Profile of Aida

×

Permbledhja

Aida Stafi

Stats for Aida
Posts:   3079 (0.508 per day)
Vendndodhja:   Austri
Data e regjistrimit:   20-04-2005, 18:47:54
Last Active:   19-10-2013, 00:10:21
Gjinia:   Femer
Age:  
Offline Offline

Messages - Aida

1
Café Zerion ツ / Për ke ju ka marrë malli?
« ne: 10-05-2012, 22:58:06 »
Për ke ju ka marrë malli?



...per gjith forumistet me te cilet kam shkembyer dikur shkrime...  :perqafim


3
Forumi Islam / Mire se erdhe Ramazan
« ne: 31-07-2011, 23:52:38 »



4
Forumi Islam / Mire se erdhe Ramazan
« ne: 31-07-2011, 23:51:26 »
Si duket nese sjam une verdalle e harroni edhe ramazanin!  :D


Ju uroj nga zemra agjerim te lehte, te begatshem, vepra te sinqerta e te pranuara.

Paqa dhe miresia e Allahut s.v.t qofshin me gjith muslimanet, amin







5
Forumi Islam / Dita e Ashures
« ne: 13-12-2010, 09:17:29 »
Fjala “ashura” vjen nga arabishtja dhe rrjedh nga rrënja “ashr”që në gjuhën arabe do të thotë dhjetë.

Dita e Ashures është dita e dhjetë ë muajit Muharem. Sipas një transmetimi të Abdullah ibn Abasit kur profeti Muhamed (a.s) erdhi në Medine, vuri re që hebrenjtë mbanin agjërim ditën e ashures dhe pyeti shkakun.

Ata iu përgjigjën: “Kjo është një ditë e madhe. Atë ditë Allahu e shpëtoi Musain dhe popullin e tij nga dhuna e Faranit. Si falënderim për këtë, profeti Musa agjëroi atë ditë. Edhe ne për respekt agjërojmë”. I dërguari Allahut (a.s) u shpreh: “Ne e nderojmë më shumë se ju profetin Musa (a.s)”. Duke mbajtur edhe vetë agjërim urdhëroi popullin e tij të agjërojë ditën e ashures (Muslim).

Agjërimi në ditën e ashures është sunnet. Veçse profeti ynë i nderuar, për të mos u ngjarë hebrenjve, na këshillon që së bashku me ditën e dhjetë të Muharremit, të agjërohet edhe dita e nëntë apo e njëmbëdhjetë, ose të agjërohen tri ditë të njëpasnjëshme. I dërguari i Allahut (a.s) në një thënie të tij thotë: “Dallohuni nga tradita e hebrenjve, duke agjëruar një ditë përpara dhe ditën pasuese nga dita e ashures.” (Buhari) Ndërsa në vitin e fundit të jetës së tij ka thënë: “Nëse jetoj edhe vitin që vjen, do të agjëroj ditën e nëntë dhe të dhjetë të ashures.”“Agjërimi ditës së Ashures i shlyen gjynahet e vitit të kaluar.”  (Muslimi; Ebu Davudi). Ndërsa Kutade transmeton se sahabët e kanë pyetur profetin (a.s.) për agjërimin e ditës së Ashures dhe ai u ka thënë:

Xhabiri transmeton se i Dërguari i Allahut ka thënë: “Kush është bujar me veten dhe me familjen e tij në ditën e Ashures, Allahu do të jetë bujar me të për gjithë vitin.” (Bejhekiu)

Gradat e agjërimit të ditës së ashures janë:

Më e larta është agjërimi një ditë para saj dhe një ditë pas saj.

Pastaj vijon agjërimi i ditës së nëntë dhe të dhjetë.

Pastaj vjen  vetëm agjërimi i ditës së dhjetë.

Shkaku i agjërimit të ditës së ashures

Është falënderim për Zotin e Madhëruar që e shpëtoi Musain (alejhi selam) dhe popullin e tij nga faraoni dhe ithtarët e tij, e kjo ka ndodhur në ditën e dhjetë të muajit muharrem.


Dobitë e agjërimit të kësaj dite

1. Agjërimi i ditës së ashures është synet dhe i preferuar, me që është praktikuar, gjithashtu, nga Pejgamberi (paqja dhe shpëtimi i Zotit qoftë mbi të!).

2. Këtë ditë e kanë agjëruar  edhe shokët e Pejgamberit (paqja dhe shpëtimi i Zotit qoftë mbi të!) si dhe Musai (alejhi selam) para tyre, ne shenjë falënderimi, ndaj madhërisë së Zotit.

3. Edhe  historikisht kjo ditë ka vlerë  madhështore.

4. Preferohet agjërimi i  një dite para ose pas saj; d.m.th.: (9-10 ose 10-11 muharrem) për t’u dalluar nga hebrenjtë, sepse këtë  e ka urdhëruar Pejgamberi (paqja dhe shpëtimi i Zotit qoftë mbi të!).

