Show Posts - Berni

Show Posts

This section allows you to view all posts made by this member. Note that you can only see posts made in areas you currently have access to.


Messages - Berni

Faqe: 1 ... 475 476 477 478 479 [480]
11976
Shqiptaria / : Dita e Veres !
« ne: 15-03-2005, 00:40:14 »
ELBASAN/ Festohet me madhështi Dita e Luleve. Marrin pjesë dhe të ardhur nga Kosova, Maqedonia e Mali i Zi

"Tiranasve u shita 20 mijë ballokume"
Pronari i ëmbëltores së famshme: Këtë vit më shumë kërkesa


Elbasani ka thyer dje xhelozinë e shkaktuar që prej dy vitesh nga "vjedhja" e festës së Ditës së Verës prej kryeqytetit. Kjo jo dhe aq nga mizëria e njerëzve, larmia e aktiviteteve të shumta apo dhe prania e mysafirëve VIPA, sesa nga tregtia e ballokumes. Vetëm ëmbëltore "Duka", një nga më të njohurat në qytetin e Elbasanit gjatë këtyre dy ditëve ka shitur për llogari të njësive tregtare të Tiranës 20 mijë ballokume. Ndërkohë, pronarë të punishteve të njohura në Elbasan pohojnë se ka pasur kërkesa të jashtëzakonshme për ëmbëlsirën e tyre karakteristike jo vetëm nga metropoli, por edhe nga qytetet të tjera të vendit. "Këtë herë na është dashur të përballojmë një volum pune të jashtëzakonshëm. Kryeqytetasit, duke dashur që të na imitojnë ne elbasanasit edhe në tregtiminin e ballokumes, na kanë "mbytur" me kërkesat për t'i furnizuar me këtë asortiment. Tregtarët nga Tirana porositën në Elbasan 50 mijë ballokume. Vetëm nga ëmbëltorja që unë kam në pronësi u shitën për kryeqytetasit 20 mijë ballokume. Ishte e pamundur të plotësonim të gjitha kërkesat", thotë Olsi Duka, pronari i ëmbëltores me të njëjtin emër. "Lufta" për Ditën e Luleve nuk e ka zbehur aspak madhështinë e saj në Elbasan. Dje me mijëra njerëz kanë mbushur sheshin dhe rrugët e këtij qyteti. Aty kanë shkuar për të festuar edhe të ardhur nga rrethe të tjera të vendit dhe madje edhe nga jashtë kufijve, si Maqedonia, Kosova dhe Mali i Zi. Festimet kanë nisur që mbrëmjen e së dielës me një koncert të madh festiv para sheshit të kalasë, i cili ka zgjatur deri mëngjesin e djeshëm. Kështu 14 Marsi i ka gjetur zgjuar elbasanasit, të cilët kanë vërshuar përgjatë bulevardit kryesor, duke ndjekur veprimtari të shumta të organizuara me këtë rast. Qytetarë elbasanas dhe mysafirë kanë vizituar panairin "Dita e Verës 2005". Në këtë qytet është zhvilluar edhe pikniku tradicional. Interesante ka qenë parada e karnavaleve të fëmijëve dhe të rinjve. Atmosfera festive është favorizuar edhe nga koha e mirë.



 

11977
Shqiptaria / : Dita e Veres !
« ne: 15-03-2005, 00:28:21 »
  Ne Elbasan, dita me e bukur se kurre

Dita e djeshme ka qene me e bukur dhe me madheshtore se kurre ne Elbasan dhe rrethinat e tij. Festa filloi qe nje dite me pare, per tu perjetuar 48 ore pa nate, ndersa amvisat e vjetra dhe te reja te ketij qyteti kishin dite qe pergatisnin ballokumet, jo vetem per vete por per mijera miq e shoke. Pse jo dhe mijera te tilla per kryeqytetin e Shqiperise. Dita e djeshme nuk i ka "fikur" dritat e nje nate me pare, per te misur me "zbrazjen" e fshatit per te mbushur qytetin dhe ky i fundit eshte zbrazur per te "populluar" fshatin. Ne fakt eshte bere tradite, te gjithe fshatrat e Elbasanit ne kete feste kane zbritur ne qytet, ndersa qyteti nen vargjet himn te kenges se Isuf Myzyrit, "Ma mire n'pyll se n'qytet", e kane organizuar Diten e Veres sipas tradites dyshekullore, neper shpatet e kodrave te Krastes, Krrabes e Bradasheshit gjer ne ultesiren e lumit te Shkumbinit. Ora dhjete ka nisr me karnavalet, dekori i te cileve eshte shkrire edhe me transmetimet direkte te nje televizioni privat ne Tirane.


