Profile of BESIM






Permbledhja

BESIM
Zërist
Send PM
Offline Offline
Posts:   1609 (0.227 per day)
Vendndodhja:   Kaçanik (Shqipëri)
Data e regjistrimit:   14-04-2004, 19:00:00
Last Active:   01-08-2013, 02:48:59
  • Zëri i Zgjimit

Messages - BESIM

1
Në qoftë se keni ndonjë të dhënë të rëndësishme për Historinë e Kosovës gjatë periudhës kohore të përmendur, ju lutemi ta sillni këtu. Faleminderit!


Historia e Kosovës
Kronologji e ngjarjeve më të rëndësishme
1389 – 2008

Në shekullin e IV  p.e.s., u krijua Mbretëria Dardane, e cila shtrihej në territorin e Kosovës së sotme dhe të krahinave të tjera përreth. Kufijtë verior të saj shkonin deri në Nish, në jug deri në Kukës dhe Vardar.

Më 15 Qershor, 1389, u zhvillua beteja e parë e Kosovës.

Më 28 Qershor, 1389, Perandoria Osmane, në betejën e Fushë Kosovës, shpëtoi popullin shqiptarë nga hegjemonizmi serb në Ballkan. Në këtë betejë Perandoria Osmane fitoi, ndërsa hegjemoninë serbe e përzuri prej tokave shqiptare.

Më 1445, Kosova gjendet nën Perandorinë Osmane.

Më 1448,  u zhvillua beteja e dytë e Kosovës.

Më 1785,  Karamahmut Bushatliu pushton një pjesë të madhe të Kosovës.

Më 3 Mars, 1878, mbahet marrëveshja e Shën Stefanit, ku një pjesë e madhe e territoreve shqiptare iu aneksua Serbisë dhe Bullgarisë.

Më 10 Qershor 1878, në kundërpërgjigje të traktatit të Shën Stefanit, u mbajt Lidhja e Prizrenit, qëllimi kryesor ishte ruajtja e tokave shqiptare dhe ngritja e një shteti sovran shqiptarë.

Më 17 Qershor, 1878, u miratuan dy peticione, një iu drejtua Kongresit të Berlinit dhe një Kuvendit të Vendimeve dhe të Urdhëresave të Portës Turke; kërkohej që, të mos u jepnin shteteve të huaja asnjë pëllëmbë toke nga atdheu i shqiptarëve.

Më 2 Korrik, 1878, Lidhja e Prizrenit fitoi bazë ligjore për të ngritur një shtet shqiptarë brenda Perandorisë Osmane.

Më 1878 themelohet Vilajeti i Kosovës.

Më 1881 shuhet thuajse fare aktiviteti i Lidhjes Shqiptare të Prizrenit. Vetëm disa prej udhëheqësve të Lidhjes së Prizrenit vazhdojnë aktivitetin e tyre deri në vitin 1885.

Më 23 Janar, 1899, në Pejë, u mbajt një kuvend me 500 pjesëmarrës nga vilajetet e Kosovës, qëllimi i këtij kuvendi ishte mbrojtja e territorit të Vilajeteve të Kosovës në Maqedoni. Kryetar i këtij kuvendi u zgjodh Haxhi Zeka.

Më 1908 ndodh Revolucioni i Xhonturqve (Turqve të Rinj).

Më 1909 - 1911 fillojnë kryengritjet e armatosura shqiptare të Kosovës të udhëhequr nga Isa Boletini, Idriz Seferi, Bajram Curri, Hasan Prishtina kundër Turqve të Rinj.

Më 18 Tetor 1911, Serbia, Bullgaria dhe Greqia i shpallin luftë Turqisë dhe fillon kështu lufta e parë ballkanike.

Në tetor dhe nëntor të vitit 1911, Kosova okupohet nga forcat ushtarake serbe dhe masakrohen më shumë se 50.000 civil shqiptarë.

