Profile of Albberg

×

Permbledhja

Albberg Zërist

Stats for Albberg
Posts:   130 (0.022 per day)
Personal Text:   Zeri YT
Data e regjistrimit:   24-06-2005, 11:17:07
Last Active:   31-08-2005, 13:28:48
Gjinia:   Mashkull
Age:  
Offline Offline

Messages - Albberg

1
Ndjenja / : A do te dashuronit shoqen ose shokun tuaj te ng
« ne: 15-08-2005, 04:29:28 »
Pikes i ke rene Lisa.
Une kam patur nje shoqe shume te ngushte ne fakultet por ngaqe kisha frike se do humbisja shoqerine nuk i thashe asgje.
Ndoshta bera mire se ruajta nje shoqe por ndoshta me shume bera gabim se humba me shume se nje shoqe.

2
Pyetper / : Kush është qyteti më i bukur shqiptar ?
« ne: 15-08-2005, 04:22:37 »
p.s. mire qe s'te paskam thene nga jam une me te vertete se kushedi c'do kishe thene per qytetin tim. Lol; it goes to prove that anyone will find smth. about anything. Ncncnc

Pse s'thua se je nga qyteti qe duhet te ishte kryeqyteti i shqiptareve.
A sa me ka marre malli per t'a pare njehere Shkodren! Shume e shajne por me beso se ja kan inatin.
Per kete te paska ardhur inat qe shkruaj Korca e Prizreni ty. Paske patur te drejte por me duket se kam permendur dhe Shkodren.
Shkodra ka qene dhe eshte me shume se qytet gjithmone, ajo eshte si San-Marino.

3
Teologjia / : A keshillohet te nderrosh fene?
« ne: 13-08-2005, 16:58:44 »
Shqiptaret e kishin nje fe - kristianizmin (katolik dhe ortodoks) qe me besnikeri eshte ruajtur vetem nga nje pakice qe meriton shume respekt.
Ndersa pjesa tjeter e detyruar nga pushtimi i gjate osman nuk mundi te beje dot balle.
Perderisa ne e kemi nderruar besimin atehere ate mund t'a nderrojme perseri.
Zoti i bekofte te gjithe ata qe munden permes sakrificave te ruajne besimin e te pareve tane!

4
Diskutime / : Jane femrat shqiptare te bukura?!
« ne: 13-08-2005, 16:25:55 »
Femra shqiptare eshte relativisht e bukur. Bukuria fizike ndoshta nuk i mungon por bukuria shpirterore po.
Them se kjo e dyta i mungon per faktin se ajo eshte rritur ne nje mjedis teper te eger e keshtu qe ajo nuk ka arritur te pasurohet shpirterisht.
Shoqeria shqiptare e ndrysh shpirtin e femres shqiptare.
Harrohet se duke ndrydhur shpirtin e saj, ne fakt ndrydhet shpirti i nje kombi.

5
Bota Sot / : Ndjenjat anti-amerikane kudo ne bote
« ne: 12-08-2005, 12:44:25 »
Nobody
Cdokush e ka mendimin e tij, ne ket rast edhe ti. Me trego te lutem nje citat qe ti ndoshta e din se eshte ndryshuar. Mbasi qe e kam nje Kuran te ri dhe nje Kur'an bukur te vjeter ne shtepi do te mundem qe te e bej krahasimin. Feja islame nuk njeh "Pap" prandaj edhe nuk mundet qe nje person te e vendos ndryshimin e Kur'anit.
Me siper te thash, ndoshta e ke fjalen per interpretimet, komentimet e Kur'anit qe ndoshta do te ndryshojne, por origjinaliteti i ajeteve te Kur'anit eshte e pamundur qe te ndryshojne.


Albberg
Amerika hyri ne Irak me genjeshtra dhe me manipulime, ato nuk than ne fillim qe do te shkojme te luftojme kunder Sadamit sepse ai eshte terrorist, por thane se ai Sadami posedon arme kimike qe Amerika duhet te i shkateroj perpara se Sadami te i perdor. Árme kimike Sadami nuk kishte. Bushi, Chenney, Rumsfeld, Powell, Wolfowitz etj.etj. genjyen. Simbas ligjit keto persona duhet te denohen sepse me qellim e mashtruan opinionin boteror. Ne gjyq ai person qe genjen pernjeher ndeshkohet dhe deshmia e tij nuk pranohet asnjeher me ne gjykat.