11978
Maqedonia Shqiptare / : Ngjarje nga IRJM
« ne: 14-03-2005, 15:11:19 »
 MAQEDONI, Publikohen rezultatet e para zyrtare te zgjedhjeve lokale

SHKUP (14 Mars)-Komisioni Sheteror i Zgjedhjeve ne Maqedoni ka publikuar rezultatet e para te zgjedhjeve lokale qe u mbajten dje ne kete republike. "Ne rrethin e pare te zgjedhjeve vendore jane zgjedhur 16 kryetare komunash, ndersa sipas rezultateve te perpunuara te 71 komunave ne votim kane dale 872.681 qytetare me te drejte vote, gjegjesisht 57,96 per qind te elektoratit", ka njoftuar sot Komisioni Shteteror Zgjedhor i Maqedonise. Partia maqedone ne qeveri LSDM ne rrethin e pare ka fituar 10 vende te kryetareve, BDI tre, koalicioni PDSH-PPD nje dhe opozita e bashkuar nje mandat te kryetarit komunal. Bashkimi Demokratik per Integrim ne rrethin e pare ka fituar ne Zajaz me kandidatin e saje Rufat Huseini, ne Osllomej Sanie Sadiku dhe ne Bogovinje Nevzat Elezi. Nderkaq, koalicioni i perbere nga Partia Demokratike Shqiptare dhe Partia per Prosperitet Demokratik ne rreethin e pare kane fituar ne komunen e Sarajit me kandidatin e tyre Imer Selmani. Bashkimi Demokratik per Integrim ne rrethin e dyte zgjedhor do te hyje me 11 kandidat per kryetar komunash,ndersa koalicioni PDSH-PPD me 8 kandidate. Sipas Komisionit Shteteror te Zgjedhjeve jehona e votuesve ne zgjedhjet e djeshme ka qene 57.96 perqind. db/db (RTK/Balkanweb)

11979
Café Zerion ツ / : Tema e Elbasanllinjve.
« ne: 14-03-2005, 13:13:04 »
Jo mo jo si kam djegur kurse gocat po na bejn ballakumet prandaj skan hyre deri tani :)

11980
Futbolli / : SK.ELBASANI
« ne: 14-03-2005, 12:31:03 »
Laze: FSHF-ja të veprojë, ndryshe në FIFA

Presidenca është drejt marrjes së një vendim ekstrem në rast se nuk do të ketë reagime nga institucionet e futbollit

Presidenti dhe drejtuesit e klubit të futbollit "Elbasani", të dielën në mesditë kanë dalë në një konferencë për shtyp, ku kanë denoncuar skandalin dhe dhunën që shoqëroi derbin Shkumbini?Elbasani, ku mbeti i plagosur njëri prej gjyqtarëve anësorë, ndërsa një tifoz i verdhebluve përfundoi në spital në gjendje kome, pasi ishte qëlluar me mjete të forta. Incidentet e shumta që e shoqëruan këtë ndeshje të javës së 27?të të superligës janë renditur një për një përpara gazetarëve nga presidenti i Elbasanit, Arben Laze, dhe zyrtarët e klubit verdheblu. Sipas tyre, është rast flagrant djegia e flamurit simbol të ekipit të Elbasanit dhe dhuna fizike e psikologjike e ushtruar ndaj futbollistëve në fushë dhe tifozërisë verdheblu në shkallët e stadiumit. Përveç kësaj, vendosja e një parrulle gjigande me përmbajtje poshtëruese në tribunë ka qenë shembulli më i shëmtuar i kësaj ndeshjeje, që ka provokuar rëndë atmosferën dhe miqësinë sportive midis këtyre ekipeve. Neglizhenca e drejtuesve të klubit të Peqinit ndaj këtyre fenomeneve është cilësuar si e patolerueshme dhe aspak dinjitoze. Dalja jashtë kontrollit e situatës është shmangur falë qytetarisë së tifozërisë dhe ekipit të Elbasanit, që toleruan në maksimum. Drejtuesit e klubit verdheblu kanë konfirmuar se do të kërkojnë nga Federata Shqiptare e Futbollit ndëshkimin e ekipit të Shkumbinit dhe të fushës së tij me sanksione të ashpra për gjithçka ndodhi të shtunën. Ndërkohë të dielën, futbollistët verdheblu, në shenjë proteste ndaj dhunës që ata provuan mbi shpinë në ndeshjen e fundit, bojkotuan stërvitjen. Presidenca dhe klubi kanë kërkuar që FSHF-ja të veprojë në kohën e duhur për marrjen e masave ndaj Shkumbinit. Ekipi i Elbasanit do të tërhiqet nga garat zyrtare në shenjë proteste ndaj prezencës së dhunës në fushën sportive të Peqinit, ku disa skuadrave u privohet e drejta të luajnë futboll. "Më shumë se sa pikët vlen dinjiteti i një qyteti të tërë, - shprehet presidenti Arben Laze, i cili ka mbetur i befasuar nga ajo që ndodhi në ndeshjen me Shkumbinin. - Për katrahurën që ndodhi në Peqin, FSHF-ja duhet të gjejë fajtorët dhe ta analizojë seriozisht këtë çështje. Besoj se ky institucion nuk do të heshtë për këtë skandal, por nëse ndodh e kundërta, ne do t'u drejtohemi organizmave ndërkombëtarë të futbollit," - përfundon numri një i klubit elbasanas, i cili u ka kërkuar shpjegime kolegëve peqinas për atë çfarë ka nodhur të shtunën.