5. Në të shihet qartë se llogaritja e kohës tek popujt e kaluar, ishte me anë të hënës e jo me muaj gregorian, sepse Pejgamberi (paqja dhe shpëtimi i Zotit qoftë mbi të!) na ka lajmëruar që dita e dhjetë e muajit muharrem është e njëjta ditë që Allahu i Lartësuar e shkatërroi popullin e faraonit dhe e shpëtoi Musain me ithtarët e tij.

6. Kjo është çka u përmend në sunet, sa i përket kësaj dite, e çdo gjë tjetër që bëhet në të, është risi (bidat) dhe në kundërshtim me udhëzimin e Muhamedit (paqja dhe shpëtimi i Zotit qoftë mbi të!).

Kjo është prej mirësisë së Allahut të lartësuar ndaj nesh, sepse na e mundësoi që nëpërmjet agjërimit të një dite, të na falen mëkatet e një viti të plotë; e Allahu është pronar i mirësisë së madhe. Kështu që shpejto, o vëlla,  dhe shfrytëzoje këtë mirësi! Filloje vitin tënd të ri me adhurim  dhe punë të mbara, sepse punët e mira i shlyejnë ato të ligat (të këqijat).



Agjerim te lehte!

6

une nje e kam dhe nese don Zoti ather edhe 2 ose 3 tjere :D


Postimi i vjeter, ta bej update! :D

Tashme i kam 3 dmth me ka mbet edhe nje ta bej... ose edhe me shume...  lol :D

7
Pershendetje gjithve!  :perqafim

Boooh, temen e kam hapur 2007, athere i shkruaja prapesite e mistreces madhe. :D

Thuaj tani e dyta mu ka bere per ti bere nje ditar sepse e madhja eshte ritur dhe eshte bere vajze serioze. :)

Te filloj pra.
Mistrecja nr.2 ka probleme ne te folur keshtu qe disa tinguj i ngateron me disa tjere.
Psh. "V"-ne e shqipton si "P" dmth ne vend qe te thote "vizore" e thote "pizole" lol

Asgje e keqe deri ketu, por na ndodhi para ca kohesh me gjyshin dicka qe edhe sot e kesaj dite qeshemi. I shkreti gjysh kishte marr ndonje virus dhe ishte i semure, vrapoj ne banjo dhe filloj te vjelle.

Mistrecja pas tij shkon ndegjon tek dera se cka ben dhe ja plas bertimes qe jo vetem gjith mysafiret, po edhe tan lagjja e ndegjoj:

Mammmmiiiiiiiiiiiii iiiiiiiiiiiiiiiiiii iiii gjyshiiiiiiiiiiiiii iiiiiiiii pjell ne banjooooooooooooooo o!  :O LOL

8
Gruaja dhe Familja në Islam / Islami dhe gruaja!
« ne: 02-11-2010, 21:42:50 »
Ne websajtim me poshte kame lexuar shumë gjera interesante për mardheniet ndermjet grave dhe burrave: www.xhamiashqiptare.net
Cili eshte mendimi juaj?

Mendimi im eshte se faqen qe ke sjell eshte nje faqe e dyshimte te cilen nuk duhet te lodhet ta shfletoje nje besimtar musliman sepse:
-- kishte perkthimin e Kur'anit por nese e shfleton me vemendje perkthimi aty nuk perputhet me perkthimin e Hasan Nahit ose Sherif Ahmetit - keto dyja qe jane perkthime te cilet me se shumti jane shperndare ne trojet shqiptare dhe jane te pranuara dhe rekomanduara si nga Bashkesite Islame po edhe nga teologet shqiptar. Nderkohe ne faqen shkruan se ajo aty qenka "Perkthim i autorizuar", nga kush eshte autorizuar?  ;)

-- Pasi shfletova pak siperfaqesisht pash qe perdoreshin terme te cilet zakonisht i perdorin ata te cilet i perkasin sektit Kuranije, dmth sekti i cili pervec qe mohon Hadithin, ka bere edhe modifikime ne Kur'an mbrenda (tek surja Tewbe mungojne psh dy ajete!), prandaj mos u lodhni me kete faqe. Kete sekt e ka formuar Rashad Khalifa i cili edhe shpalli vehten per Profet.



Nese linkun sipra e ke sjell per reklame ta bej me dije se nuk do te lejohen ketu reklama te faqeve te dyshimta, dmth postimet tua te ardhshme me linkun qe ke sjell do ti fshij!
 
