Profile of SocialNetwork

Permbledhja

SocialNetwork
Zërist
Send PM
Offline Offline
Posts:   692 (0.128 per day)
Vendndodhja:   Tirane
Data e regjistrimit:   19-11-2007, 18:50:37
Last Active:   27-05-2019, 02:02:34

Messages - SocialNetwork

1
Shopping Online / MyMarket.al Blerje produktesh online
« ne: 20-12-2011, 15:48:07 »
MyMarket – Të blesh online në MyMarket është mjaft e lehtë dhe produket vijnë direkt në shtëpinë tuaj – www.mymarket.al.

Mymarket është një iniciativë e kompanisë RedCloud dhe vepron i pavarur nga ndonjë supermarket tjetër si dhe është i vetmi supermarket i madh online në Shqipëri.

Qëllimi ynë në këtë sipërmarrje online është që të ofrojë komoditet për blerësit Shqiptar në internet si dhe çmime konkuruese. Faqja e internetit është projektuar për t’i dhënë avantazhe përdoruesve në disa mënyra duke ju dhënë opsione të avancuara kërkimi, kështu që përdoruesit mund të filtrojnë rezultate për të gjetur produktet në bazë të çmimit, prodhuesit etj.

Ne aktualisht kemi më shumë se 10,000 artikuj online, por ne jemi duke shtuar dhe shumë produkte të reja çdo ditë. Nëse ju nuk mund të gjeni ndonjë produkt të veçantë për të cilin keni nevojë, ju mund të na dërgoni kërkesën tuaj dhe ne do të përpiqemi që ta shtojmë sa më shpejt të jetë e mundur. Ju jeni të ftuar të ndiqni MyMarket në Facebook si dhe të rregjistroheni në buletinin tonë, kështu që ju mund të njoftoheni mbi ofertat më të fundit dhe të merrni informacion mbi produket e reja të ofruara nga mymarket.al.

Shërbimi ndaj klientit: nga e Hëna – të Dielë 9:00 - 17:00

Na telofononi falas në 0800 80 80
mymarket.al
RedCloud sh.p.k
Rr.Barikadave, Nr.127
Tiranë, Shqipëri

info@mymarket.al

2
Zeri.tech / Sfida ndaj Facebook, mbërrin Chime.in
« ne: 21-10-2011, 16:33:24 »
Duke pare dhe projekte te tjera si ajo e diaspora, besoj se jane "deshtime" pasi i vetmi rival ndaj Facebook mbetet Goolge+.

3
Apple Computer, Inc. / iPhone 4S
« ne: 04-10-2011, 23:17:26 »
Apple sonte paraqiti iPhone 4S. Nga jashtë, iPhone 4S është identik me iPhone 4, por nga brenda është bukur shumë i ndryshuar. iPhone i ri ka procesorin A5 dybërthamësh me grafikën dybërthamëshe, e cila siç u tha gjatë paraqitjes është, madje shtat herë më i shpejtë se ajo në iPhone 4. Është i përkrahur protokolli HSDPA për bartjen e të dhënave me shpejtësi prej 14.4 Mbps (iPhone 4 përkrahte atë HSDPA deri në 7.2 Mbps).

iPhone 4S vjen me fotoaparatin krejtësisht të ri i cili tani ka rezolucionin prej 8 megapiksel. Fotoaparati është përmirësuar në mes tjerash për faktin se në Flickr numri i fotografive të marra me iPhone ka tejkaluar numrin e fotografive të bëra me fotoaparatet “e zakonshme” digjitale. Blendi tani i hapet me F2.4, ka lentën e përbërë nga pesë elemente dhe sjell mprehtësi për 30% më të mirë si dhe gjallëri më të madhe të ngjyrave. Përkrah incizimin e HD videos në rezolucionin prej 1080p.

Aty është edhe diçka që quhet Siri, sistemi i dallimit inteligjent të zërit me të cilin iPhone 4S do të mund të përgjigjet në pyetjet konkrete (në gjuhën angleze, franceze ose gjermane) siç janë për shembull “si do të jetë moti nesër?”, “sa është tani ora në Paris?”, “Si mund të arrij deri në lokacionin e dëshiruar?”, ”Ku ndodhet restoranti më i afërt italian?” dhe të ngjashme ... Siri krahas këtyre pranon edhe urdhëresa, siç është “më rikujto që nesër në 5 pasdite të thërras mikun”.

iPhone 4S vjen me iOS 5. Është publikuar se iOS 5 do të jetë në dispozicion për shkarkim me 12 tetor, për shfrytëzuesit e iPadit, iPhoneit dhe iPod Touch. Një nga mundësitë e reja është gjetja e miqve të cilët kanë vendosur të bëjnë publik lokacionin e tyre – ngjashëm me atë që ofron Google Latitude. Shërbimi iCloud është i lidhur me aplikacionin për marrjen e fotografive.

Janë publikuar edhe çmimet. iPhone 4S do të kushtoj 199 USD (16GB), 299 USD (32 GB) dhe 399 (64 GB). Është ulur çmimi i iPhone 4 me 8 GB memorie në 99 USD, derisa iPhone 3GS me 8 GB memorie do të mund të merret pa pagesë në SHBA, vetëm me kontratën e operatorit. iPhone 4S do të jetë në dispozicion për blejre nga 14 tetori në SHBA, Gjermani, Kanada dhe Australi, Britani të Madhe, Francë, Gjeramani dhe Japoni, e nga 28 tetori edhe në rreth 15 vende të tjera të botës.

Tim Cook, CEO i Apple, tha se gjatë këtij viti janë shitur 23% më shumë kompjuter Mac se vitin e kaluar. PC-të në të njëjtën periudhë kanë shënuar rritje prej 4%. Kompjuterët e Apple me këtë janë rritur 23% të mbarë tregut në SHBA.
 

