305
« ne: 27-04-2004, 03:05:47 »
DR.SHEFKIJE ISLAMAJ
Projekti shume ambicioz i nisur para kater vjeteve nga nje grup i vogel te
rinjsh entuziaste, te cilet e kishin kuptuar seriozisht provokimin e kohes
kompjuterike edhe ne rrafshin gjuhesor, keto dite po testohet perfundimisht
per t¹u vene ne perdorim menjehere. Se c¹do te thote kjo per shqipen dhe
perdoruesit e saj, sot, ne kohen e zhvillimeve te pershpejtuara ne te gjitha
rrafshet e jetes sone shoqerore e ekonomike, ne kohen kur ne rajone te gjera
boterore po shkelen hapesira te reja shkencore, sidomos ne fushen e
kompjuteristikes, te paimagjinueshme deri dje e provokim serioz sot, eshte e
tepert te thuhet dicka. Te pakte ishin ata qe e kishin marre seriozisht
asokohe punen e filluar te ketyre te rinjve, ne krye me juristin premtues,
jo vetem ne fushen e parapelqimit te tij profesional, Lulzim Shishani.
Arsyet ishin te shumta: e para, nje ndermarrje e tille nuk mund te mendohej
se mund te kryhej jashte ndonje institucioni perkates prestigjioz; e dyta,
realizueshmeria, ne te vertete pajtimi teorik e praktik i normesise per
lenden gjuhesore qe do te perfshihej ne projekt, nuk dukej pune e lehte; e
treta, perballimi i anes materiale paraqiste realisht problem te pazgjidhur,
sepse ishte e pamundur te konceptohej realizimi i nje projekti te tille pa
sponzore serioze; e katerta, bashkepunimi i ndersjelle i kuadrit profesional
teknik dhe atij profesional gjuhesor jo gjithmone funksionon si duhet ne
hapesiren tone per shume arsye, po sidomos per mungese pervoje per pune
ekipore (ne kesi rastesh ndihmesat verbale ofrohen me shumice, ndersa
ndihmesat praktike jane te vogla ose kurrfare fatkeqesisht); e pesta, venia
ne perdorim praktik e programit te realizuar ne kushtet tona pa rregullsi
ligjore ne fushen e mbrojtjes autoriale ngre me vete edhe rrezikun per
keqperdorim. Ka edhe arsye te tjera qe e vinin ne dyshim jo vetem realizimin
e ketij projekti, po edhe cilesine ose vlefshmerine e nje projekti te tille
per shqipen. Kembengulesia e ekipit punues - grup te rinjsh qe dine c¹done,
entuziazmi dhe pragmatizmii zhvilluar i tyre, brezi i te cileve ngrihet ne
tavolinen e punes me kompjuter, pergatitja profesionale kompjuteristike e
tyre, gatishmeria per bashkepunim me profesioniste gjuhesore dhe ndihma e
pakursyer e ketyre te dyteve, bene qe ajo qe dje shihej me skeptizem, sot te
behet njemendesi, bene qe shqipja te radhitet ne grupin e pesedhjete gjuheve
boterore me program te tille per gjuhen ne kompjuter. ̢̮â¬Â¡¹eshte e verteta
shumica nga keto gjuhe kete program dhe programe te tjera shume te avancuara
e te dobishme i kane shume kohe me heret, ndersa per shqipen ky projekt i
rendesishem po hap rrugen per projekte te tjera qe do vazhdojne fill pas
venies ne perdorim te tij.
Rendesia e projektit
Cila eshte rendesia e ketij projekti dhe pse ka rendesi te shumefishte
sidomos per shqipen ky projekt? Ana e pare: Mund te thuhet se perfundimi i
fazes se pare te punes - realizimi i programit te drejtshkrimit dhe venia ne
perdorim e tij ne institucionet tona shteterore administrative, ne
instucionet tona arsimore e shkencore, ne shtepite tona informative, ne
ndermarrjet ekonomike e ne perdorimin individual - do te ndikoje ne
permiresimin cilesor te pamjes tone gjuhesore, pamje kjo, fatkeqesisht,
shume deshperuese ne te gjitha rrafshet e perdorimit te gjuhes. Eshte e
vertete e hidhur se jo vetem gjuha e administrates shteterore, gjuha e
politikes dhe e politikaneve, gjuha ne rrethet shkollore e universitare,
gjuha e teksteve shkollore, profesionale e atyre shkencore, gjuha e mjeteve
te informimit, gjuha ne perdorim individual e publik, shpreh shkalle te ulet
te njohjes e te zbatimit te normesise e te rregullsise se saj. Problemet
jane te shumta qe lidhen me kulturen e gjuhes dhe projekti i drejtshkrimit
ne kompjuter nuk do te mund t¹izgjidhe te gjitha, por do te mund te
permiresoje dukshem pamjen tona shkrimore. Kjo eshte njera ane. Ana e dyte e
vlefshmerise se ketij programi eshte ekonomizimi, jo vetem i kohes, per
korrigjim elektronik (autokorrekt), ne kohe optimale. Ata qe kane punuar dhe
punojne si redaktore a lektore gjuhesore e dine me se miri rendesine e tij.