Ndersa nese e ke nga padituria te keshilloj te mesojsh me shume duke pyet ndonje teolog te mirefillte aty ku jeton.
Mos merr mesime neper internet pa u siguru se faqet qe i shfleton jane faqe me mesime qe i perkasin Islamit te paster dhe jo faqe sektesh.



Selam



9
Forumi Islam / Japim doreheqje!
« ne: 21-08-2010, 13:30:47 »
Nuk mund te rregullohet bota sipas qejfit te dikujt, gjithashtu nuk eshte askush pergjegjes per mbare njerezimin, e as qe do ti kerkohet llogari dikujt per veprimet e tjetrit. Pra njeriu duhet qe se pari te shikoje punet e veta. Edhe per problemet shoqerore njeriu duhet t'i kete mendimet e veta, por duhet ta dije qe ketu vendos shumica.

p.s. Qe te jem me i qarte nuk e perkrah kete propozim te Aides, megjithe respektin per te.
Pershendetje,

I nderuar h75,

te falenderoj per konsideraten edhe pse jo cdohere ndajme mendimin e njejte per ceshtje te caktuara. Nese keni vene re ti dhe te tjeret une koheve fundit jam koxha pasive, kjo shkaku mungeses se kohes qe kam ne dispozicion.

Nuk eshte me rendesi cka mendoj une apo Sedati dhe Arditi, fundja Zeriyt do te vazhdoje te ekzistoje edhe pa ne, njejte siq vazhdon pa ata anetare te tjere te cilet nuk jane me aktive ne kete forum. :)

Por jeni te sinqerte, a nuk e vret icik syrin kur ti me google kerkon ndonje teme serioze psh themi per letersi ose mjekesi (meqe e di qe disa si kane qejf temat fetare) dhe sapo te hapesh start faqen e ketij forumi te shfaqen foto si me qene ne nje faqe erotike?

Pershtypja e pare eshte cdohere mbreselenese dhe shume njerez gjykojne nga pershtypja e pare pa shfletuar detajisht kete arkive gjigante me tema te lloj llojshme.
Ti kontrollojsh gjith anetaret se cka do te vendojne ne profilet e tyre me duket e pamundur, forumi ka shume anetare dhe fundja shijet dallojne, cdokush ndjek qejfin e vete.
Por nuk eshte medoemos cdokush te jete i detyruar ti shikoje fotot e profileve, le te mbetet qe anetaret mes miqesh ti ndajne preferencat e tyre personale.
Ky eshte mendimi im personal te cilin natyrisht nuk ia imponoj askujt.



Ju uroj gjithe te mirat!


10
Këndi i Prindërve / Shtatzania, gjithcka mbi nenen!
« ne: 21-08-2010, 13:01:11 »
Pershendetje Erisara :)


pershendetje!!!!desha te di besimtarja a nuk merr pjese ma ne kete forum???kisha pas shume deshire me komoniku me te ..se vertete kam nevoje per keshillat e saj..ju pershendes shume nga erisara

Dergoja nje mesazh privat besimtares, ndoshta do ta lexoje dhe do te te ktheje pergjegje. :)


pershendetje jam erisara 20 vjece dhe jetoj ne greqi.jam ne javen e 22 te shtatezanise,por bebin e kam shume poshte,per kete arsye doktorresha me tha qe te rri shtrire...desha te di rreziku per deshtim a eshte i madh,kur femija eshte poshte?????sepse ne anen e majte te bakurt (jo ne fund te barkut,por ne anen e majte) kam dhimbje nganjehere kur levizi ose kur cohem nga krevati..(ka mbi trejave kjo dhimbje,por jo gjate gjithe kohes,,ka dite qe se ndjej fare)me ka dhan disa hapa (kunder deshtimit) por jane shume te rende,sepse te gjithe trupin ta dridhin dhe zemren ta bejne me rrah fort..jam shume e shqetesuar keto hapa a ndikojne tek femija ? theksoj se edhe zemra e tij rrah shume fort kur i pij )
dhe dicka te fundit se u zgjata:
a eshte e dhimbshme ekografija qe shikohen kocat e femijes?????? pres me padurim  nje pergjigje nga ju ....

Duhet ti ndjekish rekomandimet e mjekes tende. Dhimbjet ne form therjeje gjate levizjeve i kam pasur edhe une, jan normale deri diku, por nese te shqetesojne flit medoemos me mjeken tende qe ajo te ta beje edhe nje vizite.
Me rendesi eshte mos ngresh peshe, te pushojsh sa te mundesh dhe mos u shqeteso.

Sa ju perket medikamentave, cdo preparat ka edhe efektet anesore, te keshilloj qe keta probleme te cilet te shfaqen ty te ja permendish edhe mjekes tende, ndoshta duhet te ta ul dozen apo te te rekomandoje ndonje preparat tjeter nese ti nuk ndjehesh mire. Ndersa sa i perket bebit, mjekja besoj se nuk te rekomandon medikamenta qe mund ta demtojne ate.

