×

Show Posts

This section allows you to view all posts made by this member. Note that you can only see posts made in areas you currently have access to.


Topics - erlehta

Faqe: 1 2 [3] 4 5 6 7 8 ... 30
51
Moda | Estetika / Xhinset e ngushta
« ne: 23-05-2012, 23:29:47 »
Xhinset e ngushta janë pjesë përbërëse e garderobës së pothuajse të gjitha femrave, por ato që janë fanse të mëdha të tyre duhet të kenë kujdes.

Doktorët amerikanë theksojnë se këto xhinse shkaktojnë “meralgia paresthetica”, një dëmtim nervor që shkakton kruarje, mpirje dhe dhimbje në kofshë.

“Ky çrregullim shkaktohet kur nervat e kofshëve shtypen. Më pas, veshja e takave të larta me xhinse të ngushta për të bërë që këmbët të duken më të holla e përkeqëson këtë çrregullim”, shprehet Karen Boyle.

Femrat mbipeshë janë më të prekura nga ky dëmtim dhe simptomat e para fillojnë pas 6-8 muajsh nga nisja e përdorimit të këtyre xhinseve.

52
Femrat kanë një jetë më pak stresuese dhe janë përgjithësisht më të lumtura, se shumica e meshkujve, vlerësoi një anketim i realizuar në 34 shtete të përparuara.

Meshkujt që jetojnë në vendet më të zhvilluara punojnë më gjatë dhe kanë një pagë më të mirë, por janë më të ekspozuar ndaj rreziqeve të ndryshme të jetës dhe kanë një pritshmëri jetese më të ulët, mesatarisht me gjashtë vjet më pak.

Statistikat tregojnë se një mashkull ka tre herë më shumë mundësi që të vritet gjatë jetës së tij dhe është 15% më i ekspozuar ndaj sulmeve apo grabitjeve në rrugë.

Megjithatë, ndërsa fermat kanë një nivel më të lartë kënaqësie në jetën e tyre, ato vazhdojnë të shpenzojnë dy herë më shumë kohë se gjinia tjetër në punët shtëpiake, për një mesatare prej dy orësh e gjysmë në ditë.

Ishte Organizata për Bashkëpunim Ekonomik dhe Zhvillim ajo që realizoi sondazhin, duke vendosur midis kritereve për indeksin e jetës shëndetin, punësimin, jetën sociale, edukimin dhe sigurinë në jetë dhe në punë.

Dhjetë vendet me koefiçentin më të lartë për jetesën më të mirë janë Australia, Norvegjia, SHBA, Suedia, Danimarka, Kanadaja, Zvicra, Holanda, Zelanda e Re dhe Luksemburgu.

53
Pop/Rock / Ndërron jetë Robin Gibbs, yll i Bee Gees
« ne: 23-05-2012, 01:22:22 »
Një tjetër yll i muzikës pop i fundviteve ’70 ka ndërruar jetë: Robin Gibbs, këngëtari i grupit të famshëm Bee Gees ka humbur betejën me kancerin në moshën 62-vjeçare.

Robin ka vdekur në Londër ditën e dielë pas sëmundjes që e persekutonte prej kohësh. Në prill gjendja e tij u përkeqësua shumë, por më pas u përmirësua sërish. Në këtë mënyrë, pas Donna Summer shuhet edhe një tjetër yll i muzikës “disco” që ka shënuar një epokë.

Me Bee Gees, Robin Gibbs ka shitur më shumë se 200 milionë albume dhe me këngë si «How Deep Is Your Love», «Stayin' Alive» ose «Night Fever» ka pushtuar zemrat e shumë të rinjve.

54
Moda | Estetika / Bar Rafaeli, femra më seksi në botë
« ne: 23-05-2012, 01:20:05 »
Bar Rafaeli është shpallur si femra më seksi e vitit 2012 nga revista për meshkuj ‘Maxim’ dhe modelja izraelite ka falenderuar të gjithë votuesit nëpërmjet profilit të saj në Twitter.

