Show Posts - 12:51

×

Show Posts

This section allows you to view all posts made by this member. Note that you can only see posts made in areas you currently have access to.


Messages - 12:51

Faqe: 1 2 [3] 4 5 6 7 8 ... 1109
41
Arta me Luanen dhe Arta Anitaj
 

42
Vipat Shqiptare / Çiljeta Xhilaga (Info, foto, video)
« ne: 14-01-2023, 17:40:41 »
Ciljeta bjonde
 

43
Vipat Shqiptare / Elvana Gjata (Lajme, Info, Foto, Video)
« ne: 14-01-2023, 17:39:33 »
Elvana ne fustan te kuq
 

44
Celebrities / Enisa Nikaj (info foto video)
« ne: 14-01-2023, 17:38:34 »
Enisa dhe Dua Lipa
 

 

46
Vipat Shqiptare / Donald Veshaj (info, foto, video)
« ne: 14-01-2023, 17:33:11 »
 

47
Qesh / Kryepastruesi
« ne: 10-01-2023, 12:39:23 »
 

48
Histori / Vlad mizori, Vlad heroi
« ne: 10-01-2023, 08:31:07 »
Hero kombëtar i rumunëve është Vlladi III Drakulla. Pse? Sepse e sfidoi Perandorinë Osmane. Vetëm për këtë. Në botë ai njihet më shumë si Konti Drakulla, sipas shkrimtarit irlandez Bram Stoker që për personazhin e vampirit gjakpirës frymëzohet paksa nga jeta e Vlladit. Por, mizoritë e tij për të cilat jemi pak të njohur, njihen më së miri e më së lehti nga pjesët e reja të dokudramës të realizuar në mënyrë të shkëlqyeshme, “Rise of Empires: Ottoman”, me skenar të amerikanes Kelly McPherson (që këto ditë doli në Netflix). Në këtë dokudramë flasin edhe historianët rumunë, turq, anglezë e amerikanë.

Babai i Vlladit ishte vasal i Sulltan Muratit II. I dyshuar për komplote ndaj Perandorisë Osmane, për të dëshmuar besnikërinë ndaj sulltanit ai i dorëzon pa kokëçarje dy djemtë e vet, Vlladin dhe Radunë. Nëse sërish tradhton, djemtë e tij do të vriten. 

Vlladi dhe Radu jetojnë në pallatin perandorak në Edrene, dhe rriten si vëllezër të sulltanit të ardhshëm, Mehmetit - Pushtuesit. Edhe kur babai i tyre sërish tradhton, jetët e tyre kursehen. Me ndihmën e Mehmetit, më vonë Vlladi merr pushtetin në vendin e tij të trazuar nga aristokracia lokale, si Princ i Vllahisë - vasal i Perandorisë Osmane. Dhe, çfarë bën ai atje: i thellon mjerimet duke ngulur njerëzit në hunj; secilin që shihte si kundërshtar, për çfarë merr epitetin Vllad Tepesh (që në shqip mund të përkthehet si Vllad Ngulitësi). Ndërkohë, shpreson se do të organizohet një Kryqëzatë e re nga Vatikani, të cilën ai do ta udhëhiqte. Kjo shton dëshirën e tij për të sundim të pavarur, duke menduar se ka mbështetjen e të tjerëve, sidomos të Mbretërisë së Hungarisë. Por, Perëndimi edhe Skënderbeut i premtonte kryqëzata, ndërsa e vërteta është se me këtë shpresë mbahej gjallë rezistenca e të tjerëve: që të tjerët ta pësonin, të lodheshin osmanët në tokat e huaja për të mos marshuar tutje.

I vetëdijshëm se sulltani do të sulmojë, Vlladi lë shkret vendet ku shkel. Në Bullgari vret mbi 20 mijë civilë, veshët e të cilëve i koleksionon dhe ia dërgon mbretit të Hungarisë si dëshmi se meriton mbështetjen. Edhe historiani bullgar Anton Minkov, që ligjëron në Kanada, përmend se shkatërrimet më të mëdha në Bullgari i kanë bërë ushtritë e krishtera jo osmane. Gjatë marshimit të ushtrisë osmane të udhëhequr nga Mehmeti, ku merr pjesë edhe Radu (e donte vëllain Vllad, por e dinte se nëse i bashkohet, si mizor që ai ishte do ta vriste edhe atë dhe se vendi nuk e meriton sundimin e një krimineli), Vlladi shkatërron dhe vret banorët e çdo vendbanimi rumunë ku ata kalojnë. Në fund, i tradhtuar nga hungarezët dhe kur humb betejën dhe kupton se kryeqyteti i tij Targovishti do të bie në duar të osmanëve, i ngulë në hunj mbi 20 mijë banorë, për t’ua dorëzuar osmanëve një qytet fantazmë. Skenat e tilla makabre, e shtyjnë Mehmetin të gjunjëzohet dhe të qajë. Mesjeta ka qenë mizore, por mizoritë e Vlladit kanë qenë të papara. Dhe, dokumentari (pra, sipas një amerikaneje, ku flasin edhe historianët që ligjërojnë në universitete të njohura), është i realizuar pa anime. Madje, sundimin osman e paraqesin shumë më human se atë të aristokracive lokale në Ballkan. Këtë e thotë edhe Mark Mazoweri, se Ballkani ka qenë në kaos, mizor, me luftëra mes popujve dhe mes aristokratëve të të njëjtin popull. Përçarjet e brendshme mundësuan avancimin e lehtë të osmanëve edhe për faktin se ndihma e tyre kërkohej nga vendasit. Siç dihet, Topiajt i ftojnë osmanët për të luftuar kundër Balshajve.

