Profile of Alban






Permbledhja

Alban
Admin
Send PM
Offline Offline
Posts:   436 (0.062 per day)
Personal Text:   Verdana
Data e regjistrimit:   24-04-2004, 18:00:00
Last Active:   16-05-2023, 23:19:16

Messages - Alban

1
 

Minimalisht 300 mijë shqiptarë refuzuan të marrin pjesë në zgjedhjet e së dielës për pushtetin vendor në Shqipëri, gjë që duket se i dha socialistëve fitore dërrmuese në shumicën e bashkive, pavarësisht se numri i votave ishte dhjetëramijëra më i ulët se sa në zgjedhjet parlamentare të vitit 2021. BIRN krahasoi numri e votave të marra nga Partia Socialiste dhe aleati i tyre i pashpallur, PSD e Tom Doshit në vitin 2021 me numrin e votave që morën kandidatët e PS për kryetarë bashkie në zgjedhjet e së dielës. Rezultati tregon që mazhoranca ka humbur në rang vendi rreth 46 mijë vota krahasuar me vitin 2021. Në disa bashki kyçe si Shkodra dhe Kamza, socialistët e kanë rritur numrin e votave, ndërsa në bashki të tjera si Tirana, Vlora dhe Elbasani, kanë pësuar humbje votash.


Humbjet më të mëdha janë shënuar në Tiranë, ku kryebashkiaku Veliaj mori rreth 34 mijë vota më pak nga sa kishte fituar Partia Socialiste dhe PSD të marra së bashku në vitin 2021.


Humbësit më të mëdhenj të zgjedhjeve duket se janë dy ish-kryeministrat dhe ish-presidentët, Sali Berisha dhe Ilir Meta, të cilët kanë krijuar koalicionin opozitar Bashkë Fitojmë, pasi Berisha u përzu nga partia e tij nga pasardhësi dhe ish-benjamini Lulzim Basha për shkak se u “emërtua” nga Shtetet e Bashkuara si politikan “i përfshirë në korrupsion madhor”.

Në kampin e opozitës, BIRN krahasoi votat e marra nga Partia Demokratike dhe LSI në zgjedhjet e vitit 2021 me votat që kandidatët e koalicionit “Bashkë Fitojmë” dhe ata të Partisë Demokratike zyrtare morën në zgjedhjet e së dielës.

Opozita mori në total 522 mijë vota të dielën, nga të cilat 490 mijë shkuan për kandidatët e koalicionit “Bashkë Fitojmë”. Në total, opozita humbi rreth 207 mijë vota nga viti 2021, duke humbur bastionet e tyre historike në Shkodër, Kamëz, Dibër, Kukës e Tropojë. Bashkia më e madhe e fituar prej tyre është Kavaja. Të shtata bashkitë e fituara nga opozita të marra sëbashku kanë gjithsej 200 mijë banorë, sipas gjendjes civile ose 4.5% të totalit të popullsisë sipas regjistrit civil.

Partia Socialiste fitoi gjithsej 53 bashki, ndërsa aleatja e saj, Partia Minoriteti Etnik Grek për të Ardhmen, fitoi bashkinë e Finiqit. Bashkitë e qeverisura nga koalicioni i majtë kanë 96% të popullsisë së vendit.

Partia Demokratike zyrtare garoi në 13 bashki, ku në tre mund të konsiderohej pretendente. Në Mallakastër, kandidati i saj Agron Kapllanaj humbi me rezultat të ngushtë përballë kryebashkiakut aktual, i cili u ndihmua në fitore edhe nga kandidati i Bashkë Fitojmë. Në Këlcyrë duket se ndodhi e kundërta, kandidati i Bashkë Fitojmë humbi pasi një grusht votash u fituan nga kandidati i Partisë Demokratike zyrtare. Në Dimal kandidati i PD-së zyrtare, Dritan Sula mori 36%. Votat e tij dhe të kandidatit të Bashkë Fitojmë, Gentian Meçi të marra sëbashku nuk bëjnë shumicën. Në Kuçovë, kandidati i Bashkë Fitojmë Lefter Maliqi, mund të kishte fituar nëse kandidati i PD-së zyrtare do t’i kishte dhënë votat e tij, ndërsa në Finiq, PD dhe Bashkë Fitojmë morën sëbashku 61% të votave, por humbën përballë kandidatit të qeverisë për shkak se garuan të ndarë.

