Show Posts - Alban

×

Show Posts

This section allows you to view all posts made by this member. Note that you can only see posts made in areas you currently have access to.


Messages - Alban

Faqe: 1 2 3 4 5 [6] 7 8 9 10
126
Lojra / Kete apo ate...?/ This or that...?
« ne: 31-05-2019, 23:33:49 »
Perkushtim
Pergjigje apo pyetje?

127
Lojra / Pasqyro fjalorin dhe argëtohu!
« ne: 31-05-2019, 23:29:42 »
Solemnisht

128
Diskutime / Rudina Hajdari
« ne: 31-05-2019, 23:27:28 »
Oh bre kjo esht per te ardh keq. Baba nuk ka qene burre per tu lavderu po kjo e bija esht per tu deshperu.

129
Une e pranoj hapur dhe jam shume pragmatist ne kete pike. Definitivisht Kosova duhet te shkembeje territore me Serbi e te rehatohet nje here e mire. Pretendime per kufij te arritur me gjak, pasuri nentoksore ne veri e gjera si keto jane pallavra. Kjo esht e vetmja rruge qe Kosova te stabilizohet me ne fund e te behet shtet gati sovran. E kjo arrihet vetem me nje marreveshje me Serbine. Kush mendon dhe argumenton ndryshe bujrum le ta ma mbushe mendjen pse une e Thaci e kemi gabim.

130
Bota Sot / Parlamenti serb e pranon humbjen e Kosoves
« ne: 31-05-2019, 23:19:31 »
Ne rruge te mire jane dhe serbt. Dale ngadale do e pranojne dhe ata realitetin. Por problemi nuk eshte ky. Problemi qendron te mundesia qe serbet kane per te nderhyre gjithmone ne punet e Kosoves edhe nese nje dite e njohin si shtet te pavarur. Sa kohe serbt e Kosoves do kene gjithe ato garanci e autonomi, sa kohe Serbia kontrollon kishen ortodokse aty, Kosova nuk do gjeje rehati. Shembulli me i afert eshte minoriteti grek ne Shqiperi. Grekt jane aq pak atje megjithate ndikimi i tyre dhe nderhyrjet e Greqise jane konstante dhe te vazhdueshme. Kosova e RSH nuk do do i bejne balle ketyre fqinjve sa kohe jane te ndare e sa kohe pyeten ne Prishtine e Tirane diplomatet e huaj te cilat pikesepari shikojne interesat e tyre e masanej interesat tona.

131
Dini gje cfare ndodh nese shkel rregullat e zones Shengen?! hmmmmm:

132
Lufta e UÇK-së, lufta e Koshares është lufta e shqiptarëve për bashkim. Dëshmorët e kësaj beteje ranë për lirinë dhe të ardhmen e gjeneratave. Kjo tokë, Kosova do të jetë përjetë e mot e shqiptarëve.

Kështu tha sot kryetari i Kuvendit të Republikës së Kosovës, Kadri Veseli, në shënimin e 20-vjetorit të Betejës së Koshares dhe thyerjes së kufirit Shqipëri – Kosovë nga Ushtria Çlirimtare e Kosovës.

Ai tha se për gati 100 vjet mes për mes këtyre maleve shtrihej një kufi i dhunshëm, me tela me gjemba, me posta ushtarake, me zona të minuara, i cili kullonte gjak shqiptarësh. Prandaj, shtoi Veseli, UÇK-ja i kishte vënë vetes një detyrë të madhe: bashkë me robërinë shekullore duhej rrënuar edhe ky kufi.

“Ne qëndrojmë sot këtu, që para këtyre 114 heronjve të kombit të zotohemi se do ta vazhdojmë ëndrrën e tyre. Do ta vazhdojmë ëndrrën për një Kosovë që fuqizohet nga ditë në ditë, nga viti në vit. Jemi këtu për të dhënë zotimin se kurrë mes shqiptarëve nuk do të ketë kufi. Jemi këtu për të dhënë zotimin se kurrë më askush nuk do të mund të cenojë kufijtë e Kosovës sovrane”, tha në vazhdim Veseli.

Ai shtoi se askush nuk do të mundë ta ndalë Kosovën të bëhet pjesë OKB-së, NATO-së dhe BE-së.

“Kosharja është një vend që ju flet brezave. Na flet vetë neve që patëm nderin të luftojmë bashkë me këta heronj, që prehen në këtë lëndinë të shenjtë të kombit. Kosharja është mesazhi se kur shqiptarët bëhen bashkë, nuk ka forcë që mund t’i ndalë në qëllimet e tyre”, theksoi kryeparlamentari Veseli.
10 fakte për Betejën e Koshares

Gazeta Express
9 Prill 2019 14:30

Beteja e Kosharës njihet si beteja më e lavdishme e luftës së fundit në Kosovë. Sot shënohet 20-vjetori i saj. Më poshtë po rendisim disa fakte të kësaj beteje.

1. Beteja e Kosharës ka simbolikën e bashkimit të dy krahëve të luftës në një organizim të përbashkët për vazhdimin e luftës për çlirimin e Kosovës.