Më 28 Nëntor 1912, në krye me Ismail Qemalin, në Vlorë shpallet pavarësia e Shqipërisë.

Më 1912: Shqiptarët çliruan Kosovën, por Serbia pasi humbi luftën kundër austriakëve më 1915, ushtria serbe iu kthye popullit shqiptarë dhe kreu gjenocid ndaj popullsisë civile.

Më 13 Mars, 1912, me ndërmjetësimin Bourchier-it, gazetar anglez i "Times in Balkan", u arrit një aleancë mes Serbisë dhe Bullgarisë. Kjo aleancë kishte për synim për copëtimin e tokave shqiptare në rast se, Perandoria Osmane do të humbiste. Kjo aleancë parashihte që, Serbia të merrte viset shqiptare në veri dhe perëndim të Vargmalit Sharr, ndërkaq, Bullgaria të merrte tokat në lindje të Maleve Rodop.

1913 – 1920: Konferenca e Ambasadorëve në Londër dhe Konferenca e paqes në Paris, copëtoi viset e Kosovës dhe trojet tjera shqiptare, duke ia dhuruar grekërve dhe sllavëve më se 2/3 e truallit shqiptarë – 60 mijë km. katrorë.

Në qershor - korrik, 1913, nis lufta e dytë ballkanike.

Në Dhjetor, 1918, Kosova pushtohet nga serbët.

1918: Serbia përsëri e okupoi Kosovën, me ndihmën e ushtrisë franceze. Kosova mbeti nën okupimin serb deri në prill më 1941, kur ushtria gjermane e dëboi ushtrinë jugosllave nga Kosova për vetëm 7 ditë.  Dhe kështu, Kosova përsëri i bashkohet Shqipërisë.

1918: Faktori ndërkombëtar e njeh Jugosllavinë si shtet sovran, ku Kosova përfshihet si pjesë e saj.

1918 – 1941: Serbia gjatë sundimit të Jugosllavisë së Versajit, ndërmori masa të ndryshme të dhunshme për t'i shpërngulur shqiptarët nga Kosova (dhe trojet tjera shqiptare) dhe për t'i kolonizuar në to kolonët serbë e malazezë.

Më 1919 – 1920:  Konferenca e Paqes në Paris cakton përfundimisht që territori i Kosovës do të mbetet në sundimin e mbretërisë të sapokrijuar serbo-kroate-sllovene.

Më 1920, qeveria jugosllave zhvillon Planin për Kolonizimin e Kosovës, për të realizuar këtë plan, në tokat shqiptare vendosen mbi 70.000 kolon serb dhe malazez.

Më 1933, qeveria jugosllave zhvillon negociata me Qeverinë Turke për shpërnguljen masive të shqiptarëve muslimanë në Turqi.

Më 1937:  Akademiku monstrum, Vasa Çubrilloviq, i paraqet qeverisë serbe një referat gjenocidial për zhdukjen e shqiptarëve nga Jugosllavia, këtë referat e ka zbatuar serbia me dhunë të përhershme, me taksa të rënda, burgim të njerëzve të pafajshëm, tortura e vrasje. Kështu që, detyrohen 250 mijë shqiptarë t'i braktisin shtëpitë e tyre e të vendosen në shkretëtirat e Anadollit në Turqi.

Më 7 Prill, 1939, Shqipëria pushtohet nga Italia.

Më 21 Prill, 1941, Kosova i bashkohet Shqipërisë nën kontrollin e Italisë, ndërsa Trepça mbetet nën kontrollin e Gjermanisë.

Më 1943, formohet Lidhja e dytë e Prizrenit, me qëllim mbrojtjen e Kosovës nga serbët.

Më 8 Shkurt, 1945, arrihet okupimi ushtarak i Kosovës nga forcat ushtarake jugosllave.

Më 1957, nën mbikqyrjen e Titos dhe të Rankoviqit, bëhet shpërngulja e shumë shqiptarëve të Kosovës për në Turqi.

