Profile of emiliatje

Permbledhja

emiliatje
Zërist
Send PM
Offline Offline
Posts:   94 (0.016 per day)
Data e regjistrimit:   16-05-2006, 05:50:00
Last Active:   06-05-2007, 16:54:26

Messages - emiliatje

1
Une po ti kisha  gjithe keto pare  gjysmat i kisha blere shtepi dhe dyqane ketu ku jam dhe  i jepja  me qira dhe te tjerat ne banke dhe mendohesha me vone .

2
Teologjia / Poligamia ne fenë islame
« ne: 26-03-2007, 17:21:45 »
Sa per kete dhe mua me ka çuditur .Kurse ju ne Kosove i keni marre boshnjake sepse jane muslimane. Mua pa dalim feje ata jane sllave.Sa per ate qe me thua per te krishteret  jam e bindur se thua nje te vertete por une qe kam pare shume emisione nga vende te varfra sesi i trajtojne grate dhe çfare pozicioni kane grate  ne emer te fese se kuranit  nuk me pelqen kjo gje .Une nuk ndjek ndonje fe por besoj ne zot . Jam me shume e apasionuar per historine  dhe kulturen e vendit tim identitetin tone dhe çdo gje shqipetare ku egzistojne te treja fete si muslimanja ,katolikja dhe ortodoksja bashke.

3
Teologjia / Bashkëjetësë ndërfetare në Shqipëri
« ne: 26-03-2007, 17:09:34 »
Unë zoti Hasan e di shumë mirë historinë dhe jam mesuese . Turqit ne na kanë pushtuar dhe na kanë robëruar dhe ti them  vëlla. Po të ishin serbet me fe muslimane  do të ishin vellezerit tuaj. Ne turqishti i thonë dushmani (armiku ,pushtuesi ) dhe janë njelloj si  greku dhe serbi qe na ka pushtuar dhe na luftuar.Ju ne Kosovë nuk i thoni  vëlla atij qe është katolik  shqiptar  dhe i thoni turkut.Shumë me çudit  kjo lloj e te menduare . Sa për atë djalin nga Gjilani qe e kam pasur shok dhe komshi ai e fliste  pak turqisht shumë mirë serbisht  dhe jo shumë mirë shqipe te pastër por duke folur me mua dhe me shoqen time nga Shqipëria ja mesuam shqipen për një vit qe e kishim komshi. Sa për fe ai pinte alkol ,nuk donte me dit për fe dhe i nderronte dashnoret  çdo jave se punonte ne kafe.Me shumë respekt për fenë tënde  .emiliatje

4
E di shume mire  qe fjala allah  çdo te thote se nga gjysherit jam muslimane por me çudit shume qe ju ne Kosove  nuk e perdorni kurre kete fjale . Ne ne Shqiperi  panvaresisht se çfare feje kemi themi o zot .Shqipetaret kane qene te gjithe te krishtere siç ka qene e gjithe Europa dhe feja muslimane eshte me e re .Une besoj ne shqipetarizem me shume  dhe qe zoti eshte nje .Me respekt emiliatje.

5
Teologjia / Bashkëjetësë ndërfetare në Shqipëri
« ne: 25-03-2007, 19:15:33 »
Shqipetaret kane qene katolike dhe ata  qe duan te kthehen ne fene e te pareve  le te behen katolike.Kur me thone qe turqit jane vellezerit tane me vjen per te vjelle . Ne turku na roberoi per 500vjet  dhe  ti themi  vella.Ne Londer kam bere nje here debat me nje kosovar qe me tha nje here se vajta hengra tek nje restorant tek vellai turk. Une nuk mu durua me gjithe shoqa ime  nga Shqiperia .Si more i thua turku vella .A e di ti se me cilin ka luftuar Skenderbeu  per te mbrojtur  token shqipetare . Aq shume argumenta  i thame ne sa ai u dorezua .

