Profile of besimtare

×

Permbledhja

besimtare Zërist

Stats for besimtare
Posts:   159 (0.033 per day)
Vendndodhja:   Itali
Data e regjistrimit:   16-07-2008, 22:58:36
Last Active:   29-03-2011, 19:25:53
Gjinia:   Femer
Age:   40
Offline Offline

Messages - besimtare

1
Këndi i Prindërve / Shtatzania, lindja dhe Babai
« ne: 18-02-2011, 23:27:14 »
pershendetje un jam 30vjeqar po gruaja ashtu te nje moshe desh nje pergjigjeje te shkurte nese me ipet mundesia me falni peer shprejhejn po a e rrezikon jeten e tim shoqe apo foshnjes time nese gjat shtatzanis baj sex shum shpesh e nje kohesisht edhe spermen ta leshoj  qdo here me falin edhe nje here po desha te hejeku kete breng ,desha me u siguruar per shendetin e foshnjes e te gruas time se per her te par do behem baba jam shum i lumtur ,por edhe gruaja ime ka shum dhimbje fund barku ne an te djathet dyshojm qe zoren qore ta ka po mjeket skan arritur ta din se qa kjo po ka shum dhimbje edhe para se me u martuar keshtu ka pas shum e dasha nj shpjegim nga ju qe te me ndihmoni flm per mirkuptim me respek e nderime blendi nga suedia

Pershendetje Blendi ne vijim ke nje pergjigje per pyetjen tende.

MARREDHENIET SEKSUALE GJATE SHTATEZANISE

Kenaqesi dhe intimitet gjate nente muajve.

Marredheniet seksuale gjate shtatezanise ne menyre absolute nuk jane te pakeshilluara, perkundrazi ato kane ndikime pozitive si per çiftin ashtu edhe per beben e ardhshme. Megjithate ka edhe raste ku nderprerja e tyre mund te jete e domosdoshme.

Marredheniet seksuale gjate shtatezanise mund te kene ndikime pozitive ne marredheniet ne çif, si nga pikepamja psikologjike apo ashtu edhe ne ate fizike.
Persa i perket anes fizike, aktiviteti seksual pergatit muskulaturen e brendshme femerore per momentin e lindjes, ndersa persa i perket anes psikologjike, forcon ndjenjen e intimitetit duke krijuar nje klime çdodhese dhe qetesie per te dy prinderit, duke i mundesuar keshtu bebes se ardhshme te linde ne nje ambjent te ngrohte dhe harmonik.
Pra shtatezania thuajse kurre nuk paraqet pengese ndaj dashurise fizike, e nese ajo procedon normalisht, eshte e drejte te vazhdohet nje aktivitet i rregullt seksual.
 
Megjithate duhet pasur parasysh qe jo rralle gjate ketyre nente muajve marredheniet seksuale mes çiftit mund te rrallohen madje edhe nderpriten, duke u nisur nga disa arsye te cilat nuk kane asnje baze mjekesore
Kjo ndodh si pasoje e frikerave te ndryshme te cilat mund te jene te superueshme ose jo, kjo ne varesi te situates ne te cilat ndodhet çifti ose si pasoje e perjetimeve te nenes: ndryshimeve te trupit te saj, frika nga lindja, frika e nje femije jo te shendetshem etj. Nje tjeter frike eshte ajo e bashkeshortit se mos demtoje beben.  Per kete arsye eshte e rendesishme te behet e ditur qe: fetusi eshte shume mire i mbrojtur ne brendesi te qeskes amniotike e cila ne menyre perfekte eshte e izoluar nga nje tape mukoze, keshtu ne asnje menyre organi mashkullor nuk mund te kete kontakt direkt me fetusin gjate marredhenieve seksuale.
Gjate tre mujorit te pare vihet re nje zbehje e deshirave seksuale nga ana e nenes, ndersa tre mujori i dyte, i cili karakterizohet me nderprerjen e shqetesimeve tipike te shtatezanise, shoqerohet me nje rritje te ndjeshme te deshires seksuale. Ndersa persa i perket tremujorit te fundit nuk ka ndonje ndalese te veçante, me perjashtim te momentit qe i paraprin procesit te lindjes.
Gjithçka qe u tha i perket rastit kur kemi te bejme me nje shtatezani jo problematike.
Por duhet pasur parasysh qe ne disa raste te veçanta marredheniet seksuale duhet te rrallohen ose te nderpriten, nje gje te tille behet vetem sipas vleresimit dhe gjykimit te mjekut gjinekolog.
Psh:
Kur gjate shtatezanise shfaqen rreziqe aborti, kur jane shfaqur shenjat e nje lindje te parakohshme, hemoragji ose humbje e lengut amniotik, infeksion, pozicion anomal i placentes (struktura qe ushqen femijen); per shembull ajo mund te ndodhet prane qafes se mitres duke rrezikuar keshtu te shkeputet.
Kuriozitet: Merredheniet seksuale favorizojne fillimin e procesit te lindjes, pasi sperma permban nje substance, prostaglandina (e njejta substance e cila ne forme xheli perdoret per te nxitur lindjen) e cila eshte ne gjendje te stimuloje fillimin e dhimbjeve, kjo vetem kur shtatezania ka arritur ne fundin e saj.

