Show Posts - Berni






Show Posts

This section allows you to view all posts made by this member. Note that you can only see posts made in areas you currently have access to.


Messages - Berni

Faqe: 1 2 3 [4] 5 6 7 8 9 ... 543
61
Diapazon / Makineria që nuk të lë të vdesësh
« ne: 11-03-2013, 20:29:31 »
Shtatë orë pasi një njeri ndërron jetë, tashmë ekziston një pajisje që e risjell atë në jetë. Lajmin e bënë të ditur tabloidi britanik, "Daily Mail".  Ajo i shpëton viktimat duke nxjerrë nga trupi gjakun, duke i hequr dyoksidin e karbonit e duke e injektuar sërish të mbushur me oksigjen, pra duke bërë punën e zemrës.


 
Makineria jetërikthyese "Ecmo” përdoret në Japoni, dhe po shtohen thirrjet gjithnjë e në shumë që ajo të fillojë të përdoret edhe në spitalet britanike. Mjeku Sam Parnia, që njihet për studime të tilla ekstreme thotë se shumë pacientë do të mbijetonin nëse mjekët do të dinin të përdornin makinerinë "Ecmo". Sipas tij në vendet e Azisë Juglindore, mjekët e kthejnë në jetë pacientin në 70-90 për qind të rasteve, në një kohë që në Amerikë dhe vende të tjera, përqindja është 20-25. Për t'u përmendur është rasti i një gruaje japoneze, e cila pas 7 orë e vdekur si pasojë e një mbidoze, u rikthye në jetë. "Pasi trupi i saj u ftoh, ajo u lidh me makinerinë "Ecmo" e cila oksigjenoi dhe ngrohu gjakun e saj, deri në momentin që ajo nisi të merrte frymë sërish",- tha ai për “Daily Mail”. Një tjetër person që u shpëtua në të njëjtën mënyrë është futbollist i Boltonit, Fabrice Muamba.  Ai ra pa ndjenja në fushën e lojës dhe pasi mjekët e lanë t'i ftohej trupi për 90 minuta, e rikthyen në jetë me anë të makinerisë.
 
/Shekulli Online/Përgatiti: E.Sh/

62
Bill Gates, aktualisht njeriu i dytë më i pasur në botë, në një restorant një kamerierit i ka lënë bakshish vetëm 5 dollarë. Pas këtij veprimi Bill Gates vërejti një reagim të çuditshëm në fytyrën e djalit dhe e pyeti se çfarë problemi kishte.



Kamerieri iu përgjigj se ai ishte i habitur që ai i la një dhuratë prej vetëm 5 dollarë, derisa djali i tij në tryezën tjetër i dha afër 500 dollarë. Bill Gates u përgjigj: “Ai është djali i njeriut më të pasur në botë, ndërsa unë jam djali i një zdrukthëtari”.

 /Shekulli Online/ Përgatiti: E.L/

63
Ky zbulim është shokues, por është fakt. Studimet e fundit tregojnë se meshkujt janë me llafazan se femrat. Ende me interesant është fakti që meshkujt që janë në punë bëjnë më shumë thashetheme se femrat.
 
Thuhet se gratë që janë në pune merren me thashetheme, por me sa duket meshkujt janë më të aftë se ato në këtë aspekt.
 
Statistikat tregojnë se gratë janë me efektive në punë, ndërsa meshkujt nuk janë të koncentruar shumë në punë.
 
Shkencëtarët mbikëqyrën 274 të punësuar prej tyre 53% femra dhe 47% meshkuj. Gjatë studimit, në një interval kohor prej 10 minutave gratë punoni 4.9 minuta, ndërsa meshkujt 4.3 minuta.
 
Kur u jepej mundësi për të dalë në ajër të pastër, këtë gjë e bënin 38% e femrave, ndërsa 52% e meshkujve. Studimi tregoi se meshkujt që janë në punë më shumë kohë kalojnë duke u marrë me thashetheme se sa duke punuar. 
 /Shekulli Online/ Përgatiti: E.L/

64
Qesh / Fjalor Shqip - Turqisht
« ne: 25-01-2013, 15:50:22 »
bilet kthimi- pishman billet
dhimbje koke- tepelek siklet
grek- jazek milet
kokaine- zarar niseshte
mesues- llafazan hajvan
robot- teneqe xhandar
roje burgu- dajak usta
shkop gome-dajak sallam
gjarper- llahtar litar
taksi- jallah shofer
termet- dynja qamet
titanik- qamet vaporrtregeti
ilegale- arnaut pazar
truperoje- dajak azgan

65
Ka shumë filma kryevepra, por askush nuk është më i madh se “Kohët moderne të Charlie Chaplin.

Pak nga pak festivali i Venecias po gjallërohet, po rritet dëshira për të përjetuar artin e kinemasë, në koleksionin e tyre janë filmat më të mirë të kohës. Por kush janë kryeveprat e parezistueshme? Për të mos patur pendime, duhet të bëja një listë me 500 filma, por fatkeqësisht më duhet të bëj vetëm 50. Në vendin e parë, pa dyshimin më të vogël, vendos “Kohët moderne” të Charlie Chaplin: një kryevepër poezie, komike dhe fantazie. Edhe pse është xhiruar 76 vite më parë, ka një modernitet që të pamend. Në vend të dytë është “Full Metal Jacke, film që Stanley Kubrick ia dedikoi çmendurisë së Vietnamit (edhe luftës në përgjithësi. Podin e mbyll filmi “Million Dollar Baby”, pika më e lartë e karrierës së Clint Eastwood. Një film emocionues, që celebron dashurinë dhe miqësinë, interpretuar nga aktorë të paharrueshëm.



Ja dhe lista e plotë e 50 kryeveprave, pa të cilat jeta ime do të ishte më e varfër.

1. Tempi moderni (Charlie Chaplin, 1936)

2. Full Metal Jacket (Stanley Kubrick, 1987)

3. Million Dollar Baby (Clint Eastwood, 2004)

4. Quei bravi ragazzi (Martin Scorsese, 1990)

5. A qualcuno piace caldo (Billy Wilder, 1959)

6. Psyco (Alfred Hitchcock, 1960)

7. Viale del tramonto (Billy Wilder, 1950)

8. Il padrino parte II (Francis Ford Coppola, 1974)

9. La fiamma del peccato (Billy Wilder, 1944)

10. Cantando sotto la pioggia (Gene, Kelly, Stanley Donen, 1952)

11. Shining (Stanley Kubrick, 1980)

12. Manhattan (Woody Allen, 1979)

13. Prima pagina (Billy Wilder, 1974)

14. Il buio oltre la siepe (Robert Mulligan, 1962)

15. Una giornata particolare (Ettore Scola, 1977)

16. Mezzogiorno di fuoco (Fred Zinnemann, 1952)

17. Notorius (Alfred Hitcchcock, 1946)

18. I duellanti (Ridley Scott, 1977)

19. Blade Runner (Ridley Scott, 1982)

20. Rocco e i suoi fratelli (Luchino Visconti, 1960)

21. Vite vendute (Henri-Georges Clouzot, 1953)

22. Taxi Driver (Martin Scorsese, 1976)

23. Il cacciatore (Michael Cimino, 1978)

24. Frankenstein Junior (Mel Brooks, 1974)

25. I predatori dell’arca perduta (Steven Spielberg, 1981)

26. I quattrocento colpi (François Truffaut, 1959)

27. Arancia meccanica (Stanley Kubrick, 1971)

28. I diabolici (Henri-Georges Clouzot, 1954)

29. A History Of Violence (David Cronenberg, 2005)

30. Alien (Ridley Scott, 1979)

31. L’appartamento (Billy Wilder, 1960)

32. Le relazioni pericolose (Stephen Frears, 1988)

33. Apocalypse Now (Francis Ford Coppola, 1979)

34. La vita è bella (Roberto Benigni, 1997)

35. Pulp Fiction (Quentin Tarantino, 1994)

36. Il pianista (Roman Polanski, 2002)

37. L’invasione degli ultracorpi (Don Siegel, 1956)

38. La leggenda del re pescatore (Terry Gilliam, 1991)

39. Jules e Jim (François Truffaut, 1962)

40. Carlito’s Way (Brian De Palma, 1993)

41. E.T. l’extraterrestre (Steven Spielberg, 1982)

42. Le vite degli altri (Florian Henckel von Donnersmarck, 2006)

43. Departures (Yojiro Takita, 2008)

44. L’uomo che uccise Liberty Valance (John Ford, 1962)

45. Il servo (Joseph Losey, 1963)

46. Toro scatenato (Martin Scorsese, 1980)

47. The Blues Brothers (John Landis, 1980)

48. Il sorpasso (Dino Risi, 1962)

49. Il bacio della donna ragno (Hector Babenco, 1985)

50. Urla del silenzio (Roland Joffé, 1984)

Nga Alberto Rivaroli Panorama.it

66
Nuk është liqeni Viktoria, të cilin të gjithë e kanë parë në filmin “Piranja”, por është një tjetër liqen Viktoria, i cili shtrihet në Afrikë. Një vend i çuditshëm ku natyra gërshetohet me misterin.

Liqeni Viktoria shtrihet në 70.000 kilometra katrorë ndërmjet Ugandës, Tanzanisë dhe Kenias, paraqet burimin e dytë më të madh të ujit të freskët të pijshëm në botë dhe është më i madhi i këtij lloji në Afrikë, ndërkohë që njëkohësisht është edhe rezervuari kryesor i lumit Nil. Në kuadër të liqenit me pamje jashtëzakonisht të bukura gjendet edhe një arkipelag me mbi 80 ishuj. Mirëpo, ai paraqet edhe risk të madh, pasi sipas zyrtarëve lokalë brenda një viti në të humbin jetën rreth 5 000 persona, qoftë si pasojë e rrethanave të çuditshme klimatike, qoftë rrugëve të këqija.



“Është shumë i rrezikshëm. Gjendeni në sipërfaqe e nuk e dini thellësinë e vendit mbi të cilin gjendeni. Madje edhe nëse dini mirë not, kjo nuk mund t’ju ndihmojë shumë”, – thotë Sem Kabonga, një peshkatar nga vendi Bugala. Ai shton se secili peshkatar nuk ka mundësi të pajiset me rrip apo jelek adekuat për shpëtim, kurse barkat e vogla mund të zhduken lehtë në valët që formohen në liqe shkaku i mikroklimës së tij të çuditshme.