“Jam shumë e lumtur dhe e nderuar që jam numri 1 në renditjen e 100 femrave më seksi të ‘Maxim’. Faleminderit!”, shkroi 26-vjeçarja në rrjetin shoqëror.

Për herë të parë revista i kërkoi lexuesve të vendosnin se kush do të ishte pjesë e listës. Në vend të dytë u rendit aktorja Olivia Munn, ndërsa në vend të tretë një aktore tjetër: Mila Kunis.

55
Revista Informatike / Facebook bie në bursë
« ne: 23-05-2012, 01:17:43 »
Të premten Facebook vendosi të kuotojë 1/5 e aksioneve të veta në bursën amerikane ku u vlerësuan me shuma stratoferike duke shkuar deri në 21 miliard dollarë.

Vlera e një titulli shkoi deri në 42 dollarë. Por në ditën e dytë në bursë, rrjeti social bie pikiatë, duke humbur plot 12 përqind të vlerësimeve të ditës së parë. Oferta për titujt e Facebook ranë nën 38 dollarë, që ishte edhe çmimi i dysheme i publikuar nga Mark Zuckerberg, të enjten, një ditë para kuotimit në Wall Street.

Dita e dytë tregoi që aventura e Facebook në bursë është një zhgënjim total. Për disa nga analistët në bursë shkon edhe më tej; falimentim. Rich Karlgaad nga revista Forbes rendit shtatë arsyet e dështimit të rrjetit social në Wall Street:

1): Hyrja me vonesë në bursë, 2) Mark Zuckerberg nuk ka dëshiruar kurrë kuotimin në bursë të krijesës së tij, por investitorët këmbëngulën, 3) Facebook nuk joshi dot ata që quhen investitorë të thjeshtë që përbëjnë pjesën më të madhe të bursave, 4) arsyeja e katër është hyrja në bursë në një moment pasigurie të bursave, shkaktuar nga kriza në Europë, 5) Facebook ëshë shndërruar në monoton, njerëzit kanë nisur të mërziten me të, 6) nuk është një mjet i nevojshëm konsumi për publikun dhe 7) industria e rrjeteve sociale, përgjithësisht nuk krijon siguri solide.

E në fakt, vlerësimi i Forbes vërtetohet nga tregjet financiare, ku dy ditë nga hyrja në bursë, titujt e Facebook u shitën me 33.52 dollarë, shumë më poshtë se sa oferta fillestare prej 38 dollarësh. E thënë ndryshe, në ditën e dytë në bursë, ka patur më shumë persona që kanë tentuar shitjen e titujve të Facebook se sa blerës të tyre.   

56
Për herë të parë në historinë e internetit, “Google Chrome” është browser më i preferuar në botë, ndërsa ka lënë pas aplikacionin e “Microsoft”, “Internet Explorer”.

Të dhënat analitike të një shërbimi të specializuar treguan se në datat 14-20 maj, Chrome ka qenë në mënyrë konstante programi më i përdorur për të pasur akses në lundrimin në internet.

Ky lajm përbën një sukses të madh për dizenjuesit e aplikacionit, të cilët janë përballur me një rivalitet të egër me gjigantët e “Explorer”, në luftë për të ruajtur hegjemoninë e tij.

Të dhënat e “Statcounter” vërtetuan se Chrome është më i parapëlqyeri në rang botëror midis aplikacioneve të të njëjtit lloj, i përzgjedhur nga 32,76% e trafikut të përgjithshëm botëror.


“Internet Explorer”, që në lëshimin e Chrome në 2008-n zotëronte 75% të tregut, vazhdon rënien e tij të lirë duke u preferuar nga vetëm 31,94% e publikut botëror.

Sipas renditjes, browserat e tjerë më të preferuar janë Firefox, Safari dhe Opera.

