Profile of Scard

×

Permbledhja

Scard Zërist

Stats for Scard
Posts:   1577 (0.272 per day)
Personal Text:   Zeri YT
Data e regjistrimit:   16-08-2005, 09:57:19
Last Active:   31-12-2013, 13:44:36
Gjinia:   Mashkull
Age:  
Offline Offline

Messages - Scard

1
Ku jeni perkthyeset e vjetra?


From the bottom of my heart

Me and my heart took a
Vow from the start and a
Vow to my heart I never break

Seasons may come and the
Seasons may go but know
Through every time and space
My love will always stay forever and always

From the bottom of my heart, I love you
I can say these words to you without delay
If you're wondering just how long I'll love you
Try forever that's how long I'll feel this way

Me and my heart got a
Promise from the stars that they'd
Keep this love burning endlessly

People will come just as
People will go but know
Whatever life has in store
Through all eternity you will have my love for always

From the bottom of my heart, I love you
I can say these words to you without delay
If you're wondering just how long I'll love you
Try forever that's how long I'll feel this way

Yes, forever is how long my love will stay
Forever is a long, long time
But so what?



E ku je ti?!


Nga thellësia e zemrës sime

Unë dhe zemra ime u betuam
Që nga fillimi dhe
Betimin ndaj zemrës kurrë nuk do ta thej.

Stinët mund të vijnë dhe
Stinët mund të shkojnë, por dije se
Dashuria ime do të qëndrojë besnike përgjithmonë
Nëpërmjet çdo kohe dhe hapësire.
 
Nga thellësia e zemrës sime, të dua
Mund të ti them këto fjalë pa ngurim
Nëse pyet veten se sa gjatë do të të dua
Provo përgjithmonë, aq kohë do t`i kem të njëjtat ndjenja.

Mua dhe zemrës sime
Yjet na permtuan
Që do të mbanin këtë dashuri në jetë
Pa fund.

Njerëzit do të vijnë
Njerëzit poashtu edhe do të shkojnë
Çfarëdo që jeta ka në plan
Ti do të kesh dashurinë time përgjithmonë, deri në amshim.

Nga thellësia e zemrës sime, të dua
Mund të ti them këto fjalë pa ngurim
Nëse pyet veten se sa gjatë do të të dua
Provo përgjithmonë, aq kohë do t`i kem të njëjtat ndjenja

Po, dashuria ime do të qëndrojë përgjithmonë.
Përgjithmonë është kohë shumë e gjatë.
Por, nuk më bëhet vonë.


Nuk ke ndryshu shume! Ke mbet po ajo e para.

2
Café Zerion ツ / Sofra e Gjakoves
« ne: 27-02-2012, 22:20:46 »
Tradita e sofres.


3
Ku jeni perkthyeset e vjetra?


From the bottom of my heart

Me and my heart took a
Vow from the start and a
Vow to my heart I never break

Seasons may come and the
Seasons may go but know
Through every time and space
My love will always stay forever and always

From the bottom of my heart, I love you
I can say these words to you without delay
If you're wondering just how long I'll love you
Try forever that's how long I'll feel this way

Me and my heart got a
Promise from the stars that they'd
Keep this love burning endlessly

People will come just as
People will go but know
Whatever life has in store
Through all eternity you will have my love for always

From the bottom of my heart, I love you
I can say these words to you without delay
If you're wondering just how long I'll love you
Try forever that's how long I'll feel this way

Yes, forever is how long my love will stay
Forever is a long, long time
But so what?



4
Tema Aktuale / A i besoni politikes se re te Rames
« ne: 05-01-2008, 21:19:54 »
Absolutisht JO!

Deri me sot nuk eshte pare as dhe nje shenje e nje politike te re nga PS.
Rama nuk ka treguar se di te beje politike, sepse sapo ju la PS ne dore e ktheu ate ne nje organ qe duhet ti sherbeje egoizmit dhe ambicjeve te tij personale.
PS duket si nje parti qe ka nje kryetar, nje sekretar dhe nje anetar dhe ai eshte Rama. Pra asaj i mungon kolegjialiteti.
Vec kesaj ai nuk ka treguar ndonje aftesi administruese ne drejtimin e Bashkise se Tiranes.

5
Çfarë do të thuash kur pohon se "Naiviteti politik i Berishës lejoi kryqezimin e Bashes"?

Qeverisja e Berishes erdhi ne 2005 me premtimin per te luftuar korrupsionn dhe per te vene para ligjit te gjitha abuzimet e kryera nga zyrtaret e ish-pozites se djeshme.
Ku shkuan ata qindra-mijera faqe raporte per korrupsion, kontrabande, shperdorim te fondeve, te qeverisjes se viteve 1997-2005?
Nese do te vazhdohet te mos denohet e keqja, atehere cfare kuptimi ka qe votuesi te sjell ne pushtet?
Cdo ardhje ne pushtet duhet te shoqerohet me ndryshime sasiore dhe cilesore.

6
Naiviteti politik i Berishes lejoi kryqezimin e Bashes.
Personalisht kam bindje te plote se ai eshte i pafajshem dhe se pas cdo veprimi te tij eshte ndjenja dhe deshira per te pershpejtuar ndertimin e kesaj rruge.
E kam percjellur proceduren e tenderimit, proceduren e fillimit te punimeve, proceduren e thashethemeve tipike allashqiptare,poshtersine e prokurorit, etj dhe nga gjithe keto zhvillime kam konstatuar se ne Shqiperi duhet nje revolucion ne mendesi, ne menyre qe sa pare qe te jete e mundur ti iket mentalitetit te thashethemeve bizantine.
Une kam vite qe merrem me procedura te tilla (jashte Shqiperise) dhe ende nuk kam hasur nje injorance te tille dhe nje keqdashje te lige si ne Shqiperine e sotme.
Te vjen turp nga vendi yt kur degjon per ngjarje te tilla qe perbejne precedente.


7
Pyetje shume e drejte.
Ne fakt nje pjese e opozites, nen orkestrimin e Ed Rames dhe nen financimin e disa kompanive te ndertimit, kane hapur nje sulm te shfrenuar ndaj ketij projekti.
Ata perpiqen qe kete sulm ta fshehin permes marrjes me persona te pervecem sic eshte Lul Basha, por ne te vertete halli eshte tjeter kund.
Sikur te kisha shkopin magjik, te parin projekt qe do te beja do te ishte pikerisht kjo rruge.
Opozita e sotme i pati 6 vite ne dispozicion per ta bere rrugen, mirepo ajo per 6 vite vetem mashtroi paturpesisht, sepse ajo ne te vertete as e ka dashur e as e do nje rruge qe thyen kufinjte e vendosur nga te huajt dhe te mbrojtur me vendosmeri nga baballaret e nje pjese te atyre qe jane sot opozitare.
Ishte babai i Gjinushit, ai qe ne krye te brigadave komuniste "cliroi" Kosoven nga shqiptaret nacionaliste dhe ja la ne dore Tito komuistit.
Ishte kjo opozite qe ne vitet e para te demokracise nuk linte gje pa thene per mbeshtetjen qe i dha Kosova demokracise se re te Shqiperise, ishte opozita qe permes ZP ofendonte hapur politikanet e Kosoves dhe nxiste e perhapte antikosovarizem.
Ishte kjo opozite qe ishte e gatshme te priste refugjatet serbe te Bosnjes ne Shqiperi (Neritan Ceka,Frrok Cupi).
Ishte kjo opozite qe erdhi me pushke ne pushtet ne vitin 1997 dhe i vuri Shqiperise kufirin ne uren e Milotit.
Ishte kjo opozite e sotme qe kur u be pozite vetem sa premtoi e genjeu dhe nuk beri dot as projekt te kesaj rruge.
Ishte kjo opozite qe nuk pati kurajon dhe guximin qe ta shihte Shqiperine si nje organizem me te madh se ai qe eshte brenda 28748 km².
Ishte kjo opozite e sotme qe nxiti dhe nxit haptas percarjen kombetare.
Te gjithe ata qe jane thene dhe thuhen per kete projekt, nuk jane asgje tjeter vecse nje loje politike e ndyre, nje loje qe i sherben interesave politike dhe ekonomike te dreqit dhe te birit, por te shqiptareve kurresesi.
Sepse ata historikisht kane bere me ose padashje loje politike per interesa te kunderta me ato kombetare,ne emer te pushtetit dhe te mbajtjes se tij me cdo cmim.


8
Figura Historike / Një klithme nga kulla e Sheremetit
« ne: 07-04-2007, 08:05:32 »
"Tuk lënë dielli e praron hana
Zhuje Selman nuk ban ma nana...


