Profile of Hylli

×

Permbledhja

Hylli Zërist

Stats for Hylli
Posts:   993 (0.162 per day)
Personal Text:   Verdana
Vendndodhja:   Atlant
Data e regjistrimit:   22-09-2004, 18:00:00
Last Active:   22-11-2005, 03:33:21
Gjinia:   Mashkull
Age:  
  • Zeriyt
Offline Offline

Messages - Hylli

1
Bota Sot / : Masakra e Srebrenicës
« ne: 12-07-2005, 23:46:16 »
Franca nuk eshte e para here qe ben pislliqe. Eshte nje nga shtetet me te cuditshme ne Evrope, dhe qe duhet me ju patur me teper friken. Hollandezet gjithashtu thone qe kemi ikur per vetmbrojtje, ne nje cast qe ata ishin atje si USHTRI per te mbrojtur popullsine e shkrete. Nga ana tjeter jepet dhe varianti qe Boshnjaket duhet te kishin luftuar pak me teper(me hushta - se vetem pushke nuk kishin). Kur u kryen sulmet e NATO-s ne Dardani, ishte po Franca ajo e cila spiunoi tek serbet te gjitha hollesirat rreth bombardimeve.

2
Bota Sot / : Londra u goditë rëndë...
« ne: 12-07-2005, 23:41:39 »
Dmth sipas teje o Sulltan paska qene nje hile e Blairit per t'ja ngjeshur muslimaneve ? Un sot ne BBC pashe ata te shkretet e moderuar, qe kishin dalur me dhembe te thyer e sy te nxire nga xhamia, ne nje akt qe pak a shume ndodhi dhe tek ne para disa muajsh kur krahu ekstremist musliman deshte te hiqte qafe ate te moderuar ne shqiperi.

Ka patur disa shperthime ne Londer, dhe normalisht qe policia do bente c'te munduren qe te shpetonte sa me shume jete njerezish. Nje tjeter gje qe te vjen keq, eshte se nga keto sulme vdesin vetem emigrantet e shkrete e njerezit e thjeshte qe shkojne ne pune. A ke dicka kundra Bush e Blair ? Shko ore merru me ta jo me te pafajshmit neper trena.

3
Historia Shqiptare / : Kur ka fillua viti 0001 ?
« ne: 08-07-2005, 13:21:48 »
Flitet qe Krishti ka lindur 8 vjet me perpara vitit 0 qe eshte vene nga Athanasiusi me duket.

4
Bota Sot / : Londra u goditë rëndë...
« ne: 07-07-2005, 18:33:15 »
44 te vdekur. Numri parashikohet qe do rritet.

5
Gjuha Shqipe / : Gjuha Ilire
« ne: 28-06-2005, 23:51:52 »

Korigjim:
Ne postimin e meparshem perdora emrin "scadar" ne vend te "scordisci," ose "skordiskoi," nje fis i fuqishem kelt (shikoni nyjen e mesiperme) qe jetonin ne kufirin me Illyricum (provincen e ashtuquajtur gjate lufterave iliro-romake) te cilet u azimiluan nga Iliret.

Ndonje burim rreth kesaj pseudohipoteze, apo eshte ne nivel hipoteze ?
Cfare thone papiret romake ne greqisht te historianeve greko-pellazge rreth kesaj teorie ?

