×

Show Posts

This section allows you to view all posts made by this member. Note that you can only see posts made in areas you currently have access to.


Topics - erlehta

Faqe: 1 2 3 4 5 [6] 7 8 9 10 11 ... 30
126
Të Ndryshme / Numra dhe simbole
« ne: 24-04-2012, 23:02:48 »
Për herë të parë, simbolet përmenden në Greqinë e lashtë. Të ashtuquajturit “Simbolon” përfaqësonin një shenjë të fshehtë identifikimi. Persona të lidhur në miqësi të ngushtë mes tyre, në momentin e ndarjes mes tyre thyenin një pllakë argjile me mbishkrim. Më pas, secili prej tyre merrte me vete një copë të pllakës. Ndoshta fati do t’i bënte që të takoheshin sërish. Po përse ato copëza pllake të thyer kishin aq shumë vlerë? Sepse, nëse një ditë në portën e dikujt do të shfaqej një i huaj, ato fragmente të pllakës do ta identifikonin si një person-mik. Në greqisht, simbalein do të thotë që të ribashkosh.

Kështu, nëse fragmenti i pllakës që sillte i huaji do të përputhej plotësisht me copëzat e njeriut në derën e të cilit kish trokitur, atëherë kjo do të thoshte se i sapoardhuri ishte plotësisht i besueshëm sepse ishte i dërguar nga miq të përbashkët. Në fund të fundit, simboli është diçka që mban të bashkuar njerëzit. Dhe duke shkuar më tej, një simbol i vetëm mund të jetë i shoqërueshëm me një ideologji të tërë.

Për shembull, kryqi, si simbol i krishtërimit. Kryqi është një simbol, i cili u kujton të gjithë atyre që janë rritur në perëndimin e krishterë një histori të veçantë, e cila ka rrënjë të thella në kulturën tonë. Pas vdekjes së Krishtit, ndjekësit e tij të persekutuar duhej të fshiheshin. Shenja e kryqit do t’i kishte tradhtuar. Për këtë arsye, për të komunikuar me njëri-tjetrin, të gjithëve iu desh që të përdornin simbole të tjerë. Peshku përfaqëson një kod të fshehtë linguistik. Fjala greke për peshk është ICHTHYS, fjalët e të cilës po në greqisht janë inicialet e Jezu Krishti Biri i Zotit Shpetimtar (IESOUS CHRISTOS THEOU HYIOS SOTER).

Por ishin misionarët kristianë që do t’i jepnin kryqit një domethënie krejtësisht të re. Kryqi nuk do të ishte më një simbol për të cilin duhej të të vinte turp. Ishte mjeti me anë të të cilit Jezusi, duke vdekur, kishte shpëtuar njerëzimin nga të gjitha mëkatet e tij, për t’u ringjallur më pas dhe për të triumfuar edhe mbi vdekjen. Në këtë mënyrë, kryqi u shndërrua në simbol të pavdekësisë, ndoshta simboli më i fuqishëm në botë. Por një shenjë kaq pozitive, për të qenë vërtetë efikase duhet që t’i kundërvihet një antagonisteje. Kështu që, duhej një simbol i kundërt.

Gjatë Mesjetës, zemërimi i baballarëve të kishës për mëkatet e të pafeve arriti kulmin. Shumë njerëz, nën ndikimin e së keqes, dukej se kishin braktisur dhe kishin devijuar nga rruga e shpëtimit. Po si mund të rivendosej sërish njerëzimi në rrugën e duhur? Kjo mund të bëhej vetëm duke e përshkruar dhe lyer djallin me tonet më të frikshme të mundshme. Kisha i “dhuroi” kështu Luciferit, princit të ferrit, një imazh të ri. Etërit e kishës katolike vendosën që simbolin ta kërkojnë dhe ta gjejnë në mitologjinë greke. Pan, perëndia greke e barinjve dhe tufave të bagëtive, me brirët e tij të tmerrshëm u shndërrua në princin e ferrit aq shumë i njohur për të gjithë ne.

Në luftën ndërmjet djallit dhe purgatorit, të krishterët ishin në kërkim të simboleve të fuqishëm që do t’i mbronin nga e keqja. Në atë kohë, një simbol veçanërisht i fuqishëm ishte pesëcepëshi. Thuhet se origjinën e kishte në përfaqësimin e një ylli, simbol i fuqishëm i elfëve, zotërit e muzgut. Ndërsa kisha i lidh pesë cepat e yllit me pesë stigmatat e Krishtit. Gjatë Mesjetës mendohej se ky simbol ofronte mbrojtje nga demonët. Dhe për këtë arsye, njerëzit e vizatonin në vendbanimet e tyre për të mbajtur larg të keqen.

Disa shekuj më vonë, ky simbol që përdorej kundër të keqes do të shndërrohej në një simbol të së keqes.

Në fundin e shekullit XIX, magjistari i famshëm francez Eliphas Levi dizenjoi një demon, të cilit i vuri emrin Baphomet, me kokën e një cjapi, me brirë dhe me një yll pesëcepësh në ballë. Levi vdiq në 31 mars të vitit 1875. Në po të njëjtin vit lindi okultisti Allister Crowley, i cili konsiderohej si rimishërimi i tij. Shumë prej lëvizjeve sataniste të kohëve të sotme e gjejnë frymëzimin pikërisht nga Crowley dhe ata kanë përshtatur si simbol të tyre djallin me kokë cjapi dhe të ndërfutur brenda një ylli pesëcepësh.

Në këtë mënyrë, një simbol i cili në Mesjetë përfaqësonte stigmatat e Krishtit dhe që ofronte mbrojtje nga demonët, sot përfaqëson djallin vetë dhe është shndërruar kështu në një simbol të së keqes.

Por nuk janë vetëm simbolet, por edhe disa numra të cilëve u vishen domethënie më të thella. Edhe për shkencëtarët numrat janë më shumë se sa thjeshtë mbledhje-zbritje. Po çfarë misteresh fshehin ata?

Sa herë që dikush përpiqet që të dekriptojë mesazhe të koduara, në numra dalin në sipërfaqe lidhje misterioze. A është kjo me të vërtetë thjesht një koincidencë?

Greqia e lashtë. 2000 vjet më parë. Matematicieni Pitagora mbledh rreth vetes një grup dishepujsh, që po vetë i ka përzgjedhur me shumë kujdes. Të gjithë këta ishin të detyruar që të ruanin një fshehtësi abolute në lidhje me mësimet dhe dijet e komunitetit të tyre. Po si ka mundësi që kërkohej gjithë kjo fshehtësi? Pitagoristët e lidhnin çdo ngjarje të jetës reale me botën e numrave. Prej disa mijëvjeçarësh, edhe studiuesit hebrenj kërkojnë të nxjerrin mësimet e librit të tyre të shenjtë tek domethëniet më të thella të numrave dhe shifrave. Në botën greke dhe në atë hebraike nuk ekzistojnë simbole specifike për numrat por vetëm gërma, që me raste mund të shërbejnë edhe si numra. Në alfabetin hebre, nëntë gërmat e para përputhen për nëntë numrat e parë, nga 1 në 9. Ndërsa nëntë gërmat pasardhëse shërbejnë për numrat nga 10 në 90 dhe katër të fundit, nga 100 në 400. Fjalët kanë një domethënie precize ashtu si të gjitha fjalët, por ato kanë edhe një vlerë numerike sepse janë të përbëra nga një seri numrash. Kështu, gërmat e fjalës hebraike për Zot korrespondojnë me numrat 1 + 30 + 5 + 10 + 40 që po t’i mbledhësh bëjnë 86. Kështu, sipas mistikëve, çdo fjalë tjetër që si shumë formon këtë numër, do të ishte e barabartë me fjalën Zot.

Por edhe në Bibël ka mesazhe të kodifikuara numerikisht. Në apokalipsin e Gjonit thuhet: Kush ka qëllime të numërojë numrin e Bishës përderisa ai është numri i njeriut: Dhe numri është 666. Eshtë ky numri me të cilin Gjoni paralajmëron kundër djallit.

Prej gati dy mijë vitesh janë bërë përpjekje për të deshifruar këtë kod misterioz numerik. Numri 666 gjeneron emra të ndryshëm në bazë të çelësit numerik që lidh alfabetin. Sipas tipit të kodit, çdo gërmë e alfabetit i korrespondon një numri të caktuar. Për shembull, A = 1, B = 2 e kështu me radhë. Janë të mundura kombinime të pafundme, dhe rezultati është mbresëlënës. Nëse A është 100, B është 101 e kështu me radhë, atëherë emri HITLER (107+108+119+111+104+117) na jep numrin… 666. Por teknikat e përdorura për deskriptimin e numrave dhe kodeve të biblës kanë zbuluar një gabim në përkthimin e versionit origjinal. Kështu që numri satanik nuk duhet të jetë 666, por 616. Në këtë rast, gjithçka do të duhej që të bëhej nga e para.

Po çfarë na shtyn ne që të kërkojmë një domethënie të fshehur tek numrat? Ndoshta e bëjmë vetëm për të vënë vetveten në provë? Njeriu ka një aftësi të lindur për të njohur skemat dhe në të njëjtën kohë truri ynë është vazhdimisht në veprim për t’u dhënë një kuptim gjërave që na rrethojnë. Përse numrat ushtrojnë mbi ne një tërheqje magjike, por në të njëjtën kohë edhe na trembin? Ndoshta numrat na tërheqin më shumë për shkak të cilësive të tyre mistike, sepse praktikisht shumë persona thonë se nuk janë në gjendje që t’i kuptojnë. Është e qartë se shumica kanë një raport më të mirë me fjalët, në fund të fundit janë në gjendje të lexojnë dhe të kuptojnë ato që janë të shkruara. Kur bëhet fjalë për numra dhe përllogaritje, po këta persona ndihen më pak rehat.

Kështu që ekziston një farë droje prej numrave, e cila është e lidhur me cilësitë e tyre mistike. 666 nuk është i vetmi numër të cilit i atribuohen cilësi mistike. Është edhe numri i mistershëm 23. Është numri i Illuminati-t. Cilët ishin këta? Në 1777, Adam Weishaupt, një profesor bavarez i së drejtës kanonike krijoi bashkë me disa studentë të tij urdhërin e fshehtë të Enlightenment, apo Illuminati. Por urdhëri do të ishte jetëshkurtër. Tetë vjet më vonë pati divergjenca të theksuara mendimesh ndërmjet Adam Weishaupt dhe njeriut të dytë më të fuqishëm të organizatës, baroni von Knigge. Në po atë vit, Princi Karl Theodor e shpërbëu shoqërinë e fshehtë dhe Weishaupt-it iu desh që të arratiset nga Bavaria. Në historinë e shkurtër dhe të fshehtë të Illuminati-t dimë vetëm që pjesëtarët i vinin vetvetes pseudonime sekretë. Por sa kohë që pati jetë, organizata nuk pati asnjëherë një lidhje me numrin 23.

Vetëm në vitin 1978, domethënë më shumë se 200 vite më vonë, shkrimtari Robert Wilson e lidhi urdhërin e fshehtë me disa ngjarje të pazakonta dhe me numrin 23 në librin e tij “Illuminatus”. Çfarë e shtyu që ta bënte këtë gjë? Wilson e ndeshi numrin 23 në një kohë kur takoi shkrimtarin William Baros. Ky i fundit i tregoi për një kapiten me emrin Klark, i cili kishte kaluar 23 vite në det pa pësuar as edhe një incident. Pikërisht në ditën kur përgatitej të festonte vitin e 23-të, anija e tij krejt papritur u fundos. Të gjithë ata që ishin në bord gjetën vdekjen, përfshirë kapitenin. Në po atë natë kur kish marrë lajmin për fundin tragjik të anijes, Baros dëgjoi në radio për një aksident ajror. Avioni që ishte rrëzuar ishte fluturimi numër 23. Dhe jo vetëm kaq. Piloti i avionit kishte të njëjtin mbiemër dhe gradë me njeriun të cilit i ishte besuar anija e fundosur, kapiteni Klark. Që nga ajo ditë, Baros u magjeps pas incidenteve të çuditshme, të cilat të gjitha i lidhte numri 23. I gërmonte praktikisht kudo.

Wilsonit i la kaq shumë mbresa ky rrëfim, saqë ndërfuti në romanin e tij që ishte duke shkruajtur rrethana misterioze, të gjitha të lidhura me numrin 23. Teologjia e tij shumë popullore “Illuminatus”, i dha shoqërisë së fshehtë famën e rigjetur si dhe zgjoi kuriozitetin e lexuesit në numrin 23. Që nga ajo kohë, sidomos në Shtetet e Bashkuara, të apasionuarit pas teorive konspirative e kanë kthyer numrin 23 në flamurin e tyre, me rezultate me të vërtetë të pabesueshme.

Shembulli më mbresëlënës, por edhe më trazues është sulmi kundër Qendrës Botërore të Tregtisë dhe dy kullave të saj binjake. Shuma e numrave që formojnë datën, 9/11/2001 është 23. Sipas teorive të shumta konspirative, një gjë e tillë tregon fuqinë e madhe të këtij numri. Për numerologët, një numër i plotë është numri 12, kaq janë shenjat e zodiakut, që janë apostujt e Jezusit. Janë të shumtë elementët që e bëjnë 12 një numër të plotë, ndërkohë që numri 12 në një kuptim shkon përtej, është një numër pa paqe, domethënë i mallkuar. Dhe sa për frikën që shkakton tek njerëzit e Premtja, dt. 13? Është thjeshtë supersticion, apo është me të vërtetë një ditë e mallkuar?

Nju Jork. Shtator 1899. Harry Bliss, një agjent i bursës nuk e dinte që do të ishte njeriu i parë në histori që do të gjente vdekjen në një aksident automobilistik. Aksidenti i parë rrugor që mori një jetë njeriu nuk ndodhi në një ditë dosido. Ishte e premte, 13 shtator. Kur lidhet me ditën e premte, numri 13 ka një mbështjellë veçanërisht negative. Por nga e ka origjinën fama e tij kaq e keqe? Edhe një tjetër kapitull i errët i historisë e pati zanafillën një ditë të premte, 13. Në fillimin e shekullit XIV, Filipi IV Mbret i Francës vendosi që Urdhëri i Kalorësve Templarë ishte bërë shumë i fuqishëm. Kështu që firmosi një urdhër arresti, i cili duhej të zbatohej në të njëjtën kohë në të gjithë mbretërinë. Të premten, në 13 tetor 1308, pothuajse të gjithë pjesëtarët e Urdhërit të Templarëve u arrestuan. Templarët u burgosën të gjithë dhe u torturuan si kriminelë të rëndomtë. Evropa ishte e tronditur nga fati i këtyre kavalierëve, të cilët kishin ofruar mbrojtje dhe mbështetje në kryqëzatat në Tokën e Shenjtë. Kjo ditë e errët e historisë së Evropës la një gjurmë të pashlyeshme në memorien kolektive. 13 konsiderohej tashmë një numër ogurzi.