Pjesëmarrje minimale
E drejta e votës në Shqipëri është pasive. Te gjithë qytetarët që gjenden të regjistruar në regjistrin civil dhe kanë mbushur 18 vjeç, janë pjesë e listës së zgjedhësve. Në total, 3.65 milionë shqiptarë kanë të drejtë vote. Nga këto, të dielën 1.39 milionë qytetarë e ushtruan të drejtën për të votuar. Një pjesë e mirë e votuesve janë në pamundësi fizike për të votuar pasi jetojnë e punojnë prej shumë vitesh jashtë vendit. Nuk është e mundur të dihet se sa realisht prej tyre jetojnë jashtë vendit dhe sa jetojnë në Shqipëri, por nuk paraqiten për të votuar.

Por gjithsesi, bazuar në pjesëmarrjen e shkuar dhe shtimin e numrit të zgjedhësve, BIRN vlerëson se rreth 300 mijë qytetarë nuk e ushtruan të drejtën e votimit të dielën, pavarësisht se një pjesë ka gjasa që gjenden në Shqipëri. Vlerësimi mbështetet në faktin se në zgjedhjet më të afërta, ato parlamentaret të vitit 2021, pjesëmarrja ishte 1.66 milionë, ose 273 mijë më shumë se sa të dielën. Ndërkohë, lista e zgjedhësve është shtuar me 102 mijë shtetas. Këto dy shifra, pra 273 mijë vota të hedhura më pak në kushtet e shtimit të numrit të votuesve me 102 mijë vetë, sugjerojnë se së paku 300 mijë nuk kanë votuar.

Në rang kombëtar, pjesëmarrja ra nga 47% më 2021, në 38% më 2023. Rënia më dramatike e numri të votuesve duket se u shënua në bashkinë Vlorë. Të dielën, vetëm 25% e votuesve në listat e zgjedhësve u paraqitën. Vlora ka një shkallë shumë të lartë emigrimi dhe pjesëmarrja ka qenë historikisht e ulët. Por emigrimi nuk shpjegon dot rënien në këtë masë. Në zgjedhjet e vitit 2021, pjesëmarrja aty ishte 37%. Të dielën në Vlorë u hodhën 41 mijë vota, ose 19 mijë më pak se sa dy vjet më parë. Duket se një në çdo tre votues nuk u paraqit. Kandidati i maxhorancës Ermal Dredha mori 7 mijë vota më pak se sa PS më 2021, ndërsa kandidati opozitës Hysni Sharra mori gati 9 mijë vota më pak.

Fitorja e thellë e PS
Llogaritjet e BIRN tregojnë se kandidatët e Partisë Socialiste në të gjithë vendin morën 765 mijë vota të dielën, gati 46 mijë vota më pak nga sa Partia Socialiste dhe aleatët e tyre joformalë, Partia Socialdemokrate, patën marrë në zgjedhjet parlamentare të vitit 2021. Përkundrejt kandidatëve socialistë, kandidatët e koalicionit Bashkë Fitojmë dhe kandidatët e Partisë Demokratike zyrtare morën sëbashku të dielën 522 mijë vota. Në vitin 2021, dy partitë opozitare, Partia Demokratike dhe Lëvizja Socialiste për Integrim, patën marrë sëbashku 730 mijë vota. Në total, opozita ka humbur 207 mijë vota në të gjithë territorin e vendit në krahasim me votat që pati marrë në zgjedhjet e kaluara. Të dielën, rreth 7% e votuesve hodhën vota të pavlefshme apo votuan kandidatë të tjerë të pavarur. Kandidati më i fortë doli Arlind Qori nga Lëvizja Bashkë, i cili garoi në Tiranë dhe mori gati 14 mijë vota. Ai u rendit i treti pas Veliajt dhe Këlliçit.

