Profile of Dr.Leone

×

Permbledhja

Dr.Leone Zërist

Stats for Dr.Leone
Posts:   85 (0.014 per day)
Personal Text:   Verdana
Vendndodhja:   Nën hije të dardhës
Data e regjistrimit:   22-08-2004, 17:56:54
Last Active:   08-06-2006, 05:37:17
Gjinia:   Mashkull
Age:   39
  • www.nektari.tk
Offline Offline

Messages - Dr.Leone

1
Muslim Forums / Hixhreti
« ne: 24-01-2006, 08:40:52 »
Hixhreti  

     
Pasi kaloi një kohë që Muhammedit a.s. iu shpall Kur'ani dhe pas vuajtjeve të rënda që kishte Muhammedi a.s. nga idhujtarët gjat kryerjes së misionit të tij në Mekke dhe pasi që një numër i madh i muslimanëve u shpërngulën për në Medine, Muhamedi a.s. ishte i detyruar që edhe ai të shpërngulej në Medine.
Në Mekke nuk mbeti gati askush prej familjeve muslimane me përjashtim të Muhammedit a.s., Ebu Bekrit dhe Aliut r.a. dhe disa familje që patën pengesa për udhëtim. Muhammedi a.s. pati mundësi të shpërngulet ndër më të parët, por kujdesja e tij ndaj muslimanët dhe sigurimit të tyre e bëri që ky të jetë ndër më të fundit që emigronin.

Para shpërnguljes Muhammedi a.s. kërkoi strehim nga disa familje në Mekke, por ata e refuzuan këtë kërkesë të Pejgamerit a.s. Pas këtij refuzimi Pejgameri a.s. u dëshprua shumë, mirpo ai ashtu i dëshpëruar vazhdoi misionin e tij. Dhe në fund takoi disa Medinas që ishin si fqinjë të Hebrejve dhe të Krishterëve, kishin dëgjuar për pejgamerët e shpallur nga Allahu xh.sh. gjithashtu dinin se këto popuj të librave të shejta pritnin ardhjen e një Pejgamerit që e thirnin (shpëtimtar i fundit). Prandaj deshën ta shfrytzojnë rastin dhe e pranuan fenë e Muhamedit a.s. dhe lidhën besën se do ti ndihmojnë për kryerjen e misionit, dhe gjithashtu ia dhanë besën se do ti garantojnë strehim atij dhe të gjithë besimtarëve tjerë musliman që u shpërngulën në Medine.

Kurejshët kur panë se muslimanët për hirë të fesë së tyre e braktisën pasurinë dhe shtëpitë e tyre të mbyllura duke emigruar në Medine, dhe në anën tjetër kur dëgjuan se atje kanë hasë në mikëpritje dhe përkrahje të jashtëzakonshëme vëllazërore nga ana e Medinasëve, u dëshpruan dhe u shqetësuan pa masë. Ata filluan të frigohen se pas kalimit të Muhammedit a.s. në Medine, muslimanët duke qenë të përkrahur nga vendasit, do të organizohen dhe shëndrohen ne një fuqi të fortë prej së cilës do t`iu kërcnohej rreziku atyre në Mekke. Armiqët idhujtarë si që e dijmë, janë munduar disa herë për ta zhdukur Muhammedin a.s. por të gjitha përpjekjet tyre u patën shkuar huq. Për realizimin e këtij plani famëkeq tash kushtet ishin më të përshtatëshme se kurdoherë tjetër. Ata ishin të bindur se me likuidimin e Muhammedit a.s. do të merr fund edhe lëvizja e fesë Islame, prandaj kjo vepër ishte e domosdoshme që të ekzekutohej derisa ai gjindej në Mekke.

Parësimi (kryesia e idhujtarëve) i Mekës duke qenë të brengosur nga situata e krijuar, u tubuan në një mledhje urgjente "Daru-enedve" për të biseduar për masat që duhen të merren kundrejt Muhammedit a.s. Dhanë mendime të ndryshme, njëri prej tyre shfaqi mendimin se Muhammedi është i nevojshëm ti vehen prangat në duar e këmbë dhe të burgoset duke ia ndaluar ngrënjen derisa të vdes. Ky mendim nuk u pranua nga friga se shokët e tij një ditë me fuqinë e tyre do ta shpëtojnë nga burgu. Një tjetër propozojë që të internohet nga vendi, por as ky propozim nuk hasi në përkrahje, për shkak se Muhammedi me sjellje të urta dhe këshillime të mira kudo që të shkon ka për të fituar popullin. Më në fundë Ebu-Xhehli propozoi që të zgjedhet nga çdo kabile e fisit Kurejsh nga një djalë trim, dhe të gjithë s`bashku ti bëjnë atentat Muhammedit a.s.

Në këtë mënyrë asnjëra Kabile nuk do të trajtohet përgjegjëse për vrasjen e tij, ku në anën tjetër Kabilja Beni-Hashim nuk do të jenë në gjendje për tu hakëmarrë me të gjithë, por do të detyrohej që ta marr hakun e gjakut me të holla. (Benu-Hashim janë Kabilja e Muhammedit a.s.) Ky propozim u pranua nga ana e të gjithëve pa vërejtje. Dhe menjëherë pasi u krye mbledhja filluan ta planifikojnë planin, se si do ta realizojnë mendimin e Ebu-Xhehlit (Minxhës Muhammedit a.s.) Duke menduar se Muhammedi a.s. nuk di gjë për planin e tyre. Mirpo për mbajtjen e kësaj mbledhje Zoti xh.sh ia bëri me dije Pejgamerit a.s. ku edhe këtë e dëshmon Kur'ani në Suren El-enfal Përkujto (o I dërguar) kur ata që nuk besuan thurnin kundër teje, të ngujojnë, të mbysin ose të dëbojnë. Ata bënin plane, e Allahu i asgjësonte, se Allahu është më i miri që asgjëson (dredhitë). A30 Zoti xh.sh. ia zbuloi Muhammedit a.s. qëllimet e Kurejshëve, dhe e urdhëroi për emigrim.

Pejgameri me këtë rastë shkoi te Ebu-bekri për ta informuar për këtë çështje dhe për tu konsultuar me të. Kjo vizitë në mesditë ishte e jashtëzakoshme, prandaj vizitën e bëri natën, kjo gjë e befasoi Ebu-bekrin dhe e frigoi shumë sepse Muhammedi a.s. i dhimbej më shumë se sa vetja. Pasi që Muhammedi a.s. ia tregoi se si qëndron situata duke e porositur që të pregaditët edhe ai, e lajmëroi se të dy s`bashku do të udhëtojnë për në Medine. Me rastin e udhëtimit Ebu-bekri u gëzua pa masë, sepse ai për këtë qëllim i kishte përgaditur dy deve të zgjedhura, duke kuptuar se edhe këta një ditë duhet të emigrojnë në Medine.

Muhammedi a.s. dhe Ebu-bekri ishin të bindur se me çdo kusht do të mundohen idhujtarët ta pengonin një udhëtim të tillë, prandaj planifikuan që të dalin nga qyteti natën, të udhëtojnë në drejtim të bjeshkës Theur që gjindet nga ana e jugut, e jo në drejtim të Medinës dhe të qendrojnë të fshehur në shpellë të kësaj bjeshke deri sa të qetësohet situata në qytet. Komploti (adentati) kundër Muhammedit a.s. ishte i paraparë për natën që vijonte, Muhammedi a.s. bisedoi me Aliun dhe e porositi që të flejë në shtrat të tijë, dhe pasi që t`ju shpërndanë njerëzve gjërat që i kishin lënë në mbrojtje të Muhammedit a.s. të udhëtojë edhe ky për në Medine. Posa u errësua nata, armiqët e armatosur e rrethuan shtëpinë e Pejgamerit a.s. dhe për çdo moment pritnin daljen e Muhammedit a.s. Ndërsa Muhammedi a.s. duke shpresua në ndihmë dhe mbrojtje të Perëndisë, kaloi nëpër rojen e armikut duke mos e hetue asnjëri prej tyre dhe shkoi te Ebu-bekri. Nga një derë e vogël që gjindej prapa shtëpisë së Ebu-bekrit dolën dhe filluan rrugën në drejtim të bjeshkës Theur. Me të dalurit nga qyteti Muhammedi a.s. u ndal dhe ia lishoi një vështrim mallëngjimi qytetit me lotë në sy dhe tha: (Për hirë të Allahut une dal prej teje, por e di se me të vërtetë ti je vendi më i dashur dhe më ilavdëruar tek Allahu xh.sh. dhe tek unë prandaj me që se banorët e tu nuk më largonin me dhunë nuk do të largohesha nga ty kurë.

Zoti fuqiplotë e ngushlloi Muhammedin a.s. nga pikëllimi i ndarjes nga vendi i bekuar që gjindet Qabja dhe njëkohësisht vendlindja e tij, duke i premtuar se me siguri do t`ia bën të mundur që prap të kthehet në të. Në shpellën e Theurit s`pari hyri Ebu-bekri duke kontrolluar, e pastaj hyri edhe Muhammedi a.s. Derisa Aliu r.a. qëndronte në shtratin e Profetit, roja e armikut mendonte se kishte qitë në kurthë gjahun e tyre. Ata vazhdimisht shpresonin që Muhammedi a.s. si zakonisht do të shkoi natën për tu falë në Qabe, ose do të del për ndonjë nevojë tjetër, sepse sulmimi në shtëpi, sipas zakoneve arabe, konsiderohej si ligështi dhe poshtërsi. Në mëngjes, kur panë idhujtarët se nga shtrati i Pejgamerit doli Aliu r.a. u dëshpruan shumë dhe mbetën të habitur. Idhujtarët posa dëgjuan se Muhammedi a.s. iu kishte shpëtuar nga komploti i paraparë, filluan të bëjnë hetime nëpër qytet dhe t`I kontrollojnë rrugët që shkojnë në Medine. Ata kishin njerëz të posatshëm që i vëzhgonin gjurmat e këmbëve nëpër zallin e shkretirës. Një grup prej tyre vazhduan rrugën në drejtim të bjeshkës Theur dhe arritën afër shpellës ku ishin të fshehur Muhammedi a.s. dhe Ebu-bekri r.a.

Zëri I tyre ndëgjohej mbrenda në shpellë, zemra e Ebu-bekrit filloi t`i rrqethej nga friga se do t`i zënë, me zë të ulët i pëshpëriti në vesh Profetit duke ithënë ,o I dërguari I Allahut nëse ndonjëri prej tyre shiqon vetëm këmbët e tij, ka për të na vërejtë. Muhammedi duke qenë i qetë dhe i plotëbesueshëm në mbrojtjen e Zotit xh.sh. Iu përgjegjë: (Mos u dëshpro, se Allahu është me ne..) Shpata e armikut qëndronte mbi kokë të shokëve të shpellës, ku po ti depërtonte ndonjërit syri në shpellë kishin për t`i zënë gjallë me dorë. Në këto raste është e pamundur që të mos frigohet zemra më guximtare dhe të mos shqetësohet mendja më e përsosur e njeriut, me përjashtim të Profetit i cili duke qenë i mbështetur në fuqinë e Perëndisë, qëndroi i vendosur pranë çdo rreziku.

Derisa Muhammedi a.s. me shokun e tij i përjetonin momentet më kritike të jetës së tyre, grupi i armiqëve bënin polemikë në mes veti se a ka nevojë me e kontrollua shpellën apo jo. Për të biseduar për rreth kësaj çështje i shtyri mrekullia që ishte paraqitë në hyrje të shpellës. Thurja e rrjetës nga ana e një marimange dhe regullimi i çerdhës së dy pëllumbave në buzë të shpellës, gjurmuesat i binden se në shpellë nuk mund të egzistojë askush. Me këtë rast njëri prej tyre u tha shokëve të vet çka kemi nevojë me hyj në shpellë, pasi që kjo rrjetë marimange mund të jetë këtu ndoshta edhe para se të lind`te Muhammedi, dhe mandaj vendosen për tu shpëndarë.

Muhammedi a.s.dhe Ebu-bekri r.a. në shpellë qëndruan tri ditë. Mbi bisedën dhe situatën në qytet për çdo mbrëmje i lajmëronte i biri i Ebu-bekrit, Abdullahi, me bukë dhe ujë i furnizonte e bija e Ebu-bekrit Esmeja, kurse bariu i deleve duke kullotur delet i`u humbte gjurmat e këmbëve të Abdullahit dhe Esmës dhe njëkohësisht i furnizonte me qumësht. Në të katërtën ditë pasi që hulumtimet dhe gjurmat e Kurejshëve u qetësuan, ariti Abdullahi me dy deve të cilin Ebu-bekri e kishte pagua për këtë udhëtim, dhe filluan rrugën për në Medine duke iu shmangur rrugëve kryesore.

Kurejshët pas hulumtimeve dhe gjurmimeve të pa suksesshëme që i bënë në qytet dhe periferi të tij, e shpallën një shpërblim prej (100) devesh për atë që do ta nxinte Muhamedin a.s. Suraka i cili ishte i njohur për nga trimëria, kishte shpresë se do ta fitoj këtë shpërblim pasi që kishte dëgjuar nga dikush se i kishin parë tre persona duke shkuar në drejtim të Medinës. Me këtë rast ai e pregaditi kalin, mori shpatën dhe filloi rrugën pas tyre. Nga shpejtësia e madhe kali disa herë në rrugë u rëzua, por kur u afrua që ti mbrijë me shigjet kalit iu sharuan këmbët në dhe e në anën tjetër frynte një erë përplot me dhe që shkaktoi mjegull dhe pluhur. Pas kësaj ngjarje Suraka u bind se më të vërtetë Zoti e mbronte Muhammedin a.s. prandaj është e pa mundëshme për ta zënë.

Suraka hoqi dorë nga qëllimi i tij dhe me përultësi kërkoi falje nga Muhammedi a.s. duke i premtuar se do t`I kthej prapë të gjithë ata që janë nisur për ti ndjekur. Këtë dëshirë ja plotësoi Muhammedi a.s. Surakës. Në Medine kishte aritur lajmi mbi largimin e Muhammedit a.s. nga Mekka, prandaj medinasit kuptuan se ai është në udhëtim për në Medine. Nga dëshira e madhe dhe gëzime ata dilshin për çdo ditë prej mëngjezi deri në mesditë, që bëhej vapë e madhe, për pritjen e Muhammedit a.s. dhe se cili është ai që dota sheh më parë.

Me 12-Rebiul-evel ditën e hënë në kohën e drekës, u dha lajmi për arritjen e Muhammedit a.s. bashkë me Ebu-bekrin në vendin e quajtur Kuba, i cili gjindet në periferi të Medinës. Me këtë rast, të gjithë muslimanët, burra e gra, pleq e fëmijë me një entuziazëm dhe gëzim të papërshkruar u nisën në drejtim të Kubas, për ti dëshiruar mirseardhje personit më të dashur të zemrës dhe shpirtit të tyre. Ky gëzim i jashtëzakonshëm u përcoll me tekbire dhe ilahije, ku mund ta përmendim ilahijen (taleal bedru alejna…) që sot këndohet edhe në gjuhën shqipe. - (Agoi Hëna 14, në vendin e quajtur Veda, sa të gëzuar na të presim…). Ditën e parë Muhammedi a.s. dhe shoku i tij e kaluan nën një hije të një hurme duke kontaktuar me njerëz. Shumica e tyre ishin që kishin dëgjuar për të, kështu që nga modestia që kishte Muhammedi a.s. njerëzit që nuk e njohnin nuk mundeshin që ta dallonon atë nga shoku i tij Ebu-bekri, pas një kohe arrijti edhe Aliu r.a. nga Mekja.

Muhammedi a.s. në Kuba qëndroi disa ditë, gjat kësaj kohe ai e ndërtoi xhaminë e parë, në të cilën muar pjesë edhe vet ai fizikisht në ndërtimin e saj. Pasi erdhi Muhammedi a.s. në Medine, çdonjëri prej muslimanëve të Medinës dëshironte që Muhammedi a.s. të jetë mysafir i tij. Për t`ua plotësuar dëshirën të gjithëve ishte e pa mundur, ndërsa dallimi dhe periferimi i ndonjërit prej tyre, sigurisht do të shkaktonte pakënaqësi te të tjerët. Mirpo Muhammedi këtë problem e zgjodhi shumë lehtë, sepse Allahu xh.sh e ka në dorën e vet, dhe i dha urdher që ta lë deven të lirë, para asaj dere që do të ndalet devja, ai do të jetë mysafir i atij atë natë. Devja u ndal përballë derës së Ebu-ejubit, prandaj Muhamedi a.s. u vendos tek ai në konak. Me hixhretin (emigrimin) e Muhammedit a.s. në Medine, përfundoi një periudhë prej 12-vjetësh e gjysmë, e cila ishte për muslimanët përplot vuajtje, mundime dhe përsekutime.

Me hixhretin e Pejgamerit u shënua një epokë e re në historinë e muslimanëve dhe e njerëzimit, duke iu vua themeli i një sistemi dhe shteti të organizuar dhe bazuar në principet e fesë Islame, e cila është produkt i dijës dhe drejtësisë Hyjnore. Hixhreti ka qenë ngjarja më me rëndësi në historinë e përhapjes së fesë Islame, prandaj në kohën e sundimit të Halifatit të Omerit r.a. si datë fillestare për njëhsimin e kohës nuk u muar as lindja e Muhammedit a.s. po as fillimi i shpalljes së Kurani't famëlartë, por në këtë rast u muar viti që Pejgameri a.s. bërri shpërnguljen prej Mekës vendlindjes së vet derri në Medine. E këtë ngjarje historike e zgjodhi Omeri r.a. si datë fillestare e të gjithë muslimanëve për njëhsimin e kohës.

Duhet ditur se njëhsimi i vitit Hixhri nuk numrohet me Diellin, por me Hënën.
 
Me respekt
Dr. Leone

2
A është feja nevojë për njerëzimin bashkëkohorë?



Natyra njerëzore barazpeshohet sipas normave të realitetit. Edhe pse ajo bashkëjeton me të gjitha mundësitë civilizuese të jetës materiale, me të gjitha prurjet e saj shfrenuese, përsëri njeriu ndihet i hutuar dhe i tronditur. Ai është i goditur nga shqetësimi, pasiguria, konfuzioni. Sot njeriu nuk po gjen dot vetëveten, për shkak se nuk po gjen dot qëllimin e ekzistencës së vet.

Në kohën e sotme fatkeqësia nga e cila vuan njerëzimi është diferenca midis diturisë dhe praktikës në zhvillimet jetësore. Lëshimi i papërmbajtur drejt idesë për të zëvëndësuar vitet e varfërisë me përpjekje dhe rrugë që prishin emrin dhe personalitetin e njeriut nuk është gjë tjetër veçse humbje e ndërgjegjjes në favor të interesave të ngushta e maksime për të fituar në pak kohë atë që bota, ku ne duam të shkojmë, e ka arritur me vite. Duke ecur në këto rrugë pa ndërgjegje e pa mëshirë njerëzore, u pasqyrua imazhi që sot ndodhemi nën ndikimin e drejtpërdrejtë të asaj që lëviz në mes politikës dhe biznesit, papunësisë dhe krimit. Dhe ajo që e quajmë progres material nuk u harmonizua në zhvillimet tona njerëzore. Bota materiale nuk kuptoi dhe nuk deshti të kuptojë se qënia njerëzore nuk përbëhet vetëm prej trupit, se ajo ka nevojë për jetën, por para se të gjithash ajo mendon, ndjen, dhe vuan në anën shpirtërore.

Qytetërimi njëanshëm, qoftë edhe në stadet e larta, kurrë nuk do të jetë motivi kryesor në zhvillimet njerëzore. Sado që të jemi të pasur, paqen shpirtërore kurrë nuk do të mundemi ta blejmë me të holla. Ajo nuk është mall që shitet e blihet. Vetëm kur intelekti i njeriut të arrijë të hulumtojë njeriun si qënie, si krijesë, si trup dhe si shpirt, nevojat dhe interesat e tyre dhe kur këto interesa t'i barazpeshojnë në një ekuilibër, atëhere kualiteti dhe personaliteti i tij do të bëhet dominues. Atëherë njeriu do të gëzojë lirinë e tij brenda doktrinës së tij. Pikërisht në kohën e sotme, në botën e shfaqur, kjo dukuri, ky intelekt është mënjanuar për të mos i lënë kohë njeriut me shpirtin e tij.

Dihet se njeriu ekziston natyrshëm si qënie fizike, por ai ekziston po aq natyrshëm edhe hyjnisht, si qënie shpirtërore. Të dy këta elemente ushqehen në realitetin jetësor. Por njeriu është i krijuar. Ai nuk mund të krijojë vetveten, gjithçka në botë i shërben njeriut, ndërsa njeriu vet duhet t'i shërbejë vetëm Krijuesit të tij. Kjo është skema e krijimit, prandaj qënia njerëzore është e nevojshme ndaj asaj Qënie Supreme në të cilën është i lidhur ngushtë gjithë jeta e tij, nga i cili merr udhëzimet për mendimin, synimin e veprimin nëpërmjet normave jetësore dhe ritualeve adhuruese. Kjo është esenca e thellë njerëzore, e brendshmja dhe përbërja e tij. Ø«shtë përfaqësimi i tij edhe kur ai nuk do të ekzistojë si qënie fizike.

Ky udhëzim është feja. "Ky udhëzim është një sqarim për njerëzit, është udhëzim dhe këshillë për të devotshmit". (Ali Imran:138)

Feja është një përmbledhje e parimeve hyjnore që i prin njerëzimit drejt së mirës, sigurimit, dhe përparimit shpirtëror e material, ku njeriu gjen paqen, lirinë dhe kënaqësinë.

Islami nuk është as nuk paraqet thjesht një detyrë rituale. Në përbërjen e tij qëndrojnë një grup lidhjesh dhe normash që menagjojnë gjithë jetën njerëzore në aktivitet fizike, mendore, trupore, shpirtërore, individuale e shoqërore, për të inspiruar koncepte të drejta dhe humane për botën dhe jetën si dhe të relacionit midis njeriut dhe Krijuesit të tij. Ø«shtë nevojë për të mbrojtur qëllimet të cilat janë më të larta se realiteti i tij njerëzor.

Edhe pse feja Islame është udhëzim hyjnor në favor të njeriut për jetën dhe mënyrën e të jetuarit, ajo supozon që t'i sigurojë atij vetëm mirëqënie, famë, apo pozitë. E nuk merr përsipër dhe as nuk premton se do ju japë anëtarëve të saj nga një pulë për çdo tenxhere dhe as që çdo njeri ta bëj mbret. Ajo merr përsipër të drejtojë aktivitetet jetësore duke mbajtur ekuilibrin midis detyrës dhe interesit, trupit dhe shpirtit, tokës dhe qiellit. Ajo synon që njeriu në aktivitetet jetësore të paraqesë të vërteten dhe qëllimin e krijimit të tij.

Njeriu është krijesë shumë domethënëse dhe me një krijim shumë funksional. E nuk është kafshë por as engjull. Ai është në mes tyre. Feja Islame është ai udhëzim, ajo dije hyjnore, ajo menquri qiellore, e cila barazpeshon këtë pozicion të njeriut në botë. "Thuaj: Unë nuk ju them juve se i kam ne kompetencë depotet e All-llahut ( e të ju sjell mrekulli), as nuk pretendoj se i di fshehtësitë e as nuk them se jam engjull….." (El-Enam: 5)

Tek feja, njeriu, nuk do të gjejë konceptin për të përmbushur çdo dëshirë të tij, apo të eliminojë fatet e tij, por tek feja, nëse ai do të besojë bindshëm dhe sinqerisht, do të gjejë tek e mira e tij nevojën për ta falenderuar All-llahun, për atë që Ai i dha. Dhe tek e keqja e tij mënyrën për tu penduar dhe larguar nga ajo. Në këtë mes feja është nevojë dhe domosdoshmëri, sepse ajo është dija dhe menquria për ti lënë njeriut të kuptojë se ai është i pafuqishëm të qëndrojë larg Zotit dhe të jetojë pa Zot. Kjo sepse vetë njeriu është qënie dhe dëshirë e Zotit, e mëshirës së Tij dhe nuk mund të qëndrojë asnjanës dhe as të polemizojë rreth detyrimeve të tij kundrejt Krijuesit të tij. Ato nuk diskutohen por vetëm zbatohen. Sinqeriteti dhe bindja jonë janë masa e shpërblimit, përndryshe ata që i përbuzin udhëzimet hyjnore, që neglizhojnë apo tallen me to, guximin e gjejnë tek iniciativa ambicioze për të jetuar pa dinjitet si qënie që vë në dyshim mënyrën e krijimit.

Tek njeriu shpirti synon, trupi vepron. Shpirti synon që e sotmja të jetohet e të fitohet pa lënë peng të nesërmën, pa e shitur shpirtin për të blerë trupin, pa e shitur qëllimin për të blerë nevojën, pa e shitur detyrën për të blerë interesat.

Feja është nevojë dhe demosdoshmëri për njeriun, është menquri dhe ai që e mohon nevojën për të, i mungon menquria.

E ardhmja i takon deminimit të fesë mbi njeriun. Gjithë njerëzimi bashkëkohor po e ndjen dhe po e kërkon. Shpirtëmirësia, bukuria, humanizmi, dashuria njerëzore, toleranca, mirëkuptimi, virtyti dhe morali, puna, paqja dhe dashuria për atdheun përbëjnë thelbin e fesë si udhëzim për gjininë njerëzore.

اfarëdo që të ndodhë, njerëzimi një ditë do të arrijë të kuptojë se feja është në natyrën e tij dhe nevojë jetësore e tij, kështu që asgjë nuk do të mund të pengojë atë t'i kthehet besimit. "Në fe nuk ka dhunë, rruga e vërtetë dallohet nga e gabuara….." (El-Bekare: 256)
 
Dr. Leone

3
Gruaja dhe Familja në Islam / : Muslimanja e së Nesërmës
« ne: 03-06-2005, 06:15:36 »
Kosovare Allahu te shperbleft qe bere ket pun , drejten ta them un ket liber e kam lexuar por ket hap qe e bere ti qe ta sjellesh ketu ne forum eshte nje hap shum i mir qe te gjitha ta lexojne se eshte nje liber shum i mire thjesht i shkelqyer..
Te pershendes ty gjith forumistat ju ruajt Zoti...

Me respekt
Dr. Leone

4
E DASHURA VAJZË, ZONJA PROFESORESHË

[ Dialogu më poshtë zhvillohet në mes të një vajze e cila për të vazhduar studimet detyrohet të hjek shaminë dhe një profesoreshe e cila mundohet ta bindi për të bërë atë. ]


Profesoresha  - E dashura vajzë, je pranuar në univerzitet. Por nuk do te regjistrohesh përderisa nuk e heq shaminë. Zbuloje kokën dhe regjistrohu. Pse duhet te insistosh në mbajtjen e shamisë. Me këtë sjellje vetëm shpënzon kohën. Nëse zbulon kokën ne do të japim bursë dhe konvikt për të qëndruar. Do të jesh në gjendje të kompletosh studimet pa ndonjë problem.

Studentja - E dashur profesoreshë nëse më lejon do të jam shum e sinqert me ty. Nuk ka dyshim se ti mendon për mirëqënien time. Nuk kam arsye të besoj ndryshe. Së pari ta lemë anash ofertën tënde për bursë, konvikt etj. Ndoshta ti mëndon se dikush më ka nxitur që të mbaj shami. Askush askujt nuk mund tia ndryshoj besimin për një gjë të tille. Je gabim nëse mëndon kështu. Mëndoj se unë dhe ti duhet ti përgjigjemi disa pyetjeve para se të filloni me psikoterapi. A mund të të pyes, a beson ne Zot?

Profesoresha  - Po besoj.