Aq shumë trima pati shqiptaria por aq pak mbeten ne histori si shqiptare.Kjo ndodhi ne te kaluaren,po ndodhë sot dhe do të ndodhë gjithnjë nga shkaku i luftës se tyre ne anë te kundërt te interesit kombëtar!Të dy anet janë te forta por njera është e fortë dhe e drejtë!Fitimtaret janë gjithnjë nga  ajo anë ,nga ata qe dijnë kahjen e luftës ...
Zhuja i shkrete trim sa s`ka,si Oso Kuka e Adem Jashari,por kahja e luftës se tij nuk ishte e qëlluar!

Ekspert "kerkushi" pse nuk ke dhene nje mendim me te gjere per kullen e Sheremetit apo se atje jane vrare kundershtaret e idhullit tend komunist?
Kulla e Sheremetit eshte asgje para kulles se Tiranes enveriste ku nga shqiptaret u masakruan shqiptaret.
Si kjo kulle ka qene gjithe Shqiperia nga viti 1944 deri me 1990.
Sipas teje keta trima ishin ne drejtim te gabuar, sepse sipas teje ata duhet te ishin e drejtimin titisto-enveristo-stalinist.

Medet, medet cfare shqiptaresh marrin fryme permbi toke!

Ai gjak dhe ato perpjekje te nacionalisteve shqiptare e kane ruajtur thelbin e kombit. Ai gjak dhe ato britma te atyre kullave e ruajten qenjen shqiptare ne Kosove e jo librat e Enverit e veprimtaria agjenturore e spiuneve te tij internacionaliste.

Mesoje dhe interpretoje mire historine e kombit tone "kerkushi, sepse ke gjetur ketu nje dore lexuesish qe ta bejne qejfin e ti ju perrallis genjeshtra dhe demagogji.

Nderim te gjithe atyre shqiptareve qe e luftuan komunizmin enverist dhe titist!

9
Citim
Kosova nuk do të ketë fe zyrtare. Po çdo shtet ka fenë e vetë zyrtare, si bën veç Kosovës të mohohet kjo e drejtë. Kosova me popullsinë e vet 98% myslimane ka fenë e vet Islame në përdorim, krahas saj përdoret edhe feja krishtere me të dy ritet e saja katolike dhe ortodokse.

Kosova nuk duhet te këtë fe zyrtare, sepse shqiptarët janë një komb me shumë besime.
Kosova duhet te jetë një shtet laik ku shteti dhe feja te jenë te pavarura ne punën e tyre.
Asnje shtet modern ne Europen moderne nuk ka fe zyrtare!
Krejt ato çështjet tjera qe shtrohen aty janë ne rregull, ndërsa kjo e fesë është një thike pas shpine për Kosovën.





10
Eh sa bukur besa...
Po t`u jepet mundësia te votojne dhe te qarkullojne lirisht ne Kosovë te gjithë shqiptarët e diaspores se saj,situata politike dhe ekonomike do të permiresohej brenda 3 muajve!Por...pse kjo s`u be gjer me tani?
Unë kam mendimin qe ky propozim ne kuvendin e Kosovës s`do të kaloje sepse përveç ANMIK-ut qe me qëllim te caktuar e perjashtoi mundësinë e pjesëmarrjes se diaspores shqiptare-kosovare ne jetën e Kosovës se pasluftes,ka dhe një apo me shumë parti polöitike vendore qe këtë për shkaqe te humbjes se perqindjes  elektorale të tyre s`e duan!Diaspora e cila organizoi,financoi dhe drejtoi përpjekjet dhe luftën çlirimtare dihej cilave parti u takonte dhe mu për këtë ajo u perjashtua nga e drejta e shtetesise se Kosovës nga ANMIK-u dhe proanmiku!

Jo per 3 muaj por per tri sahat! :P
Cfare politikanesh ka ne Kosove? Kujtojne se pse jane vete naive, do t'i bejne dhe te tjeret si veten.

11
Kosova Sot / Statusi i Kosovës - Bisedimet ne Vjene
« ne: 08-01-2007, 21:30:51 »
Ne qofse ne nuk do ti ndihmojm drenicen dhe drenicaket do të humbim kosoven por te garantoj se drenica s'ka për te humbur as shitur kurr,ket e ka deshmu historija e vjetër dhe e re,dhe për ket jam i bindur se kosova duhet udhequr nga burrat e jo burrecat.

A je ne terezi apo i ke lene trute borxh ne ndonje livadh?
Kush jane burrat? Ata qe vrasin pas shpine apo ata qe nderonin me grushte si enveriste neper kamerat e televizioneve te huaja ne vitet 1998-1999.
Shkoni prej ketej se late nam duke ja lavderu njeri-tjetrit budallekun.
Cka do me thene ne ate shprehjen se "Drenica s'ka per te humbur as shitur kurr"?
Kush jeni mor ju? Shyqyr qe nuk jeni ne Kosove se s'kishin per t'ju besu as pulat per t'ua ruajtur.


12
Kosova Sot / Statusi i Kosovës - Bisedimet ne Vjene
« ne: 08-01-2007, 21:23:23 »
Citim
Drenica s`na le të bëhemi shkije,(me serbi)Gjakova s`na le të bëhemi shqiptare(me shqiperine)

E para nuk është e vërtetë, por e dyta nuk është abolutisht e  vërtetë. Bile eshte nje shpifje e ulet dhe teresisht me nuanca te nxitjes se urrejtjes krahinore.
Kujt ja shet këto budallalleqe?
Cilit shqiptar i ka penguar Gjakova bashkimin me Shqipërinë?
Hera e pare ne jetë qe po e  dëgjoj një perralle te tillë.
Është turp qe në forum leshohen teza te tilla.
Gjakova ka qenë ashtu si gjithë shqiptaria përherë ne krye te detyres kombëtare.

13
Kosova Sot / Simbolet e Kosovës (?!)
« ne: 03-01-2007, 00:03:15 »
http://www.europaelire.org/KOSOVA NDJEK RRUGËN E RREZIKSHME NË PLANIFIKIMIN E MISIONIT TË ARDHSHËM NDËRKOMBËTAR

The Independent

   
  Kosova ka vendosur që të ndjekë rrugën e Bosnjë e Hercegovinës, duke i dhënë një fuqi të balancuar mbikqyrësve ndërkombëtarë dhe duke i injoruar udhëheqësit e zgjedhur.

Misioni i Bashkimit Evropian që pritet të marrë përgjegjësitë nga Misioni i Kombeve të Bashkuara në Kosovë do të ketë pushtet të mjaftueshëm mbi autoritetet vendore dhe do të jetë i ngjashëm me misionin jofrytdhënës të komunitetit ndërkombëtar në Bosnjë.

Shtetet e Bashkuara dhe fuqitë përëndimore presin që vendimi i ardhshëm i Kombeve të Bashkuara mbi statusin e Kosovës të rezultojë me një pavarësi të kushtëzuar, përkundër kundërshtimeve që ka Serbia në këtë drejtim. Me zgjidhjen e statusit politik, në planin e Kombeve të Bashkuara është paraparë edhe themelimi i Zyrës Civile Ndërkombëtare, ngjashëm si misioni në Bosnjë. Kjo zyrë do të ketë pushtetin që të anullojë vendimet e qeverisë së Kosovës, ligjet që do të miratohen nga Kuvendi dhe të shkarkojë zyrtarë, politika e të cilëve nuk i përmbahet standardeve të Bashkimit Evropian.

Një pushtet i tillë i misionit ndërkombëtar në Bosnjë, tashmë ka krijuar një antipati kundër Zyrës së Përfaqësuesit të Lartë, veçanërisht tek serbët dhe kroatët e Bosnjës.
Zyra Civile Ndërkombëtare në Kosovë gjithashtu do të mbikqyrë edhe policinë e Kosovës, sistemin e drejtësisë, doganat dhe institucionet e ndëshkimit.
Përveç Prishtinës, zyra do të ketë edhe dy përfaqësi të tjera, një në pjesën veriore të Mitrovicës, e cila është e banuar me shumicë serbe dhe një tjetër në Beograd.

Në plan nuk përmendet pavarësia, por vetëm përshkruhet ajo që do të ndodhë pasi të jetë zgjidhur statusi. Megjithatë, ky plan, i cili është krijuar nën mandatin e shefit të politikës së jashtme të Bashkimi Evropian, Javier Solana, parasheh hapat që do të çojnë deri tek prania e bllokut evropian në Kosovë.

