Show Posts - Alban

×

Show Posts

This section allows you to view all posts made by this member. Note that you can only see posts made in areas you currently have access to.


Messages - Alban

Faqe: 1 2 [3] 4 5 6 7 8 ... 10
51
Tema Aktuale / Shteti me syze dhe drejtësia e kartolinave
« ne: 07-02-2020, 09:29:01 »
Eshte shume deshperuese qe harxhojne shume energji per show dhe propagande. Sikur gjysma e kesaj energjie te ishte pune e vertete do te mjaftonte per ecje perpara.

52
Kete marreveshje mund ta kishin arrit qe javen e pare por u desh tre muaj poker per me arrit ate ishte e mundur qe ne fillim. Mendoj LDK nuk eshte koherent ne politiken qe ben se tenton politike me metodat e vjetra.

53
Sot kur censura eshte ne rend te dites anonimiteti online eshte nje domosdoshmeri qe duhet mbrojtur me ligj.

54
Tema Aktuale / Oligarku shqiptar
« ne: 29-01-2020, 22:53:04 »
Pse nuk kam lexuar per keto protesta ne mediat e medha?  hmmmmm:

55
Bota Sot / Plani i Trump-it per Palestinen
« ne: 29-01-2020, 22:51:27 »
Jo rastesisht Trumpi dhe Bibi Netanjahu kane procese gjyqesore te hapur ne vendet e tyre dhe pritet te denohen apo shkarkohen nga detyra.  hmmmmm:

56
Ndjenja / Dashuria ne martese
« ne: 25-01-2020, 17:48:39 »
Dashuria ne martese esht dashuri ne nivelin tjeter. Nuk esht me per vetem per kenaqesite trupore. Ne martese nuk je kurre vetem edhe kur je vetem fizikisht. Partneri esht gjithmone ne mendje edhe kur jeni larg. Dashuria ne martese esht realisht te kesh gjet shpirtin binjak.

57
Nuk jane maqedonet me te pasur se ne a me me shume mbeshtetje. Mendoj se ka te beje me shume me elitat tona drejtuese qe jane te shitur ose te pa ndjenja patriotike.

58
Maqedonet ia kane arrit te bejne maqedone dhe ne Shqiperi (rasti i Liqenasit psh) e jo me ne Maqedoni vete te asimilojne ortodokset shqipfoles. Nuk e kuptoj pse e bejme veten kaq te dobt!!
 

59
Bota Sot / Vladimir Putin - Cari i Rusise moderne
« ne: 22-01-2020, 18:32:23 »
Ruset kane nevoje per nje lider te forte, qofte ky car, president a kryetar i byrose politike te partise komuniste. Mjafton te jete nje shef i forte ne fuqi absolute. Perndryshe nuk mund te qeverisen.

60
Në një deklaratë televizive, qeveria e Iranit ka pranuar se rrëzoi pa qëllim aeroplanin ukrainas, pasi shënjestrën e ngatërroi me një fluturake armike.

Zyrtarët thanë që aeroplani ‘ka marrë pozicion fluturues dhe lartësinë e një objektivi armik’ derisa po i afrohej bazës së Gardës Revolucionare të Iranit dhe ushtarët nuk e konsideruan si një aeroplan udhëtarësh, transmeton Telegrafi.

61
Shkenca / Si u krijua Universi.
« ne: 11-01-2020, 11:57:39 »
Teoria e sotme thote se ishte bing bang qe krijoi universin. Por sic e dime teorite mund te ndryshojne me kohen. Mendoj se njeriu nuk ka kapacitetin e duhur per te gjetur burimin real te universit.
 

62
Bibla dhe shkenca nuk munden asnjeher te jene ne nje mendje. Nevojitet shume interpretim i gjere qe te njemendesohen.

63
Panorama / Nje fotografi
« ne: 11-01-2020, 11:52:30 »
I kemi male madheshtore qe duken dhe qindra kilometra larg.

64
Shkencat Politike / Karl Marks dhe Teoria e Konfliktit
« ne: 09-01-2020, 15:23:06 »
Vetem ata me bindje komuniste shohin te mira ne teorite e Karl Marx.

65
Bota Sot / Lufta Iran-USA eshte bere e pashmangshme
« ne: 09-01-2020, 15:16:05 »
Mendoj se eshte loje e amerikaneve. Kane per te sulmuar kur Irani mos ta prese!

66
Jemi shume afer...

67
Megjithate revolucioni kulturor i Enver Hoxhes nuk ka te krahasuar me ate te Maos ne Kine, ku u vrane apo persekutuan qindra miliona njerez.