Per me teper informacion rreth shtatezanise hyr ne temen Shtatezania gjithçka mbi nenen, ne linkun ne vijim  :)



Zeri: http://www.zeriyt.com/shtatzania-gjithcka-mbi-nenen-t39932.60.html#ixzz1ELskXB5G

2
Këndi i Prindërve / Shtatzania, gjithcka mbi nenen!
« ne: 18-02-2011, 23:15:04 »
Valaje, Gone dhe BENI 1 Ju uroj jete te gjate bebushave tuaj: Po sa te shkathet qe jeni bere more aman  :P, Une mbaj mend vetem ato kohe kur ju prisnit te beheshit prinder per here te pare e ju po na dilni te gjithe me nga dy femije  :)  :D

Ju uroj te gjitheve shendet, force e plot dashuri per tua dhuruar çapkeneve te vegjel qe lodrojne ne shtepite tuaja  :perqafim

3
Forumi Islam / Çdo dite nje Hadith
« ne: 29-11-2010, 23:12:32 »
BESNIKERIA

Abdullah ibën Mes’udi [radijall-llahu anhu] transmeton se Pejgamberi [sal-lallahu alejhi ve sel-lem] ka thënë: “besnikëria shpien në mirësi, mirësia shpien në xhennet, njeriu vazhdmisht është besnik derisa të rregjistrohet tek Allahu i tillë. Gënjeshtra shpien në mëkate, mëkatet shpiejnë në xhehnem, njeriu vazhdimisht gënjen derisa të rrgjistrohet tek Allahu gënjeshtar.

(Buhariu dhe Muslimi)

4
Teologjia / Disa thenje ateiste
« ne: 21-10-2009, 10:50:46 »
Pershendetje te gjitheve!  :)

Fakti qe disa prej nesh nuk dine se si ti pergjigjen disa çeshtjeve te caktuara nuk do te thote qe pergjigja nuk ekziston por thjeshte qe ne jemi te paditur per ekzistencen e saj.

Ne nje video teper interesante, si kjo ne vijim vihet re fare mire se si njerezit me te vertete te zgjuar e te ditur i pergjigjen pyetjeve te cilat ne na çojne ne veshtiresi te medha... :)


5
Café Zerion ツ / Gjeja me interesante qe keni bere sot...?
« ne: 01-10-2009, 14:18:09 »
u regjistrova ne universitet  :)

Urime dhe suksese e dashur!  :)

6
Diapazon / Sa e nderoni gjuhen
« ne: 27-09-2009, 00:39:42 »
Pergezime per temen!  :)

Jam shume dakord me ty pasi nje gje e tille bie me te vertete shume ne sy tek degjon te flasin dy "intelektuale". Problemi me i madh siç e cek edhe ti eshte qe shumica e njerezve te rendomte i konsiderojne si te ditur keta persona te cilet flasin me "fjale te medha".
Gjuha shqipe eshte me te vertete e pasur dhe perdorimi i fjaleve te huaja nuk tregon asgje me teper sesa varferine e perdoruesit te gjuhes.

Ja edhe disa fjale te tjera:

risk - rrezik
look - pamje
makeup - tualet
ciao - pershendetje (e çuditshme se si kjo fjale perdoret kaq shpesh nga ne shqiptaret, madje kohet e fundit kane filluar ta perdorin edhe pleqte   ;))
avancoj - perparoj
derivon - rrjedh

Megjithate duke pasur parasysh qe gjuha eshte mjet komunikimi mund te themi: nese ajo e luan 100% rolin e saj edhe me fjale te huazuara ateher nuk kemi pse ta kthejme gjuhen si qellim ne vetvete kur ne te vertete gjuha eshte vetem mjet.



7
Mendoj qe keto dy fjale tregojne te njejten gje dhe nuk kane asnje dallim mes tyre perveç faktit qe fjala "i zgjuar" eshte fjale e gjuhes shqipe ndersa fjala "inteligjent" eshte prurje e huaj.

8
Per te shmangur nje varg te tere "te papriturash" qe vijne si rrjedhoje.

9
Teologjia / Kombi apo feja????
« ne: 18-09-2009, 12:42:58 »
Do te doja ti beja edhe nje plotesim postimit tim te meparshem per te shmangur ndonje keqkuptim te mundshem.
Kur flas per ndarje shtresore mes bashkekombesave apo bashkefetareve nuk kam per qellim ndarjen ekonomike por thjeshte ate ndarje qe ka te beje me formimin karakterial apo moral te individit. Patjeter qe morali apo karakteri i bashkeshortit (bashkeshortes) jane deçizive kur behet fjale per nje zgjedhje martesore.
Gjithsesi per te bere me te qarte ate qe kam dashur te them do te marr nje shembull:
Une jetoj ne Itali ku perdorimi i fjaleve te pista eshte ne permasa kaq te medha saqe tashme shumica derrmuese e shoqerise as qe e ka problem perdorimin e tyre madje edhe brenda familjes; me nenen, babain apo edhe bashkeshorten, nderkohe qe une jam lindur e rritur ne nje vend ku personi qe perdor fjale te tilla eshte i paedukate dhe konsiderohet i ulet. Ne kete kendveshtrim une nuk do ta preferoja nje zgjedhje te tille (edhe po te jete i te njejtes fe) pasi as qe do ta duroja dot qe burri te me thote: che c... vuoi apo te tjera te ngjashme dhe jam mese e sigurte qe kjo gje do te ndikoje ne mbarevajtjen e marteses.
Kuptoj dhe pranoj qe per dashuri ndryshohet, por ne po flasim per kriteret e zgjedhjes dhe jo per ato se çfare mund te behet per hir te dashurise ndaj partnerit (partneres).
Menyra qe kam zgjedhur per te shkruar eshte teper e pergjithshme, e dihet qe ne jeten e perditshme çdo rast ka te veçantat e veta ku ky arsyetim mund te duket teper i rendomte dhe i pavend.
Nje arsye tjeter e te shkruarit kaq pergjithesisht duke mos dhene pergjigje preçize eshte fakti qe une ndjej pergjegjesi per çdo fjale qe shkruaj dhe aq me teper ne nje teme te tille kaq delikate ku nuk e njoh hapesin e saj per te cilin mund te mendoj qe eshte nje adoleshent te cilit i jane erresuar syte nga "dashuria" dhe gjen nje vend per tu shfryre e per te gjetur ushqim apo veteqetesim per ndonje rrebelim te mundshem ndaj te afermeve.
Keto jane edhe arsyet qe me nxisin te jem e terhequr  dhe diplomatike ashtu siç thote edhe titi10.(fatmiresisht nuk e perdor dot komp si passatempo, pasi kohen e kam teper te çmuar)
Mendo o Titi sikur ai (ose ajo) te jene thjeshte kalamanj qe kane nje lidhje momentale te papjekur dhe qe familja e tyre nuk e miraton per arsye teper te qendrueshme (per shembull, shthurja)dhe nder arsyet pse nuk e miratojne kete lidhje te kene permendur kombin apo fene... dhe ai si adoleshent qe eshte ta kete marre me te madhe sepse ne maqedoni feja ka nje rendesi te veçante. Besoj se me kupton se çfare dua te them.
Uroj mirekuptim te shkrimit tim  :)

