Show Posts - Alban

×

Show Posts

This section allows you to view all posts made by this member. Note that you can only see posts made in areas you currently have access to.


Messages - Alban

Faqe: 1 ... 10 11 12 13 14 [15]
281
E Bukura / Veshje te ndryshme
« ne: 07-05-2004, 16:13:53 »
Fotografi me veshje te ndryshme dhe moda me e fundit
 

282
Astronomi / Misioni ne Mars
« ne: 07-05-2004, 16:08:43 »
Shkencetaret e agjencise amerikane te hapesires, Nasa po i gezohen suksesit te rralle te misionit ne Planetin Mars. Pas nje udhetimi prej 500 milione kilometrash, sonda amerikane Spirit u ul te shtunen e kaluar ne planetin e kuq dhe thuajse menjehere filloi te dergoje ne toke fotografi te planetit. Fillimisht sonda dergoi fotografi bardh e zi qe tregonin siperfaqen e sheshte te planetit Mars dhe me pas filluan te mbrinin fotografite me ngjyra qe tregonin vendin e uljes se sondes. Sonda Spirit u ul ne siperfaqen e Marsit te shtunen, pak para mesnates, e mbeshtjelle me jasteke ajri, per te mbrojtur pajisjet e saj delikate nga demtimet e mudeshme. Spirit eshte sonda e pare robot nga dy te tilla qe do te eksplorojne siperfaqen e Marsit per 90 dite, duke mbledhur dhe analizuar mostra te gureve te planetit si dhe do te kerkojne te dhena per gjurme uji, element kyc ky per jeten.

Shkencetaret e NASA-s mendojne se nga analizimi me imtesi i gureve te Marsit mund te dale se shume kohe me pare, ky planet ka qene i ngrohte dhe me lageshti, kushte te pershtaeshme per ekzstencen e jetes. Sonda e dyte, e quajtur Opportunity do te ulet ne anen tjeter te Marsit pas tri javesh. Ulja me e sondes amerikane ne Mars cilesohet nga shkencetaret si nje suskes i rralle. Ajo vjen pas deshtimit te nje misioni te ngjashem nga ana e Agjencise evropiane te hapesires ne prag te vitit te ri. Nderkohe, nje anije orbitale ka hyre tashme ne atmosferen plot pluhur e gaz te nje komete, ku Nasa shpreson se do te mbledhe e sjelle ne toke grimca atmosferike te mbetura qe nga periudha e krijimit te sistemit tone diellor afro 4 presje 6 miliarde vjet me pare. Shkencetaret gjithashtu mendojne se pluri yjor permban molekula organike te nevojshme per jete, molekula te cilat kometat kane leshuar ne planetin tone miliarda vjet me pare. Agjencia amerikane e hapesires ka planifikuar qe anija e hapesires te sjelle ne toke edhe 72 fotografi te brendesise se kometes me siperfaqe prej 5 kilometrash katrore. 
 

 
 



283
Teologji / Dicka rreth feve te shtirura ne bote
« ne: 07-05-2004, 16:06:57 »
"Nga te dhena te sigurta deri ne vitin 2002 ne bote rezultonin mbi 900 fe e sekte te ndryshme, por a jane te verteta te gjitha keto fe te reja e te vjetra qe kane dale dhe qe vazhdojne te dalin ne kohet e sotme? E keni idene se sa krime jane kryer nga predikuesit e rreme apo te cmendur? Cfare mendoni ju?

Nga te dhena te sigurta deri ne vitin 2002 ne bote rezultonin mbi 900 fe e sekte te ndryshme, por a jane te verteta te gjitha keto fe te reja e te vjetra qe kane dale dhe qe vazhdojne te dalin ne kohet e sotme? E keni idene se sa krime jane kryer nga predikuesit e rreme apo te cmendur? Ne vitin 1999 ne Afriken e Jugut doli nje si tip profeteje me nje fe te re dhe motoja e ketyre njerezve ishte te vdisnin me sa me shume terror ne menyre qe ti afroheshin Zotit, kane vdekur me shume se 500 vete duke i vene flaken vetes, dhe nje pjese derrmuese e ketyre ishin femije. Kurse ne nje fshat Kinez 20 km ne veri te Shangai-t gjenden 650 banore te fshatit pa jete, motoja e ketyre ishte te vdisnin pa ardhur Apokalipsi, per kete perdornin nje helm te vecante me veprin te shpejte, kush nuk donte te pinte helmin merrte nje plumb mbas koke. Por keto masakra vazhdojne ne Kaliforni ku ne nga province e saj mesohet se kishin vdekur 258 femra mosha e te cilave ishte nga 14-32 vjec, kjo si pasoje e cmendurise se predikuesit te asaj zone te cilit gjoja i kishte folur zoti ti urdheronte njerezit qe e besonin se e vetmja menyre per te shkuar prane Zotit ishte duke bere sex, dhe pasi i perdhunonin femrat i vrisnin duke i torturuar ne menyren me mizore. Krimet e ketij lloji nuk kane te mbaruar, ato vazhdojne edhe ne kohet e sotme, por keto masakra nuk publikohen nga asnje televizjon boteror sepse te gjithe kane ngecur te terroristet islamike dhe shajne e pergojojne vendet islame kurse masakrat qe ndodhin ne vendet e tyre Kine USA Canada qe jane vendet kryesore nga te cilat jane hapur shumica e ketyre "feve" qe ne fakt jane vetem cmendurira te prifterinjve apo udheheqesve shpirterore, pa permendur masakrat e satanisteve qe jane me te zhvilluara ne USA dhe Angli. Cili do te ishte denimi i pershtatshem per personat qe kane shkaktuar keto masakra e krime makabre?

284
Megjithe kerkimin intensiv dhe interesin pasionant te treguar nga studiuesit shqiptare, origjina e shqiptareve si popull mbetet e veshur me mister. Gjysma e dyte e mijevjecarit te pare qe eshte vendimtare ne kete aspekt (500-1000 pas Krishtit), e cila mund te siguronte vijen e humbur deri tek banoret ilire te rajonit ne antikitet, ne te vertete nuk percjell asnje informacion dhe regjistrim gjuhesor te stadeve te hershme te shqipes, c'ka do te sherbenin si udhezues te besueshem.

Shkruar nga "Dr. Robert Elsie"