Pushtetin në Vllahi më 1462 e merr Radu. Për 400 vjetët e ardhshme, Rumania mbetet shtet vasal i Perandorisë Osmane. Duhet cekur se përmbysjen e Vlladit e kërkonin edhe fisnikët tjerë, sepse vendi ishte i lodhur nga mizoritë e kohortave të tij të vdekjes. Radu e shpëtoi Vllahinë dhe e ruajti bërthamën e shtetit të sotëm rumun. Por, hero i rumunëve mbetet Vlladi, sepse sfidoi një prej sundimtarëve më të famshëm në histori, Mehmet Pushtuesin. Plani i Vlladit ishte ta vriste Mehmetin dhe trashëgimtarin e tij, por nuk ia doli. Një historian rumun thotë se nëse do t’ia dilte të vriste pushtuesin e qytetit të Kostandinopojës (që Perëndimi e ka portretizuar gjithmonë me urrejtje dhe si dekadent, ndonëse ishte më i përparuar, ndërsa banorët Kostandinopojës e kanë parë me urrejtje Perëndimin), që për gati dy mijë vjet kësaj askush nuk ia doli (as perëndimorët, pos kur futen me tradhti gjatë Kryqëzatës së Katërt, më 1204, gjë që njihet si ora e zezë e Kostandinopojës e jo ajo e pushtimit osman), ai do të ishte hero edhe për Perëndimin. Sot është hero vetëm i rumunëve (të cilëve vetëm të zeza ua ka sjell), ndërsa në Perëndimin e përparuar ku historia sot nuk mbështetet në ideologji e gënjeshtra, ai shihet si strateg ushtarak, si trim, por edhe si një nga njerëzit më mizor të historisë.

Agron Shala

49
Familja / Prindi 1; prindi 2, dhe lojërat pa shije!
« ne: 10-01-2023, 07:24:12 »
 

Kam dëgjuar se në disa institucione arsimore parashkollore kanë bërë fillime eksperimentesh sociale me zarar, për të zëvendësuar terminologjinë "baba", "nënë" me termat, Prindi 1 dhe Prindi 2.
Veç të tjerash, është edhe një eksperiment i paligjshëm! Është njësoj si të vrasësh dikë për të bërë eksperiment dhe parë se çfarë bën i vrari momentin e fundit të jetës!
Eksperiment i bukur në vetvete, por krim megjithatë! 
Veç kësaj është edhe antiligjor sepse bie ndesh me kodin e familjes, pra indirekt edhe me Kushtetutën ku ky ligj bazohet. Prandaj eksperimentuesit duhet të vihen para përgjgjësisë ligjore!
Veç antiligjor është edhe një paradoks logjik. Ja pse: Gjoja për të vendosur barazinë midis nënës dhe babës, për ta shuar dallimin midis sekseve. Por Prind 1 kush quhet? T'a zemë se baba! A nuk privilegjohet përsëri baba? Pse të quhet 1 dhe jo 2? A nuk mbetet edhe dallimi mes sekseve vetëm se tani i shprehur numerikisht? Prindi 1 - baba, prindi 2 - nëna! Jo ush po gomar! Këta matematikë nuk dinë si duket, por nuk dinë as logjikën e thjeshtë! Ku i shuan dot matematika dallimet reale? 1 dhe 2 janë po aq të ndryshëm sa baba dhe nëna, dhe për t'a quajtur 1 ose 2 prindi ka nevojë të tregojë seksin, se përndryshe kush do të quhet 1 dhe kush 2?
Pra, kemi një vërë në ujë!
Veç një eksperiment të rrezikshëm, kemi edhe një mosfunksionim nga ana operacionale.
Pse?
Unë jam gati të pranoj se në shumë fusha dallimi midis burrit dhe gruas është kot, i tejkaluar. Madje nuk ka fare vlerë të vihet në dukje. Ta zemë kalon kufirin me pashaportë! E ç'vlerë ka nëse je burrë a grua?! Por, kur shtrohesh në spital për ndonjë operim, bëni shaka nëse jeni burrë të thoni se jo, nuk ka rëndësi çfarë jam, ose më keq: jam grua! Shkoni në një bankë dhe hapni një llogari rjedhëse, pikë rëndësie  nuk ka nëse jeni burrë a grua. Por, nëse bëni synet fëmijën, kujdes! - duhet ta provoni se është djalë, se ndryshe nuk ecën!!! Shkoni të merrni pensionin, ose të regjistroheni në zyrën e punës, e ç'ju duhet atyre se jeni burrë a grua? Pikë rëndësie nuk ka. Por, kujdes, kur është fjala të qënë këngëtar lirik, nuk mund të thoni se unë nuk jam as burrë as grua sepse jam 1,2,3 e kështu idiotësira. Do jepni gjak? Nuk ka rëndësi jeni burrë a grua, bëjuni 1,2,3... sa të doni! Por kujdes nëse kërkohet qumësht për bebet, ka shumë rëndësi nëse jeni burrë a grua.
Për familjen në disa raste nuk ka rëndësi a je burrë a grua, por në raste të tjera thelbësore ka shumë rëndësi. Je bashkëshort 1 ose 2, ose 3, :) kur paguan taksat e bashkisë sado të kripura të jenë, por kur merr leje barre je grua se burrë nuk mbetesh dot shtatzënë! Nuk ka 1,2,3, nuk tërci e vërci!