E kuptoj fare mire ate qe do te thuash por ki parasysh se bota eshte ndertuar ndryshe.
Keshtu dhe une mendoja dikur, sepse lexoja shume dhe besoja shume ne ato qe lexoja, mirepo jeta eshte krejtesisht ndryshe.
Pershtatju kushteve e vendit ku jeton dhe gjeje veten sa me mire ne zhvillimet mbareboterore qe te mos ngelesh jashte orbites sepse pastaj mbetesh nje asteroid qe je i destinuar te perplasesh diku.
A me kupton drejt?
Idealet dhe idealizmi jane tashme nje kohe e kapercyer, gjerat jane bere me konkrete e me te kapshme.
Bota eshte interes. Rreth interesave sillen te gjithe si planetet rreth diellit ( se te bera shume astronomi).
Keshilla ime shoqerore do te ishte: Shikoji gjerat me nje sy tjeter e me nje mendim tjeter!
Eshte si bixhozi ne kazino. nese di t'a vertitesh fiton, ne te kundert le gjithcka.
Mua dhe ty na intereson politika afer syrit tone, afer veshit tone, afer gojes tone. Politika e madhe eshte kafshate qe nuk kaperdihet.

6
Zëri Letrar / : çfarë libri po lexoni?
« ne: 12-08-2005, 12:30:08 »
Kam disa dite qe po lexoj nje liber per historine e etruskeve.
Etrusket jane nje enigme.

7
Ndjenja / : Besoni ne dashuri me shikim te par
« ne: 12-08-2005, 11:49:00 »
Me shikim te pare mund te rrembehesh, vecse ajo nuk mund te quhet dashuri por dalldisje.
Ashtu sic e gjen ashtu dhe e len-pra ne rruge.



8
Ndjenja / : Cfare ju terheq me shume tek nje femer ose mashk
« ne: 12-08-2005, 11:45:58 »
dynjaja albberg krejt qefe qefe na eshte bere sot ... :)


Lene mos pyet Enea.
P.sh. per mua faktor vendimtar ne gjetjen e fatit tim ka qene menyra e komunikimit. Pra gjuha.
Mund te jete shume e bukur por nuk di te lidhi dy llafe e po ashtu mund te jete me pak e bukur por komunikuese.
Komunikimi eshte shprehje e botes se brendshme shpirterore dhe si i tille meriton vleresim.


9
Historia Shqiptare / : Troja, qytet Ilir ( Shqiptar )
« ne: 12-08-2005, 11:31:46 »
Albberg,
Po jua besoj kete rrefimin tuaj ngase une pere veten time jam rritur me gjarperinjë(mos e merrni ne gjungel amazoni) por ne mes te kosovës, qysh nga mosha e vogël i kam pasur kontakte me keta gjarperinjë. Ne te vertete une shifnja vetem nje gjarper i cili truponte permes shtepis sonë perdhese që të futej në një vrim tjeter të themelit...
Siç e pata thën edhe me lartë shtepit tona atëhere ishin pa ciment. Themelet ishin të drenuara me gur të thyer që të qarkulloje uji i shiut e gjatë veres ne ato themele qarkullon te gjarpei i shpisë.
Deri von kam menduar se gjarpinjt ndegjojn por jo, ata nuk posedojn vesh dhe te gjithe ndjenjat i shijojn permes gjuhes se tyre dhe hundes.
Nganjehere flisnim ngadale me gjyshin tim, se thoshte e trazon gjarpnin e shpisë....keshtu ishte besimi ne popull.
Tek ne gjarprinjet e shtepis jan ngjyrë të gjelbert, goja e tyre është shumë e skuqur, gati si flaka. Per çudi nuk frgoheshin fare nga ne por nganjehere pulat qe i kishim ne oborr e sulmonin gjarperin dhe shpeshëhere gjenim gjarpinje te mbytur nga pulat e kurrsesi nga njeriu.
Perpos adhurimit të gjarpnit te shtepisë ne atje ne drenicë deri vonë skulptonim mbi kaptyllin e djepit gjarperinjë të gjelbërt në shenjë simboli te ringjalljes se familjes permes simbolit te gjarperit se aty ku ka themele ka edhe gjarprinjë dhe aty ka edhe jetë.


