Profile of *Ena*

×

Permbledhja

*Ena* Zërist

Stats for *Ena*
Posts:   4466 (0.743 per day)
Personal Text:   Arial Black
Vendndodhja:   Itali
Data e regjistrimit:   27-11-2004, 18:00:00
Last Active:   10-02-2010, 14:27:21
Gjinia:   Femer
Age:   40
Offline Offline

Messages - *Ena*

1
Karriera presidenciale e Bamir Topit do të nisë zyrtarisht pasditen e sotme, në orën 18:00. Ceremonia e fillimit të detyrës së Presidentit të Republikës do të zhvillohet si një e tërë, edhe pse e ndarë në dy momente kryesore, në sallën e Parlamentit dhe në Pallatin e Brigadave.

Karriera presidenciale e Bamir Topit do të nisë zyrtarisht pasditen e sotme, në orën 18:00 në Kuvendin e Shqipërisë, pikërisht aty ku merr rrugë gjithçka ligjore dhe kushtetuese.
Një ditë para betimit, presidenti i ri u takua rastësisht me kryetarin e PS-së, Edi Rama. “U takuam në ambjentet e hotel Tirana International. I premtova kryetarit të PS-së se do të jem një president mbi palët, nuk do të merrem me probleme partiake dhe do t’i ftoj palët për balancim institucionesh”, deklaroi Topi dje për “Gazetën Shqiptare”. Ndërkohë, ceremonia e fillimit të detyrës së Presidentit të Republikës do të zhvillohet si një e tërë, edhe pse e ndarë në dy momente kryesore, në sallën e Parlamentit dhe në Pallatin e Brigadave. Protokolli që drejton ceremoninë në sallën plenare ka vendosur që përveç deputetëve, në këtë seancë të marrin pjesë edhe të ftuar të tjerë të huaj dhe titullarët e përfaqësive diplomatike.

Presidenti në detyrë, Alfred Moisiu me familjen e tij do të zënë vend në llozhën nr.1, kurse në atë ngjitur është planifikuar të vendoset familja e Presidentit të zgjedhur. Në orën 18.00, Topi do të mbërrijë në hyrjen kryesore të Kuvendit dhe po në këtë moment aty do të dalë për ta pritur kryeparlamentarja Topalli dhe mbasi të përshëndeten, është planifikuar që ata të hyjnë nëpërmjet sallës dhe të zënë vend në podium. Më pas, Topalli do ftojë Presidentin Topi të ngrihet në këmbë për të bërë betimin, ndërkohë të gjithë të pranishmit do të qëndrojnë të ulur nëpër vendet e tyre. Kryetarja e Kuvendit do të lexojë formulën e betimit, sipas Kushtetutës, neni 88 pika 3 që është:

“Betohem se do t’i bindem Kushtetutës dhe ligjeve të vendit, do të respektoj të drejtat dhe liritë e shtetasve, do të mbroj pavarësinë e Republikës së Shqipërisë dhe do t’i shërbej interesit të përgjithshëm dhe përparimit të Popullit Shqiptar.” Fill pas saj, kreu i ri i shtetit duhet të deklarojë: “Betohem”, ose mund të shtojë, edhe “Zoti më ndihmoftë”. Më pas, sipas protokollit të Kuvendit, do të ekzekutohet himni kombëtar i Shqipërisë dhe të gjithë të pranishmit do të ngrihen në këmbë. Pas këtij momenti, Topalli do të ftojë Presidentin Topi për të marrë fjalën përshëndetëse para Kuvendit. Pasi ky i fundit të ketë mbajtur fjalimin e rastit, kryeparlamentarja do ta urojë atë për detyrën dhe do të deklarojë mbylljen e seancës plenare, duke kërkuar leje nga deputetët për të shoqëruar Presidentin deri në hyrjen kryesore. Në këtë moment të gjithë të pranishmit do të ngrihen në këmbë.

Pallati i Brigadave
Mbas Kuvendit të Shqipërisë, ceremonia presidenciale do të vijojë në Pallatin e Brigadave. Të ftuarit duhet të kenë mbërritur në të deri në orën 19.15 dhe të kenë zënë vendet e caktuara për ta. Tribuna A, sipas Protokollit të Shtetit, është rezervuar për miqtë e huaj dhe titullarët e përfaqësive diplomatike, kurse tribuna B, për personalitetet e larta shtetërore dhe miqtë vendas. Në orën 19.25 është planifikuar të mbërrijë dhe të zërë vend në krye të shkallëve të Pallatit të Brigadave ish-Presidenti i Republikës, Alfred Moisiu. Ndërsa në orën 19.30 do të mbërrijë kreu i ri i shtetit, Bamir Topi, makina e të cilit është planifikuar të shoqërohet nga truproja e nderit në katër motoçikleta ceremoniale. Fill pas këtij momenti do të çelet edhe ceremonia e nderit sipas skemës përkatëse. Konkretisht, Presidenti Topit duhet të drejtohet dhe të zërë vend në krye të shkallëve të Pallatit të Brigadave, në të djathtë të paraardhësit të tij, Moisiu.