Ekografia nuk dhemb aspak, mos ki frike! ;)

Patsh shtatzani dhe lindje te lehte.
Te pershendes perzemersisht! 

11
Forumi Islam / Japim doreheqje!
« ne: 21-08-2010, 12:34:29 »
Forumi Islam eshte dhe do te jete sa te jete ZY.
Ju duhet te kuptoni se ZY eshte nje network forumesh dhe jo nje forum i vetem. Brenda ketij rrjeti eshte dhe ky per myslimanet ashtu sic ka dhe te tjere forume sipas interesave dhe sipas kerkesave. Forumi per te cilin keni probleme ju eshte hapur me kerkese te nje grupi anetaresh dhe eshte gati forum privat e nuk mund te shihet nga vizitoret.
Sidoqofte, une ju falenderoj per kontributin qe keni dhene deri tani. Zoti jua shperblefte punen tuaj.
Selam.

Selam alejkum

Max, Arditi dhe Sedati nuk e kan aspak fjalen per ate nenforumin qe permenden ti, por fjala eshte per fotot nudo qe dalin ne start faqen sapo hapesh faqen e Zeriyt e qe sinqerisht shume e humben seriozitetin e faqes.

Shiko kete foton:



Kur qe ne fillim te shfaqen foto me shalet jashte te len pershtypje se futesh ne nje faqe erotike dhe jo ne faqe serioze informative.
Pervec asaj, ke shume anetare qe nuk kan asnje postim dhe skan aktivitete nderkohe ne profilet e tyre mbajne foto nudo qe shfaqen pastaj ne start faqen.

Psh:
http://www.zeriyt.com/profile.html;u=9543

Data e regjistrimit:    30-03-2006, 04:42:15
Hera e fundit ne forum:    21-11-2009, 01:17:30
Postimet:    0 (0 ne dite)


ose
http://www.zeriyt.com/profile.html;u=13153
http://www.zeriyt.com/profile.html;u=11298

Ka edhe plote te tjere, keta tani mu shfaqen sapo u lidha ne forum. Ti gjejsh gjith anetaret me foto te tilla besoj se eshte e pamundur. Ndoshta do te ishte mire qe tek portali mos e aktivizojsh opcionin e fotove, besoj se do gjejsh nje zgjidhje qe do jete e kenaqshme per gjithe.

Sedati dhe Arditi nuk jan te vetmit qe kan shfaq kete shqetesim dhe sinqerisht i kuptoj, mendoj se duhet te ndermarresh dicka sepse sic e sheh aktiviteti ne rubrikat serioze ka rene shume.


Selam dhe kalofshi mire!



13
Garë për orgazmën në Poloni, katër vajza 14-vjeçare mbeten shtatzëna

E pa besueshme por e vërtetë të paktën sipas mediave polake. Një garë e vërtetë rezistence në seks është zhvilluar në një gjimnaz të Polonisë.
Ngjarja e pazakontë ka ndodhur në shkollën Ostróda. Katër vajza 14-vjeçare janë shtrirë në dysheme dhe kanë mbyllur sytë.
Më tej djemtë e klasës kanë kryer seks me to njëri pas tjetrit ndërsa spektatorë kanë qenë ata që kanë matur kohën, cili prej djemve qëndroi më gjatë duke bërë seks me vajzat.
Drejtori i shkollës ka njoftuar se dy nga vajzat u shkëputën nga semestri për shkak se ishin shtatzëna e madje tani kanë lindur fëmijë.
Ngjarja ka ngjallur reagimin e qarqeve fetare në Poloni të cilat e kanë konsideruar krim shtatzaninë e vajzave të mitura në moshën 14-vjeçare.
Ndërkohë edhe prokuroria e ka hetuar ngjarjen por ka thënë se prindërit e vajzave nuk kanë dashur të bëjnë padi për këtë rast.

Tuesday, 08 June 2010 17:59  (Lajmifundit)

14
Neser priten te kthehen aktivistet e Maqedonise...

15
Vullnetarët pro-Palestinës rrëfejnë për momentet e tmerrshme gjatë sulmit izraelit
Dëshmitarët okularë pohojnë se “ushtarët izraelitë kanë qëlluar në kokë disa prej udhëtarëve dhe njerëzit janë vrarë qëllimisht”.

   
Postuar më 03.06.2010 11:02:06 UTC


Pas reagimeve që erdhën nga opinioni publik ndërkombëtar për sulmin kundër vullnetarëve në anijet që dërgonin ndihma humanitare në Gaza, Izraeli u detyrua të lërë të lirë aktivistët dhe vullnetarët.

Vullnetarët e liruar kthehen në vendet e tyre në grupe.