Pasi të jetë qartësuar statusi, Zyra Civile Ndërkombëtare do ta zëvendësojë administratën e Kombeve të Bashkuara, paqeruajtësit e NATO-s ndërkaq dhe Organizata për Siguri dhe Bashkëpunim në Evropë do të vazhdojnë të mbeten në Kosovë, njësoj sikurse në Bosnjë.
 
http://www.europaelire.org/pressreview/2006/12/20061211171206.asp

Për Kosovën është me se e domosdoshme një mbikqyrje e tillë nga BE, sepse Kosova nuk trashëgon asnjë tradite demokratike dhe si e tillë ajo ka nevojë për një shoqerim te tillë afatgjate.
Politika europiane e njeh mirë nivelin e politikes kosovare dhe ne këtë kuader ajo nuk mund te lejoje e te pranoje qe Kosova te jetë një dështim, sepse aty është investuar një kapital i madh politik dhe ekonomik.

Unë e kam te qartë se Serbise dhe forcave revanshiste brenda Kosovës nuk ju intereson një mbikqyrje e tillë, mirëpo jeta është e tillë.
Serbia iku përfundimisht nga Kosova e bashke me te janë te detyruara te ikin ose te shuhen dhe forcat revanshiste anticivilizuese e antieuropiane ne Kosovë.

Ne Europen e popujve te lirë dhe te civilizuar nuk ka vend për forca hakmarrese, për politika shovene, për doktrina antiintegruese.

Shekulli i 21-te do të jetë shekulli më me fat i shqiptareve, sepse për herë të parë ne historinë tyre mijeravjecare do të jenë krejtësisht te lirë, te integruar, te zhvilluar dhe qytetare te barabarte te Europes.

14
Kosova Sot / Statusi i Kosovës - Bisedimet ne Vjene
« ne: 29-12-2006, 13:14:30 »
Përfaqësuesi evropian flet për rolin e BE-së
 
   
BE
Bashkimi Evropian, i cili do tё udhёheqё praninё e ardhshme civile ndёrkombёtarё nё Kosovё do tё ketё fuqi ekzekutive nё disa fusha.

Drejtuesi i ekipit planifikues tё BE-sё nё Kosovё, Casper Klynge thotё pёr BBC-nё se Bashkimi Evropian do tё ndёrhyjё nё vendimet e autoriteteve kosovare, nё qoftё se kёto tё fundit shkelin marrёveshjen pёr zgjidhjen e statusit tё Kosovёs, nё veçanti nё fushёn e rendit dhe ligjit dhe tё drejtat e pakicave.

Korrespondentja e BBC-sё nё Prishtinё, Violeta Hyseni bisedoi me zotin Casper Klynge dhe fillimisht e pyeti se deri ku kanё arritur pёrgatitjet pёr misionin e ardhshёm civil ndёrkombёtar nё Kosovё pas zgjidhjes sё statusit?

Klynge: Ne jemi kёtu që prej shtatё muajsh. Kemi bёrё njё vlerёsim tё sektorit gjyqёsor nё Kosovё dhe i kemi prezentuar disa rekomandime Kёshillit tё Evropёs dhe vendeve anёtare tё BE-sё ku ne mendojmё se misioni i Bashkimit Evropian duhet tё angazhohet, sa njerёz duhet tё ketё, çfarё do tё jetё mandati i tij dhe kjo ёshtё ajo ku jemi sot.

BBC: A mund ta shpjegoni si do tё duket prania civile ndёrkombёtare pas statusit nё Kosovё nё aspektin teknik?

Klynge: Kjo ёshtё njё çёshtje e komplikuar dhe ne nuk i dimё ende tё gjitha pёrgjigjet. Shumёçka do tё varet nga rezultati i procesit tё zgjidhjes sё statusit dhe puna e tё dёrguarit tё posaçёm Ahtisari. Para se tё pёrgjigjem nё pyetjen tuaj, dёshiroj tё them se ne kemi bёrё gjёra nё frymё tё bashkёpunimit me autoritetet e Kosovёs dhe mendoj se kemi vendosur marrёdhёnie shumё tё mira me homologёt tanё lokalё, duke filluar prej qeverisё deri te Shёrbimi Policor i Kosovёs, Gjyqёsori e Shёrbimi Doganor. Ne e kemi bёrё kёtё me qёllim qё tё sigurojmё pёlqimin e autoriteteve tё Kosovёs se ajo qё po bёjmё ёshtё mirё pёr tё ardhmen e Kosovёs dhe mendoj se kemi pasur sukses.

BBC: Sa zyrtarё ndёrkombёtarё mendoni se do tё ketё BE-ja nё Kosovёn e pas statusit?

Klynge: Unё mund tё flas vetёm pёr fushёn e rendit dhe ligjit, sepse kjo ёshtё pёrgjegjёsia ime, por ne me siguri do tё kemi rreth 1000-1300 njerёz si pjesё e misionit tonё. Shumica e kёtyre njerёzve do tё jetё nё fushёn e policisё, gati 70 pёrqind, pastaj do tё kemi gjyqtarё e prokurorё tё Bashkimit Evropian dhe njё njёsi tё vogёl tё doganierёve dhe gjithashtu do tё na duhen disa qindra njerёz pёr çёshtje logjistike. Numri i pёrgjithshёm do tё jetё shumё mё i vogёl sesa qё ёshtё aktualisht numri i zyrtarёve tё UNMIK-ut dhe ёshtё pjesё e filozofisё sonё pёr ndryshimin e marrёdhёnieve ndёrmjet bashkёsisё ndёrkombёtare dhe Kosovёs pas shfuqizimit tё rezolutёs 1244.

BBC: Pёrveç zyrёs qёndrore nё Prishtinё, prania e ardhshme civile ndёrkombёtare planifikohet tё ketё dy nёnzyra, njё nё Mitrovicё dhe njё nё Beograd . Pse?

Klynge: Zyrat pёr tё cilat po flisni ju do tё jenё nёn mandatin e Zyrёs Ndёrkombёtare Civile (ICO) dhe pёr kёtё po pёrkujdeset ekipi planifikues. Nga ana jonё, nё fushёn e rendit dhe ligjit do tё kemi njё shtrirje mё tё gjerё nё Kosovё. Nё fakt nё nivelin qёndror ne do tё jemi nё Ministrinё e Drejtёsisё dhe atё tё Punёve tё Brendshme, do tё punojmё sё bashku me Shёrbimin Policor tё Kosovёs dhe nё gjykata me gjyqtarё e prokurorё, por ne do tё pёrpiqemi tё shpёrndajmё njerёzit edhe nё nivel regjional. Pra ne do tё jemi tё shpёrndarё gjithandej Kosovёs dhe kjo ёshtё pjesё e angazhimit tonё qё tё bartim aftёsitё dhe kompetencat te homologёt tanё vendorё. Mendojmё se ky ёshtё modeli mё i mirё pёr tё bёrё pёrparime nё fushёn e rendit dhe ligjit.

BBC: Zoti Klynge, a do tё jetё prania e ardhshme civile ndёrkombёtare pas statusit mё e madhe nё Kosovёn Veriore?

Klynge: Mendoj se pёr veriun e Kosovёs ende nuk i kemi tё gjitha pёrgjigjet. Dua tё them se ne po planifikojmё njё mision tё vetёm pёr gjithё Kosovёn, pra nuk parashikojmё prani tjetёr nё veri nё krahasim me pjesёt tjera tё Kosovёs. Çdo gjё qё bёjmё ёshtё pёr tё promovuar sundimin e rendit dhe ligjit nё dobi tё qytetarёve pavarёsisht ku jetojnё ata dhe cila ёshtё origjina e tyre.
Sa njerёz do t'i kemi nё veri, nuk e di. Nuk e dimё saktёsisht sa njerёz do t'i kemi nё pjesё tё caktuara, por e dimё numrin e pёrgjithshёm dhe kemi ide ku duhet t'i vendosim ata, por kjo do tё varet shumё nga rezultati i procesit tё statusit. Mund tё ketё strategji tё veçanta pёr sfida tё veçcanta. Si pjesё e njё misioni tё vetёm, mendoj se ne do tё mund tё kemi njё qasje tjetёr pёr disa sfida, por kёtё duhet ta pёrcaktojmё nё bashkёpunim me tё gjithё partnerёt tanё, pёrfshirё autoritetet e Kosovёs.
Dua tё nёnvizoj se Shёrbimi Policor i Kosovёs ёshtё njё institucion i rёndёsishёm, qё ёshtё i pranishёm edhe nё veri tё Kosovёs dhe ne duam tё sigurohemi se SHPK-ja vazhdon tё pёrmirёsohet edhe mё tutje.

