Profile of Sociologu03

×

Permbledhja

Sociologu03 Zërist

Stats for Sociologu03
Posts:   95 (0.020 per day)
Data e regjistrimit:   22-06-2008, 23:07:17
Last Active:   02-06-2009, 22:42:41
Age:  
Offline Offline

Messages - Sociologu03

2
Bota po ndryshon
Kjo video është punuar nga një Evangjelist me anë të së cilës ai jep fakte (shumica të sakta) për ndryshimin që po e pëson bota dhe rritjen e shpejtë të numrit të muslimanëve dhe të Islamit në botë.
Personi i quajtur "Friend of Muslim" (miku i muslimanëve) thërret pasuesit evangjelist për të u zgjuar dhe për të punuar në thirrjen në fenë e tyre.
 
shiko videon:



3
Forumi Islam / Fjalimi i Erdoganit ne Davos
« ne: 30-01-2009, 22:06:54 »


Fjalimi i kryeministrit Erdogan ne shqip

Fjalimi i kryeministrit Erdogan: "I nderuar Perez, qenka i lartë zëri juaj, e di se zëri juaj është i larte si pasojë e psikologjisë së të qenit fajtor, ta dini se zëri im nuk do të jetë kaq i lartë. Kur vjen puna për të vrarë ju dini mirë si të vrisni. E di shume mirë se si i vratë, se si i qëlluat fëmijët nëpër plazhe. Unë di dy fjalë të rëndësishme të dy personave të cilët kanë qenë kryeministrat tuaj. Ju keni patur kryeministra të cilët thonë se "Kur hyj në Palestinë duke qene sipër tankeve më jep një lumturi tjetër'' kurse ju më jepni numra (për çifutet që kane vdekur deri tani ) kurse unë mund t'u them edhe emrat e këtyre kryeministrave, ndoshta ndërmjet jush ka nga ata qe janë kuriozë. Gjithashtu dënoj dhe kritikoj edhe ata të cilët duartrokasin këtë padrejtësi (ngase pas fjalimit të Perez pjesëmarrësit duartrokitën gjatë) sepse të duartrokasësh ata të cilët vrasin fëmijë, vrasin njerëz ma merr mendja se nuk është njerëzore, përkundrazi është po ashtu një gabim njerëzor. Të vërtetat nuk mund t'i lëmë mënjanë, unë mbajta shumë shënime (nga fjalimi i parafolësit Perez) por nuk kam rast t'i përgjigjem të gjithave tani por dua tu them vetëm dy fjalë. Së pari, Në ligjin e gjashtë në Teurat thuhet: ''Nuk Do Vrasësh'' kurse shohim qarte se ( Izraeli ) ka vrare. Se dyti, është shumë interesante, Gilad Atzmon ka thënë se '' Barbarizmi i Izraelit është shume përtej mizorisë'', shkrimtar cifut ky. Po ashtu kemi edhe një Profesor të Shkencave Ndërkombëtare në Universitetin e Oksfordit Avi Shlaim i cili ka qenë ushtar në Izrael dhe i cili ka thënë në Gazetën ''Guardian'' se ''Shteti i Izraelit është një shtet hajdutesh''. Që prej tani Davosi per mua ka mbaruar dhe nuk vij më herën tjetër ta dini sepse ju nuk lini te flas lirshëm, (Perez) foli 25 minuta kurse unë 12 minuta...është e papranueshme" .

Kryeministri Erdogan braktisi mbledhjen duke u duartrokitur nga të pranishmit.

4
Forumi Islam / Njoftime
« ne: 27-01-2009, 20:21:54 »
Unioni Studentor Musliman ju fton te merrni pjese ne shfaqjen e dokumentarit premiere "Perandoira e Besimit III"

Te gjithe besimtaret dhe besimtaret fothen qe diten e merkure ne dt 28.01.2009 te marrin pjese ne kere dokumentar i cili shfaqet per here te pare ne Tirane. Dokumentari do te shfaqet tek "Shtepia e Ushtarakeve" perballe kendit te lojrave "7 xhushat".
Hyrja eshte e lire.

Dokumentari "Prerandoria e Besimit III" eshte nje permbledhje e historise Islame qe nga koha e Pejgamberit Muhamed duke vazhduar me shkelqimin e kalifatit Islam dhe deri tek Perandoira Osmane.

Eshte nje nder dokumentaret me te realizuar ne llojin e vet dhe shume i rendesishem ne kohet aktuale.
Per te gjithe historianet dhe sutudjuesit e ndryshem kjo eshte nje teme e pashmangshme dhe shume te debatuar. Kjo periudhe ne menyre te vazhdueshme eshte keqinterpretuar dhe keqperdorur. Nje analize objektive e kesaj perandorie besoj do te jete me interes per te gjithe.

Shpresoj ta vleresoni perpjekjen modeste te ketyre studenteve me pjesemarrjen tuaj.

5
Teologjia / Propoganda Katolike ne shkollat e mesme.
« ne: 22-01-2009, 22:09:09 »
Vizita e kryepriftit katolik te Shkodres ne shkollat e mesme.

www.youtube.com/watch?v=-xjmqcTd_6U&feature=email



7
Lindja e Mesme / Izraelitët si Nazistët
« ne: 12-01-2009, 23:47:29 »
Kush i fryn zjarrit, digjet dhe kur me zjarr nenkuptojme ushtrine e Yllit te Davidit atehere jo vetem digjesh por pervelohesh. perderisa e kruajten te paret dhe nisem ca "kasam", tani ta mbajne ne kurriz se ate meritojne.

Mua me vjen keq per veten time qe po te kthej pergjigje ty sepse te tille buracakesh qe ironizojne me gjakun e njome e te pakten 200 femijeve palestinez dhe 700 te tjereve meriton me shume se injorim, po une te kujtoj ate qe lutje te cilen sot me shume se kurre po e perserisin me shume se 1 000 000 000 muslimane ane mbane botes dhe ajo eshte: O Zot lartesoje Islamin dhe muslimanet ku do qe jane, O Zot shkateroi dhe poshteroi te gjithe ata qe e luftojne Islamin dhe muslimanet, ate qe ata e bjene ne tokat muslimane, ne familjet muslimane, ne nderin e tyre, ne trupat e tyre, o Zot mos na e merr shpirtin gjer sa  ato i shohin ne tokat e tyre, ne familjet e tyre, ne trupat e tyre.

8
(marre dhe perkthyer nga, permbledhja e shkrimit te Robert Fisk ne gazeten Independent, prej site: www.aljazzera.net)

 

Fisk ka thene: Ajo cka ndodh nuk duhet te na cudise. A i kemi harruar 17.500 persona -shumica derrmuese ishin civile dhe shumica e kesaj shumice femije dhe gra- ne sulmet izrailite ndaj Libanit ne vitin 1982?! Po 1700 palestinezet e vrare ne masakren e Sabres dhe Shatiles?! Po masakren e Kanes me 1996 ne te cilen u vrane 106 refugjate civil libanez - me shume se gjysma e tyre ishin femije – ne njerin prej kampeve te OKB-se?! Po masakren ndaj refugjateve te Mreuihinit te cilet Izraeli i urdheroi te linin shtepite e tyre ne vitin 2006 dhe me pas ekuipazhi i nje heilikopteri izrailit kreu therrjen e atyre njerzve?! Po vrasjen e 1000 te tjereve gjate borbandimeve izrailite me 2006 ne sulmet mbi jugun e Libanit, ku shumica e te vrareve ishin civile.

Ajo cfare realisht te habit eshte mashtrimi ne gojen e shumices se liderve perendimore, presidente, kryeministra, kryeredaktore, gazetare; se Izraeli ben gjithcka eshte e mundur per te evituar viktimat ne rradhet e civileve.

Perseritja e ketij mashtrimi nga ana e te gjitheve eshte justifikim per mos ndalimin e zjarrit, gje qe I ben duart e tyre te pergjakura ne gjakun e masakres se djeshme. Nese Bushi do te kish guximin te kerkont ndalimin e menjehershem te zjarrit para 48 oresh, ata 48 civile prej te moshuarve, grave dhe femijeve do te ishin gjalle tani.

Ajo cfare ndodhi nuk ishte vec nje turp, por qe nje humbje nderi dhe poshterim, minimumi qe mund te cilesohet eshte emertimi i asaj cka ndodhi si krim lufte. Keto do te thoshim nese keto akte te shemtuara do ti kish kryer Hamasi.

Pretendimi i Izraelit se ka marre persiper luften tone kunder “terrorizmit nderkombetar” duke luftuar ne Gaza, per ne, per te mbrojtur vlerat tona perendimore, sigurine, paqen dhe standartet tona, na ben ne gjithashtu partner te saj ne ate barbarizem qe derdh mbi Gaza.

Eshte e drejte e Izraelit qe te gezoje siguri, mirpo balancat ndryshojne teresisht nese do te krahasojme 10 te vraret izrailit rreth Gazas gjate ketyre 10 viteve dhe vrasjes se 600 palestinezeve te vrare gjate nje jave te vetme dhe ata mijra te tjere qe nga 1948.

Ajo cfare ndodh nuk eshte derdhje e zakonshme gjaku ne lindjen e mesme, por eshte nje barbarizem i nivelit te luftrave ballkanike gjate viteve 90 te shekullit te kaluar.

Sigurisht qe kur te irritohet arabi i zemeruar dhe te shfryje zemerimin e tij te verber e te flakte mbi perendimin, do te themi; kjo ceshtje nuk ka lidhje me ne. Atehere pyesim vetet tona, perse na urrejne? Te pakten mos na lejoni te themi; ne nuk e dime pergjigjen.

