Profile of I.Azizi

×

Permbledhja

I.Azizi Zërist

Stats for I.Azizi
Posts:   36 (0.009 per day)
Vendndodhja:   Gjilan
Data e regjistrimit:   15-02-2010, 14:16:53
Last Active:   21-03-2013, 23:29:10
Gjinia:   Mashkull
Age:  
Offline Offline

Messages - I.Azizi

1
Ismet Azizi
 
Alpet Shqipatare janë sistem malor i veçantë në Siujdhesën Ballkanike që shtrihen në trekëndëshin ndërmjet Dinariteve në Veriperëndim, Sistemit të Malit Sharr në Juglindje dhe Rodopeve në Lindje dheVerilindje.
 Alpet Shqiptare  përfshijnë rreth 3500 km2  të shtrira ndërmjet liqenit të Shkodrës, Rrafshit të Dukagjinit, luginës së Zetës, luginës së Plavës dhe Gucisë.
 Sistemi malor i Alpeve Shqiptare  përbëhet prej 24 grupeve malore dhe prej 152 majave më të larta se 2000 m, ndërsa numri mëimadhityre me pjesët më madhështore me numrin më të madh të grykave, kanjoneve, luginave me mbi 1000 km2 shtrihen në territorin e Republikës së Kosovës.
Masivi malor i Alpeve Shqiptare  është i njohur  si “Bjeshkë të Nemuna“, “Bjeshkë të Rugovës”, “Alpet Shqiptare” etj., por nga disa njerëz të vendit tonë qoftë nga shkenca qoftë nga politika apo edhe të zakonshëm viteve të fundit po kontestohet emërtimi “Bjeshkët e Nemuna” , sepse kështu për qëllime të caktuara “Prokletije” i ka emërtuar Jovan Cvijiqi një gjeograf i njohur serb, por dhe një nacionalist dhe antishqiptar i madh (Jovan Cvijiqi ishte në përbërje të komisionit për caktimin e kufijve të Shqipërisë më 1913). “Bjeshkët e Nemuna” është emërtim popullor dhe në literaturë është përdorur për herë të parë nga shkencëtarët francez, austriak, gjerman, anglez etj. Emërtimi “Alpet Shqiptare” është më i akceptueshëm, sepse ato vërtet janë sistem malor madhështor në të gjitha aspektet si në atë gjeomorfologjik, hidrologjik, floristik, faunistik, vegjetativ, peisazhorë etj.
Kosova nuk ka det brenda kufijve të vet, por ajo i ka Alpet Shqiptare me mjaft resurse cilësore turistike. Ato ofrojnë mundësinë e turizmit dimëror dhe malor, atij rekreativo-sportiv, turizmit kulturor të bazuar në trashëgiminë tonë të bollshme historiko-kulturore.
 
Rugova është një trevë malore brenda vargmaleve të Alpeve, që përputhet me pellgun e Lumbardhit të Pejës dhe shtrihet mes maleve Hajla, Shtedim, Lumbardh dhe Kopranik. Treva e Rugovës ka një pamje të amfiteatrit të zgjatur i rrethuaer me male të larta, me anët e malit dhe fundin që prekë në rrafshin aluvial të Lumbardhit  të Pejës, i cili herë herë ngushtohet në formë të kanjonit, sidomos në dalje të lumit në fushë.
Ana e majtë e pellgut është më e gjerë, ka ekpozicion jugor, është më e ulët dhe në te gjendet fshatrat e Rugovës, kurse ana e djathtë është më e ngushtë, më e pjerrët, me ekzpozicion verior.
Në pjesët e sipërme gjenden format erosive akullnajore-cirqe , govata, liqene malore dhe më poshtë  hasen materiale morenash. Në Rugovë mbizotrojnë formacionet gëlqerore të mezozoikut, me forma karstike sipërfaqësore  dhe nëntokësore (shpella).
 
Klima në këtë trevë është malore, me dimra të ftohët e me të reshuar bore, vera të freskëta me reshje mbi 1100 mm gjat vitit e ato ditore 8 e 10 mm. (Kuqishta). Vlera mesatare mujore e muajit më të ftohët të janarit është -2 C, ndërsa ajo e muajit më të nxehtë të korrikut 18,1 C , e temperatura  mestare vjetore nuk kalon 8 C. Dukuria e të reshurave të mëdha është manifestuar në rrjedhje të shumta  ujore, edhe pse në këtë hapsirë mbizotrojnë formacionet gëlqerore, që e bëjnë shtresë të përshkueshme të tokës.
Proceset e përmendura janë shprehur edhe me në formimin e tipeve të posaqëshme të tokave. Intenziteti i reshjeve në mënyrë proporcionale ka varfruar tokat në saje të pjerrësisë ë relievit dhe të lartësisë mbidetare, duke shndërruar në tokat “skeletore”për shkak të erozionit. Treva e Rugovës është e përfaqsuar me toka të mesme dhe pak produktive.
Përshkak të gjitha kushteve ekologjike, në strkturën e sipërfaqeve bujqësore mbizotron peisazhi i pyjeve. Nëpjesën lindore të Rugovës ahu është përfaqsues kryesor, ndërsa në pjesën perëndimore dhe jugore dominjnë halorët.
Në elementin e pejsazhit kullotat bëjnë formacionin e dytë bimor të Rugovës. Pjesmarrja e arave është shumë e vogël prej 1-3 % të sipërfaqeve të përgjithshme të tokave.
Rugova përfshinë një sipërfaqe rreth 200 km2, në të cilën janë 13 vendbanime dikurë me rreth 2500 banorë.
Dikurë ishte dukshëm më e banuar, mirëpo nga vitet e 60-ta popullësia e kësaj treve fillon të emigrojë dhe vendoset në Pejë apo në fshtrat rreth e Pejës, jo larg qytetit. Popullsia rugovase cilësohet si popullsi malsore, të cilët më parë janë marrë me blegtori dhe pylltari. Tash këto fshatra pothuajse janë zbrazur nga popullsia, dhe vetëm verës mund të vijnë pak më shum banorë.  Në kohët e fundit ka tentim kthimi, për ata të cilët dëshirojnë të merren me turizëm,i cili duhet të zhvillohet më shumë, pasi të ndërtohen rrugët dhe infrastruktura e nevojshme.
Alpet Shqiptare dhe Rugova si regjion më verior në të ardhmëren mund të jetë  qendër e skitarisë Kosovare dhe ballkanike duke marrë në konsideratë shtigjet e gjata 3-5km të përshatura nga natyra me dëborë stabile që arrijn lartësin deri në 2m. Është e rëndësishme që dëbora nuk rrëshqet, pra orteqet në shtigjet e skijimit nuk janë të pranishme dhe mbulesa e dëborës është e gjatë nga  muaji dhjetori deri në prill. Alpet Shqiptare në Kosovë  ndahen në tri regjione si qendra potenciale për zhvillimin e turizmit në tërësi e sidomos atij dimëror.
•             Regjioni Bjeshka e Belegut në kuoten 2200-2300 m lartësi mbidetare si qendër me mundësi për zhvillimin e skitarisë.
•             Regjioni Bjeshka e Lumbardhit, Milishevës dhe livadhet e Tiganëve.
•             Regjioni Bjeshka e Rusolisë, Shtedimi, Hajla dhe Gropa e Madhe
•             Si masiv i veçantë i studiuar është Kopraniku, me majën  më të lartë  e quajtur Çferle. E veçanta e kësaj qendre është se ajo lidhet drejtpërsëdrejti me qytetin e Pejës në anën jugperendimore ku vizitorët kanë mundësi që mbrenda ditës të shijojn ambientin e pastërt dhe bukuritë e rralla dhe në mbrëmje të kthehen në qytet.
Rugova me potencialin e saj natyror me bukuritë e shumta dhe pasuritë e saja, me burime të shumta ujore, liqenj në lartësi të ndryshme, shpella të shumta, peisazhe piktoreske të vargmaleve të lidhura në mes veti me maje të larta,me florë dhe faunë të pasur të shtrirë në tërë trevën ofron mundësi të mëdha për kryrjen e aktivitetit të shetitjes-marshimit në natyrë . Shtigjet për kryrjen e një aktiviteti të tillë janë të shumta dhe janë të punuara në mënyrë të veçant  të cilat kalojnë  përgjat bukurive të shumta natyrore, ku gjatë shëtitjes mund të mahniten me bukuritë  mahnitëse që ofron mjedisi si: liqenjt, peisazhe bjeshke, florë e faunë  etj.
 
Disa nga shtigjet e punuara për këtë lloj aktiviteti janë:
 
Drelaj-Liqeni i Vogël-Liqeni i Madh– Kuqishtë
 
Rekë e Allagës-Stanishtë e epërme
 
Drelaj-Dugaiv
 
Drelaj-Leqinat-Lugu i Shkodrës
 
Si dhe shumica  shtigje tjera. Ekzistojnë shtigje të ndryshme të cilat mund të bëhet  ecje një ditore deri në një javore
Poashtu shtigjet janë të punuara në mënyre që t’i përshtaten të gjitha grupmoshave, prej ecjeve më të lehta gjerë ato më ekstreme, ku ecja mund të kombinohet me pushtim te majeve, ngjitjen në shkembinjë.
 

 Peja shtrihet në skajin veri-prendimorë të luginës së plleshme të Dukagjinit,para grykës piktoreske, nën shpatët e Alpeve Shqiptare. Peja shtrihet në luginën e Lumbardhit rrethuar me Alpet Shqiptare.
Qyteti i Pejës është i vendosur në teracën neogjene aluviale në lartësi mbidetare 505-520m. Ky qytet ngritet në fushën e rrafshit të Dukagjinit dhe rrenzë bjeshkve të larta. Peja në pikpamje gjeomerfologjike përbën një tërsi ekonomike dhe në vete ruan e kultivon traditë të një historie të lashtë. Peja lidhet me çarkullimin rrugor me Prishtinën, Mitrovicën, Gjakovën, Rozhajën e Plavën.
Qyteti është i rrethuar me Bjeshkët, që janë pjesë e masivit dinamik që përfshinë tërë Ballkanin prëndimorë .Këto bjeshkë formojnë një kurorë majesh të larta siç janë:maja e Kopranikut (2460m), Mali Zhleb (2352 m), Hajla (2460 m) Mokra (1932m), malet e Lumbardhit gjegjësisht Guri i Verdhë (2522m), maja e Viellakut (2012m), Peklena, maja e Hasanit etj.
Me rrjedhë të shpejtë grykës shkëmbore të Rugovës, lumi Lumbardhi i Pejës fillon të gjarpron përgjat fushës së Pejës, duke kaluar në mes të qytetit dhe duke e ndar në dy pjesë. Lumbardhi i cili gjatë rrjedhjës formon fusha pjellore, derdhet në lumin Drini i Bardhë që buron nga bjeshkët e Zhlepit në fshatin Radac.Lumbardhi ka një sasi uji prej 300 m3  në sekond. Malet e Pejës janë të pasura edhe me liqenjë si: Liqeni i Niçinatit dhe Liqeni i Ridit.
Vetitë klimatike të Dukagjinit, pra edhe të Pejës, karakterizohen me klimë të mesme kontinentale të modifikuara, me komponente të klimës mesdhetare.
Peja si vendbanim përmendet qysh në vitin 1202. Që në shekullin e XIII Peja bëhet qendër e arqipekvisë serbe e me shpalljen e patrikanës, qendër e patriarhut. Në shekullin e XV përmendet si qendër e rëmdësishme tregëtre,e ciala afrizmin e vet e pasur të lidhur me  Dubrovnikun. Këtë funksion të tregëtisë e ka ruajtur edhe gjat periudhës osmane.
Prej arkitekturës së qytetit, e cila i takon periudhës turke, në Pejë janë ruajtut disa shtëpi të feudalëve, siq është ajo e Tahirbegut, për të cilën konsiderohet se paraqet një stil më të pasur të arkitekturës turke. Përveç kësaj mjaft mirë janë ruajtur edhe kulla e Jasharpashës, e Sheremetit etj.
Ndryshimet në fizionominë e qytetit janë të shumta dhe në të gërshetohet e vjetra më të renë. Fizionomia e re në qendër të Pejës i jep pamje bashkëhore qytetit,me rrugë të gjera, e godina të larta e të reja.
Peja shquhet me një natyrë tërheqëse si rrallë kund tjetër. Mes pjesës më të ulët të fushës dhe pikave më të larta të maleve në afërsi të Pejës i ndanë distance vertikale prej më se 2 000 m.Një ambient tëheqës e bënë edhe më atraktiv edhe Gryka pitoreske e Rugovës me shum ujvara dhe shpella në të, me terrene të përshtatshme për pushim dhe rekreacion, me ato për skijim gjat dimrit, me burimin e Drinit të Bardhë dhe me shpellën e Radacit në afërsi, me burime termale të Llixhës së Pejës. Me shumë elemente arkitektonike Peja ështa afirmuar në qendër të rëndësishme për zhvillimin e turizmit.
Peja në vitin 1953 ka pasur 21.058 banorë, në vitin 1981 shënon 54 505 banorë,  ndërsa sipas regjistrimit të vitit 2011 Peja ka vetëm 48962 banorë  .

 
Deçani është vendosur përgjat rrugës kryesore Pejë-Gjakovë- Prizren, dhe ka pozitë të mirë gjeografike. Nëpërmjet hekurudhës në Pejë lidhet me arterien kryesore ballkanike. Rruga automobilistike nëpër Pejë, Zhleb dhe Rozhajë bënë lidhjen më të shkurtër me Detin Adriatik, ndërsa nëpërmjet Gjakovës dhe Prizrenit lidhet me pjesët jugore të Kosovës dhe me rrugën e kombit me Shqiprinë.
Deçani është afirmuar si qendër turistiko-rekreative. Fenomenet natyrore dhe ato të rralla antropogjene të këtij mjedisi parqesin motivet komplementare turistike të Rrafshit të Dukagjinit. Është me interes dhe atraktive lugina fluvialo-glaciale e Lumbardhit të Deçanit, e cila prej burimit deri në vendderdhje në Drinin e Bardhë, megjatësi 40 km, ka një pjerrtësi vertikale rreth 2 000 m. E tërë hapësira rreth Deçnit, gjegjësisht në malet që e rrethojnë, janë me liqene akullnajore dhe me lugina të lumenjëve, të cilat kanë formë të grykës dhe janë shum tërheqëse për vizitorë. Pyjet e llojllojshme, kullotat e shumta, fauna e pasur, ajri ifreskët dhe i pastër malor i Alpeve Shqiptare, kanë mundësuar që Deçani të afirmohet si qendër rekreativo-turistike. Valorizimi turistiki Deçanit ka fituar renomenë e vet me ndërtimin e pushimorës rrëzë malit të rrethuar me pyje të pishave dhe të gështenjës. Në afërsi të pushimores gjendet gryka e Lumbardhit të Deçanit. Në të dalë të Lumbardhit prej grykës së vet është ndërtuar Mnastiri i Deçanit. Kisha dhe Manastiri nuk është I njohur vetëm për arkitekturën, lartësinë, dekorimin plastik të stilit romak në gurë me portalet rreth dritareve, por edhe pse është vendosur në një vend pitoresk.
Në afërsi të Manastirit, në lokalitetin Lloqan, është ruajtur një shtëpi e vjetër e drurit , e cila konsiderohet se është ndërtuar  200-300 vjet më herët se Manastiri i Deçanit. Atraktiviteti turistik, vendndodhja përgjat rrugës së rëndësishme, trendet e zhvillimit ekonomik të Deçanit kan ndikuar që me rastin e reorganizimit administrative në vitin 1960 të bëhet qendër komunale.Deri vonë Deçani ka patur fizionominë e fshatit, ndërtesa të ulëta të tipit të grumbulluar dhe kulla e Dukagjinit i japin disa elemente të arkitekturës rurale.
Ndërtimi intenziv i objekteve hoteliere, qendrës shkollore, godinave të tjera për funksionimin e administratës dhe të ndërtesve për banim, kanë ndryshuar pamjen e Deçanit. Përgjat rrugës kryesore Pejë-Gjakovë-Prizren, është ndërtuar pjesa e re e Deçanit.
Deçani për këto vite të ekzistimit jo vetëm që ka ndrysahuar pamjen por edhe numri i popullsisë është gjithnjë e më i madh. Deçani në vitin 1953  kapatur  1.339 bvanor, në vitin 1981, 3283 banorë,   ndërsa sipas regjistrimit të popullsisë së vitit 2011 ky vendbanim ka  3803 banorë .
Fizionomia  e elementeve tërheqëse të rajonit turistik të Rugovës me qendrat urbane Pejën dhe Deçanin   ofrojnë mundësi për zhvillimin e këtyre llojeve të turizmit:
Turizmit veror, Turizmit dimror-sportiv, Turizmit kulturor, Gjuetisë dhe Peshkimit, Turizmit Rural, Turizmit shëndetsor, shëndetsor-kurativ, Turizmit alpinist, Spelologjizmit, Turizmit transit, Turizmit ndërkufitar etj
            Alpet Shqiptare të Kosovës janë të pa ndotura dhe ekologjike, andaj   është jane te pasura me bimë mjekësore. Popullatës urbane që merren me grumbullim të këtyre bimëve është shumë e vogël ndërsa mundësitë janë shum të mëdha.
------------------------------------------------------
 Burimi i të dhënave:
1.            Asllan Pushka, Nevzad Krasniqi,  Gjeografia 9, Libri Shkollor  Prishtinë 2009.
2.            http://www.rugova.de/index.php?option=com_content&task=vieë&id=1&Itemid=1
3.            Riza I. Çavolli Dr, Gjeografia regjionale e Kopsovës ETMMK Prishtinë 1997. faqe, 350.
4.            Regjistrimi i pop. Ekonomive shëpiake dhe i banesave në vitin 1981 Bilteni 37, EKS Prishtiunë 1984.
5.            http://census.rks-gov.net/istarMDAS/MD/daëinciMD.jsp?a1=yC&a2=sF0&n=1UR906000H21U&o=&v=1UR060P6000H2000000&p=0&sp=null&l=0&exp=0
6.            Regjistrimi i pop. Ekonomive shëpiake dhe i banesave në vitin 1981 Bilteni 37, EKS Prishtiunë 1984.
7.            http://census.rks-gov.net/istarMDAS/MD/daëinciMD.jsp?a1=yC&a2=sF0&n=1UR906000H21U&o=&v=1UR060P600012000000&p=0&sp=null&l=0&
http://www.ekonomia-ks.com/?page=1,9,33099
http://gazetaditore.com/2013/03/19/rugova-me-pejen-dhe-decanin-si-qendra-urbane-turistike/

