Profile of ErionB

×

Permbledhja

ErionB Zërist

Stats for ErionB
Posts:   180 (0.029 per day)
Personal Text:   Verdana
Data e regjistrimit:   23-08-2004, 15:40:32
Last Active:   04-05-2008, 17:45:57
Age:  
Offline Offline

Messages - ErionB

1
Diskutime / Lejimi i martesave mes gjinise se njëjtë?!
« ne: 22-04-2008, 17:48:15 »
ne fakt votova Jo pa e lexuar lajmin.

Por kur lexova lajmin thashe me te veretete (pa ironi) bravo Kosoves. Tani duke qene se eshte nga vendet e rradha ne Bote qe e lejon martesen midis seksit te njejte, Kosova mund te perfitoje nga turizmi i martesave, pasi shembull eshte Massachussets dhe Kanadaja. Por, mos harroni se ca kerdije do te bejne avoketrt Kosovare kur te vije puna e divorceve,,,Pra eshte nje "win-win situation" per Kosoven pasi perfiton te ardhura nga Gay'et e shumte qe do vine te martohen ne Kosove dhe te kalojne muajin e mjaltit, po ashtu do fitojne edhe me shume kur te kthehen per te bere divorcet.

Vendim pragmatik...ky eshte kapitalizmi ne fund te fundit.

2
PYETJE???

Kur flitet per femra me te moshuara flitet per nje djale ne moshen 20-30 qe shkon me nje femer 40 vjecare????

Apo thjesht nje diference dy tre vjecare. Jo per gje, se dy tre vjet nuk jane diference e madhe dhe prap je nje gjenerate, moshatar dhe pa k a shume ne te njejten kategori pjekurie.

Ndersa nese flasim me diferenca moshash mbi 5 ose me shume vite nuk me duket se djemte e preferojne partnerin me aq diference moshe.

mos shihni nja dy cifte Holliwoodi qe kane diferenca te medha moshe midis kutchner me Moore apo Timberlake me Diaz, pasi ato si femra te japin pershtypjen se jane edhe me te mbajtura se 20 vjecaret. Shihni anasjelltas Lary King me te Shoqen, ose Kath Zeta jones me Douglas apo ish-CEO i GE John Welsh (me duket, nuk jam i sigurt per mbiemrin) me te shoqen ku burrat jane me nga 20 vjet me te vjeter dhe grate te reja.

megjithate qefe qefe kjo dynja, une deri sot skam takuar ndonje mashkull qe ka "luftuar" ta kete dashuren me te vjeter se veten; nderkohe qe i kam pare duke rene per toke per me te reja.....

3
Ndjenja / : Dashurine apo karrieren..????
« ne: 26-04-2005, 17:29:22 »
eshte e pamundur qe te kesh njeren 100% dhe tjetren 0%
pasi njeriu shumicen e rasteve bie ne dashuri me nje tjeter qe ka gjera te perbashketa. Domethene, nese i vihesh jetes akademike 90% te rasteve do dashurohesh me nje njeri qe eshte i po asaj bote qe i perket ti, pasi sma merr mendja qe do biesh ne dashur me nje pjata-lares sepse nuk ke asgje te perbashket.
Nese e gjen veten ne nje lidhje te tille (pra me nje pjata-lares, kjo eshte thjeshte nje shembull pa dashur te ofendoj asnjeri)  nuk eshte dashuri eshte thjeshte pasion-qofte seksual apo i ndonje natyre tjeter.

4
Ndjenja / : Dashurine apo karrieren..????
« ne: 26-04-2005, 17:04:52 »
dy veta po ziheshin dhe pyeten nje te trete per ti ndare gjrat si duhen
Personi qe do i ndante i tha te parit qe ti ke te drejte; nderkohe ju hodh i dyti dhe i tha posi ashtu, dhe ju pergjigj qe edhe ti ke te drejte. Anash ishte dhe nje tjeter dhe e pyeti ndaresin: si ka mundesi qe asnjeri nuk eshte fajtor? dhe ju pergjigj qe edhe ti ke te drejte per c'fare po thua....

te zgjedhesh karrieren mbi dashurine eshte e drejte pasi te sjelle para dhe sukses ne jete, por shpesh here edhe te sjell nje jete mizere nga e cila nuk shijon dot asgje.
Sikurse dhe nje dashuri e varfer te sjell probleme ne jete deri dhe depresion.

puna eshte qe nese ke ardhur ne nje pike ku te zgjedhesh midis dashurise dhe karrieres do te thote qe edhe nese zgjedh dashurine ke arritur sukses karriere dhe nuk gjindesh ne nje dashuri te "varfer."
Nderkohe qe dashuria nuk vjen shume shpesh ne jete.....

megjithate qefe qefe kjo dynja......

5
djemte nuk diskriminojne kur vjen puna tek femrat per nga mosha....

dhe te them te drejten nuk paranjoh shume djeme qe u pelqejne femrat e vjetra me shume se te rejat
gjithmone flas nen moshen 30 vjecare
pasi te kalosh kete moshe pastaj edhe boshlliku i moshes behet me i pranueshem duke krahasuar nje 20 vjecar me nje 25 vjecare ne krahasim me nje 30 vjecar me nje 35 vjecare

megjitahte qefe qefe kjo dynja....

6
Libraria Islame / : Emrat muslimane!!!
« ne: 19-04-2005, 13:26:21 »
Vall kur do te arrijme ne Shqiptaret qe ta pranojme se kush jemi dhe mos te shkojme nga fryn era.

