×

Show Posts

This section allows you to view all posts made by this member. Note that you can only see posts made in areas you currently have access to.


Topics - erlehta

Faqe: 1 [2] 3 4 5 6 7 ... 30
26
Yjet e Kinemasë Botërore / Russell Crowe
« ne: 18-10-2012, 09:01:14 »
Russell Crowe do të interpretojë në filmin e tij të ardhshëm një nga heronjtë më të mëdhenj të Biblës. Aktori 48-vjeçar do të luajë rolin e Noes, i cili u udhëzua nga Zoti të ndërtonte një varkë ku do të hipte çdo specie kafshe në mënyrë që t’i shpëtonte para se bota të përmbytej.

Filmi me regji të Darren Aronofsky ka nisur xhirimet në Long Island. Kasti i filmit do të ketë aktorë si Jennifer Connelly, Emma Watson, Logan Lerman, Ray Winstone dhe Anthony Hopkins.

Filmi ‘Noah’ do të shfaqet për herë të parë më 28 mars të vitit 2014.

Regjisori Darren Aronofsky ka postuar në Twitter një foto të varkës që është ndërtuar për filmin gjatë muajit të kaluar. top channel

27
Trupi | Shendeti / Vaksina Anti-Grip
« ne: 18-10-2012, 08:49:07 »
Me uljen e temperaturave dhe shtimin e virozave stinore, mjekët apelojnë për më tepër kujdes, si dhe aplikimin e vaksinës antigrip. Vaksina antigrip tashmë gjendet edhe në rrjetin e farmacive në vend. Ndërkohë, fundi i tetorit është periudha më e mirë për aplikimin e saj.

Nga ana tjetër, sipas të dhënave vihet re shtimi i rasteve me viroza stinore, ndërsa më të prekur janë fëmijët. Pacientët paraqiten në institucionet shëndetësore me simptoma të infeksioneve respiratore të sipërme e të poshtme, shumica prej të cilëve largohen pasi marrin ndihmën mjekësore të duhur.

Nga të dhënat e Institutit të Shëndetit Publik bëhet e ditur se gjatë një jave në vend raportohen rreth 13 500 raste me simptoma virale, shumica prej të cilëve fëmijë.

Kujdes duhet treguar, sipas tyre, me përdorimin e antibiotikëve, të cilët duhet të përdoren vetëm në rastet kur përshkruhen nga mjeku. Sipas tyre, shkaqet e virozës janë ndryshimet e menjëhershme të temperaturave, lagështia, ndotja e ambientit, të cilat shkaktojnë probleme në pjesën e sipërme të rrugëve të frymëmarrjes, në faring dhe laring.
(ma.ar/BalkanWeb)

28
Astronomia / Zbulohet planeti me katër diej
« ne: 17-10-2012, 23:07:30 »
Astronomët kanë zbuluar një planet qiejtë e të cilit janë të ndriçuar nga katër diej të ndryshëm.

Orbita e tij përbëhet nga dy breza me yje një fenomen mjaft i rrallë ky në astronomi.

Zbulimi është bërë nga disa vullnetarë të cilët kanë përdorur faqen e internetit Planethunters.org së bashku me një ekip nga Britania e Madhe dhe institute nga SHBA-të, ndërsa vëzhgimet janë bërë nga Observatori i Keck.

Planeti, që ndodhet vetëm  5.000 vite-dritë larg, është emërtuar PH1 sipas sajtit Gjuetarët e Planeteve(Planet Hunters).

Ai është menduar të jetë një "gjigant gazi" pak më i madh se sa Neptuni, por më shumë se gjashtë herë se madhësia e Tokës.

Zbulohet planeti me katër diej - Top Channel Albania - News - Lajme

29
Të Ndryshme / Indi, baba në moshën 96-vjeçare
« ne: 17-10-2012, 23:06:54 »
Ramajit Raghav, një fshatar nga shteti indian i Harjanës, ka njoftuar se ka thyer rekordin që ai vetë mbante duke u bërë babai më i moshuar në botë në moshën 96-vjeçare.

Lajmin e bën të ditur e përditshmja “The Times of India”. I moshuari, që jeton në fshatin Kharlhoda, kishte tërhequr vëmendjen e mediave në fund të vitit 2010, kur kishte zbuluar se kishte pasur djalin e tij të parë në nëntor nga bashkëshortja Shakuntala Devi.

Sipërmarrja në fjalë i kishte marrë rekordin një indiani tjetër, Nanu Ram Jogi, që në vitin 2007, në moshë 90-vjeçare, kishte pasur në Raxhastan djalin e 22-të.

Tani zonja Devi, që është 52 vjeç, ka lindur më 5 tetor në një spital të Sonipatit një mashkull të dytë për të cilin mjekët kanë thënë se është “shëndoshë e mirë” dhe që tani jeton në shtëpinë e prindërve me vëllain Vikramjet 2 vjeç. top channel

30
Kendi i Familjes / Alkooli dëmton më shumë femrat
« ne: 17-10-2012, 23:02:42 »
Alkoolizmi vret më shumë dhe më shpejt se sa duhanpirja, ndërsa alkooli duket se është më i dëmshëm për fermat se sa për meshkujt.

Këto ishin përfundimet e një studimi, të zhvilluar nga një grup akademikësh në Gjermani, që morën nën shqyrtim për 14 vite me radhë një grup prej 149 të rriturish me probleme me alkoolin.

Të dhënat treguan se jetëgjatësia e tyre ishte pothuajse 20 vjet më e shkurtër se sa jetëgjatësia e popullsisë së përgjithshme.

Personat e alkoolizuar kanë një jetë dukshëm më të shkurtër edhe se vetë duhanpirësit, që kanë një jetë mesatare prej vetëm disa vitesh më të shkurtër se sa jetëgjatësia mesatare kombëtare.

Një tjetër e dhënë e befasishme e studimit ishte se jo të sekset reagojnë njësoj ndaj alkoolit.

Gratë e alkoolizuara kanë një shpeshtësi vdekje 4.6 herë më të lartë se sa mesatarja, ndryshe nga meshkujt, niveli i vdekshmërisë së tyre është dukshëm më i ulët.

”Të dhënat klinike tregojnë një numër më të madh personash të alkoolizuar, që vdesin më herët se personat e të njëjtës moshë. Ndonëse studimet duhet të thellohen në këtë fushë, duket se ka një ndryshim mbi mënyrën se si secila gjini vuan pasojat e alkoolizmit”, deklaroi Ulrich John, profesori i Universitetit Mjekësor të Greifsvaldit. top channel

31
Revista Informatike / YouTube kthehet në televizion
« ne: 15-10-2012, 19:44:46 »
Platforma e internetit me video YouTube transmeton edhe në Gjermani emision të vetin televiziv. Kanale tematike të veçanta ka për sport, argëtim, shëndetin, automobilë dhe komedinë.

Platforma me video YouTube do të shkelë në rrugë të reja. Karakteristika e deritanishme e platformës ka qenë që çdo përdorues të mund të publikonte filmat e vet. "Broadcast yourself", është sllogani i YouTube, "transmeto veten tënde". Kurse projekti i ri i YouTube, bijë e Google, përqëndrohet në produkte të bëra për YouTube por që vetëm konsumohen nga përdoruesit, dhe jo që të prodhohen vetë.

Sipërmarrja ka filluar vitin e kaluar në SHBA me 100 nga këto "kanale origjinale", siç quhen kanalet tematike dhe ka investuar 100 milionë dollarë. Tani janë shtuar 60 kanale të reja në Francë, Britani të Madhe dhe Gjermani. 200 milionë dollarë të tjera ka dhënë You Tube për këto dy vjet kohë prove.

Plane të mëdha, por deri tani vetëm prova

Kanalet që prodhojnë për Gjermaninë merren me temat e automobilëve, komedisë, argëtimit, shëndetit dhe sportit. Por, fillimi i njoftuar në publik duket se po zvarritet në praktikë. Nga 11 ofertat e planifikuara gjermane deri tani janë vetëm disa të arritshme, dhe prej tyre vetëm kanali i automobilëve ofron diçka. Në kanalet e tjera shikuesit e interesuar shohin vetëm klipe. Klipi për kanalin e sportit "boneless" ka njoftuar datën e fillimit për në mes të muajit nëntor.

