Show Posts - Alban






Show Posts

This section allows you to view all posts made by this member. Note that you can only see posts made in areas you currently have access to.


Messages - Alban

Faqe: [1] 2 3 4 5 6 ... 16
1
Portalet Shqiptare / Drejtshkrimi.info
« ne: 23-08-2023, 11:13:41 »
Sic duket e kane mbyllur!

2
Histori / Historia e bombës së parë atomike
« ne: 15-08-2023, 09:42:05 »
 

Përpara 78 vjetësh, më 6 gusht 1945, qyteti bregdetar i Hiroshimës në Japoni u shkatërrua plotësisht nga bomba e parë atomike amerikane. Rreth 100.000 njerëz gjetën vdekjen në mënyrë të rufeshme. Tri ditë më pas u aktivizua edhe bomba e parë prej plutoni në qytetin e Nagasakit - pasojat ishin të tmerrshme.

6 gushti i vitit 1945 u ngulit në historinë botërore duke shënuar hapjen e epokës bërthamore, nisjen e garës dhjetravjecare të armatimit dhe fillimin e luftës së ftohtë.
Në maj të vitit 1945 kish kapitulluar Gjermania naziste dhe Evropa ish bërë shkrum e hi, megjithatë lufta me humbje të mëdha në paqësor ende nuk kish marrë fund. SHBA pasi e morrën veten nga sulmi i japonezëve në Pearl Harbor, demonstruan forcën e supërfuqisë amerikane në ishujt perandorak të Japonisë. Ndërkohë që në tokën japoneze vazhdonte të ishte i pashuar shpirti luftarak, pavarësisht nga sulmet e vecanta.
Gara me rusët dhe bomba e parë atomike u fituan prej SHBA, të cilat në korrik të vitit 1945 posedonin bombën e uranit dhe të plutonit - të ashtuquajtura armë që bëjnë cudira dhe që nuk mund të përdoreshin më për Gjermaninë, ndaj nëpërmjet tyre duhej të imponohej kapitullimi i Japonisë.
Ka disa arësye përse u zgjodh Hiroshima si destinacion: nga njëra anë aty ishte një port i rëndësishëm ushtarak, nga ana tjetër qyteti me rreth 300.000 banorë kishte madhësinë e përshtatashme dhe si një qytet i paprekur nga sulmet ajrore ishte një rast ideal për të kryer testin.
Në mëngjesin e 6 gushtit rreth orës 8:15 të mëngjesit, një avion i tipit B-29 solli papritur e papandyer në qytet ngarkesën vdekjeprurëse. "Little Boy", kështu ishte emërtuar bomba 4,5 tonëshe e uranit, e cila shpërtheu rreth 500 metra mbi qytet duke e shndërruar Hiroshimën në një shkretëtirë. Brenda pak sekondave në një hapësirë prej disa kilometrash katrorë u asgjësuan jetë njerëzish dhe asnjë gur nuk mbeti në vend të vet. Rreth 100.000 njerëz patën vdekje të menjëhershme duke u bërë prush dhe prej të cilëve mbeti vetëm hija. Numri i saktë i viktimave është ende i paqartë, deri në vitin 1950 gjetën vdekjen rreth 200.000 njerëz si pasojë e këtij shpërthimi.
Parë nga pikëpamja ushtarake "Little Boy" është një sukses: "qëllimi sic duket është arritur me sukses", kështu komunikonte piloti në bazën mbrojtëse, ndërkohë që kopiloti i tmerruar thërriste: "o Zot c´kemi bërë?"
Por pavarësisht nga kjo tri ditë më vonë SHBA donin të testonin bombën e parë me pluton, një bombë më e madhe kjo e emërtuar "Fat Man". Mbi destinacionin e përcaktuar Fukuoka kishte ende shtëllunga reshë, ndaj në shënjestër u vu Nagasaki, edhe ky një qytet port por pa industri armatimesh. Pasojat ishin të tmerrshme po ashtu si edhe në Hiroshima.
Edhe sot shumë viktima të bombës atomike, të ashtuquajturit Hibakusha, vazhdojnë të vuajnë pasojat si dhe përcmimin në shoqëri për shkak të deformimeve.
Pasi edhe Bashkimi Sovjetik i shpalli luftë Japonisë, kjo e fundit kapitulloi, Perqandori u detyrua t´i bëjë thirrje popullit që të durojë të padurueshmen. Lufta e Dytë Botërore morri fund dhe asgjë nuk është më siç ka qenë. Nëse hedhja e bombave atomike ishte legjitime, apo nëse ky ishte një krim kundër njerëzimit - kjo është vulosur tashmë në memorjen kolektive./dw.com

