.
Dhe sikur kjo të mos
mjaftonte, Serbisë me siguri që së
shpejti do t'i ofrohet statusi i kandidatit
për në BE.
Në mënyrë që të jemi sovran e të
pavarur, me integritet territorial e
demokraci, ne duhet të kemi:
- Të drejtën për të pasur ushtri
- Kontrollimin e policisë sonë
- Kontrollimin e burimeve tona dhe
një plan ekonomik për zhvillim
energjetik dhe të bujqësisë
- Qeverisje pa ndërhyrje nga misionet
ndërkombëtare ekzekutive
- Refuzimin e Planit të Ahtisaar-it
dhe Planit 6-Pikësh
- Arrestimin dhe shpërbërjen e strukturave
të paligjshme paralele të
Serbisë.


Lëvizja , Vetëvendosje

Faqe: [1] 2