Pra tek shqiptaret ekziston kulti i gjarperit. Nga e ka origjinen kjo Kreksi nese mundesh?
Kam degjuar dicka por pelqej te lexoj dicka me interesante.

10
Pyetper / : Kush është qyteti më i bukur shqiptar ?
« ne: 12-08-2005, 11:26:11 »
Avash mo ti, avash. Keq me vjen por s'ka si populli den baba den i Tiranes. Kane cilesi qe s'i kane krahina te tjera. Jane njerez te dashur, te kuptueshem, te sjellshem, mikprites, njerez pa gjykime. Mos shiko sot ti qe jane perziere njerezit dhe e quajne veten Tiranas (mos ma marre njeri per keq kete). Yeah, dhe gocat dhe cunat i ka si shpirt....por eshte me shume se kaq e me vjen keq qe i paske mbajt syte vec tek siperfaqesorja. ;) Mjafton te besh muhabet me tiranasit dhe do e kuptosh sa alegro jane...njerez te qefit, xhymerte, njerez pa hile e mentalitete qe ti bojn nervat kacurrel. Vallaj ne Tirane ndihem shume rehat dhe kam respektin me te madh per Tironsit. Plus qe o kryeqyteti i Shqiperise.

Ti naqe, s'ju pergjigje pyetjes sime....Korcar je?

Po te ishe me te vertete nga ata qytetare tiranas per te cilet ushqej respekt te vecante, sinqerisht qe as do lodhesha te shkruaja me.
Tiranasit e vjeter jane njerezit me te urte, me te qete, me te njerezishem qe ka trualli shqiptar.
E di, ketu ne Belgjike i krahasoj qytetaret e Brukselit me ata qytetare te vjeter te Tiranes.
Kur kalosha neper rrugica kenaqesha duke degjuar se si flisnin, me cfare qetesie e cfare embelsie.
Ketu pajtohem Bruna me ty.

11
Bota Sot / : Ndjenjat anti-amerikane kudo ne bote
« ne: 12-08-2005, 11:15:26 »
Albberg, cfare i beri Iraku Amerikes qe keto e okupuan? Ti mos e krahaso luften kundra terrorizmit me luften kundra fashizmit se dallimet jane si nata me diten. Diheshte kush ishin fashistet, mirepo kusha jane terroristet? Nese Bin laden quhet si kryeterroriste, ateher duhet me e lexuar te kaluaren e tij, kush ka qen ai me pare. A nuk ishte ai Bin Laden agjenti i rekrutuar nga CIA?
Misioni i Amerikes eshte kontrollimi i naftes ne vendet arabe. Ekonomia e Amerikes simbas statistikave shkon ne rramje ne krahasim me Kinen dhe Bashkimin Europian, keshtuqe Amerika e nxit dhe e  manipulon luften kundra terrorizmit qe te i jape vetit te drejte qe te i sulmoe vendet arabe.
Me kete politik te qeveris amerikane, bota asnjehere nuk do te behet me e sigurt.

Nobody, shkrimi yt ne pergjithesi me pelqeu, perveq shprehjes tende nga fundi ku thua se "islamizmi ka fillu te zhduket me vrull". Prej ku e sheh ti ket zhdukje te islamizmit. Simbas statistikave numri i muslimaneve shtohet.