11981
Café Zerion ツ / : Tema e Tironcave.
« ne: 14-03-2005, 12:24:13 »
Ca feste moren ato mo lal mos e vrit mendjen se vitin tjeter prap qyteti jon do e ket se sdo jen komunistat ne pushtet ma  :D

11982
Shqiptaria / : Elbasani shkurt!
« ne: 14-03-2005, 12:20:30 »
Kryeministri Nano viziton ne Elbasan panairin "Dita e Veres"

TIRANE (14 Mars) -Kryeministri Fatos Nano, vizitoi panairin e biznesit "Ditet e Veres" qe u hap sot ne qytetin e Elbasanit, ku marrin pjese rreth 40 firma dhe kompani prodhimi te ketij qarku. Pas kesaj vizite, kryeministri u shpreh se "sipermarresit private po e sjellin Elbasanin ne kryeqendren e proceseve te zhvillimit. Qyteti i juaj po behet udheheqes ne zhvillimin e bizneseve". Me pas, kryeministri Nano ka bere nje shetitje ne rruget kryesore te qytetit ku eshte takuar me banore te Elbasanit, duke iu uruar atyre Diten e Veres. db/db (/BalkanWeb)

11983
Café Zerion ツ / : Tema e Elbasanllinjve.
« ne: 14-03-2005, 11:44:51 »
Pershendetje Patriata!!!

Gezuar te gjitheve Diten e veres dhe ja kalofshi sa me mire.

flm Blerina dhe ti Gezuar :)

11984
Café Zerion ツ / : Tema e Elbasanllinjve.
« ne: 14-03-2005, 07:38:48 »
U BeRni po une a lejohem ta mar nje?

Jo nje por 5 do te jap  :)

11985
Café Zerion ツ / : Tema e Elbasanllinjve.
« ne: 14-03-2005, 07:07:50 »
flm Tiranco urdhero dhe ballakumet  ;)


11986
Café Zerion ツ / : Pershendetje per.....
« ne: 14-03-2005, 06:30:17 »
Un pershendes te gjith Elbasanllinjt sot se i takon :)

Bjondina_el e para se me puthi jo per ndonje gje  :puth

Ada_el,Ena,Camarrokja,Blerina,Alkea,Katilja,sexy,ace,redi,ice,loti,iliri,informacione etj spo i mbaj mend emrat.

Kalofshi nje dite te mire Gezuar Festen  :pafshim :pafshim

11987
Café Zerion ツ / : Tema e Elbasanllinjve.
« ne: 14-03-2005, 06:17:07 »
Redo lexo pak mesazhin :)

11988
Café Zerion ツ / : Tema e Elbasanllinjve.
« ne: 14-03-2005, 06:04:40 »
Enushe camarroke muahhhhhhhhhhhhhhhh hh :-* :-*

Po per mua spaska  muahhhhhhhhh  :)

11989
Café Zerion ツ / : Tema e Elbasanllinjve.
« ne: 14-03-2005, 03:07:56 »
Camarroke nuk benke feste ti  :)

11990
Arkitekturë / Inxhinieri / : Arkitektura.........
« ne: 14-03-2005, 02:12:15 »
Akropoli simboli i kulturës së lashtë greke

[attachment[/attachment]