BBC: Zoti Klynge, a janё pajtuar autoritetet e Serbisё pёr hapjen e njё nёnzyre tё Bashkimit Evropian nё Beograd?

Klynge: Fatkeqёsisht unё nuk jam njeriu i duhur pёr t'iu pёrgjigjur kёsaj pyetje, sepse unё nuk kam pёrgjegjёsi pёr zyrёn qё mund tё hapet nё Beograd. Ne nё aspektin e sundimit tё rendit dhe ligjit nuk do tё kemi zyrё tonёn, do tё jemi pjesё e pranisё sё pёrgjithshme ndёrkombёtare qё mund ta ketё njё zyrё nё Beograd, por ne synojmё tё kemi zyra nё Kosovё. Pra, ne nuk shohim arsye tё kemi zyrё nё Beograd, por jemi pjesё e zyrёs civile ndёrkombёtarё nё kuptim tё gjerё.

BBC: Le tё flasim pёr rolin qё do tё ketё Bashkimi Evropian pas statusit nё Kosovё. Çfarё roli do tё ketё BE-ja?

Klynge: Mendoj se Bashkimi Evropian dhe vendet anёtare tё tij para ca kohёsh kanё treguar vullnetin pёr t'u pёrfshirё nё mёnyrё mё tё drejpёrdrejtё dhe mё tё fuqishme nё Kosovё. Kosova ёshtё pjesё e Evropёs dhe ne e pranojmё pёrgjegjёsinё tonё pёr kёtё rajon dhe pёrpiqemi ta afrojmё Kosovёn me institucionet evropiane dhe euroatlantike. Ne do tё shfrytёzojmё tё gjitha instrumentet tona politike dhe vepruese pёr tё vendosur Kosovёn nё rrugёn drejt integrimeve evropiane.

BBC: Nёse e krahasojmё misionin e ardhshёm tё Bashkimit Evropian me misionin e tanishёm tё UNMIK-ut, sa tё ndryshme janё mes vete?

Klynge: Mendoj se ambicja jonё ёshtё tё jemi ndryshe nga ajo qё ka bёrё UNMIK-u. Ne nuk duam tё jemi ndryshe pёr shkak se mendojmё se UNMIK-u ka bёrё punё shumё tё keqe. Mendojmё se UNMIK-u ka bёrё punё tё mirё duke pasur parasysh rrethanat nё tё cilat ka punuar, por ёshtё e qartё se viti 2007 do tё jetё vit i rёndёsishёm pёr Kosovёn dhe bashkёsinё ndёrkombёtare.
Ne presim qё situata nё Kosovё do tё ndryshojё, e gjithashtu edhe raporti ndёrmjet Kosovёs dhe bashkёsisё ndёrkombёtare. Mendoj se tani kemi arritur fazёn e pjekurisё qё na mundёson tё ndryshojmё marrёdhёniet nё pёrgjithёsi.
Ne duam tё jemi ndryshe sepse duam tё kemi kompetenca mё tё kufizuara, tё promovojnё pёrgjegjёsitё dhe llogaridhёnien e kosovarёve. Ёshtё me rёndёsi qё kosovarёt tё bёjnё pёrgjegjёs liderёt e tyre pёr punёn qё bёjnё, ndёrsa ne do tё kemi rol mё pasiv dhe do tё ndёrhyjmё vetёm nё ato fusha ku mund tё ketё probleme, si siguria, mbrojtja e pakicave dhe sundimi i rendit dhe ligjit.

BBC: Zoti Klynge, nё cilat raste Bashkimi Evropian do ta pёrdorё tё drejtёn e ndёrhyrjes?

Klynge: Sic e thashё mё herёt, ne besojmё se rezultati i statusit do t'i japё pushtet komunitetit ndёrkombёtar nё fushat nё tё cilat ne kemi pёrgjegjёsi. Besoj se nё fushёn tonё, ne do tё ndёrhyjmё nёse kemi shkelje tё tё drejtave tё njeriut, tё pakicave, nёse rastet serioze nuk hetohen, nuk ndiqen dhe nuk gjykohen.
Mendoj se krimet ndёretnike, krimet financiare dhe krimi i organizuar janё fusha ku ne do tё kemi fuqi mё tё madhe nё krahasim me fushat tjera. Kjo ёshtё diçka tё cilёn po pёrpiqemi ta pёrcaktojmё me kolegёt tanё kosovarё dhe mendoj se nuk ka dallime tё mёdha mes nesh pёr atё se ku ne duhet tё angazhohemi mё shumё.
Autoritetet e Kosovёs e dinё se disa pёrgjegjёsi janё mё tё vёshtira dhe ne duam tё ndihmojmё aty. Shumica e punёs qё do tё bёjmё ne nuk do tё ketё fuqi ekzekutive. Ne do tё kufizojmё kompetencat tona dhe do t'i tёrheqim ato sa mё shpejtё qё tё kemi situatё tё qёndrueshme nё Kosovё.

BBC: A do tё thotё kjo se ju mendoni qё institucionet e Kosovёs ende nuk janё tё gatshme tё marrin nё duart e tyre tё gjitha pёrgjegjёsitё?

Klynge: Mendoj se institucionet e Kosovёs janё zhvilluar dukshёm nё shtatё vjetёt e fundit. Si shembull dua tё pёrmend Shёrbimin Policor tё Kosovёs qё ёshtё themeluar nga zeroja. Nёse e krahasojmё policinё nё Kosovё me atё tё rajonit, mund tё themi se Shёrbimi Policor i Kosovёs ka qenё i suksesshёm.
E njëjta vlen edhe pёr disa institucione tjera. Nё tё njejtёn kohё nё disa fusha ka nevojё pёr pёrmirёsime dhe ndihmё nga ana e ndёrkombёtarёve. Kёto fusha tё ndjeshme janё tё rёndёsishme pёr bashkёsinё ndёrkombёtare dhe Kosovёn.
Ne duam tё sigurohemi se ka siguri dhe qёndrueshmёri pёr tё gjithё nё Kosovё. Madhёsia dhe fuqia e komunitetit ndёrkombёtar do tё pёrcaktohet nga pёrparimet qё do tё bёhen nga ana e institucioneve vendore?

BBC: A mund tё jeni mё konkretё, nё cilat fusha mendoni se ka nevojё tё bёhen pёrparime?

Klynge: Mendoj se sikur nё shumё vende tjera, madje edhe ato qё janё anёtare tё Bashkimit Evropian, administrata civile ёshtё e re dhe nevojiten njerёz me pёrvojё dhe tё kualifikuar, janё disa fusha qё tradicionalisht kanё qenё tё ndieshme nё Kosovё, sic janё krimet ndёretnike, krimi i organizuar, krimet financiare, korrupsioni. Ne duam tё sigurohemi se secili ka qasje tё barabartё nё organet e drejtёsisё dhe kёtu ka nevojё tё punohet ende.

BBC: Zoti Klynge, sa i ngjashёm do tё jetё roli i Bashkimit Evropian nё Kosovё me atё nё Bosnjё?

Klynge: Nё aspektin operacional do tё jetё shumё mё ndryshe. Ne kemi misionin policor nё Bosnjё, ky ёshtё njё mision joekzekutiv qё monitoron dhe i jep kёshilla institucioneve vendore, ndёrsa misioni nё Kosovё do tё jetё ndoshta pёr herё tё parё njё mision ku Bashkimi Evropian do tё ketё fuqi ekzekutive nё disa fusha. Do tё jetё hera e parё qё do tё kemi njё mision tё pёrbashkёt me zyra tё policisё, drejtёsisё e doganave. Pra do tё jemi shumё mё ndryshe nga ajo qё kemi nё Bosnjё.

BBC: Sa do tё zgjasё mandati i pranisё sё ardhshme civile ndёrkombёtare nё Kosovё pas statusit?

Klynge: Mendoj se ne dёshirojmё tё kemi mandat sa mё shkurtёr qё ёshtё e mundur.

BBC: Sa vite nёnkupton kjo?

Klynge: Mendoj se kjo varet nga autoritetet kosovare, nёse ato bёjnё pёrparimet e nevojshme, nёse sigurojnё mbrojtjen e pakicave, nёse do tё ketё gjyqёsor tё lirё dhe tё paanshёm, ne mund ta lёshojmё Kosovёn mё shpejtё. Ne nuk kemi pёr qёllim tё qёndrojmё kёtu me vite tё tёra, mund tё ju sigurojё se ky nuk ёshtё qёndrim i bashkёsisё ndёrkombёtare dhe Bashkimit Evropian. Ne duam tё qёndrojmё aq gjatё sa jetё e nevojshme dhe pastaj t'ua bartim pёrgjegjёsitё autoriteteve nё Kosovё. Supozimi im ёshtё se fillimisht mandati ynё do tё jetё 2 apo 3 vjeçar, ndёrsa pastaj do tё kemi vlerёsime pёr nevojёn e vazhdimit tё mandatit pas periudhёs fillestare, por e theksoj prapё do tё varet nga pёrparimet qё do tё bёjnё autoritetet kosovare dhe kjo ёshtё mёnyra mё e shpejtё qё ato tё marrin mbi vete tё gjitha pёrgjegjёsitё.