9
40 Palestinezë humbën jetën në një shkollë të administruar nga Kombet e Bashkuara në kampin e refugjatëve Jabaliye nga predhat e hedhura nga tanket izraelite. Viktimat ishin strehuar në atë shkollë për tu shmangur sulmeve izraelite.

Në një sulm tjetër 13 Palestinezë të tjerë vdiqën në shtëpinë e tyre kur shtëpia në të cilën jetonin u shemb mbi ta si pasojë e sulmit ajrorë të ushtrisë izraelite. Nga 13 të vdekurit, 9 prej tyre i takonin të njëjtës familje prej të cilëve gjashtë ishin fëmijë nga mosha 1 deri 12.

Me viktimat e fundit, numri i të vdekurve në Gaze prej nga fillimi i sulmeve ajrore ka kaluar mbi 600 dhe i lënduarve rreth 3000.

http://www.mesazhi.com

10
Forumi Islam / A i dini keto per Palestinen?
« ne: 06-01-2009, 22:40:18 »
A i dinit keto per Palestinen?

Israeli e ka kontrollin e pergjithshem te ujit ne kete regjion.

Israeli perdoren ne menyre ilegale 82% te ujit ne Jordanine Perendimore. .

Palestinezet ne Jordanin Perendimor paguajne tre here me shtrenjte ujin se sa judejte e ardhur.

Me shume se 1.5 milion palestineze te Jordanit Perendimor me muaj te tere kane uje me nderprerje.

Israeli ne vit harxhon 12 milion kubikmeter  uje.

Nga uji qe perfiton Israeli ne Jordanin Perendimor eshte vetem nje e treta e asaj qe Israeli harxhon ne te vertete.

Nje palestinez ne Jordanin Perendimor diku 35-50 Liter uje ne dite harxhon, ndersa nje judej i ardhur perafersisht 280-350 litra.

Israeli gjate veres shkurton sasine e ujit per Palestinezet.

Hebron, nje qytet me 300 000 banore vetem 5 500 kubikmeter uje ne dite perdor, edhepse ky qytet mbi 25 000 kubikmeter uje ne dite i nevojiten.

Bethlehem me 180 000 banore vetem 8 000 kubikmetar ne dite perdor, edhepse ky qytet sepaku 18 000 kubikmetar i nevojiten.

Banoret e Bethlehemit blejne uje nga qytetet tjera hebreje.

215 00 palestineze ne me shume se 150 fshatra nuk kane uje me bollek.

Rreth 5 milion refugjate palestineze neper bote jane shperngulur.


Menjehere pas formimit te shtetit Israelit ne 1948, eshte formuar nje rezolute ne OKB, me emrin UNRWA, qe ndihmon palestinezet te shperngulen.

UNRWA u mundeson palestinezeve qe largohen te shkollohen, qendra sherimi, qendra shoqerore dhe punesimi etc

UNRWA ka rregjistruar deri tani 3.6 milion palestineze.

Gati cdo i dyti palestinez eshte rregjistruar ne kete shoqate?

56% e te larguarve jane nen moshen 25 vjecare dhe 47% e te larguarve jane nen moshen 20 vjecare.

Mesatarish nje familje palestineze ka 5.6 personae edhepse lindja e femijeve eshte shume e madhe.


UNRWA ne moment pergaditen 5000 palestineze per te ikur jashte, te cileve u eshte asgjesuar shtepia nga lufta.


UNRWA prej prishjes se Intifades ne shtator te 2000 deri tani perafersisht 450 milion dollare ndihma ka dhene per palestinezet qe duan te largohen jasht.


Sipas rezolutes 194 te OKB-se, e miratuar prej ne dhjetor te 1948-es, palestinezet kane te drejten e rikthimit.

Israeli kete te drejte te palestinezeve e bojkoton.

Rreth 380 000 te ardhur ne Jordanin Perendimor jetojne ne toka ilegale( te te tjereve).

Per hebrejte e ardhur vlejne ligjet israelite, ndersa palestinzet gjate gjithe kohes jane nen vezhgimin e ushtrise.

Prej Shkurtit te vitit 2001 kane ardhur edhe 25 israelite te tjere.

Ne vitin 1948, nga 26.323 km² te "Palestines" , vetem 6.6% e tokes kontrollohej nga hebrejte.

Israeli prej 1967, 79% te Jordanit Perendimor e ka shpronesuar.

Ka shume rruge ne te cilat palestinezet nuk lejohen ne asnje far menyre te udhetojne.


Prej 1999, 15.180 peme jane shkateruar per tu ndertuar rruge per izraelitet.

Israeli mbi 42% te tokes ne Gaza e ka nen kontroll.

Te ardhurit izraelite ne Gaza jane 150 te cilet jane te ruajtura nga dy kompani(rreth 700 ushtare). Kjo i kushton Israelit 5 milion dollare ne vit.

Poashtu edhe ne token siriane, me emrin Golan, ndertohen shtepi ilegale izraelite.

Ne Hebron ka 180.000 palestineze dhe 400 hebrej te ardhur, por hebrejte sundojne 20% te ketij qyteti.

Te ardhurit ne Hebron jetojne ne qendren e qytetit.

Per here te pare izraelitet ne Hebron kane ardhur ne 1968 dhe si fillim jane vendosur ne nje hotel palestinez.

Ne Hebron ka nje rruge te quajtur "no-go areas" ku vetem hebrejte dhe maqinat me targa hebreje lejohen te futen.

Israel me shume se 2000 ushtare ka stacionuar ne Hebron.

Israeli keshtu fillon sistematikisht Palestinen ta pushtoje.

Si tre fshatrat e para palestineze te shkatruara jane Beit Nubas, Yalu dhe Imvas, qe ne perendim te Ramallahut ndodhen.

Menjehere me pas keto fshatra jane banuar nga israelitet e ardhur.

Nje e treta e tokes se Jerusalemit Lindor eshte marre nga Israeli per te ndertuar objekte per hebrejte e ardhur.


Israeli kerkonte nga Perandoria Osmane qe ne vitin 1850 nje ligj per te sunduar Palestinen.

Ky ligj u kundershtua ashper nga Sulltani.


Sot 95% e Israelit eshte prone e individeve dhe vetem 5% e shtetit.

Vendi ne Malin e Tempullit eshte njeri nder vendet e shenjta te Islamit.

Ky vend i quajtur ne arabisht "Haram al Sharif", don te thote "Vendi i Nderuar"

Ky vend i madh diku 15 hektare, ka me shume xhamia se sa shtepia, kopshte dhe oaza.

Ky vend eshte prone e muslimaneve( i Vakfit).

Ne kete pjese(rajon) ndodhen edhe xhamiat 1300 vjecare "Hit al Buraq" dhe "Al-Aqsa".

Kur kete pjese e rimoren perseri palestinezet, ajo ishte nje vend per hudhjen e mbeturinave.

Bile ky rajon quhej edhe si "Porta e Plehrave".

Nje rajon i Jerusalemit i quajtur "Rajoni i Marokeneve" ka qene 700 vjecar i vjeter dhe ka qene perle e ketij qyteti, por ne v. 1967 ky rajon eshte asgjesuar nga Israeli dhe ne te kane ardhur familje hebreje.

Shpesh hebrejte shkatrojne dhe bombardojne xhamia me preteksin se aty ndodhen terroriste dhe menjehere me pas ne keto toka ndertohen objekte hebreje per te jetuar ata.

11
Në Gaza sulmet izraelite kanë mbytur pesë vajza të një familjeje. Më e vogla i kishte  4 vjet, më e madhja 17. Quheshin Xhevahir, Dunja, Semra, Ikram dhe Tahrir.

Janë mbytur kafshërisht në një natë, në shtëpinë  e tyre, derisa ishin duke flejtur. Babai i tyre, Enver Balushah, tregon: "Kemi qenë duke flejtur, kur dëgjuam një fërshëllimë të tmerrshme. Muri i xhamisë së afërme u rrënua në shtëpinë tonë.  Unë me bashkëshorten ishim në një dhomë bashkë më foshnjen tonë 15 muajshe,  Muhammedin. Në dhomën tjetër  flenin shtatë vajzat tona. Në ndërkohë u gjendëm nën rrënoja. Fqinjët vrapuan të na ndihmojnë dhe na dërguan në spital. Atje na lajmëruan për vdekjen e vajzave tona."

Enveri vazhdoi: "Kërkoj dënimin e liderëve të armikut. Sikur të mbytej ndonjë fëmijë izraelit, e gjitha bota do të ngritej në këmbë. Gjaku i fëmijëve të tyre është shumë i vlefshëm, e i fëmijëvë tanë është shumë i lirë.  Ftoj botën e lirë dhe institucionet ndërkombëtare të drejtësisë që të na i mbrojnë fëmijët tanë. Le të ndalen këto vrasje dhe rrënime."

Nëna e vajzave të vrara, Samira Balushah, në spital është lajmëruar për vrasjen e vajzave të saj dhe tani gjendet në terapi me medimamente për qetësim.

