Show Posts - Alban






Show Posts

This section allows you to view all posts made by this member. Note that you can only see posts made in areas you currently have access to.


Messages - Alban

Faqe: 1 2 3 4 [5] 6 7 8 9 10 ... 16
81
Kerko Shqip / Kalaja me e vjeter ne shqiperi
« ne: 08-03-2021, 20:40:26 »
Kalaja e Lëkursit
Nëse do vizitoni Sarandën, duhet patjetër të bëni një ndalesë dhe në Kalanë e Lëkursit. Kjo kala daton që në shekullin e XVI, dhe ka një formë katrore me dy kulla të rrumbullakëta të vendosura në diagonale me njëra-tjetrën. Pozita strategjike në majë të një kodre 287 metra të lartë, panoramat fantastike të detit, Sarandës e ishullit të Korfuzit, e bëjnë këtë vend një nga më të preferuarit e turistëve. Si për ta bërë më komode vizitën e Kalasë së Lëkursit, brenda ambjenteve të Kalasë ndodhet dhe një nga baret e restorantet më të njohura të Sarandës, që ofron shërbime të cilësisë së lartë. Në mbrëmjë, dritat vezëlluese të Sarandës janë vërtet një shfaqje e shkëlqyer që nuk duhet humbur!

82
Kerko Shqip / Kalaja me e vjeter ne shqiperi
« ne: 08-03-2021, 20:40:10 »
Kalaja e Borshit
E pozicionuar mbi një kodër të fshatit Borsh, 500 m mbi nivelin e detit gjendet Kalaja e Borshit, e cila daton që në shek e IV – III p.k. Në mesjetë kjo Kala njihej si Kalaja e Sopotit, ku përmendet dhe në kujtimet e Ana Komnenës, vajzës së Perandorit të Bizantit Aleksi I Komnenai në vitin 1192. Në periudhën e Ali Pashë Tepelenës u ndërtua dhe një xhami, që sot është në gjendje të mirë, paçka se minareja është rrëzuar.

83
Kerko Shqip / Kalaja me e vjeter ne shqiperi
« ne: 08-03-2021, 20:39:57 »
Kalaja e Porto Palermos
Nëse kalatë e jugut të Shqipërisë do i krahasonim me xhevahirët e një kurore, Porto Palermo është padyshim diamanti më i bukur e më i shndritshëm. Ndërtuar mbi një ishull që lidhet me bregun përmes një rripi të ngushtë toke të krijuar enkas, kjo kala tërheq vëmendjen për formën trekëndore dhe tre bastionet hijerëndë ne secilën qoshe. Kalaja e sotme u ndërtua në vitin 1814 me kërkesë të Ali Pashë Tepelenës, duke shkatërruar rrënojat e kështjellës së Justinianit. Përballë kalasë ndodhet dhe kisha e Shën Kollit, ndërtuar me detyrim nga gratë himariote. Falë gjëndjes fantastike në të cilën është ruajtur kalaja, si dhe plazhit përrallor të kristaltë që gjendet aty, ky vend është renditur i pari nga Huffington Post si një nga 15 destinacionet për t’u zbuluar në Evropë.

84
Kerko Shqip / Kalaja me e vjeter ne shqiperi
« ne: 08-03-2021, 20:39:38 »
Kalaja e Himarës
Himara nuk mund të njihet asnjëherë plotësisht nëse nuk vizitohet vendi ku ruhet si askund tjetër kujtesa e saj: Kalaja e Himarës. Me malet Akrokeraune (Vetëtimës) në veri e pamjet spektakolare të detit Jon në jug, kalaja të mundëson një udhëtim sa në histori, aq edhe në natyrën spektakolare të Rivierës Shqiptare. Fortifikimi i qytetit antik që njihej fillimisht me emrin Chimera, mendohet se nis që në shek. VIII para Krishtit, e rimodifikohet me kalimin e shekujve, ku spikat rinovimi gjatë periudhës së Justinianit, gjatë shekullit të VI pas Krishtit. Si qendër e Peshkopatës së Himarës që prej shek. VIII, brenda dhe jashtë mureve të kalasë nisin të ndërtohen disa kisha, një pjesë e të cilave ka mbërritur deri më sot. Më e njohura prej tyre është kisha e Episkopisë (shën Sergit dhe Bakut) që i përket shekullit të XI. Në një nga portat monumentale të kishës vërehet dhe skalitja e një shqiponjë dykrerëshe, që mund të ketë qenë simboli i Kastriotëve ose Muzakajve, që përgjatë gjysmës së dytë të shekullit të XIV zotëronin krahinën.