Nese arabet sot do ishin numri nje ne bote, do thonim ti veme emrat si ata, se keta emrat perendimor jane demode. Tani jane perendimoret te fort dhe o burra edhe ne ti veme emrat si kutijat e ilaceve europiane.

Valle perse nuk kane dal akoma mode Ilir, Donika, Teuta etj??????
 
Njerezit me emra identifikohen, dhe neve eshte shume zor te na identifikosh nga kjo gje. Se njeri ka emrin Osman e tjetri Edgar.

Nje njeri qe mohon veteveten per ti hyre ne qef dikujt tjeter eshte thjeshte nje kufome qe hecen, por ka harruar te vdese!
Shpresoj qe mos te kete ndodhur kjo gje me komin tone!!!

7
Ndjenja / : Dashurine apo karrieren..????
« ne: 14-04-2005, 16:17:12 »
ne nje dashuri te vertete patjeter qe ka vend edhe per karriere. Ndersa nese i ndrohesh dashurise per te bere karriere, eshte nje mohim i madh qe i ben zemres, shpirtit dhe gjithe atyre sakrificave qe ben per karriere.

Nje i/e dashur qe te don me te vertete, dhe jo per sy e faqe ose qe thjesht e ka nga pasioni nuk mund te behet kurre pengese ne karriere; por karriera mund te behet pengese per dashurine.

Veten e konsideroj me fat qe te pakten dashurine e kam gjetur, dhe karriera ka filluar te marre formen si duhet. Sikurse dhe jam i lumtur qe ajo qe e dua besoj se ka gjetur dashurine tek une dhe ne te njejten kohe edhe karrieren e ka ne shinat e duhura.

Keshtu qe une besoj tek bashke-egzistenca dashuri-karriere!!!!

8
Diskutime / : Homoseksualizmi
« ne: 13-04-2005, 11:06:23 »
Mendimi im personal per homoseksualet eshte qe per sa kohe nuk me "ngacmojne" ose "pengojne" ne jete, te bejne c'te duan me jten e tyre. Gjithashtu, nuk kam deshire ti shoh ne publik duke u prekur me njeri tjetrin.....

Megjithate, ne si Shqiptare kercejme shume shpejt, po pyesni veten perse valle kemi aq shume barsaleta "pederastesh??????"
Mendoj se barsaletat jane rezultati i jetes sociale....

Gjithashtu, shkencerisht besohet se 10% e popullsise lindin me tendenca homoseksuale. Kjo nuk do te thote se 10% jane homoseksual, por qe mund ti shprehin ato tendenca edhe ne moshen 40 vjecare.
Ne te njejten kohe ne kolegjet amerikane mbi 50% e popullsise se studentave qe jetojne ne konvikte ne nje moment kane kryer maredhenje homoseksuale.

Homoseksualiteti eshte nje fenomen i vjeter; qe ne kohen e greqise antike e deri me sot. Nje nder filozofet e medhenj biles ka thene (nuk me kujtohet se cili, por me duket Aristoteli) qe homot jane luftetar me te mire. Kjo per arsyen se duke qene se performojne ne sy te te dashurit, kualiteti i performances rritet per ta impresionuar ate. Kjo eshte llogjika e kesaj filozofie; por do te thote qe homoseksualiteti ka ekzistuar. Edhe Shekspiri mendohet qe te kete pasur dy gra(mund te gabohem ne numer,) dhe te pakten nje partner mashkull.
Ishte puritanizmi dhe konservatizmi i te gjitha feve se bashku qe kete fenomen e beri te papranueshem. Por edhe kafshet jane te provuara qe bejne marredhenjie homoseksuale.

Nuk bashkohem me kete fenomen, por ja qe ekziston......

9
Familja / : Shtatzania ne moshat 14-18 vjecare
« ne: 05-04-2005, 09:59:10 »
Keta jane femije del fakti se femijet lindin femije...

pikerisht ketu eshte problemi, se femija lind femije, ne nje kohe kur akoma luan me barbi dolls.

Ne Shqiperi dhe Kosove ky nuk njihet si fenomen thjesht per faktin se atje martohen, nderkohe qe ne amerike mbahen nga taksapaguesit amerikan.

Presioni i shoqerise per sex i shtyn femijet ne marredhenje intimite. Por nese shoqeria te shtyn drejt humneres, nuk do te thote qe duhet te hidhesh, e njejta gje edhe me seksin dhe te ngelurit shtatezene.

10
Familja / : Shtatzania ne moshat 14-18 vjecare
« ne: 04-04-2005, 12:11:09 »
nje pyetje per hapsen e temes: ke lexuar kund se shtatzania eshte ne rritje ne keto mosha kohet e fundit, apo ke pare nja dy a tre 14 vjecare te shkolla dhe ke hapur temen.
jo per gje, por ne baze te studimeve te fundit del se shtatzania ne adolishente eshte ne shifrat me te ulta ne 20 vitet e fundit.
Akoma nuk jane te sigurt se cilat jane shkaqet: mbrojtja, edukimi seksual, apo abstenimi (kjo e fundit mund te jete nje arsye, pasi seksi oral c'do dite e me teper po behet me popullor ne menyre qe te evitohet shtatzania dhe semundjet seksuale???)