6
Teologjia / Poligamia ne fenë islame
« ne: 25-03-2007, 18:58:30 »
Ju pershendes  te gjitheve.Une me fe sipas prinderve jam bektashie sepse vete nuk kam vendosur te ndjek ndonje fe. Mendoj se feja  muslimane eshte shume diskreminuese per femrat . Ne vende te varfera  si Maroko  dhe ne vende si Afganistani,Pakistani ,India qe falen 5 here ne dite dhe e lexojne kuranin  dite per dite eshte normale qe nje burre 50 vjeç ti jape  leke familjes  dhe te bleje nje grua  dhe 15vjeçare.
Nje burre qe mendon se gruaja e tradheton i ve gruas flaken me benzine ne Pakistan   apo i nxjerr syte dhe i pret veshet  hunden gjoksin.
Ne afrike ne vende Muslimane me ligje sipas kuranit ka te drejte ligji  qe te vrase pse lind nje femije te pa ligjshem .

Ne Turqi dhe ne shume vende te tjera  eshte normale qe dhe vete babai ta vrase vajzen neqoftese ajo e le burrin apo e le te fejuarin qe ia ka dhene babai me zor .

Burri paska te drejte te marri sa gra te doje , gruaja s'ka te drejte te punoje dhe eshte e varur nga burri.Sa me shume para te kete burri aq me shume gra blen.

Burrat i frekuentojne harremet dhe dashnoret deri tek  Arabia Saudite qe vejne vajza si nga vendet e varfera si sherbetore  ne shtepite e arabeve te pasur (hipokrizi)

Sa per ate qe thoni ju ne Bosnje do zoti dhe nuk behet kurre ne Shqiperi .Une e kam nje shoqe qe eshte nga Sarajevo dhe eshte muslimane  por jo ashtu siç jane bere tani ne Bosnje  jane mbuluar grate sikur je ne Arabi Saudite dhe e dini pse sepse i japin pare  nga vendet Arabe.

Une me gjithe respekt per çdo fe them qe feja te jete nje burim  shpirteror ku njeriu te gjej  force dhe shprese por jo te me drejtoje mua moton e jetes dhe te vendos jeten time qe jetoj ne shekullin e 21. Ne si shqipetare  duhet ti drejtohemi punes ,dijes, artit, spotit, jetes se shendetshma, larg urrejtej fetare , zhvillimi te vendit dhe te turizmit  dhe permiresimi i jetes . Duke u falur tek zoti nuk harrihet  shume .Vetem me pune harrihet me shume dhe mos harroni se jetoni ne shekullin e elektronikes jo ne kohen e gurit.Mua si femer me tremb kjo lloj  feje si shume diskriminuese per fene dhe shoqerine tone shqipetare.Jam me zhvillimin ,perparimin , emancipimin dhe ecjen me kohen  ne hapat e Europes. 



7
At Marku po flet nje te vertete .E di se ju ne Kosove jeni shume te ndjeshem ndaj muslimanizmit  sa qe dhe zot shqip nuk thoni kurre por thoni allah.Me shume respekt  per çdo fe  qe kane shqipetaret ai po thote nje fakt historik   dhe historia nuk ka te beje qe erdhi turku na beri ne muslimane  dhe te mohojme se nga kemi ardhe dhe te verteten.

8
Kjo fe eshte e rrezikshme dhe nga praktikimet e ketyre feve ne Shqiperi kane vrare veten disa femije dhe adolishente.Ju lutem mos lejoni femijet te ndjekin kete fe.Per mua jane te dyshimshem.

