Profile of Isra

Permbledhja

Isra
Zërist
Send PM
Offline Offline
Posts:   370 (0.057 per day)
Vendndodhja:   Tirane
Data e regjistrimit:   04-02-2005, 05:46:30
Last Active:   19-09-2008, 12:22:34

Messages - Isra

1
Forumi Islam / Pyetje dhe përgjigje rreth fesë Islame
« ne: 03-07-2008, 09:32:40 »
SElam!

Kam nje pyetje!
Per ato vende ne rrethin polar ku dita eshte 21 ore dhe ben 6 muaj nate e 6 muaj dite, si ia bejne per te agjeruar ata njerez qe banojne atje?
Dua nje pergjigje te sakte sa me shpejt ju lutem..
falemnderit
! :)

2
Forumi Islam / Çka pretendon Jusuf el Kardaui
« ne: 24-06-2008, 09:49:30 »
NUk me duket teme e qelluar.
Kush jemi ne te gjykojme dijetaret, Jusuf Kardawi eshte nje nga dijetaret bashkekohore, e nuk na ka hije te flasim rreth cilesive apo "te metave" te nje dijetari, nese mund ti quajme keshtu..

Kush do te konsultohet per ndonje ceshtje,  merr mendimin e dy ose me shume dijetareve.

Eshte turp te perflitet nje dijetar...

3
E Bukura / Moda për femrat shtatzena!
« ne: 04-06-2008, 15:24:54 »
keto rrobat per gra shtatzane qenkan te bukura vertet..
Edhe une jam ne te pestin dhe edhe pse sme duket shume barku, prape, mezi sajohem... :D

4
Pershendetje!
Une u uroj Gezuar pavaresine te gjihe kosovareve kudo qe jane.
Ndoshta nuk eshte tema per debat, por me beri cudi, qe si nuk u permenden fare ne shqiptaret nga kryeministri apo presidenti kosovar sesa i kemi perkrahur kosovaret, si gjate luftes ne 99, qe u hapem dyert e shtepise ne cdo qytet a fshat te Shqiperise, por edhe per mbeshtetjen e madhe per pavaresine.
Gjithsesi turpi eshte per  mosmirenjohesit.
Gjithe te mirat

5
Jeta / Nje pyetje M.Popullor rreth zmadhimit te melcise!
« ne: 25-10-2007, 14:02:06 »
Pershendetje i nderuar MJEK POPULLOR!
U perpoqa te gjej temen pyetje - perjgigje per Ju sic ka qene dikur po spo e gjej se kam kohe qe nuk hyj ne kete forum, ndaj po hap nje teme te re ku shpresoj te me pergjigjeni.
Me falni tju rrembej pak kohe, por dua tju pyes se cfare bimesh jane te keshillueshme per zmadhimin e melcise, pasi nje mikja ime pasi ka kaluar nje verdhez pa kuptuar para disa vitesh i ka lene pasoje zmadhimin e melcise..
Ju falemnderit :)!

6
Lojra / Re: ** Të kundërtën e fjalës **
« ne: 28-06-2007, 13:18:49 »
Pirat - legal, ne menyre jo pirate, por legale

7
Lojra / Re: Jep - merr - ngjit - prit!
« ne: 28-06-2007, 13:16:18 »
Ananas

8
Lojra / Re: E Njejte apo Sinonim me Fjalën
« ne: 28-06-2007, 13:13:25 »
dedikim = perkushtim....

9
Lojra / Re: Këtë apo atë...?/ This or that...?
« ne: 28-06-2007, 13:10:39 »
brune.

Elegante apo e kolme.. :P

10
Lojra / Re: Gjeni Emrat e Vipave duke treguar Mbiemrin
« ne: 28-06-2007, 13:07:54 »
Ali Pashe Tepelena..  hmmmmm:

apo jo :S

11
Ndjenja / Re: Si e imagjinoni naten e pare te marteses?
« ne: 28-06-2007, 12:52:15 »
e ca se, e lodhur dhe e keputur nga te nuseruarit. :P

KOnkretisht unë kështu e kalova naten e pare te marteses.