Mistere të fshehura prapa shifrave

Supersticioni në lidhje me numrin 23 u përhap sidomos në vitin 1927 me rënien e bursës së Berlinit që i parapriu krizës së rëndë të Wall Street në 1929, më e famshme kjo dhe që zhyti në varfëri mijëra persona. Ajo e premte e 13 majit hyri në histori si e Premtja e Zezë.

Por ka edhe të tjera, sepse numri 13 vazhdoi të flasë për veten. Në vitin 1970, astronautët e Apollo XIII i shpëtuan për mrekulli vdekjes së sigurtë. Gjithçka dukej si normale në momentin e nisjes së anijes kozmike, pak pas orës dy të mesditës. Qendra e Kontrollit e Houstonit e kishte marrë kontrollin e misionit pikërisht në orën 13.13. Dy ditë më vonë shpërtheu njëra pjesë e modulit të shërbimit. Ishte data 13 prill. Edhe kjo ishte një koincidencë, apo realisht verifikohen vazhdimisht incidente të premten, në datë 13? Por, pasi një numër merr një valencë negative, duhet kohë që të largohet efekti emotiv.

Shembulli më maksimal i këtij fenomeni ofrohet prej suastikës, kryqit nazist. Në të gjithë botën ai është shndërruar në sinonim të frikës dhe terrorit. Megjithatë, ai u mor dhe u përdor nga nazistët që në fillim pikërisht për shkak të domethënies së tij si yll fatlum. Suastika, që në sanskrinisht do të thotë TE JESH I LUMTUR, është në prej simboleve më antikë të njerëzimit. Ai është shfaqur për herë të parë diku rreth 14 mijë vjet më parë. Në kulturën indiane, kryqi i thyer, me cepat të kthyer të gjithë majtas është simbol i jetës dhe i rilindjes. Po përse vallë simboli paqësor i Budës përfundoi në flamujt nazistë?

Pas Luftës së Parë Botërore, Gjermania ishte përfshirë nga një krizë shumë e rëndë. Të ndodhur nën morsën e varfërisë, shumë njerëz iu afruan studiove të artit ezoterik dhe të kulteve të fshehtë, në kërkim të rrënjëve të lashta indo-gjermanike. Për këtë arsye, ky simbol i lashtë i lumturisë kishte një tërheqje të fortë tek urdhërat e sapolindur teutonikë. Shoqëria e fshehtë Thule i kryente ritualët e saj të iniciimit nën shenjën e suastikës. Ata që pranoheshin rishtas, të lidhur dërgoheshin përpara Zotit të madh. Pasi hiqnin fashën prej syve, simboli i parë që u dilte përpara ishte ai i suastikës. Gjatë ceremonisë, ata betoheshin për besnikëri të përjetshme për urdhrin e fshehtë. Dhe betimi kurorëzohej kur Zoti i Madh dhe të gjithë dishepujt e tij bënin me duart e tyre shenjën e suastikës. Shumë prej pjesëtarëve të partisë naziste e kishin prejardhjen pikërisht nga ky urdhër.

Në vitin 1927, kur partia e sapokrijuar ishte në kërkim të një simboli, zgjedhja e tyre ishte suastika. Propozimi u bë nga një dentist, nga një farë Friedrich Kroen. Në projektimin e bërë prej tij, krahët e kryqit ishin të orientuar majtas ashtu sikurse në suastikën budiste.

Për një kryetar partie dhe një agjitator siç ishte Hitleri, ai simbol ishte shumë i lehtë. Ideologjia e tij antibolshevike dhe mbi të gjithë teoritë e tij mbi urrejtjen racore kishin nevojë për një simbol më agresiv. Në atë kohë, Hitleri ishte edhe përgjegjës i zyrës propagandistike të partisë. Kur gjatë njërës prej mbledhjeve u prezantua simboli, ai rrëmbeu menjëherë një laps dhe i bëri disa ndryshime të vegjël, por shumë domethënës. Së pari, i ndryshoi drejtimin krahëve të kryqit, duke i orientuar ata djathats dhe e rrotulloi të gjithë simbolin me 45 gradë, duke ia rritur kështu atij efektin e agresivitetit. Megjithatë, nazistët nuk ishin aspak origjinalë në zgjedhjen e simbolit të tyre. Në fakt, mjafton të bësh një kërkim të thjeshtë në internet për të kuptuar se sa shumë popullaritet gëzonte në popuj të ndryshëm të botës si fatsjellës simboli i suastikës. Ishte i stampuar kudo, që nga fishat e polkerit në Amerikë deri tek kartolinat kristiane.

Një skuadër kanadeze Hockey e kishte madje edhe në fanelat e ndeshjeve. Por Hitleri e rikrijoi simbolin. Ato shfaqje të mëdha me goxha stil gjatë mbledhjeve të partisë, me fashat e dritës e kështu me radhë linin mbresa të jashtëzakonshme tek masat. Nuk ishte thjeshtë simboli, por mënyra me të cilën ai përdorej nga propaganda. Hitleri ndërtoi një koncept propagande autonom dhe efikas përreth një simboli. Suastika u riprodhua në miliona kopje, në stema, flamuj, shirita dhe mbi të gjitha në filmimet që kishin një impakt shumë të madh në popull.

Me të gjithë filmimet dhe seritë televizive, suastika u ndërfut me një forcë kaq të madhe si simbol i nazizmit, tek të gjithë brezat saqë nuk mundet askush as ta imagjinojë shkëputjen e këtij simboli nga ai kontekst.

Për dy mijë vite, simbolet kanë qenë të lidhur me emocionet. Simbolet, si gjuhë e shpirtit, fshehin edhe sot e kësaj dite kuptime të shumta.

(d.b/ShqipMedia/BalkanWeb)

127
Trupi | Shendeti / Syneti në aspektin mjekësor
« ne: 24-04-2012, 23:00:47 »
-Syneti (circumcisioni) gjatë historisë ka qenë temë emotive dhe shpesh pre e debateve irracionale. Viteve të fundit vërehet dukshëm tek mjekët një tendencë për kthimin sërish në praktikimin e synetit tek të porsalindurit.

Në dritën e rritjes së numrit të argumenteve shkencore mjekësore, të cilët tregojnë përparësitë e synetit së fëmijëve meshkuj të porsalindur kolegji pediatrik australian “College of paediatrics”, në maj të vitit 1966 ka formuluar dhe miratuar qëndrimin e ri për këtë çështje. Në këtë dokument apelohet tek mjekët që t’i njoftojnë hollësisht prindërit me përparësitë mjekësore të synetit të fëmijëve.

Këshilla të ngjashme kanë dhënë edhe “Canadian pediatric society” dhe “American college of paediatrics”, në të cilat përshkruhen përparësitë e synetit. Vlen për ta theksuar mendimin e profesorit të universitetit të sidnejit, dr. Brian j. Morris, i cili ka bërë kërkime shkencore në fushën e virusologjisë dhe kancerit të organeve gjenitale.

Profesori i përmendur thotë se nuk është as jehudi apo jurist, kështu që këtë temë e shikon racionalisht. Është fakt i qartë se shkaku i rritjes së rrezikut nga infeksioni te meshkujt e pa bërë synet qëndron në atë se pjesa e kokës së penisit e mbuluar me lëkurë përshpejton rritjen dhe zhvillimin e mikroorganizmave.

90% të fëmijëve të porsalindur, të viteve ‘50 dhe ‘60 të shekullit XX në SHBA dhe Australi, kanë qenë të bërë synet menjëherë pas lindjes. Atëherë syneti bëhej për shkak të higjienës, parandalimit të fimozës (inflamim i lëkurës së kokës së penisit) dhe si parandalim i kancerit të penisit.

Dr. Edgar Schoen, kryetar i grupit punues për synetin në akademinë pediatrike të Amerikës, ka deklaruar se përparësia e synetit rutinor tek fëmijët e porsalindur, si masë preventive shëndetësore e tejkalon rrezikun e kësaj ndërmarrjeje kirurgjikale.

Kështu, në periudhën prej vitit 1985 – 1992, është rritur numri i të bërit synet tek meshkujt në vitet e pjekurisë. Dr. Schoen ka treguar se ekziston lidhja në mes atyre që nuk janë bërë synet dhe inflamacioneve të traktit urinar, si dhe virusit hiv. Në bazë të kësaj dr. Schoen konkludon se “synetia e fëmijëve të porsalindur është masë preventive, e ngjashme me vaksinimin, tek e cila nuk paraqiten efekte të padëshirueshme e komplikime dhe përparësitë janë evidente gjatë tërë jetës”.

Këto përparësi përfshijnë: zvogëlojnë problemin e fimozës, zvogëlojnë balanitisin (inflamimin e kokës së penisit), zvogëlojnë infektimin e kanaleve urinare, zvogëlojnë problemet gjatë ereksionit në pubertet, zvogëlojnë sëmundjet seksuale seksualisht të transmetueshme, parandalimin e kancerit të penisit dhe zvogëlimin e problemeve dhe infektimeve urinare në pleqëri.

Edhe një autoritet në këtë lëmë është dr. Tom Wiswell, i cili thotë: “si mjek fëmijësh për shumë kohë kam qenë kundërshtar i synetisë… Por tani e kam ndryshuar mendimin tim”.

Rritja e nivelit të kortizolit gjatë dhe pas synetit tregon se fëmija i porsalindur e regjistron ndërmarrjen kirurgjikale, por kjo dhembje afatshkurtër përballohet më lehtë, sesa kur mendohen dhembjet e shkaktuara nga sëmundjet tek ata që nuk janë bërë synet.

Anestezia lokale në formë yndyre zvogëlon dhembjen tek bebja, ndërsa disa prej tyre nuk kanë dhembje, bile edhe kur ndërmarrja është kryer pa anestezi. Lëndë studimi ka qenë edhe rreziku lidhur me synetin. Në spitalet e armatës amerikane në mes viteve 1980 – 1985 kanë lindur 136.000 fëmijë, dhe prej tyre 100,000 janë bërë synet. Tek 193 veta (0, 19%) janë shkaktuar komplikime, të cilat nuk kanë përfunduar me vdekje.

Efekte psikologjike pas syneti nuk ka pasur.

Sipas një studimi të Wiswellit, ku janë përfshirë 400,000 fëmijë të porsalindur në periudhën kohore prej vitit 1975 deri 1984, është vërtetuar se ata që nuk janë bërë synet, 11 herë më shpesh janë sëmurë nga infeksionet e traktit urinar. Studimet e bëra në vitin 1982 kanë treguar se 95% të të gjitha komplikimeve të rrugëve urinare tek të porsalindurit janë paraqitur tek fëmijët e pa-bërë synet.

Një studim i Robertsit ka treguar se 4% e fëmijëve të pabërë synet kanë iflamim të traktit urinar, ndërsa 0,2% të fëmijëve të bërë synet. Te 23% të infektuar me bakterie inflamimi ka kaluar në veshka, duke shkaktuar pielonefritis (inflamim i veshkave).

Të gjitha këto edhe studime të tjera tregojnë përparësitë e synet tek fëmijët, me qëllim që të reduktohen sëmundjet e traktit urinar. Disa studime kanë treguar se syneti edhe te meshkujt 30 vjeçar, redukton sëmundjet e traktit urinar. Me argumentimin se bakteriet escheria coli, të afta që të strehohen në lëkurën e kokës së penisit shkaktojnë infektimet më të shpeshta të traktit urinar plotësohet një kriterium i kauzalitetit të ndërsjellë. Komplikimet e sëmundjeve të rrugëve urinare janë: ndërprerja e punës së veshkave, inflamimet kronike të veshkave deri te insuficienca renale. Eshtë vërtetuar se edhe me masat më të rrepta higjienike, nuk mund të mënjanohen bakteriet nën lëkurën e kokës së penisit. Studimet e mëparshme kanë treguar shkallën e lartë të triperit, uretritit (inflamim i këndit urinar) tek ata që nuk janë bërë synet. Edhe rezultatet e studimeve të reja kanë treguar të njëjtën gjë.

Në një studim të vitit 1943, që është bërë në Kanada vërtetohet se rreziku nga sifilizi te meshkujt e pabërë synet është 9 herë më i madh, ndërsa triperit (gonorreja) 3 herë më i madh se tek ata që janë bërë synet. Në “University of West australia”, një studim i vitit 1983 ka treguar se rreziku nga sëmundja e herpesit gjenital dhe infektimi me gonokok është i dyfishuar, ndërsa infektimet e organeve gjenitale dhe sifilizi pesëfishohen në krahasim me meshkujt e bërë synet. Një studim nga Australia në vitin 1992 na tregon se meshkujt e pabërë synet sëmuren më shpesh nga chlomidija (inflamim jospecifik i kanalit urinar, adds ratio 1,3) dhe triperi (adds ratio 2,1). Në bazë të këtyre argumenteve, mund të konkludohet se disa prej sëmundjeve seksuale transmetuese prekin më shumë ata që nuk janë bërë synet.

(d.b/Shqipmedia/BalkanWeb)

128
Kendi i Familjes / 19 femije +.....
« ne: 14-11-2011, 20:09:31 »
Jim Bob  dhe Michelle Duggar, cifti nga Little Rock/ Arkansas,  USA jane prinder te 19 femijeve dhe....
Duggar beri te ditur te marten e kaluar ne kanalin televisiv NBS, se ne muajin prill vjen ne jete femija e tyre e 20-te  :D Super
Kjo familjen jeton ne nje shtepi te madhe  ( 650 km²) dhe jane te gjithe te kenaqur. Te gjithe emrat e femijeve fillojne me J dhe mesim e zhvillojne te shtepi
Kjo familje eshte tema per nje seri televizeve "19 femije dhe ende  nuk ka fund"
19 femije, dhjete djem dhe nente vajza. Femija me i vogel eshte 23 muajsh dhe me i madhi 23 vjec.


129


Kinezët vazhdojnë të na habisin me idetë e tyre. Më e fundit nga teknologjia kineze është së ata kanë ndërtuar një fshat në Kinë i cili është i ngjashëm me një fshat turistik në Austri. Janë liqene, male, shtëpi gjithcka që kinezët kanë klonuar që të kishin dhe ata një fshat alpin si ai në Austri. Fshati origjinal quhet Hallstatt dhe është shpallur edhe nga UNESKO për trashëgiminë kulturore të tij. Shihni fotot në origjinal, fshatin Hallstat dhe klonimin e tij Boluo, në jug të Kinës. (e.c/BalkanWeb)

Citoje
Hallstatt, Upper Austria is a village in the Salzkammergut, a region in Austria. It is located near the Hallstätter See (a lake). At the 2001 census it had 946 inhabitants. Alexander Scheutz has been mayor of Hallstatt since 2009.
Hallstatt is historically known for its production of salt from the local salt mines.Until the late 19th century, it was only possible to reach Hallstatt by boat or via narrow trails. The land between the lake and mountains was sparse, and the town itself exhausted every free patch of it. Access between houses on the river bank was by boat or over the upper path, a small corridor passing through attics. The first road to Hallstatt was only built in 1890, along the west shore, partially by rock blasting.

130
Autoriteti i Komunikimeve Elektronike dhe Postare në Shqipëri ka theksuar se ulja e tarifave do të vijojë deri në vitin 2015 për t’u barazuar me koston efektive në treg. Por qysh prej datës 1 mars tarifat do të ulën.