12
Teologjia / Historia e lindjes se komunizmit dhe feja
« ne: 02-01-2009, 23:00:51 »
Nje punim shkencor ne lidhje me kete teme do ta gjeni ketu:


http://www.harunyahya.com/albanian/liber/darwinizmi/darwinizmi.php

13
Forumi Islam / Dr Maurice Bucaille dhe Kur'ani fisnik
« ne: 29-12-2008, 21:56:58 »
KAM KUPTUAR QË ISLAMI ËSHTË E VËRTETA DEFINITIVE. Maurice Bucaille ( Moris Bukai), filozof dhe shkencëtar, anëtar i akademisë së shkencave franceze  ka shkruar librin: "Bibla, Kurani dhe Shkenca" që është publikuar në vitin 1976.  Në Paris ky libër shkaktoi tronditje të vërtetë në qarqet akademike, e veçanërisht ato teologjike të shoqërisë franceze dhe më gjerë.  Çka ju shtyri më tepër në studimin e thellë të Kur'anit fisnik?Sikurse edhe francezë të tjerë edhe unë e njihja Islamin si fe që e kishte themeluar Muhammedi gjenial. Pata fatin që si kirurg të takohem me pacientët muslimanë dhe të di më tepër islamin. Dhe gradualisht kur më janë cituar disa ajete nga Kur'ani kam filluar të kuptoj se sa pak dija për Islamin. Një numër lajthimesh vijnë edhe nga shtypi, televizioni dhe rrugë të tjera të zakonshme. Kjo ndodhi rreth 1926, kur dialogu mes muslimanëve dhe të krishterëve ishte akoma mundësi e largët.  Si reaguat në atë situatë?E kuptova se më duhej t’i qasem studimit të Kur'anit drejtpërdrejt, kështu që dy vjet e studiova literaturën dhe gjuhën arabe, gjë që më lehtësoi leximin e Kur’anit në origjinal.. Shpejt, pas kësaj, e kuptova se ai është libër i Zotit dhe se Muhammedi është i dërguar i Tij i fundit. Tash kremtohet njëqind vjetori i Darvinit. A jeni pro apo kundër teorisë së tij?E kundërshtoj atë sepse nuk bazohet në shkencë. Qëndrimet e tij janë përfundime të gabuara ... Në librin tim të ri "Origjina e njeriut" e kam zbuluar këtë në tërësi. Më vonë, edhe vetë Darvini e ka kuptuar se teoria e tij ishte një lajthim, sikur edhe disa që e kanë ndjekur atë. Disa nga ithtarët etij i kam kritikuar në këtë libër, edhe pse ata kanë marrë madje çmimin Nobel! A kanë pasur librat tuaja ndikim edhe jashtë Francës?Kohët e fundit kam vizituar shumë herë disa vende të Afrikës Veriore, ku krahas ligjëratave kam diskutuar me dijetarë të shquar dhe kundërshtarë të ideve të mia. Shumë studentë i pranuan idetë e mia mbi krijimin e gjithësisë dhe origjinën e njeriut, duke iu afruar kështu Islamit dhe ata i braktisën teoritë e rrejshme te perëndimit.  Konfliktet midis njerëzve a janë shkaktuar edhe për shkak të mospajtimit të religjionit dhe shkencës?Në veprën e tij " Origjina e specieve" botuar me 1851, Darvini ka bërë një gabim tragjik kur ngatërroi origjinën e njeriut me evolucionin e majmunit. Është e kuptueshme që Kisha e krishtere e kundërshtoi atë. Mirëpo në disa shkrime të shenjta, (të krishterët dhe çifutët) me siguri, kanë futur më vonë teori të çuditshme që i kritikuan disa shkencëtarë.Në Jehova nga shek. 9 para erës sonë dhe në disa lloje të hyrjeve në Bibël, nga shek. i 6-të flitet për krijimin e botës dhe të njeriut. Qëndrime të ngjashme përsëriten në Ungjill (Ungjillin sipas Llukës). Në Kur'an, që është tekst i pastër i Zotit dhe autentik, nuk ka shtesa të njerëzve, ndaj për këtë arsye nuk ka as mashtrime në këtë aspekt.Pjesërisht disa qëndrime janë trajtuar edhe në dokumentet e Koncilit të Dytë të Vatikanit. Si i vështroni tekstet e Kur'anit në këtë aspekt?Jam përpjekur që të depërtoj sa më thellë në Librin e Zotit dhe kam vërtetuar se gjatë 14 shekujve, që nga shpallja e Kur'anit e gjer më sot, nuk ka pasur kurrfarë ndryshimesh në të. I tërë zhvillimi i diturive (shkencës) gjatë gjithë kësaj kohe nuk ka rënë në kundërshtim me parimet kur'anore. Hulumtimet i kam kryer me metodën rigoroze shkencore dhe asnjëherë nuk kam hasur në kundërshtimin e Kur'anit me shkencën. Kur e keni pranuar Islami?Në të vërtetë, unë jam bërë musliman para se të mësoja fjalën e parë arabe, sepse e kam kuptuar se Kur'ani është fjalë e Zotit, drejtuar gjinisë njerëzore nëpërmjet Muhammedit (paqja e Zotit qoftë mbi të). Në librat e mi jam përpjekur që, si shkencëtar e jo si teolog, t’i shkoqis gjërat dhe, në këtë mënyrë, e kam kuptuar se Islami është e vërteta përfundimtare. Si mendoni se mund t’i shërbejë Islami njerëzimit në të ardhmen?Kur'ani dhe Islami u duhen ofruar njerëzve dhe popujve të botës në gjuhën e tyre. Kështu kam vepruar edhe unë në librat e mi. Për këtë arsye, shumica në perëndim i kanë pranuar më lehtë shtjellimet e mia. Me botimin e këtyre librave kam marrë shumë letra nga dijetarë dhe njerëz të shquar që kërkonin sqarime të mëtejshme.  Çfarë sugjerime mund t’u ofroni francezëve dhe të tjerëve?Kjo është e vështirë sepse çdo popull është i ndryshëm. Përgjithësisht, porosis që njerëzit ta mësojnë arabishten në mënyrë që t’i afrohen të kuptuarit të Kur'anit. Kuptohet që ende jemi larg asaj që të jetë zbuluar shkencërisht tërë ajo që Kur'ani ka theksuar në mënyrë të përgjithshme, apo që ka aluduar. Mirëpo zhvillimi i shkencës do të ndihmojë për këtë. Me rëndësi është që askund nuk kam hasur në mospajtime mes të arriturave shkencore dhe Kur'anit.  Tash çfarë jeni duke punuar?Aktualisht jam duke u marrë me idenë që të regjistroj një dokumentar me tematikë "Shkenca, Kur'ani dhe origjina e njeriut" ... Dokumentari i dytë është "Mjekësia dhe mumiet e faraonit" ku do të citohen shumë ajete nga Kur'ani fisnik. Zoti i Gjithëdijshëm në Kur'anin fisnik thotë:"Ne do tu tregojmë argumentet Tona në horizont si dhe në vetë ata, derisa t’u bëhet e qartë se ai (Kur'ani) është i vërtetë." (Kur'ani, kaptina 42, ajeti 53).

14
Teologjia / Kosova, model i tolerancës islamike
« ne: 26-12-2008, 00:31:08 »
Ti Kengaime!

 E ke plotsisht gabim se paska musliman te vertet ne Kosov,muslimanet e vertet vijn nga shtetet Arabe e jo nga Kosova duhet te dish se qka shkruan sepse ne Kosov jan me shum se 50% Laraman.

Titulli i ksaj teme eshte gabim (Kosova, model i tolerancës islamike)
Kosova ska t'bej asgje me shtetet muslimane Arabe per mendimin tim sepse ne jemi ne Evrop e jo ne Azi ku dhe nga vjen feja muslimane.

-Ju mund te me pysni mua se sa tolerant eshte ky popull sepse pasi qe u pagezua familja Mehaj,Kabashi dhe Maksutaj mardhenjet qe kishim para pagzimit ishin ndryshe me te mira te aferm dhe shoqeri kurse tani as qe kemi Kontakte me disa shok apo familje te ngusht prej muajve qe dmth eshte nje urrejtje nje denim si te them se pse ne kemi marr fen Katolike fen e t'parve.
Po e ceku nje rast ku familja Kabashi e pagzuar ne zllakuqan ne korrik 08.nuk ishte e mirseardhur ne shtepin e ti nga vllai i ti. Jo qe nuk ishte i mirseardhur por ai vazhdoi edhe me shum ne media ku zhvillohet nje debat shum i ashper ne mes tyre ne gazete "express" ku dhe sot mund ta gjeni.
- Te njejten gje na ndjeku neve familjen Mehaj ku kishte kercnime te ndryshme nga ante ndryshme vetem se morem fen e t'parve tan fen Katolike kemi shum te aferm qe kan kputur te gjitha kontaktet me familjen Mehaj ky eshte nje realitet.
Por as qe jemi te brengosur per nje veprim te till qe ndermoren shoket dhe disa te aferm sepse ne jemi te lumtur qe morem fen Katolike fen e t'parve tan, e ju thoni "model i tolerances" keni plotsisht gabim.

Fjala "toleranc" nuk ka vend te duhur ktu per mendimin tim jem popull i vujtun e i pashkolluar sikur te ishim te aft e te shkolluar do ishim tash ne Evrop e jo ktu ku jemi. Po e shiqoni se qfar po ndodh me mitrovicen se si bashkesia nderkomtare po e copton Kosoven ktu ka nje dmth. te jesh musliman e te hysh ne Evrop do jet nje rrug e vshtir per ket popull te vujtun. E shiqoni se sa gjamija jan ndertuar pas lufte jan shumfishuar ne Kosov ti mendon kur je atje se je ne nje shtet Arab kush qendron pas ktyre ndertimeve te shumta...?

