Profile of ShqipeIlire

×

Permbledhja

ShqipeIlire Zërist

Stats for ShqipeIlire
Posts:   6 (0.001 per day)
Personal Text:   'Zëri YT!'
Data e regjistrimit:   29-01-2006, 09:21:48
Last Active:   12-02-2006, 00:43:47
Age:  
Offline Offline

Messages - ShqipeIlire

1
Forumi Politik / Mulla Iljaz Broja
« ne: 12-02-2006, 00:40:51 »
Mulla Iljaz Broja - shenjt i fesë dhe i lirisë

Eugen Shehu

http://www.iliria.net/politike/EugenShehu/mulla_iljaz_broja010704.htm


Rruga e shqiptarëve për tek bashkimi dhe liria e krejt trojeve etnike shqiptare, ka qenë dhe mbetet rruga e mundimeve dhe flijimeve epokale. Nëpër ate udhë, nëpër ato vite të tëra traumdane, ecën pa u ndalur e friguar edhe qindra klerikë shqiptarë. Hoxhallarë apo priftërinj, dervishë apo baballarë, françeskanë apo rufai, mëkuan kurdoherë së bashku me dashurinë për zotin, dashurinë e shenjtë për Shqipërinë thellë kësaj rruge plot mundime, ndriçojnë edhe deceniet që i jetoi Mulla Iljaz Broja. Ato ndriçuan nën një dritë kurdoherë të pafikur, ngase brenda tyre mbajtën kurdoherë të ndezur zjarrin e shqiptarizmës.

Iljaz Broja u lind në gushtin e vitit 1892, në fshatin Kastriot të Drenicës. Origjina e familjes së tij, në të vërtetë lidhej me fshatin Vitak, por të parët e Iljazit ishin vendosur në Kastriot duke patur mundësi të kenë pak tokë e disa bagëti. Drenica e mbyllte shekullin e 19-të me luftra të pambarim si ndaj hordhive turke, ashtu edhe ndaj sulmeve shovene ekspansioniste serbosllave në kufijtë verior të saj. Ashtu riniste jeta e kësaj krahine edhe në shekullin e ri ku trimëritë e Isa Boletinit mbrinin në kufijtë e legjendave. Iljaz Broja ka qenë i vogël të njohë historinë shekullore të Drenicës, por sigurisht ka shpirt të madh të doje çdo vis të vendlindjes. Ngase në Kastriot nuk ka shkollë dhe dëshira e djalit të vogël gjallon, i jati e dërgon Iljazin të mësojë në Vushtri. Këtu bie në sy, jo vetëm urtësia e lindur e tij, por sidomos etja për të mësuar sa ma shumë për t'u futur sa ma thellë në të fshehtat e dijes. Rezulltatet e arritura në shkollën 8 vjeçare të Vushtrisë e nxitin për të vazhduar më tej studimet. Duket se ka një komunikim krejt shpirtëror me babanë i cili edhe pse në gjendje jo të mirë ekonomike e çon të studijojë në mederesenë e Pejës. Në vitet 1914-1916, Iljaz Broja (Spahia) do të shkëlqente në mësimet e marra në medresenë e Pejës. Ai do të dallohej prej shokëve të tij, ngase në mënyrë krejt të natyrshme, dinte të lidhte kurdoherë dashurinë për dijet, për Zotin, me dashurinë e shenjtë për Drenicën, Kosovën dhe krejt viset tona arbërore. Jo pa dhimbje ai do të jetonte ndarjen tragjike të kufijve më 1913 dhe ishte promotorr i një proteste që nxënësit e medresesë së Pejës u dërgonin të tjerëve duke i kërkuar këtij komisioni që në vendosjen e kufijve me fqinjët të shihej sidomos lidhjet etnike.

Ka mbaruar medresenë me rezulltatet mjaft të larta dhe ka dhe në përfundim e sipër është kthyer në shtëpinë e tij në Kastriot. I jati ka dashur që ai të vazhdojë sërish studimet fetare duke e nxitur në karierën e vet. Por Iljazi ka ide të tjera. Ai ka vendosur të ushtrojë profesionin e vet pa u ndarë aspak nga librat. Ato do t'i vendose në dhomën e vet dhe nis kështu misionin e madh i tij si atdhetar, aq human dhe fetar. Emërohet së pari imam në xhaminë e fshatit Buroje. Tepër i ri, ende 24 vjeç, fytyrqeshur, ai do të linte mbresa të thella tek fshatarët, sa për erudicionin fetar aq edhe për këshillat e urta në pajtimin e gjaqeve apo beslidhjet e ndryshme krahinore. Me fillimin e viteve të 20-ta, tashmë mbi Drenicë e krejt trojet shqiptare të robëruara, kishte rënë mbi supe pesha e rëndë e robërisë serbosllave, dhuna, terrori, masakrat, shpërnguljet ishin në rend dite, nga ana e administratës dhe xhandarmërisë së pushtuesit serb. Pos të tjerave në ato vite, qeveria serbe, filloi në mënyrë sistematike kolonizimin e trevave shqiptare të fituara padrejtësisht në Londrën e vitit 1913.

Pikërisht në mbrojtje të këtyre fshatrave të varfëra shqiptare, u ngritën çetat e para të kaçakëve të cilat u përpoqën me çdo mjet ta ndalnin sa ma shumë masakrat dhe dhunën mbi shqiptarët, çeta e Azem Bejtë Galicës, duke luftuar maleve të Drenicës rrëfeu shembuj të veçantë heroizmi. Trimat e Azemit dhe të Shotës, do të ndjenin veten kurdoherë të sigurt në xhaminë e fshatit Buroje. Fjala e Mulla Iljazit, do t'u jepte besë e zemër këtyre trimave pushka e të cilëve shkrepte kurdoherë për vatanin e robëruar.