10
Tema Interesante / Si eshte moti sot atje ku gjindeni?
« ne: 17-09-2009, 10:24:17 »
kohe e bukur, fresket me qiell blu  :)

11
Tema Interesante / Si eshte moti sot atje ku gjindeni?
« ne: 16-09-2009, 17:17:34 »
vetem shi  :(

12
Tema Interesante / Si eshte moti sot atje ku gjindeni?
« ne: 15-09-2009, 13:33:59 »
vranet me mjegull, 13°

13
Teologjia / Kombi apo feja????
« ne: 15-09-2009, 13:31:32 »
Pershendetje...Jetoj ne Maqedoni dhe nuk e di se sa keni njohuri por tek ne martesa me nje te krishter eshte e paparamenduar..Dua te them se prinderit asnjeher nuk do dakordohen me nje martese te till...Kjo eshte mbase nga fakti se ne Maqedoni te gjith shqiptaret jane te fese islame(jo se ska te krishter mirepo ata kane nderuar kombin pra jane deklaruar si maqedonas)...Dua te dij mendimin tuaj....A do te martoheshi me nje shqiptar te fese tjeter apo me nje musliman te kombit  tjeter????
Pyetja juaj: A do te martoheshit me nje shqiptar te fese tjeter apo me nje musliman te kombit  tjeter????  eshte nje pyetje teper e cunguar kur behet fjale per zgjedhjen e shokut (apo shoqes) me te cilin pretendon te kalosh nje jete te tere.
Jo se keto dy elemente nuk jane te rendesishem por sepse ne formimin e nje personi ndikojne jo vetem feja apo vendi i lindjes por edhe faktore te tjere te rrethit te ngushte ku ai jeton.
Duke pasur parasysh qe njeriu eshte produkt i kultures se shoqerise ku eshte lindur dhe rritur atehere bashkejetesa duhet te jete me e lehte me nje njeri me tradita e zakone te njejta, pra i nje bashkekombesi. Megjithate nuk mund te leme menjane faktin qe feja (me traditat dhe zakonet e saj) ndikon ne formimin e nje individi po aq fort sa edhe traditat kulturore te kombit, prandaj dhe zgjedhja e dikujt qe ndan te njejten fe me ty do te lehtesonte akoma me teper mbarevajtjen e lidhjes martesore. Megjithate edhe brenda te njejtit komb apo te njejtes fe ka ndarje shtresore mes perfaqesuesve te tyre gje e cila prap mund te sillte "probleme" kur behet fjale per martese.
Pra per mendimin tim zgjedhja duhet te behet me maturi duke analizuar ne plan te pare menyren e funksionimit te nje martese te tille ku bashkeshortet karakterizohen nga nje diversitet i theksuar. Opinioni i familjareve (prinderve) patjeter qe duhet respektuar por ne plan te pare duhet te jete familja e re qe deshiron te formohet.
Megjithate persa i perket familjeve tona shpresoj qe ndalesa e tyre te mos bazohet ne fanatizma te kota por ne arsye te qendrueshme dhe logjike duke analizuar dobine dhe demin e nje martese te tille e duke perdorur mire peshoren mes tyre.
Une nuk po votoj pasi keto dy elemente nuk i shoh dot te ndare nga njeri tjetri. Une jam edhe shqiptare edhe muslimane, nuk jam vetem muslimane dhe as vetem shqiptare.