Sipas të dhënave të YouTube në "original channels" mund të shihen materiale të shkurtra që zgjasin disa minuta. Përgjegjës për to janë Newcomer kreativë dhe firma profesionale prodhimi që prodhojnë edhe formate televizive. Interesi që kanë ato është që të marrin pjesë në të ardhurat që krijohen prej reklamave që vendosen para klipeve.

Kush largon një reklamë, merr një tjetër reklamë

Çdo klik është një pikë për ekonominë e reklamave. Kështu, e mendojnë të ardhmen e televizionit online ata që merren me You Tube- TV. Triku është që para çdo materiali të lihet një klip reklame. Përdoruesit mund ta kalojnë pa e parë reklamën, por YouTube e kupton këtë dhe ofron një reklamë tjetër gjatë vizitës tjetër – dhe falë kësaj njohurie mëson kush e le të kalojë pa parë një spot reklame dhe sa shpejt e largon, dhe prodhon kështu për çdo përdorues një program individual reklamash.

YouTube prezantohet me këtë koncept të ri për internetin si mediumi i reklamave të së ardhmes. Por deri sa të arrihet aty rruga është e gjatë, sepse mediat online nuk luajnë ndonjë rol të rëndësishëm në tregun gjerman të reklamave. Sipas të dhënave të Shoqatës Federale për Ekonominë Digjitale (BVDW) investimet për reklamat online me video përbënë në vitin 2011 rreth 195 milionë euro, kurse reklamat televizive katër miliardë euro. Dhe të gjitha këto fusha së bashku përbënë një të tretën e shpenzimeve të përgjithshme për reklama në Gjermani: "70 përqind e gjithë volumit neto të reklamave në Gjermani jepet për median e shtypur". Këtë e thekson zëdhënësi i Shoqatës Qendrore për ekonominë e reklamave në Gjermani (ZAW), Volker Nickel.

Nickel: "Nuk ka rrezik për televizionet e etabluara"

Nickel nuk mendon se konkurentët e rinj në internet përbëjnë rrezik për stacionet e etabluara televizive në Gjermani. Kanalet tematike në internet nuk mund të arrijnë kurrë aq shumë shikues sa programet e plota televizive: "YouTube-TV i drejtohet një publiku të kufizuar dhe shumë të ri. Nëse një firmë nuk ka produktin e duhur, atëherë reklama nuk është interesante për ne."

Koncerni mëmë Google e ka vendosur kohën e provës për YouTube-TV në dy vjet. Pastaj do të bëhet një bilanc i projektit. Kanale që ecin mirë nuk do të kenë nevojë për financime shtesë. Kush është i suksesshëm dhe mbledh një bazë teleshikuesish për kanalin e vet, mund të jetojë mirë me pjesëmarrjen në të ardhurat e gjeneruara nga reklamat, thotë zëvendëspresidenti i YouTube, Robert Kyncl.

Miliona vetë shikojnë emisionet koreane të gatimit

Kjo vlen madje për temat e preferencave ekstreme, nëse materialet televizive janë të bëra mirë dhe janë origjinale. Kështu për shembull një emision gatimi për gratë me receta koreane ka fituar në SHBA miliona teleshikues po ashtu si një kanal me persiflazh nga lojërat kompjuterike. Nëse zakonet e amerikanëve në shikimin e emisioneve televizive janë të transportueshme edhe për përdoruesit gjermanë të internetit, do të shihet vitet e ardhshme. Për Volker Nickel e ardhmja e reklamave me video në internet nuk do të vendoset në kanalet tematike: "Pyetja thelbësore do të jetë: Kur do të bëhet e mundur që programet aktuale televizive të shihen edhe në aparatet mobilë?" Atëherë transmetuesit privatë dhe publikë do të kenë përdorues edhe në internet.

Burimi:  Deutsche Welle

32
Zoologji / Syri misterioz gjigant
« ne: 15-10-2012, 19:42:43 »
Një sy misterioz me përmasa të stërmëdha, pamjet e të cilit qarkullojnë në internet, po cmend publikun dhe imagjinata shkon deri atje sa shumë e kanë quajtur “syri i përbindëshit”.

Bëhet fjalë për gjetjen e një banori të Pompano Beach në Florida të Shteteve të Bashkuara. Gino Covacci, një italo-amerikan teksa ishte duke shëtitur buzë detit gjeti ende të përgjakur syrin gjigant. Menjëherë vendosi t’ua dorëzojë atë specialistëve për të përcaktuar se përse bëhej fjalë.

Syri u transportua në një laborator të specializuar për t’u analizuar më tej. Por pas shumë ditësh analizash dhe vrojtimi, shkencëtarët amerikanë ende nuk munden të përcaktojnë qartë se përse bëhet fjalë.

E ndërsa shkenca nuk ka përgjigje të saktë se kujt i përkiste syri, komentues të shumtë në internet flasin për një krijesë misterioze, një përbindësh deti ose një krijesë aliene, ndërsa televizioni amerikan NBC, që ishte ndër të parat që publikoi gjetjen e veçantë hipotezon se bëhet fjalë për syrin e një kallamari gjigant ose të një balene.

Kujt i përkiste syri? Për të patur një përgjigje të saktë (ndoshta) duhet të presim analizën gjenetike që shkencëtarët amerikanë thonë se do t’u marrë disa ditë kohë.

33
Felix Baumgartner është bërë njeriu i parë që arrin të thyejë barrierën e shpejtësisë së zërit. Ditën e dielë arriti shpejtësinë 1342 km/h pasi u hodh nga një lartësi prej 39 kilometrash, në Nju Meksiko.

Gjithashtu 43-vjeçari theu edhe rekordin e hedhjes nga lartësia. Baumgartnerit iu deshën vetëm 10 minuta për të zbritur në tokë, në një hedhje ku vetëm metrat e para ishin me parashutë.

Thyhet barriera e shpejtësisë së zërit - Top Channel Albania - News - Lajme

34
Revista Informatike / Xbox Music
« ne: 15-10-2012, 19:38:10 »
Microsoft hedh në treg Xbox Music, platformën e re për të shkarkuar këngë nga interneti dhe objektivi është i qartë, të konkurojë shërbimin më të madh aktualisht në botë që e ofron këtë, iTunes të Apple.

Fillimisht në serverat e Xbox do të jenë të arkivuara plot 30 milionë, (4 milion më shumë se iTunes) këngë të rrymave të ndryshme që me kalimin e kohës pritet të ofrohen me pagesë dhe për përdorim të lirë.

Me shërbimin e ri, “Xbox Music” Microsoft synon që jo vetëm të hyjë në një treg që nuk kishte shkelur më parë, por edhe të reklamojë produktet e saj, tabletin Xbox dhe sistemin e operimit Ëindosë 8, që parashikohet të dalë më 26 tetor.

“Ky shërbim ndërthuer në mënyrën më të mirë të mundshme aspektet radiofonike nëpërmjet internetit, që nga abonimet për evenimentet muzikore e deri tek blerja e saj online”, thuhet në një komunikatë të Yusuf Mehdi, zv/president i kompanisë amerikane.

35
Trupi | Shendeti / Malarje në Shqipëri
« ne: 15-10-2012, 19:36:21 »
Malarje në Shqipëri, shënohen 5 raste, u prekën në Afrikën e Jugut

Arrin në 5 persona numri i të infektuarve me sëmundjen e Malarjes në vendin tonë. Në Vlorë sot kanë mbërritur në spital 2 raste me malarie. News24 mëson se të dy personat kanë ardhur nga Afrika e Jugut ku punonin në një kompani shqiptare, ashtu si 3 rastet e mëparshme. Ata kishin pak ditë që ishin kthyer në atdhe pasi u kishte përfunduar kontrata me kompaninë.