85
Kerko Shqip / Kalaja me e vjeter ne shqiperi
« ne: 08-03-2021, 20:39:00 »
Si një truall vendbanimesh antike dhe mesjetare, në Shqipëri gjenden plot kala të vjetra të cilat ja vlen t’i zbulosh së bashku me historinë që ato përcjellin. Si të ishte një itinerar i vetëm, ju mund të eksploroni kalatë e jugut, të cilat janë lehtësisht të aksesueshme nëse gjendeni me pushime në qytetet e Vlorës apo Sarandës.

Kalaja e Kaninës
E ndërtuar në majën e një kodre 379 metra të lartë, Kalaja e Kaninës sundon mbi horizont, dhe ka një panoramë të rrallë të gjirit të Vlorës dhe gjithë qytetit. Kjo kala nisi të zhvillohej si një qendër e banuar dhe e fortifikuar në periudhën helenistike (shek. IV – shek. II para Krishtit), mandej vazhdoi të zhvillohej dhe në periudhën romake. Falë lulëzimit e rindërtimit gjatë mesjetës, kjo kala ja doli deri në shekullin e XVIII në mënyrë gati të pandërprerë të përcillte disa nga etapat kryesore të historisë së Shqipërisë. Kalaja përmendet dhe si një nga vendet ku Skënderbeu festoi dasmën me Donika Arianitin, e cila kishte lindur pikërisht në Kaninë. Vendndodhja: Kaninë, 6 km (4 mi) nga Vlorë.

86
Kerko Shqip / Gramatika e gjuhes shqipe
« ne: 08-03-2021, 20:34:50 »
Gjuha shqipe ka 36 tinguj themelorë. Me ta mund të formohen me mijëra fjalë të ndryshme. Këta tinguj i quajmë fonema (nga greqishtja: phone-zë). 36 fonemat e shqipes janë: -fonema zanore: a, e, ë, i, o, u, y;-fonema bashkëtingëllore: b, c, ç, d, dh, f, g, gj, h, j, k, l, ll, m, n, nj, p, q, r, rr, s, sh, t, th, v, x, xh, z, zh.

87
Kerko Shqip / Gramatika e gjuhes shqipe
« ne: 08-03-2021, 20:34:41 »
Gjuha shqipe ka 36 shkronja. Shkronjat janë të thjeshta (a, b, c, d, e, g etj.) dhe të përbëra (dh, gj, ll, nj, rr, sh, th, xh, zh).

88
Kerko Shqip / Psikolog shqiptar
« ne: 08-03-2021, 20:31:36 »
Në departamentin e Psikologjisë në Neuromedika, kryhen këshillime psikologjike dhe psikoterapi, si dhe testime psikologjike për kujdesin e shëndetit mendor të njerëzve.

Këshillim psikologjik dhe psikoterapi:

Punë me gjendje konkrete neuroze: ankth, sulme paniku, çrregullime oobsesive – kompulsive, depresion
Punë me adoleshentë,
Punë me bashkëshortët (tradhti/pabesi, divorc, krizë martese),
Punë me të gjithë familjen,
Psikoza,
Probleme me kontrollin e zemërimit,
Varësitë,
Çrregullime në të ngrënë (p.sh. anoreksi, bulimi),
Vetëbesimi,
Fobitë,
Çrregullime të personalitetit,
Çrregullime pas stresit traumatik,
Fobi sociale,
Dhimbje kronike,
Sindromi i lodhjes kronike,
Probleme në zhvillimin e fëmijëve,
Mbështetje për zhvillim personal,
Zbulimi i kapaciteteve personale,
Zgjidhja e marrëdhënieve të punës,
Zgjidhja e krizave të jetës,
Psikologu gjithashtu kryen testime psikologjike për psikodiagnostikë.

Përpunimi i konstatimit dhe mendimit,
Vendosje e diagnozës me ndihmën e psikiatrit,
Përcaktimi i ekzistencës së ndryshimeve organike (organicitet).