9
Familja / Kunatat urrehen me shumë se vjerrat!
« ne: 25-03-2007, 17:34:13 »
Doja te shtoja dhe une diçka per kete teme.Une nuk kam as kuneter as kunata thjesht burri im eshte i vetem.Vjerra ime eshte belge 67vjeçe .Ne fillim e di qe eshte çuditur shume  kur burri im i kishte thene qe bashkejetonte me nje vajze shqipetare.Ajo as qe e dinte ku  ishte Shqiperia.Seriozish t ajo mendonte se ne ishim  te zijn ne pamje te jashtme.Une dhe burri im jetonim ne Londer dhe pa pritur  erdhen prinderit e te dashurit tim ne ate kohe  per vizite. Une ne pamje jam  me floke kafe zy jeshile   dhe barshoshe .Une hapa deren dhe ajo direkt i tha djalit te saj pse nuk me the qe eshte si ne .Ky ka qene takimi i pare. Ajo eshte shume aktive per moshen qe ka  vete nja 4muaj me pushime , i jep biçikletes si  vajze e re. Ti them une qe hajde dhe me pastro shtepine vjen dhe nuk me pyet sepse  po ma ben shtepine drite  dhe nuk te kerkon as ti besh nje kafe  po nuk e pyete vete. Pa llogaritur qe sa here vete pushime me blen dhurata mua dhe vajzave .Thjesht keto jane  me te thjesht dhe me te llogjikshem .Ketu i lejne çiftin te jetojne vete dhe ku ti ndihmojne me femijet  po te kene nevoje  .Kurre nuk i nderhyjne çiftit.Ketu ka djem dhe vajza qe kur e shikojne qe i nderhyjne shume ne jeten e tyre personale  ia mbyllin deren dhe nuk ia hapin me deri sa ta mbyllin gojen .Ketu thone eshte jeta ime  dhe e di une sesi do ta ndertoj.Edhe tek ne do vij kjo gje por me kalimin e kohes. Ne jemi shqipetare  dhe sado qe kemi evoluar nga mentaliteti une nuk pajtohem qe shume djem i lene  prinderit  dhe nuk kujdesen kurre sepse nuk mi do nusja.Respekti eshte reciprok dhe mendoj se kane nevoje te dy palet qe te  tolerojne.Motra ime eshte martuar me italian dhe ai ka vetem nje moter  dhe ajo e do shume motren time dhe i thote qe une nuk kam moter dhe ti ma do vellain  qe me ben shume te lumtur . Tani qe eshte bere motra ime  vajze ajo çdo muaj vete i blen dhurata mbeses  qe i ngjan  shume asaj.Kurse vjerra italianja vjen gati dite per dite tek motra ime dhe pine kafe  dhe i flet si shoqe dhe jo ti fusi hundet se çfare ben djali me nusen.Mendoj se dhe sa me te kulturuar te jene njerezit aq me shume punon dhe llogjika  .Thjesht  njerez perfekt  nuk ka  dhe çdo shtepi ka rregullat dhe traditat e tyre .

10
Une jam mesuese  ne profesion  dhe jam shume dakort me banoret e fshatit te Librazhdit.Ne fshat vene ne pergjithesi mesuesit me pak te afte .Kontrolli eshte me i paket ndaj tyre, mbushin çantat me te tere te mirat e fshatit dhe i nenvleresojne  nxenesit e fshatit  se jane katundare.Shume mire ia bejne  qe i kane denoncuar.Mesuesi duhet te jete  figure morale  per nxenesit dhe jo te pije alkol .Mos harroni dhe diçka qe zona e Librazhdit eshte e njohur per arsimdashes  dhe kane kerkesa ndaj shkolles. Ju lumte.

11
Këndi i Prindërve / Braktisja e foshnjeve.
« ne: 21-03-2007, 11:40:54 »
Eshte per te ardhur keq por duhet te kesh parasysh se ku jeton. Ne Shqiperi ke nje mentalitet qe vajza nuk ka vlere te kete nje femije kopil te paligjshem siç thone ne Shqiperi.Nuk te del fati kurre sepse njerezit te  paragjykojne dhe femijes i thone kopil tere jeten.Te ne diskreminimi eshte shume i madh ndaj femrave te tilla. Vertete ka ardhur demokracia dhe kufinjt jane hapur  dhe shqipetaret kane dale jashte por mentaliteti i njerezve nuk ka ndryshuar shume.Kjo eshte jeta dikujt i jep zot de se mban dot femijen dhe dikush tjeter nuk i jep zoti femije.