Më 1968, Kosova ngrihet në demonstrata për statusin "Republikë".

Më 1969, shqiptarët e Kosovës e fitojnë të drejtën për përdorimin e flamurit kombëtar.

Më 1970, themelohet Universiteti i Prishtinës.

Më 1981, nënshkruhet marrëveshja për marrëdhënie kulturore dypalëshe Shqipëri – Jugosllavi.

Më 1981, nisin demonstratat e studentëve shqiptarë të Kosovës, gjatë këtyre demonstrave vriten një numër i konsiderueshëm shqiptarësh dhe burgosen me mijëra të tjerë.

Më 1984,  Kosovës i ipet autonomi.

Më 1986, Akademia e Serbisë voton memorandumin që do të bëhet program fundamental për politikën diskriminuese të qeverisë serbe për një periudhë 10 vjeçare.

Më 1987, Millosheviqi viziton Kosovën.

Më 1989,  greva e urisë e 1300 minatorëve të Trepçës, të cilët protestojnë kundër politikës së Millosheviqit.

Më 28 Mars, 1989,  Parlamenti Serb suspendon autonominë e Kosovës.

Më 28 Qershor, 1989,  serbët në Gazimestan organizuan një pelegrinazh panserb nga të gjitha trevat e ish-Jugosllavisë, duke shfryrë parrulla kërcënuese dhe, me luftë kundër shqiptarëve.

Më 2 Korrik, 1990, deputetët e Kuvendit të Kosovës, jashtë Sallës së Kuvendit, lexuan Deklaratën Kushtetuese të Kosovës.

Më 7 Shtator, 1990, në Kaçanik, deputetët e Kuvendit të Kosovës, e shpallën Kosovën republikë, dhe kushtetuta e Kosovës u njoh si «Kushtetuta e Kaçanikut».

Në Gusht, 1997, UÇK-ja merr mbi vete përgjegjësinë kundër sulmeve serbe dhe bashkëpunëtorve të tyre.

Në Mars, 1997, fillon ofenziva e forcave serbe në Drenicë.

1998 – 1999:  Kosova okupohet nga ushtria serbe, kreu gjenocid të tmerrshëm, duke vrarë dhe masakruar rreth 15 mijë civilë shqiptarë, shumë gra e fëmijë, duke dëbuar me dhunë rreth 1 milion civilë.

Gjatë viteve 1997, 1998 dhe 1999, filloi rezistenca e armatosur shqiptare kundër dhunës dhe ushtrisë serbe në Kosovë, të udhëhequr nga Adem Jashari.

Më 18 Mars, 1999, firmoset marrëveshja e Rambujesë nga pala shqiptare, por refuzohet nga serbët.  Në këtë kohë fillojnë shpërnguljet masive me dhunë të shqiptarëve nga Kosova.

Më 24 Mars, 1999, Aleanca e Natos fillon bombardimin kundër serbëve.

Qershor, 1999:  Në saje të rezistencës shqiptare dhe intervenimit luftarak të NATO-së, dhe me angazhimin e Shteteve të Bashkuara të Amerikës, dëbohet okupatori i egër serb nga Kosova.

1999 – 2008, Kosova nën protektoratin ndërkombëtarë; UNMIK – Misioni i Përkohshëm i Kombeve të Bashkuara në Kosovë.

Pas dështimit të negociatave mes Prishtinës dhe Beogradit:

Më 17 Shkurt, 2008, Qeveria dhe Parlamenti i Kosovës e shpallë Kosovën shtet të pavarur dhe sovran.

Rilind shteti i Kosovës sërish, pas 130 vjetëve, por me 1/3 të territorit të saj, që kur u themelua për herë të parë Shteti (Vilajeti) i Kosovës, gjatë Perandorisë Osmane në vitin 1878.

