Profile of SALAMANDA

×

Permbledhja

SALAMANDA Zërist

Stats for SALAMANDA
Posts:   544 (0.118 per day)
Data e regjistrimit:   22-10-2008, 10:20:22
Last Active:   02-07-2011, 11:04:16
Age:  
Offline Offline

Messages - SALAMANDA

1
Letrarët e rinj / Salamanda Fan Club
« ne: 02-07-2011, 11:03:18 »
SHQITJE

Maje karpatit te zhveshur...
i dhurova puthje te panumerta...
Te pamjaftueshme!
Ajo vuante per puthjen
pas se ciles mund te pertypte pamjet perreth;
per puthjen qe edhe ne endrra do t'i shfaqej
U shfaq burri i saj!

2
Letrarët e rinj / Salamanda Fan Club
« ne: 01-07-2011, 10:35:30 »
LISTE USHQIMORE...

Buke
(e thekur me gjalp,djathe...
edhe e thate...me recel,marmalate)
Patate
(te ferguara,shkojne me peshq...
feta veze...oho c'meze!)
Sallam
(me ereza,i gjate...i shoqeruar me majoneze,sallate)
Pule e pjekur!
(...me rrjedh goja dite e nate...)

Me mungojne parate!

3
Letrarët e rinj / Salamanda Fan Club
« ne: 30-06-2011, 10:30:52 »
QELLIMI IM!

Sapo kapercej pragun...ndesh Pano plakun
Skermis dhembet kur me rrefen per cardakun...
Me tej takoj ca shoke per koke
Dua t'i ha te gjalle,se ia nisin gallates...
Kaperceva pragun...
per nje vule te gjykates...!


4
Letrarët e rinj / Salamanda Fan Club
« ne: 29-06-2011, 17:37:19 »
SKEPTIKEVE

Ne koshin e plehrave te mia
ka mbeturina...
dhe perla...
te flakura nga pakujdesia

5
Letrarët e rinj / Salamanda Fan Club
« ne: 28-06-2011, 16:13:49 »
SHPERBLIM AXHAMIU

Erdhi era...per te punuar n'arat e fshatit tone
S'kisha haber nga fjala "pllenim",
por eren e pashe,
i dhashe nje balone...

6
Letrarët e rinj / Salamanda Fan Club
« ne: 27-06-2011, 21:20:52 »
HARMONI


"Parulla?
Kush kalon atypari?"
Te dua- i pergjigjem
"Parulla!"-gerthet ushtari

Te dua-i flas bute
Ai s'me le matane...
Ai s'm'i nxjerr trute...

7
Letrarët e rinj / Salamanda Fan Club
« ne: 27-06-2011, 10:58:56 »
DREJT DITURISE

1...2...3!
Nisemi njeheresh ne
Fitore!
Ngjita shkallet...
e pambukta
te ures se lidhur
me pe!

8
Letrarët e rinj / Salamanda Fan Club
« ne: 26-06-2011, 16:12:38 »
BIXHOZ

Sikur te hedh mendimin e pare pas orgazmes
dhe elementin e nentedhjete e trete ne nje epruvete,
me siguri do te formohet nje bote paqesore!
Apo prej plasjes...do behem i mete?

9
Letrarët e rinj / Salamanda Fan Club
« ne: 24-06-2011, 10:22:17 »
AVENTURE

Ngaqe te dua e me do,
takohemi tinez kudo
Tek vdekja me tako!
Ate vend s'e njeh
Ate vend s'e njoh!
Por,ngaqe te dua e me do...

10
Letrarët e rinj / Salamanda Fan Club
« ne: 23-06-2011, 10:38:05 »
Me ngrite moralin para se te shkoj ne pune  :P Thanks!

ZHUL

Ty te heq kapelen une!
Atyre po qe po!
Sidomos asaj...
Prandaj...
s'kam kohe
ta laj

11
Letrarët e rinj / Salamanda Fan Club
« ne: 22-06-2011, 17:00:00 »
SHTREJTESI

"Te dua moj,te dua!"-te thoja,
per te kaluar kohen...

Kohen e kaloj duke te dashur!

12
Letrarët e rinj / Salamanda Fan Club
« ne: 22-06-2011, 10:42:00 »
BESIM

Syte e mi jane diej!
Lindin e perendojne shpejt e shpesh
Kur te perendojne pergjithmone,belane do te gjesh!
Jo,jo!
O diell ne qiell,mos u deshpero!
Fantazma ime do te ngrohe...