Në total, të dyja palët duket se kanë humbur elektorat në rang kombëtar por opozita Berisha+Meta dukshëm nuk ka bindur një numër thelbësor qytetarësh të dalin në zgjedhje.

Pjesëmarrja si përqindje e thjeshtë aritmetike ra nga 47% në zgjedhjet e vitit 2021, në 38% në zgjedhjet e së dielës. Diferenca përj 9 përqind do të thotë se këtë të dielë u hodhën 16.4% më pak vota nga sa ishin hedhur në zgjedhjet e 25 prillit 2021.

Tirana është bashkia ku gjenden një në çdo pesë votues në vend. Të dielën, 302 mijë qytetarë hodhën votën për një nga gjashtë kandidatët për kryetar bashkie. Kryebashkiaku aktual Erion Veliaj fitoi 159 mijë vota, 34 mijë vota më pak nga sa kishin marrë në vitin 2021 Partia Socialiste dhe Partia Socialdemokrate.

Dy kandidatët e Bashkë Fitojmë dhe Partisë Demokratike, Belind Këlliçi dhe Roland Bejko, morën sëbashku 113 mijë vota. Votat e tyre ishin 46 mijë më pak nga sa kishin marrë Partia Demokratike dhe Lëvizja Socialiste për Integrim në zgjedhjet parlamentare të vitit 2021. Në thelb, nëse nuk marrin parasysh që lista e zgjedhësve në Tiranë është shtuar me 20 mijë vetë gjatë kësaj periudhe, një në çdo tre votues të opozitës nuk vajti në zgjedhje. Nga mbështetësit e maxhorancës, një në pesë vetë nuk doli.

Kandidati kryesor i opozitës, Belind Këlliçi nga Bashkë Fitojmë, mori 100 mijë vota. Konkurrenti i tij nga Partia Demokratike Roland Bejko mori pak më shumë se 12 mijë.

Makineria ‘non grata’
Suksesi më i madh elektoral i Partisë Socialiste në këto zgjedhje është thyerja e bastionit historik të së djathtës në Shkodër, ku kryebashkiaku i ardhshëm, Benet Beci fitoi rreth 34500 vota ose mbi 60%.

Një faktor kryesor në këtë fitore është aleanca me Partinë Socialdemokrate të Tom Doshit – i emërtuar gjithashtu nga Departamenti amerikan i Shtetit për “korrupsion madhor”. Beci mori gati 9 mijë vota më shumë nga sa kishin marrë bashkërisht PS dhe PSD më 2021 – të dyja parti me rritje në Shkodër në zgjedhjet e vitit 2023.

Partia Socialdemokrate e Doshin po del një faktor përcaktues në shumë bashki të vendit. Doshi ka shprehur haptazi mbështetjen për Benet Becin në Shkodër dhe Kristian Shkrelin në Vaun e Dejës, me të cilin shtroi iftar para zgjedhjeve, ndërsa deputetët e PSD-së të dala nga zgjedhjet e vitit 2021 mbështesin rregullisht Ramën me vota parlamentare.

PSD rezulton se fitoi 23% të votave për këshillin bashkiak Shkodër, duke qenë pothuajse në të njëjtin nivel me koalicionin opozitar Bashkë Fitojmë. Votat për këshill bashkiak jepen veçmas votave për kryetar, por nëse supozojmë se votuesit e PSD-së për këshill kanë mbështetur Becin për kryetar, siç i ka këshilluar Doshi, atëhere rezulton se të 13 mijë votat e tij kanë kontribuuar në 37% të rezultatit të Becit, i cili mori 34 mijë vota në total.

Në Vaun e Dejës, PSD rezulton forca e parë në këshill me 32% të votave dhe 11 mandate, pasuar nga PS dhe BF me nga shtatë mandate. Kandidati i Partisë Socialiste në Vaun e Dejës Kristian Shkreli fitoi zgjedhjet me 56% të votave. Rezultati i tij, gati 8400 vota, duket se është mbështetur fort nga PSD.