6
Gjuha Shqipe / : Gjuha Ilire
« ne: 26-06-2005, 15:42:07 »
Tiras - "Y"-ja eshte theksim i "i"-se sepse latinet nuk e shqiptojne "y"-ne si ne. Nuk e dija se etrusket e shqiptonin "y"-ne si ne, dhe nuk po e kundershtoj fare faktin se shqipja, e rrjedhur nga ilirishtja, e ka pasur dhe e ruan "y"-ne. Por une dhashe dy hipoteza mbi prejardhjen e emrit Ilir. Hipotezat e mia ne vete nuk jane te sakta sepse paraqesin dy kendveshtrime te ndryshme. A thua se eshte e pamundur qe gjuha ilire, dhe prej saje vete shqipja, te kete prejardhje nga Mesdheu/Azia e Vogel? Bile perzirja e popullsive duhet te te beje te mos besosh vetem nje hipoteze te prejardhjes te c'do gjuhe. Psh, ne zonen e Shkodres legjionet romake munden nje ushtri ilire te cilet thirreshin scadar dhe romaket besonin qe ata rridhin nga fiset kelt por ata ishin azimiluar nga iliret. Prej kesaj mund te lindi pyetja: nga e morren shqiptaret fustanellen? Ne e dime qe greket e moren nga ne, prej cameve. Nese fiset kelte perdornin fustanelle (sot si dhe ne lashtesire) edhe perdornin "bag-pipe" thua e kemi trasheguar fustanellen dhe gajden prej tyre? Kjo per vete eshte nje hipoteze e bazuar mbi arrdhjen e kelteve ne evropen qendrore dhe lindore jo vetem ne lashtesi por edhe ne fillimin e mesjetes. Keshtuqe, duke ndjekur zhvillimin e kesaj hipoteze, a thua eshte e mindur qe disa fjale kelte jane trasheguar ne ilirishten, dhe prej saje "de facto" i kemi trasheguar dhe? Une po hedh kete duke mos dhene fjale mbrojtje me shembuj, po vetem nga nderlidhja e disa fakteve shoqerore dhe historike. Per me teper, nese hipoteza e mesiperme mund te jete e pranueshme, a nuk behen te mundesishme hipotezat e tjera? Tani, e kunderta mund te kete ndodhur. Psh, dhe azilimi i ilirjaneve ne ushtrine romake te cilet sherbenin ne Britani mund te shpjegoje te kunderten e asaj qe hodh mesiper: ilirjanet jane pergjegjes per fustanellen, zakonet, dhe gajden ne fiset kelt. Nje historian Anglez mendon qe skocezet ndajne jo vetem fustanellen dhe zakonet me shqiptaret, por edhe disa fjale me rrenje te perbashketa si alban.

Kjo hipoteza e kelteve eshte interesante(hipoteza # 3 ? por prap ne drejtim indoseuropian !) pasi eshte shqyrtuar dhe nga vete Leibnitzi me ato pak fjale qe kishte ne dispozicion. Per me teper popujt Gale mbase dhe Kelte ishin mercenaret te cilet ruanin dicka andeja nga Epirou i pjeses sone. Me gjuhet kelto-gjermanike(sic i quajne disa) ndajme gjithashtu shume emertime perimesh dhe disa gjera te tjera. Se c'ka ndodhur ngelen thjeshte hipoteza, mirepo gjuha shqipe per nga rrenejt per nga fjalet ka elemente nga cdo gjuhe ne pellgun e mesdheut, ndersa e kunderta nuk eshte e vertete.

Si ndodhi themelimi i kesaj Skocie/Anglia/Londre ? Kush erdhi e nga erdhi , ose kush u rikthye dhe nga u rikthye ?

7
Gjuha Shqipe / : Gjuha Ilire
« ne: 22-06-2005, 00:19:56 »
Jo ore jo ti mirre e ke. Edhe akademia angleze se fundmi ka thene per ca fjale te pashpjegueshme shqipe, dhe perdorimi i tyre ne kontekst (prandaj te pyeta per kuptime te tjera te rrenjes il) ka thene se gluha shqipe ka ruajtur latinishten e vjeter dhe greqishten e vjeter. Dmth. Greket dhe Latinet e humben ne e ruajtem. Se ti si hipoteze fute dhe gjuhen Hitite bujrum.

8
Gjuha Shqipe / : Gjuha Ilire
« ne: 21-06-2005, 12:41:41 »
Dmth edhe Greket edhe Iliret qenkan popull proto-hitite ? Paskemi shkuar nga kaukazi ne azi te vogel. Ateher lufta e Trojes paska qene ndermjet Hititeve dhe Ahhiyawave apo jo Qazimo ose Quasimodo (me theks nga Tunisia) ?