3
Leku / Braktisja e fshatit
« ne: 23-07-2023, 11:12:45 »
 

Problematikat në tregun e punës po ndikojnë negativisht në bujqësi. Shumë fermerë që janë afër zonave urbane, të cilët kishin ferma të vogla me 2-3 krerë lope apo të imta, i kanë shitur kafshët dhe kanë gjetur punë në qytet.


“Me punën në ndërtim marr 60 mijë lekë në muaj. Me qumështin e tre lopëve as ushqimin e tyre nuk siguroja”, tha Ismaili, i cili gjithë jetën është marrë me blegtorinë dhe banon në fshatrat e Dajtit.


Më parë, ai ua shiste qumështin disa familjeve në Tiranë, por tani më mirë punon në ndërtim, në një kompani që i ka siguruar edhe transportin.

Zgjerimi me ritme të shpejta i sektorit të ndërtimit dhe industrisë vitet e fundit, e kombinuar me emigracionin e lartë jashtë vendit, e ka nxitur më tej braktisjen e fshatit.

Në shumicën e fshatrave tani jetojnë mosha të thyera, mbi 60 vjeç. Në vitin 2020, Shqipëria kishte popullsi totale prej 2,845,955 banorësh, ku 1,429,088 janë gra, ndërsa popullsia rurale në të njëjtin vit nuk llogaritet më shumë se 964,791 banorë.

Përqindja e popullsisë rurale ka rënë vazhdimisht nga 42,57% në vitin 2015 në 38,89% në vitin 2020, e shkaktuar nga migrimi jashtë dhe përgjithësisht nivelet më të ulëta të lindjeve.

Emigrantët tërhiqen kryesisht nga zonat urbane, pasi shkalla e urbanizimit është në rritje, pavarësisht një rënie të përgjithshme e popullsisë.

Sipas parashikimeve, popullsia shqiptare do të ulet më tej në vitin 2031 krahasuar me vitin 2020 dhe reduktimi do të jetë më i thellë në zonat rurale, duke zgjeruar hendekun e madh social-ekonomik midis zonave urbane dhe rurale pa kundërmasa. Cilësia e jetës në fshat është më e ulët dhe njerëzit që jetojnë në këto zona janë më afër pragut të varfërisë.

Mungesa dhe cilësia e dobët e infrastrukturës rurale dhe shërbimeve bazë janë ende dukshëm më të ulëta në zonat rurale, dhe veçanërisht në zonat e thella dhe malore.

Vazhdimisht furnizimi me energji elektrike është i paqëndrueshëm, sisteme e ujërave të zeza dhe kanalizimeve janë të pasigurta, nuk kryhet grumbullimi i mbetjeve, rrjeti rrugor rajonal dhe rural ose konektiviteti digjital janë shumë dobët.

Si rrjedhojë e këtij hendeku, popullsia në fshat do të vijë në rënie edhe në vitet në vijim dhe do të sjellë rënie drastike edhe në numrin e fermave blegtorale të vogla dhe të mesme.

Blegtoria nuk është një punë me sezon, ndryshe nga bizneset e fermave në fushë dhe në serra. Bagëtitë janë fabrika konsumi të ushqimit në çdo sekondë pa pushim, por prodhimi nuk është i njëjtë.

Një studim i fundit i IOM, pjesë e Organizatës së Kombeve të Bashkuara vuri në dukje se gjatë vitit 2017-2021, përqindja e meshkujve të punësuar në sektorin bujqësor është ulur në katër vitet e fundit.

Në të kundërt, përqindja e meshkujve të punësuar në sektorin jobujqësor ka arritur në më shumë se 70%. Gjithashtu, përqindja e femrave të punësuara në sektorin bujqësor është ulur në katër vitet e fundit, edhe pse ulja ka qenë me ritëm më të ulët krahasuar me meshkujt.