›Kundër dhunës e terrorit, kundër shpërnguljes me dhunë të shqiptarëve në Drenicë, u ngritën çetat e kaçakëve të Azem Bejtës, të cilët kishin një mbështetje të fortë nga hoxha Mulla Iljaz Broja. Organet e shtetit të cilat i bien në gjurmë veprimtarisë së tij, e burgosën Hoxhën duke e mbajtur disa kohë në burgun e Drenicës". (Gazeta ›Hana e Re › më 3 prill 1996 – Shkup ).

Qëndrimi në burg i Mulla Iljazit do të ishte tejet i guximshëm. Ai askurrë nuk tregoi për lidhjet e tij me Azem Bejtën e për më tej, kur i thanë se këtë kaçak, qeveria e ndjek për ta vrarë, përgjigjja e tij ka qenë: "Kush lufton për vatan s'ka vdekje!". Kanë qenë përpejekjet e disa atdhetarëve klerik shqiptar të cilët e ngritën zërin deri në beograd, me ç'rast Mulla Iljazin e lirojnë nga burgu. Populli i fshatit Buroje e priti me duart dhe zemrat e hapura mendej pati edhe burra pleq që shkuan dhe i puthnin duart atdhetarit me sytë plot dritë mirësie.

Me ndihmën e disa miqve të tij, por sidomos falë vullnetit dhe intuitës, Mulla Iljazi nisi të shkruaje bukur, pos të tjerave, edhe gjuhën shqipe. Në mënyrë të fshehtë, në mektebin e tij, ai ua mësonte këtë gjuhë fëmijëve të shkollës fillore të cilët me adhurim mezi prisnin ta dëgjonin zërin e tij. Në çdo mësim, përpara çdo fjale e lutje fetare, ky bir i Drenicës u kujdes t'i mësonte nxënësit e vegjël, me dashurinë e pakufijshme ndaj viseve etnike shqiptare. Ai ngaherë ka mundur të flasë me të njejtën dhimbje e patosi, si për Drenicën ashtu edhe viset në Maqedoninë shqiptare, madje edhe për çamërinë. Është kjo arsyeja që bijtë e fshatit Buroje e donin me gjithë shpirt Mullain e tyre madje edhe mbiemri Broja i mbeti pikërisht ngase kështu e thërrisnin krejt vendasit aty. Madje nuk duhet harruar për asnjë çast, veprimtaria atdhetare e Iljaz Brojës, edhe në kuadër të veprimtarisë së Komitetit të Kosovës, me qendër në Shkodër. Një letërkëmbim i gjërë i tij me Hoxhë Kadrinë, dëshmon për ate se të dy këta klerikë, përpara çdo ideali fetar, vunë idealet e Shqipërisë Etnike. Ata predikuan kurdoherë bashkim të shqiptarëve, pajtuan mëri e gjaqe duke qenë plotësisht të bindur se ndaj verbërisë shovene serbe, duhej të ishin kurdoherë grushtbashkuar. Por veprimtaria e tij në kuadër të Komitetit për Mbrojtjen e Kosovës ishte e pashkëputur nga ajo e organizatës Xhemijeti (Bashkimi).

Ndonëse në fillim, kjo organizatë u krijua nën ndikimet e parimeve islame, më pas ajo u shëndrrua në një organizatë luftarake për mbrojtjen e të drejtave të popullit të Kosovës dhe maqedonisë shqiptare, kundër represionit të egër serb.

Mulla Iljaz Broja, në shoqërinë e ngushtë me Fehrat Dragën do të ishte ndër nismëtarët e Xhemijetit për të penguar shpërnguljen e shqiptarëve nga tokat e tyre për në viset e Azisë dhe Anadollit. Ferhat Draga do të gjente tek Mulla Iljazi jo vetëm fjalën e urtë hyjnore por edhe guximin e burrit që ngarend t'u dale zot fateve të kombit të vet. Në një letër që u adresohej këtyre dy burrave prej komitetit të Kosovës thuhet tekstualisht: "të punohet e të merren masa që asnjë shqiptar i Kosovës të mos me u largue prej trollit të vet. Mandej me u ndihmue ata me të holla e mjete të tjera".(Arkivi Qendror i Shtetit -Tiranë, fondi ›Komiteti për Mbrojtjen e Kosovës" Dosja 12, fleta 7).

Dhe zemërgjërësia e këtyre dy burrave nuk mungoi askurrë. Derisa Fehrat Draga shiste toka duke ndihmuar bashkëkombasit e vet, Mulla Iljaz Broja, gati të gjitha të hollat e grumbulluara në xhami ua shpërndante të varfërve. Për më tej, duke shfratëzuar autoritetin e madh të tij, Mulla Iljazi, ndikonte në parinë e vendit që këta të dhuronin mjete jetese e toka duke penguar se të mundnin shpërnguljen e shqiptarëve nga vatani i tyre i shenjtë. Gjithmonë, bajramet e vogla apo të mëdhenj, do të shëndroheshin në xhaminë e Burojës në manifestime të mëdha atdhetare. Pjekuria politike dhe guximi atdhetar, rishfaqen sërish figurën e Mulla Iljaz Brojës në prillin e vitit 1939. Lajmet që vinin nga shteti amë e trishtuan Mullain e urtë por njerëzve që shkonin në xhami ai u jepte mesazhe shprese. Pushtimi fashist italian, natyrisht u prit me indinjatë të madhe nga shqiptarët e të gjitha viseve. Por që në muajt e parë të këtij pushtimi,u vunë re qëndrimet italiane pro serbe e malazeze, në dëm të sovranitetit të popullit tonë. Në vjeshtën e vitit 1939, me nismën e Mulla Ilajzit, disa atdhetarë organizojnë në sheshin para perfekturës të Skënderajt një tubim ndaj politikës diskriminuese italiane. Folën dy-tre syresh e më tej, kur fjalën e mori Mulla Iljazi sheshi gjëmoi nga brohoritjet. Fjala e Mulait çoi peshë zemrat e tubuesve kur ai kumtoi se shqiptarët do të ngrihen kundër këtij pushtimi e do të luftojnë pa u friguar, deri atëherë kur të bashkohen krejtësisht kufijtë etnike arbërore.