Studentja - Dhe a beson se Zoti i ka bëre disa ligje që ne duhet t'u nënshtrohemi?

Profesoresha  - Po natyrisht besoj se rregullat e Zotit jan që ne t'u nënshtrohemi atyre.

Studentja - A beson se Kurani është fjala e Zotit.

Profesoresha  - Po besoj se Kurani është fjala e Zotit.

Studentja - Ne kete rast a mund te te pyes, nëse mundohem të jetoj duke u bazuar në rregullat e Kur'anit a është gabim kjo.

Profesoresha  -  Jo nuk do të duhej të ishte gabim.

Studentja - اuditem se nëse e ke lexuar Kur'anin të perkthyer në turqisht duhet ta dish çfar mënyre e jetës është e thënë në Kur'an për qënien njerëzore.

Profesoresha  - Nuk e kam lexuar tere Kuranin, kam lexuar vetem aty ketu disa pjesë.

Studentja - Sa jan të vlefshme për ty urdhërat e Kur'anit.

Profesoresha  - Kam respekt të madh për Kur'anin, por nuk mund të them se jetoj duke u bazuar në mësimet e Kuranit.

Studentja - Kur e di se ke bërë diçka kundër rregullave të Kur'anit si ndihesh? Dhe nëse dikush beson ne Zotin si krijuesin e tij apo saj por nuk u nënshtrohet rregullave te tij si do te ndihet?

Profesoresha - E dashura vajzë po jetojmë në një kohë moderne. Ajo ka standardet e veta. Po për ato çfar?

Studentja - Zonja profesoreshë, standardet moderne mund edhe të diskutohën por lëjoje pacientin tëndë t'i shpreh ndjenjat e saja të vërteta pa e ndryshuar linjen e argumentit. Nëse mëndon se ke vepruar kundër rregullave të Zotit, cila do të jetë pozita juaj para Zotit. A ke mënduar për këtë?

Profesoresha - Nëse e përzien Zotin këtu nuk do te dalim askund. Sikur ta kishim bazuar kushtetuten tonë në shpallje atëherë ku do të ishim ne sot?

Studentja - Zonja profeoreshë kjo është seancë psikoterapie, duhet te me bindesh ne menyr që të më shërosh. Kushtetuta është një gjë e bërë nga njeriu. Nëse njeriu ende nuk i ka zgjedhur problemet bazë të ekzistencës së tij dhe natyrën e marëdhënjeve me Krijuesin e tij, si mundet një krijes e till hamendese te insistoj qe njerezit ti ndjekin rregullat e tij. Ne te vertet ne po flasim se a munden rregullat e Kur'anit të praktikohën në jetë ,dhe ti mundohesh të më bindësh që t'i shkel ligjet e Zotit duke hequr shaminë, pastaj së pari duhet të pyesesh vehten nëse kjo kërkes e juaja është legjitime? A s'do te duhej që së pari të mëndoje për marëdhënjet tuaja me Krijuesin tëndë, dhe librin e Tij të shenjtë, Kuranin.

Profesoresha - E dashura vajzë, nga të erdhi ky diskutim, le të fillojmë nga fillimi.

Studentja - Po zonjë le të fillojmë nga fillimi. Siç po thosha, kur nuk i referohesh Kur'anit si ndihesh?

Profesoresha - Deshe të thoshe se Kur'ani do te duhej të ishte standart i jetës sonë. Kemi ardhur në një pikë shumë interesante.

Studentja - Po zonjë është pikë shum interesante . Kam sjellur me vhte perkthimin e fjaleve te Kur'anit në gjuhën turke, është perkthyer nga Dr Yasar Nuri Ozturk, Dekan i Fakultetit të Teologjisë ne Univerzitetin e Stambollit.

Profesoresha - Kam respekt te madh për Profesor Yasar Ozturk.

Studentja - Mendova keshtu, nëse më lejonë të lexojë nga ky perkthim i Kur'anit..."Thuaju edhe besimtareve të ndalin shikimet e tyre, të ruajnë pjesët e turpshme të trupit të tyre të mos zbulojnë stolitë e tyre përveç atyre që janë të dukshme, le të vejnë shamitë mbi krahrorin e tyre dhe të mos ua tregojnë bukuritë e tyre askujt përveç... Le të mos kërcasin me këmbët e tyre për të mos zbuluar fshehtsinë nga stolitë e tyre. Pendohuni të gjithë te All-llahu, o besimtarë, në mënyrë që të gjeni shpëtim." Zonja profesoreshë ç'far kupton nga kjo pjesë e Kur'anit.

Profesoresha - E dashura vajzë keto rregulla kanë qenë të vlefshme vetëm për ate kohë kur eshtë shpallur Kur'ani. Tani jetojmë në një kohë tjeter.

Studentja - Zonja profesoreshë a mund te me citosh ndonje vers qe thot se keto e keto verse janë te vlefshme vetem per një kohë te caktuar dhe pastaj ato do të jenë të pa vlefshme.

Profesoresha - Po ç'frë per kohën moderne?

Studentja - A është ndonjë zbulim i ri qe thot se disa modele të veshjeve janë më te civilizuara se tjerat. Per shembull, nese do te duhej te mbulonim vetem disa pjes të trupit sikurse disa fise ne Afrikë, a do te ishte kjo me shum moderne.

Profesoresha - E dashura vajzë, ne kemi rregullat tona revolucionare, kushtetutën e vendit, Kuvendin Evropian për të Drejtat Njerëzore etj. Te ftoj t'i respektosh ato nëse do të jesh studente në ketë Universitet.

Studentja - Zonja profesoresh jemi në mes të seancës për psikoterapi. Me siguri pajtohesh se për të arritur rezultate pozitive në psikoterapi, atmosfera e besimit dhe bindjes është e nevojshme. Por siç shifet ju për vetën e juaj nuk jeni e sigurt në marëdhëniet tuaja me Zotin dhe librin e tij Kur'anin, nuk jeni e sigurt se a besoni ne mësimet e Kur'anit. Ø«shtë një qëndrim i ndryshëm rreth Kur'anit në mes meje dhe teje. Ti pret nga unë qe t'i injoroj mesimet Kur'anore. Pse do duhej ta beja kete? pse do duhej te preferoja opinionet tuaja apo të atyre që të kanë dhenë ketë detyrë? e jo rregullat e Zotit. Sa për modernitetin është më i diskutueshëm se sa besimi në fjalën e Zotit, pse duhet të konsiderohet më moderne ta ekspozosh trupin se sa te vishesh siç duhet, sipas Kur'anit fjalës së Zotit. Nuk ka evidenca apo arsye për mua që të besoj në një modernitet të tillë. Së dyti a është ndonjë kriter që thotë se sa pjes te trupit duhen zbuluar e sa duhen mbuluar që njeri të konsiderohet modern. Ju i referoheni kushtetutës, nuk kuptoj pse kushtetuta duhet te interesohet per veshjën time. Per mua t'i thuash nje njeriu ç'farë te veshi është ndërhyrje në dinjitetin njrëzor. Le të supozojmë për një moment, dikush të thot ty se të vishesh është praktik reaksionare, ndërsa të zhvishesh është modernitet dhe nëse vishesh nuk do te lëjohesh në universitet sepse nuk është moderne, a do ta pranoje kete?

Profesoresha - Natyrisht se nuk do ta pranoja.

Studentja - Ose nëse të thonë se sa pjesë të trupit t'i zbulosh në publik, a do ta pranojë një këshill të till?

Profesoresha - E dashura vajzë unë pajtohem me ty se është e pa arsyeshme të jipën urdhëra të tilla nga lartë.

Studentja - Jam e kënaqur se ke filluar te mëndosh si ne, por kam frikë se nëse autoritetet e universitetit mësojnë këtë gjë do te fusin në trajtim të njejtë sikurse edhe neve, dhe nuk do të lejojnë te japësh mësim në ketë universitet.




5
Gruaja dhe Familja në Islam / «Gratë në Kur'an»
« ne: 03-06-2005, 06:08:53 »
GRATË NË KUR'AN

Muhammed IKBALL


Gratë në histori

Studimi i historisë së civilizimit të njeriut tregon se rrallë gruas i është dhënë pozita e drejtë në shoqëri. Shumë filozofë, dijetarë dhe mëndimtarë në periudha të ndryshme të historisë kanë dhënë mëndime të ndryshme për gruan. Nganjëherë ajo është konsideruar si burimi i të gjitha të këqijave e nganjëherë ajo është adhuruar si përëndesha e pjellurisë. Midis këtyre dy mendimeve ekstreme gruaja në të vërtetë ka humbur pozitën natyrore të saj.


Civilizimi Grek

Civilizimi Grek konsiderohet si një ndër civilizimet më fisnike në histori. Në periudhën e hershme të këtij civilizimi gruaja konsiderohej si krijesë jo njerëzore, inferiore ndaj burrit. Filozofët Grek si Sokrati, Plato, Aristoteli, Herodoti dhe të tjerë e konsideronin gruan të aftë vetëm për të kryer punët shtëpiake.

Plato i sjell në një kategori "fëmijët, gratë dhe shërbëtorët". Gruaja është mbyllur në shtëpinë e sajë me virgjërinë e saj si thesar i ruajtur me xhelozi. Dhomat e mashkullit dhe të femrës në shtëpi ishin të ndaranga njëra tjetra.

Atëherë erdhi periudha e çoroditjes dhe e lirisë së tepruar në Spartë shtet-qyteti i famshëm i Greqisë. Spartakët donin qytetarë të fortë dhe trima. Për këtë ata lanë burrat dhe gratë të lirë nga të gjitha ndalesat morale që më pas të sjellin fëmijë të shëndetshëm. Meqë e mira supreme e shtetit ishte "prodhimi i fëmijëve të shëndetshëm" nuk kishte asgjë jomorale në mardhënjet midis njerëzve jashtë lidhjeve martesore, çdo herë dëshmohej që burrat dhe gratë të cilët plotësonin kënaqësitë e tyre ishin në nivel të latrë të shëndetit fizik.. kjo dashuri e lirë ishte e pakundërshtuar dhe jo e turpshme ndërsa beqaria ishte mëkat dhe krim.

Në periudhën e mëvonshme plotësimi i nevojave të trupit filloi të njihej si art dhe estetikë. Kjo ndikoi në mënyrë direkte në pozicionin e gruas në shoqërinë Greke.


Civilizimi Romak

Në fazën e hershme të këtij civilizimi gjejmë gruan krejtësisht të mvarur nga burri. Para matresës ajo ishte nën autoritetin dhe mbikqyrjen e babait dhe mbas martesës të burrit të saj. "E këtillë, ajo nuk mundte të bënte asnjë punë publike ose civile, ajo nuk mund të merrej si dëshmitare, të firmoste testament, nuk mund të bënte kontratë dhe nuk trashëgonte pasuri nga askush."

Gradualisht, megjithatë, me kalimin e kohës gruaja filloi të fitoj pozitë më të mirë në shoqëri. Edhepse burri ishte kryetari i familjës autoriteti i tij ndaj saj u dobësua shumë. Me zhvillimet e mëtejshme në civilizim gruaja romake u bë ekonomikisht e pavarur dhe arriti pozitë të lartë në pushtet dhe sistemin legal. Divorci u bë më i lehtë dhe martesa mund të prishej lehtë. Burrështeti dhe filozofi i njohur Romak Seneka ka thënë: "Tani në Romë divorci nuk konsiderohet turp. Gratë llogarisin moshën e tyre me numrin e burrave që ato kanë patur." Kodo e konsideronte delikuencën e të rinjëve të justifikuar.ciceron i gjithashtu pëlqente mospërfilljen morale tek të rinjtë.

Kur kontrolli i moralit në publik humbi, vërshoi shthurja dhe, imoraliteti seksual shpërtheu në Romë. Teatret u bënë skemë të çoroditjes. Shtëpitë ishin të zbukuruara me vizatime lakuriqe dhe imorale. Prostitucioni u bë diçka e zakonshme. Gratë dhe burrat laheshin bashkë në banjot publike. Letërsia përmbante tema jomodeste dhe amorale. Të gjitha këto çuan në rënien dhe dështimin e Përandorisë Romake.


Evropa e Krishterë

Krishtërimi filloi me vendosjën e mësimeve morale tek njerëzit. Ai ndalonte tradhëtinë bashkëshortore. Gratë ishin të lavdëruara për dëlirësinë e tyre. Krishtërimi i hershëm kishte për qëllim pastërtinë e moralit të dy palëve, femrave dhe meshkujve dhe për këtë martesa konsiderohej institucion i domosdoshëm social. Po shpejtë këto mësime të shenjta u ndryshuan. Kleri shikonte femrën si të keqe dhe përgjegjëse për mëkatin e parë të njeriut.

Prifti Tertulian (A.D. 150) ka thenë për femrat:

"A e dini se secila nga ju është një Evë, gjykimi i gjinisë suaj nga Zoti bëhet në këtë kohë, faji ekziston gjithashtu, ju jeni dera e shejtanit, ju jeni që veproi lirshëm me pemën, desertori i parë i ligjit të shenjtë. Ju jeni ajo e cila ja mbushi mëndjën ati mbi të cilin shejtani nuk kishte mjaft guxim të sulmojë. Ju shkatrruat lehtë imazhin e Zotit, Njeriun."

Një ndër priftërinjtë e Kishës Greke thotë:

"Ajo është e keqe e paevitueshme, një ligësi e përjetshme, një fatëkeqësi tërheqëse, rrezik shtëpiak, pafatësi joshëse dhe zbukuruese."

Këto ide ndikuan dëmshëm në statusin e gruas në shoqëri. Ajo u bë plotësishtë e mvaruar nga Burri. Ajo u privua nga liria e saj me pretekst për ta mbrojtur nga mëkati. Ajo nuk kishte të drejtë prone as trashëgimie.

Beqaria konsiderohej e shenjtë. Martesa kuptohej vetëm si rrugëdalje e ligjeruar nga epshi.. Prishja e martesës - divorci ishte i ndaluar. Vejusha dhe vejani të martoheshin përsëri ishte diçka e ndyrë dhe mëkat. Kështu, pozita e femrës në Krishtërizëm ishte shumë e palakmueshme.


Arabia para Islamike

Në arabinë para islamike konsiderohej turp për të patur vajza, kështu tradita ishte që ato të vorroseshin për së gjalli. Femra konsiderohej thjesht si një lodër për tu luajtur. Ishte privilegj dhe e drejta e babait të saj, vëllait ose mbikqyrësit ta martonte atë me kë të donte ai. Seid Amr Ali thotë:

"Në mesin e Arabëve pagan, femra konsiderohej thjesht plaçkë; ajo ishte pjes përbërëse e pasurisë së burrit të saj dhe vejushat e burrit kalonin - trashëgoheshin tek djali apo djemt e tij me të drejtë trashëgimie si çdo pjesë tjetër e pasurisë."

Poligamia dhe poliandria praktikoheshin nga arabët antikë. Nuk ekzistonte ndonjë ligj konstant për rregullimin e martesës dhe divorcit dhe kjo krijonte komlikime serioze në jetën shoqërore të Arabëve.

Ishte në këtë ambient shoqëror ku i zbriti Porofetit Kur'ani i shenjtë me mesazhin që të gjithë njerëzit, meshkujt dhe femrat, janë krijuar nga Allahu dhe Ai nuk preferon njërin më shumë sesa tjetrin në bazë të gjinisë së tyre.


Krijimi i Njeriut

Kur'ani i shenjtë nuk është as libër shkencë dhe as traktat i evolucioni por në të ne gjejmë referenca për periudha të ndryshme gjatë se cilës jeta kaloi në këtë botë. Këto periudha mund të rradhitën si më poshtëë:

1. "All-llahu ju krijoi prej dheu." (35:11)
2. Dhe (përkujto) kur Zoti yt engjëjve u tha: "Unë po krijoi njeriun nga balta e tharë, e zezë e me erë. (15:28)
3. Për All-llahun, Ne krijuam njeriun prej një ajke (lëngu), e një balte. (23:12)
4. Dhe Ai nga uji (fara) krijoi njeriun. (25:54)
5. "Ai është që ju krijoi (filloi) prej një njeriu". (6:99)
6. "Ai ju krijoi juve prej një njeriu, mandej prej tij e krijoi palën (çiftin) e tij." (39:6)
7. "Dhe Ne krijuam prej çdo sendi dy lloje (mashkull e femër) që ju të përkujtoni (madhështnë e Zotit)." (51:49)
8. "Dhe Ne u krijuam juve në çifte." (78:8)
9. "O ju njerëz, vërtetë Ne ju krijuam ju prej një mashkulli dhe një femre." (49:13)
10. "Ai është krijues i qiejve e i tokës. Ai nga lloji juaj krijoi për ju bashkëshorte, edhe nga kafshët krijoi çifte, ashtu që t'ju shumojë." (42:11)
11. "All-llahu krijoi për ju bashkëshorte nga vetë loji juaj, e prej bashkëshorteve tuaja - fëmijë e nipa dhe ju furnizoi me (ushqime) të mira." (16:72)
12. "Ai krijoi nga vetë lloji juaj palën (gratë), ashtu që të gjeni prehje te ato dhe në mes jush krijoi dashuri dhe mëshirë." (30:21)
13. "Ne e krijuam atë prej një pikë uji (fare)." (36:77)
14. "Le të shikojë njeriu se prej çkahit është krijuar? Ai është krijuar prej një uji që hidhet fuqishëm." (86:5, 6)
15. "Për All-llahun, Ne krijuam njeriun prej një ajke (lëngu), e një balte. Pastaj atë (ajkë - baltë) e bëmë (e shëndrruam) pikë uji (farë) në një vend të sigurtë. Më pas, atë pikë uji e bëmë copë gjaku, e atë gjak të ngurtë e bëmë copë mishi, e atë copë mishi e shndërruam në eshtra, dhe eshtrave ua veshëm mishin, pastaj atë e bëmë krijesë tjetër (me shpirt). I lartë është All-llahu, më i miri Krijues!" (23:12-14)
16. "All-llahu ju nxorri nga barqet e nënave tuaja (si foshnje) që nuk dinit asgjë. Ju pajisi me (shqisa për) të dëgjuar, me të parë dhe me zemër, ashtu që të jeni falënderues." (16:78)
17. "Dhe do t'i japë atij shpirtin që është krijesa Imja." (15:29)
18. "Ai është që krijoi vdekjen dhe jetën, për t'ju sprovuar se cili prej jush është më vepërmirë." (67:2)
19. "Ai e filloi krijimin e pastaj e përsërit atë për t'i shpërblyer me të drejtë ata që besuan dhe bënë vepra të mira." (10:4)


Ademi dhe Havaja

Rasti i shejtanit kur ngacmon Ademin dhe gruan e tij Havanë rrëfehet në Kur'an por jo sikurse në tregimin e rrëfyer në Ungjill ku Eva (Havaja) ishte e para ajo që ju dorëzua ngacmimit. Që të dy, Ademi dhe Havaja vepruan sëbashku,: gabuan sëbashku dhe mbasi u pënduan u falën sëbashku. Nuk ekzistojnë shënime të shenjta që fajësojnë femrën për mëkatet e njeriut. Prindërve tonë të parëve u është dhuruar aftësia për të zgjedhur që len të kuptojë që ata kishin mundësi për të vepruar keqë për çka edhe ishin paralajmëruar. Ata e realizuan të keqën me gabimin e tyre, por Zoti me Mëshirën e Tij iu siguroi atyre mundësinë për ta rikthyer pozitën që e kishin. Allahu nuk tregoi asnjë preferencë apo dallim mes Ademit dhe gruas së tij.

Ajete nga Kur'ani i Shenjtë për Ademin dhe Havanë

"(Ne i thamë) o Adem, ti dhe bashkëshortja jote zini vend në Xhennet, hani nga të doni, e mos iu afroni kësaj pemë, pse do të bëheni prej zulumqarëve (të vetvetes suaj). Shejtani i nxiti ata të dy (i mashtroi), që t'ua zbulojë atyre pjesët e turpshme që u ishin të muluara dhe tha: "Zoti juaj nuk ua ndaloi ju dyve atë pemë vetëm që të mos bëhi meleqë (engjëj), ose të mos bëheni prej të përjetshmëve . Dhe ju bëri be atyre (duke u thënë) se: unë jam këshillues për ju. Atëherë me mashtrim i zbriti (në nivel të palakmueshëm). E kur e shijuan pemën u zbulua vendturpi i tyre dhe filluan të mbulojnë atë (duke vënë gjeth mbi gjeth) nga gjethet e (pemëve të) Xhennetit. Zoti i tyre i thirri (duke u thënë): "A nuk ua ndalova ju dyve atë pemë dhe a nuk ju thashë ju dyve se shejtani është armik i haptë për ju?!" Ata të dy thanë: "Zoti ynë, ne i bëmë të padrejtë vetvetes, në qoftë se nuk na falë dhe nuk na mëshiron, ne me siguri do të jemi prej të shkatërruarve!" (7: 19-23)

"Ne i thamë: "O Adem, ti dhe bashkëshortja juaj banoni në Xhennet dhe hani lirisht nga frutat e tij kah të doni, po mos iu afroni asaj bime (pemë) e të bëheni zulumqarë (të vetvetes suaj)." (2:35)

"Po djalli i bëri që ata të dy të mashtrohen në atë (pemë ose Xhennetin) dhe i nxori ata nga ajo (e mirë) që ishin në te, e Ne u thamë: "Zbritni (dilni), jeni armik i njëri-tjetrit, e ju deri në një kohë në tokë keni vendbanim dhe dëfrim." (2:36)

"Ai (All-llahu) u tha: "Zbritni prej aty që të gjithë, do të jeni armiq të njëri-tjetrit. Nëse u vjen na Unë udhëzim (libër e pejgamber) kush i përmbahet udhëimit Tim, ai nuk ka për të humbur (në dunja) e as nuk ka për të dështuar (në etën tjetër)." (20:123)


Barazia e gjinive

Pozita e gruas në të ashtuquajturat civilizimet e mëdha të së kaluarës zbulon që "gruaja në periullën e jetës së sajë nuk ka patur ekzistencë të pamvarur".Burri atë me raste e shikonte si përëndeshë, zakonishtë si robreshë dhe rrallë herë si dhoqe apo bashkëpunëtore. Madje edhe Evropa moderne e cila pohon se gruan e liroi krejtësishtë nga shovinizmi i burrit, dështoi për tia dhënë asaj rolin e drejtë në shoqëri. ishte për  të parën herë që Islami i dhuron të drejta të barabarta gruas.  

Në Kur'anin e Madhëruar gjindet komplet një kaptinë (Sure) për gruan (En-Nisa). Këtu, në këtë kaptinë, Allahu qartazi zbriti doktrinën e barazisë.

Kur'ani i madhëruar i drejtohet gjithë njerëzimit, si burrave ashtu edhe grave. Kjo dëshmohet nga fragmente të caktuara që  ju drejtohën të dy palëve, burrave dhe grave. "Nuk ka dyshim se për myslimanët e myslimanet, besimtarët e besiamtaret, adhuruesit e adhurueset, të sinqertit dhe të sinqertat, durimtarët dhe durimtaret, të përvuajturit dhe të përvuajturat, sadakdhënësit dhe sadakdhënëset, agjëruesit dhe agjërueset, ruajtësit e nderit dhe ruajtëset e nderit, shumë përmendësit e All-llahut e shumë përmendëset e All-llahut , All-llahu ka përgatitur falje (mëkatesh) dhe shpërblim të madh." (33: 35)


Ditën e gjykimit edhe burrat edhe gratë do të ringjallën dhe do të shpërblehën apo dënohën në baz të veprave që ata i kan bërë. "Ditën kur hipokritët dhe hipokritet atyre që besuan u thonë: "Na pritni (ose na shikoni) të ndriçoheni prej dritës suaj!" U thuhet: "Kthehuni prapa jush (në dynja) e kërkoni ndonjë dritë!" Atëherë vihet ndërmjet tyre njëfarë muri që ka një derë, e brendia e tij është mëshirë (Xhenneti), e ana e jashtme e tij është dënimi (zjarri). (Hipokritët e mbetur në errësirë) i thërrasin ata (besimtarët): "A nuk kemi qenë edhe ne së bashku me ju!? (Besimtarët përgjigjen): "Po, por ju e shkatërruat veten (me hipokrizi), ju prisnit kob të zi për besimtarët, ju dyshonit çëshjtet e fesë dhe ju mashtruan shpresat e kota deri kur ju erdhi caktimi i All-llahut (vdekja) dhe ashtu, mashtruesi ju mashtroi." (57: 13-14)

"O ju njerëz! Kinie frikë Zotin tuaj që ju ka krijuar prej një veteje (njeriu) dhe nga ajo krijoi palën (shoqën) e saj, e prej atyre dyve u shtuan burrra shumë e gra..." (4:1)      

Kjo është dëshmi që të gjitha qënjet humane janë të barabarta. Në Islam nuk ka dallim race, gjinie apo ngjyrë dhe të dy, burrat dhe gratë barabartë gëzojnë të drejtat themelore humane sepse në fund të fundit të gjithë rrjedhin nga i njëjti burim. [/B]

6
Gruaja dhe Familja në Islam / GJERDANI I POLLUMBESHËS
« ne: 03-06-2005, 06:06:32 »

GJERDANI I POLLUMBESHËS

"pa dyshim, ajo që më së shumti e zbukuron femrën është islami"


* * *
"Besimtarët dhe besimtaret janë të dashur për njëri-tjetrin, urdhërojnë për të mirë, e ndalojnë nga e keqja, e falin namazin dhe japin zeqatin, respektojnë All-llahun dhe të dërguarin e Tij. Të tillët do t'i mëshirojë All-llahu. All-llahu është ngadhnjyes, i urtë." [Kur'an, 9:71]
* * *
"Nuk ka dyshim se për muslimanët e muslimanet, besimtarët e besimtaret, adhuruesit e adhurueset, të sinqertit e të sinqertat, durimtarët e durimtaret, të përvuajturit e të përvuajturat, sadakadhënësit e sadakadhënëset, agjëruesit e agjërueset, ruajtësit e nderit e ruajtëset e nderit, shumëpërmendësit e Allahut e shumëpërmendëset e Allahut, Allahu ka pergatitur falje dhe shpërblim të madh."
* * *
"Kush bën vepër të mirë, qoftë mashkull ose femër, duke qenë besimtar, Ne do ta shpërblejmë atë me jetë më të mirë." [Kur'an, 16:97]
* * *
"Gratë janë amanet hyjnor mes nesh dhe për këtë respektoni ato!" [Muhammedi a.s.]
* * *
"Pozita e gruas në shoqërinë muslimane duhet në çdo vend të ndërrohet në harmoni me detyrën e saj të nënës dhe edukatorit natyror të brezit të ri. Nëna e pa arsimuar, e lënë pas dore dhe e pafatshme nuk mund t'i ngris dhe edukoj bijtë dhe bijat të cilët do të jenë të aftë të rrisin dhe me sukses ta udhëheqin rilindjën e popujve muslimanë..." [Alija Izetbegoviq]
* * *
"Qytetrimi nga femra ka bërë objekt i cili shfrytëzohet ose për të cilin robërohet, por femrës ia ka marrë personalitetin i cili i vetmi mund të jetë bartës i vlerave dhe respektit. Duke e mospërfillur detyrën e nënës, ai gruan e ka privuar nga funksioni i saj themelor dhe i pazëvëndësuashëm." [Alija Izetbegoviq]
* * *
"Po të jetë gruaja e edukuar dhe e arsimuar, ajo i jep fëmijës bashkë me qumështin edhe edukatën. [Sami Frashëri]
* * *
"Fëmija i një gruaje të edukuar e të mësuar në vend se të dëgjoj përralla kundër logjikës e që ta prishi moralin, mbi gogolin dhe kuçedrën, bashkë me nina-nanat e ëmbla të së ëmës do të dëgjojë përralla shumë të bukura që do t'i ndreqin moralin, që do t'i zbusin zemrën dhe do t'i zhvillojnë mendjën" [Sami Frashëri]

7
Gruaja dhe Familja në Islam / Gruaja dhe familja
« ne: 03-06-2005, 06:04:01 »
Gruaja dhe familja
 

Gruaja dhe familja janë dy institucione të cilat drejtëpërsedrejti e kushtëzojnë ekzistencën e njëra tjetrës. Gruaja e arrin vleren e vetë të plotë në familje, kurse familja as që mund të ekzistojë dhe të ketë kuptim pa praninë e femrës.(siq kemi rastet kohëve të fundit në civilizimin perëndimor, legalizimi i martesave në mes gjinive të njëjta).