Shefi i epidemiologjisë bëri të ditur se pacientët e sapombërritur në spital kërkuan ndihmë pasi dyshonin se ishin prekur nga një sëmundje e rëndë.
“Nga analizat që u kryem rezultoi se ata ishin prekur me malarie”, thotë Shefi i epidemiologjisë në spitalin e Vlorës.

Sipas tij, rastet janë sporadike dhë të izoluara ndaj nuk është momenti për panik.
“Ata kanë ardhur të sëmurë nga jashtë vendit dhe jo të infektuar në Shqipëri”, thonë mjekët duke këshilluar familjarët e të sëmurëve të kenë kujdes, pasi duhet të kryejnë analizat për të evidentuar nëse kanë gjurmë nga sëmundja.

“Rastet me malarie janë përballuar me sukses”, shtojnë mjekët në spitalin e Vlorës rreth të prekurve më Malarje.

(d.b/BalkanWeb)

36
Bota Sot / Lufta e ftohtë aziatike
« ne: 12-10-2012, 13:45:14 »
Konflikti i hershëm për një tufë shkëmbijsh në Detin e Kinës së Lindjes të njohura nga japonezët si ishujt Senkaku, është më shumë se një ngërç politik mes dy prej vendeve më të fuqishme të botës

Lufta e ftohtë aziatike

Konflikti i hershëm për një tufë shkëmbijsh në Detin e Kinës së Lindjes të njohura nga japonezët si ishujt Senkaku dhe nga kinezët si Diaoyus, është më shumë se një ngërç politik mes dy prej vendeve më të fuqishme të botës. Ai ka shkatërruar bashkëpunimin delikat mes dy gjigantëve aziatikë, gjë që vëzhguesit e kishin parashikuar si të pashmangshëm, duke qenë se të dy vendet kanë filluar të ndërthuren së tepërmi ekonomikisht. Konflikti gjithashtu shërben si tregues për faktin se konfliktet territoriale vazhdojnë të jenë një çështje tepër e nxehtë në Azi dhe se besimi mes këtyre vendeve është tërësisht i shtirur, për shkak se plagët e konflikteve të vjetra janë ende të hapura.
Edhe pse konflikti mes Kinës dhe Japonisë për ishujt Senkaku është ndoshta i papërfillshëm, kriza aktuale është paralajmëruesja e një lufte të ftohtë që ka filluar prej vitesh. Rezultati do të jetë që Azia do të vazhdojë të qëndrojë e përçarë, e paaftë që të kapërcejë dhembjet e së shkuarës dhe një rajon ku konfliktet aksidentale mund të ndodhin në çdo moment.
Por, kjo nuk është situata që duhet të kishin çifti më i fuqishëm i vendeve në Azi. Ndoshta liderët e të dy vendeve nuk janë ndërgjegjësuar ende plotësisht, por Kina dhe Japonia janë bërë më të ndërvarura me njëra-tjetrën menjëherë pasi Kina vendosi të liberalizojë tregun dhe të kryente reformat e viteve 1970. Investimet japoneze në Kinë arritën shifrën e 6.5 bilionë dollarëve në vitin 2005, pavarësisht marrëdhënieve të dobëta diplomatike, madje një zyrtar i Organizatës së Jashtme Tregtare japoneze tha në atë kohë se marrëdhënia tregtare mes dy vendeve është më e fortë dhe më e pjekur se ato politike.
Pikërisht ky lloj optimizmi u përmend edhe nga politikani anglez Normal Angell në vitin 1909, kur tha se integrimi ekonomik mes vendeve europiane ishte aq i fortë saqë do ta bënte të pamundur luftën mes tyre. Por, fjalët e Angell rezultuan tragjikisht të gabuara pesë vite më pas dhe besimi i zyrtarëve të tregtisë japoneze në vitin 2005 duhet parë me dyshim, veçanërisht pas protestave antijaponeze që u bënë aq të dhunshme sa qeveria kineze u detyrua të ndërhynte. Rreziku është i qartë dhe është provuar edhe më parë: politika është e aftë ta transformojë bashkëpunimin ekonomik në një luftë të ftohtë aziatike.
Pasojat e përplasjeve të fundit për shkak të ishujve Senkakus do të vazhdojnë të zgjerohen. Që kur qeveria e Kryeministrit japonez, Yoshihiko Noda deklaroi në shtator se kishte ndërmend të blinte tre nga pesë ishujt...

Përgatiti: KLARITA BAJRAKTARI

(Të plotë mund ta lexoni në gazetën RD)

37
Shkenca / Hapësira, fronti i ri i luftës
« ne: 12-10-2012, 13:44:01 »
Një pjesë e mirë e forcave ushtarake të botës janë duke u përgatitur për luftën në hapësirë. Theresa Hitchens paralajmëron se sulmet kundër satelitëve mund t'i zhvendosin luftërat e botës në një tjetër front

Hapësira, fronti i ri i luftës

Edhe pse mund të duket si diçka fantastiko-shkencore, një pjesë e mirë e forcave ushtarake të botës janë duke u përgatitur për luftën në hapësirë. Forumi i Ekonomisë Botërore, në bashkëpunim me revistën "TIME", ka intervistuar Theresa Hitchens, drejtuese e Institutit Kërkimor të Çarmatimit në Kombet e Bashkuara. Ajo paralajmëron se sulmet kundër satelitëve mund t'i zhvendosin luftërat e botës në një tjetër front dhe në një tjetër nivel.

- A ekziston me të vërtetë kërcënimi për një konflikt hapësinor?
Ndoshta nuk kemi për të parë së shpejti "Luftën e Yjeve" në jetën reale, por padyshim do të shohim konfliktet botërore teksa zhvendosen në hapësirë. Është pothuajse e pashmangshme që një numër i madh konfliktesh të lindin mes superfuqive botërore dhe nën shënjestër do të vendosen satelitët. Kjo as nuk mendohej dhjetë vite më parë, por që nga ajo kohë satelitët janë kthyer në tregues të aftësisë së vendeve për të projektuar pushtetin. Një ushtri e ditëve të sotme nuk mund të operojë kurrë pa ndihmën e satelitëve. Ato përdoren për komunikime ushtarake, për harta dhe për të drejtuar bombat. Kjo është diçka shqetësuese për shkak se, nëse një satelit shkatërrohet ose dëmtohet, nuk paralizohen vetëm funksionet ushtarake, por edhe shumë shërbime civile esenciale që kryhen nëpërmjet tij.

- Cilat janë shenjat paralajmëruese që janë vërejtuar deri tani?
Tre vende kanë testuar armë antisatelitore gjatë tre dekadave të fundit dhe ato janë: Shtetet e Bashkuara, Bashkimi Sovjetik gjatë viteve 1980 dhe më pas Kina në vitin 2007. Kjo e fundit në fakt shokoi shumë e shumë njerëz. Kina dërgoi një armë kinetike, një kokë rakete tepër të fuqishme, për të shkatërruar një nga vetë satelitët e saj, i cili përdorej për të parashikuar motin, duke shkaktuar një shpërthim që krijoi miliona grimca mbeturinash të përhapura në një nga orbitat më të populluara përreth Tokës.
Gjëja më negative nuk është paraqitja e aftësisë për ta bërë diçka të tillë, pasi pothuajse të gjithë e dinin që Kina kishte mundësi ta kryente këtë shpërthim. Pyetja është përse vendosën ta demonstronin aftësinë e tyre pikërisht në atë mënyrë. Për më tepër, çdo vend i cili ka një armë balistike me rreze të mesme...