Reduktimi i ri i tarifave me shumicë të telefonisë mobile do të vazhdojë deri në 2015 dhe do t’i çojë tarifat drejt kostos. Sipas Altin Rrapaj, drejtor i Rregullimit të Tregut në Autoritetin e Komunikimeve Elektronike dhe Postare ulja e tarifave me shumicë do t’ju krijojë operatorëve hapësirën për të konkurruar me tarifa më të ulëta për thirrjet midis rrjeteve të ndryshme.
AKEP ka vendosur gjithashtu t’ju kërkojë operatorëve celularë të ulin tarifat me shumicë edhe për mesazhet e shkruara, tarifa që janë shumë më të larta se kostot. Për mesazhet e shkruara fillimisht vendimi do të ketë vetëm vlerë rekomanduese, deri në kryerjen e shpejtë të një analize tregu që është kërkesë ligjore për t’i dhënë vendimit vlerë detyruese.

Marrja e vendimit nga AKEP për nivelin e tarifave të terminimit në katër rrjetet mobile, për një periudhë 4-vjeçare, krijon një precedent të ri i cili ka efekte pozitive në treg, jo vetëm për reduktimin e nivelit të tarifave, por edhe në mundësitë që u krijohen të gjithë lojtarëve në treg për përshtatjen e planeve afatgjate të biznesit.

Vendimi i fundit i AKEP synon të çojë drejt uljes tarifat ndërmjet rrjeteve të ndryshme që vazhdojnë të jenë shumë të larta. Meqenëse reduktimet e tarifave janë të ndjeshme për të katër operatorët aktualë në treg, AKEP gjykon se aplikimi i reduktimit të përshkallëzuar është mënyra e drejtë e zbatimit të orientimit në kosto.

Për afatet kohore të reduktimit të përshkallëzuar AKEP në procesin e konsultimit publik propozoi që tarifat e katër operatorëve celulare të reduktohen sipas afateve dhe vlerave për AMC, Vodafone, Eagle Mobile dhe Plus.

Tarifat e të katër operatorëve fillojnë të reduktohen më 01.03.2011, ku për AMC dhe Vodafone tarifa e terminimit barazohet me tarifën mesatare në vendet e BE-së në vitin 2009, të publikuar në Raportin e 15-të KE, prej 6.7 euro cent duke përdorur kursin mesatar të këmbimit prej 132.06 lekë/euro për vitin 2009.

Për Eagle Mobile dhe Plus Communication reduktimi në fazën e parë parashikohet të kryhet duke ruajtur asimetrinë aktuale në terma relativë me AMC/Vodafone. Asimetria midis tarifave EM dhe AMC/Vodafone, Plus dhe AMC/Vodafone, Plus dhe EM, ruhet në periudhën e parë ose të dytë dhe më pas vjen gjithmonë në rënie deri në zero. Tarifat e AMC, Vodafone dhe EM konvergojnë më 1 shtator 2013, në vlerën e llogaritur të BU-LRAIC 4.57 lekë/minutë. Tarifa e Plus konvergon me tarifën e tre operatorëve të tjerë në vlerën 4.57 lekë/minutë më 1 shtator 2015.
Reagimet e operatorëve shqiptar

Vodafone Albania ka rezerva dhe risjell në vëmendje komentet e dhëna në muajin korrik 2010 për rezultatet e modelit dhe asimetrinë e propozuar. Vodafone propozon reduktimin e përshkallëzuar sipas vlerave të korrikut të vitit2010. Sipas saj nëse AKEP nuk merr në konsideratë propozimin e mësipërm, atëherë AKEP duhet të mos devijojë nga propozimi i konsulentit të dhënë në dokumentin për këshillim publik.

AMC në anën tjetër shprehet se është e paqartë lidhur me modelin e përdorur dhe do të donte një njohje më të thellë të tij. Një shqetësim tjetër është se llogaritjet e tarifës duke u bazuar në mesataren evropiane nuk kanë pasqyruar saktë ndryshimet e kursit të këmbimit lekë/euro, duke sqaruar se kursi aktual nga koha kur janë bërë llogaritjet ka ndryshuar nga 134 në 139 lekë/euro, çka pasqyron një ulje të tarifës në valutë nga 6.7 euro cent që është marrë si tarifë mesatare e vendeve të BE-së, në 6.4 euro cent.

Kompania Eagle Mobile e gjykon shumë të shkurtër periudhën e ruajtjes së nivelit të asimetrisë në favor të tij, duke kërkuar kështu një kohë më të gjatë për të qenë sa më konkurrent me dy operatorët e mëdhenj që operojnë prej vitesh në këtë treg. Gjithashtu kompania Eagle Mobile shprehet kundër rregullimit me kostot BULRAIC dhe kërkon përdorimin e mesatares së Bashkimit Evropian si instrument për rregullimin e tarifave të terminimit.

Operatori më i ri në tregun e Shqipërisë është shprehur se përshkallëzimi dhe afatet kohore të propozuara në dokument janë të disfavorshme për të. Duke qenë një operator i ri në këtë treg, do t’i duhej një kohë më e gjatë për të përfituar asimetrinë e tarifave në raport me operatorët e tjerë. Ai nuk është dakord me vlerat e përshkallëzuara duke pretenduar se brenda 3 vjetëve do t’i duhet të përballet me ulje drastike të tarifës së terminimit. Plus komenton se asimetria për Eagle zgjat 5 vjet (2008-2013), ndërsa për Plus 4 vjet 2010-2014 dhe kjo nuk është e drejtë. /pcworldalbania

131
Firefox 4 për Android dhe pajisjet Nokia Maemo, është tani i gatshëm në një version beta që ka bërë hapa të mëdhenj drejt qëndrueshmërisë dhe punës.

Skuadra e celularëve ka gërshetuar përvojat me versionet e mëhershme të shfletuesit Firefox për celularë, kështu që përmirësimet dhe arnimet e vrimave janë mëse të mirëseardhura.

Disa përmirësime përfshijnë reagimin gjatë zmadhimit, hapje më e shpejt dhe ngarkim më i shpejt i faqes, të arritura për shkak të përmirësimeve në JavaScript. Versioni beta gjithashtu përfshin veçori si Firefox Sync (që mundëson për të marrë tabet, bookmarkët dhe historinë në mes të pajisjeve, kudo që shkojnë këto pajisje), shfletimin në tabe, shtesat në Firefox dhe më shumë.

Firefox për celularë është një fushë e zhvillimit të sektorit të shfletuesit që mund të ketë zgjuar interesim të gjerë.

Shfletuesi u lëshua me emrin kodues “Fennec”. Versioni alpha erdhi në tregun për Android, gjatë muajit gusht dhe beta i parë erdhi në muajin tetor.

Përveç përditësimeve më të mëdha, një version përfundimtar, i provuar dhe i pranuar është lëshuar./pcworldalbanian

132
Café "Zerion" ツ / Shqiperia po ndryshon
« ne: 31-01-2011, 21:45:29 »
Qeshni nje cike me bukuranet LOL

per te qeshur shqiperia po ndryshon

133
Kinemaja Online / The Expendables
« ne: 18-08-2010, 22:12:20 »
„ Nje grup ushtarakesh, luane te aksionit, nisen drejt Amerikes Jugore per te rrezuar nje diktator. Me te filluar misionin ata kuptojne se dicka po ecte ndryshe nga plani. Gjenden ne nje loje vdjekjeprurese mes zhgenjimesh dhe viktima te nje tradhetie“
 

Me pak fjale, ky eshte subjekti i „The Expendables“ film ky qe pritet te shfaqet se shpejti neper Kinemate Evropiane. Filmi eshte drejtuar nga aktori i madh i filmave aksion, Silvester Stalone, i cile se bashku me Dave Callaham  shkroi edhe skenarin.
Filmi eshte ensemble-action-war film dhe i dedikohet te gjithe filmave aksion te viteve 80-te, 90-te.
Pervec Stalones protagoniste jane padyshim edhe yje te tjere te Hollywoodit te zhanerit aksion si: Arnold Schwarzenegger, Bruce Willis, Dolph Lundgren, Mickey Rourke, Jet Li si dhe aktoret e rinj  Jason Statham, Terry Crews, Randy Couture dhe Steve Austin.

 Oferte per te qene i pranishem ne film, i eshte bere dhe mjeshtrit te arteve marciale Jean-Claude Van Damme  i cili nuk e pranoi rolin e ofruar, pasi nuk shihte asnje substance ne karakterin e tij.  Stalone ia besoj me pas rolin,  kundeshtarit te tij ne „Rocky IV“  suedezit Dolph Lundgren
Per te mare pjese ne film eshte pyetur dhe Steven Seagal , por ky i fundit nuk deshiroj per arsye se nuk kishte pasur eksperience te mire me producentin e filmit Avi Lerner.
Per rolin e Hale Caesar, Stalone deshironte te kiste prane ish-kolegunin e tij ne Demolition Man, Wesley Snipes, por perfundimisht rolin e mer aktori Terry Crews .
Ka pasur zera se ne film do te merte pjese dhe aktorja Sandra Bullock, por kjo as qe nuk e ka pasur idene fare per kete projekt.
Stalone nuk e ka pasur te lehte te gjej aktorin e duhur edhe per personazhin Mr Church. Fillimisht i kerkon Schwarzeneggerit per te mare rolin, por ky per angazhimin e tij ne politike nuk mund ta pranonte ndaj preferoj te jete i pranishem ne pak skena.  Edhe Kurt Russell nuk ishte i interesuar per filma te tilla, keshtu qe edhe ai e refuzoj rolin e ofruar. Per rolin ne fjale Stalones i duhej domosdoshmerisht a big action name dhe miku i tij  Bruce Willis mer perfundimisht rolin edhe pse ishte i angazhuar me filmin e ri Cop Out
Tre miqte e ngushte Stalone, Willis dhe Schwarzenegger shihen per here te pare se bashku ne nje skene filmi. Ne jeten private te tre se bashku me ish bashkshorten e Willis, Demi Moore  jane pronaret  e Restaurantit Planet Hollywood.
Per New York Times filmi shihet si  "The Return of the Action Flick All-Stars"., ndersa une pyes : A do te shohim edhe njehere  suksesin e Rockit, Rambos apo Terminatorit???
Le te presim............. .

134
Yjet e Kinemasë Botërore / Mister Bean - Rowan Atkinson
« ne: 20-07-2010, 13:44:08 »
Ne rolin e tij si "Mister Bean" eshte  Rowan Atkinson shume skuril dhe  "i vjeter" ne ne jeten e perditshme. Ndersa ne realitetin e momentin ai ka probleme serioze me komshijte. Aktori ka deshire te ndertoje nje shtepi  te madhe moderne por mesaduket per komshijte kjo eshte dicka negative.
Komiku britanik  Rowan Atkinson shtepine e tij ka deshire ta ndertoje ne fshatin Ipsden, ne Oxforshire, 25 km larg ne jug te   Oxfordit. Por sic u theksua me lart planet e aktorit nuk mirepriten nga 332 banore te fshatit.
Rowan ja ka besuar shtepine Star-arkitektit Richard Meier.  Sipas planeve vila ultramoderne  do te kete front prej xhami dhe rreth saj nuk do te mungojne fushat e tenisit.
Komshijte e ardhshem hidhen njezeri duke thene se, plane te tilla mund te jene ne rregull per Londren por ketu tek ne prishin pamjen e fshatit.
Vendimi perfundimtar se a do ta ndertoj Mr Bean shtepine apo jo, pritet te dali ne shtator

135
Ngacmimet nëpërmjet postës elektronike nuk janë një krim.

Të paktën kështu mendon gjykata kushtetuese në Itali që ka deklaruar se kjo “shkelje” nuk është parashikuar në ligj si një krim, duke anuluar vendimin me gjobë prej 200 eurosh ndaj një 41- vjeçari të gjykatës së Cassino.

I gjobituri akuzohej për ngacmim pasi i kishte dërguar një e-mail një gruaje që më pas e kishte paditur. TCH

136
Zoologji / Zbulohet përbindëshi i detit
« ne: 02-07-2010, 02:20:14 »
Shkencëtarët kanë zbuluar mbetjet fosile të një balene antike me dhëmbë të mëdhenj dhe të frikshëm. Zbulimi është publikuar në revistën “Nature”.

Kërkuesit e kanë pagëzuar krijesën 12 milionë vjeçare “Leviathan”.

Gjallesa mendohet të ketë qenë 17 metra e gjatë dhe mund të ketë ngordhur në përleshje me monstra të tjerë të detit.

“Leviathan” është e ngjashme me balenat aktuale në aspektin e madhësisë dhe paraqitjes. Por ngjashmëria përfundon këtu.

Ndërsa balenat aktuale janë kafshë relativisht pasive, “Leviathan” ishte një grabitqar agresiv. TCH

137
Shkenca / Dështon projekti për ftohjen e Tokës
« ne: 02-07-2010, 02:19:14 »
Nëse retë janë të bardha sjellin shi. Kjo hipotezë hedh poshtë projektin e disa shkencëtarëve amerikanë për të ulur temperaturën mesatare të Tokës.

Rezultatet dalin pas një studimi të “Carnegie Institution” dhe “Indian Institute of Science”. Ky projekt parashikonte hedhjen e ujit të detit në retë mbi oqeane për të rritur numrin e bulëzave. Nëse retë janë të zeza do të thotë se mbajne pika të mëdha shiu dhe e kundërta ndodh nëse retë janë të bardha.

Në një farë mënyre ky ishte objektivi pasi synohej rrezatimi i një sasie më të vogël të rrezeve të diellit, duke penguar ngrohjen e shpejtë të Tokës. Kërkuesit e kuptuan se rezultati do të ishte vetëm rritje e sasisë së shirave në tokë duke shkaktuar madje edhe uragane të mëdha.

Këto fenomene ndodhin kur temperatura në tokë është më e lartë se në oqeane. Gjeoinxhinieria ka humbur kështu një mundësi por rrugëtimi i kësaj shkence do vazhdojë në kërkim të gjetjes së një zgjidhjeje që do të shpëtonte Tokën.  TCH

138
Shkenca / Zbulohet antitrupi universal i gripit
« ne: 02-07-2010, 02:17:04 »
Gjendet në trupin e njeriut antitrupi universal që arrin te mposhtë të gjithë viruset e gripit në qarkullim, madje edhe ata më të frikshmit.

Studimi është udhëhequr nga shkencëtari Yoshihiro Kawaoka i Univetsitetit Wisconsin-Madison.

Antitrupi natyror i testuar tek minjtë rëzulton premtues në luftën kundër gripit dhe mund të jetë shumë i vlefshëm për shoqëritë farmaceutike të cilat mund të prodhojnë ilace pasi sot në qarkullim ka shumë pak të tilla që mund të eleminojnë gripin nga trupi i njeriut. TCH

139
Gjithmonë midis maturantësh dhe ish-ësh ekziston një garë e fortë mburrje për emrin e shkollës kur ata studiojnë apo ku dikur kanë qenë pjesë e saj.

