Profile of thjeshtesia

×

Permbledhja

thjeshtesia Zërist

Stats for thjeshtesia
Posts:   28 (0.005 per day)
Personal Text:   Verdana
Vendndodhja:   Nje nga kryeqytet me te bukura ne europe
Data e regjistrimit:   24-12-2004, 06:05:10
Last Active:   11-05-2006, 10:12:53
Gjinia:   Femer
Age:   34
Offline Offline

Messages - thjeshtesia

1
Ndjenja / : Si eshte...
« ne: 04-02-2005, 06:26:48 »
Gjumashi, shume interesant ky shkrimi juaj. me pelqejne mendimet e tua te pergezoj.

me respekt,

eri.



2
Teknologji Moderne / : Informacion per te paralizuarit
« ne: 04-01-2005, 20:01:21 »
E perkthyer ne shqip


Operacion I paralizes trazon shprese ne Kine
Posted on Fri, Jun. 11, 2004 (E publikuar  te Premten me 11 Qershor 2004)
BY TIM JOHNSON Knight Ridder News Service (Nga Tim Johnson)
MEDICINE (Mjek)

Pacientet e paralizuar  po ngjallin shpresa tek mjekseia kineze e cila perdor qeliza te embionit te kurojne demtimet e shtyllez kurrizore.  Por disa doktore nuk jane te sigurt per proceduren.


 Mjeku neurolg Huang Hongyun I cili jeton ne Beijing to Kines, thote se kjo metode punon duke perdorur qeliza nga embionet per te trajtuar te paralizuarit dhe sisteme te tjera nervore.

Huang eshte duke shkaktuar nje trazim te vertete ne rrethin e mjekesise..  Shume shkencetare amerikane dhe kerkues shkencore kane dyshime rreth cfare ai eshte duke bere.  Por me qindra familje te paralizuarve (paraplegics) nga SHBA, Japonia, Singapori dhe vende te tjera jane vene ne radhe te sjellein njerezit e tyre te dashur ne Beijing per nje operacion eksperimental, I cili mund te jete ne gjendje te ndihmoje pacientet te mund te ulen vete pa ndfihmen e askujt, ose te jene ne gjendje te mbajne nje filxhan, ose te mberthejne kopsat e kemishes.

Huang eshte nje nga qindra kerkuesit shkencore qe po shkaterron  idene shume shekullore te botes qe thote se paraliza eshte e perhereshme, e pasheueshme.

Ndersa administrate e Bushit ne menyre te mprehte ka kufizuar kerkimet shkencore brenda sistemit te qelizave te embrionit, duke prere keshtu etiken morale dhe consideraten, por vende si Kina po bejne ne menyre agresive kerkime shkencore ne kete fushe.

Huang eshte 48 vjet, dhe po mer lloje te ndryshme te qelizave nervore te ebrioneve, I kultivon ato dhe I transplaton ne pacientet qe kane demtime ne shtylle kurrizore  ose ne sisteme te tjera nervore qe kane crregullime.  Ne me pak se dy vjet ai ka bere afersisht 450 operacione.  Me shume se 1000 njerez jane ne listat e pritjes.

"Une isha I befasuar".  Ata nuk kishin paciente qe ishin teresisht te paralizuar dhe pastaj ngrihen ne kembe dhe ecin, por atje kishte njerez qe nuk ishin ne gjendje te mbajne ndonje gje ne dore, dhe pastaj mbas operacionit ata ishin ne gjendje te mbanin gjera ne dore, tha dr.Paul Cooper i cili eshte ekspert kirurg i shtylles kurrizore ne Universitetin e New York, Shkolla e Mjekesise

HIGH PROFILE (profil I larte)

Kerkimesh shkencore per trajtimin e paralizes ne nje kryqezim te nje shkalle te larte, pjeserisht nga paraliza e aktorit Christopher Reeve, I cili u rezua nga kali ne vitin 1995. Si nje quadriplegic, actori I filmit Supperman eshte bere nje force e madhe mbeshtetese per kerkimesh shkencore.

Reeve fajeson organizatat kerkimore te amerikes per kerkime te ngadalta, mungese fondesh dhe rezistence te companive  farmaceutike per deshtimet per te bere me shume per demtimet e shtylles kurrizore.  Duke degjuar Reeve, shume prej 250,000 paraplegics in USA ndjejne zemerimin e tyre duke pare qe mjekesia eshte duke bere kaq pak

Procedura e Huang eshte shperndare ne Internet duke ju dhene shprese te paralizuarve (paraplegics) dhe atyre me te tjera sisteme nervore me probleme, sic eshte (amyotrophic) nje lloj skleroze.  Huang ka operuar 28 paciente jo kineze.


"Kirurgu im vjen ne dhomen time, rreth 30 dite pas demtimit tim, te me tregonte qe une nuk mund te ecja me kurre perseri. Thote Don Debolt nga Stewardson, I cili erdhi te operohej nga dr. Huang.  Debolt kishte thyer qafen nje park me 1994 ne Missouri, tha qe edhe permiresimi me I vogel do te bente dhe  ndryshim shume te madh ne jeten time.  Ai eshte 52 vjec, dhe thoshte une dua te leviz kember e mia gjate nates, te hap nje soda (pije ne teneqe), tem und t eve letrat ne printer te kompjuterit, gjera keto qe njerezit I marrin per asgje.

 

"Une gjeta qindra e qindra njerez qe me pyesnin mua, "duhet te shkoj une ne Bejing tani?" Une them ata duhet te presin" tha doctor Wise Young, neurology ne Universitetin e New Jersey, I cili ka vezhguar punen qe ka bere doctor Huang.  " Por eshte nja padurueshmeri.  Kur ju jeni nje quadriplegic (kjo eshte gjuhe mjekesore), nje vit eshte nje pafundesi

UNUSUAL TECHNIQUE ( teknike e pazakonshme)

 Dr.Yang ka thene ne nje interviste se teknika e Huang eshte  e pa zakonshme dhe sic duket nuk eshte e dhimbshme  si dhe sjell permiresime modeste ne funksionimin e ndjenjave.  Asnje njeri tjeter ne bote nuk mund ta beje kete qe ben Dr Huang.

Dr Huang I ndan qelizat e quajtura (OEG) nga embrionet e deshtuara gjate pjeses se dyte te shtatezanise.

Qelizat e OEG gjenden ne uren e hundes ne fillim te trurit.  Keto jane te vetmet qeliza nervore ne trup qe rigjenerohen gjate jetes.  Qelizat e OEG te embrionit jane me efektive se ato te te rriturve.

 Huang dhe grupi I tij rritin qelizat OEG te embrionite ne kultivim, dhe pastaj bejne trasnplantimin e mijra qelizave shume pak poshte she siper vendit te demtuar ne shtyllen kurrizore.  Dy ose tre dite pas operacionit, shume paciente te paralizuar rifitojne disa ndjdenja dhe levizje.

Dr. Huang thote se eshe shume e veshtire per t'u shpjeguar.  Eshte shume e shpejte per rigjenerimin e nervave.  Ka disa mekanizma…… "une nuk e di pse kjo punon, por kjo I ndihmon pacientet.

Ne Portugali dhe Australi kerkuesit shkencore po testojne perdorimin e qelizave te quajtur OEG nga pacientet, I kultivojne ato dhe I transplatojne perseri ato tek pacientet.


"Me pare une nuk kasha ndjenja ne krahet e mi nga berrylat e poshte.  Tani une kam njenja ne te dy krahet dhe duart e mia, ka thene Leo Per Hallan, I cili iu nenshtrua operacioni eksperimental ne Beijing ne Prill.

Dr. Huang thote se disa paraplegics u eshte permiresuar ne menyre te kufizuar funksionimi seksual.

Grupi I Ketij doktori ka kuruar dyzina me paciente qe vuanin nga ALS, dhe lloje te ndryshme sklerozash dhe te tjera sisteme nervore me transplatimin e qelizave OEG.

Me pare burri im fliste, ose pinte me shume veshtiresi, por pas operacionit ai mund t'I beje te gjitha keto.  Vetem nje dite pas operacionit ai mundi te ruante veten e vet, tha gruaja e 76-vjecarit Robert Shohan.

Huang ka mbrojtur specializimin ne Rutgers ne vitin 1990. duket pak si ishperndare nga pyetjet rreth etikes per perdorimin e embrioneve, e cila eshte shperndare per praktike ne gjithe Kinen, por ai nuk  sheh ndonje problem me kete. Qeveria Kinize mbeshtet dhe I frymezon kerkimet shkencore mjekesore.  Keto kerkime po rriten me shpejtesi dhe ne vecanti ne sistemin e qelizave.


 Disa kerkime nuk jane puplikuar ne respect te gazetareve shkencore sepse kerkusit shkencore si Huang dhe grupi I tij nuk kane bere nje exzaminim te sakte mjekesor


Deri sa te behet nje ekzaminim I tille. Mund te kete dyshime per proceduren e dr.Huang, edhe pse avantazhet jane raportuar gjithandej, si p'sh Miami Project kohet e findit ka zbuluar qe mbrojta e qelizave nga sistemet e dyta nervore mund te ndihmoje demtimet e shtylles kurrizore.

Pacientet e Huang thone se ata kane perfituar nga operacini I cili kushton $20,000 per njerezit jashte Kines dhe $6,000 per kinezet.


3
Teknologji Moderne / Informacion per te paralizuarit
« ne: 04-01-2005, 20:00:34 »
Ky artikull eshet per nje operacion te paralizes ne kine. Gjithashtu ehset e perkthyer ne shqip me poshte.


Paralysis surgeon stirs hope in China
Posted on Fri, Jun. 11, 2004
BY TIM JOHNSON Knight Ridder News Service
MEDICINE

Paralyzed patients are flocking to a Chinese surgeon who uses fetal cells to treat spinal cord injuries. But some doctors are unsure of the procedure.

DR. HUANG HONGYUN,
neurosurgeon

BEIJING -- Strolling briskly through the dim halls of Chaoyang Hospital, neurosurgeon Huang Hongyun says his pioneering medical work using fetal cells to treat paralysis and other nervous system ailments is swamping him with attention.

The cellphone jangles. Lecture invitations mount. E-mails pour in from around the world.

Huang is causing a stir in medical circles. Many U.S. scientists and researchers have qualms about what he's doing. But hundreds of families of paraplegics from the United States, Japan, Singapore and elsewhere are lining up to bring loved ones to Beijing for an experimental operation that may be able to help patients sit up by themselves. Or hold a cup. Or button a shirt. Or sweat below their necks.

Huang is one of a handful of researchers around the world shattering the centuries-old idea that paralysis is irreversible.

While the Bush administration sharply limits research into embryonic stem cell and fetal tissue, citing moral and ethical considerations, nations such as China are aggressively delving into such research.

Huang, a 48-year-old with an easy smile, is taking certain kinds of fetal nerve cells, culturing them and transplanting them into patients with spinal cord injuries or other nervous system disorders. In little more than two years, he's done the operation nearly 450 times. More than 1,000 people are on waiting lists.

''I was bowled over. They didn't have patients who were totally paralyzed and then get up and walk. But there were people who couldn't hold objects, and then they could after [the operation],'' said Dr. Paul Cooper, a spinal surgery expert at New York University School of Medicine.

HIGH PROFILE

The search for a treatment for paralysis is at a high-profile juncture, partly because of Christopher Reeve, the actor paralyzed after being thrown from a horse in 1995. As a quadriplegic, the strapping actor in the Superman movies has become a forceful advocate for daring research.

Reeve blames a sluggish U.S. research establishment, lack of funding and resistance from drug companies for failure to do more for spinal cord injuries. Listening to Reeve, many of the 250,000 or so paraplegics in the United States felt their anger catalyze over the medical view that little can be done.

''My surgeons made it a point to come in my room, after about 30 days of injury, to tell me I would never walk again. There was no encouragement. It was just flat: You will never walk again,'' said Don Debolt of Stewardson, Ill., who came to Beijing to be operated on by Huang.