12
Ndjenja / A e keni gjetur partnerin tuaj ideal?
« ne: 21-03-2007, 11:31:28 »
Jam e kenaqur nga burri im dhe them dhe ndoshta mosha qe une jam njohur  paksa e pjekur.Kam qene 27 vejçe kur jemi njohur dhe te dy donim familje dhe lidhje serioze.

13
Ndjenja / A mund te falet tradhëtia?
« ne: 21-03-2007, 04:09:58 »
Une jetoj ne Belgjike dhe nje shoqja ime e punes e kishte tradhtuar burri.Ajo u semur vertete  nga kjo.Vajti tek psikologo ta ndihmonte por prape nuk gjente karar. Te dy duheshin dhe burri i kerkovi te falur por ajo nuk i ikte e keqja. Ajo vajti dhe e tradhtovi me nje shokun e vet  dhe vajti i tha burrit tani jemi barazim .Me fal ti te te fal dhe une .Ai vuajti shume dhe ajo i tha e ndjen tani sa e veshtire eshte te geltisesh kur te tradhtojne.Ato jane bashke dhe ja kalojne mire dhe nuk ndahen me nga njeri tjetri kudo qe shkojne.Dhe ne Angli anglezet keshtu ja bejne  burrave kur i tradhtojne .Uen e kam provuar se çfare eshte tradhtia por kam qene thjesht e pa martuar dhe pa femije dhe kjo e ka bere me te lehte qe ta harroj .E di nga shoqet e mia  qe i kane tradhetuar burrat qe jane me femije qe kane vuajtur shume dhe e kane gelltitur nga femijet.Nje shoqja ime e la burrin e vet dhe shkoi tek prinderit  me gjithe vajzen  qe sapo e kish lindur. Ajo ishte yll e bukur  dhe ishin marre me dashuri.Burri i saj e kuptovi   qe e deshte shume  gruan dhe vajzen qe ishte vetem dy muaj dhe ka fjetur nje muaj posht pallatit  te vjerrit deri sa u bashkuan bashke. Prinderit dhe sidomos vjerra e shoqes time  e qortuan shume rende djalin e tyre kur e moren vesh dhe i thane qe na ke turperuar  dhe mos te vish pa nusen dhe vajzen ne shtepi.Mua me erdhi dhe me kerkovi ndihme qe ti flisja shoqes time .Ai me tha qe tani e kupton se sa gabim ka bere.Une i fola shoqes time qe ti jepi vetem nje shanc per hir te vajzes qe ke dhe per tere ate dashuri  qe keni pasur.Tani ata jane bashke dhe te lumtur dhe kane dhe dy djem si yje .Sa here qe i takoj ne Shqiperi me falenderon dhe me krenari me thote qe gruaja  dhe femijet per te jane çdo gje .

14
Ndjenja / Të dashurosh dike qe është e martuar.
« ne: 21-03-2007, 03:46:11 »
Mua me ka ndodhur qe te me propozoje nje i martuar .Gruaja e tij i ra paralize  ne fakt shume e re por e lehte. Une i thashe vetem kaq as mos guxo te enderrosh kete qe po thua. Une besoj ne zot kurre si hyj ne hak gruas tende dhe femijeve te tua dhe sikur te me pelqeje jo qe une te shikoj perhere me syrin si nje njeri qe je i martuar. Ai me tha qe gjen kurva per te kaluar kohen por jo femra siç i do ai. I thashe po do seks eshte me drejt shko me ndonje prostitute  dhe shfry nevojat biologjike si mashkull .Me vjen keq se çfare te ka ndodhur por ndihmoje gruan tende se eshte mamaja e dy vajzave te tua.