“Ka raste që kur hyni në liqe koha është e mirë, por kur arrini në mes të liqenit përnjëherë fillon era e fuqishme, shiu, retë e dendura”, – sqaron Kabonga.
Meteorologu nga Uganda, Kalid Muëembe flet për arsyet për shkak të të cilave ky liqen është aq i rreshkshim.

“Për arsye se liqeni është kryesisht i ngrohtë dhe ka mjaft lagështi, prodhohet një sasi e madhe e energjisë potenciale konvektive, që prodhon re shiu dhe stuhi të bubullimave dhe vetëtimave, që mund të paraqesin rrezik shumë të madh”, – thotë ky meteorolog.

Me qëllim të mbrojtjes së njerëzve, para pak kohësh këtu ka filluar aksioni provues për informimin me SMS të popullatës lokale të paktën një herë në ditë lidhur me kushtet për kushtet e motit, që iu dërgohen në telefonat e tyre celularë.

Avioni që u rrëzua mbi liqen

Një aeroplan në të cilin ndodheshin shtatë vetë u rrëzua në liqenin Viktoria menjëherë pas fluturimit nga aeroporti Entebe në afërsi të Kampalës, kryeqendra e Ugandës.

Sipas autoriteteve lokale nuk pati të mbijetuar në këtë aksident. Zëdhënësi i armatës së Ugandës deklaroi se midis viktimave ka shtetas të Burundit, Ugandës dhe Afrikës Jugore. Kombësitë e katër anëtarëve të ekuipazhit tani për tani janë të panjohur. Dëshmitarët okularë konfirmuan se aeroplani ka shpërthyer në ajër, dhe më pas është rrëzuar në liqen dhe është fundosur. Aeroplani ka transportuar dërgesa për forcat paqeruajtëse në Ugandë, që janë stacionuar në Somali.

Mbytja e çuditshme

Të paktën 30 persona kanë humbur jetën kur një anije është përmbytur në liqenin e Viktorias në Ugandë. Anija ishte fundosur, rreth 6 km larg destinacionit të saj, ishullit Kjata në liqenin Viktoria. Sipas dëshmitarëve okularë, anija është mbytur në mënyrë krejt të çuditshme. Fillimisht i janë fikur motorët dhe më pas ka filluar animi në krahun e djathtë. Autoritet lokale ende e kësaj dite nuk i kanë shpjeguar arsyet se përse u mbyt anija.  Standard

67
 

Frazeologjia angleze e përshkruan këtë frut kështu: “Një mollë në ditë, i thotë mjekut ik”, që do të thotë se efektet e saj janë të shumta dhe mjaft kurative. Dyqani "Bimë Mjekësore, Linja kozmetike 'orient Line' bën të ditur se sipas një studimi që ka bërë studioja e njohur e dietave “San Xhorxh” në Londër, vihet re se mes 50 personave të cilët kanë mbajtur dietë me fruta, ata që kanë përdorur mollën si dietë kanë mundur të humbasin disa kilogramë brenda dhjetë ditëve, pa dëmtuar organizmin. Studiuesit tregojnë se në shumicën e rasteve aplikimi i dietave bëhet shkak për prishjen e regjimit të shëndetit tonë, duke pasur efekte negative mbi shëndetin. Ndërkohë që me mollën nuk ndodh kështu. Me të gjitha vlerat ushqyese që ka fruti i mollës, ai arrin që të mbajë trupin në nivel normal, si dhe duke eliminuar dhjamërat e tepërta, transmeton BalkanWeb.

Flavonoidi, arrin të futë në aksion fibrat e trupit tonë, pa dëmtuar organizmin, ndërkohë që aksioni do të ndihmohet nga vitamina C, e cila bën të mundur djegien e të gjitha lëndëve të dëmshme që gjenden në trup dhe shkaktojnë mbipeshën, siç është kolesteroli dhe disa oksidantë të tjerë, të cilët bëhen shkak për plakjen e parakohshme. Në 100 gramë mollë do të gjejmë 40 kalori, 10 gramë sheqerna, potas, ndërkohë që ajo përmban njëkohësisht vitaminat B dhe C, acidin nitrik dhe acidin malik. Vitamina B1, e cila gjendet me shumicë te molla, të ndihmon të heqësh lodhjen, nervozizmim si dhe mungesën e oreksit, ndërsa vitamina B2 i mbron muskujt e gojës, riforcon flokët dhe shmang rrudhat, ndërsa acidi nitrik dhe ai malik bëjnë të mundur shkrirjen e ushqimeve të rënda në stomak, në mënyrë që të mos e lodhin atë, ndërsa vitamina C shërben për të dezinfektuar të gjithë organizmin dhe veçanërisht aparatin e të ushqyerit si dhe arrin të djegë të gjitha mikrobet e ndryshme që gjenden përgjatë saj. Si ta fillojmë? Mos harroni që gjatë ditës përveç mollëve duhet të hani 3 vaktet, por lehtë. Në darkë sugjerohet që të shkojmë për të fjetur duke pirë fillimisht një gotë me lëng molle. Kujdes nëse lëngu që pini është qind për qind lëng molle, në mënyrë që edhe dieta të arrihet plotësisht.

Ndërkohë që në mëngjes e nisim ditën sërish me një lëng molle të freskët. Rreth orës njëmbëdhjetë fillojmë dhe qërojmë një kokërr mollë, pasi ta presim në feta e vendosim në një pjatë dhe më pas derdhim mbi të pak lëng limoni. Efekti i kurativ është shumë i madh, ndërkohë që arrin të mbajë në nivele të pranueshme edhe lëkurën e fytyrës.

Gjatë paradites sugjerohet ngrënia e gjysmës së kokrrës së mollës, ndërkohë që orari tjetër i fillimit të dietës është ai i pasdites, rreth orës katër ose pesë. Duhet të kemi parasysh që limiti midis periudhës së parë dhe asaj të dytë, të mos jetë më shumë se pese orë. Pra nëse kemi ngrënë gjysmën e mollës në orën 11, gjysmën tjetër duhet ta hamë pas pesë orësh, pra në orën katër të pasdites.

Ndërkohë që në mbrëmje nëse dëshironi, mund të jeni tolerantë, duke ngrënë një darkë të lehtë, por mos harroni se nëse do të hamë ushqime gjatë dietës, efektet do t’i shihni me vonesë. Ndërkohë që mos harroni këshillën që ju kemi dhënë në fillim para se të shkoni për të fjetur; sërish një gotë me lëng molle, në mënyrë që të kompletoni dietën e ditës suaj. Nëse vazhdoni kështu për dhjetë ditë, atëherë do të shihni se do të humbisni pothuajse një kilogram në ditë dhe në rast se nuk i qëndroni asaj besnik, atëherë sërish do të shihni se do të keni humbur disa nga kilet tuaja të tepërta. Ndërkohë që brenda dietës së sugjeruar, ju sugjerojmë që ta kompletoni atë me anë të një maske. Pasdite për të gjitha ata persona që e shohin se po i shtohen rudhat e fytyrës, mund të përdorin një maskë, e cila përbëhet nga feta të holla molle si dhe një gotë qumësht. E mbajmë atë për 45 minuta dhe më pas e pastrojmë me ujë të ftohtë, në mënyrë që të aroma e mollës të mbetet për një kohë të gjatë në epidermën e lëkurës, duke shërbyer si një tonik perfekt i saj.

Mollët që mund të na hyjnë në punë

Mos harroni se në treg gjenden shumë lloje mollësh. Mendoni se 7 mijë varietete kultivohen në të gjithë botën, të gjitha me aroma, ngjyra dhe madhësi të ndryshme, që do të thotë se efektet nuk janë njësoj. Ndër më të zakonshmet dhe që ka më shumë efekt, janë mollët renete, limonelat dhe të famshmet Granny Smith. E para ka efekt vërtet të madh, nëse do të përdoret në dietën e sugjeruar. Origjina e mollës si frut, vjen nga vendet e Azisë Qendrore dhe asaj Perëndimore, i cili kultivohet prej shekujsh në të gjithë botën.

Mollët më të mira për dietën tonë janë ato me ngjyrë të gjelbër, kjo për faktin se ato përmbajnë shumë sodë dhe menjëherë sapo hyjnë në organizëm hyjnë në veprim të menjëhershëm me acidet e tjera të trupit. Kujdes, mos i vendosni mollët në një vend me frutat ose perimet me gjelle, pasi ajo prodhon një gaz natyral që është etileni, së bashku me bananet dhe pjeprin, që mund të prishë edhe ushqimet e tjera që gjenden aty.

Mollët janë shumë të pasura me fibra dhe ndihmojnë për të mbajtur në nivelin bazë kolesterolin si dhe parandalojnë kancerin. Me anë të një molle në ditë, ne sigurojmë 20 për qind të fibrave të nevojshme në një ditë, po kaq kalori dhe yndyrna, me përjashtim të kolesterolit. Në rast se nuk doni t’i hiqni mollës lëkurën, pastrojeni atë me lëng limoni, portokalli ose ananasi, në mënyrë që efekti i dietës së sugjeruar të jetë sa më i plotë dhe i efektshëm.

Efektet e mollës

Në 100 gramë mollë do të gjejmë :40 kalori, 10 gramë sheqerna Potas, Vitamina B dhe C, Acidin nitrik dhe acidin malik.

Efektet e mollës-Vitamina B1, largon lodhjen, nervozizmin si dhe mungesën e oreksit-Vitamina B2, forcon muskujt e gojës, riforcon flokët dhe shmang rudhat-Acidi nitrik dhe ai malik shkrijnë ushqimet e rënda në stomak-Vitamina C, dezinfekton organizmin dhe aparatin e të ushqyerit.

68
Një shpërthim i fuqishëm kozmik i rrezeve gama, i njohur si shpërthimi më i fortë në univers, mund të ketë goditur Tokën në shekullin e tetë.

Sipas BBC, shkencëtarët kanë gjetur prova se planeti ynë është goditur nga një seri rrezatimesh në atë periudhë, por ka debat se çfarë lloj ngjarje kozmike mund ta ketë shkaktuar.

Tani një studim sugjeron se kjo ka ardhur si rezultat i bashkimit të dy vrimave të zeza ose dy yjeve neutron në galaksinë tonë.

Përplasja mund të ketë prodhuar një sasi gjigande energjie.