2
Kosova Sot / A e dini datën e Pavarsisë së Kosovës !
« ne: 14-02-2008, 03:27:42 »
arbias, mjaft qajte, shko tani ne Kosovë - nëse je jashtë ndokund, e puno për Kosovën (bashkoj edhe trojet shqiptare), jo me tastiere, por me dije e djerse. Kjo për shumë te tjerë, qe mendojnë e shkruajnë si ti.
Të mos ishin shumë si ti, nuk do ta bëja këtë reagim.

3
Pse vajza apo gruaja Myslimane duhet te mbulohet nga koka (me ferexhe) deri tek kembet (me atë pardesyne e gjatë qe rri ne trup lirshem)?! Ç'farë simbolizon mbulimi i femres ne kulturën dhe fenë Islamike?! Po ferexheja çfarë është?! E detyron Kurani femren qe te rrije e mbuluar?! A është mirë ky mbulim për vete atë femër, po për shoqërinë ku ajo jeton, po për meshkujt qe e rrethojne atë?! A është i mirë ky mbulim psikologjikisht, për këtë femër?!

Pse-te jane te shumta, por po i permbledhi pergjigjet ne pak fjale :
Një grua muslimane vishet ashtu sepse respekton Fjalën e Zotit te saj. Një grua qe vishet ne harmoni me fjalët e Zotit, ndihet me e sigurt, me e pastër dhe me e lumtur. Me e sigurt dhe me e pastër, sepse Zoti i saj nuk urdhëron veçse për mirë. Me e lumtur, sepse po zbaton një parim islam si muslimane qe është. Çka simbolizon veshja e gruas muslimane?  Ajo çka u tha, dhe gjithsesi bindjen ne Zotin e saj.

4
Libraria Islame / Me fat Kurban Bajramin!
« ne: 30-12-2006, 00:36:58 »
Mesazhi i Kurban-Bajramit, eshte qe sa me shume te mbreteroj solidariteti, respekti dhe dashuria nder njerez, mbi te gjitha, sakrifica per te miren dhe te drejten.
Perhajr ju qofte Kurban-Bajrami!

5
Libraria Islame / **Urime Fiter-Bajrami**
« ne: 28-10-2006, 14:06:02 »
Perhajr mbare muslimaneve. Ne Fiter-Bajramin e ardhshem u bashkofte ummeti islam shpirterisht, moralisht dhe materialisht, inshallah. Mbreterofte paqja dhe siguria mbi gjithe njerezimin.

6
Ka ofenduar vetveten, kishen katolike dhe ithtaret e kishes katolike. Historia e terrorit, te keqes dhe padrejtesive i kanë fillet diku tjetër; konfliktet nuk i filluan ndonjëherë myslimanet; krim e te keqe njerezimit i sollen ata qe 'luajnë' role.

7
Forumi Islam / **Urime Ramazanin**
« ne: 23-09-2006, 17:47:13 »
I lutem Allahut Meshireplote t'i mundesoj myslimaneve te përfitojnë nga ky muaj, muaj i drites, meshires, begatise.., e t'ua perforcoje imanin dhe islamin ne zemrat dhe mendjet e tyre, ndërsa për jomyslimanet te jetë një muaj meditimi dhe nxites ne kerkimin e te vërtetës.

Ves-Selamu Alejkum

8
Meta / Ndihmë!
« ne: 27-07-2006, 21:46:58 »
U be. Mirepo po të hynit ne profilin tuaj, mund te shihni me mire ndryshimet qe mund t'i bëni: Preferencat tua personale.

9
Café Zerion ツ / Për Emigrantet! :D
« ne: 26-07-2006, 12:15:27 »
Jeni te mireseardhur te gjithë!
Kritikat e sygjerimet ca janë te qelluara e ca te nxituara. Te qelluarat, patjeter do t'i shqyrtojme dhe mbeteni te falenderuar:), e te nxituarat do t'i zgjidhe me juve vet koha. Kalofshi mire.

