Profile of Enush

×

Permbledhja

Enush Zërist

Stats for Enush
Posts:   173 (0.040 per day)
Data e regjistrimit:   10-10-2009, 15:53:44
Last Active:   20-02-2011, 17:10:05
Gjinia:   Femer
Age:  
Offline Offline

Messages - Enush

2
Café Zerion ツ / Shprehja qe ju pelqen me shume?
« ne: 19-02-2011, 13:59:15 »
humbe pasurine hic asgje humbe shendetin ke humbur dicka humbe shpresen ke humbur gjithcka***

shume e goditur.

3
Letrarët e rinj / Liqeni i Kripur
« ne: 19-02-2011, 13:42:26 »
Zgjohem i djersitur. Duhet të jetë ora 11 e mëngjesit. Të bërtiturat e time mëje që në atë orë është duke bërë punët e shtëpisë e që unë e pengoj me siguri, si edhe bulzat e djersës që më kanë mbuluar trupin, më detyrojnë të ngrihem nga krevati.

 

Jam 14 vjeç.

 

Sapo kam filluar të zbuloj se sa herë që zgjohem në krevat, penisi im është gjithmonë i ngritur. Dhe ndihem në siklet, sidomos gjatë verës, kur ngaqë fle zbuluar kushdo që hyn e del në dhomë mund të shikojë këtë të enjtur të pakontrollueshme poshtë breçkave të mia...

 

Qëndroj edhe pak në shtrat, shtrirë barkas, derisa e detyroj veten të ndihem në turp në mënyrë që penisi të ulet!

 

E ndërkohë vazhdoj të dëgjoj mallkimet e time mëje, që me një fshesë në dorë kujton se nuk po fshin shtëpinë, por fajet e jetës së saj!

 

Pasi e kam “zbutur” fajin tim, ngrihem, shkoj në banjë, pastaj i them time mëje se po shkoj në plazh. Më duket se më thotë të njëjtat gjëra që më thotë përditë në mëngjes: “ti vetëm të flesh di, pastaj të shkosh në plazh, pastaj të vish me rërë nëpër këmbë, pastaj kërkon të hash, pastaj do të flesh e të zgjohesh për të dalë përsëri! Kujton se s’kam qejf unë të shkoj në plazh, të fle sa të dua, e të pres kur më ushqejnë?”

 

Ime më është personi më i aftë për të më bërë të ndihem i vogël. Ashtu si edhe i dashuri im! Imë më, di të thotë gjithmonë atë që nuk duhet ta thotë, ashtu edhe i dashuri im! Ime më më njeh shumë mirë. Ashtu si edhe i dashuri im! Megjithatë ime më do pa kushte. Ndryshe nga i dashuri im…

 

Rrugës për në plazh ndihem i lumtur! Kur jeton në një qytet të vogël turistik që gjatë dimrit braktiset nga të gjithë, por gjatë verës pushtohet nga kushdo, e ndjen dyfish gëzimin e fëmijëve turistë që argëtohen në breg. Turmat e njerëzve të panjohur rrugëve nuk të bezdisin, përkundrazi të mbushin shpirtin. I shikon me vëmendje, kërkon të dëgjosh se çfarë i thonë njëri-tjetrit, përpiqesh madje t’ua mësosh dialektin e nëse të duken nga e folura se mund të jenë nga Tirana, atëherë mund edhe t’i ndjekësh pa u vënë re, në mënyrë që të dëgjosh më shumë nga jeta e tyre. Jeta e Tiranës, është si një parajsë e ndaluar për një fëmijë të provincës! I cili ndonëse ndihet Zot gjatë verës në qytetin e tij turistik, po aq ndihet i vetmuar gjatë dimrit…

 

Ndjej se po fluturoj teksa po shkoj atë ditë në vendin ku shokët e mi bëjnë plazh. Ec përgjatë plazhit, shikoj fëmijët që luajnë afër bregut dhe mezi pres të zhytem në ujë!