Më pas në vitet 1941-1943, aktiviteti i Mulla Iljaz Brojës u rrit dukshëm në dy kahje si ndaj pushtuesve italian, ashtu edhe ndaj çetnikëve serb. Dihet tashmë se në pranverën e vitit 1942, Drazha Mihajlloviqi organizoi një rrjetë të gjërë të bandave çetnike. Nëpërmjet Bllagoje Boshkoviqit dhe Zhivoje Markoviqit ai mundi të armatoste dhjetra çeta çetanikësh të cilët në mjaft raste, të përkrahur edhe nga pushtuesi italian, mundën të bënin plaçkitje e terror në mjaft fshatra të Mitrovicës, Gjilanit, Vushtrisë etj. Mulla Iljaz Broja, me ndihmën e atdhetarëve Shaban Polluzha e Mehmet Gradica, mundi të ngrejë disa çeta në Burojë e fshatra të tjera mandej u vu vetë në krye të disa luftëtarëve. Anipse nën petkun e klerikut, Mulla Iljazi, mjeshtër i luftimeve popullore, dijti të udhëhiqte me fjalën e ngrohtë dhe guximin e paepur, mjaft prej luftëtarëve nacionalist të Drenicës, ndërsa shihnin Mulla Iljazin që ngarendte drejt viseve etnike, hidheshin në zjerrin e betejave me furi akoma më të mëdha. Duke folur për betejat kundër forcave çetnike, sidomos në Pazarin e Ri, historiografia e kosovës ka kumtuar se: "Pasi formacionet e ushtrisë vullnetare në këtë pjesë ishin numerikisht të vogla, gjithherë kishin në ndihmë forcat vullnetare nga Prishtina të udhëhequra nga Sali Kalludra i Bardhit të Madh me 250 vullnetarë, Qazim Bajaraktari i Astrazupit me 8000 vullnetarë, Alush Smajli i Lalazicës me 200 luftëtarë, Shaban Polluzha me 200 luftëtarë, Bislim Bajgora me 200 luftëtarë dhe Mulla Iljaz Broja me 200 luftëtarë". (Dr. Daut Bislimi, ›Formacionet politiko ushtarake në Kosovë 1941 – 1945" , faqe 172).

Trimëria e Mulla Iljazit do të shkëlqente veçmas në luftën e Kollashinit, në dhjetorin e vitit 1943, kundra çetnikëve serb. Të përkrahur nga populli i kësaj treve, trimat e mulla Iljazit ndërmuarrën një inkursim tejet të vështirë, të pangrënë e të paarmatosur siç duhet. Ngase Shaban Polluzha ishte larg Kollashinit, në vise të Kosovës veriore, ai nuk mundi të shkojë aty. Sidoqoftë mundi t'i dërgojë mikut të tij të besës disa drenicarë trima dhe do pasije luftarake, çetnikët patën kryer masakra të vazhdueshme në këtë zonë ndaj popullit mezi priste shkëndijën e parë për një sulm, që të hidhej paskëtej pa u friguar. Në ditët e para të dhjetorit 1943, Mulla Iljazi, filloi organizimin luftarak.

Ai shkoi në disa dyer të pasura të kësaj treve dhe bindi parinë që të jepnin bukë e fishekë për luftëtarët ngase lufta për mbrojtjen e kufijve etnike ishte mjaft e shenjtë. Dokumentet historike flasin për ate se çeta e burrave që udhëhiqej nga Mulla Iljazi, brenda një jave u mbush me më shumë se 700 luftëtarë të armatosur. Zëri i Mulla Iljazit, edhe pse i butë, do të gurgullonte nëpër pyjet dhe përrenjtë e Kollashinit duke u shëndrruar në një thirrje hyjnore për me fal jetën për atdhe. Edhe në vitin 1944, Mulla Iljazi do të ngarendte kullë më kullë e vatër më vatër, për të mbajtur të ndezur zjarrin e shqiptarizmës, çeta e djemve trima të tij do të mbushte radhët e do të merrte nam të mirë prej Rrezallë në Polac, prej Buroje në Kapiliq. Në bashkëveprim të ngushtë me çetat e luftëtarëve Sadik Zeneli, Mehmet Liti, Shaban Polluzha, Mehmet Gradicës, luftëtarët e Mulla Iljazit zhvilluan luftime të ashpra në Drenicë ku ishte bastioni më i fuqishëm i luftës jo vetëm kundër çetnikëve serb, por edhe kundër ortodoksizmit serbosllavo-komunist. Duke folur për komunistët, Mulla Iljazi shkonte shpesh se shumë prej tyre janë të gënjyer, ndërsa të tjerët që nuk duan vatanin e nxitin luftën vëllavrasëse, janë mëkatarë të pandreqshëm. Për hir të së vërtetës duhet pranuar se formacionet nacionaliste, me vdekjen e Iljaz Agushit dhe mosfunksionimin më të Mbrojtjes Kombëtare Shqiptare u gjendën përballë dy zjarreve, sa të çetnikëve serb aq edhe të formacioneve partizane jugosllavo-shqiptare. Këta të fundit, të nxitur prej parrullave të internacionalizmit proletar, nuk vonuan të marrin ›hak" edhe ndaj figurave të shquara të klerikëve shqiptarë. Kështu në vjeshtën e vitit 1944, nacionalçlirimtarët e Kosovës, vranë pabesësisht imamin e xhamisë së Istogut,Haxhi Efendi Jahjanë, me preteksin se ai pat organizuar e ndihmuar formacionet luftarake balliste. Ngase OZNA pat vënë prej kohësh në gjurmë të veprës së Mulla Iljazit, me porosinë edhe të miqve, ky largohet nga xhamija e Burojës dhe kalon në ilegalitet. Populli i Drenicës e donte dhe e mbronte birin e vet, ngase patën ndarë së bashku ditë të mira e të këqija. Ata do ta mbronin Mullain, këtë shenjt lirie qoftë edhe me çmimin e madh të gjakut. Në nëndorin e vitit 1944,OZNA arreston dhe merr peng djalin e Mulla Iljazit, Ibrahimin. Në çelitë e ftohta të burgut të Skënderajt, agjentët e fshehtë e torturojnë Ibrahimin i cili nuk tregon se ku ishte i jati. Ka qenë shpirti i madh i Shaban Polluzhës i cili kur mëson mbi fatin e Ibrahimit, i dërgon Mulla Iljazit haber të rrije i qetë dhe pas disa ditëve shpërthen burgun duke liruar pos trimave të tjerë edhe Ibrahimin.