57
Astronomia / Eklipsi unazor
« ne: 23-05-2012, 01:15:26 »
Në media e quajne Unaza e Zjarrte, sepse kete pershtypje krijoi eklipsi i vrojtuar ne te gjithe Paqesorin, nga Azia ne Perendim te Shteteve te Bashkuara.

Miliona njerez deshmuan fenomenin e veçante kur hena eshte ne piken e saj me te larget nga toka dhe nuk arrin ta bllokoje diellin plotesisht. Eklipsi unazor u pa shume qarte ne Tokio, ku njerezit dolen neper parqe, moren varka e madje kishin parashikuar dhe udhetime me avione private.Evente te ngjashme u organizuan edhe ne Kine e Tajvan.

Gjiganti japonez i elektronikes, 'Panasonic' organizoi nje ekspedite ne majen e malit Fuji, nga ku eklipsi u filmua me ndihmen e pajisjeve diellore. Qellimi yne ishte te transmetonim eklipsin me te bukur unazor nga mali me i larte i Japonise, sqaroi kompania.

Nuk ishin kaq me fat vezhguesit e qiellit ne Hong Kong. Qindra vete u mblodhen ne skelen Koëloon ku autoritetet kishin vendosur teleskope me filtra solare, por rete e dendura e penguan pamjen. Ne Shtetet e Bashkuara, eklipsi u pa me mire ne Nevada e Kaliforni. Fenomeni i rralle ishte i qarte ne nje fashe prej 240 deri ne 300 kilometra, ndersa pjeserisht eklipsi mund te shihej edhe ne pjesen me te madhe te Azise Lindore dhe Ameriken e Veriut.   

58
Kinemaja Online / “Diktatori”
« ne: 20-05-2012, 00:55:04 »
Filmi i ri “Diktatori”, i Larry Charles dhe i interpretuar nga komiku anglez Sasha Baron Cohen, është ndaluar të transmetohet në Turkmenistan dhe Taxhikistan, dy ish-republika sovietike.

Ndërsa në vende të tjera të BRSS-së, përfshirë Rusinë, komedia është transmetuar për herë të parë para dy ditësh.

Filmi, sipas materialit promovues, tregon për historinë heroike të një diktatori që rrezikon jetën për t’u siguruar që demokracia nuk do të mbërrijë kurrë në vendin që ai ka shtypur për vite të tëra.

Aktualisht aktori Sasha Baron Cohen ndodhet në Kanë dhe filmi i tij do të shfaqet në festivalin prestigjoz të filmit, historia e të cilit konsiderohet e ngjashme me ato të vendeve të përfshira nga Pranvera Arabe.

The Dictator - Official Trailer

59
Yjet e Kinemasë Botërore / Jackie Chan
« ne: 20-05-2012, 00:53:04 »
Jackie Chan ka njoftuar daljen e tij në pension pas më shumë se 100 filmave ku artet marciale u përcollën tek publiku të përziera me nota humori nga aktori.

58-vjeçari pranoi se është shumë i vjetër për skenat e karatesë. Aktori e dha lajmin gjatë prezantimit të filmit të tij të fundit ‘Chinese Zodiac’ që do të marrë pjesë në Festivalin e Filmit në Kanë.

“Jam shumë, shumë i lodhur. Ky është filmi im i fundit aksion sepse nuk jam më i ri. Gjithashtu nuk më pëlqen të bëj më filma të tillë sepse jam i shqetësuar nga rritja e sjelljes agresive të njerëzve në ditët e sotme”, shtoi Jackie Chan.

“Është një dilemë e madhe: mua më pëlqen të luftoj, më pëlqen aksioni, por nuk më pëlqen dhuna”, shtoi 58-vjeçari, i cili po mendon për role ndryshme në të ardhmen.

”Dua të jem një aktor i vërtetë, dua të heq etiketimin që kam për momentin. Dua që publiku të dijë se nuk jam vetëm një komedian. Ditë pas dite dhe vit pas viti do ju tregoj se kush është Jackie Chan”, përfundoi aktori.

