×

Show Posts

This section allows you to view all posts made by this member. Note that you can only see posts made in areas you currently have access to.


Topics - erlehta

Faqe: 1 2 3 4 [5] 6 7 8 9 10 ... 30
101
Historia Shqiptare / 4000 dokumenta per shqiptaret
« ne: 03-05-2012, 23:36:03 »
Ka shkuar për të kryer një studim të shkurtër dhe ka zbuluar një thesar të tërë. Është rasti i historianit të njohur Pëllubm Xhufi, i cili pas dy muaj qëndrimi në Venecia, ka ardhur prej andej me materiale shumta (rreth 4000 mijë), të cilat hedhin dritë mbi periudhën pas pushtimit osman në vendin tonë. Ja si shprehet zoti Xhufi rreth këtij zbulimi, i cili pritet të ribëjë shumë nga tezat e historiografisë zyrtare, rreth kësaj periudhe kohore

Zoti Xhufi, sapo keni përfunduar hulumtimin e arkivave veneciane, në kërkim të dokumenatcionit që lidhet me Shqipërinë dhe shqiptarët. Çfarë periudhe kohore ka mbuluar studimi juaj dhe sa i gjerë ishte ai?

Unë shkova në Venecia më tepër për të kryer një sondazh e për të tërhequr ndonjë dosje me dokumente, për të cilat kisha dijeni më parë. Por u gjenda përpara një mase të madhe materialesh, të panjohura e të shpërndara në fonde të ndryshme në Arkivin e Shtetit të Venecies, si dhe në Bibliotekat publike e private Marciana, Correr e Querini. Ndonëse e zgjata qëndrimin në dy muaj, munda të tërheq dorëshkrime që lidhen drejtpërdrejtë me temën aktuale të studimit, “Një vështrim nga Perëndimi mbi Shqipërinë e Poshtme, shek. XV-XVIII”. Për mungesë kohe, arrita të largohem me pak materiale, por me shumë informacion edhe për dy temat e ardhshme studimore, ato mbi Shqipërinë e Epërme dhe atë të mesme në po ata shekuj. Me përfundimin e këtyre studimeve (me shpresë!), mendoj se do jetë dhënë një kontribut modest për historinë e shqiptarëve në një periudhë të lënë padrejtësisht pas dore, siç është ajo që nis me vdekjen e Skënderbeut dhe merr fund në prag të krijimit të Pashallëqeve të mëdha (fundi shek. XVIII).

Gjithsesi, për temën në studim, kërkimet në arkivat e bibliotekat e Venecies plotësojnë në një masë e cilësi të pashpresuar, tej çdo parashikimi, bazën dokumentare të njohur prej meje, dhe që deri tani përfaqësohej kryesisht nga burime spanjolle, vatikane, greke e osmane. Bëhet fjalë për rreth 4 mijë dokumente, një pjesë e të cilëve sjellin të dhëna ekskluzive, ndërkohë që të tjerët konfirmojnë apo rrëzojnë në mënyrë bindëse teza e pohime të mbrojtura deri më tash nga historiografia shqiptare dhe ajo e huaj. Pra, vlera e tyre është gjithashtu e çmuar.
 
Ka një debat të hershëm shkencor (por jo vetëm), në lidhje me rolin, pozitën dhe protagonizmin e munguar të Shqipërisë, pas pushtimit turk. Sa e vërtetë është kjo tezë?
Vërtet, dhe përderisa kohët e fundit edhe Kryeministri Berisha doli dhe e mbrojti këtë tezë, ka shumë të ngjarë që ajo të hyjë e të zejë vend edhe në tekstet e historisë, të cilët reforma ia ka besuar kronikanëve të zgjedhur. Në fakt, është krejtësisht e kundërta, dhe për të vërtetuar këtë nuk ishte e nevojshme që unë të hidhesha në Venecie, në kërkim të dokumenteve të panjohura. Edhe pa to, janë shkruar e botuar dokumenta e studime jo të pakta për periudhën 1500-1700, të cilat dëshmojnë se Shqipëria vazhdoi, edhe pas Skënderbeut, të jetë vatra e ndezur e rezistencës antiosmane.

I referohem botimeve dokumentare e punimeve të dy medievistëve të shquar, studjues e botues të palodhur dokumentesh: të paharruarit Injac Zamputi, veprat e të cilit duhet të ishin ribotuar shumë më parë se vepra e plotë e Giuseppe Valentinit. I referohem edhe botimeve, e sidomos një studimi monumental të albanologut të përkushtuar Peter Bartl, i cili dergjej i pashfrytëzuar në Bibliotekën Kombëtare, dhe që mu për këtë arsye u vura ta përkthej e ta botoj vitin e shkuar, në bashkëpunim me Shtëpinë Botuese “Dituria”. Vepra quhet “Ballkani Perëndimor midis monarkisë spanjolle dhe Perandorisë Osmane”, dhe është në 90% të tij një histori evropiane e Shqipërisë dhe e shqiptarëve në shekujt XVI-XVII.

Pra, me të dhënat e reja unë vetëm sa e përforcoj konkluzionin e historiografisë mbi Shqipërinë, si një gjenerator i historisë ballkanike e evropiane edhe në shek. XV-XVIII. Natyrisht sjell të dhëna të reja, ndonjëherë edhe lapidare, si p.sh. atë të një Ambasadori të Venedikut në Stamboll, i cili në vitet e shkëlqimit më të madh të Perandorisë osmane, shek. XVI, i shkruante Senatit se “në gjithë Turqinë evropiane, Shqiptarët janë të vetmit që luftojnë kundër Turkut”. Atë kohë, shqiptarët, që nga Tivari e deri poshtë në Paramithi e Margëlliç,  u përfshinë në një varg kryengritjesh antiosmane, që shtrihen kohësisht deri në prag të krijimit të pashallëqeve të mëdha, në fund të shek. XVIII.

Interesante dhe e rëndësishme edhe në drejtim të zhbërjes së një miti që ka zenë vend në historiografi, sidomos në atë të huaj, është se kundër osmanëve luftonin sa shqiptarët e krishterë, aq edhe ata muslimanë. Në 1625, një misionar i Vatikanit, që raportonte për një përleshje të banorëve të Progonatit, në Labëri, me ushtrinë osmane, shprehte habinë e tij, se si ishte e mundur që në këtë vend “turqit luftonin kundër turqve”! 

Dokumentet e gjetura në Arkivin e Venedikut rrëzojnë, besoj, edhe një mit tjetër, atë të barrierave krahinore mes shqiptarëve, i cili është rikthyer në modë edhe në ditët tona, “për meritë” të politikës. Sot, kur po bëhet gjithshka për të hequr nga analet e historisë sonë kombëtare apostuj të shqiptarisë, si Abdyl Frashërin, Ismail Qemalin, Dom Nikollë Kaçorrin, Fan Nolin e Luigj Gurakuqin dhe kur po pompohen antikrishtët e tradhëtive dhe të ndarjeve kombëtare, ia vlen që të paktën të rinjtë të mësojnë se si, p.sh., në vitet 1620 qytetarë të Vlorës ishin ndër organizatorët e kryengritjeve në malësitë e Tivarit, dhe se si luftëtarë nga Ulqini, në 1735, erdhën enkas dhe luftuan në Margëlliç kundër osmanëve, në krah të kryengritësve çamë. Megjithatë, shqiptarët mbetën në krye të kronikave evropiane të shek. XVI-XVIII, jo vetëm për qëndresën e tyre brenda Shqipërisë. Shqiptarët ishin luftëtarë të pakrahasueshëm e shumë të kërkuar në “tregun e luftës”. Me stratiotë shqiptarë, Venediku mbrojti zotërimet e tij të shtrira nga Kreta e Peloponezi, Epiri shqiptar, Dalmacia, Friuli e deri në hinterlandin italian, duke i angazhuar ata në vijë të parë, si kundër osmanëve, ashtu edhe kundër francezëve, spanjollëve e austriakëve. Në vitet 1560, kur piratët Uskokë, me origjinë sllave dhe me bazë në Klisë të Dalmacisë, e bënë të palundrueshëm detin Adriatik, Venediku e gjeti zgjidhjen e këtij problemi jetësor për sigurinë e tij, duke armatosur 12 anije me luftëtarë shqiptarë, që vunë sakaq rregull në atë front. Në 1715, feldmarshalli prusian Schulenburg, i këshillonte autoritetet veneciane, që ta bazonin ushtrinë e tyre tek elementi shqiptar: edhe në rast se do duhej të rekrutonin ushtarë nga kombësi të tjera, këta duhet të mbanin “kapele shqiptare”, sigurisht për të demoralizuar armikun, që e njihte forcën dhe ashpërsinë e tyre në betejë. Në vitin 1737 mbreti Karl Borbon i Napolit krijoi një korpus elitar të ushtrisë së tij me luftëtarë shqiptarë dhe në 1807, pas marrjes së Korfuzit, Napoleon Bonaparti krijoi aty një trupë me rekrutë shqiptarë nga Epiri, të famshmin “Régiment Albanais” (Regjimenti Shqiptar). Dhe duke kaluar në revistë gjithë këto fakte e plot të tjera, nuk mund të mos konludosh, me keqardhje, se sa energji e sa gjak kanë derdhur shqiptarët për interesat dhe për luftrat e të tjerëve!     
 
Një aspekt tjetër i këtij interpretimi ka qenë edhe mbyllja e vendit tonë. Sa e izoluar ka qenë Shqipëria e pushtuar nga turqit, ndaj Europës së krishterë?

Edhe këtu përgjigja e kësaj pyetje të ballafaqon me një lloj miti të krijuar mbi “ndarjen” e Shqipërisë nga lidhjet tradicionale me botën e me kulturën perëndimore, pas rënies nën sundimin osman. Nuk është kështu. Këto lidhje i kanë mbijetuar edhe pushtimit osman.

Po e filloj nga lidhjet më të natyrshme, ato njerëzore. Dokumentet e reja venedikase tregojnë se shumë shqiptarë, të ikur në Itali, në Greqinë kontinentale apo në ishujt e Jonit e të Egjeut, pas vdekjes së Skënderbeut dhe rënies së kështjellave shqiptare, apo që shërbenin në ushtri të ndryshme të Evropës, vazhdonin të mbanin lidhje me familjarët e tyre në Shqipërinë e pushtuar. Jo vetëm, por ishin pikërisht këta, si Gjon Muzaka në vitet 1500 apo Jeronim Kombi, në vitet 1600, të dy kapitenë në oborrin e Mbretit të Napolit, që inkurajonin, organizonin e koordinonin aksionet e përbashkëta çlirimtare të kryengritësve shqiptarë, me Papatin dhe princërit katolikë të Evropës. Ndërkohë, pas “depresionit të madh” që pasoi fushatat pushtuese osmane, vihet re një ringritje ekonomike e demografike e qyteteve shqiptare. Tregtarë shqiptarë nga Shkodra, Ulqini, Elbasani, Kavaja, Voskopoja, Vlora, Durrësi, Sajadha e Parga i gjejmë të vizitojnë tregjet e Venedikut, Ankonës, Raguzës etj., duke eksportuar aty mallrat tradicionale shqiptare, e duke importuar veshje të shtrenjta, beharna, armë e deri kazanë rakije, letër shkrimi e libra! Në Venedik u bë kujdes të ndërtohej një “hotel” i posaçëm për tregtarët që vinin nga territoret osmane (fontego de’ Turchi).

Mes tyre, në dokumentet veneciane shfaqen në numër jashtëzakonisht të madh tregtarët nga Shqipëria “osmane”. Kujdes: bëhet fjalë si për tregtarë të besimit të krishterë, ashtu edhe muslimanë. Një ndër këta tregtarë, në vitet 1770, furnizonte me libra pashain shqiptar të Margëlliçit, i cili ishte veçanërisht i apasionuar pas biografive të gjeneralëve të shquar, Aleksandrit të Madh, Jul Qezarit e Cesare Borgias. Fatkeqësisht, në spektrin e leximeve të tij nuk hynte biografia e Marin Barletit mbi Skënderbeun! Të dhënat e zbuluara së fundi dëshmojnë, gjithashtu, që dinjitarët shqiptarë të zonave kufitare, siç ishin psh. Gjirokastra, Vlora, Delvina, Sajadha etj., mbanin marrëdhënie të ngushta me qeveritarët venecianë të Korfuzit, Butrintit, Pargës etj. Zotërimet venedikase në fjalë mbaheshin me drithin e prodhuar në sterenë shqiptare. Por kontaktet shkonin edhe më tej. Ndonjë dinjitar shqiptaro-osman, si emini i Bastias, në Çamëri, e kishte bërë zakon që herë pas here të hidhej deri në Korfuz e të rrinte mik tek Bajliu venecian i ishullit. Kuptohet, e gjithë kjo, pa dijeninë e Portës.   
 
Çfarë elementesh të pazbuluara keni nxjerrë në dritë gjatë studimit të kësaj arkive? Në ç’dritë zbulohen shqiptarët në dokumentat e reja të arkivave veneciane?

Besoj që përmenda më sipër mjaft elementë të rinj, që pasurojnë historiografinë tonë mbi një periudhë 300-vjeçare dhe që, gjithashtu, ndryshojnë në ndonjë rast edhe konceptet mbi historinë tonë. Më mbetet të theksoj, që dokumentacioni i ri kontribuon edhe për të hedhur dritë të re mbi çështje të debatuara, më shumë politikisht se shkencërisht, mbi karakterin etnik të Himarës,  Çamërisë etj.
 
Më duhet të them, se dokumentet venedikase flasin thjesht e qartë për një popullsi shqiptare në këto treva, qoftë kur bëhet fjalë për të krishterë, e qoftë për muslimanë. Dhe dokumenteve të Venedikut u duhet besuar më shumë se çdo lloj dokumentacioni tjetër.

Venediku ishte një shtet me sjellje thuaj-thuaj laike (“Republika para fesë”). Në këtë kuptim, në përcaktimin e subjekteve të ndryshme, venedikasit nuk niseshin vetëm nga koncepti fetar, sipas të cilit një musliman ose një shtetas i Perandorisë Osmane ishte “turk”, qoftë edhe sikur të ishte i krishterë. Venediku i njihte mirë popujt ballkanikë, ishte prej 10 shekujsh në kontakt të ngushtë me ta. Nga ana tjetër, nëpërmjet bazave të tij në Kotor, Tivar, Korfuz, Pargë e Butrint, Venediku kishte ngritur një rrjet të dendur informatorësh, që shtrihej gjatë gjithë bregdetit, nga Malësia e veriut e deri në Himarë, Dhërmi, Delvinë, Margëlliç e Paramithi, duke depërtuar në thellësi deri në fshatra të thella të zonës së Tivarit, Shkodrës, Lezhës, Vlorës, Beratit, Elbasanit, Janinës, Gjirokastrës, Kosturit e Shkupit. Ndërsa informonin rregullisht për lëvizjet e ushtrive osmane, për kryengritjet e popullsive shqiptare apo edhe për shpërthimet e epidemive të murtajës në ato treva, këta “informatorë” japin të dhëna të çmuara dhe eksklusive mbi etnografinë e këtyre krahinave.

Nëse do t’ju pyesnim për të zbuluar kuriozitete, ndodhi konkrete apo ngjarje të panjohura për shqiptarë të njohur a të panjohur, cilat do të ishin disa prej tyre?

 Janë të shumta, por po veçoj njërën prej tyre: kryengritjen e madhe antiosmane shpërthyer në Çamëri në vitin 1611, dhe të drejtuar nga një prelat ortodoks, peshkopi Dionis “Filozofi”. Kisha shkruar edhe më parë për këtë kryengritje, që historiografia greke e numuron si një ndër ngjarjet më të lavdishme të historisë së Greqisë, përgjatë periudhës së sundimit osman.

Dokumentet e reja që unë kam gjetur, provojnë katërcipërisht se të gjithë protagonistët e kësaj ngjarjeje: peshkopi Dionis, armiku e xhelati i tij, Osman Pasha i Janinës, kapiteni Jeronim Kombi i oborrit të Napolit dhe padyshim vetë kryengritësit e 70 fshatrave të Çamërisë, që u përfshinë në atë ngjarje, ishin që të gjithë shqiptarë! Pra, kemi të bëjmë me një histori shqiptare, që i duhet kthyer historisë së Shqipërisë.