Në Tiranë, ajo që filloi si një nismë eksperimentale nga disa anëtarë të Kryqit të Kuq amerikan para Luftës së Dytë Botërore nën drejtimin e Harry Fultz, është shndërruar sot në një histori të gjatë suksesi. Disa të rinj, të cilët sot gëzojnë një karrierë të suksesshme në fushat përkatëse, i përkasin pikërisht kësaj shkolle.

Ndonëse kanë vite që janë shkëputur nga bankat e shkollës, ata janë kthyer këtu në këto ambiente për të kujtuar vitet që kaluan në këtë shkollë. Belin Këlliçi, është produkt i “Harry Fultz”. Historia e edukimit të tij arsimor, është e lidhur pashmangshmërisht me emrin e kësaj shkolle. “Historia ime eshte e vecante nga te tjeret, pasi ajo nis disi me heret se vitet e mia te shkolle. Gjyshja ime ka mbaruar kolegjin e vajzave ne Kavaje dhe ne jemi rritur me emrin e Harry Fultz. Kjo ndikoi edhe ne zgjedhjen qe beri vellai im dhe me pas une”, shprehet ai.

Emri i shkollës padyshim që mbetet një detaj shumë i rëndësishëm në vendimin përfundimtar të gjithsecilit, në rrugën e gjatë të arsimimit. Blerina Preza, i përket brezit të parë të nxënësve që iu rikthyen bankave të “Harry Fultz”, pas vitesh të gjata mungese. “Vendimi nuk ka qenë i lehtë. Duke menduar vështirësitë që do hasja në këtë shkollë e kam pasur të vështirë, por më pas duke pasur nxitjen e motrës vendosa të filloj në Fultz”, thekson Blerina.

Më e lehtë ka qenë për ish-nxënësen e kësaj shkolle, Edlira Martiri. E bindur se kishte bërë zgjedhjen e duhur, ajo nuk pati mëdyshjen në zgjedhjen që bëri. “Unë i kam filluar studimet në vitin 1994. Rastesisht rashe në kontakt me kete shkolle nepermjet nje shoqes sime. Kjo ishte nje zgjedhje e imja, por edhe e prinderve te mi”, pohon ajo.

“Harry Fultz” padyshim që është edhe një histori suksesi. Midis emrave të shumtë të shkollave që popullojnë Tiranën, ky emër mbetet i lakmuar për çdo prind që kërkon një edukim të denjë për fëmijën e tij. Zamir Kokonozi, sot është pedagog në Akademinë e Arteve të Bukura. Dikur ai ka qenë nxënës i shkollës Fultz. “Une kam kryer studimet ne Harry fultz. I perkas brezit te pare. Kam studiuar ne degen elektronike. Kjo shkolle me ka ndihmuar edhe ne rrugen qe une po ndej aktualisht ne degen e kinematografise”, nenvizon ai.

Ajo që i lidh edhe më shumë fatet e personazheve nuk është thjesht fakti që kanë përfunduar studimet e mesme në “Harry Fultz”, por ndihma e madhe që kjo shkollë u ka dhënë për të ecur përpara në jetë. Dhe mirënjohja është e thellë. TCH

140
 "Anna Bolena"/Premiera në Tiranë, jehona në Paris...

Nga FRANTZ HELMER

1830! Datë e rëndësishme dhe pikë referimi në jetën artistike dhe politike në Evropë. Romantizmi triumfon në të gjitha format e artit në të njëjtën kohë që ndjenja kombëtare mbizotëron mendimin njerëzor në territoret e perandorive të mëdha të Evropës Qendrore.

1830, datë kyç në veprën krijuese të Donizzettit: Krijimi më 28 dhjetor në Milano i "Anna Bolena", opera e tij e 36 ... (vetëm Rossini ishte aq shumë prodhues në atë kohë). Suksesi ishte i madh dhe vepra mbeti në programin e të gjitha shtëpive të operas të Evropës deri në fund të shekullit, para zhdukjes totale të saj. Dy arsye shpjegojnë këtë sukses: Së pari, puna e jashtëzakonshme e interpretueses së rolit titullor, e famshmja Xhudita Pasta në kulmin e artit të bel kantos, dhe së dyti, subjekti historik, aq popullor me veçoritë e romanit kalorsiak, ku tërheqja e publikut për historinë e Evropës shkon së bashku me ndjenjën e revoltës ndaj tiranisë. Çfarë shohim ne si efektive në "Anna Bolena"?

Një mbretëreshë e Anglisë viktimë e pafajshme e despotizmit të bashkëshortit të saj; muzika dhe politika paraqesin kështu të njëjtën ndeshje. Nëse duam që të theksohet rëndësia e historisë në operan e shekullit të nëntëmbëdhjetë mos harrojmë gjithashtu se Donizetti shkroi tre opera duke patur për temë Anglinë: "Anna Bolena", "Lucia di Lamermoor" dhe "Robert Devereu". Gati 130 vite më pas, në 1957, rimerret vepra në La Scala, në Milano nga Maria Callas. Sukses i jashtëzakonshëm. Përse kjo harresë për më shumë se një shekull?

Opera e fundit me subjekt nga historia u krijua në Paris në fund të viteve 1890. Është (rastësi e çuditshme!) "Henry VIII" nga Camille Saint Sawns.

Verizmi kishte zënë vendin e historizmit në shijet e publikut.

Dhe pas Callas-it? Vepra u rimorr në mënyrë episodike nga Divat e mëdha të joshura nga bukuria e rolit: Leyla Gencer, Edita Gruberova, Beverly Sills, June Anderson, Joan Sutherland dhe Monserat Caballe, por megjithatë vepra nuk ka gjetur një vend permanent në repertorin e shtëpive të operas. Mosinteresimi i publikut ndaj subjekteve historike apo pakënaqësisë ndaj Bel Canto-s janë shkaku?

Megjithatë, mrekullitë në këtë vepër janë evidente ku duetet ia dalin mbanë dramatizimit me vargjet e shumta të shkruara në mënyrë të shkëlqyer për vokalin.

Përsa i përket skenës finale, ajo është me të vërtetë një kryevepër e artit lirik, një nga skenat më prekëse të të gjithë repertorit operistik.

Pas kësaj hyrjeje rrëfyese mbi atë çka njoh për këtë vepër do të shtoj disa rradhë për atë çka pashë së fundi në skenë gjatë qëndrimit tim disaditor në Shqipëri.

Në fillim, më duhet të përshëndes Operan e Tiranës që ka pasur idenë e shkëlqyer për të vënë në skenë këtë operë të rrallë, arriti të ruajë karakterin historik të saj dhe që na bëri të dëgjojmë bel canton aq shumë të vështirë rrallë për ta përjetuar gjetiu. Vetë fakti që kanë zgjedhur këtë vepër të mrekullueshme meriton duartrokitjet e të apasionuarëve të operas, por meriton komplimente sidomos fakti që e ka sjellë me zëra vërtetë të mëdhenj dhe në një produksion me të vërtetë cilësor.

Kemi dëgjuar kudo në botë "La Traviata" dhe "Toska" e vepra të tjera të admirueshme si këto. Është mirë të ripërtërijmë repertorin!

Çfarë kemi parë në këtë shfaqje? Për hir të respektimit historik, z. Arrigo ka veshur Oborrin anglez me kostume të pasur të shekullit XVI, ku dominojnë ngjyra të errëta për të nënvizuar anën dramatike të operas. Skena e Platonit Bardhit ishte e matur dhe efektive: dy dyer të mëdha të levizshme që hapen dhe mbyllen sinjalizojnë që më parë se sëpata do të bjerë mbi Annen, vëllain e saj dhe të dashurit e saj të supozuar, në fund të operas. Ne ishim në një dramë romantike, siç e teorizonte Hugo më 1830... dhe që regjisorja, znj Eleonora Paterniti, e ka kuptuar drejt dhe realizuar.

Çfarë kemi dëgjuar? Tre zëra: Në rolin e Henry VIII, rol negativ jo vetëm për shkak të antipatisë që ngjall ky personazh, por edhe pamja e ftohtë e tij. Z. Armando Likaj ka ditur që me shtatin e tij të jashtëzakonshëm dhe zërin e tij të fortë prej basi të na mbajë nën këtë sharm. Ky këngëtar i ri me sa duket është i destinuar për një karrierë të madhe dhe është mirë që ai të bëjë debutimet e tij dhe të njohë rolet e mëdha që e presin në operan e tij larg nga stresi.

Znj. Vikena Kamenica në rolin e Jane Seymour, edhe ajo gjithashtu një artiste e re, zotëron stofën e një zëri të madh mezzo. Loja e saj shumë e drejtëpërdrejtë skenike dhe e sinqertë e bën atë tashmë një tragjediane të planit të parë operistik.

Ajo e tregoi të plotë talentin e saj në duetin e tmerrshëm me Annen. Tek ajo shihet gjithashtu një karrierë për ta ndjekur në vijimësi.

Së fundi, Znj. Marjana Leka në rolin kryesor ishte zëri i goditur për këtë rol mitik që do të thotë, një soprano e shkathët për bel kanto, por që kërkon edhe një regjistër të ulët të zotëruar nga solistët e këtij roli që mbetet dramatik dhe prekës. Në të vërtetë, një zë i butë dhe i mprehtë akut nuk është i përshtatshëm për rolin, dhe Maria Kallas e kish kuptuar mirë këtë gjë e që disa emra të mëdhenj të përmendur më lart e kanë injoruar.

Skena e famshme finale interpretuar dhe kënduar nga artistja Mariana Leka me gjithë fisnikërinë dhe delikatesën e kërkuar në këtë muzikë, përmbajtje aq e pastër emocionale, madhështi tragjike janë të gjithë elementet që kontribuan në kënaqësinë e simpatinë e publikut të pranishëm unanimisht e shprehën me duartrokitjet e gjata dhe plotësisht të merituara.

Znj. Marjana Leka me sa konstatuam është në majë të karrierës së saj dhe pata kënaqësinë të shijoj maturinë e shkëlqyer të saj.

Drejtimi i mjeshtrit Marco Berdondini, ka ruajtur fleksibilitetin dhe rrjedhshmërinë e kërkuar për këtë vepër delikate, ku drama nuk duhet të jetë e varur nga qartësia e linjës muzikore, por e kundërta. Shfaqja ishte një bashkëpunim mes Shqipërisë dhe Italisë, i mirëpritur për një vepër thellesisht italiane dhe ne s'na mbetet vetëm të përshëndesim këtë bashkëpunim efikas që në mënyrë kaq harmonike bashkoi këngëtarët shqiptarë e skenografinë me dirigjentin dhe regjisoren italiane.

Një kor i ekuilibruar dhe orkestër me tingëllim adekuat ishin themeli i realizimit të veprës.

Admirojmë vërtetë cilësinë e këngëtarëve shqiptarë dhe vlerësojmë punën e drejtorit të Operas dhe ndoshta punën e shkollës muzikore në Tiranë: Inva Mula triumfon në Paris, Saimir Pirgu në Itali dhe bashkë me Ermonela Jaho në Angli.

A ka ndonjë mister në operan dhe në zërat shqiptarë?

Mariana Leka në kulminacionin e pjekurisë interpretative

Opera e 29-të e autorit që bashkë me "Luçian" e vendosën Donizettin në planin e të pakontestueshmëve të "belcanto-s" italiane. Me një jehonë të përhapur gjerësisht dhe ashtu siç nuk ishte e natyrshme për informimin publik të viteve 1800 ende para se Anna të vihej në skenë, ajo njohu shpejt rrugëtimin nga njëra skenë në tjetrën; nga Teatri "Carcano" i Milanos, në Londër, pushton Parisin duke bërë njëherazi të njohur rivalin e Rossinit dhe Bellinit, që deri atëherë ishte e pandjerë aty. Gaetano Donizzeti, ky krijues me një dell gjenialiteti të padiskutueshëm dhe sidomos një talent dramaturgjik të lindur, përjetues i një tragjizmi jetësor me ndikime dhe në krijmtarinë e tij, e kompozoi "Anna Bolena" duke qenë koshient i krijimit të një opere që mbahet në kolona të historisë, mesjetare britanike që personifikojnë njëherzi dhe personazhe karakteresh të forta dhe imponuese në një nga epokat më të komplikuara të oborrit të Henrikut VIII-të ku sovrani dhe kompliciteti i situatave kalojnë përmes zgjidhjeve të përgjakta, intrigimit të motiveve dhe situatave që në fund të fundit vërtiten rreth fronit dhe trashëgimit të dinastisë.

Këto elementë të ndërthurjes së karaktereve nga më komplekset rëndojnë mbi "shpatullat" e artistëve ku ngarkesa vokale dhe ajo autoriale rrisin densitetin e aktit skenik të ringjalljes së partiturës në dritën e skenës, gjë që e rrit së tepërmi vlerën e gjallimit të këtyre personazheve. Jo rastësisht nga emri i legjendares Giudita Pasta, u desh 1956 që një tjetër, mbase më e madhja që ne kemi përjetuar Maria Callas të jenë dy referencat më vlerësuese për këtë titull.

Personalisht përjetimi i premierës shqiptare të kësaj vepre, është i lumtur falë përjetimit në kohën e veprimit tim artistik të artistes sonë ndër më të kompletuarat dhe emocionalisht të përsosurës zonjës Mariana Leka në kulminacionin e pjekurisë së saj interpretative. Të tjera talente më të reja po lartëson ky sukses i ri.

Zhani CIKO

Mjeshtër i Madh

 

Zgjedhje e bukur dhe e preferuar për skenën shqiptare

"Anna Bolena", erdhi si një nga shfaqjet e suksesshme të realizuara në vitet e fundit. Pavarësisht nga mendimet e kundërta që janë normale në këto raste për vlerësimet e veprave muzikore, ishte evidente në të gjithë opinionin muzikor dhe më gjerë, që kjo vepër u cilësua si një nga zgjedhjet më të bukura të preferuara në skenën shqiptare. Më ka bërë përshtypje të veçantë interpretimi shumë emocional, me një pjekuri të madhe artistike, i sopranos tonë, Marjana Leka. Me ketë vepër ajo vendosi dhe një gur të çmuar në kurorën e arritjeve të saj profesionale. Por ky nuk është vetëm suksesi i saj, po i gjithë brezit të këngëtarëve që janë bashkëkohës të saj. E jashtëzakonshme, befasuese, drithëruese dhe tepër imponuese, si gjithmonë e mrekullueshmja Vikena Kamenica. Interpretimi i saj tronditi thellë shpirtin e shikuesve të shumtë duke reflektuar, se jo vetëm zëri i saj, jo vetëm shkathtësia e saj, por mbi të gjitha, personifikimi i rolit shumë të gjetur, bëri që ajo të ketë një sukses absolut dhe të ndihmojë në tërësinë e të gjithë dramaturgjisë së veprës. Dirigjenti i korit Dritan Lumshi, me ketë realizim, tregoi dhe një herë, vlerat e punës profesionale që realizohet gjatë gjithë vitit në TOB.