Pastaj, fajin e ka femra (nese e shohim ne menyre reale). Thjeshte per arsyen se femra eshte ajo qe vuan konsekuencat. Djali e ka shume me te lehte edhe te futet ne marredhenje seksuale, edhe ta bej thjesht per te kaluar kohen, nderkohe qe femra edhe investon fizikisht, edhe emocionalisht.

Nje 14 vjecare nuk duhet te bej seks, por ja qe ben. Edukimi ne shkolle, ne familje, ne televizion, tashme kane arritur mosha me te reja, jo me 14 vjecaret, keshtu qe prezervativat duhet te jene kushti numer 1 per marredhenje intime.
Persa i perket abortit, per vete jam vetem per raste perdhunimi dhe ne asnje rast tjeter.
Qefi me i madh se stanbolli, po pasojat jane po aq te medha. Me te vertete vuan per ta rritur femine, por imagjino traumen qe i shkakton heqja e nje qenjeje nga barku.

11
Organizata Joqeveritare / KONFERENCE STUDENTORE NE NY
« ne: 16-03-2005, 14:07:52 »
 Gjenerata e Re Shqipetare    Universiteti i Connecticut  Universiteti i Bostonit



Ju ftojne te jeni pjese e Konferences:

"BASHKIMI STUDENTOR SHQIPTARO - AMERIKAN"

Data: E Shtune, 16 Prill, 2005

Vendi: New York, NY

Ora: 9:00am - 3:00pm


Konferenca B.S.SH.A ka si qellim:
   -  Te mbledhe se bashku te gjithe studentet Shqiptare ne SHBA.
   -  Te ofroje ide konstruktive mbi ceshtjen Shiptare edhe Shqiptaro-Amerikane.
   -  Te jete pasqyra e nje imazhi pozitiv per komunitetin Shqiptaro-Amerikan.
   -  Te krijoj lidhje, mbeshtetje dhe mbrojtje te interesave Shqiptare dhe Shqiptaro-Amerikane.

Qellimet e siper-permendura do te arrihen vetem me ndihmen dhe bashkepunimin e grupit tuaj studentor. Vetem duke luajtur nje rol konstruktiv, duke qene te bashkuar, si dhe duke shpalosur idete tuaja dhe duke ofruar ekspertizen tuaj te vlefshme, do te krijohet mundesia per organizimin dhe pasqyrimin dinjitoz te komunitetit Shqiptar ne Amerike. I ftojme studentet dhe grupet studentore, jo vetem per te qene spektatore ne pasqyrimin e ceshtjes dhe interesave Shqiptare ne SH.B.A., por per te qene pjese aktive, shpresedhenese dhe frymezuese ne vazhden historike te nisur nga patriotet Fan S Noli e Faik Konica.

Te ftuar nderi pritet te jene: Elez Biberaj, Zudi Karagjozi, Joe DioGuardi, Idriz Lamaj, Agmi Karagjozi.
Organizatat: VATRA, NACC, AACL, etc.

Platforma e Konferences:
     
Seanca e I: 9:00 - 12:00
    9:00 – Mengjesi
   10:00 - Hapja zyrtare e konferences.
● Prezantimi i grupeve studentore.
● Pershendetje nga te ftuarit e nderit.
● Paraqitja e ideve te grupeve studentore.
   12:00 - Perfundimi e seances se pare.

Interval / Koktej: 12:00 - 1:00
     
Seance e II: 1:00 - 3:00
    Tryeza e rrumbullake.
    Shqyrtimi i ideve te paraqitura nga secili grup.
    Formulimi i nje platforme orientuese.
    Konkluzione.

___________________ ___________________ _

Te nderuar forumsa:

Ju kerkoj ndihme qe te gjithe grupeve studentore ne SHBA qe te behen pjese e kesaj konference.
Per me shume informacion mund te cojne e-mail tek ERIONB@AOL.COM

12
Kjo eshte faqja per degen ne itali.
Ndersa Webi kryesor eshte

www.Newalbaniangene ration.com

13
Une personalisht mendoj qe hyrja ne Europen e Bashkuar per Shqiptaret duhet te jete nje mjet motivues per te perparuar, por jo politik i cili thjesht genjen popullin, nderkohe qe nuk kemi arritur kushtet me elementare: uljen e papunesise, rendin dhe voten e lire.

Hyrja ne Europen e Bashkuar vjen vetem kur ne ti kemi arritur te gjitha keto kushte, dhe kur te vije koha ti kemi bere keto gjera do te kete shume pak rendesi per vete qytetarin Shqiptar nese i perket keti bashkimi apo jo.  Sepse duke qene i lire fizikisht materialisht dhe shpirterisht, vete Europa do te jete ajo qe do na kerkoj te behemi pjese e saj, dhe nuk do na duhet me neve talypim.

Megjithate, kur te kuptojme ne gjera te tilla, Europa do jete aq larg sa vendi dhe bashkimi me i afert per ne do na duket Afrika.

14
Teologjia / Pa Fe nuk ka atdhe, e pa Atdhe nuk ka fe
« ne: 10-01-2005, 21:07:59 »
Une nuk e kuptoj dot. Si i thua ti fe asaj, ku femrat nuk lejohen qe te shkojne ne shkolla, nuk lejohen te kene karreiren e vet, nuk u lejohet argetimi shoqeror, dalja jashte, pjesmarrja ne sporte, pjesmarrja ne ambjente te hapura e keshtu me rralle.
Pse mallkushi mund ti ket 8 dashnore ose gra, nderkohe qe femres nuk i lejohet as te ndegjoje muzike.
Kam edhe me shume verejtje, por nuk me kujtohen tani per tani.