Mund të tregoj edhe një tjetër histori, më relaksuese, që i ngjan një romani të verdhë. Në vitet 1770 në Epir shfaqet misionari Kozma nga Etolia, ai që më vonë u shpall shënjtor nga kisha greke, dhe që punoi shumë për hapjen e shkollave greke në gjithë Shqipërinë e Jugut. Misioni i tij u pa me dyshim nga Republika e Venedikut, e cila i vuri pas agjentë të fshehtë. Njëri prej tyre ka hartuar disa raporte të fshehta për “Këshillin e të Dhjetëve” në Venedik, që ishte një lloj drejtorie e shërbimit informativ. Unë kam gjetur disa nga këto raporte, madje edhe një broshurë propagandistike që Shën Kozmai shpërndante në fshatrat shqiptare, gjatë kryerjes së misionit të tij. Dhe a e dini se cili ishte agjenti venecian, që ndiqte hap pas hapi udhëtimin, fjalimet dhe takimet e Shën Kozmait? Giaccomo Casanova, dora vetë.
 
Kur do ta shohim të sistemuar këtë volum pune që keni kryer në Venecia?

Po merrem intensivisht me leximin dhe përpunimin e materialit të mbledhur, që është mjaft voluminoz. Kam shumë shpresë që studimin ta botoj nga viti i ardhshëm. Ndërkohë, do të botoj edhe një vëllim me dokumentet e mbledhura gjatë kësaj ekspeditë kërkimore, për t’i venë ato në dispozicion të studjuesve të tjerë dhe të studentëve të historisë. Shpresoj që me këtë, të jap edhe një kontribut për afrimin e studiuesve tanë të rinj me mesjetën shqiptare, që është vërtet e jashtëzakonshme.

Shkruar nga: Skender Minxhozi, Revista Java

102
Dashuria ⚤ Seksi / Nimfomania
« ne: 03-05-2012, 23:35:07 »
"Nimfomaniakja e Mynihut" në Gjermani ka goditur sërish. Këtë herë viktima ka qenë një 31-vjecar me origjinë afrikane ai që për 36 orë është “shfrytëzuar seksualisht” nga një grua 47-vjecare.

31-vjecari është gjetur në lot, ulur në një trotuar nga policia gjermane në Mynih. Pas marrjes së dëshmisë së tij, policia njoftoi së bëhej fjalë për një tjetër rast të “përdhunimit të meshkujve”.

“Viktima” e 47-vjecares tregoi se ishte takuar me agresoren e tij në një mjet transporti publik e më pas kishte përfunduar me dëshirën e tij në apartamentin e saj. Pas raportit seksual 31-vjecari ka dashur të largohej, por dyert ishin të mbyllura dhe telefonat të zhdukur.

Ai rrëfen se ka qendruar për orë të tëra i izoluar dhe “skllav seksual” i 47-vjecares. Policia gjermane identifikoi autoren dhe e shoqëroi atë në një klinikë mjekësore duke e cilësuar si “një rrezik për burrat”.

Ky ishte rasti i dytë brenda një kohe të shkurtër. Pak javë më parë, në një rast të tillë, viktima e seksit mashkull, pre e abuzimit seksual për mjaft orë, mundi të lajmërojë policinë nëpërmjet celularit, fshehurazi agresores që e mbante të izoluar.

103
Forumi i Vogëlushëve / Fëmijët e pabindur
« ne: 03-05-2012, 23:30:01 »
Marrëdhënia prindër-fëmijë ishte në fokus të emisionit ‘Pasdite në Top Channel’. Fëmijët e vegjël janë të bukur, të lezetshëm e të falin dashuri, por janë edhe të lodhshëm.

Jo më kot është edhe shprehja se “duhet një qytet që të rrisësh një fëmijë”. Tre nëna treguan “aventurat” e tyre dhe peripecitë gjatë rritjes së të vegjëlve.

Valdete Kaloshi, mamaja e Erës 2 vjeç e gjysmë, tregon stresin e saj kur vjen momenti për të ushqyer vogëlushen: “Mundohem ta ushqej me të gjitha format e mundshme e përsëri të mbetet pa ushqyer. Mundohem t’ia jap ushqimin në formën e lojës.”

Psikologia Stela Dhima shpjegoi se kjo është mënyra më e mirë për të ushqyer fëmijët dhe jo me anë të frikës dhe trembjes.

Ermira Milori, mamaja e Albionit, 5 vjeç e gjysmë dhe Leticias 2 vjeç, tregon se problemi i saj është televizori: “Djali kalon shumë kohë duke parë “Bang-Bang” dhe “Cufo TV” duke lënë pas dore detyrat. Shikon shumë televizor sepse nuk ka hapësira ku të luajë jashtë dhe e tërheqin më shumë filmat vizatimorë.”

Psikologia jep këtë zgjidhje: “Në fillim fëmija duhet të bëjë detyrat e më pas është i lirë të shikojë televizor me një orar të limituar.”

Më tej, Stela Dhima shton: “Komunikimi është baza e gjithçkaje. Duhet t’i shpjegojmë fëmijëve se çfarë është më e mira për ta dhe pse. Gjithashtu aleanca mes prindërve është e rëndësishme. Kur njëri i bërtet, tjetri nuk duhet ta marrë me të mirë të voglin. Prindërit duhet të jenë në një mendje edhe kur nuk janë, të sillen njësoj ndaj fëmijës.”

Fëmijët e pabindur - Top Channel Albania - News - Lajme

104
Zeri Letrar / Idhnaku Klosi
« ne: 02-05-2012, 09:36:14 »
Edison Ypi

Ashtu e kam ditur edhe unë Dan; Që nuk flitet keq për të vdekurin. Për të vdekurin flitet vetëm mirë. Sepse i vdekuri nuk dëgjon, dhe nga fjalët e mira nuk i rritet mendja. Keq, vetëm fjalë të këqija fliten vetëm për të gjallin, i cili dëgjon, kupton, turbullohet, dëshpërohet, ndonjëherë aq tepër, sa bën si bëre ti.
Kjo simetri e frikshme, kjo modë, ky trend makabër, me të vdekur të cilët duhen ruajtur nga rritja e mendjes, dhe të gjallë të cilët, edhe pa asnjë shkak, duhen ndëshkuar me fjalë të këqija, tashmë në Shqipëri i ka shpërndarë aq thellë metastazat, sa “mirë” flitet vetëm për të vdekurit e këqij, dhe “keq” vetëm për të gjallët e mirë. Shtoi kësaj edhe nuancat; domethënë tmerret e pafundme që rrjedhin nga kombinimet e panumërta të heshtjes memece, të folurit gjysmak, të gjallët e vdekur, të vdekurit e gjallë, të gjallët e gjallë, të vdekurit e vdekur, dhe e merr me mend vetë ti pastaj sa e bukur bëhet tabloja.
Prandaj, duke pasur parasysh këto, unë o Dan, gjatë këtij komunikimi postum me ty, do veproj si di vet’, si gjithmonë, jashtë klisheve. Duke të konsideruar ashtu si ti në fakt je, as i ardhur e as i ikur, as i gjallë e as i vdekur, që me ty as po flas e as po hesht, do bëj diçka më të thjeshtë, do kujtoj disa dromca të lezetshme, të cilat, lidhur me sa më sipër, janë thjesht ilustruese. Dhe tani, pa humbur kohë, të futemi në temë.
Me rastin e vetëvarjes tënde, Edi Rama shkroi një redaksional. Një tekst hyper patetik. Një eksperiment intelektual, një sprovë grafo-logjike lakrimogjene, për nga efektet pothuajse identike me atë që i kushtoi Gim Myftiut ca vite të shkuara. Ishte, si të ta them, një lloj mbishkrimi pllake varri varrezash katundi, tip; “O ju njerëz që po kaloni, ktheni kokën e më shikoni, se një ditë të gjithë këtu do vini”. Fjalë këto dhe pllakë guri varri kjo, të cilat, s’di pse më kujtuan atë që ti Dan vet’ më pate thënë një ditë se të kishte mbetur fort hatri lidhur me një udhëtim që ti dhe Rama kishit bërë në Itali, kur gjatë atyre dy apo tri ditëve vajtje-ardhje-ndenjje, fol o gur fol o mur, Rama s’të kishte folur asnjë fjalë.
Nejse, unë e ti jemi njohur më 1981 në Pogradec. Ku, diku buzë Liqerit t’u drejtova si e kam zakon, pa të përshëndetur;
-A e di ti Ardian Klosi se atje, të thashë duke të treguar me gisht skajin jugperëndimor të qytetit, në katin e dytë të një shtëpie të rrënuar që duket si kullat mesjetare të Frankfurtit, gjysmë shtrirë mbi një divan gdhihet e ngryset një Sovran, i fundmi Rilindas, Poeti më i madh shqiptar i të gjitha kohërave, Lasgush Poradeci ?
-Faleminderit. Nuk e pi.
Më la pa mend kjo lloj përgjigjeje që besoj se kishte kuptimin; “Mos më ngatërro me këto gjëra”. Me cilat gjëra ?! Por nuk e zgjata. Dhe nga ajo ditë u bëmë miq. Nga ata që takohen rrallë. Sepse unë, vëllain në burg, ti me punë në Shtëpinë Botuese “8 Nëntori”, nuk mund të ishim aq miq sa të dëgjonim Bitëllsat në ndonjë bodrum të Shallvareve. Se e vërteta është, duhet thënë patjetër edhe kjo, njohja jonë ndodhi ndërkohë që pothuaj të gjithë miqtë e mëparshëm më patën braktisur.
Në ato kohë ti më tregoje qyfyre nga Shtëpia Botuese. Ja një qyfyr;
Po bëhej një mbledhje ku flitej egër dhe kërcënueshëm nëse i vlente apo jo kurvit “Viti i Mbrapshtë”. Ismaili, i strukur nga atje ku rrinte, të dërgoi  ty dorë më dorë një pusulle të palosur ku kishte perifrazuar veten:
“Ç’më ka hije pena, Dan o kapedan,
ta botoj “Vitin”, bytha s’po ma mban”.
Dhe qeshnim pafund me këtë e të tjera të tilla. Se, pavarësisht si u kokolepsën punët më vonë, ti në atë kohë ishte dishepull i zjarrtë i Ismailit. Apo jo ?!
Një herë tjetër të thashë se Dritëro Agolli nuk është as shkrimtar, as poet, por vetëm inkuizitor. Nuk refuzove, por the: Kujdes me këto gjëra, se Dritëroi mund të jetë a të mos jetë si thua ti, por nuk është budalla.
Në 1988, ti, edhe pse kur binte fjala thoshe se i adhuroje, s’kishe asnjë ide ku tretej Lasgushi dhe ku dergjej Petro Zheji, ku frymonte njëri e ku mbijetonte tjetri. Edhe tek Lasgushi, edhe tek Zheji (jo Arturi), të cilëve u bëja vazhdimisht vizita, ty Dan të shoqërova unë.
Zhejin e dëgjove me shumë vëmendje. Më tregove edhe se si në një tjetër mbledhje në po atë shtëpi botuese, në një moment kur një lektor propagandistik i ardhur nga një komitet kishte përmendur “një gënjeshtër që thuhej në Bibël”, Zheji e kishte ndërprerë duke i thënë; “Ju lutem, a mund të dal pak jashtë ?” E kishte lejuar lektori Zhejin të dilte duke menduar se Zhejit i duhej të shkonte në fund të korridorit. Mirëpo Zheji që kishte vajtur në një apartament të ngushtë aty pranë ku jetonte ato kohë, ishte kthyer pas pak minutash me një Bibël në duar duke i thënë komitetsit: “Ja Bibla, ku është ajo gënjeshtra ?!”
Lasgushin, edhe atë e dëgjove gjithashtu me shumë vëmendje. Gjatë asaj vizite, në një moment Lasgushi të la pa frymë kur tha: Tani mund të flasim sa të duam, se ai ka vdekur. Fjalë këto, për të cilat, tre vite pasi kurvi kishte ngordhur të ikte koka. Unë me këto thagma të Lasgushit isha mësuar, ndërsa ty, megjithëse nga ajo batutë u kënaqe pafund dhe qeshe sa deshe, sa s’të ra pika. Gjatë atij takimi me Lasgushin, që për mua mund të ishte i njëqindti, ndërsa për ty i pari dhe i fundit, ti more edhe shënime në një bllok. Që pastaj ai bllok të humbi dhe e qave tërë kohën. Por nuk e kuptova kurrë natyrën e adhurimit tënd për Lasgushin. Sepse, ndërkohë që s’ma bëre kurrë të ditur cilën poezi apo poet preferoje, për Poezinë e Lasgushit më pate thënë disa herë se nuk e pëlqeje.
Pastaj erdhi ’90-a, dhe ato që dihen.
Në një miting në Sheshin “Skënderbej”, kur turma po shkatërronte klubin e Ministrisë së Brendshme dhe po digjte makina, t’u afrova dhe të thashë se ishte rast i mirë për ta bërë si në Shkodër, domethënë të gjenim një mënyrë për t’i thënë turmës të rrafshonte komitetin e partisë së Tiranës, godinën ku sot është selia e Partisë Socialiste. Në vend të përgjigjes lëshove një hungërimë refuzuese idhnake.
Pak më vonë u mor vesh prishja jote e beftë me Ismailin. Idhnimi yt i papritur me Ismailin më ka mbetur sot e kësaj dite më i mistershëm se origjina e unazave të Saturnit. Qarkulluan fjalë, madje një miku im e shkroi edhe në një libër se ke qenë spiun i Sigurimit dhe ke marrë më qafë Linx Ngjelën. Këtë gjë unë nuk e kam besuar dhe nuk do ta besoj kurrë pa u hapur dosjet, të cilat, meqë ra fjala, me dhimbje për njërin a me kruajtje për tjetrin, duhet urgjentisht të hapen. Por ti Dan disa gabime atëherë i bëre. Ju të dy, ti dhe Edi Rama, që me njëri-tjetrin ngjani si Ipad-i me Ipod-in, u rrekët t’i ngrinit piedestal dikujt që e quajtët shkrimtar dhe disident, por që në fakt nuk ishte, as nuk është as i tillë e as i atillë. Sepse, sa i përket të qënit antikomunist, ishte një njeri që ka vrarë me dorën e vet, dhe, sa i përket të qënit shkrimtar, është aq i paditur sa nuk thotë “pastaj”, por “mbasandaj”. Që edhe kjo tekë e juaja prej produktesh Apple, më ka mbetur pezull në pritje të ndonjë shpjegimi apo zbërthimi të arsyeshëm.
Jo për gjysmakët dhe hipokritët që sot bëjnë sikur pendohen duke thënë se bënë gabim që nuk të ndenjën afër, dhe as për pisat që mburren që po flasin demek mirë për ty në kafazin e budallenjve që quhet Fejsbuk, por për njerëzit seriozë, duhet thënë edhe se shumicën e muhabeteve dhe shakave, ashtu i kishte ti Dan, me vdekje. Për shembull, jo rrallë kur takoheshim më thoshe: “Eh, në betejën kundra mediokritetit, edhe unë mund të mburrem me një viktimë, Mira Meksin. Të cilën vërtet e masakrova, por nuk arrita ta vdisja dhe ta varrosja. Ndërsa ti Edison ke bilanc më të mirë në këtë drejtim, dhe të kam zili. Sepse prejkur bërë atë shkrimin “Sikur Rudina…”, Xhunga s’e ka kapur më penën me dorë dhe as mendja i vete të thotë jam shkrimtare, jam romanciere, pra ti Xhungën, jo vetëm e vrave, por edhe e gropose.
Vrau veten një soc-aktor që pat’ luajtur role komisarësh dhe komandantësh trima në atë luftën që ka ekzistuar vetëm nëpër filma. Ky aktori, pas ’90-ës, befas ktheu pllakën. U kujtua t’i ngjajë Klint Istvudit. Më vonë akoma, vendosi të vetëvritet si Bekim Fehmiu. Unë, i habitur nga kjo marri’, bëra një shkrim me titull “Secili vdekjen e vet”. Ideja e këtij shkrimi ishte se askush që ka bërë jetë plehu nuk mund të pretendojë vdekje gjeniu. Ti Dan, pa ma përmendur emrin, reagove atëherë tek gazeta “Shekulli” me një shkrim të cilin, gjoja për të nderuar kujtimin tënd pas vetëvarjes, për turp të tyre, këto ditë e ribotuan disa gazeta. Titulli i reagimit tënd idhnak ishte: “Këta s’të lënë as të vdesësh”. Ç’ka, në fakt, nuk doli e vërtetë. Se ti e provove më se një herë, dhe s’të pengoi askush. Por mua titulli i këtij shkrimi më tronditi për një tjetër arsye. Sepse, ti duke mos e përcaktuar cilët janë sot për ty “këta që s’të lënë të vdesësh”, ato fjalë, vetvetiu, në mendjen time u asociuan me “ata që s’të linin të jetoje”. Por s’kishte qenë punë asocimesh. Kishte qenë ku e ku më zi. Sepse pak ditë pas daljes së shkrimit tënd reagues idhnak dhe asocimit tim të gabuar, pronari i gazetës që botoi shkrimin tim, më tha se ti Dan, pezmin nuk e kishe pasur as me ata që në kohën e kurvit penguan të shumtët të jetonin dhe as me ata që sot, sipas teje, pengojnë ndonjë të rrallë si ty të vdesi, por me tjetër njeri. Me vet’ pronarin e asaj gazete, i cili të kishte refuzuar marrjen në punë si fotografe të gruas tënde Jutta, frikshëm i afërt ky emër me Jeta. Po. Kaq e thjeshtë ka qenë. Se gjërat e kësaj bote nuk janë të gjitha po aq të mistershme dhe po aq magjepsëse sa, për shembull, Kodi i Fibonaccio-s.
Bëre përkthime të mira, të zgjedhura, të sakta, të qarta, por disi të ftohta.
Librat e tu nuk u lexuan. Pra autor nuk ishe.
Publicistika jote, nuk ishte më e keqja, por qe kryekrejt sa propagandë në favor të njërit krah të politikës, po aq edhe tejet idhnake për krahun tjetër.
Ti Dan nuk u pajtove kurrë me kohën e kurvit. Dëshmitar jam unë. Le të më dali përpara kush të dojë të më thotë të kundërtën, po s’ia lava surratin me shurrë. Por ti nuk u pajtove as me këtë kohë. Dhe ky ishte problemi. Sepse nga ajo kohë në këtë kohë, ti Dan solle mbi shpinë një ngarkesë të tepërt. Një avantazh, një supremaci, një kult të parathënë etërish, diçka që çuditërisht, gabimisht dhe fatalisht, kujtoje se ishte e pacenueshme. Ishte pikërisht kjo ngarkesë dhe ky hamallëk i kotë, që s’të la të jetosh i qetë, dhe ta theu kurrizin.
Meqë erdhëm tek “etërit” dhe “avantazhet”, e vërteta është se s’je i vetmi. Veç teje dhe Ramës, është edhe një tjetër i spikatur, një ish i burgosur, një reduce i luftës brenda llojit. Që ju bën të treve të dukeni si Ipad-i, Ipod-i, Iphon-i. Madje ky është edhe më i lezetshëm, më i keqkuptuar dhe më komik se ju të dy. Sepse ju bëtë si bëtë, dhe në një farë mënyre e në një farë mase i ndreqët sa mundët budallallëqet që thatë vite më parë për Ismailin. Ky, ngaqë sa duket më së fundi i humbi shpresat e çmendura për të konkurruar me Ismailin si shkrimtar, pra pasi e pranoi se Ismail Kadareja është përfundimisht i vetmi shkrimtar, hapi një ekspozitë me relikte burgu. Aq me të madh, sa u duk sikur rrihte të provonte sikur kishte qenë i vetmi i burgosur.
Dy ditë para se të varje veten ti Dan, vdiq një kushërira ime. Por për kushërirën time, e cila, meqenëse e kaloi gjithë jetën internimeve, e kishte jetën me mijëra herë më dramatike se tënden, timen dhe mijëra të tjerëve, nuk u kujtua asnjë gazetë e asnjë televizor e s’u bë asnjë homazh.
Një daja im që thoshte se ishte antikomunisti i dytë në botë pas Churchillit, i cili vdiq në moshë të shtyrë para pak viteve, më pat treguar një episod me babain tënd. Ai, yt atë, e kishte lënë të vdekur në vend një ballist duke i rënë nga mbrapa drejt e në kokë me një lopatë. Ta pata thënë këtë punën e lopatës. Nuk e mohove, dhe as nuk e pranove, madje as nuk u habite. Që më le përshtypjen idhnake se s’ishte çudi të kishe dijeni për të tjera kazma e lopata e sqeparë e tortura, para e pas e anash shpine.
Kështu i dashur Dan. Këto që të kujtova, sigurisht që nuk përbëjnë ndonjë tablo të përsosur. Por besoj se janë të mjaftueshme që brenda një konteksti shoqëror që flet gjithmonë mirë vetëm për të vdekurit dhe gjithmonë keq vetëm për të gjallët, është i mjaftueshëm për të ma rrëqethur mua mishin dhe ty kockat.
Ta pata thënë edhe tjetrën; Se brengat njerëzore mund të zbuten deridiku edhe në mënyrë deduktive-laboratorike; Kaq nga budallallëku i të gjithëve, plus edhe kaq nga edepsëzlliku i disave, edhe aq nga padituria e disa të tjerëve, një garuzhde sherbet eruditiv, pak uthull hipokrizie, një lugë kafeje seriozitet, futi të gjitha në një kavanoz, mbyllja kapakun, tunde kavanozin, hiqja kapakun, derdhe në një pjatë, del një supë me të cilën mund të kalohet dita, por s’më dëgjove. E meqë për këtë e të tjera s’më dëgjove, unë, me plot të drejtë, në kërkim të shkakut të parehatisë tënde, duke ndjekur rrugën e kundërt të progresit fraktal, atë të kërkimit të kodit elementar që ndodhet në origjinë të fenomenit, atë kod e kam gjetur pikërisht tek ajo lopatë.
Lëri Dan se ç’thonë sot të shiturit mediatikë, që po t’i dëgjoje do të të vinte për të vjellë. Ti s’ishe as më pak e as më tepër se një mallakastriot idhnak. Që provove diçka madhështore; Se s’është për të pasur frikë nga vdekja, e cila është e tëra, por vetëm nga jeta, që është vetëm pjesa.