Megjithe kerkimin intensiv dhe interesin pasionant te treguar nga studiuesit shqiptare, origjina e shqiptareve si popull mbetet e veshur me mister. Gjysma e dyte e mijevjecarit te pare qe eshte vendimtare ne kete aspekt (500-1000 pas Krishtit), e cila mund te siguronte vijen e humbur deri tek banoret ilire te rajonit ne antikitet, ne te vertete nuk percjell asnje informacion dhe regjistrim gjuhesor te stadeve te hershme te shqipes, c'ka do te sherbenin si udhezues te besueshem. Ne te vertete nuk ka asnje gjurme thelbesore te gjuhes shqipe qe te datoje para shekullit te 15-te, kur u shfaqen tekstet e para: teksti disi misterioz Belifortis i vitit 1405, Formula e famshme e Pagezimit e Pal Engjellit e vitit 1462, nje mallkim nga viti 1483, i ashtuquajturi Ungjill i Pashkes ose Perikope qe pergjithesisht mendohet te datoje nga fundi i shekullit te 15-te dhe fjalori i shkurter i Arnold von Harff-it, nje pelegrin gjerman, i cili gjate rruges se tij per ne Token e Shenjte, gjate nje ndalese qe beri ne Durres ne pranveren e vitit 1497, regjistroj 26 fjale, 8 fraza dhe 12 numra te shqipes. Ndersa kryqezatat dhe pushtimi Anzhuin i Shqiperise, me 1269 i siguruan botes perendimore disa informacione rreth Shqiperise si nje rajon gjeopolitik, cuditerisht ne veprat historike dhe udhetimet pershkruese jepen pak te dhena per vete shqiptaret. Ajo cfare njihet nga kjo periudhe eshte perpiluar dhe grumbulluar nga Alen Duselier ne nje seri artikujsh dhe ne monografine e tij madhore 701-faqeshe per vijen bregdetare shqiptare nga shekulli XI-XV. Ndonese historianet bizantine, mbi te cilet duhet te mbeshtetemi per shume nga njohurite tona per Ballkanin Jugperendimor ne shekujt qe paraprijne tekstet e siperpermendura, kane lene detaje luftrash, revoltash dhe ndryshimesh politike ne kete rajon, shpesh ata tregohen cuditerisht te heshtur, kur bie fjala per gjuhen dhe zakonet e popullsive jogreke te territoreve te tyre periferike, nje indiference ndaj 'Ëœbarbareve,'te cilen mund ta kene trasheguar nga greket e lashte. Ne pergjithesi eshte pranuar se fiset e hershme shqiptare, te favorizuara nga kolapsi i madh qe kishte mberthyer perandorine bullgare ne fund te shekullit X, filluan te zbresin nga vendbanimet e tyre malore ne shekujt XI-XII, ku ata jetonin si barinj nomade, fillimisht duke marre zoterim te plote te brigjeve veriore dhe qendrore shqiptare dhe nga shek XIII duke u perhapur ne jug, drejt asaj cfare eshte tani Shqiperia e jugut dhe ne Maqedonine perendimore. Fillimisht ata hyne ne analet e historise post-klasike te shkruar ne gjysmen e dyte te shek. XI dhe vetem ne kete kohe mund te flitet me nje shkalle sigurie per nje popull shqiptar, ashtu sic i njohim ata sot, megjithese paraardhesit e tyre, padyshim me nje element te theksuar ilirik, duket se kane banuar ne te njejtat male te Shqiperise veriore qysh prej koheve antike. Ne vepren e tij 'ËœHistoria,'te shkruar ne vitet 1079-1080, historiani bizantin Mikel Ataliati, ishte i pari qe u referohej me termin Albanoi atyre qe ishin marre pjese nee nje revolte kunder Konstandinopojes me 1043, dhe me Arbanitai atyre qe ishin subjekte te dukes se Dyrrahut. Prandaj, periudha e kristalizimit, - per ta shmangur termin shume te nderlikuar etnogjeneze e popullit shqiptar, - mund te vendoset ne shekujt XI dhe XII dhe cdo e dhene apo informacion rreth shqiptareve, sidomos per gjuhen e tyre ne kete periudhe, duhet vene nen fokusin e nje vemendjeje te vecante. Te dhenat me te hershme per ekzistencen e gjuhes shqipe ne vetvete u shfaqen rreth fillimit te shek. XIV. Ne fakt, ne kemi kater te dhena te qarta e te pakontestueshme midis 1285 dhe 1332. E para nga keto te dhena historike, ajo e vitit 1285, nuk shfaqet ne Shqiperi, por ne Dubrovnik (Ragusa), ku nje komunitet i konsiderueshem shqiptaresh ekzistonte atje prej disa kohesh. Gjate hetimit te nje grabitjeje qe kishte ndodhur ne shtepine e Petro Del Volkios te Belenes (sot Prati), nje fare Mateu, bir i Markut te Mances, i cili mesa duket ka qene deshmitar ne krim, pohon: 'Audivi unam vocem clamantem in monte in lingua albanesca' (Degjova nje ze duke thirrur ne male ne gjuhen shqipe). Njezet e tre vjet me vone, ne hasim nje pershkrim te Shqiperise ne te ashtuquajturin Anonymi Descriptio Europae Orientalis (Pershkrim anonim i Evropes Lindore), nje tekst latin mesjetar i vitit 1308, i cili permban nje pamje te tokave te Evropes Lindore, ne vecanti te vendeve ballkanike. Autori i saj anonim mendohet qe te kete qene nje francez, ose nje klerik francez i arsimuar, ka shume mundesi i urdherit Dominikan, i cili ishte derguar nga kisha per ne Serbi, ku ai mblodhi shume informacione rreth Ballkanit. Teksti Anonymi Descriptio Europae Orientalis gjendet ne mjaft kodike mesjetare, midis te cileve Ms. Lat. 5515 dhe Ms. Lat. 14693 ne Biblioteken Kombetare te Parisit, dhe Ms. Lat. 263 ne Biblioteken Universitare te Leidenit. Doreshkrimi u botua ne Krakov, me 1916 nga Olgierd Górka. Pervec seksioneve qe pershkruajne rajone te ndryshme te Greqise Bizantine, Rashes, Bullgarise, Rutenise, Hungarise, Polonise dhe Bohemise, ai permban nje seksion per Shqiperine, nje nga pershkrimet e rralla te vendit ne fillim te shek. XIV. Ky seksion perfundon me te dhenen e meposhtme per gjuhen shqipe: 'Habent enim Albani prefati linguam distinctam a Latinis, Grecis et Sclavis ita quod in nullo se inteligunt cum aliis nationibus' (Shqiptaret e siperpermendur kane nje gjuhe e cila eshte e ndryshme nga ajo e latineve, grekeve dhe sllaveve, saqe ata ne asnje menyre nuk mund te komunikojne me popuj te tjere). E dhena e trete per ekzistencen e gjuhes shqipe, vjen nga raportimi qe ben nje pelegrin gjate udhetimit te tij per ne Token e Shenjte me 1322. Pershkrimet e peligrinazheve per ne Token e Shenjte sigurojne me te vertete nje burim paresor informacioni per shume vende te Mesdheut lindor ne gjysmen e pare te mijevjecarit te dyte. Megjithate, ndryshe nga Arnold von Harff-i ne 1497, pjesa me e madhe e ketyre pelegrineve nuk shfaqen vecse interes kalimtar per tokat qe ata vizituan gjate rruges se tyre. Dy pelegrine anglo-irlandeze, Simon Semeonis (Simon Fitzsimmons) dhe Hugo Iluminator, qendruan ne Shqiperi me 1322 dhe i pari e pershkroi ne menyre te gjalle ate qe ai pa. Tregimi i tij i na jep nje pershkrim te shpejte dhe te rralle te bregdetit shqiptar ne gjysmen e pare te shek. XIV. Simon Fitzsimmons i urdherit Franceskan u nis per udhetim nga Klonmeli i Irlandes ne pranveren e vitit 1322 me mikun dhe bashkudhetarin e tij Hugo Iluminatorin, dhe kaluan neper Uellsin verior ne Londer, Kanterberi, Dover, Visant, Amiens, Paris, Bon (Beaune), Lion, Avinjon, Nice, Gjenova, Bobio, Piacenca, Parma, Mantova, Verona dhe Vicenca deri ne Venedik. Atje ata hipen nje anije tregetare per ne Token e Shenjte, e cila gjate itinerarit ndaloi ne Pula, Zadar, Dubrovnik, Ulqin, Durres, Korfuz, Qefaloni dhe Krete, para se te arrinte ne Aleksandri. Pershkrimi qe Simoni i ben udhetimit, i njohur si Itinerarium Symonis Semeonis ab Hybernia ad Terram Sanctam tani ruhet ne nje doreshkrim (nr. 407) ne biblioteken Corpus Christi ne Kembrixh. Fillimisht u botua ne Kembrixh me 1778, botim ky i rralle nga Xhejm Nasmith nen titullin Itinerarium Symonis Semeonis et Hugonis Illuminatoris ad Terram Sanctam dhe qysh prej kesaj kohe ka qene botuar nga Mario Esposito dhe Eugjen Hoad (Eugene Hoade). 'ËœItinerari'permban nje informacion te pasur per ceshje te tilla si procedurat dhe inspektimet doganore, veshjet tradicionale, monedhat, lendet e para dhe produktet qe prodhoheshin neper keto vende tranzite dhe natyrisht per kishat dhe vendet e shenjta qe zene vendin kryesor. Gjate lundrimit poshte bregut te Adriatikut, Simoni shkruan: 'Albanya est provincia inter Sclavoniam et Romanyam, per se linguam habens' (Shqiperia eshte nje province ndermjet Sllavonise dhe Romanise qe ka nje gjuhe te veten). Per qytetin e Durresit ai vazhdon: 'Inhabitatur enim Latinis, Grecis, Judeis perfidis, et barbaris Albanensibus' (Ai eshte i banuar nga latine, greke, judenj te pabese dhe barbare shqiptare). Ështe mjaft interesante qe ne lidhje me Dubrovnikun ai i referohet perseri gjuhes se ketyre 'Ëœbarbareve': 'In eadem dominantur Veneti, et ad eam confluunt Sclavi, Barbari, Paterini et alii scismatici negotiatores qui sunt gestu, habitu et lingua Latinis in omnibus difformes' (Venecianet dominojne ne te [Dubrovnik] dhe sllave, barbare dhe skizmatike te tjere e frekuentojne, te cilet jane plotesisht te ndryshem nga latinet ne tradita, veshje dhe gjuhe). E dhena e fundit per gjuhen shqipe dhe ndoshta e para per ekzistencen e saj te shkruar eshte bere ne 1332 nga nje murg dominikan francez Burkard ose Frat Broshar (lat. Brocardus monacus). Ne nje veper latine te titulluar Directorium ad passagium faciendum, Burkardi shenonte: 'Licet Albanenses aliam omnino linguam a latina habeant et diversam, tamen litteram latinam habent in uso et in omnibus suis libris' (Shqiptaret kane nje gjuhe plotesisht te ndryshme nga latinishtja, megjithese ata perdorin germa latine ne te gjitha librat e tyre). Megjithese e dhena per ekzistencen e gjuhes eshte e qarte, ajo e shqipes se shkruar eshte e dyshimte. Nuk mund te thuhet me siguri, nese Burkardi donte te thoshte libra ne gjuhen shqipe te shkruara me shkrim latin apo thjesht libra te shkruara ne latinisht. Mundesia e pare natyrisht qe ka zaptuar imagjinaten e studiuesve te brezave pasardhes dhe pjesa e fundit e tekstit shpeshhere citohet ne historine dhe studimin e letersise shqiptare. Cila eshte rendesia e ketyre te dhenave? E para dhe kryesorja eshte se dallohet qarte qe ne periudhen kohore 1285-1322 gjuha shqipe ishte rrenjosur mire ne brigjet juglindore te Adriatikut, aq sa te shquhej nga vezhguesit e huaj qe zbarkonin ne portet bregdetare te Durresit dhe Dubrovnikut. Ne trajtimin qe i ben provinces se Shqiperise 'Pershkrimi Anonim' i referohet popullsise se saj si 'banore luftedashes ... te cilet bejne harqe dhe heshta te shkelqyera ... dhe qe nuk kane qytete, kampe, fortifikime dhe ferma, por me teper jetojne ne tenda dhe jane vazhdimisht ne levizje nga nje vend ne tjetrin.' Mirepo thuhet se porti i Durresit 'i perket latineve.' Qe shqipja duhet te jete folur gjeresisht ne rrafshinat bregdetare dhe rajonet majore ne kete kohe, kjo mund te deshmohet vecanerisht nga vezhgimi paraprak i Simon Fitzsimonit, qe provinca kishte nje gjuhe te veten, domethene shqipen. Megjithese ne te dhenen qe ai jep per qytetin e Durresit 'Ëœbarbaret shqiptare'permenden te katertit mbas qytetareve latineve, grekeve dhe judenjve, tregues ky qe perputhet me 'ËœPershkrimin Anonim'se ne ate kohe ata nuk formonin akoma grupin mazhoritar te qytetit. Datimi i ketyre te dhenave, te gjitha brenda nje periudhe me pak se 50-vjecare, sidoqofte nuk duhet marre si tregues qe shqipja apo format e hershme te saj nuk fliteshin ne shekujt paraardhes. Ne qofte se shqiptaret, ashtu sic na tregon dhe 'ËœPershkrimi Anonim,'ishin nomade te zonave fshatare dhe nese ngulimet e tyre ishin me te perqendruara ne malesi sesa ne zona bregdetare, ka shume te ngjare qe ata thjesht liheshin jashte vemendjes, edhe sikur te kishin krijuar nje grup etnik te vertete. Edhe sot ka analoge te ngjashem, te cilet demonstrojne, sesi mund te mos vihet re nje grup etnik apo minoritet linguistik. Pothuajse te gjitha te dhenat mbi perberjen etnike te Shqiperise sot do te permendnin minoritetin grek ne rajonet Gjirokaster dhe Sarande, nje minoritet te vogel maqedonfoles ne disa fshatra te Liqenit te Prespes dhe ndoshta nje minoritet serbfoles ne bregun lindor te Liqenit te Shkodres. Fjalori Enciklopedik Shqiptar na jep informacionin e meposhtem: 'Sipas regjistrimit te vitit 1979, dolen 54.687 njerez me kombesi joshqiptare (2,1% e popullsise se pergjithshme). Nga keta 49.307 jane greke qe jetojne kryesisht ne rajonet kufitare jugore te rrethit te Gjirokastres dhe Sarandes; 4.163 jane sllave, shumica e te cileve maqedonas qe jetojne ne fshatrat e Prespes.' Te gjitha keto lloj te dhenash injorojne apo nuk marrin ne konsiderate dy grupe te tjera etnike apo minoritete linguistike ne Shqiperi, te cilat, megjithate jane shume me te medha se minoriteti sllav apo ndoshta edhe ai grek. Keta jane si arumunet (vllahet), komunitet nomad barinjsh te Shqiperise juglindore, te cilet flasin nje gjuhe te afert me rumanishten dhe shume rome te cilet flasin gjuhen e tyre rome. Romet mund te gjenden pothuajse ne te gjithe territorin e Shqiperise. Disa bejne jete nomade, kurse te tjeret ne nje fare menyre jane te ngulitur. Mund te shihen dhe degjohen neper tregjet e mallrave apo lagjeve periferike te qyteteve. Ata nuk jane injoruar ne te dhenat mbi perberjen etnike te Shqiperise per arsye politike, por thjesht per shkak te statusit te ulet social te tyre dhe te menyres endacake te jeteses qe bejne. Ata jane te pranishem ne vend, por nuk numrohen. Te dhenat per shqiptaret dhe gjuhen e tyre ne Mesjeten e vone jane te rralla, jo sepse ata nuk ishin kristalizuar si nje grup vellimor etnik, por per shkak te statusit te ulet social dhe te jetes se tyre nomade. Vetem kur numri i tyre u rrit ne ate mase, sa qe nuk mund te liheshin me jashte vemendjes, beri qe gjuha e tyre te futej ne dokumentet e shkruara te periudhes ndermjet viteve 1285-1332. [botuar ne: Tempulli, Reviste kulturore periodike, Korce, 2000, 2, f. 19-24.]

285
Historia Shqiptare / Si u nda Shqiperia
« ne: 07-05-2004, 16:04:25 »
Nga Konferenca e Ambasadoreve ne Londer deri tek vrasja e Gjeneral Telinit. Aventura per vendosjen e kufijve te Shqiperise dhe humbja e gjysmes se territoreve. Historia e Konsullit Haven dhe e mbeshtetjes qe SHBA vendosi t'i jape Qeverise se Tiranes......