15
Ndjenja / Kush tradheton me shum Meshkujt apo Femrat.
« ne: 21-03-2007, 03:37:32 »
Une mendoj se te dy tradhetojne .Perqindje nuk mund te jap dot.Une e kam lene ish te dashurin tim dhe kam ikur nga  Shqiperia pa e ditur ai sepse e mora vesh qe me kish tradhetuar.Atij nuk i thashe asgje sepse ishte e kote dhe e bera te vuaj me shume me indiferencen time .I porosita motrat dhe shoqet qe kurre te mos ia jepnin numrin tim te telefonit dhe mos ti thoshin adresen time sepse me ka lenduar.Mbas 10 vjetesh me ka marre ne telefon te me kerkoje te falur.I kam thene qe nuk te fal sepse ti e di shume mire sa e sinqerte kam qene me ty.E di me tha  por ja qe une kam qene i ri dhe nuk kam gjukuar si duhet.Shpresoj qe te me kesh njohur se une jam me karakter dhe jo paçavure qe te lejoj te tjeret  te me beshtyjne.E di me tha KOKE FORTE.  SHKEMB GRANITI I THASHE HAHAHAHAHAHAHAHAHAH AAHAHAHAHHAAHAHAHAH AHAHAHAHAHAHHA

16
Ndjenja / Sa rëndësi ka bukuria për ju ne dashuri?
« ne: 21-03-2007, 03:17:02 »
Nga eksperienca ime mund te them qe perhere dashuroja djemte qe ishin inteligjent. Simpatia per nje djale bukurosh me ikte shume shpejt kur e shikoja qe ishte  bosh ne mendje. Une veç nje kusht e kam pasur qe djemt me te shkurter se vetja nuk me terhiqnin kurre.Te kete pak nga te gjitha por mbi te gjitha te jete njeri i mire ne shpirt dhe ne karakter.

17
Doja te shtoja diçka për atë qe thoni ju .Unë jam Shqipetare dhe bektashije dhe gjushin e mamit tim e kanë vrarë komunistat sepse ka qenë  baba i teqese.Unë nga prindërit e mi nuk kam marrë ndonjë fryme fetare.Prinderit i kanë dhënë shumë rëndësi shkolles tonë si fëmijë,edukates ,moralit, tradites familjare dhe mbi të gjitha te jemi te zotet e vetes. Motra ime e madhe është muslimane qe e praktikon dhe e ka lexuar kuranin.Vellai im i mall qe është ne Amerikë është kthyer ne katolik dhe fëmijët i ka pagezuar  .Unë dhe motra ime jemi martuar me katolike njeri italian dhe belg dhe asnjë nuk i ka pagezuar  fëmijët dhe e kemi lënë qe nëqoftëse fëmijët do të zgjidhnin vete ne do ti mbeshtesim  .Burri im dhe prindërit e burrit tim vënë ne kishe vetëm kur vdes njeri apo kur martohet njeri. Dhe familja e burrit tim bëjnë te njëjtën gjë.Thjesht nuk e kam ne gjak nuk e ndjej te vete me asnjë vend por i respektoj njerëzitë qe e praktikojne sepse është jeta e tyre .Ne kemi marrë një nuse te vetme qe është vërtetë  praktikante e fesë muslimane nga Tirana  ajo ne na duket thjesht shumë injorante pa llogaritur  se kusheriri im nuk e le sepse ka fëmijë dhe është djalë flori.Ajo jeton sikur te jetë ne ndonjë vend  arab  dhe genjeu sepse po ta dinte kusheriri im nuk e kishte marrë kurrë .Mbasi lindi femijen e pare ajo u mbulua dhe vishet si arabet. I tërë fisi ynë u çudit sepse ajo ishte dhe vajzë  lere e rritur ne Tiranë. Vjerra e saj mesuese ne shkolle te mesme nuk del kurrë ne rrugë me te sepse i vjen turp por nuk i nderhyn djalit sepse atë edukate  ka. Kusheriri im i dergon fëmijët ne kolegj amerikane katolik sepse jeton jashtë nuk jeton ne Shqipëri.I ka thënë qe fëmijët unë nuk dua te edukohen si ty .Me sinqerit te ishte ndonjë tjetër nuk  e kishte mbajtur për grua por ai është shumë i mirë dhe i dua shumë vajzat me thotë nuk i le  te mi edukoje gruaja si veten.