14
Këndi i Prindërve / Keshilla praktike per femijet tane
« ne: 14-09-2009, 18:29:22 »
Kam idene qe e ke vajzen e vogel .... ajo akoma nuk kupton diten dhe naten .... une kur kisha djalin e vogel gjate dites kur flinte ai e vendosja afer dritares dhe ne ambjent te zhurmshem i vendosja ndonje CD me muzike per femije te koka ne menyre qe te dallonte ndryshimin pra zhurma dita e qetesia nata mbas 1 jave ma stabilizoj orarin direkt .... provoje njehere mbase funksionon e me vajzen tende  :)

Vajza ime eshte vetem dy vjeç dhe te them te drejten nuk e di nese femijet e kesaj moshe arrijne ta bejne dallimin mes dites dhe nates. Megjithate duhet me u pare kjo pune se vendi ku une banoj karakterizohet nga nje qetesi e jashtezakonshme edhe gjate dites. Qe sot do filloj nga provat se ngela gjith naten duke loz me lodra  :D
Faleminderit dhe  :perqafim

15
Këndi i Prindërve / Keshilla praktike per femijet tane
« ne: 14-09-2009, 16:43:44 »
Po ndonje zgjidhje qe nje femije te beje gjume sa me te rehatshem a ka? Kjo mistrecja ime e ka bere kronike me u zgjuar thuaj çdo nate me britma qe nuk lene rehat as banoret e pallatit.  :)

16
Ah, po, tani e kuptova dhe e mbeshtes mendimin tend, megjithese mua me pelqen te mos mbulohem  :D
:)
Shume shume faleminderit per kohen qe i ke dedikuar pergjigjes sime. E beme Pamelen e gjore telef, po edhe mua nuk me ka pelqyer ndonjehere, drejt me thene.
 :perqafim

E kam per kenaqesi ti pergjigjem dikujt qe di jo vetem te flase por edhe te degjoje.  :)

Perfitoj nga rasti ti kerkoj falje hapur Pameles se mos na hedhi ne ndonje gjyq e hajd zgjidhe kete ngatarrese pastaj. :D


17
Forumi Islam / Mos u trishto
« ne: 14-09-2009, 10:22:50 »
Sa interesante mu duk kjo teme, por fatkeqesisht nuk mundem te lexoj asgje per efekt kohe. Me impresionoi me teper fakti qe jane aktivizuar edhe zeriste disi indiferente ndaj forumeve teologjike.
:perqafim te gjitheve

18
Teologjia / Disa thenje ateiste
« ne: 14-09-2009, 00:57:09 »
Pershendtje zeriste!  :)
I kam lexuar disa here keto shprehje, madje i kam lexuar edhe komentet qe i pasojne ato. Persa i perket ketyre shprehjeve do te thoja qe jo te gjitha ato mund te konsiderohen si shprehje ateiste pasi ka prej tyre qe nuk perjashtojne besimin dhe shume mire mund te ecin paralel me menyren e funksionimit te nje shoqerie besimtare. Si te tilla mund te jene theniet e meposhtme (pavaresisht nese thenesit e ketyre shprehjeve mund te kene qene ateiste te thekur kjo nuk perjashton faktin qe ato te nxjerrin prej goje edhe fjale qe nuk bien ne kundershtim me besimin, apo te cilat ne si besimtare te mos i perdorim apo te marrim mesim prej tyre):

Shumica e njerëzve parapëlqejnë më mirë të vdesin se sa të mendojnë; e në fakt ashtu dhe bëjnë.
  
— Bertrand Rasëll

Persa i perket "te menduarit" askush prej besimtareve nuk eshte kundra tij dhe asqe propagandon per lenien menjane te logjikes apo arsyes. Te menduarit, logjika njerezore apo te arsyetuarit ka nje vlere te veçante ne besimin Islam. Madje Allahu ne Kur'an (libri i shenjte i muslimaneve) e ngre lart te te menduarit duke i quajtur poseiduesit e kesaj cilesie me termin "te zotet e mendjes". Madje ka edhe thenie te te derguarit Muhamed te cilat i ftojne njerezit te meditojne rreth krijimit te tyre e te universit e rreth çeshtjeve te ndryshme duke e kosideruar kete si pjese te adhurimit qe i dedikohet Zotit te madheruar.

Thenia tjeter

Shiko nje here parashikimin e motit para se te lutesh te bjere shi.
-Mark Tuein

Mesazhi i kesaj shprehjeje eshte teper i thjeshte: pra qe gjerat ndodhin sipas nje ligji pak a shume te njohur prej nesh dhe jo mrekullisht, ose: per te arritur diçka duhet se pari te analizohen mire shkaqet, te realizohen kushtet dhe parapergatiten rrethanat per arritjen e nje suksesi, e pasi te plotesohen sa thame me lart nuk mbetet asgje tjeter vetem te perveshim menget per realizimin e qellimit e me pas ti mbeshtetemi Zotit tone duke iu lutur Atij per realizimin perfundimtar te qellimeve tona... Besoj se te gjitheve na ka ndodhur te jemi vetem nje milimeter larg realizimit te qellimit dhe si perfundim gjerat te jene permbysur e te mos ju realizohet ajo qe e konsideronit si te sigurte 100%, pikerisht per kete nevojitet edhe lutja.
Ti lutesh Zotit pa marre parasysh rrethanat eshte budallallek, ndersa te mos i lutesh duke pasur besim vetem tek vetja jote eshte mendjemadhesi.


Nese 50 milion njerez besojne nje absurditet, prape absurditet mbetet
Anatol Frans

S'ka besim te argumentoje per vertetesine e diçkaje duke u bazuar ne sasine e njerezve te tilet e konsiderojne ate si te vertete.



  
Tërë problemi me botën është se idiotët dhe fanatikët janë aq të sigurt ndaj vetes, ndërsa të mençurit plot me dyshime.
— Bertrand Rasëll

Të arsyetosh me dikë që ka braktisur arsyen, është si t'i japësh mjekim një të vdekuri.
   