2
Gjeografi / Tropoja dhe Lugina e Valbonës
« ne: 02-03-2013, 09:07:11 »
 

Ismet Azizi
Rreth i Tropojës shtrihet në Shqipërinë verilindore, kryesisht në zonën fiziko- gjeografike të Alpeve, e zë pjesën lindore të tyre. Kufizohet: në veri e verilindje me Republikën e Kosovës, në veriprendim me Malin e Zi, në prendim me rrethin e Shkodrës, në jug me rrethin e Pukës dhe në lindje me rrethin e Hasit.
Emri më i vjetër dhe më i njohur i kësaj krahine ka qenë:”Malësia e Gjakovës”, e cila historikisht ka patur lidhje të ngushta gjaku, ekonomike e kulturore me Rrafshit të Dukagjinit, veçanarisht me qytetin e Gjakovësi cili deri në vitin 1913 ishte qendra më e rëndësishme zejtaro-tregëtare e saj. Si krahinë gjeo-etnografike edhe sot ky rreth ruan emrin Malësia e Gjakovës.
Alpet e teritorit të Tropojës dallohen si male të larta, të thepisura, të çveshura, me kullota alpine, e vende vende me dëborë të përhershme. Këtu bien në sy fenomenet karstike, veprimi i akullnajave i erozionit si dhe kontrastet e theksuara të lartësive, ku krahas maleve e kreshtave të larta (2000-2500 m.) ka dhe qafa të kalueshme e lugina të thella që përshkohen nga lumenj të vegjël e që banohen deri në thellësi të tyre. Më e bukura, më e rendësishmja dhe më e banuar është lugina e Valbonës, e njohur, jo vetëm për bukuritë e rralla natyrore po dhe për historinë e sajë të lavdishme. Kjo luginë e merr emrin nga lumi Valbona që rrjedh nga latinishtja që do të thotë “luginë e mirë”.
Tropoja përfshihet në zonën e klimës mesdhetare kontinentale,por pjesa më e madhe e teritorit që zënë Alpet ka klimë malore. Në pellgun e Tropojës, që ëshët më i madhi dhe më i bukuri i Alpeve temperatura mesatare vjetore është 11.5˚C, ndërsa ajo mesatare e muajve më të ftohtë e më të ngrohtë janë përkatësisht 0.2˚C. dhe 21˚C. Sasia mesatare vjetore e reshjeve është 1735.5 mm, që bien kryesisht në formë shiu në muajt tetor – nëntor, po edhe në formë dëbore e breshëri, veçanarisht nga tetori deri në prill. Raste të veçanta të rënjes së dëborës ka patur edhe në verë, me 19 gusht 1968, pjesa më e madhe e Alpeve të Tropojës u mbulua me një shtresë debore prej 30 cm. Zona më me lagështi është ajo e Qeresh-Mulajt, në komunën e Lekbibajt, me një mesatare vjetore prej 2663.4 mm. Erërat lokale janë “Veriu i zi” që fryn nga verilindja nepërmjet Qafës së Morinës, ”Veriu i bardhë” që fryn nga veriu nepërmjet luginës së lumit të Gashit dhe “Era” që fryn nga jugu gjatë luginës së Valbonës. Dy të parat sjellin masa ajri të ftohta dhe e fundit të ngrohta e me lagështi.



Lugina e Valbonës është një nga mrekullitë e papërsëritshme të natyrës alpine shqiptare. Kjo luginë ndodhet në pjesën më veriore të vendit në lindje të masivit malor të Alpeve që përfshihet nga rrethi i Tropojës. Lugina e Valbonës nis nga Qafa e Valbonës në perëndim dhe përfundon në luginën e Drinit në jugperëndim, shumë pranë digës së hidrocentralit të Fierzës. Gjatësia e saj nga Qafa e Valbonës deri në lumin Drin është 50.6 kilometra. Lugina e Valbonës është zona turistike më e vizituar në rrethin e Tropojës,madje nga më të vizituarat në Alpet shqiptare pas luginës së Thethit. Kjo zonë me bukuri të rralla është e preferuar jo vetëm nga turistët vendas por edhe nga turistët e huaj, të cilët parapëlqejnë të njihen edhe me zakonet apo traditat e fshatrave më veriorë të vendit.
Për të shkuar në Valbonë duhet të udhëtohet të paktën 7 orë nga Tirana. Pjesa dërrmuese e rrugës është aksi Tiranë-Bajram Curri, ku çdo turist ka mundësinë të shijojë një udhëtim me traget nëpër liqenin e Komanit. Pamjet fantastike të shpateve malorë që bien thikë mbi ujin e liqenit të Komanit janë të paharrueshme. Fshatrat e vegjël në të dyja anët e liqenit dhe kullat e vetmuara prej guri, banorët e të cilave lidhen me njëri-tjetrin vetëm nëpërmjet varkave të vogla, janë një tjetër dekor interesant i udhëtimit. Përrenjtë dhe luginat e vogla që lidhin liqenin me pellgun e Drinit krijojnë fjorde të vegjël që futen në brendësi të masiveve malorë. Gjatë udhëtimit me traget shikon dhe dy digat gjigande të hidrocentraleve në kas-kadën e Drinit. Udhëtimi me traget zgjat për dy orë e gjysëm. Me ndërtimin e Autostradës “ Rruga e Kombit” e cila vazhdon për Kosovë me merin Autostrada “ Ibarahim Rugova” përveq të mirave tjera , në një mënyrë ka shkurtuar distancën nga Tiranë- Luginë të Valbonës, ku mund të shkohet nëpërmjet rrugës Gajkovë –Tropojë-Bajram Curr.
Nga Bajram Curri në drejtim të Valbonës shkohet me mjete fuoristrada por  dhe me furgonë.

Valbona ndodhet 25 kilometra larg Bajram Currit dhe për të shkuar drejt saj duhet të kalosh më parë nëpërmjet Kanionit të Shoshanit, Grykës së Klisyrës, Grykës së Dragobisë e Qukut të Dunishës. Nga hyrja në kanionin e Shoshanit e deri në Valbonë udhëtimi kalon nëpërmjet një luginë të ngushtë, ku në të dyja anët e saj ka shpate shkëmbore dhe pyje me ahe bredh, ndërsa rruga është e shtruar me çakëll. Pamjet e mahnitshme që nisin me Kanionin e Shoshanit i lënë vendin njëra-tjetrës për tu zëvendësuar nga gryka e ngushtë me shpate të thepisura e Klisyrës. Më sipër shfaqet fshati Dragobi, më i madhi i zonës, me kulla guri 100 e 200 vjeçare, madje dhe më të vjetra se kaq. Gati në mes të fshatit, në krahun e majtë të rrjedhës së Valbonës ndodhet një ujëvarë disa dhjetra metra e lartë që bie pingul nga shpati i malit. Sapo kalon Dragobinë në krahun e djathtë të rrjedhës së Valbonës, në rrëzë të një shkëmbi që mezi shquhet mes pyllit të dendur ndodhet shpella e Bajram Currit. Gjatë gjithë udhëtimit të shoqërojnë gjithnjë ujërat e kthjellëta të Valbonës që burojnë nga shkrirja e borës në masivin malorë të Alpeve. Një tjetër vend për tu ndalur është dhe Quku i Dunishës. Një bar-hotel alpin, indërtuar tërësisht prej druri nga vëllezërit Metalia është një tjetër pike shlodhjeje.
Klima e luginës është mjaft e freskët dhe i nxeht i verës nuk egziston fare. Fshati Valbonë është gati 1000 metra mbi nivelin e detit dhe shtrihet në një zallishte të krijuar prej lumit Valbona. Aktualisht fshati Valbonë ka afro 30 shtëpi, kryesisht kulla të vjetra dy dhe trekatëshe me mure të trashë guri e çati karakteristike alpine me dërrasa druri. Në kullat karakteristike të tërheqin vëmendjen dritaret shumë të vogla dhe frëngjitë e ndërtuara në çdo drejtim për tu mbrojtur. Në qëndër të fshatit ndodhet një lokal që shërben në natyrë kryesisht, mish të pjekur në hell dhe meze e bylmet të zonës. Pranë lokalit është në ndërtim e sipër një basen i vogël për rritjen e troftës pikaloshe të Valbonës. Në Valbonë nuk ka hotel të mirfilltë, por disa shtëpi-kulla karakteristike janë përshtatur sipas traditës në hotele për turistët. Çmimet e fjetjes dhe ushqimit janë të arsyeshme. Nëpërmjet bllokut të lartë malor të Jezercës në veri, Zhaborreve dhe Grykave të Hapta në Jug, formohet një govatë tipike akullnajore. Në shpatet e thepisura të maleve të Kollatës e Rrethit të Bardhë shikon borë të përhershme dhe ngjitja në to, do të ishte një sfidë për çdo alpinist profesionist.Ujëvar a e Rragamit që ndodhet pranë fshatit me të njëjtin emër, sipër Valbonës, është një tjetër mrekulli e natyrës alpine që nuk duhet lënë pa vizituar. Valbona gjatë 4-5 muajëve të dimrit është krejtësisht e izoluar nga bora kështu që në këtë kohë është e pamundur të vizitohet.


3
          
Ismet Azizi

 Alpet Shqiptare janë sistem malor i veçantë në Siujdhesën Ballkanike që shtrihen në trekëndëshin ndërmjet Dinariteve në Veriperëndim, Sistemit të Malit Sharr në Juglindje dhe Rodopeve në Lindje dheVerilindje. Alpet Shqiptare  përfshijnë rreth 3500 km2 të shtrira ndërmjet liqenit të Shkodrës, Rrafshit të Dukagjinit, luginës së Zetës, luginës së Plavës dhe Gucisë.
Alpet Shqiptare në Shqipëri.-nga pikpamja gjeografike ato zëjnë hpësirën veriore të Shqipërisë me një sipërfaqe të përgjithshme prej 2114 km2, duke u shtrirrë nga lugina e Drinit në jug deri në ekstremin e Vemoshit në veri me një gjatësi 63 km dhe me një shtririje nga perëndimi në lindje për 48 km.[1]
Në Alpe mbizotrojnë majat e mprehëta e të larta. Vargjet malore, që dalin në formë rrezesh nga blloku i Jezercës vijnë shkallë shkallë duke u ngritur nga 1500 në 2600 m në qendër. Nga ana tjetër luginat janë të thella, duke formuar kontrast të jashëtzakonshëm me kreshtat e maleve, pamja e përgjithshme e Alpeve është ajo e një kupolle gjigante, në qendër të së cilës  ngriten katër maja të lara ( e Jezercës, Poplukës, Pecakeqit dhe Alisë.
Në këtë masiv malor, lartësitë mbi 1000 m zënë afëqërsisht 2/3 e sipërfaqes së përgjithshme. Në pikpamjë gjeografike Alpet në Shqipëri ndahen në Alpet Perëndimore dhe në Alpet Lindore. Si kufi mdis këtyre dy zonave shërben lumi i Shalës.
Relievi i Alpeve Shqiptare në pjesën më të madhe përbëhet  prej shkëmbinjëve gëlqerorë. Është kjo  arsyeja  që kreshtata malore janë të thepisura dhe të ashpra, me plot gropëza të formuara nga akullnajat, si dhe me tunele, guva e shpella me bukuri të veçantë. Mandej vijnë shkëmbinjët  e quajtur flishe , të cilët janë të parezistueshëm nga ujrat. Pozicioni verior i Alpeve, lartësia e madhe ndikon drejtëpërdrejt edhe në formimin e klimës.
Klima në Alpe dallon dukshëm nga zonat tjera  të Shqipërisë. Përgjithsisht ajo është malore dhe vetëm në një brez të ngushtë në shpatet perëndimore është nën ndikimin e klimës medhetare kodrinore. Reshjet mesatare  lëvizin midis 1800 mm në Tropojë deri 3100 mm në Bogë.[2]
Alpet janë të pasura me ujëra, me prurje të luhatshme  të ujit gjat viti. Në pranverë dhe verë, kur shkrihet bora, lumenjtë sjellin shumë ujë, në dimër më pak.  Rrjedha e shpejt e lumenjëve dhe me shum ujë ka ndukuar në potencialin e madh hidroenergjetik. Valbona është lumi më i madh i Alpeve Shqiptare.
Bimësia, varësisht nga lartësia , fillon  nga shkurret mesdhetare, kalonnë pyje të dushqeve dhe të ahut, më larty me pyje halore, kurse në pjesët më të larta janë të mbuluara me kullota alpine dhe zonë e zhveshur shkëmbore. Alpet dallohen edhe me faunë të pasur dhe të llojllojshme. Në Alpet Shqiptare jetojnë  rreth 50 000 banorë,[3] por janë rrallë të banuara. Vendbanimet i hasim kryesisht në pjesët e zgjeruara të luginave, siç janë: Tropoja, Valbona, Dragobia, Rragami, Thethi, Vërmoshi etj.
Pylltaria  është degë e rëndësishme, mirëpo kohëve të fundit po bëhen atraktyive për zhvillimin e turizmit me klimë të shëndoshë, me natyrë të ruajtur dhe të pastër, me shtigje të mira për skijim, jo vetëm të turizmit dimrorë, por edhe atij veror. Qendrat kryesore janë: në  Theth, në Rrazëm, në Valbnë etj.
 