Im shoq e beri dreke, kështu pas orës 22.00 pasi mbaruan vizitat, ai pati durimin te me hiqte ato 20 karficat ne kokë qe ndihmonin për mbajtjen e zbukurimeve ne floke, une hoqa tualetin, bera një dush për qejf, hengra pak darke sa për te thënë, dhe GJUME..si e vdekur deri ne mëngjes ne ora 11...
Ndaj, mos fantazoni shumë, se nuk ka ngele asgjë e re për tu konsumuar naten e pare te marteses.. ;)
Megjithëse, varet, ky është mendimi im.

12
Eh, si i thone kesaj pune, e dini ate shprehjen:
Te tjere na duan, te tjere duam, te tjere na marrin?? :P
Do pyesni ju, se clidhje ka kjo me temen..
Po ja ne rastin tim, te pakten.
Kam mbaruar per nje dege, punoj jo ne profesionin tim,(edhe pse kenaqshem) dhe do doja te kisha mbaruar nje dege tjeter..hahaha,moret vesh ndonje gje
... :)

13
Letrarët e rinj / Re: Indriti.
« ne: 19-06-2007, 14:56:45 »
Përshëndetje e mireseuktheve!

Si gjithmonë shpirti i poetit asnjëherë nuk kuptohet plotësisht, ose i ndjen me te vërtetë ose i ka fantazi.
Nejse, kjo qe thashë nuk vlen për rastin tim ;)
Unë te kuptoj shumë mirë, si përherë
:pafshim

14
Letrarët e rinj / Re: Poezi nga Poeti Pesimist
« ne: 28-05-2007, 15:12:09 »
 :-)

15
Eh, me vjen cudi qe ky forumi islam, flika gjume, u be kohe ne fakt qe edhe une nuk shkruaja...
Me sa shoh ata pak qe e kane vizituar kete teme nuk kane mundur te japin nje opinion te tyren.
Gjithsesi, toka vakef ne fjale shpresohet t'i kthehet kontrata. Xhamise se tabakeve i eshte shtuar ne perkrahje edhe xhamia e Medreses.Peticioni po pergatitet ti dergohet dhe Kryeministrit..

edhe pse shumica e forumisteve ketu jane nga Kosova apo diaspora , gjithsesi si ceshtje i perket te gjithe muslimaneve, jo vetem Tiranes, sepse qellimi eshte per hir te Allahut, dhe porosia e profetit duhet cuar derine fund, me aq sa kemi mundesi.
Selam.

16
Selam!
Te nderuar vellezer dhe motra.Nuk e di sa jeni ne dijeni per ceshtjen e tokes se shitur ne mes te Tiranes nga Komuniteti mysliman, me nje vlere qesharake per ate vend te lakmuar. Pra, toka pas "ushtarit te panjohur" ne Tirane, eshte shitur me 800 euro m2 nje firme ndertimi e cila do te ngreje nje qender biznesi 24 katshe..
Kjo eshte per te qeshur dhe per te qare apo jo..
Pikerisht per kete arsye, xhemati i xhamise se tabakeve eshte ngujuar prej 4 ditesh ne shenje greve urie per anullimin e kontrates..Ajo toke i takon muslimaneve, u takon vejushave, jetimeve, te varferve, eshte toke qe nuk mund te shitet sepse i teket Komunitetit te perfitoje financiarisht vete.
Per kete arsye nje grup djemsh jane futur ne greve urie, nga e cila shpresojne te dalin me sukses me ndihmen e Zotit.

Ju si mendoni??