68
Qesh / Foto Qesharake
« ne: 06-01-2020, 01:39:00 »
 

69
Shqiptaria / Asimilimi i shqiptareve brenda Shqiperise
« ne: 06-01-2020, 01:32:12 »
Fatkeqesi mjeruese per ata fshatare te shkrete te braktisur nga shteti i tyre, brenda vendit te vet.
 

70
Bota Sot / Ku po e çon BE Ballkanin?
« ne: 24-12-2019, 21:30:50 »
Nga Norbert Mappes/ Në vitin 2019 u shemb një politikë 20-vjeçare e Evropës ndaj Ballkanit. 2020 duhej të ishte viti i pastrimit të rrënojave. Që në pranverë do të merret vesh sa kufoma ndodhen nën gërmadha.

Një tjetër samit i BE për Ballkanin Perëndimor është caktuar të mbahet në maj të vitit të ardhshëm në Zagreb. Zyrtarisht Këshilli i Evropës në tetor vetëm e shtyu vendimin e tij për hapjen e negociatave të pranimit me Maqedoninë e Veriut dhe Shqipërinë. Vetoja e presidentit francez, Emmanuel Macron, thyerje e një premtimi solemn nga samiti i kaluar në qershor, shkaktoi tronditje në rajon dhe pothuajse në të gjithë Evropën.

Veçanërisht në Gjermani kritikohet fakti, se me refuzimin e tij të ashpër BE ka humbur levën më të rëndësishme për të mbështetur reformatorët pro-perëndimorë në gjashtë vendet jo anëtare të BE në Evropën Juglindore. Shumë shpresojnë se samiti i Zagrebit në maj mund ta rishikojë vendimin e tetorit, por shpresa është e dobët.

Një Komision i ri Evropian do të përgatisë samitin, dhe raporti i tij bie nën kompetencën e Komisionerit të ri të Zgjerimit, Olivér Várhely. Kryeministri i Hungarisë, Viktor Orbán, politikat e të cilit Várhely gjithmonë i ka mbështetur, mbron me forcë zgjerimin e BE në juglindje, por me një agjendë krejt tjetër nga Gjermania. Orbán nuk preokupohet për demokracinë në shtetet e Ballkanit, përkundrazi: ishte ai që shpëtoi nga burgu ish kryeministrin autoritar dhe të korruptuar të Maqedonisë së Veriut. Sa më shumë përpiqet Hungaria për Ballkanin, aq më i madh bëhet skepticizmi në Francë, në Hollandë, por edhe në Gjermani. Frika është se Hungaria po përdor shtetet e Evropës Juglindore vetëm për të krijuar zonën e saj të ndikimit dhe për të mbajtur larg refugjatët.

Maqedoni: Zaevi ka luajtur vetëm me një kartë – dhe ka humbur

Një muaj para samitit të Zagrebit me 12 prill zhvillohen zgjedhjet në Maqedoninë e Veriut. Kryeministri reformator Zoran Zaev ka ecur në mënyrë konsekuente në kursin e BE, në 2018-2019 realizoi madje edhe ndryshimin e emrit të shtetit. Kështu ai luajti vetëm me një kartë dhe humbi. Akoma nën përshtypjen e freskët nga vota franceze ai ka planifikuar zgjedhje të reja. Sikur Zaev të humbasë zgjedhjet dhe opozita autoritariste, nacionaliste, pro-ruse të vijë përsëri në pushtet, proevropianët në të gjithë rajonin kanë pak shanse në plan afatgjatë.
Është e dukshme për këdo, se ata nuk e mbajtën dot premtimin: “pranim nëse kryen reforma”. Do të ishte ironi e keqe, sikur samiti i Zagrebit pikërisht pas një fitoreje të mundshme të të djathtëve, t’i thoshte “po” negociatave të pranimit me Maqedoninë e Veriut. Mesazhi do të ishte: bëjini rezistencë maksimale çdo kërkese përendimore! Fiton vetëm ai që rrezikon më shumë.

Serbi: Vazhdimisht zgjedhje, opinioni në gjendje mobilizimi

Ndoshta edhe në Serbi do të këtë zgjedhje në vitin 2020 – ashtu si në 2017, 2016, 2014 dhe 2012. Zgjedhjet e vazhdueshme janë për njeriun e fortë të vendit, presidentin Aleksandar Vuçiq, një mjet i sprovuar për ta mbajtur publikun në gjendje mobilizimi dhe për të turpëruar vit për vit opozitën. Veton franceze në tetor Vuçiq e mori si shkas për ta relativizuar orientimin perëndimor të Serbisë dhe për të përgatitur popullin e tij për një kurs të përhershëm ndërmjet Europës, Rusisë, Kinës dhe të gjithë investitorëve të mundshëm – një konsekuencë logjike e tërheqjes evropiane. Prandaj në negociatat e pranimit asnjëra palë nuk ka shkak për t’u ngutur.