18
I uroj suksese Afrimit .

19
Diskutime / E pini cigaren?
« ne: 20-03-2007, 12:36:00 »
Jo nuk e pi dhe motrat dhe vellai im nuk e pi.Jo vetem qe nuk e pi por nuk e duroj dot kur njerezit e pijne sidomos kur vemi diku ne festa apo restorante te qejben rrobat era duhan dhe te thahet fyti.Femrat kosovare e pijne shume duhanin dhe kur vete diku i them qe te lutem mos e ndiz duhanin dhe ne shtepine time nuk lejoj njeri te pi cigare as babain tim meqenese ai e ka lene tani  se nuk i ben mire per shendetin.

20
Keta jane ata muslimane  qe  e lexojne kuranin dhe falen 5 here ne dite. Nje musliman i mire kurre nuk vret  njeri dhe nuk ve dore kundra gruas . Une njoh shume gra nga Irani ,Pakistani,India, Boshnjake qe per nga mendimi sesi i edukonin vajzat e tyre  ne emer te fese dhe kuranit me ka çuditur. Te thashe qe une kam qene 18vjeç kur jane hapur xhamite dhe kishat ne Shqiperi. Kam qene ne1994 ne Maqedoni dhe i pashe te tera femrat  shqipetare te mbuluara me shami dhe te veshura me ato fustane te gjata si turke dhe nuk doja ta besoja qe ishin shqipetare mu duken si turke ne fakt nuk kishte asnje dallim . I zoti i lokalit maqedonas me tha qe ne e dime qe ju nga Shqiperia nuk jeni si shqipetaret ketu. Une i thashe dhe une me fe muslimane jam por nuk e praktikojme asnje ne familje. Shoqja ime  nga POGRADECI  ortodokse nga babai dhe çifute nga e ema  qe dhe me ftoi te hanim dreke ne Oher per Pashket  i tha qe gjusma jone jane muslimane dhe gjysma ortodokse dhe kemi ardhur ta festojme ketu Pashket. Ai u çudit shume dhe i tha po burri jot çfare eshte  ?Ajo i tha musliman .Kur te bejme bajramin do te vime ta festojme ketu prape .Shoqja ime dhe une veshur shume moderne dhe nuk benim ndonje dallim nga maqedoneset e tjera ne restorant.Thjesht per mua nuk ka dallim feja nuk kam problem te vete ne kishe apo gjami apo teqe ajo eshte shtepia e zotit.Shume nga shoqet e mia jane kthyer katolike ne Elbasan vetem nga urrejtja qe kane per fanatizmin e muslimaneve dhe pse nga prinderit jane muslimane .Ju pershendes per mirekuptimin.

21
Ndjenja / ROMANCE.....si do tju pelqente juve?
« ne: 20-03-2007, 01:51:23 »
Nate romantike do te ishte ne nje lokal spanjoll me kitare dhe me me qirinj. Te me vinin te me kendonin  ne tavolin per mua serenata  dashurije .

