Profile of MR.DETI

×

Permbledhja

MR.DETI Zërist

Stats for MR.DETI
Posts:   244 (0.044 per day)
Personal Text:   ME MIRE NJE HESHTJE SESA NJEMIJE FJALE
Vendndodhja:   Kumanovë
Data e regjistrimit:   22-04-2006, 08:22:44
Last Active:   14-11-2012, 21:45:47
Gjinia:   Mashkull
Age:   34
  • www.fri.org.mk
Offline Offline

Messages - MR.DETI

1
Maqedonia Shqiptare / Popull i festave
« ne: 10-11-2012, 18:47:43 »
Popull i festave
Hamdi Nuhiju

Ekzistojnë shumë batuta për malazezët dhe përtacinë e tyre. Secila prej batutave për to lidhet me ditën e pushimit, ose të jo punës. Batutat edhe pse të ekzagjeruar, janë një pasqyrë reale e atyre që i atribuohen. Përmes tyre njeriu dëshiron që të arrij ndonjë synim të caktuar. Ndonjëherë një popull dëshiron që të përqesh një popull tjetër, herët tjera një ideologji dëshiron që të përqesh një ideologji tjetër, e herët tjera dëshirohet që të ndryshohet gjendja e mjerueshme e vet popujve, duke përdorur këtë mjet si formë e vetëdijesimit të masave.
Edhe përkundër batutave të shumta për malazezët, malazezët prapë vazhdojnë jetën. Ata nuk mbyllen në kafaze, ka prej tyre që janë edhe shumë punëtor.
Edhe për boshnjakët u shpikën shumë batuta. Serbet, shpikën batuta me emrat Mujo, Fatka dhe Haso, duke përqeshur traditat islame tek popullata boshnjake. Edhe pse ka disa dukuri në mesin e boshnjakëve që duhet përqeshur e përmirësuar, prapë se prapë duhet gjetur një rrugë mesatare se si t`i përcillet kritika këtij populli. Si mjet luftarak nga serbët u përdor pikërisht batuta për të përdhosur dhe nënçmuar vlerat fetare tek boshnjakët. Kur jemi tek serbët, nëpër shumë krahina ose këngë serbe mitizohen disa heronj shqiptar që kanë luftuar për interesat serbe. Serbët kanë ndarë nga buxheti i Serbisë për të blerë shtëpitë e shqiptarëve të Mitrovicës, me qëllim për t`i bërë sa më shumë probleme shqiptarëve të Kosovës. Këto shtëpi blihen me ndërmjetësimin e shqiptarëve, dhe është normale që ato ndërmjetësues të janë heronj e Serbisë që po shesin tokat shqiptare për të forcuar pozitat serbe në Kosovë.
Në anën tjetër, as serbët, po as maqedonasit nuk shesin asnjë pjesë të tokës së tyre shqiptarëve, ose edhe nëse i shesin tokat e tyre, e bëjnë këtë gjë me çmim shumë të lart. Paramendoni sa është e vështirë që të blesh shtëpi në fshatin Tabanoc të Kumanovës, ku hiç më shumë se para pesëdhjetë viteve nuk ka pasur asnjë sllav në të. Sot nuk mund të gjesh asnjë shqiptarë në këtë fshat, edhe pse ky fshat është i rrethuar nga fshatra tjerë shqiptarë. Secili që kapërcen kufirin Maqedoni-Serbi, sheh xhaminë e djegur të Tabanocit me minaren e saj të mbushur me bari. Ndërsa, po e provuam që të blemë tokë në pjesët maqedonase të qyteteve ku janë të përzier shqiptar e maqedonas, do të kuptojmë vështirësitë e pafundme.
Nëse futesh në fshatin Recicë të Kumanovës, do të shohësh duke valuar flamujt serb, pa asnjë flamur maqedonas, edhe pse serbet në Republikën e Maqedonisë janë pakicë. Ligji për flamurin vlen si duket, vetëm për shqiptarët e Maqedonisë të cilët nuk guxojnë që ta përdorin atë ashtu si e meritojnë.
Me rastin e festimit të betejës së Kumanovës nga ana e qeverisë serbe, u pa prapë dyfytyrësia e pushtetit të këtushëm politik. Në vend që të reagohet njëjtë edhe për serbët, pushteti i Gruevskit u distancua nga festimi i betejës së Kumanovës vetëm me fjalë, ndërsa me buxhet ishte pjesë e këtij aktiviteti. Hotelet më të rëndësishme në Kumanovë, të maqedonasve, atë ditë ishin të stolisura me flamuj serb, duke mos pranuar pasagjer të nacionaliteteve tjera, ndërsa rrugët ishin të mbushura përplot me çetnik serb.
Si duket të gjithë popujt e Ballkanit bashkohen në logjikën e armikut të përbashkët, sipas tyre: Turqisë, ndërsa kur kanë probleme ndërmjet veti, prapë i kthehen armikut të tyre të përbashkët: Turqisë, për t`ia zgjidhur hallet e tyre ekonomike, politike e nacionale. Turqia është një shtet serioz në sferën e investimeve në Serbi, në Shqipëri, në Kosovë, në Maqedoni, në Mal të Zi, në Bosnje dhe Hercegovinë.
Kur jemi tek Maqedonia dhe investimet, mërgata shqiptare sipas të gjitha statistikave shtetërore është investitori më i madh në Maqedoni. Po të mos ishte kjo mërgatë, Maqedonia duhej pushuar së ekzistuari si shtet. Ndërsa, mu mërgata shqiptare ka probleme të pafundme nga politika maqedonase. Ajo nënçmohet, përbuzet e shtypet vazhdimisht me ligje,norma e rregulla të pakuptimta. Në vend që ato ta binin në pozitë kërkuese Maqedoninë, e jo në pozitë urdhëruese, ato gjenden në pozitën kërkuese.
Paramendoni të ekzistoj unifikimi i mërgatës shqiptare, dhe përmes politikave të tyre vizionare, në momente të caktuara historike të ndërpresin përnjëherësh investimet në Maqedoni. Në këtë mënyrë të detyronin maqedonasit të futen në tryezën e bisedimeve dhe fjalën kryesore ta kishte mërgata shqiptare e jo pala maqedonase. Problemi i mos organizimit të mërgatës shqiptare i le në terren partitë tona politike që duan ta kontrollojnë këtë mërgatë, ndërsa ato të kontrollohen nga ambasadat e huaja që funksionojnë në Maqedoni.
Sikur të ekzistonte unifikimi i mërgatës shqiptare, me siguri se do të ekzistonte edhe kontrollimi i partive politike shqiptare nga ana e tyre, dhe në këtë mënyrë do të materializoheshin të gjitha kërkesat e shqiptarëve të Maqedonisë.
Aksidentalisht ose rastësisht shumë data historike të popullit shqiptarë lidhen me muajin nëntor. Po kjo gjë, nëntorin nuk e bën domosdoshmërish shqiptar, sesa është shqiptar ky nëntor është po aq maqedonas. Shqiptarët krenohen me njëqindvjetorin e pavarësisë së Shqipërisë. Mendoj se nuk kanë ndonjë arsye të fuqishme për kësi krenarie. Varfëria e skajshme, mungesa e vizionit politik për dalje nga kjo varfri, korrupsioni, dhe fenomenet e dukuritë e ndryshme amorale që kanë mbërthyer strukturën shqiptare në Ballkan, i bënë ato që të vrapojnë pas infuzioneve të rreme duke ushqyer veten me iluzione festive. Nëse festa e vitit të ri, festë pagane, po mbahet gjallë për shkaqe komercializimi, nëse festa e një majit ka qenë një kamuflazh për të gjitha padrejtësitë që bëheshin ndaj punëtorëve nga ana e sistemit të atëhershëm, njëqindvjetori i pavarësisë së Shqipërisë është një kamuflazh e mirë, për mungesën e vizionit politik të zgjidhjes së çështjes shqiptare në Ballkan. Absolutisht nuk jam kundër që të organizohen ceremonitë festive, kështu që të mos më keqkuptoje ndonjë nacionalist i tërbuar. Po ky njëqindvjetor, shqiptarët e Ballkanit duhet që t`i mbushe mend njëherë e përgjithmonë se kush është mikë e kush armik, si duhet vepruar në Ballkan, kë duhet dëgjuar, e kujt duhet bindur, në çfarë rrugësh duhet ecur populli shqiptarë dhe si duhet ndërtuar ardhmëria e popullit shqiptarë në Ballkan dhe më gjerë.
Maqedonia, nuk i ka njëqindvjet shtet, po ajo mund të krenohet shumë më shumë se Shqipëria, me të arriturat e saj. Ajo ka arritur mijëra herë që të nënçmoj edhe përbuz politikanët shqiptarë të Shqipërisë, të Kosovës, e të Maqedonisë. Me shqiptarët e këtushëm ajo kreu mijëra eksperimente asimiluese e sllavizuese, ndërsa Tirana e Prishtina zyrtare rrinin sus duke ndjekur ‘vëllain’ e madh. Si do të krenohen shqiptarët e Shqipërisë me njëqindvjetorin e pavarësisë së Shqipërisë, ku rinia e atij vendi është e varur tërësisht prej ekonomisë së Greqisë e Italisë? Si do të krenohen shqiptarët e Kosovës me njëqindvjetorin e pavarësisë së Shqipërisë, kur pesëdhjetë përqind e popullatës së Kosovës është e varfër, ndërsa pjesa dërrmuese e asaj përqindjeje janë të rinj? Si do të krenohen shqiptarët e Maqedonisë me njëqindvjetorin e pavarësisë së Shqipërisë, kur deri më tani nuk kanë parë asnjë interesim modest praktik e real, të pushtetit të Shqipërisë ndaj shqiptarëve të Maqedonisë? Si do të krenohen shqiptarët e Luginës së Preshevës me njëqindvjetorin e pavarësisë së Shqipërisë, kur në një vend të vogël me një popullsi minimale, ku tendenca e shpërnguljes së kësaj popullate është maksimale, ekzistojnë me dhjetëra parti, e tre bashkësi islame të ndryshme?
Salahudin Ejubi, çliruesi i Palestinës, thuhet se asnjëherë gjatë jetës së tij nuk ka qeshur. Kur e kanë pyetur pse nuk qesh o Salahudin? Është përgjigjur: “ Si të qesh unë, kur Palestina është e okupuar?”.
Si të festojmë ne njëqindvjetorin e pavarësisë së Shqipërisë kur pjesa dërrmuese e Shqipërisë gjendet jashtë Shqipërisë, e asimiluar, e zhdukur totalisht?
Shqiptarët, duhet të janë popull i punës e jo popull i festave. Popull i festave dhe këngëve janë romët, po ato janë të tillë për shkak të gjendjes së tyre ekonomike, politike, kulturore e sociale.
Ndërsa shqiptarët janë popull i punës. A nuk ka mësuar urtia popullore me këtë thënie:” As armikun mos e pafsha pa punë”.

2
Tema Aktuale / Dijetar e luftëtar
« ne: 19-10-2012, 14:38:02 »
Dijetar e luftëtar

Është e vërtet se Kumanova gjatë luftës së 2001 ka dhënë bijtë e saj më të mirë, po jo vetëm kaq. Ajo edhe në të gjitha betejat vendimtare të popullit shqiptarë ka dhënë burra e gra të cilat i kanë shërbyer kauzës së çlirimit të tokave tona nga pushtuesit sllav, bizantin, romak, italian etj. Këto njerëz e treguan veten duke u bërë fli për kauzën. Po si ishte kthimi i të mirave nga flijimi i tyre?

Hamdi Nuhiju

Këto ditë, në qytetin e Kumanovës u bë përurimi i objektit të ri të Fakultetit të Administratës së Biznësit, fakultet që funksionon në suaza të Universitetit Shtetëror të Tetovës. Nuk ka dyshim se ky lajm është shumë i rëndësishëm për qytetarët e Kumanovës dhe të Komunës së Likovës. Është një akt historik, i cili tregon vëmendjen minimale të qendrës ndaj këtij vendi periferik.

E mbaj mend, agjentët e Universitetit “ Shën Kirili dhe Metodi”, para shumë viteve, nëpër shkollat e mesme të Kumanovës, bënin një anketë se çfarë fakulteti duan kumanovarët. Qëllimi i asaj ankete ishte që në Kumanovë të hapet ndonjë fakultet për kërkesat e kumanovarëve e të tjerëve. Kur u kuptua se numri më i madh i kumanovarëve, nxënës të shkollave të mesme, janë shqiptarë, dhe se duan Fakultetin Ekonomik në Kumanovë, pa marrë parasysh se cili universitet do të vendoste që ta sjell, menjëherë u ndërpre iniciativa, dhe tashmë së voni, ky universitet, hapi universitete të reja vetëm në pjesën maqedonase të Maqedonisë. Në atë kohë, ne, nxënësit e shkollave të mesme shqipe, mësonim në kushte katastrofike, në tre ndërrime. Shkaktar kryesor të kësaj ishin, rrahjet e vazhdueshme që bëheshin midis nxënësve shqiptar me nxënësit maqedonas, në objektet e përbashkëta. Atëherë u mor hapi historik për ndarjen e paraleleve shqiptare nga shkollat e përbashkëta me maqedonasit, dhe hapjen e shkollave tërësisht shqipe.

Ajo që sot nxënësit shqiptarë të Kumanovës e gëzojnë, është arritur me shumë mund dhe sakrificë. Po tashmë ato kanë edhe një objekt modern të Fakultetit të Administratës së Biznesit.

Është e vërtet se Kumanova gjatë luftës së 2001 ka dhënë bijtë e saj më të mirë, po jo vetëm kaq. Ajo edhe në të gjitha betejat vendimtare të popullit shqiptarë ka dhënë burra e gra të cilat i kanë shërbyer kauzës së çlirimit të tokave tona nga pushtuesit sllav, bizantin, romak, italian etj. Këto njerëz e treguan veten duke u bërë fli për kauzën. Po si ishte kthimi i të mirave nga flijimi i tyre?

Komuna më e pazhvilluar në Republikën e Maqedonisë është Komuna e Likovës. Ndërsa, kushtet më të mira klimatike në tërë Republikën e Maqedonisë i ka Komuna e Likovës.

Është e habitshme që nga këto anë të dalin aq trima e luftëtar të mëdhenj që mbrojtën qenien shqiptare të gjitha trojeve tona, ndërsa kujdesi për zhvillimin bujqësor shkon në Komunat përreth Tetovës, e as një për qind e atij kujdesi nuk derdhet në Komunën e Likovës.

Njeriu çuditet, kur kupton sakrificën e këtyre njerëzve, ndërsa fëmijët e tyre jetim, sot janë të papërfillur nga askush.
Të gjitha investimet në blegtori shkojnë në disa komuna të Tetovës e të Kërçovës, ndërsa Komuna e Likovës, vendi ku u derdh gjaku shqiptarë, zbrazet për shkak të varfërisë së skajshme.

Me këtë nuk dua të them se bëhet keq që investohet në komunat e Tetovës e Kërçovës, po duhet të ekzistoj tretmani i njëjtë edhe për Komunën e Likovës dhe të Kumanovës.

Fshati Nikushtak është vetëm një shembull, vetëm një pjesë e kësaj ane, e cila me rrush e me bostan mund ta furnizoj komplet gadishullin Ballkanik, e jo vetëm Maqedoninë, ndërsa m`u në fshatin Nikushtak gjen njerëz që janë skajshmërisht të varfër, për shkak të mos përfilljes së pushtetit politik të resurseve natyrore dhe ekonomike që ekzistojnë në atë vend.

Likova është një vend turistik, i cili më pak përkushtim dhe investim nga ana e pushtetarëve tanë, mund të marr pamjen e Mavrovës, ose të Sharrit. Po ajo nuk përfillet aspak, dhe përveç disa investime individuale të disa biznesmenëve të caktuar, fatkeqësisht nga pushtetarët tanë nuk ka asnjë hap konkret për zhvillimin e këtij vendi.

Bellanoci është një fshat malor, ku mund të zhvillohet turizmi malor, në qoftë se investohet në infrastrukturën e këtij fshati, po edhe në qoftë se ky fshat paraqitet si atraksion turistik para investitorëve të huaj.
Gati të gjitha fshatrat e kësaj ane, i plotësojnë të gjitha parametrat natyrore për një zhvillim të mirëmbajtshëm ekonomik. E vetmja gjë që duhet bërë, është zhvillimi i infrastrukturës dhe krijimit të kushteve për investime në këto vende. Si duket këto gjëra nuk janë në vëmendjen e politikanëve tanë as të tanishëm as të dikurshëm. Në listën e prioriteteve të tyre nuk është zhvillimi i Komunës së Likovës dhe të Kumanovës.

Mund të themi se është e vërtet që nga universitetet mund të dalin dijetar të ardhshëm që do t`i shërbejnë popullit shqiptar. Atyre dijetarëve të ardhshëm do t`u duhen punësime, kushte për mbijetesë, se përndryshe përveç ngrënies së diplomave universitare, do të fillojnë ta hanë edhe vetveten nga uria.

3
Ese Islame / Fara e hivzit-3
« ne: 06-10-2010, 12:41:52 »
Fara e hivzit-3
Hamdi Nuhiju

I mbjell me dëshirën e ashkut të shpirtit, ky mendim për të fuqizuar shkronjat, kuptimet dhe memorizimin e tyre drejtë pafundësisë, më stimuloi që të harxhoj ngjyrë pene.
Pena është rruga e vizatuar nëpër qoshet e pamundura të fjalës së mbështjellë nëpër tingujt e urtësisë. Njeriu në përballje me urtësinë është sikur një hero i shekullit që çliron mendimin prej teknologjisë dhe teknikës. Ky çlirim duket i vrazhdë karshi botës së brendshme shpirtërore që duhet ndjerë. Është sensacionale pikëpamja e atyre që mendojnë të ndërtojnë botën me dashuri dhe jo me urrejtje. Mevlana Rrumi na stimuloi të mendojmë se bota është e ndërtuar nga dashuria për dashurinë, e asesi nga urrejtja për prishjen e rendit botëror. E keqja nuk mund të zbulohet poqese e mira nuk i jep hapësirë veprimi. Me ndalimin e veprimtarisë së të mirës, e keqja pret rrugën e saj drejt daljes në skenën e përçarjes, xhelozisë, smirës e të gjitha dukurive dhe fenomeneve që njeriun e largojnë nga Kur`ani Famëlartë.
Rrugën e jetës njeriu nuk mund ta mësoj saktë, po s`u kap pas fjalës së Allahut sikur të ishte momenti i fundit i shkatërrimit të botës dhe ajo formula magjike e shpëtimit të kësaj bote të gjendej tek ti.
Njeriu farën e hedhjes së Kur`anit në shpirtin dhe zemrën e tij e gjen kudo. Prandaj edhe fara nuk është e shëndosh dhe shkakton probleme. Por, njeriu duhet të përgatisë edhe vetveten karshi kësaj fare për të nderuar veten me mirësitë e saj e asesi të iu duket vetja se po kryen një kurs të thjeshtë sikur të gjithë kurset tjera.
Omeri r.a. hartonte në mendjen e tij, një fjalë të Zotit, e aplikonte në praktikën e tij, e shndërronte në traditë, dhe pastaj fillonte me hartimin e fjalës tjetër të Zotit në mendje duke e vizatuar si një kaligraf modern.
Është me rëndësi ndjekja e kësaj rruge. Por, para se të hyjmë në këtë rrugë duhet pasur parasysh një rrugë tjetër ende më të rëndësishme dhe më të lartë se kjo.
Në kohën kur Omeri r.a. ishte udhëheqës i myslimanëve, ai monitoronte terrenin gati se për çdo ditë duke u interesuar për hallet e njerëzve, por edhe për padrejtësitë që mund të bëhen në mesin e tyre. Dhe një natë gjen një nënë e cila e mëson vajzën e saj që qumështit ti hedhe ujë duke i thënë që ta bëje fshehtas këtë punë, ngaqë mund të na shoh Omeri r.a. Vajza e saj i thotë: Unë i frikësohem Zotit të Omerit i cili po na sheh, dhe prandaj nuk i hedh qumështit ujë. Ky rast bëhet sebep ose shkak për martesën midis asaj vajze dhe njërit djalë të Omerit r.a. Si rezultat i kësaj martese lind  Omer ibën Abdulazizi r.a. i cili në historinë islame njihet si udhëheqësi i pestë mysliman i drejtë.
Kujdesi që kemi ndaj ushqimit është shkak i sukseseve tona në këtë jetë. Ky kujdes është shkak edhe i hedhjes së farës së drejtë të hivzit në zemrat dhe shpirtrat tanë. Kjo është rruga para se njeriu të filloj të interesohet për raportin e tij me Kur`anin Famëlartë.
Kurtubiu thotë:” E para e kësaj është sinqeriteti ndaj Allahut në nxënien e tij, ta kontrolloje veten në këndimin e Kur`anit, në namaz e jashtë tij që të mos e harrojë.”
Othmani r.a. ka thënë:” Njerëzit që lexojnë Kur’anin e nuk veprojnë sipas tij, janë njerëzit më të këqij. Sepse nuk ndjekin rrugën e Kur’anit, Allahu e ka lëshuar mallkimin mbi ta, dhe i mallkojnë të gjithë ata që kanë këtë detyrë.”
Pikë e rëndësishme e këtij rrugëtimi është sinqeriteti në nxënien e Kur`anit përmendsh dhe në mos harrimin e tij, ashtu si na porositë Kurtubiu, dhe puna me Kur`anin Famëlartë duke mos rënë në kurthin e mallkimit ashtu si na porositë Othmani r.a.
Mësimi praktik i kësaj veprimtarie është përgatitja shpirtërore-morale dhe edukative e njeriut për tu takuar me Kur`anin. Në të kaluarën në shkollat islame në trojet tona nxënësit zgjidheshin edhe me edukatën më të mirë që të kanë të drejt të marrin gradë fetare për ti mësuar edhe të tjerët me ato dije që kanë absorbuar nëpër ato qendra të dijes. Ndërsa sot, fatkeqësisht pa asnjë lloj kriteri as për nxënësit e as për profesorët zgjidhen edhe nxënësit edhe profesorët. Rezultati i gjithë kësaj veprimtarie të mbrapshtë është rënia në kundërshtim e shumë hoxhallarëve të rinj me Kur`anin, veprimtaria jo e saktë e hafizave të cilët Zoti i ka nderuar me memorizimin e Kur`anit, ndërsa ata janë në rrugë jo të mira.