2. Beteja e Kosharës ishte e organizuar nën operacionin luftarak të titulluar “Shigjeta”. Operacioni ishte i planifikuar në përpikmëri, dhe në koordinim me oficerë të ushtrisë shqiptare.

3. Sulmi i Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës mbi pozicionet e ushtrisë serbe kishte filluar në orën 3 të mëngjesit të datës 9 prill 1999. Baza ushtrake jugosllave e njohur si “Karaulla e Kosharës” ra në dorë të forcave të UÇK’së ditën e nesërme.

4. Beteja e Kosharës zgjati nga data 9 prill 1999 deri më 10 qershor 1999. Gjatë kësaj periudhe në luftime ranë 187 dëshmorë.

5. Beteja e Kosharës shënon edhe thyerjen e kufirit Kosovë-Shqipëri i cili ishte vendosur dhunshëm me pushtimin e Kosovës nga Serbia.

6. Në betejën e Kosharës kanë marrë pjesë rreth 6000 mijë ushtarë nga të gjitha trojet shqiptare dhe nga mërgata.

7. Brigada 138, mori emrin e komandantit Agim Ramadani pas rënies heroike të tij në këtë betejë.

8. Oficerët serbë e përshkruajnë Betejën e Kosharës si më të rëndën dhe sulmin mbi bazën ushtarake të tyre si sulm i ngjashëm me sulmet guerile të luftës së Vietnamit.

9. Në anën e ushtrisë serbe gjatë betejës kishte edhe mercenarë të ndryshëm që vinin nga Rusia dhe shtetet tjera sllave.

10. Më 22 Maj 1999, gjatë fushatës ajrore për të bombarduar caqet serbe aeroplanët luftarakë të NATO-s gabimisht bombarduan pozicionet e UÇK-së duke shkaktuar vdekjen e 67 ushtarëve.
Gazeta Express
9 Prill 2019 13:47


133
Influencer / Blogger / Ilda (Info foto video)
« ne: 10-04-2019, 08:28:39 »
Teme per influenceren Ilda. https://instagram.com/ildaaaaa
 

135
Citim
arrin shifrën marramendëse të 35 milionë dollarëve.

Duhet te jet 35 miliarde jo milione se 35 milione jane nje pike uji ne oqeanin e pareve per keta...

136
Qesh / Zerion Meme
« ne: 09-04-2019, 21:31:01 »



Tamam mu po me pershtatet....heheh e

137
Albwebmaster / Faqet Shqiptare dhe Google Ads
« ne: 03-07-2006, 04:50:23 »
Është për te ardhur keq, por edhe nder shqiptare ka nga ata qe hapin faqe me arsyen e vetme për te bërë vizitoret qe te klikojne ne reklamat e google, ose siç quhen ne origjinal Google Ads. Shumë mund te vendosin google ads ne faqet e tyre, por ata qe hapin faqe vetëm e vetëm për reklamat e google unë do i quaja me gojen plot Faqe parazite.
Hidhni një sy te
informacione.com
mobilealbania.com

138
Besoj se eshte shume e nevojshme nje ushtri e tille, qe te ndergjegjsoje malazezet se po sillen jo mire me shqiptaret autoktone.

139
Bota Sot / : Kriza Energjitike Boterore!
« ne: 14-09-2005, 12:00:49 »
Kjo qe veren Sulltani eshte shume e vertete. Bushi eshte perfaqsues i kompanive te medha amerikane, sidomos te atyre te naftes dhe nje fjale e tij ndikon shume ne opinion. Dihet se si reagojne njerezit. Nese u thua mos bleni se ka krize, atehere njerezit e kuptojne krejt ndryshe situaten. Per njerezit e thjeshte dmth qe ata duhet te blejne sa me shume te mundin, se shpejt do kete krize dhe nuk do gjejne me vone me nafte. E kjo gje do te thote miliarda me shume fitim per  kompanite e medha te naftes.

140
nuk votojne ata shqiptar qe nuk kane neshtetesi, nderkaq te gjithe te tjeret votojne.

Nuk eshte mire maks te jene te gjithe shqiptaret ne nje parti, sepse pastaj partia shqiptare qe do te ishte ne pushtet... valle do te punonte vertete aq sa duhet per ceshtjen e shqiptareve.
andaj eshte mrie te ket edhe ne opozite

nderkaq, sa i perket mosmarveshjeve, aty ke te drejte, sepse nese merren vesh partite mes veti mund te kene edhe 30 deputet... s'ka lidhje pse jane ne dy e me shume parti.

respekt

Jo jo nuk mund te jem dakord me ty ne kete pike. Per shqiptaret ne Maqedoni dhe per ato ne Kosove eshte lluks te kesh kaq shume parti. Shqiptaret nuk duhet t'i bejne opozite njeri tjetrit por sllavo-maqedonasve. Politikanet duhet te jene patriote te medhenj dhe te mos i shikojne aspak interesat personale apo te grupit te afert nga i cili ato vijne. Shume mire mund te behej dhe nje forum i partive shqiptare, te cilat do te punonin te tera se bashku, do te merrnin pjese ne votime se bashku dhe me  kandidate te perbashket. Keto se paku deri sa te arriheshin ato qe shqiptareve u nevojiten dhe vetem me pas mund te ndaheshin ne sa parti te duan. Me sa di une Maqedoni ka nje sistem elektoral propocioanal-rajonal. Kjo do te thote se cdo vote eshte e domosdoshme.