Megjithate dicka tjeter me interes per ju mund te jete origjina e gjuhes Hittite, mundesisht  Karpato-Danubiane ku te rrenjosesh nje here e pergjithmone aksiomen dacian=thracian dhe ilir nenfis bastard dacian. Prap se prapi Greket dhe Homerin ku do ta shpiem (se na merzitet dhe Siro pastaj) ?

Nga prijes - il na u be drite. Ndonje fjale tjeter qe te identifikohet me kete il dhe te kete kuptimin semantik te rrenjes ?

Kush eshte Tarasi ?!

9
Historia e Lashte Shqiptare / : Teuta
« ne: 12-06-2005, 10:21:18 »
Ne 2004 ka dalur nje liber nga:
 
M. Adele Cavallaro  
me titullin "Da Teuta a Epulo, Interpretazione delle guerre illyriche e histriche tra 227 e 177 a.C"  
Dr. Rudolf Habelt GMBH - Bonn, 2004
ISBN: 3-7749-3150-X

Eshte rreth 350 faqe, pak si shume i veshtire per tu gjetur, madje edhe nje here qe arrita ta gjej qe tmerresisht e shtrenjte, por besoj neper librarira do jete diku. Kam lexuar pak dhe duket se ka gjera qe duhet te konsiderohen nen syrin kritik, duke qene se me sa kam arritur te kuptoj autori vazhdon te shkruaj ne traditen Enveriste dhe te shkolles gjermane, dmth Ilir-Shqiptar barbar ose pirat dhe pik.

10
Kisha disa gjera per te thene me teper.
Pervec s'ka'ndalit te GSH qe nuk di te flasi as shqip, nuk di me qellim apo pa qellim kryhet kjo gje (sespe nuk eshte vetem GSH-ja ne kete mes) .... tek fjala  ezagjeruar, mos donit te thoshit "kam pyetur" ?, kam perdorur shume nga "pyetjet e tua" ? Ne italisht kemi esagerare qe eshte shqiperuar ne nje menyre kriminale ekzagjerim ose ezagjerim !! (por qe i humb kuptimi i peste i saj (me shqyrtu me shume, ose me u perqendru me shume ne nje vend qe do ishte shqipja jone e dashur) ne shqip, sepse nuk ka as kuptim te pare).

Me poshte
Pse qenka krenari ? Sepse nje shqiptar arrin te flase ne Kalkuta ? Ka me krenari te madhe se vete qenia e Nene Terezes nga Shqiperia ?
Per mua ky njeri me sa kam arritur te kuptoj, edhe pse gazeta apo kushdo eshte munduar ta fsheh? se per cfare po flitet po mundohet te njollosi figuren e Nene Terezes. Ishin Serbet ato qe filluan, pasi nuk arriten dot ta pervetesonin figuren e saj me teorite se ajo merrte leke nepermjet shoqatave bamirese qe shkonin direkt per financimet e Vatikanit. Se per cfare financimesh flitet hajde merre vesh(kjo lidhet dhe me piken numer 5 te Tirasit).

Per me teper, kjo qe thote ky akademik me duket me teper njollosje, sepse ndersa Papa Gjon Pali i dyte qe sapo vdiq mund t'i kushtohet ndonje artikull ruso-bullgar(qe dhe vete Agcaja thote se ishte paguar nga keta njerez) rreth manipulimit te organeve te shtypit dhe informacionit, behen 1000 artikuj dhe libra qe e lavderojne per aftesite qe pati per tju pershtatur kohes se tashme per ta percuar ne menyre me te sakte mesazhin e tij. Ne ket mes edhe Gjon Pali na del manipulues ? Mbase Dr. Alpioni mund te shkruaj ndonje liber dhe per manipulimin e Gjon Palit, dhe nese ju do ishit krenar, un per veten time do mundohesha qe ate njeri ta kufizoja sa me teper tek katedra qe perfaqeson dhe jo kombesia, sepse do ishte nje bumerang i vertete per ne qofte ne planin intelektual, qofte ne plane te tjera.