105
Bota Sot / Strategjia e Sarkozy
« ne: 30-04-2012, 23:47:00 »
Strategjia e Sarkozy

Andreas NOLL

Socialisti François Hollande, siç edhe pritej, është fituesi i raundit të parë të zgjedhjeve presidenciale në Francë para Sarkozy. Edhe më shumë ka zgjuar interesim numri i madh i votave që ka fituar Fronti Nacional.
Fitorja e François Hollande ishte e qartë që para zgjedhjeve, sepse që në mesditë disa portale të huaja interneti kanë bërë publike rezultatet e votimeve të një dite më parë, të cilat dëshmonin se ai është në epërsi ndaj kundërkandidatit kryesor, Presidentit aktual Nicolas Sarkozy. Rezultatet e votimeve në Martinique apo Guadeloupe, konfirmuan atë që kanë parashikuar edhe sondazhet e muajve të fundit: François Hollande është favorit për futjen në pallatin Elysée.

Hollande nuk do të ndalet

Me rreth 29% të votave, socialisti Hollande la pas vetes Presidentin aktual Sarkozy, i cili në sondazhet e fundit cilësohet si një president më i padashur në historinë e re të Francës. Eksperti Henrik Uterwedde nga Instituti gjermano-francez në Ludvigsburg parashikon fitoren e Hollande edhe në balotazh.
"Do të duhej të ndodhnin shumë gjëra që Presidenti Nicolas Sarkozy të tejkalojë epërsinë e kandidatit socialist Hollande. François Hollande për mua është një favorit i qartë i këtyre zgjedhjeve", pohon ai.
Hollande ka fituar shumë pikë gjatë fushatës si një person krejt i ndryshëm nga Sarkozy. Francezët kanë votuar të dielën në fakt kundër Sarkozy. "Ai është një president, i cili në fund të mandatit të tij ka zemëruar shumë zgjedhës. Një president, i cili nuk ka realizuar shumë prej premtimeve të dhëna para pesë vitesh", pohojnë ekspertët. Dhe me të vërtetë: Franca tani gjendet para sfidave më të mëdha se para pesë vitesh. Papunësia ka arritur në 10%, që është niveli më i lartë në 20 vitet e fundit. Borxhet e shtetit kanë eksploduar, ndërsa deficiti i vendit është në nivel rekord. Pesë vitet e ardhshme do të jenë shumë të rënda. Por, mbetet kontestuese, nëse francezët me të vërtetë e shohin Hollande si një zgjidhje më të mirë se Sarkozy në kohën e krizës, thotë eksperti Uterwedde.
Ithtarët e Sarkozy shpresojnë megjithatë për fitore në strategjinë e tyre. Ata mbështeten tek natyra e një luftëtari dhe dueli televiziv mes Hollande dhe Presidentit aktual. Para pesë vitesh, Sarkozy doli fitues i qartë në këto duele me kundërkandidaten e atëhershme Ségolène Royal. Sarkozy dhe shtabi i tij këto ditë më së shumti do të sulmojnë mungesën e përvojës udhëheqëse të kandidatit socialist Hollande. Ai është gati një dekadë në krye të socialistëve, por kurrë nuk ka qenë në postin e ndonjë kryeministri.

Befasia e quajtur Marine Le Pen

Më së shumti ka befasuar rezultati i lartë i kandidates së partisë së ekstremizmit të djathtë Frontit Nacional. E bija e Jean-Marie Le Penit, Marine Le Pen, ka fituar gati 19% të votave, që është rezultati më i lartë në historinë e kësaj partie. "Kjo nuk është vetëm një fusnotë, por tregon përhapjen e ekstremizmit të djathtë në këtë vend", konstaton Uterwedde. Strategjia e Sarkozy që të prekë edhe temat e ekstremizmit të djathtë gjatë fushatës nuk ka dhënë rezultate. Një rol shumë të rëndësishëm në raundin e dytë do të luajnë edhe zgjedhësit e Le Penit.
Por, paralelisht me ekstremistët e djathtë edhe kundërshtarët e tyre nga krahu i majtë kanë shënuar rezultat të mirë. Kandidati i tyre Jean-Luc Mélenchon ka fituar 12% të votave. Ai ka përfituar më së shumti nga kursi i tij antievropian dhe premtimet për përmirësimin e gjendjes sociale të shtresave më të dobëta. Fakti që gati një e treta e zgjedhësve ka votuar për partitë ekstremiste mund të ketë pasoja edhe për politikën e jashtme të Francës, mendojnë ekspertët. Uterwedde thotë se, Gjermania duhet të ketë parasysh këtë fakt, sepse presidenti i ardhshëm duhet të marrë në konsideratë edhe kërkesat e ekstremistëve.

106
Përse femrat janë çështje e politikës së jashtme

"Foreign Policy"

Për gjenerata, Shtetet e Bashkuara, shumë shpesh i kanë parë femrat në botë si viktima të varfërisë, analfabetizmit dhe dhunës, dhe duket se esencialisht nga traditat e pathyeshme kulturore, si përfituese të ndihmave.
Çështja e grave ekzistonte në margjinal, e ndarë nga çështjet e tjera më "strategjike" siç janë lufta, paqja dhe stabiliteti ekonomik. Tash, në kohën e ndryshimeve transformuese, nga paraqitja e fuqive të reja ekonomike e deri te kori i zërave kundër regjimeve represive në botën arabe, duke promovuar se statusi i grave nuk është vetëm domosdoshmëri morale, por strategjike; ajo është esenciale për prosperitetin ekonomik dhe për paqen dhe sigurinë globale.
Me fjalë të tjera, është strategji për politikë të jashtme më të mençur. Në këtë kuadër, administrata e Presidentit Barak Obama është përpjekur që gratë t'i angazhojë në zemër të politikës së jashtme të saj.
Siç tregojnë gjithnjë e më tepër hulumtime, problemet aktuale ekonomike dhe politike të botës, thjesht nuk mund të zgjidhen pa pjesëmarrjen e femrave.
Për këtë arsye, Sekretarja amerikane e Shtetit, Hillari Klinton, po punon për sigurimin se statusi i avancuar i grave dhe vajzave në gjithë botën është integruar plotësisht në secilin aspekt të politikës së jashtme të Shteteve të Bashkuara.
Prej kësaj pranvere, me publikimin e direktivave politike sekretariale gjinore, për të parën herë, avancimi i statusit të grave dhe vajzave në gjithë botën, zyrtarisht është kërkesë në secilin përshkrim të punës së diplomatëve të Shteteve të Bashkuara.
Siç tha zonja Klinton në muajin mars, Shtetet e Bashkuara do ta përdorin "çdo mjet në dispozicion" për ta mbështetur këtë çështje madhore. Për këtë arsye, zonja Klinton e ka quajtur atë "Mosha e Plotë e Pjesëmarrjes", një periudhë ku informacioni i tejkalon kufijtë, opinionet dhe idetë i mbizotërojnë pengesat dhe bota më nuk mund të lejojë që miliona gra të mbeten jashtë komunitetit global.
Nuk është koincidencë, që vendet ku grave u mohohen të drejtat themelore të njeriut, janë disa nga më të varfërat dhe më pak stabile. Sipas Forumit Ekonomik Botëror, vendet ku meshkujt dhe femrat janë afër që të gëzojnë të drejta të njëjta, janë më tepër konkurruese në aspektin ekonomik, se sa ato vende ku hendeku gjinor i ka lënë gratë dhe vajzat me qasje të kufizuar në kujdesin shëndetësor, arsimin, zgjedhjet dhe tregun.
Por, nuk është fjala vetëm për ekonomi, kemi të bëjmë edhe me sigurinë globale.
Në të 90-at, afro gjysma e marrëveshjeve paqësore kanë dështuar brenda pesë viteve të para, sipas Projektit të Raportit për Sigurinë e Njerëzve.
Këto marrëveshje në përgjithësi arrihen nga një numër i vogël i liderëve ushtarakë dhe politikë meshkuj, të shmangur nga ndikimi i luftës në jetën e përditshme. Njëherësh, gratë i qëndrojnë pjesës më të madhe të dhunës dhe varfërisë të shkaktuar nga konfliktet e armatosura, dhe ato e bartin pjesën më të madhe të barrës së ripërtëritjes së familjeve dhe komuniteteve. Por, shpeshherë ato janë të përjashtuara nga tryeza e negociatave dhe qeveritë e ngarkuara për mbajtjen e paqes.
Më pak se 8% e qindra marrëveshjeve paqësore, të nënshkruara në 20 vitet e fundit, janë negociuar nga delegacionet, ku ishin të përfshira gratë, dhe sipas Forumit Ekonomik Botëror, gratë i mbajnë më pak se 20% të të gjitha posteve vendimmarrëse kombëtare.

Autorja është Melan Vervier, Ambasadore e Departamentit Amerikan të Shtetit për çështje globale të femrave