17
Familja / Re: A mund t'i këtë TE GJITHA një Femer?!
« ne: 27-04-2007, 01:25:01 »
Përshëndetje!

Teme interesante!Aq me shumë qe prek një faktor te kohës ku jetojme.Problemet, veshtiresite, pikesynimet, strategjite, arritjet, qe mund te përballë gruaja me gjithçka qe i ofron jeta. Këtu i bie të flasësh për femren ne përgjithësi ne Shqipëri, sepse po të marrim ne konsideratë edhe ato femra qe jetojne nëpër fshatra, qe përpiqen te mbijetojne, besoj se është tjetër gjë..
Po nejse, për mendimin tim, te marrim si shembull femren intelektuale, qe përveç punës dhe karrieres qe i duhet te mbaje detyrimisht, i duhet te jetë dhe një nene dhe bashkeshorte shembullore, një amvise e mirë dhe një bashkebiseduese qetesuese për familjen e saj..
Ne realitet femra shqiptare është mjaft nervoze, e acaruar, vete vendi ku jetojme na bën qe çdo ditë e me shumë te jemi te stresuar.
Edhe pse shumë pune shtepiake janë tashmë te lehtesuara për brezin tonë, përsëri unë mendoj se gruaja e sotme nuk mund t'i këtë të gjitha...MUnd te përpiqet, por kurrësesi nuk mund t'i arrije të gjitha, o njërën o tjetrën.Vërtetë qe puna është jeta, dhe një femër qe te ndihet e plotësuar duhet te përpiqet te punoje dhe te arrije objektivat e saj profesionale. Sigurisht unë nuk jam dakort qe gruaja te lere pas dorë bashkeshortin e fëmijët dhe ti perkushtohet plotësisht punës, sepse ne këtë mënyrë gruaja kthehet ne një robot ku nuk mund te prodhoje me vlera për familjen..[Ajo duhet te gjeje një mesatare për te qenë sa me afër gjerave qe do, pa neglizhuar tej masë asgjë.

Po të marr si shembull veten time.
Unë kthehem çdo ditë ne 16.30 nga puna. Ndihem e lodhur e derrmuar edhe pse më duhet te rri 8 ore ne karrige, përsëri puna mendore me bën te ndihem sa e lodhur dhe e stresuar. ka raste qe as nuk ha, veç shtrihem direkt edhe pse nuk mund te fle..
Sikur të mos kisha vjehrren për mua do të ishte gjithçka e vështirë.Sepse përderisa mua nuk me del koha për veten time aq me shumë po të flas për te mbajtur dy meshkuj ne shtepi..Ajo gatuan, pastron, miremban shtepine ne mënyrë korrekte, aq sa unë po të isha vetëm do ta realizoja vetëm një herë ne jave, le më gatimin qe e kam bezdi.. :-[
Megjithatë, përpiqem ti kushtoj goxha kohe familjes sime.... :engjell:
Unë mendoj se njeriu adaptohet shpejt me situaten qe i ndodhet.

Pra, siç dua te theksoj, ne radhe të parë, femra nuk duhet te harroje rolin e saj themelor ne familje, për mendimin tim, gruaja është shtylla e shtepise, shtylla e edukates dhe shembullit për pasardhesit e saj.Kam përshtypjen, sepse pikërisht ne përgjithësi është duke u harruar ky faktor i rëndësishëm i rolit te gruas, ndaj dhe problemet janë shfaqur e po shfaqen me intensivisht ne arenën familjare.......... ....
 .........

18
Gruaja dhe Familja në Islam / Pyetje - Përgjigje
« ne: 06-03-2007, 09:24:42 »
selam

Kam nje pyetje!

Kur falen burri e gruaja se bashku, a mund te behet ndonjehere gruaja imam, dmth ta prije ne namaz gruaja? A lejohet apo jo?

19
Zëri Letrar / Çfarë libri po lexoni ?
« ne: 06-03-2007, 09:19:59 »
"Zahiri" Paulo Coelho

20
Gruaja dhe Familja në Islam / Selam dhe mireserdhet!
« ne: 25-09-2006, 08:28:18 »
selam goca


edhe une ju uroj ramazan te lehte dhe Zoti iu forcofte imanin dhe iu pranofte agjerimin.