Përgatiti: KLARITA BAJRAKTARI

38
Historia / Richelieu - Kardinali Reshelje
« ne: 12-10-2012, 13:43:33 »
Richelieu/Kardinali që ndryshoi historinë e Francës

Manipulues i papërmbajtshëm, i etur për pushtet apo një njeri largpamës dhe i kushtuar ndaj kurorës: kardinali më i njohur i historisë ka qenë një personazh kontrovers. Pushteti i Richelieu (1585-1642) ushtruar në oborrin e Luigjit XIII ishte fryt i një talenti diplomatik dhe një natyre që e karakterizuan që fëmijë. Çdo gjë që i ndodhte, ai arrinte që ta kthente në favorin e tij.
I lindur pranë Parisit në një familje të vogël fisnike të Poitou, si djali i tretë i saj, ai ishte i destinuar për një karrierë ushtarake. Fëmijëria e tij u shenjua nga vdekja e babait Francois du Plessis, i cili luftoi nën udhëheqjen e Henrikut III dhe Henrikut IV dhe e la familjen e tij të zhytur në borxhe. Armand ishte vetëm 5 vjeç dhe u dërgua të studiojë në kolegjin prestigjioz të Navarras në Paris, ku u apasionua pas letërsisë, për të kaluar më pas në akademinë dhe formimin si oficer.
Ajo ushtarake ishte një karrierë e bllokuar që në lindje nga vëllai i tij, Alphonse-Louis, i cili vendosi të hiqte dorë si peshkop në Lucon, në Vandea, që prej dy brezash ishte drejtuar nga familja. Një zgjedhje që e detyroi të riun Armand, kundër dëshirës, që të niste karrierën fetare. Kokëfortë dhe ambicioz, nuk e humbi dhe e përballoi me seriozitet të madh këtë gjendje të re. Me mbështetjen e Henrikut IV shkoi në Romë dhe u konsakrua peshkop në 1606 nga Paolo V, kur ishte vetëm 21 vjeç. Më pas riorganizoi financat e peshkopatit, duke luftuar kundër mungesës së disiplinës së klerit dhe kundër ugonotëve, protestantët francezë. Shansi i madh për peshkopin e ri francez erdhi në 1614: pasi u zgjodh përfaqësues i klerit të Poitou, ai i doli në pah Mbretëreshës Maria de Medici.
Pas luftërave të mëdha për fenë që acaruan Francën mes viteve 1562 dhe 1598, në vend po imponohej kundërreforma, e pasuar me përpjekjen për të rilançuar katolicizmin në të gjithë aspektet, nga katekizmi tek disiplina e klerit e deri tek konvertimi i protestantëve. Udhëheqja e Maria de Medicit e vendosur pas vrasjes së Henrikut IV në 1610 dhe gjatë periudhës kur i biri Luigji XIII ishte minoren, favorizoi këtë politikë aleance me papatin dhe me Spanjën katolike. Richelieu u integrua menjëherë në partinë që mbështeste këtë projekt. Sovrania e admiroi për këtë dhe pasi e emëroi këshilltarin e saj privat, i dha edhe detyrën e sekretarit të Shtetit për Luftën dhe Punët e Jashtme.
Megjithatë, në oborr situata nuk ishte e qetë. Po ashpërsohej armiqësia mes mbretëreshës dhe djalit të Luigjit XIII që, pasi ishte bërë madhor në moshë, kërkonte fronin i mbështetur nga një parti që e shihte me mosbesim këshilltarin e fuqishëm të të ëmës. Kjo klimë tensioni e pati kulmin me dëbimin e Maria de Medicit nga Parisi dhe ekzilin e saj në kështjellën e Blois, në luginën e Loiras...

(Të plotë mund ta lexoni në gazetën RD)

39
Teologjia / Konfuci - Konfucianizmi
« ne: 12-10-2012, 13:40:46 »
Konfuci/Lufta e një të mençuri kundër tiranisë

Konfuci lindi në 551 p.e.s., në shtetin e Lu (sot pjesë e provincës së Shangdong), në Kinë. Ishte bir i një pjesëtari të familjes Kong, komandant i lartë i ushtrisë së Lu dhe i një vajze të re për të cilën dihet vetëm që vinte nga familja Yan. Emri i vërtetë i Konfucit ishte Kong Qiu: pasi u pranua si mësues, ai mori emrin Kong Fuzi, mësuesi Kong. Emri Konfuc është thjesht latinizimi i emrit të tij kinez nga ana e jezuitit Matteo Ricci, misionar në vendin e madh lindor në vitet 1582 deri në 1610.
Ishte mësuesi themelues i konfucianizmit, një fe e lindur si reagim ndaj një nevoje për rend që ndihej shumë në një periudhë historike, veçanërisht të trazuar për Kinën. Prej këtu u përhap më vonë edhe në Kore dhe Japoni.

Në kërkim të virtytit

Konfuci mbeti jetim që fëmijë; sipas atyre që kujtohet në maksimat e tij, ai pati një fëmijëri të vështirë dhe për të mbijetuar iu desh të merrej me punë të ndryshme dore. Në moshën 19-vjeçare u martua me një vajzë, e cila i dha shumë shpejt dy djem; në atë periudhë hyri në administratën e shtetit Lu. Nuk ka shumë lajme në lidhje me karrierën e tij, por duket se, nga një pozicion llogaritari të thjeshtë, ai mori postin e mbikëqyrësit të hangarëve, të fushave dhe të tufave publike të bagëtive të klanit të Jihuanzi, duke u bërë në fund një funksionar distrikti. Ngjitja e tij përfundimtare ndodhi kur u emërua ministër i Punëve Publike dhe pak më vonë, ministër i Drejtësisë.
Kjo e fundit, ndryshe nga çfarë mund të duket, ishte një detyrë me rëndësi mesatare. Ndonëse Konfuci mund të merrte pjesë në disa dëgjesa të Princit të Lu, në të vërtetë ai ishte një vartës i Kryeministrit. Pavarësisht kësaj, ai ushqeu shpresën që, nga ky pozicion, do të mund të çonte deri në fund një projekt të madh reformash të shtetit dhe shoqërisë.
Kina përjetonte atëherë të ashtuquajturën periudha Chunqiu (Pranvera dhe Vjeshta) në vitet 722-481 p.e.s., një epokë paqëndrueshmërie e shenjuar nga rënia e dinastisë perandorake të Zhou, e ngacmuar nga grupe tribalë të rajonit perëndimor. Kjo situatë i kish hapur rrugë lindjes së dukateve të vegjël, të angazhuar në luftëra të vazhdueshme që përfshinë shumë familje të mëdha feudale, viktima të kryeministrave ambiciozë.
Dëshmitar i kolapsit të qytetërimit kinez, Konfuci u bë promotor, nga pozicioni i tij në qeverisje...

(Të plotë mund ta lexoni në gazetën RD)

40
Gjuhëtari austriak Joachim Matzinger në një ligjëratë në Fakultetin e Historisë e Filologjisë pohon tezën e cila njeh si paraardhëse të shqipes jo ilirishten, por para-shqipen e lashtë, gjuhë 3000 vjeçare.
Një analizë nga këndvështrimi i gjuhësisë historike
“Shqiptarët nuk duhet të shqetësohen që shqipja nuk e ka origjinën te ilirishtja”, thotë në përfundim të ligjëratës që gjuhëtari austriak Joachim Matzinger mbajti në një nga sallat kryesore të Fakultetit të Historisë e Filologjisë në Tiranë, më 9 tetor. Këtu ku është pohuar në më shumë se gjysmë shekulli “teza ilire”.

Ndërsa Matzinger analizoi para studentëve dhe profesorëve të historisë (mungonin gjuhëtarët) që shqipja e sotme është pasardhëse e një gjuhe të vjetër ballkanike, vetjake, që ai e quan proto-shqipe ose parashqipja e lashtë, “një gjuhë që ekzistonte pranë ilirishtes edhe pranë trakishtes, por nuk ka një lidhje me to”. Sepse raportet me këto dy gjuhë janë në bazë të dy hipotezave mbizotëruese për origjinën e shqipes së sotme.

Përfaqësuesit e gjuhësisë shqiptare, dhe Matzinger sjell ndër mend vetëm veprat e Çabejt dhe kontributin e tij “Ilirishtja dhe shqipja”, i botuar në vëllimin “Ilirët dhe gjeneza e shqiptarëve”, por edhe kolegë të huaj, kanë pranuar hipotezën e prejardhjes ilire të shqipes, e lidhur ngushte me autoktoninë e shqiptarëve. Ndërsa në fillim të shek.XX, u zhvillua hipoteza e imigrimit të shqiptarëve në vendin e tyre, hipotezë e lidhur me idenë e romanistit gjerman Gustav Weigand sipas së cilës, shqiptarët janë pasardhësit e trakëve. Matzinger përmend edhe të tjerë si Norbet Jokl që propozuan se “gjuha shqipe përfaqësonte një përzierje ilire dhe trake”.