Shkencëtarët kanë gjetur ndotje radioaktive në Japoni dhe Antarktidë, në formën e izotopeve që krijohen vetëm në hapësirë.

Duke bërë një përllogaritje të akullit dhe rrathëve të pemëve është arritur në përfundimin se ngjarja ka ndodhur rreth viteve 774 dhe 775 të erës sonë.

Shpërthimet e rrezeve gama janë shumë të rralla. Ato ndodhin njëherë në 10 mijë vite për galaksi.

69
Tema Interesante / HOROSKOPI 2013
« ne: 15-01-2013, 11:12:42 »
Çfarë thonë yjet, parashikimi në detaje. Horoskopi i vitit: karriera, jeta sentimentale, familja

Dashi

Do të jetë një vit i mbushur me stimuj që, sidomos gjashtë muajt e parë të vitit, do t’u dhurojnë surpriza dhe projekte konkrete me përfundim të mirë. Thënë ndryshe do të filloni të shijoni frutet e punës tuaj, do të mirëprisni ndryshimet, jo vetëm emocionalisht, por edhe profesionalisht. Mund të shihni nga e ardhmja me qetësi e qartësi, gjë që në këtë periudhë, nuk është pak. Efektet e para do t’i ndjeni në pamjen e jashtme, mënyrën e të sjellurit dhe prakticitetin në jetën e përditshme. Muajt e parë të vitit do të mbështeteni në ndihmën e Jupiterit, i cili u hap udhë projekteve dhe atyre që duan t’ju ndihmojnë. Pjesa e dytë e vitit ju kërkon të jeni më vigjilentë meqë ndikimi i këtij planeti venitet dhe pengesat do të jenë më të forta. Mos merrni vendime të prera sidomos gjatë muajve të vjeshtës sepse mund të gjendeni përballë personave më të fuqishëm se ju, çka e ul probabilitetin e fitores. Në fushën e ndjenjave parashikohen lidhje të reja. Keni dëshirën të bëni gjëra të reja, të ndiheni protagonistë, por mbi të gjitha dëshironi të keni përballë persona që ju kuptojnë. Problemi i vetëm është se shpesh mund të ndjeni dëshirën të fshini të shkuarën, një gabim ky që ndonjëherë rrezikon t’ju kushtojë shtrenjtë. Më e mira është të ndreqni gabimet e së shkuarës dhe të mendoni me kujdes të ardhmen. Në sektorin profesional, 2013 është plot me raste dhe oferta, sidomos nga 31 maji deri më 8 gusht. Mërkuri i mbështetur nga Marsi mund të paraqesë ndonjë vështirësi të vogël në pesë muajt e parë të vitit, por pjesa tjetër është e mbarë. Nuk duhet të merrni vendime përfundimtare gjatë kësaj periudhe ose të përballeni me njerëz më të fuqishëm se ju. Duke filluar që nga 5 nëntor e deri në ditët e para të marsit të vitit të ardhshëm, Afërdita do të jetë në shenjën tuaj duke iu dhënë dorë për zgjedhje dhe përgjegjësi të reja, por edhe mundësi për t’u dhënë fund disa projekteve fitimprurëse. Mos harroni se çdo lloj vendimi nuk duhet të merret nxitimthi. Situatat duhen parë me kujdes dhe qetësi në mënyrë që t’ju shërbejnë për të ardhmen.

Demi

Pavarësisht pozicionimit të Saturnit në shenjën e Akrepit, gjë që mund t’ju shqetësojë herë pas here, 2013-ta është vit domethënës sa i takon rritjes personale dhe mundësisë së realizimit të projekteve të shtyra në kohë ose të pamundura për t’u realizuar. Jupiteri ndikon për mirë në qëllimet që i keni vënë vetes, sjell propozime të reja për punë dhe impenjime mondane, çka do të thotë, raste të arta për të shprehur aftësitë tuaja. Ky vit ju përcakton protagonistë në shumë eksperienca të ndryshme nga njëra tjetra, por mbi të gjitha qëndrueshmëri në jetë. Thënë ndryshe jeni të gatshëm të përjetoni aventura të reja, si në fushën profesionale ashtu edhe atë sociale, pa përjashtuar edhe jetën sentimentale, e cila gjithashtu do të jetë e gjallë, plot surpriza të paharrueshme. Saturni mban anën tuaj sa u takon marrëdhënieve ndërpersonale, në të cilat gjatë pjesës më të madhe të vitit do të jeni protagonistë. Lidhje të reja sentimentale, familjare dhe shoqërore. Gjithashtu Saturni është vendimtar në lidhjet dashurore, për të cilat nuk përjashtohen vendimet e mëdha për martesë apo lindjen e një fëmije. Sa i takon fushës profesionale ka në mënyrë të veçantë dy periudha të mbara për këtë vit: e para nga 5 shkurti deri më 14 prill kur Mërkuri shkëlqen në shenjën tuaj. Është një periudhë kur intuita nuk do të gabojë dhe rastet e mira do t’i kapni në ajër. Periudha e dytë fillon më 31 maj deri më 8 gusht. Mund të filloni projekte të reja, të ndryshoni punë, por edhe të fitoni shuma të majme parash. Për të dy periudhat këshilla e vetme është t’u kushtoni rëndësi bashkëpunëtorëve të afërt: jo të gjithë e duan suksesin tuaj. Sa i takon fushës së ndjenjave do të ketë shumë surpriza të bukura. Deri më 2 shkurt mund t’i shprehni lirshëm ato që ndjeni sepse të gjithë ju kuptojnë dhe personi ndaj të cilit interesoheni është i gatshëm t’ju falë shumë dashuri. Erëra të mbara fryjnë edhe për ata që janë lodhur nga marrëdhënia që kanë dhe që ndjejnë nevojën për liri.

Binjakët

Jupiteri qëndron në shenjë deri më 26 qershor dhe prania e tij mund të rezultojë edhe negative, por edhe pozitive në kuptimin që varet shumë nga ju se si do t’i përdorni aftësitë dhe lidhjet që keni. Ky planet ju dhuron lehtësi në realizimin e projekteve dhe fat, të cilin nëse do të dini ta përdorni siç duhet do të keni përfitime edhe në të ardhmen e largët. Në të kundërt, nëse vendosni të mos i merrni seriozisht mundësitë që ju jepen mos prisni që gjërat të shkojnë mbarë për shumë kohë: me ardhjen e korrikut atmosfera do të ndryshojë dhe probleme nga më të ndryshmet do t’ua vështirësojnë jetën: shpenzimet e tepërta dhe llogaria bankare e boshatisur, punët e lëna pas dore, marrëdhënie aspak e shëndetshme, thënë ndryshe faturë shumë e lartë për t’u paguar. E keni ju në dorë se si do ta përdorni potencialin që keni dhe si do t’i shfrytëzoni mundësitë që ju jepen. Mundohuni të gjeni të mesmen e artë, atë që ju mundëson edhe pak luks, por pa harruar të lini diçka mënjanë për ta përdorur për gjysmën e dytë të vitit, që është edhe më e vështira. Në sektorin profesional ky vit do t’ju japë mundësi të realizoni projekte që i keni shumë për zemër, por jo pa sakrifica dhe impenjim. Periudha kur mund të rrezikoni më shumë, gjatë të cilës nuk këshillohen vendime përfundimtare është nga 5 shkurti deri më 14 prill. Gjatë kësaj kohe fjalët e pamenduara rrezikojnë të prishin një miqësi të hershme, prishje bashkëpunimesh nga sjellje arrogante ose edhe ndarje në çift nga konflikte të kota dhe të panevojshme. Momentet e bukura për këtë vit i takojnë fushës profesionale: nga 19 janari deri më 5 shkurt do të keni ide të reja dhe fuqi për të përballuar rimin e shfrenuar të jetës. Ndërsa në gjysmën e dytë të prillit mundësi të reja pune i hapin dritën jeshile shumë projekteve, të cilat sado vonë të finalizohen do të sjellin rezultate afatgjata.

Gaforrja

Vitet e errëta dhe të lodhshme më në fund i keni lënë pas. Do të ndjeni emocione të reja, të jetoni momente romantike, siç i vijnë për shtat natyrës tuaj, të ndjeshme dhe të vendosur në të njëjtën kohë, por edhe të çoni përpara projektet e duhura. Me pak fjalë është një vit i mbarë gjatë të cilit do të rifitoni terrenin e humbur në të shkuarën dhe të provoni të veproni në fusha të reja të jetës. 2013 mund të ndahet në dy periudha të rëndësishme për ju: e para, e cila përmbyllet më 26 qershor është ajo më pak interesantja, edhe pse e mbushur me të reja, gjithësesi më pak të rëndësishme se ajo që ju ofron pjesa e dytë, ajo pas 26 qershorit, me hyrjen e Jupiterit në shenjë. Do të jetë një vit i bukur, gjatë të cilit do të jepni më të mirën. Idetë e qarta do t’ju ndihmojnë në punë, ndërsa në familje harmonia do të rikthehet gëzueshëm duke premtuar momente të paharrueshme. Dëshira për të qenë përsëri në qendër të vëmendjes paralajmëron një verë ku protagonizmi do të jetë i pranishëm siç e dëshironi ju. Në sektorin profesional më në fund ndiheni gati të pranoni sfidat e reja, t’u jepni fund projekteve të rëndësishëm dhe shpesh edhe të vini në lojë ndonjë vonesë që deri dje ju dukej sikur ju errësonte jetën. Do të jetë hyrja e Mërkurit në shenjë, më 31 maj, ai që do të ndikojë në fillimin e një moment vërtetë magjik në punë. Kjo periudhë zgjat deri më 8 gusht, kohë gjatë së cilës mundësi të panumërta do t’ju ofrohen për ngritje në përgjegjësi, investime të zgjuara në sektorin financiar apo njohje të rëndësishme me persona me influencë. Kjo periudhë është e mbarë edhe për ata që fillojnë punë për herë të parë apo për të tjerë që deri tani nuk guxonin të ndryshonin situatën e tyre profesionale. Në dashuri nuk do të mungojnë momentet pasionante dhe mundësitë e takimeve vërtet speciale, të afta t’ju ndryshojnë jetën. Stina juaj e dashurisë është nga 3 deri më 27 qershor: e shkurtër, por e përqendruar me mundësi që lënë gjurmë në jetë. Këshilla e vetme e yjeve është vetëm t’i gëzoheni sa më shumë këtij viti.