Feja e Shqiptarit eshte Shqiptaria dhe kete se luan as gjylja e topit.
Shqiptaret jane 10 % Ortodoks, 20% katolike. 70 % musliman. Dhe nga keto 70% musliman, jane vetem 10% muslimane te vertete qe i ushtrohen fese fjale per fjale.

Une nuk po shaj asnje fe, por thjesht keto jane disa veti qe i bien ne sy gjithkujt.

Arshiku
e kuptoj skepticizmin tend ndaj fese Islmae ne vecanti, por para se te besh gjykime te tilla ose te perfundosh ne konkluzione te tilla ne rradhe te pare duhet te hapesh horizontin dhe te kuptosh se ca eshte vete Feja.
Po te jap opinion tim mbi kete gje per fillim:
Per mua Fete jane Parti Politike Globale te cilat luftojne per force absolute dhe jo lufte shpirterore.  Shih historine se si kane arritur fete te perhapen, nepermjet kryqezatave, lufterave dhe gjakut.  Gjithashtu, shih se si Kisha e ka perdorur fene per te skllaveruar zezaket gjate kolonizmit Amerikan, dhe si perdoret feja muslimane sot per te luftuar zhvillimin perendimor.

Ndersa per pyetjet tua mbi te drejtat e femrave, martesave, qefit etj po te jap nje pergjigje te pergjithshme:
Ne fene muslimane c'do gje qe eshte e demshme per njeriun eshte haram (me fal qe nuk po e gjej fjalen e sakte ne Shqip).
Shembull: Per arsye se mbas lufte luftetaret filluan te pine raki dhe u dehen, dhe filluan te rrihen e vriten me njeri tjetrin, alkoli u ndalua.  Ose arsyeja qe hahet ne sofer kembekryq dhe jo ne tavoline eshte se kur je ulur asnjehere nuk ngrihesh nga tavolina i ngopur dhe len pak vend ne stomak bosh (gje qe doktorret sot moderrn ta rekomandojne gjithmone qe mos te ngrihesh nga tavolina i ngopur per arsyje shendeti).
Nese lexon Kuranin ose merr info mbi kete fe, do te shohesh qe te drejtat e femres jane te mbrojtura me shume sesa femra eshte e mbrojtur nga nje kushtetute moderrne.  Femra ne fene muslimane ka te drejten e pasurise, trashegimnise, te drejten e divorcit sikurse nje mashkull, e shume e shume te drejta te tjera qe do te te duhet ty te shkosh ti shohesh nese je interesuar.
Persa i perket marteses se mashkullit me 7 gra ka nje shpjegim tjeter.  Ne kete fe eshte gjynah* qe femra te jet e pamartuar (kuptohet qe jane shume arsye per kete qe mund te merren me mend sikurse dhe natyra delikate e femres).  Duke pasur parasysh qe ne bote ka me shume femra se sa meshkuj, atehere eshte lejuar qe mund te marresh me shume se nje grua.  Por kur ta marresh duhet te sigurosh qe do tu plotesosh nevojat te gjithave njelloj dhe si duhet: kushtet ekonomike, emocionale sikurse dhe fizike.
Per sa i perket se femrat ne boten muslimane perse nuk shkollohen e dalin te bejne qef etj etj ne kohet moderrne duhet te shohesh se si atje feja eshte kthyer ne nje parti politike e cila drejton shtetin dhe ben ligjin ne interes te disa individeve dhe jo shoqerise.

Per sa i perket fese muslimane dhe Shqiptarizmit, se kemi ngelur mbrapa per arsye te fese per mendimin tim eshte teze anti-Shqiptare.  Me kete fe apo tjeter ne gjithmone ne 2000 vjete e fundit te pushtuar kemi qene. Dmthn skemi pasur ndonje te mire.  Kur praktikohet sic duhet si fe, feja muslimane del qe eshte fe shume paqesore, pasi gjithmone ne Shqiperi te tre komunitetet fetare kane jetuar me mirekuptim e harmoni dhe pa konflikte.

15
Teologjia / Pa Fe nuk ka atdhe, e pa Atdhe nuk ka fe
« ne: 05-01-2005, 23:04:05 »

Si mund te jete feja e mire, kur njeriu fetar duhet ta ushtroj trupin e tije per te bere dicka qe ndoshta nuk ja don shpirti.
Kete une se kuptoj. Bota perendimore, ka ligje dhe rregulla ku po i zbatoj c'do njeri ne planet nuk do kishte kurre trazira, dhe c'rregullime.


Ketu pshmbll je shume gabim, sepse nese e ke fjalen per ekstremistat ose per fanatiket qe sakrifikojne veten e tyre ose trupin e tyre per nje rit fetar apo c'do gje tjeter, ata jane te pergatitur dhe kane gjetur lumturi shpirterore qe me pas e realizojne ne menyre fizike.  Eshte shume e veshtire qe te kuptosh se c'fare e motivon njeriun ne nje shkalle qe te arrish ta gjykosh.

Per mua feja eshte nje Parti politike e nje rangu shume me te larte se partite politike.  Ajo perdoret per interesa te nje shoqerie apo tjeter.  Megjithate, une mendoj se mungesa e identitetit fetar na ka lene ne Shqiptareve mbrapa.  Sepse kurr nuk kemi arritur ta kthejme ne praktike Feja e Shqiptarit eshte Shqiptaria, dhe gjithmone i kemi nenvleftesuar fete dogmatike.  Si pasoje jemi te percare dhe nuk kroijojme dot nje shtet te forte.


