Profile of 12:51

×

Permbledhja

12:51 Admin

Stats for 12:51
Posts:   25428 (6.413 per day)
Data e regjistrimit:   06-07-2010, 01:42:08
Last Active:   18-04-2021, 01:24:08
Age:  
Offline Offline

Messages - 12:51

1
Café Zerion ツ / Vetem tri fjale!
« ne: 17-04-2021, 16:13:10 »
Rregjistrohuni ne Bitclout

2
 

Kreu i grupit parlamentar të socialistëve, Taulant Balla e injoroi lajmin e rrjedhjes së një databaze me 910 mijë votues të publikuar nga Lapsi.al si një shpifje, duke pranuar se databaza ekziston, por duke hedhur poshtë sugjerimin se ajo përbëhet nga të dhëna të vjedhura. Në fillim Balla tha se të dhënat janë grumbulluar ‘derë më derë’ dhe janë dhënë vullnetarisht nga vetë qytetarët.

Taulant Ballës iu deshën disa ditë për të kuptuar përmasat e skandalit dhe për të mbërritur të mërkurën te statusi i mohimit të vërtetësisë së databazës. Ai madje deklaroi edhe se ekzistenca e databazës mund të përbëjë një alibi për opozitën për të justifikuar një humbje në zgjedhjet e 25 prillit. Kjo mund të jetë apo mund të mos jetë e vërtetë, por ajo që dallohet është se të drejtat që socialistët i japin vetes për të shënjestruar çdo votues individualisht, duke e markuar atë me një “patronazher” e bën një fitore të tyre të mundshme minimalisht të pandershme.

Databaza, e cila tashmë përbën një sekret që e dinë të gjithë, tregon shumë për mënyrën me të cilën socialistët menaxhojnë zgjedhjet. Ajo që kemi parë në mënyrë fragmentare nga dosjet 184 dhe 339, ku zyrtarët socialistë shënjestrojnë dhe shantazhojnë votuesit një më një, duket se është shtrirë në të gjithë vendin.

Votuesit shënjestrohen një nga një nga zyrtarët e partisë, të armatosur me të dhënat e tyre personale dhe me një profil të gjithësecilit prej tyre, si votues potencialisht të një partie tjetër.

Ajo dukshëm është një databazë ku përfshihen të dhënat që qytetarët kanë dorëzuar në institucione të tjera publike. Në një kolonë gjenden vendet e punës, një e dhënë që qytetarët e depozitojnë në Drejtorinë e Përgjithshme të Tatimeve. A punon votuesi në një kompani publike apo private? Me një kërkim që zgjat më pak se dy sekonda, mund ta gjesh se ku punon gjithësecili. Historia ka treguar se punësimi në Shqipëri është një mekanizëm shantazhi dhe presioni që përdoret nga partitë politike për të detyruar qytetarët të votojnë pavarësisht bindjes së tyre politike. Dhe fakti që një e dhënë e tillë gjendet në databazën e Partisë Socialiste vështirë se sugjeron se socialistët po përpiqen të bindin qytetarët se programi i tyre është më i mirë se sa ai i kundërshtarëve.

Dhe krahas emrave të të të punësuarve në shtet, të ashtuquajturit “patronazhistë” duket se janë kryesisht të punësuar shteti që kanë një jetë të dytë si përgjues të qytetarëve për llogari të Partisë Socialiste.

Në njërën prej kolonave të databazës të emërtuar “koment”, patronazhistët kanë lënë shënime të ndryshme: njëri shkruan se ka kontaktuar një votues dhe ai i ka kushtëzuar votën me një vend pune për gruan (një vepër penale kjo e dyfishtë: nga ana e qytetarit dhe nga ana e patronazherit që nuk e ka denoncuar krimin).

Një tjetër se i ka kërkuar legalizimin e pallatit. Në një tjetër është shënuar: Punon për xxx, eksponent i LSI. Apo akoma më tutje, “përfituese në legalizim”. Dhe akoma më tutje: “nuk ka votuar. As faleminderit nuk tha që mori hipotekën e shtëpisë”. Apo: “babai, anëtar organizate PD”.