60
Shqipëria është një tokë e mbushur plot surpriza dhe e aftë për të mahnitur edhe turistin më skeptik. E gjendur mes maleve dhe detit, Shqipëria është një vend ku mund të ngelesh pa mend nga kultura dhe nga panoramat e saj natyrore.

Për të apasionuarit pas turizmit malor Shqipëria po ju pret. 70 km larg qytetit të Shkodrës, në zemër të alpeve shqiptare ndodhet Thethi. Ai shquhet për kontrastet e relievit, ujëvarave, bimësisë së dendur, livadheve e sidomos ngjyrave. Shtëpitë karasteristike të zonës, gatimet tradicionale por edhe shumë aktivitete argëtuese i bëjnë pushimet tuaja të paharrueshme.

Në veri të vendit nuk duhet lënë pa vizituar Lugina e Valbonës në Tropojë. Në bujtinat e Valbonës, ndërtesa kryesisht dykatëshe të stilit tradicional me çati të pjerrëta e në të rrallë edhe me tjegulla, vizitorët gjejnë ushqim tradicional, shtrojë e mbulojë, si dhe zjarr për t’u ngrohur. Rruga deri në Valbonë është një mrekulli më vete. Lundrimi me tragetin Fierzë-Koman paraqet një atraksion të vërtetë turistik për këdo që viziton Tropojën.

Në juglindje të Shqipërisë Voskopoja është një prej fshatrave ku kultura, tradita dhe peizazhi unifikohen në mënyrë harmonike për t'i dhënë asaj vlera turistike të përhershme.

Por Shqipëria fantastike kompletohet edhe me pjesën e bregdetit.

Mjafton të afrohesh në qytetin e Sarandës për të zbuluar pjesë mahnitëse të Detit Jon, aq sa mund të mos pendohesh që s’je në detin e Karaibeve. Plazhi Palas i Vlorës, për shembull, meriton sigurisht një qëndrim të gjatë. I shtrirë në bregun e shkëlqyer që përfshin Qafën e Llogarasë dhe Sarandën, ai karakterizohet nga shtëpiza të bardha dhe fshatra të vogla, të cilat shtrihen në një zonë të artë të rrethuar nga natyra e bukur.

Ndër vendet më joshëse është gjiri i Kakomes, një nga zonat më të bukura detare të bregut ballkanik.

Në bregdetin jonian ndër më të frekuentuarit është plazhi i Dhërmiut. Qetësi, bregdet të pastër, por edhe gjelbërimi në disa pjesë të tij i bëjnë të veçanta pushimet në të.

Kur zbret në plazhin e Dhërmiut nuk mund t'i rezistosh një rikthimi të dytë. Plazhi i copëtuar në gjatësinë e tij rezervon gjire të pafund e zona të pashkelura kurrë.

Jala është një tjetër perlë që mbush mozaikun e plazheve të detit Jon. Por ata që plazhin e duan me rërë Deti Adriatik ofron mundësi pa fund. Ndër më të veçantit është plazhi i Tales në Lezhë, zonë kjo e konsideruar e virgjër e gati-gati e panjohur për shumë kënd.

Kombinimi pamjeve mahnitëse në mal dhe bregdeti i mrekullueshëm janë vetëm disa nga bukuritë që natyra i ka dhuruar Shqipërisë.

10 vendet që duhen vizituar në Shqipëri - Top Channel Albania - News - Lajme

61
Zoologji / Merimanga
« ne: 20-05-2012, 00:48:04 »
Njihuni me merimangën e vetme në botë që menjëherë sapo e sheh të bën për të qeshur, gjë që nuk ndodh zakonisht me merimangat e tjera, të cilat janë fobia e shumë njerëzve. Kjo është merimanga e ashtuquajtur “Fytyra e lumtur”.

Krijesa e vogël, këtë  nofkë e ka marrë për shkak të shenjave të çuditshme në trupin e saj, të cilat të krijojë idenë e një fytyre që është duke buzëqeshur. Ajo gjendet në ishujt Haëaii dhe ka përmasa shumë të vogla, arrin të rritet vetëm 5 mm dhe është shumë e vështirë ta shohësh me sy të lirë.