Nga ana tjetër, përqindja e femrave të punësuara në sektorin jobujqësor u rrit, nga 57% në vitin 2017, në 60% në vitin 2021. Një prirje e re që nuk është e zakontë vetëm në vendet e Ballkanit Perëndimor, por edhe në të gjitha vendet e BE-së fqinje me Lindjen e Afërt, është rritja e përqindjes së punonjësve të angazhuar në veprimtari industriale.

Në rastin e Shqipërisë, raportohen lëvizje ndërsektorialë të popullsisë mashkullore të punësuar, nga sektori i shërbimeve, në sektorin industrial.

Të dhënat zyrtare raportojnë se prirja te gratë është e kundërt. Një vëzhgim më i detajuar konfirmon se këto lëvizje janë të përqendruara në sektorin e prodhimit, pasi punësimi në ndërtim jo vetëm mbizotërohet nga burrat, por përqindja e tij në raport me totalin e veprimtarive jobujqësore u ul gjatë ciklit të kaluar ekonomik.

Prej disa vitesh, studimet sektoriale vazhdojnë të raportojnë mungesa në fuqinë punëtore në bujqësi, si dhe në ndërtim dhe në prodhim, i cili ka intensitet punësimi.

Për një vend si Shqipëria, e integruar gjeografikisht në kontinentin europian, kushti i dobishmërisë për t’u larguar nga fshati nuk përfshin vetëm sektorin jobujqësor, por edhe të gjitha ato vende pune që u vihen në dispozicion shqiptarëve në BE, numri i të cilave u rrit./Monitor/

4
Diskutime / Mbollem beton dhe ankohemi per vapen...
« ne: 23-07-2023, 11:09:57 »
 

5
 

Sipas një studimi të publikuar së fundi nga Qendra Open Data Albania pjesa dërrmuese e 14 bizneseve mediatike televizive më të fuqizuara janë në pronësi të 5 familjeve, si dhe në bashkëpronësi të 27 individëve me lidhje të ngushta familjare. Po si ndodhi që arritëm deri ketu. Ç’pazare u luajtën mes pushtetit politik dhe pronarëve mediatikë./lapsi.al Andi Bushati
https://fb.watch/lEMx5dyWv_/

17
Galeria / Sikur personazhet e Disney te ishin persona reale
« ne: 19-06-2023, 21:05:37 »
Keto foto qe duken si persona reale jane gjeneruar nga inteligjenca artificiale duke u bazuar ne personazhe te mirenjohur te botes se Disney.
 

18
Histori / Sa e madhe mund te ishte Ukraina
« ne: 19-06-2023, 15:03:24 »
 

Ne vitin 1919 ne konferencen e paqes ne Paris, delegracioni ukrainas paraqiti kerkesat e tij per shtetin e ardhshem dhe territorin qe do te perbente kete shtet. Eshte interesante se si nje pjese e ketij territori te pretenduar ndodhet sot ne Rusi, Bjellorusi dhe Poloni. Sdq kjo mund te ishte Ukraina nese historia do te kishte shkuar ndryshe.

19
 

Minimalisht 300 mijë shqiptarë refuzuan të marrin pjesë në zgjedhjet e së dielës për pushtetin vendor në Shqipëri, gjë që duket se i dha socialistëve fitore dërrmuese në shumicën e bashkive, pavarësisht se numri i votave ishte dhjetëramijëra më i ulët se sa në zgjedhjet parlamentare të vitit 2021. BIRN krahasoi numri e votave të marra nga Partia Socialiste dhe aleati i tyre i pashpallur, PSD e Tom Doshit në vitin 2021 me numrin e votave që morën kandidatët e PS për kryetarë bashkie në zgjedhjet e së dielës. Rezultati tregon që mazhoranca ka humbur në rang vendi rreth 46 mijë vota krahasuar me vitin 2021. Në disa bashki kyçe si Shkodra dhe Kamza, socialistët e kanë rritur numrin e votave, ndërsa në bashki të tjera si Tirana, Vlora dhe Elbasani, kanë pësuar humbje votash.


Humbjet më të mëdha janë shënuar në Tiranë, ku kryebashkiaku Veliaj mori rreth 34 mijë vota më pak nga sa kishte fituar Partia Socialiste dhe PSD të marra së bashku në vitin 2021.