 
Thethi është fshati më në veri të luginës së Shales, në mes të Alpeve me një bukuri të rallë, në veri të Shqipërisë, i rrethuar nga tre malet Radohima, Shniku, Papluku, i vendosur me një lartësi mbi 2500m mbi nivelin e detit, në luginën  e lartë me të njejtin emër. Lugina e Thethit është  një nga zonat më të veçanta të Alpeve Shqiptare, 750 deri 950 m mbi nivelin e detit, me një sipërfaqe prej 2630 hektarësh.[4]
Historia e Thethit është e lidhur me atë të fisit ilir të Labeatëve. Thethi është vendbanim shumë i hershëm duke u bazuar në të dhënat historike dhe zbulimet arkeologjike. Thethi për herë të parë shfaqet I dokumentuar në Defterin e regjistrimit të Sanxhakut të Shkodrës, në vitin 1485, me emrin Fusha dhe në atë kohë kishte vetëm 7 shtëpi të mëdha.
Në shekullin e XVI–të, e izoluan këtë zonë nga Shkodra dhe Malësia e Madhe, duke e bashkuar administrativisht me Sanxhakun e Dukagjinit me qendër në Pejë. Që nga ajo kohë Thethi konsiderohet pjesë e Dukagjinit. Edhe sot, të tri zonat së bashku: Shala, Shoshi dhe Pulti konsiderohen pjesë e Dukagjinit. Më pas në fillim të shekullit të XIX-të, fisi I Ahcajve nga Thethi arriti ta bashkojë këtë zonë me Bushatlinjtë e Shkodrës.
Coronelli është i pari që e përmend Thethin në hartën e vitit 1688, ndërsa në vitin 1916-1917 shkon në fshatin Theth at Shtjefën Gjeçovi, i cili shkruan për të dhe e bën të njohur. Viti 1921 e gjen Thethin me shkollë të ndërtuar nga Kryqi i Kuq Amerikan dhe më pas në 1936 hapet rruga automobilistike që shoqërohet një vit më vonë me hapjen e një agjencie turistike.
Me kalimin e viteve që nga viti 1968 e në vazhdim do të hapen disa qendra të tjera turistike dhe do të ndërtohen godina, hotele e shumë objekte të tjera, që do të prisnin vizitorë të shumtë nga e gjithë Shqipëria dhe Evropa Lindore për 35 vjet rresht. Kapaciteti i sezonit veror ishte mesatarisht deri në 600 vetë dhe në dimër mbi 400 vetë, mesatarisht 1 pushues për 1 banor.
Në vitin 1976, Thethi shpallet “Park Kombëtar”.[5]  Pas ndryshimeve të ‘90–tës, hoteli funksionon vetëm pjesërisht me një kapacitet prej 30 shtretërish dhe është privatizuar. Deri në vitin 1997, hoteli, që sot mban emrin Frashnishta, ka pritur e përcjellë shumë pushues vendas e të huaj, por me trazirat që përfshinë gjithë vendin u prish edhe rregulli I frekuentimit të zonës turistike të Thethit.
Bukuritë e papërsëritshme të këtij fshati malor në zemër të Alpeve shqiptare, e bëjnë Thethin që të zërë një vend të rëndësishëm në natyrën dhe turizmin shqiptar. Duke u nisur nga veçoritë e tij dhe nga vendndodhja pranë kufirit, Parku Kombëtar i Thethit është propozuar që të jetë pjesë e një parku ndërballkanik të quajtur Parku i Paqes, ku të përfshihen territore edhe nga Kosova dhe Mali i Zi.
Mbështetur në të dhënat historike te grumbulluar, në toponimet që janë në këtë fshat dhe të dhënat gojore të banorëve, origjinën e këtij emri mund ta kërkojmë: Nga emri "thep"
Thethi ndodhet midis malesh të larta dhe të thepisura. Njerëzit duke punuar, kullotur bagëtinë, gjuajtur e te tjera, shpreheshin: “Në ata thepa kullota bagëtinë”, “Po shkoj në ata thepa për të gjuajtur”, “...në thepa...”, “...thepa...” e të tjera. Në këtë fshat ka shumë vende që emërtohen dhe rreth fjalës “thep-a, -i, -at” si : “Thepi I Krysë”, “Thepi i Rrgadhës”, “Thepi i Kodrës Botës” e të tjera. Në kuptimin që emërton fjala “kuj” (kunj) pothuaj është shumë e përafërt me fjalën “thep”.
Thethi rrethohet nga male të larta dhe qafa mahnitëse, duke filluar nga Qafa e Thanës, Shtegu i Dhenëve, Radohima, Sheniku, Papluku, Maja e Alisë, Qafa e Pejës, Gropa e Bukur, Qafa e Jezercës, Maja e Zezë, Maja e Zorgjit, që fshehin në brendësinë e tyre ballafaqime të panumërta me alpinistë, speleologë, botanistë, gjeografë dhe shumë dashamirës të alpeve, te të cilët kjo zonë lë mbresa të pashlyeshme.
Thethit ka klimë të ashpër në dimër me reshje që shkojnë nga 1.5 metër në dimër në vende me reliev të ulët dhe maksimumin e arrijne në Qafën e Majave me 3-4 metër. Në dimër e vjeshtë ka rreshje më të shumta. Tipike kemi rreshjet e shiut në qershor që ndikojnë për bujqësinë. Tempraturat luhaten nga -14°C deri në 20°C. Aksi kryesor i luginës nuk mbulohet shumë me dëborë në dimer. Dëbora qëndron më shumë në shpate, kryesisht në pjesën që dielli bie më pak gjatë ditës, në perëndim.[6]
Fshatrat e kësaj zone shtrihen në të dy anët e lumit nga Okoli deri në Grunas, ku spikasin shtëpitë karakteristike që të gërshetuara me sfondin alpin, të shfaqen si peizazhe të papërsëritshme dhe të papara ndonjëherë.
Thethi karakterizohet edhe si park zoologjik natyror. Quhet i tillë nga banorët dhe nga vizitorët, pasi ka një hapësirë të admirueshme, e cila i ofron kushte të mira jetese disa llojeve të ndryshme të kafshëve të egra si: ariu, dhia e egër,derriiegër, kaprolli, dhelpra, ujku, lepuri, pa harruar rrëqebullin, zardafin e iriqin.
Po përveç shumëllojshmërisë së kafshëve të egra, pylli i Thethit është mjaft i pasur edhe me shpendë të ndryshëm si shqiponja, skifteri, thëllëza, pëllumbi i egër, gjeli i egër dhe pula e egër e shumë shpendë të tjerë që shtegtojnë në Theth gjatë sezonit të riprodhimit. Nuk duhen lënë pa u përmendur edhe pasuritë e lumit të Shalës, që buron në Okol dhe të lumit të Kapresë, që shquhen për peshkun karakteristik : troftën pikaloshe e kryemadhe, pa harruar edhe liqenin e akullt të Tërthores, ku gjendet peshku triton alpin dhe shumë lloje të tjera.
Pasuritë natyrore të kësaj zone janë të lidhura së bashku edhe me trashëgiminë kulturore dhe historike të banorëve vendas, duke formuar kështu, bazat më të rëndësishme për zhvillimin e turizmit. Lidhur me këtë fakt ka shkruar edhe alpinisti Georg Heinshemer, i cili e ka konsideruar Thethin, padyshim, vendin më të përshtatshëm për turizëm ndër Bjeshkët e Veriut të Shqipërisë, duke e krahasuar atë me viset e bukura të Tirolit, Austri.
Ndërsa për banorët e kësaj zone, Dr. Franc Nopca ka shkruar se ”po t’u biesh në besë, në asnjë vend tjetër të botës nuk do të ndihesh më i sigurt”. Resurset natyrore i dallon çdo vizitor, sa lë Grykën e Ndërlysës dhe ballafaqohet me mrekullinë e kanionit të Grunasit që është rreth 2 km i gjatë, 40 deri 60 m i thellë dhe vetëm 2 deri në 3 m i gjerë.
Përveç kanionit, në Theth gjenden një numër i konsiderueshëm shpellash, por ato që kanë tërhequr vëmendjen e shumë alpinistëve, speleologëve, gjeografëve etj, janë Shpella e Harapit dhe Bira e Rrathëve, të cilat me përmasat e tyre dhe dukuritë interesante që mbartin brenda tyre si liqenet nëntokësore, galeri, sifone etj., janë bërë shkak i shumë legjendave të krijuara nga vetë banorët e zonës. Një bukuri natyrore, të veçantë, të bjeshkëve të veriut, shpalos në këtë zone, Ujëvara e Thethit me lartësi 25 m, ku së bashku me cirqet përreth dhe Mullirin e Blojës, formojnë një nga vendet më interesante për t’u vizituar. Por jo më pak tërheqës është edhe vendburimiilumit të Shalës në Okol, burimet e të cilit nxjerrin 2.5 deri në 3 m kub ujë në sekondë, që vë në punë një hidrocentral të vogël dhe 12 mullinj, që shërbejnë për ujë të pijshëm, cilësia dhe pastërtia e të cilit është për t’u admiruar.
Shqipëria nuk ofron vetëm detin e kristaltë. “National Geographic” shkruan se malet në pjesën veriore të Shqipërisë, në parkun kombëtar të Thethit, ofrojnë një pamje mahnitëse. Fshati Theth, sipas shkrimit, dëshmon për të kaluarën e vështirë, ku kullat ishin strehë për gjakësit. Por, tani këto kulla shërbejnë si hane, ku përjetohet mikpritja e famshme shqiptare.
Prestigjiozja “National Geographic”, i ka kushtuar një shkrim të veçantë zhvillimit të turizmit në Shqipëri. Shkrimi i titulluar: “Shqipëria, në qendër të vëmendjes”, nënvizon faktin se në muajin nëntor të këtij viti, teksa Shqipëria që feston një shekull pavarësi, vend ballkanas me stabilitet, çmohet për debutimin turistik botëror.
Shqipëria ofron vende të mrekullueshme edhe për turistët e natyrës dhe të jetës rurale nëse ata do të zgjedhin të vizitojnë hanet dhe bujtinat shqiptare, të cilat mund të gjenden Alpet Shqiptare.  Projekti ambicioz "40 Hanet", i cili ka dy vjet që funksionon, ofron për turistët e huaj dhe vendas mundësitë për të njohur nga afër jo vetëm bregdetin shqiptar, por edhe traditat tona të hershme. Këto banesa mahnitëse dhe relaksuese rigjallërojnë turizmin në zonat rurale të vendit, duke përmirësuar ekonominë e banorëve të zonave të thella të vendit, të cilët tashmë kanë një alternativë më tepër, përveç emigracionit apo bujqësisë për të siguruar jetesën. Konkretisht, janë shtëpitë e fshatrave në Alpet Shqiptare  me kushtet reale të banimit, sigurisht, të mobiluara e të akomoduara sipas traditave të zonave ku janë ngritur.
I apelohet shtetit shqiptarë, të ndrërhyjë në përmirësimin e infrastrukturës së gjthmbarhsme sidoms asajë rrugore, pasi kjo do ndikonte shumë në zhvillimin e turizmit në Alpet Shqiptare.
 
 
 
[1] A. Bërxholli dhe Xh. Lleshi, Gjeografia 12, Trojet Shqiptare , Uegen, Tiranë 2009. faqe 105.
 
 
[2] Asllan Pushka, Nevzad Krasniqi,  Gjeografia 9 Libri Shkollor  Prishtinë 2009 faqe 127.
 
[3] Po aty .
 
[4] http://theth-albania-alps.blogspot.com/2012/04/historia-e-parkut-kombetar.html?m=1
 
[5] http://theth-albania-alps.blogspot.com/2012/04/historia-e-parkut-kombetar.html?m=1
 
[6] http://theth-albania-alps.blogspot.com/2012/06/natyra-ne-sherbim-teturizmit.html?m=1

http://www.thethi-guide.com/

http://www.travelblog.org/Photos/121281

UTV NEW: http://www.youtube.com/ëatch?v=Y1y8bbNbYAE

AlbanianTelegraphic: http://www.youtube.com/ëatch?v=DErp41cjiXY

http://www.abcneës.al/blog/blogje/1/53


4
Ismet Azizi
Alpet Shqipatare janë sistem malor i veçantë në Siujdhesën Ballkanike që shtrihen në trekëndëshin ndërmjet Dinariteve në Veriperëndim, Sistemit të Malit Sharr në Juglindje dhe Rodopeve në Lindje dheVerilindje.
 Alpet Shqiptare  përfshijnë rreth 3500 km2  të shtrira ndërmjet liqenit të Shkodrës, Rrafshit të Dukagjinit, luginës së Zetës, luginës së Plavës dhe Gucisë.
 Sistemi malor i Alpeve Shqiptare  përbëhet prej 24 grupeve malore dhe prej 152 majave më të larta se 2000 m, ndërsa numri mëimadhityre me pjesët më madhështore me numrin më të madh të grykave, kanjoneve, luginave me mbi 1000 km2 shtrihen në territorin e Republikës së Kosovës.

Masivi malor i Alpeve Shqiptare  është i njohur  si “Bjeshkë të Nemuna“, “Bjeshkë të Rugovës”, “Alpet Shqiptare” etj., por nga disa njerëz të vendit tonë qoftë nga shkenca qoftë nga politika apo edhe të zakonshëm viteve të fundit po kontestohet emërtimi “Bjeshkët e Nemuna” , sepse kështu për qëllime të caktuara “Prokletije” i ka emërtuar Jovan Cvijiqi një gjeograf i njohur serb, por dhe një nacionalist dhe antishqiptar i madh (Jovan Cvijiqi ishte në përbërje të komisionit për caktimin e kufijve të Shqipërisë më 1913). “Bjeshkët e Nemuna” është emërtim popullor dhe në literaturë është përdorur për herë të parë nga shkencëtarët francez, austriak, gjerman, anglez etj.[1] Emërtimi “Alpet Shqiptare” është më i akceptueshëm, sepse ato vërtet janë sistem malor madhështor në të gjitha aspektet si në atë gjeomorfologjik, hidrologjik, floristik, faunistik, vegjetativ, peisazhorë etj.
Në Alpet Shqiptare akullnajat kanë pasur veprim më të dalluar nga të gjitha malet tjera në Gadishullin Ballkanik. Nga Shkodra e deri te Rozhaja të gjitha malet e Alpeve Shqiptare kanë qenë të mbuluara nga masa akullnajore, përveç majava më të larta malore. Nga masivi i Alpeve janë lëshuar akullnajat masive kah veriu dhe lindja. Kah veriu është lëshuar akullnaja e Plavës.
Akullanaja e Plavës ka qenë e gjatë 35 km,dhe ka arritë një trashësi prej 200m. Sipërfaqja e Akullnajës së Plavës ka arritë 250 km2. Në rrugëtimin e vet ajo krijoi morenat ballore dhe në afërsi të Plavës së sotme krijoi basenin terminal të Liqenit të Plavës, në një lartësi mbidetare 900 m.
Në anën lindore të Alpeve Shqipatre u lëshuan shum akullnaja. Në rrjedhën e sipërme të lumit Ibër është lëshuar Akullnaja e Rozhajës, Akullnaja e Pejës, nga e cila janë krijuar ajo e Rugovës (Lumbardhit), dhe e Deçanit. Përveç këtyre akullnajave nga Alpet Shqiptare janë lëshuar edhe : akullnaja e Gucisë, Jasenicës, Gërbajës dhe Komariqit[2]
Liqenet më të njoura në Alpet Shqipater janë ai :i Ridit, Rikavikës Bukumirit, Gjeravicës dhe ai Savinës. [3]
Një ekip i gjeografëve britanik ka zbuluar akullnaja të pa eksploruar më parë në një gamë të shkretë malore evropiane. Akademikët nga Manchester University gjetën katër akullnajat ne Alpet Shqiptare në territorin e e Shqipërisë. Ato janë formuar në një lartësi prej 2.000 metra, relativisht në një lartësi të ulët për një gjerësi gjeogrfaike të jugut. Akullnajat e tjera në këtë gjerësi gjeografike mund të të mbijetojnë vetëm në malet më të larta më në veri.[4]
                 Alpet shqiptare në Mal të Zi kanë një sipërfaqe përafërsisht rreth 250 kilometra katrorë dhe shtrihen nga Shkodra deri te Bogicevica , në kufi me Kosovën.
 Masivi malor i Alpeve Shqiptare të Malit të Zi është i kufizuar nga lumenjtë Cijevna, Lim dhe  Ibër. Në veri , Alpet fillojnë nga vargu malor Visitor, Golesh Greben dhe  Zeletin.
Kur flasim për Alpet Shqiptare në Mal të Zi parasegjithash kem të bëjmë për majat malore të cilat ngriten mbi dy lugina të bukura impressive të cilat gjinden në afërsi të  qytetëzes Guci pran qyteit të Plavës.  Lugina e parë quhet  Gërbaja mbi të cilën ngriten majat impressive malore e  Karanfilit, Oçnjakut, Forca, Karanfili Lulashevica, Volushnica, Vojusha…
Lugina tjetër quhet  Ropoja  e cila fillon nga fshati Vuthaj dhe shkon në drejtim të kufirit ndërmjet Malit të Zi dhe Shqipërisë, dhe mandej në drejtim të masivit qendrorë të majave më të larta të Alpeve Shqiptare të lokalizuara në territorin e Shqipërisë.
Majat malore të Alpeve shqiptare në Mal të Zi tejkalojnë lartësinë prej 2500 m, ndërsa lugint pran tyre shtrihen në lartësi mbidetare prej 1000 m, çka do të thot se ndryshimi në lartësi në mes majave malore dhe luginave arrinë rreth 1500 m, gjë që Alpeve iu jep pamje impressive.
Alpet karakterizohen me  maja të thepisura malore të cilat ngriten vertikalisht nga luginat e ngushta .
Sa i përket majave malore , majat më atraktive në Alpet e Malit të Zi , për t’i pushtuar nga alpinistët janë Karanfili dhe Oçjaku të cilat gjenden mbi luginën e Gërbajës, si dhe Maja e Rosit dhe Kollata në të cilat mund të gjitën alpinistët  nga fshati Vuthaj, aty nga filimi i luginë së Ropojës.
              Territori i Komunë së Plavës shtrihet në veri të Trojeve Shqiptare. Përfshinë një sipërfaqe prej  486 km2, rrëzë Alpeve Shqiptare, në burimin e lumit Lim. Komuna e Plavës është komunë ndërkufitare sepse në një gjatësi prej 52 km kufizohet me territorin e Shqipërisë.
Sipas regjistrimit të popullsisë së vitit 1991.kan jetuar 19.305 bqanorë, që përbënë 3,1% të popullsisë së Mali të Zi. Popullsia është koncentruar në dy qendra me karakter qyteti dhe 21 vendbanime fshatare.
Popullsia është e përzier dhe fliten tri gjuhë (shqipe, boshnjake dhe malazeze). Komuna e Plavës është komuna më e pa zhvilluar ne Mal tëZi.
Lugina e Plavës dhe Gucisë me bukuritë e sajë të rralla ka qenë e banuar qysh në lashtësi.
Në dokumente e shkruar Plava nuk përmendet si vendbanim por si treve me emrin Flaviusu (Phlavius) nga koha e romake. Si vendbanim përmendet në shekullin e XIII në vitin 1435 përmendet në shkrimet e ndryshme plavasit udhtojnë në Shkodër per t’u furnizuar me krip.
Veçoritë natyrore shum karakteristik dhe atraktive të territorit të komunës së lavës , padyshim hapsira malore më e rëndësishme dhe me më vlerë në Mal të Zi, japin mundësi për zhvillimin e llojeve të ndryshme të turizmit (dimëror, veror, liqenor, malor., stacionar, transit etj.), si dhe ( skijimit, gjuetisë, peshkimit, kajakut, alpinizmit, sporteve në ujë raftingut etj).