Pershendetje



Une mendoj se ne Kosove nuk ka tolerance fetare per arsye se toleranca fetare mund te realizohet atehere kur kemi me shume se nje komunitet te konsiderueshem fetar. Ne Kosove 95% jane muslimane dhe 5% jane pakica te tjera fetare. Katoliket ne Kosove jane me pak se 1% dhe si te tille ata nuk mund konsiderohen si paktor as per stabilitet dhe as per destabilitet.
Toleranca fetare realizohet atehere kur me shume se dy komunitete fetare kane mundesi dhe potenciale per te ndikuar tek nje pjese e madhe ne shoqeri, qofte ky ndimik negativ ose pozitiv.
Komuniteti katolik edhe sikur te doje qe ti vere flaken Kosoves nuk mund ti beje as gje, po dhe e anasjellta qendorn. Ndersa nqs komuniteti musliman ne Kosove do te angazhohej per destabilitet, intolerance, shtypie ndaj pakicave te tjera te jeni te sigurte qe kjo do te realizohej brenda pak minutave.

Ndersa ne lidhi qe Kosovaret kane mbajtur me disa spiuna qe per nje grusht lekesh te qelbura mundohen ti paraqesin muslimanet e Kosoves negativisht, mendoj se ata meritojne edhe me shume se kaq, sepse ata realisht nuk jane besimtare katolike, kjo vihet re dhe sot qe eshte festa e tyre me e madhe edhe ne kete dite ata bejne thirje per urrejtje dhe nuk kane as perjetimin me te vogel nga kjo feste per te reflektuar falje, harmoni, bashkim, vllazeri.

E si mund te trajtohet spiuni pervec se si spiun.

15
Forumi Islam / Gezuar Kurban Bajramin
« ne: 08-12-2008, 00:28:23 »
Gezuar te gjithëve festen e Kurban Bajramit.
E lus Zotin qe kjo ditë te jetë një ditë meshire për te gjithë ne duke na sherbyre si nxites për te qenë se ma larg gjerave qe e hidherojne Zotin dhe për te bërë vepra te mira qe e kenaqin Zotin dhe ju bëjnë dobi njerëzve.
Zoti ju dhente gezim dhe bereqet ne familjet tuaja.

16
Forumi Islam / 200 xhami do të ndërtohen në Francë
« ne: 07-12-2008, 14:52:58 »
Francë - Gjatë viteve te ardhshme, do të shohin dritën e tyre rreth 200 xhami të mëdha në Francë, që do të ndërtohen për rreth 5 milionë myslimanë që jetojnë në ketë vend. Projekti i ndërtimit të kultit të besimtarëve myslimanë do të jetë në disa qytete të ndryshme të Francës, si Marseje, Strasburg, Paris dhe Tuluz.

Madje këtë mëngjes është inauguruar edhe xhamia e madhe Creteil në jug të Parisit. Ajo është përuruar sot, dy vjet pas nisjes së punimeve, duke kushtuar 4,5 milionë euro. Gati 300 vetë kanë marrë pjesë në ceremoninë e hapjes dhe në lutjen e parë në këtë xhami.

17
Kardinali i Vatikanit Jean-Louis Tauran i ka falenderuar muslimanët për faktin që e kanë kthyer konceptin e Zotit në sferën publike në Europë, dhe shtoi se besimtarët e religjioneve të ndryshme nuk kanë zgjidhje tjetër pos në inicimin e dialogut ndërfetar.

Në Europë shkruhet dhe flitet rreth religjionit si asnjëherë më parë
Tauran, kryesuesi i sekretariatit për marrëdhënie ndërfetare të kishës katolike, ka thënë se në kohët e fundit në Europë shkruhet dhe flitet rreth religjionit si asnjëherë më parë në periudhën moderne.

- Kjo ndodhë duke iu falenderuar muslimanëve. Muslimanët, të cilët janë një minoritet i rëndësishëm në Europë, kanë qenë ata të cilët kanë kërkuar vend për Zotin në shoqëri – ka thënë Tauran në fjalimin e tij, të cilin e ka transmetuar gazeta ditore zyrtare e Vatikanit L'Osservatore Romano të premtën.
Zyrtarët e Vatikanit për një kohë të gjatë janë duke e gjykuar sekularizmin në Europë, ku në dekadat e fundit vizitat e qytetarëve në kishë kanë rënë dukshëm, kështu që ata janë duke bërë përpjekje për kthim në rrënjët e krishtera.

Asnjë shoqëri nuk ka një religjion

Tauran pastaj tha se asnjë shoqëri nuk përbëhet vetëm prej një religjioni .
- Jemi duke jetuar në shoqëri multikulturale dhe multireligjioze, kjo është e dukshme. Nuk ka civilizim që përbëhet vetëm prej një religjioni – ka thënë Tauran në fjalimin e tij në tubimin e teologëve në Napoli.
Ai poashtu është angazhuar për dialog ndërfetar, të cilin e ka definuar si hulumtim për kuptueshmëri ndërmjet dy subjekteve, përmes ndihmës së arsyes, në aspektin e interpretimit të përbashkët të marrëveshjeve dhe të mosvarrëveshjve të dyanshme.

Si po duket, Tauran me këtë ka qartësuar deklaratën e papa Benediktit XVI i cili të dielën ka thënë se dialogu ndërfetar nuk është i mundshëm në kuptimin e ngushtë të fjalës. Zyrtarët kishtarë kanë thënë se kuptimi i fjalëpërfjalshë m i dialogut do të thoshte që njëra palë në fund të dialogut ta bindë palën tjetër se qëndrimet e saj janë të gabueshme.
Pjesëmarrësit në dialog nuk duhet të distancohen nga bindjet e tyre religjioze, ka thënë Tauran, por duhet të jenë të hapur për pranimin e aspekteve pozitive të fesë tjetër.