Në Lezhë, ku kryebashkiaku i PS-së Pjerin Ndreu përmbysi rezultatin e zgjedhjeve të vitit 2021, PSD mori 20% të votave për këshilltar. Të dhënat e pjesshme, pasi numërimi për këshill në Lezhë vijon, tregojnë se Partia Socialiste është forcë e tretë, pas PSD-së dhe Partisë Kristiandemokrate. Kristiandemokratët, një parti që më herët pa pasur për deputet Mark Frrokun, do të ketë 9 nga 41 anëtarët e këshillit bashkiak të Lezhës, nëse rezultatet aktuale konfirmohen.

Në Lezhë, kandidati socialist fitoi me 3 mijë vota më shumë se sa kishte marrë PS në vitin 2021 ndërsa opozita humbi me 2,500 vota më pak.

Socialistët përdorën në zgjedhjet e së dielës edhe ndihmën e Ornaldo Rakipit, së paku për rezultatin e arritur në Bashkinë Vorë, ku fituan me shifrën plebishitare prej 74% të votave të vlefshme. Rakipi u shfaq në krah të kryebashkiakut të Tiranës Erion Veliaj në festën e fitores në Vorë. Ai është i biri i Aqif Rakipit, ish-deputet i PDIU-së, i cili është emërtuar nga Shtetet e Bashkuara si person i përfshirë në korrupsion madhor, që ka lidhje me një organizatë të krimit në Elbasan dhe që ka blerë vota për Partinë Socialiste në qarqet Elbasan dhe Tiranë. Ornaldo Rakipi i siguroi rreth 16 mijë vota personale në qarkun Tiranë, vota që patën rëndësi kyçe për shumicën parlamentare aktuale të Edi Ramës. /Marrë nga Reporter.al

2
Tema Aktuale / Totalitarizmi i shoqerise se hapur
« ne: 13-05-2023, 00:29:04 »
Totalitarizmi liberal

3
Shkencë / HEPATITI D
« ne: 13-05-2023, 00:27:54 »
Faleminderit. informacione me vlerë dhe plot rëndësi.

4
Forumi Islam / Gëzuar Fiter Bajramin
« ne: 21-04-2023, 10:04:59 »
 

5
Pyetper / Çfarë është somnambulizmi?
« ne: 16-04-2023, 00:25:05 »
Eshte shume interesante se si shume njerez vuajne nga nje anomali e tille qe i mundeson te levizin sikur te ishin zgjuar por nga ana tjeter nuk jane aspak te vetedijshem se cfare bejne e ku shkojne. Jam kurioz te di se cfare thote shkenca e psikologjise mbi kete teme?

6
Kosova Sot / Urime 15 vjetorin e pavarsisë
« ne: 17-02-2023, 07:35:15 »
 

9
Ka të dhëna indirekte llogjike dhe të besueshme se popullsia që jeton në Shqipëri është diku te 2.1 milionë banorë.‼️

Në censusin e 2011 numëroheshin 2.8 milionë banorë.

Ndërkohë shtetas shqiptarë të regjistruar në gjendjen civile janë gati 4.4 milionë banorë.

Dmth, në Shqipërinë e sotme jetojnë pak më pak se gysma e popullsisë.‼️‼️‼️

Ky është alarm kombëtar.❗️

Shpopullim kaq i tmerrshëm i territorit si ky nuk ka njohur asnjë komb apo shtet.☹️

Ç'kuptim ka shteti, territori i të cilit braktiset në shumicë nga banorët e tij?!

Të gjithë ikin ndërkohë politika shpopulluese çimentohet. Shqiptarët ikin nga politika në vendin e tyre. Pavarësisht definicioneve legale, ata janë emigrantë politikë, sepse politika është arsyeja e largimit.

Dmth, nga ato 1 milionë shuplakat e 2013-ës ,700 000 kanë ikur nga vendi.