Debolt, who broke his neck at a water park in Missouri in 1994, said any improvement would make a huge difference.

Debolt, 52, said he wants to move his legs at night, open a can of soda, load a paper tray of a computer printer, ``things most people take for granted.''

Word of Huang's procedure has spread through the Internet, giving hope to paraplegics and those with other nervous system disorders, such as amyotrophic lateral sclerosis (ALS). So far, Huang has operated on 28 non-Chinese patients.

'I get hundreds and hundreds of people who ask me, `Should I go to Beijing now?' I say they should wait,'' said Dr. Wise Young, a neuroscientist at Rutgers University in New Jersey who has observed Huang's work. ``But there is desperation. When you are a quadriplegic, a year is an eternity.''

UNUSUAL TECHNIQUE

Even so, Young said in a telephone interview, Huang's technique is unusual, apparently not harmful and brings ''modest'' improvement in motor and sensory functions.

''There's no one else in the world doing this,'' Young said.

Huang extracts cells called olfactory ensheathing glial (OEG) cells, from fetuses aborted during the second trimester of pregnancy.

The OEG cells, found above the bridge of the nose at the base of the brain, are the only nerve cells in the body that regenerate throughout life. Fetal OEG cells are more potent than those from adults.

Huang and his team grow more fetal OEG cells in a culture, then transplant about a million of them slightly above and below the injured part of the spine. Two or three days after the operation, many paralyzed patients regain some sensation and movement.

''It's very hard to explain. It's too fast, too quick [for nerve regeneration],'' Huang said. ``There is some mechanism. . . . I don't know why it works. [But] it helps patients.''

In Portugal and Australia, researchers are also testing use of OEG cells on spinal-cord patients, reporting positive results. Researchers in both countries are extracting OEG cells from the patient, culturing them and transplanting them back.

TRIALS URGED

Some U.S. spinal cord experts, including critics and supporters of Huang's work, are troubled that he's plunged into widespread clinical use. They urge trials.

Dr. Barth A. Green, one of the leading U.S. spinal cord injury experts, said desperation sometimes leads U.S. patients to ''discard good medical advice and common sense'' in looking for treatment abroad.

''They often fly off in the wild blue yonder seeking care and a cure,'' said Green, the president of The Miami Project to Cure Paralysis, a spinal-cord injury research center. He noted that the actor Steve McQueen flew to Mexico in 1980 for a dose of apricot pits before succumbing to cancer.

Huang's patients dispute that they're acting rashly, saying they've benefited from the surgery, which costs $20,000 for foreigners and about $6,000 for Chinese.

''Before, I had no sensation in my arms from my armpits down. I now have sensation in both arms down to my hands,'' said Leo Per Hallan, a South Dakota man who underwent the experimental surgery in Beijing in April.

Huang said a few paraplegics have recovered limited sexual function.

His team has also treated dozens of patients suffering from ALS, multiple sclerosis and other nervous system ailments by transplanting OEG cells through holes in the skull.

''My husband's tremors ceased the day after surgery. He could shave by himself. He was ecstatic,'' said Toni Shoham, of Granby, Conn., whose 76-year-old husband, Robert, underwent treatment for ALS in Beijing about a month ago. ``My husband could barely talk, swallow or drink. Now he can do all of that.''

Huang, who did post-graduate work at Rutgers in the late 1990s, looked a little puzzled at a query about the ethics of fetal tissue use, a widespread practice in China, saying he saw no problem with it. Chinese government support for novel medical research is growing quickly, especially in stem cells, a largely unregulated field.

Some findings haven't been published in respected scientific journals because researchers -- like Huang and his team -- haven't conducted rigorous clinical trials.

Until such trials are done, doubt may enshroud Huang's procedure, even as advances are reported elsewhere, such as The Miami Project's recent discovery that insulating cells from the peripheral nervous system might help spinal cord injury.

4
Folklori Shqiptar / : Eposi i shqipetareve/ kreshniket
« ne: 04-01-2005, 19:45:49 »
Rozafa ne Shkoder

[attachment[/attachment]

5
Zeri.tech / : Hakerohet Shekulli
« ne: 04-01-2005, 19:24:02 »
Shume faleminderit per pergjigjen tuaj. Kalofshi sa me kendshem.

6
Zeri.tech / : Hakerohet Shekulli
« ne: 04-01-2005, 19:14:54 »
Doni eshet e sakte kjo adresa?
sepse nuk po me hapet. Flm

7
Folklori Shqiptar / : Eposi i shqipetareve/ kreshniket
« ne: 04-01-2005, 18:10:43 »
Të dhënat e zhvillimit të përgjithshëm kulturor të shqiptarëve tregojnë se eposi verior është krijuar në një periudhë zhvillimi divergjent. Kjo është periudha e ndarjes më të madhe etno-krahinore të viseve shqiptare (Gegëri e Toskëri) - fakti është se nuk gjenden gjurmë të eposit në jug të Shkumbinit. Kjo është periudha e ndarjes së polifonisë në jug prej homofonisë në veri. Kjo është periudha e rotacizmit në jug dhe e nazalitetit në veri. Kjo është periudha e ruajtjes së a-së në gegërishte dhe e kthimit të saj në "ë" në toskërishte. Nga pikëpamja kulturore eposi ka lindur në kohën kur u vërtetuan ndryshimet më të rëndësishme dydegëshe të kulturës shqiptare - gege dhe toske. Kjo nuk do të thotë se eposi është një traditë e mbyllur folklorike në veri. Ka shumë të dhëna që provojnë se cikli verior nuk është aq verior, sa të mbetet i vetëveçuar. Motive themelore të tij gjenden të zhvilluara në folklorin e viseve jugore në formën e rrëfimeve, përrallave apo legjendave.
Nga pikëpamja historike, eposi nuk mund të lindë në çdo kohë dhe nga çdo ngjarje. Vetë eposi shqiptar sundohet fund e krye nga konflikti i bartësve të tij me popullsinë e ardhur në Ballkan, mban vulën e dyndjeve sllave. Eposi shqiptar e përjashton krijimin qysh në kontaktet e para me popullsinë e ardhur, duke paralajmëruar audiencën se të tjera gjëra ndodhnin "kur kem'pas'besë me krajli". Nga një kërkim në një mënyrë pak tendencioze mund të hetohen edhe të dhëna që shfaqen si dëshmi të një rreziku që vjen nga deti dhe që në nënshtrat mund të lidhet edhe me jehonën e një kohe të pushtimeve romake. Këto fakte e arsyetime lejojnë të mbrohet mendimi se në epos, pavarësisht nga karakteri i tij shumështresor, megjithatë, ekziston një "kohë e parë". Ajo përkon me shek. 7-8-të, kur ndodhin proceset më të rëndësishme divergjente të brendshme në kulturën etnike, kur vërtetohen shndërrime cilësore kulturore, si kalimi nga ilirishtja tek shqipja, konsolidimi i dy koineve gege dhe toske (në vend të të folmeve të ngushta të fiseve). Ky proces divergjence ishte përparimtar, sepse, duke ndarë koinenë kulturore veriore nga ajo jugore, zhvilloi konvergjencën brenda tyre, njësoj si kishte ndodhur në antikitet me katër dialektet e greqishtes. Pikërisht në këtë periudhë vendësit përballen me dyndjet sllave në Ballkan dhe njohin pak nga pak karakterin ekspansiv të tyre.
Edhe të dhënat rreth nocionit të një hapësire mitologjike në epos janë favorizuese për kushtëzimin e burimit të tij me periudhën e këtyre shndërrimeve të mëdha. Nëse studiuesi do të vihej në kërkim të një "habitat-i" prehistorik të botës së personazheve dhe ngjarjeve të eposit, të një "atdheu shpirtëror", të një "patria poesis", kjo do të gjendej në kultin e dheut të të parëve, në mitin e vendlindjes, në shenjtërimin e bjeshkës, në hyjnizimin e dheut, në atë kuptim që gjermanët e përdorin këtë fjalë kur thonë "land". Ndonëse të kufizuara, në epos ka të dhëna të tilla me karakter etnoveçues, që gjenden të trashëguara në botën shpirtërore shqiptare. Këto fillojnë me dallimin "të vetët - të tjerët", që është nga shenjat më të hershme të ndërgjegjes së bashkësisë. Ka të ngjarë që në opozicionin "kreshnikë - shkje" është po ai opozicion që gjendej tek grekët e vjetër në formën "helenë - barbarë". Ndonëse më shumë mund të flitet për një nocion landi, vendlindjeje, për një Itakë shqiptare, sikurse është Moreja tek arbëreshët (në këngët historike, se për një hapësirë të përcaktuar qartë, prapë vetëdija e një atdheu që i bën bartësit e eposit të ndihen mes tyre "të vetët" del aty-këtu. Eshtë me vend të kujtohet se edhe në eposin antik helen kishte dy kuptime mbi atdheun: Odiseu ishte bir i Eladhës, por ai nuk gjen prehje pa mbërritur "atdheun e ngushtë", Itakën.
Dëshmitë e pranisë së kulturave të vjetra antike në lëndën shqiptare, sidomos të kulturës greko-romake, janë edhe dëshmi hershmërie dhe fqinjësie prej antikitetit. Lamberci argumenton se në eposin verior ka "mbi 40 tema të ngjashme" me ato të këngëve akritike. Zgjedhja e Mujit ("a don forcë a don gja") është si zgjedhja e Heraklitit. Në një këngë të njohur shqiptare Omeri i vogël duhet të lirojë "babë e axhë" nga burgu, sikurse Armuropulos (Armuri i vogël) tek këngët akritike. Këto gjurmë janë inkurajuese për të shkuar drejt përfundimit se eposi shqiptar, i mbiquajtur "cikli verior", duke e parë në lidhjet e tij artistike me gjithë folklorin e vendit, nuk është dhe aq verior dhe i kufizuar sa është paraqitur nëpërmjet termit. Këtu edhe gjeografia historike pak hyn në punë.
Veçohet për nga rëndësia shtresëzimi i eposit mbi bazën e tipeve të personazheve. Më në hollësi duan vëmendje personazhet mitologjikë, duke theksuar karakterin e tyre polistadial, prej fëmijërisë së njerëzimit. Heronjtë kryesorë të eposit (Muji) përfaqësojnë kultin e fuqisë, sikurse Akili në veprat homerike; kurse kalimi në stadin e kultit të diturisë - dinakërisë (kulti i Odiseut) nuk është aq i vërtetuar. Eposi shqiptar ka në qendër heroin e luftës, ndërsa heroi i paqes, "heroi i dytë" - Halili - më shumë anon nga kulti i bukurisë. Në eposin helen Odiseu duhej të mposhtte joshjet e aventurës dhe të arratisë, duke qenë larg atdheut, prandaj duhej t'i zgjidhte situatat mençurisht, kurse në eposin shqiptar Halili është në atdheun e tij dhe duhet t'ua fitojë zemrat "devojkave" me hijeshinë burrërore