Në shkurtin e vitit 1945, shtabi ushtarak i Beogradit vendos në Kosovë diktaturën ushtarake. Me një telegram tepër sekret, ky shtab urdhëronte :

1- Në Kosovë dhe Rrafsh të Dukagjinit të vendoset diktatura ushtarake e cila do të jetë organ ushtarako-shtetëror në territorin e përmendur.

2- Për komandant të diktaturës ushtarake në Kosovë dhe Rrafsh të Dukagjinit emërohet koloneli Sava Derleviq... për komisar politik emërohet nënkolonel Gjura Medenica.

3- Për komandant të regjionit ushtarak në Kosovë dhe Rrafsh të Dukagjinit emërohet kolonel Nikolla Bozhoviq, komandanti i regjionit ushtarak i nënshtrohet organit të diktaturës ushtarake, respektivisht shtabit operativ për Kosovë e Dukagjin. Komandanti suprem i Ushtrisë Nacionalçlirimtare, Marëshalli i Jugosllavisë, Tito".

(Dr. Haqif Bajrami "Politika e Shfarosjes së shqiptarëve 1844 – 1995", faqe 147).

Është e lehtë të merret me mend, se çfar represioni u ushtrua ndaj formacioneve nacionaliste pos këtij urdhëri famëkeq. Tashmë diktatura ushtarake, duke patur si avangardë të saj OZN-nën, u përpoq të shuante më zjarr dhe hekur çdo ndjenjë atdhetare, çdo flakë shqiptarizmi. Në janar-prillin e vitit 1945, Mulla Iljaz Broja merr pjesë në krejt luftimet e zhvilluara në Drenicë.

Më tej, pas vrasjes së Shaban Polluzhës, rezistenca shqiptare duket se fashitet, ashtu siç fashiten furtunat në gjoks të maleve. Por Mulla Iljazi nuk do të tërhiqej aspak as nga idetë dhe as nga veprimtaria e tij. Në bashkëpunim të ngushtë me Profesor Ymer Berishën, ky shenjt i lirisë punon intenzivisht në përhapjen sa më të gjërë të organizatës nacionaliste ›Besa Shqiptare". Kudo ku shkon, edhe në kushtet e një terrori të pashembullt serbosllav, fjala e tij e ngrohtë ngjan me pëllumba shprese. Shqipëria Etnike do të ishte kryebiseda e tij deri në çastin e mbramë. Ka qenë pikërisht fillimshkurti i vitit 1946 kur OZNA zbulon se Mulla Iljazi gjendej i strehuar në fshatin Lecine, në kullën e Sokol Ymerit. Qindra ushtarë serb e rrethojnë në fshehtësi shtëpinë dhe në mëngjez hapin zjarr. Për të shpëtuar jetën e grave dhe fëmijëve të kullës, Mulla Iljaz Broja del nga kulla. Mbi të hidhen si lukuni ujqish dhjetra rrogëtarë të OZN-ës me ç'rast e godasin sa të mundin trimin nacionalist. Më tej, atë e çojnë të lidhur në Zllakuqan gati duke dhënë shpirt prej fortunave vrastare sllavoçetnike. Në mëngjezin e 8 shkurtit të vitit 1946, përpara skuadrës së pushkatimit, fjalët e fundit të Mullait janë: "Ne, si të gjithë shqiptarët e tjerë, s'kemi ç'presim tjetër prej jush, pos plumbit dhe thikës pas shpine. Mashtroheni se mund ta zhdukni këtë popull, se mund ta shtypni shpirtin liridashës të tij. Njëlloj si të parët tanë, edhe neve ua kemi lënë porosi brezave që të mos kenë besë në racën tuaj".(Gazeta "Hëna e Re" më 3 prill 1996 , Shkup ).

Të nesërmen, aty mbrritën fshatarët nga Buroja. Muarën trupin e masakruar të pajetë të Mulla Iljaz Brojës dhe e varrosën në oborrin e xhamisë së fshatit. Dhe bijtë e bijat trima të Drenicës për decenie me radhë e mbajtën amanetin e këtij të shenjti të lirisë, dhe në ditët e sodit kur dhe u ndëgjuan krismat e forcave të rezistencës të UçK-ës, e cila u bë njëlloj si pesë decenie më parë tmerr për racën sllavoortodokse. Ende sot, me qindra njerëz, i falen atij varri të shenjtë, simbol antisllav.



Eugen Shehu
Bern-Zvicër

2
Bashkimi Kombëtar / : Nexhmedin Spahiu dhe "kombi kosovar"!
« ne: 12-02-2006, 00:16:52 »
Prof. Dr.  Mehdi Hyseni     
"Kombi kosovar" = "Kombi jugosllav" - është antitezë e kombit shqiptar

http://www.iliria.net/front/view_art.php?id_pag=132

Para ca kohe "një astrolog politik" shqiptar pat deklaruar se "Kosova ende nuk është e bërë si atdhe"(!) Vërtet, edhe pse kjo tezë është e shprehur në formën e metaforës dhe alegorisë sarkastike, kjo është e tepërt dhe e papranueshme, sepse me fatin e kombit dhe të atdheut nuk ka lojë, as taktizime politike për qëllime egoiste personale a grupore, ideologjike, partiake dhe pushtetore në favor të interesave të huaja armiqësore. Mirëpo, duket se "sahati i lig" i provokimeve të panevojshme të kombit dhe të atdheut shqiptar, ende nuk e ka thënë fjalën e fundit. Fatkeqësisht, këtë konstatim tonin e provon edhe kjo tezë negative antikombëtare e " kryemuratorit të ri" të "kombit kosovar", Nexhemdin Spahiu, i cili para tërë kombit shqiptar dhe para tërë botës ka marrë guximin që të nxjerrë këtë konluzion të gabueshëm : "shqiptarët e Kosovës akoma nuk janë komb, por do të bëhen me kismet prej Zotit..." (Shekulli, 6.02.2006). (!?)