Ne si Shqiptare nuk kemi aresye te krenohemi keshtu ne siperfaqe me nje njeri qe po kryen lektura ne Indi, sepse jane me qindra njerez shume te famshem ne Amerike qe nuk i kushtohet dhe aq sa duhet (pervec korrierit ne rastin e Athanasit). Kemi figura si Dhimiter Pilika e Nermin Vlora qe vdekjet e tyre jane kaluar me dy fjale te vetme ose i jane kushtuar artikuj ne rastin e Pilikes dy vjet pas vdekjes nga "shoket" e tij, dhe kemi nje artikull te tere per kete udhetim te ketij akademiku ne Indi ? (ne parim nuk ka gje te keqe qe percohet lajmi, por menyra ... ) Per me teper shqiptaret qe mesojne historine krenohen me pushtimin e gjithe Indise nga Aleksandri i Madh dhe paraardhesit e tij. Por mbase andej nga eshte profesori nuk mund te flasi me te tilla fakte dhe merret me dicka qe me duket se ju nuk ja keni pyetur (qyteterimin indian), sepse derrasen qe ka poshte ose ja thyejne avash avash (ne rastin me te mire), ose ja heqin pa paralajmerim. Dhe ne kete mes nuk ka asgje te keqe qe ky njeri te bej ate cfare ka zgjedhur, dhe as qe te kritikohet sadopak per cfare po ben. Secili zgjedh menyren e vet per te jetuar, por shitja e informacionit per patriotizem eshte e palejueshme, eshte mekat ndaj njerezve qe kane derdhur gjak, qe nuk kane as eshtra dhe qe  madheshtia e tyre eshte nderuar fshehurazi edhe sot e kesaj dite.

11
Kjo duhet te futet ne kategorine e intervistave s'ka'ndalistike. Cfare bejne njerezit per te ruajtur katedren e tyre, pirueta bejne. Me keta Albiona duhet te krenohemi !!!

Bie gjithashtu shume dakort kur e permend Indine si civilizim shume te lashte, madje doktorri shqiptar duhet ta permendi qe qyeteterimi Indian eshte mamaja e gjithe qyteterimeve, qysh kur Anglezi shkoi i qyteteroi.

12
Historia / : Flamuri i Malit te Zi
« ne: 08-06-2005, 13:17:47 »
Duhet kuptuar qe shume gjera jane manipuluar ashtu sic Blloshmit jane bere Obilich, dhe aq me teper nuk dime dhe aq shume per kete fis te madh qe mbaheshin dhe si mbreter ne Drenice, edhe pse ishin nga Ohri me origjine !!! Familja e tyre ka lidhje fisnore me Vlorajt dhe mbase me Qyrprillinjte, qe jane familje shume te medha princerore qe e cojne degen e tyre deri tek Aleksandri i madh e mbase neoptolemejte nga krahu i Kastrioteve qe gjithashtu Jacques de Lavardin na thote se ishin zoter te gjith Maqedonise ne kohe shume te motcme. Duhet theksuar ketu se burimi i vetme i dokumentacionit, Primatia Ilirijane e Ohrit eshte djegur.

Shqiptaret ne veri sipas regjistrave osmane shume here kane qene ndermjet emrtimeve serb apo shqiptare por gjithsesi etnia e tyre nuk mund te vihet ne dyshim. Persa i perket shqiptareve qe kalojne nga krahu tjeter dhe behen te famshem, fillojne dhe turbullira madje ke me qindra, nder me te vonet George Tenet dhe Pirro Dhima ose Pirros Dimas.

13
Historia / : Flamuri i Malit te Zi
« ne: 08-06-2005, 11:40:52 »
Teoria serobo-Kroate per te qenurit Ilir u hodh poshte nga
1) Dyndjet e vona sllave dhe kroate
2) Gjuha qe nuk ka azgje te perbashket me ate ilire, madje habitem si i vajti ne mend kjo gje

Balshajt jane shqiptare dhe jo sllave, kete e dokumenton Noel Malcolmi sakte. Edhe un i mendoja si sllave dhe ne fakt Noli dhe Jericek nuk para japin ndonje pergjigje definitive rreth etnise se tyre, ndersa Malcolmi i nxjerr Shqiptar.