— Tomas Pein


Nuk arrij ta kuptoj se çfare i ben ateiste keto thenie??!! hmmmmm:


Gjithçka ka shpjegim natyror. Hëna nuk është perëndi, por shkëmb i madh; dhe dielli një shkëmb i zjarrtë.
-Anaksagora

Edhe kjo thenie nuk bie aspak ne kundershtim me besimin Islam te cilin une perfaqesoj. Normalisht qe çdo gje ka nje shpjegim natyror pasi edhe Zoti ka vendosur ne kete bote ligje ne baze te te cilave funksionojne qeniet e gjalla dhe jo te gjalla, qe nga grimca e atomit e deri tek planetet me gjigande, ligje keto qe mes nesh njihen si ligje natyrore. Madje kjo thenie na hyn edhe ne pune ne si besimtare per t'iu argumentuar paganeve adhurues te trupave qiellor per besimin e tyre te pavertete.  :)

 
Feja është kryevepra e artit të stërvitjes së kafshëve, sepse stërvit njeriun në atë se çfarë duhet të mendojë.
   
— Artur Shopenauer

Nuk jam aspak dakord me çka pohon kjo thenie, pasi feja nuk stervit aspak njeriun ne ate se çfare duhet te mendoje por thjeshte fton njeriun ne permiresim te vazhdueshem te vetvetes duke pasur per qellim mbarevajtjen e marredhenieve ndershoqerore dhe arritjen e dashurise se Zotit te tij.




 A mund të jetë dikush shenjtor nëse zoti nuk ekziston? Ky është problemi konkret që kam sot. 

Shenjtorët duhen konsideruar gjithnjë fajtorë derisa të provohen të pafajshëm.
  
— Xhorxh Oruell


Nëse qétë e kuajt do të kishin duar të vizatonin, qétë do të vizatonin zota që ngjajnë me qé dhe kuajt zota që ngjajnë me kuaj.
  
— Ksenofani
Per theniet mesiperme nuk di çte them pasi ne fakt duket qe rrjedhin si pasoje e nje analize te fese se krishtere, pasi ne fene Islami nuk njihen dhe as qe eksistojne shenjtoret. Me e dukshme kjo gje duket ne shprehjen e fundit ku te lihet te kuptohet se njerezit adhurojne nje zot qe ka formen e tyre, pikerisht nje Zot si ai qe na ofrohet nga besimi i krishtere. Ne fakt jo rralle here njerez me intelekt te rralle kane braktisur besimin e krishtere (fatkeqesisht nuk e kane njohur islamin) duke kaluar ne ateizem, pikerisht pasi nuk kane arritur kurre ta kuptojne trinitetin dhe as adhurimin e nje zoti-njeri ashtu siç edhe predikohet nga krishterimi. 

Ndersa persa i perket disa shprehjeve te tjera as qe bashkohem me to persa i perket mesazhit qe percjellin, kjo vjen si pasoje e faktit qe une besoj ne Nje Zot i cili eshte Krijues i Universit dhe i çdo gjeje qe gjendet mbi sip e tokes, dhe pas gjithçkaje qe ndodh ne kete bote fshihet nje urtesi e cila jo rralle here na behet e njohur. Asgje ne keto bote nuk eshte produkt i rastesise pasi rastesia nuk prodhon persosmeri. Persosmeria eshte produkt i intelektit.

Pershendetje  :)





19
Pershendetje te gjitheve  :)

Duke naviguar hasa ne nje video persa i perket temes ne fjale...
 
Shikim te kendshem:


20
Teologjia / Pse jemi kundra "martesave gay"?
« ne: 08-08-2009, 23:07:23 »
Pse jam kundra "martesave gay"?

Nuk eshte aspak e lehte te flasesh per nje çeshtje te tille duke pasur parasysh qe ne ditet e sotme çdo gje qe ka te beje me shijet, prirjet, madje dhe morali futen ne grupin e koncepteve subjektive. Gjithsesi une do te sjell ne vijim arsyet pse une jam kundra nje martese te tille, por jo vetem kunder martesave por edhe bashkejetesave apo edhe nje marredhenieje afat shkrurter midis dy personave te te njejtes gjini. Por padyshim jam e mendimit qe martesa eshte e keqa me e madhe dhe nje marredhenia afat shkurter eshte e keqa me e vogel, por gjithsesi mbetet e keqe per mua.