- Kjo tezë e "kombit kosovar" (ndoshta) mund të jusitifikohet vetëm nga politika zyrtare e Beogradit (me mbështetësit e saj: Boris Tadiqin, Vojisllav Koshtunicën, Vuk Drashkoviqin, Nebojsha çoviqin, Mirsolav Sholeviqin...,etj.) dhe nga politika propagandistike antishqiptare e Kishës Ortodokse Serbe me vladikën Artemije Radosavleviq në krye, por vetëm atëherë pasi të jetë nënshkruar "autonomia e kushtëzuar" e Kosovës. Ndryshe, për shkencën, për drejtësinë dhe për kombin shqiptar dhe Shqipërinë Etnike, teza "kombi kosovar" e Nexhmedin Spahiut, nuk do të pranohet, as nuk do të jetësohet për jetë të jetëve, pavarësisht nga intrigat dhe ofendimet e tij në adresë të intelektualve shqiptarë me grada shkencore në krye me Akademikun e shquar Rexhep Qosja, të cilët (njësoj sikurse politika obskurantiste dhe gjenocidale e Serbisë së djeshme dhe të sotme) i paska "halë në sy" edhe Nexhmedin Spahia "eureka" e "kombit kosovar".

Ata që në forma të ndryshme i shpifin dhe i përbuzin intelektualët e mirëfilltë shqiptarë me grada shkencore, në veçanti të rangut të figurës së ndritshme shqiptare, Akademik Rexhep Qosja, ata vërtet, edhe duhet të ndërtojnë "kombin kosovar", por jo në Kosovë, por dikund në thellësi të Serbisë gjenocidale, e cila po ashtu sikurse N.Spahiu dhe disa të tjerë, i ka urrjetur dhe likuiduar shqiptarët e arsimuar me grada shekncore që këtu e 100 më parë.

Ky,edhe është shkaku dhe pasoja kryesore, pse edhe sot,pas 100 vjet robërie nën Serbi, shqiptarëve sërsih po i kanoset rreziku i "bastardimit" edhe si komb i arsimuar dhe i qytetëruar, edhe si etni, edhe si shtet i lirë dhe i pavarur në Ballkan. Ky rrezik nuk është i pranishëm vetëm nga ana e kolonialistëve serbo-sllavë, por njëkjohësisht edhe nga ana e injorantëve shqiptarë, të cilët dalin me teza dhe koncepte të tilla antikombëtare dhe antishkencore se "Kosova akoma nuk është atdhe"; se "Kosova ende nuk është komb, por do të bëhet..." etj. Mjerë kombi, shteti dhe atdheu shqiptar që pret "shpëtimin", "qytetërimin" dhe "përparimin" shkncor, kombëtar dhe shtetëror nga autorët e tillë, të cilët pohojnë dhe mbrojnë tezat e tyre antishkencore dhe antishqiptare se shqiptarët e Kosovës "ende nuk janë bërë komb, as atdhe"(!?) -Zoti i "shpërbleftë" për veprat e këtilla antikomb dhe antiatdhe shqiptar të gjithë ata, të cilët ende nuk e kanë qartë se ekziston vetëm një KOMB SHQIPTAR dhe një SHQIPËRI ETNIKE në Gadishullin Ballkanik.

Natyrisht, me bekimin e Zotit të Madhëruar dhe të Plotfuqishëm, shqiptarët e Kosovës, përkatësisht të Shqipërisë Etnike qëmoti kanë statusin e kombit shqiptar e gjysma prej tyre ka edhe shtetin e vet. Shqiptarët janë të krijuar si një komb dhe, kurrë nuk do të kenë shans të rikrijohen në dy kombe shqiptare në Ballkan, sepse deri tani askund në botë nuk ka ndodhur një fenomen i tillë konvertues që nga një komb i vetëm, të krijohen dy kombe të ndryshme ashtu siç parashikon " teoria astrologjike" e autorit të "kombit kosovar", Nexhmedin Spahiu. Kombi nuk ndryshohet me gjithë dëshirat e shfrenuara të dallkaukëve të ndryshëm me vizion kosmopolit për përfitime dhe promovime të tyre personale a grupore. Natyrisht, feja mund të ndryshohet, por jo edhe kombi. Natyrisht, një komb mund t'i ketë dy a më shumë shtete ose 50 shtete siç janë Shtetet e Bashkuara të Amerikës, por të të gjitha përbëhen vetëm prej NJË KOMBI, që quhet kombi amerikan.