 

Në çadrat që kanë pushtuar plazhin (atë copë tokë ranore ku gjatë dimrit unë eci i vetëm duke u përpjekur të mos lejoj rërën të më futet në këpucë apo nën çorape) shikoj ndonjë çun në moshën time dhe penisi im kryeneç fërkohet nën rrobat e mia të banjës, pa frikë se mami, nëna, apo kushdo tjetër në shtëpi po “heton”.

 

E fërkoj me dorë e njëkohësisht e rregulloj në një pozicion më të rehatshëm, kur befas për pak sa nuk më godet një biçikletë që kalon pothuajse 1 apo 2 centimetra majtas meje.

 

Shmangem përnjëherë dhe shikoj se biçikletën po e nget Tani, çuni “haram” i lagjes. 

 

 

 

*              *                *

 

 

Tani nuk e ka ditur atëherë, e ndoshta as edhe tani nuk e ka kuptuar dot, që për mua ishte njeriu më i bukur, në gjithë qytetin “e bukur” turistik! Tani është jo më shumë se 17 vjeç, teksa tenton të më impresionojë me biçikletën e re, me të cilën për pak më shtyp. Kur ishte 9 vjeç më marroste me ato veprimet e tij “rebele” që ngaqë ishin veprime të një fëmije, nuk para viheshin re seriozisht.

 

Mbaj mend gjyshen time kur rrinte në rradhën e qumështit. Unë i rrija mbrapa dhe nuk flisja, as ankohesha nga dielli i fortë, nga erërat e këqija të djersës së atyre dhjetëra burrave e grave që si ne rrinin në rradhë, ndërkohë që Tani rrinte kaluç mbi murin përballë dyqanit të qumështit, muri rrethues i një kopshti, dhe që aty vetëm qeshte, shante me zë të lartë ata apo ato që hynin pa rradhë duke u shtyrë, e kur mundej, merrte ndonjë guriçkë dhe godiste më llafazanin apo më llafazanen e rradhës së qumështit! Që nga maja e atij muri që mua më dukej aq i lartë.

 

Duhet të isha jo më shumë se 6 vjeç, e qëndroja ngjitur nënës sime duke adhuruar lirinë e atij “rrugaçi” të bukur dhe vuaja me gjithë shpirt për faktin që nuk isha edhe unë, si ai, atje majë atij muri, larg nga era e djersës së burrave e grave që ndonëse e kishin të përcaktuar ose djathtas ose majtës drejtimin e rradhës së secilit, prapë ngatërroheshin e shtyheshin para apo mbrapa njëri tjetrit…

 

 

*                 *                 *   

4
PsiSoc / Paragjykimet ? !
« ne: 27-09-2010, 19:26:10 »
paragjykimi eshte nje sinonim i injorances.

Shume e sakte...

5
Café Zerion ツ / Si ndjeheni ne kete moment?
« ne: 27-09-2010, 19:14:49 »
Plot jeteeeeeeee.

6
Polynezine Franceze... (Atje e kam chérin)

7
Ndjenja / Mesazhe dashurie
« ne: 27-09-2010, 15:26:24 »
Bonjour mon coeur...
J'espère que tu as pu dormir et que tu te réeveilles reposée et le coeur plus léger. Je voudrais que tu sois prés de moi, tu me manques... une très belle journée à toi... je t'embrasse tendrement, J.....

8
Ndjenja / Mesazhe dashurie
« ne: 26-09-2010, 13:45:20 »
Sapo me erdhi me sms... me falni po do ta shkruaj sikurse me erdhi, qe do te thote frengjisht.

Au millieu de la nuit... Je me reveille avec  toi... je revois les moments passés ensemble. Tu es dans mon ventre, dans mon coeur, dans ma tête, merci d'être la...  bonne nuit sunshine... JS

9
I Dashur Ditar.. / Aforizma & Thenie te mençura!!
« ne: 22-09-2010, 20:56:03 »
<<<<<<Nese cekici eshte mjeti yt i vetem, atehere tendenca eshte qe cdo problem ta shohesh si nje gozhde>>>>>>

Me pelqen kjo...

10
Café Zerion ツ / Si ndjeheni ne kete moment?
« ne: 22-09-2010, 20:37:36 »
Mire fareeeeeeee... fale J....

11
Tema Interesante / Pyetje-Përgjigje
« ne: 22-09-2010, 20:36:12 »
Te gjitha momentet e bukura qe kam memorizuar...

Si e kuptoni qe dikush po ju manipulon?