BBC: Çfarё mendoni, cilat do tё jenё sfidat me tё cilat do tё pёrballeni?

Klynge: Mendoj se ka shumё sfida. Nuk duhet tё lёmё anash faktin se ka nevojё qё tё bёhen pёrparime nё disa fusha. Mund tё them se kur flasim me njerёz ata shprehin dёshirёn e tyre qё tё ketё prani ndёrkombёtare, pasi i shohin ndёrkombёtarёt si mbrojtёs nё sektorin e gjyqёsisё ose policisё. Mendoj se do tё ketё shumё sfida, ёshtё gjithmonё sfidё tё sjellёsh policё, gjyqtarё e prokurorё ndёrkombёtarё dhe besoj se ata do tё jenё tё gjendje qё aftёsitё e tyre t'ua kalojnё bashkёpunёtorёve tё tyre lokalё.
Nuk ёshtё gjё e lehtё, ne nё Bashkimin Evropian kemi pak pёrvojё dhe duam tё jemi tё sigurt se do tё bёjmё punё tё mirё nё Kosovё, sepse kjo ёshtё me rёndёsi jetike pёr Kosovёn dhe faktorin ndёrkombёtar. Jam shumё optimist, ndonёse e di se para vetes kemi shumё sfida dhe nuk do tё jetё aspak e lehtё.
Neve do tё na duhet tё punojmё shumё por gjithashtu punё e madhe duhet tё bёhet nga ana e institucioneve vendore. Shumё kompetenca do t'u dorёzohen kosovarёve prandaj ёshtё shumё e rёndёsishme qё pёrgatitjet tё bёhen dhe qё ata tё tregojnё gatishmёrinё pёr tё marrё pёrgjegjёsitё. Pra, nuk do tё jetё e lehtё, por ne jemi optimistё.
 
       
BBC
29 dhjetor 2006
 

15
Kosova Sot / CKA PO NDODHE NE POLITIKEN KOSOVARE
« ne: 27-12-2006, 22:01:12 »
PRISHTINË
Ekipi Negociues për statusin ka përcaktuar sot disa prej prioriteteve për fazën e parë të vitit të ardhshëm. Nxjerrja e Kushtetutës së Kosovës, organizimi i zgjedhjeve të lira dhe përcaktimi i simboleve që do të identifikojnë Kosovën si shtet, janë prioritetet kryesore për vitin e ardhshëm dhe fazën pas vendimit për statusin, është vlerësuar sot pas takimit të fundit për këtë vit të Ekipit Negociues. Presidenti Fatmir Sejdiu tha se me ekipin e unitetit janë pajtuar që Kosova duhet të ketë një bazë ligjore e kushtetuese të gatshme për të filluar me zbatimin e statusit, i cili sipas tij, pas propozimit të Ahtisarit brenda dy-tre muajve do të kalojë në Këshillin e Sigurimit. Në takimin e fundit për këtë vit, Sejdiu tha se ekipi negociues është pajtuar për hapat e Kosovës në vijim dhe në pritje të vendimit për statusin e Kosovës.
Po sot, Qeveria e Kosovës mbajti takimin e fundit për këtë vit, i cili ishte i pari i hapur për mediat, në të cilin kryeministri Agim Çeku ka prezantuar të arriturat e ekzekutivit gjatë vitit 2006.
"Viti 2006 ka qenë vit i pritjeve, vit i sfidave dhe testeve", tha Çeku, për të shtuar se "për vitin e ardhshëm, prioriteti kryesor i Qeverisë dhe i gjitha institucioneve tjera do të jetë jetësimi i pavarësisë së Kosovës".

Radio Europa e Lire

16
Kosova Sot / CKA PO NDODHE NE POLITIKEN KOSOVARE
« ne: 27-12-2006, 21:56:26 »
Çeku: Propozimi për statusin më 26 janar 2007
Linda Karadaku-Ndou
27-12-2006
   

Në Kosovë, kryeministri Agim Ceku konfirmoi të mërkurën se propozimi i të dërguarit për statusin, Marti Ahtisari, do t’i paraqitet Grupit të Kontaktit më 26 janar të vitit të ardhshëm. Zoti Çeku i tha Zërit të Amerikës, se kryenegociatori do të vijë dy ose tre ditë pas kësaj, në Prishtinë dhe së bashku me përfaqësuesit e Kosovës do ta kalojë faqe për faqe dokumentin e propozuar për të marrë propozimet dhe komentet e Prishtinës.

Pas marrjes së propozimeve dhe komenteve nga të dyja palët, zoti Ahtisari, do t’ia paraqesë Grupit të Kontaktit propozimin përfundimtar. Kjo pritet të bëhet deri në fund të shkurtit të vitit 2007. Më pas zoti Ahtisari do t’ia paraqesë propozimin dhe sugjerimet e tij Këshillit të Sigurimit, i cili do të duhet të negociojë për një rezolutë të re për Kosovën.

Zoti Çeku tha se Kosova është shumë afër realizimit të pavarësisë së saj dhe bëri thirrje që viti 2006 të mos shihet si vit jo shumë i suksesshëm. Kryeministri tha se nuk ka arsye të turpërohet për punën e qeverisë që ai drejton. Zoti Çeku mori edhe njëherë mbështetjen për qeverinë e tij në fund të këtij muaji në parlament, kur deputetët miratuan me shumicë votash buxhetin për vitin 2007.

Në një zhvillim tjetër, grupi negociator i Kosovës do të përqëndrohet në fillim të vitit të ardhshëm në përgatitjen e kushtetutës së re të vendit, e cila sipas presidentit Fatmir Sejdiu, kryesues I grupit negociator do të jetë një kushtetutë moderne. Grupi negociator do të punojë në vitin 2007 edhe për cështjen e simboleve të Kosovës së ardhshme. Negociatorët e Prishtinës besojnë se çështja e statusit do të zgjidhet në muajt e parë të vitit të ardhshëm.

Presidenti Sejdiu pohoi po kështu se zgjedhjet e ardhshme në Kosovë do të mbahen në vitin 2007, dhe ligji zgjedhor do të bëhet nga grupi negociator në bashkëpunim me partitë relevante të Kosovës. Presidenti tha se grupi negociator nuk është kthyer në një institucion mbi institucionet e Kosovës, megjithë kompetencat e mëdha që I ka dhënë vetes, përfshi edhe përgatitjen e ligjit për zgjedhjet.

Grupi negociator i Kosovës përkrahu gjithashtu edhe pjesëmarrjen e shqiptarëve të Luginës së Preshevës në zgjedhjet parlamentare serbe.

VOA

17
Kosova Sot / CKA PO NDODHE NE POLITIKEN KOSOVARE
« ne: 27-12-2006, 21:45:23 »
Kalojme ne teme, pra se çfarë po ndodh ne politikën e shqiptareve te Kosovës.

Siç duket ne fillim te 2007 do të shpallet plani i Ahtisarit për zgjidhjen përfundimtare te Kosovës.
Ne parim me sa kuptohet do të jetë Kosova një shtet i pavarur, por me një kontroll te fortë nga BE.
Synimi i mbajtjes nën kontroll do të konsistoje ne:

- demokratizmin e shoqerise dhe politikes kosovare,
- mbrojtjen dhe respektimin e lirive dhe te drejtave te njeriut e ne veçanti te pakicave,
- mbrojtjen e trashegimise kulturore,
- krijimin e institucioneve demokratike te pavarura,
- rikthimin e te zhvendosurve,
- sigurimin e kufinjve te Kosovës me shtetet fqinje,
- luftën kundër krimit te organizuar,
- pershpejtimin e procesit te integrimit te Kosovës ne BE,
- zhvillimin e zgjedhjeve të reja lokale dhe qendrore etj.