Në të dyja anët e shkallëve do të jenë të vendosur oficerë të Gardës së Republikës me uniforma ceremoniale. Në këtë moment do të ekzekutohet himni kombëtar, i cili do shoqërohet me 21 të shtëna topi artilerie me interval 30 sekonda nga njëra-tjetra. Ndërkaq, gjatë gjithë kohës, flamuri kombëtar do të qëndron i ngritur. Drejtori i Protokollit të Shtetit, Arben Cici do të ftojë më pas ish-Presidentin Moisiu të bëjë përshëndetjen e rastit dhe në fund të saj, në mënyrë simbolike, do t’i dorëzojë Presidentit të ri, Bamir Topit, Kushtetutën e Republikës së Shqipërisë. E më pas ai do ta ftojë atë të bëjë përshëndetjen e rastit, ndërkaq që do të zhvillohet parakalimi tradicional i truprojës së nderit. Pas kësaj, të pranishmit do të ftohen në Pallatin e Brigadave për të marrë pjesë në pritjen zyrtare.

2
Café Zerion ツ / Re: Tema me 1 000 000 postime.......
« ne: 09-07-2007, 20:01:12 »
s'qenka gje puna ketej, kur behet fjale per leke ste fal njeri :D

3
Café Zerion ツ / Re: Tema me 1 000 000 postime.......
« ne: 09-07-2007, 14:47:24 »
akoma s'jua paskan dhan ato leket ju  :D

4
Café Zerion ツ / Re: Tema me 1 000 000 postime.......
« ne: 08-07-2007, 19:43:13 »
qenka be dhe me rradhe tani, po pa rradhe ste lejoni ju me kalu LOL

5
Café Zerion ツ / Re: Tema me 1 000 000 postime.......
« ne: 08-07-2007, 00:13:14 »
po iki dhe une pra se qenka si vone  :D

6
Café Zerion ツ / Re: Tema me 1 000 000 postime.......
« ne: 08-07-2007, 00:02:14 »
charlie mos qesh kaq shume se do zgjosh komshit  :P :D

7
Café Zerion ツ / Re: Ah sikur...
« ne: 07-07-2007, 23:59:22 »
ahhh sa sikur ka kjo jete  :-[

8
Café Zerion ツ / Re: Tema me 1 000 000 postime.......
« ne: 07-07-2007, 23:43:39 »
qyqa moj gra sa faqe paskeni mbush LOL

9
lum ti..ku i kalove pushimet ne Palma de Majorca :D

10 oh ca këmbë..ma ngriti keq moralin lart për te blere sandale te tilla,vetëm se unë thyhej koken :D

ehe pushim nga Neti po pushimet i bera te kanali qe kemi ketu afer  :P :D

10
ehe u ktheva  :D bera ja 1 vit pushim  :engjell:   :perqafim

11
Vallaj se vras menjen fare tani :D
kur ti kem atehere do e vras se ca do bej  :P

12
Café Zerion ツ / Re: Tema me 1 000 000 postime.......
« ne: 02-07-2007, 11:49:10 »
po ti Berni akoma se ke be bebin tend  :D :P

13
lene ma se e pashe po ishte icik si vone :D

14
E Bukura / Re: Sandalet!
« ne: 02-07-2007, 11:45:46 »
Une dua keto, po do pres te ulen edhe icik  :D

15
kjo misheli e paska te bukur kete avatarin, po e kishte me te bukur me at buzet qe ndiconin  :D :perqafim

16
Café Zerion ツ / Re: Tema me 1 000 000 postime.......
« ne: 02-07-2007, 09:39:35 »
jo mi se kur jam me pushime e du per vete  une  :D
 po deshe ta jap kur jam ne pune  :P

17
Café Zerion ツ / Re: Tema e Elbasanllinjve.
« ne: 02-07-2007, 09:36:37 »
i am back  :D
Mos thuaj qe te ka marr malli  :P :-[ :perqafim

18
Café Zerion ツ / Re: Tema me 1 000 000 postime.......
« ne: 02-07-2007, 09:33:42 »
mua me ka kalu :D
po deshe te jap ca dite borxh bebin time  :D

19
Une jam shume dakort me ty erlehta per sa i perket keti problemi.
Biles ne shume probleme qe kane femijet, ne zhvillimin e tyre psikologjik e lidhin me oret e kaluara perpara TV.
Nuk i lejon rritjen intellektuale dhe i demton syte.
Nuk them qe nuk duhet te shikojne por te kete nje kufizim kohor.

20
Café Zerion ツ / Re: Tema me 1 000 000 postime.......
« ne: 02-07-2007, 09:20:44 »
Shiko keto menjen tek bebet :D

21
Café Zerion ツ / Re: Tema e Elbasanllinjve.
« ne: 02-07-2007, 09:17:07 »
elbasani paska humb fare  :D
Berni kshu e ke mbajt temen ti ore 2 muaj pa shkrujt  :P
Mirmengjes Elbasani  ;)

22
Café Zerion ツ / Re: Tema me 1 000 000 postime.......
« ne: 02-07-2007, 09:07:21 »
te marr moj ca te jap  :P
Kam dhan shume  :P duhet e me marr nga njehere  :D

23
Café Zerion ツ / Re: Tema me 1 000 000 postime.......
« ne: 02-07-2007, 03:07:59 »
Jipen pare apo merren  :D

24
Café Zerion ツ / Re: Tema me 1 000 000 postime.......
« ne: 02-07-2007, 00:51:38 »
Per ca flitet ketej se nuk mora vesh gje une  :-[

25
Café Zerion ツ / Re: Vetëm tre Fjale !
« ne: 02-05-2007, 02:35:30 »
Mire se t'gjeta  :P

Faqe: [1] 2 3 4 5 6 ... 41