Profile of stellina

×

Permbledhja

stellina
Admin
Send PM
Offline Offline
Posts:   1549 (0.297 per day)
Data e regjistrimit:   25-08-2008, 06:33:07
Last Active:   30-10-2022, 23:39:32

Messages - stellina

1
Diskutime / Diskutimi për shaminë
« ne: 21-08-2022, 10:40:55 »
Sa herë më ka qëlluar të ulem me vajza me shami, pak nga kurioziteti dhe pak nga paragjykimi ju bëj këtë pyetje: A e ke vendosur vetë shaminë, apo ta ka kërkuar burri/familja? Jo vetëm që nuk i ka detyruar njeri, por janë edhe të lumtura. Përveç kësaj më thonë që shamia nuk ka asnjë vlerë nëse ta imponojnë të tjerët. Unë nuk jam ndonjë fetare e madhe, për mos thënë që jam edhe kritike ndaj fanatizmit fetar, sepse e dini nga postimet e mëparshme. Mua më kanë pagëzuar prindërit në një moshë shumë të vogël, kur as nuk e kuptoja dot rëndësinë e pagëzimit, më kanë vendosur kryq në qafë. Pastaj e kam vendosur dhe vazhdoj ta vendos me dëshirë, mgjs nuk jam praktikante, besoj në Zot. Nuk e imagjinoj dot që mund të më thoshte dikush "nuk do lejohesh në shkollë, se ke kryq". Edhe nuk e imagjinoj dot që një vajzë myslimane të ndalohet të hyjë në shkollë se ka shami. Për sa kohë lejohen adoleshente me barkun jashtë, me xhinse te grisura, djemtë me xhinset e varura që ju duket lastiku i brekëve, pse nuk duhet të lejohet një vajzë me shami?

(c) Lolita Albania

2
Tema Aktuale / Spiunazhi rus ne Shqipëri
« ne: 21-08-2022, 10:39:10 »
Keta “urban explorers” ruse sido qe te jete kane shkelur ligjin, jane futur ne zona te ndaluara, kane fotografuar madje dhe kane goditur oficeret per shkak te detyres. Le ta eksplorojne ca burgun!

Ndoshta Ministria e Jashtme e Rusise mund te negocioje per lirimin e tyre ne kembim te lirimit te Brittney Grimes?

E nese vertetohet akuza e spiunazhit atehere i bie qe Rusia ka filluar me masa aktive ne territor shqiptar. Nuk do ishte hera e pare, pasi per keto çeshtje ka precente te shtetasve ruse qe ushtrojne aktivitet te tille ne territorin tone dhe ne territorin e Kosoves.

Duhen investime urgjente dhe serioze ne ushtri, duke filluar nga paga e ushtarakeve e deri tek blerja e armatimeve te reja!
Jo vetem kaq, duhet rikonceptuar roli i ushtrise si nje mjet i domosdoshem organik i shtetit per te ruajtur sigurine publike, rendin kushtetues, paprekshmerine e kufijve.
Jo te trajtohet si organ i tejkaluar tashme, te shnderrohet ne OJQ ose ne brigade punetoresh me lopata per te shuar zjarret.

(c) Lolita Albania

3
Letra e Mretit Zog-I dërguar Kryeministrit Koço Kotta në vitin 1929 në lidhje me ndalimin e mbulesës të femrës shqiptare.

« …Duhet t’a kuptojme, nji here e mire, se nderin e shqiptarit nuk mund t’a mproje nji mbulese, por vetem karakteri burrnuer i tij dhe zakonet e pastra t’onat, * kemi trashiguem prej te Parve t’ane.
Duhet * na t’i edukojme vajzat shqiptare, edukim i cili duhet te shkoje paralel me ate te djalit shqiptar.
Disiplina, sakrifica dhe perparimi jane udhe e vetme * shpjen nji Komb kah perparimi. Do te me vinte shume keq e se, per ket, nuk do te duronte qe, te ngarkuemit me detyren e edukimit te Kombit, t’u shmangen ketyne drejtimeve.
Shqiptari duhet te jete shqiptar e, as Kisha as Xhamija, nuk duhet t’a influencoje ate per m’u largue nga ndergjegja, ndjenja dhe ideja kombetare.
Kam respektin ma te madh per te gjitha fete e ndryshme qe ushtrohen ne Shqipni dhe nderoj misjonin fetar * kryhet nder Kisha e nder Xhamija; por vetem deri aty, se ndryshe kam me qene anmiku ma i rrepte i atij qe do te guxoje te perdoroje fene si mjet dasije kombetare.
Shqiptari, i ç’do feje qofte, asht shqiptar e, ketij, ne rast rreziku t’Atdheut, nuk i vjen per ndihme myslimani i Azise ase i krishteni i Europes… »
MEDIA INDEPENDENT