E njëjta gjë vlen edhe për Malin e Zi. Në shtatë vjet bisedime ky vend i vogël, ashtu si fqinji i tij Serbia, i ka kaluar deri tani në heshtje paralajmërimet e zbehta evropiane në lidhje me korrupsionin dhe frikësimin e gazetarëve dhe opozitarëve.

Shqipëri: A do të distancohet kryeministri Rama nga BE, që nuk mban fjalën?

Në Shqipëri kriza vazhdon. Nëse do të tejkalohet në vitin 2020, askush nuk e di se si. Ka stanjacion që prej bojkotimit të zgjedhjeve lokale dhe tërheqjes së opozitës nga parlamenti. Kryeministri Edi Rama është konfrontuar me rrjetet kriminale në vend, ka luftuar trafikun e drogës dhe ka fituar për këtë respekt në Evropë. Por tani atij i mungon mbështetja ndërkombëtare, jo vetëm për shkak të bllokadës në rrugën drejt BE-së, por edhe sepse një numër vendesh evropiane, veçanërisht Hollanda, nuk duan ta prishin me opozitën shqiptare.

Që Rama, njëri i vetëdijshëm për pushtetin, të dorëzohet, kjo nuk pritet. Më parë, ashtu si dhe Vuçici në Serbi, ai do të distancohej nga BE, i cili nuk e mban fjalën, dhe do të kërkonte një rrugë të vetën. Që Bosnjë-Hercegovina të zgjohet më në fund nga koma e saj politike, është ajo që mendohet më së paku në atmosferën e pritshme të vitit 2020. Sa më të pakëta të jenë shpresat kudo në rajon, aq më i madh është emigracioni. Me ligjin për emigrimin e fuqisë punëtore të kualifikuar, që do të hyjë në fuqi në mars, Gjermania jep një tjetër impuls.

Kosovë: Një rebel do të luftojë kundër korrupsionit

Me të vertetë interesante janë vetëm zhvillimet në Kosovë. Me fituesin e zgjedhjeve të tetorit, Albin Kurti, vendi së shpejti duhet të ketë një kryeministër të ri krejtësisht tjetër. Rebeli premton luftë të vendosur kundër korrupsionit dhe nepotizmit dhe duhet të përballet me rrjete të fuqishme, madje të gatshme për dhunë. Ndryshe nga reformatorët në vendet fqinje, për Kurtin BE është më pak pjesë e zgjidhjes se sa pjesë e problemit: Pas besnikërisë demonstrative ndaj Europës pushtetarët e deritanishëm fshihnin me gjithë qejf agjendën e tyre personale dhe kryesisht financiare. Në çdo formacion qeveritar ato u falendëruan me mbështetje masive nga ambasadorët e fuqishëm perëndimorë.

Këtë herë perëndimi është i rezervuar. Kjo vlen të thuhet madje edhe për SHBA, që nuk kanë treguar kurrë hezitim ndaj ndërhyrjeve. Në Uashington po punohet qartë në një strategji të re për Ballkanin. Ende është e paqartë, se si mund të jetë ajo. Por që amerikanët e marrin fletoren në dorë, kur Europa nuk di më tutje, është pikërisht për këtë rajon një model shumë i njohur që prej luftërave të viteve nëntëdhjetë.

Norbert Mappes-Niediek jeton në Grac të Austrisë dhe është korrespondent i shumë gazetave gjermane për Evropën Juglindore.

71
Sot nuk ka rendesi mosdashja per te pranuar. Zeitgeist i sotem e ben te pamundur mospranimin....madj e madje te detyrueshem. Ky eshte realiteti.

72
Duhet pranuar se ne shqiptaret jami shume raciste dhe kjo eshte sa ironike dhe per te ardhur keq pasi jemi nga ata qe kane vuajtur dhe vazhdojme te vuajme ngs racizmi ndaj nesh. Si te vuajtur nga racizmi do duhet te kishim me shume mirekuptim per te tjeret ndryshe nga ne, por une dicka te tille nuk e shoh tek ne ende.

73
Une perdore here pas here Sirin ne iphone. Por gjuha shqipe ende nuk mund te perdoret.

74
Vertete shume rezultate interesante.

75
Bota Sot / Pushtetin popullit?
« ne: 10-12-2019, 17:11:31 »
Pushtetin popullit? Populli nuk eshte trup homogjen qe mund te marr pushtetin apo jo, por nje teresi heterogjene individesh. Gjithmone ka individe apo grupe individesh pas popullit qe e perdorin ate per te marre pushtetin. Pra ne cdo rast populli nuk merr pushtet, por perdoret per te marre individet pushtetin.

Faqe: 1 2 [3] 4 5 6 7 8 ... 10