18
Përktheu Ardit Kraja

Shumë europian nuk e kanë vlerësuar saktësisht rëndësinë e
kontributeve që civilizimi islam i ka bërë civilizimit të tyre, as që nuk e kanë kuptuar natyrën e marrjes hua të tyre nga ky civilizim në të kaluarën, disa shkojnë aq larg sa mos të marrin parasysh totalisht gjithë ç'ka është e lidhur me të. Kjo ka ndodhur sepse historia që ju është treguar fsheh faktet dhe duket se ka mbuluar me qëllim një numër të madh pikash. Me të vërtetë, kjo histori shkon në ekstrem duke u mburrur me respektin e vogël që ka për civilizimin islam, meritat e të cilit zakonisht ç'vlerëson sa herë të paraqitet rasti. Është e rëndësishme për të treguar që mësimi i historisë në universitetet europiane nuk i vë rëndësi influencës në fjalë. Për kundër, të vërtetave që duhet të tregohen në këtë subjekt, qoftë përmes mësimit ose shkrimit, janë sistematikisht të lëna mënjanë, veçanërisht përsa i përket ngjarjeve më të rëndësishme.Për shembull, megjithëse është zakonisht e njohur që Spanja ka qëndruar nën pushtetin islam për shumë shekuj, kurrë nuk përmendet që e njëjta ka qenë e vërtetë në vende të tjera si Siçilia ose pjesa jugore e Francës së sotme. Disa dëshirojnë t'ia atribuojnë këtë heshtje të historianëve paragjykimit fetarë. Por çfarë mund të thuhet për historianët e sotëm që nuk i përkasin asnjë feje (nëse, me të vërtetë, ata mund të jenë armiqtë e fesë), kur ata konfirmojnë çfarë pasardhësit e tyre kanë thënë kundër të vërtetës? Ne duhet si rezultat ta shikojmë këtë fenomen si një rezultat të mendjemadhësisë dhe mburrjes se perëndimorëve, e cila i pengon ata nga njohja e të vërtetës ose rëndësisë së borxhit të tyre ndaj lindjes.
Edhe më e çuditshme është që europianët e konsiderojnë veten si
trashëgimtarët direkt të civilizimit helenik, ndërsa faktet e
përgenjështrojnë këtë thënie. E vërteta është që shkenca dhe filozofia greke i është transmetuar europianëve përmes ndërmjetësimeve muslimane, siç historia vetë në mënyrë të
pakundërshtueshme tregon; me fjalë të tjera, trashëgimia intelektuale e grekëve e arriti perëndimin vetëm pasi u studiua seriozisht në Lindjen e Afërt dhe po të mos kishte qenë prej dijetarëve dhe filozofeve muslimanë, europianët do të qëndrojnë në injorancën totale të këtyre mësimeve për një kohë shumë të gjatë, nëse me të vërtetë do t'i njihnin ndonjëherë.
Këtu ne jemi duke folur për influencën e civilizimit islam dhe jo
veçanërisht civilizimit arab, siç shpesh thuhet gabimisht, sepse
maxhoranca e atyre të cilët kanë ushtruar këtë influencë në Perëndim nuk kanë qenë arab; edhe nëse gjuha e tyre ndodhte që të ishte arabishtja, kjo ka ndodhur për shkak të një rrjedhoje të adoptimit të tyre të fesë islame.Përderisa e kemi fjalën për gjuhën arabe, ne mund të shohim fakte të veçanta të gjërësisë së kësaj influence të ngjashme islame në Perëndim në ekzistencën e shumë fjalëve me rrënjë arabe sesa njihen përgjithësisht. Këto fjalë janë futur gati në të gjitha gjuhët europiane dhe vazhdojnë të përdoren deri në ditët tona, megjithëse shumë prej europianëve që i përdorin janë injorant të origjinës së tyre. Sepse fjalët nuk janë jo më pak se makina për ide dhe mjete për
zgjerimin e mendimit, këto fakte qartësisht shpalosintransmetim in e ideve dhe koncepteve islame.Në fakt, influenca e civilizimit islam është përhapur gjërësisht dhe shumë e gjendur në të gjitha fushat, duke përfshirë shkencën, artet, dhe filozofinë. Spanja ishte një faktor shumë i rëndësishëm përsa i përket kësaj dhe ishte qendra kryesore e përhapjes së këtij civilizimi. Qëllimi ynë nuk është trajtimi i secilit prej këtyre aspekteve në detaje ose për të përkufizuar fakte të veçanta që ne i konsiderojmë veçanërisht të rëndësishme, s'ka rëndësi sesa pak njerëz
në ditët tona e njohin këtë rëndësi.Përsa i përket shkencave, ne mund të bëjmë një dallim midis shkencave natyrore dhe shkencave matematikore. E dyta, ne e dimë me siguri të plotë që disa u transmetuan nga civilizimi në Europë, i cili i adoptoi ata plotësisht nga islami. Kimia, për shembull, ka mbajtur gjithmonë emrin e saj arab, një emër shkon mbrapa deri tek Egjypti i lashtë dhe kjo për kundër faktit që kuptimi i parë dhe më i thelli ka
humbur plotësisht për njerëzit modernë.Për të marrë një tjetër shembull, që astronomia, termat teknike të kësaj shkence të përdorura në të gjitha gjuhët europiane janë, në pjesën më të madhe, ende me origjinë arabe dhe emrat e shumë trupave qiellorë të përdorura nga astronomët ë të gjitha vendeve vazhdojnë të jenë emrat origjinal arab. Kjo është për shkak të faktit që veprat e
astronomëve grekë në lashtësi, të tillë si Ptolemeu i Aleksandrisë, u njohën në Perëndim në përkthimet e tyre arabe, ashtu siç ishin edhe ato të pasardhësve të tyre muslimanë. Do të ishte e lehtë për të treguar që në përgjithësi pjesa më e madhe e diturisë gjeografike përsa i përket cepave më të largëta të Azisë dhe Afrikës ishte për shumë vjet e fituar nga zbuluesit arab të cilët e kishin vizituar për shumë vite rajone të shumta dhe mund të citojmë shumë fakte të tjera të këtij lloji.
Përsa i përket qëllimeve, të cilat nuk ishin më shumë sesa aplikime të shkencave natyrale, këto kanë ndjekur të njëjtën rrugë të transmetimit, që është, ndërmjetësimi musliman, dhe historia e "sahatit të ujit" të prezantuar nga Kalifi Harun Rashid Perandorit Charlemagne nuk është zhdukur ende nga kujtesa.
Shkencat matematikore thërrasin për vëmendje të veçantë në këtë
kontekst, sepse në këtë fushë të madhe nuk është vetëm shkenca greke që u transmetua por gjithashtu ajo e hinduve. Grekët kishin
gjithashtu zhvilluar gjeometrinë dhe për ata madje shkenca e numrave ishte gjithmonë e lidhur me një konsideratë të figurave
korresponduese gjeometrike. Kjo para-madhështi që ju dha gjeometrisë shihet qartë, për shembull, tek Platoni. Gjendet, megjithatë, një tjetër zonë e matematikës të lidhur me shkencën e numrave e cila, ndryshe nga të tjerat nën nomenklaturën greke në gjuhët europiane, nuk është e njohur për shkak se grekët ishin injorant ndaj saj. Kjo shkencë është algjebra, e cila erdhi me origjinë nga India dhe emri arab tregon qartë sesi i ishte transmetuar Perëndimit. Diçka tjetër që meriton të përmendet për kundër rëndësisë së vogël përsëri mbështet çfarë ne ishim duke thënë dhe ky është fakti që numrat e përdorur nga europianët gjithmonë janë quajtur "numra arab", megjithëse origjina e tyre është Hindu, sepse shenjat e numërimit të përdorura nga arabët nuk ishin tjetër vetëm se gërmat e vetë alfabetit.Nëse ne tani e lëmë një ekzaminim të shkencave për të parë tek artet, ne do të shikojmë që në literaturë dhe poezi shumë nga idetë që origjinuan me shkrimtarë dhe poet musliman janë përdorur në literaturën europiane dhe disa shkrimtarë perëndimorë kanë shkuar shumë larg aq sa të imitonin në mënyrë të thjeshtë dhe të qartë veprat e tyre. Të njëjtë me këtë, ne mund të gjejmë gjurmë të influencës islamike në arkitekturë, e cila rezultoi në një stil krejt të ndryshëm nga Mesjeta; kështu, harku ogival i cili kishte një
influencë kaq të thellë që i dha emër një stili arkitektural ogival dhe gotik), pa diskutueshmërisht që e ka origjinën në arkitekturën islame; dhe megjithëse shumë teori fantastike janë shpikur për të fshehur këtë të vërtetë, ata janë të kundërshtuara nga ekzistenca e një tradite midis vetë ndërtuesve, të cilët vazhdimisht afirmojnë transmetimin e diturisë së tyre nga Lindja e Mesme.Kjo dituri nënkuptonte një karakter të fshehtë dhe i dha një kuptim simbolik artit të tyre; ajo ishte lidhur afër me shkencën e numrave të Solomonit. Kushdo të ketë qenë burimi i largët i kësaj shkence, nuk mund t'i ishte transmetuar Europës mesjetare vetëm se nëpërmjet botës muslimane; dhe në këtë lidhje duhet shtuar se këta ndërtues , u organizuan në shoqata që posedonin rite të veçanta, e konsideronin veten të ishin dhe i quajtën vetveten si, "të huaj" në Perëndim, megjithëse ata kishin lindur aty dhe ky emërtim ka mbijetuar deri në ditët tona, megjithatë këto gjëra mund të jenë bërë të errëta dhe të kuptuara vetëm nga disa.Për këtë, ne duhet të përmendim në veçanti filozofinë, ku influenca islame arriti një rëndësi te konsiderueshme në mesjetë që as kundërshtarët më të egër të lindjes nuk mund ta shkatërronin ndikimin e tij. Me të vërtetë mund të thuhet që Europa në atë kohë nuk kishte mjete të tjera në dispozicion për përftimin e filozofisë greke. Përkthimet latine te Platonit dhe Aristotelit në përdorim në atë kohë nuk kanë qenë të përkthyera direkt nga origjinalët në greqisht por nga përkthimet e hershme arabe, të cilave ju ishin ngjitur edhe komente nga filozofët musliman, të tillë si Averrois, Avicena dhe të tjerë.Filozofia e periudhës, e njohur si skolastiçizëm, është përgjithësisht e ndryshme në muslimane, çifute dhe e krishterë. Por ishte mësimi i muslimanëve që ishte burimi i dy të tjerave dhe veçanërisht filozofisë çifute e cila lulëzoi në Spanjë përmes mekanizmit të gjuhës arabe. Kjo është e faktizuar në autorë si Maimonidi, i cili frymëzoi filozofët çifutë për shekuj me rrallë madje edhe Spinozën, në veprat e të cilit disa nga idetë e tij ende mund të dallohen.

19
Bota Sot / Kriza dhe sistemi Islam
« ne: 16-10-2008, 23:44:44 »

Nga Genc Plumbi*
Enjte, 16 Tetor 2008 08:35:00

http://www.shekulli.com.al/news/44/ARTICLE/34141/2008-10-16.html

Disa gazeta të shtypit perëndimor, kanë bërë thirrje për zbatimin e atij që quhet “legjislacioni islam në fushën e ekonomisë”, si zgjidhje për të shpëtuar nga kthetrat e sistemit që qëndron pas katastrofës ekonomike që po mbulon sot botën.

Në hapjen e reviztës “Challenge”, kryeredaktori i saj Beaufils Vincent-i, ka shkruajtur një artikull me temë: “Papa apo Kurani”, që ka shkaktuar një valë të fortë diskutimesh dhe reagimesh në ambientet ekonomike. Në të autori pyet rreth “moralit të kapitalizmit dhe rolit të fesë në neglizhimin e përdorimit të kamatës”, ku thekson se ky gen i keq ekonomik, është ai që e çoi njerëzimin këtë greminë.

Autori i artikullit pyet në një formë që i afrohet sarkazmës rreth qëndrimit të kishës, duke i kërkuar falje Papë Benediktit të 16-të me fjalët: “Nëse ata që kujdesen për bankat tona do të përpiqeshin për të respektuar mësimet dhe dispozitat që citohen në Kuran dhe do t’i zbatonin ato, nuk do të na ndodhnin këto katastrofa dhe kriza, si dhenuk do të përfundonim në këtë gjendje fatkeqe.. Paratë nuk lindin para”

Në të njëjtën kornizë, por Roland Laskine-ja, kryeredaktori i gazetës “Le Journal des Finances”, shprehet për domosdoshmërinë e zbatimit të legjislacionit islam në fushën financiare dhe ekonomike, për t’i vënë një kufi kësaj krize që po shkund tregjet e botës nga lojrat e bëra me rregullat e transaksioneve dhe nga neglizhenca ndaj marrëveshjeve të errëta dhe joligjore.

Në artikullin e tij me titull “A është i përgatitur WallStreet-i për të përqafuar parimet e legjislacionit islam”, Laskine-ja, bën një ekspoze të rreziqeve me të cilat përballet kapitalizmi dhe flet për domosdoshmërinë e nxitimit për të kërkuar zgjidhje alternative për të shpëtuar situatën, ku paraqet disa propozime që të tërheqin vëmendjen. Në pararojën e tyre qëndron propozimi për të zbatuar legjilacionin islam, pavarësisht kundërshtive të tij me traditën.