89
Kerko Shqip / Psikolog shqiptar
« ne: 08-03-2021, 20:30:53 »
Dallimi psikolog psikiater
Psikiatri nuk mund të krahasohet më psikologun. Ai është krejt ndryshe. Psikiatrët janë mjekë të specializuar të trajtimin e sjelljeve anormale dhe si të tillë ata mund të rekomandojnë medikamente, gjë që smund ta bëjnë psikologët. Psikiatrët ndjekin shkollën mjeksore dhe janë në fillim doktor në mjeksi. Ata pastaj specializohen në trajtimin e sjelles anormale, sëmundjet psikike. Psikiatrët shohin te problemet e sjelljës së pacientit shkaqe mjeksore dhe në këtë mënyrë përdorin trajtim mjeksor, dmth. terapi me medikamente, krahas terapisë psikologjike. Psikiatria është degë e mjeksisë, jo e psikologjisë.

Psikologu klinik diplomon në psikologji dhe më pas vazhdon studimet pasuniversitare. Zakonisht pas dy apo tre vjetësh i jepet grada e zakonshme për psikologët Ph. D. ose Dr. phil. (doktor i filozofisë). Pas kësaj, ai duhet të praktikoj një kohë të gjatë në një instuticion nën kujdesjën e psikologëve të tjerë ose psikiatërve, para se të fillojë të trajtojë, diagnostifikojë njerëzit në menyrë të pavarur.

90
 

Kosovë është emërtim gjeografik i një regjioni të shkëputur të Shqipërisë, pa përfillur vullnetin shqiptar. Një copëzim i dhunshëm i bërë edhe formalisht nga një grup i vendeve perëndimore (Konferencën e Ambasadorëve në Londër në 1913)!

Prandaj Kosova është çështje shqiptare! Nismat dhe inovacionet për identitet kosovar apo ‘kosovocentrizëm’ janë tradhti kombëtare! Ata që ironizojnë e quajnë folklor çështjen shqiptare, artikulojnë fjalë të armiqve tanë.

Gjenerata Z – të rinj/reja të lindur mes viteve 1997-2012 krahas sfidave që u ngjajnë në adoleshencë e që nuk janë të lehta, janë përballur dhe me mashtrimin, indoktrinimin dhe eksperimentime të dhimbshme, të cilat nisma krahas që janë mbështetur fuqishëm nga organizata të huaja e kanë gjetur vazalë apo kanë krijuar dhe mekanizma vendor dhe fare pak kanë gjetur rezistencë.

Nga të gjitha ngjarjet në Kosovë themelimi i Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës ka qenë eventi më madh historik i kësaj hapësire gjeografike.  Kjo nismë e dalë në kohën kur aq shumë ishte skllavëruar shpirti i shqiptarit, se veç të fliste me zë të lart një policë serb dhe i gjithë qyteti zbrazej si në kohë të karantinës. Një skllavëri të tillë e kanë pasur vetëm beni izrailët e kohës së diktatorëve Faraon, të cilit i ishin nënshtruar dhe i rrinin në vij edhe pse ishin shumicë absolute sa veç me një mësymje duarthatë do e kishin rrëzuar Faraonin dhe ushtrinë e tij. Por ajo skllavëri e investuar, u kishte lënë të besonin që ata ishin shtresë e dorës së dytë dhe se fati i tyre ishte të ishin përjetësisht në diktat. Kështu kishte ngjarë edhe në Kosovë, deri me paraqitjen e UÇK-së, e cila zgjoi guximin e fjetur, ngjalli shpresën dhe aktualizoj çështjen shqiptare të Kosovës. Prandaj është kaq i rëndësishme fakti i guximit për këtë ndërmarrësi!

Krahas UÇK-së angazhim të fuqishëm ka dhënë dhe pjesa e aktivistëve politik e jo domosdo politikë përfshirë këtu dhe shqiptarët e Kosovës me qëndrim në vende të ndryshme të botës.

LDK në këtë kuptim jo thjesht ‘një parti politike’ por gati si shteti paralel në raport me organizmin politik serb që administronte gjithçka në Kosovë. LDK nuk ishte organizatë paralele me UÇK-në, por një tjetër mekanizëm i të së njëjtës kauzë.

Prandaj ashtu si UÇK që transferuar në TMK e deri në FSK dhe LDK duhet të kishte një transformim qoftë në një parti politike që nuk do të quhej LDK, në mënyrë që njerëzit në kontekst historik të ruajnë respektin për këtë nismë të rëndësishme të kohës.