Këto dy elemente janë bazë e një shoqërie njerëzore të cilat kanë aq shumë rëndësi, sa që prej tyre në masë të madhe ndikohet niveli moral, kulturor, arsimor e edukativ i një populli në tërësi. Mu për shkak të kësaj rëndësie që ka, emri "nënë" pas emrit "Zot", është fjala dhe koncepti më i bukur që ekziston. Prej saj buron butësia e ndjenja e fortë e besnikërisë. Është himni i bukurisë së jetës dhe dashurisë. Ajo në këtë mënyrë paraqet dashurinë hyjnore në përbërje trupore.  

Mirëpo për fat të keq kjo qenie (gjysma e shoqërisë njerëzore, shpesh bie ne grackën e pështjellimeve dhe pasioneve), bëhet shkak të ndërhyjnë elemente që e zhvlerësojnë atë, duke e nxjerrur nga rruga e detyrave që ka së pari ndaj qenies së saj dhe ndaj atyre me të cilët lidhet ligjërisht, duke e privuar kështu nga të mirat morale e hyjnore.

Se në qfarë pozite shoqërore ka qenë në të kaluarën e largët dhe të afërt si dhe në ditët e civilizimit bashkëkohor mund ta mësojmë po qe se i referohemi historisë së popujve në vende dhe kohë të ndryshme.

Po fillojmë qe nga kohët antike: Femra në kohën e romakëve ishte thjeshtë pronë e kryetarit të familjes(vjehrrit ose burrit) me statut birësor. Gratë dhe vajzat nuk kishin asnjë të drejtë dhe trajtoheshin si plaçkë tregëtie. Babai mund t'i shiste, t'i jepte hua ose edhe t'i mbyste.

Në kohën e Greqisë, para kohës kristiane nuk ekzistonte martesa e zakonshme. grekët jetonin në grupe dhe fëmijët nuk e njihnin nënën e tyre. çdo njeri sipas qgjendjes ekonomike, mund të mbante në shtëpi një numër gra jashtë martesës. Ajo mbahej si pronë siq mbaheshin skllevërit dhe kafshët dhe mund të falej e huazohej kur të dëshironte burri i saj.

Midis popujve më të qytetëruar të Azisë gjendja e femrës nuk ishte e barabartë as edhe me një kafshë barreje. Në Kinë nuk kishte të drejtë të ulet në tavolinë e të hante bukë me bashkëshortin dhe fëmijët e saj. Vajzat nuk kishin të drejtë trashëgimie. E njëjta gjë ishte edhe në Indokinë, ku dëshmia e saj nuk kishte asnjë vlerë. Ajo nuk mund të hynte në gjykatë dhe mund të shkëmbehej për larjen e ndonjë borxhi nëse do ta pranonte kreditori.

Në Indi femrat mbaheshin në tutelin e bashkëshortit, të djalit, familjes së burrit, ose ajo ishte e varur nga mbreti. Gjatë periudhës së menstruacioneve ajo mbyllej në një vend, ndërpirtej çdo kontakt me të dhe ushqehej nëpërmjet një sporteli, për arsye se gjatë kësaj kohe konsiderohej si e ndyrë.

Në Australi gjendja ishte katastrofale. Ajo, jo vetëm që sherbente për shafitjen e pasioneve të mashkullit, por ç'është më e keqja, në periudhën e zisë dhe thatësisë, mishi i saj konsumohej për të plotësuar mungesën në ushqim. Një grua e ve pas vdekjes së të shoqit, bëhej pronë e vëllaut të të vdekurit. Ajo rrallë vdiste në shtratin e saj. Nëse e kaplonte ndonjë semundje, ajo lihej në mëshirën e fatit deri sa të largohej nga kjo jetë. Njerëzit e këtyre anëve shfaqnin dashurinë ndaj prindërve në mënyrë të çuditshme. Për të mos i parë vuajtjet e tyre të pleqërisë, ata i varrosnin për së gjalli prindërit e tyre, posa të arrinin moshën dyzet vjeqare.

Edhe në Afrikë ishte pothuajse e njejta situatë. Një shkrimtar anglez në reportazhet e tij gjatë udhëtimeve shkruante se kishte parë të servirohej mishi i femrave dhe fëmijëve nëpër banketet e ndryshme. Shumica e ushqimeve ishin të ndaluara për femrën.

Në popullsinë e egër të Amerikës Veriore femrat ishin të detyruara të sigurojnë ushqimin e familjes. Përkundër shërbimeve të shumta të bëra nga femrat, burrat i mbysnin ato, sidomos plakat që nuk kishin fuqi për të punuar. Gjithashtu përdornin edhe një metodë tjetër, duke ua futur kokën në një vrimë të mbushur me tym karboni deri sa të asfiksohen. Poashtu, edhe lehonat nuk kishin të drejtë të pushonin as edhe një ditë, por, ato detyroheshin të fillonin menjëherë me punë.

Në Arabi, para ardhjes së Islamit, lindja e një vajze konsiderohej si një kob. Familja që i çonte Zoti këtë dhuratë fshihej prej miqve dhe të afërmve sikur t'u kishte ndodhur ndonjë ngjarje e turpshme. Babai, kur merrte lajmin e lindjes së vajzës, skuqej nga turpi dhe në shumicën e rasteve i varrosnin ato për së gjalli. Tregohen raste të tilla të prekshme , në momentin kur babai groponte varrin e bijës së vet, bija e tij ia fshinte pluhurin që kishte kapluar fytyrën dhe mjekrrën e tij. E bija nuk dëshironte ta sheh prindin e pluhurosur, ndërsa prindi groponte gropën për ta varrosur atë të gjallë. Pa dyshim se akti i tillë paraqet krim të paparë, krim i injorancës ndaj njeriut.

Kjo ishte një pasqyrë e gjendjes së gruas nëpër shekujt më të largët, por athua a ka ndryshuar ndonjë gjë në shekujt e mëvonshëm, apo më mirë të themi në dy shekujt e fundit XIX dhe XX, në ditët e sotshme . Le t'i referohemi disa citateve të atyre që vunë bazat e marksizmit,  komunizmit dhe do ta kuptojmë më mirë.

Sipas Marksit, zhdukja e familjes paraqet shoqërizimin e njeriut, avancimin e tij "në qenie totale shoqërore". Të gjitha bazat e ekzistencës së tij – sociale, materiale dhe morale- nga familja kalojnë në shoqëri.

Shkrimatrja franqeze Simone Bouvoire, veprimtare e dalluar e lëvizjes feministe në Francë edhe në botë është kategorike: " përderisa të mos shpartallohet miti për familjen, për amësinë, dhe për insitktin amëtar, femrat do të eksploatohen edhe më tej".

Derisa të gjitha religjionet e himnizojnë familjen si fole të njeriut dhe nënën si edukatore të parë dhe të pazëvendësueshme, të gjitha utopitë e sidomos ato socialiste, përkundrazi flasin me entuziazëm për edukimin shoqëror, për foshnjore, për qerdhe fëmijësh, për konvikte. Pa marrë parasysh se si quhen këto ente, të përbashkët e kane mungesën e nënës dhe dorëzimin e fëmijëve në duart e mëditësve.

Civilizimi nuk e heq vetëm parimisht familjen. Ai këtë e bën gjë edhe praktikisht. Së pari nga familja doli burri, pastaj gruaja dhe së fundi fëmijët. Shkatërrimi i familjes manifestohet në shumë aspektë: numri gjithnjë e më i vogël i martesave, përqindja gjithnjë e më e madhe e shkurorëzimeve, rritja e vazhdueshme e grave të zëna me punë, rritja e numrit të fëmijëve jashtëmartesor etj.

Vlen të përmendet edhe një dukuri e lidhur ngushtë me daljen apo " lirimin" e gruas nga familja, ajo është shtimi i shpejtë i përsonave psiqikisht të sëmurë. Dukuri kjo që e shtyri parlamentin suedez që ta vërë në rend dite, vend ky ku shkalla e vdekshmërisë së fëmijëve është më e ulta, mosha mesatare e njeriut më e larta, ku shkollimi është falas për të gjitha nivelet, ku ka paqë afër dyqind vjet, ku s'ka probleme stërpopullzimi, ku është shënuar produktiviteti më i lartë i punës në botë dhe vend ku të ardhura nacionale janë nga më të lartat për krye banori në botë.

Dr. Hans Loman psikiatër i njohur, të cilit parlamenti suedez ia besoi hulumtimin e shkaqeve të kësaj dukurie, është mbështetur kryesisht në konstatimin se në Suedi shumica e grave të martuara janë në marrëdhënie pune dhe se ky fakt ç'rregullon në mënyrë serioze një fushë aq vitale të jetës siq është familja. Mbi 50 përqind të nënave me fëmijë deri në tre vjeç janë të zëna me punë dhe 70 përqind të nënave me fëmijë deri në 17 vjeq janë të zëna me punë. " Kemi arritur që për fëmijët tanë të formojmë një shoqëri tejet të ftohtë, shoqëri anti fëmijë", thuhet në një raport të Lomanit.

Civilizimi nga femra bëri objekt adhurimi e përdorimi, ia morri personalitetin që mund të jetë i vetmi bartës i vlerave dhe nderimit. E vuri në skenë si lodër dëfrimi për të kënaqur dëshirat e burrave me anë të gjithfarë modash, sfilatash ekstravagante, me reklama e "miss"-e, duke e inkurajuar nudizmin si një mjet për tërheqjen e mashkullit. Këtu gruaja s'është më personalitet e të mos themi njeri. Në këtë rast ajo më shumë është diç më tepër se "shtazë e bukur".

Në lidhje me pozitën dhe rolin e femrës në ditët e sotit mendimet e tyre i kanë shprehur edhe studiues dhe udhëheqës të ndryshëm, siq janë: Anatole France I cili shprehet: " nëse femra nuk do të mbulonte pjesët më tërheqëse të trupit të saj, ajo nuk do të kishte asnjë vlerë të tillë. Po kështu duke e lejuar të lakuriqësohet e të mbajë lidhje të lira me burrat, këta të fundit nuk duhet ta quanin më me emrin femër".

Poashtu edhe pedagogia franceze Madam H. Launey thotë: "femra është si një valixhe plot me kuriozitete, sa më tepër qe hapet, aq më shumë vijnë duke u shuar këto kuriozitete dhe kështu përfundon nga një krijesë me vlerë shoqërore, në një zero".

Edhe Charlie Chaplin, artist i madh  i kinematografisë, i shkruante vajzës së tij Geraldine, të cilën e kritikonte për lakuriqësinë e saj me këto fjalë: "vajza ime nuk ka në botë asnjë njeri që duhet ta shohë trupin tënd lakuriq, përveq atij që dëshiron të marrë pjesë në jetën tënde".

Gandi, në lidhje me femrën thotë: " do të doja më shumë të shktatërrohej në tërësi raca njerëzorë, se sa ta kthenim në një objekt dëfrimi e poshtërimi femrën, krijesën më delikate të Zotit. Për këtë qëllim u drejtohem të gjithë burrave të botës që me veprimet e tyre të mos e ulin femrën, për të cilën gjithmonë kanë ëndërruar të fitojnë një liri të vertetë.

O femra, nëse ju grimoheni vetëm për të tërhequr burrin dhe për të nxitur epshin e tij, hiqni dorë e mos iu nënshtoroni këtij poshtërimi".

Nudizmi është një lloj nënshtrimi ndaj instiktit, siq veprojnë kafshët pa norma ligjore e morale.

Pjellë e civilizimit të vonshëm është edhe poshtërimi i amësisë. Ky civilizim e shpalli amësinë robëri dhe femrës i premtoi ta lirojë. Me mburrje ai i jep të dhënat se sa nëna i ndau (i liroi-thotë ai) nga familja dhe fëmijët, për t'i bërë nëpunëse.

Përkundër kësaj e tërë kultura që nga lashtësia e gjerë më sot është në shenjë të apologjisë së nënës. Ajo nga nëna bëri simbol, mister, shenjtëri. Vargjet më të bukura, pikturat e skulpturat më të bukura ajo ia kushtoi nënës.

Si fenomen tjetër, perveq qerdheve për fëmijë, në civilizim janë paraqitur edhe shtëpitë për pleq. Ato i përkasin rendit të njëjtë të gjërave dhe në themel janë dy etapa të një rruge. Qerdhet dhe shtëpitë e pleqve të perkujtojnë lindjen dhe vdekjen artificiale. Të dyjat karakterizohen me praninë e komoditetit dhe në anën tjetër me mungesën e dashurisë dhe ngrohtësisë, të dyjat janë opozitë e familjes dhe rezultat i ndryshimit të rolit të femrës në jetën e njeriut. Premisa e tyre e përbashkët është eliminimi gradual i marrëdhënies prindërore: në qerdhe janë fëmijët pa prindër, në shtëpitë për pleq- prindërit pa fëmijë, të dyja janë "mrekullitë" e civilizimit dhe ideal i çdo utopie.

Nga ana tjetër Krijuesi i ka caktuar femrës një mision të veqantë në këtë jetë-duke e ngarkuar me përkujdesje, rritje dhe edukim të shoqërisë njerëzore. Detyrë kjo qe mund të kryhet vetëm nga një nënë, pasi që Zoti ishte Ai, i cili e pajisi me cilësi të cilat i korrespodojnë në mëryrën më të mirë për kryerjen e këtij roli të veqantë.

Prandaj, mund të themi me plot përgjegjësi se vetëm gruaja me familje e gjen veten e saj, vetëm me familje e jep më së miri atë me qka e posedon, vetëm kështu e ngrit veten e vet, e fiton epitetin e vërtetë të femrës dhe vetëm në këtë mënyrë e meriton të quhet femër, grua dhe nënë me plot kuptimin e fjalës.

Dr. Leone

8
Ese Islame / DEMOKRACIA NË ISLAM
« ne: 02-06-2005, 06:40:29 »
DEMOKRACIA NË ISLAM


Pjesëmarrja e popullit në administrimin e çështjeve të tij

Islami synon në arritjen e qëllimeve më të larta në jetën e kësaj bote, dhe mu për këtë ai synon që vetë populli të jetë vigjilent dhe pjesëmarrës në drejtimin e çështjeve të veta, e assesi të jetë popull indiferent apo flegmatik, preokupim i të cilit do të ishte vetëm duartrokitja për udhëheqësit e tij dhe ecja pas tyre duke u thënë: "Keni bërë mirë, keni bërë mirë", edhe në qoftë se ata kanë bërë më të shëmtuarën.
Islami dëshiron që muslimani të jetë i lirë dhe individ i pavarur, të mendojë me kokën e vet dhe të vendosë me vullnetin e vet; ai nuk dëshiron që individi të jetë pasuses i verbër i të tjerëve, e të thotë: "Unë jam me njerëzit (d.m.th. ku të jenë ata, jam edhe unë)". Pejgamberi sal-lall-llahu alejhi ve sel-lem, në hadithin e transmetuar nga Tirmidhiu, thotë: "Le të mos jetë asnjëri prej jush pasues, e të thotë: "Unë jam me njerëzit, në qoftë se ata bëjnë mirë, edhe unë bëj mirë, e në qoftë se bëjnë keq, edhe unë bëj keq; jo, por përqëndroni veten tuaj: në qoftë se njerëzit bëjnë mirë, të bëni të edhe ju të mira, e në qoftë se bëjnë keq, të mos bëni padrejtësi (por prap bëni të mira)."
Nuk humbin shtetin dhe atdheun, e as që përulin njerëzit. Të mirat shkilen vetëm prej njerëzve që janë pasues të verbër, prej atyre që nuk posedojnë dot personalitet dhe individualitet, zemrat e tyre janë me Aliun, ndërsa shpatat me Muaviun.
Të tillët janë që shkatërrojnë dhe çrregullojnë atdhenë, që dëmtojnë fenë dhe humbin njeriun.
Ne duam që muslimani të jetë personalitet dhe individ i pavarur, të mos jetë ndaj asnjërit përcjellës, e as të përcjell baballarët e gjyshërit, as zotërinjtë dhe të mëdhenjtë.
Kur`ani famëlartë qortoi me të madhe ata të cilët bëhen pasues dhe shërbëtorë të njerëzve, ata të cilëve All-llahu u dha kokën dhe mendjen, e të cilët nga vetja e tyre bënë bisht, pasuan të parët e tyre dhe stërgjyshërit në gabim: "E kur u thuhet atyre: "Pranoni atë që All-llahu e shpalli!" Ata thonë: "Jo,ne ndjekim atë rrugë në të cilën i gjetëm prindërit tanë!" Edhe sikur prindërit e tyre të mos kenë kuptuar asgjë dhe të mos jenë udhëzuar në rrugën e drejtë (ata do t`i pasonin)."
I ndjekni prindërit e juaj dhe stërgjyshërit në dalalet (humbje), në mëkat dhe devijim. Kjo nuk lejohet assesi!
Kur`ani famëlartë gjithashtu qortoi ata të cilët pasuan dhe ndjekën zotërinjtë e tyre dhe të mëdhenjtë, e që kur ata devijuan, devijuan edhe këta së bashku me ta, dhe kur ata humbën, humbën së bashku: "Ata thanë: "Zoti ynë, ne pasuam zotërinjtë dhe të mëdhenjtë tanë, e ata na humbën rrugën. Zoti ynë, jepu atyre dënimin e dyfishtë dhe mallkoi me mallkim të madh."
Ndërkaq në një ajet tjetër thuhet: "Secili prej jush do ta ketë pjesën e caktuar të dënimit, por nuk e dini."
Ju ishit ata të cilët i ndoqët dhe pasuat ata me vullnetin tuaj dhe humbët personalitetin tuaj. Ju dhe ata do të jeni së bashku në dënim të përjetshëm.
Pavarësia individuale në Islam
Islami dëshiron që individi të posedon pavarësi individuale dhe personale; ai gjithashtu dëshiron që populli të jetë me individualitet të pavarur, e assesi të jetë popull si kope, të cilin të tjerët me shkop ta çojnë kudo, popull të cilit kur i thuhet hesht, ai hesht, e kur i thuhet fol, ai flet. Jo, popujt nuk duhet të jenë të tillë, e posaqërisht kur ata janë nën mbrojtjen e Islamit dhe nën flamurin e Kur`anit.
Populli musliman nuk është popull kope dhe flegmatik, populli musliman posedon të menduarit dhe mendimin e vet, posedon vullnet të pavarur, mu ashtu siç dëshiron edhe vetë Islami. Islami nuk dëshiron që njerëzit të jenë në anarki dhe të jetojnë në mungesë të udhëheqësve, jo, por populli musliman nuk duhet të pranojë që të padijshmit të udhëheqin me të.
Medoemos duhet të ekzistojë udhëheqësia dhe medoemos duhet të ekzistojë pushteti. Mu për këtë, Pejgamberi sal-lall-llahu alejhi ve sel-lem edhe për gjërat më të thjeshta, siç është udhëtimi thotë: "Në qoftë se jeni tre veta, atëherë le të udhëheqë njëri prej jush." D.m.th.: "Në qoftë se jeni tre vetë dhe jeni në udhëtim, atëherë njëri prej jush le të jetë ai që do të udhëheqë në udhëtim." Kjo nuk do të thotë se udhëheqësi duhet të veprojë vet dhe sipas dëshirave të veta. Jo, por të gjithë duhet të jenë pjesëmarrës në vullnetin e tyre të përbashkët.
Islami konsideron se, lidhjet do të ishin më të ngushta kur të gjithë do të ishin pjesëmarrës së bashku në çdo çështje, pjesëmarrës i popullit me pushtetmbajtësit, i kryetarit me popullin. Këto lidhje duhet të jenë të bazuara në themelet e dashurisë reciproke, dashuri mes pushtetmbajtësit dhe popullit.
I Dërguari i All-llahut, sal-lall-llahu alejhi ve sel-lem thotë: "Udhëheqësit më të mirë për ju janë ata të cilët i doni dhe ju duan, luteni për ta dhe luten për ju, ndërsa udhëheqësit më të këqij për ju janë ata të cilët ju i urreni dhe ata ju urrejnë, i mallkoni dhe ju mallkojnë."
Mallkim dhe urrejtje reciproke e të dy palëve. Pa dyshim se një gjë të tillë nuk do të kishte dëshiruar Islami. Pejgamberi sal-lall-llahu alejhi ve sel-lem thotë: "Tre personave namazi i tyre nuk u kalon një pëllëmbë mbi kokën e tyre (d.m. th. namazi i tyre nuk pranohet te All-llahu i madhëruar): Një njeri i cili ka udhëheqë një popull (është bërë imam i tyre në namaz), ndërsa ata e urrejnë."
Imami i cili falë njerëzit të cilët e urrejnë. Imami që bën një gjë të tillë, pra falë të tjerët, ndërsa ata e urrejnë, le ta dijë se namazi i tij është i papranuar, por edhe namazi i xhematit nuk pranohet. E si do të ishte çështja për imamët (udhëheqësit) e mëdhenj pra?!
Si do të ishte çështja e atyre të cilët vijnë në pushtet pa vullnetin e popullit, atyre që i urren dhe mallkon populli, atyre prej të cilëve populli dëshiron të shpëtojë sa më parë.
Shoqëria islame ngritet mbi parimin e "Shurasë" (Konsultimit)
Islami dëshiron që mes popullit dhe udhëheqësisë të ngriten lidhje të bazuara në rrespekt dhe dashuri të ndërsjellë: "Ndihmohuni mes vete me të mira dhe në të mbara, e mosni në mëkate e në armiqësi."
Për këtë shkak shoqëria islame ngritet në parimin e "Shurasë" (konsultimit) dhe marrëveshjes reciproke, mu ashtu siç thotë edhe vetë All-llahu i lartëmadhëruar: "Edhe ata që i përgjigjen thirrjes së Zotit të tyre dhe e falin namazin rregullisht dhe ata që konsultohen mes vete për punë të përbashkëta, e nga ajo që Ne ua japim ata e shpërndajnë."
All-llahu e bëri konsultimin lidhje mes namazit dhe zekatit: "...nga ajo që Ne ua japim ata e shpërndajnë."
Shura - konsultimi reciprok, është lidhja e mesme mes këtyre dy gjërave: namazit dhe zekatit. Shoqëria islame zbaton konsultimin dhe marrëveshjen për punët e përbashkëta, qofshin ato të vogla apo të mëdha, në punë kolektive dhe çështje individuale: "Nuk humbë ai i cili falë namazin e istihares (zgjedhjes), e as që pendohet ai i cili konsultohet." Në çështje familjare konsultohen bashkëshortët mes vete, posaqërisht kur janë në pyetje martesat e bijave të tyre, e bile edhe në çështje të cilat konsiderohen me më pak rëndësi, siç është gjidhënja e foshnjës: "E nëse pas një konsultimi dhe pëlqimi (prindërit) shfaqin dëshirën për ndërprerjen e gjinit, nuk është mëkat për ta."
Nëse Islami parasheh konsultimin dhe pëlqimin e ndërsjellë për punët dhe çështjet e vogla, atëherë ç`mbetet për punët dhe çështjet e ummetit islam, punët dhe çështjet të cilat kanë të bëjnë me ekonominë, politikën dhe udhëheqësinë e përgjithshme.
Medoemos që të ekzistojë parimi i konsultimit dhe marrëveshjes reciproke. Mu për këtë, All-llahu i madhëruar urdhëron të Dërguarin e Vet, sal-lall-llahu alejhi ve sel-lem: "E ti pra konsultoi ata në punë."
Ky urdhëri zbriti fill pas luftës së Uhudit, luftë në të cilën Pejgamberi sal-lall-llahu alejhi ve sel-lem i konsultoi shokët e vet mbi vendin e zhvillimit të luftës. Ai (Muhammedi sal-lall-llahu alejhi ve sel-lem) ishte i mendimit që lufta të zhvillohet brenda Medines, ndërkaq shokët e tij dhe të rinjtë ishin të mendimit që lufta të zhvillohet jashtë Medines (duke menduar se nëse lufta zhvillohet brenda Medines mekasit do të mendojnë se muslimanët janë frikësuar dhe nuk kanë dalë nga shtëpitë e tyre).
Pejgamberi sal-lall-llahu alejhi ve sel-lem e pranoi mendimin e shumicës, rezultat i të cilit ishin 70 dëshmorë (shehidë) nga ana e muslimanëve. Mirëpo, megjithkëtë All-llahu i madhëruar urdhëroi të Dërguarin e Vet: "… andaj, ti falju atyre dhe kërko ndjesë për ta, e konsultohu me ta në të gjitha çështjet..."
Ti o Muhammed, sal-lall-llahu alejhi ve sel-lem, prap vazhdo në konsultim.

Sistemi i votimit me shumicë
Konsultimi dhe marrëveshja në punët dhe çështjet e ummetit nuk sjell diç tjetër, pos të mirën, sepse konsultimi i cili sjell shpëtimin, fitoren dhe pëlqimin me siguri se është begati, e po qe se ndodhë e kundërta, atëherë populli do të jetë ai që do të bartë pasojat, sepse populli mendoi ashtu.
Është domosdoshmëri që njerëzit të bartin përgjegjësinë, dhe duhet që njerëzit të adaptohen në bartjen e përgjegjësive të ndryshme. Mu për këtë, Imam ibn Atijje radijall-llahu anhu thotë: "Konsultimi (i ummetit për çështjet e tij) është prej rregullave dhe normave të sheriatit dhe dispozitë e fortë dhe e vendosur. çdo pushtetmbajtës i cili nuk konsulton të diturit (dijetarët) dhe fetarët (njerëzit e fesë), largimi i tij nga posti është detyrë obligative (vaxhib)."
Në këtë nuk ka kurrëfarë polemike. Këtu shihet qartë pozita e konsultimit (shurasë), gjë e cila është vaxhib dhe e obligon udhëheqësin që të vepron në bazë të rezultateve të konsultimit.
Disa prej dijetarëve thonë: "Shura (konsultimi) është karakteristikë e veçantë: udhëheqësi është i obliguar që të konsultohet, e pas konsultimit ta zbatojë atë që ai e mendon." A thua çfarë vlere do të kishte konsultimi, në rast se udhëheqësi konsultohet me të tjerët, që në fund të vendosë sipas mendimit të vet?!
Ai medoemos duhet të konsultohet dhe të vëndosë normë të konsultimit; në rast se shfaqet e drejta, dhe e njëjta përkrahet nga të gjithë, ai është i obliguar që ta zbatojë atë për të cilën janë pëlqyer të gjithë, e në rast të mospajtimit, ai e zbaton atë që e shohin të drejtë shumica e tyre. Me siguri se ky është mendimi më i drejtë dhe më i saktë.
Disa prej njerëzve thonë: "Sistemi i të votuarit me shumicë nuk është nga Islami, por është sistem i huazuar nga Perendimi." Jo, përkundrazi, një sistem i tillë është nga thelbi i Islamit. I Dërguari i All-llahut, sal-lall-llahu alejhi ve sel-lem thotë: "Djalli është me një (kur është i vetëm), e kur janë dy, ai është më larg tyre."
Kur njerëzit janë sa më shumë, djalli është aq më larg. I Dërguari i All-llahut, sal-lall-llahu alejhi ve sel-lem u tha Ebu Bekrit dhe Omerit radijall-llahu anhum: "Në qoftë se ju pajtoheni në një mendim (për çështjen konkrete të tyre), nuk do t`u kisha kundërshtuar."
Një gjë të tillë e veproi edhe vetë Omeri radijall-llahu anhu, kur për trashëgimtarë të tij caktoi gjashtë vetë të cilët përbënin konsultimin e përbashkët për zgjedhjen e halifit të ardhshëm, kur tha: "Në rast se pajtohen pesë vetë e vetëm njëri prej tyre kundërshton, atëherë hiqjani kokën atij. Pesëshi është shumicë. Në rast se jeni katër me dy, atëherë zbatoni mendimin e katërshit, kurse në rast se ngelni tre me tre, atëherë sillni një nga jashtë i cili do të vendosë, dhe le të jetë ai Abdull-llah bin Omeri nëse e pranoni, e nëse nuk e pranoni, atëherë zbatone mendimin e treshit në të cilin gjendet Abdurrahman bin Aufi."
Abdurrahman bin Aufi u konsiderua si njeri vendosës, kurse votimi i tij u dallua me karakteristikë më të veçantë, andaj votimi i tij u llogaritë me dy vota.
Ky është sistemi i votimit në Islam.
Është e vërtetë se Pejgamberi sal-lall-llahu alejhi ve sel-lem e pranoi dhe zbriti në mendimin e shumicës në luftën e Uhudit, edhe atë duke mos i numëruar votat, e të thotë: "Kush pëlqen e kush kundërshton", ngase ai me shikim të përgjithshëm vërejti se shumica e njerëzve janë për një gjë të tillë, andaj edhe nuk u paraqit nevoja për numërim.
Por nëse çështja ka të bëjë me numër të kufizuar dhe të përcaktuar të njerëzve, atëherë paraqitet nevoja e numërimit, siç veproi Omeri radijall-llahu anhu.