Për fëmijët dallimi nënë - baba shumë thelbësor, nuk bëhet dot prindi 1 dhe prindi 2. Pse? Sepse është nëna që e mban beben në trupin e saj dhe jo baba! Se është nëna që mban embrionin dhe jo baba! Le të jetë edhe homoseksual, e drejtë e tij! Se është nëna që e ushqen me qumësht, jo baba, se ky qumështin veç në dyqan mund ta blejë! Se në muajt e vitet e parë bebja është lidhur me trupin e nënës kryesisht, me aromën, frymën, zërin, e saj, dhe më pak me të babës! Se fëmija sheh që nëna ka dy gjinj kurse baba jo, se baba ka përkundrazi diçka të fryrë poshtë mbathjeve, kurse nëna e ka ndryshe, mos duhet Frojdi ngjallur t'ua shpjegojë? Fëmija sheh që baba rruan faqet, kurse nëna jo! Babës mund t'i bien edhe flokët, nënës jo! Se fëmija pak më i rritur do kuptojë se dikur nëna si ai kishte menstruacione, kurse baba si ai nuk kishte! etj, etj.

Si t'u themi fëmijëve që për ju nuk ka më nënë e babë, por ka idiotizma : Prindi 1 dhe Prindi 2? Se kush i ndihmon për mësimet, asnjë rëndësi seksi i njërit dhe i tjetrit. Se kush bën punët në shtëpi, etj., pa rëndësi. Se kush është deputet dhe tjetri biznesmen, fare!

Unë nuk kam asgjë me sjelljen seksuale të 1 dhe 2. Po fare! Le të ketë qejf burri me burrin dhe gruaja me gruan. Secili në qejf të vet! Por edhe homoseksualët, mesa njoh literaturën, duan ta dinë se me cilin seks kanë të bëjnë: leisbiket duan grua partneren, homoseksualët përgjithësisht burrin. Nuk mund t'u thuash nuk ka rëndësi, keni dikë pa seks, 1, ose 2 !!!

Transeksualët janë gjë tjetër pastaj. Edhe për çiftet homoseksuale është çështje tjetër. Flasim njëherë tjetër! Kur të jetë koha!  Edhe ajo çështje kur të vijë radha zgjidhet pa shqetësuar të tjerët në të drejtat e tyre për të qenë babë e nënë!

Por, mos bëni shkelje ligji, shkelje të të drejtave të fëmijëve nëpër shkolla, kopështe dhe çerdhe!

Drejtësia ka fushë veprimi krejt të legjitimuar për t'ua vënë këmbët në një këpucë pastaj prindit 1 dhe prindit 2, madje në këpucë uniseks po deshët!

Akademik prof. Dr.  Artan Fuga

50
 

E pe videon e gjyshes që kur i thanë se vdiq Rama klithi “korba, na ikën 160 mijë lekët!”

Kishte hall e shkreta se po vdiq Rama ajo dhe i shoqi nuk do i merrnin më pensionet.

Nëse do të kuptosh se çfarë është personalizimi i pushtetit, mjafton kjo video. Aty duket se si votuesi i zakonshëm e ngatërron kryeministrin (njeriun) me shtetin (institucionin).

Mirëpo, jo vetëm që Rama nuk i ka paratë e veta ato që po shpërndan, por në fakt një lek e jep dhe dy i fut në xhep.

Në të paktën 260 ditë të vitit që shkoi mbi 520 mijë shqiptarë u zgjuan herët në mëngjes, u veshën, u sulën nëpër autobuzë e makina, për të shkuar në punë në sektorin privat.

E pasi punuan të paktën 8 orë në ditë (40 orë në javë), i dhanë shtetit mbi 4 miliardë euro përmes taksave.

Administrata, nën drejtimin e Ramës, i mori këto para dhe sipas KLSH-së mbi 1 miliardë i shpërdoroi, ndërsa 2 miliardë ia dha oligakëve përmes koncesioneve. Pjesën që mbeti e shpërndau rroga për 180 mijë nëpunës civil, dhe pensione.

Për më tepër në Shqipëri taksohet konsumi.

Kështuqë, gjatë 2022 kur 660 mijë pensionistët shkuan për të blerë bukë dhe qumësht, 20% të çmimit ja dhanë Ramës përmes TVSH-së.

Dhe kur mbi 630 mijë vetë i hodhën naftë makinës i dhanë 70% prapë Ramës.

E meqë vitin që shkoi çmimet e ushqimeve dhe naftës u rritën, të gjithë këta bashkë i dhanë Ramës rreth 400 milion Euro më tepër.

E meqë ishte kohë krize, Rama i mori 65 milion € nga këto dhe ia dha direkt 300 ndërtuesve me të cilët ndan pasurinë publike (rreth 220 mijë euro për ndërtues).

Tani paska vendosur t’iu japë 70 euro (8000 lekë) pensionistëve si nëna që shihet në video, e cila llogarit se bashkë me të shoqin “do marrin 160 mijë lekë” (të vjetra).

Unë vdekjen nuk ja uroj Ramës, por besoj që nëse ai nuk do ishte më kryeministër, zonja (si pensioniste)  do merrte të paktën 600 euro kompensim për rritjen e çmimeve. Bashkë me burrin 1200 euro.

Dhe si qyetatare këtij vendi ajo do kursente 500 euro shërbime publike, të cilat nuk do ishin shpërdoruar, por do shkonin për spitalet dhe transportin. Pra bashkë me burrin do kursenin edhe 1000 euro të tjera.