Popullsia kryesisht është e re sepse 66.6% i takon grupmoshës më të re se 35 vjet.


Një ndër objektet më të rëndësishme të turizmit të kësaj hapsire gjithësesi paraqet Liqeni i Plavës, liqeni i dytë akullnajor dhe më i bukuri në shtetin e dikurshëm të Jugosllavisë, mandej një numër sish  të liqeneve malore të cilët njhen me emrin “Sytë e maleve” nga të cilët më të njohurit janë ai“Hridit” dhe “Visitorit”, mandej burimet e shumta karstike nga më të bukurit “ Burimet e Ali Pashës”, stazat alpine dhe terrenet me majat më të larta në Mal të Zi ( Maja e Kollatës 2528 m dhe Maja e Rosit 2524 m).Mandej, kjo htrevë  posedon  terene me sipërfaqe të mëdha  në të cilat mundësohet  ndërtimi i stazave të skijimit në gjatësi prej 38,92 km sipas studimit të bërë nga OECD të cilën e kan bërë eklspertët e kësaj organizate  J.Iteni M. Rey, e që përbënë rreth 65,59 % të potencialit të përgjithshëm të Malit të Zi. Me zhvillimin dhe përparimin e turizmit në komunën e Plavës merret SHA  “ Plavsko jezero” e cila posedon  hotelin e katedorisë së lartë B me 260 shtretër, dhe objekte tjera përcjellëse, si dhe disa objkte tjeratë shpërndara të tipit të moteleve, bifeve e etj.
Megjithate , kapacitetet poseduese dhe potenciali i kësaj treve në këtë kohë shum pak jan duke u shfrytëzuar, dhe viteve të fundit në hotel  janë të vendosur refugjat nga viset e ndryshme , dhe i njejti krejtësisht është në shkatrrim e sipër, mandej objktet dhe terenet janë të lënë pasdore kështu që është jasht përkujdesjes së duhur.
Zhvillim serioz i turizmit në këtë trevë nuk është mundur ashtu siq është sepse nuk ekziston as nji metër teleferiku dhe objekte tjera përcjellëse për zhvillimin e këtij lloji të turizmit, edhe pse kjo trevë posedon 66% të tereneve të përgjithshme që ka Mali i Zi. Prandaj, zhvillimi i turizmit në komunën e Plavës ndikojnë faktorët e kufizuar të infrastrukurës së rrethinës, duke filluar nga lidhjet kominikative, furnizimit me ujë të vendbanimevem furnizimit me energji elektrike, rregullumin e qytetit, dhe shërbimeve publike komunale dhe shërbimeve tjera dhe izolimi medial dhe të ngjashme.
Parku Nacional “ Bjeshkët e Nemuna”(“Prokletije”)  është  parku kombëtar i pestë në Mal të Zi i cili u shpall në vitin 2009. Parku mbulon një sipërfaqe prej 16.630 ha dhe përfshinë dy rezervate  të  natyrës: liqeni e Volushnicës  dhe atë të Hridit. Zona Mbrojtje rreth parkut është 6252 ha.[5]
Para se të shpallet Apet Shqiptare në Mal të Zi park Kombtarë subjektet politike shqiptare dhe përfaqësuesit e Bashkësive Lokale të Gucisë dhe Vuthajve si dhe OJQ “Alpet Shqiptare” dhe “Ma jep dorën” nërmjet  një komunikate të përbashkët kan kundërshruar  shpalljen e Parkut Nacional “Prokletije”.
Reagimi i tyre  ka qenë unik lidhur me ndërrimin dhe plotësimin e ligjit për parqet nacionale, e me këtë rast edhe Studimi mbi aplikimin dhe menaxhimin e “mbrojtjen” e zonës në territorin e Bjeshkëve të Nemura në Plavë dhe Guci. Me vetë aktin e propozimit të Parkut Nacional “Prokletije ” dhe analizën e këtyre dy akteve normative, kan ardhur bashkërisht në përfundim, se projekti në fjalë është plotësisht tendencioz, qëllimkeq dhe i papranueshëm për popullatën shqiptare autoktone të kësaj treve.
Andej,  Alpet Shqiptare  janë padyshim pasuria me e madhe e trashëgimisë natyrore të Shqiptarëve ndaj të cilave  detyra e çdo qytetari të Plavës dhe Gucisë dhe Qeverisë së Malit të Zi, Ministrive të ndryshme duhet të shërbejnë si instrumente efikase për mbrojtjen e vlerave natyror të cilat rrallë kund i shef syri i njeriut.


[1]Behxhet Mustafa dr, prof, Si ti quajmë “Bjeshkët e Nemuna”

[2] Dr. Dragan Rodic, Geografija Jugoslavije I, Naucna Knjiga Beograd. 1981. Faqe 72

[3]Po aty faqe 243

[4]  http://www.timesonline.co.uk/tol/news/environment/article7007094.ece

[5] http://www.montenegrobookings.info/np_prokletije/crna_gora.aspx

http://gazetaditore.com/2013/02/12/alpet-shqiptare-ne-mal-te-zi-dhe-plava-si-qender-turistike/
http://www.mesazhi.com/mendime/alpet-shqiptare-ne-mal-te-zi-dhe-plava-si-qender-turistike

5




 
Pas heqjes së monumentit të Ushtrisë Çlirimtare të Preshevës, Bujanocit dhe Medvegjës, nënshtrohet pyetja a do të hiqet paneli i Aqif effendi Blytës në Pazarin e Ri (Novi Pazar) .


Panelin e  vendosi Këshilli Kombëtar Boshnjak në gusht të vitit 2012, dhe këtë ngjarje  e ndoqi  edhe Sulejman  Uglanin ministër në qeverinë e Serbisë,  për të cilën ngjarje kishin  reaguar ashpër nënkryetarët e qeverisë serbe Aleksandar Vuçiq dhe Rasim Ljajiq.

Ministria e Drejtësisë dhe Administratës Publike para disa muajve ka ngritur akuzë për kundërvajtje kundër kryeshefit të administratës së Novi Pazarit,  sepse nuk është ndërmarr asgjë  sipas  një vendimi  urgjent për ta hequr panelin e Acif Effendiut, i cili u vendos gjatë  verës së kaluar në këtë qytet.

 

Siç bënte  të ditur e përditshmja beogradase  "Novosti",  fletëparaqitjen muaj  më parë e ngriti  zyrtarisht Inspektorati i Ministrisë, procesverbali i kësaj  ngjarje ka muaj që  është në polici  dhe  në prokurori. Kjo është gjendja momentale e këtij  rasti, i cili e trazoi opinionin e gjerë  në fillim të gushtit, për të cilin rast qeverinë serbe kishte mbajte seancë të jashtëzakonshme.

Nga ana tjetër, Presidenti KKB  Esad Xhuxheviq,  që atëherë  beson se paneli do të mbetet, edhe pse qeveria ka mjete për të larguar me forcë panelin e  Aqif Effendiut:

- Ai për ne është  një figurë e padiskutueshme historike. Nëse dikush mund të na bindin ndryshe, ne jemi të gatshëm për të biseduar. Ndërsa panelin nuk e heqim. Këto ishin fjalët e njeriut kyç sa i përket këtij rasti, shkruanin gazetat në Serbi.


Edhe pse Ministria e Drejtësisë dhe ajo e Administratës Publike në shtator kishte  ngritur padi për kundërvajtje kundër kryetarit të administratës së qytetit të Novi Pazarit, sepse ai e ekzekutoi  një vendimin që urgjentisht  të hiqet paneli i Aqif  effendi Blytës, Paneli edhe pse kanë  kaluar  gjashtë muaj dhe ende nuk është hequr.

6


Ojmajkon, vendbanim në  Rusi është  shpallur vendi  më të ftohtë në botë, temperatura e matur ka arritë madje  -71,2 gradë C!




Temperatura mesatare e dimrit në këtë vendbanim  është rreth -50 gradë Celsius!
Banorët, e që janë rreth  500, janë adaptuar në një dimër shumë i ftohtë për shkak të faktit se temperatura është normale që temperatura të bie  50 gradë nën zero!
Verërat megjithate  janë shumë të nxehta, dhe temperaturat janë të  zakonshme  mbi 30 gradë në korrik dhe gusht.
Banorët e vendbanimit më  të ftohtë në botë merren me rritjen e irvasit , kuajve , me gjueti dhe peshkim, dhe me këto  kafshë ushqehen sepse bimët nuk rritën. 
Ngrohen me dru dhe qymyr, mandej  disa shtëpi nuk kanë banjo, prandaj përdorin WC në fushë të hapur.
Shkollat punojnë  normalisht, përveq nëse  temperatura bie 52 gradë nën zero.
Nëse ndodh që të ndërpritet rryma elektrike për  vetëm në disa orë, ngrihen  tubat në  ndërtesa dhe shkatërrohen.
Disa nga problemet që i përcjellin banorët e këtij vendbanimi janë zbrazja e baterive ,  syzet të cilat ngjiten për fytyrë, ngrirja e ngjyrës së lapsave, pamundësia e shfrytëzimit të telefonisë mobile dhe probleme të ngjashme.
Për banorët e  Ojmajkonit  varrosjet  paraqesin problem  të vërtetë! Akulli i cili mbulon tokën është aq i trashë se që  merr tre ditë kohë për të gropuar një varr në të cilën varrosin  të vdekurit.
Megjithatë, Omjakoni është destinacion turistik dhe arazhmanet turistik ofrohen pikrisht gjatë dimrit!
/Ismet Azizi/
Video: Measuring temperature in Oymyakon, Siberia / Russia. Cold Winter Weather. By AskYakutia.com

7
Sot në bibliotekën kombëtare dhe universitare në Prishtinë u promovua libri  Çështja shqiptare në diplomacinë britanike 1877 – 1880 i autorit Daut Dauti.

Haqif  Mulliqi, në fjalën hyrëse foli për rëndësinë e librit dhe punën e çmuar të autorit. Gjatë fjalimit të tij, Mulliqi theksoi rëndësinë e hulumtimeve të autorit në arkivat britanike, sidomos në atë të Foreign Office-it. Ai shtoi se Daut Dauti me punën e tij të vyeshme ka vazhduar që nga vitet e 90-ta hulumtimet, të cilat duke sjellur fakte të reja, janë kurorëzuar me rezultate që janë reflektuar në dobi të ndriqimit të momenteve të historisë sonë.
Nga një fjalim analitk për  librin e dhanë edhe Dr. Blerim Reka dhe Dr. Muhamet Hamiti. Recenzenti i librit Dr. Blerim Reka, pro-rektor për shkencë dhe mardhënie ndërkombatëre në Universitetin e Evropës Jug – Lindore dhe ish ambasador i Republikës së Maqedonisë në Bruksel, e çmoi lart punën hulumtuese dhe profesionale të Daut Dautit. Ai bëri me dije se libri është i bazuar në korrespondencën diplomatike e konsullore e cila gjendet në dokumetet e arkivit të Foreign Office-it, Parlamentit Britanik dhe Bibliotekës Britanike. Duke folur për rëndësinë e librit në aspektin historik dhe diplomatik, Dr. Blerim Reka theksoi se vepra në fjalë ndriqon momente të rëndësishme të periudhës së Kongresit Berlinit e cila gjë ndikoi që kufijt që atëherë u vendosën në mënyrë jo të drejtë për shqiptarët pasi që tokat shqiptare u okupuan nga shtetet fqinje të cilat dolën sis shtete të njohura nga procesi i Kongresi i Berlinit. Kjo bëri që shqiptarët të kufizoheshin me shqiptarë. Një veprim i këtillë, sipas profesorit Reka, ndikoi në mënyrë të dëmshme dhe komplikoi situatën në Ballkan e cila që nga atëherë ricikloi kriza ndërkombëtare. Dr. Blerim Reka poashtu theksoi se angazhimi hulumtues shkencor i autorit ka bërë që kjo situatë në kohën e tashme të kuptohet më lehtë.   
Librin në fjalë e çmoi lart edhe Dr. Muhamet Hamiti ish ambasador i Republikës së Kosovës në Britani të Madhe. Ai theksoi se kjo vepër është e mbushur plot me detaje të rëndësishme historike dhe diplomatike të cilat sot i shohim si të rëndësishme. Dr. Hamiti posaqërisht përqëndroi vemëndjen në pjesën e librit ku flitet për vendosjen e atëhershme të kufirit në mes Serbisë dhe Perandorisë Otomane i cili kufi sot shënon edhe kufirin e Kosovës me Serbinë. Ai këtë fakt e ilustroi me shembullin e Prepolacit që ishte një nga problemet e mëdha për caktimin e kufirit. Dr. Hamiti poashtu theksoi se diplomacia e atëhershme britanike nuk ishte shumë e interesuar në çështjet e Ballkanit por luante rolin kryesor pasi që ishte superfuqia e kohës. Më në fund ai bëri me dije se një vepër e këtillë, qfarë ishte libri i autorit Dauti që u promovua sot është i një rëndësie të madhe pasi që shpjegon shumë gjëra të cilat në një masë kanë qenë të panjohura.
Autori duke i falënderuar të pranishmit foli për disa detaje interesante që përmbanë libri. Ai vuri në pah organizimin madhështor që kishin bërë shqiptarët gjatë asaj periudhe (1877-1880) në angazhim të mbrojtjes së tokave të tyre. Daut Daut shkurtimisht bëri me dije edhe për situata tjera shumë të rëndësishme që përmban libri i tij Çështja Shqiptare në Diplomacinë Britanike 1877-1880. Ai gjithashtu paralajmëroi vazhdimin e tij në hulumtimin e periudhës që pason nga koha që shpjegohet në këtë periudhë. 
/Ismet Azizi/