4
Ese Islame / Fara e hivzit-2
« ne: 08-09-2010, 02:04:20 »
Fara e hivzit-2
Hamdi Nuhiju

Esenca e fjalës është boshe në këndin vertikal të perceptimeve idiote. Ajo nuk mund të mbushet me përmbajtje dhe aromë Xheneti përderisa është jashtë radarit të influencës së dashurisë. Çdo gjë jashtë nuk është imune të qëndroj për gjatë kohë e paprekur dhe e pastër. Ajo, patjetër do të ndryshoj trajtën dhe do të kërkoj nga krijesat e ndryshme që të rindërtojnë mentalitetin e tyre mbi kolonizim. Mentalitet kolonizues nuk mund të ekzistoj po qe se nuk ekziston vërtetësi e veprimtarisë së padrejtë të njerëzve të ndryshëm në botë. Zaten, edhe kolonizimi nuk është pjesë e planit afatgjatë të njerëzve që nuk dinë se s`dinë. Sikur bota të vezullonte në zbardhjen e natës nga drita e fjalës së All-llahut, krijesat do të renditeshin para ujit të zemzemit për të shuar etjen.
Farën e hivzit në zemër e hedh vetëm besimi. Njeriu që nuk është i lidhur me besimin, ai nuk mund që të gjej formë të hedhjes së farës së hivzit në zemrën e tij. Ai ndoshta do të arrijë që të memorizoj Kuranin Famëlartë, por asesi të mbjell hivzin në zemrën dhe shpirtin e tij. E një njeri i tillë, është në gjendje që të jap një imazh negativ të Islamit dhe myslimanëve përballë shoqërisë së përgjithshme. Do të deklarohet si hafëz i Kur`anit që në fakt edhe është. Por, ai njeri bën edhe vepra të shëmtuara që nuk i përkasin ti bëje një besimtar i thjeshtë, e të mos flasim për një njeri të nderuar me fjalën e All-llahut xh.sh.
Said Nursi thotë:” Meqenëse ju keni besim dhe meqenëse bëni lutje e salevate të cilat e ndriçojnë besimin, madje e shtojnë besimin, ju mund të shikoni pleqërinë tuaj si një rini e vazhdueshme, sepse nëpërmjet saj ju mund të fitoni një rini të qëndrueshme. Pleqëria e cila në të vërtetë është e ftohtë, e rëndë, e shëmtuar, e errët dhe plot dhimbje është pleqëria e njerëzve të ç`udhëzimit, madje edhe rinia e tyre gjithashtu. Ata duhet të qajnë me ofshama e dëshpërime. Ndërsa ju, o njerëz të moshuar të respektuar besimtarë, duhet që me gëzim të bëni falënderime duke thënë:” Lavdi Zotit në çdo situatë”.( Shkreptimat-3, Stamboll,2006, f.441)
Pleqëria dhe rinia dy faza të rëndësishme të jetës së njeriut. Resulullahu s.a.v.s në një hadith të tij na tregon se do të pyetemi për rininë si e kemi jetuar. Ne kemi përgjegjësi për jetën tonë. Jeta nuk erdhi nga hiçi për të përfunduar në hiç, e për ti dhënë arsye të paudhëve për paudhësitë e tyre. Jeta ka një qëllim të caktuar. Nëse ne nuk e arrijmë qëllimin përmes jetës sonë, faji gjendet tek ne dhe jo jashtë nesh. Njeriu duhet të mundohet që të arrijë deri tek pastrimi i rrugës së tij të drejtuar kah Xheneti. Pleqëria është e rëndë për njeriun e pa udhëzuar, ndërsa ai që është i udhëzuar, lulëzon në pleqërinë e tij po aq sa ka lulëzuar në rininë e tij. I gjithë ky cikël, stoliset me hedhjen e farës së hivzit në zemrën pjellore e cila jep fryte të shëndetshme për të gjithë shoqërinë.
Bota demokratike ka formatuar mentalitetin e myslimanëve. Kjo botë, arriti që ti largojë myslimanët nga leximi, memorizimi dhe kuptimi e jetësimi i Kur`anit Famëlartë. Sot, baballarët në vend që ti rrisin fëmijët e tyre në prezencë të Kur`anit, ata i frikësojnë ata duke i thënë:”Largohu prej këtij libri, se nuk bën të preket, ai është i shenjtë”. Termi “i shenjtë” është i deformuar prej pikëpamjeve orientaliste perëndimore. Shenjtëria e Kur`anit nuk do të thotë që ne nuk duhet që të jetojmë dhe veprojmë me të. Vetëm një ditë e jetuar pa Kur`anin, dhe ne nuk dallojmë aspak prej kafshëve. Mjafton ti shikosh sistemet e ndërtuara jashtë sistemit hyjnor se si jetojnë ata. Çfarë kuptimi ka jeta e tyre e jetuar ndërmjet frikës dhe frikës? Për çka jetojnë ata? Si e perceptojnë botën ata? Por, bota perëndimore përmes mjeteve të ndryshme arriti që të hedh pluhur në mendjet dhe zemrat tona. Shkojmë në xhami pesë herë në ditë, por ende nuk arrijmë që ti kuptojmë mesazhet e Kur`anit.
Kur`ani nuk duhet kuptuar sipërfaqësisht nga ne. Ne duhet jetuar me Kur`anin, sikur të mos dinim asgjë në këtë botë, me memorie të pastër dhe të parën herë po mbushim dijet tona.
Kur`ani është qetësim shpirtëror, por nuk mund të jetë i tillë për ato njerëz të cilët shpirtin e tyre e ushqejnë me smirë, zili dhe fjalë të këqija. Shpesh herë kemi dëgjuar për zbrazëtinë shpirtërore e aspak nuk jemi kujdesur për të mbushur këtë zbrazëtirë me fjalën e Allahut xh.sh.
Prandaj, vëlla e motër duhet që të marrim hap për të ndryshuar. Mbill farën e hivzit në shpirtin tënd, e mos prit që të trokas djalli i mallkuar për rrugën e tij drejt xhehenemit.

5
Ese Islame / Fara e hivzit-1
« ne: 30-08-2010, 11:00:02 »
Fara e hivzit-1
Hamdi Nuhiju

Rrugëtim i trefishtë midis tokës, qiellit dhe shpirtit. Po njeriu ku gjendet? Ajo krijesë madhështore e cila i referohet meditimit, ngadhënjimit, sinqeritetit dhe dashurisë? Ato sy të molepsur të tij, a`thua ku gjejnë prehjen dhe pushimin?
Secili harf i gdhendur në shpirtin e tij në mënyrën e gërvishtjes e aspak të bojës së boshatisur nëpër qoshet e dynjasë. Të renditura ndjenjat e lartësisë së shpirtit, kërkojnë nga udhëtari i vetmuar që ta freskoj memorien e tij. Ai shtyhet edhe me qiejt për nga barra e përgjegjësisë. As kodrat e as malet nuk mund të pranojnë një sfidë të tillë.
Ky lartësim i mendjes nga ana e të Lartësuarit, kërkon nga ne një kujdes të veçantë. Nuk duhesh t`i shndërrosh shkronjat e Krijuesit në produkte ushqimore që shiten e blihen me para të kësaj bote. E as ta paramendosh veten para një profesioni mjaftë fitimprurës. Ti je fitimprurës, por nuk je i dhënë pas kësaj bote. Bota e hafëzit është botë asketi, i dhënë pas ahiretit e aspak i lidhur për dynjanë. Shpirti hafëzit shprehet me ndjenjat dhe fjalët e Imam Aliut r.a. kur dynjasë i tha që ta mashtrojë dikë tjetër e jo atë. Por, sot ka ndryshuar kahja e dëshirës së vërtet për të kryer misionin fisnik. Janë nda bota e dijes nga bota e memorizimit. Njeriu në mënyrë mekanike memorizon fjalët e Krijuesit, ndërsa zhvishet nga kuptimet, sqarimet dhe jeta me ato urdhra e fjalë.
Kjo gjë ndodhi kështu, kur ne filluam që të largohemi nga Kur`ani, Sunneti dhe ndjekja e rrugës së dijetarëve të mëdhenj. Lexuam fjalën e Zotit, por ne ishim shumë larg asaj. Ne nuk morëm shembull Omerin r.a. i cili mësoi ajetet kur`anore dhe menjëherë i zbatoi, por morëm shembuj të mbrapshtë ku mësuam fjalët e Zotit për dekor dhe zbukurim.
Njeriu gjendet në varfëri ekstreme shpirtërore kur nuk jeton me krijesat tjera që zbukurojnë qiejt e tokën, shpirtin e trupin.
Seid Nursi preferon:” Atëherë dëgjoji yjet, dëgjoje adresimin e tyre të melodishëm e harmonik! Shiko se çfarë ka zbukuruar shkrimi i ndritshëm i urtësisë mbi ekzistencë.” ( Risale Nur-2, Stamboll 2006, f.33)
Si ti dëgjojë yjet kur jam i shurdhuar nga të ardhurat që marr prej leximit të Kur`anit? Po ku ta gjej adresimin e yjeve në mënyrë të melodishme e harmonike kur e di se zemra ime është e lidhur për dynjanë? Njeriu ka nevojë që të kalojë nga ngurtësia e zemrës së tij, në gjerësinë e Mëshirës së Mëshiruesit. Ai duhet të kapërcejë çdo sfidë për të arritur deri tek caku i meditimit të skajshëm shpirtëror. Sytë shohin dhe lexojnë mbi gjithësi. Ata duhet të sillen vërdallë për të medituar skajshmëritë, bukuritë dhe mrekullitë e Zotit. Vet sytë janë mrekulli në vete të dhuruara nga ana e Krijuesit të Plotfuqishëm. Njeriu ia di vlerën syve të tij, vetëm kur sheh që në botë ka njerëz pa sy. Edhe kjo gjë është një formë e qortimit dhe udhëzimit të tij ka e mira e aspak krenari, ose hipokrizi në falënderim.
Fara hedhet në tokën pjellore, e aspak në atë tokë të egër. Nga toka pjellore dalin edhe shumë fryte të cilat janë të dobishme për shoqërinë. E në momentin e tentimit të shndërrimit të tokës jo pjellore në tokë pjellore përmes rrugëve artificiale, atëherë ne duam të nxjerrim nga guri një fryt.
Ekzistenca e qenieve njerëzore në tokë është një mrekulli e cila e stolisë botën me gjithçka që ka brenda dhe jashtë saj. Zoti xh.sh. deshi që njeriu të jetë një mëkëmbës që do të përfaqësoj të drejtën dhe të vërtetën. Ai, pra njeriu, nuk guxon që të mendoj, ose të tentoj të luaj rrolin e Zotit në tokë. Por, ai duhet që të kujdeset për botën dhe krijesat për rreth, në aspektin e ndërgjegjësimit dhe vlerësimit të gjërave dhe krijesave tjera. Por, përderisa ne harrojmë fjalën e Zotit duke e hedhur në sirtar e duke mos punuar me të, në botë ndodhin shkatërrime të ndryshme, të paparashikueshme që cenojnë integritetin e krijesave të ndryshme.
Njeriu jo që është i prirur kah e keqja me krijesat tjera, por ai, edhe me vet njeriun bëhet shtypës. Historia njerëzore e mësuar nga meditimit kur`anor na sqaron për shumë popuj e individë të ndryshëm sikur Faraoni e Karuni që ishin jashtë rrugës së Zotit e që pretendonin të vërtetën. Ata në emër të vërtetës së tyre, shkatërruan, vranë e rrënuan aq shumë saqë fjala hyjnore i bëri shembull për të keq.
Si mund të dimë për këto shembuj të përmendur në Kur`an kur ne ende nuk e kemi përgatitur tokën për ta hedhur farën e hivzit? Kur them hivzi, nuk mendoj vetëm në memorizimin e fjalës hyjnore pa ia ditur kuptimet, sqarimet dhe pa jetuar me atë fjalë. Fjala hyjnore, ose fjala e Zotit duhet që të mbillet nëpër shpirtrat dhe zemrat tona, para se të hedhet në mendjet tona. Sot shoqëria jonë është larguar shumë nga kuptimet e vërteta të memorizimit të Kur`anit. Secila anë shikohet me përbuzje. Madje edhe vet ekzistenca e hafëzëve nuk ndryshon gjë nga këto paragjykime.

6
Ese Islame / Besimtarët dhe muaji i Ramazanit
« ne: 15-08-2010, 20:32:35 »
Besimtarët dhe muaji i Ramazanit
Hamdi Nuhiju

Muaji i shenjtë i Ramazanit dallon prej të gjithë muajve tjerë. Nëse të gjithë muajt tjerë janë për të gjithë njerëzit, atëherë muaji i Ramazanit është vetëm për besimtarët mysliman.
Nëse të gjithë muajt tjerë të japin mundësi të jetosh dynjanë sikur i çmendur pas saj, muaji i Ramazanit, besimtarëve mysliman i mundëson që të jetojnë jetë zuhdi shpirtëror.
Të gjithë muajt tjerë udhëtojnë në karvanin e shpirtit të njeriut sikur të ishin njerëzit vet. Muaji i Ramazanit njerëzit nga trup e shpirt i shndërron në ‘shpirt’ që kërkon begatitë e pafundme të Allahut xh.sh.
Muaji i Ramazanit ndryshon jetën e njeriut. Bile edhe armikun më të madh të Islamit dhe myslimanëve, të Allahut dhe Pejgamberit s.a.v.s. e zbutë dhe e bën të ndjehet i turpëruar.

Thotë Mevlana Xhelaludin Rumi:” Dikush e përmendte me tallje emrin e Ahmedit,
                                                         Goja iu shtrembërua dhe ashtu i mbeti!
                                                         Unë u talla me ty nga injoranca,
                                                         Kurse tani u bëra që të tallen të tjerët me mua!”
( Mesnevi 1/810)

Ka shumë njerëz në mesin tonë që e përmendin me tallje emrin e Ahmedit/Muhammedit s.a.v.s. Ata i thuan fjalë më të këqija që ekzistojnë në vokabularin e një gjuhe të thjeshtë. Por, gjatë muajit të Ramazanit nëse ata tentojnë që të vazhdojnë rrugën e talljes, Allahu xh.sh. tallet me to duke i bërë njerëzit tjerë që të tallen me të.

Transmetohet nga Ebu Hurejre se Muhammedi a.s. ka thënë:” Çdo vepër e njeriut shtohet, e mira prej dhjetë deri në shtatëqind herë. Zoti i Madhëruar thotë:” Përveç agjërimit, sepse ai është për Mua dhe unë e shpërblej, sepse ai braktisi kënaqësinë dhe ushqimin për Mua. Për agjëruesin ka dy gëzime: gëzimi i parë është në iftar kurse i dyti në takimin me Zotin e tij. Era e keqe nga goja e agjëruesit është më e mirë se sa aroma e miskut.” ( Buhariu dhe Muslimi)

Ky hadith madhështor përveç që është një sihariq i madh për besimtarët mysliman, ai është edhe një njoftues për ndryshimin e jetës së njeriut për para dhe pas muajit të Ramazanit. Veprat e mira shtohen në shpërblim nga ana e Allahut xh.sh., ndërsa dënimi për veprat e këqija është i merituar dhe jo i shtueshëm. Njeriu besimtar braktisë kënaqësinë dhe ushqimin në muajin e shenjtë të Ramazanit që ti ngjasojë shpirtit të tij dhe ashtu të veproj deri në bindje të plotë ndaj Allahut xh.sh.
Në mesin tonë ende mund të gjejmë njerëz të cilët arsyetohen në mënyra të ndryshme për mos agjërim të muajit të shenjtë të Ramazanit. Ata kanë dalë në pah, sidomos në këtë vit, kur koha është shumë e nxehtë,  dhe dita shumë e gjatë. Ata arsyetohen se nuk munden të agjërojnë, ndërsa harruan se një prej shtyllave të agjërimit është bërja e nijetit, ose qëllimit pse ti agjëron. Ka njerëz të tjerë që për të parën herë filluan të agjërojnë në këtë muaj, dhe nuk po ndjejnë asnjë pengesë, ose mundim për të agjëruar. Njeriu kur bën nijetin për Allahun xh.sh., për të vazhduar një punë, ose për të lënë ndonjë punë ose ves të keq, nuk ka dyshim se atij nijeti i ndihmon edhe Allahu xh.sh. Por, kur shkundemi prej nijetit dhe nuk arrijmë deri tek caku përfundimtarë i një nisme, atëherë kemi probleme serioze me besimin tonë në Allahun xh.sh. 

Thotë Mevlana Xhelaludin Rumi:”  Një pikë diturie që kam në shpirt,
                                                          Nga dëshira dhe kurmi mbroma, o Zot!
                                                          Çliroje atë para se ta mbulojnë këto dhera,
                                                          Para se ta thajnë këto erëra”. ( Mesnevi 1/1880)

 Ramazani është muaji i lutjes dhe i diturisë. Njeriu nuk guxon që ti lëshojë begatitë e muajit të Ramazanit, e të mos lutet për diturinë e tij, për shtimin e diturive të tij, ose edhe për shtimin e diturive në nivel global të ummetit mysliman. Njeriu ka nevojë që dijen e tij ta ketë konform me  urdhrat e Allahut xh.sh. e assesi jashtë tyre. Ai njeri që e sheh veten të pavarur nga lutja, me siguri e sheh veten edhe jashtë mëshirës së Allahut xh.sh. Muaji i shenjtë i Ramazanit erdhi për ato që kanë sy, veshë e ndjenja. Të vdekurit-të gjallë, janë të vdekur edhe pse mbi tokë ecin...


7
Libraria Islame / Islami dhe koncepti i miqësisë
« ne: 23-05-2008, 14:21:14 »
Islami dhe koncepti i miqësisë

Shkruar nga: Visar KORENICA

Editorial i revistës "Drejtësia" Nr. 6

Njerëzit gjithëherë kanë treguar të jenë krijesa sociale dhe në nevojë të shokëve dhe miqëve. Pjesa më e madhe e jetës sonë shpenzohet duke u shoqëruar me tjerët. Për një shoqëri te shëndoshë dhe me vlera të larta, zgjedhja e shokëve te mirë është esenciale në ngritjen e vlerave të Dinit tonë. Duke qenë muslimanë të miqësuar me tjerët të cilët mundohen të jenë të drejtë, dhe njëkohësisht virtuoz është një nga gjërat esenciale për të qëndruar në rrugë të drejtë. Një shoqëri e ngurtë dhe e tërhequr në individualitet, dhe jashtë kornizave te reales për të qëndruar dhe forcuar lidhje të forta me njërëzit në shoqëri, krijon ngecje dhe moszhvillim në atë shoqëri e cila do të vuante pasojat e mosekzistencës në kuptim të plotë të asaj cfarë ne quajmë Unitet.

Të gjithë e dijmë se jemi krijuar për qëllim të caktuar dhe se All-llahu s.w.t. i Gjithëfuqishmi na e dhuroi këtë jetë me qëllim që të na testoj. Askush nuk mund të mohojë se këtu jemi për një kohë të shkurtë dhe se një ditë do ta takojmë All-llahun s.w.t Krijuesin tonë.

Një person me karakter fisnor dhe i cili mundohet që tërë kohën ta kalojë në ndihmes dhe afërsi të miqëve të tij na jep një mesazh shumë të qartë dhe këshillë të rëndësishme të një miqësie në nevojë për tërë shoqërinë. Ne do të duhej të zgjedhim shokët të cilët janë të kënaqur me fenë tonë dhe të iu shmangemi miqësisë me ata të cilët janë të pakënaqur me fenë tonë. Nuk ka të mirë në një miqësi kur nuk dëshirohet për ne nga e mira te cilën ai/ajo do ta kishte dashur për vete. Shokët janë ata të cilët ndjehen për miqtë e tyre, në momente të lumtura dhe të pikëlluara. Me zgjedhjen e një shoqërie jo të mirë, përveq se ndikohemi me sjellje të këqia njëkohësisht rezikohemi që në besimin tonë të kemi crregullime, e aq me tepër kur behët fjalë për fenë tonë e cila nuk tregon tjetër veçse sinqeritet, devotshmëri, edukim të mirëfilltë shoqëror. Një veprim i tillë na çonë edhe drejt shmangjes së shoqërimit me të drejtët.

Në vend të kësaj, pra në vend të shoqërimit me shoqëri të devijuar dhe jashtë sferave të besimit të drejtë, ne duhet të mundohemi të shoqërohemi me të drejtët dhe ti trajtojmë të tjerët me dashamirësi dhe sjelljë fisnore.

All-llahu xh.sh. në Kur'anin fisnik thotë:
Atë ditë zullumqari do t'i kafshojë duart e veta dhe do të thotë: "I mjeri unë, ta kisha marrë rrugën e Pejgamberit!" O shkatërrimi im, ah të mos e kisha bërë filanin mik! Në të vërtetë, pasi e gjeta rrugën e drejë, ai më largoi mua prej asaj, e djalli është ai që njeriun e humb dhe e lë të vetmuar. (Furkan 25:27-29)

Andaj merr veprim para se të mos kesh mundësi të ndryshosh. Ditët vijnë dhe ne jemi të listuar për veprimet tona.

Gjithashtu, All-llahu i Gjithëdijshmi thotë:
"Atë ditë shokët e ngushtë do të jenë armiq të njëri-tjetrit, përveç atyre që ishin të sinqertë në miqësi." (Zuhruf 43:67)

Besimtari është pasqyrë e vellait të tij, dhe nëse tek ai vëren diç jo të mirë, ai e këshillon për të patur kujdes në punë të tillë, dhe i ndihmon që të largohet nga ajo dhe cfarëdo e keqë që mund ti ndodhë. Si mund të presim këshillë të sinqertë në drejtim të fesë sonë prej atyre të cilët janë të pakënaqur me fenë tonë apo thjeshtë janë indiferent? A do të na ndihmojnë që të arrijmë qëllimin tonë në jetë , apo do të na largojnë nga diçka e tillë? A janë duke na drejtuar për ne xhennet apo xhehenem? Këto janë pyetje të cilat duhet të na shqetësojnë.

O ju që besuat, ruajeni veten tuaj! Ai që ka humbur, nuk ju dëmton juve kur jeni në rrugë të drejtë. Kthimi i të gjithë juve është te All-llahu dhe Ai ju njofton për atë që vepruat. (Maide 5:105)

E lus All-llahun s.w.t. që të na bëjë prej të drejtëve dhe të na afrojë me miqtë të cilët do të na largonin nga zemërimi i Tij, dhe të na drejtonë drejtë kënaqësisë së Tij

Amin!.


Revista "Drejtësia" Nr. 6
Kryeredaktori

linku për shkarkim: Revista "Drejtesia"

8
Letrarët e rinj / POEZI NGA MR.DETI
« ne: 18-03-2008, 21:36:41 »
Ndjenjat e Qiriut



Hamdi NUHIJU



Më lanë të digjem e shkrumohem,
I vetëm në rrugën e fildishtë,
Si satanë mu vërsule,
Prite nga unë dritë…

Porsi fjollë vajze,
Më kalit në shpirt,
Digjem , shkrihem,
Dhe prap shoh errësirë…

O All-llah më ndihmo,
Shpirtërat e fajshëm po më lëndojnë,
Na nxjerrë nga errësirat,
E të gjithë të shohim pak Nur…

9
Letrarët e rinj / POEZI NGA MR.DETI
« ne: 18-03-2008, 21:34:10 »
Një xhami në Camëri



Shkruan: Hamdi NUHIJU




Tagutët dhe monstruozët fringëllojne,


Ezanet e lodhura nga persekutimi,


Shamitë e rëna nën këmbët e pabesisë,


Identiteti i humbur i nëpërkëmbur i cam jetimit…




Një xhami në Camëri,


Krenare mbron shqiptarinë,


Dëshmon rrugën e Përjetësisë,


Kërkojmë kthimin e Lavdisë…




Lavdi moj Shqipëri , lavdi o Turqi,


pse të gjithë jemi OSMANLINJË,


edhe se frikohet ndonje shqiptar axhami,


qe te shpreh identitetin e tij…




Kokën mbaje lartë o shqiptar,


Se je nip i Sulltan Muratit


koken larte mbaje o cam


qe greku i ndyre te morri Filatin




Mos ki frike nga antishqiptaret,


qe sulmojne Turqerine


Keta antishqiptare sot i ke ne Irak ku vrasin femije,


kete derdimene qe amerikane po i thonë vetes,
dhe lehin kundër Osmanlise
jane ca ujqer dhe zgjebanjoke qe i vune flaken Camerise




O shqiptar o i helmuar


Mos e sha Osmanlline


Pse Osmanllia me Sulltan Muratin


Për ty luftoi ne Gazimestan Serbine


Serbine, Greqine, e mposhti shpata e Padishahut


ishte shpata e osmanllise ajo qe i ngriti famen shqiptar gjynahut




Qëkur hiku Osmanllia


Ty të mbyti kaurri ne gjak o shqiptar


a nuk e sheh qe Serbi, Bullgari dhe Greku te jane hyre në hak


Shqiperinë e mori kaurri o shqiptar dhe i vu zjarrë…


A nuk sheh ore i mjere


sec beri Delijorgji me zagare


ne Gerdec, ne Himare


ne Sul e ne Otranto


po te vret kaurri o bir


pse sot ke harruan sulltan Muratne




Agjentët e dushmanit


qe ty ta shajnë osmanine


duan qe te te lene te ve


ashtu si femite jetima




Rrofte e qoftë osmanllia


Apo sot kjo Turqia


E cila ty shqiptar të ngriti


Dhe të bëri të degjuarin e njerëzisë




O shqiptar o i gënjyer


A s`më thua pak sot qysh je?


