Profile of antonio

×

Permbledhja

antonio Zërist

Stats for antonio
Posts:   5 (0.001 per day)
Personal Text:   'Zëri YT!'
Data e regjistrimit:   04-02-2006, 14:57:36
Last Active:   22-02-2006, 17:59:26
Age:  
Offline Offline

Messages - antonio

1
Ndjenja / : Dashuria është Mekat apo Bekim?
« ne: 16-02-2006, 14:28:23 »
dashuria per mua eshte nje bekim,por nga nje here se kuptoj.dua te them kur bje ne dashuri ik per lesh. :)

2
jetoj ne perugia.por nuk eshte qytet per tu jetuer :(

3
Shqiptaria / : Tropoja, Bajram Curri
« ne: 05-02-2006, 16:00:45 »
o sirio spo marrshe vesh nga historia.

4
Teknologji Moderne / po shqiperia po pergatitet per lufte
« ne: 04-02-2006, 15:22:53 »
Dëshmia për ndërtimin e një qendre ushtarake amerikane në Hënë
Ish-ministri kanadez i Mbrojtjes kërkon shqyrtimin e lidhjeve me civilizimin alien


Një ish-ministër i Mbrojtjes kanadeze dhe përfaqësues i kryeministrit, Pierre Trudeau, është bashkuar me tri organizata joqeveritare për t'i kërkuar Parlamentit të Kanadasë që të shqyrtojë publikisht exopolitikat, marrëdhëniet me "ET".

Me "ET", Hellyer dhe këto organizata duan të thonë civilizime etike e të përparuara jashtëtokësore, që edhe në këtë moment mund të jenë duke vizituar Tokën. Më 25 shtator 2005, në një fjalim të shkëlqyer në Universitetin e Torontos, ai tërhoqi vëmendjen e gazetave dhe revistave më të rëndësishme. Paul Hellyer, ish-ministri i Mbrojtje së Kanadasë në vitet 1963-'67, në kohën e kryeministrit që ka fituar Nobel, Lester Pearson, tha publikisht: "UFO-t janë të vërtetë si aeroplanët që fluturojnë mbi kokën tuaj". Hellyer vazhdoi të thoshte: "Jam shumë i shqetësuar për pasojat që mund të sjellë fillimi i një lufte ndërgalaktike, për këtë mendova të them diçka". Hellyer rrëfeu se "e fshehta që përfshiu në të gjithë kuptimet incidentin e Rosuell ishte e pashembullt. Klasifikimi i dosjes ishte "Top Sekret" kështu që, maxhoriteti i zyrtarëve dhe politikanëve të SHBA-së, e la të vetëm një ministër të thjeshtë Mbrojtjeje". Hellyer paralajmëroi se ushtria e SHBA-së po përgatitet të përdorë armët kundër alienëve dhe mund të shkaktojë një luftë ndërgalaktike, pa folur apo dëgjuar më parë. Ai deklaroi se administrata e Bushit ka rënë dakord që të lejojë ushtrinë të formojë një bazë ushtarake të avancuar në hënë, gjë që do t'i vërë ata në një pozitë më të mirë për të gjurmuar ikjet dhe ardhjet e vizitorëve të huaj nga hapësira dhe nëse vendosin, t'i qëllojnë ata". Fjalimi i Hellyer përfundoi me një ovacion me rëndësi. Ai tha: "Ka ardhur kohë që t'u heqim vellon sekreteve dhe të themi të vërtetën hapur, kështu mund të kemi një debat të vërtetë dhe të informuar, për një nga problemet më të rëndësishme me të cilat po përballet planeti ynë sot". Tri organizata joqeveritare e besuan fjalën e Hellyer-it dhe iu drejtuan Parlamentit të Kanadasë në Ottaua, që të shqyrtojë në publik çështjen e prezencës së jashtëtokësorëve dhe çfarë duhet të bëjë Kanadaja. Senati kanadez e konsideron çështjen. Më 20 tetor 2005, Instituti për Kooperim në hapësirë i kërkoi senatorit kanadez, Colin Kenny, senator dhe kryetar i senatit për sigurinë kombëtare dhe mbrojtjen "një plan publik për iniciativën exopolitike kanadeze", kështu që, dëshmitarë si, Paul Hellyer dhe ushtarakë ta lartë kanadezë të lidhur me inteligjencën, NORAD, shkencëtarë dhe dëshmitarë qeveritarë, të ndihmonin këtë projekt demaskimi. Simpoziumi exopolitik i Torontos të mund të paraqesë prova bindëse, dëshmi dhe rekomandime të politikës publike. Instituti për Kooperimin në Hapësirë (ICIS) me bazë në Vankuver, drejtori ndërkombëtar i të cilit kryesoi një propozim për një studim mbi komunikimin jashtëtokësor në vitin 1977, për ish-presidentin e SHBA-së, Jimmy Carter, i cili vetë ka raportuar publikisht në vitin 1969 takimin e afërt të llojit të vetëm me një UFO, ka shkruar një kërkesë origjinale për Parlamentin kanadez, që të marrë parasysh shqyrtimin e kësaj çështjeje. "Tani është koha që të demaskohet hapur se ka civilizime etke jashtëtokësore që vizitojnë Tokën", tha një zëdhënës i organizatave joqeveritare.

G.Panorama
:) :)

Faqe: [1]