107
Historia Shqiptare / Falsifikatori i historisë
« ne: 30-04-2012, 23:44:16 »
Replikë me historianin Kristo Frashëri

Falsifikatori i historisë

Uran BUTKA

Si autor dhe bashkautor i teksteve të historisë së Shqipërisë, për gjysmë shekulli, Kristo Frashëri prodhoi një histori të politizuar, të ideologjizuar dhe të falsifikuar, siç e kërkonte regjimi komunist dhe klika e Enver Hoxhës. Ai deformoi dhe tjetërsoi, për interesa politike e pushtetare, jo vetëm historinë e Luftës së Dytë Botërore dhe të periudhës së socializmit, por edhe periudha të tjera të rëndësishme, si atë të pavarësisë e të mbretërisë, duke glorifikuar ngjarjet e figurat e lidhura me komunizmin dhe duke përbaltur ngjarje e figura kombëtare. Madje, edhe trajtimin e periudhave më të hershme, ai e bëri në optikën e teorisë marksiste-leniniste të rolit të masave në histori, të luftës së klasave dhe të prejardhjes, sipas së cilës klasat e pasura e pinjollët e tyre nuk e donin dhe e zhbënin Shqipërinë, ndërsa vegjëlia, opinga e bënte historinë… Shembulli më tipik ishte trajtimi antihistorik i lëvizjes së Haxhi Qamilit, për të cilën vlerësimi "historik" u vendos në zyrat e Sekretariatit të KQ të PPSH dhe historianët puthadorë të regjimit, përfshirë edhe K.Frashërin, e futën në histori si një lëvizje revolucionare të turmave, ndërkohë që haxhiqamilët luftonin për ta kthyer Shqipërinë pas, nën sovranitetin e sulltanit, me flamurin turk dhe me parullën "O babën, o barin!" dhe rrëzuan themelet e shtetit të pavarur shqiptar, vranë atdhetarët, dogjën shkollat, si edhe u hapën udhën pushtuesve serbë e grekë.
Një fakt tjetër kuptimplotë është edhe studimi i tij mbi Kongresin e Lushnjës, me titull "Kongresin e Lushnjës e bënë fshatarët e Myzeqesë". Sipas historianit komunist Kristo Frashëri, Kongresin e Lushnjës, një nga ngjarjet më madhore të kombit tonë, nuk e bënë njerëzit e shquar, të mësuar e të pasur si Aqif Pashë Elbasani, Sheh Ibrahim Karbunara, Ahmet Zogu, Sotir Peci, Imzot Bumçi, Hoxhë Kadria etj., por e bënë fshatarët e Myzeqesë!
Po kështu, veproi edhe me historinë e Luftës NÇ dhe të pasluftës.
Nuk i mjaftoi ky dëm i pallogaritshëm, që Kristo Frashëri i shkaktoi historisë dhe jetës së një kombi, për të cilin nuk ndjen pikë përgjegjësie, por edhe në këto 20 vjet të rendit demokratik, kur historia ka nisur të drejtshkruhet, nuk rreshti së mbrojturi atë produkt të historiografisë komuniste, pjesë së cilës i përket, por edhe së përgojuari figura të shquara, kundërshtare të komunizmit dhe së sulmuari përpjekjet e historianëve bashkëkohorë. Madje, edhe historianët i ndan në ballistë dhe komunistë, siç ndan edhe pjesët e shoqërisë e të politikës. Për mendimin tim, vlera e historianit përcaktohet nga raporti me të vërtetën. Bie fjala, Beqir Meta, i cili nuk ka asnjë lidhje me komunizmin, as me ballizmin, por me të vërtetën, qenka historian ballist, pse pranon luftën civile?! Kristo Frashëri, që ka shtrembëruar për gjysmë shekulli të vërtetën, duke mashtruar e falsifikuar, nuk ka moral t'u mësojë të tjerëve sesi shkruhet historia! Ai edhe sot e kësaj dite njeh vetëm Luftën NÇ, duke e monopolizuar luftën e popullit shqiptar, ndërkohë që edhe forcat e tjera kanë luftuar dhe kontribuar në luftën kundër pushtuesve fashistë e nazistë. Lufta NÇ, është një pjesë e luftës antifashiste, ajo që drejtohej nga PKSH dhe ku ka marrë pjesë edhe Kristo Frashëri. Duke pranuar vetëm Luftën antifashiste NÇ, mohohet lufta antifashiste e nacionalistëve, bie fjala e Abas Kupit në Durrës më 1939, në Krujë e në Mat, lufta e Hysni Lepenicës që u vra bashkë me 36 luftëtarë ballistë kundër italianëve në Grehot të Gjirokastrës, lufta e Skënder Muços që u vra nga nazistët në Bubullimë të Lushnjës, lufta e nacionalistëve të Mallakastrës: Jashar Cakranit, Selfo Hekalit, Rauf Fratarit, Tefik Cfirit, etj., kundër italianëve e gjermanëve, lufta e Muharrem Bajraktarit në Lumë e në Kukës kundër gjermanëve, ndërkohë që komunistët i binin pas shpine, lufta e Mustaf Dervishit, Jup Kazazit dhe e Faik Qukut në Shkodër e gjetkë, lufta e Gani Kryeziut në Malësinë e Gjakovës kundër gjermanëve etj. Pra, duhet korrigjuar jo vetëm përmbajta e luftës, por edhe terminologjia dhe për mendimin tim duhet emërtuar: Lufta antifashiste e popullit shqiptar, ku secila forcë, lëvizje apo person dha ndihmesën e vet. Unë kam respekt e devocion për luftëtarët e lirisë, qoftë partizanë, qoftë ballistë, qoftë legalistë, qoftë të pavarur, që luftuan kundër pushtuesve, si edhe për dëshmorët e kësaj lufte antifashiste. Por jo si partiaku i vjetër, Kristo Frashëri që konsideron dëshmorë e heronj vetëm ata të Luftës NÇ, një pjesë e madhe e të cilëve, u vranë në luftën civile ndërmjet shqiptarëve (si Zonja Çurre, Myslim Shyri, Memo Meto, Ajet Xhndole, Baki Dume, Ndoc Mazi, Naim Gjylbegu, Ahmet Haxhia, Hydajet Lezha, Skënder Çaçi, Irakli Terova, Laze Nuro e qindra të tjerë), ndërsa dëshmorët e forcave të tjera, që ranë në luftën për liri kundër pushtuesve nazifashistë i quan tradhtarë, si Hysni Lepenica, Skënder Muço, Selfo Hekali, Jashar Cakrani, Mustafa Dervishi, Nano Gjoni, etj. Siç dihet, kanë dalë në pah dokumente të reja, të panjohura më parë, në arkivat shqiptare dhe të huaja, që e bëjnë të domosdoshme trajtimin e ngjarjeve historike dhe të personaliteteve nën dritën e këtyre dokumenteve, por edhe të një interpretimi objektiv shkencor, larg interesave dhe mendësive politike. Por K.Frashëri mendon se historia e shkruar një herë nuk mund të ndryshohet, se ajo është monopol i një force të vetme politike, të cilës ai i shërbeu, se ajo ua ka vënë kurorën njëherë e përgjithmonë "fitimtarëve" dhe vulën e tradhtisë kundërshtarëve politikë etj. Edhe ndonjë retushim të vogël duhet ta bëjë vetëm ai. Ai mund t'i vërë pikat mbi "i". Kështu, dy vite më parë, ai deklaroi bujshëm se kishte ruajtur Aktin origjinal të Pavarësisë, kur kishte në dorë asgjë më shumë se një kopje të Aktit të Pavarësisë të botuar nga Lef Nosi më 1937, si edhe të ekspozuar qysh në vitin 1992 në Arkivin Qendror, në Muzeumin e Vlorës e atë Kombëtar dhe në tekstet e historisë. Kur e dispononte këtë akt, përse në Albumin e Pavarësisë dhe në tekstet e historisë, pikërisht ai mbuloi e fshiu emrat e firmëtarëve "të padëshiruar" nga regjimi komunist, duke mbuluar e fshirë protagonistët e pavarësisë dhe të vërtetën historike?! Një falsifikator i rëndomtë, por edhe një mashtrues publik.
Një nga ato figura të shquara, të retushuara nga Kristo Frashëri, është edhe Mid'hat Frashëri, firmëtar i pavarësisë.
Në tekstet e historisë së shkruar nga Kristo Frashëri, Mid'hat Frashëri nuk zihet fare në gojë për kontributet e tij në histori, të paktën si Kryetar i Kongesit të Manastirit për alfabetin dhe çështjen kombëtare, si ideator i Kongresit të Elbasanit për themelimin e shkollave shqipe dhe të Normales së Elbasanit, si delegat i Kuvendit të Vlorës dhe ministër i qeverisë së Ismail Qemalit, si kryetar i delegacionit shqiptar në Konferencën e Paqes në Paris dhe mbrojtjen e çështjes shqiptare, si diplomat i shquar dhe një nga personalitetet më në zë të kulturës dhe historisë shqiptare të periudhës së pavarësisë. Tashmë, këto vlera të pamohueshme dhe të dokumentuara të Mid'hat Frashërit, Kristo Frashëri nuk i atakon dot më, por thekson, edhe në shkrimin e fundit, se Mid'hat Frashëri është edhe atdhetar, edhe tradhtar. Një taktikë perfide për ta goditur sërish. Sipas logjikës së tij, tradhtar, sepse ka qenë Kryetar i Ballit Kombëtar, ka luftuar kundër PKSH e Luftës NÇ dhe ka "bashkëpunuar" me okupatorët. Kjo ka qenë logjika e propaganda e dalë boje e PPSH dhe e historianëve puthadorë të saj, si Kristo Frashëri.
Balli Kombëtar u themelua si një alternativë antifashiste e demokratike dhe këtë e ka shprehur në dokumentet themeltare programorë "Nacionalizma shqiptare - Balli Kombëtar, 1939" (shih Arkivi i Shtetit) dhe "Dekalogu i Ballit Kombëtar", 1942. Por edhe në luftën, tashmë të dokumentuar, kundër pushtuesve fashistë në një sërë luftimesh të rëndësishme. Madje ka pasur edhe beteja të përbashkëta të ballistëve e të partizanëve kundër italianëve, si lufta e Gjormit, lufta e Pocestës, lufta e Qafë Shtamës, lufta e Reçit etj. Nëse nuk do të ishte një organizatë atdhetare dhe antifashiste, s'kishte sesi të bashkëpunonte partia e K.Frashërit, madje të bëhej edhe Marrëveshja e Mukjes, (gusht 1943) për një luftë të përbashkët kundër okupatorëve, në krah të aleatëve të mëdhenj antifashistë.
Në Konferencën e Labinotit të PKSH, mars 1943, nga diskutantët u vu në dukje rritja e influencës së B.Kombëtar dhe domosdoshmëria e bashkëpunimit me të si organizatë patriote. (Shih, AQSH, Konf.Labinotit, mars 1943). Nuk u tha asgjë e keqe për B.Kombëtar, përkundrazi. Edhe në Mbledhjen e përbashkët të Tapizës (korrik 1943) u bisedua për një luftë të përbashkët kundër okupatorit, po ashtu edhe në Kuvendin e Mukjes, ku u krijua edhe Komiteti i Përbashkët për drejtimin e luftës me emrin "Për shpëtimin e Shqipërisë". Madje, u zhvillua edhe një betejë e përbashkët e organizuar nga Komiteti për Shpëtimin e Shqipërisë në Qafë Shtamë, 4-5 gusht 1943, nën komandën e Abaz Kupit, ku u zu rob edhe komandanti italian Scarpa. (shih Arkivi i Shtetit, F.270, d.69, v.1943).
Marrëveshja e Mukjes është një nga ngjarjet më kulmore të historisë së popullit tonë, një kompromis i madh ndërmjet të djathtës e të majtës për një Shqipëri të lirë, etnike dhe demokratike. Një model edhe për sot, kur kërkohet kompromisi për çështjet madhore të shtetit, të integrimit euroatlantik dhe të çështjes kombëtare. Me Marrëveshjen e Mukjes zgjidhej drejt çështja e luftës së përbashkët kundër okupatorëve, në krah të aleatëve antifashistë dhe e pasluftës, kur me zgjedhje të lira të përgjithshme të përcaktohej pushteti demokratik dhe forma e regjimit.
Marrëveshjen e Mukjes dhe luftën e përbashkët kundër pushtuesve aktualë dhe eventualë, e prishi PKSH, e nxitur nga emisarët jugosllavë, të cilët historiani K.Frashëri nuk i zë fare në gojë. Ishte kjo marrëveshje kombëtare, ishte kjo luftë e përbashkët përmbi interesat partiake, ishte kërkesa për zgjidhjen e çështjes së Kosovës mbi parimin e vetëvendosjes së kombeve, që i trembën dhe i tërbuan udhëheqësit komunistë jugosllavë, që e kishin nën vartësinë e tyre PKSH. Është i dokumentuar roli i Titos dhe i emisarëve jugosllavë M.Popoviç, D.Mugosha, S.Tempo, B. Jovanoviç, etj., në drejtimin e PKSH dhe të Luftës NÇ dhe veçanërisht ndikimi mbi E.Hoxhën.
"Traktati i Konferencës së Mukjes shkaktoi një turbullimë të madhe, shkruante Dushan Mugosha. - Organizata e Partisë në Vlorë, nën direktivën time, shkroi traktatin dhe ua drejtoi të gjitha njësive të Ballit Kombëtar, ku thuhej shkurt e qartë: Kush nuk dëshiron me ne, është kundër nesh".
Miladin Popoviçi i raportonte Titos: "Kemi ndikuar në PKSH dhe në Luftën NÇ, që gjithsesi të prishim Marrëveshjen e Mukjes", ndërsa KQ të PKJ i shkruante: "Kemi biseduar me KQ të PKSH dhe studiuar çështjen, situatën atje dhe atëherë vendosëm që të mos njihet mënyra e organizimit të Komitetit për Shpëtimin e Shqipërisë dhe as funksionimi i tij si instancë më e lartë e luftës…". (Autonomia Kosovo, Beograd 1985).
Enver Hoxha, nën diktatin e jugosllavëve e prishi Marrëveshjen e Mukjes dhe bashkëpunimin në luftë dhe qysh më 8 gusht 1943 u dërgon qarkore komiteteve të PKSH që "ta çjerrin aktin e Marrëveshjes së Mukjes dhe të mos flitet më për të". (Aqsh F.14 d.11, v.1943).
Kjo është tradhtia kombëtare e E.Hoxhës dhe e PKSH dhe jo e Mid'hat Frashërit dhe e Ballit Kombëtar, zoti Kristo!
Pas prishjes së Marrëveshjes së Mukjes, me urdhër të E.Hoxhës (shih qarkoret e datës 1 tetor 1943), nisi lufta civile në Shqipëri, luftë që K.Frashëri e mohon, për arsye që kuptohen lehtësisht.
Në Konferencën e dytë të Labinotit, 4-8 shtator 1943, u vendos, gjithnjë në prani të emisarëve të Beogradit, shpallja e luftës së armatosur kundër Ballit Kombëtar, për ta likujduar atë dhe u vendos gjithashtu "marrja e pushtetit me çdo kusht e me çdo mjet". Në Labinot u hodh teza "Ta hedhim Ballin dhe nacionalistët në krahun e okupatorit, për ta luftuar dhe asgjësuar".
Hibbert, oficer britanik theksonte: "Strategjia politike e PKSH ishte që nacionalistët të dilnin njëlloj, si bashkëpunëtorë të italianëve dhe të gjermanëve". (Hibbert, Fitorja e Hidhur).
Dejvid Smajl shkruante: "Taktika e komunistëve ishte t'i shpallnin armiq ata që s'mendonin njëlloj apo ata që nuk bashkoheshin me ta". (D.Smail, Me detyrë në Shqipëri).
Lufta civile në Shqipëri (1943-1945) e nxitur nga jugosllavët për interesat e tyre ndaj Kosovës dhe ndaj Shqipërisë dhe e shpallur, e provokuar, e nisur dhe e përfunduar nga PKSH dhe E.Hoxha, për të marrë pushtetin "me dhunë dhe me gjak", si edhe për të vendosur një regjim komunist në Shqipëri, ishte një luftë e brendshme, e organizuar, e armatosur dhe e përgjakshme ndërmjet palëve kundërshtare: PKSH dhe Ballit Kombëtar, më pas edhe ndaj Legalitetit, si dhe formacioneve të tyre ushtarake, përfshirë edhe masat popullore që i mbështesnin ato, një konflikt ushtarak ndërmjet të djathtës e të majtës, me pasoja tragjike për Shqipërinë, për atë kohë, por edhe më vonë. Lufta NÇ, e udhëhequr nga Partia Komuniste, një parti terroriste e tipit bolshevik dhe nga drejtues kriminelë si Enver Hoxha, Mehmet Shehu, Koci Xoxe, Shefqet Peçi, Haxhi Lleshi etj., e ndikuar nga emisarët jugosllavë, të cilëve iu interesonte lufta civile në Shqipëri, duke u gërshetuar, siç pranon vijimisht edhe E.Hoxha, me detyrat e revolucionit komunist për marrjen e pushtetit me dhunë, sipas udhëzimeve të Kominternit, e humbi karakterin e saj fillestar patriotik e çlirimtar dhe u përfshi në një luftë të ashpër e të pamëshirshme civile, që shkaktoi mijëra viktima nga të dy palët ndërluftuese, por edhe nga Legaliteti, krerët e Veriut e deri në Kosovë. Masakrat përgjatë luftës civile, që shkaktuan mijëra viktima nga të dyja anët, si lufta vëllavrasëse në Jug të Shqipërisë, si në Libohovë, Devoll, Kolonjë, Korçë, Dumre, Lushnjë, Dukat, Martanesh, Lumë, Kukës, Malësi e Madhe, Postribë, Mirditë, Mat, Dibër etj. Vetëm beteja e Tamarës, në janar të vitit 1945, ndërmjet forcave të Korparmatës III dhe të Brigatës I, me në krye Mehmet Shehun kundër forcave nacionaliste dhe mbrojtëse të Preng Calit, zgjati një muaj, u përgjak lumi Cem dhe u vranë qindra luftëtarë nga të dy anët. Në Malësinë e Madhe në atë kohë nuk kishte as italianë e as gjermanë, ishin vetëm shqiptarët që luftonin në një luftë civile, që s'kishte ndodhur më parë. Vetëm kur Brigada I, doli në Jugosllavi dhe prej andej e sulmoi Vermoshin, nga veriu dhe nga jugu, vetëm atëherë u thye qëndresa e Preng Calit dhe e malësorëve. A nuk është luftë civile kjo, zoti Kristo?
Kjo luftë dokumentohet katërcipërisht nga dokumentet e arkivave shqiptare dhe të huaja, si edhe nga studiues e historianë shqiptarë e të huaj. Lufta civile dëshmohet nga të gjithë oficerët britanikë që ishin gjatë luftës në Shqipëri, si D.Smajl, J. Emer, Deivis, Kemp, Hibbert, etj., por edhe historianët e sotëm, si B.Fisher, i cili në intervistën që i dha televizionit "AS", theksoi: "Duke u bazuar në përkufizimin tradicional të luftës civile, do të thoja që lufta 1939-1944 në Shqipëri ishte një luftë civile". (Intervista e B.Fisher, televizioni "AS", prill 2012).
Ndërkohë, nuk ka asnjë dokument, as në arkivat shqiptare, as në ato të huaja, që Mid'hat Frashëri, si Kryetar i Ballit Kombëtar, apo edhe si person, të ketë bërë ndonjë marrëveshje bashkëpunimi me pushtuesit gjermanë. Madje, forcat e Ballit Kombëtar kanë zhvilluar disa luftime kundër gjermanëve (shih promemorien e Mid'hat Frashërit dhe Lec Kurtit drejtuar Konferencës së Paqes në Paris, 1946 dhe dokumentet e AQSH, F.14 dhe 270) te kthesat e Barmashit, 8 gusht 1943, në Llogara, nëntor 1943, në Borizanë, shtator 1944 etj. Të vënë midis dy zjarreve, zjarrit nazist dhe zjarrit komunist, nacionalistët, për të mbijetuar, por edhe për të mos shkatërruar Shqipërinë, e kufizuan luftën kundër gjermanëve, që i quanin kalimtarë në Shqipëri dhe e përqendruan luftën në qëndresën ndaj mësymjes komuniste. Në këto kushte, përballë rrezikut të dyfishtë, Mid'hat Frashëri, më datën 7 tetor 1943, porosiste komitetet krahinore të Ballit Kombëtar për një pezullim të përkohshëm të veprimeve luftarake kundër ushtrisë gjermane: "Meqenëse vendi ynë sot ka nevojë më të ngutshme për rregull dhe disiplinë, gjithë komitetet, komandat dhe çetat e Ballit Kombëtar porositen që me të arritur kjo qarkore, të pezullohet çdo operacion luftarak kundër forcave gjermane tash për tash. Më vonë do t'ju dërgohen edhe direktiva të tjera".
Ky dokument, veç të tjerash, dëshmon se deri në atë moment, ka vazhduar lufta e nacionalistëve kundër gjermanëve. Fjalët "të pezullohet" dhe "tash për tash" dëshmonin se ndërprerja ishte e përkohshme, ishte një taktikë.
Ky dokument është publikuar dhe komentuar për 50 vjet rresht si komprometues për Mid'hat Frashërin. Për këtë arsye, ai është akuzuar nga krerët e PPSH dhe historiografia komuniste si bashkëpunëtor me gjermanët. Vazhdon edhe sot nga K.Frashëri. Përse nuk është akuzuar Lenini si kolaboracionist kur bëri paqen e Brest-Litovskit me gjermanët, apo Stalini kur bëri marrëveshje me ta për mossulmim në vitin 1939, apo Gjin Marku kur bëri kompromisin e Beratit me gjermanët, apo Enver Hoxha kur kolaboroi me jugosllavët? Mid'hati nuk lidhi as marrëveshje, as paqe me gjermanët. Ai i pezulloi përkohësisht (hë për hë) për t'i vazhduar pak më vonë aksionet kundër gjermanëve, që ishin thyer në të gjitha frontet dhe po tërhiqeshin drejt Gjermanisë. Ndërprerja e përkohshme e luftimeve kundër tyre dhe jo ndalimi i tyre, nuk mund të konsiderohet akt bashkëpunimi, as akt tradhtie. Në këtë moment, Mid'hat Frashëri përcaktonte si rrezik të momentit atë të mësymjes komuniste, që ishte hedhur në ofensivë kundër nacionalistëve dhe gjithë forcave të djathta, për t'i asgjësuar ato dhe për të marrë pushtetin.
Nëse Mid'hat Frashëri do të ishte kolaboracionist, nuk do të zgjidhej nga aleatët anglo-amerikanë si Kryetar i Komitetit "Shqipëria e Lirë" me qendër në Nju York. Madje, vetë Mid'hati vuri si kushte për pjesëmarrjen në Komitetin "Shqipëria e Lirë": Të mos kenë bashkëpunuar me fashizmin dhe të mos kenë bërë krime kundër njerëzimit. (shih AQSH, fondi M.F). Si do të vinte kushte të tilla përjashtuese Mid'hat Frashëri, po të ishte vetë i komprometuar me nazifashizmin dhe të kishte bërë krime kundër njerëzimit, siç pretendon Kristo Frashëri?
Kristo Frashëri të reflektojë mbi kolaboracionizmin e mjaft figurave të Luftës NÇ me nazifashizmin, si edhe bashkëpunimin e PKSH dhe të Luftës NÇ me jugosllavët në Shqipëri dhe veçanërisht në Kosovë, ku bashkëvepruan për goditjen e qëndresës shqiptare atje, për ripushtimin jugosllav të Kosovës dhe masakrat si ajo e Tivarit, ku u vranë mijëra shqiptarë të pafajshëm të Kosovës e të viseve të tjera shqiptare.