Luani

2013 do të jetë një vit ndryshimesh, në fillim pa dëshirë, por me kalimin e kohës do të kuptoni se këto ndryshime nuk bëjnë veçse mirë. Do të ndiheni më interesantë dhe të pëlqyeshëm, në qendër të vëmendjes dhe të aftë për çdo lloj iniciative të re. Gjatë pjesës së parë të vitit ndjeni dëshirën të jepni më të mirën nga vetja sepse më në fund do të kuptoni se shumë dyer do të hapen për ju. Gjatë këtij viti do t’ju duhet të jepni prova të mëdha korrektësie dhe ndershmërie personale, duke dëshmuar se dini të impenjoheni siç duhet në punë. Rigorozë është fjala kyç e këtij viti për ju, e vetmja që mund t’ju garantojë suksesin dhe protagonizmin që dëshironi si në fushën profesionale ashtu edhe në atë personale. Me një ritëm të tillë nuk është e jashtëzakonshme që shpesh të ndiheni të vetmuar, larg botës që ju rrethon. Do të ndjeni nevojën e miqve dhe bisedave të hapura me ta, lidhjeve familjare apo mbështetjes së njeriut të zemrës. Do t’ju duket sikur një periudhë e jetës tuaj po merr fund për të nisur një e re, sikur po hiqni dorë nga gjithçka keni, nga e shkuara dhe kujtimet e bukura. Por këto do të jenë vetëm momente kalimtare. Nga 19 janari deri më 5 shkurt mund të mbështeteni tek personat që keni besim, të cilët do t’ju japin ide dhe drejtimin e duhur. Është mirë të ndani pergjegjësitë në mënyrë që të keni ide të qarta mbi të ardhmen. Ky vit premton momente suksesesh të mëdha, mundësi të reja në fushën profesionale apo në atë të studimeve. Nga 14 prilli deri më 1 maj do të ndjeni energjinë e nevojshme për të përballuar çdo gjë të re në jetën tuaj, bashkë me premtimin se do t’i çoni projektet deri në fund. Periudha e verës do të dominohet nga kreativiteti dhe dëshira për punë të reja, ndërsa sektori i financave do të përmirësohet ndjeshëm çka ju jep mundësinë e një jete të qetë dhe pa kokëçarje. Njeriu i zemrës do të kënaqet vetëm me praninë tuaj. Mjafton një buzëqeshje, një buqetë me lule apo një darkë romantike për tyë përjetuar moment nga ato që nuk harrohen kurrë në jetë.

Virgjëresha

Pjesa e parë e vitit nuk do të jetë e thjeshtë dhe lineare siç do ta dëshironit. Jo gjithmonë gjërat shkojnë siç duam, por në të njëjtën kohë nuk është e drejtë që për këtë arsye të humbisni besimin dhe sidomos shkëlqimin që ju karakterizon. Ndonjëherë është e rëndësishme t’i kushtoni vëmendje edhe detajeve më të vogla të së përditshmes sepse kështu do të zbuloni rëndësinë e jetës, të njerëzve të dashur që ju qëndrojnë pranë dhe të atyre fitoreve të vogla që shpesh i kaloni si ua ndjerë gëzimin. Ndodh shpesh të ndjeni nevojën të fshiheni, të zhdukeni nga faqja e dheut ose të tërhiqeni në strofullën tuaj pa u bezdisur nga askush, por këto janë vetëm tundime të momentit sepse në fakt ju pëlqen pushteti dhe dini ta përdorni atë shumë mirë. Gjatë pjesës së parë të vitit, Jupiteri tek shenja e Binjakëve nuk do t’ju ndihmojë edhe aq për të realizuar projektet që keni në dorë. Rrezikoni të bëni gabime ose t’u besoni njerëzve të papërshtatshëm, të paktën deri më 14 prill kur qielli premton të sigurojë ndryshime. Momente tensioni dhe çoroditjeje, fjalë të thëna në vendin dhe kohën e gabuar mund të sjellin rezultate negative të papritura. Duhet vetëm të rezistoni gjatë kësaj kohe dhe të shtyni për më vonë vendime të rëndësishme sepse muaji maj premton shanse pozitive dhe rikuperim energjish. Më në fund do të ndriçoheni nga ide të reja dhe guximi për të ndërmarrë iniciativa të mëdha, projekte që parashikojnë bashkëpunime të rëndësishme, hapin rrugë për pritshmëri të reja dhe suksese të papritura. Koha më prodhimtare është nga 31 maji deri më 8 gusht gjatë së cilës do të ndjeni kënaqësinë e punëve të përfunduara mirë, njohjeve të reja që premtojnë të kthehen në miqësi të forta, por edhe ndonjë flirt që do t’i japë ngjyra të shkëlqyera ditës. Në sektorin e ndjenjave nuk priten ndryshime të mëdha, por edhe kështu kënaqësia nuk do të mungojë.

Peshorja

Hyrja e Saturnit në shenjën e Binjakëve nënkupton fillimin e një epoke të re. Duket sikur koha e sakrificave ka marrë fund dhe tani ka ardhur momenti të shijoni gjithçka që deri dje ia kursenit vetes. Nuk ka nevojë të llogarisni çdo lëvizje tuajën, shumë gjëra mund të përmbushen edhe duke i besuar rastësisë dhe fatit të mirë. Fillimi i vitit paraqet raste të mira për të ndryshuar përfundimisht jetën. Bëhet fjalë për të gjithë ata që kanë investuar diku, për të tjerë që nuk besojnë tek dashuria, tek dora e shtrirë e bashkëpunëtorëve apo eprorëve, ndryshimeve të mëdha apo udhëtimeve me biletë vetëm vajtje. Sidoqoftë kjo nuk nënkupton që të mbylleni në shtëpi dhe të prisni që gjërat të përmbushen vetiu. Është e nevojshme të mbani sytë hapur dhe të kapni në ajër çdo rast apo mundësi të re. Në muajin maj, Marsi dhe Afërdita, për pjesën më të madhe të të lindurve të kësaj shenje premtojnë lëvizje në sektorin e ndjenjave: Mundësi për takime të reja. Një dashuri e madhe parashikohet për të lindurit e gjysmës së dytë të muajit. Në vjeshtë, Jupiteri del nga shenja juaj për t’i lënë vendin dinamizmit të Marsit, kështu do të fillojë një periudhë shumë intensive, përgjatë të cilës shumë projekte do të përmbyllen me sukses duke premtuar një situatë të përmirësuar ndjeshëm financiare. Periudha e vjeshtës premton një fazë të re intensive në sektorin profesional. Prania e Jupiterit në shenjë premton vendime të guximshme, të cilat të marra në kohën e duhur paralajmërojnë shanse karriere të pamenduara më parë. Kështu mund të jetë momenti i duhur për të hequr dorë nga puna e vjetër, për të nisur një të re, ose për të kërkuar rritje në përgjegjësi, pa harruar që jo të gjithë kolegët do të mbeten të kënaqur nga kjo. Guximi që do t'ju shoqërojë përgjatë këtij viti ju bën më të prirur ndaj takimeve, të cilat nëse i vlerësoni siç duhet, mund të shndërrohen në raporte të qëndrueshme. Por për t'iu përkushtuar një dashurie të re, duhet ta mbyllni një herë e mirë me të shkuarën. Për ata që jetojnë një lidhje të konsoliduar ky mund të jetë momenti i duhur për të marrë vendime të rëndësishme për të planifikuar impenjime të reja.

Akrepi

Saturni do të fillojë t’ju braktisë pak nga pak dhe ky është momenti për të vënë në punë të gjitha përfitimet që keni pasur gjatë kalimit të tij në shenjën tuaj. 2013-ta është një vit i përshtatshëm për të vënë diçka mënjanë, pasuri që i keni vënë me punë, të nevojshme për t’i përdorur në të ardhmen si mundësi të mira fitimi. Mësimet që keni marrë nga Saturni janë prezente dhe ende të dobishme, është aftësia për të hequr dorë kur barrierat janë të pakalueshme dhe për të menduar mundësi të reja. Keni mësuar se jo gjithmonë është e mundur të keni harmoni përreth, ndodh të kaloni edhe periudha të turbullta, të cilat më shumë se për përfitime vlejnë për të nxjerrë mësime. Ky vit ju vë përballë sfidash të forta ndonjëherë. Do të keni përballë armiq të fortë dhe shpesh ideja për të lënë gjithçka dhe për të ikur larg do t’ju duket e vetmja mundësi. Por pavarësisht kësaj gjendet gjithmonë një zgjidhje, mjafton të keni intuitën e duhur për t’a kuptuar. Ky është viti i mundësive për të punuar. Përvishni mëngët dhe futjuni punës, pranoni propozimet e reja që ju vijnë edhe nga të panjohur dhe mos e kurseni veten: keni potencial të mjaftueshëm për t’i përballuar të gjitha. Të karikuar me energji do të keni mundësinë të ndryshoni jetën, edhe në kuptimin mondan, në lidhjen e miqësive të reja, njohjeve dhe ambjenteve deri dje të paarritshme për ju. Janari është muaji në të cilin shumë punë do t’i nisni me këmbën e mbarë. Projekte të reja në sektorin professional mund të hapin dritën jeshile për ndryshime të mëdha. Jeni të hapur ndaj çdo ndryshimi dhe deri më 31 maj çdo lëvizje do të jetë e qëlluar, falë Mërkurit të pranishëm në shenjë. Periudhë fitimprurëse parashikohet të jetë nga 9 deri më 29 shtator, kur i njëjti planet ju jep mundësinë të qartësoni qëllimet që keni në jetë dhe të punoni për to. Në sektorin e ndjenjave duhet pak më shumë durim dhe vëmendje ndaj partnerit. Puna nuk është gjithçka, duhet të gjeni kohë edhe për njeriun e zemrës.

Shigjetari

Më siguri 2012 ka qenë një vit i jashtëzakonshëm ndaj nuk është çudi që prej tij të keni dalë me një dozë të lartë stresi të akumuluar nga punët dhe ritmi i shfrenuar i jetës.