Përndryshe, sikur të ishte e besueshme dhe e bazueshme shkencërisht teza "komb kosovar", atëherë edhe Amerika do të përbëhej nga 50 kombe të ndryshme me prapashtesën "kosovare" amerikane. Për këtë arsye, as Rexhep Qosja e as intelektualet e tjerë shqiptarë me grada shkencore, nuk kanë nevojë që të shterohen, duke hyrë në "një thes" me autorin e "kombit kosovar", sepse nuk ekziston asnjë argument valid, që mund të diskutohet me të, për shkak se ai nuk iu bindet argumenteve shkencore të akademikëve shqiptarë, as të huaj, se procesi i krijimit të kombit shqiptar qëmoti ka përfunduar pa lindur nexhmedinët dhe mbështetësit e tjerë të tezës "kombi kosovar". Të pabindurit dhe ata që ende nuk besojnë se ekzison vetëm NJË KOMB SHQIPTAR, le t'u drejtohen me " trajtesat" dhe me "librat" e tyre "shkencore" këtyre institucioneve: (1) Akademisë së Shkencave të Shqipërisë, (2) Akademisë së Shkencave të Kosovës,(3) Institutit Etnologjik, (4) Institutit Albanologjik, (5) Institutit të Historisë...,etj. në Kosovë, përkatëssisht në Shqipëri , sepse vetëm këto institucione shkecnore janë kompetente dhe e kanë për detyrë që autorit apo autorëve të "kombit kosovar" t'iu japin përgjigjen në mënyrë të kualifikuar dhe në formë të prerë dhe, vetëm me shkrim mbase etika profesionale, kombëtare dhe atdhetare nuk lejon që të debatohet në ndonjë formë tjerë, duke polemizuar me tezat absrakte dhe vulgare të dallkaukëve, që kanë për qëllim vulgarizimin dhe zvetërimin (konvertimin) e KOMBIT dhe të SIMBOLEVE EKZISTUESE KOMBËTARE SHQIPTARE.

Një problematizimi të tillë absurd për qëllime politizuese dhe profiterizuese të individëve dhe të grupeve të ndryshme të interesit me prirje të prishjes së vlerave kombëtare shqiptare, duhet t'i japë fund si shkenca, ashtu edhe politika shqiptare në mbarë hapësirat e Shqipërisë Etnike, si dhe në hapësirat e diasporës shqiptare. Mjaft, tanimë, nuk u ngopëm me tri fe, por tani po duam edhe "tri kombe" të ndryshme a?! - Mjaft! Mjaft! Se tërë armiqtë shekullorë dhe tërë bota e përparuar po qeshin dhe po çuditen me eksperimentet tona antikombëtare dhe antishtetërore. Kush të dojë le ta ndërrojë fenë, por KOMBIN SHQIPTAR nuk mund ta ndërrojë, as nuk mund ta rikrijojë, qoftë ai edhe Nexhmedin Spahiu nga gjysmë Mitrovica e Shqipërisë Etnike.

Me shkatërrimin e ish-Jugosllavisë së Titos, dhe të Serbisë së madhe të kriminelit Slobodan Milosheviq, ka marrë fund edhe cirku me shpikjen e "kombit kosovar" dhe të konevrtimit të simboleve ekzistuese të identitetit kombëtar shqiptar (flamuj të ndryshëm "me ujë dhe pa yje") sipas politikave dhe ideologjive të ndryshme antishqiptare. Edhe sipas historisë, edhe sipas zakonit, edhe sipas kushtetutës tendencat e bastardimit të vlerave të idenitetit kombëtar dhe shtetëror shqiptar janë të paprekshme dhe të pakorrigjueshme nga ana e individëve, e grupeve apo e partive të ndryshme. çdo korrigjim më të vogël të tyre, mund ta bëjë vetëm populli shqiptar me referendum ose me plebishit, sepse vetëm populli është i vetmi titullar legal dhe legjitim për formimin, ndryshimin dhe revizionimin e vlerave të tij kombëtare dhe shtetërore e askush tjetër nuk ka atë të drejtë të ngrejë propozime, iniciativa çoroditëse sikurse kjo e N. Spahiut "kombi kosovar", që është në funksion të rikrijimit, përkatësisht të rishkyerjes së KOMBIT SHQIPTAR në favor të krijimit të ri të "kombit multietnik kosovar"(serbë, malazeze, turq, romë, hashkalinj etj.). Pra, me një fjalë, pavarësisht nga qëllimet indivudale apo grupore, provokimi për t'i bastarduar vlerat vitale të KOMBIT SHQIPTAR, mbart edhe konsekuenca të dënueshme me ligj mbase as KOMBI,as ATDHEU SHQIPTAR nuk është pronë individuale, as grupore, por zotërim KOLEKTIV i mbarë KOMBIT SHQIPTAR dhe i SHQIPËRISË ETNIKE! Këto fakte, duhet t'i ketë pasur parasysh "zbuluesi" i "kombit kosovar", sepse askush nuk e gëzon të drejtën e monopolizimit të Kosovës dhe të asnjë pjesë të Shqipërisë Etnike, veçëse KOMBIT SHQIPTAR SI KOLEKTIVITET.


* * *

Në Kosovë ka mbi 90% shqiptarë, të cilët janë pjesë e pandashme e kombit shqiptar të Shqipërisë Etnike. Prandaj, shqiptarët e Kosovës nuk janë pjesë e natyrshme, as për nga historia, as për nga territori, as për nga gjuha, as për nga kultura, as për nga tradita, as për nga raca, as për nga qytetërimi e as për nga etnia që me pjesëtarët e etnive të tjera(serbë, malazezë, truq, romë, kroatë etj.), të krijojnë një komb të përbashkët, të quajtur "komb kosovar", të "zbuluar" nga Nexhmedin Spahiu sipas modelit të bankrotuar të "kombit jugosllav" të ish-RSFJ-së Titos (1943-1989). Pra, në Kosovë jeton një pjesë kombit shqiptar, që quhen kosovarë sipas toponimit etnik Kosovë (por në asnjë mënyrë nuk identifikohet me emërtimin "komb kosovar", të trilluar nga N. Spahiu). Në Drenicë jeton një pjesë e kombit shqiptar, që quhen drenicarë, por nuk janë "komb drenicar", por banorë të Drenicës me komb shqiptar.

Gjithashtu, në Tetovë, në Kërçovë, në Tepelenë, Tuz, Llap etj. jeton një pjesë e kombit shqiptar, por ata nuk janë "komb tetovar", nuk janë "komb kërçovarë", nuk janë "komb tepelenas", nuk janë "komb tuzian", nuk janë "komb ulqinak" etj.etj.Prandaj, mbi asnjë kriter metodologjik shkencor të përkufizimit të nocionit të kombit, nuk mund të merret si paradigmë krijimi i "kombit kosovar", sepse ka të bëjë me të gjithë banorët e Kosovës, që njihen si "kosovarë", jo si "komb kosovar"(!?) - Fenomeni kosovarë, drenicarë, korçarë, llapjanë, tetovarë, dibranë..., etj. nuk ka asnjë lidhje me nocionin komb, por me shtrirjen toponomistike të vendbanimeve të tyre, që janë pjesë të territorit integral të Shqipërisë Etnike dhe të KOMBIT SHQIPTAR.