Ndërkohë vazhdon kurimi i dy personave që janë lënë në Izrael nën mbikëqyrjen e doktorëve për shkak të plagëve të mëdha që kanë marrë dhe nuk kishin mundësi të udhëtonin me avion.
Dëshmitarët okularë pohojnë se “ushtarët izraelitë kanë qëlluar në kokë disa prej udhëtarëve dhe njerëzit janë vrarë qëllimisht”.

Pas vullnetarëve turq janë kthyer në vendin e tyre edhe aktivistët grekë, të cilin ndodheshin në anijet e sulmuara nga Izraeli dhe që transportonin ndihma për Gazën.

35 vullnetarë u sollën me avion ushtarak në aeroportin ushtarak pranë kryeqytetit të vendit, Athinë.   

Vullnetarët u pritën me entuziazëm në aeroport dhe mësohet se 31 prej tyre ishin grekë, 3 francezë dhe 1 shtetas amerikan.

Amerikani 64-vjeçar, Paul Larudee (Paul Larudi) tha se ushtarët izraelitë kishin ushtrua dhunë ndaj tyre dhe i kishin rrahur për egërsisht.

 Janë kthyer në vendin e tyre edhe 2 gazetarë bullgarë të liruar dje.

Një prej gazetarëve bullgarë, Svetoslav Ivanov, tha se autoritetet izraelite i kishin lënë pa ngrënë për dy ditë, u kishin marrë të gjitha sendet private dhe kishin përjetuar një “tmerr të vërtetë”.
Ali Buhamd, një nga vullnetarët kuvajtianë që u lirua dje nga Izrali në prononcimin për AFP-në bëri deklarata rrëqethëse.

“Pashë me sytë e mi se si ushtarët izraelitë goditën në kokë dhe vranë një turk. Ushtarët izraelitë braktisën në vdekje edhe një të plagosur tjetër turk, i cili po humbiste shumë gjak dhe kërkonte ndihmë”,- u shpreh Buhamd.

 
Kurse regjisori brazilian, Iara Lee de, që ndodhej në anijen “Mavi Marmara” tha: “Ne prisnim që të qëllonin në ajër ose ti godisnin njerëzit nga këmbët, por ata disa i qëlluan për vdekje në kokë”.

16
Fuad Ramiqi rrëfen për sulmin nga izraelitët

Anëtari i LDK-së, Fuad Ramiqi, në konferencën e parë për media pas lirimit të tij nga autoritetet izraelite, ka dhënë detaje në lidhje me incidentin që ka ndodhur më datën 31 maj, kur komandosët izraelitë sulmuan anijet që po bartnin ndihma humanitare në Rripin e Gazës.

Në këtë konferencë, Ramiqi ka treguar se si ka ndodhur arrestimi i tij dhe i qindra personave të tjerë që ndodheshin së bashku me të në anijet që po dërgonin ndihma humanitare për palestinezët, me ç’rast si pasojë e sulmit të ushtrisë izraelite kanë gjetur vdekjen të paktën nëntë persona.

“Ka ndodhur sulmi i rrufeshëm nga helikopterët edhe nga anijet luftarake, dhe pasagjeret janë kanë të habitur edhe kanë reaguar të mbrohen. Kur e kanë pa që ata do të na sulmojnë edhe kanë reaguar që të mbrohen edhe ata në fillim kanë përdorur disa elemente që nuk janë vrasëse, gaz lotsjellës, bomba shokuese, plumba plastikë...Më vonë kur nuk kanë mundur të hyjnë, atëherë e kanë përdorur armatimin, edhe pushkët. Dhe aty kanë ndodhur vrasjet në ballafaqimin direkt”, ka thënë Ramiqi.

Ai është ankuar se ka qene i vetmi qe nuk ka pasur kujt t’i drejtohet dhe nuk e ka pasur mbështetjen e shtetit. “Unë kam qenë i vetmi jetim në mesin e atij grupi me udhëtar i vetmi që nuk kam pas mundësi që të thirrem në konsultat apo ambasadë ose në qeverinë time, ose kam mbështetjen nga qeveria ime, edhe jam munduar që të dërgoj një lajm te familja ime që jam gjallë”.

Ramiqi ka rrëfyer se ka refuzuar ndihmën e ambasadorit serb për lirimin e të burgosurve. “I pari që ka mbërritur në mesin tonë të burgosur kur kemi mbërri në Izrael ka qenë ambasadori maqedonas, që i ka lypë shtetas e vet. Dhe unë i jam drejtuar atij, pasi që kemi biseduar, që të marr emrin dhe mbiemrin, dhe numrin e telefonit që të lajmërojë familjen time. Ai ia ka nisur të shkruaj dhe në një moment ka thënë që është interesuar ambasadori serb me të ardhë në ndihmë dhe më ka thënë me thirr. Kur e kam dëgjuar këtë i kam thënë se ambasadori serb le të shkojë në t’samës. Unë s’e kam nevojë, e kam shtetin tim dhe e përfaqësoj popullin tim. Në atë moment, ai nuk e ka shkruar numrin e familjes time dhe u largua”, ka treguar ai. (KosovaPress)


Lexoni pak pjesen e theksuar.  ^o)

17
E degjova dhe une ne radio qepar dhe flitet per 20 te vrare. Shume per e ardhur keq se sa me kafsheri po sillen izraelitet. Sipas tyre ne anije ndodheshin terroriste dhe jo aktiviste humanitare.