Nga Konferenca e Ambasadoreve ne Londer deri tek vrasja e Gjeneral Telinit. Aventura per vendosjen e kufijve te Shqiperise dhe humbja e gjysmes se territoreve. Historia e Konsullit Haven dhe e mbeshtetjes qe SHBA vendosi t'i jape Qeverise se Tiranes.

Eduard Grei, Ministri i Jashtem i Mbreterise Britanike dhe Kryetar i Konferences se Ambasadoreve te Fuqive te Medha per Ballkanin, kishte caktuar vetem 15 minuta kohe per takimin me perfaqesuesin shqiptar ne Londer, Mehmet Konicen. Mbi tryezen e tij qe shtrire harta e madhe e Ballkanit dhe Ministri, e dinte fare mire se Shqiperia e dobet ishte e humbura e madhe.

Kishte pak vullnet per te diskutuar me nje shqiptar edhe pse, ndermjetes te takimit ishin disa miq te perbashket, aristokrate te vjeter, qe kishin ruajtur gjithmone lidhje me Orientin e larget.

Me fytyre nga dritarja, Grei nuk denjoi te kthehej, kur Ambasadori shqiptar hyri ne salle. I kerkoi atij vetem te fliste, duke ndenjur gjithmone me shpine dhe duke ndjekur levizjet ne rruge. Nje njohes i vjeter i Londres dhe mik i disa prej Lordeve me te fuqishem ne vend, Konica nuk permendi asgje per kufijte. Me nje ze te shtruar i tregoi Ministrit qe qendronte me kurriz se ne Shqiperi ishte zbuluar nje miniere e pasur floriri dhe se Qeveria shqiptare e Ismail Qemalit kerkonte qe Mbreteria Britanike te merrte koncesionin e saj. Grei u kthye dhe me mjaft delikatese e ftoi te uleshin sebashku ne tavoline. Nje minute me vone, me po aq elegance, Mehmet Konica, i shpjegoi se kjo nuk ishte aspak e vertete, porse ai kishte dashur te shihte, se si do te ndryshonin interesat e Britanise ne nje rast te tille. Askush nuk e ka pershkruar me tej biseden e tyre, por nje gje eshte e qarte. Grei i ka pranuar Konices se Shqiperia do te dilte me e humbura ne kete histori sepse kjo ishte nje ceshtje interesash. Interesa nga ato qe percaktonin politiken afatgjate te Fuqive te Medha dhe balancat midis tyre. Ne fakt, ata biseduan gjate dhe Mehmet Konica, vellai i Faik Konices, nuk foli me kurre per kete bisede. Ai e permendi vetem vite me vone, me 1949, ne Firence, ndersa kishte filluar t'i diktonte kujtimet e tij nje gazetari italian. Vdekja ja la kujtimet pergjysem dhe libri nuk u publikua kurre. Familja e tij mori nje kopje per kujtim dhe doreshkrimi ndodhet sot ne Siri, ku gjenden edhe trashegimtaret e tij.

Mehmet Konica ishte padyshim nje nder te paktet deshmitare te tragjedise shqiptare te kufijve. Ai e ndoqi ate neper disa etapa. Qe nga viti 1913, deri me 1923, kur me se fundi, nje delegacion nderkombetar i kryesuar nga nje gjeneral italian, vendosi ne Shqiperine e Jugut guret qe shenonin kufijte e shqiptaro-greke. Gjenerali quhej Telini dhe ai nuk u kthye kurre ne Itali. E vrane bandat greke ne afersi te Delvines dhe trupi i tij, i percjelle cuditerisht nga Mehmet Konica ne emer te Qeverise Shqiptare u dergua ne Rome me nderimet ushtarake. Bashke me te mori fund edhe aventura e kufijve. Nje aventure e gjate e cila ka sunduar vazhdimisht gjate ketij shekulli gjithe mosmarreveshjet ne kete ane te Ballkanit.

Konferenca e Ambasadoreve, 1913

Kufijte e Ballkanit ruajten pothuajse gjate ketij shekulli, trajten qe ju dha atyre Konferenca e Ambasadoreve me 1912-1913, ne Londer. Ne te gjitha ndermarrjet per ndryshimin e kufijve ballkanike, ajo e Londres, mbetet padyshim me decizivja. Ne te vertete tek kjo flitet per Konferencen e Londres pa folur me pare per kontekstin ne te cilin zhvillohej ajo. Me 1912, Perandoria Turke, thuajse i kishte humbur te gjitha zonat e saj evropiane. Me perjashtim te Shqiperise, ajo ruante ende sundimin ne disa territore greke, mbi Selanik, te cilat i siguronin nje lidhje tokesore me zonat e saj ne Shqiperi. Por, nese egzistenca e metejshme e Turqise, ishte ketu vetem ceshtje kohe, ndarja e ketyre territoreve nga fuqite e reja ballkanike kishte vite qe komentohej. Ne te vertete te gjitha fuqite e reja ballkanike: Greqia, Bullgaria, Serbia dhe Mali i Zi, reflektonin ne ate kohe interesat e Fuqive te Medha. Interesa, qe beheshin edhe me te mprehta, ne prag te luftes se re boterore, qe pritej te shperthente. Vrulli i shteteve te rinj me orientim kryesisht pro rus, ishte ndalur vetem nga interesat e Austro-Hungarise dhe me pas te Perandorise Gjermane, qe nuk ishin dakort me nje zgjerim te metejshem te sllaveve ne Ballkan. Pikerisht, ketij objektivi Austro-Hungarez ja dedikon ekzistencen e tij shteti i ri Shqiptar, i cili pritej te shpallte pavaresine ne vitin 1912. Vendosmeria e Austro-Hungarise dhe aleateve te saj, krijoi kushtet per nje pavaresi te mundshme shqiptare. Nuk eshte aspak e rastit, qe Ismail Qemali ne udhetimin e tij drejt Vlores, mori fillimisht bekimin dhe ndihmen e qeverise rumune dhe me pas ate te Vjenes. Takimi i tij me Ministrin e Jashtem Berthold, qe akti i fundit qe sanksionoi pavaresine shqiptare. Por, ndersa Ismail Qemali, levizte me veshtiresi drejt Durresit, Fuqite Ballkanike te lidhura ne nje aleance i shpallen lufte Turqise. Ne me pak se nje muaj, trupat e tyre korren fitore te ndjeshme dhe i larguan forcat e sulltanit nga Ballkani Perendimor. Ato pushtuan pothuaj gjithe territoret shqiptare, duke lene vetem nje trekendesh Vlore-Lushnje-Berat, nen juridiksionin e shtetit te ri shqiptar. Me hartat e reja ushtarake dhe me pretendimet e tyre historike dhe ekonomike, fuqite ballkanike zbarkuan ne dhjetor 1912 ne Londer, ku qe mbledhur Konferenca e Ambasadoreve te Fuqive te Medha per caktimin e kufijve te Ballkanit. Delegacioni shqiptar ishte i fundit qe mberriti ne Londer. Ismail Qemali, Isa Boletini, Luigj Gurakuqi dhe te tjere arriten te kalojne bllokaden detare greke vetem fale kembenguljes se Dukes se Orleanit, i cili i mori ne jahtin e tij. Me t'u vendosur ne Hotel "York", Mehmet Konica, Ambasadori shqiptar ne Londer i informoi per Konferencen dhe zhvillimin e saj. Ai tregoi se gjithe vendet ballkanike kishin paraqitur projektet e tyre dhe i ftoi qe brenda 48 oresh te pergatisnin projektin shqiptar. Me 15 janar 1915 mbi tryezen e Eduard Greit, Kryetarit te Konferences, qene vendosur pese projektet mbi kufijte ne Ballkan dy projekte baze, ai rus dhe ai Austro-Hungarez, dhe tre ndihmes. Projekti Shqiptar, Serbo-malazez dhe projekti grek.

Konferences se Ambasadoreve iu deshen me shume se tete muaj diskutime per te vendosur mbi projektet dhe per te bere rregullimet e nevojshme. Veshtiresia qendronte se projektet baze qendronin shume larg njeri-tjetrit dhe kompromisi ishte keshtu mjaft i veshtire. Ambasadori rus paraqiti nje harte te madhe ushtarake, ne te cilen, kufijte e Shqiperise, percaktoheshin ne nje hapesire midis lumejve Mat dhe Vjose, duke i lene dalje ne det ne Shengjin ose ne Durres serbeve. Shkodra dhe rrethi i saj i jepeshin Malit te Zi; Dibra dhe nje pjese e madhe e Shqiperise se Jugut, perfshirw dhe Pogradecin dhe Ohrin, Serbise; ndersa Korca, Gjirokastra, Delvina- Greqise. Mbi te gjitha, projekti parashikonte qe Shqiperia te mos ishte nje vend i pavarur, por nje province autonome nen kujdesin e Turqise.

Projekti Austro-Hungarez ishte krejt i ndryshem. Ai linte jashte Shqiperise vetem tokat qe i kishin kaluar Malit te Zi ne Kongresin e Berlinit, me 1878, por perfshinte brenda kufijve shqiptare pjesen me te madhe te Kosoves, Ohrin, rrethinat e Shkupit, Manastirin, Janinen, Camerine deri ne Preveze. Projekti i Vjenes qe ndertuar mbi parimin e vendosjes se kufijve ne ato vende, qe banoheshin nga kombesi te ndryshme dhe duke pasur parasysh ndalimin e nje shtrirje te sllaveve drejt Adriatikut. Ky projekt vec Gjermanise u mbeshtet edhe nga Italia.

Projektet ndihmese, qe u shqyrtuan, qene derivate te projekteve baze. Serbet pretendonin gjithe tokat qe mbanin nderkohe te pushtuara, perfshi edhe Durresin. Ata argumentonin se ne keto vende qene ngritur kisha te vjetra serbe dhe se banoret myslimane te tyre qene turq te shqiptarizuar. Mali i Zi pretendonte Shkodren dhe sqaronte se toka e bukes rreth saj ishte jetike per ekzistencen e mbreterise se vogel ballkanike. Sipas projektit te tyre, Shqiperia mund te shtrihej nga Vlora deri ne Tirane, duke lene jashte Durresin dhe gjithe vijen bregdetare atje.

Projekti grek ishte me i sofistikuar. Vec argumenteve historike ai ngrinte edhe argumenta ekonomike. Sipas planit te tyre: Thesalia, Janina, Cameria duhej te bashkengjiteshin Greqise si toka te qyteterimit te vjeter grek. Por, delegacioni shtonte se brenda Greqise duhej te perfshiheshin edhe Himara e Gjirokastra, pasi llogjikisht keto zona ishin te lidhura ekonomikisht me Janinen dhe Korfuzin dhe furnizoheshin prej tyre. Po keshtu, keto mund te sherbenin edhe si mburoja te dy zonave te para, ne rast te nje sulmi nga shqiptaret. I njejti pretendim edhe ne juglindje, ku kerkohej Korca, si nje vijim llogjik i Follorines.

Projekti i fundit ishte ai Shqiptar, pergatitur me ngut nga delegacioni, por qe kerkonte te hidhte poshte argumentat e fqinjeve. Ideja e tij ishte ndarja e kufijve ne baze te kombesive dhe marrja parasysh e faktoreve gjeografike dhe ekonomike. Delegacioni shqiptar hidhte poshte pretendimet se te krishteret e jugut ishin greke dhe shtonte se po te zbatohej varianti rus, Shqiperia mbetej e cunguar dhe pas asnje burim ekonomik.