Mesa duket, në përgjigje të këtyre thirrjeve, Këshilli i Lartë Francez për Kontrollin Financiar, që është edhe këshilli më i lartë që kujdeset për kontrollin e aktivitetit të bankave, doli me një vendim, i cili, ndalon të gjitha marrëveshjet e errëta dhe shitjet simbolike me të cilat dallohet sistemi kapitalist dhe kushtëzimin e shkëmbimit të mallrave dhe pagesave në një periudhë tre-ditore dhe jo më shumë nga dita e marrëveshjes, gjë e cila përkon me dispozitat e legjislacionit islam. Gjithashtu, i njëjti këshill nxori një vendim, që i lejon institucionet dhe ata që kanë të bëjnë me tregjet financiare të ndërveprojnë me sistemin islam të bonove në tregjet e rregullta franceze.

Bonot islame janë ato bono të lidhura me asete të sigurta në rrugë të ndryshme, që u përshtaten kushteve të vëna nga legjislacioni islam. Prej disa vitesh, dëshmitë e njerëzve të mençur të perëndimit dhe njohësve të ekonomisë, ndjekin njëra-tjetrën, duke tërhequr vëmendjen për situatat e rrezikshme drejt të cilave po i çon sistemi i kapitalizmit liberal në një shkallë të gjërë, si dhe për domosdoshmërinë ekërkimit të zgjidhjeve alternative, të cilat, që të gjitha, derdhin ujë në mullirin e alternativës islame.

Po çfarë është sistemi financiar islam? Bëhet fjalë për sistemin bankar islam, i cili u themelua në vitin 1970, për të zhvilluar aktivitetin bankar dhe burimet financiare nën hijen e dispozitave të legjislcionit islam. Emri “islam” për produktin financiar dhe transaksionin financiar, do të thotë respektimi i pesë parimeve bazë që janë: ndalimi i kamatës, ndalimii shitblerjes, i bazuar mbi mashtrimin, kumarin, ndalimin e transaksioneve që kanë të bëjnë me produktet e ndaluara në religjion (si pijet alkoolike, prostutucioni etj.), përballimi i humbjeve dhe ndarja e fitimit nga të gjitha palët (banka dhe klienti) dhe së fundmi, ndalimi i të ashtuquajturit “Teuaruk”, që është një operacion financues nëpërmjet blerjes së një produkti me një pagesë të lartë me këste dhe shitja e tij me çmimin e tanishëm më të ulët, me qëllimin e vetëm për të siguruar një sasi likuiditeti (nga i njëjti blerës) vetëm me disa kushte.

Konkurenca e sistemit bankar islam ndaj atij perëndimor, del në pah kur bëhet fjalë për rritjen e përqindjes së aktivitetit islam, që varion nga 10 deri në 15 % në vit. Aktivitetet e realizuara nga bankat dhe institucionet e sigurimeve islame arritën në shumën prej 500 miliardë dollarë në fund të vitit 2007, ndëkohë që vlera e aseteve të qarkullueshme që respektojnë normat islame të deklaruara dhe të padeklaruara, arriti në 700 miliardë dollarë.

Edhe pse sitemi financiar islam praktikohet në vendet e gadishulit arabik dhe në disa vende të Azisë lindore, ai ka filluar të përhapet në kontinentin amerikan dhe në Evropë, pas rritjes së të ardhurave të naftës dhe krijimit të një sasie të madhe likuiditeti, që mbuluan tregun financiar perëndimor. Britania e Bashkuar ishte e para që e pranoi atë në tokën e saj me vendosjen e disa normave ligjore dhe taksave, që stimulojnë sistemin finaciar islam, si dhe me hapjen e bankës së parë islame në vitin 2004. Momentalish, në gadishullin arabik, operojnë rreth 43 banka islame, 15 në Malajzi dhe afro 200 të tilla në të gjithë botën.

Në një libër që ka dalë në qarkullim, me autore kërkuesen italiane Loretta Napoleoni-n, me titullin “Ekonomi e pamoralshme”, flitet për domosdoshmërinë e financimit islam dhe rolit të tij në shpëtimin e ekonomisë perëndimore. Napoleoni merr në konsideratë faktin se “...përgjegjësia e gjendjes emergjente të ekonomisë botërore që po përjetojmë sot, qëndron në korrupsionin e thellë dhe në marrëveshjet që mbizotërojnë tregjet dhe që sollën shumëfishimin e efekteve ekonomike”.

Duke shtuar, ajo shprehet: “Ekuilibri në tregjet financiare mund të arrihet me meritën e financimit islam pas dështimit të klasifikimit perëndimor, që e përngjason ekonominë islame me terrorizmin.”

Napoleoni e sheh “financimin islam si sektorin me dinamikën më të lartë në botën e financës në rruzull.” Ajo sqaron se modeli i “bankve islame mund të kthehet në alternativën më të përshtashme për bankat perëndimore. Pas shembjes së bursave gjatë këtyre ditëve dhe krizës së kredive në ShBA, sistemi bankar tradicional ka filluar të shfaqë krisje dhe ka nevojë për zgjidhje rrënjësore dhe të thellë.”

Që prej dy dekadash, ekonomisti francez, fituesi i çmimit Nobel në ekonomi, Maurice Allais-i, ka vënë në dukje krizën strukturore që po përjeton ekonomia globale nën udhëheqjen e “liberalizmit të egër”, duke e konsideruar gjendjen e krijuar si diçka që qëndron mbi rrëpirën e një vullkani. Për daljen nga kriza dhe rikthimin e ekuilibrit, ai propozon dy kushte, që janë: rikalibrimi i normës së interesit drejt kufirit të zeros dhe rishikimi i përqindjes së taksës drejt kufirit të 2%-shit. Kjo përkon ekzaktësisht me eleminimin e interesit (kamatës) dhe përqindjes së zekatit (një pjesë e pasurisë që i jepet të varfërve çdo vit nga individi dhe biznesi) në sistemin islam.

20
Teologjia / Tolstoi- Si e braktisi Krishterimin?
« ne: 03-10-2008, 23:13:08 »
Kam dashuruar Krishterimin më shumë sesa Kishën, tani më shumë dashuroj të vërtetën se të gjithë botën.

Tolstoi përbën një dukuri të jashtëzakonshme në letërsinë Evropiane dhe në atë botërore. Elementi i pazakontë ndodhet jo vetëm në veprat e tij, por edhe në pikëpamjen historiciste të mënyrës së të jetuarit dhe të menduarit të tij.

Koordinatat kohore të shekullit XIX, periudhë në të cilën ai jetoi dhe krijoi, i kalojnë kufijtë deri në bashkëkohësi.

Përthyerja e rrafshit kohor dhe hapësinor vjen për shumë arsye. Të parat janë arsye që lidhen me vetë jetën e shkrimtarit, sepse Tolstoi dhe pse jetoi në Rusinë krishtere, u bë ithtar i fesë islame duke befasuar mjedisin rrethues. Kjo nismë nuk mbeti në trajtën e një bindjeje vetjake, por solli revolucion shoqëror duke ndikuar në mendimin dhe edukimin fetar rus.

Shembull i drejtpërdrejtë i këtij revolucioni është botimi i broshurës së titulluar 'Muhammed', vepër e publikuar gjatë periudhës së mbretërisë ruse në vitin 1909.

Kjo vepër nuk pati suksesin e vlerave reale që mbarte, për shkak se titulli konsiderohej heretik për shoqërinë ruse.

Vetëm në 1990, pas një periudhe shtatëdhjetëvjeç are të Bashkimit Sovjetik, vepra e Tolstoit do të gjejë përsëri lexuesin dhe do të zgjohet interesi për vlerat fetare.

Populli rus, veçanërisht intelektualët e vlerësonin Tolstoin për shkak të vlerave të tij në letërsi. Kjo nënkuptonte qartazi, se në qoftë se publikohej kalimi i tij në Islam, shoqëria ruse do të fillonte të kthehej fuqishëm në drejtim të Islamit.

Për këtë shkak, librin e Tolstoit, ku janë tubuar disa hadithe të Muhamedit (a.s),  organizatat ruse të shërbimit informativ, sikurse KKB-ja, janë orvatur që ta mbajnë në fshehtësi dhe në harresë, si dhe ta pengojnë ribotimin e mëtejshëm të tij.

Ky libër e njohu lexuesin rus me disa  hadithe të Muhamedit (a.s). Tematika e haditheve të mbledhura përqendrohet në sferën e 'varfërisë' dhe të 'barazisë', përmes të cilave orvatet të tregojë brengën e tij dhe të ndërgjegjësojë ata që janë të tradhtuar e të shtypur. Përmes këtij libri Tolstoi theksoi se Islami është vendi i drejtësisë dhe i barazisë së vërtetë, vëllazërisë dhe sakrificës, respektit dhe dashurisë ndaj njeriut dhe ndaj të tjerëve.

Me krijimtarinë e tij letrare ai nxiti reagime të ndryshme në planin estetik, ideor dhe në atë moral, jo vetëm për bashkëkombësit e tij, por për mbarë botën. Tregues është shtrirja e veprave të tij si, 'Lufta dhe Paqja',  'Ana Karenina', 'Ringjallja' , 'Polikushka' , ' Haxhi Murati' etj, të cilat janë përkthyer në njëqind e tetë gjuhë të ndryshme të botës dhe janë botuar në më shumë se 220 milionë ekzemplarë. Kjo krijimtari është adoptuar për teatër, televizion dhe radio.