4
Gjuha Shqipe / Gjuha e standartizuar
« ne: 21-08-2022, 10:27:30 »
 

Njeriu nuk është i njëjtë në komunikim dhe në shkrim! Thënë më qartë njeriu ndryshe shprehet kur shkruan dhe ndryshe shprehet kur flet! Ky fenomen gjuhësor ndodh sepse gjuha në vetvete ka vetëdije dhe nënvetëdije! Përshembull kur përkthejmë një vepër të shkruar nga një gjuhë e huaj në gjuhën shqipe vëme re se shumë fjalë, shprehje dhe ekspresione janë të papërkthyeshme që mund të sjellin dhe sakatimin e kësaj vepre duke e zhveshur nga shpirti i sajë, pra duke i hequr mprehtësine dhe inteligjencen e sajë që është nënvetëdija e gjuhës së folur dhe e të shkruarës në origjinal!

Po ne shqiptarët që njihemi si një popull që nuk kemi shkruar dhe nuk n’a bëlqen të shkruajmë (sepse nuk n’a bëlqen të lexojmë),shtrohet pyetja: »A kemi mbijetuar përmes frymës të së folures? » Kjo pyetje e ka përgjigjen tek lufta që i është bërë gjuhës shqipe per ta zdukur si gjuhë ( si dhe popullin shqiptare) dhe jo për ta shkruar në alfabetin e një gjuhe tjetër (kushdo qofte ai alfabet) që me këtë gjë gjuhës shqipe do ti kishin vrarë shpirtin e sajë, duke e bërë me kalimin e kohes një gjuhë të vdekur.

Meqenëse mprehtësia dhe inteligjenca e gjuhës shqipe është ngulitur në gjuhën e folur, është dhe shpjegimi i mbijetesës së gjuhës shqipe dhe si rrjedhoje edhe mbijetesës së popullit shqiptar!!!! Këtu ka dhe shpjegimin shprehja: « ky njeri apo popull është inteligjent prej natyre! »
Ne shqiptarët kemi mbijetuar përmes gjuhës së folur ashtu sikur kanë mbijetuar popuj të tjerë përmes gjuhës së shkruar!


Si përfundim mund të themi se shqiptari është i njësuar me gjuhën dhe identifikohet përmes gjuhës si në të folur ashtu edhe në gjuhën e shkruar! Pra standartizimi i gjuhës shqipe duke përjashtuar dialektet e saje (sepse gjuha e standartizuar shqipe është gjuha shqipe e folur në Elbasan një qytet i themeluar nga ottomanët si kundrapeshë e qytetit të Krujës të asaj kohe dhe nuk është as dialekti Toskë dhe as dialekti Gegë) është një nga faktorët negative që ka bërë uljen cilësore të shpirtgjërësisë dhe bujarisë, koherencës dhe dashurisë së shqiptarëve për shqiptarët dhe trojet shqiptare duke vënë në dyshim përkatësinë e tyre fiziko-shpirtërore shqiptare dhe duke i shtyrë drejt dukjes dhe pamjes së jashte të tyre (përmbysjen e maksimës etike drejt asaj estetike që do të thotë zbrazjen morale të njeriut dhe të të qenit shqiptar shpirtëror drejt të qënit shqiptarë në dukje dhe sipërfaqësor, sa për s’y e faqe), duke u bërë materalistë dhe dogmatikë në kërkim të të sigurisë së tyre, duke u bërë edhe pre e demogagjisë dhe tjetërsimit në shkëmbim të shkuljeve, të dyshimeve dhe sikleteve, që e kanë origjinën e tyre tek mungesa e vetëdijes dhe nënvetedijes gjuhësore të shqipes së folur (sot dhe të shkruar) të shkrirë në qënien e tyre fiziko-shpirtërore!!!