8

Arsa mendohet se është  monument i vetëm në të cilin është “selia” e nji shteti të Evropës  në të cilin është e ndaluar hyrja

 
Shkruan: Ismet Azizi
 
Lugina e lumit Rashka me rrethinën e vet, e cila i takon komunës së Pazarit të Ri, paraqet një ndër hapësirat më interesante Ballkanike për shkencën e historisë së mesjetës. Procesi i kolonizimit të Sllavëve në këtë hapsirë nuk është hulumtuar sa duhet nga historianët tanë. Kolonizimi është bërë në etepa, dhe kolonozimi kryesor është bërë përgjat luginave të lumenjëve. Në fillim të shek. të VII-të Sllavët depërtuan në këto vise, pasi që sundimi i bizantit gati nuk ekzistonte.
Para ardhjes së sllavëve këto vise kan qenë të populluara nga ilirët për çka flasin hulumtimet e shumta arkelogjike: Në Pazarin e Ri në vendin e tanishëm të kombinatit të Tekstilit "Rashka"; mandej të mbeturat nga ari dhe qehlibari të gjetura para shum viteve te Kisha e Petrovës. Kjo e fundit na jep njohuri për mundësinë e ekzistimit të një lidhjeje të fiseve ilire, selia e sëcilës ka qenë në vendin e kishës së përmendur.
Toponimet e shumta në këto vise ruajn kujtimrt për ilirët. Emrat : Ras, Ibër, Peshter, Bishevë,Vapa, Lim etj. janë me prejardhje nga gjuha shqipe (ras-rrasë,lim-Lumi; Ibër- i bardhë; Vapë - vapa,-ë; Peshter :Pesh- peshë; ter- terr (terrësi), ter - thatësi.
Kur sebët u vendosën në Luginën e Lumit Rashka, i detyruan popullsinë vendase të tërhiqen në male dhe ua morën tokat. Gjithësesi të gjith vendasit nuk u tërhoqën por një numër i tyre kan mbetë në viset malore për rreth duke u marr me blegtori. Në vazhdimësi ata jetuan në këto vise , qka na bënë me dije edhe prezenca e sotshme e tyre në këto vise.
Arsa është qytet i vjetër i mbretërisë  Ilire  
Arsa është emër i vjetër latin i Lokalitetit të vjetër Ras, të cilin serbët e quajn Stari Ras.
Stari Ras, pra Arsa i njohur në atë kohë si Ras, ishte një nga kryeqytetet e para të shtetit mesjetar serb të Rashkës, dhe më e rëndësishmo për një periudhë të gjatë kohore . I vendosur në rajonin e sotëm të Sanxhakut , qyteti ishte në qendër të shtetit të hershme mesjetare që filloi të përhapet në të gjitha drejtimet. Ai u themelua në mes të shekujve 8 dhe 9 dhe u braktisur diku në shekullin e 13-të. Pozicionin i tij ishtei  favorshëm, përgjatë grykës së Lumit  Rashka, në udhëkryq midis detit Adriatik dhe shtetit të Zetës, Bosnjë në perëndim dhe në lindje Kosovës kishte shtuar rëndësinë e tij si një qytet. Sot qytetet i lashtë  është i rrënuar kryesisht parrethuar dhe I pa mbrojtur në afërsi pre vetëm 11 km nga  Novi Pazari, Stari Ras është  shpallur monument kulture me rëndësi të jashtëzakonshme në vitin 1990, dhe është i “mbrojtur” nga Republika e Serbisë.
Arsa mendohet se është  monument i vetëm në të cilin është “selia” e nji shteti të Evropës  në të cilin është e ndaluar hyrja.  Arsa përmendet qysh  në shekullin e dytë (historiani romak). Ndërsa përmendët  vetëm një here deri  në shekullin e gjashtë. Marko Popoviq nji hulumtues serb  në elaboratet e tij ka aq shum paragjykime sa që për shkencën është thjeshtë e pakonceptueshme.
Një gjetje interesante është veçanërisht dy fragmente të bukës së djegur. Si zakonisht kur haset në diqka që  nuk i përket  Nemanjiqëve  ekziston justifikim për këtë: "Koha e krijimit të  këtij muri tash për tash nuk është e  mundur të vërtetohet".  Dhe kështu zgjatë deri sa dikush nga shkenca serbe të cilët megjithate dëshirojnë të dijnë të tregojnë se ku nodhet Arsa.
Deri vonë , para 15 viteve për derisa  në N. Pazar nuk ka ardh ekipi i arkeologëve të fakultetit Filozofik të Beogradit  në krye me akademiken Jovanka Kaliq, të gjith në Sanxhak dhe më gjerë dhe në Evropë kan qenë të bindur se  Arsa ( Ras) ndodhej në vendin e quajtur Pazarishtë, në afërsi të Sopoqanit, ku Stefan Nemanja vendosi themelet e shtetit serb. Këshu mendohej edhe pse nuk kishte kurfar argumenti shkecor.
Për ekzistimin e Arsit në afërsi të lokalitetit Pazarishtë , dhe se nuk duhej të dyshoohej është        “ vërtetuar” viteve të tetëdhjeta të shekullit të kaluar, ekipi i arkeologut të njohur serb  prof. dr. Marko Popoviqit , i cili ekip   pas disa dhjetra viteve të hulmtimit të këtij lokaliteti “ në këtë temë” publikoi disa libra  dhe punime shkencore.
Në bazë të këtyre hulumtive të Popoviqit , Arsa ( apo siq e quajn serbet Stari Ras ) në vitin 1978 , si trashëgimi kulturore , është  future  në listën e  UNESKO-s.
Por një ekip tjetër pra e  akademikes Kaliq ka ardh në përfundim se “ Arsa gjegjësisht Stari Ras nuk ka qenë në lokalitetin  Pazarshtë , por në Gradinë , në lokalitetin Postenjë jo larg kishës së Petrovës , e cila poashtu është nën përkujdesjen e UNESKO-s.
Nuk ka asnjë dyshim se vendi fronit serb ishte Kisha e Pjetrit. Në biografinë e Stefan Nemanja, e shkruar nga Stefan djali i tij, qartë shkruan  se Kisha e Pjetrit gjindet në selinë e shtetit të atëhershëm.
Këtë  tezë të prof. Kaliç dhe kolegët e saj e pasurojnë me  zbulimet arkeologjike të shumta në lokalitetin Gradinë në postenjë  (5 km nga Novi Pazar, përgjat  rrugës për Rashkë, ku janë mbetjet e kishës, të tipit të  fronit rezendecial , selisë së Nemanjës  dhe shumë materiale të vlefshme arkeologjike.
Ana tjetër, disa ekspertë të cilët jan në krah të  Marko Popoviq, kurrë nuk kan dashtë  të dëgjojnë për  zbullimet e  Jovanka  Kaliç as të diskutojnë  seriozisht. Opinioni në  Serbi, si dhe sanxhaklinjët kan mbetur të hamendur.
 Pse kurrë nuk jan  takuar këto dy ekipe të  shquar "ekspertësh", të  ulur  në tryezë pran  autoritetev e  më të larta të Akademise Serbe, me argumentet e tyre  një herë dhe përgjithmonë ta zgjidhin  këtë dilemë, do të shihet më vonë  thot etnografi Sulejman Aliqkoviq.
Të hutuar janë edhe turistët, të cilët gjithnjë kërkojnë  të shohin  të dy lokalitetet e "Rasin e Vjetër” gjegjësisht Arsën e Vjetër, mandej kan probleme edhe mësuesit, sepse ata shpesh nuk kanë argumente për të dhënë nxënësëve  përgjigjet e duhura shton tutje Aliqkoviq.
Të dyja ekipet vijnë rrallë në Novi Pazar: Marko Popoviq thotë se punës së  tij i ka dhën fund  ,  ndërsa ekipi i Joan Kaliç për kërkime të mëtejshme në Gradina mungon paraja.
Ndërsa për ekzistencën e Stari Rasit serb, Myftiu i Madh i Bashkësisë Islame në Serbi Muamer Zukorliç në një konferencë të rëndësishme , pat deklaruar: "Ne boshnjakët  jemi  me prejardhje ilire. Nëse dikush ju pyet prej nga kjo tash , lirisht përgjigjuni, "na ka thënë  Myftiu ". Dhe ajo kala mbi Novi Pazar,për të cilat ata pretendojnë  se ishte selia dhe djepi i shteitt serb, në fakt është  Arsa, kryeqyteti i vjetër i ilir dhe nuk ka lidhje me kurfar Rasi  dhe me  shtetit e vjetër  serb ".shkruan e përditshmaje beogradase  “Politika”.
Shum ka për tu  shkruar në lidhje me këtë qytet të vjetër, por një është e saktë se  Ras –Arsa        ( Arza) është qytet i mbrëtërisë ilire.
 
 
 
 
 

http://gazetaditore.com/2013/01/05/cka-po-mbahet-ne-fshehtesi-nga-shkenca-serbe-ne-sanxhak/?fb_source=pubv1
http://www.kokaj.net/opinione-detale/items/cka-po-mbahet-ne-fshehtesi-nga-shkenca-serbe-ne-sanxhak.html

9
Gjeografi / Turizmi dhe mbrojtja e mjedisit
« ne: 27-12-2012, 10:24:18 »



Turizmi është një nga veprimtaritë më komplekse të shoqërisë së sotme moderne. Në vendet e zhvilluara, por edhe ne disa shtete në tranzicion, është produkt i rëndësishëm eksporti dhe gjenerator i punësimit.

Përfshinë një gërshetim të gjerë dukurishë dhe raportesh që lindin gjatë kohës së udhëtimit turistik, ndërsa në realizimin e tij futet thellë jo vetëm në aspektin ekonomik, por edhe në aspektin ekologjik, social dhe kulturor te jetës. Edhe në Kosovë turizmi është degë e rëndësishme ekonomike.

Industria Turistike e Kosovës ka realizuar 8-10% të  produktit shoqëror vendor, varësisht nga fakti për cilin vit është fjala dhe a janë marrë parasysh të  gjithë  faktorët e drejtpërdrejtë (industria hoteliere, gastronomia ) ose faktorët indirekt (bujqësia , ndërtimtaria, etj.) Këto të dhëna, megjithatë, kanë vetëm vlerë relative.

Pjesëmarrja e madhe në produktin shoqëror vendor mund të shpjegohet vëtëm me dobësinë e sektorëve të tjerë ekonomik. Pjesëmarrja e madhe e ekonomisë turistike në produktin shoqëror vendor zbulon, në radhë të pare, dobësitë e sektorëve tjerë të ekonomisë ndërsa potenciali turistik as që është është shfrytëzuar sa duhet.

Kjo pjesëmarrje në numra absolut dhe relacioni me produktin shoqëror vendor mund të jetë edhe më e madhe, në qoftë se oferta turistike përparon në aspektin cilësor dhe sasior. Zhvillimi intensiv, dhe në masë të madhe

Hapat e parë të mbrojtjes së mjedisit në Kosovë fillojnë në fillim të viteve ‘70. Në vitin 1974 fillon të veprojë i pavarur Enti për Mbrojtjen e Natyrës së Kosovës, ndërsa me ligj atij  i ngarkohen punët për “kujdesjen, përparimin e mbrojtjen e natyrës, mjedisit të njeriut, si dhe organizimin, ruajtjen dhe mirëmbajtjen e objekteve të natyrës që janë nën mbrojtje”

Me ligjin 39/88 “Veprimtarinë për mbrojtjen e natyrës dhe të mjedisit të njeriut me inters për Kosovën e ushtron Enti”

Pas luftës në Kosovë UNMIK-u  ka vepruar në bazë të rregullores 1999/1 me të cilën ”i gjithë pushteti legjislativ dhe ekzekutiv në Kosovëivihet UNMIK-ut”

Për të mundësuar funksionimin, UNMIK-u ka themeluar rreth 20 Departamente Administrative.

Në maj të vitit 2000 themelohet Departamenti për Mbrojtjen e Mjedisit.

Në kuadër të këtij Departamenti inkorporohen dhe veprojnë dy institucionet ekzistuese, të cilat ndonëse e kanë bartur barrën kryesore të mbrojtjes së mjedisit në Kosovë para viteve ’90, ende nuk ishin të sistemuara, si:

Instituti për Mbrojtjen e Natyrës dhe Mjedisit të Kosovës.

Instituti Hidrometerologjik i Kosovës.

Projektet me rëndësi në përmirësimin e mjedisit jetësor në Kosovë janë ato projekte të cilat zgjedhin problemet në zvogëlimin e ndotjes së ujit, ajrit, tokës.Zvogëlimiirre zikut nga materiet e rrezikshme.

Në këtë mënyrë krijohet baza e mirë për të ardhmen me një menaxhim cilësorë për mjedisin jetësor.

Një numërikëtyre projekteve janë në fazat fillestare të realizmit ndërsa me projektet e propozuara do të rrumbullakohen përmirësimet e mjedisit në zonat me ndotje më të madhe.

Projektet e propozuara janë në vijim:

• Implementimiinjë modeli përgjegjës mbi menaxhimin e mjedisit jetësor në KEK dhe Trepçë

• Rikultivimiidheut nga sipërfaqja e eksploatimit të thëngjillit

• Rregullimi, gjelbërimi dhe rekultivim ii deponisë së hirit në KEK.

• Ndërtimiisistemit për trajtimin e ujërave të zeza në KEK, eliminimiirrezikimi t nga fenolet.

• Rregullimi dhe rikultivimiideponis ë me mbeturina të rrezikshme në Trepçë

• Ndërtimiisistemit për pastrimin e ujërave të ndotura në Trepçë.

• Përgatitja e studimit për mundësinë e ndërtimit të sistemit për trajtimin e ujërave të ndotura në 8 qendra të qyteteve të Kosovës.

Në të ardhmëren dihet të krijohet një regjim iveçantë i mbrojtjes së natyrës. Për parkun nacional ekzistues Sharr, i cili nuk është i mbrojtur në mënyrë adekuate, të planifikohet regjim i veçantë i mbrojtjes, kontrolli për përcjelljen e gjendjes, zhvillimi i vendbanimeve, ekonomisë, turizmit, eksploatimi i resurseve natyrore, mbrojtja e biodiversitetit, e veçanërisht eksploatimi i pyjeve.

Krahas parkut nacional ekzistues është e nevojshme që të vërtetohen edhe zona të reja si parqe nacionale, si Bjeshkët e Nemuna me zonat: Mokra Gora, Rugova, Gryka e Rugovës, Hajla, Bogiçeviqi, Gjeravica dhe Malet e Junikut. Ky Park Nacional do të duhej të bëhet në marrëveshje me Malin e Zi dhe Republikën e Shqipërisë, si Park Ndërkombëtar i Paqës.

Përveq parqeve janë edhe zonat natyrore me dedikim të veçantë.Këtu bëjnë pjesë rezervatet natyrore të veçuara të llojeve të bimëve ose të gjallesave, pjesë përreth objekteve, përreth objekteve natyrore individuale dhe zonave përreth tërësive të qyteteve.Përkrah këtyre objekteve është e domosdoshme që të identifikohen dhe të përshkruhet regjimiimbrojtjes edhe për: burimet e ujit termomineral, llixhave dhe shëruesve natyror, zonat rekreative, pyjet dhe toka bujqësore.

Ajo që florën dhe faunën e Kosovës e bënë të rëndësishme dhe joshëse është numriimadhillojeve endemike, endemorelikte dhe subendemike krahasuar me sipërfaqen e saj. Janë konstatuar rreth 200 lloje bimore endemike, endemorelikte dhe subendemike.

Këtu duhet të veçojmë sidomos grupin e endemikëve lokal numriitë cilëve është 13 dhe që kanë përhapje të kufizuar, madje vetëm në disa pjesë të maleve të Kosovës .Vegjetacioni i Kosovës klasifikohet në 139 asociacione, 63 aleanca, 35 rende dhe 20 klasa.