Në semaforin e kaurristanit


Shet nderin për të ngrënë dhe


A s`të kujtohet dita e turkut


Kur ishe i parë mbi dhe


Hë pra, përdore pak trurin dhe shiko sesi qysh je sot dhe dje…

10
Ese Islame / Mbulimi i femrës vs mbulimi i mendjes
« ne: 12-11-2007, 22:47:24 »
Mbulimi i femrës vs mbulimi i mendjes
Hamdi NUHIJU
http://www.mesazhi.com/author_article_detail.php?id=187

Syzhe
... Njerëzit linden të lirë , të pastërt dhe të dëlirë karshi botës. Por , bota e pamëshirshme i orienton drejtë papastërtisë , jofunksionalitetit dhe e shëndërron njeriun në engjull ose kafshë. Dy rrugët që çojnë drejtë cakut të rëndësishëm ndërmjet vlerave dhe antivlerave në rruzullin tokësor , si armë mbrojtëse ose sulmuese e përdorin gjininë mbretëresh në rruzullin tokësor-femrën. Nëpër shekuj ajo u shëndërrua në akt paragjykimesh , sistem shteti ose prodhim epshesh. Shfrenimi moral në rruzullin tokësor filloi duke prekur në gacën e mbuluar , esenca e gjitha të këqijave u shëndërrua në kiç harmonik ndërmjet jetës dhe vdekjes. U ndërtuan institute , u shkruan vëllime e vëllime , ligjet ndryshuan kahjen e bota shëndërroi blegërimin në begati. Periudha prej periudhës ndryshoi mjaft! Mentaliteti i pastërt miskin dhe i pastërt "beduini" nga shkretëtira e këndshme u tymos me vrullin e kozmopolitizmit të metropoleve dhe zhvlerësimit të individit.
Paragjykim
"E Ne i thamë: "O Adem, ti dhe bashkëshortja juaj banoni në xhennet dhe hani lirisht nga frutat e tij kah të doni, por mos iu afroni asaj bime (peme) e të bëheni zullumqarë (të vetvetes suaj). Po djalli i bëri që ata të dy të mashtrohen në atë (pemë ose xhennetin) dhe i nxori ata nga ajo (e mirë) që ishin në te, e Ne u thamë: "Zbritni (dilni), jeni armik i njëri-tjetrit, e ju deri në një kohë në tokë keni vendbanim dhe dëfrim".(Bekare:35-36)
Athua vallë Ademi a.s. ishte ai që gaboi dhe kërkoi falje apo Hava , nëna e njerëzimit e mashtroi Ademin a.s. për të gabuar? Kjo pyetje historike e cila sqarohet shumë bukur më lartë diferencon sisteme dhe religjione dhe ideologji të ndryshme nga realiteti. All-llahu xh.sh. tha në Kur`an qartas ... Po djalli i bëri që ata të dy të mashtrohen... ndërsa individi dhe shoqëria devijuan nga kuptimet e fjalëve të Madhërishmit. Në formë indirekte femrën e lindur të lirë dhe të pastërt e shëndërruan në djall duke i dhënë asaj hapësirë për manipulime në varkën e këtij oqeani pa fund të paragjykimeve. Sinteza e shtrembëruar e realitetit nuk guxon që ende më shumë të pluhuroset dhe ndotet si ambienti nga fabrikat ku burim kryesor kanë kimikalet , në fakt njerëzimit duhet të vëndojë tatime " ekologjike" për mbrojtje ndaj paragjykimeve dhe moduleve të frikshme nëpër siujdhesën e gjërë të identitetit njeri.
Ademi a.s. i kërkon falje dhe pendim All-llahut xh.sh. për gabimin e bërë , e nuk ka dyshim se All-llahu xh.sh. është Mëshirues dhe Falës.
"E Ademi prej Zotit të vet pranoi disa fjalë (lutje), prandaj Ai ia fali (gabimin), Ai është Mëshirues dhe pranues i pendimit."(Bekare: 37)
Ana tjetër...
Para dhe pas rrëzimit të Hilafetit në rruzullin tokësor fillon e njejta këngë të këndohet dhe të luhet e njejta valle. Muhammedi a.s. i dërguar si mëshirë për botrat e cliroi femrën nga të varrosurit për së gjalli , ndërsa shkëndijat e fundit të Hilafetit hudhen dhe zhduken me largimin e shamisë në Turqi në kohën e Qemal Ataturkut. Arma më e fuqishme e Laicizmit kundër Monoteizmit është sulmi i nderit , moralit dhe rrespektit ndaj parimeve morale në shoqëri. Laicizmi e zhveshi njerëzimin nga njerëzorja duke e shëndërruar në një robot të epsheve dhe shfrenimeve të njëpasnjëshme. Duke biseduar mbi moralin e punës në formën e "darvinizmit social" laicizmi e përkuli njerëzimin dhe e shëndërroi në një fabrikë gjigande ku 24 orë njerëzimi është në shërbim të Djallit dhe jo të vetes. Duke humbur feminiteti i femrës dhe duke u shëndërruar ajo në një monstrum që do të jetonte për të mbijetuar dhe jo për të adhuruar All-llahun xh.sh. bota ka filluar të venitet dhe tkurret drejtë skajeve të frikshme të shkatërrimit.
Një hap plus...
Narkotikët dhe muzika e rëndë , muzika e lehtë dhe prodhimtaria e filmit , marketingu dhe ideali i dizajnimit , bordelet dhe univerzitetet , kisha dhe mediumet , kontribuan mjaft që qëllimet e ideologëve darvinist të arrijnë kulmin e njerëzimit. Problemet depërtuan në secilin skaj në secilën shtëpi! Dyert tonëshe që paraqiteshin si mburojë të moralit u thyen dhe u shëndërruan në fiasko kaluese. Shpikja e kombeve këtij identiteti i krijoi një atmosferë të pjellshme të depërtimit. Gjithëcka që zëvendëson dashurinë ndaj All-llahut xh.sh. dhe Pejgamberit a.s. doli në tregun e këmbimeve dhe sh*tjeve. Zemra u shëndërrua në një urë lidhëse ndërmjet të keqes dhe më të keqes.
Alternativat e gabuara...
Edukimi i shpirtit një gjë esenciale u kthye në një humnerë e shoqërisë njerëzore me petka të modernizmit. Morali i kuptuar si pjesë që lind nga kombi ose nga kombet devijoi edhe më njeriun duke e bërë të varur për diç që lind , rritet dhe vdes. Depërtimi i seksualitetit të femrave dhe ekspozimit të trupit të saj si kafshë në shoqëri arriti në piedestalet më të larta fatkeqësisht edhe në vendet ku thërret zëri i ndërgjegjes dhe vetëdijes së thellë... Gjithëcka që servon ky " civilizim" duhet pranuar pa bërë zë , ndërsa femra duhet të jetë modeli i parë i ndryshimit.
Alternativa e vërtetë...
Mbulimi i femrës është zgjidhja e vetme dhe piedestale e problemeve më të rënda shoqërore që kanë kapluar gjithë historinë e njerëzimit. Islami urdhëron që femra të mbulohet duke ruajtur nderin e saj dhe shoqërinë në tërësi. Ai , pra Islami , e edukon femrën drejtë edukimit të brezave të njerëzimit dhe e bënë urë lidhëse ndërmjet gjeneratave në shoqëri. Arsimimi i tre femrave na jep xhennetin , kështu shpesh na mësonte Muhammedi a.s. shumë vite para " alternativave të gabuara". Prapambeturia e njeriut fshehet m`u në zhveshjen e trupit dhe mendjes së femrës dhe njeriut. Sikur bindja të ishte shkaku kryesor i mbulimit të saj , tek ajo nuk do të linde problemi i ekzistencës në rruzullin tokësor. Problemet shoqërore si : punësimi , perspektiva dhe arsimi i femrës së mbuluar , nuk do ishin probleme poqese ajo do të kishte bindje të thellë dhe besim të plotë në caktimet e All-llahut xh.sh. Sepse All-llahu xh.sh. vdekjen dhe furnizimin sigurt ia cakton njeriut ( dhe jo vetëm mashkullit) prej momentit të lindjes. Nuk ka dyshim se zemra e mbuluar me petkun e imanit sjellë mbulimin e femrës dhe mbulimi i femrës sjellë shpëtimin e njerëzimit nga skëterra.
( Kumanovë , 09 11 2007 )

11
Bashkimi Kombëtar / APOTEOZA GJEOPOLITIKE E " KREMLINIT"
« ne: 06-09-2007, 14:29:00 »
Apoteoza gjeopolitike e “ Kremlinit”


Hamdi NUHIJU

http://www.mesazhi.com/author_article_detail.php?id=141

Dhe Hirushja e zotëriut të madh lëshoi za në lëndinë për të bërë pushtimin famoz ideologjik të këtyre "plehërave" shqiptar nga Orienti. E kontakti i fundit i Hirushes me mëmëdheun është se mbërrita në Tiranë. Skema të këtilla na paraqiten në gazetat ditore në Maqedoni , në Kosovë dhe në Shqipëri. Por , problemi jonë nuk është i lidhur me Hirushen dhe bukurinë e saj sa është i lidhur me Murlanin dhe Surlen e Tij. Ngjarjet e ngjeshura politike të lidhura ngusht me ekonominë dhe religjionin në tre shtyllat "iliriane" të Ballkanit po na dëshmojnë një konsekuencë të këtillë. Elegji e cila mund të përshkruhet dhe përfolet vetëm në studimet letrare të të ndjerit Ibrahim Rugova. Studime letrare që kanë rritur dhe ushqyer me dekada trurin shqiptar të pastërt me helm serb dhe mentalitet sllavizues në Ballkan. Me vetëdije ose pa vetëdije një vepër e tillë profilizuese në këto troje të Ballkanit është shëndërruar në Idhull që sot po përurohet me Shenjtëri Ortodokso-Katolike nga ana e Shqiptarëve Musliman. Ndoshta fajët i ka presidenti amerikan Xhorxh Bush i cili tha se shqiptarët janë musliman paqësor. Në fakt ne nuk kuptuam integritetin e tij të brendshëm se cfarë deshi të thojë ai me fjalën paqësor. Se nuk hynë në luftë me të tjerët , se nuk e ndihmon "terrorizmin islamik" , apo se si i tillë " paqësor" ndërton kulte të krishterizmit në tokën Orientale të Ballkanit?

Sot natyrshëm Rusia mbronë interesat e Serbisë në planin ndërkombëtar dhe nuk lëshon pe sa i përket cështjes së pavarsisë së Kosovës. Ndërkaq lidhja e Rusisë me Serbinë është më shumë në aspektin fetar që është një urë lidhëse ndërmjet këtyre dy vendeve sesa në aspektin kombëtar. Është një shembull tipik se si duhet të vlerësohen vlerat e përbashkëta në aspektin ndërkombëtar sepse këto dy vende nuk frikohen para popujve që kanë fe zyrtare Katolicizmin , ta shprehin Ortodoksizmin e tyre që bie ndesh me konstatimet e Arbër Xhaferit në Akraballëkun e tij për shqiptarët me turqit dhe ndërdijen e tij dhe asimilimin e fsheht të shqiptarëve në sllav. Bile e njejta Rusi është në gjendje që të ringjall idenë komuniste në Kosovë përmes Lëvizjes së Vetvendosjes dhe propagandave të tyre , vetëm e vetëm që të shtojë turbullirat në mesin e popullit shqiptar të pastërt nga ideologjitë të cilat e morën në qaf. Shqipëria zyrtare kërkon që ta rishkruaj historinë , një kërkesë e këtillë është mjaft e logjikshme dhe e pranueshme nga ana e njerëzve objektiv , por njerëzit që po paraqiten si objektiv dhe në fakt po kërkojn rishkrimin e historisë që edhe njëherë të nxisin njëanshmërinë demagogjike enveriane në Shqipëri , janë vetëmse plehëra që zënë vend në fundin e një apoteoze të vdekur. Rishkrimi i historisë së Shqipërisë tradhtarët do i quaj tradhtar dhe patriotët do i jap vendin e duhur në histori , por frikësohem në mosobjektivitetin edhe të kësaj garniture politike që propozuan një rishkrim të këtillë. Në pamundësi për t`i fshehur tradhtitë dhe punët e errëta që i kanë vepruar garniturat e kaluara në Shqipëri sot nisin propagandë mediatike kundër udhëheqësisë politike kur edhe ndodhën trazirat e viteve 97 . Ato dëshirojnë që më këtë propagandë të ndytë të sulmojnë garniturën e sotme politike për një moskujdesje duke i llogaritur si dëshmues të veprave të ndyta antishqiptare në atë periudhë të errët historike. Në këtë mënyrë kjo garniturë e fshehtë krijon një imazh jo të drejtë për kërkesën e kësaj garniture për rishkrim të historisë , për arsye se masa do të kuptonte se këto dëshirojnë t`i fshehin trazirat e 97 në Shqipëri.Por , e vërteta qëndron aty se forcat helenisto-ortodokse në Shqipëri veprojnë ditë e natë për ndarjen e Shqipërisë në qytete –shtete si Emiratet e Bashkuara Arabe. Logjika është e thjeshtë për një veprim të këtillë , se shqiptarët e përcarë në verior dhe jugor do të kontrolloheshin më lehtë se shqiptarët në Shqipërinë me kufijtë aktual.

Në Kosovë emanetet e Ibrahim Rugovës si duket kanë filluar të shkojnë në vend duke ndërtuar katedralen në mesin e Prishtinës muslimane. Për t`u dërguar këto emanete u kujdesën shumë bukur subjektet politike në Kosovë që e shëndërruan në idhull Ibrahim Rugovën bile në disa raste e vlerësuan edhe si Profet i Shqiptarëve të Kosovës që me profecitë e tij , po dëshiron që ta ortodoksojë Kosovën. Fatkeqësisht shqiptarët e Kosovës nuk pyeten për vepra të këtilla antikombëtare që po realizohen nga garniturat politike aktuale në Kosovë.

Këtyre stuhive , ujërave dhe turbulencave nuk i iki as pjesa më interesante e Ballkanit për momentin Maqedonia. Qeveria e Gruevskit e hutoi popullatën dhe opinionin botëror me ndryshimet e tij të shpejta në favor të kontove të PDSH dhe VMRO-DPMNE. Vetëm e përmendën se do të bëjnë rritjen e rrogave dhe pensioneve në Maqedoni , ndërkaq këndej menjëherë ndjehet rritja e cmimeve në këtë vend. Njëherë e përmendi se do të rrisë rrogat dhe pensionet e mëpastaj vlerësoi se ky veprim do të bëhet në tre faza , në këtë mënyrë që nëse do të krahasonim rritjen e rrogave që premtoi Gruevski me rritjen e cmimeve momentale në vend , në favor janë vetëm kontot e këtyre dy partive që përmenda dhe oligarkisë në vend , ndërkaq qytetarit të thjeshtë do t`iu rëndohet jeta edhe më shumë. Cuditi opinionin politikë kërkesa e Komandant Hoxhës nga Tanusha për referendum dhe bashkangjitje të Tanushës me Kosovën. Ky sipas mendimit tim është një akt i mirë politik që shkon në favor të cështjes së zgjidhjes së pavarsisë së Kosovës. Por , përvec aktit të mirë politikë në këto deklarata nuk fshehet asgjë tjetër dhe nuk e besoj se do të lejohet një ndarje e Maqedonisë nga ana e faktorit ndërkombëtar. Ngjarjet përshkruhen një nga një në këtë vend të cuditshëm Ballkanik. Në prag të muajit të Ramazanit , ideatori i ortodoksisë shqiptare në Maqedoni Arbër Xhaferi tash më në pension shkruan haptas për largimin e shqiptarëve musliman nga ana e fesë islame sepse në këtë mënyrë do e dëmtonim cështjen e Kosovës dhe se më mirë do të ishte të ishim sllav sesa musliman. Do ta kuptoja këtë profeci nëse do e kërkonte një ortodoks ose katolik , por nuk mundem ta kuptoj këtë kalorës politikë i cili me vite ishte në frontin politikë me djersën dhe votën e xhematit të xhamive të Tetovës e Maqedonisë. Bile për hir të kauzës së tyre politike ai dha " fetva" një periudhë që zekatin ta derdhin në konton e partisë së tij. Tmerret e këtilla që po ndodhin në popullin shqiptar nuk kanë të ndalur. U gëzua xhemati se ky kalorës doli në pension , por ja që edhe nga ajo pozitë po predikon ortodoksizmin e shqiptarëve të Maqedonisë. Unë nuk pajtohem me ty zotëria i madh dhe jam i bindur që edhe popullsia e këtyre anëve nuk pajtohet me një logjikë të këtillë.

Përfundimisht shpresoj që Kosova këtë vit përfundimisht të na pavarsohet , në Shqipëri të dale e vërteta në shesh me rishkrimin e historisë dhe në Maqedoni të vijnë garnitura të vërteta politike që do të dalin nga mesi i xhemmatit , që do japin zekatin për politikën , por njëashtu edhe nga politika do japin zekatin…