----------------------------------------------------------
"Muslimanet kane ngelur mbrapa se nuk kane bere asgje qe thuhet ne Kuran, Katoliket kane hecur para sepse nuk kane bere asgje qe thuhet ne Bibel."

16
Habia Filozofike / : PSE JETOJME ???
« ne: 10-12-2004, 20:19:24 »
Ate minute qe lindim, bejme kontrate me vdekjen.

Kjo eshte nje shprehje qe e kam degjuar nga nje mik.  

Per mua jeta eshte lufte ndaj vdekjes.  Mundohemi qe me c'do kusht- megjithese c'do kush eshte i sigurte se do vdese- qe ta vonojme vdekjen sa me shume te jete e mundur.  Perse harxhojme kohe dhe pare ne shkenca qe na zgjasin jete?

Ndersa si e jetojme jeten varet nga ambienti ku jemi, c'fare hobive i jepemi, dhe c'fare dhuntish kemi.

17
Nje sqarim te vogel per Arbrin mbi emertimin e kishes ortodokse ne Shqiperi.  Ketu ne Amerike, te gjitha Kishat Ortodokse te Shqiptareve jane te emertuara "The Albanian Orthodox Church of  so and so." Domethene " Kisha Ortodokse Shqiptare Filan Fisteku"
Atehere kur mund ti veme nacionalitet kishes ne Amerike, pse kjo qenka e ndaluar per Shqiptaret ne Shqiperi??? Mua me duket si propagande greke.  Mos harro se kisha ortodokse Greke ne bashkepunim me perandorine osmane kane qene faktoret numer nje qe kane ndaluar shkrimin e gjuhes Shqipe.

Per sa i perket rrespektimit te fese ortodokse ne Shqiperi, kush thote qe ka probleme fetare eshte anti-shqiptar.  ne rradhe te pare ne si popull jemi me afer me natyren se fete moderne; qofshin katolicizmi, myslimanizmi apo ortodoksizmi.  Kjo na ka bere qe te jemi shume tolerant ndaj feve dhe i kemi adaptuar shume kollaj cilado fe qe na eshte servirur.  Futi ketu edhe 50 vjet ateizem dhe te pakten dy breza qe njera e kane urrejtur Fene e tjetra nuk kane dijeni minimale, i minimizon efektet negative fetare ne shoqeri.  Gjithashtu, Shqiptaret as ne jug e as ne veri nuk e kane pasur shume problem martesat midis feve, dalim ne konkluzionin qe ne Shqiperi nuk ekziston problem fetar.

Tani persa i perket rrolit te kishe ortodkse GREKE ne Shqiperi nuk mund te them qe ka efekt pozitiv; pervecse rrol percares.  Ne vitin 1997 kur Paskal Milo u be minister i Jashtem i Shqiperise, Kisha ortodokse Greke ne Stanboll i dergoi nje leter konsullates Shqiptare ku i uronin sukses ne detyren e re PASKAL MILOS (E ADOPTUAR NE GJUHEN GREKE).  Konsullata Shqiptare u ktheu pergjigje se kane bere gabim ne drejt shkrimin e emrit te ministrit, nderkohe qe ata u pergjigjen dhe thane ai eshte i pagezuar nga ne dhe eshte grek, dhe ai keshtu e ka emrin!! A thua c'deshi Kisha Greke te thonte me kete Arber???

Persa i perket atakeve personale, asnjeri nuk te ka sulmuar ty personalisht Arber, por ja ke filluar i pari.  Ndersa figuren e Janullatos nuk e kemi sulmuar ne por e ka njollosur vet.  Keta Amerikane thone nese ecen si rose, nese ben si rose, dhe nese e ka shijen e roses, per mua eshte rose.  Domethene per mua Janullatos eshte Anti-Shqiptar pasi i ka treguar me vepra dhe qendrimet e tija.

Nje gje e mire po ndodh me brezin e ri shqiptar, pasi po arrijme te ndergjegjesohemi se kush jemi si komb, dhe mos ti nenshtrohemi c'do lloj Janullatosi qe mundohet ta Greqizoje ose Sllaveroje Shqiperine.

RROFTE SHQIPERIA
ZOTI I BEKOFTE TE GJITHE BESIMTARET SHQIPTAR

18
mos e merr si attack personal arber, por kur flet per historine shqiptare dhe turke dhe keqtrajtimin e ortodokseve ne shqiperi behet me te vertet qesharake.  Behesh qesharak, pasi Greket te cilet ishin te gjithe ortodoks arriten te mbijetojne, kur ortodokset e shqiperise benin lufte per mbijetese.  E leme edhe kete fakt, por eshte fakti tjeter qe kisha ortodokse me Turqine jane munduar me c'do lloj kushti ta ndalojne shkrimi, dhe lexmin ne gjuhen shqipe.  Nje fakt qe ti nuk mund ta hedhish poshte.  Atehere si qenkan persekutuar ortodokset Shqiptar me shume sesa popullsia tjeter.
Ndersa kur flet per patriotet ortodoks Shqiptar duhet te lash gojen dhe duart para se ti perdoresh ne kete menyre ne forum.  Sepse ne rradhe te pare ne e thame me siper dhe lexoji mire mesazhet, se kane qene patriote dhe kane kontribuar shume ne ceshtjen shqiptare.  Por mos harro, se keta patriote luften me te madhe e kane bere me vete kishen ortodokse e cila nuk e lejonte perdorimin e gjuhes shqipe ne kishe.  A mos valle e kane privatizuar ZOTIN vetem ne gjuhen Greket? (nuk jam dakort me asnje instuticion fetar qe nuk predikohet ne gjuhen vendase)
Te thuash se Janullatos eshte nje figure pozitive ne Shqiperi eshte te thuash rrofte enveri.  
Pra nese e ke per propagande, per ate paguhesh dhe pse nuk kam qef qe te degjoj dogmat tua te pakten them se je i punesuar.  Por nese me te vertet ti i beson keto gjera me vjen keq ne rradhe te pare per emrin ARBER qe ti mban, dhe pastaj ....