Kështuqë nëne, kur ta marrësh vesh që Rama është gjallë dhe akoma kryeministër thuaj “korbaaa na ikën edhe 2200 euro” 🙂

Dr. Endrit Shabani

51
Histori / I burgosuri nr.1 në Shqipëri
« ne: 30-10-2022, 18:36:39 »
 

Në foto Hasan Mustafa Dida (1916-1998), nga Perbregu i Kukësit, i cili vuajti dënimet politike në vitet 1948-1963 dhe 1967-1990. U burgos 32 vjeç dhe doli prej burgu në moshën 74 vjeç. Dënimi i dytë erdhi pasi realizoi me sukses arratisjen, por jugosllavët si edhe shumë raste të tjera e kthyen në Shqipëri. Vuajti gjithsej 37 vjet, 10 muaj e 27 ditë heqje lirie. Fotografia duhet t’i takojë tetorit 1948, pasi më 29.9.1948, kur ishte në paraburgimin e Kukësit, megjithëse ishte i lidhur me zinxhirë, mundi të largohej, por u arrestua dy ditë më pas.

Kastriot Dervishi

Fotografitë që kanë bërë historinë.

52
Kosova Sot / Te fitosh paqen!
« ne: 19-08-2022, 20:59:16 »
 

Une nuk e di kush po “fiton” dhe kush po “humbet” ne keto seancat e dialogut Kosove - Serbi. Nje dialog apo negociate nuk eshte duel me shpata ku njera pale godet tjetren per vdekje, eshte nje bisedim ku perpiqesh te marresh sa me shume te mundesh dhe te besh sa me pak leshime te mundesh, duke marre parasysh situaten ushtarake, ekonomike, politike por edhe konjukturen nderkombetare apo opinionin publik te brendshem.

Mirepo pershtypja qe po marr eshte se presioni nderkombetar eshte i dyanshem, ama pala qe po del me ankesa dhe pakenaqesi per vete thelbin e dialogut eshte Serbia.
Ne ndryshim nga heret e kaluara qe ngjasonin me dreka e darka te hareshme, Vuçiçi pas çdo seance (psikoterapie) po del me i nxire dhe me i stresuar.
Pse valle?

Ne vazhdimesi kemi pare lideret e Kosoves te cilet jane nisur drejt Brukselit apo Washingtonit me premtime te medha per pajtime historike ndaj nderkombetareve, dhe perbetime per qendrese heroike ndaj popullit te vet.
Rregullisht jane kthyer me “marreveshje te dhimbshme” te cilat jane “jetike dhe thelbesore per proçeset shtetformuese e integruese”.
Ne kembim te “dhimbjes” te cilen do duhej ta ndjente populli, kane marre mbeshtetje politike nderkombetare.

Ndryshorja e ekuacionit kesaj radhe eshte qendrimi i Albin Kurtit dhe rezultati po shihet.
Vuçiçi i flet popullit te vet per “dite te veshtira per Serbine” dhe se “do e mbroje deri ne fund atdheun e dashur Serbine”.
Sigurisht qe Vuçiçi nuk eshte budalla.
Mesazhet e tij kontradiktore burojne nga dyzimi i politikes se tij. Ai flet me dy regjistra, nje regjister konstruktiv dhe ankues ndaj nderkombetareve dhe nje regjister ultranacionalist (fashistoid) ndaj opinionit te vet publik.
Duket se po u ankohet te dyja paleve per pozicionin e vet te parehatshem.
Te dashur nderkombetare, a nuk e shihni se po e leshova Kosoven mund te me bejne revolucion njerezit e mi?
Te dashur serbe, a nuk po e shihni presionin nderkombetar, a s’e kuptoni qe Perendimi eshte partneri yne ekonomik dhe politik?

Mirepo halli i Vuçiçit ne kete analize nuk na intereson. Na intereson ndryshimi i qasjes, qe ka ardhur nga ndryshimi i politikes se jashtme, qe ka ardhur nga ndryshimi i ideologjise.
Mesa duket, nese qasja jote eshte parimore, politika konseguente, dhe ideologjia kombetariste, atehere dhe presioni shkarkohet mbi supet e kundershtarit.

E nese kjo lloj menyre normale e te negociuarit, pa leshime “te dhimbshme” dhe pazare okulte qenka jo vetem e mundshme por e deshirueshme, atehere pyetja qendron:
Çfare kane premtuar te tjeret dhe çfare kane marre ne kembim?

Kodi: [Zgjidh]
https://www.facebook.com/1496781900623240/posts/pfbid02ab697baWnvp1iYUoy3vmBc2rJATYieHDCzUX4H4KNbaDdqNdvFK5iwTc9US2dyDql/

53
 

Nga Stephen C.Meyer

Lajmet e kohëve të fundit, nuk kanë qenë inkurajues për besimtarët. Një sondazh i Gallup,tregon se përqindja e amerikanëve që besojnë në Zot ka rënë në 81 për qind. Një rënie prej 10 për qind gjatë dekadës së fundit, dhe niveli më i ulët historik.

Kjo tendencë përshpejtuese, është veçanërisht më e theksuar tek të rinjtë. Sipas një sondazhi të Qendrës Kërkimore Pju, 18-29 vjeçarët janë të përfaqësuar në mënyrë disproporcionale midis të ashtuquajturve ateistë, gnostikë, dhe pa lidhje me ndonjë besim fetare.

Pastorët dhe udhëheqësit e tjerë fetarë, ia atribuojnë këtë prirje shumë faktorëve: rritja e të rinjve jashtë kishës, mosnjohja e liturgjisë dhe kulturës së kishës, madje edhe Covid-19. Ne gjetëm një përgjigje tjetër në sondazhin tonë kombëtar, në lidhje me arsyet themelore për këtë mosbesim në rritje:keqkuptimi ndaj shkencës.