Këndvështrimi i Tolstoit ndaj Islamit mund të shihet edhe nga letrat e publikuara, veçanërisht vlen të përmendet letërkëmbimi me znj. Jelena Vekilova, e cila respekton dëshirën e fëmijëve të saj për t'u konvertuar në Islam.

Gjithashtu, ai pati guximin që në ditarët dhe në letrat e tij të parashtrojë anën kontradiktore të shenjtërisë së Kishës. Në letrën e dërguar Sinodit të shenjtë, të cilin e kishte ekskomunikuar si të pa fe, ai deklaron: 'E kam dashur Kishën më shumë se sa paqen time; pastaj më shumë kam dashuruar Krishterimin se sa Kishën, ndërsa tani, më shumë dashuroj të vërtetën se të gjithë botën.'

Epiqendër e shqetësimit të Tolstoit është personaliteti moral i heronjve të tij, me të vërtetën dhe besimin, si kriteret më të larta të jetës. Raportin ndaj të vërtetës dhe fesë, autori e kërkoi dhe e sprovoi së pari në veten, e më pas me personazhet e veprave të tij, në të cilat çdo herë parashtron pyetje për moralin, drejtësinë, të vërtetën dhe fenë, për të mirën dhe të keqen, jetën dhe vdekjen, për çështjet e raporteve ndërmjet individëve dhe bashkësisë. Gjeniu letrar urrente të keqen, dhunën dhe shtypjen e popujve.

 Kalvarin e ndërkalimit të tij nga Krishterimi në Islam, Tolstoi e përshkruan poetikisht, përmes simboleve të fuqishme religjioze.

'Gjithë atë që kam kaluar mund ta shpjegoj në këtë mënyrë: Në një breg lumi më kishin vendosur në një barkë, e më pas barkën e drejtuan në drejtim të bregut tjetër, ndërsa në duar më dhanë lopatat dhe më lanë vetëm. Shihja se përreth meje lundronin mjaft barka, të cilat mbarteshin nga rrymat yjore. Lundrova aq larg, sa nuk munda të dëgjoj asgjë, përveç shushurimës së ujit të shpejtë. Pikërisht, në mes të ujit, në turmën e barkave dhe anijeve, unë plotësisht e kisha humbur drejtimin . U ktheva prapa, në drejtim të ujit dhe e orientova barkën nga brigjet e anës së kundërt. Bregu ishte Zoti, drejtimi ishte tradita, ndërsa lopatat për lundrim paraqisnin lirinë që m'u dha. Lopatat për lundrim më ndihmuan që të arrij deri në breg, që të afrohem tek Zoti.'

Intensiteti i madh i ideve dhe veprave të Tolstoit shpreh pikëpamjet dhe bindjen e plotë të tij për islamizmin, duke braktisur kështu një herë e përgjithmonë Krishterimin, kur ai thotë: 'Nuk mund ta pranoj fenë e krishterë, sepse ky besim nuk ishte feja, por një mënyrë e kënaqësisë epikuriste të jetesës. E kam kuptuar se ajo fe nuk i ofron njeriut qetësi; ndoshta mund t'i shërbejë dikujt, i cili është penduar në shtratin e vdekjes.'

Ky zjarr pendese nuk e zhuriti shpirtin e Tolstoit, sepse ai jetoi, krijoi dhe u varros sipas rregullave islame.

21
Teologjia / Natyra e njeriut dhe besimi.
« ne: 02-10-2008, 23:20:07 »
Përshëndes antarin i cile ka sjell këtë materjal në forum mendoj se kjo teme është e qëlluar dhe i dëshiroj suksese ne të ardhmën .

Edhe une te pershendes. Vertete qe tema eshte e strukturuar bukur dhe thjeshte, une mgjths e kam postuar kete teme nuk jam dakort me autorin per paragrafin e pare.
Per mua ndjenja e besimit ne Zot nuk eshte nje ndjenje e fshehur brenda njeriut qe kerkon te ngacmohet per te dale ne pah, perkundrazi ndjenja e besimit ne zot ne menyre te vazhdueshme tenton te shfaqet si pjese e pa ndare e natyrshmerise njerezore dhe natyres fizike, sepse cdo do veprim njerezor dhe natyror deshmon per ekzistencen e Zotit, por jane epshet egoiste te njerezve qe luftojne per te mos i lejuar keto ndienja te deshmojne realitetin.

22
Teologjia / Gezuar Bajramin
« ne: 29-09-2008, 22:00:34 »
Gezuar te gjitheve festen e Bajramit. Gezime sjellete per te gjithe kjo feste e madhe.
Kjo eshte nje dite ku inagurohet ndertesa e vlerave, te punuar bukur dhe me shume kujdes nga artizanet e vlerave shpirterore.

Kjo eshte nje dite qe nuk festohet sepse kalendari tregon dt 30, por nje dite me arsye te pafundme per tu festuar, sepse shume veta sot kane realizuar nje muaj me falenderime dhe adhurime te shumta per Krijuesin e tyre, shume veta kane permbushur nje muaj virtytesh, tolerance, respekti, dashurie, mirekuptimi ne familjen e tyre, ne rrethin shoqeror dhe kudo jane ndodhur.

Le te gezojme sebashku suksesin dhe bereqetin qe solli ky muaj.

23
Forumi Islam / Sa e praktikoni namazin..?
« ne: 28-09-2008, 16:09:57 »
Edhe une prej disa vitesh kryej obligimin e namazit. Dhe me te vertete qe te arish kete stad besimi eshte nje kenaqesi dhe perjetim i vecante. Falja e namazit nuk eshte nje thjeshte nje adet i cile eshte mire te behet ose nje rrit prej te cilit te ecen mbare, nuk te ndodh gje e keqe etj. Falja e namazit eshte komunikim shpirteror e Krijuesin e gjitheckaje dhe perjetim i drejte i miresive te tij.
Qe njeriu te kuptoje realitetin e tij duhet qe vazhdimish kohen ta harmonizoje duke e shpenzuar ate per te mira materiale dhe shpirterore.
Zoti thote ne Kuran " namazi largon nga e keqja..", normalisht qe kontakti i vazhdueshem gjate cdo dite me Zotin e boterave do ti beje njerezit me te kujdesshem ne veten e tyre, familjen e tyre dhe rreth cdo gjeje qe i rethon.  Prandaj une shpesh ata qe falen rregullisht i quaj pasuri kombetare sepse me te vertete jane njerez qe i nevoiten pritsherive te njerezve sot te cilet kerkojne cilesi njerezore qe permbajne besnikeri, korrektesi, tolerance, antikorrupsion, altruizem etj.

Duke ju kerkuar ndjese per zgjatjen e lus Zotin qe te na e pranoje Namazin tone dhe te na beje prej atyre qe e perkujtojne vazhdimisht.

24
Forumi Islam / Sa ditë do të argjeroni
« ne: 28-09-2008, 10:50:52 »
E lus Allahun xh.sh qe te na e kete pranuar te gjitheve argjerimin e ketyre diteve te medha dhe te na dhuroje shperblimin, meshiren, bereqetin, e ketyre diteve e ne vecanti te nates se Kadrit.