12
Lojra / loja e emrave...
« ne: 22-09-2010, 16:38:09 »
Tana... -J-

13
Dhome e madhe eshte e mbushur me nje muzike shume te qete. Eshte muzika e çarli Kuncit.(Muzikant xhazi). Pllakat e tij i ve pa nderprerje ne gramafonin tim. Kjo eshte muzika qe me pelqen e qe me ben te fluturoj, te enderroj e te deshiroj...
Ne pergjithesi ne te dy nuk kemi qene ndonjehere te lumtur.
Shpesh kemi qene pothuajse te lumtur, por keshtu si tani asnjehere. Duhet pranuar qe keshtu eshte. Nganjehere na ka ndodhur neve, nganjehere ka ndodhur me te tjeret, nganjehere jane perzire me njera-tjetren, por lumturi te vertet e te plote nuk ka patur. Lumturi qe te mos jesh ne gjendje te kerkosh me shume. Cdo gje ka qene si e fikur. Ja, mendohu pak, une them qe vetem duke qene bashke mund ta arrijme ate.
E zjarrta ime, sot ne mbremje mora nga qilari shishen me vere me te mire "Shtajnberger kabinet" te prodhimit te vitit 1911, nga çifliqet shteterore prusiane, nje vere elitare e bere prej rrushi te zgjedhur e te vone. Me shishen ne dore e me qente e mi zbrita te liqeni qe ishte mjafte i trazuar e i shkumezuar. Dhe para qenve para liqenit, para eres e para Orionit mbajta nje fjalim qe perbehej nga fare pak fjale. Nderkohe qente filluan te lihnin. Ata lihnin dhe liqeni filloj te shkubezonte me shume, filloj te fryje nje ere e forte, Orioni xixelloj me fort si zbukurimi me gure te çmuar i Shen Merise, dhe shishja pasi pershkoj nje hark, fluturoj neper nate drejt e ne uje tamam si nje kurban qe u behet perendive per ti falenderuar ato per faktin qe disa vjet me pare me ben mua ty si dhurate.
Mbase ajo shishe do t'u bjere atje poshte ne dore peshqeve qe do ta rrokullisin me buzet e tyre te buta e ndoshta kush e di do te ndodhet ne folene e ndonje melyshi plak e te stermadh, apo mbase te foleja e ndonje trofte , trupi i ngushte i se ciles eshte i mbushur plot me njolla te kuqe. Kjo trofte eshte e çoroditur, ajo ka qejf te enderroj, te krijoj vjersha ritmike e te xhiroje filma te shkurter per jeten e troftave. Apo ndoshta pas shume e shume vitesh, kur gojet tona do te jene mbuluara me kohe nga balta e zeze, kjo shishe do te kenaqet nga rrjeta e ndonje peshkatari, i cili i çuditur, do te shohe tapen e vjeter te dyllosur e pastaj do ta fuse ne xhepin anesor te mushamase. Ndersa ne mbremje kur te kete vajtur ne shtepi, pasi te kete ngrene supen dhe ne tavolinen prej guri qe ndodhet poshte qipariseve do te vendoset buka dhe djadhi prej qumshti dhie, ai do te ngrihet me ngadale, do te mare tryelen dhe do ta hape shishen duke e shtrenguar midis gjunjeve. Dhe pa pritur do te ndjeje aromen, vera e verdhe ngjyre ari do te shqelqej duke leshuar eren e saj te kendshme, ajo do te kete arome vjeshte, arome jete, aromen e jetes sone e dashur. Do te rilindin vitet tona, jeta qe kemi jetuar do te ridale ne drite, ne kete ore te muzgut do te ndihet fladi dhe jehona e saj dhe peshkatari i panjohur nuk do te mare vesh fare se c'eshte ajo qe e preku me aq butesi. Ai thjeshte do te mare fryme thelle, do te heshte paksa dhe do te filloj te pije...
Por ne mbremje vone, kur te erret e kur peshkatarin ta kete zene me kohe gjumi, nga mesnata, si dy shigjeta te erreta do te fluturojne dy flutura, si dy sy te turbullt palloi, sepse thone qe ne ta jetojne shpirtrat e njerve te vdekur me kohe, e qe per se gjalli kane qene te lumtur. Ato do te fluturojne fare prane e do te qendrojne tere naten ne buzet e gotes, nga fundi i se ciles ndihet ende aroma e veres. Gjate gjith nates trupat e tyre do te dridhen dhe vetem ne mengjes ato do te fluturojne e do te largohen serisht. Ndersa peshkatari qe ka mare rrjeten e qendron te dera, do t'i percjelle me nje shikim te çuditur sepse asnjehere nuk ka pare ne keto ane te tilla flutura....