I kan zene shume ngushte tani meqe ne anijet ka pasur edhe shume nderkombetare dhe personalitete te ndryshme, politikane, artiste, shkrimtare etj.

Besoj se Turqia do i shpalle tani lufte diplomatike, per Izraelin kjo dmth nje humbje e madhe.

Ne Vjene me duket se sot organizohen protestat por nuk e di akoma sakte...

18
Fuad Ramiqi, kosovari në karvanin e sulmuar humanitar


Fuad Ramiqi, zyrtar i LDK-së, është shqiptari nga Kosova që ka qenë në një prej anijeve të sulmuara nga forcat izraelite, mëson KTV-ja. KTV ka konfirmuar se Ramiqi ka qenë në Turqi, dhe prej aty ka hipur në një prej anijeve në rrugë për të dërguar ndihmat. Ende nuk është rënë në kontakt me Ramiqin.

Një shtetas i Kosovës është pjesë e karvanit humanitar, i cili është sulmuar nga forcat detare izraelite në ujërat ndërkombëtare në afërsi të Izraelit, njofton agjencia e lajmeve INA.

Lajmi bëhet i ditur nga Mersiha Smaljoviq në Shkup, e cila ka siguruar të dhëna nga i fejuari i saj Jasmin Rexhepi dhe nga ana e Ministrisë së Jashtme të Turqisë.

Më herët u publikuan edhe emrat e shqiptarëve tjerë nga Maqedonia të ndodhur në karvanin humanitar të sulmuar nga forcat detare izraelite. Emrat e tyre janë: Sead Hasipi nga fshati Sllupçan i Kumanovës, Jasmin Rexhepi dhe Sali Emin nga Shkupi, ndërsa emri i shtetasit të Kosovës ende nuk dihet.

Emrat u publikuan për agjencinë e lajmeve INA nga Mersiha Smajloviq, e fejuara e njërit nga shtetasit e Maqedonisë. Ajo ka theksuar se është njoftuar për incidentin dhe ka kërkuar nga Ministria e Jashtme e Maqedonisë që të bëjë notë proteste kundër Qeverisë izraelite lidhur me këtë incident.

“Ne jemi të shqetësuar për këtë incident dhe kërkojmë që të dënohet publikisht ky atak ndaj një misioni humanitar. Siç më kanë njoftuar helikopterët ushtarak izraelit kanë sulmuar dy anije transportuese, të cilët tashmë konsiderohen të fundosura në karvanin prej disa anijeve që po afroheshin drejt Rripit të Gazës”, ka theksuar Smajloviq për agjencinë e lajmeve INA. /INA/Zëri/

19
Tre shtetas të Maqedonisë pjesë e kontingjentit të sulmuar
Publikuar/modifikuar 31/05/2010 12:13:00


http://lajmpress.com/lajme/maqedoni/4700.html 
 


Tre shtetas të Maqedonisë kanë qenë pjesëtar të konvojit humanitar i cili është goditur nga forcat izraelite, njoftoi jozyrtarisht Ministria e Jashtme e Maqedonisë, duke u bazuar në ionformata të marra nga Ministria e jashtme turke.

Bëhet fjalë për Seat Hasipin nga fshati Sllupçan dhe Jasmin Rexhepi nga Shkupi, të nacionaliteti shqiptar dhe për Sami Emin, qytetar i nacionalitetit turk poashtu nga Shkupi.

Familjarët e tyre në të hënën në mesditë kanë realizuar takime me përfaqësuesit e Ministrisë Maqedonase të Punëve të Jashtme, mirëpo nuk kanë arritur të sigurojnë informacione më konkrete për fatin e të afërmëve të tyre.

"Kontaktin e fundit me bashkëshortin tim e kam realizuar në ora një pas mesnate. Më dërgoi një porosi në facebook dhe më njoftoi se në drejtim të anijës së tyre afrohen anije izraelite. Prej atëherë nuk kemi realizuar kurrfarë kontakti tjetër. Ky akt është në kundërshtim me të gjitha normat ndërkombëtare. Me një fjalë gjithë kjo që bëri ushtria izraelite është akt kundër njerëzimit" tha Mersiha Smajloviq, bashkëshorte e Jasmin Rexhepit.