20:39 - Përfundimisht zgjidhet dilema - nuk do të ketë iPhone 5



20:37 - Scott Fortsall  - Para-porositjen fillojnë me 7 tetor, dhe fillimi i shitjes me 14 tetor, iPhone vjen edhe në Sprint, ndërsa duket se nuk do të shitet në T-Mobile

20:35 - Scott Fortsall  - Çmimet: I bardhë dhe i zi - 16GB për 199$, 32 GB për 299$ dhe 64GB për 399$
20:31 - Duket se Apple të gjitha shpresat i ka vënë tek Siri, që për ne në Kosovë nuk më duket se do ta ketë ndonjë përdorim të madh

20:30 - Pra, iPhone 4S ka

- CPU dhe frafikën A5 dual core

- Sistemin e ri të përmirësuar të antenave

- Kamerën dhe optikën e re

- HD video

- Siri

20:28 - Scott Fortsall  - Siri mund të bëj edhe diktim

20:26 - Scott Fortsall  - duket se Apple është duke e plasuar Sirin si funksionin kryesorë në iPhone 4S

20:23 - Scott Fortsall  - qasje në Wikipedia dhe motorrin e kërimit Wolphram Alpha me anë të komandave të zërit

20:22 - Si po ju duket, a jeni duke postuar komente se une nuk po kom kohe mi lexu ?

20:21 - Scott Fortsall  - Siri mund të lexoj mesazhet dhe notifikacionet ...

20:20 - duket se "S" në 4S është për Speech (me zë)
20:19 - Scott Fortsall  - Mund të përdoret edhe për udhëzimet rrugore (GPS)

20:18 - Scott Fortsall  - Asistentit mund ti japni udhëzime si për shembull "Më gjej në restoran të mirë në Prishtinë" dhe ai (ajo) do të diktoj listën e lokacioneve të preferuara

20:16 - Scott Fortsall  - Asistenti me zë duket se po punon tepër mirë

20:15 - Në skenë kthehet Scott Fortsall

20:15 - Phil Schiler  - Siri ... asistent inteligjent i kontrolluar me zë

20:14 - Phil Schiler  - "Çfarë dëshirojmë të bëjmë, është që thjeshtë të mund të folim me pajisjet tona"

20:13 - Phil Schiler  - prezantohet voice assistant
 20:12 - Phil Schiler  - tash pak për zërin

20:11 - Phil Schiler  - me AirPlay Mirroring mund të bartni lojërat nga iPhone në ndonjë pajisje më të madhe në kohë reale

20:10 - Phil Schiler  - incizimi mund të bëhet me 1080p, kamera ka stabilizim të fotografisë dhe reduktim të zhurmave

20:09 - Thënë shkurt iPhone 4S duket njëjtë sikur iPhone 4, duket se nuk ka ndryshim të shtëpizës

20:08 - Phil Schiler  - 0.5 sekonda në mes të fotografive, kamera është më e shpejta ndër të gjithë celularët aktual

20:06 - Phil Schiler  - Phili e krahasom iPhone 4S me Motorola Atrix, LG Thrill dhe HTC Inspire 4G dhe thotë se e ka shpejtësinë e njëjtë me ata

20:05 - Phil Schiler  - dendësia e pikselëve është për 60% më e madhe se te iPhone 4, janë gjithsej 5 elemente në lentë

20:04 - Phil Schiler  - Tani pak për kamerën, senzori është 8 megapiksel, që do të thotë se ka rezolucionin prej 3264x2448

20:04 - Phil Schiler  - iPhone 4S është për rrjetat GSM dhe CDMA, duke e bërë kështu një telefon "mbarëbotëror"

20:02 - Phil Schiler  - Të dhënat sharkohen 2x më shpejtë, janë dy antena të cilat aktivizohen në mënyrë automatike sipas nevojës

20:00 - Phil Schiler  - Jetëgjatësia e baterisë - deri në 8 orë folje, është përmirësuar edhe antena

20:00 - Phil Schiler  - Lojërat duken me të vërtetë mbresëlënëse në iPhonein e ri 4S

19:59 - Phil Schiler  - Pra iPhone 5 në të vërtetë është iPhone 4S :S

19:58 - Mike Caps  - Lojërat duken me të vërtetë mbresëlënëse në iPhonein e ri 4S

19:57 -  Mike Caps  - Pak për lojëret, duket se ekrani nuk është më i madh

19:56 -  Në skenë del Mike Caps nga Epic

19:55 -  Phil Schiler - ka çipin A5 dual-core, 2x më i shpejtë, grafikën dual-core, deri në 7x më e shpejtë ekranin retina,
 19:54 -  Phil Schiler - konfirmohet ... iPhone 4S ... duket ngjashëm me iPhone 4

19:54 -  Tani për iPhonein e ri

19:53 -  Phil Schiler - iPod Touch ... 199$ për 8 GB, 299$ për 32 GB dhe 399$ për 64GB - në dispozicoin nga 12 tetori

19:52 -  Phil Schiler - tani iPod touch ... playeri më i popullarizuar i muzikës në botë ... iPod touch nuk do të ketë mundësinë të përdorë iOS 5

19:51 -  Phil Schiler - iPod nano me 8GB për 129$, ai me 16GB 149$. Të dyt në shitj që nga sot

19:50 -  Phil Schiler - Një mori e fytyrave të reja për ata që kanë dëshirë të përdorin iPod nanon në vend të orës

19:49 -  Phil Schiler - parimisht një pedometër brenda iPodit

19:48 -  Phil Schiler - përmirësime në përvojën e fitnessit - përcjellje e ecjes dhe vrapimit pa pasur nevojë për kurrfarë senzori

19:47 -  Phil Schiler - së pari rreth iPod nano

19:47 -  Në skenë del Phil Schiler për të folur rreth iPodit

19:45 -  Eddy Cue - iCloud pa pagesë për shfrytëzuesit e iOS 5 dhe Lionit

19:45 -  Eddy Cue - iCloud nis punën me 12 tetor, iTunes Match në fund të muajit

19:45 -  Eddy Cue - Skanimi dhe gjetja e këngëve të dyfishta në iCloud ...