Sondazhi ynë zbuloi se mesazhi i perceptuar i shkencës, ka luajtur një rol kryesor në humbjen e besimit. Ne zbuluam se sidomos teoritë shkencore rreth evolucionit të jetës, kanë nxitur më shumë njerëz ta refuzojnë besimin në Zot, sesa shqetësimet për vuajtjet, sëmundjet ose vdekjen.

Po ashtu, ai tregoi se 65 për qind e ateistëve të vetë-cilësuar si të tillë, dhe 43 për qind e agnostikëve besojnë se “gjetjet e shkencës në përgjithësi, e bëjnë më pak të mundshmeekzistencën e Zotit. Është e lehtë ta kuptosh arsyen pse ky perceptim është kaq i përhapur.

Vitet e fundit, shumë shkencëtarë janë shfaqur si zëdhënës të famshëm të ateizmit. Riçard Doukins, Lorenc Kraus, Bill Naje, Majkëll Shermer, i ndjeri Stefën Houking dhe të tjerë kanë botuar libra popullorë, ku argumentojnë se shkenca e bën të panevojshëm apo të pabesueshëm besimin në Zot.

”Universi që vëzhgojmë ka vetitë që ne duhet të presim nëse në fund, nuk ka asnjë qëllim, asnjë projekt… Asgjë tjetër veçse indiferencë e verbër dhe e pamëshirshme”- shkroi Doukins.

Megjithatë, midis mesazhit dhe realitetit, ekziston një hendek i madh.

Gjatë shekullit të kaluar, zbulime të rëndësishme shkencore e kanë sfiduar fort ateizmin e bazuar tek shkenca. Dhe në veçanti 3 prej tyre, tregojnë një histori shumë më miqësore ndaj Zotit.

Së pari, shkencëtarët kanë zbuluar se Universi fizik e kishte një fillim. Ky zbulim, i mbështetur nga astronomia vëzhguese dhe fizika teorike, bie ndesh me pritshmëritë e ateistëve shkencorë, të cilët prej kohësh e portretizuan Universin si të përjetshëm dhe vetë–ekzistent,​ dhe që rrjedhimisht nuk ka nevojë për një krijues të jashtëm.

Dëshmitë për atë që shkencëtarët e quajnë Big Beng, kanë konfirmuar pritshmëritë e teistëve tradicionalë. Fituesi Çmimit Nobel Arno Penzias, që ndihmoi në arritjen e një zbulimi kyç në mbështetje të teorisë së Big Bengut, ka vënë në dukje lidhjen e dukshme midis pohimit të tij të një fillimi kozmik dhe konceptit të krijimit hyjnor. “Të dhënat më të mira që kemi janë pikërisht ato që do të kisha parashikuar, po të mos kisha asgjë tjetër përveç 5 librave të Moisiut…dhe Biblës në tërësi”- shkruan Penzias.

Së dyti, zbulimet nga fizika rreth strukturës së Universit e përforcojnë këtë përfundim teist. Që nga vitet 1960, fizikanët kanë përcaktuar se ligjet dhe parametrat themelorë fizikë të Universit tonë janë përshtatur mirë, përkundër të gjitha gjasave, për ta bërë Universin tonë të aftë të mbajë jetën.

Edhe ndryshimet më të vogla midis shumë faktorëve të pavarur – si forca e tërheqjes gravitacionale ose elektromagnetike, ose rregullimi fillestar i materies dhe energjisë në Univers – do ta kishin bërë të pamundur jetën. Shkencëtarët kanë zbuluar se ne jetojmë në atëqë fizikanti australian Ljuk Barnes e quan një “Univers me fat”.

Nuk është për t’u habitur që shumë fizikanë kanë arritur në përfundimin, se ky rregullim flet për një “akordim kozmik shumë të detajuar”. Siç argumentoi ish-astrofizikani i Kembrixhit, Sër Fred Hojl “Një interpretim logjik i të dhënave sugjeron, se një super-intelekt është bashkuar me fizikën për të bërë të mundur jetën”.

Së treti, biologjia molekulare ka zbuluar praninë tek qelizat e gjalla të një bote të imët të nanoteknologjisë informative. Këto përfshijnë kodin dixhital në ADN dhe ARN, makineri të vogla molekulare, të ndërtuara në një mënyrë shumë të ndërlikuar, të cilat e tejkalojnë shumë teknologjinë tonë dixhitale sa i përket aftësisë së tyre të ruajtjes dhe transmetimit.

Madje edhe vetë Riçard Doukins e ka pranuar se “kodi i makinës së gjeneve, është shumë i ngjashëm me kompjuterin”, duke nënkuptuar veprimtarinë e një programuesi mjeshtëror nëfillimet e origjinës së jetës. Zbulimet e biologjisë moderne, nuk janë ato që do të priste dikush nga proceset thjesht materialiste.

E gjitha kjo nënvizon një pabarazi në rritje midis perceptimeve publike për mesazhin e shkencës, dhe asaj që tregojnë faktet shkencore. Zbulimet e mëdha të shekullit të kaluar, nuk tregojnë një “indiferencë të verbër dhe të pamëshirshme”, por për projektin e detajuar të jetës dhe Universit, dhe ndoshta për një krijues inteligjent që qëndron pas të gjithave.

“Newsweek”

Shënim: Stephen C.Meyer, drejton Qendrën për Shkencë dhe Kulturë në Discovery Institute në Siatëll, SHBA.Bota.al/Noa.al

54
 

Mësohet se ndaj Princ Valentino Corleone është qëlluar disa herë.

Në vendin e ngjarjes është gjetur një armë pistoletë dhe 40 gëzhoja.