 

108
Përse diktatura u jepte njerëzve fytyrën e saj?

Luan MYFTIU

Për t'i bërë sa më të parrezikshëm ndaj vetes, diktatura u përpoq t'u jepte njerëzve fytyrën e saj. Se diktaturat dyshojnë edhe te njerëzit e tyre. Ndoshta prandaj dhe diktatura komuniste nuk mundi të lidhë një kontratë të sinqertë me njerëzit, ndonëse tërë kohën ulëriti për unitetin "parti-popull". Në diktaturën komuniste askush nuk ishte i imunizuar! Pikërisht për këtë u përpoq ajo t'u jepte njerëzve tiparet e saj. Prandaj e detyroi popullin të urrente pa arsye, të shpifte për tjetrin, të përbuzte cilindo që ajo dëshironte. Ndaj jo pa qëllim tentoi ajo t'i edukonte njerëzit të ishin hipokritë e servilë; të qeshnin, kur u vinte për të qarë dhe anasjelltas. Shkurt, diktatura i donte njerëzit të kishin tiparet e frymëzuara nga teoria e saj kriminale. Por, duke dashur përçarjen e tyre, bashkë me zhdukjen e çdo dinjiteti, tentoi t'i bënte njerëzit dhe bashkëfajtorë në krimin e saj monstruoz. Ndoshta prandaj tentoi t'i bënte ata edhe spiunë. Dhe jo aq për të mësuar prej tyre ç'bënin "armiqtë", a të informohej për shkallën e organizimit të tyre. Jo! Diktatura nuk kish nevojë për të tilla sigurira, pasi i dënonte kundërshtarët e saj edhe me akuza false, me hamendje, bile dhe vetëm me dyshimin se nuk mendonin si ajo. Diktatura donte njerëz të pacipë, pa personalitet; të tillë që të urreheshin dhe prej vetë njerëzve të tyre. Diktaturës komuniste i duheshin njerëz të poshtëruar, të përgjunjur, të trembur dhe nga hija e mendimeve të veta. Ajo donte kundërshtarë, që të ndiheshin bashkautorë në krimet e saj. Por sidomos pa dinjitet. Ndaj u kërkonte të talleshin me prejardhjen e tyre fisnike; të ndiheshin fajtorë për pasuritë e trashëguara; të adhuronin ata që u merrnin jetën dhe dinjitetin; të shfaqnin tiparet e një kllouni, madje gjithë veset e dobësitë e një pinjolli të shtresave parazitare, keqedukuar nga limontia e shfrytëzimit të punës së të tjerëve! Prandaj, siç e ka thënë dhe një mendimtar i madh: "Demokracia popullore (diktatura) ka qenë kopaçja e popullit për popullin!". Prandaj jo pa synim diktatura i shihte si të rrezikshëm njerëzit me dinjitet, seriozë e të ndershëm. Jo pa arsye u trembej ajo të pavarurve në mendime, të zgjuarve, të shkolluarve, të virtytshmëve. Prandaj përndiqte artistët dhe gjithë ata që kishin personalitet të spikatur. Nuk donte diktatura njerëz të "mirë", por "revolucionarë", domethënë të ashpër, pa ndjenja, pa brerje ndërgjegjeje, të pamëshirshëm, cinikë e të paturpshëm. Diktatura, pra, donte të shihte sidomos tek çdo kundërshtar i saj fytyrën e vet prej banditi, prej hajduti, prej krimineli e prej spiuni, domethënë prej njeriu të poshtër! Vetëm me qytetarë të tillë, pa sedër e pa cipë, pa individualitet mund të ndihej disi e qetë diktatura. Prandaj i dënonte ajo njerëzit me akuza false, me shpifje të ndyra, me dëshmitarë të rremë. Prandaj i detyronte ata të akuzonin të tjerët pa fakte dhe prova, t'i sajonin vetes fajësira imagjinare, të mohonin të afërmit, të ishin të pabesë, të prishnin krushqitë me të gjithë ata që diktatura nuk i donte. Prandaj i detyronte ajo njerëzit të mos u shkonin në varrim miqve, fisit e krushqive, atyre që nuk hidhnin vallen sipas melodisë makabre të "revolucionit". Se nuk pajtohet vesi me virtytin; as harbuti nuk e do fisnikun; as ligësia nuk e duron mirësinë; ashtu si nuk do bujaria-kopracinë; shpirtngushtësia-dhembshurinë! Prandaj xhelati nuk e duron dot tolerancën, faljen dhe përpjekjen për ta mundur të keqen me anë të së mirës. Prandaj pinjollët e kriminelëve të djeshëm e kuptojnë si dobësi mirëkuptimin, faljen dhe tolerancën e viktimave ndaj tyre. Prandaj dishepujt e mëkatarëve komunistë vazhdojnë të urrejnë sot përsëri viktimat e tyre. T'i akuzojnë këta, madje dhe si fajtorë ndaj njëri-tjetrit. Se nuk duan neobllokmenët liri për të gjithë, as shtet të së drejtës, as barazi para ligjit, as vëllazërim e respekt ndaj gjithë atyre, që u martirizuan për një demokraci europiane. Prandaj kultivojnë neobllokmenët korrupsionin, nxitin përçarjen, prishin imazhin e Shqipërisë, shpifin e trillojnë kundër sukseseve të demokracisë; sajojnë ngërçe e kriza artificiale, akuzojnë këdo që ka simpati për mazhorancën dhe urrejnë atë që voton kundër tyre. Shikoni "progresistin" Rama se si tallet e shan Ballin Kombëtar me nofkat e fëlliqura komuniste të Enver Hoxhës! Si shtiret ky hipokrit si pro europian, ndërkohë që pengon integrimin. Si vetëshpallet liberal e jopolitikan, ndërkohë që i ngre njerëzit në demonstrata të dhunshme! Si flet për "hajdutë pulash", kur shumë nga njerëzit që përfaqëson, kanë ngrënë koka njerëzish të pafajshëm. Ndoshta prandaj diktatura komuniste shqetësohej, kur dëgjonte lavdërime për pinjoj familjesh të pasura; kur shihte se si fisnikëria e tyre zbuste luftën e klasave; kur vinte re se si "skllevërit" krenarë i qëndronin heroikisht punës së saj të rëndë, burgut e plumbit komunist; kur diktonte që kundërshtarët e saj politikë studionin gjuhë të huaja, apo kur vajzat e djemtë e "armiqve" dilnin shkëlqyeshëm nëpër shkolla. Atëherë diktatura tërbohej, forconte luftën klasore, thellonte diferencimin, ndalonte dashuritë dhe prishte fejesat e martesat; arrestonte gjithë kundërshtarët e hamendësuar, që adhuroheshin nga populli. Dhe sa më i pafajshëm e fisnik të ishte një "armik" i saj, aq më i rrezikshëm çmohej prej diktaturës dhe aq më egër dënohej ai prej saj. Prandaj, sikur të ngrihen sot nga gropat ku i kanë flakur, ata mijëra patriotë të mëdhenj, që nuk kursyen as jetën për fatet e Shqipërisë dhe të dëgjojnë Ramën e neobllokmenët tek i akuzojnë, do të krijohej një "cunam" rënkimesh, që kushedi në ç'gremina do t'i flakte këta të pacipë!...

109
Bota Sot / Zgjedhjet serbe të paparashikueshme
« ne: 30-04-2012, 23:41:17 »
Zgjedhjet serbe të paparashikueshme

"The Economist"

Më 6 maj, Franca voton për presidentin, ndërsa grekët dhe armenët për parlamentet. Për serbët, kjo datë është një krismë më e madhe: ata do të votojnë për presidentin, parlamentin, pushtetet lokale, në Vojvodinë dhe për asamblenë rajonale.
Në Kosovë po ashtu mund të votojnë shumë serbë, por kjo është e diskutueshme dhe mund të çojë në dhunë.
Me Kosovën mënjanë, zgjedhjet serbe janë të paparashikueshme. Sondazhet i japin Boris Tadiçit të Partisë Demokratike pak nën 36 përqind të votave, ndërsa Tomisllav Nikolliqit, liderit të Partisë Progresive Serbe, pak mbi 36 përqind.
Rrjedhimisht, balotazhi mes tyre është i mundur dhe ai do të ndikohej nga zgjedhjet parlamentare.
Zoti Tadiq reklamon veten e tij si pro-evropian dhe pro-reformues. Por, ai duket i lodhur dhe ekonomia është në vështirësi.
Një sondazh ka treguar se 80 përqind e serbëve janë të pakënaqur dhe të inatosur, 77 përqind ndjehen të pafuqishëm dhe pashpresë, ndërsa 60 për qind janë të brengosur.
Rolin kryesor duket se do ta ketë Ivica Daçiq, lideri i Partisë Socialiste. Ai është një dinak në politikat serbe. Në vitet e luftës, ishte zëdhënës i Sllobodan Millosheviqit. Pas rrëzimit të tij në vitin 2000 dhe vendosjes në Gjykatën për Krime Lufte, Daçiq ndërhyri për të shpëtuar partinë. Tani, është ministër i Brendshëm.
Kur disa serbë u arrestuan në Kosovë, pasi bartnin materiale zgjedhore, ai arrestoi disa shqiptarë të Kosovës, duke u lavdëruar se kjo ishte një masë reciproke. Po sipas saj, Daçiq ka të ngjarë t'i qepet Partisë Demokratike, por ai mund të zgjedhë edhe Partinë Progresive nëse i bën ofertë më të mirë, si atë të kryeministrit.
Partia Progresive është formuar në vitin 2008 kur Tomisllav Nikolliçi dhe Akeksandar Vuçiçi kanë larguar ndjekësit e tyre nga ekstremi nacionalist - Partia Radikale, udhëheqësi i së cilës po ashtu është në gjyqin për krime lufte.
Çdo qeveri e re do të ketë kohë të vështirë. Papunësia është 24 përqind dhe më shumë se 40 përqind e prodhimit është ekonomi e zezë.
Në shkurt, pasi shumë punëtorë nuk janë paguar, shumë serbë kanë marrë pensione në vend të pagave.
Megjithatë, kompanitë e huaja vazhdojnë të investojnë në Serbi, jo më pak se Fiati - prodhuesi italian i makinave - i cili sapo ka hapur fabrikën në vlerë prej 1 miliard eurosh.
Me pak kohë që ka mbetur, është ende e paqartë se çfarë do të ndodhë në Kosovë. Autoritetet serbe janë tërhequr nga përpjekjet për të organizuar zgjedhjet lokale për serbët atje, edhe pse dy komuna në veri mund t'i mbajnë ato.
Nëse Serbia vendos të mbajë presidencialet dhe parlamentaret në veri, Qeveria e Kosovës mund të bëjë fare pak. Por, nëse bën përpjekje t'i organizojë ato në jug, ku jeton shumica e serbëve të Kosovës, atëherë mund të ketë gjakderdhje.
NATO-ja po merr masat, me vendosjen e 700 paqeruajtësve shtesë për të penguar dhunën. Derisa Serbia të ketë qeverinë e re, dialogu ndërmjet Kosovës dhe Serbisë, i sponsorizuar nga Bashkimi Evropian, do të mbetet pezull.
Kryenegociatorja kosovare, Edita Tahiri, thotë se nuk brengoset nëse do të ketë ndryshime në Qeverinë në Beograd. Bisedimet do të vazhdojnë dhe Serbia do të duhet të bëjë kompromise, ashtu siç bën Kosova, sepse "ata nuk kanë zgjidhje tjetër, pos të vazhdojnë të jenë pro-evropianë".