Vendosja e Jupiterit në shenjën e Shigjetarit, aty ku ndodhet edhe Plutoni, parashikon një tjetër vit të mbushur, veçse duhet shumë forcë për ta përballuar ritmin e tij. Energjia nuk ju mungon dhe as dëshira e mirë, por për t’i bërë punët siç duhet është e nevojshme edhe të ndalni qoftë edhe për një moment të vetëm. Mbushuni me frymë dhe hidhini një sy projekteve që keni përpara: jo të gjitha janë të realizueshme në të njëjtën kohë. Duhet bërë në fillim një përzgjedhje, në fillim me ato më të vështirat dhe impenjativet e më pas me të tjerat, ndoshta më pak të rëndësishme dhe që mund të lihen edhe për më vonë. Duhet thënë se fillimi i vitit do të jetë pak i lodhshëm, edhe sepse nuk i keni idetë shumë të qarta se ku doni të arrini. Mos e lejoni ankthin t’ju vërë përfund. Yjet këshillojnë të shmangni projektet shumë të mëdha për mundësitë tuaja, të paktën deri në mes të prillit, kohë kur edhe shpenzimet nuk duhet të jenë të tepruara.

Me pak fjalë, pak vëmendje mbi të gjithë sektorët e jetës nuk është kurrë e tepërt. Duke filluar që nga 14 prilli e deri më 1 maj, Mërkuri do të injektojë një dozë të mirë optimizmi çka ju lejon të shikoni edhe rezultatet e para të punës tuaj. Ndoshta gjatë kësaj kohe do t’ju duhet të hiqni dorë një herë e mirë edhe nga ndonjë project që keni për zemër, por kjo nuk duhet t’ju pikëllojë, Punë të reja, të papritura ju presin në vjeshtë. Nga 18 deri më 23 shtator falë ndikimit të mërkurit shumë projekte do të mbyllen mirë duket iu dhënë mundësi të merrni frymë lirisht për disa javë. Në fundvit mundësia e një karrierë të re ju pret. Në sektorin e ndjenjave, ngarkesa në punë do të jetë armiku kryesor. Ajo dëshira për t’u mbyllur në vetmi në tentativë për të rikuperuar energjitë ndikon negativisht tek partneri, çka rrezikon seriozisht lidhjen.

Bricjapi

Viti i nisur mbarë do të vazhdojë të jetë i tillë edhe për muajt në vazhdim. Edhe pse keni dalë nga një periudhë e vështirë dhe e komplikuar, e cila ju ka vënë në provë në kuptimin e plotë të fjalës, do të keni mundësinë të shijoni çdo mundësi dhe moment të bukur të këtyre muajve. Gjatë janarit jeni të stimuluar nga Urani, gjë që shpesh ju bën të pushtoheni nga ankthi. Do t’ju duhet të merrni vendime të shpejta, të ndryshoni ritmin e zakonshëm të jetës dhe gjatë rrugës të humbisni edhe ndonjë mundësi nga nxitimi, por asgjë nuk është humbje e parikuperueshme. Ju e dini tashmë se rreziku është pjesë e jetës dhe loja ka përfitimet dhe humbjet e veta. Edhe psikologjikisht 2013 do të jetë një vit i dobishëm. Shumë pengesa tanimë ju duken të kapërcyeshme, besimi në vetvete është rikthyer dhe kjo ju bën të gatshëm për të përballuar sfidat që fshihen pas çdo dite. Jeta profesionale do t’ju dhurojë momente të rëndësishme, sidomos nëse do t’i besoni intuitës, por pa humbur logjikën dhe arsyetimin mbi çdo lloj vendimi që duhet të merrni. Optimizmi do t’ju ndihmojë të gjeni të mesmen e artë mes këtyre të dyjave çka nënkupton projekte të nisura mirë dhe përfitime të kënaqshme financiare. Viti ka nisur më Mërkurin në shenjë, i cili do të qëndrojë deri mëngjesin e datës 19, çka ju mundëson ide të reja, projekte, por edhe përfitime të shpejta. Periudhë e rëndësishme parashikohet nga 5 shkurti deri më 14 prill, kohë kur projekte prej të cilave keni qenë të gatshëm të hiqni dorë, do të marrin rrugën e zgjidhjes krejt papritur. Fundi i vitit do të jetë një përmbyllje e suksesshme e shumë punëve më përjashtim të sektorit të ndjenjave. Sado i mbarë, ky do të jetë një vit i trazuar nga ulje-ngritjet dhe kjo nuk do t’ju japë kohë të shikoni problemet e vogla që ekzistojnë në çift dhe që rrezikojnë të shndërrohen në serioze. Për këto duhet të ndalni ritmin dhe të zgjidhni.

Ujori

2013 është një vit gjatë të cilit duhet të jepni prova force, guximi dhe vendosmërie për të çuar përpara projektet tuaja. Me fjalë të tjera duhet të bëni të pamundurën për të shmangur situatat e rrezikshme, por edhe për të qartësuar idetë se cilat janë qëllimet tuaja kryesore. Rreziku ndaj të cilit jeni të ekspozuar sidomos gjatë muajve të parë të vitit është nënvlerësimi i rreziqeve, zgjedhjet e nxituara apo besimi ndaj personave të gabuar. Ndaj nëse vendosni të ndiqni projektet e shpejta, mos u zgjasni në kohë por përfitoni ndaj çdo mundësie të mirë që ju jepet. Bëni sytë katër mbi njerëzit që ju rrethojnë. Çdo fjalë e thënë në vendin dhe kohën e gabuar rrezikon të kthehet kundër jush dhe të përdoret në momentet tuaja më të dobëta. Është e udhës të kini durim dhe të mos kërkoni ndryshime të punës, ngritje në karrierë apo përfitime që nuk janë tuajat. Kënaquni me çfarë ju ofron fati, të paktën deri në mes të muajit maj, kur mundësi të reja do të shfaqen në horizont. Jupiteri në shenjë, gjatë pjesës së dytë të prillit do t’ju ndihmojë të ndalni ritmin dhe të mendoheni mbi çka projektoni për të ardhmen. Nga mbrëmja e 15 majit deri në orët e para të 3 qershorit Mërkuri do t’ju mundësojë lidhje të reja pune dhe zgjidhje problemesh që deri atëherë do t’ua vështirësojnë jetën. Gjatë pjesës më të madhe të shtatorit ekuilibri do të rikthehet dhe momente qetësie parashikohen të karikojnë bateritë e shkarkuara. Në fushën profesionale vetëm pjesa e dytë e vitit do të jetë ndihmëse, kur shumë projekte do të përmbushen duke rregulluar edhe sektorin e financave. Është një vit gjatë të cilit duhet të jeni të kujdesshëm në çdo hap që do të hidhni, gjë që përfshin edhe sektorin e ndjenjave. Kohë të turbullta keni kaluar me partnerin. Duhet të tregoheni të arsyeshëm dhe të plotësoni kërkesat që me të drejtë bën ndaj jush. Vetëm nëse vini në punë logjikën mund të keni shpresë për ditë të mira në fund të vitit, dhe të ardhme premtuese.

Peshqit

Të ndjeshëm dhe të prirur ndaj romanticizmit ju ka gjetur edhe ky vit i ri. Ndjeshmëria që shoqëron shenjën e peshqve është vendimtare në çdo hap të jetës së tyre. Aftësia për t'u përshtatur dhe frika ndaj vetmisë bën që shpesh të jeni të rrethuar nga shumë njerëz, por pikërisht këtu duhet të bëni kujdes. Besimi i tepërt jo gjithmonë shpërblehet me besim dhe mirënjohje. Protagonizmi lë shije të mirë zakonisht, por ai kërkon shumë përqëndrim dhe ky në pjesën e parë të vitit do t’ju mungojë. Prandaj është e udhës të tërhiqeni paksa nga jeta publike, të merreni me të përditshmen tuaj dhe projektet e trashëguara nga viti i vjetër, duke i besuar Jupiterit i cili deri në fillim të muajit maj është miqësor. Nëse tregoheni të arsyeshëm edhe përfitimet nuk do të mungojnë. Ndoshta nuk do të rriteni në përgjegjësi dhe jo të gjithë do t’ju adhurojnë, port ë paktën shumë punë do ti përmbyllni me sukses duke i hapur rrugë një vere të qetë, gjatë së cilës momentet e bukura nuk do të mungojnë. Nga 9 shtatori ju pret një tjetër ritëm jete. Mundësi të reja dhe projekte që do t’ua propozojnë njerëz të rinj do të sjellin mundësi fitimi pas së cilave fshihen edhe ato rastet e të qenit në qendër të vëmendjes, gjë që ju kënaq dhe ju ngop. Në muajin tetor, pasi të shqyrtoni të gjitha detajet, perspektivat dhe të ardhmen, do të merrni një vendim të pakthyeshëm në sektorin profesional. Do të keni ndjesinë se keni bërë gjënë e duhur. Do të impenjoheni plotësisht me këtë projekt dhe mundi do të fillojë të shpërblehet. Në aspektin familjar udhëtimet e shpeshta, edhe për arsye pune, do t’i japin jetës tuaj tjetër ritëm. Beqarët do të gjejnë një partnerë që do t'i mbështesë në çdo vendim që marrin. Viti do të mbyllet me një sukses të merituar.

REVISTA KLAN

70
Jeta / Ushqime kancerogjene? Studimet nuk flasin kështu
« ne: 11-01-2013, 07:55:38 »
Nëse ju është thënë më parë ose keni dëgjuar se mishi i viçit rrit shkallën e prekjes nga sëmundjet tumorale, qetësohuni sepse nuk është aspak e vërtetë. Këto studime që pretendojnë se kanë zbuluar një lidhje ndërmjet sëmundjeve kancerogjene dhe disa ushqimeve të pasura në yndyrna e proteina, në fakt nuk janë aspak të bazuara në analiza laboratorike.

Sipas disa mjekëve amerikanë në listën ‘e frikshme’ bënin pjesë përveç mishit të viçit edhe: kafeja, hot dog-ët, gjalpi i verdhë, sheqeri, mielli i bardhë, kanella, ulliri, limoni dhe karkalecat e detit. Së fundmi kërkuesit e departamentit të shëndetit publik të shkollës së Harvard-it, në Boston, kanë studiuar lidhjen e këtyre ushqimeve me rreziqet e kancerit.

Studimet paraardhëse janë hedhur si të dhëna të vërtetuara në faqet mjekësore amerikane, por të pakonfirmuara nga institucionet përkatëse. Pra nëse jeni të frikësuar në lidhje me çfarë hani, studiuesit e Harvardit mund t’iu thonë vetëm “Ju bëftë mirë!”.