Alqi Lepuri,

dirigjent, Artist i Merituar

 

Vikena Kamenica me një prezencë të fuqishme skenike

Në operën "Anna Bolena" nga ana muzikale më pëlqeu shumë orkestra, me një timbrikë shumë të veçantë, meritë e orkestrantëve dhe mjeshtrit koncertues. Do të veçoja nga personazhet dy këngëtarët që e ndezën dhe dhanë emocionin e kësaj vepre, mezzo soprano Vikena Kamenica dhe baritoni Armando Likaj. Vikena Kamenica spikati me një prezencë të fuqishme skenike dhe me personalitet të veçantë në realizimin e rolit të Giovanes. Nga ana muzikale u evidentuan nuancat dhe ngjyrat mjeshtërisht të realizuara. Zgjedhja skenografike ishte e veçantë dhe në krahasim me atë që kam parë jashtë Shqipërisë, ndoshta pak me ngjyra të ftohta, por kjo është evidente edhe në disa teatro të tjerë, si stil i vënieve skenike të këtyre viteve.

Jusuf Beshiri

Profesor në Akademinë Internazionale të Muzikës, Milano

 

 

Marjana Leka

Me dhjetëra role të para kanë marrë jetë falë zërit të saj. Kujtojmë Violetën te "Traviata" e Verdit, Lejlën te "Peshkatarët e perlave" të Bizesë, Xhildën te "Rigoletto" e Xhuzepe Verdit, Zerlinën te "Don Giovanni" të Mozartit, Sofian te "Bruschino" i Rosinit, Mikaelën te "Carmeni" i Bizesë, Fiordiligin te "Cosi fan Tutte" i Mozartit, Mimin te "La Bohema" e Puçinit, "Madam Baterfly" e Puçinit, "Normën" e Belinit, "Adinën" e Donizzetit, Suzanën te "Martesa e figaros" e Mozartit dhe Clarisën tek "Il mondo dell luna" e Haydenit, etj.

Marjana Leka: "Anna Bolena është një rol shumë i bukur dhe shumë i vështirë, si nga pikëpamja vokale, teknike dhe skenike sepse mbart në vetvete shumë emocione, gjendje shpirtërore shumë të ngarkuara. I njihja numra të veçantë, madje një nga ariet e kisha studiuar jo në skenë, por në studio, ngaqë më pëlqente. Tani erdhi rasti që ta bëjë realitet. U ndjeva e kënaqur që në krah kisha Vikena Kamenicën, pasi jemi përshtatur shumë mirë. Xhovana e Vikenës është një nga personazhet kyç të operas sepse për hir të saj, Henriku vendos të eliminojë Annën për t'u bashkuar me të, pra është rivalja ime. Është një personazh interesant që shpaloset bukur në aktin e dytë, me atë duet të famshëm dhe shumë të bukur. Është nga momentet kulmore të veprës që ka shpërthimet e veta, emocionet e veta, sespe Anna nuk do ta kishte menduar kurrë që shërbëtorja do të ishte rivalja e saj për fronin mbretëror. Megjithatë, Anna në fund e fal. Them që ky do të jetë një nga rolet më të bukura që do të ngelet për një kohë të gjatë në kujtesën time. E kam punuar shumë ndaj me siguri do të mbetet një nga rolet më të rëndësishme të karrierës time. Sepse që të realizosh një personazh, duhet shumë punë, seriozitet, këmbëngulje. Është një profesion që po e le një ditë, të lë një javë, të lë një muaj ndaj do punë sistematike. Nuk mjafton vetëm zëri dhe talenti, por këtyre duhet t'u shtosh domosdoshmërisht edhe punën".

Vikena Kamenica

o Ka mbaruar studimet e larta në vitin 2001 për kanto pranë Akademisë së Arteve.

o Aktualisht është soliste pranë Teatrit të Operas dhe Baletit ku ka marrë pjesë në të gjitha koncertet e organizuara nga ky institucion.

o Në bashkëpunim me Institutin Italian të Kulturës dhe Akademinë e Arteve interpreton koncertin "Napoletana" me orkestrën e pedagogëve nën drejtimin e dirigjentit Bujar Llapaj, ku zhvillohet turne nëpër tetë qytete të Shqipërisë.

o Cherubini në operan "Dasma e Figaros" të W.A.Mozart.

o Suzuki në Premierën e Operas "Madama Butterfly" tq G.Puccinit

o Flores në "La Triaviata" e G.Verdit

o Anitesne musicalin e parë në Shqipëri "West Side Story" me regjinë e Nancy Rhodes

o Dame Pitchem në "Opera për tre grosh" e Kurt Weill

o Esmeralda në "Shekuj dhe Dashuri" në bashkëpunim me "Theater International" dhe T.K.O.B

o Siebelit në opera "Faust" tq Ch.Gounod nën drejtimin e F.Pirona dhe regji të P.Panton

o Premierë Absolute e "Carmen", G.Bizet në rolin e Carmenit. Me regji të Patricia Panton dhe në drejtimin e Gloria Isabel Ramos Triano.

o Mama Morton në musical ''Chicago'' nga Theater International '' Musical''

o Prinz Orlofsky nga opera "Lakuriqi i natës" me dirigjent Manfred Mayrhoffer

o Rosines nga opera "Il Barbiere di Siviglia" me dirigjent Vittorio Parisi

o Alisia nga opera "Lucia di Lammermoor" me dirigjent Gianluca Martinenghi

o Meg Page nga opera "Falstaff" me dirigjent Giana Ftratta

o Specializim në Universitetin Mozarteum në Salzburg-Austri në studion e profesoreshës Alessandra Althoff

o Fituese e Çmimit të Dytë të Konkursit Internacional Hummel Competition në Salzbourg

o Fituese e Çmimit të Parë të Konkursit Internacional ''Humori, shakaja dhe ironia në muzikë''

 

Para pak kohe, Teatri i Operas dhe Baletit shfaqi premierën e operës me dy akte, "Anna Bolena". Me muzikë të Gaetano Donizzetit dhe libret të Felice Romanit në skenën shqiptare erdhi me regji të Eleonora Paternitit, skenografi të Platon Bardhit, kostume të Sartoria Arigos. Dirigjent kori ishte Dritan Lumshi ndërsa mjeshtër koncentrues dhe dirigjent orkestre Marco Berdondini. Salla e mbushur plot dhe duartrokitjet e publikut në të katër netët që u shfaq kjo kryevepër e belkantos, dëshmuan për suksesin e merituar. Vlerësime maksimale dhanë specialistët edhe nëpër ekranet televizive dhe faqet e shtypit. Për ne, është kënaqësi të botojmë shkrimin e regjisorit francez, Frantz Helmer.

141
  Dhjetëra zbulime lidhur me abuzimet seksuale të kryera nga priftërinj katolikë. Dorëheqje peshkopësh të akuzuar se kishin "mbuluar" fajtorët. Masa të jashtëzakonshme nga ana e Vatikanit

Skandali pedofili dhe masat e Vatikanit


Vatikani: "Toleranca zero" për pedofilinë

Dhjetëra zbulime lidhur me abuzimet seksuale të kryera nga priftërinj katolikë. Dorëheqje peshkopësh të akuzuar se kishin "mbuluar" fajtorët. Masa të jashtëzakonshme nga ana e Vatikanit. Skandali pedofili duket një valë e pandalshme dhe Benedikti XVI kërkon falje dhe takon viktimat: opsioni i tij është "toleranca zero".

Tri herë në katër ditë. Florida, Irlandë, Belgjikë: më 20, 22 dhe 23 prill buletinit të Sallës së Shtypit i është dashur t'i referohet paragrafit "famëkeq" numër 2 të Rregullit 401 të Kodit të së Drejtës Kanonike. Tri peshkopë janë detyruar të japin dorëheqjen e tyre dhe jo për motive shëndeti apo moshe. "Peshkopi dioqezian që për pamundësi apo për shkak tjetër do të rezultonte më pak i përshtatshëm në kryerjen e detyrës së tij, ftohet gjallërisht që të japë dorëheqjen nga posti". "Shkaku i rëndë" për John C. Favalora nga Miami dhe për James Moriarty nga Kildare dhe Leighlin, ka qenë mbulimi i garantuar i priftërinjve të dioqezave të tyre të akuzuar për pedofili; Roger Joseph Vangheluwe nga Bruges në fakt ka dhënë dorëheqjen pse kanë abuzuar shumë herë me një minoren, përpara dhe pas urdhërimit episkopat. Afërsia e tri ngjarjeve godet, por nuk habit, pasi harta e skandalit që është dizenjuar në këto dekada nuk kursen asnjë vend dhe para tyre peshkopë të tjerë kishin paraqitur dorëheqjet për të njëjtat motive.

Por gjatë këtyre muajve të fundit breshëria e denoncimeve ka pësuar një përshpejtim. Sikur linja e "tolerancës zero", e ravijëzuar si strategji e Benediktit XVI megjithë disa rezistenca të brendshme në Kurinë romane dhe në peshkopata, të kishte shpërthyer ndodhi të asgjësuara, të shtypura dhe të "harruara" për jetesë të qetë, për ndjenjë faji, për një klimë heshtjeje dhe shtrëngimi psikologjik.

"Investigimin e parë e kemi bërë 25 vjet më parë, mbi një prift nga Louisiana, Gilbert Gauthe, i akuzuar se kishte ngacmuar seksualisht dhjetëra fëmijë. Sot ngjarja ka arritur nivelet e larta të strukturës ekleziaste, duke cekur Papën Benedikti XVI", tregon Thomas Fox, Drejtor i National Catholic Reporter. Emër i shquar i katolicizmit amerikan, NCR-ja i ka ndjekur në këto vite me vijueshmëri rastet e abuzimit në 360 gradë, pa u frikësuar nga kush e akuzonte se "po hidhte baltë" mbi institucionin, mbi një Kishë që sot paguan një llogari shumë të kripur për ngjarje që kanë çuar në falimentin dioqeza të ndryshme dhe në reduktimin në gjendjen laikale të priftërinjve të ndryshëm.

"Faktet publike filluan në vitet '80, në kuadrin kanadez, dhe më pas u bënë një problem irlandez, anglez dhe i gjithë Europës së Veriut. Është një sezon që zgjat prej të paktën 20 vjetësh dhe ka si pika fokale rastin amerikan, ku janë marrë vendimet më të rëndësishme me reduktimin në gjendjen laikale të të interesuarve dhe rasti irlandez", shpjegon At Lorenzo Prezzi, dehonian, Drejtor i periodikes Il Regno, që gjatë këtyre viteve e ka ndjekur më saktësi ndodhinë. Nëse në Shtetet e Bashkuara është filluar më parë dhe qysh tani mund të flitet në të ardhmen, në Itali denoncimet janë në fakt të vonshme dhe, sipas At Prezzi, në mënyrë të arsyeshme mund të supozohet se "duhet të ndodhë këtu siç ka ndodhur tjetërkund: kur disa janë ekspozuar dhe një gjë e tillë ka gjetur konsensus në opinionin publik, ka shpërthyer një lloj vale denoncimesh, që u përkasin ndodhive të vonshme, por edhe atyre shumë të largëta në kohë. Edhe tek ne pres që gjëja të mos zgjidhet me shpejtësi. Duhet pajisur me zgjedhje operative për të shmangur rënien brenda emergjencës me naivitet. Kisha italiane ndoshta i ka disa muaj kohë për të ekzekutuar një seri hipotezash dhe për të marrë përsipër modalitetet e komunikimit më efikas përsa i përket imazhit të Kishës për opinionin publik".

Të nxjerrë në dritë "gjënë" ka ndodhur dhe të kuptosh "pse-në", janë dy linjat e analizës që dioqezat lokale po tentojnë të ndjekin, duke vënë në zbatim strategji veprimi që në këto muajt e fundit tregohen me vendosmëri nga ana e Vatikanit. Vendi i parë që është prekur nga skandalet janë Shtetet e Bashkuara, nga fundi i viteve '90. Priftërinj dhe fetarë të denoncuar, peshkopë dhe superiorë kongregacionesh të akuzuar për "mbulim". Figura më e shquar, që i pranon "gabimet e vlerësimit" të tij, pezullon 8 klerikë dioqezianë për abuzim seksual ndaj minoreneve, dhe është detyruar të japë dorëheqjen, më 13 dhjetor të vitit 2002, është Kardinali Bernard Francis Laë, Arqipeshkëv i Boston (sot arqiprift i bazilikës pontifike të Santa Maria Maggiore). Në qershor të po të njëjtit vit, pas një grumbullimi të jashtëzakonshëm në Romë, të 285 peshkopët e Shteteve të Bashkuara votojnë një tekst kundër pranisë së priftërinjve pedofilë në Kishë. Sipas një hetimi komisionar nga Konferenca Episkopale Amerikane për John Jay College of Criminal Justice, nga viti 1950 deri më 2002, priftërinjtë e akuzuar për marrëdhënie seksuale me minorenë kanë qenë 4392.

Në Irlandën katolike skandali fillon në vitin 1994, me rastin e klerikut premostratens Brendan Smith, i dënuar me 4 vjet burg për dhunë ndaj fëmijëve në Irlandën e Veriut dhe më pas i arratisur në Irlandë. Në vitin 1999 një dokumentar i gazetares Mary Raftery, më pas i bërë libër, ilustron mijëra dhunimet e kryera për dekada të tëra në institutet shtetërore të dhëna në menaxhim klerikëve dhe të destinuar për jetimë dhe fëmijë familjesh në rrezik (Industrial schools) apo minorenë të dënuar për krime (Reformatory schools). Kisha e Irlandës boton në shkurt të vitit 2005 dokumentin Our children, our Church, që përcakton krijimin e një shërbimi fetar special në çdo famulli në mbrojtje të fëmijërisë, por në vitin 2009 dy raporte qeveritare, Ryan Report dhe Murphy Report, dokumentojnë abuzimet e kryera në shkollat dhe në institutet katolike irlandeze, në veçanti në Dublin, duke filluar nga vitet '30 të shekullit të kaluar. Murphy Report zbulon veç të tjerash se 6 peshkopë, pavarësisht denoncimeve të viktimave apo të familjeve të tyre, i kanë mbuluar fajtorët për më shumë se 30 vjet. Nga 6 të akuzuarit, 4 dhanë dorëheqjen dhe për momentin 3 dorëheqje janë pranuar (kanë dhënë dorëheqjen: John Magee, ish-Sekretar i Palit VI, Gjon Palit I dhe Gjon Palit II, tashmë i pezulluar nga Dioqeza e Cloyne; Donal Murray, Peshkop i Limerick dhe James Moriarty, Peshkop i Kildare and Leighlin). Kanë depozituar dorëheqjet, akoma jo të pranuara nga Papa, edhe Raymond Field e Eamonn Walsh, Peshkopë ndihmës të Dublin. Kurse nuk dorëhiqet Martin Drennan, Peshkop i Galway dhe Kilmacduagh, ndërsa Imzot Dermot O'Mahony është tashmë në pension.