Nuk ekzistojnë dëshmi të shkruara të gjuhës ilire, disiplina si arkeologjia janë burime memece për këtë çështje, por është gjuhësia historike ajo që mund të ofrojë argumente për raportet e shqipes me gjuhët e përmendura. Joachim Matzinger kujton se në fushën e onomastikës janë dokumentuar mjaft emra ilirë njerëzish dhe vendesh të cilët ndihmojnë për të njohur më mirë historinë e pashkruar të gjuhës shqipe dhe nëse shqiptarët janë ose jo pasaardhës të ilirëve. Gjuhëtari mendon se në zonën e territorit antik ilir që kufizohet sot nga Shqipërinë Qendrore, Shqipëria Veriore dhe Mali i Zi, gjendet një sistem tipik onomastik dhe i pavarur nga onomastika e vendeve fqinje. “Zhvillimi fonetik i emrave antikë në Shqipëri ndodhi sipas ligjeve fonetike shqipe”, argumenton Matzinger. Ai merr për shembuj analize emra qytetesh dhe lumenjsh si Durrës, Shkumbin. Me shembullin e emrit të Shkodrës provon se ky toponim “nuk ka qenë i njohur në mënyrë të pandërprerë, gjatë gjithë kohës ndër shqiptarët dhe as është trashëguar prej kohësh të vjetra. Gjithashtu ky emër vendi nuk të lejon asnjë lloj lidhjeje me ndonjë emër të përgjithshëm të gjuhës shqipe”.

Përfundimi i gjuhëtarit është: mund të supozohet që Evropa Juglindore në parahistori dhe në antikitet ishte një territor ku fliteshin shumë gjuhë të rëndësishme, jo vetëm greqishtja, ilirishtja dhe trakishtja por edhe një gjuhë paraprake nga e cila zhvillohet hap pas hapi gjuha shqipe e që si gjuhë paraprake, mund ta përkufizojmë si protoshqipja. “Si një gjuhë indo-evropiane natyrisht protoshqipja ishte e afërt me gjuhët e tjera të Ballkanit me ilirishten dhe me trakishten, por shqipja nuk është bija as e ilirishtes as e trakishtes.”

Kështu Matzinger kundërshton tezën e Çabejt: “Natyrisht që Çabej kishte tjetër mendim, por sipas hulumtimeve të mia, argumentimi im themelor është se sistemi fonologjik i proto-shqipes dhe i sistemi i ilirishtes janë dy sisteme të ndryshme që nuk pajtohen njëri me tjetrin. Kemi një ndryshim, një diferencë, janë periudha gjuhësore, të cilat duhen interpretuar si dy gjuhë të ndryshme. Kjo është baza ime themelore.”

Sa është e lashtë është kjo parashqipe?

“Mendoj se historia e gjuhës shqipe, e protoshqipes është e vështirë ta themi saktësisht, është mëse 3 mijë vjeçare. Mund të konstatojmë se ka ekzistuar si një gjuhë vetjake e vendit pranë greqishtes. Nga kontakti me romakët kjo gjuhë nuk u romanizua dhe nga kontakti me sllavët nuk u sllavizua. Pavarësisht nga ndikimi i tyre i fortë, gjuha shqipe ka ruajtur pavarësinë e saj gjuhësore dhe tiparet e saj karakteristike. Nga ana e gjuhësisë s’kemi nevojë për ilirët. Gjuha shqipe ka historinë e vet mijëvjeçare dhe shumë interesante dhe vetëm kjo ka rëndësi.” 

Idenë e prejardhjes së shqiptarëve nga ilirët, Matzinger e përmendi që në krye të ligjëratës si një çështje të politizuar në kohë. Fillimisht në shek. shek.19 ndër arbëreshë. “Vendi i sotëm i shqiptarëve ishte një territor ilir një vend i banuar prej shumë fiseve ilire, por historia ilire, të paktën historia politike ilire përfundoi në vitin 167 p.e.s kur romakët mundën mbretin e fundit ilir Gentius. Ideja e një prejardhjeje ilire, së fundi e një autoktonie të pandërprerë të popullit shqiptar nga antikiteti deri në ditët tona, u pranua shpejt nga shqiptarët sepse dukej si një shpjegim i natyrshëm. Ishte një argument i rëndësishëm në kohë të stuhishme në shek.19 dhe të 20 kur u formua kombi shqiptar me të drejta të barabarta.”

Çështja e politizimit të shkencave historike e studimeve në gjuhësi, etnografi, letërsi ishte një kryefjalë e takimit të së martës. Subjektivizmi dhe folklorizmi si tipare që e shmangin nga fokusi i kërkimit shkencor objektin e studimit, kanë krijuar një traditë e farkuar nën sistemin e kaluar. Këtë pohuan autorët e pranishëm, Nathalie Clayer, Stephanie Schwandner-Sievers, Oliver Jens Schmitt dhe moderatori i takimit publicisti Fatos Lubonja. Shkas u bë prezantimi në Fakultetin e Historisë e Filologjisë i librit “Historia e Shqiptarëve. Gjendja dhe perspektiva e studimit” (Botimet Përpjekja, 2012). Në këtë botim janë përfshirë ligjërata e Joachim Matzinger “Shqiptarët si pasardhës të ilirëve nga këndvështrimi i gjuhësisë historike” dhe një tjetër nga kolegu i tij i Universitetit të Vjenës, Stefan Schumacher, me titull “Marrëdhëniet e huazimeve mes protoshqipes dhe latinishtes apo rumanishtes ballkanike”.

Të gjithë autorët në këtë libër janë të huaj, albanologë, historianë, gjuhëtarë e studiues të letërsisë dhe kjo është bërë qëllimisht për të prezantuar një qëndrim kritik në debatin shkencor. Siç tha në takim Oliver Jens Schmitt, përgatitës i librit, ideja e këtij botimi ishte për të zhvilluar “një dialog të strukturuar midis albanologëve, pa i ndarë në shqiptarë dhe të huaj”.

Ndërsa Valentina Duka, zv/dekane e Fakultetit të Historisë dhe Filologjisë u shpreh se ky zë i rëndësishëm i albanologëve të huaj që përfaqësohet në botimin “Historia e Shqiptarëve” ka për të qenë “pjesë e kurrikulës zyrtare”, së paku për Departamentin e Historisë.

Joachim Matzinger ndoqi studimet indo-evropiane pranë Universitetit të Vjenës. Prej vitit 1997 kryen kërkime gjuhësore pranë Institutit të Studimeve Indo-evropiane në Universitetin “Friedrich Schiller” të Jenës. Bashkë me kolegun, Dr. Stefan Schumacher (Departamenti i Gjuhësisë, Universiteti i Vjenës), Matzinger është marrë me studimin e teksteve të vjetra shqipe, shek.16-18, nga Buzuku, Bogdani dhe po përgatisin një leksikon të sistemit foljor të shqipes së vjetër. Matzinger ka kryer një studim filologjik të “Mbsuame e krështerë (Dottrina cristiana)” e Lekë Matrëngës 1592.

Autori:  Elsa Demo
Burimi:  Gazeta Shekulli

41
Gjeografia e Shteteve / Ishujt Turk dhe Kaikos
« ne: 27-05-2012, 20:24:58 »
Kur mendon për bukuritë e Britanisë së Madhe, imazhet më të zakonshme që të vijnë në mendje janë “Buckingham Palace”, “Big Ben” në Londër apo rrugët e pabet e famshme në të gjithë botën.

Megjithatë, si ish-Perandoria më e madhe që ka njohur ndonjëherë historia e njerëzimit, Britania vazhdon të ruajë jashtë ishujve të saj disa perla me të vërtetë të rralla.

Njëra prej tyre quhet ishujt “Turk dhe Kaikos”, të ndodhur në Karaibe dhe të bekuar me një rivierë detare përrallore.