Zonat më të begatshme me faunë në Kosovë janë Malet e Sharrit dhe Alpet Shqiptare ku llogaritet që ekzistojnë: 8 lloje peshqish, 13 ujëtokësorësh, 12 lloje rrëshqitësish, 154 lloje shpendësh, 37 lloje gjitarësh dhe 147 lloje flutura ditore.

Ajo çka e bënë mosnjohjen e numrit të saktë të llojeve bimore dhe shtazore është mungesa e inventarizimit të biodiversitetit në Kosovë. Mungon gjithashtu edhe baza ligjore me të cilën do të mbrohej biodiversiteti dhe që për pasojë kemi humbje të pakontrolluar.

Kosova karakterizohet me një biodiversitet dhe trashëgimi natyrore të pasur.  Aktualisht rreth 4.27 %  e sipërfaqes është e mbrojtur ligjërisht, ku pjesën kryesore e zë Parku Nacional “Malet e Sharrit”.Të propozuar mbi 270 zona të mbrojtura, ne mesin e këtyre (i propozuar) për Park Nacional ”Bjeshkët e Nemuna”, me sipërfaqe 62.488 ha si dhe të propozuara mbi 270 zona të mbrojtur.

Objektivat afatgjata për një mjedis të pastër dhe të shëndoshë duhet të jenë:

a) Zvogëlimi gradual i ndotjes, degradimit dhe dëmit mjedisor, si dhe minimizimi ose ndalimiiatyre veprimtarive ekonomike dhe të tjera, që përbëjnë një rrezik për shëndetin e njeriut dhe mjedisin;

b) Mbrojtja e biodiversitetit dhe përmes saj ruajtja e barazpeshës së përgjithshme ekologjike;

c) Shfrytëzimi racional dhe i qëndrueshëm i resurseve natyrore dhe tokës prodhuese,

d) Mbrojtja e pamjeve të vlefshme natyrore para së gjithash atyre më representative dhe më të rëndësishme, si: parqet nacionale, monumentet e natyrës etj.

Burimi i të dhënave

*Ligji mbi Entin Krahinor për Mbrojtje të Natyrë

*Ligji mbi mbrojtjen e natyrës dhe vlerave të krijuara me punë të ambientit të njeriut GZK 39/88

*Rreg. UNMIK 1999/1 për Autorizimet e Adminstratës së Përkohshme në Kosovë

*Rreg. 2000/32 për themelimin e Departamentit Admninstrativ për Mbrojtjen e Ambientit përgjegjës për udhëheqjen e përgjithshme të qështjeve që kanë të bëjnë me mbrojtjen e mjedisit në Kosovë, si dhe zbaton urdhërat e politikës në fushën e mjedisit në Kosovë.
http://www.ekonomia-ks.com/?page=1,9,30162

10

Kryetari i të ashtuquajturit Komisionit  Parlamentar për Kosovë dhe Metohi, Milovan Drecun tha sot se "është e pamoralshme që Ramsh Haradinaj të jetë  negociatori i ri me Beogradin", por se Serbia do të duhet ta pranojë, sepse procesi i negociatave nuk duhet të ndërpritet.
"Ne nuk mund ngelim  në rrugën e negociatave, e cila është vlerësuar  shumë lartë  nga  komuniteti  ndërkombëtar, ku kemi edhe mbështetjen e Moskës në lidhje me platformën. Tani që ne nuk mund të ndërpresim  gjithë procesin, pasi Haradinaj sipas të gjitha  gjasave do  të bëhet prmeier " u tha gazetarëve Drecun në parlamentin serb.
Drecun tha se Beogradi do të duhet të pranojë Hradinajn si negociatorë, pa marrë parasysh se ai këtë nuk e dëshiron.
"Është krejt e  pamoralshme që Haradinaj, edhe pse u lirua në Hagë, të bëhet kryeministër dhe negociator, por ne nuk mund të zgjedhin. Ai është tani një njeri i lirë,i liruar nga të gjitha krimet monstruoze që ka kryer, ndërsa  partia e tij fitoi zgjedhjet nga  nga një numër I konsiderueshëm të  shqiptarëve dhe ai tani e ka legjitimitetin e nevojshëm ", tha Drecun.
Sipas tij, nuk është në  interes të  Serbisë për të ndaluar procesin e bisedimeve, sepse do të shkaktoj  dëme të pariparueshëm. "Me këtë do t’i forcojmë  kapacitet për të mbrojtur popullin serb dhe mbështetjen e bashkësisë ndërkombëtare, ndërsa në  Kuvend do të arrijë një projekt-rezolutë që do të përmbajnë parimet bazë të negociatorëve tanë dhe  të cilat janë  të pandryshueshme" ,tha ai.
Drecun tha se takimi i fundit midis kryeministrit të Shqipërisë Sali Berisha, me përfaqësuesit politikë të shqiptarëve  nga i gjithë rajoni , " duke përfshirë edhe një deputet  tonin( fjala është për deputetin e vetëm shqiptarë Riza Halim),  dhe ku është thënë se në vitin 2013 Maqedonia të fillojë ndarjen dhe viti 2015-të  do të shënoj rrumbullaksoj  territorin  etnik shqiptar, paraqet paralajmërim  të fortë se Kosova do të jetë me  Tiranën, dhe jo me Beogradin", pefundon Drecun, transmetojnë mediat serbe.

11


Në Pazarin e Ri (Novi Pazar) edhe pas kërcnimeve të vazhdueshme  ende nuk është hequr paneli i  Acif Effendiut. Ministria e Drejtësisë dhe Administratës Publike e Serbisë  ka ngritur akuza për kundërvajtje kundër kryeshefit të administratës së Novi Pazarit,  sepse nuk është ndërmarr asgjë sipas  një vendimi  urgjent për ta hequr panelin e Acif Effendiut, e cila u vendos gjat  verës së kaluar në këtë qytet.
Presidenti Këshillit Kombtarë Boshnjak Esad Xhuxheviq, muaj më parë pat deklaruar  se paneli do të mbetet, edhe pse qeveria ka mjete për të larguar me forcë panelin e  Aqif Effendiut:
- Ai për ne është  një figurë e padiskutueshme historike. Nëse dikush mund të na bindin ndryshe, ne jemi të gatshëm për të biseduar. Ndërsa panelin nuk e heqim.Këto ishin fjalët e njeriut kyq sa i përket këtij rasti.
Qeveritërëve serb iu ka dal edhe nji problem, Kësaj radhe me Luginën e Preshevës, gjegjësisht me qeverinë komunale të Preshevës, pasi që  Në fund të nëntorit në Preshevë u shpalos lapidari i dëshmorëve të UÇPMB-së, në të cilin janë shënuar 27 emrat e dëshmorëve të rënë.
Kërcnimet dhe porositë vazhdojnë njësoj sikurse  që ua bënë kohë më parë sanxhaklinjëve.
Kryeministri serb Ivica Daçiq ka porositur autoritetet lokale në Preshevë që të heqin lapidarin e ngritur në nderë të dëshmorëve të UÇPMB-së para ndërtesës komunale, apo në të kundërtën sipas tij, ai do të rrënohet. “Disa thonë se unë nuk guxoj të rrënoj përmendoren që kanë ngritur për ata që kanë vrarë policë. Ose hiqeni vetë apo do të rrënohet, pasi që Qeveria e Serbisë e ka pushtetin ekzekutiv në çdo pjesë të territorit të Serbisë”, ka deklaruar Daçiq. Ai këtë e ka theksuar në mbledhjen e këshillit drejtues të Partisë Socialiste Serbe, duke shtuar se shqiptarët duhet të pyesin vetë se këtë përmendore a e kanë ndërtuar për të ndërtuar edhe marrëdhënie të këqija ndëretnike, transmeton INA.

12


 
Serbia është e fundit në listën e 34 vendeve evropiane sa i përket cilësisë së kujdesit shëndetësor, tregon indeksi shëndetsor Evropian për viti 2012. Ndërsa Shqipëria qëndron më mire edhe se Bullgaria e cila është antare e Unionit Europian.
 
 
Sipas indeksit të EHCI me të cilën matet standardi i kujdesit shëndetësor  europian në bazë të 42 treguesve, Serbia ka marrë vetëm 451 pikë nga një 1,000 maksimale  të mundshme, dhe Holanda, e cila është në krye të listës, ka 872 pikë.
 
Vende të tjera që kanë, sipas këtyre kritereve , një sistem të mirë shëndetësor janë Danimarka, Luksemburgu dhe Islanda, njofton revista “ Nju Jorup”.
Nga vendet e Bashkimit Europian   në vendin e fundit në listë është Bullgaria me 458 pikë,pas Shqipërisë me 535 pikë  dhe pas saj është vetëm Serbia me 451 pikë.
Drejtori i HCP, i cili e zhvilloi këtë sondazh  Arne  Bjorberg tha se Serbia nuk duhet të krahasohet me shtetet e zhvilluara  anëtare të Bashkimit Europian.
 
"Fqinjët e Serbisë  si Kroacia (655 pikë), Maqedonia (527) dhe Shqipëria (535) janë relevante , dhe të tregojnë se për Serbinë  është punë e vështirë për të arritur ato nivele", tha Bjornberg.
Në këtë hulumtim nuk është përfshi Kosova.  Andaj çka mund të thuhet kur nga ky hulumtim konstatohet  se Serbia  është e fundit, pas Bullgaisë dhe Shqipërisë ? Na mbetët të mendojmë se ku është Kosova sipas këtyre standardeve.

13
Bota Sot / NIS HULUMTIMI I VARREZËS MASIVE NË SANXHAK
« ne: 03-04-2012, 21:42:28 »
Përgatitjet për rekonstruimin e varrezës masive në Haxhet, lagje e Pazarit të Ri rreth së cilës para dy viteve shpërthyen përleshjet për shkak të ndërtimit të çerdhës së fëmijëve, kanë filluar, dhe pritet deri në verën e këtij viti të fillojë zhvarrimin në këtë lokalitet.

Haxheti, përndryshe është lagje – pjesë e qyteti të Pazarit të Ri ( Novi Pazar), në të cilen në vitin 1945 dhe 1946, janë ekzekutuar “armiqtë e popullit”, kryesisht shqiptarë e boshnjakë, por tash po thuhet se ka patur edhe serbë, të cilët janë hudhur në një krater i krijuar nga bombardimet e forcave aleate të Luftës së Dytë Botrore. Në këtë hapësirë e cila ishte pronë e Vakufit, ndërkohë u ngrit një lagje e tërë e banuar dhe kur në të filloi ndërtimi i një çerdheje, myftiu Muamer Zukorliq me përkrahjen e xhematit të tij u ngritën për të mbrojtur pronën Vakufit me çdo kusht. Kjo pronë ishte e Vakufit, deri në vitin 1982, kur ishte konfiskuar nga
qeveria vendore, kinse me pagesë.

Ka mosmarrveshje dhe debate rreth numrit të viktimave që u ekzekutuan dhe u varrosën në këtë lokalitet. Por për opinionin shqipatarë është e padiskutueshme se në këtë varr masiv janë eshtrat e shumë shqiptarëve në krye me udhëheqësin politik dhe ushtarak të Sanxhakut Aqif Blyta, i cili për dallim nga viktimat tjera u vra publikisht bashk me bashkëpunëtorët më të ngusht dhe me tre nipat e tij.

Sipas Admira Muratoviqit, kryetare e Komitetit për të Drejtat e Njeriut dhe Këshillit Kombëtar të Boshnjakëve, u vranë në mes 1,500 dhe 2,000 njerëz. Sipas Srxhan Cvetkoviq, sekretar i Komisionit Shtetëror serb për zbulimin e varrezave masive të të ekzekutuarve pas vitit 1944, listat nuk janë të sakta, bëhet fjalë për qindra, e jo mijëra viktima.

Viteve të fundit është bërë shumë në hulumtimin e këtyre viktimave. Janë dhënë 30 dëshmi të të mbijetuarëve, anëtarë të familjarëve të pushkatuar, bile edhe të policëve pjesëmarrës të cilët i kishin dërguar në vendin e pushkatimit.

Ai pranon se në mesin e viktimave, thotë se shumica e të vrarëve, megjithatë, ishin tregtarë të shquar dhe biznesmenë. Të dhënat për numrin e viktimave është vështirë të sigurohen. Disa emra ishin gjetur në arkivat e Serbisë.

Pritet që në të ardhmëren e afërt në këtë fushë të bëhet plani topografik, dhe pastaj, në muajin maj të bëhet skanimi i hapësirave të pa banuara, e mandej do të mund të fillojë gërmimi i kësaj varreze, për të cilën është ditur por kurrë nuk është folur publikisht.

Ky është një lajm i mirëpritur edhe për shumë familjarë të cilët kanë humbur të afërmit e tyre në luftërat për mbrojtjen e trojeve shqiptare në Sanxhak, që kishin shkuar nga viset e ndryshme të Kosovës në krye me komandantin Shaban Polluzha.

/Infosot/Mesazhi/Përgatiti: Ismet Azizi/

14
Bota Sot / U miratua deklarata për Vojvodinën Republikë
« ne: 02-04-2012, 22:48:30 »
Gjashtë partitë e vogla të cilat angazhohen për autonomi  miratuan Deklaratën për  themelimin e "Republikës Federale të Serbisë", e cila, sipas tyre, duhet të jetë e përbërë nga dy republika: Serbia dhe Vojvodina.
 
Gjashtë  partitë e vogla të cilat angazhohen për autonominë e Vojvodinës  të udhëhequra nga ish funksioneri komunist  Zivan Berisavljeviq , të dielën në Novi Sad, në  Konventën eKatërt  për Vojvodinën , miratuan  një Deklaratë mbi krijimin e "Republikës Federale të Serbisë", e cila sipas tyre, duhet  të jetë i përbërë nga dy republika: Vojvodina dhe Serbia.
Në takimin  në të cilin kan qenë më shumë se 170 pjesëmarrës në cilësinë e Kryetarit të Kuvendit të Krahinës Autonome të Vojvodinës  morri pjesë edhe Sandor Egershi, Lideri i SVM (Hungarezëve të Vojvodinës ) Ishtvan Pastor  vlerësoi se shumica në politikë "ia ka kthyer shpinën  ides ë e një Vojvodine autonome, të cilën sot mbështetet  praktikisht vetëm nga partite  e pakicave".
Ish-Ministri i bujqësisë Dragan Veselinov tha se ideja e republikës Vojvodinës mund të realizohet pas disa viteve dhe sugjeroi që federata e ardhshme të quhet Republika Federale eSerbisë dhe Vojvodinës, ngjashëm me  modelin e Bosnjës dhe Hercegovinës!
Në takim nuk mor pjesëasnjë  përfaqësuesit e madhe LSV – partisë më të madhe  autonomiste, të cilët besojnë se kjo nuk është një moment i mirë për një ide të tillë, shkruan Vecernje novosti online.

15
Bota Sot / GORANËT ASIMILOHEN NGA BULLGARËT!
« ne: 22-03-2012, 17:52:15 »


 
“Në Shqipëri ka 300 mijë bullgarë, por në shkallë të ndryshme janë të asimiluar”. Kjo është deklarata e historianit Bozhidar Dimitrov, një ish-ministër dhe momentalisht drejtor i Muzeut Kombëtar të Historisë në Bullgari.



Ai shpjegoi se bëhet fjalë për popullatën e vjetër bullgare që nga koha kur shteti bullgar ishte i shtrirë në gjithë Ballkanin, deklaratë e transmetuar vitin e kaluar nga Gazeta Tema. Pretendimet bullgare për praninë bullgare në Shqipëri, Kosovë dhe Maqedoni nuk kanë të ndalur.

Jo vetëm se pretendojnë se Goranët e Gorës janë Bullgar të asimiluar, por Sofja zyrtare nuk ndalet së vepruari për t’i asimiluar Goranët në Bullgar.

Shoqata “Bullgarët muhamedan” në rajonin e Gorës për të rinjët të cilët deklarohen si bullgar siguron bursa.

Pas përfundimit të luftës në Kosovë dhe pa hyrjes së trupave të NATO-s, Bullgaria si shtet u angazhua në asimilimin e Goranëve etnik, të cilët jotojnë në hapsirën trekufitare në mes Kosovës, Maqedonisë dhe Shqipërisë.