 

110
Forumi i Diasporës / 70-vjetori i "Zërit të Amerikës"
« ne: 30-04-2012, 23:40:40 »
70-vjetori i "Zërit të Amerikës"

Mujë BUÇPAPAJ

Kur më 1995 vizitova për herë të parë shërbimin shqip të "Zërit të Amerikës", në Uashington D.C, kolegët gazetarë atje më njohën me studiot e punës së tyre, me dhomat e montazhit, transmetimeve, si dhe me një objekt tjetër, në pamje të parë të zakonshme, por që në fakt ishte shndërruar në një relike të vlefshme të mbarimit të Luftës së Ftohtë. Relika për të cilën po flas ishte një magnetofon i madh, me të cilin kryesisht ish-shefi i seksionit shqip të "Zërit të Amerikës", Elez Biberaj, kishte regjistruar thuajse të gjithë udhëheqësit e rinj të lëvizjes antikomuniste të dhjetorit 1990, si Berisha, Hajdari, Pashko, Imami etj., por edhe dhjetëra intelektualë të shquar të kohës në Shqipëri, Kosovë dhe vise. Ai magnetofon, sido që tani i heshtur dhe i lënë në një cep, mbartte në vetvete tërë jehonën e ndryshimeve të vrullshme në Shqipëri, si dhe padurimin e një populli të tërë për të parë të rrënuar regjimin komunist të Tiranës, shpresat e mëdha që kjo radio ngjalli tek miliona shqiptarë që kishin mbushur rrugët dhe sheshet e Shqipërisë. Shërbimi i gjatë për të krijuar një media me autoritet dhe ndikim, kurrë nuk ka njohur një sukses më të qartë se sa radioja "Zëri i Amerikës". Nga një stacion që dëgjohej në ilegalitet në vitet e Luftës së Ftohtë, do të transformohej në një mjet frymëzues për miliona shqiptarë që shembën brenda pak ditëve regjimin njëpartiak të diktatorit Hoxha.
Në vjeshtën e vitit 1990, ndërsa Shqipëria po hynte në dimrin e saj, e izoluar dhe e tronditur, "Zëri i Amerikës" kishte shtuar presionet ndaj regjimit komunist, i cili po përpiqej t'i dredhonte presionit të Perëndimit, duke mashtruar SHBA-të me reforma gjysmake që nuk synonin të preknin në thelb sistemin e kazermës dhe vetizolimit, por t'i zgjatnin atij jetën. Duke shprehur qartë qëndrimin e Departamentit amerikan të Shtetit, "Zëri i Amerikës", kishte paralajmëruar ndryshimet e mëdha në Tiranë, aq sa në nëntor 1990 një nga udhëheqësit kryesorë të regjimit, e akuzoi haptazi "Zërin e Amerikës" dhe shefin e saj, Dr. Elez Biberaj, se po punonin për destabilizimin e socializmit në Shqipëri. Në fakt, "Zëri i Amerikës" demaskoi si të pabazë dhe propagandistike ideologjinë e vjetër të elitës komuniste të Tiranës, sipas të cilës Shqipëria nuk kishte kushte për lindjen e pluralizmit, ekonomisë së tregut, hapjen e vendit dhe instalimit të institucioneve që do të garantonin liritë dhe të drejtat themelore të njeriut. Vetë kthesa dramatike që mori vendi pas dhjetorit 1990 i dha të drejtë "Zërit të Amerikës" dhe jo atyre që po përpiqeshin ta mbanin edhe më tej vendin të lidhur me të kaluarën. "Zëri i Amerikës" i pati bërë të qartë regjimit komunist qendrimin e qeverisë amerikane se nuk do të pranohej në familjen e kombeve të lira, pa lejuar pluralizmin politik, pa ndërmarrë ato reforma të vërteta që tashmë kishin prekur të gjitha vendet e Lindjes komuniste, ku siç dihet kishin ardhur në fuqi forcat e reja demokratike përmes zgjedhjeve të të lira dhe të ndershme.
Pas këtij dueli të gjatë mediatik mes "Zërit të Amerikës" dhe shtypit të kontrolluar të Tiranës, "Zëri" kishte dalë fitues. Dominoja e fundit komuniste, siç thirrej në atë kohë Shqipëria, dukej se po binte. Më 8 dhjetor në Qytetin "Studenti" kishin filluar protestat e para studentore, antikomuniste. Prej 9 dhjetorit 1990, radioja prestigjioze kishte transmetuar e vetme, lajmin e protestës së shumëpritur, duke inkurajuar shqiptarët për t'u ndarë me të kaluarën përmes protestash paqësore. Tashmë, "Zëri i Amerikës" dëgjohej në rrugët dhe dritaret e Qytetit "Studenti" haptazi. Kjo ishte fitorja e parë e VOA dhe protestave studentore kundër regjimit njëpartiak të Tiranës, dhe propagandës së tij, e cila transmetoi për protestën e 8 dhjetorit vetëm katër radhë, duke i përkufizuar protestat si pakënaqësi ekonomike të një grushti të izoluar studentësh. Si një nga themeluesit e Partisë Demokratike dhe si një personazh i asaj lëvizjeje idealiste, edhe sot pas 22 vjetësh e kam parasysh entuziazmin dhe kurajon që ngjalli ajo radio tek protestuesit, por edhe tek të gjithë shqiptarët që kërkonin ndryshimin. Po thuhej e vërteta. Shqiptarët kishin ngritur krye kundër regjimit të fundit stalinist në Europë. Me gjithë shtypjen dhe izolimin e gjatë që i kishte shoqëruar ata përgjatë natës komuniste, thellë në shpirtin e tyre, kishte mbetur e paprekur ndjenja e lirisë. Dashuria për SHBA-të. Për herë të parë, pas 50 vjetësh diktaturë po dëgjohej publikisht një media perëndimore dhe kjo për fat do të ishte vetë "Zëri i Amerikës", e cila po transmetonte një protestë antiqeveritare. Natyrisht, ky ishte një zhvillim i madh, për popullin shqiptar të ushqyer për dekada me radhë me një informacion të kontrolluar, të njëanshëm dhe tërësisht ideologjik.
Ato ditë të dhjetorit 1990, por edhe në vijim, "Zëri i Amerikës" dëgjohej masivisht. Në çdo shesh të qytetit, në çdo rrugë në çdo dhomë, në çdo dritare shpërndaheshin valët e kësaj media me ndikim të përbotshëm. Ngaqë disa radio dore të vjetra që thirreshin "Iliria" nuk dëgjoheshin mirë për shkak të zhurmës së madhe të protestuesve, disa studentë të elektronikës kishin improvizuar një lidhje me disa altoporlantë dhe tashmë lajmet në shqip të "Zërit të Amerikës" dëgjoheshin në një miting prej mijëra protestuesish. Në orën 18.00 kur fillonte "Ditari" i famshëm i VOA, njerëzit mbylleshin në shtëpi. Ndodhte që kalimtarët e rastit nëpër rrugët e Tiranës t'u luteshin të zotëve të shtëpisë, që nga poshtë pallateve, që t'i vinin radiot në dritare për të dëgjuar edhe ata lajmet e fundit nga protestat. Megjithëse krejt të panjohur më parë, dëgjuesit përqafoheshin me njëri-tjerin, ngrinin gishtat lart në shenjë fitoreje, si dhe merrnin rrugën e Qytetit "Studenti", ku zhvilloheshin demonstratat, duke thirrur "Poshtë komunizmi"! Edhe sot i kam parasysh ato dhoma të thjeshta të godinës nr. 15, të Qytetit "Studenti" ku ishte vendosur selia e parë e Partisë Demokratike, e sapolindur. Pas montimit të një telefoni të thjeshtë aty do t'i jepte intervistat e para, lideri i dhjetorit Azem Hajdari, por edhe Prof. Sali Berisha, A. Imami, Meksi, Selami, Pollo, Ruli etj., drejtues të kësaj lëvizjeje.
Ato ishin intervista të drejtpërdrejta, shpesh në prani edhe të demonstruesve, të cilët herë pas here i ndërprisnin me thirrje apo brohoritje antikomuniste, por ishin shumë të rëndësishme, sepse nëpërmjet "Zërit të Amerikës", drejtuesit e rinj të Partisë Demokratike po u drejtoheshin pa censurë miliona shqiptarëve në Shqipëri, Europë dhe më gjerë, por edhe botës demokratike me mesazhet e tyre të lirisë dhe ndryshimit. Vetëm ata që kanë jetuar pas perdes së hekurt, pas izolimit dhe kontrollit të informacionit, në atë anë të errët që Presidenti Regan e quante "perandoria e së keqes" e kuptojnë rëndësinë që ka një media e lirë për informimin e publikut në mënyrë të drejtë dhe të ndershme, rëndësinë që pati "Zëri i Amerikës", gjatë gjithë Luftës së Ftohtë, dhe veçanërisht në periudhën e shndërrimeve të vrullshme të viteve 1990-1992. Shndërrime që hasën me rezistencën e fortë të strukturave të regjimit që po ikte, të cilat megjithëse qenë të detyruara të lejonin pluralizmin politik, bënë çdo përpjekje që të mbanin të izoluar Partinë Demokratike, ta mbanin në kontroll pluralizmin, demokracinë dhe mediat.
Ndërsa, PD e varfër ekonomikisht dhe e vënë në shënjestër nga mediat e kontrolluara nga PPSH dhe skifterët e saj, po luftonte për të larguar nga pushteti regjimin komunist, e kishte thuajse të pamundur të përballonte intensifikimin e sulmeve dhe shpifjeve të gardës së vjetër, të sprovuar në luftën "kundër armiqve të partisë". Partia Demokratike në fillim të vitit 1991 kishte vetëm gazetën "Rilindja Demokratike", e cila dilte dy herë në javë. Pavarësisht pse ajo u bë shpejt gazeta më e kërkuar në treg, ajo dilte në një numër të kufizuar për shkak se autoritetet patën nxjerrë si arsye mungesën e letrës për të shtypur më shumë kopje.
Në këtë kohë, "Zëri i Amerikës" do të kryente atë mision për të cilën ishte përbetuar qysh në transmetimin e parë të saj në valë të shkurtëra me 1 shkurt, 1942, kur duke ju drejtuar gjermanëve deklaronte se, "Lajmet mund të jenë të mira, ose lajmet mund të jenë të këqia. Ne do t'u themi të vërtetën". "Zëri i Amerikës" po thoshte të vërtetën sido që këto të vërteta po shkonin në favor të forcave opozitare, antikomuniste dhe miliona shqiptarëve të shtypur nga një regjim mizor. Në fakt, VOA ishte vënë në mbështetje të hapur të lëvizjes demokratike, duke përballuar furinë e mediave komuniste, por edhe sulmet e urdhëruara prej udhëheqësve komunistë kundër forcave të reja demokratike. Vetë lideri komunist i kohës, Ramiz Alia e pati akuzuar "Zërin e Amerikës" se po inkurajonte shqiptarët për t'i dhënë fund regjimit të Partisë Komuniste, e cila ishte përgjegjëse për izolimin fatal të vendit, varfërinë e skajshme, luftën e klasave dhe eliminimin e kundërshtarëve politikë.
"Zëri i Amerikës" për herë të parë transmetoi në gjuhën shqipe në vitin 1943. Transmetimet do të mbylleshin në vitin 1945, për t'u rihapur në vitin 1951. Prej atëherë, "Zëri i Amerikës" nuk do të ndërpriste kurrë komunikimin me shqiptarët, duke qenë kështu burimi kryesor i një informacioni të pavarur, të ekuilibruar dhe objektiv.
Kjo është një tablo e shkurtër e lidhjeve të forta të shqiptarëve me "Zërin e Amerikës", e cila natyrisht nuk është vetëm në atë magnetofon historik të regjistrimit të lëvizjes antikomuniste të dhjetorit 1990, por edhe në zemrat e miliona qytetarëve shqiptarë në Shqipëri, Kosovë, Maqedoni, Mal të Zi dhe kudo në Europë, të mijëra ish-të dënuarve politikë që i patën varur shpresat tek kjo radio e famshme.
Ndërsa po kremtohet 70-vjetori i themelimit të "Zërit të Amerikës" m'u kujtua jo vetëm Lëvizja e Dhjetorit ku lamë një pjesë të jetës tonë, por edhe im atë, një antikomunist i përbetuar, i cili gjersa vdiq, e dëgjonte me përkushtim të madh "Zërin e Amerikës". Komentet dhe mesazhet e Fran Shkrelit, Elez Biberajt, Idriz Lamajt dhe gazetarëve të tjerë të këtij seksioni, që paralajmëronin për vite me radhë fundin e regjimit të izoluar të Tiranës. M'u kujtua mësuesi im i shkollës së mesme të Tropojës, Osman Islami, një intelektual i klasit të parë, i cili u arrestua nga Sigurimi i Shtetit në mes të nxënësve (gjatë orës së mësimit), si armik i rrezikshëm i sistemit komunist, vetëm pse dëgjonte "Zërin e Amerikës".
Lufta e Ftohtë ka dy dekada që ka mbaruar, por fama e "Zërit të Amerikës" vazhdon të mbetet e fortë në hapësirat shqiptare. Asnjë media ndërkombëtare nuk ka mundur të lërë gjurmë më të thella në memorien e një kombi se sa "Zëri i Amerikës". Përmbysja e regjimit komunist në vitin 1990-1992, lufta e Kosovës në vitet 1998-1999, lufta e shqiptarëve të Maqedonisë në vitin 2001 dhe në vazhdim, përkrahja që shqiptarëve u ka ardhur sistematikisht nga Uashingtoni i kanë dhënë "Zërit të Amerikës" një vend të veçantë në hapësirat shqiptare. Këtë pranverë, "Zëri i Amerikës" kremtoi 70-vjetorin e themelimit të saj. VOA ka patur privilegjin e qenies së favorizuar nga dëgjuesit shqiptarë kudo ku jetojnë ata, si një media profesionale, e cila gjatë këtyre dy dekadave do të ishte edhe një shembull i qartë i gazetarisë profesionale, i ekuilibrit dhe paanësisë së lajmit, i informimit të pavarur dhe të ndershëm.
Siç dihet në vitet '90, "Zëri i Amerikës" mbështeti hapur lëvizjen demokratike, për të mposhtur mediat komuniste, të cilat i bënin akoma jehonë socializmit tradicional dhe izolimit të regjimit të diktatorit Hoxha, por edhe për të inkurajuar një proces paqësor reformash të domosdoshme për të integruar Shqipërinë në strukturat euroatlantike, për të larguar frikën dhe terrorin e strukturave të vjetra të regjimit, dhe nuk mund të ishte ndryshe. Kjo radio e fuqishme edhe në vitet në vazhdim do të ndikonte me profesionalizëm dhe ndershmëri për konsolidimin e demokracisë në vend, për forcimin e institucioneve demokratike, për rritjen e ndikimit të mediave të pavarura në zgjidhjen e problemeve të shoqërisë demokratike dhe të kombit. Pavarësisht zhvillimeve dramatike dhe shpesh të paqarta gjatë këtyre 22 vjetëve të fundit në Shqipëri dhe rajon, VOA nuk është përgënjeshtruar kurrë, duke i dhënë kështu autoritet të padiskutueshëm vetes, por dhe besim miliona dëgjuesve dhe vitet e fundit edhe shikuesve të saj besnik në të gjitha hapësirat shqiptare.

 

111
Historia / SAMURAJËT - Luftëtarët e nderit
« ne: 30-04-2012, 23:39:10 »
SAMURAJËT/Luftëtarët e nderit

Armaturat e tyre mbrojnë robotët e filmave vizatimorë japonezë, Mazinga Z në krye. Dhe kodi i tyre i ashpër i sjelljes ndikon edhe sot perandoritë e mëdha industriale japoneze. Janë samurajët, ai "grusht njerëzish kurajozë që kanë krijuar Japoninë, luftëtarë të gatshëm të jepnin jetën për një fjalë që tashmë duket e harruar: nderin". Në këtë definicion plot pasion, marrë nga filmi "Samuraji i Fundit", përmbahen të gjithë përbërësit për samurajët.

Feudalë

Ashtu si kalorësit europianë shoqëruan lindjen e kombeve të Mesjetës, samurajët ndoqën hap pas hapi historinë e Japonisë. Të dy ishin anëtarë të një elite ushtarake të specializuar, të devotshëm ndaj prijësit të tyre dhe mbrojtës të feudeve të tij. Jo vetëm. Kalorësit dhe samurajët kishin të përbashkët edhe disiplinën e hekurt, kodin e ngurtë të nderit, besnikërisë dhe mjeshtërisë në përdorimin e armëve.
Të lindur si shërbyes besnikë të fisnikërisë së lashtë japoneze, samurajët (nga saburau "të shërbesh") e nisën ngjitjen e tyre në shekullin VII falë një reforme të madhe, e quajtur Taika: një kthesë e frymëzuar nga modeli kinez, që për t'i dhënë fund luftërave mes fiseve i dha pushtet të madh perandorit, transformoi zotërinjtë lokalë në dinjitarë të oborrit dhe samurajët në administratorë të aftë të feudeve të padronëve të tyre.