14
Historia / : Flamuri i Malit te Zi
« ne: 08-06-2005, 08:54:41 »
Flamuri eshte me i vjeter se Hititet dhe se i ashtuquajtur popull indoeuropian qe nuk EKZISTON. Populli Indoeuropiane eshte pjelle Angleze para dy shekujsh qe te justifikoj hordhiqet e papireve "greke te lashta" te shekullit te XV mbas Krishtit. Kete se them une por nje sere studiuesish qe kane harxhuar jeten e tyre me keto gjera. Nga India na ka vajt ne Kaukaz tani, megjithate emrin perseri nuk e ndryshon pasi merren per baze disa rrenje hipotetike, nderkohe qe pellazget e zgjidhin teresisht ceshtjen ne fjale.

Flamuri ka shume mundesi ne pak fjale  ti perket legjendes se Omphalos-it, prej nga ku Zeusi leshon dy shqiponja dhe atje ku ato do takoheshin do ishte qendra e botes dhe do ndertoheshe Delfi. Ka dhe nje variant tjeter shume me te gjate dhe simbolik qe permbledh ate siper gjithashtu. Shtepia e dukagjineve ka nje kulle me dy shqiponja qe rrine ne pjeset e kunderta te Kulles. Gjithashtu nese dime shume gjera te pakten te epokes se Skenderbeut per princat e ndryshem shqiptare, nga Aranitet tek Balshajt, per Dukagjinet, cuditerisht nuk dime gje hic fare, edhe pse ligji i koduar nga Leka i ka hyre thelle ne ndergjegjen e tyre shqiptareve nga veriu e deri ne epir poshte fare( lexo Leake dhe Hobhouse se cfare thone per hakmarrjet ne Himare, Kudhes dhe Qeparo e deri poshte ne Preveze - qe me pas Hammondi i ndan ne Greke dhe Shqiptare ne menyre qesharake).

15
Historia / : Flamuri i Malit te Zi
« ne: 07-06-2005, 19:29:08 »
Kush tha nje here se kemi te bejme me nje shqiponje me dy koka ? E kam shkruar dhe diku tjeter, nje variant se nga vjen shqiponja dy krenare bizantine sic eshte pagezuar nga studiesat driteshkurte ne Evrope ka te bej me Mitologjine e lashte. Shpia e dukagjineve ka variantin origjinal dhe me te perafert te asaj qe po them.

16
Historia / : Flamuri i Malit te Zi
« ne: 07-06-2005, 13:05:36 »
E ka thene ai Cosic si e ka , menyra e vetme e ruajtjes se nacionlizmit tone eshte rrena. Edhe ducja thoshte "piu bugie dici piu ti credono".
Ne shqiptaret ne ket mes nuk jena as te afte te themi te verteten e jo me te rrejme, pervec vetes tone qe jemi kampioner.

17
Bashkimi Kombëtar / : Lirohet Ramush Haradinaj
« ne: 07-06-2005, 10:42:12 »
Nje shenje pozitive kjo nga bashkesia nderkombetare. Shpresojme te lirohet perfundimisht sa me shpejte dhe t'i kthehet atdheut dhe familjes se tij.

18
Historia / : Flamuri i Malit te Zi
« ne: 07-06-2005, 10:33:54 »
Nese Mali i Zi do tentonte te dilte e pavarur do duheshe dhe nje lufte tjeter qe nuk ma merr mendja ta lejojne interesat europiane. Kush do ta lej shqiperine te bej aleanca te tilla ? Un vetem Kosoven shoh si faktor shqiptar te vetem ne Ballkan, Shqiperia meme ka marre rrugen e dreqit me kohe.

19
Historia / : Flamuri i Malit te Zi
« ne: 07-06-2005, 01:34:41 »
Eh po jane "sons of the eagle" dhe keto ore Max, paraerdherssts te Pirrovicit te Epiriosit.