Zgjedhja e pushtetmbajtësve (njerëzve të matur )
Në kohën e mëhershme në shoqëritë e thjeshta jetonin njerëz të cilët lehtë diheshin se janë njerëz të matur dhe të mirë, filani, filani dhe filani. Mirëpo me zgjerimin e shoqërive dhe me shtimin e njerëzve një gjë e tillë u bë e pamundur; njerëzit nuk njihnin më njëri-tjetrin si më parë, në shesh dolën shumë të rinjë të cilët ishin të panjohur për të shumtët e atyre që janë në moshë, të rinjë që kishin mësuar dhe kishin arritur dituri në rangje më të larta shkollore.
Në raste të tilla, zgjedhja e vetme e pushtetmbajtësve ishte "Zgjedhja e tyre", si mjet i vetëm për të besuar në mendimin e shumicës. Është e vërtetë se sistemin e tillë e çpikën njerëzit e Perendimit, por një gjë e tillë ishte e njohur për muslimanët qysh më parë, kur i Dërguari i All-llahut sal-lall-llahu alejhi ve sel-lem u tha ensarëve: "Zgjidhni të parët (përfaqësuesit) e juaj."
Është e vërtetë se ata një zgjedhje të tillë nuk e bënë përmes fletëvotimeve ose vendvotimeve, por ata thanë, si p.sh.: "Ky do të jetë ai i cili do të na përfaqësojë."
Me siguri se një gjë e tillë paraqet mënyrë të zgjedhjes.
Në ditët e sotme është mundësuar sistemi i zgjedhjes përmes referendumit dhe fletëvotimit, mënyrë të cilën ne e mirëpresim dhe pëlqejmë, sepse, urtësia (hikmeti) është gjë e humbur për besimtarin, dhe kudo që ta gjen, e merr, sepse ai më së shumti e meriton atë nga të gjithë njerëzit..!
Prej të tjerëve marrim atë që na pëlqen dhe që është në pajtim me parimet tona
Pejgamberi sal-lall-llahu alejhi ve sel-lem e pranoi dhe pëlqeu mendimin e Selman Farisiut rreth hapjes së hendekut përreth Medines, gjë e cila nuk ishte aspak e njohur për arabët, sepse ata ishin të mësuar ta presin armikun dhe kundërshtarin përballë, ndërsa gropimi i hendekut për ta ishte gjë e panjohur. Mu për këtë, kur mushrikët e Mekes arritën në Medine dhe panë hendekun e hapur, thanë: "Kjo nuk është kurthë të cilën do ta bënin arabët."

Ky veprim ishte mjet i persianëve.

Omeri radijall-llahu anhu çështjen e haraçit e morri nga persianët, siç morri edhe gjëra tjera nga të tjerët, siç ishin edhe shtypja e të hollave dhe parave, si dhe regjistrimi i njerëzve, gjë të cilën e praktikonin romakët.
Ai praktikoi këto gjëra pa pengesë; nuk do të ishte pengesë po qe se nga të tjerët marrim atë që nuk është në kundërshtim me parimet tona dhe është për të mirën tonë.
Njëherit ky është parim të cilën fukahatë (juristët islam) e quajnë me emrin "Maslaha mursele" - që ka për qëllim realizimin e dobisë për njerëzit, gjë për të cilën nuk ekziston tekst parimor fetar i cili do ta konfirmonte ose anulonte.
Një gjë të tillë e konfirmon edhe demokracia moderne, ku nuk shohim pengesë që të marrim nga metodat e ndryshme demokratike përmes të cilave do të realizonim parimin e shurasë - konsultimit të ndërsjellë islam. Prej të tjerëve marrim dhe përvetësojmë gjëra të jetës së përgjithshme, duke i futur ato në zemrën e sistemit tonë pasi që të jenë të modifikuara dhe të barazuara (të regulluara), gjë e cila sjell në humbjen e llojit të tyre bazorë (rrjedhshmërinë e tyre), e me këtë bëhen pjesë e sistemit islam. Kjo është ajo që duhet bërë.
Në rast të zgjedhjeve, ne medoemos duhet të themi: "Nuk zgjedhim tjetër kend, pos njeriun e mirë; nuk zgjedhet dhe nuk kandidohet tjetër kush, pos ai që është besnik dhe i fortë."
Plotësimi i disa kushteve prej kandidatit, si për shembull: të jetë prej atyre që falin namazin, të jetë i larguar nga pijet alkoolike dhe të jetë i mënjanuar nga gjërat e ndaluara, do të mund të merreshin në konsideratë si tregues se kandidatët janë të mirë dhe meritojnë zgjedhje. Atëherë vetë elektorati zgjedhor do të dijë për gjendjet e kandidatëve dhe do të dijë se cilin do ta zgjedhë.
Lidhja mes sundimtarit (udhëheqësit) dhe nënshtetasit në Islam
Marrëdhëniet mes sundimtarit dhe të sunduarit në Islam ngriten në bazë të pjesëmarrjes së tyre të ndërsjellë në parimin e shurasë - konsultimit reciprok për të gjitha çështjet e ummetit: "... dhe ata që konsultohen mes vete në punët e tyre të përbashkëta…"
Pos konsultimit, marëdhëniet dhe lidhjet e tyre ngriten edhe në parimin e këshillës së sinqertë, duke u bazuar në hadithin e Pejgamberit sal-lall-llahu alejhi ve sel-lem, ku ai thotë: "Feja është sinqeritet". Të pranishmit thanë: "Ndaj kujt o i Dërguari i All-llahut?" Ai tha: "Ndaj All-llahut, Librit të Tij, udhëheqësve muslimanë dhe njerëzit tjerë prej tyre."
Populli ka për detyrë të jetë i sinqertë në këshillat e tija, ndërkaq sundimtarët apo udhëheqësit - si do që t'i zgjedhim - kanë për detyrë të dëgjojnë këshillat e tyre dhe t'i mirëpresin ato, siç thonte Omeri radijall-llahu anhu: "I qoftë mirëseardhje përgjithmonë këshilluesit, mirëse vjen këshilluesi, mëngjes e mbrëmje. All-llahu e mëshiroftë një njeri i cili më tregon për gabimet e mia (më udhëzon në mungesat e mia)." Kur njëherë një njeri i tha: "Ke frikë (drojë) All-llahun, o Omer", disa nga shokët e tij u hidhëruan shumë dhe thanë: "Si ke guxim t`i thuash kështu emirit të muslimanëve?"
Atëherë Omeri radijall-llahu anhu tha: "Lëreni, sepse nuk ka mirësi në ju në qoftë se nuk e thoni (të njëjtën që e tha ai), e as që ka mirësi në ne nëse nuk e dëgjojmë."
Medoemos të thoni: Ke frikën e All-llahut, kurse ne medoemos do të duhet të dëgjojmë atë, ngase nuk ka mirësi në qoftë se nuk e dëgjojmë (bëhemi të shurdhër ndaj këshillave të popullit).
Në historinë islame ne hasim që vetë hulefatë dhe emirët e muslimanëve i kanë trimëruar për një gjë të tillë njerëzit. Në hutben e parë të mbajtur nga Ebu Bekri radijall-llahu anhu, ai tha: "O ju njerëz, edhe pse u caktova t`ju udhëheqë, unë nuk jam më i miri prej jush! Nëse veproj mirë, më ndihmoni, e nëse jo, më korrigjoni. Më respektoni derisa e respektoj Zotin dhe Pejgamberin e Tij, dhe mos më respektoni nëse bëj mëkat ndaj Zotit."
Një ditë, gjatë kohës sa ishte halife, Omeri radijall-llahu anhu tha: "O ju njerëz, cili do prej jush që sheh në mua lajthitje, le të më korrigjon." Në mesin e njerëzve u ngrit një njeri dhe tha: "Pasha All-llahun, o biri i Hattabit, po qe se shohim në ty lajthitje, do të korrigjojmë me tehun e shpatave tona."

A thua ç`tha Omeri radijall-llahu anhu në këtë?
Ai tha: "Falënderimi qoftë për All-llahun, i Cili bëri që në ummetin e Muhammedit sal-lall-llahu alejhi ve sel-lem të ketë prej atyre të cilët korrigjojnë lajthitjet me tehun e shpatës së tyre."
E gëzoi fakti që në mesin e muslimanëve ende kishte njerëz të fortë dhe trima.
Popujt nuk ngriten dot, e as që përparojnë, pos me njerëz të fortë dhe besnik, e assesi me njerëz flegmatik të cilët duartrokasin për çdo gjë: "Falënderimi qoftë për All-llahun, i Cili bëri që në ummetin e Muhammedit sal-lall-llahu alejhi ve sel-lem të ketë prej atyre të cilët korrigjojnë lajthitjet me tehun e shpatës së tyre."
Të rrespektuarit në pagabimësi
Islami ngritet në baza të dashurisë, ndihmës së ndërsjellë, këshillës reciproke dhe marrëveshjes dhe konsultimit të ndërsjellë mes sundimtarëve dhe të sunduarve. Kështu, derisa i tërë ummeti të vazhdojë të ecë i tëri se bashku, sikur të jetë një front ose të jetë një grup që i ngjan ndërtesës së forte, tullat e së cilës e përforcojnë njëra-tjetrën.
Kështu deshi Islami që të jetë ummeti i tij, të tillë të jenë sundimtarët dhe të sunduarit, që në momentet kur vijnë fatkeqësitë dhe sprovat të ndihmohet sundimtari me nënshtetasit, e t`i gjej që të gjithë tog para vetes tij, siç tha Dhulkarnejni alejhis-selam: "… po ju më ndihmoni me fuqi punëtore të bëj një pendë të fortë mes jush dhe mes atyre!"
Ai vuri në punë fuqinë punëtore, e assesi nuk lejoi që ajo fuqi të mbetet e papërdorur dhe e mënjanuar dhe të mos bëj dot gjë: "...më ndihmoni me fuqi punëtore të bëj..."
"Më sillni copa të hekurit." Më sillni copa të hekurit nga i cili do të bëj një pendë të fortë mes jush dhe atyre, me anë të ndihmës së ndërsjellë mes sundimtarëve dhe nënshtetasve; nënshtetasi është i obliguar të dëgjojë dhe respektojë përderisa urdhëri i sundimatrit nuk është për mëkat dhe gabim, të dëgjojë kur është në gjendje të mirë dhe të vështirë, në atë që ai e do dhe atë që ai e urren; në momentin kur urdhërohet, ai obligohet që të dëgjojë dhe respektojë urdhërin, përderisa nuk urdhërohet në mëkat .
All-llahu i madhëruar, porositi të dërguarin e Vet, sal-lall-llahu alejhi ve sel-lem, në rastin e besëlidhjes të cilën ai e bëri me gratë duke i thënë: "… dhe le të mos shprehin mosrespekt ndaj teje në të mirë." D.m.th. po qe se ju urdhëron në të keqe, atëherë mos e respektoni. Nëse kjo çështje i përket Pejgamberit sal-lall-llahu alejhi ve sel-lem, atëherë çka mbetet për njerëzit tjerë.
"Nuk respektohet krijesa në mëkat ndaj Krijuesit."
Në rast të mosmarrëveshjes mes sundimtarëve dhe nënshtetasëve, që të dy palët janë të urdhëruar të kthehen në burimin e njëjtë: "O ju që besuat, bindjuni All-llahut, respektoni të Dërguarin dhe përgjegjësit nga ju. Nëse nuk pajtoheni për ndonjë çështje, atëherë parashtrone atë te All-llahu dhe te i Dërguari, po qe se i besoni All-llahut dhe ditës së fundit..!"
Kthehuni Kur`anit famëlartë dhe sunnetit të Pejgamberit sal-lall-llahu alejhi ve sel-lem. Dijetarët janë të një mendimi se fjalët "…nëse nuk pajtoheni për ndonjë çështje, atëherë parashtrone atë te All-llahu..." - ka për qëllim librin e All-llahut - Kur`anin, ndërkaq "...dhe te i dërguari i Tij..." - ka për qëllim parashtrimin e çështjes së tillë pas vdekjes së Pejgamberit sal-lall-llahu alejhi ve sel-lem tek sunneti i tij.
çështjet e tilla mospajtuese ia parashtrojmë Kur`anit dhe sunnetit, dhe hulumtojmë për to në dritën e qëllimeve të përgjithshme të sheriatit islam. Nuk duhet të shikojmë në të pjesërishmet, e me këtë t`i lëmë të tërësishmet, apo të shikojmë në një tekst, e të mënjanojmë tekstet tjera, si dhe nuk lejohet të shikojmë në atë që duket, e të jemi të pakujdesshëm ndaj qëllimeve të fshehura. Jo! Ne medoemos duhet të shikojmë me shikim të saktë, në të cilin shikim tregon qartë fik`hu islam (jurisprudenca islame).
Nuk është produkt i demokracisë
Islami dëshiron që ummeti i tij të jetë ummet i ngritur në parimet e konsultimit të ndërsjellë, ummet i cili do të qëndrojë i bashkuar sikur me qenë një saf, dhe ummet të cilën askush nuk do të mund ta shpërthejë.
Konsultimi që synojmë ne nuk është produkt i demokracisë, siç thonë ata; demokracia ka mundësi të lejon çdo gjë dhe të ndalon çdo gjë, ndërsa konsultimi ynë (shura ) ngritet mbi parime dhe norma të veçanta. Ne do të marrim nga sistemi demokratik vetëm atë që thamë më parë: metodat, mënyrat dhe siguritë, e krahas kësaj ne do të jemi të përmbajtur me Islam. Demokracia në shoqërinë islame mbështetet në sheriatin e All-llahut, dhe refuzon lajthitjen dhe devijimin nga një sistem i tillë; ajo e lejon atë që e ka lejuar All-llahu, ndërkaq e ndalon atë që e ka ndaluar All-llahu.
Në sistemin demokratik ekziston edhe mundësia që me shumicën e votave të anulohet edhe vetë sistemi demokratik! Një sundimtarë arab një ditë tha: "Demokracia posedon dhëmbë të cilët e bëjnë që disa herë të jetë edhe më e egër se diktatura."
Për fat të keq, demokracia e cila vie në vendet muslimane në të shumtën e rasteve është e falsifikuar dhe ndryshuar; ajo falsifikon vullnetin e popullit, dhe mu për këtë nëpër vendet tona është i njohur numri 99.99 %. A thua, çfarë demokracie është kjo?!
Nuk ka mundësi që të gjithë njerëzit të tubohen në një gjë. Ne dëshirojmë më të mirën për demokracinë, siç dëshirojmë edhe pastrimin e saj nga të këqijat.
Nuk duam demokracinë e cila ka lejuar anomalitë seksuale dhe homoseksualizmin, demokracinë e cila lejoi martesën burrë me burrë dhe grua me grua, martesën e cila sot quhet "familje e gjinisë së vetme" - e përbërë vetëm nga një gjini.
Demokracia jonë është e lidhur ngushtë me sheriatin tonë, e përforcuar me të dhe e mbështetur në të. Ne nuk humbim dot shpirtin tonë islam dhe parimet tona islame; ne posedojmë rregulla të cilat asnjëherë dhe në asnjë moment nuk guxojmë t`i tejkalojmë në kufijtë e tyre.
Kjo është ajo që ne e duam. Ne duam që nënshtetasit të jenë pjesëmarrës në çdo gjë së bashku me sundimtarët.

Dr. Leone


9
SI E SHITI DRASHKOVIQI NË TIRANË PËRALLËN E TIJ DIPLOMATIKE PËR KOSOVËN ?
 
Barometri diplomatik


Fenomenologjia e paradoksit dhe e vetëmohimit:

Përderisa politika dhe diplomacia zyrtare e Republikës së Shqipërisë nuk deklarohet para botës se Kosova është pjesë integrale e territorit etnik të Shqipërisë, drashkoviqët çetnikë serbomëdhenj dhe  Unioni i Serbisë dhe i Malit të Zi do të manipulojnë me ndërrimin e tezave të historiografisë falsifikatore serbomadhe, duke u  thirrur në të "drejtën historike" mbi Kosovën - Shqipërinë Etnike, edhe pse e vërteta është në anën e shqiptarëve dhe të Shqipërisë


Në momentin më kritik të historisë dhe të fatit të Kosovës, si dhe të trojeve të tjera etnike shqiptare të Shqipërisë të kolonizuara nga Serbia dhe Mali i Zi, "pistonët" e diplomacisë së regjimit të Fatos Nanos e aranzhuan dhe e realizuan edhe "vizitën historike" të Vuk Drashkoviqit, ministër i Punëve të Jashtme të  Unionit të Serbisë dhe të Malit të Zi (SMZ-së). Apogjeun e këtij paradoksi pa dyshim e pasqyron fakti se Drashkoviqi (armiku më i përbetuar i pavarësisë së Kosovës - Shqipërisë Etnike) nga suita e regjimit aktual zyrtar të Tiranës u prit me lule dhe me daulle.

Ja, edhe kjo paradigmë e turpshme, apolitike, antikombëtare dhe antibashkim për të satën herë në historinë tonë provon përsëritjen e recidivit të fenomenologjisë së vetëmohimit, të përçarjes, të  tradhtisë dhe të shitjes së interesit të përgjithshëm kombëtar dhe shtetëror të Shqipërisë Etnike. S'ka asnjë dyshim se po të ishte gjallë në jetë filozofi dhe poeti ynë i shquar, Ndre Mjeda, këtë "diplomaci moderne" që personifikohet me emrin dhe me veprën antibashkim të Fatos Nanos dhe klikës së tij do ta  mallkonte me psherëtimën "më të butë" përmes këtyre vargjeve poetike: "Me dijtë hyjtë me bisedue, me pasë sy që me derdhë lot, vajin tand të kishin prue, të kishin kja për jetë e mot", ose "Bylbyl, ky shekull, orë e ças ndërrohet, bijnë poshtë të naltit, e i vogli çohet". Mesazhi i këtyre vargjeve poetike me vlerë antologjike kombëtare të Ndre Mjedës edhe sot, në fillimshekullin XXI, është aktual dhe tejet i qartë, se të gjithë ata shqiptarë (qoftë në pozitë a jashtë pushtetit, pavarësisht çfarë profesioni ushtrojnë në jetën e përditshme) që në mënyrë të verbër punojnë për interesa të tyre të ngushta dhe të armiqëve të huaj në disfavor të interesit të përgjithshëm të kombëtar dhe shtetëror të Shqipërisë Etnike, duhet të mos harrojnë dialektikën e natyrës, se në këtë botë çdo gjë është e ndryshueshme dhe relative. Prandaj, edhe absolutizimi i regjimit despotik antipopullor dhe antibashkim i Fatos Nanos duhet të jetë kuptuar si i përkohshëm, sepse (shprehur popullorçe) "gjithmonë nuk do t'i shkojë kungulli mbi ujë". Më  thjesht, ata që në çfarëdo forme e luftojnë bashkimin gjithëkombëtar shqiptar për të hyrë  "në një thes të përbashkët" me Serbinë dhe me Malin e Zi, s'ka dyshim se një ditë do t'i zërë edhe psherëtima e pavdekshme e Andon Zako çajupit: "O, shqiptarë të mjerë, q'u ka marrë koka erë, e po luftoni për të tjerë..." ose  ajo e Gjergj Fishtës: "Asht ma mirë nën dhé m'u kja, se për të gjallë me ndejtë nën shkja".

Si "rexhimlinjtë", ashtu edhe "kullakët - çifligarë" të kohës (që së bashku me armiqtë e ribashkimit gjithëkombëtar shqiptar janë duke e ngrënë edhe kashtën e djegur dhe hirin e oxhaqeve të pafikura), nuk parapëlqehet që të harrojnë këtë amanet të shenjtë - bashkimin e  Shqipërisë Etnike (me zjarrin dhe me pasionin e të cilit kanë jetuar dhe vepruar jo vetëm Ndre Mjeda, Andon Zako çajupi e Gjergj Fishta, por edhe Samiu, Abdyli dhe Naimi... si dhe gjithë plejada e luftëtarëve të penës dhe të pushkës së periudhës së Rilindjes Kombëtare Shqiptare), sepse ekziston rreziku që të vriten nga padrejtësia dhe terrori gjenocid në emër të "bashkim - vëllazërimit"  të regjimeve serbomalazeze - sllave. Me një fjalë, të gjithë ata shqiptarë makutë, të mashtruar nga "pazarllëqet e majme ditore", që nuk e përfillin amanetin historik të bashkimit të kombit dhe të shtetit etnik shqiptar, s'ka dyshim se një ditë do të vetëvriten nga realiteti i Shqipërisë Etnike dhe sërish do të ngelin pa liri dhe pa atdhe të vetin: do të ngelin vetëm rrogëtarë dhe punëtorë krahu - hamaj të huaj (të zhveshur nga çdo pasuri e fituar në kurrizin dhe në gjakun e popullit  shqiptar, të shtypur, të shfrytëzuar dhe të skllavëruar nga sundimi i egër kolonialist dhe imperilaist serbomadh) të Beogradit, të Podogoricës, të Shkupit, të Athinës etj.

Pavarësisht se cilët individë, grupe, parti, politika dhe titullarë të tyre e luftojnë pavarësinë e Kosovës dhe ribashkimin  e kombit dhe të shtetit etnik shqiptar në Ballkan, historia nuk do t'i amnistojë nga faqet e  kronikës së saj të zezë, sado (ata ose ato) ta kenë fuqinë dhe mbështetjen e armiqëve të jashtëm dhe të brendshëm. "Ka pasur, ka dhe do të ketë gjak Shqipëria sa për t'i mbrojtur kufijtë e saj!"

Vizita e Vuk Drashkoviqit Shqipërisë vërtet ishte "historike", siç pohoi me kënaqësi të veçantë Tirana zyrtare, sepse ai nuk tha asgjë të re në frymën  paqësore, as miqësore të përmirësimit të marrëdhënieve ndërfqinjësore të Serbisë me Kosovën shqiptare, veçse  në praninë e Alfred Mojsiut (kryetar i Republikës së Shqipërisë), të Fatos Nanos (kryeministër i qeverisë), të Servet Pëllumbit (kryetar i Parlamentit) dhe të Kastriot Islamit (ministër i Jashtëm) i ripërsëriti "refrenet parodike" të përrallës së tij historiko - diplomatike antishqiptare, se "Kosova është e Serbisë"(!) Ky ishte qëllimi kryesor i përmbajtjes së "vizitës historike" të V. Drashkoviqit në Tiranë, që  në "stilin e politikës paqësore" të Slobodan Milosheviqit, të Vojislav Sheshelit, të Vojislav Koshtunicës dhe të Nebojsha çoviqit, t'i paralajmërojë me kohë autoritetet më të larta zyrtare të Shqipërisë, si dhe psikologjikisht ta përgatitë opinionin publik atje, se edhe "Serbia e demokratizuar" e pasmilosheviqit  në asnjë mënyrë nuk e ka ndërmend që të heqë dorë nga "prona e ligjshme" koloniale e Kosovës. Mirëpo edhe këtë konkluzion konkret të misionit të Vuk Drashkoviqit, të shprehur në vokabularin tradicional të serbocentrizmit autodestruktiv të diplomacisë serbomadhe, politikanët dhe diplomatët e Tiranës zyrtare nuk qenë në gjendje ta kundërshtojnë, as ta kuptojnë drejt, duke iu përgjigjur shkurt e shqip V. Drashkoviqit se Kosova është e Shqipërisë dhe jo  "çiflik" kolonial i SMZ-së. Mirëfilli këtë nuk ia kanë thënë troç Drashkoviqit, sepse "nënkuptohet" që "diplomacia moderne" e  qeverisë së Fatos Nanos do të "dilte" jashtë temës protokolare të "vizitës historike" të kryediplomatit serb të SMZ-së bërë  më 21 dhe 22 dhjetor 2004 Tiranës, mbase temë bosht e bisedimeve  me Vuk Drashkoviqin ishte çështja se si Shqipëria t'i ripërtërijë kontratat dhe marrëveshjet e saj tregtare dhe ekonomike me SMZ-në, e jo "tema" Kosova, të cilën  ministri i Jashtëm i SMZ-së ua imponoi homologëve të tij në të gjitha takimet me A. Mojsiun, F. Nanon, S. Pëllumbin dhe K. Islamin, si dhe në konferencën e përbashkët për mediat me rastin e përfundimit të "vizitës historike" të tij në Tiranë.

Krahas politesës së tepruar të protokolit diplomatik të zyrtarëve më të lartë të shtetit shqiptar, edhe disa nga mjetet e informacionit shqiptar të Tiranës me pompozitet dhe me ekzagjerim sui generis (intervista etj.) e regjistruan  vizitën dyditore "historike" të ministrit të Jashtëm të SMZ-së, Vuk Drashkoviq, më 21 dhe 22 dhjetor 2004. Fundja, çështje dhe e drejtë e masmediave dhe e politikës zyrtare të Tiranës është se si e kanë pritur, kuptuar dhe vlerësuar vizitin diplomatike të ministrit serb, Vuk Drashkoviq, bërë Tiranës në momentin më oportun për avantazhin e politikës së jashtme dhe të diplomacisë serbomalazeze në relacionet e diplomacisë ndërkombëtare në  favor të kontestimit dhe të dezavuimit të statusit të pavarësisë së Kosovës. Mirëpo, asnjërit prej këtyre dy faktorëve relevantë të jetës politko - shoqërore në Shqipëri nuk iu kujtua që të nxjerrin konkluzionin vlerësues se për çfarë qëllimi ishte aranzhuar vizita diplomatike e Vuk Drashkoqiviqit Tiranës dhe pse kryeministri Fatos Nano këtë e quajti "vizitë historike". Kjo  do të duhej të ishte sinteza e përgjigjjes kryesore e komenteve dhe e intervistave të bëra lidhur me këtë "temë historike", e jo  përqëndrimi "profesional - politik" në   narracionin e pa fre të përrallës "historiko - diplomatike" të Drashkoviqit  sesa ai "kishte njohjuri dhe miqësi të thella" për Ismail Kadaren, për  Kosovën dhe për Shqipërinë. çfarë "eureke" kjo, si në kuptimin profesional zhurnalistik, ashtu edhe në atë politiko - diplomatik dhe historik?!