12
Bota Sot / Me trego se si mendon te tregoj se si udheheq?!!!
« ne: 21-08-2007, 23:48:19 »

Më trego si mendon , të tregoj si udhëheq?!!
Hamdi NUHIJU
Një labirinth estetik i përplasur për çdo fiasko fiziologjike zgjon këtë konstatim të fundit si një koncensus i trupit të njeriut. Koncensus i fituar mbi baza të përsiatjes filozofike të jetës së individëve në shoqëri si sui generis dhe shoqërisë të përbërë nga individët. Intelegjenca e tyre varet nga shfrytëzimi i mendjes në të mirë të shoqërisë dhe njerëzimit në tërësi në vend të pranimit të urdhërave të ngurta të strukturës partiake të jetës. Njerëzit habiten kur them se jeta ka një strukturë të veten njejtë siç ka edhe partia e cila identifikohet me termin " prostitutë." Pse është kështu , duhet të konstatojnë analistët e sinqertë të teorisë së këtillë dhe të fshehen evolucionistë t nga turpi i shekullit XXI. Këtë qasje e ndërtojmë mbi parimin e objektivitetit dhe sinqeritetit të mirëfilltë. Duke u nisur nga ky parim konstatojmë se shoqëruesit dhe shkruesit e demokracisë liberale ndërtuan një imazh negativ në shoqëri duke praktikuar forma evolucioniste të sistemimit të jetës. Organizimi i jetës është një domosdoshmëri e kohës e cila po kreiron politika që po na bën të flakemi pas maskaradave të gjelbërta të histerisë. Konceptimi i jetës fillon çdoherë me krijimin e idesë , planifikimin , organizimin dhe , procesin e jetësimit të idesë e ndjekë zhurma e jashtme e cila ka prirje për t`i ndryshuar rrjedhat e depërtimit dhe oscilimit të kësaj ideje në cakun e dëshiruar ose final. Misterioziteti i thënies se ideja është kapital ndërkaq çdo gjë tjetër është para , sot e kësaj dite ka lënë me gojë hapur shumicën e ekspertëve të ekonomisë. Rrënjësisht deklaruan se do t`i ndryshojmë sistemet që do të kalojmë nga sistemi njëpartiak në atë pluralist , nga sistemi autokratik i udhëheqjes do të rregullojmë jetën tonë me sistemin demokratik të udhëheqjes ! Ky unanimitet në reciklim e sipër është bazuar mbi pompozitetin e diagnostifikimit të mineraleve të njëpasnjëshme që lindin dhe gjenden në fundin e fundit të tokës së butë. Konfliktuiziteti i parimeve dhe përmasave të këtilla është vetëmse një dëshmi plus e asaj çka konstatuam si një papastërti e fjalëve dhe emërtimeve të traumatizuara që nga lufta e dytë botërore. Ose më mirë thënë konceptet e romanit "Hasta la Vista" të Petro Markut simbolizojnë një vrasje të këtillë të njëtrajtshme. Një pranim i këtillë nga ana e parimeve të një sistemi dhe deklarimi se tërësisht jemi larguar nga ish-sistemi ndërkaq funksionojmë ende sot e kësaj dite mbi baza dhe parime të ish-sistemit është një denduri skizofrenike që ka kapluar secilin skaj të rruzullit tokësor. E kam thënë edhe herave tjera se proklamuesit më të mëdhenjë të demokracisë liberale sot , janë komunistët e përbetuar të periudhës së dikurshme. Globi si tërësi ende sot e kësaj dite gjendet në fazën e tranzicionit nga një sistem në sistemin tjetër. Shumica e analistëve politik një konstatim të këtillë mund ta refuzojnë me të parën. Disa analistë tjerë do të më llogarisnin si një kërkues i ish-sistemit edhe pse as një vit të plot të jetës sime nuk e kam kaluar në atë sistem , por jam rritur dhe frymuar në këtë sistem që sot njihet në botë me emrin demokracia liberale. Nuk e them nga hamendja se komplet globi është në një tranzicion sistemesh ngase ende sot e kësaj dite në botën e civilizuar dhe të demokratizuar që njihet në rruzullin tokësor si djepi i civilizimit të demokracisë liberale , fjalën kryesore e kanë partitë e majta socialiste që janë fosilet e fundit të periudhës evolucioniste. Ato parti kanë një lobi aq të fortë në rruzullin tokësor saqë edhe sot e kësaj dite bota në tërësi është e lyer me idetë dhe mendimet e tyre ideologjike. Është e justifikueshme të konstatohet se jemi duke ndërtuar një klimë të sistemit të ri demokratikë ,por duke u munduar në shkrirje të ideve progresive në ide demokratike dhe zhdukjen e regresit ideologjikë të periudhës së kaluar të udhëheqësisë së botës. Atëherë do të isha i qetë dhe nuk do të reagoja në këtë mënyrë të vrazhdë. Porse të thuhet se komplet sistemi i vjetër është zhdukur nga faqja e dheut duke lënë në rruzullin tokësor vetëm faqet e zeza të historisë është një demode e cila mund të shitet dhe të blehet vetëm në tregun e kafshëve. Secili sistem në rruzullin tokësor ka anët e saja pozitive dhe negative , do t`i ketë anët negative përderisa edhe ai sistem është shpikje e njeriut. Këtu nuk flasim për sistemin që nuk është shpikje e njeriut dhe që është i përkryer . Por , duhet që objektivisht të pranojmë disfatat , dobitë dhe njohjen historike ndaj vlerave të secilit individë në rruzullin tokësor. E në atë moment ne do të ishim civilizues dhe jo robërues. Siç ndodhi rasti me përkthimin e literaturës filozofike greke në gjuhën arabe dhe njoftimin me këtë filozofi nga ana e Europianëve të mëvonshëm. Enigma historike ka lënë gojëhapur mijëra fletëza të bardha që presin të zbukurohen dhe të thurren në to realitete dhe të vërteta. Fletëzat e tilla janë të zhgënjyara nga logjika se fituesit e shkruajnë historinë ashtu si dëshirojnë ata , ajo kërkon drejtësi. Në gjygjin e krimeve i akuzuari ndërmjet tjerash trimërisht tha: " Kërkoj drejtësi , nuk kërkoj mëshirë.." Ky zgjim i fundosur absorbon afër vetes energji nukleare për të sulmuar si në : Hiroshim e Nagasaki! Frymëmarrja e rënduar nga celulitat e trupit ngarkon një mendim të hudhur në rrugët e errëta të mërgimit. Sinkronizimi i vlerave të dyfishta u hudhë në zjarret e njëpasnjëshme të urrejtjes dhe xhelozisë. Përparimi teknologjik u vëndua mbi peshojat e zgjimit njerëzor dhe vëndimit të funksionit të njeriut mbi konceptin e ndërtimit të lumturisë në këtë botë. Gjysma e rrugës së vështirë veçse është realizuar , nevojitet edhe një kompozim i trefisht në rrumbullaksimin e indugjencës formale të shekullit që po e frymojmë. Njerëzit e mëdhenjë llogariten ato që i vëndojnë vlerat mbi përmasat e çdo frike të realizuar në rilindjen e re të këtij skenari magjik. Relacionet njeri-njeri filluan që të zbehen nga ana e kësaj logjike dogmatike e mesjetare të ideologëve të caktuar të shoqërisë. Soditësit e bukurisë filluan që të humben thellë nën analet e historisë! Ky vlerësim i mendimtarëve dhe ideologëve të këtillë nuk është histori në vete , por një lëvizës dhe një shtytës i dashurisë utopike mbi esencën e realizmit socialist. Përdorimi i një fjalori të stërngarkuar me terma dhe fjalë që revanshojnë idenë dhe mendimin tonë mendoj se është një zbukurim si arabeska nëpër xhamitë e Andaluzisë. Përcaktimi i devotshmërisë në njërën kahje zgjon frikën dhe dhimbjen e përtacisë në kahjen tjetër. Një ligj i këtillë natyror frikëson avenun spanjole të konstrukturuar mbi tragjedinë më të madhe në historinë e njeriut. Mërija e cila i ka kapluar njerëzit e shekullit ku po jetojmë u shëndërrua në një idolë pragmatik për mijëra admirues të muzikës rok. Brendingu i muzikës dhe shëndërrimi i saj në një filharmoni muzikantësh amator u realizua në fundin e shekullit të skuqur. Edhe pse e dijmë se nuk bën të veprohet në të kundërtën e jetës , ne nuk pyesim njeri , ligj , kodeks , por vetëm veprojmë. Sistemi i ndëshkimit të këtyre veprimeve ka filluar që të vyshket , myket dhe së fundi e ka kapluar korozioni dhe si duket do të lindë nevoja e zëvendësimit të logjikës së demokracisë liberale të mykur dhe të korozuar , me logjikën kanunore të popujve Ballkanik. Do të hidhëroheshin me mua për shkak se nga më e keqja po simbolizoj në më të keqen , në vend që të gjejë një zëvendësues të këtyre antivlerave me vlera të mirëfillta. Egoja e shfryrë harron zgjimin në kohë dhe lind ndjeshmërinë e akullt të mureve të zgjatura të shoqërisë. Sinteza reale e paraqitur si një ofshamë e zbukuruar krijon secilën harmoni të shkronjave të ngurta të gjithësisë. Ondulimet e fildishta sfidojnë kohën e mjegulluar pas cdo skaji të Përjetësisë. Homogjeniteti i mendimeve të errëta hudhet në vallen e demokracisë liberale. Individi mendon se i`a arriti qëllimit kur u pajtua me një konstatim të këtillë a-logjik. Të njohësh njeriun është puna më e vështirë në rruzullin tokësor. Logjika e shëndosh që rrjedhë nga zemra e shëndosh mëson njeriun se nga njeriu te njeriu ekziston një hendek i thellë i cili për t`u kapërcyer nevojiten mileniume. Fetishizimi i këtij mendimi do të krijonte barrierat e rradhës në mirëkuptimin tonë në shoqëri nga ana e njerëzve tjerë. Individi gjithmonë duhet që të fillojë nga vetvetja për t`i jetësuar dhe aplikuar ndryshimet. Individi për individin është një pasqyrë e pastërt ku krijon një fizionomi që ekziston duke vënduar standardin e fizionomisë që dëshirohet të arrihet. Ujdia e sekondave të jetës për shfryrje të këtij individi drejtë një grupacioni më të madh të quajtur shoqëri është për të marrur lakmi. Nuk dëshiroj që të lëvizë nga vendi , dua që gjithmonë të jetoj nën këtë hije , mirë jam , nuk kam nevojë për askend; kështu konstatoi fluturuesi i rradhës i përmutacioneve dihotomike. Në një vend të ngurt me plot e përplot individë , shoqëri kolorite ndërmjet xhunglash dhe civilizimesh të njëpasnjëshme , sarkazëm të krijuar në filmat vizatimor të Tomit dhe Xherit , nevoja për udhëheqjen dhe udhëheqësin është domosdoshmëri fizike dhe shpirtërore e këtyre shoqërive. Secili eveniment në shoqëri njeh logjikën shkak-pasojë dhe ligjet ose rregullat që dalin nga një logjikë e këtillë duhet të firmosen nga zemrat e ideatorëve dhe kreatorëve të këtij koloriti grupacionesh. Shoqëria e ndërtuar mbi bazën e dallimeve është një frymzym që kalit çdo mentalitet të vjetëruar nga për nga ana e përdorimit të saj. Një sharje e re e lundruesit të ri! Filloi periudha evolucioniste , gjurmët e vdekura të identitetit njeri filluan që të shtalben ny për ny. Jeton vetëm një rreze e lëshuar si një ve në moshë ku burri i saj ka rënë në betejën e Mogadishos në mbrojtje të atdheut nga agresori Amerikan. Urrejta e lyer si një mentalitet skizofrenik krijon mijëra brenga të bashkuara në homogjeminizmin e dendurive të pacipë. Një mission i pamundur , në mbrojtje dhe liri të këtij vendi , këtij civilizimi. Bien muret e civilizimit , harxhohen miliona dollar në larje truri , në misionar , ndërkaq misioni ka emrin , liri për këtë popull. Absurd i përshkruar vetëm në romanin " I huaji" të Albert Kamysë. Ky absurd afron afër vetes mijëra dashamirë të stilit gotik të veprave artistike. Sot është bërë trend botëror lloji i filmave që njihen me emrin si triologji dhe fëmijëve të vegjël në vend se t`u spjegohen dhe mësohen përralla për ngritjen e moralit të tyre ato rriten dhe mësohen me botën e seksit , të çorodive , filmave serik spanjol , botës së egër të krimit.
U zgjua nga gjumi i thellë ky luan i qëndresës dhe i demokracisë , besatim i shekujve të Buharasë dhe qetësi e zemrës së Saharasë... Trokiti në derën e rëndë tonëshe ky uragan makiavelistik që xhunglën e bukur dhe të falur sic ka dashur Krijuesi , dëshiron ta zhdukë nga faqja e dheut. E Xhimi i vogël i rritur i ushqyer në xhunglën e majmunëve, luanëve dhe gjarpërinjve , sot me armë në dorë është nisur për të zhdukur sojin e fundit të këtyre gjallesave të çuditshme. Një film i xhiruar nën kamerat e Hollivudit krijon epërsinë e civilizimeve. Epërsi të çuditshme na servojnë këto mediokër stilistik të fundit të Imperisë më të Re. Është rasti i njejtë si me Sheikun Arab i cili në vend që të investojë para në zbutjen e varfërisë në botën e ashtuquajtur të tretë , ai blen një kopsht zoologjik në mesin e Londrës për miliona euro. Ndërmjet dy ekstremeve njëri në dashuri të kafshëve e tjetri në përbuzje të kafshëve , edhe pse ky i pari natyrshëm është i dashur në njerëzit , ekziston një konstantë filantropike që sfidon cdo rini të lindur në mesin e artë të fuqisë së civilizimit të fundit. Ky civilizim dha amanetin e fundosjes në arkivolin e blertë të devotshmërisë. Ajka e ënjtur e lidhur si zinxhirë flertesh rilindë një mutacion të feshitizuar gjeneaologjik. Brumosja e frymës së re afron cicërrimat e reja të këngës së vjetër të bilbilit. Realitet i hidhur si në hendekun e zgjeruar dialektik. Njeriu harron njeriun , porse jeta nuk mund të pranojë një identifikim të këtillë antivlerash. Një fytyrë e mrrolur qëndron në qoshin e rrugës si sarkazmë prej zjarri e ndërtuar në shekullin XVIII.Sulm i organizuar si në filmat e All Capones. Të ndryshosh raportin për vdekjen do të paguaj , ose nëse nuk ndryshon raportin për vdekjen , do të lindin problemet e reja. Kësaj i thonë kërcënim , krim , akt verbal i ndërtuar mbi gjendjen pagjendje dogmatike.
Nga e thëna në të bërë qëndron një det i tërë. Kështu patë thënë urtia e popullit fisnik , por akceptimi i kësaj logjike nuk depërtoi më larg sesa veshi i shurdhër dhe sytë memec .Sodoma dhe Gomorra u pasqyruan si dishepuj politik mbi historinë e qytetit të Platonit. Ato qytete ishin , por u bënë identitete duke sulmuar njeriun , duke shkelur mbi besën e dhënë dhe duke frymëzuar ushtarët e Djallit drejtë pushtimit të botës. Për asnjë çast nuk menduan që të frymojnë lirshëm si një tokë e mbjellur me petka jeshilesh , por u tmerruan si SEKAR në ferr...Prej atij momenti nga liria e njeriut u hudhën prangat në duart dhe këmbët e tij, lindi i lirë , ndërsa u robërua nga helmi gjarpërues i logjikës ngacmuese. Cdo njeri në këtë botë vlen aq sa devotshmëria e tij është vënduar në spikame , përderisa devotshmëria e tij kalon nga një iluzion në ëndrrën e parealizuar të filozofit të trembur , në atë moment lind sulmuesi më i madh i njerëzisë. Dashamirët e nacionalizmit ma ngushtuan identitetin , nga identiteti njeri më shëndërruan në një adhurues të Yjeve , Hënës , Diellit , Tokës. Nga gjërësia e zemrës më thumbuan thellë nën kthetrat e ideologjisë së mbrapsht tejoqeanike. Athua vallë do të lind një njeri i cili do urrej vërtetë padrejtësinë , korrupcionin , orgjinë , homoseksualizmin , prostitucionin , narkotikët , zhveshjen , pijet alkoolike , lojërat e Djallit ( bixhozi , loja e fatit etj) , fallxhorët , ....? Ndoshta edhe ekziston ndonjë njeri i këtillë i cili sistematikisht i urrenë të gjitha këto , i sulmon , bën ç`mos që shoqëria njerëzore të lirohet nga ato dukuri negative. Por , termin ndoshta do e zëvendësojmë me parashikimin tonë për fatin tragjik të miliona njerëzve në rruzullin tokësor. Pasi u helmuan me dukuritë e atilla negative , ato filluan të dashurohen në to , të pjeken , të rriten , të shumohen , të plaken dhe në fund edhe të shkatërrohen. Ndërsa , faza para shkatërrimit të tyre është një paralajmërin për fuzimin e atyre dukurive tek masa e re. Kësaj i thonë pendim i vonuar!
Leo Strauss në librin e tij "Qyteti dhe njeriu" fq.99 tha:" Cdo regjim i shtrin ligjet me një imazh të vetëruajtjes dhe mirëqenies për avantazh të vet. Nga kjo vjen që përulja ndaj drejtësisë nuk është nevojshmëri e përparimit të atyre që nuk i përkasin regjimit , apo të shtypurve , por ndoshta është në të keq të tyre. Dikush mund të mendojë se regjimi do të mund t`i shtrinte ligjet me një vizion të së mirës së përgjithshme , të sunduesve dhe të sunduarve. Që e mira e përgjithshme do të kishte qenë qenësisht e mirë , jo thjeshtë prej vyrtytit të dekretimit të saj apo marrëveshjes; do të kish qenë ajo që prej natyre është e drejtë; do të ishte e drejtë e pavarur dhe më e lartë se ajo që qyteti e deklaron si të drejtë; drejtësia nuk do të ishte pastaj së pari dhe esencialisht ligjshmëri kundër tezës së qytetit.."
Koncepti i këtillë i një lirie të skajshme në demokracinë liberale lind si rezultat i një dogmatizimi pluralist në ideologjinë e mendjes. Drejtësia prej kah të vjen , duhet të jetë natyrore , d.m.th. e lidhur dhe e puçitur thellë me vlerat morale dhe konceptin e Hyjnitetit. Një aludim i këtillë serioz i autorit na qartëson rrugën e perceptimit të jetës nga ana e filozofëve europian. Kulmi i këtij civilizimi është i lidhur ngut për ngut me fillet e saj , qyteti i paramenduar i Diellit nuk plotësoi ëndërrën e miliona ëndërrëmtarëve për një jetë të qetë tamam utopike si logjika marksiste e konceptimit të jetës. Individi për të jetuar i lirë duke të ndjekë norma dhe koncepte të njohura me emrin si ligje. Nëse thyhen ato, do të thyhet edhe liria e tij , qyteti ka të drejtë mbi të, dhe shoqëria do të gjykojë me një dënim të vrazhd në bazë të shkallës së thyerjes së këtij ligji. Kjo njëanshmëri e paraqitur tek klasikët e filozofisë europianë na bënë me dije se shoqëria njerëzore do të vuaj për miliona vite , përderisa nuk paraqitet qartas ajo e vërteta , natyrale , e cila buron nga Krijuesi i saj dhe jo nga krijesat. Po nqs krahasojm apolegjetët e kësaj logjike me rrethanat dhe kushtet e mesjetës së Hyjnitetit të Krishter , pa dyshim logjika e qytetit të pastërt të Diellit ku do të sundojnë ligjet pozitive do të ishte më e pranueshme për mendjen dhe zemrën e çdo njeriu në rruzullin tokësor. Nuk dua që të përbuzë një ideologji , sistem , ose vlerë , dogmë , zakon ; por të bëjë me dije se vlera nga vlera dallon dhe në momente njëra është më e pranueshme se vlera tjetër. Shembull tipik në shoqëri kemi diktatorin gjerman Adolf Hitler i cili sipas disa analistëve politik , historianëve , ai ishtë gjeni në vete. Për disa individë edhe Marksi ende është gjeni i shoqërisë njerëzore. Edhe pse mendja e shëndosh , zemra e pavarur dhe shpirti i çiltërt u bindën se e panë me sy antivlerën e cila u pasqyrua në shoqëri nga ana e këtyre mikrobëve të shoqërisë , prap se prap ende sot e kësaj dite ekzistojnë propagandues të këtyre ideologjive dhe antivlerave që në kohë të tyre ishin "vlera’ më të larta të civilizimit. E njejta gjë po ndodhë edhe ditët tona , d.m.th. historia po përsëritet , mjeket bullgare filluan që të zgjerojnë virusin e Sidës në mesin e një " rrace terroriste" në rruzullin tokësor. Sida është një sëmundje e pashërueshme që krejt bota është zgjuar në luftim të kësaj sëmundje , ndërkaq kur bëhet fjalë për dominimin ideologjikë , zhdukjen nga faqja e dheut e një religjoni dhe një populli që po paraqitet si kërcënim për botën , është vlerë e komplet botës perëndimore që duhet të mbrohet me mish e me shpirt. Dhe drejtësia e qytetit të Diellit u vëndu në mbrojte të padrejtësise ku fëmijët libanel i quan sindroma psikologjik të shekullit XXI , ndërkaq mjeket bullgare që bënën një akt të atillë ç`njerëzor si zbuluese dhe meritoret e rritjes së dominimit të botës perëndimore mbi botën lindore. A nuk veproi njejtë edhe Hitleri kur ndau shoqërin në superior dhe inferior ku inferiorët inskenoheshin nëpër furrat e nxehta dhe piqeshin si pite ato qenie të pafajshme njerëzore. I vetmi faj pse ato piqeshin në atë mënyrë është se kishin fatin e inferiorit dhe nuk llogaritnin vlerë atë çka sundimtarët e vlerësonin si të atillë. Po lufta e opiumit në Kinë a nuk ishtë një formë e tregimit të kthetrave nga ana e këtij civilizimi të mykt dhe të pavlerë ndaj njerëzimit? Ndaj këtyre gjërave duhet të heshtim sepse në këtë mënyrë do të thyejmë ligjin që e vendosi më i forti dhe ku është i destinuar më i dobti në humbje dhe shkatërrim. Ligj i ndërtuar me djersë nga ana e Lamarkut dhe Darvinit. Koncepte të këtilla do të ekzistojnë përderisa baza e kësaj demokracie nuk vuloset dhe stoliset me atë që e quajmë Hyjnitet , por jo Hyjnitet i Papatit e as i Protestantëve Europian. Natyra e pastërt e Hyjnitetit njihet në një civilizim që tashme e kanë shëndërruar në monstrum dhe inferior ndaj vlerave të Diellit , Hënës , Yjeve , Reve dhe homoseksualëve grek. Gjenialiteti i tyre në filozofi nuk diskutohet , kontributi i tyre për njerëzimin nuk diskutohet , vlerat e tyre morale dhe njerëzore , diskutohen rëndë nën peshojat e logjikës së sinqert shoqërore. Vlera është e pastërt për nga esenca e saj , por fiton papastërti kur fillon të aplikohet dhe ndryshohet mbi baza të qejfeve vetjake të Egos së Individëve.
Herbert Spenceri në librin e tij " Njeriu kundër shtetit" fq.49 ndërmjet tjerash thotë:
" Merrni një peshore , vini shumë gurëz peshe në njërën pjatëz dhe më pak në tjetrën. Hiqni gurët e peshës , një mbas një nga pjatëza më e ngarkuar dhe vëni te tjetra. Dikur , do të krijoni drejtëpeshim; po të vazhdoni , pozicioni i pjatëzave ndaj njëra-tjetrës do të jetë i kundërt. Zëreni se shtaga e peshores është ndarë në dy pjesë të pabarabarta dhe se pjatëza më pak e ngarkuar ndodhet nga krahu më i gjatë; atëherë , duke qenë se zhvendosja e çdo guri peshe sjellë pasoja shumë më të mëdha, ndryshimi i pozicionit ka për të qenë më i shpejtë. Po e përdorë këtë figurë për të ilustruar se çfarë sjell zhvendosja e njëpasnjëshme e individëve , nga masa e qeverisur e komunitetit në strukturën e qeverisjes. Kjo zhvendosje e dobëson njërën anë dhe e forcon tjetrën në një shkallë , ku e ku më të madhe sesa ndryshimi numerik përkatës. "
Drejtëpeshimi ose balancimi i vlerave ka qenë një dukuri e studiuar mirë nga ana e sociologëve europian. Por , nuk guxon që të mbetet vetëm dukuri e spjeguar dhe e hulumtuar , por edhe e praktikuar në jetën e çdo shoqërie dhe grupacioni në këto shoqëri. Baza numerike e vlerësimit të veprave jo gjithmonë sjellë dobi. Njerëzit shpërblehen sipas qëllimit të tyre. Kështu na vjen një porosi e thuktë nga Orienti. Qëllimi është vlerë me të cilën duhet të maten vlerat , ne nuk mohojmë logjikën matematike të perceptimit të jetës , e as që bëhemi gnostik që të mos besojmë asnjë dukuri ose Mbifuqi Natyrore që ndodh në rruzullin tokësor. Sikur të vepronim në këtë mënyrë do të futeshim thellë nën analet e brishta të historisë së jetës. E kundërta e kësaj anomalie të pasqyruar është vizualiteti logjik i secilit parametër që tingëllon kumbueshëm në shoqërin njerëzore. Normim i i tillë i plagjiaturave të fundosura dhe superiore në shoqëri na bënë me dije se studimi i dukurive negative është bërë vet dukuri negative në vete nën konceptet e këtilla të kësaj logjike pa krip.
Muhammed Sharavi thotë: "E mira dhe e keqja janë dy prej temave më të debatuara, të cilat kanë shkaktuar polemika të shumta. Shkaku kryesor i këtyre polemikave është mosnjohja e saktë e qëllimit të jetës së qenies njerëzore."
Por këtu nuk po bëhet fjalë për të mirën dhe të keqen , por për identifikimin e dukurive dhe zotësinë e një identifikimi të suksesshëm në shoqëri. Përderisa edhe nën këto terme fshehim dhe nuk kreirojmë logjikën e të mirës dhe të keqes si vlera që paraqiten si antipode në shoqëri , asnjëherë nuk do të kemi mundësi të gjejmë shenja dalluese midis mendimeve , ideve dhe ideologjive të ndryshme që synojnë udhëheqjen me botën. Por , unë jam i bindur se e mira dhe e keqja e secilës ideologji njihet shumë bukur nga kreatorët e luftërave , politikave dhe strategjive të reja në terren. Por , shtrembërimi i tyre me të vetmin qëllim që ato të dalin fitimtar është një mëkat i rëndë shoqëror që sot po e paguajnë miliona njerëz të pafajshëm në rruzullin tokësor. E mira dhe e keqja nuk janë dukuri statike në shoqëri , por dinamike. Secila palë posedon veti të dy dukurive që përmendëm më lartë. Shoqëria nuk mund të anashkaloj një sulm të organizuar mbi dukurinë e së keqes duke e vënduar në funksion dukurinë e së mirës. Ligji dhe kodesket shoqërore nuk funksionojnë si duhet kur në jashtë sistemit njerëzor e largojmë mentalitetin dhe idenë e pjesëmarrjes së shpirtit dhe edukatës shpirtërore në vendosjen e përditshme të individëve dhe shoqërisë. Jeta pa shpirt është e vrazhd e dogmatizuar skajshmërisht dhe e tmerruar nga erërat e rënda të tymosjes së mëkateve të lindura dhe promovuara nga ushtria e Satanës.
Muhammed Sharavi prap tha:" Shkaku i stërlodhjeve është ky vizion i gabuar, pasi njerëzimi është duke pasuar herë një ideologji, e herë një tjetër. Ata që e perceptojnë jetën e kësaj bote, si qëllimin e tyre të vetëm, do t’a kalojnë jetën e tyre me shumë peripeci të ndryshme."
Modaliteti i zymt i këtillë nuk funksionon pa ndihmën e parametrit stabilizues në shoqërinë njerëzore. Bashkëdyzimi i së mirës me të keqen në një vend të përbashkët është shëndërruar në një lapidar të kuadratit historik të rrotës së stagnuar shoqërore. Përfundimisht përmes njohjes së vetive , karakteristikave , përmbajtjes , esencës së mendimeve , lirisht përfundojmë se ju udhëheqni një formë të këtillë udhëheqjeje. Piedestali arrihet me mund , ndërkaq forma e udhëheqësisë shoqërore duhet të jetë sa më e përshtatshme për mendjen e njeriut. Nëse nuk është e përshtatshme kjo formë let zhduket dhe të lind një formë e re e cila do të jetë univerzale , mesatare dhe e pranuar nëpër të gjitha periudhat historike dhe e unifikuar në mendjet dhe zemrat e miliarda njerëzve në rruzullin tokësor. Atë ditë e presim me mall...Mirëutakofsh i m!

13
Shqiptaria / FLERTI POLITIK I QEVERISE SE GRUEVSKIT
« ne: 27-07-2007, 18:32:25 »
Flerti politik i qeverisë së Gruevskit




Hamdi NUHIJU



Me vemëmendje ose më padëshirë ndjekim cdo rregull që na servohet në gjellën jetë. Harrojmë se jemi qenie me mish e me shpirt , infiltrojmë cdo konsekuencë shoqërore përskaj realitetit morfologjikë. Është e tillë kjo mirëqenie që na servohet si një dallendyshe e hudhur në vallen e djajve të përbetuar. Intencat e pabarabarta të këtij revanshizmi oscilojnë cdo aspekt të deritashëm ideologjikë. Vapa e madhe dhe nxehti janë kategori që ishin prezente nëpër lëkurat tona , por jo vetëm në to , edhe vapa e histerisë së politikës ishte e mbështjellur me një shtresë ozoni të rreme që paraqet vizualitetin politikë të brishtë. Periudha e zhveshjes së majmunave dhe e veshjes së femrave është në pikën më të lartë të qiellit të dytë. Elementet jetësore , si toka , uji dhe resurset tjera natyrore po fillojnë që të shterren në këtë shkretëtirë që po vërshon cdo skaj të shoqërisë. Mendimet e lidhura njëra për tjetrën dhe skizofrenia e dukshme e kursimi i urryer kaluan në fazën rezervë të verës së nxehtë të majorizimit të këtij vendi. Cytjet e drejta dhe kapaciteti i lakuar i falltorëve të ngarkuar me ndihmë drejtë Satanëve i bënë këto caste më të kobshme dhe më të rënda për peshën logjike të politikës "dialektike" të shekullit XXI.Kundërshtarët do më akuzonin për komunizëm , e disa të tjerë do më akuzonin për flert shkronjash që bëjë vazhdimisht në këtë mencuri të sfiduar. Porse nuk është e njejtë jeta me vdekjen , ato janë sinonime , por ana tjetër e medaljes nuk ka ngjyrë roze të dashnores. Disa palaço u munduan që të më bindin në rrugën e apologjetikës së mbyllur dhe filluan që ta kundërshtojnë sistemin e vlerave të servuar si uvertyrë. Ato dishepuj të rilindur u orientuan kah frenimi i mendjes dhe zemrës dhe izolimi i brengave të tyre vetëm në kuadrin e konceptit grupë ideologjikë. Nëse analizojmë ideologjinë e partive politike shqiptare në Maqedoni , në Kosovë , në Shqipëri etj , do të vërenim se ka një ngjajshmëri të madhe midis tyre. Kemi majtistë , djathtistë dhe shumë pak që deklarohen ose që bazën e tyre e kanë me orientim qëndror. Porse invadimi ideologjikë i partive shqiptare i bëri të mundura këto zënka që sot kalorësit e tipit të Gruevskit të flertojnë në parlamentin e Maqedonisë dhe të luajnë lojën e zjarrt të Ezopit plak. Konstatimi se kjo qeveri ka një guidë të majme politike dhe reflektimi që bënë propaganda e stilit jehud e kësaj qeverie është një thithës i gjakut si një vrasës i pulave dhe minjëve rrugëve të jetës. Grupeve parlamentare në Maqedoni dhe deputetëve iu drejtohen disa rregullore ose rend i ditës që të votohet dhe të bisedohet për dicka cka nuk e kanë idenë se cfarë është ajo? E palogjikshme , por e vërtetë , realiteti politikë që po fshehet në Maqedoni , vecanërisht me qeverinë e këtij "Gladiatori " të pangopur na bënë të mundur që të kuptojmë fshehtësitë e demokracisë dhe lajkat e stilit feminist që përdoren në politikë por edhe në prostitucion si një zanat më i vjetër i shoqërisë. Duke ndjekur seancat e fundit parlamentare nga kutia e zezë magjike , fillova që të qeshem me zë!!! Tribunët e popullit kishin ardhur në punë , d.m.th. në parlament , duhet të bisedojnë dhe të votojnë për një marrëveshje , ndërsa në fakt marrëveshja nuk është në duart e tyre dhe ato nuk dijnë se cfarë duhet të votojnë e për cfarë duhet të debatojnë. Tashti nuk më intereson se kush ishin pjesëmarrësit gjatë lidhjes së asaj marrëveshje dhe se nuk më duket logjike të konstatojë se ai veprim i pozitës ose i opozitës ishte i drejtë ose jo , porse veprimi i këtillë i papjekur politikë ose " logjikë imperialiste" i flertuesit Gruevski edhe pas martesës së tij ai kërkon përmbushjen e nevojave të egos dhe racionit pragmatik të tejuritur për një lojë skizofrenike.
Kontratat ose marrëveshjet nuk nënshkruhen vetëm në formë të letrës ose elektronike sic ndodh rasti i shumtë i marrëveshjeve , porse ato lidhen edhe në formë gojore , sic vepruan partia opozitë shqiptare në Maqedoni. I tërë opinioni publik shqiptar në Ballkan u bind se kush mbron interesat e shqiptarëve të këtij vendi , partia shqiptare që gjendet në pozitë dhe që ende sot e kësaj dite bisedon për zgjerim dhe ndarje të kulacit politikë në Qeveri , apo partia shqiptare që gjendet në opozitë dhe që nga opozita bënë marrëveshje më Qeverinë e Gruevskit për cështjen e përdorimit të gjuhës shqipe , statusin e ish-luftëtarëve të UCK dhe ligjet që do të sjellen me Badinter!! Duhet t`i vijë turp pjesëmarrësit shqiptar në politikën aktuale të Maqedonisë dhe vazhdimisht të kërkojë postin , pozitën dhe të sjellet si një filiale e një strategjie dhe partie politike të anës tjetër të urës.
Serioziteti i partive shqiptare në Maqedoni dhe atyre maqedone me të vërtetë ka rënë nën zero dhe plagjiaturat gjatë definimit dhe konceptimit të plan-programeve politike dhe ekonomike të këtyre partive diktohen nga një largësi astronomike. Partitë tona shqiptare duhet që të japin më shumë akces ndaj programeve ekonomike sesa atyre nacionale ose kombëtare , jo që këto programe duhet anashkaluar , porse në këto programe nacionale kemi koncenzus të rrept politikë gjithëshqiptar të pluralizmit politik shqiptar në këtë vend , porse pjesa më e madhe e popullsisë që është rinia , ka nevojë për punsime dhe për zhvillim të mëtutjeshëm të mirëqenies ekonomike të popullit shqiptar në këtë vend. E atëherë kur partitë shqiptare do të kenë një program të unifikuar si në planin kombëtar , poashtu edhe në atë ekonomikë dhe social , m`u në këtë castë Gruevski dhe tipat e këtillë si ky nuk do të kenë mundësi të flertojnë në terrenin politikë të tërë teritorit të Maqedonisë.