19
Bota Sot / : BUSH vs. KERRY vs. NADER
« ne: 08-11-2004, 21:14:03 »
Fitorja e Bushit eshte fitore per Amerikanet.  Une personalisht, pavarsisht qe nuk mund te votoj, do kisha votuar vetem per Bushin qofte dhe vetem per nje arsye; Kerri beri deklarata para shume muajsh qe vendet e huaja nuk e duan Bushin, por me duan mua.  Atehere une po zgjedh nje president qe eshte per europen e co, apo per Ameriken ne te cilen jetoj.  Se dyti, Kerri eshte nje politikan qe fluturonte nga ta marre era dhe asnjehere ne baze te bindjeve te tija.  Vetem te keni parasysh qe Kerri ka thene qe e mban shume mire mend ndeshjen ne World Series ne vitin 1986 dhe se ka qene ne stadium kur topi i kaloi nen kembe lojtarit ne 1st base dhe humben kampionatin si pasoje, nderkohe qe ja kane verifikuar qe ate nate ai ka qene prezent ne nje mbremje ne nje shtet shume larg nga ndeshja.  Atehere nje lider qe genjen per nje ndeshje bejzbolli, per c'fare gjeje mund ti besosh.
Kerri gjithashtu nderkohe qe u dergonte leter Shqiptareve se sa gjera te mira do te bente per komunitetin tone qe punon dhe me vlera, brenda jave i dergonte institutit helenik leter ku i thonte qe ne momentin qe te behem president do tja nderroj emrin Maqedonise, do ti bej presion shqiperise qe te njohi faktin se 10% e popullsise jane greke, dhe do i bej presion edhe Turqise per ishujt qe shihen nga bregdeti turk, por jane me qindra milje larg Greqise.  (http://www.hellenicnews.com/readnews.html?newsid=2079&lang=US).
Sikurse nuk duhet te harrojme qe Kerri nuk pasqyron as vlera te larta familjare.  I ndare me gruan e pare fill mbas vdekjes se burrit te Terezes(Shok i tije nga Senati).  Vajza e tij Aleksandra ne nje nga mbremjet e hollivudit ka dale me nje fustan te tejdukshem.  Nderkohe qe mund ta pelqesh bukurine femerore per momentin, nuk me duket e arsyeshme dhe e pranueshme qe "vajza e pare" te dale ne ate menyre.  Pasi atehere krijohet ideja qe nje gje e tille eshte e pranueshme dhe per vajzat 12 vjecare qe mund ta idolizojne kete femer etj etj etj.

Ndersa per ne Shqiptaet, edhe nje here e pozicionojme vetveten ne krah te humbesit dhe ne dem tonin.  Ne vend qe te rrime rehat e mos te merrreme me presidenta i vume te gjitha vezet me Kerrin dhe tani na jane thyer te tera.  Sic thone keta Amerikanet nese nuk eshte e prishur mos e rregullo.  Suksesin me te madh, sidomos me Kosoven, ne e gjetem duke punuar me senator e kongresmen; sapo e morem pak veten kujtuam se tani mund ta hedhim kalin dhe te ecim vet.......

Shpresoj qe kater vitet e ardhshme do te jene progres per Shqieprine dhe trojet Shqiptare ne rradhe te pare, e me pas edhe per Ameriken.

20
Perse valle ne Shqiptaret, kurdo qe te bie fjala per te diskutuar fatin tone kombetar ne relata me fqinjet tane ose te huajt, me vrap do dalim dhe do te marrim fajin mbi veten tone. 
 Vjen kjo si pasoje e indiferences qe ndjejme ndaj te huajve, ngaqe jemi shume bujar dhe zemergjere aq sa marrim persiper edhe faje qe sna takojne, apo se te tjeret na fusin "krimbin" aq shume ne vetevete saqe fillojme dhe urrejme vetveten?
Doni shembuj; po ja, sa here qe bie muhabeti se si trajtohen Shqiptaret ne Greqi ose Europe menjehere do hidhet dikush ne tavoline dhe te bertasi qe "JO, SHQIPTARET ASHTU SILLEN VETE, SILLEN KEQ, DHE PASTAJ EDHET TE HUAJT SILLEN KEQ ME NE."  Ndersa une do te thoje te kunderten. 
Te huajt sillen me Shqiptaret sikur jane kafshe, dhe me pas Shqiptaret jua kthejne mbrapa sic sillen me ta. 
 Pse Shqiptaret ne Amerike te gjithe punojne dhe nuk bejen probleme?  Sepse ketu nuk na ngacmon kush.