S'ka dyshim se intervistuesit dhe bashkëbiseduesit e Vuk Drashkoviqit nuk kanë pasur njohuri paraprake për oratorinë, konceptet dhe qëndrimet e tij demagogjike nacionalshoviniste, andaj, si rrjedhim, ai me sukses edhe ua ka imponuar përrallën e tij sesa në lidhje të ngushta ishte ai me shqiptarët, duke i befasuar për të mirë ata, se ai, madje, kishte "njohuri të thella" se Shqipëria (50%) e copëtuar dhe e zvogëluar në kufijtë e imponuar të viteve 1912 - 1913 ndodhet në hartën gjeografike të Ballkanit! Në këtë kontekst edhe është dashur të intervistohet kryediplomati serb, Vuk Drashkoviq.

Ndër pyetjet kryesore të nxehta dhe të pashmangshme që do të duhej t'i shtroheshin atij janë këto:

1. ç'do të thotë Beteja e Kosovës për historinë serbo - shqiptare në Ballkan?

2. çfarë roli ka luajtur Kisha Ortodokse në vazhdimësinë historike të marrëdhënieve serbo - shqiptare?

3. Pse ju konkretisht, shkenca, politika, kisha dhe propaganda serbe, Kosovën e quani "zemra dhe djepi i Serbisë", kur historikisht dihet se Kosova ka qenë dhe është shqiptare?

4. Pse shteti, kisha dhe shkenca serbe në vazhdimësi historike e bën dallimin midis shqiptarëve. Ata në Kosovë i quani  "arnauti" dhe "shiftari", kurse ata në Shqipëri i quani "Albanci". çka fshihet pas kësaj sintagme dalluese?

5. Pse kolonizimin dhe aneksimin e Kosovës dhe të trojeve të tjera shqiptare më 1912, kisha, historiografia dhe politika serbe e quan çlirim të territoreve të reja serbe?

6. Thoni se BE-ja nuk do të lejojë ndryshimin e kufijve të Kosovës. Pse atëherë po kjo BE e lejoi ndryshimin e kufijve me dhunë dhe me terror gjenocid të Bosnjës e Hercegovinës, duke krijuar një "Republika Srpska" (edhe pse kjo është në kolizion flagrant me normat e së drejtës ndërkombëtare dhe me Kartën e Kombeve të Bashkuara), e cila mbi 47% të territorit është krijuar në dëm të territorit kroat dhe mysliman?

7. Pse  sllovenëve, kroatëve dhe maqedonëve u është lejuar që t'i ndryshojnë kufijtë e tyre, duke u shkëputur nga ish-Jugosllavia, kurse shqiptarëve të Kosovës u është mohuar një gjë e tillë?

8. Në çfarë potenciali llogaritë Serbia, se Kosovën edhe më tej do ta mbajë si koloni të saj?

9. Krahas citimit "ditor" të Ismail Kadares, u ka shkuar ndonjëherë ndërmend që ta citoni edhe Adem Demaçin apo Rexhep Qosjen, të cilët, po ashtu sikurse Ismail Kadareja, asnjëherë nuk janë pajtuar me konceptet dhe interpretimet e juaja hisotike, politike, letrare dhe kishtare, se Kosova i përket Serbisë?

10. Cili është opinioni juaj lidhur me idetë dhe pikëpamjet përparimtare demokratike të Dimitrije Tucoviqit lidhur me shqiptarët dhe Shqipërinë?

11. A keni lexuar dhe a keni cituar ndonjëherë para opinionit publik serb këtë postulat politik dhe demokratik të Dimitrije Tucoviqit, që nxjerr në shesh thelbin e gjenezës së historisë së konfliktit serbo - shqiptarë, kur thotë: "Përderisa serbët nuk e kuptojnë se janë në tokë të huaj (domethënë ata janë në tokën etnike shqiptare, e jo shqiptarët në tokën serbe, ashtu si flet historiografia falsifikatore serbomadhe dhe Kisha Ortodokse Serbe), ata kurrë nuk do të kenë marrëdhënie të mira fqinjësore me shqiptarët në Ballkan"?

12. Sipas jush, cili ishte motivi kryesor i regjimit policor, ushtarak dhe paramilitar i Slobodan Milosheviqit, i cili  gjatë viteve 1998-1999 ushtroi terrorin gjenocidal mbi Kosovën dhe shqiptarët?

13. Sa është i vërtetë fakti se një numër i konsideruar i pjesëtarëve të Lëvizjes së juaj, SPO-s, ka marrë pjesë në aksionet e  likuidimit dhe të pastrimit etnik të shqiptarëve në Kosovë, së bashku me njësitet inkuizitore të Arkanit, të Sheshelit dhe të Slobodan Milosheviqit?

14. Ju, si gjoja humanist, si letrar dhe si politikan, sa jeni angazhuar që të pengoni okupimin dhe djegijen e Kosovës nga ana e Slobodan Milosheviqit?

15. Pse ju edhe sot, këtu në Tiranë, sikurse dikur Slobodan Milosheviqi, pohoni se Kosova duhet demokratizuar dhe integruar në rrjedhat e Evropës (sipas standardeve më të larta ligjore të së drejtës ndërkombëtare dhe të Kartës së Kombeve të Bashkuara për njohjen e të drejtave elementare si minoritet kombëtar), vetëm si pakicë kombëtare, e jo siç është e vëreteta, si komb, kur dihet se mbi 90% të popullatës në Kosovë janë shqiptarë, kurse serbët janë pakicë?

16. Pse historikisht si komb dhe si shtet jeni të prirur që para botës të gënjeni dhe t'i ndërroni tezat mbi të vërtetën e  historinë e gjenezës së shqiptarëve dhe të Shqipërisë Etnike, kur dihet se fiset barbare serbe janë shfaqur pesë shekuj pas shqiptarëve në Ballkan?

17. Pse po kërkoni me këmbëngulje decentralizimin e Kosovës, kur kjo ende nuk ka cilësinë e shtetit, as të ndonjë pushteti të centralizuar në duart e shumicës dërrmuese shqiptare, kur dihet se Kosova ende është nën mandatin juridik ndërkombëtar paqësor të UNMIK-ut dhe të KFOR-it?

18. Pse UçK-në e akuzoni dhe e keni "vlerësuar ligjërisht" si "strukturë terroriste", kur  dihet se kjo është organizuar sipas ligjeve dhe të së drejtës ndërkombëtare, me vullnetin dhe me mbështetjen e arsyeshme masive të popullit shqiptar të Kosovës për të parandaluar luftën agresive dhe gjenocidale të forcave pushtuese serbe, si dhe është  legalizuar  dhe ndërkombëtarizuar në sajë të mbështetjes së plotë dhe të drejtë të Amerikës, të NATO-s, të OSBE-së, të OKB-së, të BE-së etj.?

19. Pse  Amerikën dhe NATO-n politika serbe i ka shpallur dhe i konsideron si "okupatorë" të Serbisë, e në anën tjetër, pas përmbysjes së Slobodan Milosheviqit, doni t'i përvetësoni  dhe shfrytëzoni si aleatë. Ndoshta statusi i pazgjidhur i Kosovës ju ka shtyrë që ta "amnistoni" Amerikën dhe NATO-n nga kualifikimet dhe akuzat armiqësore, kur dihet se këta ishin faktorët vendimtarë në shpëtimin e shqiptarëve dhe të Kosovës nga lufta gjenocidale e Serbisë së Slobodan Milosheviqit?

20. A pajtoheni me dëshminë e deponuar me shkrim në Kongresin Amerikan të avokatit dhe demokratit të njohur serb nga Beogradi, Sërgja Popoviq, i cili  nga SHBA-ja ka kërkuar që ta bombardojë Beogradin për ta shpëtuar Serbinë nga regjimi gjenocidal i Slobodan Milosheviqit?  

21. Si e shpjegoni ju fenomenin e varrezave masive të qindra viktimave të masakruara shqiptare (të importuara  në fshehtësinë  e vdekjes nga Kosova) në Batajnicë, në Peruçac, në Bajna Bashta e gjetkë - vende të kryerjes së krimit në Serbi?

22. Sipas deklaratës zyrtare të ish-ministrit të Punëve të Brendhsme të Serbisë, Dushan Mihajloviq, përveç  këtyre varrezave masive në rrethinën e Beogradit, të Danubit, të Kladovës, të tilla (me viktima të masakruara shqiptare, të betonuara nën ura dhe viadukte të rrugëve të asfaltuara serbe) priten të zbulohen edhe në rrethinën e Leskovcit dhe të Vranjës. Sipas jush, kur mund të fillojë procesi i zhbetonimit të këtyre varrezave në Jug të Serbisë?

23. Si mund të na sugjeroni që të harrojmë të kalurën tonë të hidhur dhe tragjike, që shkak dhe pasojë janë gjenocidi kolonial dhe pushtimi serbomadh, e që edhe sot janë të pranishme në trojet etnike shqiptare (1842-2004), duke na detyruar që me çdo kusht të pajtohemi, me qëllim që të "integrohemi" në Evropë, por që (ama) së pari të harrohet e kaluara e historisë së hidhur të Kosovës, kur ja, po në këto çaste, kur jeni ju duke qëndruar në Tiranë, në Merdare (kufi) të Kosovës presin të riatdhesohen  mbi 40 trupa të pajetë të shqiptarëve të zhvarrosur  nga varrezat masive në Serbi?


Ja pra, ky është "mesazhi progresiv dhe paqësor" i diplomacisë serbomadhe të Vuk Drashkoviqit dhe antidiplomacisë së regjimit  despotik të Fatos Nanos. Ende pa u numëruar të gjitha viktimat shqiptare të hollokaustit serb (mbi 3.500  ende të zhdukur), të dyja këto, në kuptimin bilateral, verbërisht kërkojnë që të harrohet e kaluara historike e Kosovës!

Sikur të gjitha pyetjet e theksuara më sipër t'i parashtroheshin diplomatit serb, Vuk Drashkoviq, ai me siguri se nuk do të shprehej kësisoj: "Jam më se i kënaqur me atmosferën, me mikpritjen dhe me përmbajtjen e bisedimeve  me rastin e të gjitha takimeve me Alfred Mojsiun, me Fatos Nanon, me Servet Pëllumbin dhe me Kastriot Islamin". (Tanjug, 22 dhjetor 2004). Si mos të jetë i ndarë Drashkoviqi i kënaqur dhe i stërkënaqur nga takimet me homologët e tij, kur asnjëri prej tyre nuk ia ka prishur "tymin e duhanit" përkitazi me pikëpamjet dhe me  vlerësimet tendencioze, antihistorike dhe antijuridike për Kosovën? Fatkeqësisht, ata kanë mbetur të hipnotizuar dhe të përgjumur nga përsërtija e përrallës së tij diplomatike: se si Drashkoviqi fëmijërinë e tij e kishte kaluar duke luajtur me fëmijët shqiptarë në Kosovë! çfarë absurdi! Drashkoviqi nuk është lindur, as nuk është rritur, as nuk është edukuar, as arsimuar së bashku me fëmijët shqiptarë në Kosovë, por në Banat të Vojvodinës (hungareze dhe kroate) së kolonizuar nga Serbia e Madhe.

Fundja, kjo është nonsens diplomatik. Nuk ka fare rëndësi se ku është lindur dhe zhvilluar ajo krijesë e recidivit serbomadh, por e rëndësishmja është se çfarë ishte opinioni i tij lidhur me çështjen e Kosovës. Në një takim të nivelit më të lartë ndërshtetëror, skilja serbe, duke matur nivelin e "pusit diplomatik" të homologëve të tij, ua ka imponuar edhe deklarimin zyrtar të teorisë së harresës për të kaluarën e hidhur të historisë së marrëdhënieve serbo - shqiptare. Këtë e dëshmon edhe ky pohim i kryeministrit Fatos Nano: "Ta lëmë pas të shkuarën... kjo është një vizitë historike..." (Gazeta Panorama, 23.12.2004). Ky konstatim i premierit shqipar është i vlefshëm vetëm për palën serbe, sepse ka ardhur koha që, si Drashkoviqi dhe të gjithë drashkoviqët e tjerë, si dhe politika, shkenca dhe Kisha e tyre serbomadhe të heqin dorë përgjithmonë nga e kaluara e historisë dhe praktikës kolonialiste dhe imperialiste mbi shqiptarët, Kosovën - Shqipërinë Etnike. Në këtë kontekst, politika dhe diplomacia e regjimit të sotshëm të Tiranës duhet ta ketë qartë se shqiptarët (50%) ende të kolonizuar dhe të shtypur nga gjenocidi kolonial dhe imperialist serbomalazez nuk kanë se si ta harrojnë të kaluarën e tyre të historisë së përgjakshme, por ajo është dhe gjithmonë do të jetë aktuale në mendjen, në shpirtin, në veprimin dhe në jetën e tyre të përditshme politike, kombëtare dhe atdhetare, pavarësisht se çfarë marrëdhëniesh do të ketë Tirana me Beogradin sot apo nesër (me  apo pa fatos nanot).  Për një arsye shumë të thjeshtë Kosova nuk mund t'i heqë vizë të kuqe historisë së saj të shkuar, sepse qe më se 100 vjet është duke e paguar me çmim shumë të lartë qiranë koloniale nën Serbinë gjenocidale. E di apo jo këtë Tirana, është çështje e saj.

Vërtet, ashtu si është shprehur kryeshefi i diplomacisë së SMZ-së, Vuk Drashkoviq, edhe sot Kosova është "një varrë" serioze, por kjo nuk mund të shërohet me ilaçin toksikologjik të terapisë së tij diplomatike: "Kosova është plagë e hapur e cila mund të mjekohet vetëm po qe se i njihet statusi evropian brenda suazave shtetërore të Serbisë dhe të Malit të Zi, në përputhje me imperativin e Kartës së OKB-së, se kufijtë ndërmjet shteteve nuk mund të ndryshohen me dhunë". (Politika, 23.12.2004). Përkundrazi, në vend të kësaj diagnoze të gabuar të diplomacisë dhe politikës serbe, duhet të vijë në shprehje zbatimi konsekuent i së drejtës dhe i parimit të vetëvendosjes së drejtës ndërkombëtare për zgjidhjen e çështjes koloniale të Kosovës, si e vetmja terapi e qëlluar dhe e pranueshme juridiko - politike dhe historike për shqiptarët.

Prandaj, pavarësisht nga vëllimi i realizuar i shkëmbimit të deritashëm ekonomiko - tregtar midis Serbisë dhe Shqipërisë,  si dhe nga  ëndërrat dhe projektet e nesërme të diplomacisë ekonomiko - tregtare të Tiranës dhe të Beogradit, po qe se Kosovës nuk i njihet subjektiviteti juridik ndërkombëtar, s'ka dyshim se Kosova do të jetë një "mur kinez" i zhbalancimit të "idilit diplomatik" të Serbisë dhe të Shqipërisë, e jo siç është shprehur në mënyrë devijante dhe hipokrite Vuk Drashkoviq (duke iu kënduar ninulla gjumi homologëve të tij), se: "Kosova nuk mund të jetë pengesë në zhvillimin e marrëdhënieve të SMZ-së dhe të Shqipërisë". (Politika, 23.12.2004). Për më tepër, moszgjidhja e problemit kolonial të Kosovës nuk do t'i prishë vetëm marrëdhëniet "miqësore tradicionale" ndërmjet SMZ-së dhe  Shqipërisë së Fatos Nanos, por në kuptim më të gjerë do të destabilizojë paqen dhe sigurinë në Ballkan. Mirëpo, një rrezik të tillë nuk janë duke e llogaritur as duke e parë me kohë vetëm mbështetësit e verbër të politikës dhe të sundimit kolonial dhe imperialist të SMZ mbi Kosovën - Shqipërinë Etnike.

Ia vlen të theksojmë se, nëse Shqipëria nuk e sheh një rrezik të këtillë, atëherë "dëmi është i gatshëm" në planin strategjik të mbrojtjes së interesit kombëtar dhe shtetëror. Mjerisht, do të vazhdojë "kënga e vjetër" - 50% e territorit dhe e popullsisë së Shqipërisë së pavarur do të jetë edhe më tej e shkëputur nga 50% e Shqipërisë së varur, të kolonizuar dhe të copëtuar, e cila që nga viti 1912 gjendet nën sundimin shekullor serbomalazezsllav.


Harresa kolektive historike bëri që të përsëritet gjenocidi serbomadh në Kosovë më 1989-1999

Për ata që jetojnë me ëndërra dhe me iluzione, duke konsideruar se Serbia dhe serbët janë miq paqësorë të shqiptarëve dhe të Shqipërisë, vizita e kryediplomatit serb, Vuk Drashkoviq, bërë Tiranës më 21-22 dhjetor  të vitit 2004 mirëfilli se është "e justifikueshme" dhe "historike", siç ka pohuar.

Mirëpo, për shqiptarët dhe Kosovën ajo vizitë ka vetëm karakter të thellimit të marrëdhënieve tregtare, ekonomike dhe diplomatike të Shqipërisë me Serbinë dhe me Malin e Zi. Për më tepër, vizita zyrtare e Drashkoviqit, që i bëri Tiranës, në asnjë mënyrë nuk do të ndikojë pozitivisht në shtendosjen e marrëdhënieve politike të Prishtinës dhe të Beogradit, për shkak se ministri i Jashtëm  i SMZ-së, Vuk Drashkoviq, edhe me këtë rast ripohoi tezën kolonialiste serbomadhe, se "Kosova duhet të evropianizohet, por brenda kufijve të pandryeshueshëm territorial administrativ të Serbisë". Në të vërtetë, ky ripohim i nacionalistit të rexhur serbmoadh në Tiranë nuk është kurrfarë befasie, as sensacioni për shqiptarët e Kosovës, sepse ai që nga fëmijëria e tij ka marrë edukatë dhe arsim nacionalshovinist antishqiptar nga mësimet e Kishës Ortodokse Serbe, se "Kosova është zemra dhe djepi" i Serbisë.

Pra, është e udhës, që t'i rikujtoj  duatrokitësit "aparçikë" zyrtarë të Tiranës, se Drashkoviqi i njeh mirë shqiptarët, por në kuptimin negativ të interesit kombëtar dhe territorial shqiptar dhe të Shqipërisë Etnike. S'ka dyshim se Drashkoviqi i njeh shqiptarët, sepse ai ka pasur prej kujt t'i marrë mësimet e para se si duhet urrejtur, mbajtur të shtypur dhe të kolonizuar shqiptarët. Kështu që ai, së bashku me kryefrymëzuesit e tij nacionalistë serbomëdhenj: Ilia Garashanin, Vuk Karaxhiq, Vasa çubrilloviq, Ivo Andriq, Jovan Duçiq, Nikola Pashiq, Drazha Mihajloviq, Dobrica Qosiq..., Kisha Ortodokse Serbe dhe Akademia e Shkencave dhe e Arteve të Serbisë, që nga Beteja e Kosovës (1389) e deri më sot, e kanë shkruar historinë mbi shqiptarët dhe Kosovën - Shqipërinë Etnike. Por, mjerisht dhe për turpin më të madh, politika e sotme zyrtare  e Tiranës nuk e njeh Drashkoviqin, as mësimdhënësit e tij me ideologji fashiste antishqiptare, të  cilët si dikur edhe sot konsiderojnë se "Kosova është Serbi". Ngase, sikur vërtetë ta kishte njohur, ajo edhe nuk do ta pranonte fare në vizitë Vuk Drashkoviqin për të llomotitur xhepura sesa ai njeh mirë Ismail  Kadaren dhe sa i afërt dhe çfarë miqësie ka ai me shqiptarët në Kosovë.

Fragmenti më komik dhe më  absurd (e besueshme vetëm për qentë dhe agallarët e Esad Pashë Toptanit, klyshit më lojal të Serbisë, e cila në shenjë dhimbjeje dhe nderimi tre ditë mbajti zi për vrasjen e tij nga dora hakmarrëse e popullit dhe plumbat hallall të patriotit demokrat shqiptar, Avni Rrustemi) i intervistës së Drashkoviqit dhënë  gazetës Panorama të Tiranës ishte edhe ky: "I përdor shpesh mendimet e tij kur flas për marrëdhëniet serbo - shqiptare". (Gazeta Panorama, 23.12.2004). Kjo është një hipokrizi dhe gënjeshtër e ngjyrosur, e yrrnekut të moçëm nacionalist serb, sepse vërtet, sikur Drashkoviqi ta kishte kuptuar dhe interpretuar drejt opusin letraro - politik e kombëtar shqiptar të shkrimtarit Ismail Kadare, ai edhe nuk kishte pasur nevojë, siç ka deklaruar rrejshëm për gazetën Panorama, t'i përsërisë "sabah e aksham" thëniet e Ismail Kadares në stilin e "duave" nacionaliste kishtare serbe, por do të ishte pajtuar me konkluzionet e tij aksiomatike se Kosova historikisht ka qenë dhe është shqiptare. Mirëpo, vepron të kundërtën, duke deklaruar me qindra herë para opinionit publik se "jeta e tij nuk do të kishte kurrfarë kuptimi po qe se Serbia do të mbetej pa Kosovën" (!)

Në të vërtetë, ky edhe ishte qëllimi i "vizitës historike" Tiranës, i cili drejt dhe tërthorazi, në stilin e përrallës diplomatike serbe, "i ngushëlloi" presidentin Mojsiu, kryeministrin Nano, kryeparlamentarin Pëllumbi dhe kryediplomatin shqiptar Kastriot Islami, se "varra e hapur" - Kosova, nuk "duhet të jetë kurrfarë pengese" në zhvillimin e mëtejmë të marrëdhënieve midis Unionit të SMZ-së dhe të Shqipërisë, por historia e saj e kaluar duhet të harrohet sa më parë të jetë e mundur!

Fatkeqësisht, siç theksuam më sipër, edhe kryetari i qeverisë shqiptare, Fatos Nano, u dakordua me skemën sugjeruese të përrallës diplomatike antishqiptare të Vuk Drashkoviqit, duke thënë që (patjetër) "duhet ta lëmë pas të shkuarën"(!?) Ky konstatim "diplomatik" i Fatos Nanos vë në dukje faktin se nuk do të ketë mbrojtje, as progres të interesit të përgjithshëm kombëtar dhe shtetëror të qenies së Shqipërisë Etnike në Ballkan përderisa ai me "pistonët" akrobatë - antibashkim të garniturës së tij ndodhet në krye të shtetit shqiptarë. Këtë fatkeqësi kombëtare tanimë e ka "lexuar" si në aspektin intensiv, ashtu edhe në atë ekstensiv, edhe  "sonda" e  përrallës diplomatike serbe e Vuk Drashkoviqit, e cila maskën e saj e çjerri  pa kurrfarë pengese në takimin e nivelit të lartë diplomatik në Tiranë.  Mirëpo, këtë nonsens të "dialektikës" së diplomacisë  së regjimit antidemokratik të Fatos Nanos (sa më afër Serbisë kolonialiste, e sa më larg Kosovës së pavarur), duhet kuptuar drejt, pa nihilizëm dhe pa nostalgji kozmopolite edhe elita e klasës politike e Kosovës. Ndryshe, vërtet do të triumfojë teza dhe teoria e harresës historike e Fatos Nanës, e cila është kompatibile me antipavarësinë e përmbajtjes së përrallës diplomatike të Vuk Drashkoviqit për Kosovën dhe shqiptarët.

Dr. Leone


10
Teologjia / ISLAMI DHE MEDIAT NË KOSOVË
« ne: 02-06-2005, 06:24:13 »
ISLAMI DHE MEDIAT NË KOSOVË


Para disa vitesh, më saktësisht në vitet gjashtëdhjetë, dmth. në kohën kur bota, në krahasim me horizontet që sot i ka përpara, ka qenë më e shëndoshë, më e parrezikshme dhe shumë më e pastër, themeluesi dhe paraardhësi i idesë mbi mediumet na ka paralajmëruar mbi ekzistencën e "teknologjisë elektrike" dhe mundësinë e saj që të bëhet "sistemi ynë qëndror nervor". Ai ka paralajmëruar se mediumet janë duke u bërë porosia e vetme e mundshme, ndërsa pastaj mediumet e kohës sonë u bënë prijës dhe udhërrëfyes shpirtërorë, edhe atë prijës që kanë karakter demonik. Mediumet e kohës sonë, shikuar nga aspekti i ndikimit që ushtrojnë mbi neve, kapacitetit të tyre për ndryshimin e fakteve, thjeshtësimit të rrezikshëm të problemeve dhe ndikimit në ngjarje, konsiderohen si "demon" shpirtkeq, absolutisht i fuqishëm dhe i pranishëm, dhe, në realitet, shkaktar i ekzistimit të "frymës" dominante të kohës së postmodernizimit.

Në Kosovën e pasluftës hapet televizioni i parë privat në gjuhën shqipe, i quajtur TVAA, pastaj u hap televizioni publik i Kosovës i quajtur RTK, për të cilin menduam se do të jetë një medium i lirë, pa anime, i drejtë dhe korrekt, medium i të gjitha dëshirave të qytetarëve të Kosovës. Por kjo nuk ndodhi tash e disa vjet. Kjo që menduam ishte vetëm një ëndërr e keqe.

Liria e shprehjes së besimit në kohën komuniste ishte e sanksionuar shumë, çdo gjë që kishte të bënte me fenë ndalohej, ndërsa me ramjen e komunizmit gjërat ndryshuan për së mbari dhe besimi filloi të praktikohej lirshëm. Po të flitej në periudhën komuniste në Kosovë se në programoret e TVP-së së atëhershme do të transmetohej ndonjë program me karakter fetar, me të vërtetë do të ishte një gjë absurde. Por më absurde për t'u besuar do të ishte të mendohej se e njëjta politikë redaktuese ndaj besimit islam e besimtarëve muslimanë do të vazhdojë gjerë në ditët e sotme.

RTK-ja e sotme, karshi Islamit dhe përfshirjes së tij në skemën programore, pothuajse është e njëjta TVP e kohës komuniste. Për më tepër, është i njëjti njeri udhëheqës, z. Agim Zatriqi, komunisti i atëhershëm, mbetje në kohën demokratike.

Në Radiotelevizionin e Kosovës mund të shohësh gjithçka përveç tematikës islame. Përjashtim ka në disa raste të rralla: atëherë kur është ndonjë datë për t'u shënuar jepet ndonjë emision, ta zëmë për festën e Bajramit, edhe pse në Kosovë pjesa më e madhe e banorëve janë të besimit islam dhe po të njëjtit paguajnë 3 euro në muaj për televizionin i cili pretendon të jetë 100% i Kosovës. Ky 100% është vetëm një formalitet abstrakt e asgjë e konkretizuar.

Është për t'u habitur fakti se pse disa prijës fetarë në rastet kur ftohen në emisione (që janë të rralla) për festën e Bajramit apo për festa të tjera me rëndësi të veçantë nuk e shfrytëzojnë rastin që publikisht të bëjnë thirrje që të ketë më shumë hapësirë për emisionet fetare. Këta musafirë në vend se gjatë emisionit në RTK të bëjnë thirrje, apele e kërkesa të tilla për emisione fetare, ata falënderojnë këtë medium për ftesën, duke harruar të potencojnë këtë gjë.

Islami është në fokus vetëm për ndonjë ditë Bajrami apo atëherë kur është në shënjestër ndonjë polemikë absurde, siç ishte rasti i heqjes së shamisë në shkollat publike në Francë, apo pluhuri i madh që u ngrit për gjimnazisten e "Sami Frashërit" ngase mbante shami. Për gjëra që janë esenciale për publikun shqiptar as që mund të flitet. Ky vend ka pak njohuri për Islamin, ngase periudha komuniste në të cilën kaloi synonte që çdo gjë fetare ta përdhunonte, ta shkatërronte dhe ta zhdukte.