14
Djegni Kisha dhe Xhamia , se Feja juaj është Dashuricka...

http://drejtesia.blogspot.com/2007/05/djegni-kisha-dhe-xhamia-se-feja-juaj.html

Hamdi Nuhiju
GAZETA LAJMI

Në ditët që po frymojmë është vështirë të definohet gjërat drejtë dhe qartë. Jo , se ato nuk dihen dhe nuk njihen në shoqëri , porse qejfet vetjake na kanë bërë të mundur që të përceptojmë brengat mbi baza të identitetit trillues në shoqërinë njerëzore. Një mik i imi e ndryshoi pak titullin e këngës Jetojmë në Tiranë dhe e bëri në formë humori jetojmë në Tirani , kishte të drejtë. Vërtet jetojmë në tirani dhe dhunë psikologjike dhe shoqërore. Cdo gjë po kalon në maternitet dhe po humbet cdo sekuencë e infiltrimit pragmatik në shoqërimin me ndjenjat.
Si është e mundur të kërkojnë bashkëjetesë maqedonët nga ne , kur vet ato thyejnë parimet njerëzore dhe etike në shoqëri? Unë nuk pajtohem edhe me ato pseudopatriot shqiptar që në emër të Shqiptarisë fyejnë Kryqin dhe Kishën. Shoqëria njerëzore është aq shumëngjyrëshe saqë ka nevojë cdo njeri për tjetrin dhe për secilin identitet ka vend. Por , si duket Revizorëve të Maqedonisë po i pengojkan plisat e bardhë shqiptar dhe mysliman. Njëherë bënë dhunë në Prilep ku djegën xhaminë e atij vendi , pastaj në Bitolë , e së fundi në Obednik. Gjitha këto gjëra të ndodhin dhe ne si shqiptar dhe mysliman të këtij vendi të heshtim dhe të mos ngrejmë zërin!
Këto Don Kishotian të modernizuar nuk harruan si duket porositë e enklavës titiste ku cdo gjë duhet të funksionojë mbi parametrat e materializmit dialektikë. Edhe pse proklamohet në kushtetutën e këtij vendi demokracia liberale , prap kjo demokraci thyhet nga hegjemonizmi statik i këtyre parametrave të funksionojnë në këto ambiente.
Ndërmjet njerëzve që jetën e kuptojnë si statike dhe të palëvizshme , myslimani dallon katërcipëshi dhe nuk pajtohet në asnjë segment me një konstatim të këtillë. Muslimanët e sinqert gjithmonë kanë qenë në ujdi me bashkëjetu me të gjitha shoqëritë njerëzore. Muslimani është i mëshirshëm edhe ndaj kafshëve , sepse në këtë mënyrë na mëson edhe feja. Shqiptarët gjatë gjithë historisë njerëzore kanë qenë një popull besnik ndaj parimeve morale dhe etike , prandaj edhe shumë lehtë e kanë përfaquar Islamin. Këto karakteristika dhe tipare , janë reflektuar në shoqëri si të dobishme dhe të qëndrueshme sa i përket stabilitetit ekonomik , kulturor , dhe social... Problemet kanë lindur në ato momente kur këto vlera dhe tipare janë gërshetuar në shoqërinë e përbashkët. Në vend se kontributi gjatë zgjidhjes së problemeve të jetë i përbashkët , problemet zgjidhen vetëm nga njëra palë, dhe janë të kuptueshëm vetëm shqiptarët mysliman , ndërkaq ana tjetër e shoqërisë ka të drejtë të : abuzojë , të djegë , të vrajë dhe prap është piedestal i civilizimit...
Historianët zakonisht mundohen që të na shuajnë mesjetën sepse kanë mbresa dhe kujtime mjaft të këqija nga inkuzatorët spanjoll. Njëashtu e kishim shumë të vështirë ta kuptojmë edhe intervenimin e mongolëve në trojet islame duke djegur dhe shkatërruar gjithëcka që u ndërtua me mund dhe djersë. Jeta , thjeshtë është shëndërruar në një vegël për shfrytëzimin e masave të gjëra drejtë konfrontimit të ndjenjave dhe simbolizmave të pafundme. Histeritë e njeriut nuk ndalen me kaq! Në ligjin mbi bashkësitë fetare në R.M. Ky ligj synon që edhe sektet fetare t`i ndajë e t`i shëndërroj në fe të veçanta që në këtë mënyrë t`i kontrollojë më lehtë. Por ai mendimi komunist ku cdo gjë duhet të kontrollohet në pamundësi për t`u shkatërruar është bërë sindrom i secilës ndjenjë në këtë vend. Nuk është rasti i njejtë si me Serbinë. Politika serbe në pamundësi për të kontrolluar Bashkësinë Islame të Novi Pazarit u detyrua që të krijojë një Bashkësi Unike Islame në krejt Serbinë. Ku nga Beogradi do të kontrollohej cdo xhami në mënyrë institucionale ku akces kryesor i vendohet Bashkësisë Islame të Novi Pazarit. Muslimanët asnjëherë nuk kanë qenë shkatërrues , por gjithmonë politika ka luajtur me ndjenjat e tyre dhe i ka ndotur e përcarë. Feja islame na mëson që të kujdesemi edhe për kishat dhe xhamitë , edhe për sinagogat , edhe për objektet tjera fetare.
Reagoj ndaj ngjarjeve të fundit që ndodhën në Obednik , jo se kam dëshirë ta shaj dhe ofendoj dikënd , por se nuk është mirë që askund të shkatërrohet një kishë , xhami apo sinagog...
Sëfundi Sejjid Kutubi , duke i shkruar një letër motrës së tij Emine Kutubit , ndërmjet tjerash i tha : “ Motër e dashur. Ke kujdes nga njerëzit! Të gjithë njerëzit janë të mirë , por me rëndësi është se si të arrihet deri tek mirësia e tyre...”




15
Eureka në Parkun e Xhamisë Abdurrahman Pashës-Tetovë…

http://drejtesia.blogspot.com/2007/05/eureka-n-parkun-e-xhamis-abdurrahman.html

Hamdi Nuhiju

… Është nxehtë. Dielli më mallëngjen për kujtimet e vjetëruara prore. Etja e stërnganguar për afsh dashurie më stilizon cdo blegërimë fjalësh… Sytë e saj ishin të zmadhuara sa zgobza e brendisë së shpirtit. Për të parën herë e ndjeva vetën sikur kisha nevojë për të , nuk mundeja të duroja që të më ikë cdo cast i shprehur në të… U mallëngjeva me ndjenjat dhe fillova që fletorën e kujtimeve ta gërvishë si i marrë , të flas me vetën dhe të syngjyroj cdo pasqyrim estetik. Nga copëza e brengave të mia psherëtitë më zgjonin këtë shpirt të cunguem. Athua vallë pse pas cdo namazi ndjeja atë fshehtësinë e dashurisë? Kisha harruar me mendjen se gjendem para sprovave të njëpasnjëshme që më zgjonin edhe natën vonë drejtë etjes së pashueshme të asaj. Një ditë e vjedha me gjysëmsyri dhe thash me veten , Eureka , ja rilinda në botën pafund… Cicërrimat e bilbilit të verës tingëllonin në zemrën time si një këndues serenadash në balkonin e vashës. Ato ishin me mua edhe në diell, edhe në shi , e unë kisha harruar veten rrugës… Fillova që të vallëzoj me shkronjat në botën e Sizifit. Thyeja atë monstrum në cdo second , në cdo castë në botës së magjepsur të dashurisë. A do të kishte kuptim jeta ime poqese nuk do e dashuroja Zotin tim??? Vazhdimisht e hudhja para vetes këtë pyetje kaq të lehtë dhe të vështirë. Mëshiruesi për krijesat e tij gjeti prehje dhe kënaqësi. Të bashkohemi , të bashkohemi , thash me veten time! Por , nuk guxoja dot t`i them asaj as dy fjalë. Lindi në mua një turbullirë e paskajshme dezorientuese. Fillova që t`i kuptojë shurdhëmemecët dhe gjuhën e tyre të komunikimit. Për të parën herë me dha sinjalin pozitivë. Ishte e enjte. Nuk mund ta harroja atë castë aq të magjikshëm jehova në gjithësi. Kaloi jeta në fshehtësi dhe brengat vetëmse shtoheshin. U bashkuam me të dhe u bëmë niqah në Xhaminë e Pashës në Tetovë. Gëzim i madh për ne të dy dhe për shoqërinë tonë. Vizatuam dy ndjenja në parkun e xhamisë , dy jetëra të lumtura! Debatonim mbi Gazalin , e mbi Nicen , gjenim kohë edhe për historinë. Koha ecte me ne sikur dy të pasosur në ujëvaren e dashurisë. Përsosëm botën e metaforave , krijuam stilin tonë të komunikimit. Ishim të cuditshëm! U betuam se do të takohemi edhe në xhennet… Por , ky betim na kushtoi njëmijë jeta!
Ishte ditë e premte! Unë duke dalur prej xhamisë së Pashës e ajo duke u kthyer prej punës në rrugën kryesore ndodhi ai casti i tmerrshëm. Një vetur e zezë duke kaluar ajo e lëndoi rëndë vashën time. Në castet e fundit si kujtim na mbeti vetëm shehadeti i saj… Oh , Zot më tako me të në xhennet…

16
Tema Interesante / Nato , Ëndërra dhe Diskursi Politik
« ne: 02-06-2007, 22:41:27 »
Nato , Ëndërra dhe Diskursi Politik

Hamdi Nuhiju


http://www.mesazhi.com/author_article_detail.php?id=53


E vërteta e pasqyruar në brendinë e secilit njeri është e drejtë dhe reale. Ajo nuk oscilon dritëra të panumërta në shoqërinë e civilizuar. E as që integron konstelacionet hierarkike në socializimin e masave të gjëra popullore. Sot është bërë vështirë të konceptohet jeta në qoshin e botës , i vetëm pa barrë dhe shoqëri , pa krah dhe pa mbështetje logjike. Duhet të mendojmë në këtë mënyrë pasiqë na u imponua një vlerësim jo i drejtë i përmasave të frikës dhe shpresës. Unionet u krijuan në ato caste kur lindi përcarja , jo se me to përcarjes iu tha lamtumirë , porse u ngushtua vend veprimi i saj. Në shekullin që po jetojmë është bërë rrezik cdo castë i brendisë së njeriut , është bërë e hidhur cdo fjalë e thënë në anën tjetër të urës. Sa është i vërtetë konstatimi se njeriu mund të jetojë një mori sfidash pa thënë asnjë fjalë? Është një tezë e rëndë për t`u peshuar mbi analet e mendjes dhe për t`u strehuar në cikcaket e zemrës. Kreatorët e unioneve nuk menduan gjatë për një imazh gri mbi sensualitetin e masave të ngurta. Ato afruan ëndërrën , e ngjyrosën me ngjyrë realiteti dhe iu përshtatën diskursit politikë. M`u në këtë castin e fundit u zgjeruan problemet në shoqëri dhe nuk u zgjidhën. Një intervenim jo i drejtë mbi baza ideologjike shkatërroi një pjesë të shoqërisë njerëzore. Sot , ende vuajnë disa pjesë të botës si rezultat i këtij intervenimi kaq të dëmshëm për shoqërinë. Por , kjo nuk na jep të drejtë që të ngritemi kundër këtyre unioneve dhe të themi se janë të dëmshme edhe për shoqërinë tonë ku jetojmë. Për Maqedoninë është imperativ kohe kycja nëpër këto unione dhe pjesëmarrja e saj nëpër qendra trajnuese për intervenime të shpejta ushtarake , por edhe për cështje tjera. Sepse edhe jeta e njeriut edhe jeta e shteteve jashta gardhit është shumë e vështirë. Këto kohëra edhe pse nuk janë të figuruara nga luftëra të ndryshme botërore , prap janë të rrezikshme dhe lind nevoja e vetëmbrojtjes nga sulmet eventuale të jashtme. Nuk është luftë ushtarake kjo që paraqitet në shekullin ku po jetojmë , por më shumë mund ta definojmë edhe si luftë ideologjike dhe ekologjike në shoqëri. Ku përmes ngrohjes globale të tokës cenohen të mira natyrore dhe në këtë mënyrë lind nevoja e ndërvarësisë midis shteteve të ndryshme për cështje elementare. Nuk mundemi ta fajësojmë jetën se ajo nuk diti ta ruaj globin , por duhet t`i fajësojmë armët për shkatërrim masiv dhe furnizimin me energji nukleare.
Kycja e Maqedonisë në Nato do të ishte një favor i rëndësishëm edhe për Ballkanin edhe për Europën. Ka kohë që bisedohet për një kycje eventuale , përgaditen strategji , plane , bëhen reforma ushtarake në vend , pranohen standarde botërore të armatës etj. Por , rezultatet po dëshmojnë të kundërtën e kësaj. Maqedonia vërtet duhet të marrë vendim serioz për kyçjen në Nato dhe Unionin Europian. Tashti ju mund të thuani se Maqedonia ka marrë një vendim të këtillë , porse unë ju siguroj se ende nuk ka vizion të qartë ky vend për kyçjen në këto instanca Europiane. Ja se c`thotë Zhan Mone në memoaret e tij : " Nuk mund të them se prej ku rrjedh besimi se në rrethana të rëndësishme të jetës sime , kur mendimet shtresohen një mbi një , mendimi im vazhdon të shëndërrohet në vendim. Kjo është ajo që të tjerët e quajnë ndjenjë e castit. Por , nuk ngarkohem me atë se është e domosdoshme ta bëjë këtë apo atë – nevoja është ajo që më shtyn të bëjë dicka që tani më nuk është zgjedhje e castit , të cilin e shoh qartë. Që ta shoh qartë , duhet të koncentrohem – e atë mundem ta bëj vetëm në izolim , gjatë ecjeve të mia të gjata..."
Kjo përsiatje e këtij ideologu të madh na jep një kahje shumë të qartë rreth rrugëve që duhet të ndërrmarë Maqedonia drejtë kyçjes në këto instanca. Ecjet vetjake janë bërë përditshmëri e këtij vendi kaq të etshëm për bashkim me inercionet politike brenda suazave demagogjike. Por , ngecjet politike , gjuha e thyer ndërmjet pozitës dhe opozitës këtë shtegtim drejtë synimit final , po e bënë ende më të thellë dhe më të carë. Secili njeri , subjekt ose shtet për të vepruar jashtë vetes , duhet që punët t`i rregullojë brenda njëherë dhe pastaj të dalë në pjesën e jashtme. Në ekonomi ndikimi i mjedisit të jashtëm është bërë vakuum i dyndjeve milionëshe në sentencat financiare.
Duhet te kemi parasysh se njeriu jeton me ëndërrën e tij edhe në fund të bjeshkës edhe në fillim të fjalës. Por , ëndërra , dinë të luajë lojën e tenisit dhe të kthehet nga sulmi i orientuar në një vetëmbrojte e vrazhdë. Ëndërra i mban gjallë shpresat , ajo i shtyn proceset të rigjallërohen dhe i bashkon vlerat në një vend të përbashkët. Sikur të mos ishte ëndërra sot Unioni Europian nuk do të frymonte lirshëm e as që dot ekzistonte. Prej nga mbështetem në një konstatim të këtillë? Po , mirë Franca dhe Anglia a nuk ishin në një luftë njëqindë vjecarë ndërmjet tyre?!
Gjermania theu ëndërrën dhe distribuoi forcën e tij ekonomike në pjesë të ndryshme të botës. Ky vend që ishte në buzë të shkatërrimit ekonomikë dhe politikë u ngritë lartë mbi vendet tjera prijatare të fuqisë. Po , sikur të mos ishte ëndërra a dot arrinin deri në një pozitë të këtillë?
Këto shembuj janë disa treguar mjaft të favorshëm për Maqedoninë se cfarë hapa duhet të ndërmerrë për të arritur aty ku dëshiron. Duhet të bazohet në vetveten , Naton dhe Unionin Europian , ta ndërtoj brenda kufijve të Maqedonisë. Zaten edhe këtë e kërkojnë ambasadorët e huaj nga Maqedonia.
Maqedonia i ka të gjitha parametrat si ekonomike ashtu edhe politike për t`u bërë pjesë e këtyre shoqërive evropiane. Ka tokën mjaft pjellore , pozitën e fuqishme gjeografike , malin e pasur , ujin më të pastërt në Europë , rininë , fuqi absorbuese të mallrave të shpejtë , etj. Por , defekti qëndron te diskursi politikë i këtij vendi. Sikur të kishim një qeveri vizionare që do të arrinte t`i vëndojë në shfrytëzim të popullit të gjitha këto të mira natyrore atëherë nuk dot kishim nevoje që ne të kërkojmë kycje në Nato dhe UE.
Fatkeqësisht politika po udhëheq me jetërat tona , prandaj edhe jemi bërë për të mos e njohur edhe veten.
E poeti një ditë tha: " Je vilë me trëndafila , vërtetë , po zemrat të gëzuara s`janë/ Qëndrimi im këtu , respekti ndaj së shkuarës , gëzimet s`janë./ A ka në gjoksin tënd të mugët gjurmë nga i dashuri?/ O vatër e blerëruar , ato kërkohet tek ti , dhomat tua s`janë!/ " ( 4 shtator 1935)

17
Politikanët e Maqedonisë, Rrejnë Anglisht

Mr.Bashkim Aliu

http://groups.yahoo.com/group/gazetapolitika/message/1



Po, ashtu është, ata pasi që kaluan një periudhë relativisht të
gjatë në demokraci, duke e gënjyer popullatën e cila ia ka zgjedhur
publikisht, në gjuhën të cilën e flasin, që pastaj të mundohen ta
mashtrojnë faktorin ndërkombëtar prej të cilit varen aq shumë në
gjuhën e tij, gjegjësisht anglisht, kësaj radhe, faktori
ndërkombëtar nuk u la hapësirë që të bëjnë lajka ndaj tij, por i
urdhëroi që para tij të zotohen anglisht, e pastaj për qëllime të
konsumit politik, ta lodhin popullatën e vetë me llafe se nuk kanë
bërë kurrgjë në dëm të shtetit dhe të kauzës.


Fjala është se pas afër katër muajsh, partia e ish komandantit të
UÇK-së në Maqedoni, Ali Ahmeti, u kthye në parlamentin e Maqedonisë.
Kthimi i tyre, qe rezultat i bisedimeve të gjata, të cilat një herë
mezi se u filluan në mes partisë maqedonase në pushtet dhe partisë
opozitare shqiptare Bashkimi Demokratik për Integrim, e cila i fitoi
zgjedhjet e fundit parlamentare në palën shqiptare, dhe tash,
përsëri, mezi se u determinuan të përfundojnë me një marrëveshje të
mbikëqyrur nga përfaqësuesi i BE-së në Maqedoni dhe ambasadorja e
SH.B.A-ve.


Largimi i partisë shqiptare BDI nga parlamenti, me të cilin veprim u
ndërpre dialogu politik në vend dhe u tensionua klima politike, si
dhe njëkohësisht i kushtoi shtrenjtë Maqedonisë, sepse morri
shuplaka të shumta nga faktori ndërkombëtar, në veçanti nga Bashkimi
Evropian, erdhi si që deklaronin zyrtarët e saj, për çështje
parimore.

Me formimin e koalicionit qeveritar aktual, u nëpërkëmb vullneti
politik i shqiptarëve të Maqedonisë, sepse Nikolla Gruevski i
partisë fituese maqedonase nacionaliste VMRO-DPMNE, në koalicion e
morri partinë shqiptare PDSH, e cila nuk morri deputetë më tepër se
koalicioni BDI-PPD, d.m.th. qe humbëse në palën shqiptare.

Koalicioni i këtillë jo parimor, sipas partisë BDI, nuk mund t'i
shtyjë çështjet përpara, dhe nuk mund të realizojë për shqiptarët
atë që del prej marrëveshjes kornizë të Ohrit, sepse pozicioni i
partisë shqiptare është servil dhe pasiv, jo kreativ e aktiv. Për
atë, nuk mund të edhe të sillet ligji për gjuhët si dhe të zgjidhet
statusi i familjeve të dëshmorëve dhe invalidëve të luftës, sepse
partia maqedonase e cila e kryeson qeverinë, as që donë të dëgjojë
për këto gjëra.

Bazuar në këtë, partia shqiptare BDI e lëshoi parlamentin dhe u bë
barrë e rëndë për qeverinë aktuale, e cila nuk ndodhte të jetë
prezent në ndonjë forum evropian, e të mos i bëhen vërejtje për
komunikimin e dobët me opozitën, bllokimin e dialogut politik në
vend si dhe largimin nga dera e BE-së, e cila aq u aderua nga
Maqedonia.


Që nga momenti i lëshimit të parlamentit dhe bllokimit të dialogut
politik në vend, filluan edhe lëvizjet e faktorëve të ndryshëm,
vendas e ndërkombëtar për t'i sjellur gjërat në nivelin e duhur, ta
zhbllokojnë dialogun politik dhe t'i ulin në tryezën e bisedimeve
pushtetin dhe opozitën shqiptare, e cila mos harrojmë, sillet si
faktor me mandat për të vendosur për shqiptarët, sepse ajo i fitoi
zgjedhjet. Për këtë edhe bisedojnë me partinë maqedonase, e jo me
atë shqiptare në pushtet, sepse këta të fundit nuk kanë legjitimitet.


Trysnia e faktorit ndërkombëtar, që është opinioni im, sipas të
gjitha gjasave, bëri që dy palët të arrijnë marrëveshje. Mirëpo, ec
e merre vesh se çka janë marrë vesh.


Problemi i parë, është se athua marrëveshja është vetëm gojore, apo
edhe me shkrim. Në provime e dine të gjithë se ka provime me gojë
dhe me shkrim, por nuk e di në rastin konkret nxënësit e dobët të
demokracisë dhe të profesorëve Fuere e Millovanoviq, si janë testuar.