Historia tregon se ishujt nisën të banoheshin rreth shekullit të pestë, nga disa fise indianësh që mbërritën në Turk nga deti.

Pavarësia e tyre zgjati deri në 1512, kur ia behën konkuistadorët spanjollë, por duke qenë tepër të vegjël dhe të parëndësishëm, arkipelagu vazhdoi të ishte vetëm një pikë ndalese, por jo pushtimi për spanjollët.

Në shekujt në vazhdim, deri në XVIII, herë britanikët, e herë francezët me holandezët vizitonin ishujt, duke qëndruar më së shumti për pak ditë.

Britania nisi të popullonte ishujt vetëm në fillimin e viteve 1 800, duke ndërtuar qendra të vogla, në fillim prej qindra banorësh, për të mbërritur sot në 45 mijë banorë.

Megjithatë, në një epokë ku turizmi është shndërruar në një prej industrive më të mëdha botërore, papritmas Britania gjendet me një perlë në duart e saj.


Pothuajse të panjohur, ishujt janë vendosur për natyrën e mrekullueshme dhe resortet e shkëlqyera që zotërojnë në rekomandimet kryesore të faqeve ndërkombëtare të turizmit dhe pritet që të shndërrohen në një prej destinacioneve më të preferuara të 2012-s.

42
Trupi | Shendeti / Barnat dietike dëmtojnë mëlçinë
« ne: 26-05-2012, 23:16:36 »
Tabletat për humbjen e peshës dëmtojnë mëlçinë. Kjo është konfirmuar nga një studim i realizuar në SHBA.
Për amerikanët ky është një lajm ndikues, pasi 40 për qind e tyre përdorin tableta shtesë dhe dietikë për të rënë nga pesha dhe për të krijuar muskuj.

Studimi shqyrtoi rreth 100 raste të dëmtimeve të mëlçisë dhe zbuloi se në të gjitha rastet, personat kishin përdorur barna për shtimin e muskujve dhe humbje peshe.

Autorët e studimit thonë se edhe çaji i gjelbër, i cili përdoret si substancë në tabletat shtesë, lidhet me dëmtimin mëlçisë.

Shkencëtarët u përqëndruan në sasinë e substancës së këtij lloj çaji që është i pranishëm në shumicën e tabletave ushqyese shtesë dhe zbuluan se 40 për qind e prodhimeve që përmbanin çaj të gjelbër, nuk e pasqyronin këtë substancë në etiketat e tyre.

Bazuar në rezultatet e studimit, autorët tani besojnë se tabletat për humbje peshe dhe për krijimin e muskujve janë mes shkaqeve më të zakonshme të dëmtimeve të mëlçisë.

(er.nu/voa/BalkanWeb)

43
Shkenca / Super radio-teleskopi prej 1 mln metër/katror
« ne: 26-05-2012, 01:07:22 »
Afrika e Jugut, Australia dhe Zelanda e Re do të bashkëpunojnë në ndërtimin e një radioteleskopi gjigant që do të studiojë më imtësisht hapësirën me tre objektivë kryesorë; të testojë teorinë e gravitetit të Ajnshtajnit, të kërkojë për jetë aliene dhe të kuptojë mënyrën e formimit të universit.

Tre vendet, anëtare të SKA (Square Kilometre Array), organizatë rajonale për studimet hapësinore, vendosën të ndërtojnë radioteleskopin gjigant në një fushë 1 milion metër/katrorë, territor i mjaftueshëm për ndërtimin e 200 fushave futbolli. Projekti do të kushtojë 1.5 miliard euro dhe qindra antenat që do të vendosen në këtë territor, do të përpiqen të zbardhin të fshehtat e universit e të japin përgjigje për shumë pyetje të shkencës së astronomisë.

Sipas projektit të miratuar nga SKA, parashikohet vendosja e qindra antenave të vogla, sinjalet e veçanta të të cilave do të përpunohen në një të vetëm e të fuqishëm, përcjellës e pritës.

Në fakt Afrika e Jugut dhe Australia kishin vite që po punonin në mënyrë të pavarur nga njëra-tjetra për të ndërtuar një projekt të ngjashëm. Por në mbledhjen e SKA-së, u vendos që të merrej më e mira e dy projekteve. Nismës më pas iu bashkua edhe Zelanda e Re.

44
Dashuria ⚤ Seksi / Fotot erotike
« ne: 26-05-2012, 01:05:02 »
Fotot erotike, një nevojë biologjike

Dikur një tabu, së fundmi janë gjithmonë e më shumë personat e famshëm që publikojnë me vullnetin e tyre fotografi që kalojnë përtej erotizmit.

Njëkohësisht, pothuajse përditë, në media apo qytetet tona jemi të goditur me imazhe seksuale, të personave të njohur ose jo.

Megjithatë, një studim i fundit i Shoqërisë për Terapi Seksuale dhe Kërkime tregoi se tërheqja ndaj këtyre imazheve mund të ketë një shpjegim në mënyrën se si lindim dhe se si është i programuar gjenetikisht truri ynë.

Në këtë aspekt, ndarja e fotove tona intime me të tjerë mund të jetë më shumë se një dëshirë, por një nevojë e brendshme.

”Të qënit të dëshiruar, është diçka shumë e rëndësishme dhe ngacmuese në psikologjinë femërore”, deklaroi psikologia Marta Meana. “Gjithmonë e më shumë të dhëna tregojnë se mënyra se si femrat shohin veten ndikon në mënyrë vendimtare në dëshirën e tyre seksuale dhe tundimin që ndiejnë, ndonjëherë duke injoruar edhe vlerësimin e partnerëve të tyre të vërtetë. Për këtë arsye, ndarja e sa më shumë imazheve, për të marrë një opinionin sa më të zgjeruar shndërrohet gati gati në një nevojë”.

E njëjta revistë e specializuar publikoi edhe një sondazh, në të cilin 47% e femrave pranon se kishin fantazuar të paktën një herë në jetën veten e tyre si një kërcimtare striptize apo vajzë haremi, ndërsa 50% pranuan se fantazonin një raport seksual me më shumë se një partner njëkohësisht.

45
Studiuesit paralajmërojnë se marrja e kalciumit shtesë, përmes tabletave mund të çojë deri rrezikun e një ataku në zemër.

Sipas tyre, këto tableta, që përdoren në ditët e sotme nga një numër gjithnjë e më i madh personash, sidomos në moshë të thyer, mund të bëjnë më shumë dëm sesa dobi. Qindra mijëra gra marrin tabletat e kalciumit, pasi u rekomandohen nga mjeku për forcimin e kockave kundër sëmundjes së osteoporozës.

Por, sipas studimit të fundit, kalciumi i marrë në mënyrë suplementare nuk mund të shihet si zgjidhja për të shtuar ‘lëngun’ e munguar në kockat e dobëta të këtyre personave.

Në vend të kësaj, shkencëtarët sugjerojnë se njerëzit duhet të hanë më shumë ushqime të pasura me kalcium si qumështi, djathi dhe perime të gjelbra.

Studiuesit që morën pjesë në studim arritën në përfundimin se ata që përdornin tabletat e kalciumit, pa marrë ushqime shtesë me përbërje kalciumi, ishin dyfish të rrezikuar nga një atak kardiak se të tjerët të cilët nuk i kishin përdorur ato tableta ose i kishin shoqëruar me ushqime.

Për të arritur në këto përfundime u vëzhguan të dhënat për 24.000 njerëz në Gjermani, të  moshave nga 35 deri 64 vjeç, të cilët janë bërë pjesë e një projekti kërkimor mbi të ushqyerit në vitet 1990.
Vullnetarët u monitoruan për 11 vjet, dhe gjatë kësaj periudhe ka pasur 354 atake kardiake, 260 parainfarkte dhe 267 vdekje të lidhura me problemet e zemrës.