Shmangiet e shkeljet gjuhesore ne te gjitha llojet e shkrimeve tona nuk jane
vetem te natyres drejtshkrimore, po edhe te rrafshit logjik, te fonetikes,
te morfologjise, te leksikut, te sintakses e te stilit, ndonese edhe
shkeljet drejtshkrimore jane, vertet, te shumta dhe menjanimi i tyre
automatik paraqet hap te madh drejt zbatimit te drejte te normes
drejtshkrimore ne nje segment te rendesishem te normesise se saj gjuhesore.
Ana e trete, qe per kah rendesia nuk mbetet prapa dy te parave, eshte
funksioni i nxenies se rregullave gjuhesore permes ketij korrigjimi te
quajtur autokorrekt. Pervetesimi spontan i rregullsise drejtshkrimore permes
ketij korrigjimi eshte deshmuar shume i frytshem edhe ne gjuhe te tjera qe
tashme e kane te instaluar kete program, prandaj edhe per shqipen s¹ka si
mund te jete ndryshe, prandaj vlen mendimi i shprehur ne krye te shkrimit se
per shqipen letrare vertet po fillon nje etape e re e perdorimit dhe
zhvillimit te saj.
̢̮â¬Â¡ka permban projekti?
Cilin eshte projekti i realizuar dhe cka permban ai? Programi kompjuterik i
shqipes eshte realizuar nga Qendra per Edukim dhe Perparim (QEP). Programi
eshte i ngjashem me programet per gjuhe te tjera ne kuader te Microsoft-it
dhe ne pajtim me programin operativ te Microsoft Windows, Microsoft Office
dhe Micrososft XP Profesional. Eshte kryer pjesa e pare e programit qe
perfshin fjalorin (thesauri) dhe korrigjimin automatik drejtshkrimor
(autoCorrect List). Ne program eshte perfshire korpus shume i gjere
leksikor. Grupi realizues (punonjes te QEP-it dhe gjuhetare nga Instituti i
Gjuhesise dhe Letersise se Tiranes) dhe grupi mbikeqyres (gjuhetare nga
Instituti i Gjuhesise dhe Letersise se Tiranes, te Katedres se Gjuhes dhe
Letersise se UP, dhe Institutit Albanologjik te Prishtines) ka percaktuar
parime e kritere shume te qarta gjuhesore e teknike lidhur me perberjen e
ketij fjalori dhe me realizimin teknik - kompjuterik.Trajtim it kompjuterik i
jane nenshtruar shume burime gjuhesore, duke filluar nga i gjithe fjalesi i
FGJSSH (botimet e meparshme dhe ky i fundit botim i ³Toenes²), ³Fjalori
drejtshkrimor², ³Fjalor i fjaleve dhe i shprehjeve te huaja², ³Fjalori i
sinonimeve², ³Fjalori i termave te gjuhesise², ³Fjalori i termave letrare²,
³Fjalori politik², ³Fjalori i psikologjise², ³Fjalori i pedagogjise²,
³Fjalori politeknik², ³Fjalori i bujqesise², ³Fjalori i mekanikes², ³Fjalori
i gjinekologjise e obstetrikes², si dhe nje numer tjeter fjaloresh
terminologjike. Ne fjalore jane perfshire edhe nje numer i konsiderueshem
fjalesh qe nuk gjendet ne fjaloret tane te botuar, po qe kane nje perdorim
shume te gjere ne ligjerimin tone te sotem nga fusha te ndryshme dhe nje
fond prej 2000 fjalesh, pergatitur nga Akademia e Shkencave te Shqiperise
per fjalorin e mbare shqipes, projekt nen perkujdesjen e prof. Emil Lafes.