(gazeta-Shqip)

71
Pamja e biçikletës që çuditërisht ndodhet brenda trungut të një peme mbetet një nga misteret më të bukura të natyrës dhe mrekullive që mund të krijojë ajo. Bëhet fjalë për një histori të çuditshme, por më se të vërtetë. Biçikleta në fjalë rreth 60 vjet më parë i përkiste një djaloshi të vogël të quajtur Don Puz, i cili jetonte bashkë me të ëmën në ishullin Vashon në Washington. Në vitin 1954 djaloshi u kthye në shtëpi pa biçikletën e tij dhe i tha të ëmës se e kishte humbur pasi e kishte lënë pranë një peme dhe nuk e kishte gjetur më.

Vetëm dekada më vonë, nëna e tij zbuloi se si biçikleta e djalit të saj të vogël ishte ‘gëlltitur’ nga një pemë dhe tashmë gjendej pothuaj një metër lart tokës. Mesa duket, pema duke e u rritur, e kishte mbështjellë me trungun e saj biçikletën, e cila tashmë gjendet çuditërisht brenda ‘barkut’ të pemës.



(gazeta-Shqip)

72
Sateliti Kepler i NASA-s ka prezantuar së fundmi rezultatet e kërkimit 4 vjeçar, duke nisur nga viti 2009, i cili ka arritur në përfundimin se ekzistojnë 17 mld planete jashtë sistemit tonë diellor, të cilat kanë karakteristika shumë të ngjashme me Tokën.

Shifra ka dalë nga vëzhgimi i 150 mijë yjeve, nga 100 mld e Rrugës së Qumështit, ku ka rezultuar se 17 për qind e yjeve të kësaj rruge ka të paktën një planet që rrotullohet rreth tij me përmasa 1, 25 herë më të madhe se Toka.

Të dhënat e këtij kërkimi janë shumë interesante në zhvillimet e astronomisë, pasi tregojnë se prania e trupave qiellorë të përafërt me përmasat e Tokës është shumë më e madhe nga sa mendohej deri më tani dhe se mundësia e ekzistencës së një planeti binjak me planetin tonë të kaltër është gjithmonë edhe më e afërt.
8 janar 2013 (gazeta-Shqip.com)

73
Të gjithë flasin se një ditë tokës do t’i vijë fundi dhe të gjithë e lidhin këtë fund me një fenomen mbinatyror. Por pas 21 dhjetorit shkencëtarët kërkojnë të bindin çdokënd se toka nuk mund të shkatërrohet nga këto fenomene, pasi shtetet më të fuqishme janë të gatshme të luftojnë ndaj çdo sulmi (rasti i sulmeve të asteroideve), por edhe ndaj çdo fenomeni tjetër. Lidhur me parashikimet për fundin e botës ato kanë filluar shumë kohë më parë dhe besohet se vijnë nga njerëz që duan të përhapin panik. Më poshtë janë të listuara disa nga parashikimet e gabuara për fundin e botës.

Nostradamusi

Nostradamusi parashikoi fundin e botës qe do të përfundonte ndoshta pas 444 vjetësh.

Duke pasur parasysh natyrën e fshehtë të shkrimeve të tij, është e vështirë për të përcaktuar saktësisht se çfarë ai mendonte se do të ndodhte në vitin 1999. Çështja është se kjo nuk ndodhi.

2011

Një datë që me vlerësimet e publikuara gjerësisht do të shoqërohej me Ditën e Gjykimit. Camping tetëdhjetë e nëntë-vjeçar ishte dënuar “përtej çdo dyshimi” – që atë ditë, Jezusi do të kthehej në tokë dhe një pjesë e vogël e popullsisë së botës do të ngjitej në qiell. Si për të gjithë të tjerët. Dy ditë më vonë në shtyp, Camping pranoi se kishte parregullsi në profetizimin e tij: Edhe pse një prej “gjykim shpirtëror” e shtyu fundin e botës për më 21 tetor, duke pritur 5 muaj këtë herë. Camping, i cili pësoi një goditje në qershor 2011, ka dalë në pension nga bizneset për shtyrjen e fundit të botës. Duke iu rikthyer parashikimeve të tij ai kishte piketuar se do të ndodhte rrëmbimi në tri data të ndryshme në shtator – tetor të vitit 1994 dhe më 31 mars 1995.

2009

Large Hadron Collider përshpejtuesi i grimcave është më i madhi dhe më i fuqishëm i prodhuar ndonjëherë dhe mund të ndihmojë ne zgjidhjen e mistereve te universit tonë. Ai ka realizuar tashmë të dhënat për goditjet e grimcave. Ai nuk ka shkaktuar fundin e botës,ashtu siç paralajmëronin shumë shkencëtarë skeptikë kur LHC është ndezur në shtator 2009. Ata menduan se ai mund të krijojë një vrimë të vogël të zezë që do të gëlltiste planetin.

2000

Për më superticiozët, është e vështirë të kujtojnë sasi të mjaftueshme të skenarëve kataklizmike të parashikuara nga një ekip i udhëheqësve fetarë Motley dhe kulteve ezoterike – Edgar Cayce, Sun Myung Moon, Ed Dobson për 1 janar 2000, apo vitin 2000 në përgjithësi. Ndoshta nuk ju kujtohet përgjimi nga një virus kompjuterik i njohur si Y2K Bug. Besohet gjerësisht se problemi Y2K, një anomali masive, rezultoi nga kompjuterat që zhvendosën gabimisht 1999 në vitin 2000, por që mendohej se shoqërohej me fundin e qytetërimit modern, kur ora goditi mesnatën në prag të Vitit të Ri. Në pritje të ndonjë ndodhie, qeveritë anembanë globit filluan të merrnin masa për të korrigjuar problemin. Fushata ndërgjegjësuese përhapi më tepër panik. Është e panevojshme të thuhet, se shumë njerëz kaluan 31 dhjetorin 1999, në bodrumet e tyre me radiot me bateri dhe një furnizim të pafund me ushqime.

1997

Fundi i botës dhe dyert e qiellit kanë rezultuar një skenar në media, jo vetëm për shkak të adhuruesve të UFO-ve, por edhe për shkak të rezultateve tragjike: vetëvrasjet masive më të madhe të ndodhura në Shtetet të Bashkuara. Udhëhequr nga Marshall Applewhite – përveç të qenit një udhëheqës kulti, besonte se kulti ishte në bordin e një anije aliene si në filmat e Star Treck. Dhe vazhdon historia, mënyra e vetme për të hipur në anije, ishte shkatërrimi i Tokës për të arritur një “nivel të ekzistencës njerëzore”, e cila vinte nëpërmjet vetëvrasjes. Më 26 mars 1997, trupat e 38 anëtarëve dhe 65-vjeçarit Applewhite u gjetën në një rezidencë me qira në periferi të San Diego. Është besuar se vetëvrasjet u zhvilluan në një periudhë tre-ditore dhe janë kryer nëpërmjet helmimit ose ngufatjes. Mes të vdekurve ishte edhe vëllai i Nichelle Nichols, një aktore e famshme për rolin e saj në “Star Trek”.

1982

Televangelisti biznesmen dhe fanatik Pat Robertson ka një aftësi të ngritjes së zemërimit se sulmet e 11 shtatorit, uragani “Katrina” dhe fatkeqësitë natyrore ishin, në fakt, zemërimi i Perëndisë të shkaktuara nga politika e abortit dhe homoseksualëve. 82-vjeçari është gjithashtu i aftë në bërjen e parashikimeve të dështuara mbi një bazë të rregullt, ku skenarët për fundin e botës janë të përfshira. Në vitin 1976, Robertson piketoi tetor – nëntor 1982 si datën e fillimit zyrtar për fundin e botës. Ai pretendonte gjatë një transmetimi të 1980 të “Club 700”: “Unë ju garantoj deri në fund të vitit 1982, se nuk do të ketë gjykim në botë”.

1975

Kjo ishte koha më e mirë që Dëshmitarët e Jehovait, në Bruklin, me seli emërtimin e krishterë Restorationist, kanë lëshuar një parashikim zyrtar për Armagedonin. Për një kohë parashikimi “Ardhja e Dytë e Krishtit” ishte buka e vërtetë për “Shoqëria Kulla e Rojës” (krahu ligjor dhe administrativ i Dëshmitarëve të Jehovait duket më i preokupuar me transaksionet e pasurive të patundshme këto ditë). Kur 1975 erdhi dhe shkoi pa incidente, krerët e kishës hynë në një periudhë të rëndë të mohimit, fajësimi dhe keqardhje (kjo është ajo që ndodh kur ju profetizoni fundin e botës që nuk do të ndodhë), fillimisht duke pretenduar se datat e krijimit të Adamit dhe Evës ishte llogaritur gabim.

1962

Jeane Dixon vdiq në vitin 1997 pas një jete mes parashikimeve (vrasja e John F. Kennedy Jr mes tyre), duke shkruar libra horoskopi edhe për qentë (madje ajo botoi edhe një libër gatimi astrologjik) dhe këshillimin e klientëve të sferave të larta (Nancy Reagan ishte një prej tyre). Dixon, një emër i devotshëm katolik prej familjes së saj kishte në traditë për të bërë parashikime të ndryshme apokaliptike. Më 4 shkurt 1962, Dixon parashikoi një shtrirje planetare që do të sillte fundin e botës. Ne e kemi kaluar këtë, por Dixon ka një parashikim mjaft shqetësues të shquar që është vetëm disa vite larg, në librin e saj “Thirrja në lavdi,” parashikoi se në vitin 2020, do të zhvillohet Armageddoni, i ndjekur nga një periudhë 17-vjeçare që do të sjellë përsëri në tokë Jezusin, duke e shoqëruar me Trininë e pashenjtë: Satani, antikrishti dhe profeti i rremë. Dixon parashikoi se Rusia do të ishte vendi i parë për të dërguar një njeri në Hënë.  Gazeta Standard

74
Diskutime / 21 Dhjetor 2012 / Çfarë do të ndodhë?
« ne: 24-12-2012, 18:22:59 »

Berni me ka bo merak mos ka vra veten :p


Ska ardhur data akoma :P

75
Diskutime / 21 Dhjetor 2012 / Çfarë do të ndodhë?
« ne: 21-12-2012, 00:07:16 »
Tani po bien shkembinj nga qielli  :D mbas pak castesh do shperthejn vullkanet  :P

76
Shqiperia pas 18 vjetesh do te jete ne krize per femra dhe kjo per shkak te permbysjes se raportit te lindjeve mes dy gjinive. Ndryshe nga sa ka qene raporti normal per dominimin e femrave ndaj meshkujve, sipas studimeve te kryera tashme. po dominojne meshkujt. Te dhenat me te fundit te dala nga studimi i UNFPA dhe World Vision, tregojne se per 100 femra, lindin 112 meshkuj. Edhe regjistrimi i fundit i popullsise tregon, qe popullsia nen 5 vjec eshte 110.2 meshkuj per 100 femra. Ekspertet e ngrene me shqetesim nje gje te tille, duke nxjerre si shkak kryesor, perzgjedhjen selektive te seksit te bebeve, duke preferuar meshkujt e duke abortuar bebet vajza.