Studiuesit e përfshirë në këtë studim vunë re se ata persona që kishin marrë përbërës shtesë në formë tabletash, duke përfshirë edhe tableta e kalciumit, kishin 86 për qind më shumë gjasa që të pësonin ndonjë atak kardiak se sa ata që nuk i kishin përdorur ato. Por, rreziku për ata që kishin marrë vetëm kalcium në formë tabletash (pa i shoqëruar me ushqime me përbërje kalciumi) ishte edhe më e lartë.
Sipas studiuesve rezulton se tableta të tilla kanë një efekt potencialisht të dëmshëm, pasi sjellin një rritje shumë të madhe të nivelit të mineralit në gjak, raportohet në revistën mjekësore ‘Zemra’, ku është botuar studimi. Kalcium i cili gjendet në mënyrë natyrale në ushqim apo pije, përhapet në mënyra graduale duke u përthithur ngadalë në gjak.

Profesorët e përfshirë në studim, Ian Reid dhe Mark Bolland, nga Universiteti i Auckland,  Zelanda e Re, thanë se njerëzit nuk duhet të nxiten dhe të këshillohen për marrjen e këtyre tabletave të kalciumit, pasi është e gabuar që ato të shihen si natyrore, ndërkohë që “nuk riprodhojnë të njëjtat efekte si kalciumit që gjendet në ushqime apo pije”.

46
Trupi | Shendeti / Traumatologjia sportive
« ne: 26-05-2012, 00:58:31 »
Skerdi Pashako është një sportist i ri që për shkak të një dëmtimi në lojë ka lënë karrierën pezull.

Ai po këmbëngul që gjërat mos të mbeten kështu. Pas trajtmit mjekësor po drejtohet tek Qendra Spitalore Universitare “Zoja e Këshillit të Mirë” për t’u rehabilituar me fizioterapi.

Qendra e rehabilitimit të mjekësisë sportive këtu është e vetmja në vend e profilizuar. Sportisë, por jo vetëm, gjejnë mundësinë për t’iu rikthyer aktivitetit normal pas dëmtimeve dhe ndërhyrjeve kirurgjikale të ndryshme.

Prof. Dr. Ernesto Alicicco, përgjegjës i qendrës së traumatologjisë së sportit dhe fizioterapisë në një spital në Romë, ish-mjek i kombëtares italiane dhe shumë ekipeve me emër në Itali, insiston në parandalimin e traumas. Pjesëmarrës special në konferencën për Traumën Sportive që po mbahet nga Qendra Universitare e Zonjës së Këshillit të mirë, doktor Alicicco thotë se shumë trauma mund të parandalohen. Mjafton që sportisti më parë t’i nënshtrohet kontrollit të duhur mjekësor.

“Patalogjitë që zbulojmë paraprakisht janë sëmundje thuajse të gjitha të brendshme, si zemra, pneumoni etj. Ne kemi zbuluar djem që kanë probleme kardiake që nuk mund të bëjnë sport, por të zbuluar në momentin e duhur trajtohen dhe jetojnë shëndetshëm për të gjithë jetën. Do të rrezikonin nëse nuk do të zbuloheshin në momentin e duhur. Në rastet e traumave dëmtimi duhet trajtuar në mënyrë që të mos ndikojë në karrierën sportive të atletit”, shprehet doktori italian.

Carlo Gigli, shef i shërbimit të traumatologjisë sportive në spitalin Belcolle në Viterbo, Itali, një prej mjekeve më të mirë të këtij shërbimi që po asiston konferencën e Parandalimit të dëmtineve sportive, thotë se fizioterapia është hallka më e rëndësishme pas traumës: “Trajtimi  fizioterapeutik ka një rëndësi thelbësore për riaftësimin e atletit, por jo vetëm. Të gjithë pacientët që i nënshtrohen këtij trajtimi duhen ndjekur në mënyrën më të mirë nga një fizioterapist i personalizuar dhe që të të ketë specializimin e duhur.”

Një gjetje shumë e suksesshme në terapinë pas traumës është hidrokinezoterapia, e cila aplikohet edhe në Qendrën e rehabilitimit të Mjekësisë Sportive tek “Zonja e Këshillit të Mirë”. Tanimë edhe Skerdi, po përfiton përmes kushteve fizike në ujë riaftësimin e muskujve.

“Në ujë trupi i njeriut është 80% më i lehtë se sa në ajër. Kjo të jep lehtësi në rehabilitim sepse muskulatura punon më lehtë në ujë. Gjithashtu uji i ngrohtë e relakson muskulaturën”, thekson Liljana Mirashaj.

“Disa herë mund të ndodhë që sportisti mund të humbasë karrierën për shkak të dëmtimit. Janë ose trauma që nuk kapen në kohë ose që nuk trajtohen nga personel i specializuar. Unë kam parë një thyerje që avancoi në një sëmundje shumë të rëndë pasi trajtimi i gabuar bëri që kocka të infektohej”, deklaron doktor Alicicco.

“Para pak muajsh në Peskara, gjatë ndeshjes ndodhi një arrest kardiak për të cilin nuk mund të bëhej gjë. Por disa herë, nëse ndërhyhet si duhet, si përshembull rasti i Manfredonit në Bolonja, falë Zotit isha unë që ndërhyra mirë, ai u shpëtua.

47
Forumi i Vogëlushëve / Foshnjet dëmtohen nga të qarat
« ne: 26-05-2012, 00:58:10 »
Të qarat e një foshnje janë shpesh një moment stresues në jetën e dy prindërve.

Të përballur për një kohë të gjatë me këtë fenomen, shumë prindër vendosin të lënë fëmijët të qajnë deri në momentin që pushojnë vetë.

Megjithatë, një studim tregoi se diçka e tillë nuk është aspak e këshillueshme.

Sipas analizave, hormoni i stresit, kortizoli, mbetet për orë të tëra në nivel të lartë në gjakun e foshnjes, duke i injektuar atij ankth dhe një ndjesi negative, kur mungon përkujdesja.

Heqja dorë nga të qarat, në fakt, nuk lidhet drejtëpërsëdrejti me mënyrën se si ndihet fëmija, pasi ai mund të heqë dorë nga ky refleks, kur e kupton në mënyrë të pavetëdijshme që nuk po përfiton asgjë me këtë sjellje.

Megjithatë, debati është më i ndërlikuar se kaq, pasi disa psikologë vazhdojnë të argumentojnë se lënia e foshnjeve që të qajnë bën mirë për personalitetin e tyre, ndonëse janë në një moshë shumë të re.

48
Kendi i Familjes / Gruaja më e pasur në botë
« ne: 26-05-2012, 00:55:16 »
Gruaja dhe njëkohësisht personi më i pasur i Australisë, Gina Rinehart, është bërë gruaja më e pasur në botë, sipas një studimi vjetor të Business Review Weekly.

Studimi i BRW për 200 pasanikë, i publikuar të mërkurën, e vlerëson pasurinë e manjates së minierave plot 28.48 miliardë dollarë amerikanë.

Shifra në fjalë ka bërë që të zbresë nga froni pasanikja Christy Walton, e cila në mars renditej nga “Forbes” në vendin e parë me 25.3 miliardë dollarë pasuri.

Redaktori i listës së BRW, Andrew Heathcote deklaroi se manjatja e minierave e ka trefishuar pasurinë e saj në 12 muaj pasi çmimet u rritën dhe ajo realizoi dy marrëveshje, një për hekurin dhe një për mineralet.

“Rritja e pasurisë së saj është e pakrahasueshme. Ajo është produkt i një investimi në projekte të reja, rritjes së prodhimit dhe rekuperimit të çmimit të hekurit në gjashtë muajt e fundit”, deklaroi Heathcote.

Rinehart, 58 vjeç, trashëgimtare e një perandorie minierash hekuri në zonat minerare më të pasura të Australisë, është një figurë kontroverse që doli hapur kundër taksave të reja për mineralet dhe që së fundmi bleu një pjesë aksionesh të një sektori mediatik.