Homoseksualiteti eshte nje terheqje seksuale kundrejt personave te te njejtes gjini.
Pare vetem ne kete kendveshtrim jam e mendimit qe jo çdo terheqje seksuale apo ndjenje dashurore kundrejt dikujt mund te jete e drejte (edhe pse realisht terheqja seksuale dhe ndjenjat dashurore jane mese njerezore) Pra fakti qe homoseksualet homoseksualizmin e tyre e pershkruajne thjeshte si ndjenje apo terheqje (pra duke perdorur dy terma qe hasen tek çdo qenie njerezore) nuk do te thote aspak qe kjo terheqje e tyre eshte normale ashtu siç jane normale keto ndjenja.
Une si fillim do te beja nje analize te shkurter te nje marredhenieje homoseksuale pa bere dallim nese eshte mes dy femrash apo dy meshkujsh edhe pse per mendimin tim keto dy raste ndryshojne shume nga njeri-tjetri.
Thuaj te gjitha qeniet e gjalla jane te krijuara ne çift, ku secili prej sekseve ka dallim nga seksi tjeter dhe jane si pjese plotesuese te njeri tjetrit kjo si pasoje e dallimeve fizike qe gjenden mes tyre.
E njejta gje ndodh edhe me ne njerezit: te cilet jemi te krijuar ne çift, ku mashkulli dhe femra karakterizohen nga tipare fizike dhe afeksion i ndersjellte. Pra te gjitha dallimet qe gjenden mes nje mashkulli dhe nje femre persa i perket ndertimit fizik te tyre (veçanerisht te sistemit te riprodhimit) tregojne per normalitetin e nje lidhjeje mashkull femer.
Nje marredhenie homoseksuale bie ndesh me vete ligjet fizio-biologjike te qenieve njerezore. Ne rastin e femrave kjo shfaqet me mungesen e shtatezanive gje e cila eshte jo vetem nje nevoje afektive por ka edhe pluset e saj ne aspektin biologjik: si pastrim te uteros, gjidhenia qe pason shtatezanine e cila pakeson rrezikun e kancerit te gjirit etj etj.
Ndersa tek meshkujt homoseksuale edhe pse jane me pak te dukshme pasojat negative ne aspektin fizik, nuk mund te leme pa permendur anen tjeter (ate emocionale)... nje mashkull i tille eshte i destinuar te mos behet baba. Pasi femijet jane produkt vetem i nje lidhjeje mashkull femer.
Automatikisht une jam kunder martesave te tilla per arsyen madhore pasi keto jane marredhenie sterile.
Le te imagjinojme per nje çast nese nje fenomen i tille do te kishte nje shtrirje me permasa te medha per te mos thene me permasa gjitheperfshirese.. .çdo te ndodhte valle??!!!
Kam pershtypjen qe ne kete rast askush nuk do te ishte dakord. Pasi pasojat do te ishin me te vertete katastrofale.
Sigurisht qe nje gje e tille eshte veshtire te ndodhe per te mos thene e pamundur... Kjo eshte edhe arsyeja pse disave prej nesh nuk i duket gje e keqe kjo marredhenie pasi ekuilibri ne kete rast vendoset nga ajo pale e shoqerise e cila nuk e praktikon kete te keqe. Une mendoj qe ne kete rast rregulli qe duhet te perdorim per te vleresuar nese nje fenomen eshte i keq apo jo duhet te jete: a demtohet shoqeria nese ky fenomen shtrihet ne permasa te gjera??!! Nese po, atehere ky fenomen eshte negativ, dhe duhet te ndalohet edhe ne permasa te vogla... se pastaj behet si puna e gramit qe kerkoi pak vend e me pas perzuri hardhine nga toka e saj...
Ne kete rast nuk mendoj aspak qe kjo ka te beje me thyerjen e te drejtave njerezore... e drejta e dikujt per te bere diçka te keqe eshte demtim dhe jo e drejte...

Duke e analizuar nje marredhenie te tille ne aspektin afektiv... kam pershtypjen qe ne jemi te prirur per tek seksi i kundert. Nje femer (karakteristikat e saj; femerore, e embel, e brishte, delikate) dashuron nje mashkull (karakteristikat e tij: i forte, mbrojtes, sigurues) duke pretenduar prej tij ato cilesi karakteriale te cilat jane kompesuese dhe plotesuese te cilesive te saj.
Nuk mundem ta imagjinoj dot nje marredhenie femer femer dhe as nje mashkull mashkull ne kete drejtim. Nuk e imagjinoj dot nje mashkull qe me perdridhet e lajkaton zerin sikurse edhe nje femer qe deshiron te jete si nje mashkull... 
Pra e permbledhur me pak fjale: nje shoqeri totalisht homoseksuale do te ishte nje shoqeri e deshtuar, prandaj le te mos i gjykojme si te drejta kerkesat homoseksuale duke "ngrene" ne kurriz te çifteve normale (mashkull femer) te cilet vendosin ekuilibrin e prishur prej tyre. Nje marredhenie homoseksuale eshte nje marredhenie sterile (sterilitet i zgjedhur ne menyre te vetedijshme) te ciles nuk mund ti jepet luksi i te pasurit femije nga ne te tjeret te cilet jemi çifte riprodhues... Prandaj duhet te jemi absolutisht kundra nje miratimit te nje ligji te tille ku si konseguence sterilet (qe vete e kane percaktuar fatin e tyre ne kete forme) do te mund te marrin femijet tane. Pasi kjo eshte e keqja me e madhe siç e permenda ne fillim...

Une e konsideroj homoseksualitetin si nje shthurje morale dhe jo si nje problem fizik apo anomali e pakorigjueshme. Ai eshte produkt i mendjeve te shthurura dhe i njerezve pasues te epsheve te tyre duke lene menjane çdo norme. Dikush behet homoseksual nga perversiteti qe e karakterizon dhe jo nga pamundesia per te qene heteroseksual.