8
Folklori Shqiptar / Eposi i shqipetareve/ kreshniket
« ne: 04-01-2005, 18:09:15 »
Eposi shqiptar i veriut, ose cikli i kreshnikëve, erdhi në vëmendjen e studiuesve para një shekulli. Ai u shfaq pikërisht në përmbyllje të epokës së Rilindjes Kombëtare, që me të drejtë është quajtur shekulli i "kultit të epopesë".
Letërsia shqiptare lindi e u zhvillua për një kohë të gjatë si letërsi heronjsh. Ata që nuk e dinin se ekzistonte në formën tradicionale gojore eposi i kreshnikëve u përpoqën të krijojnë vetë "epope imagjinare" dhe t'i paraqitnin si trashëgime orale. Më pas pati përpjekje për rikrijimin e një epopeje integrale, sipas modeleve të poemave antike.
Në eposin shqiptar, si në çdo epos tjetër, koha vjen e shkon sipas një kalendari të ndryshëm nga kalendari njerëzor, që të kujton mendësinë e "Epit të Gilgameshit", ku një ditë në kohën e hyjnive është sa njëmijë vjet në kohën e njerëzve. Heronjtë mitologjikë të eposit shqiptar mbeten të vdekur në mejdan për njëqind vjet dhe kur zgjohen thonë: "paskam marrë nji sy gjumë". Kur Muji mendohet, "sheh barin kah rritet". Në epos ka vetëm të shkuar të largët dhe të papërcaktuar. Koha në përfytyrimin mitologjik nuk i bindet orës njerëzore.
Hershmërinë e thellë të eposit shqiptar e dëshmojnë dy tipare të rëndësishme të figurave mitologjike të ciklit verior: karakteri e tyre matriarkal, nga njëra anë, dhe ktonik, nga ana tjetër. Kjo është një anë tjetër e çështjes së autoktonisë - gjegjësisht aloktonisë - së popullit që i ka krijuar. Në eposin helenik hyjnitë janë matriarkale e patriarkale. Ato bashkëjetojnë e ndeshen, fitojnë e mposhten, kërkojnë parësinë dhe e mbrojnë atë. Cikli i Artridëve përmbyllet me dilemën tragjike të Orestit, që duhet të thyejë një traditë e të themelojë një të re: të mbrojë të drejtën e atësisë kundër asaj të mëmësisë. Heronjtë e eposit shqiptar janë bij të Ajkunës. Ndryshe nga cikli i baladave, ku "nji plak i urtë" që këshillon flijimin e nuses në urë të kujton patriarkun, në epos nuk ka patriark. Për herë të parë në epos babai shfaqet me figurën e Mujit, në raport me Omerin (ose "shtatë Omerat"). Në njërën prej këngëve Omeri duhet të lirojë "babë e axhë" nga burgu i krajlit. Këngën rapsodi e quan "Omeri prej Mujit" dhe ky është rasti i vetëm kur shfaqet një hije patriarku. Figurë qendrore dhe rol autoritativ mban Ajkuna. Muji dhe Halili formalisht nuk kanë babë, ata janë bij të një nëne që urdhëron shtëpinë dhe e marrin fuqinë prej zanave. Pas Omerit nuk ka më kreshnikë. Fuqia dhe lavdia e tyre nuk trashëgohet.


Tipari matriarkal i figurave mitologjike të epikës legjendare theksohet nga fryma e përgjithshme e rapsodisë së njohur të Gjergj Elez Alisë. Zakonisht është thënë se në këtë këngë maten fuqitë tokësore me ato detare ("një bajloz i zi ka dalë prej detit"). Janë gjurmuar e gjetur gjurmë të kulturës bizantine, si kërkimi i haraçit nga bajlozi "tim për tim", ashtu siç ishin ligjet e administratës së perandorisë. Në fakt, burimi themelor i rapsodisë së Gjergj Elez Alisë është mbarimi i epokës së flijimit të njeriut (gruas) për një vepër, për një fushatë apo për haraç. Gjergj Elez Alia ngrihet nga shtrati i vdekjes për të shpëtuar një epokë nga morali i trashëguar prej qëmoti se njeriu mund të flijohej i gjallë - siç ndodh me nusen e murosur në baladat ballkanike. Ai mund bajlozin, që kërkon natë për natë "ka 'i dash t'pjekun", natë për natë "ka 'i vashë të re". Mundja e bajlozit shënon fundin e asaj konvente që e përligjte flijimin e gruas. Gjergj Elez Alia amniston përgjithnjë gruan nga flijimi.
Karakteri ktonik (tokësor) i hyjnive të eposit shqiptar thekson karakterin autoktonik të popullit. Ndryshe prej poemave homerike, ku hyjnitë kanë një hierarki shumëshkallëshe (nëntokësore, gjysmëtokësore - Persefoni e kalon gjysmën e vitit nën tokë dhe gjysmën mbi tokë- ktonike dhe uranike - qiellore), në eposin shqiptar kjo hierarki nuk ekziston. Figurat mitologjike të botës shqiptare janë tokësore. Në folklorin rrëfimtar, duke përfshirë epin dhe përrallat, nuk ekziston "e bukura e qiellit". Krahas me "të bukurën e dheut" (të kësaj toke) në traditën etnofolklorike të vendit dalin e bëhen bashkë figura të tilla si shtojzovallet (aglutinim i "shtojua zot vallet"), shtojzorreshtat ("shtojua zot rreshtat"), "ato të lumet", shita.
Tipari ktonik i figurave mitologjike të eposit shqiptar përkon me atë stad të mendimit, kur në letërsinë antike helene "perënditë zbritën nga Olimpi", por, megjithatë, mbetën figura të rëndësishme të ndërgjegjes së besimit. Kjo është më e vonët se shtresa uranike (qiellore) e figurave mitologjike, por, gjithsesi, më e hershme se ajo kohë kur perënditë greke u bënë për t'u përqeshur në komeditë e Aristofanit.
"Dy kalendarët" e kohës (jashtëkohësisë) në epos dhe në historinë e jetës njerëzore lidhen me dallimet ndërmjet përfytyrimit mitologjik për kohën në mendësinë e lashtë dhe në mendësinë moderne. Një prej fakteve folklorikë interesantë për këtë është përdorimi i kohës për hapësirën dhe anasjelltas, që shihet si tipar universal i eposit. Në eposin shqiptar, për të treguar largësi, zakonisht thuhet "nantë konaqe larg" ose "nantë vjet udhë". Kjo ngjan me idiomën letrare të eposit të shumerëve, ku largësia tregohet jo me njësi të hapësirës, por me njësi të kohës: "Më zuri shqiponja me kthetra të hekurta,/ Dhe katër orë në lartësi më ngriti". Ose: "Shkuan më tej, dy herë nga njëzet orë,/ Derisa nga larg dalluan një cep toke". Përdorimi i kohës për hapësirën dhe anasjelltas ka lidhje me atë shkallë të zhvillimit mendor të botës njerëzore, kur ende procesi i lëvizjes prej së shkuarës në të ardhmen përfytyrohej si njëdimensional. Në këtë përmasë njësoheshin deri në padallim koha dhe hapësira.
Këto mendësi të një stadi të lashtë antik përbëjnë argumente artistikë parësorë për debatin mbi burimin kohor të eposit shqiptar. Cikli shqiptar i kreshnikëve përmban një ndërthurje tiparesh të eposeve antikë dhe atyre europianë të periudhës mesjetare. Por ka më shumë tipare të eposeve antikë se të atyre mesjetarë. Ekzistojnë një varg argumentesh folklorikë në favor të një përcaktimi kronologjik relativ të burimit të eposit në periudhën e kalimit prej ilirëve tek shqiptarët, prej ilirishtes tek shqipja, prej periudhës së fundme të romanizimit në përballjen me dyndjet sllave.
Në shkencën sllave cikli verior konsiderohet rikrijim i motiveve të eposit serbo-boshnjak pas muslimanizimit masiv të shqiptarëve, dikur nga shekulli i 18-të e këndej. Disa nga dijetarët vendës janë bashkuar në mendimin se eposi shqiptar është "i periudhës bizantine" dhe burimi i tij duhet lidhur me kohën e krijimit të "Digenis Akritas" tek grekët. Këto pikëpamje, herë hapur e herë tërthorazi, herë me qëllime të caktuara e herë nga mosbesimi tek faktet, duke e kushtëzuar burimin e tij me lindjen e eposit sllav ose të atij bizantin, e vonojnë mjaft kronologjikisht formimin e eposit shqiptar.


9
Artet e Bukura / : Art virtual!
« ne: 04-01-2005, 17:57:21 »
Max shum te bukura keto pikturat. Flm qe i ndave me ne

10
Ndjenja / : BASHKEJETSA
« ne: 04-01-2005, 02:28:25 »
Per mendimin tim, bashkejetesa ka gjera te mira dhe te keqija. Te mirat jane qe nqs e doni nje person shum dhe jeni gati per tu martuar por nuk e njini tamam (megjithse e doni shume) atehere bashkejetesa eshet pergjigja pasi do tju ndihmoj ta njihni ate person me teper dhe do jeni te qarte a do mund te jetoni me kete njeri.

Te keqijat jan (sic than dhe anetaret me lart) qe bashkejetesa ne nje fare menyre eshet sikur te jesh i/e martuar por vetem qe nuk eshet e konfirmuar me letra.  

Te pakten un keshtu mendoj....mbase jam gabim.

11
Ndjenja / : A MUND TE FALET TRADHETIA?
« ne: 04-01-2005, 02:18:11 »
trdhetia nuk mund te falet kurr, nqs ju kan tradhetuar njeher, dijeni qe do tju tardhetojne prap pasi ata nuk i pengoi dicka qe tju tradhetonin heren e pare.

Te pakten keshtu mendoj une.    :)

12
Ndjenja / : Mesazhe dashurie
« ne: 04-01-2005, 01:59:18 »
Nder fjolla resh dremitur hecen hena
Dhe muzgu ra, mbeshtolli malin rreth
Te ndiej ty prane, sa fort me rreh zemra
E ndiej dicka qe trupin ma rrenqeth


Askush se di ku jemi ne kete nate
Ku bredhim sdi me asnjeri
Sa bukur eshte kur rrime mbi gjethet thate
Dhe pylli plak zevishet me flori

Ne ndalemi pak mbi gjethet keputur
Kur hena lart noton nder fjolla resh
Sa bukur eshte kur me nje te puthur
Magjine e saj, naten tja rrembesh


O dashuri e pare e mitur e shkuar
Sikur te kthehej dhe njehere ne flladin e embel perseri
Pse erdhe athere kur sdinim te benim dashuri
Dhe ike athere kur u dogjem me zjarr te perveluar

Kur te vi rasti ndonjehere e dashur
Te kesh ne dore se pari kete varg
Do bjer shi, do fryj ndoshta ere
Do jem per ty do jem un aq larg

Ne shtrat do kesh nje tjeter ato net
Qe ste kupton brengen nuk ta di
Do mbyllesh syt do derdhesh me frike ca lot e  Do ta ruash te mos e zgjosh ti ngjallesh zhelozi
Dhe sikur ta zgjosh e di cdo ti thuash
Mos u shqeteso I dashur isha ne enderrim
Do mbyllesh syt qe enderren ta ruash
Ashtu me lot te qet gjer ne agim
O sa te desha ste pata kurr verim se ne cdo varg je dhe vetem ti
Me fal nqs vi ndonjeher te prish qetesine e sjam aty qe lotet te ti fshij.

Dhe se fundi desha te jepja nje urim
Se shpejti nje djale te bukur qe te me thote
Tani mamin sta le ti ta puthesh me
Se mami eshte I imi.

13
Ndjenja / : Mesazhe dashurie
« ne: 04-01-2005, 01:53:23 »
==Luaj me mua
ose prane me qendro
vetem mos ik
e mos me harro

==Me pyete ke doja me shume:
- "Mua apo jeten ? "
Une tu pergjigja: JETEN....
dhe ti ike pa e kuptuar qe JETA IME ishe TI

==Une per ty do thaja detin,
do te shkaterroja gjithe qytetin...
ndersa ti per mua,
s'thua as "Te dua"!!!!

==Nese zemra jote eshte burg me hekura, atehere TE LUTEM me deno me burgim te perjetshem

==nese per ty do te isha lot kurr nuk do te qaja qe nga un te mos ikje dot nese per ty do te isha lot me thuaj vall a do te qaje dot

==Nje dite kur te zgjohesh, mos laj syte me lot, dikush do te thote se nuk jame me ne kete bote, ti mos pyet si vdiqa por pyet si jetova, pyet si me shkuan ditet qe pa ty qe kalova.