Shumë emisione "edukative" tashmë kanë filluar të shfaqen, por asnjë nga këto nuk ka karakter fetar.

Pretendimi i RTK-së se është 100% i Kosovës tashmë shihet qartë se është vetëm një gënjeshtër të cilën rrallë kush e beson.

Pas hapjes së televizionit publik u hapën edhe dy televizione tjera kombëtare të cilat transmetojnë programet e tyre në tërë territorin e Kosovës.

U hap televizioni i quajtur "Koha Vision", i cili sa i përket aspektit fetar nuk emeton pothuasje asgjë që ka të bëjë me besimin fetar. KTV-ja jo vetëm që nuk emeton ndonjë emision fetar, por është paradoks që në ditën e festës së Bajramit shpeshherë ky medium televiziv nuk bën hapjen e programit deri në mesditë. Pse e bëjnë këtë vetëm ata e dinë!


Radiotelevizioni "21" në këtë aspekt është pothuajse identik me KTV-në. Aty mund të emetohet e shikohet gjithçka, përveç asaj çka është islame.

Televizioni "AA", që u hap si televizion i parë pas lufte, më shumë transmetonte emisione nga videokasetat apo nga ndonjë medium tjetër botëror sesa ndonjë emsion të prodhuar nga stafi i këtij televizioni. Në vitin 2003 ky televizion i dha më shumë hapësirë emisioneve fetare, e sidomos përgjatë muajit të madhërishëm të Ramazanit, duke emetuar emisione me rëndësi të madhe, si etike, morale, shkencore, edukative etj. Ishte televizioni i parë që mbulonte tërë hapësirën e transmetimit në Kosovë dhe që tregonte kohën e iftarit dhe të syfyrit. Gjatë kësaj kohe bëhej emetimi i programeve fetare. Ngase thuhet se është blerë nga një biznesmen i njohur shqiptar, tash TV "AA" emeton 24 orë programet e televizionit ALSAT.

Për dallim nga televizionet kombëtare, televizionet private në disa qendra të Kosovës emetojnë programe të ndryshme fetare të cilat janë shumë të shikuara nga teleshikuesit kosovar.

Televizionet lokale i japin hapësirë shumë më të madhe emisioneve fetare në dallim nga televizionet kombëtare. Ato në qendra të ndryshme të Kosovës emetojnë shpesh emisone fetare, veçmas në muajin e Ramazanit. Janë për t'u lavdëruar: RTV "Besa", i cili i jep hapësirë emisioneve fetare brenda tërë vitit, e posaçërisht gjatë muajit të Ramazanit, duke emetuar emisione speciale për festa fetare, duke përfshirë shumë emisione si: garat në këndimin e Kur'anit, ilahi (këngë fetare), biseda me musafirë të ndryshëm nga Tetova, Prishtina, Presheva etj. Ky televizion emeton çdo javë kuizin fetar, kurse të premteve transmeton ligjeratën e xhumasë.

Gjithashtu vlejnë të përmenden edhe televizioni "Iliria", pastaj televizioni i Dukagjinit, i cili në veçanti gjatë muajit të Ramazanit i kushton vëmendje të posaçme emisioneve fetare, si dhe shumë televizione të tjera të cilat prodhojnë emisione fetare të cilat ngjallin kurreshtje të lartë nga shikuesit dhe kanë një shikueshmëri të lartë.

Prap është për t'u habitur fakti se radiot lokale i japin më shumë hapësirë aspektit fetar sesa radiot që mbulojnë tërë territorin e Kosovës.

Arsyetimi i Shaban Arifajt nga Radio Kosova se mosfutja e programit fetar në radio Kosovë është bërë për shkak të mosfutjes së edukatës fetare në shkollat e Kosovës është arsyetim jo i drejtë dhe jo i pranueshëm. Mediat radioauditive lokale janë ato të cilat i japin hapësirë më të madhe emisioneve fetare kryesisht gjatë muajit të Ramazanit, duke emetuar emisione të ndryshme fetare.

Mediat e shtypura në Kosovë janë mediat të cilat i japin më së pakti hapësirë Islamit. Mediat e shtypura kosovare Islamit i japin hapësirë vetëm për Ditën e Bajramit apo për ndonjë komunikatë të Bashkësisë Islame të Kosovës.

Në gazetat kosovare temat fetare pothuajse mungojnë plotësisht, përveç ndonjë skandali apo ndonjë fyerje ndaj Islamit apo progandë, si p.sh. shprehjet për "terrorizmin islamik" etj.

Gazeta "Java" ishte inicuesja e parë e hapjes se temes së shamisë, e pastaj e vazhdoi botuesi i "Kohës Ditore", z. Surroi, duke hapur edhe debat me qytetarë pro dhe kundër kësaj teme e cila ngjalli shumë polemika ndër qytetarët.

Gazeta "Bota Sot" jo që nuk boton ndonjë temë me karakter islam, por është gazeta e vetme e cila shumë herë nuk boton as kumunikatat e BIK-ut.

Gazetat "Epoka e Re", "Kosova Sot" dhe "Zëri" për dallim nga gazetat tjera janë më korrekte.

Në Kosovë botohen disa revista islame, siç janë: "Dituria Islame", "Argumenti", ndërsa disa të tjera vijnë edhe nga Shqipëria dhe Maqedonia, siç janë "Familja", "Vepra", "Albislam". Mirëpo këto revista kanë një shitje solide dhe rrallë herë i sheh të ekspozuara me gazetat tjera ditore e javore në kiosqet anë e mbanë Kosovës. Ato kryesisht gjenden nëpër xhamia apo në ndonjë librari.

Sa i përket mediave elektronike në Internet të ndërtuara në Kosovë, çështjes islame i japin hapësirë vetem disa websajte të cilat janë me karakter islam, siç janë: www.bashkesiaislame .net, www.dituriaislame.n et, www.mendime.net www.zeriyne.com, www.bajgora.com, www.islamgjakova.co m, www.zeriislam.com.

Sipas prononcimeve të deritashme që kanë pasur në disa media zyrtarët e Bashkësisë Islame të Kosovës, ata kanë deklaruar se atyre u është refuzuar kërkesa për hapjen e një televizioni apo radioje me karakter islam.

Ky diskriminim kaq i madh që i bëhet Islamit dhe muslimanëve në Kosovë nga mediat besoj se nuk do të vazhdojë edhe më tutje, sepse është në dëm të tyre, në dëm të muslimanëve dhe në dëm të Kosovës. Përndryshe, besoj se nëse nuk ndërron gjendja për të mirë, qytetarët do të protestojnë bindshëm dhe nuk do t'i përgjigjen ftesës për të paguar 3 euro në muaj, apo do të dalë dikush që do t'i mbrojë të drejtat e besimtarëve muslimanë në Kosovë, siç ishte shembulli i një lloj "konfrontimi" në Bosnje mes kryetarit të Bashkësisë Islame të Bosnjes dhe mediave boshnjake për arsye të akuzave që u bëri zotëri Ceriqi mediave boshnjake se nuk po emetojnë programe të bollshme fetare.


Dr. Leone

11
Ese Islame / Nje rruge e gjate dhe e veshtire
« ne: 01-06-2005, 09:00:02 »
Allahu te shperbleft per punimin qe e ke ber me te vertet shum i doboshem .

Dr. Leone

12
Libraria Islame / : Profeti Muhammed s.a.v.s.
« ne: 01-06-2005, 08:41:40 »
Ju pershendes dhe me keqardhje ju them se disa data nuk jan ashtu por i keni gabim shiqoni mir dhe ndroni ....

  Ne vitin   579       Muhammedi a.s. si 25 vjecar mbasi kthehet prej Sirie, ku ishte si udhëheqës I karavanit tregtar, martohet me Hadixhen.
Kjo dat eshte shum gabim
por kjo ka ndodh ne vitin 596..
Pastaj Muhammedi a.s ka lin me 571 e jo me 570...
Keni kujdes..
Ju deshiroj pun te mbar dhe suksese...
Me respekt per ju
Dr. Leone

13
Libraria Islame / : Me kushto nje minut.
« ne: 26-05-2005, 08:39:12 »
Arxhealm Allahu te shperbleft per ket shkrim vertet ishte shum ibukur me pelqeu jasht mase...

Me respekt per ty
Dr. Leone.

14
Libraria Islame / : Bisede Me Lotin..
« ne: 26-05-2005, 08:07:02 »
Urime ISRA punim jashtzakonisht i bukur dhe shum keshillues per ata qe din te pranojn keshillen Allahu te shperbleft me te mirat e veta .
Shpresoj se do vazhdosh te na shkrush perseri shkrime te ketij lloi...

Me respekt per ju
Dr. Leone

15
Libraria Islame / Arti sipas Islamit
« ne: 10-03-2005, 05:23:12 »
                                Arti sipas Islamit


   Islami vlerëson fjalën e urtë dhe oratorinë në rrugën e njohjes së Zotit. Fjala e bukur është shenjë e hirit të Zotit. Vetë Zoti i ka dhënë fjalës hyjnore krahët e elokuencës dhe e ka nisur atë në fluturimin e përjetshëm, duke ndriçuar gjithë historinë me dritën e saj shkëlqimtare.
    Profeti Mohamed (S) i cilëson poetët e angazhuar si udhërrëfyes të vendit.  
   Është pikërisht begatia e shprehjes tërheqëse dhe emocionuese e ngjarjeve të Qerbelasë, të cilat bëjnë që Ashura të mos jetë thjesht një ndodhi, por një kulturë, një tabllo, në të cilën poezia e gjallë e dashurisë i është paraqitur historisë e shkruar me gjak.
   Puna artistike nuk merr fund me përmbajtjen, pasi edhe forma ka rëndësi të madhe. Një enë jo e bukur e tregon të shëmtuar ushqimin që mban. Për të ndërtuar një enë të bukur në fushën e artit, nuk mjafton vetëm talenti, por duhet edhe përgatitja. Artistët që e kuptojnë përgatitjen si bazën e artit, e ndjejnë se duhet të nxitojnë në ndihmë të të rinjve.
   Poezia dhe të gjitha format artistike janë dhuratë e Zotit. Si të tilla ato duhet të jenë në shërbim të krijesës së Zotit dhe të bartin aspiratat e larta hyjnore.
   Këtu duam të theksojmë diçka: këtë veçori e ka ajo poezi dhe ai art që ka një strukturë artistike me të vërtetë solide, pra që është me të vërtetë art, sepse në të kundërt nuk do të mbijetojë, e, në asnjë mënyrë nuk do të transmetohet . . . Ajo që të tërheq është bukuria, e, nëse nuk ekziston bukuria, askush nuk shikon se ç'ka brenda saj për të kuptuar.
    Tashmë duhet që një gjuhë, në interpretim, në të bukurën, në se do të jetë e nevojshme, edhe në mënyrën e shprehjes dhe në formën e saj, të ketë frymë novatore. Ka edhe mjaft "duhet" të tjera . . . që janë jo më pak të nevojshme në përsosjen e poezisë së sotme.  

 Edhe subjektet më të bukura, po të shpreheshin në një formë të keqe, nuk do ta bënin veprën aspak të bukur. Natyrisht në një poezi, subjekti nuk duhet konsideruar si i dorës së dytë. Subjekti ka rëndësi të dorës së parë,  

    por një subjekt i mirë, pa një teknikë të mirë poetike nuk do të ketë vlerë, nuk do të jetë i dobishëm dhe nuk mund të bëjë punën e propagandës, që është detyra kryesore e artit.
    Poezia dhe arti janë format më të bukura për të gjitha kumtimet e reja, janë tharmi i përhapjes dhe i depërtimit të këtyre kumtimeve deri në thellësi të zemrave dhe të shpirtrave njerëzorë. Poetët dhe oratorët syçelët gjithmonë kanë arritur që me rolin e tyre të përjetshëm në librin e historisë t'u paraqesin brezave pasardhës kulturën më të lartë njerëzore.
   Në botën e letërsisë dhe të artit, poezia ka një veçori dhe një privilegj. Natyrisht arti në të gjitha format dhe mënyrat e tij qoftë figurativ, dramaturgjik apo muzikor, sikurse poezia dhe tregimi, drama ose llojet e ndryshme të prozës, të gjitha së bashku dhe secila në vendin e vet, luajnë një rol të rëndësishëm në shprehjen e një mesazhi dhe në mishërimin e ndjenjave, të cilat nuk janë më pak të rëndësishme se mendimi dhe arsyeja, por janë vetëm një formë piktoreske e tyre. Pikërisht këtu qëndron vlera e artit. Arti nuk është gjë tjetër, veçse një formë e shprehjes ose e paraqitjes. Por kjo formë e shprehjes dhe e paraqitjes ka vlerë më ndikuese, më të saktë, më depërtuese dhe më të qëndrueshme se çdo gjë tjetër dhe çdo manifestim tjetër, vetëm atëherë kur bëhet art me kuptimin e vërtetë të fjalës. Për çdonjërën nga cilësitë që përmenda: më ndikues, më i saktë, më depërtues dhe më i qëndrueshëm, mund të flitet më vehte.
   T'i kushtosh vëmendje çdonjërës prej tyre do të thotë të kuptosh mirë artin.
   Një ekspoze ose një raport mund të ketë një formë të lartë e të saktë shkencore studimore, por nuk ka një paraqitje artistike. Në këtë drejtim të gjitha llojet e arteve janë njësoj. Sigurisht, nëse në të gjitha artet nuk do të mungojë aspekti i paraqitjes dhe i shprehjes së mesazhit, përsëri do të bëhet fjalë vetëm për një dimension të tij dhe jo për të gjithë artin.
   Arti është një mjet i jashtëzakonshëm. Por midis llojeve të ndryshme të artit, disa kanë specifika, dhe një prej këtyre llojeve është poezia. Poezia ka parësi: dihet që poezia është një nga dukuritë më të vjetra të qytetërimit njerëzor. Mundet që edhe piktura të jetë afërsisht kështu. Por kjo gjë vihet re më pak në gjinitë e tjera të artit. Gjuha e poezisë dhe paraqitja e poezisë është mjaft e vjetër dhe e lashtë dhe tregon se njerëzimi qysh në fillim ka patur nevojë për poezinë. Kur them njerëzimi, nënkuptoj edhe poetin, edhe artistin edhe atë të cilit i drejtohet artisti. Të gjithë kanë nevojë për këtë. Nëse nuk do të kishin, ajo nuk do të shfaqej kaq herët.
   Pra, kjo është veçori e poezisë. Edhe sot nëse ju doni të qëmtoni midis kulturave,qytetërimeve, revolucioneve dhe gjithë dukurive shpirtërore të njerëzimit, për të njohur thellësitë e tyre, një nga rrugët më të drejta do të ishte të shikonit poezinë e tij. Poezia në të vërtetë është elementi kryesor i letërsisë.
   Poeti dhe artisti i angazhuar e veshin petkun e çmuar të krijimtarisë së tyre vetëm në trupin e vlerave. Ky është pikërisht treguesi më delikat i shpirtit njerëzor.
   Artisti duhet të konsiderohet si gjuha për të transmetuar idetë e larta, ndërsa nxitja e artistëve të angazhuar në shoqëri dhe përgatitja e tyre është një ndërmarrje themelore.
   Dihet se arti ka veçorinë që për shkak të delikatesës së natyrës njerëzore, të ndikojë në natyrën e saj. çdo lloj arti ndikon në natyrën njerëzore, pavarësisht se ai që ndikohet, nuk është në gjendje ta analizojë atë art. Arti lë gjurmët e tij në shpirtin e njeriut. Sa më i pakët të jetë tharmi artistik, aq më i pakët do të jetë ndikimi i tij.
   Një pyetje shtrohet vazhdimisht para njerëzve: Pse disa nga artistët i ndërpresin lidhjet me njerëzit e sjellshëm dhe vlerësonjës të vendit të tyre pikërisht në kohën kur midis tyre dhe njerëzve nuk ekziston ndonjë pengesë? Kjo është një pyetje historike: çfarë mangësie ka dhe ka pasur në gjuhën dhe mendimin e disa artistëve, të cilëve, në kohën kur madhështia e lëvizjes njerëzore të popullit të atdheut të tyre ngjalli admirimin e botës, megjithëse para kësaj kishin pasur pretendime artistike, iu mbeti fjala dhe pena ose papritur folën dhe shkruan në kundërshtim me bindjet dhe kërkesat e popullit të tyre?
    Njeriu i zakonshëm, për të kuptuar, ka nevojë që t'i tërhiqet vëmendja, t'i tërhiqet zemra dhe vështrimi. Kur do të shohë ai? Kur do të ekzistojë diçka që e tërheq, kur ka art, kur ka bukuri. Poezia është mishërimi i bukurisë. Pra poezia duhet të zhvillohet për të sqaruar dhe kuptuar të vërtetën

Dr. Leone

16
           Kriza morale e njeriut bashkëkohor dhe edukata islame




Tëhuajësimi dhe izolimi i njeriut, filozofia e absurdit, pakuptimësia, degjenerimi dhe pesimizmi janë karakteristika tipike të shoqërisë bashkëkohore dhe paralajmërime serioze për krizën shpirtërore dhe morale të njeriut bashkëkohor.  Këta tregues simptomatikë të krizës morale dhe apatisë spirituale të botës bashkëkohore janë të pranishëm dhe imanentë në të gjitha sferat e veprimtarisë njerëzore: art, teatër, film, letërsi, politikë, ekonomi, shkencë … E. From ka pohuar se 'përkundër përparimit material, lirisë politike dhe seksuale, bota kah mesi i shekullit XX mentalisht është më e sëmurë se që ka qenë në shekullin XIX.' 
Ndërsa tashmë, kur e kemi kaluar shekullin e XX dhe jemi në fillim të shekullit XXI, prej nga pakuptimësia, pesimizmi, anarkia morale që krijon vetëm breza të frustruar, të degjeneruar, të kompleksuar, që rrënojnë individin dhe shoqërinë.  Statistikat pohojnë se Suedia, Japonia, SHBA-të dhe shtetet tjera perëndimore me standard dhe progres materialo-teknik më të lartë, por edhe me shfrenim dhe rënie shpirtërore morale më të lartë, paraqesin vendet me përqindje më të lartë të suicidalitetit (vetëmbytjeve / vetëvrasjeve).  
   Shkaku i kësaj gjendjeje është ndikimi i kuazi-ideologjive dhe kuazi-lirive që po ofrohen dhe infiltrohen në thellësinë e shpirtit të njeriut dhe shpesh shpie në dehumanizimin e personalitetit, humbjen e vlerave etike, mungesën e kritereve normale për vlerësim objektiv të njëmendësisë etj.
   Nga ana tjetër, tëhuajësimi i njeriut nga vetvetja, tëhuajësimi nga vlerat e veta autentike, tëhuajësimi nga Zoti e të tjera, e privon njeriun nga baraspesha shpirtërore dhe mundësia e perceptimit dhe qëndrimit korrekt të lirisë autentike vetjake.
   Mohimi dhe përjashtimi i Zotit nga jeta individuale dhe shoqërore doemos bartësin e këtij mohimi dhe përjashtimi do ta shpie në kundërthënëshmëri, absurd dhe pakuptimësi, sepse qenia njerëzore, edhe pa dëshirën e saj, natyrisht e kërkon Krijuesin e saj, Zotin. Prandaj, për edukimin si proces të formimit të personalitetit të atij që edukohet me të gjitha kualitetet fizike, intelektuale, estetike dhe të punës me synim të përgatitjes së tij të shërbejë për të mirën e shoqërisë dhe të vetvetes ka kuptim të flitet vetëm nga aspekti i fesë. Kurse edukimi edhe është pikërisht ajo kategori në të cilën manifestohet baraspesha e materiales dhe shpirtërores te njeriu dhe rreth njeriut, në të cilën zë fill stabiliteti i individit, i familjes, i bashkësisë e edhe civilizimit dhe në të cilën liria njerëzore nuk është sprovë, por dhuratë e Zotit. Natyrisht, ky është qëndrim jo nga aspekti materialist, ku deformohet personaliteti i të edukuarit duke e përjashtuar nga ai si qenie bivalente komponentën e tij shpirtërore, por nga aspekti shpirtëror, i fesë, i cili duke e konsideruar kompleksivitetin e qenies njerëzore dhe prejardhjen e tij që bazohet në Fjalën e Zotit, zhvillon dhe kultivon te njeriu i ri pikërisht ato vlera që njeriu i bartë si shenjë parazanafillore të Krijuesit të tij.
Burimet themelore të edukimit islam:
Kur'ani dhe Hadithi

   Kur'ani dhe Hadithi janë dy burimet themelore për edukimin e njeriut. Ata mësojnë në principet, metodat dhe mjetet themelore të edukimit, duke theksuar funksionin edukativ si një ndër kategoritë thelbësore të shoqërisë njerëzore, kategoritë mbi të cilat zë fill stabiliteti dhe ekzistimi i një bashkësie.
   çdo fëmijë me lindjen e tij ka predispozicionet për besim të drejtë. Është detyrë e edukatorit që me veprimin e tij edukues njeriun ta shpie në jetë në pastërtinë e vet natyrore , në rrugën e virtyteve, nderit dhe përkryeshmërisë natyrore, në të cilën udhëzon Kur'ani dhe Hadithi.
   All-llahu i madhëruar thotë:

"O ju që besuat, ruane veten dhe familjen tuaj prej një zjarri, lënda djegëse e të cilit janë njerëzit dhe gurët. …" (Et-Tahrim. 6).

   Kushti i parë që fëmija ta fitojë një edukatë të mirë është shtëpia prindërore. Në te lindet, fiton përvojat e para, bindjet, shprehitë e mirësjelljes, të cilat shkallërisht transformohen në nevojat e tij mentale dhe fizike dhe përbëjnë bazamentin e personalitetit të tij të ardhshëm.
   Në hadithet e Muhammedit a. s. gjejmë mënyrë të hollësishme se çfarë duhet të jetë familja muslimane. Edukimi i tij duhet të jetë në bazën fetare, ku do të përfshihen devotshmëria, sinqeriteti  ndaj All-llahut, t'i ruhen mëkateve dhe të sendërtojnë detyrimet fetare. Madje, edhe kriter për përzgjedhjen e të fejuarve është edukimi , që nëpërmjet anëtarëve të ndershëm, besnikë dhe përparimtarë të ndërtojnë familje, bashkësi dhe shoqëri të shëndoshë. Për këtë qëllim Muhammedi a. s. urdhëron prindërit t'i mësojnë fëmijët e tyre me besim, shkrim-lexim, not, kalërim, shkathtësi luftarake dhe përdorimin e armëve dhe t'i ushqejnë me ushqim hallall. Kur'ani kërkon që fëmija të ushqehet me gjithithje deri në dy vite, sepse ai është i pazëvendësueshëm. Muhammedi a. s. thotë:

"Kush ushqehet 40 ditë me ushqim hallall, All-llahu e ndriçon zemrën e tij me dritë dhe e bën atë burim të urtësisë si në mendim ashtu edhe në vepra."


Disa nga faktorët e edukimit të drejtë

   El-Gazaliu, dijetari i njohur musliman, faktin se dija, urtësia, dashuria dhe butësia linden nga ushqimi hallall e shpjegon si vijon:

"Ushqimi hallall e pastron zemrën, e ndriçon atë dhe e aftëson për pranimin e njohjes: çdo gjë tjetër është e pavlerë në krahasim me edukimin islam. çdo gjë që e ka njeriu në këtë botë mund t'ia merrë djalli, t'ia djegë zjarri, t'ia vjedh vjedhësi, por edukimi i mirë dhe dituria është pasuri e amshueshme që na mbijeton në këtë botë, e sipas saj përcaktohet fati i përhershëm në botën tjetër."  

   Rol të veçantë në edukim ka shembulli vetjak i prindërve. Fëmijët miratojnë thuajse çdo gjë që e shohin te prindërit apo te rrethi me të cilët komunikojnë. Muhammedi a. s. duke i këshilluar prindërit ka thënë:

"Prindi nuk mund t'i lë trashëgim më të mirë, më të çmueshëm dhe më të vlefshëm  fëmijës së tij se edukim të mirë."
"Kush ka vajzë dhe e edukon, e ushqen dhe shpenzon në mënyrën më të mirë në të pasurinë që i ka dhënë All-llahu, ajo për të do të jetë krahë i djathtë dhe i majtë ndaj zjarrit drejt xhennetit."
"Fëmija është fryt i zemrës, një nga lulet aromatike të xhennetit."

   Omeri r. a., halif tejet racional dhe largpamës në veprime, në ankesën e një prindi se i biri është i padëgjueshëm ndaj tij, reagoi rreptë, duke e fajësuar prindin se nuk i ka plotësuar obligimet e tij ndaj fëmijës. çdo prind do të jetë përgjegjës individualisht për edukimin e fëmijës dhe çdo mosukses nuk do të mund ta arsyetojë me mungesë kohe, me padije, i zënë me tregti, me pleqëri, me rini.
   Obligimi i prindërve për edukim të mirë ndaj fëmijëve është tredimensional:
1. Obligim prindëror ndaj fëmijëve për shkak të ardhmërisë së tyre më të lumtur e më të mirë;
2. Obligim prindëror ndaj vetvetes për shkak të përgjegjësisë vetjake për pasardhësit e tyre;
3. Obligim prindëror ndaj bashkësisë, sepse fëmijët tonë në të ardhmen janë anëtarë aktivë të bashkësisë shoqërore, kreatorë dhe organizatorë të jetës së saj.
   Atmosfera në të cilën edukohet fëmija dhe fryma e edukimit duhet t'i shmanget pesimizmit, disponimit të errët dhe skajshmërive dhe duhet zhvilluar e kultivuar vlerat dhe virtytet me vlerë të përhershme. Ndërrimi i brezave është faktorë me rëndësi për edukim të drejtë dhe joharmonizimi i tyre sjellë shpeshherë rritjen e jazit dhe dezorientimin dhe lajthitjen e rinisë. Andaj zhvillimi i ndjenjës së përgjegjësisë te brezi i ri është me rëndësi esenciale. Vorbullat e jetës që do t'i paraqiten njeriut të ri në forma të ndryshme (nëpërmjet sportit, modës, muzikës, mediumeve të shkruara, elektronike, teatrit, programeve shkollore laiciste dhe antitradicionale, literaturës përgjithësisht dhe shumë formave të tjera, nuk do ta befasojnë njeriun e ri. Njeriu i ri do të jetë i armatosur me kundërarmët përkatëse dhe efikase – moralin e tij të fuqishëm kur'anoro-sunnetik, islam.




   Pasojat e edukimit jo të drejtë

   Të gjitha rreziqet që i paraqiten njeriut gjatë jetës kryesisht kanë një emërtues, e ai është epshi, instinkti i shfrenuar, degjenerimi moral. Nëse ai e infekton individin, do të infektohet tërë bashkësia. Për këtë arsye, edukimi duhet orientuar para së gjithash drejt administrimit të epsheve. Epshi duhet t'i nënshtrohet arsyes, e kjo do të bëhet nëse njeriu ndjek udhëzimin e All-llahut. Nëse epshi i shmanget arsyes, ai do të bëhet i vrazhdë, mizor, do ta humbë baraspeshën e vlerave njerëzore dhe do ta degradojë njeriun . Jemi dëshmitarë të realitetit se dominimi i epsheve çon në mëkate, krime të shumta. Në këtë rrafsh avanson prostitucioni dhe kurvëria me të gjitha pasojat e tyre mbi individin, familjen, bashkësinë dhe shoqërinë.
   All-llahu i lartësuar thotë:

"Dhe mos iu afroni imoralitetit (zinasë), sepse vërtet ai është vepër e shëmtuar dhe është një rrugë shumë e keqe." (El-Isra', 32).