21
Te lutem me shpjego nje pasazh te postimit tend, pasi kam deshire qe te kuptoj me qarte se c´deshiron te thuash apo se ku e ke fjalen:
"Une jam e mendimit qe nje veshje e tille nuk eshte aspak dhune mbi nje femer pasi çdokush prej nesh e merr vete vendimin nese e deshiron kete veshje apo jo, por perkundrazi ajo mundeson nje gjendje lirshmerie ndaj çdo shikimi, duke e çliruar femren nga komplekset absurte te inferioritetit..."
Pjesen e dyte te fjalise nuk e kuptoj dot nga kendveshtrimi yt. Nuk mundem. Per cilat komplekse absurde te inferioritetit behet fjale? Eshte pyetje e sinqerte e pa shejtanlleqe, sic ka thene edhe Lisa diku me siper.
Shume faleminderit per pergjigjen ne avance.
Emira  :perqafim

Pershendetje E mira  :)
...por perkundrazi ajo mundeson nje gjendje lirshmerie ndaj çdo shikimi...
Te vishesh ne nje menyre ku format e tua shnderrohen ne "te padukshme" te krijon nje gjendje lirshmerie ne levizje dhe veprime, duke mos pasur "frike" se gjate veprimeve te duken pjese te trupit te cilat do te terhiqnin ndonje shikim "te etur", i cili shkakton gjendje sikleti si konseguence e nje shikimi qe vazhdimisht te ndjek.

...duke e çliruar femren nga komplekset absurte te inferioritetit...

Kam pershtypjen qe ka femra te cilat jane pre e disa komplekseve te inferioritetit karshi femrave te tjera, komplekse keto te cilat vijne si pasoje e te menduarit jo te drejte qe fiziku ideal i nje femre eshte ai me nje raport perfekt te gjoksit, belit dhe vitheve, pak a shume ashtu siç na serviret sot ne ekrane (duke na bombarduar vazhdimisht me imazhe te tilla femerore), duke harruar qe bukuria nuk eshte aspak nje koncept objektiv. Duke pasur si misure nje trup femre ekrani eshte shume e thjeshte te biesh pre e mendimit te gabuar qe ti nuk je aspak e bukur pasi nuk ploteson standartet “alla Pamela Anderson”, dhe filanka qe i ploteson keto standarte eshte me e mire se ty. Si rrjedhoje nje femer e tille vetekrijon gjendje te ndere emocionale duke rene pre e ketyre komplekseve te inferioritetit (qe une i vleresoj si absurde, pasi me duken fare pa vend) gje e cila mund te sjell pasoja dhe ne jeten e saj personale si plogeshti, lenie pas dore, mbyllje ne vetvete dhe vetepengim per te shpalosur aftesite e saj ne nje fushe te caktuar.
Ne kete kontekst nje femer e mbuluar i sjell qetesi jo vetem vetes por edhe njerezve te tjere.
(Nese Pamela Anderson (nuk mendoj qe ajo eshte e bukur, por ishte e vetmi emer qe me erdhi nder mend  :))do te ishte e mbuluar do te mungonte i tille mall ne treg e media nuk do te mund te na bombardonte dot me imazhet e saj apo te femrave si ajo...
Realisht ky fenomen (i deshires per te qene fizikisht si keto palofemra)eshte me i prekshem ne moshen e adoleshences, le te mos flasim pastaj per pasojat qe sjell... duke filluar qe nga nderhyrjet kirurgjikale (rasti me i mire) e duke kaluar tek depresionet e thella... Zot na ruaj!
Per çdo sqarim tjeter di ku me gjen  :)  :perqafim

22
Teologjia / Pse jemi kundra "martesave gay"?
« ne: 06-08-2009, 23:20:54 »
Ti ke shume te drejte qe me ke cituar mua- te njejtin gabim kam bere edhe une- dhe kush e ndien qe kam gabuar le te me kritikoje.Ne kete rast kerkoj te falur qe kam folur per te gjithe.

Dua vec te theksoj qe une nuk jam gazetare, ndoshta do te mundohesha te mos gjeneralizoja ne shkrimet e mia, po jam e bindur se gjeneralizmat jane nje gracke ne te cilen cdokush mund te bjere pa pritur e pakujtuar.
Pastaj a gjindet dikush te me binde per te kunderten e asaj qe kam shkruar une mbi lirine dhe te drejtat e individit ne Shqiperi? Qe kur jane kompromiset dhe konsensusi specialitet i shqiptareve?

Arsyeja perse bera vetem citim pa asnje koment ishte sepse nuk doja te lija asnjevend per keqkuptim. Nga çka kam lexuar prej teje deri me tani me eshte krijuar pershtypja qe sado te te bezdise çthone te tjeret kunder teje arrin ne nje fare menyre te jesh objektive ne gjykim, prandaj dhe une e bera nje gje te tille duke pretenduar qe per ty do te jete thjeshte nje "keshille" e mire (e ne te vertete nuk kam gabuar).
Une mbeshtes shkrimin e pare kunder martesave gay.
J Topulli ka bere nje hyrje duke na percjelle reagimin e shoqerise tone, pasi ne te vertete keshtu ka qene, nje shumice shqiptaresh jane befasuar dhe trullosur nga nje projektligj i tille. Shkrimi vijon me nje varg arsyesh logjike e fetare te cilat qarte argumentojne pse nuk do te ishte e pranueshme nje martese e tille, arsye keto te cilat per mua jane mese te qendrueshme.
Te them te drejten kur kam menduar qe kjo martese mund te ligjerohet me eshte bere mishi kokrra kokrra dhe menjehere me vajti mendja tek femijet e mi: çdo kush qe lidhet ne kurore ka te drejte te adoptoje femije, nje e drejte kjo qe do tu jepej rrjedhimisht edhe çifteve homoseksuale.
Eh po Zot na ruaj. Dhe une kurre nuk do te doja qe femijet e mi ti afidoheshin dy homoseksualeve...
Tani do te doja te kaloja tek ata qe jane pro nje martese te tille:
Une vete gjykoj sipas ligjit: I uroj te tjereve ate qe do t'ia uroja dhe vetes time, e nuk do tia uroja te tjereve ate qe nuk ia uroj vetes. Ne kete kontekst me lind nje pyetje:
Sa problem do ta kishte nje person qe eshte pro martesave te tilla qe femija e tij te bente pjese ne kete grup?!
Dhe sa prob do ta kishte nese femijen e tij e bireson nje çift i tille?!
Se mos ajo pakice shqiptaresh qe eshte pro ketyre martesave ben pjese ne grupin: le ti bjere kujt ti bjere, kokes time te mos i bjere...  ;)
Ndersa persa i perket shkrimit tend une dhe me ty jam sh dakord. Por nese do te me duhej te gjykoja mes ketyre dy pergjithesimeve arrij ne perfundimin qe me "i tepruar" eshte pergjithesimi yt sesa ai i shkrimit te J.topullit...
Pasi 95% e shqiptareve nga sondazhet e bera kane qene kunder martesave gay. Ndersa raporti mes atyre qe dine te arrijne ne nje konsensus dhe atyre qe nuk mund ta arrijne kete padyshim qe eshte me i vogel.
çka kam shkruar nuk do te thote aspak qe une nuk bie ne gracken e pergjithesimeve qe ti permend me lart... madje mund te bie shpesh, por kjo bisede me terheq veshin te jem me e kujdesshme ne te ardhmen.  :)