==Nje zemer e plagosur nga nje zjarr dashurie, nuk eshte e lehte te sherohet me asnje ilac farmacie

==U bene kaq koh eqe ste kam pare, po te isha gure do isha care

14
Ndjenja / : Mesazhe dashurie
« ne: 04-01-2005, 01:50:23 »
----Kur...?

Kur në sy të të shikoj,
dua që lotët me puthje të mi rrëmbesh,
kur trupin të ma prekësh ngadalë
dua që më zemër ta ndjesh!

Kur flokët si tela kitare
mbi gjoksin tënd do tëndosen ngadalë,
atëherë do të pëshpëris TË DUA,
atëherë do të pëshpëris mijëra fjalë!

Kur në sy të më puthësh
dhe buzët të mi ledhatoshë ngadalë,
atëher unë do të qëndroj i heshtur
atëher nuk do të kam më fjalë!

Se zemra do flasi pa mbarim
dhe fjalët do të jenë pakuptim,
në shpirtë do të ketë diqka si përkushtim!

Dhe ne do të kuptojmë se jetojmë për një qëllim,
për një ndjenjë që na ofron,
për dy buzë që mëzi durojnë,
për dy sy që kaq thellë veshtrojnë,

Po, ne dashurojmë dhe jetojmë!

15
Ndjenja / : Mesazhe dashurie
« ne: 04-01-2005, 01:49:10 »
==Zemer mos u cudit ! jam ne spital ,me kane gjete diqka ne zemer po dyshoin mos je Ti..

==Nje puthje te embel ne faqete tua
si shenje dashurie dhe fjalen te DUA.
nje dit kur te zgjohesh mos laj syt me lot
dikush do te tregoj se sjam me ne ket bot
ti mos pyet si vdiqa por pyet se si jetova
pyet se si me shkuan ditet qe pa ty i kalova...

puthjet me te embla ti mi ke dhuruar
jeten ty ta fala kur me the "TE DUA"
mos e merr ate lule qe ta falin brigjet
po merre zemren time qe ajo per ty digjet
 
kur jam ne mendime te kam pran zemres sime
kur rruges kaloj vetem per ty mendoj............. ..........

==ashtu siç e filluam dhe fund i dhame dhe fjaleve ne buze dhe te rrahures ne zemer nuk ish shoqeri as miqesi e vjeter, zhgenjim dashurie ska emer tjeter

==Perse
         Perse jeta eshte e gjate
         Pse une jam I pafat
        Perse kitara nuk tingllon
        Zemra pse vajton
       Yjet pse jan zjarre
      Jeta ime perse eshte renduar
   Vallee……mos jame I dashuruar

16
Ndjenja / : Mesazhe dashurie
« ne: 04-01-2005, 01:44:47 »
-- Nese un te dua,me don edhe ti mua.Nese te urrej me urren edhe ti mua,nese vdes jeto jeten pa mua por mos harro se nje engjell te ka DASHURUAR!

--Dashnia e pare nuk harrohet
e dyta me la nje kujtim
e treta me iku nga duart
e katra zu vendin tim
e pesta nuk ish simpatike
te gjashten e kam ne shtepi
e shtata nuk ishte besnike
te teten e kam perseri.   

--Nqs e shikon kete sms
me ke borxh nje te puthur
Nqs te pelqen
me ke borxh nje te perqafuar.
Nqs e memorizon
me ke borxh nje gje qe na pelqen te dyve
Nqs e kancelon
mi ke borxh te gjitha  

--10% me mungon.
20% me cmend.
30% te nbaj mend.
40% me pelqen.
50% vdes per ty.
60% je jeta ime.
70% je zemra ime.
80% nuk rri dot paty.
90% TE DUA.
100% duhemi te dy

--çfare te jap per kujtim , ta jap gjysmen e shpirtit tim ,nese shpirti s te mjafton ti jap syte qe me lotojn , nese syte s ta shuajn mallin ti jap buzet qe ndezin zjarrin.

17
Ndjenja / : Mesazhe dashurie
« ne: 04-01-2005, 01:42:04 »
===Dita e fundit per mua,dua te vdes ne durt e tua,kur te me shikosh,te vdekur mos qaj,por beje zemren hekur,kur te me leshosh ne vorr,kujto e mos me harro!

===Nese vdes i dashur te varri sdu mem ardh, me ke than i Dashur tjetren don me marr! Mu me le ne vetmi je me tjetren ne Dashuri, une po rri pa ty me lot ne sy!

===Deshiroj te sho me sy e te mos digjem me mall per ty,sikur te isha rreze hene do te hy ne dhomen tende vetem ta dish se sa te DUA skishe JETUAR asnjeher pa MUA!

 ===Largésia mé mundon,dashnia mé mungon,zéri yt i émbél shpirtin ma qetson,besoj se s'mé harron, mendoj se s'mé largon?Beso se ZEMRA ime e shkret vec ty té DON.

===I lutem Diellit keta lot mos ti thaj, i lutem Perendis neve Dyve te mos na ndaj. Te Dua, te Dua deri sa te vdes, por ti sa me don pergjegjen ta pres?!?


18
Figura Historike / : Nene Tereza
« ne: 04-01-2005, 00:02:26 »
LinaVl flm per postimin tuaj, ska gje qe ishte ne anglisht sepse e kuptoj. shum i bukur hartimi flm.

19
Figura Historike / : Nene Tereza
« ne: 03-01-2005, 23:34:10 »

Gjëja më e bukur në botë është dashuria.

20 pyetje, 20 përgjigje nga Nënë Tereza

Pyetje -Dita më e bukur? Nënë Tereza -Sot.
Pyetje –Më e vështira? Nënë Tereza -Kur gabohesh.
Pyetje -Pengesa më e madhe? Nënë Tereza -Frika.
Pyetje -Gabimi më i madh? Nënë Tereza -Braktisja.
Pyetje -Mësuesit më të mirë? Nënë Tereza -Fëmijët.
Pyetje -Nevoja e e parë? Nënë Tereza -Komunikimi.
Pyetje -çfarë të bën të lumtur? Nënë Tereza -Të ndihmosh të tjerët. Pyetje -Misteri më i madh? Nënë Tereza -Vdekja.
Pyetje -Difekti më i madh? Nënë Tereza -Humori i keq.
Pyetje -Personi më i rrezikshëm? Nënë Tereza -Gënjeshtari.
Pyetje -Ndjenja më shkatërruese? Nënë Tereza -Mëria.
Pyetje -Dhurata më e bukur? Nënë Tereza -Falja.
Pyetje -Më e pakrahasueshmja? Nënë Tereza -Familja.
Pyetje -Rruga më e shkurtër? Nënë Tereza -Rruga e drejtë.
Pyetje -Emocioni që të pëlqen më tepër? Nënë Tereza -Paqe me veten.
Pyetje -Mbrojtja më e mirë? Nënë Tereza -Buzëqeshja.
Pyetje -Arma më e mirë? Nënë Tereza -Optimizmi.
Pyetje -Forca më e madhe në botë? Nënë Tereza -Besimi.
Pyetje -Njerëzit më të nevojshëm? Nënë Tereza -Prindërit.
Pyetje -Gjëja më e bukur në botë? Nënë Tereza -Dashuria.


 

20
Figura Historike / Nene Tereza
« ne: 03-01-2005, 23:30:38 »
Shkruani mendimet tuaja per Nene Terezen dhe me poshte lexoni per historine e saj.

Lexim te mbare.  :)


Nënë Tereza - Gonxhe Bojaxhiu


Mother Tereza

Shqiptarja e Shënjteruar
 Nënë Tereza rrjedh nga një familje shkodrane e zbritur nga Fani i Mirditës dhe më pas e shpërngulur ne Prizren e me vone ne Shkup. Ishte femija e trete e prinderve Kol dhe Drane Bojaxhiu. Lindi ne Shkup. I ati merrej me tregti dhe mblidhte ne shtepine e vet artiste dhe atdhetare shqiptare. Ditelindja e saj eshte 27 Gushti, viti 1910. Gjashte vjet me pare kishte lindur e motra, Agia, dhe tre vjet pas Ages, i vellai Lazri. Mesimet e para i beri ne nje shkolle shqipe te Shkupit, ndersa gjimnazin, po ne ate qytet ne gjuhen serbo-kroate. Familja e Nënë Terezës u transferua në Tiranë, pasi i ati saj vdiq i helmuar nga sllavët gjatë një udhëtimi për në Beograd ku shkoi për të hapur një shkollë shqipe. Pasionet e saj te rinise ishin te behej mesuese, te shkruante dhe te recitonte poezi, te kompozonte dhe te luante muzike. Emrin Tereza e mori kur ishte 18 vjece dhe u be murgeshe në Institutin Motrat e Loretos, në Irlandë.

Sipas Artistes se Popullit Marija Kraja dhe njekohesisht mike e familjes se Gonxhe Bojaxhiut, Nënë Tereza e ka quajtur ditën më të bukur të jetës së saj, ditën kur për herë të pare pas 50 vjetësh vizitoi Shqipërinë në vitin 1989. Prejardhja e saj shqiptare e bëri shoqëruese të Papës gjatë vizitës së tij në Shqipëri më 1993. Fqinjët e shtepise se prinderve te saj, që vonë e kishin mësuar emrin e saj, çuditeshin kur shihnin gruan e vogël por me famë të madhe që shkelte në rrugicën e tyre me këmbët e zbathura, tregon Marija Kraja.

 

Nënë Tereza haste vështirësi për të folur rrjedhshëm Shqip pas një largimi prej 70 vjetesh dhe qendrimi ne ambjente joshqiptare, por ajo kurrë nuk e ka mohuar origjinën e saj shqiptare. Shkrimet e saj ne Shqip jane letrat e rinisë dhe më pas me familjen në shqip, përshëndetje në Shqip popullit shqiptar pas fitimit të çmimit Nobël më 1979 dhe lutja në Shqip transmetuar nga Zëri i Amerikës me 17 Qershor 1978. Kur ishte e re jo vetëm ka folur, por ka shkrojtur edhe poezi në gjuhën Shqipe. Për shembull poezine e meposhtme e ka shkrojti kur ishte 22 vjeçe gjate udhes per ne Indi.

Në çastin e marrjes se çmimit Nobël më 1979, një nga klerikët që merrte pjesë në sallë e pyeti Nënë Terezën se nga ishte. Ajo deklaroi: Kam lindur në Shkup, jam shkolluar në Londër, jetoj në Kalkutë dhe punoj për të gjithë njerëzit e varfër në Botë. Atdheu im është një vend i vogël me emrin Shqipëri.

 Nënë Terezës, për të ardhur në Shqipëri iu desh të dërgonte tri letra. Ajo i kish dërguar më parë letër Komitetit Shqiptar për Marrëdhëniet me Jashtë, por nuk mori kurrë përgjigje. Një tjetër letër ia kish nisur ish-Presidentit të Republikës në vitin 1989, te cilit i theksonte se: për 60 vjet kam vizituar shumë e shumë vende jashtë atdheut tim. Kurse letrën e tretë ia kish drejtuar kryetares së Frontit Demokratik, te ciles i lutej që ta ndihmonte për të ardhur në Shqipëri pasi donte të shihte varrin e nënës së saj. Me ne fund, e para pashaportë (per kete rast ishte diplomatike) e dhënë për nënshtetas të huaj me origjinë shqiptare iu dha pikërisht Nënë Terezës e cila vizitoi Shqipërinë me 1989. Nënë Tereza kishte gjithashtu pashaportë nga India, Vatikani, Britania e Madhe dhe Italia. Kur i thane per pashaporten Shqiptare ajo u pergjegj: E pranoj me kënaqësi, sepse është pasaporta e vendit tim; atje kam nënën dhe motrën, atje kam miq e të njohur, atje shumë shpejt do të hapim misionin tonë e unë do të jem vetë aty. Kur mori çmimin Nobël në vitin 1979, amerikanët i ofruan nënshtetësinë amerikane dhe pashaportën, por ajo nuk pranoi.