Vendimi u mor me 25 janar dhe u duk si nje kompromis midis dy varianteve baze. Shkodra, Durresi, Tirana, nje pjese e Dibres dhe Mirdita ju moren Serbeve dhe Malazezeve, por atyre ju la krahina e Kosoves deri ne Gjakove; nje pjese e madhe e Dibres, se bashku me qytetin me te njejtin emer, Ohri, Struga, Manastiri dhe qytete te tjera te banuara thjeshte nga shqiptare, ose ku shqiptaret ishin mazhorance dominuese.

Greket u detyruan te heqin dore nga pretendimet dhe tokat e pushtuara ne Korce, Gjirokaster, Delvine, Himare, Llogara, Permet, por arriten te marrin qytete shqiptare te Janines, Follorines, si dhe krahinen shqiptare te Camerise. Zone e diskutueshme mbeti vetem Pindi, fatin e te cilit do ta vendoste Komisioni Nderkombetar per ndarjen e kufijve. U caktuan dy komisione, qe do te benin caktimin fizik te kufijve ne vend, nje ne veri i kryesuar nga gjenerali rus Potapov dhe nje ne jug i kryesuar nga nje ushtarak i larte austro-hungarez ose ne rast te kundert italian. Komisionet do te fillonin pune menjehere dhe pjeset e pushtuara duhet te viheshin nen juridiksionin e tyre. Konferenca vendosi qe Shqiperia te ishte principate dhe princi i saj te ishte gjermani Vilhelm Vid. Per organizimin e ushtrise dhe policise do te dergohej nje force nderkombetare e drejtuar nga oficere hollandeze.

Vendimi u prit me dhimbje nga delegacioni shqiptar, gje qe u reflektua kudo. Vete Grei priti ne nje takim Isa Boletinin, qe shtypi ditor i Londres, e kishte cilesuar si Robin Hudi shqiptar dhe i kishte kushtuar mjaft komente. Me pamje te rende, Isa Boletini, i deklaroi Ministrit qe kerkonte te bente shaka duke i thene se do te nderhynte, qe vendlindja e tij te perfshihej ne Shqiperi, se kishte ardhur per gjithe Shqiperine dhe jo per qytetin e tij. Problemet nuk qene vetem keto. Mjaft persona me pushtet ne Shqiperi u ngriten kunder vendimit te Konferences se Ambasadoreve duke pretenduar se tokat shqiptare qene greke ose serbe. Bajraktaret e Mirdites nuk pranuan te bashkohen me Shqiperine duke pretenduar se jane me mire me Serbet. Ne jug, familja Cakrani, filloi nje kryengritje kunder qeverise se Vlores duke pretenduar se jane greke. Fuqia e tyre u shkaterrua nga forcat e Sali Vranishtit dhe vete beu i Cakranit u kap rob dhe u pushkatua.

Komisioni Nderkombetar i Kufijve nuk i mbaroi dot caktimet e kufijve te Shqiperise. Trazirat e brendeshme u pasuan nga Lufta e Pare Boterore dhe piramidat e kufijve shqiptare u vendoswn qw te caktoheshin me vone.

Konferenca e Paqes, Paris 1921

Evropa e re, e cila doli nga Lufta e Pare Boterore, kerkonte edhe nje rishikim te ri te kufijve te saj. Ballkani ishte padyshim i pari ne kontekstin e ri. Austro-Hungaria dhe Gjermania, dy vendet qe kishin ndihmuar Shqiperine ne Konferencen e Londres, kishin dale te humbura dhe nuk ekzistonin me si perandori te fuqishme. Ne skenen boterore kishte dale SHBA-ja, fuqia e re qe kishte qene vendimtare ne fitimin e luftes nga aleatet. Pikerisht tek kjo, u mbeshteten shpresat e Shqiperise per garantimin e kufijve te saj. Jugosllavia e porsa krijuar dhe Greqia kishin ngritur nje sere pretendimesh dhe nuk ishte cudi qe kufijte e 1913 te rrudheshin edhe me shume. Aq me teper, qe Italia e cila kishte pushtuar Vloren dhe rrethinat e saj, ishte e bindur per te mos i leshuar ato. Delegacioni amerikan, me ndwrhyrjen edhe te Vatikanit, kishte marre persiper mbrojtjen e Shqiperise. Por dukej se edhe ai vete nuk ishte shume i qarte. Per te pasur nje tablo te plote, delegacioni i kryesuar nga Presidenti Uillson ngarkoi konsullin e SHBA-sw ne Torino, zotin Jozef Haven te bente nje vizite ne Shqiperi. Me letren e rekomandimit ne xhep dhe me nje mandat te Konferences se Paqes, Haven zbriti ne Vlore me 1919. Qeveria e Tiranes kishte caktuar per ta shoqeruar, Tefik Mborjen, Sekretar i Pergjithshem i Kryeministrise dhe ish Ambasador i Shqiperise ne Rome. Mborja, i cili kishte pasur miqesi edhe me pare me Havenin, kreu nje pune te mrekullueshme. Me te mberritur ne Vlore, Haven hodhi poshte ftesen e Gjeneral Piacentinit, komandantit italian te qytetit per te qendruar tek ai. U vendos ne shtepine e patriotit Qazim Kokoshi dhe me pas ne shtepine e poetit Ali Asllani. Ai ra ne kontakt me parine e qytetit, e cila e bindi se nese Italia nuk terhiqej me deshire nga Vlora, problemi do te shkonte ne ndeshje te armatosur. Haven mbeti i befasuar nga niveli i intelektualeve vlonjate. Ne italisht dhe anglisht, ata i ofruan atij nje tablo te panjohur, por mjaft dinjitoze te vendit te tyre. Ai u befasua sidomos kur nje delegacion i grave te qytetit e siguroi ne italisht, se ato do te luftonin bashke me burrat nese behej fjale per te cliruar Vloren.

Konsulli u nis nga Vlora ne Tepelene, ku me te mberritur, filloi nje demonstrate e madhe pro SHBA-sw, te cilen ushtria italiane, qe mbante qytetin nuk mund ta ndalonte. Haven thote se ai asnjehere nuk kishte pare kaq shume flamuj te SHBA-sw, te valeviteshin me entuziazem ne ere. Nga Tepelena kaloi ne Gjirokaster, ku Kryetari i Bashkise Javer Hurshiti, bashke me Jorgji Meksin dhe Thoma Papapanon, i bene nje pritje madheshtore. Ai ishte ne shtepine e Kryetarit te Bashkise, kur e lajmeruan se jashte ishte mbledhur gjithe populli i qytetit per ta pershendetur. Nje delegacion, i perbere nga ish emigrante ne SHBA, erdhi per t'i sjelle mjaft dhurata dhe per ta pershendetur ne anglisht. Ai nuk kishte mbaruar ende me ta, kur nje tjeter delegacion, i kryesuar nga Lame Kareco dhe Eftim Cako i kerkoi takim dhe deklaroi se Gjirokastra eshte toke greke dhe deshira e popullsise se saj eshte nje bashkim i shpejte me Athinen. Kjo dergate provokoi merine e popullit te mbledhur perpara shtepise se Kryetarit te Bashkise dhe konsulli u be deshmitar i nje merie kolektive, qe desh perfundoi me vrasjen e delegateve pro greke.

Ne Permet, Leskovik dhe Kolonje, konsulli amerikan u prit me nderime dhe me kerkesen qe keto qytete te mbeteshin nen kontrollin e qeverise se Tiranes. Problemi me i madh qe ne Korce ku dhespoti Jakov dhe nje elbasanas i quajtur Efem i bene thirrje te gjithe te krishtereve te demonstrojne per nje bashkim me Greqine. Por Haveni u vendos ne shtepine e nje misionari amerikan, te quajtur Kenedi, qe e njihte mjaft mire qytetin. Kenedi e siguroi ate se Korca eshte thjeshte shqiptare dhe kete ja konfirmoi edhe Komandanti i trupave franceze te qytetit. Nje konfirmim me te zjarrte mori edhe nga komandanti francez ne Pogradec, Majori Mortier. Francezi i tha se gjithe popullsia aty ishte shqiptare dhe se shqiptaret jane nje popullsi e mrekullueshme, aq sa atij i vinte keq qe nuk ishte shqiptar. Pas nje vizite po kaq te suksesshme ne Vuno dhe Delvine, ku u prit nga Leonidha Frasheri, Jozef Haven perpiloi pjesen e pare te raportit, ate per kufijte e Jugut. Materiali u dergua me urgjence ne Ambasaden amerikane ne Rome dhe qe ketej, brenda javes u vendos mbi tavolinen e punes se Uillsonit ne Versaje.

Haven vazhdoi viziten e tij ne Durres, Tirane, Shkoder dhe Kruje ku gjeti po ate entuziazem. Ai shoqerohej kudo nga Tefik Mborja, qe duket se luajti nje rol kyc. Raporti perfundimtar u hartua nje muaj me pas dhe qe vendimtar per qendrimin amerikan. Uillsoni nuk pranoi asnje korrigjim ne kurriz te kufijve te Shqiperise dhe u ngarkua Lidhja e Kombeve te percaktonte kufijte fizike te saj. Tre muaj me vone, qeveria e Athines i paraqiti Uashingtonit nje note proteste, ku shenonte se Haveni ishte nje njeri i blere nga Shqiptaret.

Percaktimi i kufijve

Komisioni i Lidhjes se Kombeve, qe do te caktonte ne vend kufijte e Shqiperise, mberriti ne Tirane ne nje moment te trazuar. Me 7 dhjetor 1921, pikerisht diten kur kishte bere nje grusht shteti dhe qe vendosur Qeveria e Hasan Prishtines. Por, ata nuk moren vesh asgje. Hasan Prishtina dha doreheqjen pas 24 oresh dhe u zevendesua nga kabineti i Xhaferr Ypit. Po ate dite, i shoqeruar nga Major Bajram Fevziu, Ministri i Brendshem, komisioni udhetoi per Shkoder. Ky ishte komisioni, qe do te caktonte kufijte e veriut dhe u detyrua te punonte me nderprerje per me shume se nje vit. Ai kryesohej nga nje kolonel Francez dhe nje major Hollandez.

Nje vit e gjysme me pas, me 1923 mberriti komisioni qe do te caktonte kufijte e Shqiperise se Jugut. Ai kryesohej nga gjenerali Telini, nje oficer i Mbreterise Italiane dhe nga nje major britanik. Edhe kesaj here komisioni shoqerohej nga Bajram Fevzi, kesaj here Shef i Shtabit te Pergjithshem dhe deputet i Kolonjes. Komisioni punoi per gati tete muaj dhe ai kishte udhezim qe te vendoste me inisiative vijen e kufirit me ato fshatra, qe duhej te ndaheshin me dysh. Per te mos rene pre e pretendimeve, komisioni kreu nje test te thjeshte. Ata mbushnin nje grusht me monedha dhe ja hidhnin femijeve te fshatit. Femijet fillonin te shanin ne gjuhen e tyre te perditshme, e cila ishte ne masen me te madhe, shqipja. Keshtu, mjaft fshatra kufitare, iu bashkuan Shqiperise. Me sa duket kjo provokoi merine e grekeve qe vec ankimeve sulmuan disa here edhe komisionin dhe xhandaret qe e shoqeronin. Ne nje nga keto prita, Gjeneral Telini u godit ne koke dhe vdiq ne vend. Vrasja e tij shkaktoi incidente te renda mes Italise dhe Greqise. Flota italiane bombardoi dhe pushtoi Korfuzin. Ajo u largua prej andej, vetem pas bisedimeve ne Paris, te cilat i jepnin dore te lire Italise ne Greqi. Shqyrtimi i kufijve te metejshem te Shqiperise se Jugut mbeti pezull, derisa u caktua ne bisedime shqiptaro-greke me 1927. Trupi i Gjeneral Telinit u dergua ne Tirane ku ju bene gjithe nderimet ushtarake. Prej ketej u nis ne Itali. Fati e solli qe ne emer te Qeverise se Tiranes ai u percoll nga Mehmet Konica, njeriu i pare qe kishte luftuar per kufijte e Shqiperise dhe qe tani, po e mbyllte kapitullin e tyre, duke i bere nderimet e fundit, njeres prej mijera viktimave te ketij konflikti.