Si Mbreti Artur

"Babai i të gjithë samurajëve" ishte gjysmëlegjendari Yamato Takeru, një Mbret Artur japonez, bëmat e të cilit janë të rrëfyera në poemën epike "Koijiki" ("Kujtime të ngjarjeve të lashta") shkruar në fillim të shekullit VIII. Nuk dihet nëse luftëtari, i hyrë në legjendë si model i kalorësit kurajoz dhe pa njollë që kontribuoi për bashkimin e Japonisë perandorake, ka ekzistuar vërtet. Megjithatë, emri i tij u bë simbol i bushidos, kodi i sjelljes i samurajëve. "Shprehja bushido buron nga bushi, luftëtar dhe do, që do të thotë 'udhë'", shpjegon Roberto Granati, studiues i arteve marciale dhe historisë ushtarake japoneze. "Udha e luftëtarit ishte një filozofi. Një sistem jete dhe një përmbledhje rregullash të frymëzuara nga parimet e mëshirës, të besnikërisë dhe të përçmimit të vdekjes"...

(Të plotë mund ta lexoni në gazetën RD)

112
Matematikë dhe Fizikë / Arkimedi
« ne: 30-04-2012, 23:38:37 »
Arkimedi/Përse e vranë romakët gjeniun e lashtë

Është viti 212 para Krishtit në Sirakuzë, një prej polis-ëve më të pasur të Mesdheut, të cilit i është vënë zjarri e flaka nga romakët e komanduar nga konsulli Marco Claudio Marcello. Urdhrat janë të qartë: Marcello dëshiron të ketë me çdo kusht njeriun më të famshëm të qytetit, atë Arkimedin gjenial që e ka bërë aq shumë të mendohet, duke i përdorur kundër makineri diabolike lufte. Dhe e do të gjallë. Matematicienin e moshuar e gjen një ushtar, i cili i kërkon ta ndjekë pas. Sipas legjendës, studiuesi është duke reflektuar mbi figura gjeometrike që i ka vizituar mbi rërë: "Noli, obsecro, istum disturbare", i thotë. ("Të lutem mos e shkatërro këtë projekt"). Ushtari e humbet durimin dhe duke shkelur edhe urdhrat që ka marrë, e qëllon me shpatë. Përfundon kështu, në mënyrë tragjike, jeta e Arkimedit të Sirakuzës, matematicieni më i madh i lashtësisë, studimet e të cilit mbi spiralet, mbi pasqyrat dhe levat - për të dhënë disa shembuj - janë edhe sot e kësaj dite burim frymëzimi për shkencëtarët dhe inxhinierët në të gjithë botën.

Bir shkencëtari

Nëse veprat e gjeniut të Sirakuzës janë të pavdekshme, ngjarjet e jetës së tij janë pothuajse të gjitha të mbështjella me mister, aq sa episodi për të cilin ekzistojnë më shumë lajme është pikërisht vdekja. Për të, megjithatë, historianët vazhdojnë të investigojnë: sipas një teze të kohëve të fundit, nuk u shkaktua nga zelli i tepruar i një ushtari, por ishte fryt i një përllogaritjeje politike. Dhe për të kuptuar motivin, duhet që të shikohet që nga fillimi jeta e gjeniut të Sirakuzës. Siç tregon ai vetë në librin e tij "Arenario", në bazë të rindërtimit të filologut gjerman Friedrich Blass, Arkimedi ishte një bir shkencëtari: lindi në vitin 287 para Krishtit në Sirakuzë nga një astronom me emrin Fidia. Jetoi kështu në shekullin që njohu shkëlqimin më të madh të helenizmit, epoka e nisur në 323 para Krishtit me vdekjen e Aleksandrit të Madh dhe që përfundoi me betejën e Aktiumit në vitin 31 para Krishtit, kur Oktavian Augusti mposhti Antonin dhe Kleopatrën, duke inkorporuar Egjiptin, i fundmi shtet pasardhës i perandorisë së madhe greqishtfolëse krijuar nga luftëtari maqedonas.
Sirakuza, e krijuar në 734 para Krishtit nga kolonët e Korintit, ishte atëherë një monarki: në kohën e Arkimedit qeverisej nga Geroni II, i hipur në fron në 720 para Krishtit, në fillim i vetëm e më pas që nga 240, nën shoqërinë e të birit Geloni II...

(Të plotë mund ta lexoni në gazetën RD)

113
Shkenca / Përse nuk bëhemi superinteligjentë?
« ne: 30-04-2012, 23:36:40 »
Nuk mund të bëhemi kurrë superinteligjentë për shkak se ekzistojnë limite të pakapërcyeshme të diktuara nga evolucioni. Nëse arrihet, supertruri paguhet shtrenjtë me probleme nga më të ndryshmet

Përse nuk bëhemi superinteligjentë?

Truri njerëzor është një nga krijimet më të jashtëzakonshme dhe mënyra e funksionimit të tij ende nuk njihet plotësisht. Kapaciteti i skajshëm i trurit njerëzor është i panjohur, madje mendohet se pjesa më e madhe e njerëzve përdorin vetëm 2-3 përqind të trurit të tyre gjatë gjithë jetës. Gjenitë më të mëdhenj të historisë dhe mendjet më të ndritura deri më sot kanë arritur të përdorin maksimalisht vetëm 10 përqind të kapacitetit. Imagjinoni për një moment se çfarë do të mund të kishte arritur njeriu po të ishte i aftë të përdorte 100 përqind të superfuqisë së trurit të tij. E paimagjinueshme! Por a mundet njeriu me kalimin e kohës të evoluojë inteligjencën e tij? A ka evoluar inteligjenca me kalimin e kohëve? Në krahasim me brezat antikë të civilizimit si egjiptianët e lashtë, të cilët ndërtuan piramidat pa përdorimin e asnjë kompjuteri apo makine llogaritëse, do të ishte e drejtë të thuhet se sot nuk jemi më të zgjuar se homologët tanë të lashtësisë?
Duke përdorur shembullin e piramidave, si dhe gjithë teknologjinë moderne të ditëve të sotme, shkencëtarët kanë arritur në konkluzionin se rindërtimi i piramidave sot do të kishte qenë i pamundur. Na mungon diçka.
Merrni në konsideratë civilizimet e tjera si grekët, arabët dhe aztekët. Kudo rreth nesh ndodhen monumente nga bota antike që na kujtojnë në çdo çast se sa të zgjuar kanë qenë njerëzit më parë. Për më tepër, ekziston edhe një debat, i cili pretendon se truri i njeriut ka pësuar një regres, pavarësisht krijimit të teknologjisë së jashtëzakonshme që ka ndodhur në kohët tona moderne.
Një nga arsyet kryesore mund të jetë fakti që ne mbështetemi më shumë në mekanizmat e reja se sa tek truri jonë. Në fund të fundit egjiptianët e lashtë kanë gjetur pi-në korrekte të disa numrave shtatëshifrorë, pa përdorimin e makinës llogaritëse.
Arabët shpikën algjebrën dhe kanë arritur të bëjnë llogari nga më komplekset, duke përdorur asgjë më shumë se sa disa gurë dhe shkopinj. Mongolët e Indisë kanë ndërtuar disa nga pallatet më të jashtëzakonshme, madje edhe Taxh Mahalin e famshëm. Të gjitha këto ndërtesa të çmuara të historisë njerëzore janë ndërtuar duke përdorur asgjë më shumë se sa trurin njerëzor.
Duke patur parasysh këtë fakt, si do të mund të jetë e ardhmja e trurit të njeriut? A do të evoluojë truri me kalimin e kohës? A ka arsye që njerëzit të shpresojnë në rritjen e kapacitetit mendor në të ardhmen?...

Përgatiti: KLARITA BAJRAKTARI

114
Forumi i Studentëve / Shqipëria e shkollave mesjetare
« ne: 30-04-2012, 23:30:33 »
Në Shqipërinë e shekullit të 21, atë të moshës së internetit, mund të arsimohesh edhe si 100 e kapërcyer vite me parë.

Mes shkollave të rrënuara, të braktisura , të drobitura, te shndërruara në monumente thuajse të mbira nga historia e largët e shekullit të shkuar. Një realitet ku vështirë se mund të ngrihen themelet e një shoqerie të forte e mbi të gjitha një shoqërie europiane.

Koha duket e ngrire teksa një rrënojë e kalbur dhe e anuar keqazi lartësohet në krye të fshatit Lekaj të Dukagjinit. Streha shkollore e fëmijëve të kësaj zone qëndron aty si një monument i hershëm i braktisur që prej nuk mbahet mend se kur.

Udhëtimi në kohë bëhet real teksa brendia e saj të rrotullon diku larg mes imazheve që sot gjenden veç në libra e fotografi të zverdhura të arkivave migjeniane. Sy që rrotullohen e doçka që përpiqen mes kuadrit ironik e mosbesimit nësë vërtetë aty, në atë cepin e tyre të harruar ka zbritur shekulli i XXI.

“Klasa pikon. Tavani është i çarë. Dera është e keqe, muri i plasaritur”, përshkruan me pak fjalë, realitetin e trishtë një nxënëse e fillores.

Mes tyre, gjithçka bëhet e vështire, edhe përshkrimi që në çdo rast duket i pamjaftueshëm për t’i dhënë zë këtij realiteti të zymtë. “Të pyesim një njeri të politikes, a e lë femijën e vet në kushte të tilla. Unë them se s’kishte për ta lënë asnjeri. Unë them gjithkush t’i sjellë sytë tek fshati, se nuk kemi ikur, jemi këtu të gjithë prapë”, shprehet mësuesi, Gjovalin Prendi.

“Do të doja që shkolla ime të ishte më e bukur”, shprehet një tjetër nxënëse, nga këto kushte të mjeruara.

Godina e gjymtuar keqazi mezi qëndron në këmbë, duke rrezikuar të kthehet në çdo moment në një kurth vdekjeprures për këta fëmije të pafajshëm, që ndryshe nga shumë moshatarë të tjerë në zonë kanë zgjedhur të mos ta braktisin shkollën, që të mos ngelen analfabete.

“Këtu s’bëhet fjalë që të ketë internet edhe me nja 20 vjet të tjerë”, shprehet kryeplaku. Jo shume larg, vetëm një fshat më tej në Abat, harresa ka shtrirë tentakulat e saj në të njëjtën formë të hidhur.

Më shumë se 80 përqind e nxënësve mungojnë e kjo për shkak të kushteve që e kthejnë çdo orë mësimore në një garë sakrifice të fortë me të ftohtin e acartë e shiun që s’ka të pushuar.

“Kjo është gjendja jonë, s’kam çfarë të bëj dhe duhet të punoj me ato që kam mundësi”, shprehet e dëshpëruar mësuesja Lajde Doçi.

Shkolla e ndërtuar diku në fillim të viteve 1940 ka pësuar disa rikonstruktime gjatë kohës së diktaturës, me pas asgjë. Që pas 91 ajo nisi degradimin e vrrullshëm për të marrë formën e sotme të përngjashme më shumë me një kasolle për bagëtinë.

“Shkolla është krejt e prishur. Gjithçka është e prishur”, ankohet një nxënës i fillores edhe në Abat, pa e ditur se çfarë është interneti

E megjithatë, kryeplaku thekson se fondet dikur jane nisur për këtu, për të perfunduar siç dihet se ku në drejtim të paditur.  “Me paratë që janë dhënë për të rindërtuar shkollën janë bërë vila 20-katëshe. Vetëm Zoti e di se sa para janë hedhur për këtë punë, por gjendjen shiheni vetë si është, pa kurrfarë investimi”, shprehet kryeplaku Prek Maçaj.

Nga Abati në Gimaj, një tjetër fshat i Dukagjinit, pjesë e komunës Shalë. Asgjë nuk ndryshon, ashtu si sytë e fëmijëve që edhe këtu errësohen mes sëkelldisë që të sjell realiteti i përsëritur, realiteti i dhimbshëm , realiteti i një shkolle të çatrafisur e të shqyer keqazi gjithëanësh.

“Kushtet në këtë shkollë janë të papranueshme për të bërë mesim. Ku bëjnë mesim 36 nxënës në këtë shkollë, prej disa lagjeve që i bashkon fshati Gimaj. Çfarë të them, kushtet anë absolutisht të papranueshme”, thotë mësuesi i fshatit.

Investimet këtu nuk janë dukur kurrë, veç me fjale që janë stivosur ngeshem mbi njëra-tjetrën. “Mungojnë dritat, xhamat, dyert. Mungon gjithçka. Sa do të donim të ishim në një shkollë me kushte më të mira për të mësuar si në qytet”, lëngon një nxënës, si shumë të tjerë të harruar nga shteti në Dukagjin.

Andrrime të çdo llojshme varen majtas e djathtas ne klasat e bashkuara, teksa mësuesit vërtiten pa ditur të japin një përgjigje për mënyrën sesi duhet të arsimojnë fëmijet në këto kushte skandaloze.

“Siç shihet, bëjmë mësim pa tavane, dyer, pa dërrasë të zezë, të gjitha dritaret janë të shkatërruara, baza mesimore është pothuajse zero. Jane kushte tepër minimale për zhvillimin e mesimit ato që kërkojmë”, thotë mësuesi Ndue Deda.

Shqipëria në moshën e internetit, Shqipëria e fjalëve të medha, e premtimeve pafund, e realiteteve paralele, Shqipëria tjeter e kasolleve të quajtura shkolla, e fëmijeve të pafajshëm të Dukagjinit, vendit të braktisur ku mesohet si një shekull më parë.


Shqipëria e shkollave mesjetare - Top Channel Albania - Shqiperia Tjeter

115
Dy vëllezër në Britaninë e Madhe u prekën nga një sindromë tepër e rrallë, e cila rikthen pas moshën mendore, duke i vendosur në moshën e fëmijërisë.

Matthew dhe Micheal Clark, 39 dhe 42 vjeç, kishin të dy punë, familje dhe një jetë normale, deri në momentin që sëmundja i riktheu përsëri në moshën 10-vjeçare e në lojrat e zakonshme të një fëmije.

Të dy burrat, janë detyruar të kthehen në shtëpinë e prindërve të tyre, ku kalojnë ditën duke luajtur e pare kartona, ashtu si të gjithë fëmijët e zakonshëm. Më e keqja është se sëmundja do të vazhdojë të ulë funksionet e trurit, deri sa t’i rikthejë ata në moshën e foshnjes.

Për ironi të fatit, vajza 19-vjeçare e njërit prej të dy burrave është duke pritur një fëmijë dhe ajo është lajmëruar se në momentin kur do të lindë, mund të ketë edhe babain e saj, në të njëjtën gjendje mendore si i porsalinduri.

Pasi sjellja e tyre nisi të ndryshonte në mënyrë të pashpjegueshme, të dy vëllezërit u diagnostikuan me leukodistrofi të pakurueshme një vit më parë.

Një i prekur nga një sëmundje e tillë, e cila prek trurin, sistemin nervor dhe shpinën kurrizore, mund të mbijetojë për vetëm pak vjet. Sindroma është aq e rrallë sa në të gjithë Britaninë, njihen vetëm 100 raste dhe prekja në mënyrë të njëkohshme e dy vëllezërve nga ky problem, konsiderohet si një rast unikal.

116
Biseda | Diskutime / Pse femrat flasin shumë?
« ne: 30-04-2012, 15:04:12 »
Sepse, pjesët e trurit të ngarkuara për të folur janë më të zhvilluara së paku për 20 për qind më shumë tek femrat se te meshkujt.

Për këtë arsye llafazania ‘femërore’ është thjesht çështje e anatomisë. Për femrat, të folurit shumë është një çlirim stresi dhe u jep një kënaqësi të madhe fizike, ashtu siç japin drogat.

Neuropsikiatrja kaliforniane, Louann Brizedine, në librin “Truri femëror”, pohon se truri i një femre dhe truri i një mashkulli ndryshojnë shumë nga njëri-tjetri për shkak të aktivitetit të ndryshëm hormonal. Progesteroni dhe testosteroni janë elementët bazë të sjelljes dhe identitetit, me të gjitha pasojat e mundshme.