Sipas studiueseve, kjo specie e rrallë dhe shumë e këndshme është e padëmshme për njerëzit. Personi që arriti të realizonte fotot e veçanta të “Fytyrës së lumtur” është një i ri nga Masaçusets, dhe thotë se kërkoi shumë nëpër pyll përpara se ta pikaste një prototip të saj nën një gjethe.

“Në fillimi mbeta i shtangur për përmasat e saj aq të vogla, duhet me doemeos një xham zmadhues që të dallosh ‘buzëqeshjen’ e  saj, por është një gjë me të vërtetë fantastike se sa e mistershme dhe e lloj-llojshme është natyra”, – thotë ai.

62
Moda | Estetika / Bikini Vere 2012
« ne: 20-05-2012, 00:46:52 »
Kostumet e banjës këtë verë janë shumë seksi, provokuese dhe femërore. Ngjyra të forta verbuese, të hedhura në copa që janë të ngarkuara me dizenjo do të dominojnë në verën e këtij sezoni.

Modelet e kostumeve të plazhit nuk do të kenë aksesorë. Dizenjuesit kanë përdorur frudat dhe rrudhat në koleksionet e plazhit.

Trendi i sivjetshëm do të jetë ekstremisht i ndryshëm pasi përfshin bikini-rrip dhe mbathje në formë kilotash apo pantallona të shkurtra. Ndërsa ngjyra e plazhit do të jetë blu duke përfshirë të gjitha nuancat e saj. Nuk do të mungojnë edhe tonet pastel të portokallisë. 

“Këtë vit kemi stil “string” brazilian shumë të ngrënë që jo çdokush mund t’ia lejojë vetes”, shprehet një shitëse.

Do të shohim këtë sezon edhe kostumet klasike, ku reçipetat do të jenë në formë trekëndëshi, por i përmasave të vogla dhe mbathjet me dantella apo me lidhëset provokuese në anët e vitheve.

Në sezonet e kaluara ishte paksa e vështirë beteja midis bikinëve dhe kostumeve trupore asimetrike të lidhura me rripa apo aksesorë, ndërsa në sezonin veror 2012 sensualiteti femëror do të dalë në pah edhe me kostume të mbyllura që të mbërthejnë linjat trupore. Ky variant do të ishte mjaft i mirë edhe për të mbuluar defekte apo shëndetin e tepërt.

E zeza dhe e bardha janë ngjyrat që duket se do t’i rezistojnë gjthnjë kohës. Stampat e qendisura me temina, stampat grafike janë të sugjeruara nga modeluesit e huaj. 

Për këtë vit shajet e plazhit janë krejtësisht jashtë përdorimit. Në vend të tyre ka rrjeta apo coha transparente të mëndafshta që hidhen shkujdesshëm në trup. 

Rrobabanjot që duhet të kemi këtë verë - Top Channel Albania - News - Lajme

63
Këto ditë një mik na shkruante për një këmbim fjalësh që kish bërë me një Shqiptar. -A do të të mësoj shqipen? Jo, or zot, ç’më duhen mua ato? -Po shqipja është gjuha tënde, duhet të dish ta shkruash. -Unë s’përzihem me të tilla punëra. Fund, e shoh që s’do. Po thuamë psenë e vërtetë të kësaj mosdashjeje. – Do të vërtetën? Nuk del ulefeja me shqipen.

S’del ulefeja…! aty është gjithë puna. Po të dilte ulefeja të gjithë ata shqiptarë që sot mohojnë gjuhën e tyre do ta gjenin të mirë, të bukur të shijshme…

Ç’është kjo e Shqipëtarëve që, përveç ulefesë s’duan gjësendi? Besoj se është përtimi. Shqipëtarët s’e duan shumë punën, që nga bujqësia gjer në tregëti të madhe ghithë mjeshtëritë duan, pak a shumë, punë dhe mundime. Po për kundre, a gjen më lehtë se të jetë njeriu “dragat” “memur” “zaptie” a “pasha”?