"Duke pasur parasysh dinamiken e zhvillimit te popullsise, qe domethene qe pas 20-30 vitesh keta femije, qe jane do te jene ne moshen adulte, kjo ka pasoja te disa permasave. Ne radhe te pare pasoja e pare demografike, eshte se do te kete nje tkurrje te tregut te marteses, ku do te kete me shume meshkuj se femra. Duke pasur parasysh se meshkujt e nje gjenerate te martohen me nje gjenerate tjeter, i bie te shtohet ky numer dhe te tkurret akoma me shume tregu i marteses. Ka nje tjeter pasoje, qe mund te shtyje akoma edhe me shume emigracionin", thote Arjan Gjonca, demograf. Sipas tij, nese do te vazhdohet me keto ritme, pritet qe ne 20 vitet e ardhshme te kemi mbi 11 per qind meshkuj, me shume se femra.

Perzgjedhja prenatale e seksit, eshte ngritur me shqetesim per Shqiperine edhe ne Asamblene Parlamentare te Keshillit te Evropes vitin e kaluar. Por nga ana tjeter, drejtori i politikave ne Ministrine e Shendetesise, Pellumb Pipero, thekson se ne Shqiperi eshte i ndaluar me ligj aborti pas tre muajve te shtatzenise, kohe kur eshte i pamundur evidentimi i seksit te foshnjes. "Ministria e Shendetesise e konsideron nderprerjen e shtatzenise, me qellim perzgjedhjen e seksit, si nje veprim absurd, moralisht dhe ligjerisht te denueshem.

Ne janar te vitit qe vjen, fillon zbatimi perfundimtar i ligjit ne raport me licencimin e klinikave apo te institucioneve te licencuara edhe per abortet ne Shqiperi. Ne dijenine time, deri tani funksionojne tre apo kater klinika te tilla te licencuara, afati i te cilave perfundon ne janar te vitit te ardhshem", tha Pipero. Nderkohe, Ministri i Shendetesise Tavo ka urdheruar ngritjen e nje task force, e cila do te monitoroje, kontrolloje zbatimin e perpikte te ketij ligji vecanerisht ne raport me abortin.

Rekomandimet e nevojshme te studimit

1- zhvillimi i fushatave te synuara me qellim rritjen ndergjegjesimit te publikut ne lidhje me perzgjedhjen e seksit te femijes para lindjes dhe pasojave afatgjata te saj.

2- Zhvillimi i metodave te bazuara te avokatia, komunikimi dhe qasjet per te ndikuar tek normat gjinore brenda familjeve dhe ne shoqeri.

3- Edukimi dhe trajnimi i profesionisteve ne fushen e shendetesise rreth pergjegjesive te tyre per rritjen e mungeses se ekuilibrit te numrit te femijeve ne sekse te kunderta ne lindje.

4- Rritja e ndergjegjesimit rreth ligjit per nderprerjen e shtatzenise dhe monitorimi i keqperdorimit te aborteve gjate tremujorit te dyte, per shkak te zgjedhjes se seksit.

Fenomeni ne disa zona

Veriu vazhdon me traditen e nje djali ne shtepi

Studimi me i fundit ka treguar, se ne zonat veriore vazhdon te jete ajo tradita e te pasurit nje, apo me shume djem. Me i dukshem ky fenomen eshte ne Diber, Durres, Lezhe dhe Fier, ndersa me i zbutur ne qytetet juglindore. "Prefektura te urbanizuara si Durresi dhe Tirana, qe kane nivelet me te larta te raportit gjinor te familjet pa djem. Raporti gjinor eshte me i larte ne prefekturen rurale dhe ate pak te zhvilluar te Kukesit, Dibres etj, nje tipar ky, qe mund te kuptohet vetem ne lidhje me ndikimin e vlerave tradicionale patriarkale ne keto pjese te Shqiperise", thuhet ne studim. Aty theksohet se numri i lindjeve te djemve eshte me i larte se normat ne 117 lindje meshkujsh ne 100 femra. Rezultate te njejta rezultojne te jene edhe kur perdoren te dhenat mbi arsimimin, sepse arsimimi i larte lidhet me nje numer me te larte te lindjeve te femijeve meshkuj. Por nga ana tjeter bazuar edhe ne raportet e mjekeve rezulton se shumica e grave shtatzena, kryejne me shume se dy ekografi gjate javeve te para te tremujorit te dyte. Sipas mjekeve, grate shtatzena dhe te afermit e tyre, jane me te interesuar per te percaktuar seksin e femijes, se sa per te kontrolluar parametrat e tjere mjekesore te zhvillimit te fetusit.

Sonila Isaku Koha Jone

77
Diskutime / 21 Dhjetor 2012 / Çfarë do të ndodhë?
« ne: 04-12-2012, 14:43:10 »

neser do vras veten e une....thjesht per statistike


Keq nuk do besh, 1 vote me pak per PS LOL  :D

78
Sport / Ja sa vlejnë 20 paund për këtë futbollist!
« ne: 04-12-2012, 08:42:50 »
Që futbollistët paguan me shuma stratosferike këtë e dinim por që do të shkonte puna deri këtu vështirë ta imagjinonim!

Mbrojtësi i ekipit të premier ligës angleze, West Bromwich, Liam Ridgewell, është fotografuar duke përdorur kartëmonedha 20 paund në vend të letrës higjenike. Fotoja është publikuar nga tablodi britanik “The Sun”.



28-vjeçari fiton 20 mijë paund në javë dhe mësohet se ka bërë një foto të tillë për t’i treguar një shoku që kishte humbur një bast.

Por tifozët e ekipit kanë protestuar për një veprim të tillë duke e quajtur lojtarin “të sëmurë”.

Foton e ka bërë lojtari tjetër Steven Reid, i cili më pas e ka postuar në profilin e tij në “Twitter”.

Vetë lojtari u ka kërkuar falje tifozëve duke thënë se fotoja ishte private dhe ishte bërë në shtëpinë e tij rreth tetë muaj më parë.

/The Sun/Shekulli Online/Përgatiti: F.S./

79
Gjelbërim kudo, kënd lojërash për fëmijë, pishina me barin e saj, palestër dhe kinema, çmime të arsyeshme për këdo, na bënë që të interesoheshim për një kompleks i cili duhet thënë se ishte ndër më të mirët në Shqipëri.

 

Larg ajrit të ndotur, ne një qetësi dehëse Touch of Sun sjell për herë të parë në Shqipëri apartamente të një cilësie ndryshe. Pishina, kënd lojërash për fëmijë, kinema ambiente të gjelbra janë vetëm disa nga mrekullitë që ofron kompleksi. Touch of Sun është projektuar për ata që duan një jetë luksoze ku gjelbërimi mbizotëron kudo. Apartamente duke filluar nga 92 m2 dhe me çmime tejet të arsyeshme. Duhet theksuar se çmimet në kompleks janë me të lira se ato në Tiranë duke përfshirë përveç apartamentit të gjitha ambientet e jashtme të cilat mund të përdoren vetëm nga banorët e kompleksit. Vetëm 3.5 km larg Tiranës në rrugën e Elbasanit Touch of Sun dallohet lehtë pasi është një ndër veprat më të veçanta. Për cilësinë dhe çmimet që ofron kompleksi është bërë tërheqës për stafet e ambasada të cilët kanë marrë disa apartamente me qera.

Një vështrim mbi Touch of Sun

Që në hyrje të kompleksit na ndalon roja dhe na bën të ditur që nuk mund të hyhet pa patur të afërm që jetojnë aty. Kjo na detyron që të kontaktojmë drejtuesit dhe më në fund futemi brenda. Pamja na mahnit, gjelbërimi na rrethon kudo. Ecim me tej shikojmë apartamente të cilat janë ndërtuar me një arkitekturë evropiane. Zhurma e vetme që dëgjohej ishin disa zogj që po këndonin aty afër. Gjelbërimi menduam si ishte gjëja e vetme që ofronte kompleksi por në vazhdim kuptuam që e kish gabim. Në mes të të gjithë banesave një pishinë gjigande që na tërhiqte për të bërë plazh edhe në dimër. Pyetëm për ujin e pishinës dhe na thanë që është njësoj si uji që pimë në shtëpi direkt nga burimet më të njohura. Afër pishinë s’ishte një tjetër ide e bukur, një bar i cili tërhiqet këdo që qëndronte aty afër. Vazhduam më tej dhe pamë këndin e lojërave për fëmijë që ishte vetëm për banorët që banonin në kompleks. Këndi i lojërave ishte menduar mirë aq sa nëse rrëzoj çdo fëmijë nuk do të vritej për shkak të një tapite që ishte vendosur poshtë. Palestra që mund të përdorej nga banorët ishte ndër më të mirat, me të gjithë mjetet që mund ti duhen dikujt për tu stërvitur dhe për të mbajtur trupin në formë. Touch of Sun na tha se nuk mbaron këtu ka dhe më shumë. U bëmë kurioz dhe me tej vëzhgim një kinema dhe vërtet patëm dëshirën për të qëndruar për të parë ndonjë film apo ndonjë ndeshje futbolli pasi ambienti ishte i menduar shumë mirë. Një ambient i madh bosh na tërhoqi vëmendjen për të pjetur se çfarë është. Asgjë na thanë, nëse banorët dëshirojnë të organizojnë festa mund të vijnë këtu dhe të ftojnë dhe miqtë e tyre. Më pas pamë dhe të gjitha ndërtesat që nuk u mungonte asgjë. Çdokush do të dëshironte një shtëpi të tillë, një shtëpi që ti ketë të gjitha, këndë për fëmijë, pishinë, kinema dhe palestër.