Derisa pala maqedonase mohon kategorikisht të kenë nënshkruar
çfarëdo dokumenti, që do të thotë se marrëveshja ka qenë me gojë;
pala shqiptare pohon bindshëm se marrëveshja nuk është vetëm me
gojë, por është nënshkruar dokument. Poashtu, edhe disa mediume e
treguan faksimilen e marrëveshjes së dy palëve.

Ajo që është interesante në rastin në fjalë, është se marrëveshja me
shkrim, edhe nëse është arritur, nuk është shkruar në gjuhët e
palëve, por dokumenti i treguar në mediume, ka qenë vetëm në
anglisht, dhe në këtë dokument kanë qenë të hudhura firmat e
liderëve partiak.

Kjo flet se faktori ndërkombëtar ka qenë shumë i vendosur, dhe nuk u
ka lënë hapësirë për lojë me fjalë palëve përkatëse, ndërkaq shiquar
nga këndi i besimit, tregon se ata kanë zero për qind besim në
klasën politike aktuale, sa që nuk i ka lënë të shkruajnë document
as në gjuhët e tyre, por i ka detyruar të nënshkruhen në tekstin
anglisht.

Realisht, palët që e përgënjeshtrojnë njëra tjetrën për dokumentin e
marrëveshjes, e rrejnë popullatën, apo elektoratin e tyre anglisht,
sepse dokumenti është në atë gjuhë.


Sido qoftë, për shkak të natyrës së problemeve dhe mosbesimit të
skajshëm mes palëve, dhe seriozitetit të faktorit ndërkombëtar, nuk
besoj se marrëveshja ka qenë vetëm gojore, por duhet të ketë edhe
dokument të shkruar, pa marrë parasysh se njëra palë e konteston që
mos të bjer poshtë para elektoratit dhe ortakëve të vetë.


Çështje tjetër kontestuese, ku kryqëzohen shpatat fjalëve dhe
akuzave të palëve, është edhe numri i pikave për të cilat kanë
arritur marrëveshje.


Kështu, pala maqedonase qëndron me këmbëngulësi në pozicionin se
marrëveshje është arritur për tre pika, gjegjësisht lista prej 46
ligjeve që duhet të miratohen sipas parimit të Badenterit dhe një
anëtar plus në Komitetin për marrëdhënie me ndëretnike; ndërkaq pala
shqiptare pohon se krahas asaj që thonë pala tjetër, është arritur
pëlqim edhe për zgjidhjen e statusit e familjeve të dëshmorëve dhe
invalidëve të luftës, dhe gjuha shqipe të jetë gjuhë e dytë zyrtare
në gjithë vendin.


Sido qoftë, popullatës mund t'i thuhet çka të duash, sepse dokumenti
është në anglisht, por rrenat do të dalin në mejdan. Mirëpo, më e
keqja është se edhe në rast të arritjes së marrëveshjes, apo jo,
rreth pikave kontestuese, pala shqiptare reagon dhe kërcënon. Për
hir të rejtingut politik dhe kolltukëve, nuk duan sukses, edhe në
çështjet e gjuhës dhe luftës.







18
Ese Islame / Puthja e Vashës nga Mogadishu
« ne: 04-05-2007, 18:18:32 »
Puthja e Vashës nga Mogadishu

Hamdi Nuhiju



.... Kërcëllima e jetës sime u hudh në iterenar brengash. Harrova që të vishem me petkun e asaj , atij , drenësinë senzitive. Gurët e skuqur kërcasin sikur fërfëllimë e xhehenemit. Temperatura e ajrit ma shpejton frymëmarrjen dhe mi shton djersët. Nuk e mbaj mend një veprim të tillë c`njerëzor. Ishte e diel... Bashkë me Xhekun u nisëm për në rrugën e zorshme të Mogadishës duke vrapuar pas "rebelëve" islamikë. Ishim të urdhëruar që vetëmse t`i ndjekim dhe të mos marrim asnjë aksion pa prezencën e forcave tona. Kisha humbur në caste mendjen duke parë këtë vend të qetë dhe të cuditshëm. Pleq të mykur dhe të shtyrë në moshë rrinin pran rrugëve duke u diktuar nga rrudhat e ballit të tyre se kanë hall. Deri në atë moment nuk e kuptoja se cfarë kishin ato shpirtra të cuditshëm. Kam marrë pjesë edhe në luftën e Gjirit , por asnjëherë nuk e kam menduar një jetë të këtillë si në Mogadishu. Derisa ne patrolonim skaj më skaj rrugët kryesore të qytetit , unë fluturoja me mendjen time në shumë segmente të historisë... Asnjëherë SHBA-të nuk i kam konsideruar si agresor , gjithmonë kam menduar se ne clirojmë popuj nga zgjedhat komuniste dhe islame e nuk i robërojmë. Në fakt mua mu kishin robëruar sytë se vërtetë ne kryenim agresin mbi shpirtrat e pafajshëm. Gratë këtu janë të veshura me ngjyrë të zezë dhe nuk mund t`i kuptoj se pse janë të veshura me mbules ku iu dukeshin vetëm sytë e tyre. Mendoja se në këtë mënyrë Islami e robëron femrën dhe për këtë arsye edhe u hudha aq lehtë në civilizimin perëndimor. Por , asnjëherë nuk do e kuptoja se ajo ishte e liruar nga presioni i epshit mashkullor dhe se ne ishim ata që i robëronim femrat e zhveshura. Pata lexuar mbi diplomacinë e Henry Kisingjer , u rrita me atë frymë. Deri vonë mendoja se ai ka pasur të drejtë nëpër shumë segmente të politikës së tij. Henry Kisingjer me logjikën e tij se gjithëcka cka rrjedh nga ne është e mirë e gjithëcka cka vjen nga të tjerët nuk është e mirë , më kishte helmuar rëndë. Athua vallë cfarë kërkonim në të vërtetë ne në Somali??? Duke parashtruar këtë pyetje në vetën time më ndërpreu Xheku i cili më tha:" Bekim , kthehemi mbrapa se si duket terroristët janë fshehur mirë e sot nuk do të mundemi t`i identifikojmë..."
..... Harrova të ju tregoj se mua më quajnë Bekim. Kam lindur në Gostivar të Maqedonisë ku me prindërit jemi shpërngulur në Nju Orleans të SHBA-ve. Shkollën e mesme e kam kryer në Gostivar. Për shkak të favorizimit tim prap jam regjistruar në shkollë të mesme në Amerikë dhe kam kryer studimet e larta ushtarake në Marinën Amerikane. Qysh si fëmijë kam ëndërruar që të bëhem oficer dhe të luftoj kundër kriminelëve , por asnjëherë nuk e kam menduar veten në mesin e agresorëve të huaj. Kam ndryshuar shumë , prej kur kam ardhur këtu në Amerikë. Edhe pse me origjinë jam shqiptar , nuk di t`i shqiptoj as dy fjalë shqip. Në Amerikë u njoftova me shumë shok dhe shoqe të cilët më ndihmuan që të gjejë dashurinë time të parë. Në fillim kaloja me Xhenin një vajzë katolike nga Nju Jorku , pastaj u njoftova me Margaritën ku përfundimisht jam ndarë nga ajo për shkak të tradhëtisë së saj me shokun tim nga Alabama. Kam lindur mysliman , por nuk falem dhe nuk agjeroj Ramazanin. Pjesën më të madhe të kohës e kam kaluar nëpër diskotekat e qytetit me shokë dhe shoqe. Fillova që të përdorë alkoolin dhe kondomat u bënë pjesë e pandashme e përditshmërisë sime. Asnjëherë nuk e kam menduar se do të ndryshoj jetën time dhe do të bëhem Bekimi i vërtetë i babait tim...
........ Është ditë e hënë. Nga gjumi më zgjoi ai zëri i cuditshëm i myezinit të xhamisë së qytetit Mogadishu. Njëherë e mallkova atë për shkak se ma prishi gjumin , dikur më ndali dic nga brenda nga një mallkim i tepruar. Nuk mund ta kuptoja se pse muslimanët zgjohen aq herët dhe kryejnë ato rituale. Këta janë të c`mendur thash me mendjen time. Duke menduar në këtë mënyrë filloi që të fiskëlloj alarmi në kampin tonë. Ishte alarm që na tregonte për aksionin e rradhës ndaj "rebelëve" islamikë. Komandanti na mbledhi të gjithëve në oborrin e improvizuar dhe na dha konstruksionet e rradhës ku në mes tjerash tha:" Ushtar , terroristët tash gjenden në xhami duke u lutur , tash janë në fund të lutjes . , t`i befasojmë me të shtëna..." Na lindi një kurajo se më në fund do ta sulmojmë të keqen. Por , asnjëherë nuk më ka shkuar ndërmend se ne ishim e keqja që duhej luftuar. U nisëm të gjithë të organizuar mirë me armatim dhe pas daljes prej xhamisë filluan gjuajtjet e njëpasnjëshme tonat. Përcudi vetëm ne gjuanim dhe asnjëri prej tyre nuk na kthehu . Pasi bëmë masakrën e atij grupit të madh shpirtrash të pafajshëm mendova me veten athua pse vallë ato nuk na kthyen në të njejtën masë??/ Ishin dy djemë të rinjë që ikën nga ajo masakër e bërë nga ana jonë. Ne nuk arritëm që t`i nxëjmë. Filluam që të bastisim shtëpi më shtëpi. Filluam që të rrahim pleq , gra e fëmijë. I zumë robë 7 burra dhe 3 gra. Njëra prej atyre grave të pamoralshme si mendoja unë quhej Fatima. Jeta ime ndryshoi kur u takova me të.
..... Këtu jeta po bëhet e çuditshme dhe e vështirë. Habitesha me abuzimet seksuale që i bënin ushtarët tanë burrave mysliman dhe të pafajshëm. I zgjonin herët me të thirrur ezani i mëngjezit dhe i rrahnin në atë kohë. Nuk e besoj se jam unë ai Bekim i këtij civilizimi. Gratë abuzoheshin seksualisht ku kërkuan nga unë që ta abuzoj vajzën e quajtur Fatima. Zemra mu shtang. Ajo vajzë e bukur ku sytë e saj vezullonin për mrekulli disi më hyri në zemër. Buzët e saj ishin të trasha dhe e paramendoja ëmbëlsinë e tyre. Kisha në dorë gjithëcka , mundesha që të bëjë cmos me të. Por botërisht thash: Unë nuk mundem , ju vazhdoni.... Ushtarët e kuptuan se unë nuk jam mirë dhe nuk ma prishin filluan që ato ta rrahin dhe ta abuzojnë. Ndërsa mua nga brenda më dukej një fatkëqesi që nuk mund ta duroja por nuk kisha guxim që t`i ndihmoj asaj vashës së pafajshme. Ëndërroja në buzët dhe puthjet e saja. E mendoja veten në kraharorët e saj , sikur deri në fund të jetës të isha në kraharor. Fillova për të parën herë në jetën timë që të dashurohem me të vërtetë.
.... Natën vonë kur të gjitha ushtarët ranë të fjenë unë isha i zgjuar. I vesha rrobat dhe u nisa për kah qelia me synim që ta liroj vashën që ma përshpejtonte të rrahurat e zemrës sime. Dalngadal e cela qelinë e mora vashën dhe u nisa nga një rrugë e fshehtë që mendoja se vetëm unë e di për ta cliruar këtë vashë të robëruar. Duke arritur në cakun final clirimin përfundimtar të saj u ndëgjuan disa të bërtitme dhe të shtëna nga ana e ushtarëve tanë. Vasha u rrokullisë në duart e mia dhe tha: "Dëshmoj dhe deklaroj se nuk ka Zot tjetër përvec All-llahut dhe se Muhammedi a.s. është rob dhe i Dërguar i Tij..." Asnjëherë nuk do e harroj shikimin e saj kah unë. Ndjeva në zemrën time atë dhimbjen e madhe të lindur gjenetikisht. Fillova të qaj me zë, mora armën dhe e shpartallova ushtarin që kryejti agresion mbi vashën time të ëndërrave. Kur u ndëgjuan krismat me vrap erdhën edhe ushtarët tjerë ku filluan që të gjuajnë nga unë. Në castet e fundit të frymëmarrjeve të mia thash:" O Zot të lutëm me fal , o Zot të lutem më fal, Dëshmoj dhe deklaroj se nuk ka Zot tjetër përvec All-llahut dhe dëshmoj dhe deklaroj se Muhammedi a.s. është rob dhe i Dërguar i Tij..."

19
Ese Islame / RINIA, DASHURIA , MARTESA DHE SEKSI
« ne: 11-04-2007, 07:50:02 »

 

 
http://drejtesia.blogspot.com/2007/04/rinia-dashuria-martesa -dhe-seksi.html
RINIA , DASHURIA , MARTESA DHE SEKSI



Faik MIFTARI

Ky shkrim le të jetë këshillë për të rinjtë dhe të rejat, studentët dhe studente, shqiptarë dhe shqiptare, mysliman dhe myslimane, meshkuj dhe femra të grupmoshave 15-30 vjeçar.

Shpesh ndodh që gjatë udhëtimeve që i bëjë nëpër Kosovë, pasi punën që e bëjë është e tillë, të kem rast të takojë dhe të bashkëbisedojë me persona të ndryshëm, por në shumicën e rasteve me studentë dhe studente, të rinj dhe të reja, pasi edhe ata si të tillë vazhdimisht udhëtojnë, për nevojë studimi, apo për nevojë pune. Duke bashkëbiseduar me të rinj, përveç problemeve të ndryshme që hasin gjatë studimeve, ligjëratave, punës, profesorëve, provimeve, një temë e cila më së shumti i preokupojnë pasi që janë në moshë të re, është dashuria, martesa, seksi dhe dëshira për të njohur gjininë e kundërt, do të thotë meshkujt gjininë femërore dhe femrat gjininë mashkullore. Kjo temë tabu edhe në ditët e sotshme nuk përfolët sa duhet, pasi ne shqiptarët ende jemi nën ndikimin e jetës patriarkale, fare pak trajtohet, diskutohet, nëpër familjet tona, edhe ato bisedat që bëhen, kryesisht bëhen në mesin e meshkujve, apo në mesin e femrave. Edhe pse tash e tutje duhet që kur vajza apo djali të hyjë në bylyk(pubertet), sidomos nëna të këshillojë dhe edukojë vajzën e saj lidhur me këtë temë tabu duke i sqaruar që prej paraqitjes së ciklit të menstruacioneve( të përmuajshmeve), simpatisë, pëlqimit, dashurisë e gjer tek martesa, normal sipas principeve dhe parimeve islame, njashtu edhe babai duhet të këshilloj djalin e vet që prej ejakulimit të parë gjatë ëndrrës, simpatisë, dashurisë e gjer tek martesa e tij, normal sipas principeve dhe parimeve islame. Ide për të shkruar këtë shkrim, më erdhi pas një bashkëbisedimi me një student nëpërmes mesengjerit i cili më kërkoi t’i japi disa këshilla. Me gjithë dëshirë e pranova, duke kërkuar prej atij, që ai vetë të vendos se prej cilës temë do të ia nisim, a thua studimeve, jetës, fesë, muzikës, sportit, artit, politikës, dashurisë, seksit e kështu me rrallë, edhe pse e parandjeva se cilën temë të parë do të zgjedh, e ajo ishte tema e dashurisë, për të cilën më kërkoi të këshillojë më së pari.
Në këtë milenium të ri, në të cilin globalizmi po thuaj se përditë me të madhe po gllabëron çdo gjë ne te, e falë zhvillimit enorm të telekomunikimit e të internetit , medieve, rrjetit satelitor, ne duhet të gjendemi përball saj të pregaditur dhe të gjejmë mënyrat dhe mjetet më të efektshme për të ruajtur nderin, kulturën, fenë, kombin, moralin, zakonet tona karshi “bombardimit” pa masë të epokës së re të globalizimit. Rininë në përgjithësi një prej problemeve që e mundon, është normal në moshën në të cilin gjenden, simpatia apo dashuria ndaj polit të kundërt, si për mashkullin ashtu edhe për femrën. Por këtë dëshirë natyrore ndaj partnerit të kundërt duhet kanalizuar dhe udhëzuar sipas normave islame. Duke marrë parasysh se jetojmë në Ballkan, ne shqiptarët në të gjitha trojet etnike, si në Shqipëri, Kosovë, Maqedoni, Preshevë e në Male të Zi dallohemi nga vendet tjera edhe në aspektin e traditës, dokeve dhe zakoneve tona. Por normalisht këto duhet përshtatur edhe normave islame të cilët ne si myslimanë duhet praktikuar. Rrethanat dhe kushtet në të cilin jetojmë bëjnë që të rinj dhe të rejat, studentët dhe studentet, femrat dhe meshkujt të takohen në shumicën e rasteve. Normal gjatë këtyre takimeve të tyre lindin edhe simpatitë e para të cilët më vonë shndërrohen në dashuri e cila më tutje kurorëzohet në martesë dhe përfundon në marrëdhënie seksuale. Por normalisht këtë dashuri duhet kanalizuar sipas normave islame, për të parandaluar eventualisht rrugët që mund të trasojnë të rinj dhe të rejat të gabojnë dhe të bëjnë mëkat. Duke u nisur nga ajeti ku’ranor që do të thotë në përkthim të lirë”mos iu afroni zinasë, e jo mos bëni zina” i cili ajet jep një këshillë të fortë se duhet parandaluar rrugët që të mos afrohemi zinasë, se kur të afrohemi është e pamundur të mos gabojmë, do të thotë të mos bëjmë zina. Për atë një prej shkaktarit kryesor është parandalimi, që assesi një i ri me një të re, të mos izolohen, mbyllen në një vend të caktuar, ku përveç tyre tjetër kush nuk është prezent, i treti është shejtani i cili i nxit që të gabojnë dhe të kryejnë marrëdhënie seksuale, me ç’rast edhe bëjnë haram. Sipas parimeve islame një djalë mund të takojë një vajzë, por në prezencë të përcjellësit të saj të afërm, duke i ofruar bisedë lidhur me dëshirë për martesë eventuale të tyre. Por në kohën e sotshme të internetit dhe të telefonave mobil(celular), një djalosh dhe një vajzë janë në gjendje të komunikojnë lirisht gjënë e gjatë për të gjitha problemet dhe dashurinë në mes vete që ndjejnë, me ç’rast janë në gjendje që përveç të ndihen, live, në mesengjer edhe të shihen me orë të tëra, si nga internet kafe, internet në fakultet, në punë apo edhe në shtëpi, dhe atë prej një skaji të botës e në skaj tjetër, p.sh. prej Kosove e në Malajzi, pa kurrfarë përcjellësi eventual. Në kohën time” zitë e ullirit” i hjekësha gjersa arijsha të dalë në ndonjë takim me të fejuarën(shoqen) time, pasi nuk kemi pas rast të komunikojmë drejtpërdrejtë, por gjithmonë nëpërmjet dikujt tjetër, se në kohën tonë nuk ka pasur as telefona celular e për internet e mesengjer të mos flasim fare. Në kohën e sotshme të zhvillimeve të hovshme, edhe dëshira për bashkim të riut me të rejën është shumë më e fortë. Në kohën në të cilin jemi duke jetuar, çdo ditë të ballafaquar me lakuriqësin enorme, filmave të shfrenuara dhe sjelljeve të pamoralshme, revistave, internetit, është shumë vështirë që një i riu apo e reja t’i përballojë dot të gjitha këto atakimet që e ngacmojnë dhe provokojnë ndjenjat e tyre në moshën e tyre të re, në fazën në të cilin kanë nevojë për afrim dhe bashkim me polin e kundërt. Një prej mënyrave të dobësimit të ndjenjave të rinjve është agjërimi i preferuar nga pejgamberi ynë Muhamedi a.s, por a thua në kohën e sotshme sa ditë munden të agjërojnë këtë agjërim të rinj dhe të rejat. Mënyra e dytë është preferimi i martesës, por athua sa mund t’plotësojnë kushte ekonomike për martesë në kohën e sotshme, të rinjë dhe të rejat për një gjë të tillë gjersa ende janë në fazën e studimeve. Në kohën në të cilin jetojmë duhet kërkuar rrugëdalje të reja, normal që nuk bien ndesh me parimet islame, e që i përgjigjen rrethanave aktuale në të cilin jetojmë. Kur jemi tek dashuria tek të rinj, ndodhin fenomene të shumta, ashtu që kemi raste kur i riu e dashuron një të re, por ajo e refuzon dhe e bën të tillë që ai mos e realizojë dashurinë e tij dhe e bënë të vuaj përherë. Po ashtu kemi raste kur një femër e dashuron një djalë, por për mungesë të guximit dhe të marres që është veti(isharet) i pëlqyeshëm, nuk mund t’i bëjë me dije atij, se ndien dashuri ndaj tij, edhe pse në kohën e sotshme mund të i bëjë me dije atij nëpërmjet telefonit mobil apo celular, apo nëpërmjet internetit në mesengjer, që eventualisht edhe djali ndoshta të pranojë dhe të përgjigjet asaj dashurie, normal në suaza dhe parime islame të lejuara. Mashkulli sipas instinktit të tij është sikurse “ujku” i cili hynë në kopenë e dhenve dhe i cili përveç që me një dele të vetme mund të ngop barkun e tij, ai shkon e i mbyt disa dele sosh, ashtu që përveç se një gruaje të vetme me të cilin mund të kënaqet, atij mbetet syri edhe në gra tjera, por për këtë kemi edhe ajetin ku’ranor ku thuhet se mashkullit i lejohet gjer në 4 gra, dhe se sipas një hadithi të pejgamberit a.s të transmetuar.”një shokë i tij gjatë rrugës rastis në një grua që i lenë përshtypje, do të thotë i pëlqen, i tregon pejgamberit a.s. për këtë ngjarje, ai e këshillon që të shkoj të gruaja e vet, sepse edhe ajo posedon atë që i ka lanë përshtypje të tillë gruaja që e ka takuar gjatë rrugës”. Poashtu është edhe një hadith tjetër i cili thotë në përkthim të lirë” pasuria më e madhe në këtë dynja janë: malli, gratë dhe evladë”. Për krahasim nga mashkulli, femra është” sikurse” trëndafili” i bukur në kopsht, i cili gjersa të qëndrojë si e tillë, ka vlerë, bukurinë dhe erë të bukur, dhe poçese këputet trëndafili ia nis të vyshket dhe të humb atë aromë, për atë arsye trëndafili do, të këputet me kohë, dhe po u këputë para kohe e pat puna e tij. Njashtu femra e ka ndershmërin(virgjinitetin) e saj, pasurinë më të madhe që e bënë krenare ate, dhe se atë duhet të humb kur të vije koha, në suaza të parimeve islame, me rastin e martesës(niqahit) të saj valide. E preferuar është që vajza pasi ashtu edhe ashtu do të bëhej “pronë” e një mashkulli, le të bëhet e atij që ndien dashuri ndaj saj dhe me të cilin do të jetoj në harmoni dhe lumturi të plotë. Edhe pse edhe ajo ka plotësisht të drejtë të pranojë, por edhe të refuzojë, një kërkesë të tillë në rast se nuk ndien një afërsi dhe nuk e pëlqen mashkullin i cili ia ofron dashurinë e tij. Rastet e rralla janë,kur të dy palë, edhe mashkulli edhe vajza janë të dashuruar njeri ndaj tjetrit njëkohësisht dhe marrëzisht. Këto rastet shumë rrallë realizohen apo përfundojnë pa u realizuar qëllimi i tyre final, do të thotë bashkimi martesor. Shumica e rasteve është kur mashkulli ndien dashuri ndaj femrës, por ajo bën gabim trashanik kur e refuzon, sepse ajo do të ketë jetën e lumtur me personin që e dashuron. Por ka raste, edhe pse më pak të tilla, kur vajza e dashuron mashkullin, por nuk has në mirëkuptim apo miratim të mashkullit që të ndie dashurinë e saj. Për vajzën esenciale është që kur të vendos për martesë, të di edhe gjendjen ekonomike të burrit të vet të ardhshëm, pasi që gjatë jetës bashkëshortore vijnë komplikimet nga pamundësia financiare për të plotësuar kushtet e saja esenciale. Këtë do të parafrazoja me një shembull tipik që ka ndodhur në Kosovë, viteve 30 të shekullit të kaluar, kur një imam, njëkohësisht edhe hafiz i nderuar, martohet me një vajzë e cila ishte me gjendje të mirë financiare, ndërsa ky ishte fukara dhe i varfër, pas një kohe të kaluar, për shkak të pamundësisë për t’ia plotësuar nevojat e saj, ai bëri vetëvrasje në çastet e tensionimit psikik të tij, ruana o Allah, nga sprovat e tilla. Në përgjithësi duke marrë për bazë hadithin e pejgamberit a.s. në përkthim të lirë” se vajzën e martojnë 4 sende: bukuria, pasuria, prejardhja e saj familjare, devotshmëria dhe besimi i saj”, në vend se meshkujt të zgjedhin devotshmërinë dhe besimin e saj, bien në grackë, dhe në vend të saj e zgjedhin bukurinë edhe pse ajo është e përkohshme, dhe se vetëm besimi dhe devotshmëria e saj është e përhershme. Në një rast gjatë udhëtimit tim në Sarajevë në vitin 2001, me bashkëshorten time, pasi që falëm namazin e akshamit në xhaminë e Bashqarshisë, ku shërben si imam një shqiptar nga Kosova, dhe i cili është në zë, dhe tubon pran vetes xhemat të madh kryesisht të rinj dhe të reja.
Pas faljes së namazit të rinj dhe të rejat myslimane dilnin në një kafe të përafërt, dhe duke pirë kafe, bashkëbisedonin njeri me tjetrin për problemet e shumta me të cilin ballafaqohen gjatë jetës së tyre, normal edhe njëra prej temave medoemos ishte dashuria. Unë me të shoqen time ishim ulur në tavolinë dhe bisedonim, ndërsa në tavolinën pran neve ishin ulur 2 të reja, normal të mbuluara sipas parimeve islame dhe një i ri. Rastësisht, pasi që ishin afër nesh, dëgjuam bashkëbisedimin e tyre. Ky djalosh e lutë njërën prej vajzave, pasi që shoku i tij e kishte dërguar atë për të ndërmjetësuar, pasi që ajo rregullisht e ka refuzuar atë, të pranojë dashurin e tij ndaj saj, por ajo i përgjigjet atij me fjalët” plotësisht e kuptoj se ai vuan për mua, por ç’farë të bëjë unë e gjora, kur nuk më pëlqen dhe nuk jemi në gjatësi valore të njëjta”. Me të vërtetë vajza që ishte, ishte aq e bukur, sa që prej fytyrës së saj nuri shënddritke, dhe se nuk kishte faj ai djalosh që ishte i dashuruar marrëzisht ndaj saj. Dorën në zemër, i thash shoqes time,” po mos të isha i martuar, unë në këtë çast do të ia ofroja kërkesën time ndaj saj, e drejta e saj do të ishte a do të më pranonte, apo do të më refuzonte mua”. Me të vërtetë në përgjithësi meshkujt janë të dobët në këtë aspekt, në bukurinë e femrës, dhe në të shumtën e rasteve bijën në grackë. Por është indikativë se veçoria e femrës është bukuria, ashtu që për mashkullin nuk thuhet “boy is beautiful” por”boy is good lookking men”. Në një emision kontaktues të “Al- jazeera” me shejhun e çmuar të botës islame dr. Jusuf el Kardavit kohë më parë, lidhur me problemet aktuale të rinisë myslimane, gjegjësisht dashurisë dhe martesës së të rinjve, ofroi një qasje shumë kredibile dhe logjike për momentin në të cilin bashkëjetojmë. Ka rastet jo të pakta që studentët dhe studentet e Kajros gjatë kohës së studimeve të tyre lidhin”imam niqah” dhe bashkëjetojnë së bashku apo kohëpaskohe, gjer në kryerjen e studimeve me të zgjedhurën e saj. Në përgjigjen e tij dr. Jusuf el Kardavi thotë se kjo është e mundshme dhe e lejuar, pasi që “imam niqahi” është martesë valide dhe e ligjshme,e kryer në prezencë të çiftit bashkëshortor dhe dëshmitarëve të duhur, si dhe me lejimin dhe pëlqimin e të prindërve të dyanshëm, apo në rast mungesë të prindit, kujdestarit që kujdeset për të. Kjo është një zgjidhje që edhe tek rinia jonë mund të aplikohet, e sidomos gjatë fejesës së të rinjve, menjëherë të bëjnë “imam niqah” që pa kurrfarë problemi të mund të dalin e të takohem gjer në bashkimin e tyre martesor. Po e njëjta mund të përdoret edhe tek të rinj tonë që gjatë kohës së studimeve njoftohen, takohen dhe bashkëjetojnë, por me kusht që të bëjnë imam niqah në prezencë të dëshmitarëve të duhur dhe me lejen dhe miratimin e prindërve të dyanshëm. Ata do të mund të bashkëjetojnë gjer ne kryerjen e studimeve dhe më tej të vazhdojnë jetën dhe të krijojnë familje si të gjithë të tjerë. Por me kusht që këtë të mos e keqpërdorin siç ka raste, lidhur me” imam niqah”, pa dijen dhe lejen e prindërve të dyanshëm, bashkëjetojnë gjatë kohës së studimeve, dhe pas kryerjes së studimeve e braktis atë partnere dhe e merr në qafë gjatë gjithë jetës së saj. Këtë do të ilustroj me shembullin e një ngjarjeje të vërtetë të ndodhur, që më ka rrëfyer shoku(vëllau) im nga kryeqyteti i Turqisë Ankara. Një koleg i tij gjatë kohës së studimeve me të dashurën e tij me të cilën ka kaluar gjatë kohës së studimeve, kanë lidhur imam niqah, pa lejen dhe dijen e prindërve të dyanshëm. Por pas diplomimit të tyre kur djaloshi e njofton prindërit e vet për nusen e tij, ata assesi nuk e pranojnë këtë vajzë, dhe e detyrojnë që ta braktis atë. Vajza e braktisur përjeton traumë psikike, dhe pas saj assesi nuk ka mundur të vie në vete, dhe ende sot e kësaj dite ajo vuan për atë sepse e ka dashur marrëzisht, edhe pse ka pas oferta të shumta për martesë, ajo i ka refuzuar dhe si e tillë është duke vuar. Normal fjala është për çiftin e të rinjve që e praktikojnë dhe zbatojnë parimet islame, të kuptohemi. Kjo është një prej mënyrave që në kohën e sotshme që për të rinj dhe të rejat jetë një prej zgjidhjeve gjatë kohës së studimeve, dhe gjer te plotësimi apo krijimi i kushteve për bashkim dhe krijim të familjeve, e cila nuk bie ndesh me normativat islame, por me kusht që kjo të mos keqpërdoret siç ndodhi rasti që e përmenda më parë.
Marrëdhënia seksuale në mes mashkullit dhe femrës është nevojë biologjike pikë së pari për t’i plotësuar dëshirat e dyanshme, pikë së dyti me marrëdhëniet seksuale mundësohet reproduktimi i shoqërisë njerëzore gjer në ditën e kiametit, dhe pikë së treti është një forcë elektromagnetike që mundëson bashkimin e çiftit martesor dhe e bënë më të fortë dhe më të ndijshëm dashurin në mes çiftit . Edhe në rastet kur nuk kemi ndonjë dashuri të ndësjell të palëve, marrëdhëniet seksuale atë e përforcojnë dhe e rrisin dashurinë. Si fryt i kësaj është edhe lindja e fëmijëve që është kurorë e dashurisë në mes burrit dhe gruas. Poashtu edhe gjatë marrdhënjeve seksuale duhet të arrihet kënaqësia e dyanshme. Edhe pse sipas natyrës së mashkullit, ai është më i papërmbajtur në këtë apekt dhe shumë me lehtë e përjeton kënaqësinë seksuale, tek femra në këtë aspek është më e përmbajtur dhe më vështirë e arin kënaqësinë seksuale. Por duhet partneri të ketë vullnet dhe njohuri që duke i hulumtuar zonat erogjene të saja t’i mundësoj edhe asaj arritjen e kënaqësisë maksimale të sajë, do të thotë përjetimin e orgazmit. Poashtu sipas hulumtimeve të kryera nga ana e seksologëve dhe psikologëve është ardhur në një përfundim se marrëdhëniet seksuale normale apo mesatare, janë të preferuar dy herë në javë, por këtu kemi të bëjmë edhe me përjashtime, sidomos të meshkujve me konstruksion trupor dhe aftësi fizike të veçantë që kanë nevojë për më tepër marrëdhënie seksuale brenda javës. Poashtu edhe faktorët klimatik ndikojnë në potencialin seksual të çifteve, në zonat tropikale ku temperatura janë të larta edhe dëshira për marrëdhënie seksuale është më e shprehur. Njëkohësisht i lejohet burrit që të martojë më tepër se një grua, gjer në katër, siç është e lejuar me parimet islame, por në traditën tonë shqiptare kjo është e rrallë, dhe në raste specifike ndodh që burri të martojë edhe një grua, në rast se gruaja është sterile apo e sëmurë, apo të ndonjë shkaku tjetër. Por në ditët e sotshme edhe kësaj i është gjetur mënyra e arritjes së shtatëzanisë, me metodën e ndihmuar të mbarsimit IFV e cila sjell gjer në 40% të rezultateve të lindjeve të foshnjave. Kur jemi te steriliteti në të shumtën e rasteve konsiderohet se fajin e ka gruaja sterile që nuk lind fëmijë. Edhe pse në shumicën e rasteve kjo është e vërtetë, pasi që faktorët kryesor që ndikojnë në sterilitetin femëror janë pikë së pari çrregullimi hormonal, pikë së dyti cikli menstrucional i çrregulltë, pikë së treti çrregullimet eventuale gjinekologjike, por ka raste, normal, që janë më të pakta, kur edhe meshkujt janë steril. Tek mashkulli steril janë 2 raste, rasti i parë është lëvizshmëria e vogël e spermatozoideve, e cila sot pa kurrfarë problemi me mjekësinë bashkëkohore është e tejkaluar, ashtu që është arritur që bile edhe prej testiseve të nxirën spermatozodët dhe të mundësohet mbarësimi, i cili ka sjell edhe rezultat, do të thotë lindjen e foshnjës. Rasti i dytë është kur spermatozoidet tek mashkulli janë plotësisht të palëvizshme, atëherë mashkulli është steril dhe nuk ka mundësi të reprodukimit të tij. Përveç që ka të drejtë burri të kërkojë shkurorëzim prej gruas në rast të vërtetimit të sterilitetit, ashtu ka të drejtë edhe gruaja të kërkojë shkurorëzim prej burrit, pasi që vërtetohet steriliteti eventual i tij.
Në përfundim të kësaj qasje do të konkludojë se të rinj dhe të rejat duke pasur parasysh njohjen e të gjitha të cekurave më lartë mund të dashurojnë, të martohen dhe të kenë marrëdhënie seksuale për të plotësuar nevojat e dyanshëm, duke pasur njohuri dhe duke shijuar hallallin( të lejuarën) sipas parimeve dhe principeve islame.