Gentian Jetishi
Asnjë parti nuk e trashëgon vlerat e UÇK-së ashtu siç LDK e pasluftës nuk i trashëgon vlerat e LDK-së, pra asaj organizate apo ‘shtetit paralel’ .

Përvetësimi i ngjarjeve si UÇK dhe LDK e paralufte nga partitë e pasluftës, përfshirë dhe ata pak njerëz që ngelën në LDK, duke e bërë kauzë politike fillimisht mohonim nga njëra anë kontributin e UÇK-së e nga ana tjetër të artistëve politikë dhe jo politikë rreth LDK-së, ka qenë një nga anomalitë më të mëdha që e kanë goditur çështjen shqiptare.

Çështje shqiptare në Kosovë nuk në përgjithësi si çështje shqiptare në nivel ballkanik, më shumë ka qenë nismë e ruajtjes së territorit të vet nga pretendimet e vendeve fqinje  dhe asnjëherë e pretendimit të pushtimit të vendeve të huaja. Asnjëherë s’ka paraqitur asnjë rrezik për asnjë komunitet të ndonjë përkatësie etnike tjetër.

91
Historia Shqiptare / Suliotet
« ne: 08-03-2021, 20:21:58 »
Suliotët,  (greqisht,  Souliótes) kanë  qenë një entitet  shqipfolës ortodoks nga krahina e Sulit, sot në Epir të Greqisë. Është shumë i njohur fakti se ata hynë në një konflikt edhe me osmanet në rastin konkret me Pashallëkun e Janinës,  që drejtohej në atë kohë nga Ali Pashë Tepelena. Pas humbjes së tyre në vitin 1803, suliotët ishin të detyruar të shpërnguleshin në drejtim të Greqisë, dhe shumë prej tyre luajtën një rol të dorës së parë në Luftën greke të Pavarësisë.  Duke filluar që nga 1821, u dalluan me udhëheqës të shquar: Marko Boçari dhe Kiço Xhavella.

 Suliotët në fillim flisnin një nëndialekt të dialektit çam dhe me kohë u bënë përdorues të dy gjuhëve greke dhe shqipe. Pas asimilimit të tyre, ndodhi  një ndryshim i gjuhës në drejtim të greqishtes, ndërsa dialekti çam i Sulit u zhduk.

Origjina e fjalës Suli është e pasigurt dhe një shumëllojshmëri e mendimeve të dijetarëve dhe të tjerëve ekzistojnë për etimologjinë e fjalës. Në tekstin më të hershme historike për Sulin, shkruar nga Kristofor Perevos në vitin 1803, është incizuar  një traditë gojore, lokale. Sipas kësaj, kolonët e parë të Sulit ishin barinj të cilët kishin ardhur nga një fshat i quajtur Kardhiq i Çamërisë, duke u përpjekur për të shmangur shtypjen osmane. Një mysliman i caktuar (“turk” në tekstin) me emrin Suli, u përpoq ti dëbojë Suliotët të parë nga atje, por ato rezistuan me armë. Në betejën  e tyre  ata e vranë Sulin dhe që atëherë rajoni u quajt Suli.

Duke analizuar toponimet e rajonit Suli, dijetari arvanitas.  Petro Furiqi thotë se shumë nga emrat gjeografikë dhe fshatrave lokale, suliote rrjedhin nga gjuha shqipe. Për shembull: Qafa, Vira ose Bira, Breku i vetetimesë (Bregu i vetëtimës), Gura, Dhembes (Dhëmbës), Kungji, Murga e Fereza (Fiereza). Si ashtu, Furiqi thotë se Sul me prapashtesën i, është fjalë shqiptare dhe rrjedh nga fjala shqipe shul-i, qe do të thotë trung i drurit a lisit apo në instancën e fundit shtyllë. Kështu edhe akademiku dhe politikani grek,  Jorgo Babinjoti, jep shënime se Suli rrjedh nga fjala shqiptare shuli, e cila fjalë kur transpozohet mbi terren malor që do të thotë është majë malore e mprehtë.

