Profile of dreamm

×

Permbledhja

dreamm Stafi

Stats for dreamm
Posts:   12100 (2.398 per day)
Data e regjistrimit:   31-08-2007, 12:43:21
Last Active:   24-01-2014, 14:25:40
Gjinia:   Femer
Age:  
Offline Offline

Messages - dreamm

1
......... Somewhere Only We Know

Keane - Somewhere Only We Know

2
Café Zerion ツ / Ideja juaj e castit
« ne: 31-12-2013, 13:27:46 »
.........kjo, per arsyen se i pelqej shume keta rreshta, e mund ti kem shkruar shuume shpesh keto vite neper kete forum :)

Në mundsh  

Ne mundsh te ruash arsyen kur bota humbet fillin
e fajin ty ta hedh dhe vetes ti besosh,
sa here te ty dyshojne e s'te perfillin,
por edhe dyshimet drejte t'i gjykosh........

ne mundsh te rrish ne pritje nga pritja palodhur,
a kur t'urrejne urrejtje mos t'ushqesh,
madje ndaj shpifjeve te rrish pa folur,
me thjeshtesi me to pa rene ndesh......

ne mundsh t'mendosh por jo gjer ne shkaterrim,
t'enderrosh por jo si rob enderrimesh.
dhe ti t'i trajtosh nje lloj e pa dallim,
ngadhnjimin e shpartallimin,burim mashtrimesh....

ne durofsh dot qe thenjet e tua te drejta
ne kurthe trutharet kopuket te t'i kthejne,
t'i shohesh te thyera gjerat me te shtrenjta
e prap t'i ndertosh me vegla qe nuk vlejne

ne mundsh fitoret qe ke korrur t'i flijosh,
si ne kumar me nje te vetme loje,
te rrezikosh e prap t'ja fillosh dhe
humbjen kurre te mos e zesh me goje.....

ne i detyrofsh dot muskul nerv dhe puls e zemer,
te te sherbejne edhe kur gjithcka duket e kote.
e te qendrosh kur ske asgje vec vullnetit,
qe vec nje fjale "qendro" gjithnje te thote...

ne mundsh te flasesh me maskarenj, por nderin tend te ruash
a t'ecesh perkrah mbretit pa krenari qe te verbon...
nese armiku apo miku s'te bejne dot te vuash
dhe gjithkend e cmon, por vec sa meriton

ne mundsh t'i mbushesh ti minutat
qe te renda me veprat qe peshojne
dije dhe mos ke asnje dyshim,
se e jotja do jete bota me cka mbrenda
dhe BURRE do t'jesh o biri im.


Joseph Rudyard Kipling
....e te interpretuara nga i madhi Mirush Kabashi, marrin nje kuptim te dyfishte...

Mirush Kabashi reciton poezine: Ne Mundsh

Ju pershendes, e nje vit te shendetshem e te mbare neper shtepite tuaja. :)  :perqafim

3
Café Zerion ツ / Pershendetje me kenge
« ne: 31-12-2013, 13:18:58 »
Per gjithe te afermit, te njohurit e miqte e mi...kudo neper bote!!

Avicii - Hey Brother (Official Video)

5
Zëri Letrar / Rreshta te perzgjedhur... :)
« ne: 29-12-2013, 12:53:14 »
'' Lamtumirë '' - Robert Burns

E dashur, lëri orët e ndarjes të pikojnë vetminë mbi ne,
le të numërojmë çastet e humbura të vetëm
dhe shpirtrat le ta kuptojnë nëse gjetën
tek njeri-tjetri ndonjëherë strehë..

...Pra, le të endet dhimbja në shpirtrat tanë egoist,
le të thyhet amalgami i fundit që na bashkon !
Ti mos qesh kur të më shohësh duke qarë si femijë
sepse dashuria e patrembur burrërine e rrëzon !

Lamtumirë...lamtumi rë e dashur
tani pas po shkoj të numëroj orët e lumtura bashkë
po shkoj të numëroj puthjet e përmalluara
kohën time askush nuk do ta vras !

Veç ca puthje do vjedh për buzët e dëshpëruara
...Sigurisht ti në një zjarr tjetër je duke u ngrohur
në një zjarr përkedhelish që trupin ta ftoh
por gjithsesi unë të fal, të fal kur ti mizorisht vetveten lëndon

Heshtja le ti thyejë dyert e harrimit
që kujtimet me ty mos ti harroj asnjëherë...
Me uisky le të dehem ta pi vetminë e gjatë
Të çirrem, të ulëras, të mallkoj.....Lamtumi rë prapë...

6
Letersia Boterore / Shkrime të shkëputura!
« ne: 29-12-2013, 12:44:42 »
Lermëni!
Mos më ndaloni më kot.
Gënjej Ose jo,
i paqetë jam në çdo anë.
Vështroni: Yjeve prapë ua prenë kokat
dhe qielli u përgjak si kasaphanë.
Ej, ju! Qiell!
Hiqni kasketën!
Po shkoj unë.
Zbrazëtirë:
Gjithësia fle
Duke mbështetur mbi pëllëmbë
veshin me sklepa yjesh të ndyrë.

(V. Majakovski)

7
Letrarët e rinj / Daniel Gazulli
« ne: 29-12-2013, 12:42:43 »
PUTHMË DHE NJË HERË

Ç'je tretë në mendime,
e dashuna ime?
Gazin në cep të buzëve
çfarë ta miklon?
Merr një tulipan
dhe hidhe në ujëvarë,
të kthehen valët n' ylber
e t'i japin dritë vështrimit tand.
Sonte i kuq perëndimi ish.
E zjarrtë nata do të jetë.
Kokën struk në gjoksin tim,
prehje të ambël do të gjesh.
Ç'je tretë në mendime,
e mira ime?
Puthmë dhe një herë
në do të flesh.