Është e vërtetë që tregëtia në Shqipëri s’bëhet dot, përveç në qytetet afër detit. Ngarko për tregtim ca barrë nga ato “peshqt” e verës aq të shijshme të Ohrit për t’i shpënë jashtë. Ca kuaj a mushka, duke shkuar anës pronave, nëpër rripa e thika, të ngushta e të rrezikshme, do të bien e do të mbeten në vent, më tutje, ndofta do të dalin kusarët, të të marrin ç’ke e  në mbettë nonjë barrë, do t’a arrihne qëllimin pas shtat a tetë vjet e peshqtë do të jenë pak të prishur.

Prandaj rroftë “ulefeja”.

Me bie në ment një e pashfaqur (anektode) që rrëfen mirë dëshirën e Shqipëtarit për ulefenë.

Pesëmbëdhjetë vjet më parë njoha në Shqipëri një fshatarak i cili dëshironte të bëhej kolhghi. Kish një arë e një vreshtë, por s’i punonte e s’kish  bukë. Vente hante nëpër konakët, duke pritur ulefenë.

Dhjetë vjet pastaj e poqa përsëri, e ngaqë më ka pasur gjithmotin enda të kuvendoj me fshtarakët, e pyeta si vente. S’mbaja dot të qeshurën kur më tha që priste ulefenë. Dhjet vjet kish pritur edhe s’qe lodhur.

Me gjith këtë, le të mos harrojmë që Shqipëtari, sado përtimtar që është, i vihet shpejt punës posa sheh që puna s’i ka për të vajtur kot. Ndofta keni dëgjuar se kanali i Korinthit, në Greqi, i cili bashkoi dy dete, u-rrëmih më shumë prej punëtorësh shqipëtarë. Punonin, ata djelmt e shëndoshë të Shqipërisë, punonin e duke i parë, m’u mbush zembëra me shpresë për fatin e Shqipërisë, se ne komb përtimtar, është komb i ngordhur. Nga të gjith anët  e Shqipërisë, gjer nga Prizreni, kishin vajtur të punojnë.

Njoha atje një Gegë, i cili, në pak kohë, kish mësuar të kuvendonte greqishten. Edhe e kuvendonte aqë të shtrembur e të shijshme, sa kurrë në jetë t’ime s’kam qeshur aq, -e u ndamë si miq të vjetër. http://www.mapo.al/2012/05/17/shqipetaret-se-duan-shume-punen/