Në një rast tjetër, një socialist pyet një punonjës të bashkisë Tiranë për votën dhe shënon në databazë se punonjësi i është përgjigjur se ‘vota është sekrete’. Në një tjetër shkruhet: “Nul votojn jehovaj”, apo “myslimane ekstremist, nuk vijnë te votojnë, nuk ua lejon feja.” Ose: “të pakënaqur”.

Të gjitha të dhënat personale që shkelin sekretin e votës gjenden aty. Njerëzit janë identifikuar nëse kanë votuar këtë apo atë parti më 2013 dhe nëse kanë marrë apo jo pjesë në votime më 2019. Pjesëmarrja ose jo në votimet e vitit 2019, dukshëm shërben si referencë për të vlerësuar qytetarin si votues ose jo të PS. Edhe vëzhgimi i rrjeteve sociale nuk është lënë pas dore, Në një rast, një patronazhist shkruan: “nga hetimi në Facebook, mund të jetë votues i PS.” Ose në një tjetër: “referuar fillimisht si PDIU. Të mbahet në monitorim”.

Patronazherët kanë hyrë deri në të dhënat më private të mundshme të qytetarëve duke u informuar edhe për sherret brenda familjes. Në një votues është shënuar: “djali i xhajës së xxx, por nuk flasin”. Në një tjetër: “mamaja e xxx, punësuar në bashki”. Patronazherët kanë krijuar profil votuesi edhe për të punësuar të tillë sensitivë si ushtarakët apo policët.

Databaza tregon gjithashtu se Partia Socialiste ka marrë nën kontroll segmente të tjera të shtetit dhe se shumë nga institucionet e pavarura janë të kapur nga militantë socialistë. Një drejtor në INSTAT rezulton referues të dhënash personale për partinë.

Në një rast tjetër, një votues i identifikuar si pronar biznesi mban shënimin: “Do kontaktohet për punonjësit”.

Ky mund të jetë përdhunimi më i madh i të dhënave personale në historinë e Shqipërisë, një i tillë që ka gjasa do ta damkosë Partinë Socialiste si një parti që përdori metodat e Sigurimit të Shtetit për të ndikuar vullnetin e votuesve.

Shqiptarët zbuluan nga ky skandal edhe një terminologji të re, të krijuar për përdorim të brendshëm nga Partia Socialiste: Patronazhist/e, një zyrtar partie që përgjon qytetarët dhe di se ku banojnë, ku punojnë dhe nëse janë të sëmurë apo të shëndetshëm.

Standardet e zgjedhjeve të lira dhe të ndershme janë përshkruar në dokumentin e Kopenhagës. [Link] Ekzistenca e databazës dukshëm dhunon standardet në shumë dimensione. Parimi i fshehtësisë së votës, i cili duhet të garantojë vetë ekzistencën e zgjedhjes me ndërgjegje, është dhunuar nga përpilimi i profileve të secilit prej votuesve duke përdorur të dhëna mbi prejardhjen, punësimin e votuesit apo familjarëve të tij, nëse ka marrë pjesë apo jo në votimet e shkuara dhe se si është deklaruar në të shkuarën. Parimi i ndarjes së shtetit nga partia është cënuar rëndë nga fakti që të dhënat në databazë dukshëm janë rrëmbyer nga institucione të tjera. Dhe parimi i barazisë në garë elektorale është dhunuar nga keqpërdorimi i burimeve publike nga ana e partisë në pushtet.

Kuptohet që ky BIG Brother i madh në variantin shqiptar ka edhe një dozë banaliteti. Edi Rama, kryetar i Partisë Socialiste, rezulton si një votues që punon te Këshilli i Ministrave dhe ka për patronazhist Ervis Hushën. Husha vetë ka gjithashtu një patronazhist, i cili nga ana e tij, ka një patronazhist tjetër.
Gjergj Erebara
https://www.reporter.al/nje-databaze-qe-hedh-ne-ere-cdo-standard-te-mundshem-zgjedhor/