Pra, le të sqarojmë një fakt të rëndësishëm: e folura është një tipar që natyra ia ka dhuruar femrës. Këtë e di mirë ish-rektori i Harwardit, Lawrence Summers, i cili rrezikoi vendin e punës sepse u shpreh që femrat janë aq pak të zonjat për të përballuar shkencën, saqë në fushën akademike kanë shumë pak sukses. /Telegrafi/

117
Dashuria ⚤ Seksi / Edhe dashuria kërkon keqkuptime
« ne: 30-04-2012, 15:01:15 »
Pa marrë parasysh se a në televizor, apo në libra: kudo hasim femra që tentojnë t’i shpjegohen meshkujve dhe anasjelltas. Me këtë rast asgjë nuk e gjallëron dashurinë më shumë, se sa keqkuptimet e vogla…

Psikologët theksojnë se gjëja e fundit që dëshiron një femër, është që ajo të kuptohet gjithmonë nga partneri i saj. Ajo dëshiron që nganjëherë të jetë e paparashikueshme. Një mashkull, i cili ka shpjegime për çdo gjë, në periudhën afatgjatë bëhet i mërzitshëm. Me këtë rast mungon fërkimi, i cili nxit tendosjet, të cilat e bëjnë marrëdhënien më interesante.

Nganjëherë femrat përdorin hidhërimin artificial, për të tërhequr vëmendjen. Ekspertët theksojnë se kjo është një gjë e mirë, pasi secili partner duhet të paraqesë tiparet, të cilët tjetri nuk i sheh dhe nuk i vëren, ngase shumë shpejt, marrëdhënia mund të bëhet tejet e ngushtë.

Kur njëri nga partnerët ruan një numër të vogël të fshehtësive që ka, mund ta bëjë partnerin e vet kureshtar dhe të joshë vëmendjen e tij. Gjithashtu mund të jetë edhe një përparësi, nëse nuk kuptoni të gjitha gjërat, por reagoni ashtu siç e ndieni veten në atë moment. /Telegrafi/

118
Dashuria ⚤ Seksi / Zona-G
« ne: 30-04-2012, 14:56:57 »
Zona-G

Nuk është çudi kjo është tejet e vështirë për ta gjetur. Një mjek pretendon të ketë provuar G-spot i vërtetë ekziston – por thotë se përmasat janë shumë të vogla deri në 1.5 milimetra. Gjinekologu amerikan e ka zbuluar gjatë ekzaminimit në zonën e pakapshme që konsiderohet si post-mortem.

Nuk është çudi kjo është tejet e vështirë për ta gjetur. Një mjek pretendon të ketë provuar G-spot i vërtetë ekziston – por thotë se përmasat janë shumë të vogla deri në 1.5 milimetra.
Gjinekologu amerikan e ka zbuluar gjatë ekzaminimit në zonën e pakapshme që konsiderohet si post-mortem.
Pjesë e vogël e indeve, e thënë të jetë e pasur me mbaresa nervore, ka shkaktuar magjepsje dhe dështim në masë të barabartë që nga ekzistenca e saj më shumë se 60 vjet më parë.

Shumë shkencëtarë e kanë pranuar se zona-G është e vërtetë, dhe revistat e kanë promovuar atë si zona më nxehtë e kënaqësisë femërore gjatë një mardhënie seksuale.
Dy vjet më parë, një shkallë e gjerë studimi britanik arriti në përfundimin se G-spot ishte një pjellë e imagjinatës së grave, e inkurajuar nga revista dhe terapistët e seksit.
Por studimi i ri, i publikuar në Journal of Medicine Seksual, pretendon se ekziston dhe vendndodhjen e saj, është në murin e përparmë të vaginës, atje ku ekspertët e seksit kanë kohë që shprehen se ajo ekziston.

Gjinekologu Adam Ostrzenski bëri zbulimin gjatë një ekzaminimi të një gruaje të moshuar polake e cia kishte vdekur nga një lëndim në kokë.

Dr Oztrenski, i Institutit të Psikologjisë në Shën Petersburg, Florida, tha: “Ky studim ka konfirmuar ekzistimin anatomik të vatrës-G, e cila mund të çojë në një kuptim më të mirë dhe përmirësimin e funksionit seksual te femra”.
Ai ka në plan të ndërmarrë më tej, muajin e ardhshëm, të kryejë teste në hormonet, dhe mbaresa nervore për të hetuar nëse funksionimi i vatrës-G, ndryshon me moshën.



119
Dashuria ⚤ Seksi / Çfarë do të thotë ai me…
« ne: 30-04-2012, 14:54:45 »
Një mashkull duhet ç’koduar. Shpesh fjalët e tij as nuk kanë të bëjnë me atë që ai mendon. Por edhe puthjet kanë domethënie të veçantë që e do t’i zbërthejmë…

Një mashkull duhet ç’koduar. Shpesh fjalët e tij as nuk kanë të bëjnë me atë që ai mendon. Por edhe puthjet kanë domethënie të veçantë që e do t’i zbërthejmë…

Ja pra çdo të thotë ai me puthjet e tij:

Në dorë
Të do, të dëshiron. Nëse ta mban dorën dhe ta prek lehtë me buzë, qëllimi i tij i vërtetë është të të joshë.

Në ballë
Do të të bëjë të ndihesh e mbrojtur. Me këtë puthje ai do të të tregojë që me atë pranë nuk duhet të kesh frikë nga asgjë.

Në faqe
Ka nevojë për dashuri dhe butësi. Do ta kesh mendjen te ai që të sigurohet se je vetëm e tija

Në qafë
Kërkon besimin tënd. Duke të puthur në këtë pjesë delikate të trupit tregon se sa intim dëshiron të jetë me ty.

120
Shkencat Politike / Pushteti krijon varësi si kokaina
« ne: 30-04-2012, 00:55:24 »
Për shumë diktatorë apo njerëz të tjerë të fuqishëm, pushteti është shndërruar në diçka pa të cilën jeta e tyre është e pakonceptueshme.

Sipas studimeve të një grupi shkencëtarësh, ky vlerësim nuk është vetëm figurativ, por real, pasi pushteti është në gjendje të korruptojë në mënyrë biologjike.

Një studim i një grupi shkencëtarësh arriti në përfundimin se ndienja e pushtetit ka një efekt të ngjashëm mbi trupin si konsumi i kokainës, pasi rrit nivelin e testosteronit dhe prodhon substancën e quajtur androstanediol, si tek mashkulli, ashtu edhe tek femrat.

Këto efekte çojnë në rritjen e dopaminës, substancës që transmeton ndienjën e kënaqësisë dhe nga e cila mund të formohet një varësi e thellë.

Kokaina punon në një mënyrë të ngjashme, duke krijuar efekte të njëjta, si rritje të vetbesimit, të energjive, euforisë, por edhe ankthit dhe paranojës, gjithashtu dy sjellje të pranishme në shumë njerëz të pushtetshëm.

Udhëheqësi i studimit, komentoi të dielën në të përditshmen britanike, “Daily Telegraph”: “Babuinët në shkallën e ulët të hierarkisë kanë një nivel më të ulët dopamine në zonat kryesore të trurit, por impakti i një ngritje në aspektin social është i menjëhershëm. Diçka e tillë i bën më agresivë dhe seksualisht më aktivë. Ndryshimi është i ngjashëm edhe tek njeriu kur atij i jepet pushtet”.

121
Budizmi / Dalai Lama
« ne: 30-04-2012, 00:54:49 »
“Jeni tunduar ndonjëherë nga gratë?”. “Oh, sigurisht, ndonjëherë shoh një femër dhe mendoj ‘po, është me të vërtetë e bukur’”.

Kështu ka thënë Dalai Lama, në një intervistë për programin “Piers Morgan Tonight”, i transmetuar në ditët e fundit në CNN.

“Herë pas here tundohem nga bukuria e një gruaje, por më pas mendoj se kjo është një punë e vërtetë, që ka shumë probleme përpara”, ka shtuar menjëherë lideri shpirtëror tibetian.

Duke u bërë serioz, ai është shprehur: “Edhe në ëndrrat e mia, nëse ka një grua, unë imagjinoj sikur jam një murg”.

Gjatë intervistës, fituesi i çmimit Nobël për Paqen në vitin 1989, i ka hapur dyert jetës së tij private, duke zbuluar se nuk sheh filma, nuk dëgjon muzikë, se nuk ka përdorur kurrë drogë dhe se nuk konsumon pije alkoolike ... edhe pse njëherë, shumë vite më parë, ai ka provuar verën.

“Isha 7 ose 8 vjeç. Ishte vonë dhe po luaja kur pash një person që mbante dy shishe. Menjëherë vrapova drejt tij dhe i kërkova shishen ... ishte shumë e ëmbël”, ka treguar duke qeshur lideri budist, që jeton në ekzil dhe që sot është 77 vjeç.

122
Telefonat Celulare / “Samsung” lë pas “Nokia”
« ne: 30-04-2012, 00:53:13 »
“Samsung” lë pas “Nokia”

Kompania “Samsung Electronics” ka kaluar “Nokia” duke u bërë prodhuesi më i madh në botë i telefonave celularë. Kështu thotë një kërkim i kryer nga organizata Strategy Analytics.

“Nokia” mori kryesimin që në vitin 1998 duke lënë pas “Motorola”, por në tremujorin e parë të vitit 2012 “Samsung” tregoi 93 milionë telefona, 10 milionë më shumë se “Nokia”, që në treg nxori 83 milionë.

Gjithashtu, “Samsung” ka regjistruar përfitime më të mëdha që prej vitit 2008. Përfitimi neto ishte 4.5 miliardë dollarë në tremujorin e fundit, deri më 31 mars, nga 2.7 miliardë të vitit të kaluar.

“Samsung” është njëkohësisht edhe prodhuesi më i madh në botë i televizorëve dhe ekraneve të sheshta, kanë informuar drejtuesit e kompanisë.

“Ne presim që fitimet tona aktuale të rriten, pasi konkurrenca në biznesin tonë më të madh është rritur”, ka deklaruar Robert Yi, shef i marrëdhënieve me publikun në “Samsung”.

123
Teknologji Moderne / Telefon me rreze rëntgen
« ne: 29-04-2012, 21:58:42 »
 Superfuqitë e tregimeve me vizatime mund të bëhen realitet pasi shkencëtarët kanë realizuar një telefon që punon si syze me rreze rëntgen.
Çipi hi-tech i mundëson telefonin të “shikojë përtej” mureve, drurit dhe plastikës dhe (edhe pse hulumtuesit janë të rezervuar për këtë) përtej materialeve siç janë rrobat.

Mjekët po ashtu do të mund ta përdorin për të shikuar brenda trupit për tumore të kancerit pa rrezet e dëmshme X ose skanerët e mëdhenj dhe të shtrenjtë të rezonancës magnetike.

Hulumtuesit pohojnë që mund t’i lejojë “mjeshtrit e shtëpisë” të detektojnë gozhdët brenda mureve, apo t’u mundësojë bizneset të detektojnë paratë e falsifikuara.

Momentalisht është e dizajnuar të punojë në një diametër të shkurtër – dhe punon me një mikrochip me madhësi normale që mund të përshtatet në telefona ose elektronikë tjetër që mbahet në dorë.

Hulumtimi i ekipit përfshin kërkimet në spektrin e papërdorur të spektrit elektromagnetik. Por brezi terahercësh i spektrit elektromagnetik, një nga gjatësitë valore që shtrihen mes mikrovalëve dhe infraredit, nuk ka qenë në dispozicion për shumicën e pajisjeve të konsumatorëve.

“Ne kemi krijuar qasje që hapin pjesën më parë të pashfrytëzuar të spektrit elektromagnetik për përdorimi nga konsumatorët dhe aplikimet mjekësore që shpëtojnë jetën,” tha dr. Kenneth O, profesor i inxhinierisë elektrike në UT Dallas.

“Diametri i brezit terahercësh është me potencial të pakufizuar nga i cili mund të përfitojmë të gjithë ne.” Duke përdorur qasjen e re, imazhet mund të krijohen me sinjale që operojnë në brezin terahercësh (THz) pa pasur nevojë të përdoren thjerrëzat e ndryshme brenda pajisjes. Kjo mund të reduktonte madhësinë e përgjithshme dhe çmimin.

Avancimi tjetër që i bën zbulimet të aplikueshme për pajisjet konsumuese është teknologjia e përdorur për të krijuar mikroçipin.

Çipat e prodhuar duke përdorur teknologjinë CMOS (Complementary Metal-Oxide Semiconductor) formojnë bazën e shumë pajisjeve të elektronikës konsumuese që përdoren në jetën e përditshme si kompjuterët personal, telefonat e “mençur”, TV-të me high definition dhe konzolat e lojërave.

“CMOS është i përballueshëm dhe mund të përdoret për të bërë shumë çipa,” tha Dr. O. “Kombinimi i CMOS dhe teraherc nënkupton që ju mund ta vini këtë çip dhe pranuesin në anën e pasme të celularit, duke e shndërruar në një pajisje që bartet në xhepin tuaj dhe mund të shohë gjërat përtej objekteve.”

Për shkak të privatësisë, Dr. O dhe ekipi i tij janë të fokusuar në hapësirën e distancës më të vogël se katër inçë.

Aplikimet konsumuese të teknologjisë së tillë radhiten nga zbulimi i gozhdëve në mure deri te vërtetimi i dokumenteve të rëndësishme. Bizneset mund ta përdorin për të detektuar paratë e falsifikuara.

Kompanitë prodhuese mund ta aplikojnë për të kryer kontrolle.

Po ashtu ka më shumë kanale komunikimi të disponueshme në brezin terahercësh se sa brezi që momentalisht përdoret për komunikimin pa tela, prandaj informata mund të ndahen më shpejt në këtë frekuencë.

Teraherc po ashtu mund të përdoret për detektimin e tumoreve të kancerit, duke diagnostikuar sëmundjen përmes analizave të frymëmarrjes dhe duke monitoruar helmueshmërinë e ajrit.

“Ka shumë e shumë gjëra që mund t’i bëni për të cilat ne nuk kemi menduar,” tha Dr. O.

Hulumtimi është prezantuar në Konferencën e fundit ndërkombëtare Solid-State Circuits Conference (ISSCC). Ekipi tani do të punojë në ndërtimin e një sistemi skanimi funksional bazuar në sistemin terahercësh CMOS.


(ar.si/BalkanWeb)

124
Moda | Estetika / 83-vjecare dhe Supermodel
« ne: 26-04-2012, 16:02:14 »
83 vjecarja Daphne Selfe eshte supermodelja me e vjeter ne gjithe boten.

Per Facelifting apo  Botox nuk kam Vazhdimisht poson per Dolce & Gabbana ose Nivea dhe shpesh here e sheh ne kopertinat e revistave te ndryshme te modes.
Aktualisht eshte Star ne nje  Charity-Kampagne, te organizuar nga Oxfam (Organizate Bamiresie Britanike)





Daphne eshte prej 50 vjetesh e perfshire ne biznesin e Modes dhe suksesin e saj me te madh e ka arritur pas te 60-tave.
Facelifting apo  Botox nuk ka perdorur kurre. Arma e saj per te luftuar moshen " Gjithmone e qeshur dhe kurre e ngrysur"

125
Probleme dhe Zgjidhje / Si jetoj me djalin e droguar
« ne: 24-04-2012, 23:09:47 »
Një nënë që jeton prej dhjetë vitesh me djalin e droguar u rrëfye në emisionin ‘Pasdite në Top Channel’ duke zbuluar dramën e saj.

“Për herë të parë e kuptova që djali im përdorte drogë kur pashë një shiringë në momentin që po fusja rrobat në lavatriçe. Nuk dinim ku të kërkonim ndihmë, u traumatizuam. Fillimisht ai nuk e pranonte, por unë e kuptova sepse kërkonte lekë vazhdimisht”, shprehet gruaja që nuk preferoi të identifikohej.

Më tej, nëna e 27-vjeçarit tregoi hapat që ndërmori për ta larguar të birin nga rruga e drogës: “E shtrova në spital ku ndenji 10 ditë, por pas një muaji gjendja ishte e njëjtë. Ka qenë një nga dramat më të këqia në familje. Kur nuk merrte dozën e heroinës bëhej agresiv e pasi e merrte dozën bëhej i dhimbshëm.”

“Mërzitet shumë, nuk ushqehet, nuk i flitet... Kur merr ilaçet normalizohet, por tani që po ia ulin dozën e mjekimit është sërish agresiv. Unë mundohem t’i flas, por ai nuk më duron më”, shton nëna.

“Bashkëshorti u sëmur që kur e mori vesh që merrte drogë. Nuk e përballoi dot. Kaloi paralizë cerebrale dhe vazhdon të jetë i sëmurë”, tregon gruaja, e cila burgun nuk e ka shikuar kurrë si mundësi rehabilitimi.

“Burgun nuk e kam menduar ndonjëherë. Shpresoj që mjekimet të bëjnë efekt. Këtë që më ka ndodhur mua nuk ia uroj asnjë nëne në botë”, përfundon nëna. /top channel

Faqe: 1 2 3 4 [5] 6 7 8 9 10 ... 30