Politikisht, ashtu siç po kërkojnë standardet e dyfishta të politikës ndërkombëtare, nocioni "shtet kosovar" multietnik mund të krijohet në të ardhmen, në qoftë se Kosovës nuk i njihet e drejta e subjektivitetit juridik ndërkombëtar. Mirëpo, njëkohësisht, mbi asnjë bazë të qëndrueshme nuk mund të krijohet një "komb kosovar", se as shqiptarët, as serbët, as kroatët, as hashkalinjtë, as turqit, as boshnjakët nuk do të pranojnë, që identitin e tyre kombëtar, ta shkrijnë si "fluska e sapunit" në një të ashtuquajtur "komb kosovar" të "antropologut-konstitucionalistit" N.Spahiu, sepse paraprakisht e kanë provuar "kismetin" e tyre në "kombin jugosllav" multietnik dhe multipluralist të ish-Republikës Socialiste Federative të Josip Broz Titos, ku më së shumti është djegur kombi shqiptar e jo "kombi kosovar", sepse në atë ngrehinë artificiale nuk kishte vetëm shqiptarë të Kosovës, por kishte edhe shqiptarë të Malit të Zi, edhe shqiptarë të Anamoravës, edhe shqiptarë të Maqedonisë, që të gjithë i përkisnin dhe i përkasin vetëm NJË KOMBI, e ky është KOMBI SHQIPTAR e jo kursesi "kombi kosovar" (!!!)

* * *

Hedhja në opinion e tezës "komb kosovar" është vetëm një provokim i keq me primesa serbo-jugosllave, që do të ndikojë më se negativisht jo vetëm sot në procesin e mëtejmë të pavarësimit të plotë të Kosovës, por edhe nesër në procesin e çlirimit, të pavarësimit dhe të ribashkimit të shqiptarëve të territoreve të tjera indigjene të Shqipërisë Etnike. Teza "komb kosovar" e N. Spahiut bazohet në klishe stereotip të pluralizmit të vetëqeverisjes së Jugosllavisë socialiste të Eduard Kardelit dhe të Josip Broz Titos, sepse edhe ata, sikurse Nexhemedin Spahiu ishin "vizionarë internacionalistë" ngase provuan që ta ndërtojnë një "komb jugosllav" pluralist (serbë, kroatë, sllovenë, shqiptarë, maqedonë, hungarezë, boshnjakë, malazezë, bullgarë, rusinë, sllovakë, turq etj.), ashtu sikurse më pas Nexhmedin Spahiu "kombin kosovar".

Mirëpo, edhe pse ata ishin diç më shumë të arsimuar shkencërisht dhe të avancuar politikisht dhe diplomatikisht sesa N.Spahiu ynë si analist i "ngjareve politike" të tregut lokal të gjysmë Mitrovicës (ishin dy nga arkitektët dhe udhëheqësit kryesorë të ndërtimit dhe të drejtimit të ish-Republikës Socialiste Federative të Jugosllavisë pothuajse dyzet vjet rresht) patën dështuar në realizimin e konceptit të "kombit jugosllav". Arsyeja kryesore e falimentimit të "kombit jugosllav" të Titos dhe të Kardelit ishte se në hapësirat e jugosllavive të vjetra dhe të reja (1918-1990) kurrnjëherë nuk kishte figuruar një komb i tillë, i njohur dhe i quajtur me emrin "komb jugosllav". Kështu që, si në aspektin antropologjik, historik, etnik, kulturor, gjuhësor, material, shpirtëror, qytetërues, ashtu edhe në atë juridik ligjor e kushtetues ishte vetëm një sajesë artificiale me prapavijë të thellë të politikës shfyrtëzuese dhe asimiluese të identitetit kombëtar të popujve të përfshirë në kuadrin e ish-Jugosllavisë së Titos. "Kombi jugosllav" në veçanti ishte me pasoja katastrofike për kombin shqiptar, të cilit i mohohej njohja e së drejtës si komb dhe si shtet shqiptar (jo si "komb kosovar" në asnjë mënyrë), të njohur me emrin Shqipëria Etnike. Në këtë kontekst, duhet të shikohet edhe "eureka" e "kombit kosovar" të Nexhmedin Spahiut, i cili për shkak të mungesës së edukatës dhe të arsimimit të mirëfilltë të historisë gjenealogjike dhe civilizuese të KOMBIT SHQIPTAR, ka dalë në opinion me "kombin kosovar"(!?) (Shih: "Shekulli",6.02.2006; wwww.liriakombtare. com, 4.02.2006; ww.mitrovicapress.c om, 3.02.2006 etj.).

Ja, "arsyetimi" i hipotetikës abstrakte dhe propagandistike të N.Spahiut për "kombin kosovar": "shqiptarët e Kosovës akoma nuk janë komb, por do të bëhen me kismet prej Zotit..."(Shekulli, 6.02.2006). çfarë teze e gabuar kjo, si në sfondin e historisë kombëtare, ashtu edhe të së drejtës ndërkombëtare(!) E vërteta është kjo: si shqiptarët e Kosovës, ashtu edhe të gjithë shqiptarët e tjerë në Ballkan si KOMB SHQIPTAR janë krijuar qëmoti me shekuj, por nga armiqtë e tyre serbo-sllavë dhe evropianë, gjysmës së tyre (50%) ende nuk iu njihet e drejta e krijimit të shtetit kombëtar shqiptar, që quhet Shqipëria Etnike.