Për t'i parë ilustrativisht pasojat e mosaplikimit të këtij ajeti kur'anor do ta përkthejmë një citat të autorit të madh boshnjak, Munir Gavrankapetanoviq, i cili tërë jetën ia kushtoi idealeve të islamit:

"Sikur varret e shumta të flisnin mbi të keqen e kurvërisë dhe mbi sëmundjet që i sollën vdekje kurvarëve, do të ishte histori i dëshpërueshme mbi tragjedinë e shumë njerëzve të rinjë të cilët kanë mundur të kenë jetë të lumtur sikur mos të vepronin këto të këqija. Kjo histori do të ishte një akuzë dhe gjykim i rëndë i kurvërisë si një ndër mëkatet dhe të këqijat më të rënda të gjinisë njerëzore. Sikur të mund të tuboheshin dhe të dëgjoheshin psherëtimat dhe klithmat e atyre të cilët fizikisht dhe shpirtërisht kanë vuajtur për shkak të dhëmbjeve dhe tmerreve që ua kanë shkaktuar sida, sifilisi, gonoreja dhe sëmundjet tjera venerike, do të ishte kjo psherëtima e të përvuajturëve që vetë e provokuan fatkeqësinë e vet. Sikur fëmijët e pafajshëm të verbuar nga gonoreja, apo fëmijët të gjykuar me vdekje për shkak të posedimit të virusit HIV pozotiv nga nënat e infektuara, apo fëmijët me sëmudnje të rëndë dhe të degjenenuar nga sifilisi, të mund ta ngrisnin zërin, do të ishte ky zë i akuzave të tmerrshme, ehoja e të cilëve do të jehonte në horizontet kozmike. Sikur fëmijët e mbytur në mënyrën më të llahtarshme,  pa mëshirë të zhdukur në barkët e nënave, të mund të pyeteshin përse me këta të pafajshëm është vepruar aq vrazhdësisht, do të tronditej çdo zemër dhe shpirt njerëzor. …".

Nëse hulumtojmë fatin e fëmijëve të lindur nga marrëdhëniet seksuale jashtëligjore / jashtëmartesore, përgjigjen do ta gjejmë lehtë në realitetin e hidhur te fëmijët që pa pa fajin e tyre u gjenden në vorbullin e marrëzive të të rriturve, në absurdin e filozofisë moderniste dhe postmoderniste perëndimore të aktualitetit tonë, me moton: seks i lirë, dashuri paramartesore, institucioni i familjes institucion i demoduar e të tjera, duke u endur rrugëve, apo duke i vendosur në shtëpitë për ri/edukim, nëpër burgje, pa kujdes dhe pa ardhmëri, duke kërkuar kuptimin e jetës së tyre me anë të veprimeve të tyre kriminale.
   Për këtë arsye, besimi dhe kurvëria nuk mund të jenë të pranishme njëkohësisht te njeriu.
   Muhammedi a. s. qartë e ka përkufizuar gjendjen e kurvërisë me hadithet vijuese:

"Kurvani deri sa bën kurvëri nuk është besimtar."
"Ruajuni nga kurvëria, sepse kurvëria sjellë katër pakëndshmëri: shmang bukurinë dhe dritën nga fytyra, pengon dhe ndërpren nafakën, nxit urrejtjen e të Mëshirshmit dhe është shkaktar i vuajtjes së përhershme në zjarrin e xhehennemit."
"Kur All-llahu dëshiron ta shkatërrojë një vend, lejon të paraqitet kurvëria dhe pamorali në atë vend."
"Kur të përhapet kurvëria, do të shumëzohet numri i robërve."
"Kurrë nuk është paraqitur kurvëria në një popull e që nuk janë paraqitur sëmundjet nga të cilat  stërgjyshërit e tyre nuk kanë vuajtur."
"Kur të paraqitet homoseksualiteti Allahu ia privon mëshirën atij populli. Dhe nuk është me rëndësi se në çfarë fatkeqëaie do të pësojë."
"Lezbeizmi bën pjesë në prostitucion."  

   Këto hadithe domosdo nxisin në mendime dhe në gjetjen e përgjigjjeve për gjendjen tonë të paraluftës dhe të pasluftës. SIDA / AIDS-i, sëmundje e importuar nga Amerika me të madhe po përhapet edhe te ne, pikërisht për shkak të amoralit dhe shfrenisë në shoqëri. Kjo gjendje largon nga mëshira e Zotit dhe çon në fatkeqësi dhe pësim.
   Anarkia morale dhe prostitucioni në veçanti plotësisht e rrënon natyrën e njeriut, personalitetin e tij dhe shoqërinë. Shtetet me kuazi-liri seksuale kanë probleme të mëdha me moshën e pjekur që nuk e ruajnë martesën dhe me rininë që nuk hyn në martesë. Shtetet me zhvillim të lartë industrial kanë probleme të theksuara me natalitetin në vendet e tyre, d.m.th. me produktivitetin e popullit, por edhe me problemin tjetër se në këto vende impotenca seksuale te të rinjtë është rritur drastikisht.
   Vlen të theksohet edhe çështja terminologjike e 'lirisë seksuale', e cila fetarisht, moralisht, juridikisht dhe filozofikisht është e paqëndrueshme! Nuk mund të quhet 'liri'diç që nuk pajtohet me vetë natyrën njerëzore, 'liri'diç që i robëron epsheve, pasionevc e instinkteve negative. Kjo 'liri'është 'varshmëri jomorale dhe shfrenuese'. Njeriu plotësisht i lirë është ai që drejton me epshet e veta dhe vepron në pajtim me natyrën dhe rregullat që i ka caktuar Krijuesi i madhëruar:

"Thuaj: 'Zoti im i ndaloi vetëm të këqijat e turpshme, le të jenë të hapta apo të fshehta, ndaloi mëkatin, ndaloi shtypjen e tjetrit pa të drejtë. …" (El-A'raf, 33).
"Thuaju besimtarëve të ndalin shikimet (prej haramit), të ruajnë pjesët e turpshme të trupit të tyre se kjo është më pastër për ta … Thuaju edhe besimtareve të ndalin shikimet e tyre, të ruajnë pjesët e turpshme të trupit të tyre, të mos zbulojnë stolitë e tyre përveç atyre që janë të dukshme …." (En-Nur, 30-31). Etj.

   Sot në Evroperëndim kemi të shtrirë seksin grupor dhe heterogjen. Ka humbur çdo ndjenjë e pastërtisë morale. Personat e këtillë humbin çdo ndjenjë të besnikërisë martesore dhe jetës së virtytshme. Për të tillët jeta martesore pas një kohe bëhet monotone dhe e bezdisshme. çdo rast i ri për të paraqet sprovë të re para se cilës lëshojnë pe, u jepen emocioneve të egra. Të tillët nuk mund të hyjnë në martesë, e nëse hyjnë e prishin shumë shpejtë, sepse aty nuk qëndron as minimumi i dinjitetit njerëzor.
   Nëse edhe qëndron martesa e tillë, çfarë edukimi do të ketë fëmija nga prindërit e tillë, si do të zhvillohet në atmosferën e raporteve jonatyrore dhe jo të shëndosha njerëzore, si të ndërtojë dinjitetin e vet kur para syve të tij, nga më të dashurit e tij, shkelet dhe thyhet ai dinjitet në mënyrat më të vrazhda.



Përfundim
      
   Edukimi islam kërkon nga prindërit që fëmijëve të tyre t'ua tregojnë rrugën e Kur'anit dhe Hadithit lidhur me ndërtimin e besimit, moralit dhe mirësjelljes në qenien njerëzore dhe me rrugën e
ruajtjes nga amorali dhe skajshmëritë tjera. Bota perëndimore përkundër përparimit të madh material, parakushteve teknike-teknologjike që njeriu aktual më shumë t'i përkushtohet ndërtimit të tij moral e shpirtëror, megjithatë ka ra në krizë morale të përmasave të mëdha. Kjo lajthitje e madhe fetare e morale tregon se njeriu është larg udhëzimit hyjnor, përkatësisht po anashkalon dhe zhlerëson udhëzimin hyjnor në procesin e edukimit.
   Kapërcimi i kësaj gjendjeje kërkon që edukimi fetar të kthehet te individi, në familje, në shkolla të të gjitha niveleve dhe në institucionet tjera. Po ashtu, edukimi nuk nënkupton vetëm mësimin teorik, por edhe aplikimin e tij. Arsimimi dhe edukimi duhet të ecin bashkë me individin dhe bashkësinë. Ngecja e njërit apo i tjetrit segment shpie ose në ateizëm ose në misticizëm.
   Islami është rrugë e mesme dhe ndjek mesin. Skajshmëritë i dënon dhe gjykon si të pasuksesshme.

Dr. Leone

17
                  Fundamentalizmi dhe kisha ortodokse serbe

Duke u nisur nga maksima tashmë e njohur se sulmi është mbrojtja më e mirë, Bota Perëndimore katolike sikur edhe ajo lindore pravosllave - ortodokse fundamentalizmin ia atribuojnë fesë islame dhe muslimanëve.[1] Bota islame, inerte dhe në defensivë konstante fetare, morale, politike dhe ekonomike, ende nuk ka arritur që cilësisht dhe vëllimisht t'i përgjigjet këtij provokimi serioz me pasoja fatale.

Për këtë arsye, por edhe për arsye objektive (faktori kohë, faktori material, po edhe mungesa e punës institucionale ndër ne), ende nuk është arritur një qasje konstruktive dhe e hollësishme në studimin dhe hulumtimin e çështjes së fundamentalizmit në përgjithësi dhe ndër ortodoksët në veçanti, as në rrafshin teorik dhe as në atë praktik. Andaj pretendimi ynë me këtë punim të shkurtër është modest.

Burimet shpirtërore dhe historike të fundamentalizmit ortodoks serb

1. Burimet shpirtërore të fundamentalizmit ortodoks serb. Nëse e miratojmë faktin se fundamentalizmi si term teknik përdoret si shenjë që shënon çdo qëndrim shpirtëror që insiston në jondryshueshmërinë e disa parimeve ose që synon t'i përcaktojë parimet themelore për një fushë të mendimit ose të veprimit, atëherë ky term mbulon edhe atë që quhet ortodokse në cilëndo fushë.[2] Shembull tipik i qëndrimit të tillë ortodoks, për të cilin mund të përdorim edhe termin fundamentalist, është çështja e besnikërisë, lojalitetit të ortodoksëve ndaj qëndrimeve të etërve të Sinodit të Nikesë (Izniku i sotëm në Turqi) më 325 dhe të Konstantinopolit më 381 mbi çështjet e dogmave të Kishës, për ç'arsye ndodhi skizma, çarja në Kishën kristiane përfundimisht në vitin 1054. Atëbotë ortodoksët (pravosllavët) refuzuan të pranonin dogmat e reja mbi emanuimin e Shpirtit të Shenjtë edhe nga i Biri e jo vetëm nga Ati i Shenjtë, pastaj dogmën mbi purgatorin, mbi zënien virgjërore të Krishtit[3] etj.

Fundamentalizmi ortodoks serb, me natyrën e vet të mirëfilltë të mbështetur në mitin grek mbi Antean[4] dhe me vetëdijen tribale, virtyt ky që e ka përcjellë popullin serb deri në ditët e sotme, drejtpërdrejt hyn në fushën gjenocidale gjatë pushtimit të vendit të huaj.

Kjo ideologji/vetëdije mbrapshtane në vend të kombit, thekson popullin e vet në kuptimin e 'popullit qiellor', madhësia e të cilit nuk është raca, por 'Dhurata e Zotit', e cila, nuk dihet përse, popujve të tjerë u është privuar, kurse u është dhënë serbëve në Kosovë. Në këtë mënyrë, teoria ia lëshoi vendin mitologjisë dhe religjionit, që ky të transformohet në 'svetosavlje'që ta konfirmojë këtë lajthitje.[5]

2. Burimet historike të fundamentalizmit ortodoks serb. - Fundamentalizmin ortodoks (pravosllav) serb e kemi aktiv gjatë tërë historisë së tij, që nga fillimi në shekullin IV, në vitin 325, me Sinodin e Nikesë, në fund të shekullit X me shën Vladimirin (herë-herë brenda teologjisë ortodokse, e herë-herë në rrafshin religjioz-nacional-historik), kurse me bekimin e Rusisë cariste. Që të dyja këto komponente i kemi aktivë edhe gjatë shekullit XX, sidomos në Kongresin gjithësllav të mbajtur në Beograd më 1946.[6]

Edhe në vitet nëntëdhjetë të shekullit XX kemi disa takime gjithësllave të karakterit politiko-kulturor e tregtaro-ekonomik. Madje, Kisha ortodokse serbe është mjaft aktive në idenë gjithëortodokse në trojet ish-jugosllave. Tubimet komemorative nën direktivat e drejtpërdrejta të Kishës ortodokse në përvjetorin e 600-të të Betejës së Kosovës, car Lazarin e paraqisnin si Jezu Krishtin me nxënësit e tij, kështu që 'konflikti'ngrihet nga kategoria e hak/gjakmarrjes, në nivel kozmik të së mirës dhe së keqes[7].

Burimet kryesore për tërë këtë propagandë ishin kronikat e murgjve serbë, të cilat këta i shkruan pas dëshpërimit dhe apatisë që përjetonte popullit serb, duke e ngritur Lazarin në mesi të ngarkuar prej të Madhit Zot dhe për ta kthyer popullin serb në Kosovë,[8] pastaj pohimet e krerëve serbë, si p. sh. të Stefan Nemanjës: "Perëndia u ka dhënë bizantinëve dinjitetin e perandorit, hungarezëve atë të mbretit dhe serbëve atë të zhupanit."[9]

Këto tubime në arsenalin propagandistik kryesisht përdornin dy 'maskota', dy frymëzuesit kryesorë: car Lazarin dhe Petar Petroviç Njegoshin,. Kjo propagandë kishte mbështetje në politikën panserbe dhe pansllave.[10]

Gjatë periudhës së gjatë historike fundamentalizmi ortodoks serb apo ideologjia serbe kryesisht karakterizohet për këto tipare:

1) Misticizmi iracional i tipit mitoman svetosavian

(Serbomëdhenjt me gënjeshtrat e tyre mitomane dhe me veprat e këqija të projektuara në ideologjinë destruktive krijuan pamundësinë që të jetojnë së bashku me fqinjët e tyre joserbë. Në këtë mënyrë, nën ndikimin e mitomanisë (e miti serb është Kosova!) pravosllavja e tyre bëhet krivosllavlje (kuazisllavlje) dhe burim i mosmarrëveshjeve dhe konflikteve permanente)[11]

2) Hegjemonizmi dhe konservatizmi

(Gënjeshtrat serbe u shndërruan në fuqi demoniane, që sollën për vetë serbët jopaqe, kurse për të tjerët të këqija gjenocidale. Si gënjeshtarë të mirëfilltë, serbët janë shndërruar në robër të dëshirave vetjake dhe këtë të vërtetë ua ofrojnë edhe fqinjëve të tyre si garancë për hegjemonizmin ndaj tyre. Krahas ngjashmërisë me nacizmin, "velikoserbizmi" manifeston edhe çmenduri nacionale në vend të biologjizmit të nacizmit, të aspiratave hegjemoniste në vend të pretendimeve raciste. "Velikoserbizmi" pretendon të drejtën historike, kurse nacizmi të drejtën raciale.)[12]

3) Tradicionalizmi i shprehur në mistifikimin historik të serbizmit kinse si faktori i vetëm që iu kundërvu invadimit osman

(Fryma e zotimit /përgjërimit kosovar është dëshmi e pakontestueshme e çrregullimit të trurit, i cili e ka prodhuar sikur që është realizimi i tij më i keq i fëlliqësirës morale. Këtë e bëjnë nëpërmjet 'egocentrizmit fisnor'dhe 'mitomanisë', të cilën e publikojnë me infantilitet sikur që deformitetin gjenetik e dëftojnë si lavdidashja ashtu edhe pushtetdashja e bartësve të tyre ultra-ekstremë.)[13]

Konsekuencat e fundamentalizmit ortodoks serb

Politika serbe, e frymëzuar në fundamentalizmin ortodoks, duke mistifikuar realitetin, përpiqet të realizojë synimin e vetëmashtrimit të vet, duke u bërë faktor determinues në shumicën e konflikteve shoqërore në hapësirat ballkanike. Bartësit e kësaj vetëdijeje të pervertuar, janë psikopatë, të cilët në humbjet e historisë së tyre shohin fitoret dhe kështu, duke iu robëruar 'zotimit / përgjërimit të Kosovës'ndërmarrin luftëra gjenocidale.[14]

Në rrafshin historik kjo politikë fundamentaliste pan-serbe-sllave rezultoi që D. Paviq, A. Popoviq, D. Tanaskoviq, M. Jevtiq, D. Kalajiq e shumë të tjerë Islamin ta identifikojnë si të huaj në tokën evropiane, kurse peshkopi ortodoks Atanasije "rrethojat e shtëpive muslimane prej Bagdadit deri në Bihaç t'i quajë primitivizëm të zakonshëm dhe diç edhe më të thellë."[15] Për realizimin e synimeve fundamentaliste serbët apeluan te vëllezërit sllavë dhe aleatët sllavë që t'i ndihmonin, kështu që Rusia, Bullgaria, Greqia, Rumania, Ukraina, por edhe vende të tjera, si Franca, Italia e pjesërisht edhe Anglia etj., në mënyra të ndryshme (politiko-diplomatike, ekonomike) u solidarizuan me serbët. Në fillim të vitit 1993 disa qindra rusë luftuan në anën serbe, kurse qarkullojnë të dhëna se armata ruse e furnizonte Serbinë.[16]

Pastrimi etnik në Bosnjë (1992-1995) dhe në Kosovë (1998-1999) nuk është i rastit, veçse vazhdim i luftës serbe për dominim, plaçkitje dhe vrasje. Ashtu siç dëfton edhe thënia e Radovan Karaxhiqit serb, janar të vitit 1992, se strategjia serbe është të luftojnë "derisa nuk e arrijnë synimin e Karagjorgjes – bashkimin e të gjithë serbëve dhe derisa nuk e përfundojnë luftën."[17]

Në vitet tridhjetë të shekullit XX, Klubi kulturor serb i propozoi mbretit Aleksandër që me djegien e fshatrave shqiptare, me inicimin e vrasjeve dhe konflikteve, me shkeljen e shenjtrive fetare e të tjera, të krijohen kushtet për persekutimin e shqiptarëve nga Kosova dhe kështu ta kolonizojë Kosovën.[18]

Kurse në vitet nëntëdhjetë të shekullit XX, aparati shtetëror serb dhe Kisha ortodokse serbe, duke këmbëngulur tek popujt e tjerë sllavë apo tek ata në fqinjësi, siç janë shqiptarët, që t'i ktheheshin fesë, përkatësisht të përqafonin fenë e stërgjyshëve të serbëve, apo të konvertojnë në ortodoksizëm, manifestoi vetëdije arkaike, konservative, morbide dhe fundamentaliste. Ndërsa për mobilizim të vetëdijes, serbët shfrytëzuan të gjitha mjetet, madje edhe ekshumacionin e varrezave dhe varrosjen e tyre (viktimave) organizuan nga Kisha ortodokse serbe me patrikun Pavle në krye, e përcjellë me TV kanale e mjete të tjera elektronike e të shkruara. Ekshumacioni dhe shëtitja e eshtrave të car Lazarit[19] nëpër Kosovë dhe Bosnjë me patrikun Pavle në krye, ishte një nxitje dhe provokim për muslimanët dhe motivim i serbëve për gjenocid ndaj popujve të tjerë. Më në fund, ekstremizmi serb i ditëve tona heq prejardhjen nga lëvizja çetnike, kurse lëvizja çetnike nga lëvizja hajdute,[20] e këta të fundit, siç theksuam, nga kronikat dhe epika mesjetare serbe.[21]

Në vend të përfundimit

Fundamentalizmi ortodoks serb dhe ai pansllav në përgjithësi është një çështje komplekse dhe shumëdimensionale. Studimi i suksesshëm i tij nënkupton një qasje historike, religjioze, sociologjike, psikologjike e kështu me radhë. Qasja jonë synon ta aktualizojë këtë problem, të shenjojë burimet shpirtërore, teorike dhe historike, praktike të tij, të dëftojë natyrën e tij dhe konsekuencat që i shkaktoi ai gjatë historisë. Trojet shqiptare dhe ato ballkanike si shembull karakteristik të një vetëdijeje të shtrembëruar për arkaizëm dhe izolim, karakteristike për konservatizmin mental[22], tipike për 'velikoserbizmin'[23], dëfton se sa larg mund të shkojë një popull me gjen dhe mendje të çoroditur.

Hulumtimet shkencore shumëdimensionale të deritashme dhe soditjet në rrafshin fetar, historik, sociologjik, çojnë në përfundimin se në trojet ballkanike shqiptarët dhe boshnjakët nuk poseduan ideologji tjetër pos ideologjisë nga domosdoshmëria, e cila u përket utopive abstrakte … Në vend të ideologjisë, ata kanë vuajtje konstante, që është shenjë e tretjes ideologjike, fatkeqe për pasardhësit e tyre në mjedisin e madh kristian.[24]

Natyrisht, në këtë shkrim nuk kemi synuar hollësitë.[25] Mbetet obligim shkencor hulumtimi i mëtejmë teorik dhe praktik i kësaj teme.


L i t e r a t u r a :

1. Bojic, Mehmedalija, Uzroci genocida u Bosni, Sarajevë, 2001.
2. Cancar, N. – Karic, Enes,. Islamski fundamentalizam – ڑta je to?, Sarajevë, 1990.
3. Delvina, Sherif, Kosova një mit serb apo një realitet historik shqiptar, Tiranë, 2000.
4. Delvina, Sherif, Pa pavarësi fetare nuk ka pavarësi kombëtare, Tiranë, 1998.
5. Esposito, John L., Islamska prijetnja mit ili stvarnost?, ژivinice, 2001.
6. Feraj, Husamedin, Skicë e mendimit politik shqiptar, ribotimi I, Shkup, 1999.
7. Ibrahimi, Nexhat, Islami në trojet iliro-shqiptare gjatë shekujve, Shkup, 1998.
8. Karcic, Fikret, Muslimani balkana - Istocno pitanje u XX vijeku, Tuzla, 2001.
9. Muminovic, Rasim, Filozofija ideologije, II, Sarajevë, 1421/2000.
10. Silajd‍ic, Haris, Albanski nacionalni pokret, Sarajevë, 1995.
11. Zamarovsky,Vojtech, Heronjtë e miteve antike. Leksikon i mitologjisë greke dhe romake, Prishtinë, 1985.

Fusnotat:

[1]. Shih për këtë çështje: N. Ibrahimi, Islami në trojet iliro-shqiptare gjatë shekujve, Shkup, 1998.
[2]. Disa fundamentalizmin islamik e shohin si 'konfirmim të sërishëm të religjionit në politikë dhe shoqëri', që shpesh 'barazohet me aktivizmin politik,ekstremizmin, fanatizmin, terrorizmin dhe antiamerikanizmin'. Qasja e këtillë perëndimore është tepër e ngarkuar me 'supozime kristiane dhe stereotipe perëndimore, që implikon kërcënimin monolit'ndaj Perëndimit, i cili në realitet nuk ekziston. Shih: John L. Esposito, Islamska prijetnja - mit ili stvarnost?, ژivinice, 2001, fq. 23, 24.
[3]. Muhamed Filipovic, O genezi, dimenzijama, sadrzaju i implikacijama optuzbi za islamski fundamentalizam u nasoj idejnoj i politickoj praksi, në: N. Cancar, Islamski fundamentalizëm – sta je to? (Më tej: IF), Sarajevë, 1990, fq. 54.
[4]. Shih: Vojtech Zamarovsky, Heronjtë e miteve antike. Leksikon i mitologjisë greke dhe romake, Prishtinë, 1985, fq. 46.
[5]. Rasim Muminovic, Filozofija ideologije, II, Sarajevë, 1421 / 2000, fq. 328.
Miranda Vickers në veprën me titull "Mes serbëve dhe shqiptarëve, një histori e Kosovës" (New York, 1998) thotë se serbët pas humbjes në Betejën e Kosovës u zhytën në dëshpërim. Murgjit për ta luftuar dëshpërimin e masës, shkruan panegjirike, lutje me lëvdata për Lazarin … Këto kronika e përshkruanin Lazarin si shërbëtorin e favorizuar të Perëndisë dhe të popullit serb, kurse popullin serb si popullin e zgjedhur të Testamentit të Ri." Cituar sipas: Sherif Delvina, Kosova një mit serb apo një realitet historik shqiptar, Tiranë, 2000, fq. 76.
[6]. Halid Causevic, Politicko-pravni aspekti islamskog fundamentalizma u Jugoslaviji, në: N. Cancar, IF, op. cit., fq. 47.
[7]. Sipas: Fikret Karcic, Muslimani Balkana – Istocno pitanje u XX vijeku, Tuzla, 2001, fq. 146 dhe gjerësisht: 115 -152.
[8]. Sherif Delvina, Kosova … op. cit., fq. 76. Kronikat e murgjve serbë kishin rëndësi të madhe për serbët, sepse serbët ishin popull injorant, me shkallë të ulët të arsimimit dhe edukimit. Sipas statistikave, edhe në vitin 1866, serbët paraqisnin një popull që vetëm 4.2 % nga numri i gjithmbarshëm dinin shkrim-lexim. Andaj kronikat për ta ishin fe, histori. Ibid.
[9]. Ibid. fq. 80.
[10]. Michael Sells, shkencëtar amerikan, pohon: "Nacionalistët radikalë, klerikët serbë dhe një pjesë e Partisë komuniste të Jugosllavisë filluan në vitin 1986 fushatën e madhe kundër shqiptarëve për 'gjenocid'kundër serbëve. Në janar të vitit 1986, dyqind intelektualë beogradas nënshkruan "Memorandumin", dokumentin famëkeq, frymëzuesin kryesor për të gjitha që ndodhën në pesëmbëdhjetëvjetës hin e fundit. (Michael Sells, Vjera, historija i genocid u BiH, në: Fikret Karcic, Muslimani Balkana op. cit., fq. 155. I këtij mendimi është edhe historiani amerikan Norman Cigar, Genocide in Bosna. The Policy of Etnic Cleausing, Texas, 1995; dhe F. Karcic, Muslimani Balkana … op. cit., fq. 21.
Një shekull e gjysmë më herët, më saktë më 1844, në Beograd, kryeministri serb, filorus dhe pansllavist, Ilija Garashanin, hodhi parullën 'Ballkani ballkanasve', me se kristalizoi idenë deri atëherë jo edhe aq të qartë, të panballkanizmit, nëpërmjet të cilit synonte sllavizimin e popujve fqinjë, ortodoksizimin e tyre dhe luftimin e armikut të përbashkët, i cili tradicionalisht ishte Turqia dhe atëbotë Austro-Hungaria dhe shndërrimin e Serbisë në qendër rreth së cilës të mblidheshin sllavët e tjerë të Jugut dhe popujt e tjerë ballkanikë. Shih lidhur me këtë analiza të shkëlqyeshme dhe të dhëna faktike në: Husamedin Feraj, op. cit
[11]. Rasim Muminovic, op. cit., fq. 352 dhe 269.
[12]. Ibid., fq. 259 dhe 334.
[13]. Ibid., fq. 335 dhe 259. Gjerësisht fq. 251-365.
Konsiderohet me të drejtë se Kisha dhe kleri ortodoks, në përgjithësi, luajti rol negativ kundrejt interesave të popullit shqiptar. Dhunën dhe presionin në procesin e asimilimit sllavo-greko-bizantin e kemi në përmasa jashtëzakonisht të mëdha edhe gjatë shekujve XII, XIII dhe XIV. Në "Kodin" e vet Stefan Dushani në shekullin XIV shpalli sllavizimin dhe ortodoksizimin e dhunshëm të të gjithë besimtarëve e të besimeve të tjera. H. Feraj, op. cit., fq. 41, 42, 43.
[14]. Kjo vetëdije e pervertuar e ideologjisë serbomadhe ka bërë aq vepra shoviniste dhe destruktive, saqë nuk mund të kategorizohen në nocionet e njohura të ideologjisë. Shih: R. Muminovic, op. cit., fq. 258 dhe 259.
[15]. F. Karcic, Muslimani Balkana … op. cit., fq. 21 – 22.
[16]. Samuel P. Huntington, Sukob civilizacija, në: Haris Silajdzic, Albanski nacionalni pokret, Sarajevë, 1995; F. Karcic, Muslimani Balkana …, op. cit., fq.28-29. Gjerësisht për raportet serbe- sllave dhe serbe-Perëndim shih: Husamedin Feraj, Skicë e mendimit politik shqiptar, ribotimi I, Shkup, 1999.
[17]. N. Cigar, op. cit., sipas F. Karcic, op. cit., fq. 25. Po ashtu, shih rreth fundamentalizmit serb: Sherif Delvina, Kosova …op. cit..
[18]. Nusret Sehic, Cetnistvo u Bosni i Hercegovini 1918-1941, fq. 166, sipas: R. Muminovic, op. cit. Fq. 307.
[19]. Mehmedalija Bojic, op. cit., fq. 91.
[20]. R. Muminovic, op. cit., fq. 264-265.
[21]. Sherif Delvina, Kosova …op. cit.., fq. 76.
[22]. Shih: R. Muminovic, op. cit., fq. 356.
[23]. Sipas R. Muminoviqit nocioni 'velikoserbizëm'përfshin të këqijat e përsosura të shquara për paaftësinë e fjalës që t'i shprehin ato dhe pamundësinë njerëzore që bërësve të tyre t'ua kthejnë në të njëjtën mënyrë. Sipas tij as fashizmi, as nacizmi, as stalinizmi, as barbarizmi nuk mund t'i shprehin në tërësi veprat e këqija të maniakëve serbo-malazez. Op. cit., fq. 260.
[24]. Shih: Ibid., fq. 257.
[25]. Për disa aspekte të kësaj teme, shih: Sherif Delvina, Pa pavarësi fetare nuk ka as pavarësi kombëtare, Tiranë, 1998; Sherif Delvina, Kosova një mit serb…op. cit..