49
Kosova Sot / Çfarë zori ka Berati?
« ne: 26-05-2012, 00:39:05 »
Ka zyrtarë të lartë në institucionet e Kosovës që si raportues të shërbimeve të huaja dikur villnin vrerë për TMK-në në raporte.
Ka dhe të tillë zyrtarë të lartë institucionalë që vijnë me histori familjare të lidhur me shërbimet serbe të sigurisë. Ka zyrtarë të lartë që mbajnë kompani me serbë që në Prishtinë shihen edhe sot e kësaj dite si pjesëtarë të strukturave serbe të sigurisë. Ka po ashtu zyrtarë që me gjithë këtë gjurullti në Veriun e Kosovës, kanë kompani në bashkëpronësi me serbë në ktë pjesë. A është kjo normale? Cili pra qenka halli i setit të “të rinjve” të PDK-së?

Qe tre ditë rresht Berati ka një zor. Buzhala. Me një background të gazetarit të pasuruar si konsulent ai sot po reflekton etikë. Ai po e shfaq haptazi se diku po i dhemb. Ka tre ditë që po ankohet pse mediet nxjerrin deklaratat e nënkryetarit të PDK-së, Fatmir Limajt, i cili kaloi nga një proces gjyqësor në tjetrin. Berati ka një hall, që nuk ia thotë dot emrin. Është ulur këmbëkryq në odën e huaj duke e ditur mirë që një ditë do të kthehen të zotët e do ta pyesin “Çfarë kërkon ti këtu?”.

Qeveria e Kosovës, por edhe Parlamenti, janë të mbushura me individë që u pasuruan në mënyrë të paligjshme. Aty ka zëvendësministra të dënuar nga Gjykata e Hagës për Krime Lufte, aty ka të arrestuar e të akuzuar për korrupsion, këtyre ditëve u pa se aty ka zyrtarë që brenda një mandati janë shndërruar në milionerë. Prej tyre, vetëm Limaj është futur nëpër një rul të gjyqësorit. A ka pasur bazë për dyshime vetëm për Limajn kur zyrtarët e PDK-së dhe udhëheqësit institucionalë sistematikisht janë shndërruar në milionerë në shpërputhje me të ardhurat e tyre, por edhe duke bartur funksione publike dhe marrë para nga subjekte private.

Asgjë të keqe nuk ka kur dikush pasurohet. Miëpo, kur dikush pasurohet derisa ushtron profesionin e gazetarit, apo derisa ka një zyrë publike, këtu natyrisht se ndryshon situata. Tani, nëse dikush duket si lopë e shenjtë në pasqyrë, nuk mendoj që fajin duhet lënë pasqyrës. Informacionet se zëvendëskryeministr at, ministrat përfshihen në koordinimin e vizitave në burg të zyrtarëve të burgour për korrupsion duken keq. Mirëpo, thonë: “Ç’të mbjellësh do të korrësh”. Duke jetuar në një ambient substancialisht të korruptuar, zyrtarët si Berati, mendojnë se çdogjë është në rregull. Ktë e tregoi edhe arsyetimi i zv.kryeministrit Hajredin Kuçi, për asistencën që i ka bërë Astrit Haraqisë për ta vizituar Ilir Tolajn, një të dyshuar për raste serioze të korrupsionit.

Kuçi e reflektoi faktin se përdorimi i shtetit për ta mbrojtur korrupsionin është bërë një metodë që atyre që janë brenda u duket normale. Ai e konfirmon se e ka thirrur drejtorin e burgut për t’ia mundësuar vizitën e Haraqisë, por thotë se ktë ka kërkuar që të ndodhë “brenda ligjit”. Janë dy probleme me ktë arsyetim të Kuçit.

Problemi i parë është pse kërkesa për një vizitë në burg bëhet te ministri i Drejtësisë. Ka institucione të veçanta që merren me këtë punë. E dyta është se ministri i Drejtësisë e ka ditur mirë se fjala është për një të paraburgosur me dyshime për raste serioze korrupsioni. Historia e ndikimeve të tilla të zv.ministrit Haraqia ka qenë tashmë e dëshmuar me një vendim të Gjykatës së Hagës për Krime Lufte dhe Kuçi e di mirë çka do të thotë kjo.

Në secilin sektor dalin dëshmi, informacione, e evidenca për manipulim të tenderëve publikë me qëllim të përfitimit të kompanive të PDK-së, por edhe të zyrtarëve të kësaj partie njëkohësisht. Prandaj, pasurimi i përnjëhershëm i zyrtarëve të kësaj partie dihet prej nga vjen. Mirëpo, fakti që këta zyrtarë nuk para-takojnë njerëz normalë që s’i kanë hipur Buxhetit të Kosovës për ta kalëruar, i ka bërë ata të mendojnë që ajo që bëjnë është normale dhe se të gjithë janë të njëjtë. Ata kanë të gjithë kanë jetuar të qetë me këtë fakt, por tani duket se po ndjejnë një pickim.

Një grup i gazetarëve, kafexhinjve, e raportuesve të shërbimeve ndërkombëtare në Kosovë, ia patën mësyrë PDK-së si set më 2010. Ata tani mbajnë poste zëvendësministrash, e deputetësh. E kujtoj që në ndonjë komunikim me ta, problemi kryesor i tyre ka qenë Fatmir Limaj. “Si ta heqim qafesh ktë Limajn”, thoshin ata që sot ky i fundit i identifikon si “kullerat në qeveri”. Ndaj Limajt në këtë kohë kishin filluar hetimet, të cilat identifikoheshin me aksionet spektakolare në Mninistrinë e Transporteve. Në ndërkohë ndaj tij filloi edhe një proces për krime lufte. Në këtë prizëm do parë hallin e Beratit dhe pjestarëve tjerë të setit të të rinjve të PDK-së, që dorën në zemër nga veteranët e kësaj partije i dallonte vetëm mosha.

Limaj nuk besoj se vjen me kërkesën për ta spastruar PDK-në nga korrupsioni, sepse në fund të fundit ky s’ishte as artikulimi që mund t’i shkonte pas tërë atyre akuzave. Mirëpo, kur ai flet për kullerat në qeveri, sigurisht që në mendje i ka ata raportues të shërbimeve të huaja që dikur villnin vrerë për TMK-në në raportet e tyre, e sot janë zëvendësministra të partisë që doli nga lufta. Ka dhe të tillë zyrtarë të lartë institucionalë që vijnë me histori familjare të lidhur me shërbimet serbe të sigurisë.

Ka zyrtarë të lartë që mbajnë kompani me serbë që në Prishtinë shihen edhe sot e kësaj dite si pjesëtarë të strukturave serbe të sigurisë. Ka po ashtu zyrtarë që me gjithë këtë gjurulldi në Veriun e Kosovës, kanë kompani në bashkëpronësi me serbë në ktë pjesë. Prandaj, seti i kullerave në PDK ka arsye për t’u brengosur fort jo pse Limaj përfaqëson ndonjë alternativë ndaj kësaj, por pse kur partia ndahet në dysh, këto maskarallëqe thjesht është vështirë të fshehen.

Zeri.info

50
Ushqimi | Kuzhina / Ngrënia vonë në darkë të shëndosh
« ne: 23-05-2012, 23:40:24 »
Të gjithë e dimë se të hash ushqime të yndyrshme do të thotë të shëndoshje e sigurt, por një studim amerikan thotë se edhe koha kur ha mund të jetë po aq e rëndësishme sa ajo që ha.

Të ngrënit duke ndenjur në kompjuter apo duke parë një film në orët e vona të natës rrit mundësinë për shtimin e kileve të tepërta. Në këtë përfundim kanë dalë shkencëtarët amerikanë pas testeve që i bënë disa minjve laboratori.

Një grup konsumoi ushqim në një orar të caktuar, ndërsa grupi tjetër u la i lirë të hante kur të donte. Studiuesit panë se edhe pse të dy grupet konsumuan të njëjtën sasi kalorish, minjtë që hanin me orar nuk u shëndoshën.

Dr. Satchidananda Panda, udhëheqësi i studimit, shkruan në revistën ‘Cell Metabolism’: “Në periudha të ndryshme të ditës mëlçia dhe muskujt janë në kulm të punës, ndërsa në periudha të tjera janë në gjumë. Kur dikush konsumon ushqim përgjatë gjithë ditës cikli metabolik prishet dhe bëhet më e lehtë të shtosh në peshë.”

Faqe: 1 [2] 3 4 5 6 7 ... 30