Suli ishte një komunitet malor i banuar nga njerëz të cilët nuk dëshironin të jetonin nën sundimin osman. Në kohë të gjatë, emigrantë nga vende të tjera, të tërhequra nga privilegjet e autonomisë në Sul, u asimiluan dhe u emëruan gjithashtu si Suliote. Luftëtarët suliotë,  shqipfolës,  sunduan dhe i mbronin fshatarët greqishtfolës, në lindje dhe veri të Sulit,  që ishin ortodoksë,  të cilët punonin tokën Suliote po jashtë dhe afër Sulit edhe fshatarët shqipfolës, në perëndim, jug, dhe juglindje të Sulit që dalloheshin nga emri i fshatit në të cilin ata banonin. Fisi, klasa sociale dhe emërtim territoriale kishte rëndësi sikur kishte  feja ortodokse.

Para luftës përfundimtare me Ali Pashë Tepelenën, familjet kryesore qe jetonin në Sul ishin: Zervatë (Zerva), nga Zervë, një fshat shqipfolës ortodokse i krahinës Llaka e Sulit. Nga kjo familje kishte tre vëllezër, nga të cilët njëri u bë mysliman dhe u vendos në fshatin Karbunarë i Çamërisë, një tjetër vëlla u vendos në Lefka, në Korfuz ku ka një familje të Zervatëve dhe i treti vëlla emigroi në Suli. Pas luftërat Suliote, një oxhak e familjes Zerva nga Suli shkoi për të jetuar në qytetin Nartë. Nga kjo familje vjen Napoleon Zerva, i cili me forcat e tij EDES i ka pastruar etnikisht shqiptarët myslimanë nga Çamëria gjatë Luftës së Dytë Botërore.

Boçarenjtë (Boçari), nga Draganj (sot Ambeliá), një fshat shqipfolës ortodokse në jug të qytezës Paramithi.

Dhrakatë (Dhrako), nga Martinë, një fshat i krahinës Llamar në Qarkun i Prevezës e sotme, që më vonë u bë i pabanuar në fund të shekullit 19-të.

Buzbejtë (Buzbu), nga fshatrat vllehe të malit Pind.

Dangliatë (Dangli), nga Kanallaq, një fshat shqipfolës ortodoks i krahinës Frar, pranë Prevezës.

Xhavellasit (Xhavella), origjina e panjohur.

Vashatë nga emri shqip vasha, në shumës.

Në kohët e hershme moderne, popullsia e Sulit ishte rreth 12.000 njerëz. Pas dëbimit të tyre, popullsia e rajonit është ulur ndjeshëm. Në regjistrimin grek të fundit të vitit 2001, popullsia e komunitetit ishte vetëm 748. Selia e komunitetit sot është Samonvijë, i vetmi fshat Suliot që u ripopulluar me njerëz pas luftërave Suliote.

Qendra i Sulit dikur përbëhen  nga katër fshatra përkatësisht: Sul (e njohur edhe si Kakosuli ose Suli i shkretë në shkrimet greke dhe më pas edhe të perëndimit), Qafë, Navarik dhe Samonivijë, të cilat besohet se janë themeluar disa kohë rreth shekullit të 16. Më vonë, popullsia Suliote në rritje, ka krijuar shtatë fshatra të reja: Cekurat, Alpohor, Palokatund ose Palohor (i Boçarit), Gjonallë, Perihat, Vilë dhe Kondat.

Në të katër fshatra origjinale që e bënin komunitetin të Sulit, fshatrat dhe familjet që banonin atje ishin:

Në fshatin Sul, jetonin katërqind e pesëdhjetë familje. Nga këto, fiset kryesore të fshatit ishin:

Boçari, Buzbu, Buxha, Daçuli, Dangli, Dhrako, Kallojeri, Karabini, Kaskari, Kuçonika, Llavidha, Mallama, Manxhi, Mati, Shahini, Shei, Toda, Tora ose Dora, Thanasi, Vasho, Xhavella dhe Zharba.

Fshati Qafë.

Në fshatin Qafë, jetonin nëntëdhjetë familje dhe katër fise:

Foto, Nika, Pandazi dhe Zerva.

Në fshatin Navarik, gjashtëdhjetë e pesë familje dhe tri fise:

Bufi, Salatari dhe Xhorra.

Në fshatin Samonivë, pesëdhjetë familje dhe tri fise: Beka, Ika dhe Daliani.

Mbas popullsia të katër fshatrave u dëbuan nga Ali Pasha, vetëm fshati Samoniva ishte ripopulluar nga familja Toka nga e cila të gjithë fshatarë rrjedhin nga ato.