Dr. Leone

18
Gruaja dhe Familja në Islam / : Islami dhe gruaja!
« ne: 10-03-2005, 04:37:48 »
Femra islame shqiptare dhe 'arroganca politike' e pseudopatriotëve!

Ditëve të fundit çështja e femrës muslimane u ngrit në shkallë të lartë të preokupimeve të politikës diletante dhe politikës së diletantëve të organeve shtetërore në Kosovë. Në këtë rast 'fajtor kujdestar' ishte shamia (jo: ferexhja apo peqja) e një femre intelektuale muslimane. Konkretisht, disa politikanë në anonimitet të etshëm për poena politikë në llogari të një femre muslimane shqiptare duke harruar se nami prej politikani dhe diplomati fitohet me intelektualizëm, urtësi dhe këmbëngulësi politike, e jo me denigrim dhe cenim të të drejtave më elementare njerëzore: të drejtën e mënyrës së vesh-mbathjes, kulturës së ushqimit, banimit etj.

Në këtë reagim më nxitën disa veprime 'joekuilibruese' të të 'rebeluarëve' kosovarë në Gjermani. Sipas asaj që pamë në TV, prej tyre më i zëshmi ishte zotëri Sherif Konjufca. Për këtë arsye, do ta bëj publike një informatë, që edhe zotëri Konjufcës do të mund t'i shërbej si material për memoaret e tij prej politikani.

Po filloj ...

Prej 21. 06. 1998 deri 15. 12. 1999 isha në vuajtje të dënimit 7 vjeçar në burgun e Zajeçarit në Serbi. Sigurisht se edhe zotëri Konjufcës i kujtohet ky burg, sepse sipas të dhënave verbale të zyrtarëve të burgut, edhe ai ka qenë në këtë burg para disa viteve si i burgosur politik. Për dallim nga unë, ku i kalova 18 muaj burg në izolim total bashkë me disa të tjerë si Sejfullahun nga Gjakova, Muhametin nga Istogu, Fadilin nga Ferizaji, dy Bekimët nga Ajvalia, Gazmendin nga Prizreni, e shumë të tjerë, me malltretim, provokim dhe me zvogëlim të ushqimit dhe të të gjitha të drejtave tjera kundrejt të burgosurve vendorë, zotëri Konjufca në kohën e tij kishte kaluar kohën më të madhe në tipin e lirë të këtij burgu. Zyrtari i burgut, mbikëqyrësi serb me përkatësi partiake radikal i Sheshelit, nga pëshpërtitjet e të burgosurve, kuptuam se e kishte emrin Dragan (?), më tha: Përse bëhesh kokëfortë, përse nuk pranon të dalësh në tipin e lirë, do të punosh ngapak, por do të jesh në natyrë të pastër. E sheh se je shëndetlig. Në të kundërtën, do të kalben eshtrat në betonin e burgut dhe do të verbohesh nga terri... Iu përgjigja se nuk dua të punoj, qoftë nëse e kaloj tërë burgun në izolim. Më tha: Ja, ju hoxhët jeni fundamentalistë, nuk jeni kooperativë. Një kolegë i yti, Konjufca dhe disa të tjerë, para disa viteve, ishin më të arsueshëm, më të mençur. I njeh!? Se ai ka qenë kooperativ dhe se ka kaluar mirë këtu me ne tregon fakti se ai edhe këtë kohë vjen për biznis në Zajeçar dhe na viziton, pijmë diçka dhe këmbejmë mendime.

Koha kur m'i tha këto fjalë ishte ndërmjet korrikut 1998 - janarit 1999. Disa herë kam menduar: si mund ta bëj këtë Konjufca, qoftë edhe për tregti dhe të ngjashme.

Mirëpo, ...

Me konstituimin e organeve kosovare zotëri Konjufca doli në sipërfaqe. Detyrë me rëndësi vitale. Edhe atëherë kam menduar edhe sot mendoj se nëse në tërë këtë ka edhe një atom të vërtete, e duhet të ketë, Konjufca nuk ka vend në politikën kosovare. Jo që dua ta anametoj, por sepse meriton. Në anën tjetër, ...

Vallë, përse Konjufca nuk merret me të kaluarën e tij, me miqësinë e tij me serbët edhe në kohën e krimeve të rënda serbe në Kosovë (1989 e këndej), por merret me veshjen e bashkëkombases së tij shqiptare, të nderuarës Besa Ismaili, të cilën nuk e njoh as tërthorazi. Vallë, po harron Konjufca dhe partizanët tjerë se shamia është veshje fetare islame, por edhe kombëtare shqiptare deri në ditët tona. Po harrojnë zotërinjtë se edhe nënat e loket e tyre kanë bartur e bartin edhe sot shami. Po harrojnë se të drejtat elementare njerëzore nënkuptojnë të respektosh diversitetin fetar, kulturor, politik e jo të bësh veprime primitive. Dëshiruam ne apo jo, Kosova është ajo që është. Kosovën nuk ka nevojë ta çojmë në Perëndim sepse ajo gjeografikisht është aty. Evropa nuk mund të mashtrohet nga 'arrogancat' e politikës arrogante dhe të politikanëve diletantë, por me punë serioze dhe vizione afatgjate, me politikë të shëndoshë e jo me matrapazë përfitimesh ekonomike e politike. Pas gjithë kësaj mendoj se të tillët vendin e kanë minimum në dorëheqje, politikisht dhe moralisht.

Në vazhdim do t'i cekim disa probleme, pak më larg polemikave ditore, me shpresë që të jemi patriotë edhe kur duhet ta pranojmë faktin.

اështja e femrës në islam është një nga problemet që më së shumti iriton Perëndimin dhe pseudopatriotët shqiptarë. Sipas tyre, një ndër problemet që më së shumti provokojnë është institucioni i poligamisë, i cili është shprehje barbare e pangopësisë seksuale të mashkullit, mbeturinë e kohëve primitive e të ngjashme, andaj sa më parë duhet sjellur lirinë e plotë seksuale. Një intelektual ballkanas u kundërvihet mendimeve evropiane duke konsideruar se "poligamia islame nuk është ndonjë institucion "seksual", por zë fill në rrethanat specifike shoqërore-historike dhe në parimet e caktuara ideale. Në pyetje janë rrethanat e fillimit të misionit islam, në shenjë të luftërave të pakursyeshme, kur formalizimi i poligamisë u ka ofruar siguri grave që në po ato luftëra kanë humbur mbështetjen e meshkujve. Në aspekt të parimit medoemos duhet të ceket se bashkësitë poligame vetëm në rastet e rralla lejohen, "që është më tepër mundësi teorike se reale e njeriut." Ky intelektual vazhdon e thotë se: "Palës që gjykon poligaminë mund t'i shtrohet pyetja se çfarë mbështetje morale mund të ketë kritika apo gjykimi i poligamisë që vjen nga kultura, ku praktika e pabesisë martesore dhe e këmbimit seksual të bashkëshortëve tashmë është bërë një institucion i ekonomisë seksuale që shpallet edhe me anë të komunikimit masiv, ku zhvillohet 'poligamia' praktike, joformale ose amorfe në bazë të motivacioneve më të ulëta".

Ai më tej thotë se "poligamia islame është pakrahasueshëm institucion më civilizues, që zë fill në parime të dashurisë dhe paraqet mbrojtje të sigurt nga anarkia dhe promiskuiteti seksual ..."

Kurse shkrimtari i njohur francez, Stendali, duke u përgjigjur në paragjykimet perëndimore rreth femrës në Islam, thotë: "Nën tendën e zezë të arabit beduin duhet kërkuar shembullin dhe atdheun e dashurisë së mirëfilltë ... Shihet se ne kemi qenë barbarë në raport me Orientin kur kemi shkuar që këtë dashuri ta çrregullojmë me luftërat tona kryqtare."

Njëri ndër teologët më të mëdhenj boshnjakë të të gjitha kohëve, H. Gjozo, në këto insinuata përgjigjet mjeshtërisht, duke pohuar: "Dispozitat islame kanë parasysh nevojat fiziologjike dhe biologjike të njeriut. Nëse meshkuj dhe femra me nevoja të njëjta fiziologjike dhe biologjike kanë nevojë për njëri-tjetrin, pse këto lidhje mos të legalizohen, duke pasur parasysh dinjitetin, detyrimet dhe përgjegjësitë. Lidhjet intime vihen nën kontroll shoqëror, në faza të caktuara historike, për ta ruajtur shoqërinë nga deformimet, seksomania dhe hipererotizmi, apo për t'i mbrojtur femrat dhe fëmijët."

Se çfarë ndodh aty ku ndalohet poligamia ligjore, mund të shohim nga një shënim statistikor, i cili ndonëse i vjetër, megjithatë dëfton tragjedinë e modernizmit. Në vitin 1936 Turqia ndaloi poligaminë, e pas tetë vjetëve, ministri i Punëve të Brendshme në Kuvendin Popullor shpalli:

3.229.318 - lindje të fshehta nga prostitucioni

923.325 - martesa të fshehta

1.849.511 - aborte të fshehta

6.002.154 - krime si pasojë e ligjit.

Aktualiteti ynë është shumë më tragjik, sepse rreth vetes kemi kriminelë të shumëfishtë të mbrojtur nga shteti.

Njëri nga njohësit më të mirë të Sheri'atit në botën bashkëkohore, J. Karadavi, bën vrojtimin vijues: "Perëndimi i krishterë i kritikon muslimanët për poligaminë, kurse në anën tjetër ua lejon meshkujve të vetë të kenë shumë dashnore, duke i injoruar të gjitha kufizimet dhe përgjegjësitë ligjore ose etike ndaj gruas ose ndaj rrjedhës që pason nga poligamia joligjore, jofetare dhe jomorale. "Sipas tij, femrat janë para tri alternativave: 1) të jetojnë tërë jetën të vetmuara, 2) të jenë objekt kënaqësie për burrat e huaj, dhe 3) të martohen me njerëz të martuar që mund t'i furnizojnë dhe t'i respektojnë

Po ashtu, edhe çështja e barazimit absolut ndërmjet mashkullit dhe femrës, në të cilin insistohet me të madhe është absurde. Barazia "është e pakuptimtë po në atë mënyrë sikur edhe diskutimi mbi barazinë e trëndafilit dhe jaseminit. اdonjëri ka aromën e vet, formën e vet dhe bukurinë e vet. Mashkulli dhe femra nuk janë të njëjtë; çdonjëri ka funksione dhe karakteristika të ndryshme. Femrat nuk janë të barabarta me meshkujt pikërisht për atë shkak që as meshkujt nuk janë të barabartë me femrat. Islami i koncipon funksionet e tyre në shoqërinë muslimane jo si antagoniste por si komplementariste. اdonjëri ka detyrat e caktuara që janë në pajtim me natyrat dhe konstitucionet specifike."

"Barazia moderne", në të cilën insiston Perëndimi, është aplikimi i një parimi juridiko-social në një domen krejt të papërshtatshëm, me çka nivelizohen dallimet objektive psiko-fizike kurse femrës i bëhet dyfish e padrejtë: me represionin e natyrës së saj, përkatësisë "femërores", dhe me humbjen e privilegjeve që në shoqërinë normale implikon natyrën e njëjtë. Prapavija ekonomike e "barazisë" është përdorimi demagogjik i atij parimi në funksion të alibit, me të cilin mbulohet sistemi i eksploatimit fizik dhe shpirtëror të femrave në universumin e mbyllur të prodhimit dhe konsumit." Prandaj, ndryshe nga Evropa, në Islam femra dhe mashkulli janë të barabartë në dinjitet, në arsimim, në edukim, në aktivitete e të tjera, varësisht nga predispozicionet psiko-fizike, e assesi a priori në çdo aspekt.

Në pamundësi që të lëshohemi në hollësi, mund të konstatojmë se paragjykimet evroperëndimore gjenezën e tërheqin duke filluar nga tradita biblike, në trashëgiminë greko-romake, në kryqëzatat e inkuizicionin famëkeq, në paraqitjen e osmanlinjve në trollin evropian, e deri te kolonializmi e neokolonializmi, përkatësisht në modernizmin bashkëkohor, personifikim i të cilit është edhe Ibrahim Rugova, dorë e zgjatur e masonizmit dhe Vatikanit, por edhe e një varg intelektualësh tjerë, të cilëve nuk u mungon dija, por sinqeriteti ndaj popullit. Në vend që këta 'laramanë' t'i shërbejnë popullit, populli u shërben atyre të jetojnë një jetë 'mbreti nga përrallat', larg nga populli dhe lart popullit por asesi në favor të popullit.

Mjerë populli nëse këta politikanë do ta mbanin të drejtën e jetës dhe jojetës.

Me respekt për lexuesit, qoft edhe nuk pajtohen!

Dr. Leone

19
Letrarët e rinj / : Poezi nga Dr. Leone
« ne: 15-02-2005, 04:53:51 »
......P``S``E``.. ?



Pse duhet tet shoh?
Pse duhet tet n`groh?
Pse doren te ta zgjas?
Pse duhet tet flas?

Pse ik pasi prap dot kthehesh?
Pse humb,kur dot gjendesh?
Pse qan kur duhet te shkosh?
Pse qesh,kur sdot jetosh?

Pse ecen at rrug pa kthim?
Pse gzohesh,kur asht hidhrim?
Pse shitesh,kur je e bler?
Pse thua,s`jeton n`humner?

Pse lulet ne dor si mban?
Pse veten nje her se qan?
Pse kengen,se degjon ti?
Pse vuan,kur ske dashni?

Pse fal,kur sdin t`fitosh?
Pse vuan,ku sdin t`mendosh?
Pse nata ste sjell n`shtepi?
Pse dielli,nuk nxen tek ti?

Pse endrrat nuk jan tek ti?
Pse sdon te kesh femi?
Pse baba,asneher s`the?
Pse nan ti ma nuk ke?

Pse jeten keshtu jeton?
Pse ecen,dhe askund s`shkon?
Pse friga ty ma ste njeh?
Pse era ty ma ste sheh?

Pse thua,qe je n`ket bot?
Pse endrren,se ke te plot?
Pse qave,kur une ste pash?
Pse ike kur un ste lash?

Pse dehesh,asgja pa pi?
Pse fshihesh,kur nuk je ti?
Pse hijen tash nuk e ke?
Pse engjujt,sjetojn mbi te?

Pse ditet,ma nuk i njeh?
Pse bahesh,sikur nuk sheh?
Pse kthehesh,kur smund te vish?
Pse ulesh,kur smund te rrish?

Pse bota filloj keshtu?
Pse jeten se ki kuptu?
Pse FUNDIN askush se njeh?
Fillon me PSE mbaron me PSE.........??????????


Huazim

Dr. Leone

20
Letrarët e rinj / : Poezi nga Dr. Leone
« ne: 30-12-2004, 11:50:45 »
Paradoks ne ditet tona


Paradoksi i këtyre kohërave

qëndron në atë se sot ne kemi

rrugëkalime të gjera, por pikëpamje të ngushta.

Shumë shpenzojmë e pak kemi

Shumë blejmë e pak kënaqemi

Kemi shtëpi të mëdha por familje të vogla

Shumë lehtësira, por përherë e më pak kohë

Grada me kate, por fort pak ndjenja

Më shumë njohuri e më pak gjykim

Më shumë ekspertë, por më shumë probleme

Më shumë mjeksi, por më pak shëndet

Pijmë shumë, tymosim shumë dhe prishim pa mend

Zemrat fort pak na qeshin,

Ecim me shpejtësi rrufe, fort shpejt zemërohemi

Qëndrojmë vonë e ngrihemi tejet të lodhur,

fort pak lexojmë e fort shumë na tërheq televizori,

Falemi rrallë…

Pronat kanë sjellë prona, por vlerat kanë rënë përtokë

Flasim pa mbarim, rrallë duam, shumë urrejmë,

Sigurojmë jetesëm por nuk jetojmë

Jetës i kemi shtuar vite por jo viteve jetë.

Rrugën për në hënë e kemi bërë shtëpinë tonë

Por rrugën për tek fqinji mezi e gjejmë

Kemi pushtuar hapësirën e jashtme

Por nuk gjejmë dot atë të brendshmen.

Kemi më shumë por jo më mirë

Kemi pastruar ajrin e ndotur shpirtin

Kemi shpërbërë atomin por jo paragjykimet.

Sa shumë shkruajmë e sa pak mësojmë

Sa shumë plane e sa pak besnikë.

Sa shumë vrapojmë sa pak presim.

Sa shumë informacion, sa pak dije

Sa shumë fjalë sa pak komunikim

Kohë e fastfudeve dhe mezitretjeve

E mbipeshës dhe mendjelehtësisë

E fitimeve kolosale dhe marrëdhënieve mikroskopike

Kohë e paqes botërore dhe dhunës familiare

Më shumë kohë e lirë, por më pak çlodhje

Më shumë ushqim, por më pak shëndet

Të ardhura me bollëk e divorce në masë

Shtëpi të rrethuara dhe familje të shkatërruara.

Udhëtime rrufe e ambalazhe të asgjesuara

Trupa mbi peshë dhe moral i flakur…



"Po edhe nëse përpiqeni t'i numëroni dhuntitë e Allahut, nuk do të mund të arrini t'i përcaktoni. Me siguri Allahu shumë fal dhe shuë mëshiron." (Nahl:1


www.vizionislam.com

21
Letrarët e rinj / : Poezi nga Dr. Leone
« ne: 28-12-2004, 14:48:20 »
Faliminderit   "leni"

Me respekt per ty
Dr.Leone

22
Letrarët e rinj / Vjeshtë me lotë
« ne: 28-12-2004, 14:37:26 »
Vjeshtë me lotë

Si pa kuptuar vapa mori arratine!
Nderkohe qe ne horizont u duken serish zogj shtegetare, dhe bashke me to plot lejleke e dallendyshe te cilet lajmeronin fillimin e shirave vjeshtore.
Pas nje stopimi serish qielli do te qante dhe dallendyshet e pellumbat e bardhe duke qene shume te ndijeshem preferuan te arratisen andej ku lotet jane hedhur tutje,atje ku ben vere dhe dimri eshte gremisur.
Nderkohe qe edhe gjethet nga deshira e madhe per te ndejkur mjelmat lane pemet por nuk munden dot te sigurojne krahe.
Pas ketij peisazhi qielli u rimbush madje edhe u sternxi nga avjonet e shumte qe rendnin pas dallendysheve.
Periudhe e merziteshme kur shirat nuk kishin as ylber, kur te rinjte dikush me torbe pas krahu per te siguruar buken e gojes, dikush per te studjuar jashte vendit te tij e dikush...
Sa dhimbje e madhe kur sheh nenat me lot ne sy neper ballkone qe tashme mendja ju rri tek djemte e tyre qe kane ikur aq larg aq larg…
O Zot sa e trishte eshte te shikosh vetem te moshuar ne qytet.
Ky qe qyteti im ne periudhen e vjeshtes, lashe nenen time te dashur ne ballkon e cila ndiqte me sy cdo levizje timen madje mu duk se do te me ndjeke deri jashte kufinjve, pashe zemren e saj te bardhe dhe me dukej sikur thoshte:"mos shko te lutem" .
Ndiqte cdo hap me meshiren e madhe prej nene.
Nene!
Fjala me e dashur per mua, fjala e pare qe shqiptoi gjuha ime,nje emer qe me ther ne shpirt sapo degjoj per te.
Nena kjo heroine e meshires dhe dashurise, ajo qe me rriti, ajo qe me edukoi dhe me urtesine e saj me fali burrerine.
Kur te gjithe hanin ajo nuk hante pasi do me ushqente mua.Ne netet e gjata dhe te ftohta dimerore nena nuk flinte kur te gjthe flinin, pasi do me perkunte mua,lotet e saj bashkoheshin me te mijet, dhembja e saj bashkohej me timen…
Sa here qe jam larg kujtoj zerin tend te embel, ninullat e tua qe me kendoje kur isha ne djep, perkedheljet e dores tende qe ndjeja mbi balle.
Kujtoj kujtoj…
Nene! U be shume kohe qe qendroj larg teje madje edhe festen e tete marsit u be pothuaj tete vjet qe ta uroj nepermjet telefonit apo ndonje kartoline. Tete marsi!!! Hipokrizia me e madhe qe mund ti behet nje nene!!!
Ti nene qe me linde, qe me ushqeve, me rrite … nuk meriton vetem per 8 mars te urohesh por, për cdo dite, cdo kohe, cdo moment,sa here qe te marim fryme.
Ti duhet te urohesh dhe te respektohesh pasi kenaqesia e Zotit eshte ne kenaqaqesine tende, hidherimi i Tij eshte ne hidherimin tend, suksesi im varet nga sherbimi qe do te te bej ty. Parajsa eshte nen kembet e tua…
Nene!
Ndoshta tete marsi eshte nje mundesi ku une demostroj kete dashuri ndaj teje ne pamundesi per te te qene me afer.

Nderkohe qe letrat e gjata e kartolinat i nis rrjesht ne drejtimin tend.
Rralle here kartolina nga pesha e madhe e dhimbjes nxin qiellin,ben lotin te rrjedhe porsi rubin ,prish motin, rrezon avjonet dhe tashme askush nuk merr persiper ti sjelle kartolinat per tek ti.

Megjithate mesazhin tim do ta lexosh ne pranvere te premtoj, pasi dallendyshet me kane premtuar se do ta marrin letren time e do ta sjellin pikerisht ne ballkon ku me pret ti me lot ne sy.

Kjo leter nga larg
Me i vogli sinjal
E me e madhja
Dashuri.

Ne dhimbjen tone
U lexuakan yjet
E dalkan mangut
Sa cudi!!!

Keto letrat me dhimbje
Si marrin avjonet
Rrezohen nga pesha e tyre
Keshtu thone!

E ndaj dallendyshet
Per pesha te tilla
Shpesh here kthehen
Ne avjone.


Nene ashtu si me pecillje ti me sy, percjell edhe une dallendyshet nga meraku qe kam per letren.
Sa here vejne e vijne dallendyshet dhe une gjithmone lutem o Zot me jep edhe mua krahe te fluturoj, pasi do te doja te iki edhe une bashke me dallendyshet.
Do te doja edhe une te rend atje ku nena me pret me plage ne zemer e me lot ne sy.
Do te doja qe pasi te zbrisja ne qytetin tim te rendja me vrap ne pallatin e vjeter, ti ngjisja shkallet e tij me nje fryme dhe te trokisja ne dere.
Jo vetem kaq por do te doja qe deren te ma hapje ti nena ime e dashur dhe te te hidhesha ne qafe ashtu si je femije i vogel, nderkohe qe ti te me puthje e perkedhelje me doren tende aq te bute.

Nene ti je dashuria e vete Allahut
Ti je miresia e dhuruar permbi toke
Ashtu si ze e cel drita e sabahut
Une nga ti erdha si filiz ne kete bote.

Nen zhurmat e jetes me dhe kete emer
Ledhat si pishtare me ndricojne syte
Vuajtjet e tua me mbeten plage mu ne zemer
Kurre si ti moj nene smund te kete te dyte.


Nene!
Do te doja te shkruaja shume por nuk dua qe letren time ta rendoj akoma me dhimbje pasi kam frike se edhe dallendyshet do te refuzojne ta marrin.Do ta refuzojne pasi nuk mund te fluturojne dot me tere kete peshe dhimbjeje.
Perfundimisht po e mbyll mesazhin me lutjen e perditeshme:
"O Zot me bej te denje qe te jem nje sherbyes i denje per dashurine e meshiren Tende ne toke."


Me respekt
Dr. Leone

23
Letrarët e rinj / : Bukuroshja ime
« ne: 27-12-2004, 10:52:00 »
BRAVO INDRIT  qe dikur lexoj shkrimet tua jo vetem ne ket forum por ne disa forume me te vertet shkruan bukur te uroj sukses vellai.
A sa i perket kesaj njgjarje sedi cfar mund te them vetem se e kam mbuluar me lot Inshallah nuk i ndodh askujt ...

Me respekt per tegjith
Dr. Leone

24
Letrarët e rinj / : nje poezi per babin
« ne: 11-12-2004, 10:47:22 »
Shum poezi e bukur te lumt

Me respekt
Dr.Leone

25
Letrarët e rinj / : Poezi nga Dr. Leone
« ne: 06-12-2004, 16:59:38 »
Pik se pari ju pershendes dhe ju uroj c'do te mire ne jete..
E pershendes verejtjen e ZAMBAKUT eshte shum me vend qe un si kam emeruar poezit se nga kush jan se ka poezi te huazuara por sa i per ket emrit te temes se hapur " Poezi nga Dr.Leone " qellimi im nuk ka qen qe un te behem poet me poezit e ndokujt tjeter por ja qe eshte nji gabim i imi qe un si kam permend emrat e poeteve edhe pse ketu ka poezi qe i kam shkruar un p.sh poezija e fundit CANTA E UDHETIMIT  eshte poezi e imja qe e kam shkruar un dhe nese deshironi te bindeni mund ta gjeni numrin e revistes VEPRA numri korik gusht i vitit 2004 dhe aty e ke poezin time dhe ketu ka poezi te mijat por pa dyshim se edhe nji pjes eshte e huazuar..
Verejtje me vend zambaku te falenderoj per kete.....

Me respekt
Dr.Leone

Faqe: [1] 2 3