11991
Java e 28

Lecce Fiorentina 2:2
Lazio  Inter  1:1
AC Milan Sampdoria  1:0
Palermo Udinese 1:5
Cagliari AS Roma 3:0
Bologna Siena 1:1
Reggina Messina 0:2
Brescia Livorno 2:3
Atalanta Parma 1:0
Chievo  Juventus  0:1

Renditja


1. AC Milan 28 19 6 3 47:17 63
2. Juventus  28 19 6 3 46:16 63
3. Inter  28 10 17 1 50:33 47
4. Sampdoria  28 14 5 9 31:21 47
5. Udinese  28 13 6 9 41:28 45
6. Palermo  28 11 10 7 31:26 43
7. AS Roma 28 10 8 10 46:43 38
8. FC Bologna 28 9 10 9 28:26 37
9. Cagliari  28 10 7 11 41:45 37
10. US Lecce 28 9 9 10 48:49 36
11. Reggina  28 9 8 11 28:33 35
12. AS Livorno 28 9 8 11 31:37 35
13. FC Messina 28 9 8 11 32:40 35
14. Lazio  28 9 7 12 35:38 34
15. AC Fiorentina 28 7 10 11 29:37 31
16. FC Parma 28 7 8 13 30:45 29
17. Chievo  28 7 7 14 21:39 28
18. Brescia  28 7 5 16 23:37 26
19. AC Siena 28 4 14 10 27:42 26
20. Atalant  28 4 9 15 24:37 21

11992
Futbolli / : FC BAYERN MYNCHEN
« ne: 14-03-2005, 00:37:44 »
Bayern qenka rrafur hajt i beft mir ne vend te 2 tani  :D

Eri he mo lal ku i ke keto Gjermanet qe i mbeshtet kaq shum duhet Milani aty re qe ka 8 fitore rrjesht ne kampionat ti thua sdi me luajtur  :D

Schalke - Bayern München 1:0

11993
Java e 25.

Bremen Mainz 0:0
Leverkusen Hertha BSC 3:3
Bielefeld Hamburger SV 3:4
Wolfsburg Hannover 1:0
Kaiserslautern Mönchengladbach 1:0
Freiburg Nürnberg 2:3
Rostock Bochum 3:1
Schalke Bayern München 1:0
Dortmund Stuttgart 0:2

Renditja

1. FC Schalke 04 25 17 2 6 40:27 53
2. FC Bayern München 25 15 5 5 46:24 50
3. VfB Stuttgart 25 13 6 6 45:30 45
4. Werder Bremen 25 13 5 7 53:27 44
5. Hamburger SV 25 14 1 10 45:39 43
6. Hertha BSC Berlin 25 10 11 4 43:24 41
7. Bayer 04 Leverkusen 25 11 7 7 45:34 40
8. VfL Wolfsburg 25 12 1 12 40:36 37
9. 1. FC Kaiserslautern 25 10 6 9 33:32 36
10. Hannover 96 25 9 5 11 27:29 32
11. Arminia Bielefeld 25 9 5 11 30:34 32
12. Borussia Dortmund 25 8 8 9 29:34 32
13. 1. FC Nürnberg 25 7 7 11 43:47 28
14. Borussia Mönchengladbach 25 7 7 11 27:39 28
15. FSV Mainz 05 25 7 6 12 32:40 27
16. FC Hansa Rostock 25 4 8 13 22:48 20
17. VfL Bochum 25 4 7 14 30:53 19
18. SC Freiburg 25 3 7 15 20:53 16

11994
Futbolli / : Skuadra ime e preferuar eshte.......???
« ne: 14-03-2005, 00:03:56 »




Milan 6 vota


Kryesojme

Mua me dalin 8 vota si ka mundesi ty 6 :)

P.s Milan Milan Milan :)

11995
Café Zerion ツ / : Tema e Elbasanllinjve.
« ne: 13-03-2005, 23:53:43 »
O Elbasanllinj nga jeni more sot qe kemi dhe festen ton keni humbur fare juve  :'( :'(

11996
Futbolli / : AC.MILAN
« ne: 13-03-2005, 11:50:05 »
Milan arrin te fitoj prap sot ne ndeshjen kundra Sampdorias me rezultatin 1 - 0 me gol te Kakas :)

Milan prap ne vend te par dhe e pret i qet ndeshjen e darkes Juventus - Kievo.