10
Gjuha Shqipe / Gabime, përmirësime, ushtrime etj.
« ne: 20-07-2006, 22:10:39 »
ia

- i -
(1) Trajte e shkurter  
(2) Peremer vetor
(3) Veta e tretë  
(4) Rasa:
a) Dhanoren (Kujt)
b) Kallezore (Kush)
(5) Numri:
a) njejes - kur është ne rasen dhanore: atij, asaj
b) shumes - kur është ne rasen kallezore: ata, ato
p.sh. i thash te lexonte me vëmendje


- a -
Është "E" por e shkrire ne "A" kur është bashkuar me i-ne: ia (ie)
Ne rastin tonë (e parabashkuar me "i") është përemër vetor, vetes se tretë, ne rasen kallezore, numri njejes.
p.sh. e mori libren (pra nuk thuhet: e mori "librat"), atë libër e moren te gjithë (as: "ato libra" e moren te gjithë), shprehe qartë (as: shprehene qartë)

Besoj pakëz me e qartë bëhet se si funksionon kur bashkohet a-ja (e shkrire nga e1-ja) me i-ne. Kur bashkohet pra, përdoret ne njejes, po edhe ne shumes. Kur i-ja është ne rasen dhanore (kujt?) përdoret ne njejes:
Ia dhash libren.
Kujt?
Atij, Asaj

Kur i-ja është ne rasen kallezore, përdoret "ia" ne numrin shumes.
p.sh. Ia dhanë libren.
Kush?
Ata, ato


iu

Edhe kjo nëpërmjet shpjegimit te dy germave "i" dhe "a" , është me e kthjellët. Ca dallime, se u-ja përdoret ndonjëherë për te formuar trajten e foljes joveprore, p.sh. u be mirë, dhe shoqërohet zakonisht me folje jovetore.

Kane për t'iu dhënë nga një libër studenteve
Atij iu be e qartë
Iu vinin ndërmend mesimet

11
Jetesimi i gjuhes shqipe ne trojet shqiptare po behet faktor i rendesishem gjithnje e me shume ne kete pjese te botes, pse jo edhe udheheqes per bashkimin mbareshqiptar.

Gjuha shqipe nuk ben më jehonë vetem ne RSH e Kosove, por edhe ne "Maqedoni", Mal te Zi e  Kosoven Lindore. Po megjithate, mendja gjithnje me rri ne sugarin tone, Camerine!

12
Koheve te fundit është bërë mode - si nga myslimanet poashtu nga te krishteret: ngjyrimi fetar i çdo ceshtjeje, qoftë kombëtare a politike.

Nuk mund ta perfytyroj se na qenka bërë Kadare një katolikocentrik, kur dihet mirefillesisht se kush ishte dje. Ne shkrimet e tij kushtuar identitetit evropian te shqiptareve, sipas meje, troket diku tjetër, sikur dje qe trokiste diku tjetër. Nuk i intereson as këtij e as ndonjë tjetri (kemi edhe ca te tjerë tipik si Kadare) identitetet fetare, e as kombi. Hallin e kanë diku tjetër;)

Sipas meje, ky ne plan të parë ka famen.
Një qe ndërron gezofin sipas motit, janë për t'u meshiruar!

13
Tekste Këngësh / Tekste Këngësh Shqip
« ne: 17-07-2006, 18:03:35 »
Paraqitja e re e kenduar nga Mimoza Ahmeti përmban nderthurje tingujsh shumë pershkruese te karakterit shqiptar, po edhe te kësaj ngjarjeje. Perkujtoni nderin shqiptar!;)


Balade për Halil Gashin


Halil Gashi o nji djal o i rie
Beqir Ages po i thrret zotnie
A ma jep një tok o q.i fshie
N'Vuciterrn o jo nuk muj po mrrie
Ujte e nxehte e kojshit e kshije
Dite për ditë unë n'dalldi me shkie

Si t'ma dhafsh ti mue motren Hajrie
Hajde zgidhe o ne dymdhjet shpije
S'po ta lypi o për miqasije
Soll se i kae o dy syt e zije
Soll se i kae o dy syt e zije
Nja tri nete o me ta po rrie