19:44 -  Eddy Cue - iTunes match ... diqka e re

19:44 -  Ende asnjë fjalë për iPhonein e ri :S

19:43 -  Eddy Cue - Find my friends duket ngjashëm me Google latitude
 19:42 -  Eddy Cue - Ftoni miqtë për të ndarë lokacionin me ta për ca kohë, që është një funksion interesant

19:41 -  Eddy Cue - Oh diqka e re! Find My Friends

19:39 -  Eddy Cue - Edhe aplikacionet edhe librat, ri-shkarkohen lehtë duke iu falënderuar iCloudit

19:38 -  Eddy Cue - Dokumentet që janë në iCloud do të shpërndahen gjithashtu. "Dokumentet përditësohen përnjëherë nëpër të githa pajisjet"

19:37 -  Eddy Cue - Eddy rikujton se mund të shkarkohet dhe ri-shkarkohet muzika në cilëndo media në cilëndo pajisje

19:36 -  Eddy Cue - Eddy do të flas për iCloudin

19:35 -  Eddy Cue në skenë

19:34 -  Scott Fortsall - Shfletimi përmes fletëzave në madhësi të plotë për iPad, ashtu që të mund të kaloni nga njëra në tjetrën me një prekje jo me dy

19:34 -  Scott Fortsall - Sync në mes të iOS pajisjeve - ruajni në një vend, lexojeni kudo

19:33 -  Scott Fortsall - Është përditësuar edhe aplikacioni për kamerën, duke e bërë shumë të lehtë marrjen e fotove

19:32 -  Scott Fortsall - Tani mund ta përdorni Volume Up për të marrë një foto

19:31 -  Scott Fortsall - Tani për të gjitha pajisjet ashtu që atë që e keni në iPhone do ta keni edhe në iPad

19:29 -  Scott Fortsall - Pastaj aty është iMessage - BBm për IOS, thënë shkurt

19:28 -  Scott Fortsall - Janë Notifications, që shihen nëse nga lart i tërheqim teposhtë - sikur në Android. Nuk do të ketë më mesazhe të mërzitshme nga Tiny Tower

19:27 -  Scott Fortsall - Që tani ia kemi dërguar rreth 100,000 developerëve dhe atyre u ka pëlqyer tej mase. Të flasim për top 10 funksionet në iOS 5

19:26 -  Scott Fortsall - Tani pak të falsim për iOS 5

19:25 -  Scott Fortsall - Shfrytëzuesit kanë shkarkuar më se 18 miliard aplikacione deri tani

19:24 -  Scott Fortsall - Janë më shumë se 500,000 aplikacione në App Store, 140,000 prej tyre të dedikuar për iPad, kjo e bën App Storein shitoren numër një për aplikacionet mobile

19:23 -  Në skenë paraqitet Scott Fortsall
19:23 -  Tim Cook - iPad është padyshim tableti No 1 në botë. "Çdokush, madje dhe vëllezërit e tyre" po mundohen të hyjnë në garë, por tri të katërtat e tabletëve të shitur janë iPad.

 19:21 -  Tim Cook - 92 për qind e kompanive të Fortune 500 janë duke testuar përdorimin e tyre. Nuk po na tregojnë se çfarë po bëjnë me ta, por ata thjeshtë po i blejnë.

19:20 -  Tim Cook - tani pak për iPadin, "iPadët po shfaqen kudo" sipas Timit. Në shkollë po e ndryshojnë mënyrën e të mësuarit, dhe shumë institucione edukative pajsohen me këtë gjë.

19:18 -  Tim Cook - Tim tregon se iPhone ka kapur pesë përqind të mbarë tregut të telefonave celularë

19:16 -  Tim Cook - iTunes është shitorja numër një e muzikës në botë dhe tani ka deri në 20 milion këngë që është më se njëzet herë më shumë se në start

19:14 -  Tim Cook - iPod është ende shumë i rëndësishëm për Applein, 45 milion iPod janë shitur nga Korriku i vitit 2010 deri në Qershor të vitit 2011

19:13 -  Tim Cook - Tani pak për muzikën, mos haroni se iPod u paraqit në vitin 2001 dhe "revolucionarizoi industrinë"

19:13 -  Tim Cook - Që nga muaji gusht Apple është në zotërim të 23% të tregut

19:12 -  Tim Cook - "MacBook Pro dhe iMac janë notbookët me shitjen më të mirë në Shtetet e Bashkuara

19:11 -  Tim Cook - Gjashtë milion kopje të Lionit janë shkarkuar deri sot - prej tyre 80 për qind janë Snow Leopard

19:10 -  Tim Cook - "Produktet tona janë në zemrën e çdo gjëje që bëjmë"

19:08 -  Tim Cook - "E dua Applein. Dhe e konsideroj privilegj të jetës sime që kam punuar gati 14 vite për të aritur në pozitën në të cilën jam"

19:08 -  Tim Cook - Në atë në Hong Kong u shitën më shumë kompjuter Mac për një dit se në cilëndo shitore tjetër në botë

19:06 -  Tim Cook - Shitorja në Shanghai është shumë e madhe, 100,000 njerëz bënë shopingun këtë fundjavë

19:05 -  Tim Cook - Dy shitore të reja janë hapur në Kinë, në Hong Kong dhe Shanghai

19:05 -  I pari del Tim Cook - "Aso kohe ishte MacBook që ndryshoi mënyrën në të cilën mendojmë për botën"

19:03 -  Një llogo e madhe në mes - Natyrisht se nuk bën ndryshe :)

19:01 -  Gati për ...

18:59 -  "Ladies and gentelmen, our presentation will begin shortly"



 18:53 -  A keni ethe ?