Tani duke u kthyer tek tema e Ortodoksizmit Shqiptar. 
Me te vertete qe Kisha Ortodokse SHqiptare eshte e skllaveruar nga Greqia. 
 Kisha Ortodokse Greke mbas '90 e mori peng, dhe jo vetem kaq, por e perdor kishen per te sabotuar kombin Shqiptar dhe ta Greqizoje ate. 
 Ku jane faktet?
Po ja. OMONIA eshte formuar nga kisha Greke. 
Kur gjate viteve '90 u futen ne burg agjentet greke ne Shqiperi, Kisha doli duke bertitur per te drejta. 
Por mesa kemi dijeni, edhe ketu ne amerike fusin agjente ruse ortodokse, ose budista kinez qe jane agjente qe luftojne kunder interesave te ketij vendi, dhe nuk i degjojme institucionet fetare duke u qare. 
Gjithashtu, kisha Ortodokse Shqiptare ka kerkuar qe meshet te mbahen ne gjuhen SHqipe, por ajo greke nuk e lejon.
Dhe perse valle Janullatos u merzit aq shume kur ju dha ekstradimi nga Shqiperia, se mos valle e don Shqiperine shume? 
 Apo nga fuqia per te manipuluar besimtaret Shqiptare qe ta qujne veten Greke?

Se fundi, per te mos harruar duhet thene qe nder patriotet me te medhenj Shqiptare jane Ortodokset.  Ketu nuk duhet te ngaterrojme Fatos Nanon pasi ai eshte tradhetari me i madh i kombit tone qe nga fillimi i njerezimit; por njerez si Noli, qe ndihmuan ne themelimin e Shtetit Shqiptar. 
 DHE NESE FLET ME NDONJE PATRIOT TE TILLE DO TE TE THONE VETE ATA QE ARMIKU I SHQIPTARISE ESHTE VETE KISHA ORTODOKSE GREKE ME JANULLATOSIN NE KRYE.

Ne perfundim atehere duke e degjuar vete nga goje e ortodoksve Shqiptar qe Janullatos eshte armik dhe jo mik, do e kemi shume kollaj qe te themi qe kisha jone kane rene ne skllaverine e ketij te fundit. 
 Nderkohe qe 20% e popullsise Shqiptare jane ortdokse, Greket pretendojen qe 10% jane grek. 
A do e kishte pranuar nje ortodoks Shqiptar qe gjysa e ortodokseve ne Shqiperi jane Greke?? 
 Pra fajin une ja hedh Grekeve dhe jo Shqiptareve. 
Greket, nje komb i lasht, por qe e kane ndertuar historine e tyre ne mitologjine hulumtuese, vazhdojne luften per tja pitkuruar botes syte me "kalin tragjik te trojes," dhe ne te rinjve na bie detyra qe te punojme vetem te shembim kalin tragjik pa u futur mire ne oborrin tone te shenjte.

21
dallandyshe
me fal, por ketu je nxituar pak qe qenke ligeshtia e meshkujve shqiptar
nuk i di me statistika te plote, po kot te te pyes sa kongresmene dhe senatore femra ka shteti i NJ, ose i gjithe kongresi dhe senati amerikan.  Kur ka qene hera e fundit qe amerika ka pasur nje femer presidente, apo sa femra i ke ne kabinetin amerikan.
Keshtu qe reagimet ndaj kokedhimes vine nga fakti se ajo eshte bashkeshortja e nje nga biznesmeneve me te medhenj shqiptar qe ka qene shume i afert me qeverine Nano, me duket deri sa u prishen me njeri tjetrin; dhe tani mban nje krah tjeter qe mendon te fitoje.
Patjetr qe nuk ka asgje te keqe qe biznesmenet femra apo meshkuj te futen ne politike, por mos harro se biznesment ne shqiperi jane pasuruar shumicen e rasteve ne menyra ilegale, c'ka do te thote hyrja e tyre ne politike mund te perkthehet privatizimi i Shqiperise per disa individe.  Mendoj se ky ka qen edhe reagimi i te gjithe forumisave te tjere, dhe jo fakti se ajo eshte femer.

22
Duke pas jetuar ne turqi dhe tani ne Amerike mund te them se Politikanet Turq per sa i perket arenes nderkombetare mund te jene nder me te suksesshmit; pamvarsisht se kjo nuk transmetohet ne politiken e brendeshme.  Turqit kan aq nevoje sac ka dhe Europa per te.  Turqia e ka filluar demokratizimin e saj me Shqiptarin Mustafa Kemal Ataturk, e ka vazhduar Shqiptari tjeter Inonu, dhe mese fundi nder reformatoret me te medhenj te shekullit te kaluar ishte Turgut Ozali (per tani nuk e di se sa te suksshem kane qene partia e Rafahut).
Turqia ka nevoje te futet ne Europen e Bashkuar ne rradhe te pare per tu larguar nga bota myslimane qe e rrethon dhe te konsiderohen nje shtet modern me kuptimin e plote te fjales.  Se dyti ana ekonomike.  Pamvarsisht se Turqia ka qytete si Stanbolli dhe Ankaraja, qytete moderne dhe me histori, pjesa anadollake eshte shume e prapambetur.  Jo vetem kjo, por projekti i Anadollit verior qe me ane te nje kanali vadites nga deti i zi ne mesdhe hap siperfaqe te hatashme bujqesore; gje qe perkthehet ne zarzavate me cmime jashtezakonisht te ulta.  Keshtu qe kerkojen dhe tregun ku ti shesin.  Nga ana tjeter, Europa ndonese ka nevoje per turqine dhe produktet e tyre te lira jane ata qe e mbajne celesin ne dore, por nuk e harrojne se Turqia eshte nje aleate e forte e Amerikes dhe jo e Europes.