Pasi u ka kërkuar qysh në vitin 2006 peshkopëve irlandezë që të përcaktojnë vërtetësinë e fakteve dhe të hedhë në lojë masa sigurie, Benedikti XVI në dhjetorin e vitit 2009 takon primatin e Irlandës, Sean Brady dhe në shkurt 24 peshkopët e vendit. Pastaj më 19 mars boton një "Letër katolikëve irlandezë" të paralajmëruar. Duhet shtuar se më 17 maj Kisha e Irlandës ka bërë të njohur raportin e dytë vjetor të Komisionit Kombëtar për Mbrojtjen e Minorenëve. Nga 1 prilli 2009 deri më 31 mars 2010, lexohet në raport, janë grumbulluar 200 denoncime të reja për abuzime, të gjitha të përcjella autoriteteve civile. Duke paraqitur raportin, Primati Sean Brady ka shpallur formimin e 2356 personave që në vitet e ardhshme do t'i kushtohen ruajtjes së fëmijërisë në famullitë e të gjithë vendit. "Në vitet që më mbesin si Arqipeshkop i Armagh", ka shtuar Brady, "do t'i kushtohem tërësisht kësaj vepre shërimi, pendimi dhe rinovimi të treguar Kishës irlandeze nga Benedikti XVI". Një lajmërim që hedh poshtë zërat e dorëheqjes së primatit për mbulime të supozuara.

"Rasti Irlandë" është domethënës jo vetëm për përmasat e tij, por edhe pse letra e Papës për katolikët irlandezë përbën një tekst kyç për menaxhimin e komunikimit të Selisë së Shenjtë lidhur me argumentin. Në tekst Benedikti XVI thekson: "Vetëm duke shqyrtuar me vëmendje elementët e shumtë që i dhanë jetë krizës së tashme është e mundur që të kryhet një diagnozë e qartë e shkaqeve të saj dhe të gjenden ilaçet efikase. Sigurisht, midis faktorëve që kontribuan mund të numërojmë: procedura të papërshtatshme për të përcaktuar aftësinë e kandidatëve për të qenë prift dhe për jetën fetare; formim njerëzor, moral, intelektual dhe shpirtëror i pamjaftueshëm në seminare dhe në periudhat e stazhit; një tendencë në shoqëri për ta favorizuar klerin dhe figura të tjera në autoritet dhe një preokupim i pavend për emrin e mirë të Kishës dhe për të shmangur skandalet, që kanë çuar si rezultat në aplikimin e munguar të dënimeve kanonike në fuqi dhe në ruajtjen e munguar të dinjitetit të çdo personi".

Fjalë që e kanë bërë dokumentin një lloj Magna Charta të destinuar për peshkopatat e të gjithë botës. Në fakt, përveç rasteve të bujshme të Shteteve të Bashkuara dhe Irlandës, Kisha të tjera janë duke vuajtur prej gjithë ndodhisë. Midis takimit të Papës me Primatin irlandez dhe botimit të letrës shpërthen në muajin janar "afera Gjermani". Është At Klaus Mertes, Rektori i Kolegjit Canisius, i ngritur nga jezuitët në Berlin, ai që denoncon fakte të ndodhur në vitet '70 dhe '80. Avokatja Ursula Raue, e ngarkuar nga jezuitët për të investiguar lidhur me faktet që i përkasin Kompanisë, flet për 160 viktima të mundshme dhe 12 autorë të supozuar, midis fetarëve dhe laikëve. Skandali prek edhe urdhra dhe dioqeza të tjera gjermane. Sipas Der Spiegel, pothuajse nja 100 priftërinj dhe laikë dyshohen për akte pedofilie të kryera nga viti 1995 e deri më sot në 27 dioqezat gjermane. Më 2 prill Imzot Robert Zollitsch, President i Konferencës Episkopale Gjermane dhe Peshkop i Fribourg, në një letër zyrtare flet për "plagë që nuk janë më të shërueshme" dhe kërkon që "autoritetet publike të pranohen sa më shpejt të jetë e mundur dhe që prokurorët të kenë akses ndaj çdo elementi informativ të mundshëm".

Në këto muaj të fundit një numër në rritje katolikësh gjermanë ka kërkuar fshirjen e listave famullitare, ndërsa regjistrohet dorëheqja e Walter Mixa, Peshkop i Augusta, e hetuar pë dhunë ndaj minorenëve dhe pedofili. Skandali përfshin institucione arsimore protestante dhe laike. Qeveria gjermane ka ngarkuar tri ministre femra, përgjegjës respektivisht të dikasterit të Drejtësisë, të Familjes dhe të Arsimit, që të merren me problemin. Veç kësaj, ka emëruar mbrojtëse civile të viktimave Christine Bergmann, ish-Ministre për Familjen në qeverinë e qendrës së majtë. Në një tryezë të rrumbullakët me përfaqësuesit e shkollave dhe të kishave, të mbajtur më 23 prill, janë përcaktuar procedura ndërhyrjeje për shkollat dhe një fushatë sensibilizimi midis studentëve. Veç kësaj, ministri i Drejtësisë ka hapur diskutimin lidhur me dëmshpërblimet e viktimave.

Në Austrinë fqinje - ku regjistrohet dorëheqja e Bruno Becker, At superior i Abacisë Sankt Peter në Salzburg, i cili ka pranuar se ka abuzuar me një të ri austriak 40 vjet më parë - Kardinali Christoph Schönborn ka vendosur që të krijojë një komision të pavarur, të kryesuar nga një femër, Waltraud Klasnic, dhe pa priftërinj brenda tij, për të hedhur dritë lidhur me rastet e denoncuara.

Në një letër të hapur të përhapur më 22 prill kërkojnë falje për abuzimet e kryera nga të konsakruar dhe nga laikë që kanë përgjegjësi në Kishë peshkopët e Konferencës Episkopale të Anglisë dhe të Uellsit. Të njëjtat tone në notën e klerikëve zviceranë, të përhapur më 30 mars. Në Belgjikë, përveç rastit të Peshkopit të Bruges, sipas asaj që është denoncuar nga Primati André-Joseph Léonard, Arqipeshkëv i Brukselit, do të ishin nja 20 rastet që përfshijnë ekleziastë në shqyrtim të një komisioni special të krijuar nga Konferenca Episkopale Belge. Kurse në Norvegji i takon ish-Peshkopit të Trondheim, Georg Mueller, që të përfundojë në faqet e para të gazetave: 20 vjet më parë, kur ishte famullitar, abuzoi me një fëmijë të korit. Më pas, i bërë Peshkop, e rrëfeu krimin në vitin 2009, pasi lajmi kishte dalë në sipërfaqe dhe krimi kishte rënë në parashkrim. Selia e Shenjtë e pezulloi, por pa i dhënë as publicitet gjësë, as duke e denoncuar, sipas dëshirës së viktimës. Njoftime për abuzime dhe kërkesa faljeje vijnë nga Meksika, nga Afrika e Jugut, nga Australia dhe nga CEDOI, Konferenca Episkopale që përmbledh ishujt e Oqeanit Indian.

Fortësia e akuzave që kanë prekur Kishën katolike ka bërë që të lëkundet kredibiliteti i niveleve drejtuese. Disa raste, të përcjella nga shtypi, kanë lënë pa fjalë për mënyrën sesi janë menaxhuar nga peshkopët lokalë apo nga Roma, me fajtorin të pa larguar dhe të pa vënë në gjendje për të mos dëmtuar pas denoncimesh të përsëritura. Për shembull, është rasti i At Lawrence Murphy në një shkollë për ata që nuk dëgjojnë në Wisconsin apo i At Stephen Kiesle në Dioqezën e Oakland. Benedikti XVI është kontestuar për episodet e ndodhura, ndërsa ishte Arqipeshkëv i Mynihut, pastaj si kreu i Kongregacionit për Doktrinën e Fesë, organizëm që qysh nga viti 2001, mbi bazën e motos Sacramentorum sanctitatis tutela, ka kompetencën ekskluzive lidhur me rastet e pedofilisë, të hequra kështu nga juridiksioni i dioqezave. Selia e Shenjtë u është përgjigjur saktësisht akuzave dhe më 12 prill ka botuar në uebfaqen e saj një lloj vademecum që sqaron lidhur me procedurën e ndjekur nga Roma kur duhet të përballohen raste abuzimesh seksuale.

Nëqoftëse Papa ka demonstruar se gjithsesi e ka të qartë objektivin "tolerancë zero - asistencë për viktimat", në episkopata dhe në Vatikan janë ndeshur, edhe në mënyrë të ashpër, linja të ndryshme. Disa ngjarje kanë qenë sqaruese: shkishërimi zyrtar i Kardinalit Darío Castrillón Hoyos, që në një intervistë për CNN-in kish konfirmuar mundësinë e një letre miratimi të tij, të dërguar në vitin 2001, kur ishte në krye të Kongregacionit për Klerin, tek Peshkopi Pierre Pican i Bayeux-Lisieux, pasi kishte refuzuar të denonconte një prift të dioqezës. Rene Bissey, i dënuar me 18 vjet burg pse ka përdhunuar një fëmijë dhe ka abuzuar me 10 të rinj të tjerë. Episodi tjetër ka qenë sulmi i rëndë i Arqipeshkëvit të Vjenës, Kardinalit Schönborn, ndaj Dekanit të Kolegjit Kardinalor, ish-Sekretarit të Shtetit vatikanas, Angelo Sodano, i akuzuar se kishte ofenduar viktimat e abuzimeve seksuale, duke e quajtur ndodhinë "një muhabet në erë" dhe se kishte manipuluar në kohën e tij hetimin ndaj akteve të pedofilisë të kryera nga Arqipeshkëvi i kryeqytetit austriak, Hans Hermann Groer.

Kjo qartësi me të cilën është shprehur Schönborn, nxënës i Ratzinger, në njëfarë mënyre ka risistemuar debatin lidhur me rolin e shtypit: nëqoftëse në një moment të parë duket se kishin të drejtë qytetarie edhe idhtarët e hipotezës së "komplotit mediatik" në dëm të Kishës, sot kësaj linje i është mbyllur goja nga pozicionimet me sens unik: për të përmendur një të vetëm, atë të sekretarit të Konferencës Episkopale Italiane, Imzot Mariano Crociata, i cili në mbledhjen e organizimit ka deklaruar: "Çdo përgjithësim është i padrejtë: si në besimin se pas çdo prifti fshihet një pedofil potencial, ashtu dhe në të kundërtën, që akuzar e pedofilisë janë vetëm fryt i një komploti të arkitektura kundër Kishës (...), vetëm një sajesë mediatike".

Thomas Fox, Drejtor i National Catholic Reporter, në një editorial të kohëve të fundit tenton që t'i përgjigjet pyetjes që shumë janë duke e ngritur: "Kur do të përfundojë e gjitha kjo?". Përpara se të përfundojë, shkruan Fox, duhet që të bëhet një bilanc i hapur dhe transparent. "Por kjo kërkon veprime të paprecedent në Kishën katolike, pasi nëqoftëse përtej 'gjësë' nuk kuptohet 'pse-ja', çfarëdo reforme do të jetë afatshkurtër. Një shqyrtim i strukturave të Kishës, i llojit të qeverisjes dhe me të njëjtin hap i mësimit dhe i qëndrimit ndaj seksualitetit janë të gjitha tema për t'u hetuar. Rezistimi, siç do të donin disa, vetëm do ta zgjaste agoninë".

Zëdhënësi vatikanas: rregull dhe rinovim

Prej muajsh është në vijën e parë. At Federico Lombardi e ka filluar detyrën e tij si Drejtor i Sallës së Shtypit të Selisë së Shenjtë në vitin 2006, duke saktësuar menjëherë se nuk është "zëdhënësi i Papës", siç kishte qenë Joaquin Navarro Valls me Gjon Palin II. Jezuiti synonte që kishte një profil më të manovrueshëm, një rol më shumë si administrator i informacionit vatikanas sesa si protagonist i skenës mediatike botërore. Kriza e pedofilisë i ka hedhur në erë planet e tij. Me hir apo me pahir, Lombardi është gjetur i katapultuar në një prej furtunave më të mëdha që ka prekur ndonjëherë Kishën katolike botërore. Si protagonist. U është përgjigjur pyetjeve të rrjeteve ndërkombëtare; u është kundërvënë kontestimeve ndaj rolit të tashëm dhe të kaluar të luajtur nga Papa Ratzinger; ka shpjeguar, saktësuar, sqaruar. Gjithmonë në vetën e parë, shpesh i vetëm, duke u zemëruar rrallë dhe duke u bërë gjithnjë e më shumë fytyra dhe zëri i Pontifikatit. Në kontakt gjithnjë e më të ngushtë me Benediktin XVI dhe me skuadrën e Kurisë që menaxhon ditë për ditë emergjencën, At Lombardi është bërë divulguesi unik dhe i autorizuar i "tolerancës zero" që Ati i Shenjtë ka dashur të ekspozojë ndaj priftërinjve pedofilë. Në këtë intervistë, jezuiti nuk i zbulon modifikimet normative që Selia e Shenjtë po përpunon prej muajsh lidhur me sanksionet ndaj abuzimet seksuale të minorenëve nga ana e priftërinjve, por bën përmbledhjen e situatës së krizës që e ka dëmtuar më shumë kredibilitetin e Kishës dhe, paradoksalisht, ndoshta i ka dhënë formë, më shumë se çdo episod tjetër i së kaluarës, pontifikatit të Joseph Ratzinger.

- Kisha është nën sulm? Gjatë të gjithë periudhës në të cilën ka shpërthyer skandali pedofili, masmediat kanë ushqyer paragjykimin apo ndihmuar pastrimin?

Komunikimi në botën e sotme është i larmishëm, ka aspekte pozitive e negative, paraqet rreziqe dhe potencialitete të mëdha. Duhet të dish të dallosh në një panoramë që është shumë e larmishme dhe që shpreh pikëpamje, pozicione, interesa shumë të ndryshme midis tyre. Sigurisht, fakti që mediat janë globalizuar ka çuar në një jehonë shumë të madhe të temës së pedofilisë, e cila në realitet paraqet diferenca nga vendi në vend, përgjegjësi të ndryshme dhe kohë të ndryshme në të cilat është manifestuar. Rreziku ka qenë që të krijohej një klimë në të cilën bëhej më e vështirë të përballoheshin me saktësi situatat e ndryshme. Kjo nuk e përjashton faktin që Kisha e ka përjetuar këtë presion - të shprehur nganjëherë me vlerësime jo objektive apo sipërfaqësore - si stimul ndaj konvertimit. Kisha, siç e ka thënë edhe Papa, sidomos në këto javët e fundit, ka kaluar një përvojë të fortë vuajtjeje dhe një stimul të fortë për të kuptuar urgjencën e pastrimit dhe të impenjimit për të shmangur me të gjitha mënyrat që këto gabime të përsëriten.

- Ju keni thënë: "Bëhet fjalë për të rizbuluar dhe riafirmuar sensin dhe rëndësinë e seksualitetit, të virgjërisë dhe të marrëdhënieve afektive në botën e sotme". "Revolucioni seksual" nuk duhet të jetë objekt demonizimi, por kuptimi?