 18:51 -  Salla është tejet e vogël


Asjë në krahasim me sallën e WWDC-së ku Apple zakonisht mban eventet

 18:50 -  Prapë pa Flash

Duket se edhe kësaj here nuk do të ketë asgjë nga Flashi për iOS



18:47 -  Nuk ka video mbulim të ngjarjes


Apple zakonisht siguron video incizimin e eventimentit disa orë pas tij

18:45 -  iPhone 4S fillon të shitet me 14 tetor


Në një ueb faqe japoneze është parë versioni 4S që pritet të filloj të shitet me 14 tetor

18:43 -  Priten dy versione


Pritet paraqitja e dy versioneve, njëri  ndoshta iPhone 5, tjetri iPhone 4S i dedikuar për tregun e Azinë

18:42 -  Supozohet për ekskluziv të Sprintit


Ka supozime se ky iPhone në Amerikë do të shitet ekskluzivisht nga operatori Sprint

18:40 -  Duket se do të jetë iPhone 4S


Duket se Apple ka vendosur ta emërtoj pajisjesn iPhone 4S dhe se do të duket ngjashëm me modelin paraprak

18:35 -  Përdoruesit kërkojnë ndryshim të formës dhe dizajnit

Për shkak të problemeve me pranimin e sinjalit shumë përdorues kanë kërkuar ndryshimin e formës dhe të dizajnit e disa madje edhe të vendoset një antenë e jashtme

18:30 -  Apple Store Offline - We'll be back soon 

Një shenjë e mirë që diqka po ndodh



18:25 -  Gazetarët tashmë kanë hyrë në sallë


Edhe pak pritje ...

18:16 -  A jeni gati ?! - Na po ...


 

17:38 -  Shitja e iPhone 5 dhe iPhone 4S fillon me 14 tetor?


Apple do ta prezantojë gjeneratën e saj të pestë të iPhone sot, brenda pak orësh, ndërsa të gjithë presin që modeli i ri i kompanisë Apple të ketë dizajn më të hollë, ekran më të gjerë, si dhe funksione tjera.

Në anën tjetër, sipas asaj që është thënë deri më sot, Apple do ta lansojë edhe modelin tjetër të telefonit të saj, iPhone 4S, i cili me sa duket do të ketë çmim më të ulët sesa pasardhësi i tij, iPhone 5.

Të gjithë ne kemi pasur mundësinë që të shohim copëza nga modelet e reja të iPhone, mirëpo ajo që thuhet se është e sigurt sa i përket këtyre telefonave, është data e lansimit të tyre, që do të jetë 14 tetor 2011.

Besohet se Apple do ta bëjë lansimin e iPhone 4S dhe iPhone 5, në kohë reale, për tregun e SHBA’së dhe atë të Evropës, siç kishte bërë vitin e kaluar me lansimin e iPhone 4.

16:55 Engadget raporton Live (me video) nga konferenca "Let's talk iPhone"


Nëse nuk mund të prisni momentin e hapjes së konferencës mund të humbisni ca kohë me djelmoshat e Engadget të cilët pa kënduar xhelat janë pozicionuar para dyerve të zyrave të Apple duke bërë një video-lajmërim për të dhënë mendimin e tyre për ato çfarë pritet të ndodhin sot



 


16:25 iPhone i ri thuhet të mos ketë 4G


iPhone i ri i Apple flitet se nuk do të ketë përkrahje për rrjetën pa tela të gjeneratës së re.

Telefoni i ri iPhone nuk do të ketë qasje në rrjetat 4G qoftë LTE ose WiMax që janë në dispozicoin në SH.B.A, e kjo sipas Dow Jones Newswires. Kjo sipas të gjitha gjasave do të jetë një zhgënjim i madh për shumë njerëz që shpresonin se pajisja do të “martoj” softuerin dhe eksperiencën e Apple-it me rrjetat super-të-shpejta.

Paraqitja e pajisjes së re nga Apple pritet të ndodh sonte në orën 7

12:50 Përmbledhje e lajmeve rreth iPhone 5 të publikuara dje dhe sot:
20 miliardë dollarë në bast, për 30 milionë iPhone!

Apple sot lanson aplikacionin e ri të iPad, për Apple TV?

Në listën e dëshirave për iPhone 5 prijnë 4G dhe ekrani më i madh

Rrjedhin pamjet e iPhone 4S?

iPhone 5 do të shitet menjëherë!

Apple jep aplikacione me qera?

11:00 Gjithashtu për vizitorët e tanë të shumtë që janë adhurues të flaktë të kësaj pajisje kemi përgadit një dhuratë speciale.

Gjatë kohës së mbajtjes së konferencës gazetarët tanë do të bëjnë përditësimin e lajmeve nga minuti në minutë.

Kështu të gjithë do ta keni mundësinë që të parët të dini se çfarë do të na sjell iPhone i ri.

Pritjes së gjatë i erdhi fundi. Apple sot do të paraqes inkarnimin e radhës të telefonit të saj të mençur, gjatë një evenimenti që pritet të mbahet në orën 19:00 (që i bie mëngjesi në Bregun Lindor të SHBA-ve) në zyrat e saj qendrore në Cupertino të Kalifornisë. Na ndiqni gjatë ditës, për të marrë lajmet e fundit në lidhje me këtë ngjarje./ Telegrafi /

4
TIRANE- Ministria e Ekonomisë në bashkëpunim me Institutin e Gjeologjisë dhe Agjencinë Kombëtare të Burimeve Natyrore, (AKBN) po punon për hartimin e hartës metalogjenike, e cila pritet me interes, pasi do të japë informacion më të detajuar mbi formacionet e shkëmbinjve në teritorin e Shqipërisë.
Burime zyrtare të METE-s thanë sot për ATSH-në, se pas përfundimit të hartës, ajo do t’u përshtatet kërkesave të ligjit të ri minerar që tashmë ka hyrë në fuqi.
Shqipëria ka nga viti 2009 një hartë gjeologjike, e cila erdhi pas një periudhe 50-vjeçare punë nga Instituti i Gjeologjisë, por në kushtet e ndryshimeve ligjore në Ligjin Minerar, kërkohet një hartë e re.
Sipas ministrise, sot prodhimi minerar në volum është 25% më i madh sesa prodhimi më i mirë që kur filloi veprimtaria minerare sipas ligjit të ri minerar dhe nga 5 milionë tonë që nxirrjet para viteve ’90, sot ka arritur në 6,5 milionë tonë.