Në rajonin e Gorës gjegjësisht në Sharr (Dragash) është formuar Shoqata e Bullgarëve muhamedan, e cila ka për qëllim të zhvilloj ndjenjat te etniteti goran për t’i bindur se janë bullgar të islamizuar.

Përsonat të cilët deklarohen si nullgar, fitojnë shtetësinë bullgare dhe marrin pasaportë bullgare. Shoqata e Bullgarëve Muhamedan iu mundëson marrjen e bursës dhe dërgohen për t’u shkolluar në Sofje.

Sa për ilustrim po përmendim se muajin e kaluar televizioni shtetëror bullgar transmetoi dokumentarin e etnologut të njohur bullgar Vesel Toncev, i cili pa hamendje flet për “përvetësimin” e Goranëve, shkruan revista elektronike “Sandzacke novine”.

/Përgatiti:Ismet Azizi/

16
Cunami (në anglisht Tsunami) janë valë të gjata të shkaktuara nga çvendosjet tektonoke të plakave të fundit të oqeaneve, gjegjsisht lëkundjet nënoqeanike-nëndetare.
Termi rrjedh nga japonishtja që do të thotë "valë porti".
Para mbërritjes së cunamit, deti tërhiqet në largësi të madhe, e më pas drejt bregut vjen një valë me një shpejtësi deri 300m/sek, dhe një amplitudë e cila varet nga forma e gjirit të detit që ajo godet. Në gjire të cilat kanë formën e gërmës "U" ose "V", kjo amplidudë mund të arrijë disa dhjetëra metra.
 

17
Gjeografi / Kosova e pasur me gurë të çmueshëm
« ne: 18-03-2012, 21:11:26 »
Në Kosovë ekzistojnë resurse të konsiderueshme të gurit të çmuar krizopras (chryzoprase), i cili në krahasim me gurin e njejt nga Australia, që është i njohur shumë mirë në botë, nuk është mbrapa për nga cilësia, ndoshta edhe më i bukur, deklaroi për agjensinë serbe Tanjug kryetari i Shoqatës Gemologe të Serbisë, Zoran Mladenoviq.

Duke theksuar se përveç Australisë, burim tjetër i njohur i krizoprasit ndodhet edhe në Poloni, i cili "kalon bukur në botë dhe ka çmim të mirë", Miladinovic thotë se burimet e këtij guri të çmueshëm ka edhe në Kosovë, i cili nuk është aq i njohur, dhe që eksploatohet jo si duhet me anë të eksplozivit. Lajmin e trasmentojnë mediat elektronike dhe të shkruara në Serbi me theks të veçant kur është fjala pë burimet e këtij guri të çmuar në Kosovë.

"Sasi të konsiderushme të krizoprasit gjenden afër Prishtinës, në Goles, dhe çmimi i këtij guri në tregun botëror sillet nga nga 200 deri në 300 dollarë për kilogram", tha Miladinovic, i cili është duke punuar doktoraturën e tij në fakultetin Xehtaro- Gjeologji në Beograd. Ai ka krijuar një koleksion të gurëve të çmueshëm në Serbi duke përfshirë edhe Kosovën.

Krizoprasi, "i gjelbër si mollë dhe me ngjyrë limoni", siç thuhet në librin "Enciklopedia e Kristalit", të cilin e ka përgatitur Xhudi Hol, stimulon meditimet e thella, zgjon shpresë, tërheq talentët dhe stimulon kreativitetin.

Për këtë gur në kohët e lashta është thënë se nxitë dashuri ndaj të vërtetës. Si një gur i pranverës, krizoprasi paraqet ndryshimin e zemrës ose një mundësi të re në situata pa rrugëdalje./Përgatiti: Ismet Azizi/

18
Tema Aktuale / Njohjet e Republikës së Kosovës
« ne: 17-03-2012, 18:20:53 »
KONFIRMOHET NJOHJA NGA SAO TOME E PRINCIPE


 
Shteti Sao Tome e Principe është shteti i radhës që e ka njohur Republikën e Kosovës. Sipas MPJ-së, ky është shteti i 89-të që e ka njohur vendin tonë për shtet të pavarur.

 

 

Qeveria e Sao Tome e ka njohur Kosovën si një shtet sovran dhe anëtar të plotë të bashkësisë ndërkombëtare”, thuhet në deklaratë për shtyp të Këshillit të Ministrave të këtij vendi, transmetojnë mediat.

Vendimi u miratua në seancën e fundit të Këshillit të Ministrave të Sao Tome, të mbajtur të mërkurën, dhe u miratua pa hollësi të mëtejshme. “Këshilli i Ministrave ka marrë vendim për njohjen ndërkombëtare të Kosovës”, thuhet në vendim.

Republika Demokratike e Sao Tome dhe Principe (port. Republica Democratica de Sao Tome e Principe) është një vend i vogël, i cili përbëhet prej dy ishujve në Gjirin e Guinesë. Ishujt janë të vendosur 140 km larg, dhe gjendet rreth 250 kilometra në veri-perëndim të brigjgdetit të Gabonit. Sao Tome është e vendosur pothuajse saktësisht në ekuator. Uemërua sipas Shën Thomait, në të cilit ditë Portugezët zbuluan këtë ishulli. St Thomas është e vendosur pothuajse saktësisht në ekuator.

Ishulli  u zbulua nga marinarët portugez në mes viteve 1469 dhe 1472. Vendbanimi i parë Sao Sao Tome e ngriti në vitin 1493 Alvaro Caminha I cili kishte marrë tokën nga mbreti portugez. Principe  është themeluar nga një marrëveshje e ngjashme në vitin  1500. Portugezët , duke përdorur skllevërit  në mesin e shekullit të 16 shekulli e hsëndrruan  ishullin në eksportuesin më të madh të sheqerit në Afrikë.

Ishujt Sao Tome dhe Principe ndodhet në kontinentin Afrikanë, në gjirin e Guinesë, në perëndim të Gambisë. Sipas OKB-së këta ishuj hynë në rajonin e Afrikës qendrore mirëpo disa organizate e institute e fusin në Afrikën perëndimore.

Sipërfaqja e përgjithshme e ishujve Shën Toma dhe Principe është 1,001 km2 (10 herë e diçka ma e vogël se Kosova)shtrihen rreth koordinatave gjeografike 1 00 ‘‘‘V’’’, 7 00 ‘‘‘L’’’.

Ishujt Shën Toma dhe Principe kanë një vijë bregdetare 209 km dhe nuk ndajnë ndonjë pjesë të tyer me fqinjët.

Klima në Ishujt Shën Toma dhe Principe është tropikale e nxehtë me vapë dhe një sezonë reshjesh shiu që fillonë në tetor dhe zgjatë deri në maj.

Relievi i Ishujve Shën Toma dhe Principe është me prejardhje  vullkanike dhe malorë. Pika më e ultë e relievit 0 m është përgjatë bregdetit në oqeanini Atlantik dhe ajo më e larta në lartësi mbidetare prej 2,024 metrave në vendin e quajtur Pika e Shën Tomës (ang.: Pico de Sao Tome ).

Si pasurit natyrore të Ishujve Shën Toma dhe Principe sipas CIA-Factboock llogariten të jenë : Peshkimi dhe prurja e ujit. Si tokë e punueshme llogaritet të jetë diku 6.25 % e sipërfaqes së vendit.

19
Problemi kryesor i shoqërisë serbe është ai i plakjes së popullsisë dhe zhdukja e fshatrave, qyteteve dhe qytezave të vogla.

Mosha mesatare e popullsisë në Serbi është 41 vjeç, e cila radhitet në grupin e popujve të vjetër, shkruan “Politika”.

Para pesë dekadave, në vitin 1961, Serbia me Vojvodinwn kishte 6,678,247 banorë, ndërsa në vitin 2010, ka numëruar gjithsejtw 7,291,436 banorw.

Derisa në vitin 2002 në Serbi kan jetuar 7,500,031 banorë, 8 vite më vonë , kanë qenë më pak për rreth 200.000, u tha në prezantimin e djeshëm të publikimit “Lëvizja Natyrore e popullsisë në Serbi, 1961- 2010″, të cilën Enti Statistikor i Republikës së Serbisë publikon për herë të parë.

Sa për ilustrim, po japim disa të dhëna dhe krahasuese sipas vlersimeve të vitit 2010. Struktura moshore e popullsisë në Serbi sipas vlerësimëve është : nga mosha 0-14 vjet : 15,2 % (në Kosovë
27.2%), nga 15-64 vjet : 68,1 % (në Kosovë 66.1%). Ndërsa 65 vjeç e më tepër: 16,6 % (në Kosovë 6.7%)

Mosha mesatare e popullsisë së Serbisë është 41 vjet. Serbia radhitet në vendin e pestë në Evropë për nga vjetërsia mesatare e popullsisë, para saj janë: Gjermania me moshw mesatare 44 vjet, Italia 43, Finlanda 42, Austria dhe Greqia 41,7.

Sipas të dhënave për vitin 2010, jetëgjatësia në Serbi arrin në 71.4 vjet për meshkuj dhe 76.6 vjet për popullatën femërore. Jetëgjatësia e femrës në Japoni është 86 vjet, e mashkullit japonez 79 vjet në vitin vitin 2010, ndërsa jetëgjatësia e femrave në Suedi 84 vjet dhe e meshkujve 79 vjeç në vitin vitin 2011.

Sot shkalla e vdekshmërisë së foshnjave në Serbi është 6.7 promila, që është dukshëm më e lartë se në Japoni (2.8) dhe në Suedi (2.7 për mijë).

Drejtor i Departamentit për demografi, Gordana Bjelobrk, tha se Zemuni, Grocka, Qukarica , Rakovica dhe Beogradi i Ri janë komuna me rritjen më të madhe të popullsisë nga viti 1961 deri në vitin 2010, ndërsa Crna Trva , Gaxhin Han, Trgovishte, dhe Babushnica dhe komuna së Medvegjës janë komunat me rënien më të madhe të popullsisë.

“Ndryshimet në popullsisë ishin pjesërisht për shkak të rritjes së ulët apo negative të lëvizjes natyrore, dhe pjesërisht për shkak të migrimit të popullsisë jashtë vendit”, ka sqaruar Bjelobrk, duke shtuar se në një periudhë shumë të pafavorshme për zhvillimin e popullsisë, ishte ajo e viteve të nëntëdhjeta, rritja e popullsisë në disa zona është shkaktuar nga fluksi i refugjatëve nga republikat e ish-Jugosllavisë.

“Regjistrimi i vitit 2002 kishte “maskuar” këtë problem për shkak të fluksit të madh të refugjatëve të viteve të nëntëdhjeta, por tashmë është bërë e qartë”, pat theksuar më herët Vladimir Nikitovic nga Qendra për Hulumtime Demografike.

Sipas regjistrimit të vitit 2002, në Serbi janë regjistruar 379 135 refugjatë. Megjithatë, fluksi i refugjatëve nuk ka mundur të kompenzoj pasoja afatgjata negative të rritjes së popullsisë dhe emigrimin, dhe periudha në mes dy regjistrimeve ( 1991-2002), megjithëate ka shënuar rënje të numrit të popullsisë.

“Numri më i madh i refugjatëve janë regjistruar në Srem, në Baqkën perëndimore , në Baqkën Jugore, në Maqvë dhe në regjionin e Beogradit”, tha Gordana Bjelobrk.

Vendet më të zhvilluara të Evropës problemin e rënies së numrit të popullsisë mund ta zvoglojnë me
migrime, por se si do të përfiton shteti serb nga migrimet koha do ta tregojë. Në të ardhmën prioritet i shumë vendeve ballkanike me përjashtim të Kosovës dhe Shqipërisë do të jetë problem i zvogëlimi të numrit të popullsisë sepse pa njerëz, nuk ka mundësi të zhvillimit rajonal.

/Ismet Azizi/
infosot.com
kokaj.net

20
Gjeografi / Prof. Dr Musa Gashi
« ne: 03-05-2010, 20:17:34 »

Prof. Dr Musa Gashi u shkollua në Mitrovicë dhe Prishtinë.U diplomua në Fakultetin e Shkencave Matematiko-Natyrore në Beograd (1952), në të cilin mbrojti edhe magjistraturën në lëmin e turizmit më 1967, ndërsa disertacionin e doktoratures në Prishtinë në vitin 1973.
Karrierën e tij e filloi si mësues dhe e vazhdoi si profesor gjimnazi nga viti 1953-1961. Ka punuar si këshilltarë pedagogjik. Një kohë ka qenë sekretar i Komisionit për Turizëm pran Këshillit Ekzekutiv të KSAK. Në vitin 1964 zgjedhet si asistent i parë shqiptarë në Katedren e Gjeografisë dhe pastaj gradualisht avansohet si ligjirues i lartë, prof. inordinar dhe prof. ordinar. Njihet si pedagog me kulturë të gjerë dhe njohuri të thella profesionale, ku përveq gjuhes amtare flet dhe shkruan në pes gjuhë të tjera( frengjisht, anglisht, italisht, turqisht dhe serbokroatisht).

21
Gjeografia Fizike / Erupcioni i vullkanit Ejafjatlajekul
« ne: 18-04-2010, 17:14:46 »
Ismet Azizi

Në historinë e aerotransportit evropian deri tash kurrë nuk ka ndodh që erupcioni vullkanik të bllokoj gati tërë komunikacionin mbi qiellin e Evropës. Të gjithë aeroportet më të rëndësishëm në Evropë janë mbyllur që nga 15 prilli përshkak të aktivizimit të vullkanit Eyjafjallajökull në Islandë.
Se sa do të zgjatë bllokada ende nuk dihet. Krejt varet se kur vullkani do të pushoj aktivitetin. Është e vërtetë se pluhuri vullkanik mundet dukshëm ta dëmtoj aeroplanin gjat fluturimit , dhe të ndërprej punën e motorit të aeroplanit.

Ejafjatlajekul (isl. Eyjafjallajökull) është një ndër akullnajat më të vogla në Islandë.
Gjindet në veri të Skogarit dhe në perëndim të akullnajës së madhe të Mirtasjekul.
Shtresa e akullt e mbulon vullkanin e lartë 1666 m. Vullkani nga periudha akullnajore ka patur erupcione të shpeshta . Vullkani në vitin 2010 ka patur dy erupcione 20mars dhe 14 prill .Erupcioni I prillit ka shkaktuar ndërprerje massive të komunikacionit ajrorë mbi Evropë. Erupcioni I më hershëm ka qenë në vitin 1821që ka zgjatë deri në vitin 1823., ndërsa nji erupcion më I hershëm ka qenë në vitin 1612. Krateri I vullkanit ka një diametër 4 km, ndërsa akullnaja përfshinë nji sipërfaqe prej 100 km².

22
Tema Aktuale / Daut Dauti: Pse Libia (nuk) e njeh Kosovën
« ne: 09-04-2010, 10:38:00 »


Në mesin e shumicës së shqiptarëve mbretëron bindja se udhëheqësi i Libisë, Gadafi, është ende në dashuri me ish-Jugosllavinë dhe me Lëvizjen e të Paikuadruarve. Prandaj, Gadafi (Gadafi është Libia dhe Libia është Gadafi), dashurinë e tij për ish-Jugosllavinë e ka transferuar mbi Serbinë, duke e konsideruar këtë shtet si trashëgimtar të shtetit të mëparshëm jugosllav. Kjo është e vërtetë.

Duke u bazuar në këto fakte, shumica e shqiptarëve mendojnë që Gadafi nuk e njeh pavarësinë e Kosovës për shkak të dashurisë që ka për Serbinë. Kjo nuk është e vërtetë.

Ekziston një numër i konsiderueshëm i shqiptarëve, të cilët në hierarkinë e pushtetit të Libisë kanë qasje deri në zyrën e Gadafit. Të gjithë këta, së bashku me zyrtarët libianë, fajin e mosnjohjes së Kosovës ua lënë zyrtarëve të shtetit të Kosovës.