Tani u kujtova raina, se kush je.... :P
te marrte e mira..Besoj se sot duhet te kthehesh nga stambolli, nga muaji i mjaltit dmth.
Me vjen keq qe smunda te vija te dasma jote..Kisha shume deshire, por te thashe qe sisha ketu.. :(
Kishe dale nuse e bukur he....;)

selam te gjithave e ju puth, Isra.!

21
Letrarët e rinj / Indriti.
« ne: 19-09-2006, 09:19:32 »
edhe muve me pelqeu poezia,ky personazhi i gjore,  ;) ngeli tu e pa e tu e vezhgu ket goc, ene spo vendos gje hic... :P


vazhdo indrit, se po presim variantin tjeter te poezie, jam kurioze sesi do perfundoje :)

22
Gruaja dhe Familja në Islam / Selam dhe mireserdhet!
« ne: 31-07-2006, 04:03:33 »
selam goca,
ja dhe una, ju kam ndjekur por skam pas ndonje gje te re per tju shkruar...
neser filloj lejen dhe per disa jave nuk do dukem fare online...na duhen ca pushime..
Kohet e fundit, nuk e di ne ju kam thene, kam lexuar librin 'Mos u trishto" te Aid El Karnit, nje liber i psikologjise islame, mjaft i dobishem dhe interesant..Ju sugjeroj ta lexoni...

Se fundi ju pershendes dhe ju uroj pushime te mbara.:perqafim

23
selam,
me vjen keq qe disa prej jush e shohin ne menyre kaq te ngushte vizionin islam mbi femrat, dhe sidomos veshjen e muslimaneve sot..
Ndoshta ju Kujdes, jetoni ne Saudi qe keni kete koncept per veshjen muslimane, dhe ju jap te drejte nese jetoni atje, sepse e kam idene sesi vishet femra arabe, komplet me te zeza, koke e kembe, dhe vec kur i sheh neper rruge disa prej tyre duke u shkelur syrin meshkujve dhe duke i ftuar ti ndjekin....diten mbulohen, naten neper pube zbulohen..nuk flas per te gjitha sigurisht..
Po nejse, mo, kjo teme eshte moda per femren muslimane, si ne perendim dhe ne lindje, duke ndjekur rrugen e MESME  islame, ashtu sic na ka porosit profeti a.s per fene tone..
Nese keto veshje ju Kujdes nuk ju pelqejne, te pakten mos e shprehni ketu vella, sepse mund te kete dhe motra te tjera fillestare ne islam qe do te trembeshin nga fanatizmi juaj.
Para nje jave nje vajze e re ne islam jo me shume se 13 vjec shkoi me te atin ne xhami per te degjuar,  sap hyri atje i doli nje plake e filloi ti thoshte se nuk vihet ne xhami me pantallona trecerekshe e kanotiere, dhe vajza u tremb dhe pasi doli i tha te jatit se nuk domte te shkonte me ne xhami..
I ati u merzit shume sepse kishte kohe qe po ndertonte ne mendjen e vajzes nje vizion te mire per fene dhe ja ku e prishi ajo plaka per 2 minuta, do i tregonte fene ajo sesi duhej te vishej, nderkohe qe i ati eshte i hershem ne islam dhe e di sesi hidhen hapat..

Shpresoj te me mirekuptoni..por nuk eshte dawe kjo menyra juaj o njerez.
selam.

24
ketu jam igru, po eh.....me shume degjojme sesa flasim, ligj i ri ky.. ;)

veshjet te kendshme, po sesi me duken, keto xhaketat trecerekshme me fustane te gjata, sikur s'shkojne, per guston time te pakten, dukesh si fshati ne feste.. :D
megjithate te bukura si rroba, sikur te visheshin te gjitha muslimanet keshtu... hmmmmm:

25
Zëri Letrar / çfarë libri po lexoni?
« ne: 29-06-2006, 07:34:50 »
"11 minuta" P.Coelho

Faqe: [1] 2 3 4 5 6 ... 11