Por gjithashtu vërehet se ka ndryshuar struktura e nxjerrjes minerare.

Nëse deri në vitet 90-të, mineralet metalore si krom, bakër nikel, qymyr, zinin 90 për qind të prodhimit dhe 10 për qind e zinin materialet ndërtimore, kjo strukturë e prodhimit ka ndryshuar dhe kryesojnë ato ndërtimore.

Kështu, ndërsa mineralet metalore zënë jo më shumë se 25-30 për qind të prodhimit, pjesa e tjetër, rreth 65-70 për qind, mbulohet nga mineralet ndërtimore, të cilat kanë filluar të gjejnë tregun edhe jashtë, kryesisht gurë dekorativë, ranorë, pllakorë, bazaltët dhe të tjerat janë për tregun e huaj e janë shpërndarë në gjithë zonat e Shqipërisë, duke krijuar dhe tregje të reja punësimi.

(d.b/BalkanWeb)

5
Shkenca / Super teleskop për të gjurmuar UFO-t
« ne: 03-10-2011, 17:13:13 »
Ky do jetë syri më i madh dhe më i fuqishëm në qiell. Bëhet fjalë për teleskopin “European Extremely Large Telescope”. Ndërtimi i tij do bëhet i mundur falë një fondi prej 3.5 milion paund nga Këshilli Britanik për aftësi Shkencore dhe Teknologjike.

Teleskopi do të vendoset në Atacama, Kili dhe do të zërë një hapësirë sa një stadium futbolli. Ai është 10 herë më i madh se teleskopi aktual më i madh në botë.

Me anë të tij astronomët shpresojnë të zbulojnë se si është ndërtuar galaksia para 14 miliard vitesh si dhe të vihen në gjurmim të alienëve nëse vërtet ekzistojnë.

Gjithashtu pritet të zbulohen sekretet e errësirës dhe energjisë së zezë për të kuptuar pak sa lidhur me forcën e hapësirës.

Shpresohet që sistemi të vihet në punë në vitin 2020. /albeu.com/

6
Kompania Apple po përgatitet të prezantojë modelin e ri iPhone 4S. Ky model iPhone do të prezantohet për publikun në 4 tetor, në momentin kur do të prezantohet edhe iPhone5.

Modeli i iPhone 4S në pamje të parë duket si iPhone4, por ky model është një iPhone4 më i lirë dhe mund të blihet nga të gjitha ata që nuk i kanë mundësitë për një iPhone më të shtrenjtë.

Specifikat e mëtejshme për funksionimin e iPhone 4S, kompania Apple do ti shpjegojë gjatë prezantimit. /albeu.com/

7
Portalet Shqiptare / Vipat.info
« ne: 02-10-2011, 23:38:24 »
Emrat e artisteve te Kategoria nuk dalin te gjithe, gjithsesi me pmajen e Timeline, duket bukur

8
Café Zerion ツ / Kënga që po dëgjoj
« ne: 01-10-2011, 00:59:25 »
Tiësto & Sneaky Sound System - I Will Be Here (Wolfgang Gartner Radio Edit)

9
Café Zerion ツ / Kënga që po dëgjoj
« ne: 01-10-2011, 00:53:49 »



(Ne 14 Tetor Live ne Tirane, stadiumi Qemal Stafa Armin VaN Buuren Best world dj)

10
Café Zerion ツ / Kënga që po dëgjoj
« ne: 01-10-2011, 00:47:02 »
Lucky Man Project - Pumpin'(Official Video)

11
Mobile | Apps / Nokia shkurton 3,500 vende tjera pune
« ne: 30-09-2011, 11:42:04 »
Nokia ka vendosur që të shkurtojë edhe 3,500 vende tjera pune, pasi që është duke kaluar nëpër fazat e ristrukturimit të biznesit. Shkurtimet kësaj radhe pritet të prekin një fabrikë në Rumani.
Shefi ekzekutiv Stephen Elop që ka marrë përsipër udhëheqjen e kompanisë ka thënë se kompania do të mbyll fabrikën Cluj në Rumani, e cila është hapur vetëm para katër viteve dhe ka prodhuar modele më të lira Nokia, duke shkaktuar kështu humbje të më shumë se 2,200 vendeve të punës.

Nokia ka thënë se 1,300 vende tjera pune do të shkurtohen në njësinë e saj biznesore Location & Commerce, që përfshin përcjelljen digjitale të Naxteq. Nokia ka thënë se është gjithashtu duke parashikuar të ardhmen e fabrikave të saja në Finlandë, Meksikë dhe Hungari dhe kjo mund të shkaktojë edhe shkurtime tjera të vendeve të punës.

“Reduktimet më të fundit kanë ndodhur pas shpalosjes së planeve në prill për të reduktuar 4,000 ende pune. Shkurtimet më të fundit në kursimet e Nokia’s targeojnë më shumë se një miliard euro, gjë që është shpalosur në korrik.

Nokia ka pësuar vështirësi gjatë këtij viti duke dështuar në shitje dhe përfitime pasi grupi tha se në shkurt do të kalojë në Microsoft Windows Phone për celularët e saj, ku modelet e para pritet të arrijnë në treg më vonë gjatë këtij viti.