Të gjendur para kësaj situate partite politike kanë nisur levizjet e tyre politike, ne mënyrë qe ato te jenë sa me te pergatitura për te administruar situaten pas shpalljes se planit te Ahtisarit.
Ndërsa LDK-ja po bën riformimin dhe ristrukturimin e saj si një force moderne politike, krahu opozitar nuk sheh me larg se sa marrja me çdo kusht e pushtetit.
Ndërsa partite e tjera qe janë shtojca të tyre, vetëm se po fryjne sytë për te hetuar se nga po fryn era e me pas për te percaktuar një qëndrim.
Ndoshta do të ishte e nevojshme pas paraqitjes se planit te Ahtisarit, qe te ndertohej një qeveri me mbështetje te gjerë, e cila do ta conte vendin drejt një procesi konsensual, drejt një ruajtje te stabilitetit dhe rendit publik, e me pas drejt zgjedhjeve lokale dhe qendrore.

 

18
Kosova Sot / QKA PO NDODHE NE POLITIKEN KOSOVARE
« ne: 25-12-2006, 23:01:52 »
Gazeta "Bashkimi" e datës 22 gusht 1947, një pjesë të fjalës së Enver Hoxhës para një grupi të rinjsh që morën pjesë në Pleniumin e IV të rinisë popullore. Ja një pjesë e këtij falimi:

"...Dashuria e popujve të Jugosllavisë e mareshallit Tito dhe e gjithë udhëheqësve të Jugosllavisë për popullin shqiptar është shumë e madhe. Ne kemi fatin e madh e të lumtur që kemi në kufirin tonë të veriut një aleate e nje mike kaq të fortë, kaq të sinqertë siç është Jugoallavia.....Po të studjojmë historinë e vërtetë të popullit tonë dhe jo atë të shkruajtur prej agjentëve të imperializmit, do të shohim se populli ynë, pa qenë një popull sllav, ka pasur një lidhje të ngushtë dhe të përzemërt me popujt sllavë. Kurdoherë që krerët feudalë të Shqipërisë si Ballshët (Balshajt ‑ shënim) e të tjerë, kanë qenë në aleancë të mirë me sllavët e jugut që kanë pasur përkrahjen e malësorëve....Çdo gjë e lidhte popullin tonë me sllavët e jugut, jeta zakoni, burrëria, lufta për indipendencën kundër të njejtëve armiq.....Miqësia ka ekzistuar përgjatë shekujve e rrebeshesh në mes të popujve tanë dhe atyre malazezë. Këtë miqësi nuk mund ta errësonte shërbëtori i imperializmit dhe i fashizmit italian, shovinisti At Gjergj Fishta me "Lahutën e Malësisë", ku ai nga një vepër kusare të thjeshtë, kërkon t'i bëjë apologjinë shovinizmit më të tërbuar dhe ta ngrerë armiqësinë që nuk ka ekzistuar në mes të malësive të veriut dhe Malit të Zi, në një teori të çmendur.....Fishta dhe Vlladan Gjeorgjeviçi janë njerëz të po një shkolle dhe shërbëtorë të një ideje skllavëruese. Populli shqiptar dhe sllavët e jugut me malazezët e serbët në krye, nuk mendojnë dhe nuk ndiejnë si as si Gjergj Fishta dhe as si Vladan Gjeorgjeviçi. Poetët popullorë malazezë e serbë kanë shkuar me entuziazëm për trimërinë dhe bujarinë e shqiptarëve. Këngët autentike të malësorëve të Shqipërisë së veriut, këndojnë anasjelltas trimërinë dhe besnikërinë e malazezëve. Si mund të këndonte populli kësisoj kur ekzistonte një armiqësi siç kërkon ta përshkruajë At Gjergj Fishta e agjentët e tjerë të imperializmit. Populli shqiptar ka luftuar së bashku me popujt sllavë të jugut kundër Turqisë në Kosovë e gjetkë. Në kohën e Gjon Kastriotit dhe Skënderbeut, ne kemi pasur marrëdhënie të ngushta me këta popuj, ne kemi pasur krushqira dhe aleanca, e nga një aleancë e tillë ne kemi mundur t'u rezistojmë okupatorëve. Prandaj miqësia dhe aleanca e popullit tonë me popujt sllavë duhet të jetë guri themeltar i të gjitha përpjekjeve tona, pse ata janë popujt më përparimtarë në botë.

Prandaj populli ynë duhet ta kuptojë mirë se aleanca me popujt e Jugosllavisë, është garancia e shëndoshë për të ardhmen e tij
..

19
Kosova Sot / QKA PO NDODHE NE POLITIKEN KOSOVARE
« ne: 25-12-2006, 21:57:54 »
Citim
LDK-ja=LKJ-a nuk ka qenë asnjëherë LEVIZJE por lidhje,Lidhje me shkijet e te gjithë botës.LEVIZJA egziston qe nga 1978-ta!
Pra kjo është jo e VERTETE!

Nuk kam shume deshire per t'u marre me komente te teperta, por di te them kete se LPK-ja ka qene nje vegel e manipuluar e regjimit enverist ne sherbim te tij ose thene me troc ka qene nje zgjatim i organeve te saj te diktatures ne ish-Jugosllavi dhe ne diaspore. LPK-ja eshte perdorur nga enverizmi per te uftuar nacionalizmin e paster shqiptar ne ish-Jugosllavi dhe ne disapore, gje qe i ka shkuar per shtati sundimit jugosllav dhe agjentures se saj. LPK-ja ka qene perhapese e percarjes nder shqiptarene ish-Jugosllavi dhe ne diaspore dhe ka sherbyer si leve per aksione kunder emigracionit politik shqiptar.
Pjea me e madhe e anetareve te LPK-se kane qene me shpirt atdhetar, por krere te saj kane qene agjente ne sherbim te regjimit stalinist dhe njerez te mashtruar poshtersisht.

Citim
LDK-ja qe e formoi milosheviqi për ta patur perkrahese te planeve te tija te mevonshmwe antijugosllave dhe antishqiptare nuk ka qenë asnjeher me tepër se një Parti sllave dhe Italiane!

LDK-ne e nxori situata e krijuar ne ish-Jugosllavi. Ajo ishte pjelle e qendreses shqiptare ndaj regjimit pushtues serb.
U krijua sepse populli shqiptar ne ish-Jugosllavi ishte nje popull i pambrojtur (si thoshte Qosja). Kosova atebote nuk kishte asnje strukture tjeter qe t'i dilte asaj per zot.

Citim
Propaganda Enveriste është ajo Propagande dhe force e pashterrshme e popullit shqiptar qe Formoi shtetin Shqiptar me 1944 dhe gjysemshtetin shqiptar te Kosovës me 1998!
Qelbesirat qe dolen pas ,ato tani po e ndotin ajrin dhe frymemarrjen e Kosovës.

Do te vije nje kohe dhe do te hapen arkivat sekrete dhe do te dale ne shesh aktiviteti antikombetar i rrymave enveristo-komuniste ne ish-Jugosllavi.
Enver Hoxha nuk formoi shtet, por ai formoi nje bande kriminelesh dhe grabitesish.
Enver Hoxha dhe klika e tij lejoi qe ne Kosove te ushtrohet terror gjate dhe pas Luftes se II, ne emer te vellazerimit me popujt jugosllave.
Deri ne vdekje Enveri ishte per "ruajtjen e integritetit territorial te Jugosllavise dhe se ne rast agresioni ai do te gjendej perkrah popujve miq te Jugosllavise". (Lexo me kujdes te gjitha fjalimet e tij per kete problem).

Citim
LDK-ja si vazhduese e udhes se LKJ-se ne Kosovë ishte jo vetëm historike por edhe mbrojtese e vijimesise historike te vëllazërim-bashkimit Jugosllav.
LKJ-ja dhe Rugoviqi ishin dhe janë ata qe kanë meritat me te larta për pengimin, moskrijimin dhe shpartallimin e të gjitha institucioneve ,organizatave,dhe celulave shqiptare shtetkerkuese shqiptare te Kosovës!Si përfaqësues te shqiptareve nuk u bene asnjëherë por te kafsheve shqiptare po!Asnjëherë nuk qenë përfaqësues te Adem Demaqit,Rexhep Qosjes,Ukshin Hotit(te cilin vet e vrane)Hydajet Hysenit,e qindera Dragojve qe i pat dhe i ka kosova...por perfaqesuan kafshet e frikesuara dhe te mashtruara me buken dhe kerbaçin e shkjaut.

Rugova dhe berisha ishin armiqte tuaj te deklaruar, sepse i pari kur vizitoi Tiranen e perbuzi Enverin dhe i dyti ju rrezoi idhujt e ju hoqi mbeshtetjen politike dhe politike.
Ju ishit pas vitit 1990 nje strukture teresisht antidemokratike dhe krejtesisht ne sherbim te regjimit te Ramiz Alise.