25
Forumi Islam / Dobite shendetesore te Ramazanit.
« ne: 07-09-2008, 01:13:43 »
Kuptimi i vërtetë i fjalës arabe es-saum (agjërim) d.m.th. pushim, qetësi. Kjo d.m.th. që sistemi gastro-intestinal, gjenital, gjuha, sytë dhe veshët, etj. u japim pushim.
Në realitet, agjërimi është një siguri plotësuese për proceset regjenerative në organizëm. Procesi i regjenerimit të trupit dhe trurit, duke përfshirë molekulat e memories, fillon kur trupi pushon, sidomos gjatë periudhës së gjumit të thellë. Gjumi gjatë ramazanit është shumë më intensiv se gjumi në periudhat tjera. Dy orë gjumë gjatë ramazanit janë më të ëmbël dhe më të bukur se disa orë në situata tjera. Meqë agjërimi nuk kalon 14 orë në ditë, gjendja stabile e organizmit është rezultat i mekanizmit të koordinuar psikologjik. Për këtë hulumtimet e bëra në shumë qendra botërore të mjekësisë tregojnë rezultate fantastike biokimike të gjakut.
Gjatë agjërimit, magneziumi në serum rritet. Magneziumi ka efekt mbrojtës kardiak dhe shfrytëzohet në prevenimin dhe shërimin e sulmeve kardiake.
- Ai në vete përmban cilësi anti-platelitale dhe mbron nga përhapja e koagulimit.
- Është stabilizator i membranës i cili ndikon në rrjedhën e sodiumit, potasiumit dhe kalciumit në nivelin e membranës. Për këtë ai mbron nga disritmitë e zemrës dhe trurit.
- Agjërimi nëpërmes efekteve të dobishme të magneziumit, parapengon formimin e ateromeve dhe tretë pllakat ateromatike të cilat janë përgjegjëse për sulme në zemër dhe tru. Për këtë agjërimi merr pjesë aktive në revitalizimin e trupit.
- Magneziumi rrit aktivitetin fibrinolitik të gjakut dhe prevenon dhe fibrinolizën e koagulëve të rinj.
Ramazani ofron shpirt të shëndoshë dhe trup të shëndetshëm. Gjatë agjërimit tajimi i hormoneve nëpërmes gjëndrës hipofizës rritet, ngase ekziston hormoni anabolik për sintezën e proteinave dhe kolagjenëve i cili prodhon baraspeshën pozitive të azotit. Ai gjithashtu stimulon eritropoezën dhe sintezën e kolagjenit.
Gjatë agjërimit, namazit dhe përvojave të ndryshme shpirtërore në Ramazan, substanca të caktuara endogjene nëpërmes trurit dhe palcës kurrizore lirohen në organizëm.
Këto substanca quhen opoide. Këto përfshijnë enkefalinën dhe endorfinën që janë përgjegjës për eufori, qetësi dhe çiltërsi gjatë kësaj periudhe.
Endorfina dhe enkefalina janë dominues natyral të dhembjes. Endorfina është përgjegjës për ndjenjën e kënaqësisë të cilën e përjetojnë shumë njerëz pas ushtrimeve të sforsuara. Endorfina dhe enkefalina derivohen nga beta - lipotropina.
Gjatë lirimit ky ndahet duke formuar tre produkte aktiv kryesor që quhen meta-enkefalina, gama-endorfina dhe beta-endorfina.
Beta-endorfina është më aktivi. Ai është njëzet herë më i fuqishëm se morfina.
Përveç që eliminojnë dhimbjen këta analgjetik narkotik shkaktojnë një ndjenjë të fuqishme të euforisë. Kjo ndjenjë pjesërisht është përgjegjëse për sjelljen psikologjike të personave të caktuar që agjërojnë.
Nëse, p.sh. një atlet lëndohet gjatë garimit, ushtari gjatë luftës, ose personi që agjëron, ndoshta edhe nuk e vëren plagën, përderisa mundi i tyre nuk përfundon. Kjo ndodhë për arsye se truri prodhon sasi shumë të mëdha të endorfinës ose enkefalinës në periudhën e stresit intensiv, shqetësimit ose gjatë agjërimit. Agjërimi nxit efektin natriuretik, që e lejon trupin të eliminojnë natriumin dhe ujin e tepërt nga organizmi. Kjo lejon zgjidhjen e problemeve kronike me edem, dhe ndihmon në uljen e volumit të rritur të gjakut, bashkë me presionin e lartë të gjakut.
Rekalibrimi enzimatik: Gjatë agjërimit, trupi shton ndryshimet enzimatike që ndikojnë në rregullimet e shumë sistemeve si detoksifikimi nga substancat helmuese, shpenzimin e rezervave dhjamore dhe rezervimin e proteinave. Ky është edhe shkaku i përmisimeve në gjendjen klinike të pacientëve.
Atmosfera shpirtërore gjatë agjërimit zvogëlon stresin. Stresi ndikon në cilësinë e jetës dhe është shkak potencial për shumë sëmundje.
Detoksifikimi: Agjërimi lehtëson dhe mobilizon eliminimin e substancave të dëmshme nga organizmi, si: kolesteroli, acidi urik, dioksina dhe mbetje të tjera toksike.
Neuroadoptimi: Agjërimi ndihmon senzorët e shijes që të përshtaten me një nivel më të ulët të kripës që merret me ushqimin, kjo gjë i mundëson trupit të adoptohet me shpejtësi me një dietë të shëndetshme me më pak kripë.
Agjërimi ka një ndikim normalizues në sistemin nervor. Zvogëlon shqetësimet në sistemin tretës si dhe qetëson gjendjen e ankthit.
Hipertensioni është shkaktar kryesor që kontribuon në vdekjet dhe dëmtimet në shoqëritë e industrializuara.
Në vitin 1984, qendra shëndetësore "Tru North Health Center" në SHBA, bëri një studim me 174 pacientë me hipertension. Kurimi ishte qëndrimi pa ngrënë, vetëm me ujë. 90% të pacientëve u shëruan plotësisht e nuk patën më nevojë për ilaçe.
Gjatë agjërimit, palca e kockave (vendi ku prodhohet gjaku) ngacmohet dhe shtohet sasia e prodhuar e gjakut.
Gjatë agjërimit ekuilibri i ujit mes qelizave dhe brenda tyre zbret në minimum. Kështu në funksionet qelizore ndodh një qetësim i rëndësishëm.
Agjërimi ndihmon në ruajtjen e ekuilibrit mendor dhe trupor si dhe stabilizon efektet e tërheqjes hënore mbi organizëm.
Largimi i Hënës nga Toka siç ndikon mbi detrat dhe oqeanet, po ashtu ndikon dhe mbi trupin e njeriut që ka mbi 70% ujë.
Rekomandohet agjërimi i ditëve 13-14-15 sipas kalendarit hënor, pasi janë ditët kur rritet në maksimum tërheqja hënore dhe efektet e saj negative në organizëm.
Agjërimi është sekret i jetëgjatësisë.
"Po ta dini agjërimi është më i dobishëm për ju." (El - Bekare, 184)
Në realitet, qëllimi i vetëm i krijimit siç e përshkruan Kur'ani fisnik është adhurimi dhe lartësimi i Zotit. Ai është motivi i njohjes, perceptimit të së vërtetës, drejtësisë, dashurisë, mëshirës, vëllazërisë e moralit njerëzor.
Kjo vërtetësi e ka shoqëruar gjithnjë shoqërinë njerëzore me anë të shpalljes hyjnore.
Agjërimi dhe bioritmi
Besimtari që nga fëmijëria ka agjëruar rregullisht ka qenë i ekspozuar situatave të ndryshme, të ndritshme e të errëta, së paku gjatë një dite të muajit lunar.
Për këtë, padyshim ai shumë më lehtë për shkak të situatave të ndryshme shumë shpejtë sinkronizon bioritmin e tij ditor, mujor dhe vjetor.
Kjo orë biologjike kryesore, e cila ka një cikël jetësor prej 24 orësh, është e vendosur në nukleusin hipotalamik. E përbërë prej 10.000 nervave, ndodhet tre centimetra pas syrit (myasma opticus).
Myslimanët të cilët kanë pasur çrregullim të cikleve ditore zgjuar/gjumë, gjatë një viti hënor, por rregullisht kanë agjëruar, më shpejtë adaptohen në kushtet e ndryshme të udhëtimit ndërkombëtar. Ata nuk kanë kurrfarë pengesa, përderisa kalojnë zonat kohore dhe nuk vuajnë nga sëmundjet dhe lodhjet të cilat përjetohen pas udhëtimit të gjatë me aeroplan.
Menjëherë posa të përfundojë Ramazani, ritmi i ciklit normal jetësor i cili zgjat 24 orë te agjëruesit, ditën e parë të muajit tjetër, shevval me shpejtësi të madhe ekuilibrohet.
Kjo d.m.th. që bioritmi në Bajram arrin të njëjtin nivel para Ramazanit.
Për resikronizimin e punëtorëve në ndërresat nevojitet periudhë prej tri javësh.
Meqë myslimanët të cilët agjërojnë, vetvetiu adoptojnë procesin e resinkronizimit gjatë periudhës e cila zgjat katër javë në Ramazan, problemet shëndetësore të tyre (që kanë punëtorët në ndërresa) janë të parëndësishëm.
Dobitë e namazit të natës
Përveç kësaj, kontaktet shoqërore gjatë teravisë apo namazit të natës si dhe aktivitetet tjera shoqërore-shpirtë rore vepron si dhurues i kohës (zeitgeber). Ai rregullon ritmet biologjike të desinkronizuara.
Gjatë vitit, myslimani i rëndomtë, kryen obligimin e tij ditor (namaz) pesë herë. Kjo praktikë i jep aftësi fizike secilit muskul në trup. Gjatë muajit të agjërimit namazet shtesë si i teravisë dhe i natës, shpenzon afër 200 kalori.
Kjo praktikë shpenzon të gjitha ekstra kaloritë që futen gjatë iftarit. Njëkohësisht glukoza në gjak rritet, ndërsa gjatë namazit ajo oksidohet në CO 2 dhe H 2O.

Lëvizjet e rregullta dhe të sinkronizuara të trupit gjatë namazit ofrojnë fuqinë e muskujve, elasticitetin, fleksibilitetin e nyjeve dhe rezervës kardiovaskulare.
Lëvizjet e trupit ndihmojnë prevenimin e osteoporozës te të moshuarit.
Forcimi i pompës së muskujve të nëngjunjëve me lëvizje aktive të nyjeve në këmbë, prevenohet tromboza e thellë e venave.
Ushtrimet mbrojnë organizmin nga sëmundjet kronike të zemrës duke shtuar tolerancën e karbohidrateve si dhe prevencën e diabetit të tipit 2.
Rritja e nivelit të hormoneve gjatë agjërimit dhe ushtrimeve gjatë namazit të natës, është i rëndësishëm për formimin e kolagjenit i cili është faktor i rëndësishëm për formimin e vonshëm të rrudhave në lëkurë.
Ushtrimet dhe lëvizjet që bëhen gjatë namazit të natës (kijamul-lejl) i japin njeriut disponim, meditim konstruktiv dhe sjellje markante.
Përsëritja e namazit, lutjet, dhikri dhe aktivitetet e muskujve, shkakton relaksim, zvogëlon konzenimin e oksigjenit dhe reduktimin e aktiviteteve kardiorespiratore.
Lutjet në islam janë unikale, të kombinuara me lëvizje ritmike të trupit dhe meditim të koncentruar, japin një model të veçantë të relaksimit dhe qetësisë fizikopsikike.
Por, theksojmë se forca dhe energjia shpirtërore nuk mund të përfitohen nga agjërimi dhe roli i tij edukativ nuk mund të konceptohen, nëse ai nuk kryhet me bindje dhe përkushtim.

Faqe: [1] 2 3 4