Ndërsa në njoftimin e Policisë së Kosovës thuhet se nga hetimet e para në vendin e ngjarjes e dyshuar në lidhje me rastin është një grua rreth moshës 22 vjeç, e cila dyshohet se e ka shkrepur armën.

Sipas Drejtorisë Rajonale Gjilan, Stacioni Policor Gjilan, në orët e para të mëngjesit nga Qendra Emergjente Rajonale Gjilan është informuar se aty ishte sjellur një person i lënduar si pasoj e gjuajtjes me armë zjarri. Në vendin e ngjarjes kanë dalë njësitet e gatshme policore. Sipas raportit të mjekut viktima P.C. (1983) shqiptar, shtetas i Kosovës është jashtë rrezikut për jetë.

‘Nga hetimet e para në vendin e ngjarjes mësohet se e dyshuar në lidhje me rastin është një femër shqiptare shtetase e Kosovës viti i lindjes (2000), e cila dyshohet se ka qëlluar me armë në drejtim të tij. Për momentin nuk dihen motivet e incidentit. Një armë pistoletë dhe dyzet (40) copë fishekë të të njëjtës armë janë konfiskuar në vendin e ngjarjes si prova materiale për Gjykatë’, citohet në njoftimin e policisë.

Për rastin është njoftuar Prokurori i Shtetit i cili ka urdhëruar që ndaj të dyshuarës të ngrihet akuza për ‘Vrasje në tentativë’.

Policia dhe prokuroria po hetojnë rrethanat e ngjarjes./noa.al

55
Influencer / Blogger / Fatma Locke (Info foto video)
« ne: 10-08-2022, 23:04:07 »
Teme per influencer Fatma Locke
Ig@fatmalocke
 

56
Tema Aktuale / O moj Shqypni, e mjera Shqypni!
« ne: 10-08-2022, 18:26:33 »
 

O MOJ SHQYPNI
O moj Shqypni, e mjera Shqypni,
Kush te ka qitë me krye n'hi?
Ti ke pas kenë një zojë e randë,
Burrat e dheut të thirrshin nanë.
Ke pasë shumë t'mira e begati,
Me varza t'bukura e me djelm t'ri,
Gja e vend shumë, ara e bashtina,
Me armë të bardha, me pushkë ltina,
Me burra trima, me gra të dlira;
Ti ndër gjith shoqet ke kenë ma e mira.
Kur kriste pushka si me shkrep moti,
Zogu i shqyptarit gjithmonë i zoti
Ka kenë për luftë e n'luftë ka dekun
E dhunë mbrapa kurr s'i mbetun.
Kur ka lidhë besën burri i Shqypnisë,
I ka shti dridhën gjithë Rumelisë;
Ndër lufta t'rrebta gjithëkund ka ra,
Me faqe t'bardhë gjithmonë asht da.


Por sot, Shqypni, pa m'thuej si je?
Po sikur lisi i rrxuem përdhe,
Shkon bota sipri, me kambë, të shklet
E nji fjalë t'ambël askush s'ta flet.
Si mal me borë, si fushë me lule
Ke pas qenë veshun, sot je me crule,
E s'të ka mbetun as em'n as besë;
Vet e ke prishun për faqe t'zezë.
Shqyptar', me vllazën jeni tuj u vra,
Ndër nji qind ceta jeni shpërnda;
Ca thone kam fè ca thonë kam din;
Njeni:"jam turk", tjetri:"latin"
Do thonë: "Jam grek", "shkje"-disa tjerë,
Por jemi vllazën t'gjith more t'mjerë!
Priftnit e hoxhët ju kanë hutue,
Për me ju damun me ju vorfnue!
Vjen njeri i huej e ju rri n'votër,
Me ju turpnue me grue e motër,
E për sa pare * do t'fitoni,
Besën e t'parëve t'gjith e harroni,
Baheni robt e njerit t'huej,
Qi nuk ka gjuhën dhe gjakun tuej.
Qani ju shpata e ju dyfeqe,
Shqiptari u zu si zog ndër leqe!
Qani ju trima bashkë me ne,
Se ra Shqypnia me faqe n'dhe!
E s'i ka mbetun as bukë as mish,
As zjarm në votër, as dritë, as pishë;
As gjak në faqe, as nder ndër shokë,
Por asht rrëxue e bamun trokë!
Mblidhniu ju varza, mblidhniu ju gra,
M'ata sy t'bukur q'dini me qa,
Eni t'vajtojmë Shqypninë e mjerë,
Qi mbet' e shkretë pa em'n, pa nder;
Ka mbet e vejë si grue pa burrë,
Ka mbet si nanë, * s'pat djalë kurrë!
Kujt i ban zemra m'e e lan' me dekë
Kët farë trimneshe, * sot asht mekë?
Këtë nanë të dashtun a do ta lamë,
Qi njeri i huej ta shklasë me kambë?
Nuk, nuk! Këtë marrè askush s'e do
Këtë faqe t'zezë gjithkush e dro!
Para se t'hupet kështu Shqypnia,
Me pushkë n'dorë le t'desë trimnia!
Coniu, shqyptarë, prej gjumit çoniu,
Të gjithë si vllazën n'nji besë shtërngoniu,
E mos shikoni kisha e xhamia:
Feja e shqyptarit asht shqyptaria!
Qysh prej Tivarit deri n'Prevezë,
Gjithkund lshon dielli vap'edhe rrezë,
Asht tok' e jona, prind na e kanë lanë
Kush mos na e preki, se desim t'tanë
Të desim si burrat që vdiqnë motit
Edhe mos marrohna përpara zotit.
- Poezi nga Pashko Vasa

57
Pyetper / Cfare te bejme kur digjemi me vaj?
« ne: 10-08-2022, 18:20:34 »
E rëndësishme është te mos e mbuloni me fasho apo me ndonjë lecke. Nese vendi i djegjes është i vogël mjafton qe ta mbani nen uje te ftohte dhe te rrjedhshem. Nese djegja është ne sipërfaqe te madhe është mire te vizitoni nje doktor.