Mendoj se duhet futur problematika e Kishës në atë më të gjerë të shoqërisë. Është përqendruar shumë mbi abuzimet seksuale të minorenëve nga ana e priftërinjve. Le ta zgjerojmë shikimin. Të mos shikojmë vetëm tek priftërinjtë, por në seriozitetin e abuzimeve të minorenëve në përgjithësi. Veç kësaj, nuk janë vetëm abuzimet e minorenëve. Një abuzim ndaj një vajze 17-vjeçare është shumë i rëndë dhe kur ajo është 18 nuk është më i rëndë? Mund të bëhet një alibi për Kishën të thuash se pedofilia nuk është vetëm e Kishës, por mund të bëhet një alibi për të tjerët kapja vetëm me priftërinjtë. Duhet kuptuar se në shoqërinë aktuale raportet seksuale sfidohen nga mënyra me të cilën komunikimet sociale e paraqesin seksualitetin, nga një vizion lirie dhe subjektivizmi që nuk e njeh rëndësinë e rregullave e të normave në këtë fushë. Le ta bëjmë pyetjen sesi Urdhërimi i Gjashtë dhe morali seksual konfrontohen me këtë situatë. Ajo e pedofilisë tek Kisha është një pikë specifike, ndoshta më e rënda, por i përket rendit dhe kaosit të raporteve seksuale. Nuk bëhet fjalë vetëm për t'u thënë priftërinjve "nuk duhet të abuzoni me më të vegjël se 18 vjeç", por për t'i ndihmuar që ta jetojnë seksualitetin e tyre në mënyrë të matur, të qetë dhe moralisht të përgjegjëshme në shumë dimensione, nga përdorimi i instrumenteve të komunikimit tek mënyra me të cilin hyjnë në raport me të tjerët, edhe të rritur, burra e gra.

- "Civiltà cattolica" shkruan se mund të tërhiqet në mënyrë iluuzive nga bota e seminarit kush ka një seksualitet të papjekur dhe të sëmurë. Ka, për shembull disa peshkopë të botës gjermanishtfolëse, që kanë arritur të vënë në dyshim detyrimin e beqarisë. Si të përballohet problemi i formimit të priftërinjve?

Më duhet të them se kur shikoj përreth nuk shikoj, midis njerëzve që takoj jashtë nga seminari, të gjithë njerëz seksualisht të pjekur! Nuk e mohoj që ekzistojnë probleme specifike në një mënyrë kryesisht mashkullore të rinjsh që jetojnë sëbashku. Dhe të duash t'i thellosh dhe përballosh siç duhet është shumë e drejtë. Por nuk është se të gjitha problemet janë vetëm në seminar. Gjithsesi, problemet mund të përballohen siç duhet pa e hequr beqarinë.

- Pse në të kaluarën nuk ekzistonte ndjeshmëria e duhur lidhur me problemin e pedofilisë? Pse Papa Wojtyla dhe enturazhi i tij nuk qenë në gjendje që ta përballojnë, siç e demonstrojnë për shembull rastet e Atit Maciel dhe i Kardinalit Growr?

Unë mendoj se nuk duhet shikuar vetëm nga Kisha apo nga Selia e Shenjtë. Në shoqëri në përgjithësi ai i pedofilisë nuk ishte një argument për të cilin të flitej në mënyrë kaq eksplicite, të shpeshte dhe të qartë. Nuk është problem i Ëojtyla apo i Kurisë. Gjon Pali II ishte futur në një botë në të cilën nuk flitej, nuk ishin kaq të vetëdijshëm, nuk paraqiteshin denoncimet kaq shpesh. Disa prej rasteve të përcjella në këto javë të fundit në Shtetet e Bashkuara qenë denoncuar në polici, e cila nuk kishte bërë asgjë... Nuk ka qenë vetëm Kisha që e ka përballuar çështjen në mënyrë jo të përshtatshme. Kultura e përmbajtjes lidhur me këto tema në Kishë mund të ketë aspekte specifike, por problemi ka qenë i kulturës së përgjithshme.

- Atëhere pse, sipas jush, sot është tendenca për t'u përqendruar kaq shumë mbi Kishën?

Kisha ka një aspekt specifik të sajin pasi, duke i paraqitur si një autoritet moral me një mësim lidhur me seksualitetin veçanërisht rigoroz në shoqërinë aktuale, kontradiktat e mungesave apo e krimeve në këtë fushë bie në sy më shumë. Më duket e pamohueshme. Për këtë arsye, Kisha nuk tenton që t'i rihedhë problemet tek të tjerët. Problemet që tek ty bëhen më të rëndë dhe më shumë moralisht të kritikueshëm nuk janë vetëm tuat. Në këtë kuptim, shpresoj që përvojës dhe e impenjimit të veçantë që Kisha duhet të bëjë për të përballuar dhe ndrequr gabimet e saj mund të jenë të dobishëm edhe për të tjerët.

- I konsideroni të tejkaluara kritikat e drejtuara ndaj Ratzinger si Arqipeshkëv dhe Kardinal Prefekt i Kongregacionit për Doktrinën e Fesë? Rasti Hullerman, rasti Murphy, një normativë, ajo e vitit 2002, që nuk e pengon denoncimin ndaj autoriteteve publike, por as nuk e parashkruan...

Mua më duket se një vlerësim objektiv dhe një njohje efektive e rolit tënd tregon se Papa ka treguar një linjë rreptësie morale dhe rinovimi. Më duket absolutisht e qartë se ai është dëshmitar i rrugës së drejtë të institucionit të Kishës për ta përballuar problemin. Edhe si Prefekt, ai ka bërë një rrugë të tij vetëdijeje dhe kuptimi në rritje të problemit, pse jo dhe të urgjencës dhe të mënyrave të nevojshme për ta përballuar. Nuk dua të them se në të kaluarën ka qenë sjellja apo zgjidhja më e përsosur në të gjitha rastet e veçanta. Jemi në këtë tokë. Por më duket se asnjë prej argumenteve të ngritura kundër tij është manifestuar minimalisht i tillë sa ta vërë në pikëpyetje vlerësimin e funksionit pozitiv të tij në Kishë.

- Paradoksalisht dhe me gjithë dhimbjen që ka sjellë, a mund të pohohet se asnjë episod si kriza e pedofilisë i ka dhënë formë qeverisjes Ratzinger? Se, midis dorëheqjes së peshkopëve, takimeve me viktimat dhe ndërhyrjet e vazhdueshme në lëmin që formojnë pothuajse një mësim në vetvete, ka dalë jashtë me qartësi më të madhe se në kaluarën profili i pontifikatit të tij?

Unë ftoj që të kihet një shikim shumë më i gjerë në kohë. Janë 2 apo 3 muaj që gazetat kanë vështirësi të shikojnë gjë tjetër veç çështjes së pedofilisë, por besoj se ky pontifikat ka aspekte vazhdueshmërie dhe koherence mësimi në aspekte të ndryshme. Sigurisht, problematika e pedofilisë, sidomos në raport me opinionin publik dhe me aftësinë e Kishës për t'iu referuar mentalitetit të shoqërisë përreth është një fazë e rëndësishme e pontifikatit dhe përkufizimi personal i Papës, me vijueshmëri dhe koherencë, ka dhënë një kontribut përcaktues. Sigurisht, kjo ndodhi përbën një linjë të pontifikatit të tij të identifikueshëm si një pikë kritike e rëndësishme.

- A parashikohen takime të tjera të Papës me viktimat? Si i vlerësoni iniciativat lidhur me këtë pikë në nivelin e kishave lokale?

Siç është e njohur, insiativa të kësaj natyre nuk shpallen apo zbulohen përpara asnjëherë. Gjithsesi, nuk më konsiston asnjë projekt i veçantë që ka të bëjë me Papën. Benedikti XVI ka dhënë shembullin e tij dhe besoj se kjo është domethënëse edhe për peshkopët për të cilët paraqitet problemi.

- Pas krizës pedofilike, si e shikoni Kishën dhe Vatikanin e nesërm?

Kriza nuk është tejkaluar. Mendoj për të gjithë njerëzit që po u drejtohen qendrave të dëgjimit që janë hapur apo që kanë intensifikuar aktivitetin e tyre. Janë ndodhi për t'u përballuar me procese shumë të gjata shëndoshjeje dhe dialogu. Uroj që si fryt pozitiv i kësaj krize të bëhet realitet ftesa e Papës ndaj konvertimit, ndaj pendesës, ndaj rinovimit dhe ndaj impenjimit me qëllim që këto gjëra të mos ndodhin më. Uroj edhe që përtej specifikës të abuzimit ndaj minoreneve të jetë edhe një rast dhe një stimul për të thelluar çështjet që kanë të bëjnë me mbrojtjen e fëmijëve dhe të të rinjve në shoqëri, pse jo maturinë dhe koherencën e sjelljeve seksuale nga ana e priftërinjve dhe e të gjithë njerëzve.

(nga revista Jezus)

Përgatiti

ARMIN TIRANA

 

142
Sporti / Historia e mitit Maradona
« ne: 02-07-2010, 02:11:24 »
Ja historia e Maradonës, njeriut që ka qenë "më shumë" në fushë dhe jashtë saj, fenomen absolut kundër të gjithëve dhe bile edhe kundër vetes. Diego Maradona, ka qenë futbolli

Historia e mitit Maradona, seks, drogë, tango dhe futboll

Seks, drogë, tango (më shumë se çdo gjë tjetër disko-musik) dhe futboll. Futboll autori. Diego Maradona është ngacmues edhe kur shkon të ripeshkosh, duke rrëmuar në arkivin e pakufishëm të kushtuar atij.

Është ngacmuesm, sepse nga çdo anë që ta kapësh, ai të ikën nga dora. Është tepër me futboll, është tepër sidomos me pjesën tjetër, me "tjetrin" që ka shënuar jetën e tij dhe, për pasojë, futbollin botëror. Sepse, më mirë ta sqaroj menjëherë, Diego Maradona, fëmija i lindur me 30 tetor të vitit 1960 në Lanus, periferia e varfër e Buenos Airesit, ka qenë futbolli.

Në Botërorin e Meksikës ka magjepsur qindra milionë spektatorë dhe i ka bindur, me argumentin e vetëm bindës që ka në dispozicion një futbollist, zotësinë, që të bëjnë tifozllëk për të. Edhe kur shtetësia e atij që e admironte nuk ishte argjentinase. Në planin e spektakolaritetit të pastër është vendosur në nivelet e Pelèsë edicioni 1958 apo të Garrincha të Botërorit kilian në vitin 1962.

Në planin e rezultateve ka qenë superior ndaj Pelèsë dhe baraz me Garrincha. Në kuptimin që ka arritur ta fitojë kampionatin e botës, duke luajtur praktikisht i vetëm ose gjithsesi në një skuadër ku nuk kishte asnjë të krahasueshme (as për së largu) me të. Pelèja i vitit 1958 luante me Garrincha, Didì e kompani. Ai i vitit 1970 deri me Tostao, Rivelino, Jairzinho, Gerson e kompani. Maradona i Argjentinës kampione në Meksika 1986 ka qenë frymëzuesi, njeriu vendimtar. Njeriu i vetëm vendimtar. Pikërisht si Garrincha në vitin 1962 në Kili.

E kujtoj mirë atë ditë të largët të verës 1984, kur ra nga qielli në stadiumin San Paolo, pas traktativës së pafundme me Barcelonën. Kish qenë pikërisht Antonio Juliano, i plotfuqishmi i Napoli Calcio arma fituese e Presidentit Ferlaino, që me një "napoletanatë" të dëshpëruar të fundit (ngjitje nga porta e parme e fluturimit Barcellona - Roma, zbritje nga ajo e prapme, pasi që Caspart, Zëvendëspresidenti, dhe Nunez, Presidenti i klubit blaugrana, e kishin thirrur in extremis të frikësuar nëse ajo tërheqje kishte qenë e vërtetë, kish fituar lojën, duke e sjellë në Napoli. Të përditshmet napolitane shtypën edicione të jashtëzakonshme dhe gazetarët "Napolinotte" ua dhuronin gazetën makinave në radhë të ndodhura në Corso Vittorio Emanuele teksa shkonin për të festuar në Mergellina.

Dhe për orën e kurorëzimit, korrik 1994, gazetat e mëdha dërguan në tokën napolitane forcat më të mira. Giorgio Reineri krijoi atë nofkë, Fenomeni, që asnjëherë nuk ishte shfaqur në shtypin italian dhe që qysh atëhere, me F-në e madhe, vetëm Ronaldo, pas shumë vitesh e ka merituar. Atë ditë, stadiumi napolitan u mbush siç nuk ishte mbushur kurrë deri më atëherë. Ai, Diego, bëri vetëm një xhiro rreth stadiumit gjithsej, pesë mbajtje topi pa rënë në tokë në mesfushë i shoqëruar ng Josè Alberti, argjentinas - napolitan prej një jete, dhe më pas nga Canè, Ferlaino, Juliano, nga djelmoshat e të rinjve dhe sidomos nga Napoli, që ishte mbledhur aty për të shikuar me sytë e shqyer atë kokë me flokë kaçurrela që në fushat e blerta kishte bërë gjithçka. Pati buzëqeshje dhe pak fjalë, të parat në italisht, me atë "Faleminderit Napoli!" e ulëritur në qiell për përqafimin e paharrueshëm popullor. Më pas, ka ndodhur gjithçka. Ka ndodhur më shumë.

Më shumë se ajo që do të kish qenë e imagjinueshme nga çdo romancier. Jemi në hall'"imbarazzante" di cui sopra. Siqerisht e yll i pamundur - ndoshta në këtë pikë edhe i kotë - prapa kaq shumë kronike (shpesh të zezë) që ka shënuar Kohën e Diegos. Dy titull kampion kombëtar (1987 dhe 1989), një Kupë UEFA (1989) dhe një Kupë Italia nuk janë të mjaftueshme për të çertifikuar atë që Maradona ka qenë - jo vetëm për Napolin (që do të ishte ofendim), por për futbollin. Atë botëror. Sepse ai, heroi negativ, i keqi, më i dashuruari dhe më i urryeri, djalli, në fushë ka qenë i bukur, i mirë dhe i shkëlqyeshëm si askush tjetër. Një njeri i prekur nga një talent futbollistik i i pafundëm, talent që çdo herë që zbriste në fushat e blerta e shpërndante me bujari.

Napoli që nuk harron rrëfen me një rrënqethje melankolike atë që bënte në fund të çdo seance stërvitore, në fushën e vogël të Soccavo, në Centro Paradiso, selia sportive e shoqërisë kaltëroshe. sportiva azzurra. Fëmijët endacakë qëndronin urtë për një herë. Në heshtje, sëbashku me lojtarët e tjerë të skuadrës, me trajnerët (deri "ariu" Ottavio Bianchi), me drejtuesit, me gazetarët, fusnin hundën në rrjetin ndarës dhe kishin vështirësi edhe të kapërdiheshin: ai luante, dëfrehej me topin, i vetëm, si fëmijë. Një spektakël i vërtetë, i pastër, shumë i lartë. I paparë ndonjëherë.