8
Letrarët e rinj / Daniel Gazulli
« ne: 29-12-2013, 12:41:56 »
PËRSËRI NESËR

Sa herë mëngjeseve dëgjoj të qeshunen tande,
them, kushedi ç’gushëkuqë po cicërijnë në shpirtin e saj,
dhe ndjej
se si fëshfërim’ e fustanit tek çapit rrugës, i ngjan
puthjes së gjethëve të porsaçelun kur i flladitë era;
ai fllad arrin deri tek unë
bashkë me kaltërsinë foshnjore të syve të përlotun gëzimit,
ndërsa dridhmat që sikur vijnë nga thellësi e tokës si vibracione violine,
ndalen në buzëqeshjen time si vesa që rrëshqet në zemër të lulës
në mëngjes, kur ende të pjerrta janë rrezet e diellit.
Kurrë s’i desha ma shumë valët eterike të kthyeme në tiguj
aq sa, një ditë të mos m’ arrijnë, lutem,
le të më sjellin fjalë zemrake – mjaft të griset heshtja,
të dëgjoj symbyllë zanin e dridhëshëm tek lodron
si shkëndijat mbi brymë kur mbi te bie drita e hanës
e të zhytem i tani në një ekstazë pa kohë e hapsinë,
e ashtu të harrohem.
Kur telefonin mbyll,
më duket sikur gjithçka tretet në një re gri,
si në një darkë të gëzueshme miqësh kur bie heshtja,
dhe ndjej cepin e buzës të më dridhet
e papritë e ftohtë bahet era, e gjethet bien,
si në një fund vjeshte, por them,
jo jo, dallendyshet do të kthehen,
e nesër e përsëri
gushëkuqët do të cicërijnë në zanin e saj të dridhëshëm.

9
Letrarët e rinj / Daniel Gazulli
« ne: 29-12-2013, 12:41:27 »
Me një kangë në buzë
ec rrugës së porsazgjueme
tue shkue
në takimin me të papritunat e ditës
dhe shpresë se mes të papritunave
do të jetë qielli i përmbysun i synit tand.

10
Letrarët e rinj / Daniel Gazulli
« ne: 29-12-2013, 12:40:59 »
Nate

Natë.
Bie shi.
Errësina ka ndehë
pushtetin e saj mbi qytet.
Në shpirtin tim
–diell,
që ndrin tejembanë
një andërr të magjishme,
atje larg …
larg ……….


11
Zëri Letrar / Rreshta te perzgjedhur... :)
« ne: 29-12-2013, 12:30:41 »
Aty, mes asaj nate,
ku s'ka një yll të ndrijë,
Në skutën ku e vdekur gjithçka ngjason tani,
Shpirti ndien akoma diçka të regëtijë...
Je ti, kujtim i shenjtë, që fle,
Je ti, je ti!

Viktor Hygo

13
Zëri Letrar / Rreshta te perzgjedhur... :)
« ne: 29-12-2013, 12:27:04 »
Atje, pertej idese
Te se mires e se keqes,
Gjendet nje fushe.
Do te takohemi atje.

Jelaluddin Rumi

14
Zëri Letrar / Rreshta te perzgjedhur... :)
« ne: 29-12-2013, 12:23:58 »
Nuk ishte dita ime.
As java ime.
As muaji im.
As viti im.
As jeta ime.
Ta hajë dreqi !!!

Charles Bukowski

16
Café Zerion ツ / Pershendetje me kenge
« ne: 29-12-2013, 12:18:53 »
Kingu  :)

4 Non Blondes - What's Up

19
Zëri Letrar / Rreshta te perzgjedhur... :)
« ne: 28-12-2013, 20:14:59 »
"Kam shijen tende nen lekure"

Kam shijen tënde nën lekurë.
Nëpër flokë
gishtërinj
pas veshëve
dhe në kërthizë.

Ka pemë në kokën time të gjumi
tmbuluar prej gjethesh të vockla.
Erdhe dëborë në orët e drekës.
Të më godasin.
Dhe mbyll sytë
që të mos i has.

Kam aromën tënde në frymëmarrje.
Të ndjej tek rrëshqet brenda meje
mes përmes kraharorit
në mushkëri
dhe nëpër gjak.
Ndërsa vrapon
drejt zemrës.

Ka pikla shiu në kujtimet e mia për ty.
Të freskëta
si heshtja pas rrapëllimave
dhe pasqyra e lumit
mëngjese.

Kam emrin tënd brenda meje,
dhe sytë me fijëza drite.
Vështrimin e thellë
ku gjej vetveten.

Zhveshur,
prej mëkatit.


 Charles Baudelaire

20
Café Zerion ツ / Kënga që po dëgjoj
« ne: 25-12-2013, 14:57:17 »
"Now We Are Free" - Gladiator theme -

21
Letersia Boterore / Shkrime të shkëputura!
« ne: 25-12-2013, 14:51:54 »
"Shohim ngjyrat dhe mendojme vetem per te bardhen e te zezen."

(Stephen Littleword)

22
Café Zerion ツ / Ideja juaj e castit
« ne: 25-12-2013, 14:49:30 »
Kalova një herë nga stacioni. Ndoshta dëshiroja të nisesha. Ose të ëndërroja që dikush do të vinte.

Stefano Benni

23
Café Zerion ツ / Përshëndetje për...
« ne: 24-12-2013, 14:03:13 »
......te gjithe!!

"Merry Christmas"
ppl. :pafshim :pafshim

Faqe: [1] 2 3 4 5 6 ... 1620