58
Café Zerion ツ / Vetem tri fjale!
« ne: 17-04-2021, 16:13:10 »
Rregjistrohuni ne Bitclout

59
 

Kreu i grupit parlamentar të socialistëve, Taulant Balla e injoroi lajmin e rrjedhjes së një databaze me 910 mijë votues të publikuar nga Lapsi.al si një shpifje, duke pranuar se databaza ekziston, por duke hedhur poshtë sugjerimin se ajo përbëhet nga të dhëna të vjedhura. Në fillim Balla tha se të dhënat janë grumbulluar ‘derë më derë’ dhe janë dhënë vullnetarisht nga vetë qytetarët.

Taulant Ballës iu deshën disa ditë për të kuptuar përmasat e skandalit dhe për të mbërritur të mërkurën te statusi i mohimit të vërtetësisë së databazës. Ai madje deklaroi edhe se ekzistenca e databazës mund të përbëjë një alibi për opozitën për të justifikuar një humbje në zgjedhjet e 25 prillit. Kjo mund të jetë apo mund të mos jetë e vërtetë, por ajo që dallohet është se të drejtat që socialistët i japin vetes për të shënjestruar çdo votues individualisht, duke e markuar atë me një “patronazher” e bën një fitore të tyre të mundshme minimalisht të pandershme.

Databaza, e cila tashmë përbën një sekret që e dinë të gjithë, tregon shumë për mënyrën me të cilën socialistët menaxhojnë zgjedhjet. Ajo që kemi parë në mënyrë fragmentare nga dosjet 184 dhe 339, ku zyrtarët socialistë shënjestrojnë dhe shantazhojnë votuesit një më një, duket se është shtrirë në të gjithë vendin.

Votuesit shënjestrohen një nga një nga zyrtarët e partisë, të armatosur me të dhënat e tyre personale dhe me një profil të gjithësecilit prej tyre, si votues potencialisht të një partie tjetër.

Ajo dukshëm është një databazë ku përfshihen të dhënat që qytetarët kanë dorëzuar në institucione të tjera publike. Në një kolonë gjenden vendet e punës, një e dhënë që qytetarët e depozitojnë në Drejtorinë e Përgjithshme të Tatimeve. A punon votuesi në një kompani publike apo private? Me një kërkim që zgjat më pak se dy sekonda, mund ta gjesh se ku punon gjithësecili. Historia ka treguar se punësimi në Shqipëri është një mekanizëm shantazhi dhe presioni që përdoret nga partitë politike për të detyruar qytetarët të votojnë pavarësisht bindjes së tyre politike. Dhe fakti që një e dhënë e tillë gjendet në databazën e Partisë Socialiste vështirë se sugjeron se socialistët po përpiqen të bindin qytetarët se programi i tyre është më i mirë se sa ai i kundërshtarëve.

Dhe krahas emrave të të të punësuarve në shtet, të ashtuquajturit “patronazhistë” duket se janë kryesisht të punësuar shteti që kanë një jetë të dytë si përgjues të qytetarëve për llogari të Partisë Socialiste.

Në njërën prej kolonave të databazës të emërtuar “koment”, patronazhistët kanë lënë shënime të ndryshme: njëri shkruan se ka kontaktuar një votues dhe ai i ka kushtëzuar votën me një vend pune për gruan (një vepër penale kjo e dyfishtë: nga ana e qytetarit dhe nga ana e patronazherit që nuk e ka denoncuar krimin).

Një tjetër se i ka kërkuar legalizimin e pallatit. Në një tjetër është shënuar: Punon për xxx, eksponent i LSI. Apo akoma më tutje, “përfituese në legalizim”. Dhe akoma më tutje: “nuk ka votuar. As faleminderit nuk tha që mori hipotekën e shtëpisë”. Apo: “babai, anëtar organizate PD”.

Në një rast tjetër, një socialist pyet një punonjës të bashkisë Tiranë për votën dhe shënon në databazë se punonjësi i është përgjigjur se ‘vota është sekrete’. Në një tjetër shkruhet: “Nul votojn jehovaj”, apo “myslimane ekstremist, nuk vijnë te votojnë, nuk ua lejon feja.” Ose: “të pakënaqur”.

Të gjitha të dhënat personale që shkelin sekretin e votës gjenden aty. Njerëzit janë identifikuar nëse kanë votuar këtë apo atë parti më 2013 dhe nëse kanë marrë apo jo pjesë në votime më 2019. Pjesëmarrja ose jo në votimet e vitit 2019, dukshëm shërben si referencë për të vlerësuar qytetarin si votues ose jo të PS. Edhe vëzhgimi i rrjeteve sociale nuk është lënë pas dore, Në një rast, një patronazhist shkruan: “nga hetimi në Facebook, mund të jetë votues i PS.” Ose në një tjetër: “referuar fillimisht si PDIU. Të mbahet në monitorim”.

Patronazherët kanë hyrë deri në të dhënat më private të mundshme të qytetarëve duke u informuar edhe për sherret brenda familjes. Në një votues është shënuar: “djali i xhajës së xxx, por nuk flasin”. Në një tjetër: “mamaja e xxx, punësuar në bashki”. Patronazherët kanë krijuar profil votuesi edhe për të punësuar të tillë sensitivë si ushtarakët apo policët.