 Në vitin 1991 presidenca shqiptare krijoi dekoratat me tituj Urdhri Nënë Tereza e Artë dhe Nënë Tereza e Argjendtë. Ky urdhër do t'u jepej veprimtarëve të cilët do të jepnin ndihmesë të veçantë në shërbimet njerzore. R. Alia e dekretoi një urdhër të tillë, por nuk e dha ndonjëherë, ndoshta me pretekstin se në Shqipëri nuk kish të varfër e nuk kish vend për shërbime bamirësie. S. Berisha, që zuri vendin e tij e dha aq shumë këtë urdhër sa e shpërdoroi atë. R. Meidani gati e harroi. Sot nuk dihet nëse ekziston apo jo.

Kur erdhi për herë të dytë në Shqipëri ne Gusht 1992, ajo i shkruan një letër të shkurtër R. Alisë, i cili në atë kohë ishte futur në burg: …Iu falenderoj që dhatë leje për hapjen e misionit tonë në Shqipëri…Le të lutemi së bashku për popullin tonë. Lutu edhe ti! …..

Sipas gazetes Washington Post, 16 Tetor 2003, deklarohet qarte se Nënë Tereza ka lindur ne Shkup ne kohen kur nuk kishte FYROM dhe Shkupi shte qytet i perandorise Otomane. Me tej rithuhet fjala e Nënë Terezës qe sipas gjakut ajo eshte Shqiptare. Gjithashtu, gazeta shkruan se verën qe kaloi nje skulptor sllavo-maqedonas krijoi nje shtatore te Nënë Terezës, me mbishkrimin thjeshte si nje bije e Maqedonise, per ta deguar ne Rome me rastin e saj te shënjeterimit. Por zeri i bashkuar i Shqiptareve ne lidhje me origjinen kombetare te Nënë Terezës beri qe ai skulptor ta harronte ëndrrën që pati.

Nënë Tereza vdiq në Kalkuta të Indisë më 5 Shtator 1997. Shënjtërimi i Nënë Terezës me 19 Tetor 2003 ne Sheshin e Shën Pjetrit ne Vatikan do te ndiqet nga 250'000 njerëz dhe do te filmohet nga te gjitha televizionet e botes. Paralelisht veprimtarite festive ne Tirane, Prishtine jane te shumta dhe te organizuara nga qeveria, Bashkia e Tiranës dhe Akademia e Shkencave. Për të po ngrihen përmendore në Tiranë, Prishtine, Bratislavë (Sllovaki), Strasburg (Evrope), Tenenerife (Madagaskar), Johanesburg (Afrika e Jugut), etj.

Tereza u bë kultura më e lartë ndërlidhëse e njohjes së shqiptarëve në botë. Bill Klinton ka thënë botërisht në qershor 2002: Nënë Tereza, ishte e para Ajo që më bëri ta dua kombin shqiptar. Dhe tani ndihem shumë krenar që plotësova një detyrë morale ndaj Saj dhe ndaj vlerave të lirisë. Por origjina shqiptare nuk duhet absolutizuar. Duke qenë shqiptare Nënë Tereza nuk i përket vetëm Shqipërisë, guacka etnike do ta kufizonte. Gonxhja u bë qytetarja e botës, e popujve, feve dhe e qytetërimeve. Në vitin 1950, ajo themeloi urdhrin e saj te murgeshave te quajtur Misionaret e Bamiresise qe i sherbejne teresisht te varferve. Shqiptarja trupvogel ishte kthyer ne nje legjende te gjalle. Vetem sipas te dhenave te vitit  1980, ajo ishte kujdestare e 7'500 femijeve ne 60 shkolla, mjekonte 960'000 te semure ne 213 spitale, ishte e vetmja ne bote qe trajtonte 47'000 viktima te lebrozes ne 54 klinika, kujdesej per 3'400 pleq te braktisur e te lene rrugeve ne 20 shtepi pleqsh dhe kishte biresuar 160 femije jetime. Sot, Urdhri i saj ka më shumë se 700 shtëpia në 132 vende.

 Nder titujt qe i jane dhene Nënë Terezës permenden:  Pamada Shir; Gjoni XXIII per Paqe, te cilen ja dorezoi vetë Papa Pali VI; Samaritani i Mire, ne Boston; Shperblimi Nderkombetar Xhon Kennedy, ne Uashington; Nena e te Gjithe Nenave; Balzan; çmimi Nobel per Paqen; Medalja e Lirise, shperblimi me i larte amerikan; Medalja e Paqes, shperblimi me i larte i Rusise; etj.


21
Qesh / : per te qeshur
« ne: 03-01-2005, 22:49:01 »
GALLATA ose Lexo e Qesh- - -

>>>E di cfarë është gjëja e parë që shoh tek femrat? ; A janë duke më parë mua apo.
   
>>>O Zot per vete sdua gjë jo...por për prindërit nje dhëndërr të bukur.   

>>>Pula është e vetmja që e kryen misionin me sukses ulur.

>>>Te mos dish nuk eshte turp, mjafton te mos e vënë re...

>>>Kush nget shpejt gjen belane, atë që nget ngadalë e gjen belaja ...

>>>Njeriu që është njeri merr vesh me te folur, Politikani qe eshte politikan merr vesh me grushta e shqelma.

>>>Punën e sotme mos e lër për nesër...shtyje sa të mundesh...

>>>Jo çdo gjel këndon ne cifligun e vet, ca janë çapkënë.

>>>Gabimet e doktorrit i mbulon vetem dheu.

>>>Në provim mora 0 po e rëndësishme është të marrësh pjesë.

- - -BURRAT DHE GRATË- - -
Pyetje: Sa periudha ka ne jeten e grave?
Pergjigje: 6 periudha. 1-Femijëri, 2-Vajze, 3-Grua e re, 4-Grua e re, 5-Grua e re, 6-Grua e re.

Pyetje: A mund ta beje nje grua burrin e saj milioner?
Përgjigje: Po, nëse burri eshte milardier.

Pyetje: çila eshte ngjashemeria ka ndërmjet gruas dhe mikroskopit?
Përgjigje: Të dy e bëjnë qimen tra.

Pyetje: Cili eshte ndryshimi midis nje Ore muri dhe nje gruaje llafazane?
Përgjigje: Ora e murit edhe pushon ndonjëherë.

Pyetje: Cili eshte ndryshimi midis 2 diskutuesve meshkuj e atyre femra?
Përgjigje: Dy burrat diskutojnë për njëri tjetrin, ndërsa 2 gra për një grua te tretë.

-Burrë i zoti është ai qe arrin të fitoje aq sa harxhon gruaja,
ndërsa gruaja e zonja, ajo që arrin te gjejë nje burrë të tillë.

-Për te qenë i lumtur me një burrë duhet ta kuptosh shume dhe ta duash sadopak;
ndërsa për te jetuar i lumtur me një grua duhet ta duash shumë dhe të mos lodhesh fare ta kuptosh .

 -Një burrë i martuar jeton më shumë se një burrë beqar... por e dëshiron vdekjen më shumë se beqari.

- Një grua kur martohet shpreson se një ditë burri do të ndryshojë, por ai po ai, ndërsa nje burrë kur martohet shpreson që gruaja te mos ndryshoje kurrë por gratë ndryshojnë.

- Nëse një burrë i hap derën e makinës gruas te jeni te sigurte qe :
Ose gruaja eshte e re ose makina.

- Ne vitin e parë te martesës flet burri dëgjon gruaja. Në të dytin gruaja flet, burri dëgjon.
Në të tretin flasin të dy dëgjojne komshinjtë.

- Nëse nje burrë i sapomartuar eshte i lumtur arsyeja eshte e qartë.
Nese nje burre i martuar per 10 vjet eshte i lumtur cuditemi...

- Nje djalosh pyet te atin"Baba, sa kushton te martohesh?".
I jati "Se di bir, unë vazhdoj ta paguaj.."

- "Burri i pamartuar eshte nje gjysëm, kur martohet tretet fare..."
Te gjithe hidhen se do ndreqin boten, po asnje nukk ndreq vetveten.

Ne rini ditet jane te shkurtra vitet te gjate, ne pleqeri vitet te shkurter, ditet te gjata

Zoti e ndihmofte burrin deri sa te gjeje nje grua per se mbari e te martohet, pas merteses ... e ndihmofte edhe me shume.

Ndiz nje qiri ne vend qe te shash erresiren
T
e falesh nje armik eshte shume me e lehte se te falesh nje mik.

Menyra me e shkurter per te realizuar endrrat eshte te zgjohesh.

Ata qe nuk marin pjese ne zgjidhje, jane nje pjese e problemit.

Ne bote nuk ka rruge me te gjate se ajo mes zemres e mendjes.

Ne lufte vriten me teper ata qe ia mbathin

Nese doni te arrini sa me lart filloni nga fundi.

22
Letersia Shqiptare / : Naim Frashëri
« ne: 03-01-2005, 22:05:53 »
Eshte pak e gjate, por ja vlen ta lexoni. Lexim te mbare  :)

BAGËTI E BUJQËSIA


O malet' e Shqipërisë e ju o lisat' e gjatë!
Fushat e gjëra me lule, q'u kam ndër mënt dit' e natë!
Ju bregore bukuroshe e ju lumenjt' e kulluar!
çuka, kodra, brinja, gërxhe dhe pylle të gjelbëruar!
Do të këndonj bagëtinë që mbani ju e ushqeni,
O vendëthit e bekuar, ju mëndjen ma dëfreni.

Ti Shqipëri, më ep nderë, më ep emrin shqipëtar,
Zëmrën ti ma gatove plot me dëshirë dhe me zjarr.

Shqipëri, o mëma ime, ndonëse jam i mërguar,
Dashurinë tënde kurrë zemëra s'e ka harruar.

Kur dëgjon zëthin e s'ëmës qysh e le qengji kopenë,
Blegërin dy a tri herë edhe ikën e merr dhenë,
Edhe në i prefshin udhën njëzet a tridhjetë vetë,
E ta trëmbin, ajy s'kthehet, po shkon në mes si shigjetë,
Ashtu dhe zëmëra ime më le këtu tek jam mua,
Vjen me vrap e me dëshirë aty nër viset e tua.
Tek buron ujët e ftohtë edhe fryn veriu në verë,
Tek mbin lulja me gas shumë dhe me bukuri e m'erë,
Ku i fryn bariu xhurasë, tek kullosin bagëtija,
Ku mërzen cjapi me zile, atje i kam ment e mija.
Atje lint diell' i qeshur edhe hëna e gëzuar,
Fat' i bardh' e mirësija në atë vënt janë mbluar;
Nat'atje'shtë tjatrë natë edhe dita tjatër ditë,
Në pyjet' e gjelbëruar, atje rrinë perënditë.

Mendje! merr fushat e malet, jashtë, jashtë nga qyteti,
Nga brengat, nga thashethemet, nga rrëmuja, nga rrëmeti.

Tek këndon thëllëza me gas edhe zogu me dëshirë,
E qyqja duke qeshur, bilbili me ëmbëlsirë,
Tek hapetë trëndafili, atje ma ka ënda të jem,
Bashkë me shpest edhe unë t'ia thërres këngës e t'ia them;
Të shoh kedhërit' e shqerrat, deshtë, cjeptë, dhëntë, dhitë,
Qiellin' e sbukuruar, dhenë me lul'e me dritë.

Vashë bukurosh'e bariut! që vjen me llërë përveshur,
Me zemërë të dëfryer e me buzëzë të qeshur,
Me dy shqerëza ndër duar, të bukura si dhe vetë,
Në sythit tënt e shoh gazë, që s'e kam gjetur ndë jetë.
Dashi sysk e me këmborë, q'e ke manar, po të vjen pas,
Dhe qeni me bes' i larmë të ndjek me dëshir' e me gas.
Dashç Perëndinë, pa më thua, a mos na pe bagëtinë?
- Pash' atje pas më të gdhirë,... ja atje përtej tek vinë!