Familjarët thonë se në bazë të disa informatave jozyrtare që I kanë siguruar përmes miqve të tyre, tre shtetasit e Maqedonisë nuk janë në mesin e të lënduarëve ose personave të vrarë.

Mirëpo në mngesë të informatave zyrtare, akoma kanë frikë për fatin e tyre.

"Të atin tim për herë të fundit e pashë në xhirimet nga anija. Informatat që i kemi flasin se ai nuk ëhstë në mesin e personave të lëdnuar ose të vrarë, mirëpo akoma kemi frikë për fatin e tij" tha Fuat Emin, djali i Sami Emin.
Shtetasit e Maqedonisë janë kyçur në konvojin humanitar duke aplikuar përmes internetit.

Në Ministrinë maqedonase të Punëve të Jashtme shpresojnë se nëse shtetasit e Maqedonisë nuk janë në mesin e të lënduarëve ose të vrarëve, atëherë me procedurë të shpejtë do të kthehen në Maqedoni.

Anijet luftarake izraelite kanë sulmuar konvojin ndërkombëtare me furnizime për palestinezët në Rripin e Gazës. Sipas të dhënave të mediave izraelite kanë vdekur 19 njerëz dhe 29 të tjerë janë plagosur. Gjashtë anijet e konvojit me qindra aktivistë ishin nisur të dielën nga Qiproja dhe kishin vazhduar rrugën për në Rripin e Gazës.

20
ATHINE- Greqia informon se ka anuluar manovrat ajrore me aviacionin izraelit për shkak të sulmit të flotës ndërkombëtare e cila ishte nisur drejt rripit të Gazës, për të dërguar atje mijëra ton ushqime.

Lajmi është bërë i ditur për agjencinë italiane të lajmeve ANSA nga një zëdhënës i ministrisë së Mbrojtjes greke, i cili ka saktësuar se manovrat “'Minoan 2010' kishin nisur më 25 maj dhe duhej të përfundonin më 3 qershor.

Gjithashtu është shtyrë dhe një takim i shefit të shtabit të përgjithshëm izraelit i cili ishte parashikuar të vizitonte Athinën, bëjnë të ditur burime nga qeveria greke. Ndërkohë ambasadori izraelit është thirur në një takim në ministrinë e Jashtme për të dhënë shpjegime mbi atë cfarë ka ndodhur. Ndërkohë mësohet se në flotën ndërkombëtare ka pasur dhe shtetas grekë të cilët nuk i dihet ende fati i tyre.

Komandot izraelite sulmuan sot në mëngjes një flotë prej gjashtë anijesh që po bënte përpjekje për të kapërcyer bllokadën vënë Rripit të Gazës duke dërguar atje mijëra ton ushqime.Deri tani raportohen 19 aktivistë të vdekur dhe 10 të plagosur. Anijet u nisen nga gjiri i Qipros dhe mbartin 10 mijë tonë ndihma për Gazën e bllokuar.
(s.g/BalkanWeb)

21
Tek linku: IHH Insani Yardim Vakfi - live streaming video powered by Livestream  ka pasur lidhje direkte satelitore me anijet por per fat te keq kjo lidhje u nderpre pas sulmit sot ne mengjes.

22
Lajmërim direkt nga anija Mavi Marmara!


Të nderuar,

Përfaqësuesit nga Maqedonia, së bashku me 40 shtete të cilat më vonë iu bashkuan grupit, janë jo larg Qipros duke i pritur anijet nga Irlanda.

Tre anije kishin defekt, nga të cilët njëra u riparua, ndërsa dy të tjerat janë seriozisht të dëmtuara. Dyshojmë në sabotim nga shërbimet izraelite. Udhëtarët në këto anije janë në destinacion nga Qiproja kah Mavi Marmara, të cilët i presim zemërhapur.

Në anije ka më shumë se 20 ekipe televizive dhe çdo ditë nga disa herë kanë transmetime direkte në tërë botën. Për këtë shkak i ftojmë mediumet maqedonase që të marrin pjesë dhe të formojnë lidhje satelitore me studion e IHH e cila gjatë 24 orëve jep transmetime direkte nga ngjarjet në anije.

Përfaqësuesit e Maqedonisë u intervistuan nga secili televizion, dhe sikur për vendet tjera, për Maqedoninë përcjellën këtë porosi:

“Popujt humanitarë nga Maqedonia, në akcionin e tyre të vitit të kaluar mblodhën 60.000 euro të cilat përmes IHH ishin dërguar në Gaza, një dhuratë-makinë për thyerjen e gurëve në veshka…. Krahas kësaj përkrahjeje, organizatat joqeveritare të cilat e realizuan kampanjën e vjetshme për Gaza, dërguan përfaqësuesin e tyre që t’ua përcjellë përkrahjen morale nga popujt humanitarë nga Maqedonia. Andaj, i ftoj të gjithë banorët e Republikës së Maqedonisë që të deklarohen kundër embargos ilegale dhe johumane të Izraelit ndaj Gazës, dhe ta ftojnë Qeverinë e tyre që haptaz ta gjykojë këtë blokadë të padrejtë ndaj civilët e pafajshëm në Gaza.