Alesund,

Sot ne politiken nderkombetare eshte krijuar nje koncept tjeter sa i perket sovranitetit shteteror.
Per hir te atij sovraniteti nuk tolerohet me shkelja dhe marrja neper kembe e te drejtave te njeriut.
Po t'a marresh holle-holle dhe nderhyrja ne Kosove qe nje shkelje e ligjshmerise nderkombetare sepse duam apo nuk duam ne aty ishte ne fjale sovraniteti i ish-Jugosllavise.
Mirepo aty ne na pelqen sepse ka te beje me pjese te kombit tone e s'kemi se si dalim kunder.
Po te tregoj nje fakt. Isha ate kohe ne Hamburg dhe disa nga ata protestuesit qe i keni shume per qejf, shperndanin pamflete dhe merrnin nenshkrime per te nderprere bombardimet e NATO-s ne ish-Jugosllavi.
U afrova dhe i pyeta se cfare jane ato letra? Me shpjeguan se ja NATO-ja dhe SHBA-ja kane sulmuar kete e ate e se po vriten kaq e aq e ku di une sa perralla te tjera.
Ata ishin haptas ne mbrojtje te tiranit Milloshevic dhe regjimit te tij gjakatar.
E pra sipas mendjes tuaj ata ishin protestues antiamerikane!
E njejta situate u paraqit dhe para nderhyrjes ne Irak. Atje kishim te benim me nje regjim qe nuk njihte asnje ligj nderkombetar e sipas mendjes tuaj duhej qe te bihej ne kompromis. Ti Sadam bej cfare te duash ne vendin tend, por vetem mua mos me shqeteso!?
Ne situata te tilla duhet ne fakt nje OKB e forte, mirepo perberja e OKB-se e ben te pamundur arritjen e kompromisit dhe se ne situata te tilla me mire eshte te gjendet nje zgjidhje (ndoshta me sakrifica) se sa te rrihet me duar kryq, ashtu sic u ndejt ne Bosnje nga trupat e famshme te OKB-se.
Mos te ishte nderhyrja e NATO-s ne Bosnje dhe Kosove, historia e Ballkanit e ndoshta dhe e Evropes do te ishte ndryshe.
Ne pamje te pare duket nje rol xhandari (keshtu thoshte Enver Hoxha) mirepo po te analizosh me kujdes situaten ne bote, bindesh se askush tjeter pervec SHBA-ve ne ditet e sotme, nuk mund te drejtoje rrjedhjen per ne shtratin e duhur.
Kujt i duhet besuar siguria ne bote? Kines, Rusise, Indise apo vendeve islamike?
Evropa po nga ana tjeter perfaqeson sot nje kolos ekonomik por me nje dobesi te theksuar te unitetit politik dhe te forces ushtarake.
Duam nuk duam ne, sot ne bote ka vetem nje mekanizem per te mbajtur rregullin ne bote-SHBA dhe forcat ushtarake te NATO-s, te udhehequra nga SHBA-ja.
Dikujt kjo nuk i pelqen.
Protesto se kete te drejte t'a jep ky sistem demokratik.
Politika e politikanet ne momente te tilla orientohen vetem nga interesat afatgjata e as qe e zbusin zemren nga qarjet e lutjet e atyre protestuesve qe ju i kini per qejf.
Mos kerkoni nje bote ideale sepse ajo nuk ekziston e as ka per te ekzistuar ndonjehere!

12
Pyetper / : Kush është qyteti më i bukur shqiptar ?
« ne: 12-08-2005, 10:54:12 »
~*~*~TiRoNa Ne ZeMrAt ToNa~*~*~
Tiron e Re, Lapraka, Kombinati, Ali Demi
Tirona eshte piknisje ku fillon mun'cia
Aty ku kam te ardhmen, kam endrrat e mia
Aty ku ty te jepet 1 tjeter mundsi
Kam shoke, kam lagje, kam shpi.... :D
Well, now I feel better that I heard the song!

Po ti, korcar albberg?

Enea, hahaha, me shkrive ti mua. Ejjjjj, heshtja eshte pohim. LOL

Sa do te deshiroja qe Tirana te ishte keshtu por ne fakt eshte ndryshe.
Cfare i ofron Tirana nje turisti? Cfare ka te vecante qe te behet terheqese pervec femrave te bukura?
Asgje tjeter!

13
Ndjenja / : Cfare ju terheq me shume tek nje femer ose mashk
« ne: 12-08-2005, 05:02:05 »
E para gje njehere duhet qe mashkulli te jete i vendosur ne jete.Cfare kuptoj me kete?
Ka meshkuj qe duan te gjejne meshkuj apo e kunderta.Kjo eshte katastrofa moderne.
Keshtu qe mashkulli te vendose njehere qe do nje femer.
Te tjerat pastaj vijne ngadale e ngadale.
E si eshte bere dynjaja sot.