Ja ky është fakti flagrant që shqiptarët ikin nga politika e vendit të tyre. ☹️

Në këtë realitet shkombëtarizues të krenohesh se ke bërë reforma, do të thotë ose je psikopat, ose i ligë.

Ky quhet literalisht shtetshkatërrim dhe, pa asnjë lidhje me shtetformimin.

Në asnjë rast ky realitet nuk quhet sukses qeverisës. As sukses politik.

Ylli Manjani

10
Tema Aktuale / Big Brother i Edi Rames
« ne: 12-02-2023, 13:25:21 »
 

Identikit

Ai është 45 vjeç. Punon në x institucion shtetëror. Është i martuar dhe ka dy fëmijë dhe një kredi shtëpie që do shumë vite për t'u shlyer. Dy javë më parë është thirrur nga eprori i tij dhe nën sloganin
" po hani bukën tonë" është urdhëruar të shkarkojë aplikacionin " Aktivisti". Në këtë aplikacion ai është i detyruar të pëlqejë, të komentojë dhe të shpërndajë çdo "" arritje"" të qeverisë rilindase.

Në fillim ka menduar ta shkarkojë këtë aplikacion dhe të mos jetë shumë aktiv, por ka harruar se Vëllai i Madh po e vëzhgon dhe ai është i monitoruar 24 orë falë aplikacionit Aktivisti në të gjitha komunikimet që kryen dhe të gjitha të dhënat e tij i përkasin Vëllait të Madh.

Një mesazh mbërrin në telefonin e tij dhe Vëllai i Madh i tërheq vëmendjen duke i thënë se nuk ka kryer si duhet detyrën e përcaktuar prej Vëllait të Madh. Nuk ka pëlqyer, nuk ka komentuar dhe nuk ka shpërndarë postimet e kabinetit rilindas. Nuk ka arritur të grumbullojë pikët e duhura. Vëllai i Madh ia paraqet edhe pikët me data.
Në x datë ke marrë kaq pikë. Je dobët. Duhet të jesh më aktiv nëse do të mbash vendin e punës.  Vendi i punës nuk mbahet me pikët e meritokracisë, por me pikët e Aktivistit.

Një burrë 45 vjeç me një familje për të mbajtur dhe një kredi shtëpie për t'u shlyer në këtë gjendje presioni sa i lirë është për të votuar në 14 maj?!

Çdo ditë deri në 14 maj këtij njeriu do t'i kujtohet çdo ditë nga eprori se po ha bukën e qeverisë. Çdo ditë duhet të plotësojë pikët te aplikacioni Aktivisti, në rast të kundërt Vëllai i Madh i dërgon mesazh duke i kujtuar numrin e pikëve.

Kjo ndodh çdo ditë. Deri më 14 maj a nuk do të kemi një njeri të rraskapitur psikologjikisht që do të ketë frikë se edhe në kutinë e votimit dikush po e vëzhgon?!

Duke qenë se fola gjatē me këtë njeri po sjell një copë të bisedës me të.

Ai tha: E zëmë se e denoncova. Ku do ta gjej drejtësinë?! Këtu po plasin skandale ditë pas dite dhe drejtësia nuk vë dorë. E imagjinon sa mund të vihet drejtësia në lëvizje se heqin një njeri si unë nga puna?!

Me taksat e shqiptarëve po krijohen aplikacione për t'i shtypur, dhunuar dhe për t'i mbajtur në presion shqiptarët. Kjo është e frikshme, e neveritshme dhe mbi të gjitha shkelen me të dyja këmbët të drejtat e njeriut.

Pas gjithë kësaj panorame lindin pyetjet: Sa i lirë është për të votuar ky njeri?!

A mund të ketë zgjedhje të lira në këtë situatë?!

Sa e sa njerëz përjetojnë të njëjtën gjë në administratën publike?!

Post Scriptum- Nuk mund të ketë zgjedhje të lira në diktaturë.  Pluralizmi shqiptar është në gjendje kome.

