Profile of Michaux

×

Permbledhja

Michaux Zërist

Stats for Michaux
Posts:   3 (0.001 per day)
Data e regjistrimit:   14-10-2008, 11:26:21
Last Active:   28-10-2008, 18:43:23
Age:  
Offline Offline

Messages - Michaux

1
Emiratet e Bashkuara Arabe e njohën sot pavarësinë e Kosovës, duke u bërë kështu shteti i parë arab që e njeh Kosovën.

"Emiratet e Bashkuara Arabe shpallin se e njohin Kosovën si shtet të pavarur", ka njoftuar WAM- agjencia zyrtare e lajmeve në EBA.

"Kjo lëvizje është në një linjë me përkrahjen për të drejtën legjitime të popullit për vetëvendosje", citon WAM, agjencia franceze e lajmeve (AFP).

Pesëdhjetë shtete, përfshirë shumicën e vendeve të BE-së dhe të SHBA-së e kanë njohur deri më tani Kosovën, e cila shpalli pavarësinë më 17 shkurt.

Emiratet e Bashkuara Arabe, janë aleat i SHBA-së dhe kanë një kontigjent në forcën ndërkombëtare të NATO-s të vendosur në Kosovë, që nga viti 1999.

Me këtë njohje numri i shteteve që pranojnë pavarësinë rritet në 51.

Emiratet e Bashkuara Arabe bëhen vendi i tretë që e njeh Kosovën pas Malit të Zi dhe Maqedonisë, që kur Asambleja e Përgjithshme e OKB-së votoi pro nismës serbe për ta dërguar çështjen e Kosovës në Gjykatën Ndërkombëtare të Drejtësisë.

Kjo Gjykatë tha të premten se ka marrë kërkesën nga Asambleja e Përgjithshme e OKB-së që të pronocohet mbi legjitimitetin e shpalljes së pavarësisë së Kosovës nga Serbia. /REL/Telegrafi/

2
Diskutime / A jeni person xheloz dhe kur më shumë?
« ne: 14-10-2008, 11:40:47 »
Jam xheloz, edhe atë shumë, porse jam më shumë krenar se sa xheloz, kur kujtoj se ajo për të cilën xhelozoj madje edhe ta shikojë dikush, ka më shumë xhelozi se sa mund ta marr me mend unë, kështu duke më çmuar, sikur edhe e çmoj.

Ai që e le të dashurën e vet si pashavurrë çdo kush ta prekë e të kënaqet me të, ai nuk është asgjë tjetër pos një zero e madhe që kurrë nuk ka shijuar dashurinë.

Michaux!

3
Teologjia / Tolstoi- Si e braktisi Krishterimin?
« ne: 14-10-2008, 11:29:54 »
Kam dashuruar Krishterimin më shumë sesa Kishën, tani më shumë dashuroj të vërtetën se të gjithë botën.

E bukur kjo më sipër, që në fakt dëshmon gjenialitetin e Lev Tolstoit, të cilin vërtetë do ta pëlqeje çdokush që do ta lexoje.

Michaux!

Faqe: [1]