14
Diaspora Shqiptare / : Sa kohë keni në gurbet?
« ne: 12-08-2005, 04:29:41 »
Po tani merzitem akoma me shume :( :(

Valle si do t`i shkulim rrenjet qe po leshojme ne keto vende te huaja?


Me i ngul eshte zor se me i shkul eshte lehte.

15
Pyetper / : Kush është qyteti më i bukur shqiptar ?
« ne: 12-08-2005, 04:14:53 »
Albberg.. fakti qe Struga meriton te jete ne top-liste, as qe diskutohet fare, por puna eshte qe edhe ta udheheqe ate.

Pastaj, nuk mund te krahasohet me Korcen, pasi nuk eshte ky nje krahasim i drejte.

Sa per Prizrenin, e them me plot goje qe eshte nje qytet me te vertete i bukur, por, per te krahasuar Strugen me te, duhet te kete liqenin me te bukur ne bote.


Pershendetjeeeeeeee

Strugan,

Mos e vlereso vete qytetin tend por leri te tjeret t'a vleresojne ate. Une per vete e dua Strugen se lidhet me ate qe kam per zemer me shume Drinin plak i cili i kalon kombit shqiptar mes per mes.
Si quhet ai poeti strugan qe ka nje liber me emrin e Drinit?

16
Pyetper / : Kush është qyteti më i bukur shqiptar ?
« ne: 12-08-2005, 04:11:04 »
..e njoh historine e Shkodres, megjithate bashkohem me mendimin e ..te tjereve se emrin e nje qendre te banuar e ben komuniteti, njerezit..nga menyra se si e pershkruan Albberg duket sikur Shkodra eshte qendra e botes..nje thenie e dikujt, qofte edhe krajl i Malit te Zi,ne nje kontekst kohor te caktuar nuk tregon asgje me shume pervec faktit se Shkodra atehere ka patur nje lloj rendesie tregtare...ne rajon..,kjo sdo te thote se kjo rendesi eshte veti pikerisht e Shkodres, sepse ne fakt e verteta sot eshte krejt tjeter,qe do te thote se quhet akoma Shkoder, vetem se nuk ka krajl ne bote qe te thote me se ka rendesi..te lutem me kuptove albberg?,...e perserit me ze te lutem? ;)

Redman,

Une nuk thashe se sot Shkodra eshte qyteti me i bukur shqiptar.
Pastaj nese e di historine e Shkodres duhet te dish se kur nuk njihej fare Shqiperia, njihej Scutari.
Une nuk jam shkodran por di te them se historia e Shkodres eshte shpartalluar me vendosjen e kufirit nga Fuqite e Medha dhe nga regjimit komunist.
Per fat te keq edhe ne keto vite te demokracise per Shkodren nuk eshte bere asgje.

17
Pyetper / : Kush është qyteti më i bukur shqiptar ?
« ne: 12-08-2005, 04:01:25 »
Mos beso cdo gje qe lexon. ;) Qyteti me i bukur ne bote eshte qyteti im por dhe Vlora qytet i bukur eshte....sidomos tani eshte rregulluar me shume se qytete te tjera. Shqiperia anash Jonit eshte perle....me te vertete ka 1 bukuri te paprekur qe te merr syte.
Po per korcaret (te pakten ato qe njoh), kam rezervat e mia. ;) Do doja shume te isha gabim!!

Qyteti yt Bruna eshte Tirana me sa duket.