20
Figura Historike / Gjergj Kastrioti ishte hundëshkabë
« ne: 06-06-2005, 13:42:23 »
Ja akademia jone,
mbasi shtjeu ne dhe ne menyre mizore Dhimiter Piliken, tipa si Stefanaq Pollo, baba i Neritan Cekes e vete Neritani me shoke, vijne e na bejne "studime" per Skenderbeun.

Te pakten Ahmeti e shkruajti nje elegji edhe pse pak si shume me vonese, por te tjeret vecse vjedhin studimet e tija.
Turp.

21
Urime per temen. Megjithmend interesante sidomos pjesa e fjalorit.

23
Figura Historike / Gjergj Kastrioti ishte hundëshkabë
« ne: 04-06-2005, 10:06:06 »


Misioni i Illyria Entertainment Group, është për të siguruar, konservë dhe përhap kulturën, trashigimin dhe historinë Shqiptare, përmes mjedis film për brëza të ardhshëm. Ne i mbajm këto parime me detyrë shënjte; me sbavit, edukua dhe frymëzua.

Projekti i Tanishëm

Gjergj Kastrioti Skenderbeu:
Mbreti Luftëtar i Shqipëise

Illyria Entertainment Group me krenari paraqet dokumentar të fuqishëm dhe spikates në mbështetje të jetës dhe kohës së lavdishme të një luftëtari të shkëlqyer. Ne duhet të ecim larg sëbashku në kohë dhe vënd. Vëndi është Shqipëria; Shekulli i XV (15'të), dhe luftëtari është Gjergj Kastrioti, i mirënjohuri Skënderbeu.

Gjatë intervistave, mantazhëve dhe kërkimeve ne do të ringjallim dhe sjellim në këtë botë, një nga udhëheqësit me të shkëlqyer dhe fatkeqësisht të harruar të njezore legjendarin Skënderbeu.

Në vitin 2005 përkujtohet 600 vjetori i lindes. Me shumë vonesë, ky projekt është një analizë dhe studim i një burri, Mit, dhe legjendë i pa harruari: Skënderbeu.

Para se të ishte një komb, iste nje burr Shqipëria nuk ishte përcaktuar nga kufinjtë, por së pari si një ide; Atherë gjatë vuejtjeve dhe cakrificave mbinjerzore idea u ba realitet, Një Komb! [Dhe Gjergj Kastrioti Skënderbeu u ba krenaria e të gjithë Shqipëtarëve, që athere dhe për gjithmonë sa kohë qe ne këtë botë do të ketë Shqipëtarë.]

Cfarë në bëjmë, e bëjmë për kombin.

Shikojme Perpara
Projektet e Ardhsme

Lahut e Malsisë
Dokumëntar historkë e një burri, Gjergj Fista, vepra dhe epika historike e tij

Isa Boletini
Një dokumëntar historike për Isa Boletinin; Luani i Kosovës

Antologji Shqipëtare
Një antologji Shqiptare tregimeve të Malëisë

Prënk Cali
Një dokumëntar për Prënk Calin; Burr Kreshnik

24
Bashkimi Kombëtar / : Prishtina Kryeqendra Shqiptare
« ne: 02-06-2005, 23:50:43 »
Keshtu eshte dhe motoja e "grekeve" ja vdekje ja liri.

25
Historia Antike / : Bizant
« ne: 28-05-2005, 21:00:13 »
MAX me duket ky eshte forumi i gjuhes ne mos gabohem dhe ti ben mire te japesh kontekstin historik por ate gjuhesor kurrsesi nuk mund ta zhdukesh se eshte jo arma e fundit, por a para, dhe meqe e the dhe emrin e udheheqeseve, dole tek Biza qe po thote dhe Tirasi.
Cfare eshte Biza-s, sespe dole "padashje" tek postimi i Tirasit. Ki parasysh si jane dhe si vihen emertimet e fshatrave dhe udheheqesve etj etj.

Faqe: [1] 2 3 4 5 6 ... 16