MARRE NGA "KORRIERI""

286
Astronomi / Shkrime per Planetet dhe Sistemin Diellor
« ne: 07-05-2004, 15:55:51 »
Energjia diellore, kaq e efekteshme dhe e dobishme, një ditë mund te bëhet e rrezikeshme për planetin tonë. Dielli ne vetvete është një furre gjigande berthamore nga e cila çdo vit clirohen masa te zjarrta te cilat pengohen te hyjne ne atmosferen e tokes nga një shtrese e padukeshme mbrojtese, shtrese për te cilën shkencetaret thonë se po vjen duke u dobesuar. Ritmet e dobesimit te kësaj shtrese mbrojtese janë tepër te larta, dhe shkencetaret ende nuk janë ne gjendje te thonë përse ndodh kjo.

Flaket diellore janë gazra te ngarkuara me elekricitet qe dalin nga dielli ne formë shperthimesh te fuqishme mijëra herë ne vit. Flaket diellore te kohëve te fundit ishin me te fuqishmet te regjistruara ndonjëherë nga astronomet. Shkencetari Andrew Coates pranë laboratorit te hapesires Mullard ne Angli, thotë se dielli ne vetvete është një furre termo berthamore qe cliron sasi te shumta materialesh te rrezikeshme ne formë shperthimesh te fuqishme. Ne disa raste kjo masë gazesh qe vershon drejt tokes është ne madhesine e malit Everest. Planeti ynë mbrohet, nga këto stuhi te hapesires, nga një shtrese e padukeshme magnetike, por qe po vjen duke u dobesuar. Gjeologu John Shaw pranë universitetit te Liverpulit ne Angli thotë se ndryshimet qe i janë shkaktuar kësaj shtrese gjatë 300 vjeteve te fundit janë me te madhe sesa ndryshimet e ndodhura gjatë 5 mijë vjeteve te fundit. Shkencetaret mendojnë se fusha magnetike po dobesohet dhe mund te arrije ne një pikë kur fusha magnetike mund te ndryshoje drejtimin, dhe kur kjo të ndodhë, shigjeta e busulles do të tregoje jugun në vend te veriut, ndërsa kafsheve, qe orientohen nga një busull e brendeshme natyrale, do t'u duhet kohe t'i pershtaten një ndryshimi te tillë. Ndërkohë qe kjo fushe magnetike ndodhet ne periudhën kalimtare, ajo do të vazhdoje te dobesohet ndoshta deri ne 90 perqind. Ne këtë mënyrë, thotë shkencetari Coates, mburoja e planetit do të prishet dhe rrezatimi diellor dhe galaktik mund te godase drejt perdrejt atmosferen tonë dhe rrezatimi ne toke do të rritet. Kjo do të conte ne një shtim te rasteve te kancerit si dhe do të sillte nderprerje te vazhdueshme te komunikimeve satelitore. Por dobesimi i kësaj mburoje magnetike ka edhe një anë pozitive. Aurorat, shfaqja natyrale me drita, mund te fillojnë te ndodhin çdo mbrëmje, madje edhe ne vende ku nuk janë pare ndonjëherë më parë. Shkencetaret thonë se këto janë vetëm parashikime dhe njerezimi ka ende qindra vjet kohe për t'u përgatitur për to

287
Historia Shqiptare / Mbi "doreshkrimin e Teodor Shkodranit"
« ne: 07-05-2004, 15:54:55 »
Keshtu shkruante midis te tjerash Ardian Klosi per gazeten Shekulli: "...mediat shqiptare ne Shqiperi, Kosove e diaspore kane shpallur nje sensacion: gjetjen e nje doreshkrimi te mocem ne gjuhen shqipe nga dr. Musa Ahmeti ne Arkivin Sekret te Vatikanit. Doreshkrimi thuhet se eshte i vitit 1210, eshte shkruar ne pergamen ne 208 flete, i teri ne gjuhen shqipe, ne dialekt te veriut nga njefare Theodor Shkodrani.

Zbuluesi, doktor Ahmeti, qe i ka filluar kerkimet e tij me 1995, ka rene ne gjurme te tij ne vitin 1998. Gjate gjithe kesaj kohe gjer me sot ai nuk ka folur dhe komunikuar me askend, por eshte marre me transkriptimin e vepres, derisa tani, si e ka perfunduar kete pune teper te veshtire, sikurse thote, iu drejtua mediave, duke dhene intervista te shumta mbi zbulimin e tij. ...Drejtori i Muzeut Kombetar ... i entuziazmuar flet per lashtesine e gjuhes se shkruar shqipe, e cila pas ketij zbulimi "del e shkruar edhe para Luterit ose Dantes". Na ra ne sy menjehere, qe ne asnjerin nga organet dhe shpalljet e permendura nuk botohet asnje faksimile e vepres se Theodor Shkodranit. Ne vend te saj riprodhohen faksimile veprash te tjera, bie fjala nga nje doreshkrim ne pergamen i vitit 1274, ku thuhet se permbahen dy vula zoterinjsh shqiptare, Ëngjelloreve dhe Dukagjineve, ose nga nje dokument i Arkivit te Dubrovnikut, i vitit 1284, ku permendet per here te pare gjuha shqipe ... Ështe per t'u habitur qe asnje redaktor a botues i ketyre revistave nuk ka kerkuar fotokopje te nje flete te origjinalit, per te pasur qofte dhe nje grimce deshmie. As drejtori i Muzeut Kombetar, i pyetur, nuk ishte ne gjendje te paraqiste ndonje faksimile te origjinalit. Nderkohe qe dr. Ahmeti po lahet ne dushet e lavdise mediatike, neve, pas gezimit te pare per kete lajm te jashtezakonshem, filluan te na lindin disa dyshime per vertetesine e zbulimit. Cfare e pengon doktorin qe te botoje nje fragment nga zbulimi i vet? Tani ai eshte krejt i tiji si zbulim, pra askush nuk mund t'ia marre me meriten, qe ka dhene kete ndihmese te pashoqe per historine e gjuhes shqipe dhe te vete Shqiperise. Ky eshte argumenti i pare, i natyres publike. E po kesaj natyre, ose me sakte e natyres morale-publike, eshte edhe pyetja tjeter qe na erdhi nder mend shpejt dhe qe po ashtu na i shton dyshimet: dr. Ahmeti nuk eshte emer i njohur filologu; deri tani nuk i kemi lexuar asnje botim. Ai patjeter ka pasur veshtiresi te medha, sic e pohon edhe vete, per te deshifruar vepren e rralle qe i ka rene ne dore. Perpara nje gjetjeje te tille eshte gati nje detyrim moral, qe t'i drejtohesh nje filologu te mesuar me tekste te vjetra te shqipes, per arsye se behet fjale per nje veper qe i perket ne fund te fundit kultures se krejt nje kombi dhe ndihmon tej mase per shume pikepyetje qe dalin nga historia e njohur e gjuhes dhe popullit shqiptar. Mirepo doktor Ahmeti nuk i eshte drejtuar bie fjala, as Wilfried Fiedlerit ne Berlin, as Bardhyl Demirajt ne Mynih, as Eric Hampit ose Victor Friedmanit ne Cikago, as Ardian Klosit ne Tirane, as Francesco Altimarit ne Kozence, as Italo Fortinos ne Napoli; secili prej ketyre e te tjere do ta kishin kthyer punen disavjecare te dr. Ahmetit ne pune disamujore, dhe pa ia hequr aspak meriten e zbulimit te pare. Te vime tani tek argumentat filologjike qe na i rendojne edhe me shume dyshimet per vertetesine e zbulimit. Citojme gjetesin: "I gjithe doreshkrimi eshte i shkruar me grafema latine; pervec qe per tre grafema te shqipes jane perdorur grafemat greke (per shkronjat: "dh", "th" dhe "y"), i teri ne gjuhen shqipe, ne dialektin e veriut, qe si i tille paraqet mjaft veshtiresi per t'u lexuar". a. Nese ky doreshkrim eshte ne dialektin e veriut kjo nuk perben veshtiresi, por lehtesi ne te lexuar. Shumica e autoreve tane te vjeter, te shekujve 16.-17. kane shkruar ne dialekte veriore te gegenishtes (Buzuku, Budi, Bardhi, Bogdani) dhe kjo tradite thuajse e vijueshme shkrimi e lehteson mjaft leximin e cdo teksti te atyre koheve ne gegenishte. Kush lexon Buzukun, di t'i lexoje menjehere edhe te tjeret, aq me shume qe per keto ndihmojne monografi te hollesishme si ato te Eqrem Cabej, Namik Ressulit etj. b. Gjetesi permend tri grafema greke per dh, th dhe y, pervec atyre latine. Mirepo per "ypsilon", edhe greqishtja edhe latinishtja mesjetare kane po nje grafeme, qe eshte njesoj si karakter i vogel ne te dyja gjuhet, sic e perdor edhe Buzuku. Ndersa per dh-ne, ne qofte se ka qene grafema greke, perse perdor dr. Ahmeti ne fjaline e vetme qe ka deftyer deri tani (Mee ndihemmen xxe dessirnnee e phortee t'Lummnumittee ?OT - e mbaronjj n'vitee MCCX - ditnee e ix-t'Marxxittee.: Theoodor Scodraanitee) grafemen e Buzukut, qe nuk eshte aspak greke? c. Ne kete fjali dalin edhe nje numer pikepyetjesh, te cilat nuk i pergjigjen njohjes se deritashme te filologjise ne lemin e teksteve te vjetra te gjuhes shqipe. Se pari, ne asnje autor te vjeter nuk gjejme per fonemen f grafemen ph, sic na e jep dr. Ahmeti te fjala phorte. Madje edhe italishtja, nga vjen kjo fjale ne gjuhen shqipe, e shkruan me f. Ç'arsye kishte Theodor Shkodrani te shkruante phortee? Vazhdojme: ne asnje nga autoret e vjeter nuk shkruhet nihemen, por ndihmen. Ne ate kohe grupet nd, ng, mb ne gegenishte ende nuk ishin asimiluar ne n ose m, nje zhvillim qe eshte i mevonshem (shih edhe shpjegimet etimologjike te Çabejt per fjalen ndihme). Pra, kur ky grup as te Buzuku, Budi, madje as te Bogdani, qe shkruante gjuhen e Shkodres, nuk ishin asimiluar ende, si shpjegohet qe ishte asimiluar te Th. Shkodrani tre shekuj me pare? Por jo vetem kaq: Derisa autori ne fjale shkruan niheme per ndihme, ai duhej te shkruante edhe maroj per mbaronj. Kete nuk e ben, eshte si te thuash ketu me logjik.Vijojme me tej: Zanoret dyfishe, sic jepen ne fjaline e permendur te dr. Ahmetit, nuk kane kuptim, sepse asnjera nuk eshte ne pozicion te gjate. Ne teresi mund te thuhet se te gjitha fjalet jane te cuditshme, asnjera prej tyre dhe asnje grafeme nuk eshte ashtu sic mund te pritej. Keshtu, perse shkruan autori per fonemen sh "ss" dhe per fonemen s "xx"? Te autoret e vjeter per sh, kemi "sc", cka eshte e natyrshme, pasi eshte modeli latin-italian, qe do duhej ta kishte marre, sikurse ta do mendja, edhe Theodor Shkodrani. Pervec argumentave publike-morale dhe atyre filologjike qe rrjeshtuam, gjetja e doktor Ahmetit ngre edhe nje numer pikepyetjesh te natyres historike-kulturore. Ne ate periudhe Shkodra, atdheu i Theodorit ne fjale, ka qene zone e ndikimit ortodoks, te pakten me aq pak sa njihet nga dokumenta historike, duke bere pjese ne temen e Dyrrahiumit, deri ne vdekjen e perandorit Manuel Komnenos (1143 - 1180), e duke rene pas tij ne duart e zhupanit te madh Stefan Nemanja, qe e bashkoi me mbreterine serbe. Pa u bere zoterim i Venedikut, cka do te ndodhte ne fund te shekullit 14., Shkodra nuk na jep asnjelloj dokumenti a permendjeje te hollesishme. Shkurt fjala, vepra e Theodorit ngjan me nje ishull aq te izoluar dhe eshte kaq e pashoqe, sa dhe krahasimi me nje komete qe feks papritur ne qiellin e erret te dokumentacionit per Mesjeten shqiptare do te ishte me vend. Shtrohet edhe nje tjeter pyetje e fundit: doktor Ahmeti na thote se vepra e Shkodranit ndahet ne tri pjese qe flasin perkatesisht per teologjine, per filozofine dhe per historine e qyteteve shqiptare. Edhe po ta pranojme pjesen e trete, c'kuptim ka qe nje autor te shkruaje nje veper teologjike-filozofike ne gjuhen shqipe, kur dihet se lingua franca per traktate te asaj kohe mbi keto fusha ishte thuajse vetem latinishtja? Sikurse shihet nga gjithe sa parashtruam, ne lajmin e bujshem qe ka marre dhene e botes mediatike shqiptare, ka dy mundesi: ose kemi te bejme me nje bllof te madh dhe punen e nje sharlatani filologjik, qe ka arritur te genjeje njeri pas tjetrin nje numer redaktoresh, botuesish dhe persona(litete)sh te jetes shqiptare (te tilla bllofe ka pasur edhe me pare ne jeten tone kulturore, po kujtoj ketu librin e Zaharia Manjanit per "Fundin e misterit etrusk", librin "Enigma" qe ka dale para pak kohesh dhe te tjere), ose kemi vertet nje zbulim te madh, por qe ka rene ne duar te gabuara, pasi ajo me e pakta qe mund te themi per autorin e zbulimit eshte se e paraqit kaq keq gjetjen e tij, sa ta beje krejt te pabesueshme. E fundit qe bie ne sy rreth kesaj ngjarjeje eshte heshtja e plote e botes akademike shqiptare; e kam fjalen ne radhe te pare per filologet dhe historianet qe duhej te ishin prononcuar pa vonese per t'ia shperndare mjegullen kesaj pune. A ka lene vertete nje vakuum kaq te madh i ndrituri profesor Cabej, saqe askujt te mos i degjohet me zeri per pune te shqipes se vjeter? Autori i ketyre radheve, duke u marre fort shpesh me doreshkrime te vjetra te shqipes, ben pjese nder ata qe do te gezoheshin me shume nga te gjithe, sikur ky Theodor Shkodrani te kishte shkruar vertet shqip ne vitin 1210. Megjithate, edhe ne dalte kjo e vertete, asgje nuk ia leviz bindjen se mundimi i tij i levdueshem ne erresiren mesjetare te shekullit te 13. do kish pase merituar duar me te fisme shqiptare per t'ia nxjerre ne drite sot, ne shekullin e 21."