Çfarë ka brenda apartamenteve?

Dyert hyrëse të apartamentit:

Dyer me pamje estetike të tipit Westag & Getalit, prodhim gjerman, në përputhje me

specifikimet ndërkombëtare të rrezikut nga zjarri, me brava me shumë dalje sigurie .

Dyert dhe dritaret e fasadës:

Izolim termik, mbrojtje Ultraviolet dritare me kasë PVC, kopjo-xham për izolim termik. Tipi Trocal Austri, parapeti i brendshëm dhe i jashtëm i dritareve prej graniti. Dyert e ballkonit,

tip Trocal si më lartë ose ndonjë ekivalent

Dyert e brendshme:

Dyer të brendshme të sheshta dhe kase druri, me tamburate sintetike me veshje të sipërme

druri, tipi Westag & Getalit, prodhim gjerman ose ndonjë ekivalent.

Shtroja e dyshemesë:

Parket me dru natyral për shtrimin e dhomës së ndenjes dhe dhomave të gjumit, dysheme

graniti në hapësirën e kuzhinës dhe në korridorin hyrës. Pllaka qeramike në ballkone.

Veshjet e mureve:

Veshje deri në tavan i tualeteve dhe banjove me pllaka glazure të prodhimit të huaj.

Lyerja e sipërfaqeve:

Lyerje me bojë të bardhë izoluese në të gjitha sipërfaqet.

Tualetet dhe banjot:

Pajisje sanitare porcelani të bardhë, tipi Laufen të fiksuara në mure, me plaketa të

kromuara, mishelator me një levë të vetme për valvulën përzierëse dhe valvulën

mbyllëse. Bolier standart, elektrik për ngrohjen e ujit.

Dyshemeja e banjove ngrohet me rrjetë të butë elektrike e instaluar nën dysheme,

përfshirë edhe termostatin.

Kuzhina:

Do të bëhen lidhjet mekanike dhe elektrike do të instalohen për larësen e enëve, sobën

dhe ventilatorin.

Ngrohje Ftohje:

Çillera të efikasitetit të lartë në ballkone dhe njësi të montuar në dyshemetë e dhomave

Muret dhe dritaret me izolim termik garantojnë konsum të ulët të energjisë.

Rrjeti elektrik:

Energjia elektrike standarde do të jetë e instaluar në çdo apartament.

Sahatet matës do të instalohen tek garazhet.

Instalimet elektrike me anë telash bakri në tuba mbrojtës me përshtatës të tipit B-ticino ose ndonjë ekuivalent

Sistemi i rrymave të dobëta

Rrjeti TV i lidhur me antenën qendrore dhe antenën satelitore në çati.

2 dalje TV janë në dhomën e ndenjes dhe 1 dalje TV në çdo dhomë gjumi 2 dalje

telefonie për çdo apartament.

Telefon i brendshëm me hapje të derës për çdo apartament.
 

Përshkrim i përgjithshëm i KOMPLEKSIT TË BANIMIT “THE TOUCH OF SUN”

Kompleksi përbëhet nga 8 ndërtesa rezidenciale, secila 3 kate e lartë + papafingo.
I gjithe kompleksi eshte i rrethuar me nje mur sigurie çdo hyrje ka një portë me sistem sigurie
Çdo godinë banimi ofron garazh të nëndheshëm dhe ashensor hidraulik.
Ambjente argetimi duke perfshire
-          nje vend lojrash per femije

-          gjenerator dhe depo uji me kapacitet 75 m3

-          nje pishine te madhe

-          nje palester teresisht e pajisur

-          dhome lojrash me nje bilardo, tavoline tenisi dhe futbolli

-          dhome kinemaje me televizor HD

-          dhome funksionale per festa; si dasma, ditelindje, krishlindje.

-          bar- kafe dhe bar i hapur per pishinen

Përshkrimet teknike të KOMPLEKSIT TE BANIMIT “THE TOUCH OF SUN”

Muret e jashtme të banesës jane te izoluara termalish me nje trashesi prej 10 cm për të ruajtur energjinë dhe për të ofruar një klimë të shëndetshme dhe të rehatshme dhome, me nje trashesi totale prej 38 cm.
Dyshemetë janë të përbëra prej materiali mbrojtës ekstra dhe parketi natyral.
Dysheme graniti ne paradhom dhe guzhina
Muret ndarëse të apartamenteve kanë përbërje dopjo për mosdepërtimin e zhurmave.

Dyshemetë dhe muret në banjo janë të veshura me pllaka qeramike.
Cdo apartament ka sistem kondicionimi te pavarur te instaluar ne cdo ambjent te tij
Të gjitha pajisjet përfundimtare si dritaret, dyert, dyshemetë dhe pajisjet sanitare janë me origjinë austriake dhe gjermane.

Gazeta Standard

80
Diskutime / 21 Dhjetor 2012 / Çfarë do të ndodhë?
« ne: 04-12-2012, 08:15:50 »
Frika nga fundi i botës rrit vetëvrasjet

Ndërsa fundi i vitit po afron, ankthi për ata që besojnë profecitë e fiseve maja për fundin e botës në datën 21 dhjetor vazhdon të shtohet. Në këto kushte, ekspertë të Agjencisë Hapësinore Amerikane “NASA” paralajmëruan të premten, se këto zëra krijojnë një kërcënim serioz mbi jetën e fëmijëve të frikësuar apo adoleshentëve depresivë.

David Morrison, një astrobiologjist i “NASA”-s, deklaroi në mediet amerikane, se çdo ditë atij i mbërrijnë një numër i madh e-mailesh nga qytetarë të shqetësuar, shumica prej të cilëve në moshë minore.

”Disa ankohen se nuk mund të hanë ose janë tepër të shqetësuar për të fjetur, ndërsa ka edhe prej tyre që shkruajnë se ankthi për fundin e botës i bën të mendojnë vetëvrasjen”, deklaroi Morrison. Njëkohësisht, statistikat tregojnë se rastet e vetëflijimeve, të ndikuar thellësisht nga zërat e apokalipsës, janë rritur ndjeshëm së fundi. ”Ndërsa për shumicën e njerëzve kjo është një shaka apo e pakuptimtë, apokalipsa prej një pakice merret shumë seriozisht dhe ka njerëz realisht të frikësuar”, deklaroi Morrison, i cili këshilloi që të rinjtë të ekspozohen sa më pak ndaj këtyre thashethemeve.

Spekulimet për fundin e botës bazohen në besëtytni antike të fiseve të vjetra maja, për të cilët, kalendari i botës përfundon më datën 21 dhjetor 2012.

5 variantet e fundit të botës

Stuhi diellore, asteroidë apo një supervullkan? Ndonëse nuk do të ketë shumë rëndësi për ata që do të shohin vdekjen e planetit dhe civilizimit tonë, revista “Science Magazine” publikoi pesë skenarët më të mundshëm të fundit të botës.

Meteorë ose asteroidë – Hera e parë që një meteor goditi Tokën ndodhi në vitin 1908. Një formacion shkëmbor, me përmasat e një godine dhjetëkatëshe, shpërtheu mbi Siberi. Forca e shpërthimit rrëzoi 80 milionë pemë dhe shkaktoi dëme të mëdha në zonë. Sipas shkencëtarëve rusë, një asteroid i quajtur “Apophius”, dimensionet e të cilit janë sa dy fusha futbolli marrë bashkë, mund të godasë tokën në 16 prilll 2036. Përmasat e tij mund të jenë të mjaftueshme për të shkatërruar jetën në planet.

Stuhitë diellore – Njollat e Diellit dhe stuhitë diellore duhet të arrijmë maksimumin e tyre në vitin 2013. Sipas NASA-s, në epokën moderne, këto çregullime në fuksionimin e Diellit janë në gjendje të shkatërrojnë jetën e deri 130 milionë personave. Sipas shkencëtarëve, në vitin e parë të një stuhie të vërtetë diellore, dëmet mund të jenë deri në 2 000 miliardë dollarë në të gjithë planetin tonë, ndërsa kanceri do të shndërrohej nga një sëmundje e zakonshme, në një epidemi të vërtetë.

Spostimi i poleve – Sipas një teorie, që nuk besohet nga shumë ekspertë, një profeci e qytetërimit Maja ka parashikuar se në vitin 2012 do të ndodhin spostime magnetike të poleve të Tokës, duke shkaktuar dëme që mund të sjellin fundin e njerëzimit. Një mendje e ndritur, ajo e Albert Einstein, ka parashikuar mundësinë e ndryshimit të Polit të Veriut me atë të Jugut në fushën magnetike. Një studim i Universitetit të Princetonit arriti në përfundimin se rreth 800 milionë vjet më parë, Poli i Veriut mund të ndodhej në mesin e Oqeanit Atlantik.

Shpërthimi i një supervullkani – Shkencëratët i janë frkësuar prej kohësh mundësisë së një shpërthimit të një supervullkani në parkun e Jelloustonit, në Uajoming, SHBA. Një tjetër supervullkan mund të ndodhet shumë pranë nesh, në Itali. Ai ndodhet në gjendje të fshehur në malësitë e Italisë Qendrore dhe nëse do të shpërthejë, do të jetë një forcë disa qindra herë më të fortë se shpërthimi i Vezuvit, që në kohën e Perandorisë Romake shkatërroi qytetet e Pompeit dhe Erkolanos.

Ngrohja globale – Deri në vitin 2100, nëse efekti serë do të përshkallëzohet me këto ritme, temperaturat në botë do të jenë rritur mesatarisht me gjashtë gradë. Shumë pyje dhe toka bujqësore do të shkatërrohen, ndëra Deti i Ngrirë i Veriut mund të mos ketë akull as në mesin e dimrit. Jetesa në ato që sot janë vende të ngrohta do të bëhet e pamundur, ndërsa në Londër do të jetë po aq vapë saç është sot në Kajro apo Dubai. Më e rrezikshme akoma cilësia e ajrit, e cila do të degjenerojë dhe së bashku me stuhitë, shumë më të fuqishme, do të jetë në gjendje të kërcënojë jetën e të gjithë njerëzimit.


/Shekulli Online/Përgatiti:M.A./

Faqe: 1 2 3 [4] 5 6 7 8 9 ... 543