Citim
Krijimi i te ashtuquajturit shtet paralel...i do bodrumeve me dy tri karriga...gjoja për nxënës ishte vepra e serbise.Këtë urdher te saj e zbatoi Pjeter Rugoviqi i ngordhur me kliken e tij sllavo-vatikaniane sepse ashtu u konvenonte serbise para opinionit ndërkombëtar antishqiptar proserb qe ishte e tërë Bota.

Kjo eshte tipike pjese e propagandes se ulet dhe antishqiptare, qe hiqet ne forme kombetare por qe eshte ne thelb anishqiptare.
Komunistet kane qene dhe mbeten armiqte me te medhenj te kombit shqiptar. Ata ishin, jane dhe do te mbeten skllever te dogmave dhe si te tille ata nuk duhen per asgje.
Pyeteni popullin shqiptar te Kosoves (jo anetaret e LPK, LKCK etj) se kush ishte faktori qe i bashkoi ne vitet '90 per te bere rezistence ndaj pushtimit.
Ku ishit ju? Neper mbledhje, duke shkruar trakte e pamflete ne mbeshtetje te Enverit, Ramizit, Nexhmijes e Fatosit.
Neper mbledhje duke hartuar lista per vrasjen e shqiptareve dhe per percarjen e ndarjen e tyre sipas mesimeve te luftes se klasave (versioni kosovar).
Rugova dhe LDK organizuan qendresen kombetare, ndihmuan demokratizimin e Shqiperise.
Rugova ishte atje ne Kosove, ndersa ju te fshehur apo duke ju rene ciftelive e fyejve neper Luzerne, Berne dhe Gjeneve dhe duke nderuar me grusht sa here qe vinte Nano, Gjinushi apo dikush tjeter atje.

Citim
Këta e Organizuan dhe financuan bojkotimin e luftës,mashtruan popullin dhe kështu qendresen e Bijve te vërtetë te shqipave e demtuan me të gjitha forcat e tyre.Kjo ishte ANTIQENDRESA e këtyre krimineleve! Këta kanë perhapur vetëm te pavertetat publikisht para miqeve të tyre sllave,franceze dhe italiane për shqiptarët dhe për Kosovën.Krejt vija e tyre propagandistike dhe demagogjikodemokrat ike ka qenë e perqendruar ne sabotimin e organizimit te levijes gjithpopullore për t`u çliruar nga Sllavet e Rugoviqit! REzhimin pushtues serb këta e kanë mbrojtur dhe ushqyer me mirë se vehten e tyre.Atë e demaskoi LEVIZJA POPULLORE e cila qe nga 1978-ta e ne ilegalitet dhe 1982-ta si e formuar,shkjaut dhe gjithë proshkijeve te ballkanit e botës ua futi zjarrin  nën karrige!Pleherat e LKJ-se=LDK-se pinin Wisky ne ahengjet e tyre te përditshme me Shkijet!MIqte e Kosovës qe i bëri LKJ-ja janë miqt e sotëm te cilët po të kethejne aty ku ke qenë para 1989-tes.MIqt e LEVIZJES janë ata MIQ qe po deklarohen hapur qe KOSOVE te CUNGUAr dhe nën SERBI me s? ka! Kush janë këta...kafshet s`e sijne...

Ndermjet qendreses tuaj dhe qendreses shqiptare ne pergjithesi ka nje dallim thelbesor.
Qendresa juaj ishte e nxitur teresisht nga ideologjia komuniste dhe ishte teresisht nje qendrese per te ruajtur zoterimet enveriste ne Shqiperidhe per t'i propoganduar ato dhe ne Kosove e me tej.
Ju ishit si ato korrieret e droges, qe hyjne ne loje per pak para dhe nuk dalin dot nga ajo loje te gjalle, por vetem te vdekur. E tille ishte dhe struktura juaj, nje strukture qe betohej deri ne vdekje per Enverin dhe komunizmin e aspak per kombin shqiptar te lire prej pushtimeve dhe ideologjive pushtuese (e tille ishte ideologjia enveriste).
Qendresa e vertete kombetare shqiptare ka qene dhe eshte nje ide shume fisnike, krijuar qe ne vitin 1878 e ne vazhdim ne 1912 e ne vazhdim dhe per t'u nderprere dhunshem nga regjimet komuniste ne Jugosllavi dhe Shqiperi.
Ju nuk keni patur asgje te perbashket me 1878 ne permbajtje, por ju keni patur dhe keni shume te perbashketa me 1941 (PKSH), 1943 (Mukja), 1945 (lenja e Kosoves nen dhunen serbo-malazeze, lenjen dore te lire ne masakrat e Ulqinit dhe Tivarit, pushkatimin e figurave nacionaliste etj).
Habitem se si ende nuk e kini kuptuarose nuk doni t'a kuptoni se keni qene dhe mbeteni sherbetore te nje regjimi kriminal qe ne Shqiperi vriste, masakronte, dhunonte, grabiste, sekuestronte, internonte me mijera shqiptare, ndersa juve ju mashtronte me propagande gjoja kombetare.
Une jam i bindur se ti ke qene ne Shqiperi para viteve '90 dhe ke pare ato qe te kane servrur shoqeruesit, ndersa nuk ke guxuar te pyesesh me shume se sa sa ishte parapare.
Me kete lloj propagande qe vazhdoni te beni sot e kesaj dite, vetem sa e bindni popullin e Kosoves qe te mos ju jape kurre nje vote.
Demokratizimi dhe deenverizmi juaj do te ishte nje shenje e mire per gjithe shqiptaret.

Duhet ta keni nje gje te qarte se ketu ne forume ka mosha te reja qe nu dijne asgje per te kaluaren e larget dhe te afert, por duhet te kesh bindjen se ka dhe prej atre qe dijne shume me teper se sa mendon ti dhe bashkemendimtare te tjere te tu.

Se fundmi do te deshehroja te thosha se shkrimet tua nuk i sherbejne aspak frymes kombetare, pajtimit kombetar, bashkejeteses e bashkepunimit ndershqiptar, perparimit te kombit shqiptar drejt integrimeve europiane, por ato i sherbejne per fat te keq vetem frymes antikombetare, urrejtjes dhe percarjes kombetare dhe si te tilla ata nuk duhet te gjejne aspak mbeshtetje.
Une te uroj sinqerisht dhe si shqiptar qe te gjeni kurajon dhe guximin qe te shpetoni nga e kaluara mashtruese, ne menyre qe te beheni pjese e demokratizuar e skenes politike mbarekombetare.
E uroj kete me gjithe shpirt sepse e di shume mire se cfare loe e ndyre eshte bere me dashurine tuaj te paster per kombin.
Per kete te pata shkruar ne nje teme se po te distancoheshit nga enverizmi, ju sot do te ishit ndoshta nje nga forcat me te medha te skenes politike ne Kosove.
Mirepo ju vazhdoni te mbeteni pengje te se kaluares dhe kjo nuk ju le qe te jeni me teper se sa nje dekor politik e pa pike vlere.

Merri fjalet e mia si te te pelqeje, por une kam mendimin tim dhe pavaresisht prej ndryshimeve ne bindje, une te pershendes me shume dashamiresi dhe respekt.

20
Kosova Sot / QKA PO NDODHE NE POLITIKEN KOSOVARE
« ne: 25-12-2006, 14:58:50 »
Po duke e degjuare ne tv gani gecin i cili tha kjarte se ldk janë ne titista ne enverista dhe do qe nuke janë ne asnjerin kra pyta veten cilët janë ata nuke munda ti dalloj. Pore aje tha se luftën e fituan titistet humben enveristet . Pra do të kemi politik titiste tashe e tutje për mua ka qenë dhe mbetet partia kumuniste përgjithmonë deri sa te egzistoje ka fakte dhe u treguane.

Walter,

Ke nevoje ndoshta per pak sqarim.
Politika nuk behet me klane fshatrash e familjesh, kushdo qofshin ata, sepse Kosova nuk eshte nje vend feudalesh e fisesh te Mesjetes, por nje popull e nje shtet qe vepron ne shekullin e 21-te.
LDK-ja beri procesin e kthimit te saj nga nje levizje ne nje parti politike dhe eshte e naturshme qe prej kesaj levizje do te dalin e lindin lloj-lloj partish e grupimesh.
Sa per dijeni, komunizmit titist ne Kosove ju dha fund qe ne vitin 1989 kur me mijera anetare te ish-LKJ flaken publkisht kartat e anetaresise.
Ne LDK nuk ka patur e as ka enverizem. Enverizmi sot eshte i gjalle tek partite me emrat PDK, LPK apo levizje te tipit LKCK etj.
Enverizmi ka qene dhe mbetet nje levizje ne thelb antikombetare, sepse ne themel te saj ka qendruar dhe qendron urrejtja dhe hakmarrja, lufta civile dhe izolimi politik, percarja dhe vrasjet passhpine.
Perosnalisht ndjej dhimbje per enverizmin shqiptar te Kosoves e pjeseve te tjera, sepse enverizmi ishte nje kurth i shfrytezuar nga Tito dhe Enveri per te percare shqiptaret, per t'i leshuar ata kunder njeri-tjetrit, per te perhapur urrejtje dhe armiqesi ndermjet shqiptareve, per t'i larguar ata nga fryma kombetare e Lidhjes se I dhe te II-te te Prizrenit, per t'i ftohur ata nga zjarri nacionalist dhe per t'i "ngrohur" ata me zjarr ideologjik stalinist.