18
Bota Sot / : Politikanet me te keqinj ne Bote?
« ne: 11-08-2005, 12:36:22 »
Më duket se diciplinen e ka pasur Shqiperia por e hodhi atë...
Neve po të kishim pasur së poku një model polakë apo hungarez, por as afer s'ju afrohemi.
Neve duhet të nisemi kah riedukimi, mos e keqkupto, ju disa jeni te edukuar por jo e gjithë shtresa.
Qe të na lakmoje dikushi neve duhet të mesojm qe nga fillimi kulturen europjane. Mjerisht derisa jemi keshtu ne laramani do zgjasi edhe 120 vjete procesi yn drejt themelimit të një populli të kulturuar. Ketu Është baza e një kombi, kultura respekti diciplina, higjena mënyra e të sjellurit në tryezšz përe tu ushqyer...
Sa femijë tanë që gjinden ne qerdhe apo te moshes 8 vjeçe dijn të perdorin pirunin dhe thiken ?
Ketu pra fillon civilizimi e jo te ngurrimi se cili po ushqehet më shpejtë ...
Neve jemi mbrapa prandaj duhet themeluar qendra se nese pret se ata mesues te shkollave do i edukojn femijt tanë kemi mbetur edhe 200 vjet mbrapa...
Une kam parë femijë neper shtepit tona qe hypin mbi tavolin, aty ku hajm buken dhe prindi i tyre as qe e qortonte fare..kam mbetur pa mend....
E keshtu shyqyr te zotit qe s'vijn turistet e huaj nihere qe te zbulojn marrinat tona...e mizat e balten e grobat tona...
 

Shqiperia nuk ka patur disipline mik i dashur por ka patur nje diktature te dhunshme qe shqiptaret e ngaterrojne me disiplinen.
Shqiptaret si popull me prejardhje deri para dy brezash cobane, nuk kane patur fatin te hyjne ne ingranazhet e jetes mondane sepse duhej dale ne bjeshke per te ruajtur delet e per te mjele lopet.
Sot jane krijuar pak kushtet qe te perpiqemi t'i largohemi cobanit te bjeshkes!
Por duhet kohe teper e gjate!Me kete jam dakort me ju!

19
Bota Sot / : Ndjenjat anti-amerikane kudo ne bote
« ne: 11-08-2005, 12:30:13 »
Ndjenjat antiamerikane ndihen kudo ne bote, sepse Amerika eshte shkaktare direkte ose indirekte ne mbi 200 luftra qe kan ndodh ne vende te ndryshme te botes.
Ndjenjat antiamerikane ndiheshin edhe me perpara, mirepo jo aq shume sa ne keto 5 vitet e fundit. Kjo eshte merita e Bushit, Cheney dhe mikut te tyre Bin Laden :@
Amerika sot i ben veprat me te ndyera qe mund te egzistojne:
Amerika vret, Amerika torturon, Amerika vjedh, Amerika genjen, manipulon. :@

Lufta eshte nje e keqe e domosdoshme sepse vendo rregullin aty ku nuk ka mjete te tjera.
Moshat e reja shpejt bien pre e pacifizmit e idealizmave te tjera por me kalimin e kohes cdo gje nis e futet ne shtratin e pjekurise se mendimit dhe veprimit.
Per nje kategori te tille jane te falshme mendime te tilla!
Amerika ka nje mison dhe si e tille ajo eshte e detyruar t'a permbushe me cdo mjet.
Misionet kane dhe sakrifica per popujt por ne fund te tunelit ka drite.
Keshtu ndodhi me fashizmin e komunizmin e  keshtu do te ndodhe dhe me terrorizmin nderkombetar.
Protesta antiamerikane ka patur dhe ne Evrope ne vitet '70 e '80 por Amerika e permbushi me sukses detyren e saj per shembjen e komunizmit.
Keshtu do te ndodhe dhe kete here pavaresisht nga ata qe protestojne.
Bota do te behet me e lire dhe me e sigurte!

20
Dhe sllavo-maqedonasit e ndjejne Skenderbeun sepse ata ishin aleate ne luften kunder pushtuesit osman.
Vendosja e permendores se tij ne Shkup nuk do te thote nder per Skenderbeun, por nder per qytetin dhe qytetaret e tij.
Pak rendesi ka se kush e financon, rendesi ka qe te zeje nje nga sheshet me te bukura te Shkupit dhe te behet pjese e krenarise sone te perbashket.

21
Pyetper / : Kush është qyteti më i bukur shqiptar ?
« ne: 11-08-2005, 11:59:50 »
Korca? Korca? Korca? LOL E respektoj mendimin tend por jam krejt kundra. Mos ma merr per keq. ;)

Dhe une e respektoj mendimin tend por jam krejt kundra.Pashe se ke votuar per Vloren apo jo?