“Ne po shohim një progres të qëndrueshëm në strategjinë tonë me këto ndryshime të planifikuara, kështu që ne do të jemi të gatshëm për të dalë si sfidues më dinamik, më të fuqishëm dhe më efikas” tha Elop./pcworldalbanain

12
Google ka filluar të ofrojë një funksion të ri në kohë reale, Google Analytics Real Time, në kuadër të shërbimit të saj të analizave të trafikut, Google Analytics.
Raportet e Real Time janë në dispozicion në versionin e Google Analytics dhe administratorët e llogarive do t'i marrin ato në kohë reale.
Gjiganti i internetit, kompania Google gjatë ditës së sotme e ka lëshuar këtë funksion të ri për "disa prej nesh" mësohet të ketë thënë John Jersin, menaxheri i produktit Analytics në blogun e kompanisë së tij.
Përdoruesit të cilët dëshirojnë të dinë se si një fushatë ose postim po ecë, mund ta kuptojnë këtë në mënyrë automatike përmes matjes së trafikut në faqe, apo postimeve në ndonjërin prej rrjeteve sociale. / Telegrafi /

13
Portalet Shqiptare / Vipat.info
« ne: 28-09-2011, 20:43:28 »
Ke ndryshuar template? apo me duket mua... shif dhe social plugin i facebookut del pak jasht borderit

14
Portalet Shqiptare / Probleme per ORA-NEWS
« ne: 26-09-2011, 15:54:45 »
Mua sme del, mbase ka patur ngarkese serveri, ose problem tjeter dhe e kane rregulluar.

15
Astronomi / UARS, në mbrëmje bie në Tokë
« ne: 23-09-2011, 15:59:24 »
UARS, në mbrëmje bie në Tokë - Top Channel Albania - News - Lajme



Sateliti UARS i NASA-s do të bjerë të premten në mbrëmje, por vetëm 2 orë perpara do të mësohet të pakten me përafërsi vendi i rrëzimit.

Per momentin, paqartesia rrethon objektin me permasat e nje autubuzi, perfshire dhe kohen kur do te hyje ne atmosferen e tokes. Rreziku per jeten nga sateliti kerkimor I leshuar ne hapesire rreth 20 vjet me pare e qe tani ka dale nga kontrolli, sipas eksperteve te agjensise eshte 1 ne 3.200.

"Praktikisht jemi ne kete situate: kemi nje objekt relativisht te madh hapesinor qe eshte ne fundin e jetes se tij. tani po I afrohet atsmoferes, ku dhe do te digjet e me te gjithe gjasat, do te hedhe disa pjese ne planet. Nuk eshte ndonje ngjarje kaq e pazakonte, sepse te themi 20 apo 40 copza te tilla bien ne toke cdo vit", thotë eksporti, dr. William Ailor.

NASA thotë se nuk ka njoftime për ndonjë person te plagosur apo prona qe te kene pesuar deme te medha nga mbetjet e këtij lloji. Sipas saj ka patur nje incident ne vititn 1997, kur nje grua qe bente jogging u godit ne shpatull nga nje copez e tille, por nuk u lendua. 26-pjeseza te satelitit, shumica me material titaniumi, celiku apo beriliumi, që shkrijnë në temperatura tepër të larta, pritet te mberrijne ne Tokë. Mbetjet e UARS pritet të jenë nga 0,6 deri ne 158 kilogram. Zyrtarët amerikane thone se njerëzit duhet të njoftojnë forcat e rendit në se gjejnë pjesë të satelitit. Megjithëse pjesët nuk janë toksike ato mund të jenë të mprehta. Gjithashtu, thote "Zeri i Amerikes" edhe pse shpesh u referohemi si “mbetje të hapësirës”, këto pjesëza ende i përkasin vendit qe ka në pronësi satelitin, në këtë rast Shteteve të Bashkuara. /top-channel

16
NJU JORK-Një satelitë amerikan do të bjerë në Tokë dhe agjencia e hapësirës Nasa pret që copëzat e tij të përplasen në planetin tonë sot. Megjithëse orbita e satelitit do ta cojë atë në pjesën më të madhe të botës, shkencëtarët nuk e kane te prere me thike faktin nese mund te goditen ose jo njerez.
 
Zeri i Amerikes citon sot një shkencëtar të NASA-s per te mesuar me shume rreth vendit ku pritet të bien copëzat, si dhe për mënyrën sesi NASA i trajton këto mbetje.

Këtë muaj, 20 vjet më parë, NASA nisi Satelitin Kërkimor për kërkime në hapësirë, të njohur si UARS. Tani sateliti me përmasat e një autobuzi do të përplaset drejt Tokës.

Mark Matney, shkencëtar për mbetjet orbitale në Qendrën Johnson të Hapësirës në Teksas, thotë se UARS ka të ngjarë të hyjë në atmosferën e Tokës të premten. Ai thotë se shkencëtarët do të jenë në gjendje të përcaktojnë më me saktësi kohën gjatë orëve të ardhshme.

Përsa i përket vendit ku pritet të bjerë, zoti Matney thotë se UARS do të kalojë tokën mes një gjerësie gjeografike 57 gradë në veri dhe 57 gradë në jug.

"Mund të bjerë që nga Kanadaja e deri tek Amerika e Jugut, dhe që nga Siberia deri në Afrikë dhe Australi – pra është një distancë goxha e madhe."

Aty përfshihet edhe një pjesë e madhe oqeani. Duke qënë se dy të tretat e planetit janë të mbuluara nga uji, mbetjet zakonisht përfundojnë pikërisht aty.

Megjithatë ka shanse që UARS mund të sjellë pasoja në rënie, megjithëse zoti Matney thotë se nuk ka shkak për shqetësime të mëdha.
"Propabiliteti që mund të godasë dikë është një në trilionë, pra shumë i vogël. Nuk mendoj se duhet të shqetësohemi për këtë."

NASA thotë se nuk ka njoftime për ndonjë person që të jetë lënduar apo ndonjë prone që ka pësuar dëme të mëdha nga mbetjet e këtij lloji. Por Mark Matney kujton një incident në vitin 1997.
“Në fakt ka qenë një zonjë në Oklahoma e cila u godit nga një pjesëz e lehtë mbetjeje nga përplasja e një sateliti por nuk u plagos. Ishte një pjesë e vogël. Ajo po bënte vrap kur u godit. Nga ajo përplasje arritën të binin në tokë edhe dy pjesë të tjera në zonën e Teksasit."