22
Femrat ne vendet muslimane janë shumë te shtypura dhe burrat  kanë çdo të drejtë. Babai i gjen burrin ,vajza duhet te mbulohet ,gratë rrine ne shtepi dhe burrat dalin ne kafe,gruaja nuk ka te drejt te thoje diçka ne familje dhe burri vendos për çdo gjë . Burrat kanë te drejt te marrin shumë gra ne te njëjtën kohe.Mos të flas për Pakistanin dhe Afganistanin ku i vënë flaken femrave  sepse duan ti lene burrat e tyre qe i rrahin dhe burri 50vjeçare merr vajzen 15vjeç për grua sepse ka lekë ti japi familjes se saj te varfer.Thjesht ne përgjithësi vendi i gruas është shumë  diskriminues  dhe mua si femër kjo me lendon shumë . Edhe turqit dhe marokenet këtu ku jam unë i martojne vajzat me zor dhe pse rriten ne perëndim dhe kur ato nuk duan te martohen me burrat e tyre i vrasin vajzat e tyre sepse ka sjelle turp ne familje.Thjesht e urrej atë fanatizëm qe kemi ne shqipetaret te trashëguar qe nga Turqia .E ndjej veten me mirë ne një shoqeri ku gruaja është e lirë te zgjedhi jetën  si deshiron vete.

23
Jam nga gjysherit por nga prinderit qe jane rritur ne kohen e komunizmit nuk jane praktikante.Thjesht une e pranoj fene si qetesim te shpirtit dhe ku te falem dhe te shpresoj se do behet me mire neser por qe te pranoj  qe burri ka çdo te drejt dhe  gruaja jo nuk jam dakort. Gruaja nuk duhet te punoje duhet te mbulohet  te falet 5 here ne dite e te tjera  si keto me duket e huaj thjesht nuk me duket shume shqipetare.Me duket sikur vete ne Turqi.Me respekt.

24
Une jam muslimane me fe por qe nuk e praktikoj.Une kam qene 18vejç kur jane hapur kishat e xhamite ne Shqiperi. Persa i perket shoqerise time ne pergjithesi  nuk para e praktikojne fene. Burri im esht  belg katolik dhe femijet e mi nuk i kemi pagezuar dhe nuk  e praktikojme fene. Edhe motra ime eshte martuar me italian dhe nuk jane martuar ne kishe dhe vajzen nuk e ka pagezuar dhe nuk e praktikojne fene. Une e kisha marre çdo djale qe do te me kuptonte ,do te me respektonte dhe do te bente nje jete qe do te me pelqente mua. Per mua si shqipetare eshte e rendesishme besa,mikpritja, sinqeriteti,morali, sjellja, ndershmeria dhe te mos vjellesh.Kur kam dale ne emigracion kam takuar sidomos nga Kosova dhe nga Maqedonia  qe e ndjekin fene shume  dhe i kam thene se ne ne Shqiperi nuk mendojme keshtu . Kam pasur dhe shume kerkesa qe me pelqenin mua per tu martuar   por une i thashe qe une mendoj shume ndrushe per jeten.Une dua ti vesh fustanet e shkurtraj, dekoltete e hapura, dua te pi vere e birre me raste,une e ha sallamin me mish derri ,dal ne plazh me rroba banje , nuk falem por ne zot besoj  dhe mundohem te jem nje shqipetare e mire. Thjesht per mua feja muslimane po ta ndjekesh me duket pak e prapambetur nga mentaliteti dhe i urrej te tere ata muslimane qe ne emer te fese i shtupin grate sidomos ne vendet si Afganistan dhe Afrike. Thjesht une mendoj qe feja muslimane ka ndikuar shume keq tek ne Shqipetaret  per te drejtat e gruas dhe pozicionin e saj. E pranoj qe jam feministe dhe dua qe grate te kene te drejta te barabarta.Me shume respekt per çdo fe . Ne familjen time kemi marre nuse ortodokse , katolike , bektashiane dhe ato kane pelqyer djemte qe jane  me shkolle , te edukuar ,te kohes , te bukur , familje te mira dhe te dashuruar me ta. Feja nuk ka pasur rendesi dhe i festojme dhe pashket dhe bajramin njelloj mbas viteve 90 dhe jemi shume te lumtur.

25
Ndjenja / Sa herë jeni dashuruar?
« ne: 16-03-2007, 23:23:34 »
Dy here jam dashuruar.Me te dytin te dashur jam martuar.

Faqe: [1] 2 3 4