Humbësit më të mëdhenj të zgjedhjeve duket se janë dy ish-kryeministrat dhe ish-presidentët, Sali Berisha dhe Ilir Meta, të cilët kanë krijuar koalicionin opozitar Bashkë Fitojmë, pasi Berisha u përzu nga partia e tij nga pasardhësi dhe ish-benjamini Lulzim Basha për shkak se u “emërtua” nga Shtetet e Bashkuara si politikan “i përfshirë në korrupsion madhor”.

Në kampin e opozitës, BIRN krahasoi votat e marra nga Partia Demokratike dhe LSI në zgjedhjet e vitit 2021 me votat që kandidatët e koalicionit “Bashkë Fitojmë” dhe ata të Partisë Demokratike zyrtare morën në zgjedhjet e së dielës.

Opozita mori në total 522 mijë vota të dielën, nga të cilat 490 mijë shkuan për kandidatët e koalicionit “Bashkë Fitojmë”. Në total, opozita humbi rreth 207 mijë vota nga viti 2021, duke humbur bastionet e tyre historike në Shkodër, Kamëz, Dibër, Kukës e Tropojë. Bashkia më e madhe e fituar prej tyre është Kavaja. Të shtata bashkitë e fituara nga opozita të marra sëbashku kanë gjithsej 200 mijë banorë, sipas gjendjes civile ose 4.5% të totalit të popullsisë sipas regjistrit civil.

Partia Socialiste fitoi gjithsej 53 bashki, ndërsa aleatja e saj, Partia Minoriteti Etnik Grek për të Ardhmen, fitoi bashkinë e Finiqit. Bashkitë e qeverisura nga koalicioni i majtë kanë 96% të popullsisë së vendit.

Partia Demokratike zyrtare garoi në 13 bashki, ku në tre mund të konsiderohej pretendente. Në Mallakastër, kandidati i saj Agron Kapllanaj humbi me rezultat të ngushtë përballë kryebashkiakut aktual, i cili u ndihmua në fitore edhe nga kandidati i Bashkë Fitojmë. Në Këlcyrë duket se ndodhi e kundërta, kandidati i Bashkë Fitojmë humbi pasi një grusht votash u fituan nga kandidati i Partisë Demokratike zyrtare. Në Dimal kandidati i PD-së zyrtare, Dritan Sula mori 36%. Votat e tij dhe të kandidatit të Bashkë Fitojmë, Gentian Meçi të marra sëbashku nuk bëjnë shumicën. Në Kuçovë, kandidati i Bashkë Fitojmë Lefter Maliqi, mund të kishte fituar nëse kandidati i PD-së zyrtare do t’i kishte dhënë votat e tij, ndërsa në Finiq, PD dhe Bashkë Fitojmë morën sëbashku 61% të votave, por humbën përballë kandidatit të qeverisë për shkak se garuan të ndarë.

Pjesëmarrje minimale
E drejta e votës në Shqipëri është pasive. Te gjithë qytetarët që gjenden të regjistruar në regjistrin civil dhe kanë mbushur 18 vjeç, janë pjesë e listës së zgjedhësve. Në total, 3.65 milionë shqiptarë kanë të drejtë vote. Nga këto, të dielën 1.39 milionë qytetarë e ushtruan të drejtën për të votuar. Një pjesë e mirë e votuesve janë në pamundësi fizike për të votuar pasi jetojnë e punojnë prej shumë vitesh jashtë vendit. Nuk është e mundur të dihet se sa realisht prej tyre jetojnë jashtë vendit dhe sa jetojnë në Shqipëri, por nuk paraqiten për të votuar.

Por gjithsesi, bazuar në pjesëmarrjen e shkuar dhe shtimin e numrit të zgjedhësve, BIRN vlerëson se rreth 300 mijë qytetarë nuk e ushtruan të drejtën e votimit të dielën, pavarësisht se një pjesë ka gjasa që gjenden në Shqipëri. Vlerësimi mbështetet në faktin se në zgjedhjet më të afërta, ato parlamentaret të vitit 2021, pjesëmarrja ishte 1.66 milionë, ose 273 mijë më shumë se sa të dielën. Ndërkohë, lista e zgjedhësve është shtuar me 102 mijë shtetas. Këto dy shifra, pra 273 mijë vota të hedhura më pak në kushtet e shtimit të numrit të votuesve me 102 mijë vetë, sugjerojnë se së paku 300 mijë nuk kanë votuar.