Elona Caslli

11
Edhe njëherë, nuk ka rrugë tjetër për të rrëzuar një qeverisje përveç votës.

Dhuna jo vetëm është e papranueshme, por nuk është mjet i sigurtë. Sundimtari ka më shumë mjete, para e mercenarë.

Pastaj pse u dashka derdhur gjak për politikë?!

Për sa kohë që ende votohet duhet synuar vota.

Nuk ka asnjë mënyrë tjetër për të rrëzuar një qeveri e cila është aty sepse është votuar më shumë se çdo parti apo grupim tjetër.

Nga ana tjetër, qeveria u bë moniste me ligjin e zgjedhjeve dhe me pushtetin që i dha në tavolinë opozita e Lulzim Bashës.

Ti japësh votën paqsisht, ti japësh pushtet më shumë se vota me konsensus politik dhe ti kërkosh opozitës rrëzoje me dhunë nuk ka llogjikë. 

Pastaj ç'është kjo hajde të vijmë në pushtet me dhunë?!  Kurrë mos ardhshi më mirë!

Pushteti që vjen nga dhuna vetëm dhunon.

Kurrë skam për të qenë me këtë.

Vota!
Vota!
Vota!

Bëhuni të mençur e njihni popullin shqiptar po aq sa e njeh i degjeneruari Edi Rama.

Ja, kaq të bëni!

Dhe ndërkohë respekt përpjesmarrësit në protestë! Mos i fyeni protestuesit, as protestat!

Cilido që manifeston publikisht një pakënaqësi me qeverisjen meriton respekt.

Si 1, si 1 milionë qofshin.

Dhe në fund, nuk ju pëlqen protesta e tjetrit, bëj tënden më të mirë.
Bëje si ta duash, po bëje. Atëhere dhe vetëm atëhere ke të drejtë të shash tjetrin!

Ylli Manjani

12
Pyetper / Sa kg ka 1 njuton?
« ne: 12-02-2023, 00:12:04 »
Një njuton është një njesi matese per fuqine dhe jo një njesi matese per masën, prandaj nuk ka një peshë specifike. Një njuton përfaqëson një fuqi të njëjtë me atë që ekziston një fuqi prej 1 kilogram në një hark prej 1 metër në drejtim të gravitetit. Në të njëjtën kohë, një njuton është ekvivalent me 9.8 Newton, që përfaqëson fuqinë e gravitetit në një objekt me masë 1 kilogram në një hark prej 1 metër. Në këtë mënyre, një njuton përdoret për të matur fuqitë që ndodhin në trupat e ndryshëm dhe në mjedis, por jo për të përcaktuar masën e objekteve.

13
Pyetper / Sa kg ka 1 kv?
« ne: 12-02-2023, 00:10:02 »
Një kilovat orë (kWh) nuk ka peshë, pasi është një njes matese per energjine dhe jo njesi matese per masën. Kilovat orë përfaqëson një sasi energjie që një burim i energjisë si një bateri, një central elektrik apo një motër i nxjerr në një periudhë kohore të caktuar. Nëse dëshironi të keni një ide për sasinë e energjisë së nevojshme për të nxjerrë një kilovat orë, mund të imagjinojë një shishe me benzinë me masë 1 kilogram që nxjerr një sasi energjie të njëjtë me atë të përfaqësuar nga një kilovat orë. Megjithatë, duhet të theksohet se kilogrami është një unitet masë dhe kilovat orë është një unitet energjie, dhe ato nuk janë të njëjta gjë.

14
Pyetper / Sa kg ka 1 liter?
« ne: 12-02-2023, 00:08:06 »
Një litër peshon rreth 1 kilogram. Kjo është për shkak të faktit se densiteti i ujit është i barabartë me 1 kilogram për litër. Pra, nëse matni një litër ujë, ajo do të peshojë rreth 1 kilogram. Kjo është një nga arsyet që litri është një nga unitetet standarde të masës për fluide, duke pasur një lidhje direkte me kilogramin, një nga unitetet standarde të masës për të gjitha materialet.