Databaza tregon gjithashtu se Partia Socialiste ka marrë nën kontroll segmente të tjera të shtetit dhe se shumë nga institucionet e pavarura janë të kapur nga militantë socialistë. Një drejtor në INSTAT rezulton referues të dhënash personale për partinë.

Në një rast tjetër, një votues i identifikuar si pronar biznesi mban shënimin: “Do kontaktohet për punonjësit”.

Ky mund të jetë përdhunimi më i madh i të dhënave personale në historinë e Shqipërisë, një i tillë që ka gjasa do ta damkosë Partinë Socialiste si një parti që përdori metodat e Sigurimit të Shtetit për të ndikuar vullnetin e votuesve.

Shqiptarët zbuluan nga ky skandal edhe një terminologji të re, të krijuar për përdorim të brendshëm nga Partia Socialiste: Patronazhist/e, një zyrtar partie që përgjon qytetarët dhe di se ku banojnë, ku punojnë dhe nëse janë të sëmurë apo të shëndetshëm.

Standardet e zgjedhjeve të lira dhe të ndershme janë përshkruar në dokumentin e Kopenhagës. [Link] Ekzistenca e databazës dukshëm dhunon standardet në shumë dimensione. Parimi i fshehtësisë së votës, i cili duhet të garantojë vetë ekzistencën e zgjedhjes me ndërgjegje, është dhunuar nga përpilimi i profileve të secilit prej votuesve duke përdorur të dhëna mbi prejardhjen, punësimin e votuesit apo familjarëve të tij, nëse ka marrë pjesë apo jo në votimet e shkuara dhe se si është deklaruar në të shkuarën. Parimi i ndarjes së shtetit nga partia është cënuar rëndë nga fakti që të dhënat në databazë dukshëm janë rrëmbyer nga institucione të tjera. Dhe parimi i barazisë në garë elektorale është dhunuar nga keqpërdorimi i burimeve publike nga ana e partisë në pushtet.

Kuptohet që ky BIG Brother i madh në variantin shqiptar ka edhe një dozë banaliteti. Edi Rama, kryetar i Partisë Socialiste, rezulton si një votues që punon te Këshilli i Ministrave dhe ka për patronazhist Ervis Hushën. Husha vetë ka gjithashtu një patronazhist, i cili nga ana e tij, ka një patronazhist tjetër.
Gjergj Erebara
https://www.reporter.al/nje-databaze-qe-hedh-ne-ere-cdo-standard-te-mundshem-zgjedhor/

60
Tema Aktuale / Gjumi i pafajsisë dhe opiumi i politikanëve
« ne: 05-04-2021, 08:58:53 »
 

E trishtë që në 2021, jo thjesht kryetari i një partie politike, por kryeministri i një vendi që pretendon të hyjë në Europë, përdor 1 qen endacak që e ka zënë gjumi para 1 zyre elektorale, si sarkazëm për kundërshtarin politik. Nuk do kishte kenë çudi që këto zgjedhje, partitë, dhe ajo e tija, të vinin me 1 program kombëtar afatgjatë dhe etik për zgjidhjen e këtij fenomeni.
Por koha dhe veprat kanë treguar të kundërtën.
2 ditë më parë, jua bëra llogaritjen me mik të shpenzimeve të spitalit veterinar të bashkisë Tiranë.
Sa naive isha treguar!
Mësoni se veç blerje medikamentesh+ materialesh veterinare për 5 vitet e fundit, të gjitha të publikuara në Agjensinë e Prokurimit Publik, janë:
2016 - 8.303.600 lekë të reja
2017 - 19.631.250 lekë
2018 - 17.500.000 lekë
2019 - 16.499.987 lekë
2020 lot 1 - 10.019.500 lekë
2020 lot 2 - 12.554.650 lekë
Totali - 84.508.987 lekë

Pra, janë shpenzuar 850 milion të vjetra nga taksat e qytetarëve të Tiranës, vetëm për medikamente dhe materiale.
Këtu nuk fusim, pagat dhe sigurimet shoqërore për 26 veterinerë, liçenca e të cilëve duhet të revokohet urgjentisht për vrasje të qenve, abuzim dhe mungesë etike profesionale, as blerja e ndërtesës dhe amortizimi, as punonjësit famëkeq që rrahin gra kafshëdashëse rrugëve tek u marrin qentë e lagjes, as rojet te dera.
Vetëm në këto tenderime mund të kesh të paktën 10 kombinacione hetimi për krim ekonomik, korrupsion, shkelje e ligjit për mbrojtjen e kafshëve, shkelje e misionit të institucionit, abuzim me pushtetin, etj, etj.
Duke hetuar Agjensinë e Mbrojtjes së Konsumatorit me në krye Rudina Hoxhën, drejtoreshën e spitalit Hermiona Hajdini, 26 veterinerët, gjithë punonjësit e tjerë, dhe 2 furnitorët fitues të tenderit, do ngacmoni 1 maje ajsbergu që është pashalleku i Bashkisë së Tiranës.
Propaganda mitomane ndër media e rrjete sociale ecën veç me njerëz të painformuar e të paedukuar.
Ftoj Top Channel, Shqiptarja.com, Gazetën Dita, që u ngutën të postojnë lajmet e porositura nga kryebashkiaku, të publikojnë dhe investigojnë mbi këtë aferë korruptive dhe amorale. Ndryshe tregoni se jeni të shitur.
Sa për qenin që fle, rrituni deri te pastërtia e ndërgjegjes së tij!
Mbase më pas do ta bëni gjumin e qetë edhe ju.

Oli Pero

Faqe: 1 2 [3] 4 5 6 7 8 ... 1109