3
Tema Aktuale / Gjumi i pafajsisë dhe opiumi i politikanëve
« ne: 05-04-2021, 08:58:53 »
 

E trishtë që në 2021, jo thjesht kryetari i një partie politike, por kryeministri i një vendi që pretendon të hyjë në Europë, përdor 1 qen endacak që e ka zënë gjumi para 1 zyre elektorale, si sarkazëm për kundërshtarin politik. Nuk do kishte kenë çudi që këto zgjedhje, partitë, dhe ajo e tija, të vinin me 1 program kombëtar afatgjatë dhe etik për zgjidhjen e këtij fenomeni.
Por koha dhe veprat kanë treguar të kundërtën.
2 ditë më parë, jua bëra llogaritjen me mik të shpenzimeve të spitalit veterinar të bashkisë Tiranë.
Sa naive isha treguar!
Mësoni se veç blerje medikamentesh+ materialesh veterinare për 5 vitet e fundit, të gjitha të publikuara në Agjensinë e Prokurimit Publik, janë:
2016 - 8.303.600 lekë të reja
2017 - 19.631.250 lekë
2018 - 17.500.000 lekë
2019 - 16.499.987 lekë
2020 lot 1 - 10.019.500 lekë
2020 lot 2 - 12.554.650 lekë
Totali - 84.508.987 lekë

Pra, janë shpenzuar 850 milion të vjetra nga taksat e qytetarëve të Tiranës, vetëm për medikamente dhe materiale.
Këtu nuk fusim, pagat dhe sigurimet shoqërore për 26 veterinerë, liçenca e të cilëve duhet të revokohet urgjentisht për vrasje të qenve, abuzim dhe mungesë etike profesionale, as blerja e ndërtesës dhe amortizimi, as punonjësit famëkeq që rrahin gra kafshëdashëse rrugëve tek u marrin qentë e lagjes, as rojet te dera.
Vetëm në këto tenderime mund të kesh të paktën 10 kombinacione hetimi për krim ekonomik, korrupsion, shkelje e ligjit për mbrojtjen e kafshëve, shkelje e misionit të institucionit, abuzim me pushtetin, etj, etj.
Duke hetuar Agjensinë e Mbrojtjes së Konsumatorit me në krye Rudina Hoxhën, drejtoreshën e spitalit Hermiona Hajdini, 26 veterinerët, gjithë punonjësit e tjerë, dhe 2 furnitorët fitues të tenderit, do ngacmoni 1 maje ajsbergu që është pashalleku i Bashkisë së Tiranës.
Propaganda mitomane ndër media e rrjete sociale ecën veç me njerëz të painformuar e të paedukuar.
Ftoj Top Channel, Shqiptarja.com, Gazetën Dita, që u ngutën të postojnë lajmet e porositura nga kryebashkiaku, të publikojnë dhe investigojnë mbi këtë aferë korruptive dhe amorale. Ndryshe tregoni se jeni të shitur.
Sa për qenin që fle, rrituni deri te pastërtia e ndërgjegjes së tij!
Mbase më pas do ta bëni gjumin e qetë edhe ju.

Oli Pero

4
 

Eshte hapur nje platforme e re sociale qe pritet te revolucionarizoje fushen e mediave sociale. Quhet Bitclout.com
Kjo platforme eshte e decentralizuar dhe nuk i perket ndonje kompanie, por eshte financuar fillimisht nga disa nga kokat investore te Silicon Valley. Platforma eshte ngritur mbi blockchain, ashtu sikurse Bitcoin. Nje nga pikat e forta eshte fakti qe platforma te tilla jane te hapura por dhe te pacensurueshme. Bitclout eshte shume i ri, sapo i ka mbushur 3 jave. Ngaqe eshte shume i ri ende nuk jane futur shume personazhe te njohur. Gjithesesi disa jane tashme aty:

Muzikante: Diplo, Lil Tjay, Kygo, Steve Aoki, Echosmith, Mike Posner

Influencer: JustMaiko (47MM TikTok), DudeWithSign, Tana Mongeau, Sam and Colby,  Helen Owen

Celebrities: Ashton Kutcher, Pamela Anderson, Scott Disick

Tech investors: Chamath Palihapitya, the Winklevoss twins, the founder of TechCrunch Michael Arrington
 
Te tjere: Superstar soccer player Paul Pogba, best-selling authors Neil Strauss & Grant Cardone, WallStreetBets, Media company HypeBeast