22
Diaspora Shqiptare / : Përse emigrojnë shqipëtarët ?
« ne: 11-08-2005, 11:46:35 »
Kete pyetje m'a beri nje bashkebiseduesi im italian gjate pushimeve ne jug te Italise.
Pse ikni?
Une nisa t'i tregoj per shkaqet qe shqiptaret marrin rruget e ai nderkohe me tregoi per jugun e Italise ku ende sot e kesaj dite shteti eshte i pafuqishem ndaj krimit dhe familjeve mafioze.
Ne nje vend ku nuk garantohen lirite e individit nuk mund te jetohet.
Nje vend ku shpejt bie ne konflikt per gjera dhe te rendomta,nuk meriton te jetohet.
Shqiperia pas vitit 1992 ka liri kolektive por sa i perket lirive individuale ajo eshte zero.

23
per mesuesit qe kam une ketu e shoh se nuk jane rracista dhe gjthmon
me pergezojn per detyrat e mija, por ka ndodhur qe te kem edhe mesuese rraciste qe sa her qe e ngritesha doren per tu pergjigjur ajo bente
sikur nuk me shikonte. Jojo: Ne shqiptaret jemi shum te zgjuar dhe e shoh
ne shkollen time se shuma ma kane inate por nuk e shprehin sepse jam nder nxenesit me te mire te klases edhe pse kam vetem 4 vjet ketu dhe gjuhen sapo kam filluar ta mesoj mir se nuk ishte e kollajt per mua hollandishtja nje gjuh qe se kisha degjuar kurr ne bote. Poashtu di edhe frengjishten dhe gjithmon i kam notat me te larta te klases dhe ketyreve ju vjen inati sepse nuk arrijn dot te mesojn as gjuhen e vendit te tyre sepse belgjika ka dy gjuh. Po une as qe e caj koken kete dua une qe te plasin nga inati edhe poashtu dua qe te arrij qellimin tim te behem dikushi...

Bravo Embelsire,

Kapelja i vihet secilit sipas kokes.Kush e ben veten ai doemos qe do te perbuzet.Perbuzja do t'i vije jo vetem nga te huajt por dhe nga vete bashkekombasit.
E ke pare vete Belgjiken se cfare njerezish tolerant e miqesor ka,sigurisht me ata qe e meritojne.
Une jetoj mbi 6 vjet ketu dhe kurre nuk me ka ndodhur te has ne ndonje sjellje raciste apo diskriminuese.
Po ashtu femija im sikurse ti meson ne gjuhen hollandeze e gjuhe te dyte ka frengjishten por ne asnje rast nga nuk me eshte ankuar se ndjen diskriminim,perkundrazi eshte ndihmuar dhe perkrahur aq shume sa sot eshte nje nder nxeneset me te mira.
Njeriu i rregullt e gjen rrugen e drejte pavaresisht nga veshtiresite!
Suksese ne shkolle!

24
Pyetper / : Kush është qyteti më i bukur shqiptar ?
« ne: 11-08-2005, 11:22:02 »
ou?.. :O..pse shkodra..nuk eshte ..zhvilluar..?....esht prapa bote..?

Shkodra-kryeqyteti i Ilirise sot mban vetem emrin e kohes se shkuar,emer qe pa veshtiresi mund t'a gjesh ne cdo faqe interneti nderkombetare.
Ai politikan dhe ajo force politike qe do te ngjalle Shkodren,do te ribeje kombin shqiptar.
Shkodra dikur udhekryqi i qyteterimeve e kulturave meriton shume-shume.
Krajl Nikolla i Cetinjes thoshte ne te gjalle te tij se po te merrte Shkodren e linte gjithe pjesen tjeter te Malit te Zi!
Pse?
Sepse Shkodra nuk ishte vetem nje qytet por me shume se kaq!

25
Pyetper / : Kush është qyteti më i bukur shqiptar ?
« ne: 10-08-2005, 14:40:40 »
Nuk e di pse, por sa here qe flasin mire per Strugen, me boet qejfi shuuuuuuum. :P :P :P

Stripped,

Struga eshte me te vertete e bukur por nuk krahasohet dot me Korcen dhe Prizrenin.
Personalisht e kam vizituar Strugen dhe ajo ka vlera te shumta,njerez te qete,bukuri natyrore.
Meriton te jete ne toplisten e me te mireve.

Faqe: [1] 2