20
Ese Islame / DITURI , TRIMERI DHE MODESTI
« ne: 02-04-2007, 00:28:46 »
Dituri, Trimëri dhe Modesti





Hamdi Nuhiju




Të gjitha këto tre elemente lidhen njëra pas tjetrës si ujëvare në Niagara... Ajo quhet e tillë, në fakt rrjedhë si një pastruese dhe zbukuruese e syrit të njeriut pasionist pas të bukurës. E bukura është e sinqert, por nuk është e shëmtuar, është njejtë si një gjethe e zverdhur në stinën e vjeshtës. E ndien zemra këtë brendi fjalësh që pa tis orientojnë rininë kah kërkimi i më të bukurës – diturisë -... Në fenë tonë shkojnë bashkë si zinxhirë: dijetarët, muxhahidat dhe modestët pa të cilët nuk mund të mbijetoj kjo piramidë kaq e vlefshme. Dituria është në piedestal, e vlefshme e mjelur dhe mësuese e trimerisë dhe modestisë...
Dikur muslimanët mirreshin me tregti, por mësonin edhe dituri, kështu kombinonin dituritë praktike me ato teorike. Është shumë e thjeshtë të thuash sot se jemi ne dekadencë dhe se për çdo ditë flejmë, por është shumë e rendë të mos e thuash këtë dhe të veprosh në ndryshimin e kësaj gjendje. Njerëzit e mëdhenjë nuk flasin, por veprojnë pa zë, si ajo nusja e re në shtëpinë e burrit të saj...
Dituria është dritë që ndriçon natën dhe zbukuron ditën, është edhe jetë që nga ajo varen frymëmarrjet e shumë vetave të lidhura ngusht për të. Pas çdo koncepti madhor në jetë qëndron dituria e bile disa herë përzihet me paditurinë dhe ndodhin probleme të shumta. Ajo stimulon jetën drejtë vdekjes së sigurt dhe e lidhë fort atë për besimin në Krijuesin. Është dituri e zhveshur ajo që nuk futet në sistemin e imanit. Fatkeqësisht për çdo ditë po takojmë dituri të tilla të zhveshura si prostitutat e Barcelonës. Nuk është dituri ajo që e bënë njeriun të pesoj pa meritë, por është një nxjerrje frutash para kohe në orendi. Niveli i parë i pjekurisë së njeriut është vet dituria që përcakton çdo ndjenjë të tij, e lidhë fort për të, e ngushëllon, e puthë , e qorton dhe e orienton kah gjithësia e mendimeve skolastike. Dituria është edhe status quo që nxitë monotoninë në çastet e intergrimit të mendjes në shoqërinë njerëzore. Nuk është rutinë jo, është kompleks i pasthirrmës së orientuar kah soditjes e reja.
E gjithë kjo dituri nuk ka vlerë poqëse në të nuk bënë pjesë edhe trimëria.. Me të vërtet është trimëri ta thuash të vërtetën para të pavërtetës, por këtë nuk e thotë dot njeriu i paditur e as njeriu që nuk i beson dot Krijuesit të tij. Trimëria nuk shprehet vetëm në luftë, edhe pse sipas mendimit tim termi luftë është pak më i gjerë se sa e perceptojmë ne. Dikur besoja se ideali im mund të arrihet me heshtjen time, bile proklamoja këteë ide me afsh në shoqërinë njerëzore. Tash jam i bindur se ky ideal kërkon trimëri dhe dituri. Sikur të fshehesha pas perdeve të historisë dhe nuk do të flitja të vërtetën do te dështoja une dhe rruga ime. Por në çaste ka nevojë njeriu edhe te heshtë dhe te mos flas. Pejgamberi a.s. tha një ditë për muslimanin: ”Ose fol mirë për muslimanët ose heshtë…” E ka thenë të vërtetën i Dashuri im, normal ai saherë e thotë te vërtetën pasiqë është i inspiruar nga ana e All-llahut xh.sh.
Dituria dhe trimëria nuk mund të ekzistojnë pa modestinë dhe butësinë. Është formula ma e thjeshtë që ekziston në rruzullin tokësor, po s`pate modesti s`ka çka të vynë dituria dhe trimëria. Islami stimulon modestinë dhe kërkon nga ne që të veprojmë gjatë gjithë jetës sonë në atë mënyrë. Ai nuk kërkon që ne të nisim luftën, por kur jemi në sulm dhe kur na bëhet obligim mbrojtja prap duhet të sjellemi me modesti. E kemi të njohur modestinë e Salahudin Ejjupit kur e çliroi Jerusalemin u gëzuan edhe muslimanët edhe jo muslimanët. Ndërsa shkatërrimin e këtij gëzimit e nisi Europa në krye me kryqtarët e saj. Ndërsa si dhurat këtij shkatërrimi muslimanët u bënë rilindasit e Europës ku ua hapën dyert e mirësisë dhe diturisë e civilizimit. Modestia është pjesë e fesë këtë na e mëson edhe Pejgamberi a.s. ku thotë: ”Nuk do ta ndiesh erën e xhennetit poqese pate edhe sa një grimcë mendjemadhësi…”
Dhe në fund kur të kombinohen të trija këto elemente botën do ta kishim në dorë….

21
Ese Islame / EKONOMIA DHE ISLAMI , 4
« ne: 02-04-2007, 00:26:00 »
ISLAMI DHE EKONOMIA




Nga Boshnjakishtja përshtati dhe përktheu : Hamdi Nuhiju
Huazuar nga : http://bosnian. irib.ir/islam/


4

Termi zhvillim në Islam ka rëndësi të madhe i mbështetur dhe bazuar në vlerat morale. Të mirat materiale sipas Islamit nuk guxojnë të jenë rezultati i vetëm i zhvillimit ekonomik. Zhvillimi në Islam në vete ngërthen vlerat etike dhe morale. Sipas mësimeve islame , të mirat materiale janë cështjet kryesore të zhvillimit ekonomik por jo të vetmet.
Për dallim nga mendimi perëndimor , rritja ekonomike në islam trajtohet si vlerë kryesore e njeriut. Kështuqë principi i drejtësisë është njëri prej principeve kryesore të ekonomisë islame.
Drejtësisa shoqërore dhe ekonomike në islam , bazohet në themelet e fesë ku e edukon njeriun e të gjitha niveleve. Në kur`an në shumë vende flitet për punën e pastërt dhe të hajrit e cila sjellë deri tek përparimi i njeriut.
All-llahu xh.sh. e sjelli të Dërguarin e Tij që të kryej urdhrat e Tij , të tregojë në drejtësinë dhe njerëzit t`i sjellë në një gjendje më të mirë e t`i largoj nga gjendjet e këqija. Thënë shkurt drejtësia zenë vend nderi në Islam. Në bazën e drejtësisë orientohen mallrat dhe shërbimet. Sipas kësaj një sistem i shëndosh ekonomik themelet e saj i ka të ndërtuara në shfrytëzimin real të të mirave natyrore dhe gjatë shpërndarjes së drejtë të të hyrave .
Sipas shënimeve islame , të drejtë për shfrytëzimin e resurseve natyrore kanë të gjithë antarët e shoqërisë dhe jo vetëm individ të caktuar dhe grupacione. Një logjikë e këtillë e shpërndarjes sjellë deri tek kënaqësia e përgjithshme.
Shoqëria ekonomike në Islam kërkon që zhvillimi i saj ekonomik të jetë i kycur tek të gjithë individët pa marrë parasysh përkatësisë së tyre , duke u bazuar në atë se se secili njeri ka të drejtën për jetë dhe prosperitet. Ky është modeli më i mirë për largimin e varfërisë e cila ka kapluar krejt botën.
All-llahu xh.sh. në Kur`an thotë:” Dhe në pasurinë e tyre kishin përcaktuar të drejtë për lypësin dhe për të ngratin (që ka nevojë por nuk lyp).”( er-Dharijat: 19)
Në historinë islame është shënuar një gjërësi e madhe e mirësisë se Muhammedit a.s. Ai është një njeri i madh kur është në pyetje drejtësia rreth të pasurit dhe të varfurit.
Imam Sadik, Zoti qoftë i kënaqur me të , thekson se besimtarët më të varfur të kohës së tij kanë shprehur falëminderim tek Zoti dhe kanë qenë shumë të kënaqur. Islami , megjithëate qëndron në zhvillimin ekonomik dhe rritjen efikase ekonomike. Gjatë këtij procesi është me rëndësi që gjithë secili pasurinë e vet ta kycë në prodhimtari dhe ndihmim njerëzve , cka është ilaci më i mirë për largimin e varfërisë.
Hazreti Aliu, Zoti qoftë i kënaqur me të , ka theksuar se secili udhëheqës patjetër duhet të shpërndajë drejtësi dhe ai gjatë kohës së tij ka pasur qeverinë më të mirë të ndërtuar mbi baza të drejtësisë. Ai tregoi se padrejtësia shoqërore më së miri shikohet kur të varfurit bëhen ende më të varfur dhe të pasurit rrisin pasurinë e tyre dhe hajr prej tyre shohin vetëm familja e tyre dhe individë të caktuar dhe askush tjetër.



22
Ese Islame / EKONOMIA DHE ISLAMI, 2
« ne: 02-04-2007, 00:24:54 »
ISLAMI DHE EKONOMIA




Nga Boshnjakishtja përshtati dhe përktheu : Hamdi Nuhiju
Huazuar nga : http://bosnian. irib.ir/islam/


2

Ashtu sic thamë në pjesën e parë , qëllimi jonë është që të hulumtojmë bazat e zhvillimit në shoqërinë ekonomike islame në pikëpamjet islame duke vërtetuar se cka është rritja dhe zhvillimi , e kjo problematik sigurt që juve personalisht ju intereson. Njeriu prej kohës më të vjetër e deri më sot arriti që të formojë një jetë të mirë dhe mirëqenie. Rezultat i punës së tij ka qenë prosporiteti në të gjitha aspektet e jetës. Por , sot në erën pasindustriale devijimet më të rëndësishme kanë lindur si rezultat i jostabilitetit të vet njeriut , duke marrë parasysh se moralin dhe shpirtëroren e kanë humbur në kuptimin e drejtë të fjalës. Sociologët besojnë se për një zhvillim të qëndrueshëm duhet të sigurojmë të mira ekonomike në aspektin social. Ato në këtë mënyrë tregojnë se në punën qëndron baza e zhvillimit ekonomik , e cila pjesën e saj johumane e mbështet në kënaqjen e nevojave matriale dhe shpirtërore. Është e qartë se arritja e përmbushjes së nevojave matriale pa përmbushur edhe nevojat shpirtërore të njeriut sjellë deri tek rrethanat joadekuate për njeriun në rruzullin tokësor.
Në anën tjetër duhet të thuhet se secili zhvillim i secilës shoqëri duhet patjetër t`i pranojë faktorët shoqëror.
Secili popull ka karaktëristikat e veta , teori të vecantë dhe besim në ekzistimin e botës, njerëz dhe jetëra , të cilat kanë ardhur si pjesë të figurave historike të këtyre shoqërive. Me këtë cilësi në procesin e zhvillimit duhet të kihet parasysh edhe fakti se secili njeri imponon vlerat e tij në kulturën tjetër.
Një fat i këtillë i ka parapri shteteve islame dhe i ka krijuar shumë probleme asaj. Shoqria islame për t`u kycur në karavanin e zhvillimit botëror sipas kësaj logjike në mënyrë të shpejtë duhet t`i ndryshojë dhe t`i thyej të gjitha standardet e saja kulturore.
Nëse e vështrojmë historinë do të shohim se përvojat e pasura të shoqërive islame mund të sjellin deri te një zhvillim i brendshëm i bazuar në vlerat sociale dhe kulturore islame. Gjatë spjegimit të rëndësise dhe rrugës së zhvillimit ekonomik në islam , do të ndalemi pak në atë se si Islami shikon në njeriun , jetën dhe në këtë pasuri botërore.
Pikëpamja islame e zhvillimit delë nga ajo se Zoti i Gjithëmëshirshë m e krijoi njeriun dhe e caktoi në tokë si bartës i emanetit të Tij , që me metodat Islame të shërbejë dhe të shërbehet me mirësitë e Tij.
All-llahu xh.sh. është Pronari i vërtetë i të gjitha mirësive dhe pasurive , ndërsa njeriu është vetëmse një shfrytëzues i tyre – dhe kjo e vërtetë është sqaruar në ajetet kur`anore . Zoti i dhuroi njeriut vlerat dhe mirësi të shumta dhe atij mbi të gjitha krijesat tjera i dha privilegj që vet ta kryej atë funksion- si halife. Ardhmëria e tij në dynja dhe në ahiret varet nga ajo se si do të dijë të gjendet me këto rrethana në rruzullin tokësor.
All-llahu xh.sh. në Kur`an thotë:
“Ne, vërtet nderuam pasardhësit e Ademit (njerëzit), u mundësuam të udhëtojnë hipur në tokë e në det, ibegatuam me ushqime të mira, i vlerësuam ata (i lartësuam) ndaj shumicës së krijesave që Ne i krijuam.. “ (el-Isra:70)
“O ju njerëz, hani nga ajo që është në tokë e që është e lejuar dhe e mirë, e mos shkoni hapave të djallit se ai është armik i hapët i juaji. “(el-Bekare:168)
Dijetarët e mëdhenjë islam kanë rrol të rëndësishëm gjatë njoftimit të njerëzve me rëndësinë e veprave të mira dhe shfrytëzimin e të mirave të Zotit. Kënaqësia shpirtërore dhe morali nuk duhet të harrohen asnjëherë.
Islami njeh nevojat personale dhe publike të shoqërisë , hapë rrugën për rritje dhe zhvillim të njerëzve. Islami posedon disa sekuenca që njeriun e ndalojnë nga shpërberja dhe harxhimi i tepërt i pasurisë.
Të mirat e kësaj bote janë të papranueshme atëherë kur njeriu nga padituria e tij largohet nga morali dhe rritë egon e tij.
Ajatollah Sejid Muhamed Bakir Sadr, i cili ka shkruar një numër të madh librash në domenin e ekonomisë islame , në librin e tij Ekonomia e Jonë thekson :” Rritja e pasurisë dhe zhvillimit është njëra prej qëllimeve kryesore , por nuk është qëllimi përfundimtar përderisa njeriu nuk ndërton rrolin e tij të cilin ua ka thënë Zoti si halife në tokë. Në raste të këtilla rritja e pasurisë do të ishte një ndihmesë e shpëtimit të ardhmërisë së botës. Por , nëse pasuria shëndërrohet në qëllim përfundimtar të njeriut , ajo do të shëndërrohej në burim të secilit mëkatar e cila do ta largonte nga vet Zoti. Muslimani duhet të mundohet në rrugën drejtë rritjes dhe zhvillimit ekonomik , por jo të shëndërrohet në rob të matriales. Ai detyrohet që pasurinë ta kontrollojë dhe në këtë mënyrë personalitetin e tij e përsosë dhe e udhëheqë drejtë qëllimeve të mëdha.”
Nga e gjitha që shkruajtëm vijmë në konkludim se Islami pranon rritjen ekonomike dhe zhvillimin ekonomik në degë të caktuara , por kjo rritje duhet të jetë në ujdi me parimet dhe vlerat fetare. Rritja ekonomike patjetër duhet të jetë në shërbim të njeriut si një ruajtëse e drejtësisë. Në shkrimet e ardhshme do të analizojmë bazat e zhvillimit nga aspekti i Kur`anit dhe Hadithit.