ERICH MARIA REMARQUR

14
Letrarët e rinj / Liqeni i Kripur
« ne: 22-09-2010, 16:28:36 »
*                   *                    *

 

 

Ul kokën gati i turpëruar kur me bisht të syrit kuptoj se gjithë këtë tërheqjen time seksuale ndaj çunit të bukur që sapo u ul në tavolinë, e ka ndjekur, ndoshta që nga fillimi, vajza e ulur në tavolinën ku ai vetë u ul! Dhe them me vete, edhe sa herë të tjera Klajd, do të ndjesh turp për atë që je?!

 

Disa orë më vonë, afër mesnatës, ndodh një furtunë me të dashurin tim. Një gabim i vogël shndërrohet në preteksin për t’i thënë njëri tjetrit gjithë të këqijat e kësaj bote. Për ta lënduar njëri tjetrin në nervin më të ndjeshëm të shpirtit tonë, për t’i shkarkuar njëri tjetrit fyerjet më të rënda për supet e më të dobtit të kësaj bote!

 

Pasi vuaj orë të tëra duke u përpjekur të kuptoj, dorëzohem…

 

Dhe bindem se historia ime është një histori e jashtëzakonshme, të paktën kështu e mendoj unë, që e kam jetuar mes qindra e ndoshta mijëra vetëve, pa u kuptuar asnjëherë as nga njëri, e as nga tjetri.

 

Se historia ime ka brenda saj dashuri, edhe urretje.

 

E se unë nuk mund të hesht më, pikërisht për faktin se këta qindra apo mijëra njerëz të jetës time, ndoshta kanë të drejtë të kuptojnë njëherë e mirë, nëse unë i dua, apo nëse unë i urrej.

 

27 vjeç! Jam tamam në kohë…

 

 

*                 *                  *


15
Lojra / loja e emrave...
« ne: 22-09-2010, 16:23:34 »
Paskal -H-

16
Tema Interesante / Pyetje-Përgjigje
« ne: 22-09-2010, 16:21:51 »
S'jam zire akoma me kete te riun ;)

Ku keni qene me pushime per here te fundit?

17
Café Zerion ツ / Si ndjeheni ne kete moment?
« ne: 22-09-2010, 16:16:53 »
Si karamele.

18
Café Zerion ツ / Me ka shkuar mendja per...
« ne: 21-09-2010, 21:40:28 »
llokume me arra...

19
Café Zerion ツ / Me pelqen.....cfare?
« ne: 21-09-2010, 21:05:13 »
Filozofia...

21
Tema Interesante / Si eshte moti sot atje ku gjindeni?
« ne: 20-09-2010, 18:41:17 »
Me i bukur se kurre...

23
sapo doja te thoja vetvetes... por po shikoj qe nuk qenkam e vetme... :)

24
Tema Interesante / Me thuaj nje emer te vecante....
« ne: 20-09-2010, 18:36:28 »
Hypatie... :)

25
Café Zerion ツ / Mendim i çastit...
« ne: 20-09-2010, 10:29:41 »
Habitem si mund të jetë droga kaq e përhapur?..duke e dijt që njeriu nën efektin e dashurisë bën gjëra më të çuditshme sesa nën efektin e drogës!..apo ndoshta sot është më lirë të blesh sesa të duash?!

Sa i vertet ky mendim...

Faqe: [1] 2 3 4 5 6 ... 20