Matney thotë se rënia e mbetjeve të satelitëve është dicka e zakonshme, dhe mesatarisht ndodh një herë në ditë, por pjesëzat janë zakonisht të vogla. Ai shton se kjo do të jetë hera e parë në 30 vjet që një satelit amerikan i hapësirës i kësaj madhësie do të përplaset në Tokë. Pjesa më e madhe e UARS-it pritet të digjet në atmosferë.

NASA pret 26 copëza me potencial të rrezikshëm të arrijnë në Tokë, shumica e të cilave do të jenë me material titaniumi, celiku apo beriliumi, që shkrijnë në temperatura tepër të larta. Mbetjet e satelitit UARS pritet të jenë nga zero presje 6 në 158 kilogram.

Zyrtarët e NASA-s thonë se njerëzit duhet të njoftojnë forcat e rendit në se gjejnë pjesë të satelitit. Zoti Matney thotë se megjithëse pjesët nuk janë toksike ato mund të jenë të mprehta. Gjithashtu edhe shpesh u referohemi si “mbetje të hapësirës”, këto pjesëza ende i përkasin vendit kish në pronësi satelitin, në këtë rast Shteteve të Bashkuara.

Dje diskutohej se copa te medha te satelitit mund te preknin veriun e Italise, por Mediat italiane sot duke ju referuar shkencetareve pohuan se probabiliteti per te goditur veriun e Italise eshte vetem 0.9%.

Nderkohe ekperte te NSA thone se rreziku mund te kete sepse asgje nuk eshte parashikuar deri tani se ku dhe si do te bjene copat e satelitit.

(d.b/BalkanWeb)

17
Zeri.tech / Profilet e reja te Facebook
« ne: 23-09-2011, 15:50:25 »
Ka te keqe qe bie ndesh me rregullat e reja te privatesise, momentin qe hodhi me shume buje opsionet e reja per privatesine, me Ticker u krijua nje konfuzion sepse lexon, dhe te lexojne ato cka bisedon ne wall,post,foto me miqt e tu, mir qe i lexojne miqt, por dhe miqt e miqve qe ske lidhje fare me ta, dhe ska vene kontroll privatesie te detajuar per kte gje (perdoruesit e thjeshte akoma sjane mesuar me opsionet e privatesise jo me me ticker, dhe me profilin e ri timeline qe do e braktisin b fare), gjithsesi me kto veprime,opsione te reja shoh "friken" ndaj Google+ dhe rivaliteti shtohet cdo dit e me shume.

18
Zeri.tech / Profilet e reja te Facebook
« ne: 23-09-2011, 15:31:43 »
Me Open Graph Beta shtohen mundesite e integrimit te websiteve ne Facebook, dhe rritja e konsiderueshme e trafikut te websiteve, pasi aktiviteti i perdoruesve shfaqet ne kohe reale te Ticker, prsh: SocialNetwork is reading ZeriYt article Profilet e reja te Facebook, e njejta gje dhe per watching,listening etj, pra jepet mundesia per ta modifikuar vet sherbimin e websitit tend per tia ofruar perdoruesit.   Prandaj kodues filloni nga puna :)

19
Zeri.tech / Profilet e reja te Facebook
« ne: 23-09-2011, 10:48:11 »
Dhe une  ekativizova por perdoruesit e rinj do i corientoj fare profili i ri :), dhe me Ticker qe esht djathtas e ka prish punen e privatesise se aty shef ne kohe reale dhe ca i shkruan ne wall, ose status "friend of freinds" qe se njeh fare.

20
E vecanta eshte se perdorin cms te tyre, te krijuar vete, dhe esht punuar paster.

21
Portalet Shqiptare / Blogu peshkupauje.com (Versioni i ri)
« ne: 21-09-2011, 22:27:24 »
Sot u perditesua versioni i ri i blogut te njohur peshkupauje, faqja ende ska perfunduar dhe eshte akoma ne fazen beta nuk ka perfunduar i gjithi sic thuhet ne faqen e peshkut. Faqja mirembahet nga ana grafike nga 1 nder administratoret e peshkut Penarit, i cili eshte gjithashtu dhe bashkepronar i CMS LOUNGE , Website me pamje profesionale Drupal dhe Joomla.

http://www.peshkupauje.com/
 

 

22
Mobile | Apps / Detaje të reja mbi Samsung Galaxy S III
« ne: 20-09-2011, 20:01:16 »
Forumi 4Chan që ka ofruar disa detaje mjaft interesante në lidhje me Google Nexus Prime dhe Ice Cream Sandwich është dalë sërish në skenë gjatë ditës së sotme duke ofruar disa detaje në lidhje me modelin e ri Samsung Galaxy S III.
Edhe pse pretendimet për specifikat në lidhje me pajisjen e re janë ende në zhvillim e sipër, 4Chan ka dëgjuar disa prej specifikave të mundshme të cilat do të mund të jenë të pranishme në modelin e ri. Sipas detajeve të fundit thuhet se Galaxy S III do të ketë:

Procesor; Quad-Core 2.0GHz
1.5GB RAM dhe memorie që mund të zgjerohet me kartelë si dhe memorie të integruar prej 32GB
Ekran 4.65 inç Super AMOLED III që është zhvilluar në veçanti për këtë celularë me një rezolucion prej 1280 x 1024 piksela që sjellë një densitet piskelash prej 352 – PPI, dendësia më e madhe në një celularë deri më sot
Kamerë 10 megapikselëshe të aftë për të incizuar video 1080p në 60fps
Trup metalik me trashësi prej 9 mm dhe bateri 2.250 mAh
NFC të integruar
Pajisja do të fuqizohet nga Ice Cream Sandwich me një TouchWiz 5 mbi të. Versioni i ri i TouchWiz do të jetë paksa më ndryshe sesa versioni i tanishëm dhe do të veçohet me disa ndryshime të vogla. Samsung thuhet se po planifikon të prezantojë pajisjen në MWC 2012 dhe më pas në mes të vitit 2012 ta lëshojë në tregun botëror. /pcworldalbanian

23
Megjithese duket gjithcka e qete, ka disa lajme qe nuk duhet te kalohen pa u vene re ne domainet .al. Mesa duket domain-hacket po zbarkojne shpejt e pa bere ze ne zonen .al. Ndryshimet e fundit kane te bejne me disa lajme te pakonfirmuara mbi shitjen e disa domaineve sociale per shifra me te vertete te respektueshme.