15
Pyetper / Sa kg gjak ka njeriu?
« ne: 12-02-2023, 00:07:03 »
Pesha mesatare e gjakut në një njeri të rritur është rreth 5-6 litra. Por, kjo mund të variojë në bazë të gjendjes së trupit dhe madhësisë së tij. Për shembull, një person me një trup më të madh do të ketë më shumë gjak sesa një person me një trup më të vogël. Gjithashtu, niveli i lëngjeve në trup mund të ndikojë në peshën e gjakut, si dhe sëmundjet ose kushtet mjekësore që ndikojnë në funksionimin e sistemit të qarkullimit të gjakut. Nëse keni pyetje ose ndërprerje rreth gjendjes suaj të trupit, ju rekomandojmë të konsultoheni me një mjek ose profesionist të shëndetit për të marrë një vlerësim të saktë të gjendjes suaj.

16
Pyetper / Sa kg duhet te jemi sipas moshes?
« ne: 12-02-2023, 00:05:31 »
Nuk ka një peshe specifike të një individi që është e njëanshme për të gjithë në bazë të moshës. Faktorë të ndryshëm, si gjenetika, niveli i aktivitetit fizik, dieta, dhe shëndeti i të brendshëm, mund të ndikojnë në peshen e njeriut.

Pesha e një individi mund të variojë gjatë jetës së tyre dhe është e rëndësishme të mbani në mend se një mënyrë e jetesës së shëndetshme, e cila përfshin ushqim të ekuilibruar dhe aktivitet fizik të moderuar, mund të ndihmojë në mbajtjen e një peshe të shëndetshme. Nëse keni ndonjë pyetje ose ndërprerje rreth shëndetit tuaj, ju rekomandojmë të konsultoheni me një mjek ose profesionist të shëndetit që do t'ju ndihmojë të vendosni nëse jeni në një peshe të shëndetshme.

17
Pyetper / Sa kg ka 1 ton?
« ne: 12-02-2023, 00:03:43 »
Një tonë përbëhet nga një mijë kilogramë (1000 kg). Kështu, nëse dëshironi të përktheni nga tonë në kilogram, ju duhet të pjesëtoni vlerën e tonës me 1000.

18
Nuk ka një formula të saktë që lidh peshen e njeriut me gjatësinë e tij ose të saj trupore. Një individ mund të jetë i shëndetshëm dhe i rregullt në peshe, megjithëse pesha e tyre nuk përputhet me një rregull të caktuar që lidh peshen me gjatësinë. Faktorë të tjerë, si muskujt, mënyra e jetesës, dhe trupi i tyre i të brendshëm, gjithashtu ndikojnë në peshen e njeriut.

Më e rëndësishmja është të jeni në një peshe të shëndetshme për trupin tuaj, që mund të ndihmojë në një jetë më të gjatë dhe më të shëndetshme. Nëse keni ndonjë pyetje ose ndërprerje rreth shëndetit tuaj, ju rekomandojmë të konsultoheni me një mjek ose profesionist të shëndetit që do t'ju ndihmojë të vendosni nëse jeni në një peshe të shëndetshme.

19
Pyetper / Sa metra eshte zorra e trashe?
« ne: 12-02-2023, 00:00:05 »
Madhësia e zorrave të trashe të njeriut varion nga individ në individ dhe nuk ka një përgjigje të saktë për sa metra është një zorë e trashe e njeriut të rritur. Gjatësia mesatare e zorrave të trashe të njeriut të rritur varion nga njëri individ në tjetrin, dhe në përgjithësi është e varur nga gjatësia e trupit të njeriut.

20
Pyetper / Sa metra ka 1 kilometer?
« ne: 11-02-2023, 23:58:09 »
Një kilometer është i barabartë me 1000 metra. Kjo është një njësi matëse e përdorur për të matur distanca. 1 kilometer = 1000 metra.

Faqe: [1] 2 3 4 5 6 ... 16