23
Bota Sot / : BUSH vs. KERRY vs. NADER
« ne: 19-10-2004, 20:40:05 »
i kam pare me vemendje votat e "kolegjit elektoral" dhe Bushi fiton, megjithate eshte shume zor qe te thuhet qe tani
mund te ndodh perseri ajo qe ndodhi rradhen e kaluar ku demokratet fituan 500 mije vota me shume, por Bushi me shume shtete.  Po te shihni harten e Amerikes, vetem Kalifornia, NY, NJ dhe dy shtete te tjera jane te demokrateve, por keto kane shume vota te kolegjit, ndersa pjesa tjeter jane te Bushit

---------------
may the best man win
of course BUSH

24
Futja e grave ne politike eshte gje fantastike
po me duket me shume kjo po futet per bizneset sesa per "POPULLIN DHE AMBJENTIN"
ishalla ben ndonje gje, po mesa di i shoqi eshte prishur me Nanon dhe per mos me ngel pa gje po futet ne politike

25
Bota Sot / : BUSH vs. KERRY vs. NADER
« ne: 24-09-2004, 20:25:38 »
Ju kerkoj ndjese qe po largohem pak nga tema, por desha te bej dhe nje sqarim me rrolin e Klintonit ne c'eshtjen Kosovare.  Rroli i tij eshte historik per c'do Shqiptar dhe per c'do brez qe vjen; nderkohe qe ne si Shqiptare nuk duhet te harrojme rrolin kryesor qe ka luajtur Senator Bob Dole.  Ai ka qene reprezantues i lobbit Shqiptar, dhe ka qene suksesi i tij qe te behej kandidat per President ne 1996 qe e ka shtyre me siper ne agjend c'eshtjen e Kosoves.  Ne nje instance Klintoni u ka thene Shqiptareve se "keni bere gabim qe keni shpalosur fotografine time ne Prishtine, dhe nuk keni vene anash edhe ate te Bob Dole (politikane Amerikan qe e rrespektojne njeri tjetrin!!!)."
Ndersa persa i perket agjendes qe ka ndjekur Bushi ne rraport me linjen politike te Klintonit jane dhe sjane te peraferta.  Klintoni ka qene liberal dhe demokrat, por ka qene ai qe e shkriu welfare(sistemin social) ne Amerike, nje c'eshtje per te cilen republikanet kane folur me dekada.  Klintoni i ka ulur shpenzimet ose me mire e ka zvogeluar shtetin (nje linje politike republikane) nderkohe qe Bushi e ka rritur.
Megjithate, eshte shume e veshtire qe te gjykosh nje President ne kater vjet.
Bushi ka luajtur rrolin e agresorit gjate mandatit te tij te pare, dhe duhet te mbaroj ate qe ka filluar, perndryshe Amerika dhe bota do te ngelet ne nje udhekryq me Kerrin e pavendosur qe eshte gati te kenaqi c'do deshire te francezeve, ruseve, kinezeve, apo edhe grekeve qe te thone qe ne shqiperi 10% e popullsise jane Greke, Qiproja ne menyre kategorike tu jepet atyre, dhe pa harruar tja nderrojme emrin edhe Maqedonise se nuk na pelqen neve (kjo bazohet tek letra qe i ka derguar Kerri lobit Grek ne baze te kerkessave te tyre) vetem per tu bere president.
Megjithate, ne si Shqiptar vetem humbasim me fushatat elektorale presidenciale.  Ne rradhe te pare reklamohemi sikur te gjithe jemi demokrat, nderkohe qe demokratet, pa perjashtim, fondet me te medha i marrin nga lobbi grek; keshtu qe $1Milion qe japim ne mbyten me dhjetra here nga greket dhe nje pike uje ne det- nga ana tjeter mbesim te lagur pa peshqir ne bregun e republikaneve pasi thone ju i keni punet me demokratet!!!!
Persa i perket si duhet te votosh si Amerikan duhet te kuptohet nje gje; lufta e naftes eshte ajo qe mban mireqenien Amerikane.  Keshtu qe shteti Amerikan eshte i ndergjegjshem per deshmoret qe bien ne lufte, pasi mbrojne interesat kombetare.  Dhe nje nder mesazhet kryesore gjate fushatave elektorale eshte "do te bej c'do gje qe eshte ne interes te Amerikes."  Atehere pse duhet ti lihet nafta e Irakut ne dore Rusit dhe Francezit duke qene ne dore te Amerikes.
Sidoqofte, nderkohe qe personalisht po te kisha te drejten e votes ne Amerike do votoja per Bushin (jo se besoj qorrazi mbas tij, pasi ka shume te mbetura dhe si republikan ka rreputacion qe i mbarojne gjerat, por ne realitet eshte e kunderta-sikur iraku i '90s), por rrespektoj dhe kuptoj se pse shume Shqiptare edhe Amerikan do votojne per Kerrin.  Vetem mos te harrohet se ne Amerike duhet te votosh per nje kandidat se beson tek ai, dhe jo thjesht s'me pelqen Bushi per inat do votoj per Kerrin; se edhe ky i fundit njihet si nje lider qe nuk besohet.

Faqe: [1] 2