288
Organizata Joqeveritare / : cfare eshte www.progresi.org
« ne: 06-05-2004, 12:23:17 »
Deri ku ka arritur Progresi.org?!

289
Bota Sot / : 1 Maji!
« ne: 06-05-2004, 12:22:16 »
Sipas lajmeve me te fundit kokat e BE kane ne plan qe shume shpejt te afrojne dhe fqinjet e tjere te Europes, qe ndodhen ne  brigjet e Mesdheut dhe ne nje te ardhme dhe te pranohen ne gjirin e ketij megashteti, qe synon perseri te shtije ne dore pushtetin boteror. Me keto hapa do krijohet per here te pare ne bote nje shtet me kaq shume difersitet brenda tij, nje shtet qe deri me sot nuk eshte pare.

290
Meta / SMS nga 'Zëri YT!'
« ne: 28-04-2004, 12:43:10 »
Per momentin ky sherbim eshte i mbyllur!!

291
Albanian History & Culture / Albanian Culture
« ne: 27-04-2004, 03:34:08 »
Culture
Albania's distinctive culture also borrows from the Greeks, Romans, Byzantines, Turks, Slavs, and Italians, who conquered the Balkans. Despite the foreign influences, Albanian culture retains a remarkable degree of homogeneity (sameness in composition).

Literature
Under Ottoman rule (16th century to 20th century), Turkish and Greek Orthodox stories and myths played an important part in Albanian folklore. Tales were passed down through the generations in the form of heroic songs, legends, and epics. This oral tradition helped the native language and national identity survive until written texts emerged. The oldest known document in the Albanian language dates to 1462. In the late 19th century, under Ottoman rule, the brothers Naim and Sami Frasheri developed an underground Albanian literature by combining linguistic purity and patriotism. This nationalist movement inspired many writers in later decades, including the lyric poet Gjergj Fishta. Another prominent nationalist writer was Fan Noli, a Western-educated Orthodox bishop and leader of the country during the 1920s. In addition to writing books, Noli translated western European books and poems into Albanian. Under the Communists, censorship was strict, topics permissible for discussion were few, and as a result, the country's literature was deadened. After the collapse of one-party rule, literature was freed of most censorship and many books are now published and distributed in the country. Perhaps the best-known living Albanian writer is Ismail Kadare, author of the novel The General of the Dead Army (1963).

Art and Architecture
Painting in Albania was strongly influenced by Byzantine art in the Middle Ages (5th century to 15th century), although by the end of the early Renaissance (15th century to 17th century) Italian influence was strong. The painting of icons (religious symbols) grew as a form of both public, or displayed, art and folk art. The style of icon painting, created in the mid-18th century, remained virtually unchanged through the early 20th century. Notable Albanian artists of the 20th century include Vangjush Mijo and Androniqi Zenge, both of whom are credited with introducing Western-style impressionism to Albania in the mid-1930s. Odhise Paskal, another 20th-century artist, sculpted Albanian heroes. Folk arts today include clothing decorated with delicate silver ornaments, wood-crafted items for the home, and woolen rugs.
The oldest architectural monuments in Albania date from the 1st millennium BC and were constructed by the Illyrians. From the middle of the 1st millennium BC through the middle of the 1st millennium AD, the Greeks and Romans who occupied Albania built structures still visible in urban and rural landscapes. In the Middle Ages, Christian religious architecture emerged in Albania's Christian north while Islamic and Turkish-style architecture emerged in the south. Until the mid-20th century, most Albanian cities were dominated by two-story stone residences with tiled roofs. In wooded regions, houses were made of boards rather than stone; in coastal regions, they were clay, adobe, or reed with coatings of clay. Today, mass-produced Soviet-style housing predominates in urban and suburban settings while traditional architecture predominates in rural and mountainous regions.

Music and Dance
Like the literature native to Albania, Albanian folk music often contains themes of honor, loyalty, and courage. Styles range from the heroic songs of the mountains to the more musically complex lieder (a type of ballad), which is accompanied by instruments and common in the south. The most common traditional instrument is the lahute (lute), which is similar to the Slavic gusle. Also in the south, saze (small orchestras) composed of four or five instruments play music for folk dancing on special occasions. Notable folk musicians of the late 20th century include Tefta Tashko, Maria Paluca, and Gjorgjija Filce. Two of the most distinguished composers of Albanian music are Kristi Kono and the writer, bishop, and political leader Fan Noli. Traditional dance is still widely practiced, especially in more remote villages. Because of Islamic influences, especially in the south, women and men often do not dance together in public.

Theater and Film
Theater was neither popular nor widespread in Albania before World War I (1914-1918). The first Albanian play, Emma, was written in 1887 by an Italo-Albanian, Anton Santori, and dealt with themes of the Albanian diaspora (migration to other countries). Instead of accurately portraying daily life, prewar drama depicted the romantic patriotism of the past. Under the Communists, theater became a weapon of propaganda, and new theaters and plays with Communist themes were encouraged. The plays, however, were subjected to more rigorous censorship than written literature, thereby crushing much creativity and stunting the growth of a native theater. Foreign theater companies were also banned. Nevertheless, a few talented playwrights, including Loni Papa, emerged in this period. In the mid-1990s theater continued to lag behind Albanian literature in its development. Cinema is also undeveloped. During the Communist period, films, like plays, focused on heroics. Popular themes included the anti-Turk struggles of folk hero Scanderbeg (also spelled Skenderbeg), Albanian resistance to assimilation by foreigners, and the clash between tradition and change. Although there are fewer political restrictions on film today than in the Communist era, a lack of money and technical resources continues to hamper the growth of Albanian film.

Libraries and Museums
Albania is home to many museums of archaeology; local, military, and natural history; ethnography (the study of cultures); and religious and secular (nonreligious) art. Notable museums in Tiranë include the National Museum of Archaeology (founded in 1948). Throughout the 20th century the holdings of Albania's libraries have grown dramatically. The country's largest library, the National Library (1922) in Tiranë, acquired many of its one million books through Communist confiscation of private libraries. The library system at the University of Tiranë (1957) also features a large collection.


