Profile of Princo

×

Permbledhja

Princo Zërist

Stats for Princo
Posts:   3 (0.001 per day)
Data e regjistrimit:   26-02-2010, 17:53:54
Last Active:   26-02-2010, 18:25:48
Age:  
Offline Offline

Messages - Princo

1
Forumi Islam / Sa e praktikoni namazin..?
« ne: 26-02-2010, 18:23:20 »
elhamdulilah ket problem e kam sqaruar moti
dhe ka disa vite qe  nuk mundet me me ike nje namaz ditor...lus Zotin qe ti udhzoj te gjith muslimanet te falin  pes koh namaz...

2
Forumi Islam / Rinia në krizë!
« ne: 26-02-2010, 18:20:40 »
Ta ndërrojmë programin e jetës që na është sulmuar prej shumë viruseve. Të instalojmë programe antiviruse!

Leximi dëmton rëndë budallallëkun.

Rinia sot po jeton në një zbrazëti shpirtërore. Ajo ka energji, por po e shpenzon kot. Sheh rini pa të ardhme. Bëjnë jetë të çastit, leje më të sot për sot - që thonë disa. Kanë pak moral, flasin shumë, e asgjë s’thonë. Edhe ato fjalë që flasin, i kane: sharje, mallkime, hajgare etj. Pra, aq sa dinë, flasin. Shkojnë në shkollë, sikur duke shkuar në dasmë. Bile në dasmë, njerëzit dërgojnë dhurata. Me një fletore në xhep, të gjitha lëndët i përzien. Shqip, matematikë, biologji e kimi etj., i bën meshavinë - si thoshin përpara tek ne. Ashtu si i kanë të përziera lëndët, ashtu edhe trurin e kanë të ngatërruar. Secila lëndë duhet ta ketë një fletore. Të mos flasim për libra. Ato janë mjete të “luksit”! Çanta nuk marrin me veti. Kjo për është një kategori të nxënësve. Disa marrin çanta, po nuk mbajnë libra e fletore. Ata marrin mjete të ftohta, për t’i qëruar hesapet në mes veti.

Shkolla duhet të jetë arena ku duhet të ballafaqohen dijet me argumente. Shkollat duhet të pastrohen nga këto mbeturina. Policia duhet të jetë më vigjilente në këtë drejtim. Duhet të krijohet një siguri e brendshme nëpër shkolla. Rrugaçëve STOP, duhet t’ju thuhet nëpër oborret shkollore.

Vajzat. Shkollën nuk e llogarisin si vend të arsimimit dhe edukimit. Për to, shkolla është një mundësi për largim nga shtëpia. Shkollat sot kanë filluar të marrin rolin e vendeve ku bëhet sfilat, ku secila vajzë shtyhet me tjetrën se, cila po e ka fustanin më të shkurtër, cila po ekspozon lakuriqësinë më shumë; disa të tjera kush po koloritë fytyrën më mire etj.. Çantat e vajzave: librave, fletoreve e lapsave po ia zënë vendin shminkat.

Fenomeni që është shumë brengosës është dashuria e fëmijëve! Po, po e fëmijëve. Të bën të qash e të qeshësh kjo situatë. Sheh të rinj e të reja duke i shprehur ndjenjat ndaj njëri-tjetrit. Çudi kjo e madhe. A thua ku është defekti?! Në këtë drejtim nuk qëndrojnë hiç më mirë as prindërit e tyre. Sot rrjeti kabllor, e ka shtuar sasinë e serialeve amerikano-latine. Prindërit dhe fëmijët i shikojnë këto seriale bashkë, ashtu siç mblidhen njerëzit afër shporetit në kohë të ftohta. Pra, fëmijët janë pasqyrë e prindërve. Sëmundja është shumë e rëndë. Shoqëria jonë shqiptare ka defekt në “motor”.

Sa më shumë të shtohen kafiteritë, aq më shumë rritet niveli i papunësisë. Njerëzit duhet të gëzohen kur fillojnë të mbyllen kafiteritë! Ata që zgjohen në mëngjesë, shkojnë në punë, nuk kanë mundësi të shkojnë në kafiteri. Pra, kafiteritë janë simbol i papunësisë tek ne. Aty ku konsumohet alkooli me të madhe. S’ka bereqet, aty ku vjen era alkool.

Organizohen “party”. Thirrje për shfrenim. Thirrje për amoralitet. Thirrje për anarki. “Hajdeni në party!”, bëhen njoftimet. Llojlloj këngëtari vjen, i bëjnë të çmenden të rinjtë e të rejat. Mesazhet e këngëve bëjnë thirrje për çdo gjë, vetëm për mirë jo.

Disa tema u shfaqen. U identifikua diagnoza. Sëmundja do shëruar! Çdo gjë është krijuat në çift. Pra, ka sëmundje, ka edhe ilaç. Rinia duhet t’i kthehet leximit, mësimit studimit. T’i largohet rrugës. Ta fillojë me kuptua jetën. Pse jemi krijuar dhe a kemi përgjegjësi para Zotit?

Vajzat duhet të kenë preokupim dijen dhe edukimin, e jo trendin e modës! Prindërit t’ia bëjnë “block” serialeve. Fëmijët të mos kujtojnë për dashuri, po për lodra dhe libra. Për ta dashuria, është mollë e ndaluar! Edhe nëse shkohet në kafiteri kur zgjidhje tjetër s’ka, pse të mos zhvillohen biseda për jetën, për punë të dobishme, e jo për krime. Në vend se të shkohet në “party” për të vrarë kohën, pse të mos shkohet në ndonjë kurs të gjuhëve të huaja, të informatikës etj., duke ruajtur kohën të ndërtohet e nesërmja?

Ta ndërrojmë programin e jetës që na është sulmuar prej shumë viruseve. Të instalojmë programe antiviruse!

Porosia e parë për ju lexues është: Leximi dëmton rëndë budallallëkun!

Pra, filloni të lexoni. Dhe vetëm të lexon: ky është hapi i parë drejtë suksesit!

O Zot! Na bëj që të përfitojmë dije të dobishme! Amin!

3
Diskutime / A i frikesohesh vdekjes?
« ne: 26-02-2010, 18:01:37 »
nuk me frigon vdekja..ngase eshte nje fenomen qe do ti ndodh  cdo gjeje..por ajo qe me frigon eshte  se cfar  pas vdekjes..?

Faqe: [1]