O! sa bukuri ka tufa! Sa gas bije bagëtija!
Vinë posi mblet' e plotë! I bekoftë Perëndija!
Nëpër shesh' e nër bregore janë përhapurë shqerrat,
E kecërit nëpër rripat dhe në gjethet e në ferrat;
Sa me vrap e me gas bredhin edhe lozin shok me shok,
Aty përhapenë me nxit aty mblidhenë prapë tok,
Edhe prapë tufë-tufë përhapenë duke bredhur,
Duke ikur me vrap shumë, duke lojtur, duke hedhur.
Nxitojn' e s'lodhenë kurrë edhe, kur i merr urija,
Secili futet në tufë, suletë ne mëm' e tija,
Posa gjen mëmën e dashur edhe me vrap i hyn në gji,
Rri më gjunjë dhe zë sisën e qumështin e ëmbël pi;
Pa e ëma me mall shumë, ndo dhi qoftë a ndo dele,
Bir' e vetëm e merr në gji me gas e me përkëdhele.

Sa të mirazë ke dhënë, Zot i math e i vërtetë!
E ç'nom të bekuar vure për çdo gjë q'është në jetë!

Sa më pëlqen blegërima, zër'i ëmbël' i bagëtisë,
Qëngji edhe kec'i bukur, që rri më gjunj' e pi sisë!
Përhapurë bagëtija nëpër sheshe, nëpër brinja,
Nër lajthi e nëpër dushnja, ndër murriza, në dëllinja;
Bijen zilet' e këmborët e fyelli e xhuraja,
Dheu bleron e gjelbërojnë fusha, male, brigje, maja,
Edhe gjithë gjë e gjallë ndjen në zemër një dëshirë,
Një gas t'ëmbël' e të shumë, o! sa bukur e sa mirë!
Pelën e ndjek mëz'i bukur, lopës i vete viçi pas,
Dellëndyshja punëtore bën folenë me të math gas,
Ogiçi ikën përpara, i bije tufës në ballë,
Me zemër të çelur shumë vete si trimi me pallë,
Zoqtë zënë këng' e valle dhe po kërcejn' e këndojnë,
E nëpër dega me lule si ëngjëllit fluturojnë,
Larashi ngrihet përpjetë, thua q'i shpie Perëndisë
Një lëvdatë të bekuar për gëzimt të gjithësisë,

Qielli sa ësht' i kthiellt e sa është sbukuruar!
E dielli sa ndrin bukur mbi lulet të lulëzuar!
Gjithë këto lule ç'janë, që u ngjallë menjëherë?
Ngaha qielli ke xbritur? Ver', o e bukura verë!
çdo lulezë ka me vehte një emër e një fytyrë,
Një bukuri, një mirësi, një shtat, nj'erë e një ngjyrë,
Si dhe çdo dru e çdo pemë, edhe çdo bar e çdo fletë;
Sa është e bukur faq' e dheut! S'të zë syri gjë të metë.

Gjithë kjo bukuri vallë nga dheu të ketë mbleruar,
A me të matht të ti' Zoti pej parajs'e ka dërguar?

Veç një njeri shoh pa punë dhe të mjer' e të brengosur,
Të këputur, të mjeruar, të grisur e të rreckosur;
Lipën i gjori pa shpresë, se atje e pru përtimi,
S'i ka mbetur gas në zemrë, se s'i la vënt idhërimi.
Eshtë njeri, si dhe neve, po epini, o të pasur,
E mos e lini të urët dhe të mjer' e buzëplasur,
Se përtimn' e zi, q'e pruri të gjorën më këtë ditë,
Nuk' e dimë vet' e zgjodhi, apo ia dhanë Perënditë.
Edhe për një mizë, kur heq, i vjen keq njeriut të mirë,
Zëmëra s'thuhetë zëmrë me mos pasurë mëshirë.
Ah! edh' atje tej mbi udhë i duket i shkreti varri,
Rrethuar me lul'e me bar, një të gjori udhëtari,
Që ka vdekur i ri shumë e ka rarë lark shtëpisë,
Mërguar nga mëm' e motrë dhe pej gjithë njerëzisë;
Një zok i helmuar mi varrt i rri si mëmëzë dh'e qan,
Ndarë nga të gjithë shokët edhe zi për të mjerë mban.

Tomor! o mal i bekuar, fron i lartë, që rrij Zoti,
Pas fesë vjetrë që kishinë shqipëtarëtë qëmoti,
Dhe ti Mali-Plak i lartë, që me syt' e tu ke parë
Luftëra të mëdha shumë e punë që kanë ngjarë.
O malet' e Shqipërisë, që mbani kryet përpjetë,
Tëmerr e frikë përhapni, përpini qiejt e retë!
Të patundurë përjetë jini, pa, kur oshëtini,
Udhëtarit në zemër frikë të madhe i vini;
Keni shkëmbënj, gërxhe, lisa, lumënj dhe dëborë ndë gji,
Përsiprë lulez' e gjethe dhe brënda ergjënt e flori,
E ju fusha bukuroshe edhe të majm'e pëllore,
Ju sheshet e lulëzuar, ju bregore gjelbërore,
Q'u fali Zoti të mira, u mba me shumë pekule,
U dha bar e gjeth e veri, zoq e flutura e lule,
Zemërn' e varfërë time aty ndër ju e kam mbluar,
Tek buron nga gjithi juaj uj'i ftoht' e i kulluar;
Jam lark jush i dëshëruar edhe s'e duronj dot mallë,
Po s'e di si dua unë do t'u shoh një herë vallë?

Të paskësha vrapn' e veriut, të kisha krahë pëllumbi,
Nxitimn' e lumit me valë, q'ikën me vërtik si plumbi,
E të vija në gjit tuaj, nj' ujë të ftohtë të pinja,
Edhe nëpër ato hije një copë herë të rrinja,
Syt' e ballit t'i xbavitnja, zëmërënë ta dëfrenja,
Gazë, që paçë njëherë, prap' aty ndër ju ta gjenja.
Opopo! Kshu pse më vini përpara syve pa pushim,
O ditët' e djalërisë, o moj kohëz' e të rit tim?

O flutura krahëshkruar, që fluturon nëpër erë,
As merr dhe zëmrënë time me vehtezë dhe ma shpjerë
Nër malet të Shqipërisë, tek kullosën bagëtija,
Tek i fryn bariu xhurasë, tek më rrinë mënt' e mija,
Ku shkon me zile të madhe ogiçi përmes lajthisë,
Pa zjen e oshëtin mali ngaha zër'i bagëtisë;
Marrënë vrapn' e nxitojnë, derdhen në gjollë për kripë,
Dhëntë ndër shesh'e ndër brigje, dhitë në shkëmb e në rripë.

Bariu plak krabën në dorë edhe urdhëron të rinjtë,
E ata gjithë punojnë, ngriturë më bres përqinjtë;
Ca bëjnë vathën e shtrungën, ca ngrehin tëndën e stanë,
Kush sjell gjeth e karthj' e shkarpa, sicilido ndih më nj'anë;
Kush përvjel, kush qeth sheleknë, kush mjel dhitë, kush mjel dhëntë,
Njëri merr ushqen këlyshnë, jatëri përgëzon qëntë.
Stopani, bër'i zi sterrë, shikon bulmetn' e bekuar,
Tunt, bën gjalpë, djathë, gjizë edhe punon pa përtuar;
Udhëtar' e gjahëtorë, q'u bije udha ndër male,
U ep mish, qumësht, kos, dhallë, ajkë, djathë, bukëvale...
Kec'i mbeturë pa mëmë dhe i varfër' e i shkretë
Mënt mëmënë, që ka mbetur pa bir e pa gas në jetë.
Dëgjohet nga mez'i pyllit krism' e sëpatës s'druvarit,
E sharrësë që bën lëndë, edhe fyell'i shterparit.

Shterpari s'i qaset stanit, po nër pyje bij'e ngrihet,
Nëpër maja, nër bregore, rri, këndon a gdhënt, a shtrihet;
S'i trembetë syri kurrë, vetëm ajy dit' e natë,
Nga ujku e nga kusari s'ka frik', as nga lis'i gjatë,
As nga shkëmbënjt' e nga pylli, as gogolëtë s'e hanë,
Armëtë ka shok e vëlla, mëm' e motërë xhuranë;
Miqt' e ti shqeratë janë, kecërit, dhitë, dhëntë,
Cjeptë, ziletë, këmborët, deshtë e më tepër qëntë,
Që s'flenë, po rrin' e ruajn bagëtinë dhe barinë,
Kur e shohin, tundin bishtin dhe me gas të math i vinë;
S'e hanë njerin' e mirë edhe mikun' e udhëtarë,
Se i njohën; po të liknë, egërsirënë, kusarë.
Vjen nata, e lë në t'errët, del hëna, i përhap dritën,
Vjen mëngjesi, sbardhëllehet, lint' dielli, i bije ditën.
Yjtë, hëna, dielli, shënja, lindin e prapë perëndojnë,
Gjithë ç'lëvrijnë nër qiej, përpara syvet i shkojnë.
Mblidhen ret' e hapësira bënetë e zezë sterrë,
Vetëtimat e gjëmimet nisin e shiu zë të bjerë;
Bariu vë gunën në kokë, z'eshkën me herët të parë,
Ndes shkarpat sakaqëherë, e lisnë fyl, dhe bën zjarrë;
Fishëllen e thërret qentë sicilin me emër veçan,
Pa, kur derdhetë Baliku, ujkun' e zë edh'e përlan,
Se bisha, që bije dëmnë, errësir' e mjergull kërkon,
Papo bariu shum' ahere vë re dhe mba vesh e dëgjon,
Dhe sokëllin me zë të madh, tunden malet e shkëmbenjtë,
Gumzhitin pyjet' e veshur e oshëtijnë përrenjtë!

Esht' e lehtë dhi e stanit, që kullot gjethen e malit,
Dhe bij'e fle majë shkëmbit e pi ujëthit e zallit;
Dhi e shtëpis' ësht' e plokshtë, fle në vath' e nënë strehë
E pi ujët e rrëkesë edhe shtrihetë në plehë;
Esht' e butëz' edh'e qetë dhe e urtë si manare,
Nuk' është si malësorja, andaj i thonë bravare.

Në pshat, posa sbardhëllehet, sheh një plakëzë të gjorë,
Ngrihet, hap derën ngadale, e del me kusi në dorë,
Rri në derëzët të shtrungës, dhe djali duke dremitur
I nget bagëtin' e delen, i mjel plakëz' e drobitur.
Plaku lë shkopnë mënjanë e bën gardhin a zë shteknë,
Bariu vë tufën përpara, vasha përkëdhel sheleknë,
Nusja pshi e ndreq shtëpinë edhe bën bukën e gjellën,
I shoqi sheh kanë, lopën, viçnë, demnë, kalën, pelën,
Mushkën, që ësht' e harbuar edhe bashkë me gomarë
Rrahënë të hedhin murë, të hanë bimën a barë.
Një grua vete në krua, e jatëra zë të tuntnjë,
Një sheh pulat, miskat, rosat, dhe tjatëra bën çtë muntnjë.

Na hyjnë shumë në punë kafshëtë dhe bagëtija,
Na i dha në këtë jetë shok' e ndihmës Perëndija.
Të mos ishte gjë e gjallë, njeriu s'rronte dot në jetë,
Do të vdiste nga uria, do t'ish lakuriq e shkretë;
Gjë e gjallë na vesh, na mbath dhe na ushqen e na xbavit,
Kur shtohet e vete mbarë; jetënë tën' e përsërit.
Edhe dheu, që na ep drithë, sido ta kemi punuar,
Nukë pjell mirë si duam, po s'e patmë plehëruar.
O shokëtë e njeriut, Zoti u shtoftë e u bekoftë!
Dhe shpirti im mik përjetë, sindëkur ka qën' u qoftë.
Kafshët, edhe bagëtinë, që u ka kaqë nevojë,
Njeriu duhetë t'i shohë, t'i ketë kujdes, t'i dojë.
Të mos t'i mundojmë kurrë, po si fëmijë t'i kemi,
Eshtë mëkat edhe fjalë të ligë për to të themi.