292
Arkeologji / Rruga ''Egnatia'': Fantazme perandorish
« ne: 27-04-2004, 03:10:21 »
Le Figaro: Hiri i rruges qe fillon ne Shqiperi dhe lidh bregun Adriatik me Bosforin, permes Ballkanit

Ajo eshte nje rruge perandorish. Zgjatim i rruges 'Apia' pertej gadishullit italian, qe lidh Romen e vjeter me Stambollin e ri permes peizazheve te trazuara te Ballkanit. Por, per Shqiperine, rruga 'Egnatia', veper e nje konsulli romak te shekullit II para eres se re, qe i ka dhene emrin e vet, eshte si tehu i nje shpate ngjeshur ne brinjet. Aty jane ngaterruar qysh prej koheve antike, te gjitha endrrat e madheshtise se Oksidentit e te Orientit. Andej kane kaluar legjionet romake, ushtrite e Bizantit, kryqezatat dhe jeniceret otomane. Ndonjehere vershonin atyre aneve aq shume ushtri sa gjeneralet nuk gjenin dot ushtaret e tyre. Ne vitin 1913 dyndeshin trupa austriake, franceze, serbe, turke, holandeze, etj., qe nuk dihej me aleate te kujt ishin. Andejpari kane kaluar udhetare te ndritur. Ciceroni, gjate ekzilit te vet, zbarkoi ne Durres; Shen Pavli udhetoi ne drejtim te kundert per te mberritur ne Rome. Qe prej andej erdhen begatia, pushtimi dhe shkaterrimi. Aty mesyne te gjitha fete e reja dhe semundjet e turpshme... Nje pirg ure, ndoca kallderme ne nje fshat te humbur jane jehona e mbetur e kesaj te shkuare te trazuar. Kaq. Rruga 'Egnatia' eshte zhdukur. Nuk ka mbetur tjeter gje ne vend te saj vec nje udhe modeste prej bitumi, shtruar me ate pluhurin qe e peshtjell Shqiperine si nje qefin. Por, ndonjehere pamja te gabon. Mbi kete rrugez, shtruar me zift, fryn sot nje ere e re, ajo e kapitalizmit. Shqiperia eshte kredhur aty, kryengulthi. Durresi, ku fillon rruga, nuk eshte me 'ajo taverna e Adriatikut' qe pershkruante dikur Catulle, as ai porti i mjere ku, ne fillim te shekullit XIX, jetonin ne mes germadhash jo me shume se 2 mije banore, por nje qytet jo pa sharm, qe e ka perpire cmenduria e ndertimeve te reja. Ka nga ata qe i kane ndertuar shtepite e tyre mbi mozaiket e kahershem, qe qendrojne te pabezajte nen beton. Se fundmi eshte prishur edhe rezidenca e vjeter e princit Vid, mbretit te perkohshem te Shqiperise ne vitin 1914, vendosur nga traktati i Londres. Gjate periudhes komuniste, kishat u zevendesuan me ndertesa te zymta administrative. Ishte viti 1967. Diktatori Enver Hoxha kishte shpallur revolucionin kulturor. U mbyllen te gjitha kishat dhe xhamite; ato qe nuk u shemben u shnderruan ne depo gruri, kinema, tribuna dhe stalla. Shqiperia argetohet me kapitalizmin. E luan sipas menyres se vet. Si nje pjese nga Jonesko, ose nje operete ne te cilen truprojat dhe doganieret recitojne rolet e dores se pare. Ne fillim te shekullit nje udhetar francez qe kalonte ne Durres cuditej ku shihte aq shume monedha ne qarkullim. Pak rendesi ka se keto fantazi, ky mjedis pazari-operete, i kane kushtuar shtrenjte ne te shkuaren. Ne 1997 renia e firmave piramidale e zhyti vendin ne kaos. Shume shqiptare qene mashtruar nga premtimi per t'u pasuruar pa punuar. Ne fund i humben te gjitha. Ne Durres turma e terbuar iu pervesh hotel 'Adriatikut' me ballinen staliniste, ku priteshin miqte e huaj ne kohen e Enver Hoxhes, dhe rezidences se mbretit Zog. Ne fshat, ne kolltukun e sovranit gjeten nje rome. Ndodhia u harrua. Ne bregdet betonohen ndertime te reja. Fasadat lyhen me te gjelber ose lejla per te dhene nje pamje festive. Dhe shqiptaret, megjithese nje nga popujt me te varfer te Evropes, investojne pa hesap. Deri ne 60 mije dollare per nje shtepi me tri dhoma, qe ne lekundjen me te pare te termetit mund te behet pluhur e hi. 'Askush nuk ka para, por te gjithe blejne', - thote duke qeshur nje grua e mbajtur mire. Nga vijne parate? Nga diaspora, nga emigrantet dhe nga ekonomia e nendheshme. Nga Durresi ne Elbasan, mbi rrugen ende plot gropa, te ze syri vetem Mercedese. Kjo eshte vetura e popullit, por perfaqesuesi i kesaj marke ne Tirane nuk shet me shume se 20 modele ne vit. Si eshte e mundur? 'Shqiptaret jane me inteligjentet. Edhe me shume se francezet e italianet', - pergjigjet i irrituar nje doganier i antikontrabandes. Me sigurine e atij heroit si ne fejtonet e viteve 'Ëœ70, ai ve syzet e erreta, ngjitet ne veturen e vet luksoze, parkuar ne skelen e shkrete. Me inteligjentet? Shqiptaret ua hithkan gjithe policeve te botes, qenkerkan mjeshtra te cfaredolloj trafiku? Rruga qe shpie drejt kufirit maqedonas ka plot histori. Klandestine te nisur drejt Italise kane kaluar ne kufi si ekip futbolli, femije te blere ne spitale jane shitur ne Greqi, vajza te reja te cilave u kane premtuar nje jete si ne perralla, kane perfunduar si prostituta...Per pjesen me te madhe te shqiptareve endrra per dollare dhe euro shnderrohet ne ankth. (...) Ne Elbasan, ndermjet pallateve te zvetenuara, perqindja e papunesise matet me frekuentimin e kafeneve. Burrat e shkojne kohen ne bingo. 'Kur kthehem ketu, me vjen per te qare. Nuk ka mbetur me asgje nga qyteti i femijerise sime. Ishte nje qytet i vogel mesjetar, i mbrojtur nga nje keshtjelle. E quanim qyteti i luleve, portokallet ishin plot ne kopshte, ullinjte ngado ne kodrat rreth e rrotull. Nuk ka mbetur me asgje. Luginen me te bukur te kesaj zone e kane masakruar, tokat me pjellore te nje vendi malor, qe nuk ka shume hapesira te kultivueshme', indinjohet shkrimtari Fatos Kongoli. Nuk mbetet gje tjeter vec te arratisesh per te gjetur pune, te hiqesh si shqiptar i jugut me origjine greke, ta nderrosh emrin ne Jorgos ose Vasilis per t'i shpetuar percmimit grek. (...) Shqiptaret kane shpirt mercenaresh. Te rrahur nga ererat e historise, viktima te rivalitetit mes fuqive te medha. Ne Rome legjionet ushtarake te shekullit II perbeheshin kryesisht nga ilire, paraardhesit e shqiptareve. Dhe ne shekujt e mevonshem me te shkelqyerit nder ta, Aureliani, Diokleciani, Konstandini i Madh, moren ne duar timonin e perandorise. Ne shekullin XVII kur otomanet vendosen, per te blere paqen ne rajon, t'i ofronin kolltukun nje veziri te madh ballkanik, shqiptaret i ulen armet per rreth nje shekull. Pluhur i perjetshem perandorish, Shqiperia i ka provuar te gjitha ushtrite dhe fete. Ka qene sipas radhes, katolike, ortodokse, myslimane, sipas imazhit te heroit te saj kombetar Gjergj Kastrioti, qe u beri qendrese ushtrive otomane per 25 vjet. Dhe Elbasani qe nje qytet far i bektashizmit, fe myslimane e lindur ne zemer te Anadollit, qe flirton me kristianizmin. Ne fillim te shekullit mbi qytet ngrihej nje teqe. Ne kete manastir bektashi u mbajt ne vitin 1914 nje mbledhje e krereve feudale. Qysh atehere njerezit qaheshin per gjendjen ne Shqiperi: 'Mendohuni mire, - thoshte nje bej: autonomi do te thote me te vertete liri, por do te thote se duhet t'i bejme te gjitha vete; ndersa ne nuk kemi para, as organizim, nuk kemi asnje rruge te mire, asnje hekurudhe, as nje kilometer rrjet telegrafik'. Te njejtat debate shfaqen ende sot per nderprerjet e energjise elektrike. Dhe shqiptaret, me nje qiri ne njeren dore e nje telefon celular ne tjetren, enderrojne per nje perandori te re. Ata i kthejne kurrizin rruges 'Egnatia' me syte drejt Evropes.

(Me shkurtime nga 'Le Figaro', pergatiti: Belina Budini)



293
Letersia Shqiptare / : Poezi!
« ne: 27-04-2004, 03:08:34 »
Kaloj vite sa here qe i mbyll qepallat
Shoh cdo moment syte e tu
Si lindje mijevjecare diejsh
Pa fundesi planetesh me jete ..dashuri
mbjelle nga fara kozmike
..muzik univers
         rritem harmoni...
Po po e di!
nje dite do te hiki
me siguri,ndodh keshtu per te gjith
O zot! e di cdo te thote pas..
Nje mije vjet ne syte e tu jane nje dite
Nje dite eshte nje cast
Nje cast eshte nje
Pas...pas..
Pas.... Nuk kam frik
Kam etje.... deshire
Pas jam vetem nje shpirt ne shpirt
..fuzioni yne total
qellim i dashurise
UNIVERSI FINAL...
     Mardena Kelmendi