Popujt e Ballkanit socidarizohen me vëllezërit dhe motrat nga Gaza shkaku i përvojës së ngjashme gjatë historisë. Një torrturë e këtillë u ndodhi maqedonasve muslimanë në Maqedoninë e Egjeut më 1948, boshnjakëve në Bosnjë prej 1992-95, në Kosovë me 1999 dhe në Maqedoni në vitin 2001. kjo padrejtësi e përjetuar dhe katastrofë humanitare duhet te ndalohet, së paku me gjykim verbal.

Vallë, a mundet që bota të heshtë për logorin më të madh nën qiellin e hapur të botës – Gazën?

Kujtimet tona janë të freskëta, e dijmë që është e tepër të kalohet një ditë pa ushqim, ujë apo ilaçe, pa rrymë apo diçka të nevojshme. Prolongimi i përditshëm i këtij karavani është humbje e jetëve!

Ashtu siç paraardhësit tanë luftuan për tokën e shenjtë palestineze, ashtu edhe ne, tani si pasardhës të tyre krenarë të dërgojmë pak shpresë dhe një pjesë të lirisë sonë, duke i paralajmëruar për fitore dhe liri sa më të afërt!

Edhe fëmijët në Gaza kanë të drejtë buzëqeshjeje! Pse te jemi shkak që ajo buzëqeshje të mos paraqitet në fytyrat e tyre?

Unë e mbaj porosinë e përkrahjes së popujve nga Maqedonia, nga të krishterët dhe të gjithë muslimanët, porosinë për dëshirë për paqe dhe dominim të së Drejtës! Shpresoj që edhe Qeveria ta përcjell shembullin e banorëve të saj! Shpresojmë që Qeveria nuk do të turpërohet dhe të lejojë që një tokë e padrejtë t’u kërcënohet banorëve të saj të cilët janë nisur në një mission të tillë të bekuar. Posaçërisht kur UE u deklarua për ndërprerjen e embargos ndaj Gazës.

Për të gjithë ne, në këtë moment, më me rëndësi është që ndihma të arrijë në kohë, andaj shpresojmë të gjithë të kontribojnë për këtë, ngase të shpëtosh një jetë është sikur ke shpëtuar njerëzimin! Ne bazohemi në këtë sikur popujt tjerë në botë.”

Sot në detin nën qiellin e hapur na u bashkangjitën edhe udhëtarë nga tokat skandinave. Në anijen janë prezent edhe aktorë dhe këngëtarë të njohur nga Turqia, parlamentarë nga tokat evropiane dhe muslimaane. Kemi fëmijë, por edhe pleq me mbi 85 vjet.

Përfaqësuesi i IHH porositi qeverinë izraelite që mos të kërcënohen më kot me arrestime dhe me komandosë, por të mendojnë më me urtësi dhe ta kenë parasysh që nuk do u lejohet hyrja e mysafirëve të paftuar dhe nuk do të lejohet që të ndahet flotida dhe pjesëtarët e të njëjtës.

Udhëtarët ndihen mirë. Ushqim dhe ujë ka mjaftueshëm. Ditët u janë të mbushura me ligjërata për Palestinën, historinë, vlerën dhe qëllimet e udhëtimit, me këngë në shumë gjuhë, lexim Kur’ani, dhikër, namaz nate dhe lutje!

Morali është i lartë. Të gjithë dëshirojnë që sa më parë të arrijnë, e as që mendojnë për kërcënimet e pushtetarëve izraelit.

Ju jeni në lutjet tona, Gaza është në lutjet tona, e tërë bota në lutjet tona!

Ju lutemi përcjelleni këtë lajm në të gjitha ueb faqet dhe mediumet!


==========================



***Ky email me ka ardh para dy ditesh ne posten time elektronike ne gjuhen Maqedone dhe e perkthyer Shqip.

23
Te gjithe qe duan ta ndjekin direkt transmetimin e El-Xhezires ne arabisht dhe anglisht, jane te lutur qe te shkarkojne dhe instalojne falas programin Livestation ne adresen : http://www.livestation.com/downloads



25
Ne anijet ka pasur edhe aktiviste shqiptare nga Ilirida dhe Kosova...
Te shpresojme se kthehen shendosh e mire prane familjeve tyre...

Faqe: [1] 2 3 4 5 6 ... 105