11997
Bota Sot / : SHBA po përgatit një sulm kundër Iranit
« ne: 13-03-2005, 09:54:14 »
 SHBA ndryshon politikën ndaj Iranit

Uashingtoni mbështet nxitjen ekonomike të Iranit. Irani këmbëngul të vazhdojë programin bërthamor


Shekulli

Administrata amerikane thotë se po e ndryshon politikën e saj ndaj Iranit, duke i ofruar atij stimuj ekonomikë në këmbim të heqjes dorë nga programi bërthamor. Ky është një qëndrim i ngjashëm me atë të Bashkimit Europian.
Kjo do të thotë se Shtetet e Bashkuara janë të gatshme të heqin dorë nga kundërshtimi i tyre për anëtarësimin e Iranit në Organizatën Botërore të Tregtisë dhe të shohin mundësinë e lejimit të shitjes së disa pjesëve të këmbimit për avionët civilë iranianë. Teherani insiston se programi i tij bërthamor është krejtësisht për qëllime paqësore. Kryenegociatori iranian, Sirus Naseri, i ka hedhur poshtë hapat e fundit të Uashingtonit. Ai tha se çështja që Irani të heqë dorë përfundimisht nga pasurimi i uraniumit as që nuk ishte diskutuar në takimit e fundit me negociatorët e Bashkimit Europian. Qëndrimi i administratës së Bushit deri tani ka qenë se Irani nuk duhet të marrë asnjë përfitim thjesht për përmbushjen e detyrimeve të veta ndërkombëtare. Duket se presidenti Bush ka ndërruar mendje pas bisedimeve që pati për këtë çështje me udhëheqësit europianë gjatë turneut të tij të fundit në Europë. Pas kësaj vizite ka pasur shenja të dukshme të koordinimit të qëndrimit me qeveritë europiane që janë të përfshira në bisedimet me Iranin- Birtaninë, Francën dhe Gjermaninë. "Unë mezi pres të punoj me miqtë tanë europianë që t'ia bëjmë thellësisht të qartë regjimit të Iranit se bota e lirë nuk do t'i tolerojë ata që të zotërojnë armë bërthamore", u shpreh Bushi ditën e premte. Nga ana tjetër zevendëspresidenti Dick Cheney paralajmëroi të premten se Uashingtoni nuk do të hezitojë që të ndërmarrë "veprime më të ashpra" nëse Teherani nuk heq dorë nga ambiciet bërthamore.
Ndërkohë dje në një deklaratë të Ministrisë së Jashtme te iranit, dje pas ndryshimit të kursit amerikan, thuhet se "Irani është i vendosur që të vazhdojë programin e vet bërthamor, qëllimi i të cilit, sipas tyre, është vetëm për nevoja të kombit". "Republika Islamike e Iranit është e vendosur që të prodhojë teknologji bërthamore për qëllime paqësore dhe asnjë presion, rryshfet apo kërcënim nuk do ta detyrojë Iranin të heqë dorë nga e drejta legjitime", tha zëdhënësi i Ministrisë së Jashtme të Iranit Hamid Reza Asefi në një deklaratë, cituar nga AFP. Asefi gjithashtu tha se ndreqja e disa gabimeve dhe adresimi i disa kufizimeve që i imponohen Republikës Islamike të Iranit pa asnjë shkak, nuk do ta bëjnë Iranin të heqë dorë nga e drejta e tij legjitime. "Kufizimi përsa iu përket pjesëve të avionëve që nuk janë për përdorim ushtarak nuk duhej të ishte vendosur që në fillim dhe heqja e këtij kufizimi prej tyre nuk është ndonjë stimul. Ndërsa hyrja në OBT është e drejtë e gjithë vendeve të botës", shton zyrtari iranian. Qendrimi i BE-3 (që përfshin Britaninë, Francën dhe Gjermaninë) ndaj Iranit është që në këmbim të ndalimit të përhershëm të pasurimit të uraniumit (që Irani të mos prodhojë armë bërthamore) të ofrojnë një paketë stimujsh tregtie, sigurie, teknologjie e diplomacie. Kësaj përpjekjeje diplomatike duket se iu bashkua së fundi edhe SHBA-ja, e cila si fillim kërkoi veprime shumë të ashpra ndaj Iranit deri në një ndërhyrje të detyruar nëse do të ishte nevoja.


11998
Café Zerion ツ / : Tema e Elbasanllinjve.
« ne: 13-03-2005, 07:17:02 »
Citim nga: <88> ne 13-03-2005, 07:14:24
el

Po ai nuk esht qyteti esht marr fotoja nga Qaf Krraba dhe ka dalur metalurgjia jo qyteti.

Faqe: 1 ... 475 476 477 478 479 [480]