Dellëndyshe bukuroshe, që thua mijëra fjalë,
Dhe të k'ënda vahn' e lumën, që vjen me vrap e me valë,
A mos vjen nga Shqipëria? Eni vjen pej çamërie
Me këto milëra fjalë e me gluhë perëndie?
Apo vjen nga Labëria, pra më duke kaqë trime,
Edhe fjalëtë që thua më gëzojnë zëmrën time,
Q'është thier, bërë posi një pasqirë,
Duke këputur nga cmagu, që s'e kanë vartur mirë,
Apo vjen nga fush'e Korçës, nga vënd'i mir' e i gjerë,
Pej zembrësë Shqipërisë, që del gjithë bot' e ndjerë?
A më vjen pej Malësie, pej Skrapari, pej Dobreje,
Nga Vijosa, nga Devolli, pej Vlor' e pej Myzeqeje?

Të munjam të fluturonja e të kishnjam krahë si ti,
Me gas të math do t'i vinjam Shqipërisë brënda në gji!
Për me marrë drejt Shkumbinë edh' Elbasan' e Tiranën,
E me ardh ke ti, o Shkodrë, të shof Drinin e Bujanën,
Kostur, Përlep, Fëllërinë, Dibrë, Ipek e Jakovën,
Mat' e Ysqyp e Prështinë dhe Mirëdit' e Tetovën;
Krojënë e Skënderbegut, q'i ka pas dhan ner Shqypnisë,
Tue bam me trimni luftë, e m'e munt mren e Tyrqisë.

Durres, o qytet i bukur, që je kërthiz' e mëmëdheut!
Edhe ti Leshi me emrë, që ke eshtrat e Skënderbeut!
Burrat tuaj aqë trima do ta lenë vall' Ylqinë
Edhe gjithë shqipëtarët ta mbanjë armiku ynë?
Nukë më ngjan e s'e besonj, kam te zoti shumë shpresë,
Shqipëria këtej-tutje kshu po nukë do të mbesë.

Dua të dal majë malit, të shoh gjithë Arbërinë,
Vëllezërit shqipëtarë, që venë në pun' e vinë,
Burrat trima me besë dhe shpirtmir' e punëtorë,
Dhe fushatë gjithë lule e malet me dëborë.

O fushazëtë pëllore, që m'ushqeni Shqipërinë,
Do të këndoj bukurinë tuaj edhe bujqësinë.

Ti perndi e ligjërisë, që rri në malt të Tomorit,
Unju posht' e më ndih pakë, o motra im'e të gjorit!
Më ke leshrat të florinjta e të ergjëndtë krahrorë,
Ball' e gush' e faq'e llërë dhe këmb' e duar dëborë;
Sikundër do malësorët dhe pyjet e bagëtinë,
Duaj edhe fusharakët dhe arat' e bujqësinë,

Edhe ti, o mëmëz' e dheut, q'i fale dheut aq' uratë,
Sa pjell mijëra të mira e kurrë s'mbetetë thatë,
I dhe lul'e bar e gjethe, bim' e drith' e pem' e drurë,
Mlodhe gjithë bukuritë edhe kanisk ia ke prurë.

Të keqen, o symëshqerë, shikomë një herë në syt!
Si lulet' e si bilbili edhe unë jam djali yt.

Gjithë këto farë lulesh e këtë të bukur erë,
Këtë mblerim, këto gjyrë vallë nga ç'vent'i kesh nxjerrë!
O sa e madhe bukuri! As më thua ku e more!
O bukuroshe, t'u bëfsha, ngaha gjiri yt e nxore?
Apo me dorët të bukur e more nga gjir'i Zotit,
Nga qielli, nga parajsa, nga prehër' e plotë i motit?
Kudo shkel këmbëza jote, gëzohet vendi e mbleron,
Tekdo heth sythit e qeshur, bukuri' atje lulëzon!

Ti zbukuron faqen' e dheut, ti do e ushqen njerinë,
Më të gjallë, dhe pas vdekjes e pret duke hapur gjinë!
Vjen dimëri, t'i than lulet, ti me një frym' i ngjall prapë,
Napënë q'u heth përsiprë, ua heq me ver' e me vapë.

Bujkun e xgjuan me natë edhe vë përpara qetë,
Nisetë pa zbardhëllyer për punëzët të vërtetë;
Mer pluarin e parmëndën, zgjedhën, tevliknë, hostenë,
Kafshën, farën, shoknë, bukën, trajstënë, lakrorë, qenë...
Shërbëtor'i mëmës' së dheut, q'e ka zëmrënë plot shpresë,
Del kur hapet trëndafili dhe bari 'shtë gjithë vesë;
I falet Zotit t'vërtetë dhe zihet nga pun' e mbarë,
Zëmërzën e ka të bardhë dhe të qruar e të larë.

Pa lodhur e pa këputur, pa djersë e pa mundime,
Njeriu i gjorë në jetë nukë gjen dot as thërrime,
Si të punosh dit' e natë e të bësh ç'duhenë gjithë,
Ahere kërko nga Zoti të t'apë bukëz' e drithë.

Njeri, puno, mos psho kurrë dhe lark nga makutërija,
Zëmërnë kije të gjerë, mos ki keq, pa t'ep Perndija.
Puna ka duk e uratë, Zot'i math e ka bekuar,
Njerinë mi faqet të dheut e dërgoi për të punuar.

Ver' o e bukura verë, që na vjen nga i madhi Zot
Me mirësi, me bukuri, me gas të math, me duar plot,
Sindëkur çel trëndafilë, e i fal bilbilit zënë,
Ashtu na bije nga qielli një gas në zëmërt tënë.

Zot'i e i vërtetë për të ushqyer njerinë,
Për të zbukuruar dhenë, për të shtuar mirësinë,
I dha zjarr e flakë diellit, i fali dhe shinë resë,
Bëri dimërin e verën dhe zemrës san' i dha shpresë.

Për të arriturë rrushnë ç'ka punuar Perëndija,
Qielli, dheu, dielli, shiu, njeriu, tërë gjithësija!
S'është çudi pse na dëfren ver' e bukur zemrën tënë;
ç'ka punuar Perëndija edhe njeriu, sa e bënë!
Ju shokë, kur pini verën, mos dehi, mos zëmërohi,
Mos u zihni, mos u shani, mos lëvdohi, mos qërtohi,
Se përçmoni Perëndinë, q'i ka falur hardhisë rrush,
Edhe kërkon dashurinë e ndodhet pshetazi ndaj jush;
Po gëzohi, prehi, qeshni, duhi, xbaviti, dëfreni,
Flisni fjalë të pëlqyer, loni, këndoni, kërceni,
Bëjeni zëmrën të gjerë edhe shtoni dashurinë,
Mirësinë, njerëzinë dhe besën e miqësinë,
Se në breng' e në të keqe, në punë e në të pirë,
Mirretë vesh njeriu i lik, njihetë njeriu i mirë.

A e shihni gjithësinë, yjtë, Diellinë, Hënën,
Dhenë, erën, retë, kohën, Kashtën' e Kumtërit, Shënjën,
Si janë përveshur gjithë edhe lëçijn' e punojnë,
Njëri-tjatërit i ndihin, ashtu punën e mbarojnë.
Në mest të këti rrëmeti, të punëtorëve shumë,
Njeriu duhet të lëçinjë, apo të bjerë në gjumë?

Mundohetë punëtori, po në zemërzët të qetë
Sa gas të math ndjen, kur njëra që hoth, i pjell dymbëdhjetë!
Kur e sheh kallin' e plotë të kërrusurë nga barra,
Dhe parajsën e vërtetë të tfaqurë nëpër ara,
Kur heth lëmën e mbleth toknë, ndan bykn' e kashtën mënjanë,
U heth kuajve e qevet, që janë lodhur, të hanë,
Kur e përmbush plot shtëpinë me drith' e me gjë të gjallë,
Shtrohet me uri në bukë e ha me djersë në ballë.

Sheh pjergullnë, manë, fiknë, thanënë, arrën, ullinë,
Mollën, dardhën, pjeshkën, shegën, vadhënë, ftuan, qershinë,
Kumbullatë, zerdelinë, ngarkuar me pemë gjithë,
Oborrë plot gjë të gjallë, shtëpinë mbushur me drithë,
Dhe zëmëra i gëzohet, pa i faletë Perëndisë,
Q'e çpërblen punën e djersën e mundimn' e njerëzisë.

Qysh rroit mblet' e uruar dhe ven' e vin e lëçijnë,
Ca huallinë ndërtojnë, ca nëpër lule shëndijnë.
O ç'punë me mënt punojnë, sa bukur e bëjn' e mirë!
N'apin dyllëtë, q'ep dritë, dhe mjaltë fjesht' ëmbëlsirë.
Dhe punëtorët' e mirë m'atë mëndyrë punojnë,
Edhe gjithë njerëzija me mundimt t'atyre shkojnë;
Njëri mih, jatëri lëron, njëri mbjell, jatëri prashit,
Kush t'harr, kush korr, kush mbledh duaj, kush shin, kush sharton, kush krasit,
Një bën pluar' e sëpatën, një parmendën, një shtëpinë,
Një pret e qep, një merr e ep, një mbath, një shikon mullinë,
çdo njeri një farë pune bën në mest të shoqërisë,
Kjo ësht' udh' e Perëndisë, ky ë nom i gjithësisë.
Edh' ajo miza përdhese, ç'i duhetë për të ngrënë,
Eshtë rrahur e përpjekur e me kohëz' e ka vënë.
Ka një punë të punonjë si çdo gjë q'është në jetë,
Kshu e ka thënë me kohë Zot'i math e i vërtetë.

Bujku mundohet në verë, po në dimër rri e prëhet,
Sheh shtëpizënë më kamje, edhe zëmëra i bëhet,
Gratë të gjitha punojnë n'avlëmënt e në të tjera,
Edhe jashtë fryn e bije, por kur na trokëllin dera:
Eshtë nj'udhëtar i gjorë, që ka mbetur në dëborë,
I kanë ngrirë të mjerit vesh' e goj, e këmb' e dorë;
Ngrihet i zot'i shtëpisë edhe të huajthin e merr,
E vë në kryet të vatrës me njerëzi, me të math nder,
Posa e shohënë që vjen, i ngrihen gjithë fëmija,
Se të huajnë më derë na e dërgon Perëndia,
Pa i bëjnë zjarr e ngrohet edh'e mbajnë me të mirë,
I sjellin shtresë të flerë edhe të ngrën' e të pirë.

Kështu të huajt' e miqtë njeriu q'është i uruar
I pret me krahëror hapur e i përcjell të gëzuar.

Në verë që çelen lulet, qielli ndrin si pasqyrë,
Sbukurohetë faq'e dheut e merr mijëra fytyrë;
Pa ngjallenë më çdo lule, më çdo bar e më çdo fletë
Gjëra të gjalla me mijë, rroitin nga dheu si mbletë.

Shpest' e mizatë këndojnë e kuajtë hingëllijnë,
Lulet' e bukura m'erë si ar e si flori ndrijnë,
Bujku nget pëndën e lëron, mbjell a bën gati ugarë,
Kalorësi i shkon njatë dhe i thotë -- puna mbarë --
Papo merr anën e lumit me zëmërë të gëzuar,
Këndon, fishëllen e vete ngadalë, duke mejtuar;
Vë re lumën e kulluar, që ikën me ligjërime,
E ndër ment të ti i bije ca t'ëmbla shumë mejtime.
Vashazëtë bukuroshe, posi shqerratë manare,
Si kapërollet e malit, si thëllëzatë mitare,
Venë të lajnë në lumë gjithë tok duke kënduar,
Me gas në sy e në buzë e me lulezë nër duar;
Përveshin llërët' e bardha dhe të majm'e të perndijta,
Pulpazëtë bukuroshe e këmbëzët' e kërthijta.
Dellëndyshja që fluturon e ndehetë përmi lumë,
U afrohetë si mike e u thotë fjalë shumë,
Dhe mëshqer' e përkëdhelur vjen në lumë të pij' ujë,
A të prëhetë në hije, a të bënjë gjë rrëmujë.