13
Letrarët e rinj / Salamanda Fan Club
« ne: 21-06-2011, 10:32:56 »
TEPRIM

Ja,karriga e tavolina!
Kam laps!
Kam leter!
S'mungon kurrgje!
Qetesi!
Ideja do me vije...

14
Letrarët e rinj / Salamanda Fan Club
« ne: 20-06-2011, 16:04:24 »
POEZI PER TY...

Deshmove aktivitete paranormale
te shoqeruara me fjale banale?
Perjetove purgatorin ne menyre sensacionale?
Je majmur me skandale?
Ti s'ben ze
Ti s'ke ze!
Pyetjeve te mesiperme po i pergjigjet fytyra jote
ose me sakte ajo koke...
Ajo koke e pakalbshme ne toke
Koke e pershtatshme per nje sarhosh
Koke e krisur nga katastrofat
Koke bosh...

PASIVITET

Eh,buke e ngrohte...
Aroma jote...bre,bre
Besoj se edhe shijen te mire e ke!
Eh,buke...
Je e bute,e buker,e bekuar...
Pa ty sofra s'shtrohet...
Eh,buke...
Buka vazhdon te ftohet!

15
Letrarët e rinj / Salamanda Fan Club
« ne: 18-06-2011, 20:53:08 »
TRASHEGIMI

Me kerkoje nje petal te vetem
Shkulja trendafilat me gjithe rrenje
Qeshje e me puthje duart e gjakosur nga gjembat
Qeshje e puthje me ke lene...


16
Letrarët e rinj / Salamanda Fan Club
« ne: 18-06-2011, 10:19:44 »
CPERQENDRIM

Qendroj perballe dritares...
Lulet e oborrit,
te zgerlaqura nga pakujdesia e veses...
Ka lule te kuqe,te purpurta...
C'ngjyre ka korniza e dritares!?

17
Letrarët e rinj / Salamanda Fan Club
« ne: 17-06-2011, 20:57:53 »
S'DUA TA HARROJ...!

"Ai foli mire per ty!"
Cfare tha!?
Prit ta shkruaj...
Sa...ishin aty?

18
Letrarët e rinj / Salamanda Fan Club
« ne: 17-06-2011, 10:28:42 »
IMITIM

Jam kalama
Prane kioskes...
lepij akullore,buze,kaush,gishtrinj...
Edhe mami lepin akullore,buze,kaush,gishtrinj...
ne shtepi

19
Letrarët e rinj / Salamanda Fan Club
« ne: 15-06-2011, 10:32:18 »
MAMI IM!

Mami thurte papuce,
kurse une luaja me lemshin...

Papucet u veshen,u grisen...

Mami thur mallengjime
me lemshin e mungeses sime

20
Letrarët e rinj / Salamanda Fan Club
« ne: 14-06-2011, 10:41:26 »
Not as sweet as your praise,I reckon!Thank you,ta!

AHA...

Je sumbulla e kuqe e fustanit te rrudhur...?
E pamundur!
Flutur e humbur?
As qe behet fjale!
Petal i zverdhuar,i pezmatuar...?

Aha,shpirt i perdale,i rregjuar!

21
Letrarët e rinj / Salamanda Fan Club
« ne: 13-06-2011, 14:06:14 »
EFEKT

Me dergove nje leter dashurie
Germe per germe e lexova
S'kuptova gje!...
Germe me germe...
ndjeva dashuri


22
Letrarët e rinj / Salamanda Fan Club
« ne: 12-06-2011, 21:15:27 »
VETEKENAQESI

Njom shamine me lotet e qarjes e te qeshjes
Kontrolloj cilesine e simiteve
Infraktet...fokusoh en para e pas ndeshjes...
Zbiroj stinet me turjelen e viteve
Tkurrem...sa nje midhje
I ndryshket fyti robotit...
Pse shkuaj kaq pa lidhje?
I duhen arsye idiotit? 
       

23
Letrarët e rinj / Salamanda Fan Club
« ne: 12-06-2011, 16:10:52 »
KOTESI

U befsh 100 vjec!-m'uron gjyshi
"Cdo dite,cdo mot...!?"

Posi,100 jam!
Por s'bindet ai sot!

24
Letrarët e rinj / Salamanda Fan Club
« ne: 06-06-2011, 15:12:35 »
AKSION

Shtrohet rruga me balte,
shijohet qypi me mjalte,
behet gallate...
qemenate!

25
Letrarët e rinj / Salamanda Fan Club
« ne: 06-06-2011, 10:45:08 »
DUKE BERE PUNET E SHTEPISE...

Lodhem ca
Ja,kolltuku...
Ulem n'dysheme
Ah!

Faqe: [1] 2 3 4 5 6 ... 22