Shkurt: « Sot shqiptarët janë dhe ndjehen më pak shqiptare » për shkak të dhunës politike dhe akademike të rregjimit komunist ushtruar ndaj gjuhës shqipe dhe lënien mbas dore të rivendosjes së sajë në vendin që i takon për ta mbrojtur nga sakatimi dhe brejtja e përditshe që po i bëhet përmes bastardimit dhe tjetërsimit të qëllimshëm të sajë duke u kthyer tek qellimi i tyre i përhershem dhe i pa ndryshuar, « zhdukjen e gjuhës shqipe »!!! Mbas rënies së gjuhës bie edhe pronësia e tokës dhe Atdheut sepse gjuha e jetuar duhet të ketë edhe territorin e sajë të përcaktuar dhe të njohur atje ku ajo jeton e mbretëron!
Nga: Preng Molla
24. 05. 2022
MEDIA INDEPENDENT

5
Shqiptaria / Patriotizmi, Nacionalizmi dhe Shqiptarët
« ne: 21-08-2022, 10:23:45 »
 

Sot Patriotizmi dhe Nacionalizmi shkojnë bashkë dhe në një frazë përmblidhen në këtë formë: Patriotizmi është « dashuria për të tutë » dhe Nacionalizmi « urrejtja për të tjerët »
Patriotizmi shjegohet shumë mirë në gjuhën shqipe sepse kemi, « dashuria për të tutë », ku në fjalën « tutë », kemi kuptimin e fjalës « të gjithë », në gjuhën ilaliane « tuti », dhe fjalën « frikë », « tuta », prerja e tutës, një procesion për fëmijët që mbasi mbarojnë procesin e kacavjerrjeve nëpër muret dhe objektet e shtëpisë kanë frikë të ecin në këmbët e tyre.
Këtyre fëmijëve u duhet hequr frika (prerë tuta) që të ecin në këmbët e tyre dhe kanë nevojë për « procesionin e prerjes së tutës ». Pra Patriotizmi në gjuhën shqipe ka brenda sajë « dashurinë » dhe « frikën » për njerëzit tuaj, pra është i plotë në semantikën e gjuhës shqipe
Nacionalizmi për shqiptarët është i pa kuptimtë sepse shqiptarët nuk e kanë të qartë se kë duhet të urrejnë « të vetët » apo « të tjerët », « të huajt » sepse për shqiptarët, »të vetët » dhe « të huajt » janë e njëjta gjë në kuptimin nacionalist të fjalës, pasi Nacioni i shqipëtarëve (Shqipëria) është i rrethuar i gjithi me shqipëtarë!!!

Nga: Preng Molla
MEDIA INDEPENDENT

6
 

Luiza Gega kampione e europës
Luiza Gega arriti rezultatin më të madh në historinë e atletikës shqiptare duke u shpallur kampione e Europës. Atletja kuqezi triumfoi në garën e 3 000 metrave me pengesa në Kampionatin Europian që po zhvillohet në Mynih të Gjermanisë, duke fituar të parën medalje të artë të Shqipërisë në këtë konkurrim. Sportistja 33-vjeçare e komandoi garën që nga fillimi deri në fund duke lënë prapa rivalet e saj kryesore, ndërsa ishte shumë e emocionuar.
Gega fitoi me kohën 9’11’31, duke mos vendosur dot rekordin e ri kombëtar, por duke marrë medaljen e artë. Në 2016, ajo doli nënkampione e Europës në Amsterdam të Holandës, ndërsa tani u ngjit në shkallën më të lartë të podiumit. Në këtë mënyrë, Gega kurorëzon një vit 2022 të jashtëzakonshëm, në të cilin mbrojti titullin e kampiones së Mesdheut, doli e pesta në botë dhe vendosi disa rekorde kombëtare.

MEDIA INDEPENDENT

7
E Bukura / Ngjyra e Kuqe🎀
« ne: 20-08-2022, 13:41:07 »
 

8
E Bukura / Ngjyra e Zeze 🎩
« ne: 20-08-2022, 13:40:37 »
Ivana Xhelili
 

9
E Bukura / Ngjyra e Zeze 🎩
« ne: 20-08-2022, 13:40:20 »
Ivana Xhelili
 

10
E Bukura / Veshje per mbremje!
« ne: 20-08-2022, 13:37:52 »
 

11
E Bukura / Veshje per mbremje!
« ne: 20-08-2022, 13:37:40 »
 

12
Sporte Ekstreme / Serena Williams fiton Australian Open
« ne: 10-08-2022, 09:31:14 »
 

Serena Williams ka deklaruar së fundmi se do të tërhiqet nga sporti pas turneut vjetor për t’u fokusuar në familjen e saj.