Pika qe duhet te jete me interes te vecante, eshte fakti qe kjo platforme i jep secilit ate qe quhet "Creator Coin". Dmth secili ka nje monedhe dixhitale te tijen (le te themi tip Bitcoin per cdo njeri) qe mund te blihet dhe shitet po brenda platformes, dhe duke u bazuar ne emrin, reputacionin,  aktivitetin dhe aftesite rritet apo ulet vlera e monedhes. Personat e njohur dhe te famshem e kane te garantuar vleren e larte te monedhes perkatese. Sidomos ata qe jane sot te verifikuar ne mediat e tjera sociale vleresohen shume shpejt dhe shume lart.  (Shembuj: https://bitclout.com/creators ) Premisat jane qe kjo platforme revolucionare do te ndryshoje shume gjera e secili do jete jete aty heret a vone. Keshtu nuk eshte pyetja a do te jesh aty, por kur do te jesh aty.

5
Kosova Sot / Vjosa Osmani, Presidentja e re e Kosoves
« ne: 04-04-2021, 21:50:21 »
 

6
Tema Aktuale / Ju lutem mos e shisni votën!
« ne: 04-04-2021, 21:46:09 »
Të dashur miq,
Ndryshimet ndodhin kur dinjiteti fiton terren ndaj të ligës. Kur ne angazhohemi për të luftuar fenomenet negative. Kur ne nuk heshtim, por angazhohemi për të ndërgjegjësuar bashkëqytetarët për rrugën e drejtë.

Shitja e votës është një fenomen që në këto vite tranzicioni i ka dhënë pushtet krimit, të korruptuarve dhe atyre që shtetin e shohin si mall tregu.

Secili nga ne duhet të angazhohet sa mundet kundër këtij fenomeni. Secili nga ne duhet ta refuzojë këtë fenomen.

Dje në emisionin Zonë e Lirë u mundova të pasqyroj në mënyrë të thjeshtëzuar se sa tallje e madhe është shitja e votës për dinjitetin dhe të ardhmen e secilit prej nesh.

Për lirinë e zgjedhjes në vendin tonë janë pushkatuar qindra persona, janë bërë mijëra vite burg, janë internuar dhjetëra mijëra familje.

Nëse mendon njësoj SHPËRNDAJE! Ndoshta ndikojmë sadopak te shpirtrat e trazuar të vendit tonë!

P.s kur vota shitet me 50 euro, për çdo ditë ju blihet e ardhmja me 0.034 euro ose 3.4 cent ose afro 50 lekë. Kur shitet me 500 euro, për çdo ditë në 4 vite u blihet e ardhmja me 0.34 euro ose 34 cent, ose 500 lekë të vjetra.

Adriatik Lapaj
Copyright: RTV KLAN
Emisionin e plotë mund ta shikoni në:

7
Bota Sot / Nga viti 2021 nuk do nderrohet me ora
« ne: 04-04-2021, 09:21:59 »
Shikoni njoftimin e nderrimit te ores ne vitin 1916.


8
Influencer / Blogger / Elena Çerra (Info foto video)
« ne: 27-03-2021, 08:26:29 »
 

9
Influencer / Blogger / Lena Cerra (Info foto video)
« ne: 27-03-2021, 08:25:34 »
 

10
Influencer / Blogger / Lena Cerra (Info foto video)
« ne: 27-03-2021, 08:25:15 »
 

 

11
 

Ndërron jetë aktori i njohur, Rasim Thaçi- Cima

Gjatë ditës së sotme (e premte) ka ndërruar jetë aktori i mirënjohur, Rasim Thaçi-Cima në moshën 71 vjeçare.

Lajmin e trishtë për audiencën e kanë bërë të ditur burime afër aktorit, duke theksuar se kishte ndërlikime me virusin.


Ai për disa ditë kishte vuajtur nga COVID-19, ndërsa ishte i shtrirë në Klinikën infektive.


Rasim Thaçi- Cima ishte tejet i njohur për publikun shqiptar, duke kujtuar një sërë role komike.

Përndryshe, aktori gjithmonë do të mbahet mend në kujtesën e kinematografisë shqiptare. /Telegrafi/

12
E Bukura / Gjithçka për Qerpikët
« ne: 26-03-2021, 21:06:02 »
 

Qerpikë të gjatë? Mbani shënim këto hapa.
Qerpikëtt e gjatë i bëjnë të gjithë të duken më tërheqës dhe të bukur.