Rreth vitin 1600, thuhet se Suliotët kanë emigruar nga fusha e Çamërisë në malet e Murgës, ku një konfederatë e përgjithshme krijuan një front e bashkuar kundër osmanëve. Autori grek Athanas Guda thotë se kolonët origjinale shqiptarë ishin të mbetur nga  luftëtarëve së Skënderbeut, të cilat ardhën në Epir pas vdekjes e tij  dhe sundimin osman. Historiani grek, Kristofor Perevos thotë se sikur kishte dëgjua nga pleqtë Suliote, dyndja kishte ndodhur  mes viteve 1500 dhe 1600.

Suliotët themeluan një konfederatë autonom që dominuan një numër të madh e fshatrave fqinje në zonat e thella malore të Epirit, ku sfiduan me sukses sundimin osmane. Në kulmin e pushtetit të tyre, në gjysmën e dytë të shekullit 18, shteti Suliot vlerësohet të ketë përbërë deri 12.000 banorë, në rreth 60 fshatra.

Forcat osmane u përpoqën  disa herë për të pushtuar territoret e konfederatës Suliote. Konfliktet e para mes Suliotët dhe osmanëve datojnë nga viti 1635, nëse jo më herët. Në vitin 1721, Haxhi Ahmeti, pasha i Janinës, pas refuzimit të propozimit të tij për dorëzim e suliotëve e rrethoi Sulin dhe ai humbi ushtrinë prej 8000 burrave, pas një kundërsulmi gjatë natës nga Suliotët.

Në vitin 1731, sipas të tjerëve në 1732, me nxitjen e venedikasve u ngritën Suliotët dhe fshatarët të Margëlliçit. Haxhi Ahmeti mori urdhra nga sulltani si ashtu dhe bejlerët dhe agallarët të rajonit për të mposhtur Suliotët pastaj pasoi fushata të ndryshme, pa rezultate të konsiderueshme. Në vitin 1754 edhe Mustafa Pasha, pashai i ri të Janinës humbi ushtrinë e tij nga forcat Suliote. Në vitet në vijim, shqiptari, Mustafa Koka erdhi me 4000 ushtarë dhe Beqir Pasha me 5000. Në fund, të dy dështuan për të mundur Suliotët.

Në vitin 1759, Dost Beu, komandant i Delvinës, u mund nga Suliotët, dhe Mahmut Aga i Margëlliçit, guvernatori i Nartës, pësoi të njëjtin fat në vitin 1762, afër rajonit Llaka e Lelovës. Në vitin 1772, banorët shqipfolës ortodokse të Dervishanit (krye fshat i madh të krahinës Llaka e Sulit) pranuan fenë Islame. Shqiptarë e tjerë ortodoksë pranonin islamin në këtë kohë dhe numri i tyre u bë i madh në anën perëndimore të Çamërisë.

Më 26 korrik, ditën e Shën Premtes, 700 burra të armatosur Suliote ishin zgjedhur dhe sulmuan Dervishanin. Suliotët masakruan të gjithë burrat, kurse i lanë gratë e fëmijët. Dervishani u ripopulluar më vonë nga Suliote ortodoksë. Këta refugjatë u larguan në qytetin, Nartë.  qe formuan shumicën e popullsisë myslimane atje deri në vitin 1878. Pas këtyre  ngjarjeve në vitin 1772, Sulejman Çapari sulmuan Suliotët me ushtrinë e tij prej 8,000 deri 9,000 burra.

Suliotët në vitet më parë kishin marrë një emisar rus dhe municion që kulmoi në kryengritje e Orllovit, në mesin e disa popujve ortodoksë në rajon. Këto ushtarë Çamë ishin ngritur më parë gjatë revoltës Orllovi,  që vetë Çapari i shtypi në Peloponez. Gjithashtu me strategët ruse në krah të tyre, Suliotët ishin në gjendje ti bënin armiqve kurth, duke i sulmuar  forcat dhe duke zënë  shumë robër lufte. Këto më vonë u shkëmbyen për shpërblim nga Janina ose sigurimet nga Stambolli për pavarësinë e Sulit.

Në 1775, Kurt Pasha i dërgoi një ekspeditë ushtarake deri në fshatin Rusaç, afër Sulit dhe  dështoi.