21
Kosova Sot / QKA PO NDODHE NE POLITIKEN KOSOVARE
« ne: 25-12-2006, 14:48:31 »
Problemi është se te ne nuk ka përgjegjësi, e derisa nuk ka përgjegjësi askushi atëherë gabimet do vazhdojnë pas gabimeve.
Po të kishim ligje te forta, te gjithë këta njerz te infektuarme viuse të ndryshme do i dezinfektonim para gjyqit kështuqë me nuk do të lejoheshin gabimet pa u ndëshkuar....
Unë do i ksiha denuar te gjithë kreret e ldk së, kuptohet nëse do e pranonin fajin qe e mbajnë ndaje popullit qe i zgjodhi ne kryesi.

Nuk mjafton vetëm qe te shpurren këta njerz nga partia por ata duhet ti japin pergjigjeje popullit, përse e si dështoi kjo parti.


Kreksi,

LDK-ja nuk ka deshtuar aspak, por ajo ka arritur te beje ate qe duhej bere, shnderrimin e saj nga nje levizje te gjere popullore ne nje parti te mirefillte politike.
Duhet t'a kuptoni perfundimisht dhe qe te mos bini pre e propagandes enveriste (ndonese aty ben pjese dhe ti) se LDK-ja ishte me shume se nje parti e mirefillte politike,me shume se nje grupim idesh dhe bindjesh.
LDK-ja ishte nje levizje historike, levizje qe diti ti dale per zot popullit shqiptar te Kosoves dhe pjeseve te tjera nen ish-Jugosllavi (bile te ndikoje shume ne demokratizimin e Shqiperise)ne nje kohe te veshtire.
LDK-ja dhe Rugova kane meriten e madhe se per here te pare dhe ne menyre institucionale arriten te jene perfaqesuesit legjitime te shqiptareve te pushtuar nga regjimi serb, te krijojne per here te pare dhe ne menyre te hapur pushtetin paralel me ate te pushtuesit, te organizojne qendresen kombetare ne te gjitha nivelet, te perhapin publikisht dhe institucionalisht te verteten per Kosoven dhe per gjithe shqiptaret ne Ballkan, te demaskojne regjimin pushtues serb dhe makinerine e tij shtypese, te bejne miq e perkrahes te ceshtjes shqiptare ne te gjithe boten.

Mirepo pas vitit 1999, cdo gje ndryshoi dhe LDK-ja duhej te gjente kohen e duhur per te bere kalimin historik nga levizja masive 700 mije anetareshe ne parti moderne politike.
Ajo arriti, ndonese me pak dhimbje ta beje me sukses nje gje te tille dhe sot ajo e sheh veten te rinuar dhe te gatshme per te qene serish sfiduese ne zgjedhjet e ardhshme.

LDK-ja eshte vazhduesja me e denje e levizjeve kombetare te popullit shqiptar per liri dhe pavaresi, eshte vazhduesja me e denje e levizjeve naconaliste qe nga fundi i shekullit te 19-te dhe deri ne fillim te shekullit te 21-te dhe si e tille ajo ka perkrahje shume te gjere ne publikun kosovar e ate mbarekombetar.




 

22
Kosova Sot / QKA PO NDODHE NE POLITIKEN KOSOVARE
« ne: 24-12-2006, 12:31:08 »
Kosova dhe klasa e saj politike duhet urgjentisht te spastrohet nga enveristet dhe ish-agjentet e Sigurimit te Shtetit dhe titistet dhe ish-agjentet e Sherbimit Sekret jugosllav.
Kosova duhet te ndahet nga e keqja.
Nese LDK po e ben me dhimbje, urojme dhe desherojme qe dhe ish-ilegalet enveriste te kycur ne disa parti politike t'a bejne ate me sa me pak dhimbje.
Mjaft kane luftuar shqiptaret kunder njeri-tjetrit.

23
Forumi Politik / Mehmet Shehu.
« ne: 24-12-2006, 12:25:17 »
Mehmet Shehu ka qenë anëtar i kupoles se kuqe kriminale te Shqipërisë me ne krye Enver Hoxhen.
Ai është vrarë apo vetevrare si rrjedhoje e luftës për pushtet qe zhvillohej nga klane të ndryshme brenda PPSH-se, për te zënë vendin e Hoxhes qe pritej t'i ngrinte patkonjte nga qielli.
Si Hoxha ashtu dhe Shehu kanë qenë bashkeautore dhe bashkekreatore te  diktatures antishqiptare dhe për këtë nuk duhet te ushqehet asnjë iluzion.




24
Bashkimi Kombëtar / Re: SHQIPËRIA NË GJENDJE TË MJERUAR
« ne: 10-12-2006, 16:26:53 »
Skard,
Të lutem na jep një shembull, një fushe një rast...
Ja pershembull pardje doli raporti dhe Shqipëria ishte e para ne botë për korrupsion me një shifer rreth 70%.
Kjo shifer është përsëri e vogël sepse pyetje isnhte drejtuar se " a keni dhe para për sherbimet këto 12 muajt e fundit?" Para munde të mos kenë dhe disa sepse nuk kanë kërkuar sherbime, ne se do të kerkokin sherbime do të vente shifra 100%.
Ti fakt te duket kurajues...
Mua thirrja tënde më duhet thirrje për te duruar akoma këta shtypes dhe sahalepiresa te peshtire...
ASNJE NE VOTIME!, kjo te jetë motua e jonë. Le ta nxjerin rezultatin si te dojne sahanlepiresit, hajdutat dhe bosat e tyre.


Dhe ti Petrit je pjese e krizes.
Ndryshe nuk do te gjeje kaq shume kohe qe t'i biesh fyellit perdite ne nje vrime.
Ke mendime te denja per ndonje muze mesjetar.
Nuk po e kuptoni se e keni kthyer forumin ne monolog (jeni disa) dhe nga ky shkak ka rene frekuentimi.
Gjeja me e lehte eshte te shash dhe te urresh.
Gjeja me e veshtire per disa prej jush eshte te mendoni pozitiv.
U deshen 50 vite per te shkaterruar dhe normalisht qe duhet kohe per te ndertuar.

25
Kosova Sot / Re: Rishfaqet ushtria "Rebele".
« ne: 10-12-2006, 15:00:43 »
Jo kjo s`është ushtri Rebele,kjo është ushtri qe Rebelizmit antishqiptar shumë shekullor po i tregon se po i vie fundi.Nuk mbane me ujë Pilafi!Le të llomotisin si dhe sa te dojne politikane dhe papagaje te ndryshëm,me dëshirë apo te shternguar nga krimet e tyre personale por këto s^luajnë asnjë rol ne rrjedhen e veprimeve te AKSH-se.AKSH-ja është një vaksine e trupit shqiptar e cila zgjohet gjithnjë kur Viruse të huaj e sulmojne shendetin e trupit shqiptar.Ne kohe te qehta antitrupthat rrijne te padukshem.Këtë Vaksine e la ADEM JASHARI,me shumë s`arrijti me jetën dhe vepren e vet!!!!!SE kush qëndron pas saj...për këtë mos pyetni me pasi u tregova  qe ta dini  mirë  cili është i Pari i Saj!

www.vetvendosje.com

Sipas fjalëve tua, del se është një ushtri e re ideologjike, pjelle partiake dhe qe lidh fund e krye interesa partiake.
Dy janë mënyrat e një aradhe politike (X) për t'u bërë lojtar ne politikën e Kosovës.
Vetvendosja e Albin Demaqit dhe Ushtria e Gerqines.
Kush qëndron pas tyre?
Thaci e di shumë mirë. Emrushi e di shumë mirë.
Pushteti fitohet me vota e jo me plumba. Ai me vota eshte jetegjate, ai me plumba jeteshkurter.

Faqe: [1] 2 3 4 5 6 ... 48