Nëse jeni në pikëpyetje se si të duken më voluminozë dhe të rriten në pak kohë ne ju sjellim më poshtë disa mënyra që do ju ndihmojnë për t’i zgjatur ato:


Masazhim i qepallave të syrit


Masazhimi i qepallave përmirëson dukshëm rrjedhjen e gjakut në gjendrat e flokëve dhe mund të stimulojë rritjen e qerpikëve.

 
Vaselinë

Aplikojeni me një copë të vogël pambuku dhe flini me të. Më pas, lajeni në mëngjes. Kjo do t’i bëjë qerpikët të duken më të gjatë dhe do reduktojë rënien e tyre.

 
Aloe Vera

Aloe Vera përmban vitaminë E, e cila është element thelbësor për rritjen e qerpikëve. Aplikoni pak xhel Aloe Vera në qerpikët tuaj. Lëreni brenda natës dhe lajeni ditën tjetër.

 
Vajra

Aplikimi i një sasie të vogël të vajit të ullirit ose të kastorit në qerpikët tuaj përpara se të flini mund të ndihmojë në rritjen e tyre. Ndihmon gjithashtu për t’i mbajtur ata të errët. Syri.net

13
Celebrities / "Cmendet" Rihanna
« ne: 26-03-2021, 21:01:36 »
Rihanna po rikthehet pas pesë vitesh mungesë. Fansat e këngëtares 33-vjeçare kanë pritur me padurim që të publikojë albumin e ri, por ndërsa “R9” nuk po ndodh akoma, duket se të paktën do të dëgjojnë një këngë.

Të paktën këtë ka lënë të kuptohet përmes një postimi që ka bërë së fundmi në Instagram. Ajo postoi një video duke festuar suksesin e albumit të saj të tetë “Anti”, i cili ka qëndruar për pesë vite në Billboard 200, dhe është gjithashtu i pari nga një artiste me ngjyrë që arrin këtë moment të rëndësishëm.

Korrikun e kaluar, në një intervistë për Entertainment Tonight, Rihanna siguroi fansat se nuk do të zhgënjehen me muzikën e re. “Unë jam gjithmonë duke punuar në muzikë. Dhe kur të jem gati do të dalë. Ju nuk do të zhgënjeheni kur të ndodhë. Do t’ia vlejë.”, shpjegoi ajo në atë kohë./syri.net

14
Influencer / Blogger / Mira Pogaci (info foto video)
« ne: 26-03-2021, 16:53:46 »
 

15
Influencer / Blogger / Anjeza Gjoni (info foto video)
« ne: 26-03-2021, 16:53:17 »
 

16
Influencer / Blogger / Anjeza Gjoni (info foto video)
« ne: 26-03-2021, 16:53:08 »
 

17
Influencer / Blogger / Silvana Xhani (info, foto, video)
« ne: 26-03-2021, 16:51:41 »
Silvana dhe Albana Xhani
 

18
Vipat Shqiptare / Arta Bajrami (Info foto video)
« ne: 26-03-2021, 16:50:46 »
 

19
Vipat Shqiptare / Arjola Demiri (Lajme, Info, foto, video)
« ne: 26-03-2021, 16:50:06 »
 

20
Influencer / Blogger / Diola Dosti (info foto video)
« ne: 26-03-2021, 16:49:06 »
 

21
Influencer / Blogger / Diola Dosti (info foto video)
« ne: 26-03-2021, 16:48:56 »
 

22
Influencer / Blogger / Diola Aliaj (info foto video)
« ne: 26-03-2021, 16:47:44 »
 

23
Influencer / Blogger / Diola "Didi" (info foto video)
« ne: 26-03-2021, 16:40:24 »
 

24
Influencer / Blogger / Diola "Didi" (info foto video)
« ne: 26-03-2021, 16:40:15 »
 

25
Influencer / Blogger / Narona Krasniqi (info foto video)
« ne: 26-03-2021, 16:37:52 »
 

 

Faqe: [1] 2 3 4 5 6 ... 885