Në rang kombëtar, pjesëmarrja ra nga 47% më 2021, në 38% më 2023. Rënia më dramatike e numri të votuesve duket se u shënua në bashkinë Vlorë. Të dielën, vetëm 25% e votuesve në listat e zgjedhësve u paraqitën. Vlora ka një shkallë shumë të lartë emigrimi dhe pjesëmarrja ka qenë historikisht e ulët. Por emigrimi nuk shpjegon dot rënien në këtë masë. Në zgjedhjet e vitit 2021, pjesëmarrja aty ishte 37%. Të dielën në Vlorë u hodhën 41 mijë vota, ose 19 mijë më pak se sa dy vjet më parë. Duket se një në çdo tre votues nuk u paraqit. Kandidati i maxhorancës Ermal Dredha mori 7 mijë vota më pak se sa PS më 2021, ndërsa kandidati opozitës Hysni Sharra mori gati 9 mijë vota më pak.

Fitorja e thellë e PS
Llogaritjet e BIRN tregojnë se kandidatët e Partisë Socialiste në të gjithë vendin morën 765 mijë vota të dielën, gati 46 mijë vota më pak nga sa Partia Socialiste dhe aleatët e tyre joformalë, Partia Socialdemokrate, patën marrë në zgjedhjet parlamentare të vitit 2021. Përkundrejt kandidatëve socialistë, kandidatët e koalicionit Bashkë Fitojmë dhe kandidatët e Partisë Demokratike zyrtare morën sëbashku të dielën 522 mijë vota. Në vitin 2021, dy partitë opozitare, Partia Demokratike dhe Lëvizja Socialiste për Integrim, patën marrë sëbashku 730 mijë vota. Në total, opozita ka humbur 207 mijë vota në të gjithë territorin e vendit në krahasim me votat që pati marrë në zgjedhjet e kaluara. Të dielën, rreth 7% e votuesve hodhën vota të pavlefshme apo votuan kandidatë të tjerë të pavarur. Kandidati më i fortë doli Arlind Qori nga Lëvizja Bashkë, i cili garoi në Tiranë dhe mori gati 14 mijë vota. Ai u rendit i treti pas Veliajt dhe Këlliçit.

Në total, të dyja palët duket se kanë humbur elektorat në rang kombëtar por opozita Berisha+Meta dukshëm nuk ka bindur një numër thelbësor qytetarësh të dalin në zgjedhje.

Pjesëmarrja si përqindje e thjeshtë aritmetike ra nga 47% në zgjedhjet e vitit 2021, në 38% në zgjedhjet e së dielës. Diferenca përj 9 përqind do të thotë se këtë të dielë u hodhën 16.4% më pak vota nga sa ishin hedhur në zgjedhjet e 25 prillit 2021.

Tirana është bashkia ku gjenden një në çdo pesë votues në vend. Të dielën, 302 mijë qytetarë hodhën votën për një nga gjashtë kandidatët për kryetar bashkie. Kryebashkiaku aktual Erion Veliaj fitoi 159 mijë vota, 34 mijë vota më pak nga sa kishin marrë në vitin 2021 Partia Socialiste dhe Partia Socialdemokrate.

Dy kandidatët e Bashkë Fitojmë dhe Partisë Demokratike, Belind Këlliçi dhe Roland Bejko, morën sëbashku 113 mijë vota. Votat e tyre ishin 46 mijë më pak nga sa kishin marrë Partia Demokratike dhe Lëvizja Socialiste për Integrim në zgjedhjet parlamentare të vitit 2021. Në thelb, nëse nuk marrin parasysh që lista e zgjedhësve në Tiranë është shtuar me 20 mijë vetë gjatë kësaj periudhe, një në çdo tre votues të opozitës nuk vajti në zgjedhje. Nga mbështetësit e maxhorancës, një në pesë vetë nuk doli.