141
WebHosting / : Serverat e Dedikuar!
« ne: 14-09-2005, 11:52:05 »
Brava ;)              

142
WebHosting / Serverat e Dedikuar!
« ne: 13-09-2005, 18:08:21 »
Dedicated Servers!

Cfare jane? Si funksionojne? Per cfare sherbejne?



143
WebHosting / Cili eshte hostuesi me i mire?
« ne: 13-09-2005, 18:06:00 »
Sipas eksperiencave personale te secilit, cili apo cilet jane hostuesit me te mire sot ne tregun e internetit.

144
Pajisje Elektronike / : Bota e LapTop
« ne: 13-09-2005, 17:58:27 »
Shume te bukur e paske ti Lina :)

Ne fakt se fundi laptopat jane liruar shume. Mund te gjesh laptop te ri deri me cmim 500 €uro dhe me parametra teknike goxha te mire.

145
Makina & Motorra / MotoGP - Moto Grand Prix
« ne: 13-09-2005, 17:49:13 »
http://www.motograndprix.com/en/motogp/index.htm

Pergjithsisht ne boten e garave njihet me shume Formula 1, por ka dhe gara te tjera te cilat jane shume te njohura, e njera nga keto eshte gara me motora e quajtur ndryshe MotoGP. Faqja zyrtare e garave me motora eshte www.motograndprix.c om/
Kush eshte i apasionuar pas garave me dy rrota dhe heronjve te motorcikletave si psh Valentino Rossi?

146
Si e mendon secili nga ju rrugen qe duhet ndjekur per te arritur bashkimin kombetar?
Le te hedhim ketu mendime dhe opinione apo dhe platforma qe do te conin drejt bashkimit kombetar te shqiptareve, rruges natyrore te shqiptareve drejt nje shteti mbarekombetar.

147
Figura Historike / : Kush ishte Enver Hoxha?
« ne: 13-09-2005, 17:32:46 »
Enver Hoxha qe nje njeri medioker, qe fillimisht u pa nga jugosllavet si elementi me i mire per t'i sherbyer atyre. Dhe pikerisht keshtu ndodhi. Vetem ne saje te Enver Hoxhes u krijua nje shtet komunist shqiptar, i cili as qe mendonte per shqiptaret e mbetur jashte kufijve te RSH. Te mos kish qene Enveri por ndonje tjeter jashte ndikimit jugosllavo-serb, atehere problemi kombetar do ishte zgjidhur qe ne vitin '45.

148
Meta / : Forumi mund te shihet me pamje te ndryshme!
« ne: 13-09-2005, 17:27:28 »
une perdor matrix.. e lezetshme:

Disa ankohen se "Matrix" te vret syte, por per mendimin tim ajo eshte nje nga pamjet me te realizuara qe ka forumi.

149
Gjeografia Fizike / : Detet qe lagin Evropen!
« ne: 13-09-2005, 17:19:23 »
Jane dhe disa detera te vegjel qe rralle shenohen ne hartat gjeografike. Psh Deti Tirren, qe ndodhet mes Korsikes, Sardenjes, Sicilise dhe gadishullit Italik.
Nje tjeter dete eshte dhe Deti Ligur, i cili ndodhet mes ishullit te Korsikes, pjeses veriore te gadishullit Italik dhe Italise veriperendimore (rajonit te ligurias) dhe Frances juglindore.

Deti i Irlandes. Ky det ndodhet mes Britanise se Madhe dhe ishullit te Irlandes.

150
Rruga e vetme e shqiptareve ne Maqedoni drejt perfaqsimit dinjitoz dhe me peshe ne shtetin Maqedon do ishte bashkimi i tyre. Nuk mund te pretendojne shqiptaret te kene perfaqsimin e duhur nese do qendrojne te ndare ne disa parti. Nese ndarja e partive ne Kosove eshte nje luks, ne Maqedoni eshte dhjete here luks.
Politikanet e atjeshem duhet ta kuptojne se vetem duke u bashkuar mund te arrijne ato qe u duhen shqiptareve. Nese partite shqiptare bashkohen mes tyre dhe nese arrijne te afrojne dhe partite e pakicave te tjera te aferta me shqiptaret, si psh myslimanet, turqit etj, mund te arrihet nje perfaqsim shume i larte ne Parlamentin e Maqedonise. Nje perfaqsim qe mund t'i detyroje sllavet te japin vendin e kryeministrit per shqiptaret. Nje perfaqsim dinjitoz ne shtet per shqiptaret do ishte vetem nese ata do te kishin ne dore kryeministrin dhe sllavet presidentin. Kjo do ishte rruga e vetme qe do i jepte ato qe meritojne dhe do i ndergjegjsonte maqedonet se ata jetojne sebashku me te tjere ne ate shtet e se nuk jane etnia sunduese.

Faqe: 1 2 3 4 5 [6] 7 8 9 10