23
Teologjia / Pse jemi kundra "martesave gay"?
« ne: 05-08-2009, 22:24:21 »
E urrej kur dikush shkruan ne emer te te gjitheve.

Liria e mendimit nuk ka tradite tek ne shqiptaret. As respektimi i te drejtes se tjetrit per te jetuar ashtu sic do ne se nuk cenon lirine dhe te drejtat e te tjereve. Ekstremet jane zgjidhja jone me e preferuar. Ne nuk njohim kompromise ose konsensus.

24
Teologjia / Pse jemi kundra "martesave gay"?
« ne: 04-08-2009, 23:32:52 »
Me pelqen pergjigja jote Emira ;)

E urrej kur dikush shkruan ne emer te te gjitheve.

Pershendetje qe te dy zeristeve. Une jam shume dakord me çka shkruan Emira por vetem ne rastin duke e marre kete fraze te shkeputur nga konteksti ne fjale. Ndersa persa i perket shkrimit, kam pershtypjen qe autori duhet te jete bazuar ne ndonje sondazh... edhe pse ka shqiptare te cilet mund te jene dakord me martesat gay realisht shumica e shqiptareve kane qene kundra dhe mohimi i diçkaje te tille do te ishte hedhje hi syve... Prandaj dhe brenda ketij konteksti, per mendimin tim nuk eshte aq e rende te flasesh me peremra te numurit shumes siç ka folur dhe autori i ketij teksti... 

25
Do te doja ta perbmlidhja miresine e pergjithshme te "fshehjes" se karakteristikave fizike te femres me ane te nje veshjeje modeste, duke mos dashur te hy thellesisht ne gjykimet fetare persa i perket mbuleses. Prandaj po cek vetem disa miresi tek te cilat kam arritur si pasoje e njohjeve te mia rreth kesaj praktike fetare.
Veshja karakteristike e nje femre muslimane eshte shprehje e modestise kundrejt Zotit te saj dhe kundrejt krijesave te tjera, pasi duke mbuluar karakteristikat e saj fizike (jo domosdoshmerisht te bukura, gjithsesi duhet pasur parasysh qe bukuria eshte relative) ajo nuk eshte aspak nje "sfide" per grupin tjeter femeror i cili mund te binte ne gjendjen "ah te isha dhe une si ajo", te kisha floket e dendur, apo te dredhura, rrumbullakesine e formave te saj, etj etj... gjithashtu mbulesa shmang deridiku "komplimentat" e çdokujt gjinie duke lehtesuar keshtu mosrenien ne llumin e mendjemadhesise (duke u ndjere me e bukur se te tjerat) aq me teper qe merita per karakteristikat fizike qe ajo posedon nuk eshte aspak e saj.
Gjithashtu mbulesa eshte nje sfide mes aftesive intelektuale dhe karakteristikave fizike ne rastin kur behet fjale per te qene sa me objektiv ne gjykimin e femres ne vendin e saj te punes.
Mbulesa ul rendesine e formes duke ngritur lart permbajtjen... kam mendimin qe gjithsecilit prej nesh do ti pelqente me shume nese dikush do ta vleresonte per ate qe eshte e jo per bukurine fizike.
Gjithashtu nje veshtje e tille do te minimizonte "pabarazine" fizike duke i dhene çdokujt te drejten te shprehe aftesite e tij ne nje fushe te caktuar dhe te sfidohet nga ai qe me te vertete eshte me i afte e jo ne baze te rregullit: "fiton ti per rrumbullakesine qe te karakterizon"
Pra kjo veshje ne marredheniet tona ndernjerezore luan nje rol me te vertete fisnik duke ngritur shpirteroren mbi materialen...
Une jam e mendimit qe nje veshje e tille nuk eshte aspak dhune mbi nje femer pasi çdokush prej nesh e merr vete vendimin nese e deshiron kete veshje apo jo, por perkundrazi ajo mundeson nje gjendje lirshmerie ndaj çdo shikimi, duke e çliruar femren nga komplekset absurte te inferioritetit...
Gjithçka qe kam shkruar jane rezultat i nje analize te thjeshte qe kam bere duke u bazuar ne perditshmerine...     

Faqe: [1] 2 3 4 5 6 7