Pra, edhe shqiptarët e Kosovës janë pjesë e KOMBIT SHQIPTAR dhe të Shqipërisë Etnike, por ende nuk janë shtet më vete, edhe pse janë komb shqiptar. Ky status ekzsitues i Kosovës në asnjë mënyrë nuk nënkupton se ata nuk janë komb apo nuk kanë atdheun e tyre. Ata i kanë që të dy këto komponente, por iu mungon vetëm njohja ndërkombëtare e shtetit të tyre e jo, në asnjë mënyrë njohja e tyre kombëtare dhe atdhetare, siç pohojnë injorantëtë e paudhëzuar të çështjes kombëtare shqiptare, të shtytur dhe të mashtruar nga tezat e huaja "moderne" dhe "demokratike" antishqiptare, që janë tërësisht komplementare me konceptin e "kombit jugosllav" që,në veçanti (ndër të tjera) kishte për qëllim përthithjen e identitetit kombëtar shqiptar në favor të politikës kozmopoliste, të quajtur "bashkim-vëllazërim" jugosllav për t'i sunduar dhe shfrytëzuar ekonomikisht, politikisht dhe mbi bazën kombëtare, jo vetëm shqiptarët e Kosovës, por edhe të Maqedonisë, edhe të Malit të Zi, edhe të Anamoravës.

Prandaj, për këtë "zbulim epokal" të nocionit "komb kosovar" të N. Spahiut, nuk duhet të harxhohet asnjë minutë kohë as në rrafashin shkencor, as në atë politik, sepse ai nuk ka të bëjë fare me ndriçimin dhe me mbrojtjen e interesave dhe të vlerave fundamentale të KOMBIT SHQIPTAR dhe të Shqipërisë Etnike, por ai ka të bëjë me "hallet" e minorteteve etnike, përkatësisht me ndërtimin e "shtetit kombëtar kosovar" të tyre në llogari të territorit, të kombit dhe të shtetësisë etnike së Kosovës shqiptare. Mirëpo, si për shqiptarët e Kosovës, ashtu edhe për të gjithë shqiptarët e tjerë brenda dhe jashtë trojeve etnike shqiptare, duhet të kihet parasysh fakti se ekziston vetëm NJË KOMB, e ky është KOMBI SHQIPTAR e jo "KOMBI KOSOVAR" , i trilluar nga një diletant politik i "KOMBIT KOSOVAR", nocion ky i barasvlershëm me nocionin "kombin jugosllav" të ish-RSFJ-së së Josip B. Titos(!)

Ia vlen t'i rikujtojmë "zbuluesit" dhe mbështetësit e kësaj teze se plotësisht janë në rrugë të gabuar antikombëtare dhe antishkencore ngase nuk ka asnjë gjasë reale që të ndërtohet kurrfarë "kombi kosovar" kundruall KOMBIT SHQIPTAR , ngase MURI KOMBËTAR SHQIPTAR (as teorikisht, as praktikisht) nuk mund të pranojë ndonjë trup të huaj shtesë, siç po imponohet në mënyrë të verbër dhe iracionale teza e huaj serbo-jugosllave "komb kosovar", sepse përmbajtja e këtij nocioni skandaloz dhe abstrakt përveç shqiptarëve, përfshin edhe serbët, malazezët, romët, turqit, hashkalinjtë etj. nën një "ambrellë" shumëkombshe kosovare, që është antitrup i KOMBIT SHQIPTAR. Domethënë, përpos kombit shqiptar (mbi 90%) "kombi kosovar" është një konglomerat i fundërrinave të etnive të ndryshme kosovare(serbë,malazezë etj.), të cilat na përkujtojnë të kaluarën e hidhur historike të Kosovës, përkatësisht të Shqipërisë Etnike të kolonizuar nga kombet e tyre të njohura kolonialiste dhe imperialiste. Prandaj, në asnjë kuptim shkencor dhe real "kombi kosovar" nuk nënkupton kombin shqiptar, por një "entitet mulat", të përbërë prej disa minoriteteve të ndryshme, që quhet "multietni kosovare".

Sa më sipër, deri sa nuk është bërë vonë për fatin e Kosovës dhe të shqiptarëve tezat, draftet, librat , debatet në temën e trilluar me titull "kombi kosovar", duhet të futen në "dhe" sa më parë, sepse nga ai arsenal vetëvrasës, do të përfitojnë vetëm armiqtë KOMBIT SHQIPTAR; vetëm armiqtë e KOSOVËS SË PAVARUR, përkatësisht të SHQIPËRISË ETNIKE TË PAVARUR DHE TË RIBASHKUAR.

3
Perandorët ilirë në Perandorinë Romake (sipas viteve të erës sonë):

 
1   Deci                          249-251     
2   Ostiliani                 251     
3   Klaudi II                 268-270     
4   Aureliani                 270-275     
5   Probi                          276-282     
6   Diokleciani                284-305     
7   Maksimiani              286-310     
8   Galeri                       305-311     
9   Konstanci I              305-306     
10   Severi II               306-307     
11   Licini                          307-323     
12   Konstantini i Madh  307-337     
13   Maksimini II             308-313     
14   Konstantini II             337-340     
15   Konstanti I              337-350     
16   Konstanci II             337-361     
17   Vetranioni              350     
18   Julian Apostati    360-363     
19   Joviani                363-364     
20   Valentiani I              337-375     
21   Valenti                361-378     
22   Garciani               375-383     
23   Valentiniani II     383-392     
24   Konstanci III             421     
25   Valentiniani III    425-455     
26   Marciani              450-457     
27   Leoni I               457-474     
28   Leoni II               474     
29   Anastasi I             491-518     
30   Justini I               518-527     
31   Justiniani I              527-565     
32   Justini II                565-578     
33   Tiberi II                578-582   



Poshtëshënim:
Kur paraqiten më shumë se një perandorë në të njëjtën kohë, duhet kuptuar se ndodhte që të kishte më shumë se një perandor të cilët mbulonin pjesë të hapësirave të pamata të Perandorisë Romake.

[attachment[/attachment]

Faqe: [1]