Interesimi i Gadafit për Kosovën, siç mund të na kujtohet, daton nga fillimi i shkatërrimit të ish-Jugosllavisë. Është e ditur që në atë kohë delegacione të ndryshme nga Kosova kanë vizituar Libinë dhe kanë takuar zyrtarët më të lartë të këtij shteti. Në fillim të viteve ‘90, Gadafi ka dërguar këshilltarë për t’u takuar me udhëheqësit e Kosovës. Qëllimi i Gadafit ka qenë që Kosovës t’i ofrohet ndihmë (armë dhe para) në rast se luftohej për çlirim kundër Serbisë. Siç dihet, nuk pati kush nga Kosova që guxoi të pranonte ofertën e Gadafit. Dhe, ishte shumë mirë që në atë kohë Kosova nuk kishte burra “trima” që guxonin të bënin marrëveshje me Gadafin, i cili, ngase përkrahte terrorizmin, shihej me sy të keq nga shumica e botës, sidomos nga amerikanët dhe britanikët. Që nga atëherë e deri më sot, zyrtarët libianë kot janë munduar të takohen me zyrtarët e Kosovës.

Kjo pozitë refuzuese e Kosovës ndaj Libisë vazhdon të funksionojë edhe sot. Është shumë vështirë të dihet se çka qëndron prapa, apo cila është arsyeja e këtij qëndrimi. Mirëpo, kjo pozitë është e vështirë për t’u arsyetuar kur dihet që viteve të fundit gjendja e Libisë në marrëdhëniet ndërkombëtare ka ndryshuar shumë nga ajo në të cilën gjendej deri në vitin 2006, kur këtij shteti iu hoqën sanksionet tërësisht. Tashti gjërat kanë ndryshuar dhe Libia është në marrëdhënie të mira me SHBA-të dhe Britaninë e Madhe dhe pothuaj me të gjitha shtetet e tjera evropiane, të cilat nxitojnë të marrin pjesë në kulaçin e investimeve në këtë shtet. Në mënyrë ironike, disa kritikë kanë theksuar se zyrtarët e Kosovës nuk janë në dijeni të këtij fakti pasi që angazhimi ndërkombëtar i Kosovës vuan nga një plogështi e rëndë.

Burime zyrtare libiane me kontaktet e tyre të Kosovës kanë bërë me dije që Gadafi nuk ka asgjë kundër pavarësisë së Kosovës. Ai vetëm ka kërkuar një letër shtesë apo edhe ndonjë takim me zyrtarët e lartë të Kosovës. Ai nuk e ka pranuar letrën e Qeverisë së Kosovës e përpiluar në “shabllon”, e cila letër (e njëjtë) me

rastin e shpalljes së pavarësisë u është dërguar të gjitha shteteve. Madje, sipas zyrtarëve libianë, kjo letër nuk i është dërguari Gadafit, por një zyrtari të parëndësishëm, i cili ulet diku pas dere në Ministrinë e Jashtme të këtij shteti. Gadafi, nga udhëheqësit e institucioneve të Kosovës (këta duhet të jenë Fatmir Sejdiu dhe Hashim Thaçi) ka kërkuar letër “mustekil”, e cila nuk i është dërguar deri më sot.
Një letër të ngjashme për nga niveli funksional, të dërguar nga kryetari i Parlamentit të Kosovë, i është dorëzuar Gadafit në muajin shkurt nga një i dërguar i posaçëm nga Kosova i ngarkuar për lobim në vendet arabe. Këtë letër, sipas të gjitha gjasave, e ka lexuar Gadafi, por ka refuzuar të përgjigjet meqë kryetarin e Kuvendit të Kosovës, Jakup Krasniqin, nuk e ka konsideruar për homolog. Kjo letër ka mbetur pa përgjigje pasi që Libia nuk ka parlament apo diçka tjetër që i përngjan këtij organi.

Njohja që do t’ia bënte Libia ekzistimit dhe funksionimit të subjektivitetit ndërkombëtar të shtetit të Kosovës, nuk do ta kishte domethënien e njohjes vetëm të këtij shteti. Libia dhe udhëheqësi i saj Gadafi, me gjithë personalitetin e tij kontrovers, ka ndikim në shumë vende afrikane dhe arabe. Një gjë e këtillë është vërejtur edhe në Konferencën e Islamike që u mbajt para disa ditësh në Libi, dhe ku për shkak të Gadafit, por edhe disa të tjerëve, çështja e Kosovës nuk hyri në rend të ditës as për diskutim. Ky rast duhet të merret seriozisht pasi që vërteton se Kosova ka probleme serioze në paraqitjen e saj në një pjesë të madhe të botës, e cila përfshin pothuaj tërë kontinentin e Afrikës dhe atë të Azisë.

Megjithatë, në këtë konferencë, Gadafi nuk e la pa e përmendur Kosovën. Ai, duke folur për shpërbërjen, kësaj radhe të Nigerisë, propozoi që edhe ky shtet të zhbëhet si Jugosllavia, nga e cila dolën shtete, “përfshirë Kosovën, pavarësia e së cilës ende nuk është njohur unanimisht”. Nëse e përcjellim retorikën e tij, shohim që ai kurrë nuk është deklaruar kundër pavarësisë së Kosovës. Madje, në Libi, kundër pavarësisë kurrë nuk janë shprehur as intelektualët e as shtypi i këtij vendi, siç ka ndodhur në Egjipt, ku edhe shtypi edhe politika zyrtare, jo që kanë qenë kundër pavarësisë së Kosovës, por dolën edhe në përkrahje të Serbisë.

Ndoshta Behgjet Pacolli është ai i cili më së miri e di arsyen që Gadafi refuzon ta njohë Kosovën pasi që deri më sot ky mbetet politikani i vetëm që ka takuar udhëheqësin e Libisë. Nga deklaratat e tij dhe nga ajo që mund të marrim vesh nga shtypi e burime të tjera, jemi të shtyrë të mendojmë që Gadafi është i hidhëruar në udhëheqësit e Kosovës (madje më shumë se vetë qytetarët e Kosovës). Edhe nëse ndodh që Gadafi të pajtohet, ai me siguri ka për t’i lënë udhëheqësit e shtetit të Kosovës të presin në gjunjë nën diellin përcëllues duke pritur para hyrjes së “shatorit” të Gadafit për të dorëzuar kërkesën për njohje të pavarësisë.

23
Figura Historike / Xhaferr Deva
« ne: 27-03-2010, 13:20:00 »
Xhaferr Deva ishte Ministër i Brendshëm i Shqipërisë gjatë periudhës tetor, 1943 - qershor, 1944.


Xhafer (Ibrahim) Deva (1904-1978), lindi nё Mitrovicё, Politikan dhe burrё shteti. U shkollua në Stamboll dhe nё Vjenё, ku u diplomua nё degёn e inxhenjerisё. Pas kapitullimit tё Mbretrisё sё Jugosllavisё nё vitin 1941, punoi pёr organizimin e pushtetit nё rajonin Mitrovicë-Podjevё-Vushtrri, pra nё atё pjesё tё Kosovёs qё ishte nёn pushtimin gjerman. Nё vitin 1943 ishte ndёr nismёtarёt kryesorё pёr krijimin e organizatёs Lidhja e Dytё e Prizrenit. Nga gjysma e dytё e vitit 1944 dhe deri nё mbarim tё luftёs ishte kryetar i organizatёs Lidhja e Dytё e Prizrenit dhe drejtoi qendresёn pёr tё penguar futjen e trupave partizane jugosllave nё Kosovё.
Nё vitin 1944 u emёrua Ministёr i Punёve tё Brendshme nё qeverinё kuislinge ne Tiranёs. Mbahet pergjegjes per Masakra e 4 shkurtit 1944
Pas mbarimit tё luftёs shkoi nё Austri, Egjipt etj dhe mё sё fundi u vendos nё Kaliforni tё SHBA. Aty u bё ndёr organizatorёt kryesorё tё emigracionit antikomunist dhe sidomos tё shqiptarёve nga Kosova qё jetonin nё Amerikё.
Aty nё vitin 1966 rikrijoi organizatёn „Lidhja e Dytё e Prizrenit“, qё propagandoi çlirimin e Kosovёs e tё trojeve tё tjera shqiptare nё Jugosllavi. Vdiq nё vitin 1978.

24
Figura Historike / Ferat Draga
« ne: 24-03-2010, 18:09:55 »
Ferat be Draga (1873-1944), rilindës, politikan, luftëtar i paepur i çështjes shqiptare, hero kombëtar.

Ferat be Draga ishte vëllau i tretë nga kater djemt e Ali Pashë Dragës nga fisi Kelmend i Peshterrit.Ferat beu ishte më shumë se krah i djathtë i të vëllait, Nexhibit, në përpjekjet për shkollën shqipe dhe për alfabetin latin për gjuhën shqipe, në fillim të shekullit XX, mandej në lëmenj të politikës dhe të diplomacisë deri në Luftën e Parë Botërore. Më 1915 ndihmoi Hasan Prishtinën në ngritjen e Organizatës legale kulturore e arsimore “Bashkimi” të Mitrovicës dhe brenda saj “Komitetin e Kosovës”, organizëm politik e ushtarak ilegal për çlirimin e tokave shqiptare nga pushtuesit austro-hungarezë e bullgarë dhe ribashkimin e Shqipërisë Etnike nën flamurin e ngritur në Vlorë, më 28 nëntor 1912.
Më 1919 Ferat be Draga ndihmoi Nexhibin në ngritjen e organizatës politike legale “Xhemiet”. Kjo ishte Organizatë politike kombëtare shqiptare e veshur me petkun fetar islam, mundësi e vetme për organizimin politik shqiptar legal jashtë partive politike serbe. Në anën tjetër, përmes të vëllait, Hajdinit në Shkodër, mbante lidhje veprimi ilegal me Komitetin “Mbrojtja Kombëtare e Kosovës”. Me 1920 përfaqësoi “Xhemietin” në kontaktet me qeverinë e Nikollë Pashiqit në Beograd.
Mbledhja themeluese e “Xhemjetit”, si Organizatë politike e Myslimanëve për të ashtuquajturën “Serbinë Jugore”, u mbajt në Gushtin e vitit 1919 në Sallën e filmit afër Urës së Gurit, në Shkup. Në themelimin e saj, përpos Nexhib be Dragës, rol madhor pati shqiptari zemërluan, Ferat Be Draga. Realisht, ky ishte aktivisti dhe veprimtari më i shquar i “Xhemjetit”, e në njëfarë dore ishte organizatori dhe drejtuesi i kuvendit themelues, pasi i vëllai, Nexhibi, me shëndet të ligë, nuk kishte aftësi, as forcë fizike të përballonte punë të rënda organizative. Nexhibi urtak për Feratin trim dhe energjik atomik, ishte drita që e udhëhiqte shtigjeve plotë rreziqe. Përpos Ferat be Dragës rol të rëndësishëm në ngritjen e “Xhemjetit” lozi Kenan Zija i Manastirit, Sheh Mehmeti - Sezai dhe Nazim Gafurri, të Prishtinës, Shaban ef. Mustafa i Mitovicës, Haqif Blyta i Tregut të Ri, e të tjerë. Në një dokument të proveniencës së UDB-es, diku të pas vitit 1948, midis të tjerash, thuhej: “Nexhib (Draga) ishte njëri ndër personalitetet më të popullarizuara të Kosovës dhe Dukagjinit. Pas Luftës së Parë Botërore, Nexhibi e ka formuar organizatën “Xhemjet” ( që do të thotë Bashkësi). Nexhib Draga me organizatën “Xhemjet” ka pasur për qëllim kryesor që Kosovën e Dukagjinin, Maqedoninë dhe Sanxhakun t’ia bashkojë Shqipërisë. Nexhibi para Pashiqit e ka paraqitur këtë organizatë kinse ka qëllim t’i mbronte qytetarët shqiptarë. Më 1920 Pashiqi zyrtarisht lejoi punën e kësaj organizate, me qëllim të siguronte shumicën e deputetëve në parlament dhe që përmes Nexhibit t’i lidhte shqiptarët për vete. Xhemijeti ka pasur 14 deputet të cilët e mbështetnin Pashiqin dhe politikën e tij në parlament d.m.th., Partitë radikale. Më 1920 në Kongresin e Shkupit, kur u formua Xhemjeti, Nexhibi u zgjodh për kryetar. Me 1921 Nexhibi u sëmur dhe vdiq në Vjenë. Për kryetar të Xhemjetit u emërua Ferat be Draga…”, i cili shquhej nga Nexhibi jo me kulturë dhe dije, por me guxim dhe vetiniciativë politike dhe të veprimit.
Patrioti i pakursyeshëm, Ferat be Draga nuk e pranoi asnjë ditë të pushtetit komunist jugosllav. Në moshën 64 vjeç e zëvendësoi lapsin me pushkën dhe, duke shkelë mbi fërkemet e Ibrahim Lutfiut, nga Mitrovica kaloi në Llapushë, për t’ju bashkuar Çetës së profesor Imer Berishës - Ukë Sadikut. Më 2 dhjetor 1944, vdiq në Krelan të Gjakovës, me nëmën e fundit në gojë: “Komunistat (…), në qafë i paqin Kosovë e Shqypni…!” Shoqëruesit e nxorën në lindje të Drinit dhe e varrosën në arealin e Valjakës, pranë një lisi.
Partizanët jugosllavo-shqiptarë nuk i besuan informatës që “rrodhi” për vdekjen e Ferat be Dragës. I shkuan te murana, ia zbuluan varrin dhe, ia plaçkitën dhëmbët e arit, për trofe. Ky ishte moral i çlirimtarit kominternist të Kosovës. Vdekja misterioze burrërore, krahas veprës, Ferat be Dragën e ngriti në Shenjt i kombit.

  Më gjerësisht:
http://sq.wikipedia.org/wiki/Ferat_Draga

25
Gjeografi / Lumi Ibër
« ne: 23-03-2010, 20:22:23 »
 

Fjala Ibër rrjedh nga fjala shqipe i bardhë, shkumbon.Lumi Ibër buron në Alpet shqiptare, vazhdon të rrjedh nëpër territorin e sotshëm tëMalit të Zi, pastaj nëpër Serbi dhe në afërsi të vendbanimit Banjë hyn në territorin e Kosovës rrjedh në drejtim të juglindjes dhe në Mitrovicëkthehet në drejtim të veriut rrjedh nëpër Zveçan, mandej Leposaviq, Leshak dhe rrëzë maleve të Kopaonikut në afërsi të Rudnicës del nga territori i Kosovës në Serbi ku nga ana e majtë i bashkohet Lumi Rashka në vendbanimin me të njetin emër, e mandej bashkohet me Moravënperëndimore dhe derdhet në Danub e me të në Detin e Zi. Nga burimi e deri te derdhja e tij në Moravën perëndimore ka një gjatësi prej 276 km, në teritorin e Kosovës 82 km.
Ibri është lumë malor merrjedhje të shpejtë dhe shtrat të thellë. Grykat dhe pjesët e zgjeruara të lumit malor me prejardhje të shpejtë dhe shtrat të thellë. Prej burimit deri në Mitrovicë pjerrtësia mesatare e shtratit të Ibrit është 6,7 m/km e shpejtësia e ujit 3,5 m/sek. Në pjesën e epërme lugina e lumit është e gjerë 205 m, te Rozhaja 10 m, te Ribariqi 8-15, e te Mitrovica 20 – 25 m. Ibri ka një regjim të ushqimit të përzier, përkatësisht të kombibuar nga shirat, shkrirja e borës dhe burimet.
Karakterizohet me maksimumun e prurjes në muajin mars – prill e atë minimale në gusht dhe në shtator. Derisa maksimumi i prurjes është në lidhje me shkrirjen e borës, në fillim të pranverës, ajo më e ulët shfaqet si pasojë, jo vetëm e mungesës së reshjeve, por edhe avullimi intenziv dhe absorbimit të ujrave në viset gëlqerore. Këto qrregullime në prurje gjat vitit, jo vetëm që nuk kan mundësuar shfrytëzimin sa më racional të ujit të Ibrit por edhe mbrojtja prej vërshimeve ka qenë më se e nevojshme.
Në luginën e këtij lumi në afërsi të Zubin Potokut në Gazivodë është ndërtuar një ndër pendat më të mëdha në Evropë ku dhe është akumuluar uji dhe është krijuar një liqen artificial i madh. Nga liqeni akumulues është ndërtuar Hidrocentrali i Ujmanit me dy gjeneratorë me fuqi të instaluar prej 19 MW

Faqe: [1] 2