Keshtu, para ca kohesh sherbimi livingsocial.com mori ne pronesi dhe domainin livingsoci.al per nje shume prej 8000€ (lajmi eshte teresisht i pakonfirmuar, por i njoftuar verbalisht). Pas shitjes se social.com, nje tjeter domain shqiptar; soci.al nderron pronesi drejt nje bleresi qe perdor sherbimin e MarkMonitor dhe qe dihet qe eshte nje sherbim i perdorur nga gjigandet e internetit.

Se fundmi, Sim City vendos te krijoje nje loje ne rrjete shoqerore dhe domaini simcitysoci.al bllokohet nga nje bleres i panjohur.

Zona .al eshte zona e dyte ne bote me e pasur per domaine hack (pas Nigerise) dhe Xona.com liston rreth 14000 domaine hack nen .al. Megjithate duket sikur domainet me te suksesshme hack jane ato te rrjeteve shoqerore duke respektuar moden e castit. Domainet e tjere potencial si payp.al, herb.al, medic.al e te ngjashem duhet te presin castin e duhur per te pasur vlere te respektueshme.  /armand brahaj blog personal

Burimi: Armand Brahaj Blog Personal

24
Gazeta Tema online  është sot faqja më e klikuar e gazetave shqiptare në Tiranë. Për muaj të tërë ajo është me një statistikë mbi 3 milionë klikime në ditë, me një numër të qëndrueshëm vizitorësh dhe lexueshmëri të lartë. Ditën e djeshme, sipas statistikave të serverit  globat.com, ku është e vendosur gazeta Tema, ajo ka pasur 3 milionë e 167 066 klikime, ndërkohë që në disa ditë të veçanta klikimet kalojnë në 4 dhe 5 milionë klikime.
Së shpejti në këtë adresë kemi planifikuar të ndërtojmë dritaren “Tematv”, një kanal online, i cili do të fokusohet tek raportet gazetareske  televizive dhe një program periodik. Për shkak të vështirësive financiare, të shkaktuara nga qeveria, shumë biznese hezitojnë të ofrojnë reklama edhe pse shikueshmëria e faqes është shumë e lartë. /gazeta tema online

25
Sipas një njoftimi më të ri të postuar së fundi në ueb faqen e Shoqatës për Softuer të Lirë dhe të Hapur të Kosovës, mesa duket as këtë vit nuk do të na mungojë një prej konferencave më të mëdha për teknologji në Kosovë “Software Freedom Kosova” e cila në edicionin e tretë do të mbahet me 12 nëntor në Prishtinë.
Konferenca mbledh profesionistët, akademikët dhe entuziastë të cilët ndajnë vizionin që softueri duhet të jetë i lirë dhe i hapur për komunitetin për ta zhvilluar dhe ta rregullojë për nevojat e tij, duke përfshirë edhe ato tregtare, dhe se dituria është një pronë komunale e lirë dhe e hapur për të gjithë.

FLOSS Kosova ka arritur të bëjë konferencën një ngjarje tradicionale/vjetore, në të cilën mblidhet një audiencë rajonale vjetore për leksione dhe prezantime nga një shumëllojshmëri profesionistësh ndërkombëtarë dhe vendorë dhe akademikë të cilët do të paraqesin zhvillimet e fundit në komunitetin global të FLOSS.

Dhe vetëm të përmendet se konferenca e parë u mbajt në gushttë vitit 2009 me rreth 500 të pranishmëm dhe folës nga Sun Microsystems, Mozilla, MIT, konsultantë nga Qeveria Open Source e Unionit të Bashkimit Evropian dhe të tjerët kurse konferenca e dytë u mbajt në shtator të vitit 2010 dhe kishte prezent disa personazhe të njohura  të botës së FLOSS.

“Të bësh biznes me Free Software”

Sipas asaj që është postuar në www.flossk.org thuhet se tema e konferencës së këtij viti do të jetë "Të bësh biznes me Free Software". Konferenca do të përdoret si një pikë takimi për një rrjet të individëve dhe kompanive me qëllim të sponsorizuar dhe të ndërmarrë projekte nga të cilat përfitojnë qytetarët e Kosovës, duke krijuar atë si një nga qendrat evropiane të FLOSS, dhe në fund të rezultojë në përfitime komerciale për vendit. Konferenca ka për qëllim që ti njoftojë biznesevt kosovare dhe publikun për alternativa me kosto të ulët në vend të softuerëve të shtrenjtë, të trajnojë njerëz lokal në zhvillimet e fundit në softuer dhe mjetet për bashkëpunimin-social, të promovojë respektin për licenca ligjore, dhe të prezantojë publikun me metodat më të mira për lokalizimin e softuerit të njohur.

Konferenca do të paraqesë folës nga bota e biznesit që përdorin FLOSS në projektet e tyre komerciale. Kjo gjithashtu do të paraqesë shembuj të kompanive nga rajoni që janë duke përdorur FLOSS si një këmbë konkurruese në tregun evropian të outsourcing. Softueri i lirë është veçanërisht i përshtatshëm për këtë lloj veprimtarie ekonomike, ngaqë paraqet pengesë shumë të ulët të barierave duke qenë i lirë në blerje, i dokumentuar mirë dhe me një mbështetje të një ekosistemi të lirë. Për më tepër, duke paraqitur kodin e lirë që mund të modifikohet, ajo u ndihmon profesionistëve dhe kompanive për të ndërtuar aftësinë dhe të punojnë drejt udhëheqjes së projekteve me vlera të mëdha. /pcworldalbanian

Faqe: [1] 2 3 4 5 6 ... 87