“Këto ditë, nëse më duhet të zgjedh midis tenisit dhe  familjes sime, unë zgjedh këtë të fundit”, shkroi ajo në një ese personale për Vogue.

Williams rrëfeu se ajo po kërkon të ketë një tjetër fëmijë – por vetëm pasi të heq dorë nga sporti.

“Në vitin e fundit, Alexis dhe unë jemi përpjekur të kemi një fëmijë tjetër dhe së fundmi morëm disa informacione nga mjeku im që më qetësuan ”, shpjegoi ajo.“Unë definitivisht nuk dua të mbetem përsëri shtatzënë dhe të jem në këtë profesion.”

Serena, e cila fitoi ndeshjen e saj të parë në më shumë se një vit të hënën në National Open në Toronto, konfirmoi se do të luante në US Open në Queens më vonë këtë muaj, megjithëse pranoi se nuk e di nëse do të largohet fituese.

“Fatkeqësisht nuk isha gati të fitoja Wimbledon këtë vit. Dhe nuk e di nëse do të jem gati për të fituar Nju Jorkun. Por unë do të përpiqem”, tha tenistja.

Ky do të jetë eventi i saj i fundit Grand Slam.

“Nuk ka lumturi në këtë temë për mua. E di që nuk është gjëja e zakonshme për t’u thënë, por ndjej një dhimbje të madhe, “u shpreh Williams. “Është gjëja më e vështirë që mund ta imagjinoja ndonjëherë. E urrej. E urrej që duhet të jem në këtë udhëkryq.

“Vazhdoj të them me vete, do të doja të ishte e lehtë për mua, por nuk është ashtu. Nuk dua që të mbarojë, por në të njëjtën kohë jam gati për atë që vjen më pas.”/Lapsi.al

13
Shqiptaria / Arvanitasit, më të pafat se arbëreshët
« ne: 10-08-2022, 00:47:04 »
Fati tyre qe ishin mes grekëve dhe jo mes italianëve

14
Pyetper / Kush është qyteti më i bukur shqiptar?
« ne: 10-08-2022, 00:45:58 »
Prizreni

15
Pyetper / Cili eshte kuptimi i fjales qyqek?
« ne: 10-08-2022, 00:45:17 »
Kurre se kam dëgjuar a përdorur fjalen qyqek.

16
Filmi Shqiptar / Ngadhnjim mbi vdekjen
« ne: 10-08-2022, 00:41:26 »
Ka Acromax tani ne dore edhe filmat e kohës se komunizmit? Pfff
Keta jane bere kanceri i internetit shqiptar

17
Kjo ishte akoma koha e cel normal, po tani me smartphones ca bëhet? Femijet qe 3 muajsh i kane me dorë, jo me fiset e humbura anembanë globit.

18
Jeta / Si të mbrojmë sytë nga celulari?
« ne: 10-08-2022, 00:37:31 »
Këshilla interesante, sepse kaq sa rrime ne duhet bere dicka.

19
Mobile | Apps / Celulari: Duhani i shekullit 21
« ne: 10-08-2022, 00:36:30 »
Duhani, kokaina dhe alkoli bashke thuaj 🤣

20
Mobile | Apps / Celulari i parë i historisë
« ne: 10-08-2022, 00:35:46 »
Ky
 

21
Ah korcaret...

22
Mobile | Apps / Celulari i parë egziston nga viti 1922
« ne: 10-08-2022, 00:33:38 »
Sigurisht 🙄

23
Sa gjera ka kaluar ky robi. Asokohe e beri kunder Berishes, neser do duhet kunder Rames qe e solli vete ne pushtet. Ironia e fatit.

24
Te paktën te ne mund te zgjedhin kurse be USA e ndaluan fare me ligj

25
TV Shqip / Mashtrimet e DigitAlb!
« ne: 10-08-2022, 00:29:33 »
Mashtruan e mashtruan e tani nuk jane me relevant ne tregun shqiptar.

Faqe: [1] 2 3 4 5 6 ... 62