Rendesia e projektit shihet sidomos ne zgjidhjet e ofruara drejtshkrimore
per kete fond fjalesh, duke e ditur se ato nuk perfshihen ne asnje fjalor
normativ te shqipes. Shume nga ato jane fjale te reja qe jane ne rruge te
mire per marrjen e qytetarise se shqipes. Me kete program ne kompjuter
korrigjohen mbi 1 milion fjale e trajta fjalesh, shifer kjo qe ka tejkaluar
dyfish shifren e parapare ne fillim te projektit, edhe nga eksperte tane te
njohur te gjuhes (vetem emra, si kategori gramatikore, jane perfshire mbi 30
mije, pa trajtat e lakuara, ndersa vetem per 6 mije foljet e perfshira jane
trajtuar mbi 50 mije trajta te zgjedhuara ne menyret e kohet perkatese te
sistemit foljor te shqipes). Me drejtshkrimin ne kompjuter, pos fjalesit te
shqipes, jane perfshire edhe mbi 3 mije emra te njerezve dhe emrat
gjeografike te Shqiperise dhe te Kosoves.
Menyra e perdorimit
Fjalet e shkruara gabimisht me kete program korrigjohen automatikisht dhe
cdo fjale mund t¹i nenshtrohet mbi pese korrigjimeve - formave te gabuara.
Ne rastet kur fjala eshte shkruar gabimisht dhe eshte larguar shume nga
fjala baze, fjala nenvizohet me ngjyre te kuqe, me cka sinjalizohet dhe i
sugjerohet shqipshkruesit se kompjuteri nuk njeh forme te tille, as te
peraferme, te shqipes, prandaj mbetet te korrigjohet nga autori, perndryshe
te gjitha gabimet e tjera drejtshkrimore i korrigjon vete kompjuteri. Nje
tekst ose liber me 500 faqe mund te korrigjohet automatikisht per vetem dy
ore. Programi do te zevendesoje punen shume te mundimshme te redaktoreve a
lektoreve gjuhesore, si dhe te korrektoreve teknike, ndonese do te mbeten
edhe mjaft pune per ta ne rrafshet e tjera gjuhesore. Ana tjeter e vlefshme
e ketij programi eshte mundesia qe vete perdoruesi te shtoje ne menyre
automatike fjalesin e programit, kur nje fjale nuk eshte perfshire ne te. Po
keshtu, ekziston edhe mundesia e korrektimit automatik te ndonje fjale te
shkruar gabimisht nga perdoruesi, ndonese nga puna e bere me gjuhetare te
shquar saktesia drejtshkrimore eshte ne shkalle te larte. Programi i
realizuar, pas testimit tri ditesh nga ekipi mbikeqyres (22-24 korrik) eshte
i gatshem t¹i dorezohet Qeverise se Kosoves, me saktesisht Ministrise se
Sherbimeve Publike, ashtu sic eshte parapare me heret, ndersa pritet qe per
nje kohe te shkurer ai te instalohet, fillimisht ne institucionet shteterore
te Kosoves e me pas ne institucionet arsimore e te tjera, ndersa tashme jane
parapare bisedime edhe me Qeverine e Shqiperise dhe Qeverine e Maqedonise.
Projekti ka rendesi mbarekombetare dhe si i tille do t¹i sherbeje te gjithe
shqipshkruesve ne kompjuter. Cilat jane projektet e reja te QEP-it? Me kete
program nuk mbaron puna. Ajo ne te vertete vetem sa ka filluar. Realizimi i
programit kompjuterik te drejtshkrimit, si nje pjese hyrese e makroprojektit
³Gjuha shqipe dhe kompjuteri², i cel rruge programeve te tjera, te cilat
tashme kane kaluar neper fazen e pergatitjes. Planet e QEPit ne rrafshin
gjuhesor perfshijne edhe keto projekte te vlefshme per shqipen standarde:
programin qe perfshin aspektin gramatikor te gjuhes (nje pune e madhe eshte
kryer nga ky projekt dhe tashme nje gramatike e shqipes eshte
funksionalizuar neprogram), sinonimet dhe antonimet si dhe fjalori
shpjegues, si program afatgjate. Por, nuk jane vetem keto pikesynim i ekipit
punues. Planet jane shume te gjera dhe me interes, shume nga ato tashme jane
vene ne rruge te mire per t¹u realizuar. Realizimi i ketyre programeve dhe i
te tjereve qe do te pasojne, me vlere te madhe praktike dhe njohese per
shqipen, jane garanci se shqipja po hyn me ne fund ne fazen e komunikimit
modern.