92
Ndjenja / Jeta seksuale per meshkujt mbi 50 vjec
« ne: 26-01-2021, 00:59:14 »
Çdo mashkull mbi të 50-tat është i njohur me problemet që lidhen me ereksionet ose seksin e ulët, për shkak të moshës së tyre. Por kjo nuk do të thotë që ju nuk mund t’i rregulloni ato. Para së gjithash, duhet të flisni me mjekun nëse çështja juaj shëndetësore po ndërhyn në jetën tuaj seksuale. Për më tepër, ka disa këshilla të thjeshta që mund të ndiqni për të shijuar një jetë seksuale aktive, mbi moshën 50 vjeç.

Merrni parasysh praktikimin e ilaçeve
Nëse vuani nga mosfunksionimi erektil, pilulat me recetë mund të jenë shumë efektive. Mjeku juaj mund t’i përshkruajë shumë dhe urologu juaj gjithashtu. Pra, nëse mendoni se kjo çështje po ju pengon për të shijuar një jetë të shëndetshme seksuale, ju shumë mirë mund ta trajtoni atë me ilaçe.

Mos bëni supozime për testosteronin e ulët
Shumë meshkuj trajtohen për testosteron të ulët kohët e fundit. Por, një rënie e dëshirës mund të lidhet edhe me hormonet. Për problemet e ereksionit, do të ndihmojë nëse kontrolloni testosteronin tuaj. Është mjaft e rëndësishme që mjeku juaj të hetojë dhe adresojë arsyet pse keni testosteron të ulët ose dëshirë të ulët për mardhënie seksuale. Megjithatë gjithmonë më mirë të marrësh mendimin e një eksperti për gjëra të tilla.

Flisni me partnerin tuaj nëse lëvizjet tuaja seksuale nuk përputhen
Është shumë e zakonshme që çiftet të kenë shtytje seksuale të papërshtatshme. Nëse është kështu, duhet të flisni sinqerisht për të njëjtën gjë dhe të përpiqeni të arrini një kompromis për të përmbushur të dyja nevojat tuaja. Intimiteti dhe kënaqësia mund të përjetohen në shumë mënyra të tjera përveç marrëdhënies seksuale. Ju mund të dëshironi të eksperimentoni me forma stimulimi manual, oral ose mekanik për të përmbushur nevojat e njëri-tjetrit.

Vendosni kohë për seks
Sapo meshkujt të fillojnë të plaken, presioni dhe stresi i jetës së përditshme mund të errësojë jetën tuaj seksuale. Është thelbësore që të lini një kohë të caktuar për të ushqyer marrëdhënien dhe për të nxitur intimitetin e vazhdueshëm midis jush dhe partnerit tuaj. Kur me vetëdije filloni të lini mënjanë kohën për seks, ju mund të shijoni një marrëdhënie të shëndetshme intime edhe kur jeni në vitet 70 dhe 80./lapsi.al

93
Mijera vjet civilizim kane treguar se shoqeria njerezore funksionin me se miri kur ka rregulla dhe jo kur eshte anarshi.

94
Po gjuha jone e bukur shqipe ku eshte?

95
Historia vetem perseritet. Asgje nuk eshte e re ne kete jete.

96
Sot me Putinin e Rusine agresive cuditerisht Lukashenko dhe Bjellorusia eshte bere aleat i perendimit.

97
PsiSoc / Inteligjenca si mendoni a trashegohet..?
« ne: 19-02-2020, 18:24:40 »
Aftesia per te mesuar edhe mund te trashegohet, por inteligjenca si shume dijesh, e perfituar gjate jetes nuk ka kurresesi te trashegohet.

98
Muzikë / Shqipëria e madhe artistikisht
« ne: 19-02-2020, 18:18:42 »
Kjo eshte bere shume me prezente ne vitet ne vijim dhe sot mund te thuhet se arti nga artiste jashte RSH eshte bere mbizoterues. Mjafton te shikosh se si dialekti kosovar eshte bere gjuha standart e muzikes shqip, ku nuk ka rendesi nga vijne kengetaret, qofte nga Tirana, Durresi a Prishtina, te gjithe kendojne ne nje zhargon te njesuar bazuar ne te folmen e Kosoves.

99
Kosova Sot / Kosova 12 vjet shtet i pavarur
« ne: 17-02-2020, 15:04:24 »

100
Panorama / Foto humor!
« ne: 13-02-2020, 15:13:10 »
 

Faqe: 1 2 3 4 [5] 6 7 8 9 10 ... 16