Bari, bima vatur më bres e bujku shum' i gëzuar,
Si bariu kur merr kërthinë edh'e përkëdhel ndër duar.

Bilbili ia thotë bukur, lumi vete gjithë valë,
Ep erën e Perëndisë trëndafili palë-palë.

Veç një vashëz' e mjerë qan të motrënë, q'e ka lënë,
O! është mbuluar në dhe vashëza fytyrëhënë!
Mëma dhe motëra mbetur në zi e në vaj të shumë,
Dhe shqerra manarez' e saj, e përzieshmez' e për lumë!
Të këput shpirtinë plaka, kur zë dhe nëmëron e qan,
Ah, i ziu njeri në jetë sa heq e sa duron e mban!

Vashën vërtet e mbuluan, po shpirt'i saj në qiej shkoi,
Hapi krahëthit e lehtë, në hapësirat fluturoi;
Bukuri e saj u përzje me bukurizët të prillit,
Me fjalëzët të bilbilit, me erët të trëndafilit,
Gjësendi s'humbetë kurrë e gjë s'vdes me të vërtetë,
Mase ndryshohenë pakë, po janë në këtë jetë;
As shtohet, as pakësohet, as prishetë gjithësija,
Vdesën e ngjallenë prapë si gjith' edhe njerëzija.
Këtu janë gjithë ç'janë e gjithë ç'gjë munt të jetë,
Engjëllitë, Perënditë dhe ajy Zot'i vërtetë!
Se një trup e një shpirt është gjithësia, që s'ka anë,
Të gjallë edhe të vdekur gjithë brënda në të janë.

Perëndija njerin' e parë e mori prej dore vetë,
E zbriti mi faqet e dheut, q'ish me lulez' e fletë,
Më të drejtënë të themi, mbi faqet të dheut e ngriti,
E bëri të zotthin' e dheut edhe kështu e porsiti:

Nga kjo baltë të kam bërë, rri këtu, më paç uratë,
Mos u loth e mos psho kurrë, po përpiqu dit' e natë,
Sheh si punon gjithësija? Ashtu të punosh edhe ti,
Të mos rrish kurrë pa punë e të vësh duartë në gji.
Mos u bëj i lik e i keq, i paudh' e i pabesë,
I rrem, i ndyrë, i dëmshim, i rënduar e pa shpresë,
Mërgohu nga të këqijat, pej çdo farë ligësije,
Pej nakari, pej lakmimi, pej vjedhjeje, pej marrëzije,
Mos vra, mos merr tek s'ke vënë, edhe ki nom dashurinë,
Bes' e fe ki urtësinë, të drejtënë, mirësinë.
Në bëfsh mirë, liksht s'gjen kurrë, po, në bëfsh liksht, mos prit mirë,
Ki dëshirë për të mirë dhe në zemërë mëshirë,
Ji i but', i urt', i vyer e mos u bëj kurrë makut,
I egër e i mërzitur dh'i mahnitur si madut,
Mos ju afro dhelpërisë, po së drejtësë iu nis pas;
Në dëgjofsh fjalët' e mija, do të jesh gjithënjë në gas.

Nga gjithë ç'pat gjithësia, të kam dhënë dhe ty pjesë,
Në u bëfsh si them, i mirë, emr'i math do të të mbesë.
Të kam dhënë mënt të mësosh, të vërtetën me të ta shohç,
Dhe zëmër' e vetëdijë, të mir' e të drejtën ta njohç,
Do të të lë dhe nevojën, udhën të të tregonjë,
Të të ndihnjë më çdo punë, të të psonj' e të të zgjonjë.
Gjithë të mirat që janë, këtu në dhet i kam mbuluar,
Po gjësendi në shesh s'nxjerr dot pa dirsur e pa munduar;
I gjen të gjitha me kohë, po rrëmo thell' e më thellë,
C'do gjë që të duhet, kërkoje, barku i ti do ta pjellë.
Sa gjërërazë të vlera do të gjesh ti këtu brenda,
Edhe përsipërë soje, e sa do të t'i ket ënda!

Me fuqit që të kam dhënë, them që të vinjë një ditë
Të marrç udhën e së mirës e të gjesh të madhe dritë,
Të marrç vesh dalengadalë sa punëra që kam bërë,
Diell, hënë, yj, dhe, qiej e gjithësinë të tërë!

Po që u bëre i urtë, mua më ke afër teje,
Ndryshe, qofsh i mallëkuar edhe mërguar prej meje!

Të parit tënë perndia këto fjalë vetëm i tha,
I fali gjithë të mirat, i dha uratën dhe e la.
Det i p'an'i mirësisë, q'emrin tënd s'e zë dot ngoje,
Qysh e ngrehe gjithësinë pa lënë farë nevoje!
Fali njeriut urtësinë, mirësinë, njerëzinë,
Butësinë, miqësinë, dashuri, vëllazërinë;
Epu sheshevet lul' e bar dhe pyjevet gjeth e fletë,
Resë shi, aravet bimë e mos lerë gjë të metë,
Fali erë trëndelinës, manushaqes, trëndafilit,
Kalliut bukë, mizës pjesë, zogut ngrënie, zë bilbilit,
E drurëvet epu pemë dhe uratë bagëtisë,
Dërgo dhëmbj' e kujdes për to në zëmërt të njerëzisë;
Epi pjergulls' e vështit rrush dhe vozësë fali verë,
Mos e lerë pa të kurrë, kurrë thatë mos e lerë;
Fali diellit flak e zjarr dhe hënës e yjet dritë,
Edhe detit uj' e kripë, gjithësisë jet e ditë.
Yjtë le të vinë rrotull dhe njerëzit të punojnë,
Të dëfrejn' e të gëzohen dhe si vëllezër të shkojnë.

Tregomu dhe shqipëtaret udhën e punës së mbarë,
Bashkomi, bëmi vëllezër edhe fjeshtë shqipëtarë,
Falmi, falmi Shqipërisë ditën e bardh' e lirisë,
Udhën e vëllazërisë, vahn' e gjithë mirësisë.

Nxirr të vërtetën në shesht, paskëtaj të mbretëronjë,
Errësira të përndahet, gënjeshtëra të pushonjë.


23
Gjuha Shqipe / : Histori e letersise shqiptare
« ne: 28-12-2004, 01:44:29 »
Bravo Berni flm per informacionet.  :) Shpresoj te vini akoma me shume informacione per gjuhen tone te mrekullueshme.

24
Gjuha Shqipe / : FJALE TE RRALLA, TOPONIME, ETJ
« ne: 28-12-2004, 01:42:07 »
Jashte teme

25
Gjuha Shqipe / : Lashtesia e Gjuhes
« ne: 28-12-2004, 01:16:38 »
Gjuha Shqipe
  Gjuha shqipe bën pjesë në familjen e gjuhëve indoevropiane, ku futen gjuhët indoiranike, greqishtja, gjuhët romane, gjuhët sllave, gjuhët gjermane, etj. Ajo formon një degë të veçantë në këtë familje gjuhësore dhe nuk ka ndonjë lidhje prejardhjeje me asnjerën prej gjuhëve të sotme indoevropiane. Karakteri indoevropian i shqipes, përkatësia e saj në familjen gjehësore indoevropiane, u arrit të përcaktohej e të vërtetohej që nga mesi i shekullit XIX, në sajë të studimeve të gjuhësisë historike krahasuese.
Ishte sidomos merita e njerit prej themeluesve kryesorë të këtij drejtimi gjuhësor, dijetarit të njohur gjerman Franz Bopp, që vërtetoi me metoda shkencore përkatësinë e gjuhës shqipe në familjen gjuhësore indoevropiane. F Bopp i kushtoi këtij problemi një vepër të veçantë me titull "Ueber das Albanesische in scinen verwandtschaftliche n Bezichungen", botuar në vitin 1854.
Në ndarjen e gjuhëve indoevropiane në dy grupe: në gjuhë lindore ose satem dhe në gjujë perëndimore ose kontum, shqipja shkon me gjuhët lindore (satem), bashkë me gjuhët indoiranike, gjuhët balto-sllave dhe armenishten.

Origjina
Problemi i origjnës së gjuhës shqipe është një nga problemet shumë të debatuara të shkencës gjuhësore. Ajo e ka burimin, pa dyshim, prej njerës nga gjuhët e lashta të Gadishullit të Ballkanit, ilirishtes ose trakishtes. Në literaturën gjuhësore qarkullojnë dy teza themelore për origjinën e shqipes: teza e origjinës ilire dhe teza e origjinës traka. Teza ilire ka gjetur mbështetje më të gjerë historike dhe ghuhësore. Ajo është formuar që në shekullin XVIII në rrethet e historianëve.
Përpjekjen e parë shkencore për të shpjeguar origjinën e shqiptarëve dhe të gjuhës së tyre, e bëri historiani suedez Hans Erich Thunmann në veprën e tij "Undersuchunger liber di Geschichte der Östlichen europäischen Völker" Leipzig 1774. Ai, duke u mbështetur në burime historike latine e bizantine dhe në të dhëna gjuhësore e onomastike, arriti në përfundimin se shqiptarët janë vazhduesit autoktonë të popullsisë së lashtë ilire, e cila nuk u romanizua siç ndodhi me popullsinë trako-dake, paraardhëse të rumunëve.
Tezea e origjinës ilire te shqipertarëve është mbështetur nga albanolugu i mirënjohur austriak Johannas Georges von Hahn në veprën e tij Albanesische Stidien,publikuar më 1854
Që nga ajo kohë deri në ditët tona, një varg dijetarësh të shquar historianë, arkeologë e gjuhëtarë, kanë sjellë duke plotësuar njeri tjetrin, një sërë argumentesh historike dhe gjuhësore, që mbështesin tezën e origjinës dhe të shqiptarëve dhe të gjuhës së tyre. Disa nga keto argumente themelore, jane:
1. Shqiptarët banojnë sot në një pjesë të trojeve, ku në periudhën antike kanë banuar fise ilire; nga ana tjetër në burimet historike nuk njihet ndonjë emigrim i shqiptarëve nga vise të tjera për t'u vendosur në trojet e sotme.
2. Një pjesë e elementeve gjuhësore: emra sendesh, fisesh, emra njerëzish, glosa, etj., që janë njohur si ilire, gjejnë shpjegim me anë të gjuhës shqipe.
3. Format e toponimeve të lashta të trojeve ilire shqiptare, të krahasuara me format përgjegjëse të sotme, provojnë se ato jane zhvilluar sipas rregullave të fonetikës historike të shqipes, dmth kanë kaluar pa ndërprerje nëpër gojën e një popullsie shqipfolëse.
4. Marrëdhëniet e shqipes me greqishtjen e vjetër dhe me latinishten, tregojnë se shqipja është formuar dhe ështe zhvilluar në fqinjësi me këto dy gjuhë këtu në brigjet e Adriatikut dhe të Jonit.
5. Të dhënat arkeologjike dhe ato të kulturës materiale e shpirtërore, dëshmojnë se ka vijimësi kulturore nga ilirët antikë te shqiptarët e sotëm.
Nga të gjithë këto argumente, të paraqitur në mënyrë të përmbledhur, rezulton se teza e origjinës ilire e gjuhës shqipe, është teza më e mbështetur nga ana historike dhe gjuhësore.


 

 

Faqe: [1]