Kandidati kryesor i opozitës, Belind Këlliçi nga Bashkë Fitojmë, mori 100 mijë vota. Konkurrenti i tij nga Partia Demokratike Roland Bejko mori pak më shumë se 12 mijë.

Makineria ‘non grata’
Suksesi më i madh elektoral i Partisë Socialiste në këto zgjedhje është thyerja e bastionit historik të së djathtës në Shkodër, ku kryebashkiaku i ardhshëm, Benet Beci fitoi rreth 34500 vota ose mbi 60%.

Një faktor kryesor në këtë fitore është aleanca me Partinë Socialdemokrate të Tom Doshit – i emërtuar gjithashtu nga Departamenti amerikan i Shtetit për “korrupsion madhor”. Beci mori gati 9 mijë vota më shumë nga sa kishin marrë bashkërisht PS dhe PSD më 2021 – të dyja parti me rritje në Shkodër në zgjedhjet e vitit 2023.

Partia Socialdemokrate e Doshin po del një faktor përcaktues në shumë bashki të vendit. Doshi ka shprehur haptazi mbështetjen për Benet Becin në Shkodër dhe Kristian Shkrelin në Vaun e Dejës, me të cilin shtroi iftar para zgjedhjeve, ndërsa deputetët e PSD-së të dala nga zgjedhjet e vitit 2021 mbështesin rregullisht Ramën me vota parlamentare.

PSD rezulton se fitoi 23% të votave për këshillin bashkiak Shkodër, duke qenë pothuajse në të njëjtin nivel me koalicionin opozitar Bashkë Fitojmë. Votat për këshill bashkiak jepen veçmas votave për kryetar, por nëse supozojmë se votuesit e PSD-së për këshill kanë mbështetur Becin për kryetar, siç i ka këshilluar Doshi, atëhere rezulton se të 13 mijë votat e tij kanë kontribuuar në 37% të rezultatit të Becit, i cili mori 34 mijë vota në total.

Në Vaun e Dejës, PSD rezulton forca e parë në këshill me 32% të votave dhe 11 mandate, pasuar nga PS dhe BF me nga shtatë mandate. Kandidati i Partisë Socialiste në Vaun e Dejës Kristian Shkreli fitoi zgjedhjet me 56% të votave. Rezultati i tij, gati 8400 vota, duket se është mbështetur fort nga PSD.

Në Lezhë, ku kryebashkiaku i PS-së Pjerin Ndreu përmbysi rezultatin e zgjedhjeve të vitit 2021, PSD mori 20% të votave për këshilltar. Të dhënat e pjesshme, pasi numërimi për këshill në Lezhë vijon, tregojnë se Partia Socialiste është forcë e tretë, pas PSD-së dhe Partisë Kristiandemokrate. Kristiandemokratët, një parti që më herët pa pasur për deputet Mark Frrokun, do të ketë 9 nga 41 anëtarët e këshillit bashkiak të Lezhës, nëse rezultatet aktuale konfirmohen.

Në Lezhë, kandidati socialist fitoi me 3 mijë vota më shumë se sa kishte marrë PS në vitin 2021 ndërsa opozita humbi me 2,500 vota më pak.

Socialistët përdorën në zgjedhjet e së dielës edhe ndihmën e Ornaldo Rakipit, së paku për rezultatin e arritur në Bashkinë Vorë, ku fituan me shifrën plebishitare prej 74% të votave të vlefshme. Rakipi u shfaq në krah të kryebashkiakut të Tiranës Erion Veliaj në festën e fitores në Vorë. Ai është i biri i Aqif Rakipit, ish-deputet i PDIU-së, i cili është emërtuar nga Shtetet e Bashkuara si person i përfshirë në korrupsion madhor, që ka lidhje me një organizatë të krimit në Elbasan dhe që ka blerë vota për Partinë Socialiste në qarqet Elbasan dhe Tiranë. Ornaldo Rakipi i siguroi rreth 16 mijë vota personale në qarkun Tiranë, vota që patën rëndësi kyçe për shumicën parlamentare aktuale të Edi Ramës. /Marrë nga Reporter.al

20
Tema Aktuale / Totalitarizmi i shoqerise se hapur
« ne: 13-05-2023, 00:29:04 »
Totalitarizmi liberal

Faqe: [1] 2 3 4 5 6 ... 16