Hej..Halil Gashi është ngushtue
Pushk me vedi s'i ka qellue
Beqir Agaj ç'aj Zotnie
E ka lyp motren Hajrie

Soll se i ka dy syt e zije
Soll se i ka dy syt e zije

Murr ma nxerr Halili muer alltie
Fluturim ka rae o n'carshie
N'kafe t'madhe djali fill ka hye
Beqir aga o aty o po rrie

Qitna kafet o bre kafexhie
Beqir Ages, besa qitja dye

Qitna kafet o bre kafexhie
Beqir Ages, besa qitja dye

Kan pi kafe kan pi rakije
Krah për krah kan dal n'carshije
Halil Gashi i ra n'alltije
Nji për vete nji për Hajrije
Nji për vete nji për Hajrie

T'koft për hajr o motra Hajrije
Zuk (hak) i ka o dy syt e zij e

T'koft për hajr o motra Hajrije
Zuk (hak) i ka o dy syt e zije
Zuk (hak) i ka o dy syt e zije


e.d. Nuk jam i sigurte ne fjalet:  Zuk (hak) i ka o dy syt e zije.

14
Kur dilni nga qeveria beheni zedhenesa e patriota!
E kur jeni ne pozita memeca e gjasme politikana!

15
Letersia Shqiptare / çfarë solli te re poezia e Kadarese?
« ne: 17-07-2006, 17:34:26 »

mendimi im do ishte: nuk solli asgjë.


Vetëm kaq? Pyetja është - çfarë..te re..? - Jo a solli diçka te re apo jo...Duhej përmendur edhe arsyet pse ty te bën të mendosh ashtu.

16
Ore Petrit, duhet të kesh pakëz respekt, shqiptar ishte! Kjo qe bën nxit meri te ndersjellte. Nuk ndërtohet duke shkaterruar te tjerë. Kjo mode famekeqe duhet lënë mbrapa.

17
Tema Interesante / Kënga qe po e dëgjoj
« ne: 16-07-2006, 15:40:33 »
Balade për Halil Gashin

Më ka pëlqyer shumë paraqitja e re e saj.. E kam dëgjuar me shumë se njëherë..

18
Letrarët e rinj / POEZI NGA MR.DETI
« ne: 16-07-2006, 15:16:28 »
Me pëlqen fryma qe perfaqesoni ne vargjet tuaja: fryme qe thërret ne meditim, falje, tolerance, dashuri, mirekuptim.. Për t'i ndihmuar kësaj vazhde, desha t'ju jap ca kritika letrare: mos u vareso edhe aq nga rima (qe të mos e kushtezoj inspirimin, rrjedhen) ;mundohu te përdorësh shprehje sa me shqip (sepse kuptime qe percon duhet te jenë sa me mbreselenese po edhe te qarta) ;dhe, kur një poezi e titullon me një emër te ngushtë, aq me shumë t'i permbahesh atij titulli aq me kthjellët duken ndjenjat a idetë.

Sipas meje (për frymën qe i thurrni).

Suksese!

19
Habia Filozofike / Ke zbuluar qëllimin e jetës tënde?
« ne: 16-07-2006, 14:47:04 »
Për mua nuk mund te jetë qëllim jetë ajo qe dëshironë vetvetja jonë, por kush dhe çfarë duhet te jemi. Për te zgjidhur këtë kush dhe çfarë, patjetër duhet njohur me pare vetveten. Njohja e vetvetes është tejshpjegues për çdo gjë. Përderisa njeriu nuk njeh vetveten (çfarë dhe kush) e ka vështirë te kuptoj dhe qëllimin ne jetë.

20
Lojra / çfarë është fjala qe mungon në fund....?
« ne: 16-07-2006, 14:41:21 »
..por skllave e deshirave.


e.d. nuk perfaqesoj mendimin e tij,joo:D

Faqe: [1] 2 3 4 5 6 ... 39