Sigurisht që, Maradona ka qenë kampioni "më i vështirë" për t'u kapur. Jo për mbrojtësit, që nuk ia kanë arritur pothuajse kurrë, por për atë karakter të egër, rebel, të një njeriu që nuk dinte t'i nënshtrohej asnjë lloj kompromisi, që ecte kundër korracatave si një pasdaran i çmendur. Gjithmonë dhe vetëm me rriskun dhe rrezikun e tij. Diego ka vdekur (metaforikisht) i vetëm, duke mos tërhequr pas vetes asnjë në humnerë. Bile duke qenë gjithmonë i adhuruar dhe i mbrojtur nga shokët e skuadrës së tij. Deri në fund. Sepse e dinin që ai në fushë do të linte shpirtin (prej kohësh të shitur Djallit, kjo po), por edhe këmbët që të fitonte. Pastaj, nëqoftëse skuadra fitonte, ata, shokët, do të bëheshin të pasur e të famshëm, më të pasur dhe më të famshëm. Diego ka ecur kundër të gjithëve, edhe kundër vetvetes.

Ka ecur sidomos kundër të fuqishmëve që ka hasur në rrugën e tij dhe e ka bërë me shpërfillje, duke thënë gjithmonë atë që mendonte. E ka thënë përpara fytyrës së Havelange dhe Blatter sem shorti i Italia '90 ishte "kombinuar", e ka thënë - pas lotëve të zemëruara të stadiumit Olimpico, kur romanët fishkëllyen himnin argjentinas vetëm pse ishte ai dhe se ajo penallti Gjermanisë ishte dhënë, sepse FIFA nuk e donte Argjentinën kampione (dhe të gjitha moviolat e botës më pas e kanë provuar), ka quajtur të pazotin Pelè, të paaftë Menotti, të korruptuar Presidentin e Republikës së tij, Carlos Menem (…), të njëjtën gjë ka bërë në Itali me Franco Matarrese, me krerët e arbitrave, me Presidentin e Napolit Calcio, Corrado Ferlaino, me të gjithë. Gjithmonë, "duke e nxjerrë fytyrën" personalisht, siç thoshte ai. Natyrisht, jo gjithmonë kishte të drejtë (shumë shpesh po), por ky qëndrim e nderonte.

Ka fituar një Botëror (1986) absolutisht i vetëm, atë të golit "me Dorën e Zotit", dhe atë gol hyjnor tjetër të shpikur, duke u nisur nga mesfusha dhe duke i dribluar të gjithë, edhe portierin; një Botëror tjetër i është mohuar në Itali (pikërisht në vitin 1990) me arbitrimin skandaloz në finalen kundër Gjermanisë; së fundi një i tretë, ai i vitit 1994, i shkatërruar kur Havelange dhe Blatter (President dhe Sekretar i Përgjithshëm i FIFA-s) "e kanë kuptuar me vonesë - siç ka thënë ai më pas - se Argjentina do ta fitonte titullin, me të cilën ata të dy, për arsye komercialo - publicitare, do të donin me çdo kusht që të merrte pjesë edhe Maradona, edhe pse tashmë kokainoman i deklaruar dhe i rrëfyer. Dhe kanë dalë në sipërfaqe dyshimet dhe thashethemet mbi marrëveshjen, joshortim antidoping që qenë në bazën e kësaj pjesëmarrjeje të shtrënguar. Marrëveshje, siç dihet, e tradhëtuar nga krerët e futbollit botëror kur Argjentina ishte dukshëm një prej skuadrave më efikase, në atë pikë favoritja kryesore për fitimin e titullit. Dhe ajo "e përdorur: ka qenë goditja finale për një karrierë tashmë në bëlbëzimet e fundit. Por kokaina nuk ia kish gllabëruar akoma trupin dhe mendjen, Diego Maradona kish qenë Zot në Napoli. Nuk është e vërtetë se njerëzit, shumë nga largimi i tij, në Montecalvario ashtu si në Sanità, në Posillipo ashtu si në Quartieri Spagnoli, e duan më pak.

Baret, vendet e takimit, klubet, shtëpitë e 40-vjeçarëve aktualë dhe më shumë, natyrisht, janë akoma një himn për të, muret e veshura me posterat e tij. Sikur të luante akoma sot me Napoli. Megjithatë në mes, midis lavdisë dhe sukseseve, është Maradona tjetër, ai që do të ofendonte qytetin, ai i Cristiana Sinagra, nëna e djalit napolitan të tij, Diego Jr. - mashkulli që e shoqja, Claudia Villafanes, nuk ka arritur t'ia japë - është Maradona i donna Carmela Cinquegrane, "zonjës" që i siguronte femra dhe "gjë", netët me "dhomën private" në të cilën të qëndronte me prostitutën e radhës, Maradona i frekuentimeve të çuditshme, i klubeve ekuivoke, i kamorras, miku i familjes Giuliano në Forcella, ai i fotografive në vaska banje prej floriri me Carmine Giuliano, i quajtur O'Lione, i plumbave të "firmosur" kundër makinës së tij, i atij titulli (1988) të dhuruar Milanit në mënyrë aq të habitshme (4 pikë avantazh në klasifikim, 41 me 37, në një kohë që fitorja kishte vlerën e 2 pikëve, 5 javë përpara përfundimit të kampionatit), Maradona i dyshuar dhe i akuzuar nga një prej mburravecëve të shumtë napolitanë, i penduari Pietro Pugliese, se nuk është vetëm toksikoman, por edhe shpërndarës droge (çfarë çmendurie). Me një fjalë, pikërisht, gjithçka dhe më shumë.

Nuk dua të ndalem këtu dhe të kujtoj vetëm lloqe dhe dyshime të pështira (për shembull, procesin për shpërndarje dore natyrisht që e ka stërfituar, "pasi fakti nuk ekziston", ajo është një histori e lexuar dhe rilexuar, e shkruar dhe e rishkruar njëmijë herë. Por, parasëgjithash më vjen të kujtoj një Diego Maradona në qejf, i gëzuar, gjithmonë i dashuruar pas femrave dhe lojës së bukur. Maradonan që për martesën thoshte: "Është një zgjedhje besnikërie heroike dhe heroizmi është i shpirtrave të zgjedhur... unë nuk jam i sigurtë se jam i tillë". Gjithmonë lidhur me besnikërinë: "Unë nuk e kam tradhëtuar asnjëherë Claudia (qeshje) por, nëqoftëse do ta tradhëtoja, nuk do ta rrëfeja asnjëherë".

Por me gratë, me erotizmin, shpërthente. Pa shkuar për të rrëmuar midis veseve të mëpasëm, kujtoj me dëshirë atë që u thoshte grave. "Më eksitojnë kur shtriqen për shtatë palë qejfe apo kur përkulen, duke të treguar të prapmen… Një grua bëhet seksi nga mënyra e të zhveshurit, për shembull me një këmishë gjysëm të zbërthyer apo me një fustan të gjatë me një çarë të madhe". Lidhur me homoseksualët: "Është mirë që të shumëfishohen, kështu rritet kërkesa për meshkuj të vërtetë".

Kam qenë në martesën e Maradona në nëntor të vitit 1989, në Buenos Aires. Luks i pambarimtë, hakmarrja e kujt ka lindur i varfër, pritja në katin e 21-të të Hotelit "Sheraton" pas ceremonisë në kishë me babain e Diego, i mallëngjyer dhe krenar që kish veshur frakun. Diego argëtohej atëhere. Tashmë ishte i droguar prej vitesh, por nuk kishte filluar zbritja drejt Ferrit. Në atë Napoli të zi që ishte i gatshëm ta mirëpriste. Do të vinin menjëherë denoncimet, historia me Cristiana Sinagra, vajzën e parrukierit nga Vomero, që ka marrë prej tij atësinë e djalit, por sidomos seancat e pyetjeve dhe hetimet e Prokurorisë, të penduarit, denoncimet për trafikun ndërkombëtar të drogës me Cinquegrane e sipërpërmendur dhe trafikantin tjetër Italo Jovine (një aferë e shpërthyer në fillimet e shkurtit 1991), deri në skualifikimin e parë për doping (kokaina, natyrisht) pas ndeshjes Napoli - Bari të së dielës 17 mars 1991. Erdhën edhe arratitë, kapja nga ana e policisë në një dhomë të Buneos Airesit, ndërsa një muaj më pas, si i droguar i mjerë, "bëhej" në mënyrë të tërbimtë, me ata sy haluçinantë që nuk e kam pasur më të mundur t'i harroj.

U dërgova sërish në Buenos Aires për të kuptuar dhe mësuar nëse do të kthehej vallë më ndonjëherë në një fushë futbolli. Nuk i ngjiti asnjëherë gazetarët në apartamentin e tij. Herëpashere mbërrinte ndonjë mjek, ndonjë psikiatër dhe diçka arrihej të mësohej. Nga trotuari i rrugës ku qemë grumbulluar të gjithë një herë kemi parë dritaren e katit të katërt të hapej dhe kokën e Diego që të dilte prej saj. Ulërinte tamam si një i shkalluar: "Lermëni vetëm, nuk mundem më, më lini vetëm me vajzat e mia...". Kurat i shërbyen pak, aq sa në Shtetet e Bashkuara, në Botëror, siç quhej dikur, një herë që sistemi e kish përdorur, u skualifikua sërish, përfundimisht (skualifikimi i parë, ai pas ndeshjes me Barin, qe për 15 muaj).

P.S. Botërori i Afrikës së Jugut e ka çuar lart, shumë lart. Zoti e ndihmoftë dhe mos e hedhtë sërish poshtë...

(Nga libri "Perda il Migliore", historia e Diego Armando Maradona, protagonist i paharruar i Botërorit 1986)

Përgatiti

ARMIN TIRANA

143
Kinemaja Online / Knight and Day
« ne: 16-06-2010, 20:37:18 »
Knight and Day eshte nje tjeter film qe 2010-ta do te sjelle ne kinemate boterore.
Filmi eshte nje nderthurje e komedise me aksionin, te cilat do te percillen nepermjet lojes se dy aktoreve te medhenj, Tom Cruise dhe Cameron Diaz
Regjizori i filmit eshte  James Mangold i cili ka drejtuar edhe me pare filma te suksesshem si  Land Cop  me Sylvester Stallone, Robert De Niro, etj etj
Filmi eshte xhiruar ne Boston dhe Bridgewate, ne qytetet spanjolle Cadiz dhe Sevill, si dhe ne Salzburg te Austrise.
Kandidate te tjere per rolin kryesor kane qene dhe Chris Tucker, Gerard Butler, Adam Sandler

Soundtrack eshte Black Eyed Peas me, "Someday,"

144
Kinemaja Online / " Bourne"
« ne: 16-06-2010, 20:11:58 »
Sdudio e fikmit Universal Pictures ka ne plan te risjelle ne kinemate boterore nje "Bourne" te katert.
The Bourne Identity ka qene i pari prodhim i kompanise nen regjine e Doug Liman dhe me aktoret  e njohur Matt Demon dhe Franka potente.
Filmi u realizua ne vitin 2002 dhe pati nje sukses te madh. pikerisht nga suksesi i tij u realizuan dhe dy pjese te tjera te filmit, The Bourne Supremacy (2004) si dhe The Bourne Ultimatum (2007)
Do te jete serish Matt Demon protagonist i pjeses se katert eshte ende e paqarte. demon ka theksuar se do te luante para kameras veten nese regjisor i filmit do te jete Paul Greengrass, regjisor ky i dy pjeseve te fundit Megjithate deri tani nuk eshte bere publik regjizori i filmit.
Universal Pictures deshiron te sjelle filmin e ri ne 2012-ten

145
Lëvizja Rinore për Bashkim zhvilloi aksionin e quajtur “+355”

Lëvizja për Bashkim ka zhvilluar të hënën para ndërtesës së Qeverisë së Kosovës aksionin e quajtur “+355”.

Organizata e të rinjve, Lëvizja Rinore për Bashkim, në kuadër të këtij aksioni vendosi pllakatin me kërkesën që Qeveria e Kosovës pa asnjë vonesë t’i fillojë bisedimet me organet përkatëse të Republikës së Shqipërisë për shfrytëzimin e përbashkët të kodit telefonik shqiptar.

“Kështu do të shkëpusnim edhe një lidhje me shtetin serb, përkatësisht në vend të prefiksit serb +381 ne do ta kishim prefiksin shqiptar +355”, theksohet në një komunikatë të kësaj partie.

Po ashtu, në kuadër të këtij aksioni, në mbarë qytetin e Prishtinës u shpërndanë fletëpalosje me sqarime lidhur me këtë çështje, ndërsa të dielën në mbrëmje të rinjtë e organizatës në shumë qytete të Kosovës kanë vendosur pllakate me po këtë përmbajtje. /Telegrafi/

146
Kinemaja Online / The Karate Kid
« ne: 08-06-2010, 19:54:28 »
Besoj se nuk jane te pakte ata qe e kane pare filmin "Djali i Karatese", nje prodhim ky i vitit 1984, me aktoret  Ralph Macchio ne rolin  Daniel LaRusso
 dhe Pat Morita ne rolin e  Mr. Kesuke Miyagi. Filmi eshte prodhim amerikan dhe regjisor e filmit John G. Avildsen.
Duke pare suksesin e filmit Avildsen nuk   nguroi te xhironte dhe pjese te te tjera... The karate Kid II, III.  Filmi eshte cilesuar si kult i viteve 80-te.
Madje  ne 1994  filmit iu realizua dhe nje tjeter pjese The Karate Kid IV ( Gjenerata tjeter) por nen drejtimin e regjizorit Christopher Cain dhe ne vend te Ralph Macchio interpretoj Hilary Swank

2010-ta sjell ne kinemate boterore nje remake.  Rolin e mesuesit tashme e mer Jackie Chan, ndersa roli i nxenesit i eshte besuar djalit te yllit te Holliwoodit With Smith, Jaden Smith
Si producente te filmit marin pjese Will dhe Jada Smith por gjithashtu dhe Jerry Weintraub, i cili ka qene producend i gjithe pjeseve  The Karate Kid
Filmi  shfaq premieren keto dite ne kinemate amerikane

147
Zoologji / Bretkosat
« ne: 21-05-2010, 17:58:58 »
Nuk kane fund  gjetjet e reja.
Kesaj radhe gjetjet i perkasin pyjeve te vjetra te Guinese se Re. Biologet  midis shume kafsheve, zvarranikeve  e insekteve te panjohur me pare, kane gjetur nje bretkose me hunde si te  pinokut. Studjuesit e quajten kete bretkose Pinocchio 



148
Foto | Video / He, keni mall apo nuk e njihni
« ne: 21-05-2010, 12:28:31 »
 :D :D :D

149
Ekologji & Mjedis / Flora, fauna dhe ngrohja klimatike
« ne: 15-05-2010, 12:23:53 »
Zhapilat

Ngrohja e klimes rrezikon zhdukjen e shume llojeve te ketij zvarraniku.
Ne revisten shkencore "Sciense" nje skuader studjuesish publikojne lajmin se ne 80 vitet e ardhshme nje nder pese llojet e ketij zvarraniku nuk do te egzistoje me pasi rritja e temperatures ndikon ne uljen e shumimit te tyre.
Mendohet se 20% e te gjitha llojeve deri ne 2080 nuk do te jene me.

150
Ekologji & Mjedis / LEVIZUR: Vullkanet
« ne: 11-05-2010, 20:17:37 »
Kjo temë është zhvendosur te Gjeografia Fizike.

http://www.zeriyt.com/index.php?topic=64203.0

Faqe: 1 2 3 4 5 [6] 7 8 9 10 11 ... 30