294
Gjuha Shqipe / Një projekt
« ne: 27-04-2004, 03:05:47 »
DR.SHEFKIJE ISLAMAJ

Projekti shume ambicioz i nisur para kater vjeteve nga nje grup i vogel te
rinjsh entuziaste, te cilet e kishin kuptuar seriozisht provokimin e kohes
kompjuterike edhe ne rrafshin gjuhesor, keto dite po testohet perfundimisht
per t¹u vene ne perdorim menjehere. Se c¹do te thote kjo per shqipen dhe
perdoruesit e saj, sot, ne kohen e zhvillimeve te pershpejtuara ne te gjitha
rrafshet e jetes sone shoqerore e ekonomike, ne kohen kur ne rajone te gjera
boterore po shkelen hapesira te reja shkencore, sidomos ne fushen e
kompjuteristikes, te paimagjinueshme deri dje e provokim serioz sot, eshte e
tepert te thuhet dicka. Te pakte ishin ata qe e kishin marre seriozisht
asokohe punen e filluar te ketyre te rinjve, ne krye me juristin premtues,
jo vetem ne fushen e parapelqimit te tij profesional, Lulzim Shishani.
Arsyet ishin te shumta: e para, nje ndermarrje e tille nuk mund te mendohej
se mund te kryhej jashte ndonje institucioni perkates prestigjioz; e dyta,
realizueshmeria, ne te vertete pajtimi teorik e praktik i normesise per
lenden gjuhesore qe do te perfshihej ne projekt, nuk dukej pune e lehte; e
treta, perballimi i anes materiale paraqiste realisht problem te pazgjidhur,
sepse ishte e pamundur te konceptohej realizimi i nje projekti te tille pa
sponzore serioze; e katerta, bashkepunimi i ndersjelle i kuadrit profesional
teknik dhe atij profesional gjuhesor jo gjithmone funksionon si duhet ne
hapesiren tone per shume arsye, po sidomos per mungese pervoje per pune
ekipore (ne kesi rastesh ndihmesat verbale ofrohen me shumice, ndersa
ndihmesat praktike jane te vogla ose kurrfare fatkeqesisht); e pesta, venia
ne perdorim praktik e programit te realizuar ne kushtet tona pa rregullsi
ligjore ne fushen e mbrojtjes autoriale ngre me vete edhe rrezikun per
keqperdorim. Ka edhe arsye te tjera qe e vinin ne dyshim jo vetem realizimin
e ketij projekti, po edhe cilesine ose vlefshmerine e nje projekti te tille
per shqipen. Kembengulesia e ekipit punues - grup te rinjsh qe dine c¹done,
entuziazmi dhe pragmatizmii zhvilluar i tyre, brezi i te cileve ngrihet ne
tavolinen e punes me kompjuter, pergatitja profesionale kompjuteristike e
tyre, gatishmeria per bashkepunim me profesioniste gjuhesore dhe ndihma e
pakursyer e ketyre te dyteve, bene qe ajo qe dje shihej me skeptizem, sot te
behet njemendesi, bene qe shqipja te radhitet ne grupin e pesedhjete gjuheve
boterore me program te tille per gjuhen ne kompjuter. ǹeshte e verteta
shumica nga keto gjuhe kete program dhe programe te tjera shume te avancuara
e te dobishme i kane shume kohe me heret, ndersa per shqipen ky projekt i
rendesishem po hap rrugen per projekte te tjera qe do vazhdojne fill pas
venies ne perdorim te tij.
Rendesia e projektit
Cila eshte rendesia e ketij projekti dhe pse ka rendesi te shumefishte
sidomos per shqipen ky projekt? Ana e pare: Mund te thuhet se perfundimi i
fazes se pare te punes - realizimi i programit te drejtshkrimit dhe venia ne
perdorim e tij ne institucionet tona shteterore administrative, ne
instucionet tona arsimore e shkencore, ne shtepite tona informative, ne
ndermarrjet ekonomike e ne perdorimin individual - do te ndikoje ne
permiresimin cilesor te pamjes tone gjuhesore, pamje kjo, fatkeqesisht,
shume deshperuese ne te gjitha rrafshet e perdorimit te gjuhes. Eshte e
vertete e hidhur se jo vetem gjuha e administrates shteterore, gjuha e
politikes dhe e politikaneve, gjuha ne rrethet shkollore e universitare,
gjuha e teksteve shkollore, profesionale e atyre shkencore, gjuha e mjeteve
te informimit, gjuha ne perdorim individual e publik, shpreh shkalle te ulet
te njohjes e te zbatimit te normesise e te rregullsise se saj. Problemet
jane te shumta qe lidhen me kulturen e gjuhes dhe projekti i drejtshkrimit
ne kompjuter nuk do te mund t¹izgjidhe te gjitha, por do te mund te
permiresoje dukshem pamjen tona shkrimore. Kjo eshte njera ane. Ana e dyte e
vlefshmerise se ketij programi eshte ekonomizimi, jo vetem i kohes, per
korrigjim elektronik (autokorrekt), ne kohe optimale. Ata qe kane punuar dhe
punojne si redaktore a lektore gjuhesore e dine me se miri rendesine e tij.
Shmangiet e shkeljet gjuhesore ne te gjitha llojet e shkrimeve tona nuk jane
vetem te natyres drejtshkrimore, po edhe te rrafshit logjik, te fonetikes,
te morfologjise, te leksikut, te sintakses e te stilit, ndonese edhe
shkeljet drejtshkrimore jane, vertet, te shumta dhe menjanimi i tyre
automatik paraqet hap te madh drejt zbatimit te drejte te normes
drejtshkrimore ne nje segment te rendesishem te normesise se saj gjuhesore.
Ana e trete, qe per kah rendesia nuk mbetet prapa dy te parave, eshte
funksioni i nxenies se rregullave gjuhesore permes ketij korrigjimi te
quajtur autokorrekt. Pervetesimi spontan i rregullsise drejtshkrimore permes
ketij korrigjimi eshte deshmuar shume i frytshem edhe ne gjuhe te tjera qe
tashme e kane te instaluar kete program, prandaj edhe per shqipen s¹ka si
mund te jete ndryshe, prandaj vlen mendimi i shprehur ne krye te shkrimit se
per shqipen letrare vertet po fillon nje etape e re e perdorimit dhe
zhvillimit te saj.
Çka permban projekti?
Cilin eshte projekti i realizuar dhe cka permban ai? Programi kompjuterik i
shqipes eshte realizuar nga Qendra per Edukim dhe Perparim (QEP). Programi
eshte i ngjashem me programet per gjuhe te tjera ne kuader te Microsoft-it
dhe ne pajtim me programin operativ te Microsoft Windows, Microsoft Office
dhe Micrososft XP Profesional. Eshte kryer pjesa e pare e programit qe
perfshin fjalorin (thesauri) dhe korrigjimin automatik drejtshkrimor
(autoCorrect List). Ne program eshte perfshire korpus shume i gjere
leksikor. Grupi realizues (punonjes te QEP-it dhe gjuhetare nga Instituti i
Gjuhesise dhe Letersise se Tiranes) dhe grupi mbikeqyres (gjuhetare nga
Instituti i Gjuhesise dhe Letersise se Tiranes, te Katedres se Gjuhes dhe
Letersise se UP, dhe Institutit Albanologjik te Prishtines) ka percaktuar
parime e kritere shume te qarta gjuhesore e teknike lidhur me perberjen e
ketij fjalori dhe me realizimin teknik - kompjuterik.Trajtim it kompjuterik i
jane nenshtruar shume burime gjuhesore, duke filluar nga i gjithe fjalesi i
FGJSSH (botimet e meparshme dhe ky i fundit botim i ³Toenes²), ³Fjalori
drejtshkrimor², ³Fjalor i fjaleve dhe i shprehjeve te huaja², ³Fjalori i
sinonimeve², ³Fjalori i termave te gjuhesise², ³Fjalori i termave letrare²,
³Fjalori politik², ³Fjalori i psikologjise², ³Fjalori i pedagogjise²,
³Fjalori politeknik², ³Fjalori i bujqesise², ³Fjalori i mekanikes², ³Fjalori
i gjinekologjise e obstetrikes², si dhe nje numer tjeter fjaloresh
terminologjike. Ne fjalore jane perfshire edhe nje numer i konsiderueshem
fjalesh qe nuk gjendet ne fjaloret tane te botuar, po qe kane nje perdorim
shume te gjere ne ligjerimin tone te sotem nga fusha te ndryshme dhe nje
fond prej 2000 fjalesh, pergatitur nga Akademia e Shkencave te Shqiperise
per fjalorin e mbare shqipes, projekt nen perkujdesjen e prof. Emil Lafes.
Rendesia e projektit shihet sidomos ne zgjidhjet e ofruara drejtshkrimore
per kete fond fjalesh, duke e ditur se ato nuk perfshihen ne asnje fjalor
normativ te shqipes. Shume nga ato jane fjale te reja qe jane ne rruge te
mire per marrjen e qytetarise se shqipes. Me kete program ne kompjuter
korrigjohen mbi 1 milion fjale e trajta fjalesh, shifer kjo qe ka tejkaluar
dyfish shifren e parapare ne fillim te projektit, edhe nga eksperte tane te
njohur te gjuhes (vetem emra, si kategori gramatikore, jane perfshire mbi 30
mije, pa trajtat e lakuara, ndersa vetem per 6 mije foljet e perfshira jane
trajtuar mbi 50 mije trajta te zgjedhuara ne menyret e kohet perkatese te
sistemit foljor te shqipes). Me drejtshkrimin ne kompjuter, pos fjalesit te
shqipes, jane perfshire edhe mbi 3 mije emra te njerezve dhe emrat
gjeografike te Shqiperise dhe te Kosoves.
Menyra e perdorimit
Fjalet e shkruara gabimisht me kete program korrigjohen automatikisht dhe
cdo fjale mund t¹i nenshtrohet mbi pese korrigjimeve - formave te gabuara.
Ne rastet kur fjala eshte shkruar gabimisht dhe eshte larguar shume nga
fjala baze, fjala nenvizohet me ngjyre te kuqe, me cka sinjalizohet dhe i
sugjerohet shqipshkruesit se kompjuteri nuk njeh forme te tille, as te
peraferme, te shqipes, prandaj mbetet te korrigjohet nga autori, perndryshe
te gjitha gabimet e tjera drejtshkrimore i korrigjon vete kompjuteri. Nje
tekst ose liber me 500 faqe mund te korrigjohet automatikisht per vetem dy
ore. Programi do te zevendesoje punen shume te mundimshme te redaktoreve a
lektoreve gjuhesore, si dhe te korrektoreve teknike, ndonese do te mbeten
edhe mjaft pune per ta ne rrafshet e tjera gjuhesore. Ana tjeter e vlefshme
e ketij programi eshte mundesia qe vete perdoruesi te shtoje ne menyre
automatike fjalesin e programit, kur nje fjale nuk eshte perfshire ne te. Po
keshtu, ekziston edhe mundesia e korrektimit automatik te ndonje fjale te
shkruar gabimisht nga perdoruesi, ndonese nga puna e bere me gjuhetare te
shquar saktesia drejtshkrimore eshte ne shkalle te larte. Programi i
realizuar, pas testimit tri ditesh nga ekipi mbikeqyres (22-24 korrik) eshte
i gatshem t¹i dorezohet Qeverise se Kosoves, me saktesisht Ministrise se
Sherbimeve Publike, ashtu sic eshte parapare me heret, ndersa pritet qe per
nje kohe te shkurer ai te instalohet, fillimisht ne institucionet shteterore
te Kosoves e me pas ne institucionet arsimore e te tjera, ndersa tashme jane
parapare bisedime edhe me Qeverine e Shqiperise dhe Qeverine e Maqedonise.
Projekti ka rendesi mbarekombetare dhe si i tille do t¹i sherbeje te gjithe
shqipshkruesve ne kompjuter. Cilat jane projektet e reja te QEP-it? Me kete
program nuk mbaron puna. Ajo ne te vertete vetem sa ka filluar. Realizimi i
programit kompjuterik te drejtshkrimit, si nje pjese hyrese e makroprojektit
³Gjuha shqipe dhe kompjuteri², i cel rruge programeve te tjera, te cilat
tashme kane kaluar neper fazen e pergatitjes. Planet e QEPit ne rrafshin
gjuhesor perfshijne edhe keto projekte te vlefshme per shqipen standarde:
programin qe perfshin aspektin gramatikor te gjuhes (nje pune e madhe eshte
kryer nga ky projekt dhe tashme nje gramatike e shqipes eshte
funksionalizuar neprogram), sinonimet dhe antonimet si dhe fjalori
shpjegues, si program afatgjate. Por, nuk jane vetem keto pikesynim i ekipit
punues. Planet jane shume te gjera dhe me interes, shume nga ato tashme jane
vene ne rruge te mire per t¹u realizuar. Realizimi i ketyre programeve dhe i
te tjereve qe do te pasojne, me vlere te madhe praktike dhe njohese per
shqipen, jane garanci se shqipja po hyn me ne fund ne fazen e komunikimit
modern.


295
PsiSoc / : Zgjedhja e vdekjes per te shmangur dhimbjen.
« ne: 27-04-2004, 02:32:18 »
Zoti po ta merr jeten dhe ai perdor menyra te ndryshme. Tani te gjykosh kete infermieren keshtu nga jashte eshte e lehte. E veshtire eshte te kuptosh gjendjen e saj dhe te pacintit te saj.
Te rendesishme ne jete jane qellimet dhe ne kete rast ajo ka pasur nje qellim te mire (ti jape fund dhimbjes se dikujt) Per kete une e vleresoj si te drejte veprimin e saj  8)

296
Maqedonia Shqiptare / Panorama politike ne FYROM!
« ne: 27-04-2004, 02:29:32 »
E kam fjalen per ate shqiptare atje. Mund te me tregoje njeri per politiken shqiptare ne FYROM? Cfare partish dhe organizimesh politike i perfaqsojne shqiparet e Maqedonise?

297
Letersia Shqiptare / : Poezi!
« ne: 26-04-2004, 01:03:39 »
Me thuaj te dua.

Zemra te ndjej dridhjen e saj.

E perseri pranvera e harruar

Te reflektoj ne syte e mi si me pare.

 

Me thuaj te dua

Oh sa magjike


I thuaj shpirtit tim te marre

Nuk lodhem se degjuari

Dhe sikur te jete mesnate

E dita e lodhshme

Te kete renduar  trupin tim

.

E ndjej,e kam nevoje

Dehem me te
po pres ta degjoj

Edhe me peshperime

Si perkedhelje ne vesh,pa pushim

Une lehtas do qesh

Vjedhurazi do te puth cepin e buzes

Do ndihem e lumturuar

E gjumi le te me marre ,ne krahet e ty

Si pa kuptuar

 

Ardita Jatru

Faqe: 1 ... 10 11 12 13 14 [15]