23
Ese Islame / EKONOMIA DHE ISLAMI, 1
« ne: 02-04-2007, 00:23:29 »
ISLAMI DHE EKONOMIA



1
Nga Boshnjakishtja përshtati dhe përktheu : Hamdi Nuhiju
Huazuar nga : http://bosnian. irib.ir/islam/



Prej kur këmba e njeriut ka shkelur mbi tokë dhe ka vënduar sundim , është prirur për ekzistencë dhe jetë më të mirë , ku këto dy elemente kanë qenë faktorët dhe motivet kryesore të zhvillimit shoqëror.
Vlerat e natyrës dhe pastaj edhe revolucioni industrial i`a mundësuan njeriut që të shfrytëzojë dhe të kontrollojë shumë mirësi përreth tij.
Zhvillimi dhe mirëqenia sot janë imperative në shoqëritë njerëzore , a vecanërisht tek ato shoqëritë e zhvilluara. Ekzistojnë një numër i qëllimeve për zhvillim në aspektin e politikës ekonomike dhe planifikimit , por të gjitha pyeten se cka është zhvillimi dhe me të cilat metoda arrihet deri tek ai?
Rritja , zhvillimi dhe shumimi janë terme të cilat shfrytëzohen shumë në ekonomi dhe në politikë.Në numrin e madh të hulumtimeve të këtyre termeve të gjithë kanë ardhur në vlerën e njejtë të tyre.Por , ekonomistët në rradhë të parë kanë bërë distikcion ndërmjet rritjes dhe zhvillimit.
Ato rritjen e kanë definuar si një parametër pozitiv ekonomik a më thellësisht e kanë lidhur ngusht të hyrat ose të ardhurat nga parametri i të prodhimit shoqëror.
Në anën tjetër , për zhvillimin është vërtetuar se është arritur një ndryshim korrekt në shoqërinë dhe shpërblimi i atij ndryshimi.
Zhvillimi i ngadalsuar stimulon intezitetin e rasteve në procese të ndryshme.
Si indikator të zhvillimit ekonomistët numërojnë : ndarja e drejtë e pasurisë , shkalla e varfërisë , bota higjienike , zhvillimi i administratës , përsosja profesionale , zhfrytëzimi i pasurive natyrore dhe të mirat njerëzore.
Ekonomisti Teodor Majkëll në këtë mënyrë e definon zhvillimin ekonomik :
''Zhvillimi i ekonomisë është proces i revitalizimit të kualitetit njerëzor për të gjithë njerëzit në një shoqëri të caktuar. Ajo shenjë ka për qëllim rritjen ekonomike e cila përmbush kapacitetet prodhuese dhe shërbyese.”
Në dekadat e fundit zhvillimi ekonomik është bërë lëndë debati para Kombeve të Bashkuara. Mbrojtësit e zhvillimit të fundit theksojnë se mjedisi jetësor , si një fenomen real , nuk ndahet nga zhvillimi ekonomik ku ai duhet të jetësoj procesin e saj zhvillimor.
Norma e zhvillimit ekonomik patjetër duhet të trajtohet si qëllim shoqëror në përpjestim të drejtë më mjedisin shoqëror.
Zhvillimi i cili nuk përfshinë ambientin jetësor dhe resurset natyrore është jetëshkurtë , jostabil dhe i rënduar nga periudha eksploatuese.
Gjatë debatit rreth zhvillimit disa mendimtar dhe ekspert janë të kënaqur me fitimin ekonomik dhe zhvillimin kualitativ i lidhur pastaj në qëllimet elementare të zhvillimit. Në rrethana të këtilla ndërmjet zhvillimit dhe vlerave shoqërore arrihet deri tek një fenomen dhe ndërlidhje e re. Është esenciale mendimi se cdo shoqëri gjatë zhvillimit të tyre kulturor patjetër duhet të orientohet kah vlerat globale dhe autencititetin e princpieve fetare.
Prandaj është është bërë gabim udhëheqësia e zhvillimit kulturor i lidhur përshembull me bazamentet e civilizimit perëndimor dhe shtetet e tyre. Deri në dekadën e shtatë të shekullit të kaluar është diskutuar rreth vlerave autonome kulturore më shumë sesa rreth zhvillimit të treguesve ekonomik. Megjithëate , pas kësaj periudhe para UN organizohet një konferencë ku rëndësi e vecantë i kushtohet vlerave specifike kultutore.
Ekspertët e UNESKO kanë ndërtuar raporte ndërmjet treguesve kulturor dhe zhvillimor , ndërsa njohuritë e reja i kanë implementuar në funksion të zhvillimit të shteteve.
Gjatë planifikimit të zhvillimit të një shoqërie do të sjelleshim rreth pyetjes së saj kryesore- si ta fillojmë zhvillimin?
Cili vend do të kishte dobi nga zhvillimi shoqëror dhe me cfarë cmimi duhet të arrihet deri te zhvillimi ekonomik. Është esenciale se gjatë rritjes matriale duhet të eliminohen disa kategori dhe të vëndohet drejtësia ekonomike , e cila bazohet në vlerat morale , qetësia jetësore dhe mirësia. Secili zhvillim ekonomik duhet të bazohet në drejtësi , liri , ruajtja e dinjitetit njerëzor dhe në vlera humane.
Pas kësaj ideje pason emisioni ku do të flasim për zhvillimin ekonomik nga aspekti islam , gjegjësisht në bazë të domenit të sistemit ekonomik islam.
Islami si një fe gjithëpërfshirë se e cila në mënyrë teorike i përshtatet secilës nevojë njerëzore ajo nuk cenon asnjë pikëpamje të zhvillimit të tij.
Ashtuqë gjatë rëndësisë praktike të zhvillimit këto vlera bazohen në qëllimin univerzal islam- normal në këtë jetë dhe shfrytëzimin e mjeteve të lejuara.
Doktrina islame shpërndanë dituritë ekonomike dhe juridike në mjedise sociale reale , ku si qëllim kryesor ka se si zhvillimi ekonomik të arrihet kujdesshëm dhe shpejtë , në pajtim me qëllimet ekonomike të shoqërisë.
Nuk duhet të harrojmë se shoqëria islame i kushton kujdes të vecant rehatisë njerëzore në aspektin e aktiviteteve ekonomike. Ajo është një qëllim ku na mëson se aktiviteti ekonomik nxitë zhvillim të shëndosh në shoqëri jo të drejtë.

24
Mbijetesa sa më e gjatë në treg , një logjikë e palogjikshme! !!





Hamdi Nuhiju

Njeriu është i prirur që të kërkojë të vërtetën , të hulumtoj , gjurmojë dhe në fund të vijë në konstatim të pastërt dhe të qartë. Ky konstatim do të arrihej vetëm me një statisfaksion të këndshëm dhe të realtë në botën e objektivitetit dhe në arritjen e kënaqësisë së atij unit të kontrolluar në mënyrë strikte nga ana e Mbykqyrësit të Gjithëdijshëm. Por , gjatë historisë ai u dëshmua si një gërryes i sfidave reale dhe dalje jashtë rruge e shoqërie. Disa këtë dalje e quanin si devijim , e disa e konsideronin si një të metë gjatë krijimit , në fakt Zoti krijoi krijesat e tij pa asnjë të metë në krijim e vecanërisht qenien e njohur dhe të privilegjuar mbi qeniet tjera – njeriun... Njeriu është ai që shpiki ekonominë , vëndoi rregulla , parime dhe kodekse në bazë të të cilave duhet të sjellet në treg. Por , njeriu si njeriu , një qenie e krijuar me plot gabime në rruzullin tokësor. Ai krijoi sisteme për ta lehtësuar jetën e tij në rruzullin tokësor. Këto sisteme ishin të njohura për nga karakteristikat e tyre të veçanta që ekzistonin në shoqëri. Të gjitha këto sisteme kishin një qëllim të vetëm shfrytëzimin e njeriut për njeriun , vënien e bazamenteve të forta të robërimit në shoqëri. Gjatë historisë njeriu u shëndërrua në kafshë dhe filloi ta harroj qëllimin e ekzistencës së tij në këtë jetë. Sensi i humorit të tij u shëndërrua në një shpirt kapitalisti i cili ka derte e halle për të ardhmen e tij dhe të familjes së tij. Edhe në kohën e Faraonit ekzistonte ai shpirt egocentrizmi i mbjellur në rrënjët e qenies njerëzore. Gjithmonë pritej në piedestal ai që shfrytëzon dhe i shfrytëzuari ndjeheshe i kobshëm për ardhmërinë. Jeta thjeshtë u shëndërrua në luftë ndërmjet klasave ku fiton më i forti dhe humb më i dobti. E gjithë kjo e bazuar në teorinë e evolucionit ku Robert Rait për të thotë:
" Teoria evolucioniste , në fund të fundit , ka një histori të gjatë e mjaft
të ndyrë në zbatimin praktik të saj në cështjet njerëzore. Pasi u përzie
me filozofinë politike në mbarim të shekullit XIX , për të formuar
ideologjinë e njohur si " Darvinizmi Social" , ajo u shëndërrua në lodër
në duart e racistëve , fashistëve dhe kapitalistëve të pashpirt."
( shih librin : Fatkeqësit që solli Darvinizmi për Njerëzimin , Harun Jahja, Shkup 2003 , f.6-7)
Ky analistë i kësaj teorie me të vërtetë na qartëson disa elemente të temës sonë. Njeriu i shekullit që po jetojmë thekson vazhdimisht se teoria e evolucionit është zhdukur dhe nuk ekziston më në shoqërinë njerëzore. Ato bazohen në ndërrimin e sistemeve , në industrializimin e ekonomisë , krijimin e teorive të reja të ekonomisë së tregut etj. Në fakt , evolucionin e hasim për cdo ditë në cdo pore të jetës. Cdo sekuencë e pasqyruar në termat e ekonomisë së tregut fshehet pas duarve të fshehta të Ekonomisë ( shih, A.Smith , Bogastvoto Na Narodite 1 , Shtrk , Skopje 1997) . Këto duar të përlyera me gjak dhe me kanibalizëm dëftojnë për fytyrën e vërtetë të evolucionit në shekullin që po jetojmë. Teoricientët e shumtë të shekullit që po jetojmë të gjitha teoritë e tyre kanë arritur që t`i përshtasin mbi baza ekonomike dhe kanë harruar të gjitha segmentet tjera të shoqërisë.
" Kur themi se ato hiporbelizojnë faktorin material – ekonomik dhe
e bëjnë atë bazë të cdo gjëje , kjo do të thotë nga njëra anë se
ato minimizojnë rrolin e vlerave të tjera jomatriale dhe nuk i japin
atyre vendin e përshtatshëm. Nga ana tjetër ato i konsiderojnë ato
të rrjedhura nga vlerat materiale dhe pasojë të tyre. "
( shih : Bota në Fokusin Islam , Muhamed Kutub , Tiranë 2006 , f.233)
Ky shpjegim i arritur nga ana e matrialistëve se cdo gjë është materia dhe se morali varet direkt prej faktorëve ekonomiko-shoqë ror nxiti më mijëra luftëra në rruzullin tokësor. Kjo logjik e cila për cdo ditë i servohet cdo studenti në fakultet nuk është e " shëndetshme" për trurin dhe trupin e njeriut të njomë. Ai bombardohet nga ide të këtilla dhe ja rruga e devijimit , humb shpresat për jetë dhe nga një mik i shoqërisë krijon një absorbues të pasurisë së saj. Shoqëria nuk ka nevojë për një kapitalist plus në rrethin e saj ku interesi vetjak është mbi të gjitha dhe se logjika e mbijetesës më të gjatë në treg justifikon cdo armë gjatë arritjes deri tek qëllimi. Shoqëria ka nevojë për përmirësues të saj dhe jo për shkatërrues , ka nevojë për një konsekuencë vlerash dhe modulesh.
" Problemi i ynë i sotëm nuk është të sigurojmë zbatimin
e përshtatshmërisë , por është fakti që jemi të kërcënuar
nga një tejkalim përshtatshmërie. Problemi ynë është të
nxisim shumëllojshmërinë , dhe sistemi alternativ do ta bënte
këtë me më shumë efektivitet se një sistem shtetëror shkollimi."
( shih: Kapitalizmi dhe Liria , Milton Friedman , Tiranë 2000 , f.109)
Është fakt i vërtet realizimi i kësaj përshtatshmërie në shoqëritë moderne ku edhe po frymojmë. Modernizimi i industrisë , automatizimi i prodhimit , e hudhi jashtë loje qenien e quajtur njeri dhe e shëndërroi prej qenies më të dobishme në një qenie " tepricë teknologjike" ku të pasurit duhet të kujdesen për to duke ua hudhur një copë mishi atyre si një grumbulli qenësh. Këto koncepte e robëruan njeriun e lirë , e shëndërruan në një homo ekonomikus ku qëllimi primar i tij do të jetë ekzistenca në këtë jetë të përhershme sipas tyre. Të lidhësh njeriun për shtetin në modelin perëndimor don të thotë ta robërosh atë dhe të mos e lësh të ngritet asnjëherë. Është njejtë sikur rasti i pretendimeve greke në Shqipëri. Në trazirat e vitit 1997 Shqipëria gati u shkatërrua totalisht në të gjitha aspektet. Mekanizmi i parë i shfrytëzuar në sjelljen e këtij shkatërrimi ishte sjellja e ligjit mbi ndarjen e pronave. Ky ligj mundësoi skemat piramidale në Shqipëri ku mashtroi më mijëra shqiptar në Republikën e Shqipërisë. S`ka dyshim se rrolin kryesor në këtë lojë të fëlliqur e kishte Greqia përmes agjentëve të saj të fshehtë në Shqipëri. Pas grusht-shtetit të vitit 1997 kur edhe u ndërrua qeveria , ishte mu Greqia ajo që e para i doli në ndihmë Shqipërisë duke u dhënë kredite me kamata marramendëse. E shqiptarit të shkretë iu shkatërrua e tërë pasuria e tij nga ana e Greqisë , ai prap detyrohet të hyjë borxhe të thella tek fqinji i tij greku. Dhe ky projekt i paramenduar mirë është pikërisht për shkatërrimin e Shqipërisë që ajo kurrë të mos ngritet në këmbët e veta. ( shih: Vetëm Nacionalizmi Shpëton Kombin Shqiptar , Abdi Baleta, Bajram Kabashi , Tiranë 2005) Është një shembull mjaft ideal i shpjegimit të temës sonë. Kjo është fytyra e vërtetë e kësaj logjike.
"Pikëpamjet ideologjike mbi lidhjen e individit me shtetin ndikojnë në pikëpamjet mbi mënyrën e funksionimit të qeverisë në sferën ekonomike. " ( shih ; Financa Publike ,
Harvey S. Rosen , Tiranë 2003 , f.5)
Një ideologji e këtillë prodhon efekte negative në shoqërinë njerëzore. Une di se shteti duhet të funksionojë dhe të mbahet nga ana e individit , por jo në mënyrë të padrejtë dhe të skurpullt. Individi duhet të jetë i kujdesshëm ndaj shtetit , njëashtu edhe shteti duhet të kujdeset për individin , duke krijuar një individ të mirë dhe të dobishëm për shoqërinë. Nuk ka nevojë shteti për vendosjen e taksave të rënda për individin që nuk mundet t`i mbaj , por as individi nuk duhet të kursej kur është në pyetje shteti , poqese ka mundësi të mos kursej në atë masë që duhet.
" Forcat mbizotëruese të shoqërisë kapitaliste , sundojnë në mënyrë indirekte edhe me shtetin. Madje , kohë pas kohe , sic shprehet Marksi , shteti bëhet mjet i plaçkitjes në duart e klasës sunduese. Edhe pse kjo tezë nuk mund të përgjithësohet për të gjitha shoqëritë e kaluara , mund të thuhet lirisht se funksioni i shtetit , në shumë shoqëri kapitaliste të shekullit XX , është i tillë. Ky gjykim është i drejtë sidomos për shekullin XX , kur kapitalizmi e formoi tregun sipas ligjeve të veta dhe kur kundërshtitë e tij të brendshme i shmangte me anë të eksportit të mbiprodhimit. " ( shih ; Koncepte dhe sisteme bashkëkohore , Ali Bullac, Shkup , 2005 , f.75)
Për në fund mund të konstatojmë se logjika e mbijetesës më të gjatë në treg justifikon të gjitha armët e mundshme për mbijetes . E nga njerëzit e edukuar dhe të moralshëm shëndërron poltron dhe egoist që hajnë njëri tjetrin. Njeriu duhet të rritet në frymën e të vërtetës dhe realitetit. Shoqëria duhet të mundohet të krijoj njerëz të vlerave. Njerëz të tillë të cilët kur do të dalin të blejnë dic në treg , ai shitësi do t`i thotë : shko tek konkurrenti im bleje këtë send se unë mjaft sot kam shitur. Kjo është logjika e njerëzve të mëdhenjë dhe përshtatshmëria e progresit të shoqërisë. E ky konkurrenti tjetër i cili do të përfitoj nga ky konsumator i fituar në mënyrë të ndershme dhe vëllazërore, kur të furnizohet me mall të mos kërkojë nga furnizuesi të pamundurën , por të marrë vetëm atë që i takon dhe ta largojë atë që nuk është e tij.







Literatura:
Harvey S. Rosen , Financa Publike , Tiranë 2003
Milton Friedman , Kapitalizmi dhe Liria , Tiranë , 2000
Muhamed Kutub , Bota në fokusin Islam , Tiranë , 2006
Harun Jahja , Fatkeqësitë që Solli Darvinizmi për Njerëzimin , Tiranë 2003
Adam Smit , Bogatstvoto na Narodite , Tom 1 , Skopje 1997
Abdi Baleta , Bajram Kabashi , Nacionalizmi e Shpëton Kombin Shqiptar , Tiranë

25
Gafet e politikes Shqiptare ne Maqedoni
Hamdi Nuhiju
 
                Maqedonia ne karamboll… Eshte nje shpate me dy teha qe prêt dhe behet e mpreht , orienton gjendjen e status quo ne enderren vetjake. Kam ra ne hall me definimet , permendi termin enderr , ne fakt flas per nje sindrom , orientohem ne nje mendim politik fluturoj ne ekonomi. Nuk isha i tille derisa nuk mendoja mbi Maqedonine !! E tille eshte kjo folje e cila te lene pa fjale , hudhedh ne uragan si plagjiaturist e kendej fshehes pas politikes ditore si nje analist … Nuk ka sinqeritet me ne pune , ka dalur jashte perdorimit ky term kaq magjik dhe i vjeter sa vet bota. Fillova ta kerkoj rruges , ne shtepi , ne fakultet , ne xhami , ne sallat sportive , ne media , sedi ku eshte fshehur??? Kam filluar te frikohem nga vetvetja , mos ndoshta duke sulmuar sindromet  po shenderrohem vet ne sindrom , apo ndoshta mos po kycem ne uraganin e kryengritesit te pangopur. Nuk eshte aspak e vertet se shekulli ku po jetojme eshte shekull i zhvillimit , i teknologjise dhe i ngritjes se vetedijes shoqerore. Sikur te ishte e vertet pse sot miliona njerez jetojne ne varferi , ndodhin me qindra vetvrasje ne dite , e politikanet tane sjellen e peshtjellen vetem ne hormone???
                Njeriu kur fillon ta mbivleresoj vetveten i duken njerezit tjere sikur rruge neper te cilet duhet te kalohet me nje shpejtesi si ne autostraden Kumanove-Shkup. Mu ne ato caste lind xhelozia e sakrifikimit , inati i beses , dhe shkaterrimi i ketyre dyjave ne spektrin e gjerave démodé ne shekullin qe po frymojme. Besojme se jetojme ne shekullin e teknologjise ne fakt xhelozojme mbi oratorine e mushkrive te Mekkes , si duket kemi nevoje per edukim ne shkreterire si beduin. Nuk ka freski , mesim e dituri mbi politiken shqiptare ne Maqedoni. Per cdo dite ndegjojme gafe , muhabete e te shara qe si ben dot nje njeri i rritur dhe edukuar ne Sahara . Nuk ia vlejne 1000 libra ne kry sa nje veper e bere si miresi ne shoqeri… E as 1000 gafe nuk jane gje , kane qene dhe do te mbesin si te tilla perderisa me timonin te udheheq ai shoferi adekuat per te. Jam i mire me ty dhe per ty vetem ne kohen e zgjedhjeve , me ledhaton me pickellon , bile bile edhe gabimet e mia jane shenjteri per ty. Ne shenjtoret e zgjedhjeve sikur te kishim jeten pak me te gjate sesa na servojne keto “ Zoterat e Babilonise” do te ishim ne gara me popujt e civilizuar. Nuk do te kishim nevoje te vrapojme per meshire ne Oksident , por ne do t`i ofronim meshire dhe miresi. E nje dite Abdi Baleta tha:” Vetem nacionalizmi e mbron popullin shqiptar nga shkaterrimi…” pas kesaj fjalie njerezit do me injorojne dhe do mendojne se nxisi percarje ne procesin e bashkejeteses ne mes dy etniteteve me te medha ne Maqedoni. Nuk mendoj ne ate nacionalizem qe mendojne ato. Nacionalizmi nga prizmi im eshte ajo dukuri ku politikanet tane do te flasin me pak dhe do veprojne me shume , do investojne ne ekonomi njejte si per shqiptar ashtu edhe per te tjere , do ndertojne institute e fakultete per te gjithe njejte pa dallime nacionale. Ky eshte nacionalizmi im i fshehur brenda ne unin tim te rritur dhe edukuar ne besim. Kur politikanet tane do te vetedijesohen qe per postet qe nuk jane te afte t`i perballojne te ofrojne solucione nga partia shqiptare ne opozite??? E gjithe “bota “ka thene se problemi me i madh ne mesin e shume problemeve ne Maqedoni eshte korrupcioni , ne fakt nuk eshte ai problem me i madhi. Nje nder problemet eshte edhe besimi , vetedija e ulet politike  dhe pangopshmeria e epshit te garnitures politike shqiptare.
E nje dite patrioti shqiptar Mulla Idriz Gjilani pate thene:”  Liria e vatanit nuk fitohet me parti e tarafe, e as me te pa fe dhe shkije veshur shqiptarçe “ .
         Cuditerisht kjo garniture politike ne asnje sekuence shkollimin e saj nuk e ka te lidhur me politiken , ok ne politik ka nevoje per : ekonomist , jurist , sociolog , por politika ka nevoje edhe per politikan !!! Deshtimi i shqiptareve ne aspektin politik ne Maqedoni qendron ne aspektin e mostrajnimit te politikaneve te rinje. Pa veshtroni pak partite maqedone se sa i kushtojne rendesi forumeve rinore brenda partive te tyre?! Ndersa partite shqiptare ne Maqedoni formojne forume rinore vetem sa per te fituar zgjedhjet neper fakultete e per ta ruajtur masken e tyre politike ne vatrat e diturise.
Per ne fund shpresoje se do te ndalen gafet , se jemi mbushur me to…

Faqe: [1] 2 3 4 5 6 ... 9