64
Bota Sot / Portreti neo-nazist i Greqisë
« ne: 20-05-2012, 00:29:57 »
Aida Tuci

“Agimi i Artë” quhet partia neo-naziste greke, që mori 6,3% të votave në zgjedhjet e cilësuara si më të rëndësishme të Greqisë. Kjo parti e cilëson veten e saj nacionaliste dhe ka për logo një motiv të antikitetit grek që simbolizon trimërinë dhe betejën. Grupimi edhe pas kësaj fitoreje vazhdon që të mbetet enigmatik. Lideri i tij nuk pranon që të intervistohet dhe të dalë jashtë në ndonjë fjalim fushate, përveçse se kur shpalli fitoren para gazetarëve. Thuhet se, nëse do të anëtarësohesh në këtë parti, duhet që të kalosh vite të tëra dedikimi. Me Greqinë që është në kulmin krizës ekonomike dhe sociale, Partia “Agimi i Artë” ka dalë nga skuta në të cilën ka mbijetuar për disa kohë, për t’u shfaqur si një subjekt politik. Kryetari i saj, Nikos Mijaloliakos, 55 vjeç, një ish-ushtarak, në prezantimin e parë si “triumfues” para gazetarëve nuk hezitoi të shfaqte hapur frymën e partisë së tij. Në sallën e tejmbushur me gazetarë vendës dhe të huaj, ai hyri me hap ushtaraku me kryet lart si triumfator dhe u kërkoi atyre që të ngriheshin në këmbë për të nderuar “liderin”: Me gjithë shpifjet tuaja, me gjithë diktaturën e medias, unë fitova, iu drejtua ai me arrogancë atyre. “Agimi i Artë” është një parti që e ka shprehur hapur se është kundër emigrantëve në Greqi dhe që adhurojnë Hitlerin. “Këtë fitore ia kushtoj guximit të këmishave të zeza”. Vetë grupi mohon të jetë neo-nazist, duke fajësuar sërish gazetarët për “mashtrim”, pavarësisht se ata kanë adoptuar përshëndetjen naziste dhe kanë vendosur kryqin e thyer si logon e tyre. Kryetari i saj, Mijaloliakos, marshoi pas fitores rrugëve të Athinës, duke akuzuar drejtuesit e dy partive kryesore si tradhtarë, ndërsa mbështetësit e tij thërrisnin “Greqia i përket grekëve”. Portreti i liderit të neo-nazistëve grekë Nikos Mijaloliakos nuk të lë përshtypjen e një lideri radikal. Por mënyra sesi ka rrjedhur jeta e tij flet krejt ndryshe. Ai ka lindur në vitin 1957 në Athinë. U diplomua për Matematikë në Universitetin e Athinës. Në moshën 16-vjeçare iu bashkua partisë nacionaliste radikale “4 Gushti” të Kostantinos Plevris. Rininë e kaloi më shumë burgjeve sesa në shtëpinë e tij. Për herë të parë u arrestua në korrik të vitit 1974 gjatë një proteste të dhunshme përpara Ambasadën Britanike në Athinë, kundër qëndrimit të Mbretërisë së Bashkuar ndaj pushtimit turk të Qipros. U arrestua sërish dy vjet më vonë, por u lirua shpejt për shkak të procedurave teknike që ndoqi policia për arrestimit e tij. Ndërsa hynte dhe dilte nga burgu, ai u njoh me udhëheqësit e juntës greke. Kjo e ndihmoi që t’i bashkohej ushtrisë dhe u bë komando e forcave speciale. U arrestua sërish më 1978 si anëtar i grupit të ekstremit të djathtë dhe u dënua me një vit heqje lirie. U arrestua sërish më 1978  për armëmbajtje dhe posedim të lëndëve eksplozive. Pasi u lirua, hedh në treg revistën “Chrysi Avgi”, që më së shumti e përdori si një faqe mediumi ku ai të mund të propagandonte idetë e tij radikale. Revista u mbyll më 1984, por i shërbeu që të bëhej pjesë e Unionit Politik Kombëtar të drejtuar nga Georgos Papadopoulos, por vetëm një vit më vonë vendos që të largohet nga ky bashkim për të krijuar lëvizjen “Agimi i Artë”. Nikos Mijaloliakos mbeti udhëheqësi i kësaj lëvizjeje derisa shpalli shpërbërjen në nëntor të 2005-ës për shkak të përleshjeve me antifashistët. Në vitin 2005-2007 ai, si dhe shumica e anëtarëve të kësaj lëvizjeje, e vazhdoi aktivitetin politik duke iu bashkuar Aleancës Patriotike. Partia u reformua nën udhëheqjen e tij në vitin 2007 dhe më 2012 me votat e grekëve pretendon dhe vende në Parlamentin grek, duke hapur debat nëse kjo parti përbën një kërcënim për të ardhmen e Greqisë.

65
"Dalja e Greqisë nga monedha evropiane rrezikon të zhytë Britaninë në një recesion të dytë", kështu fillon artikulli që boton britanikja “The Guardian”, shkrim që shoqërohet me foton e kreut të SYRIZA-s, Alexis Cipras, me flokë të gjatë.

Gazeta e përshkruan kreun e SYRIZA-s, si njeriun që "mban të ardhmen e euros në duart e tij".

Në intervistën ekskluzive për "The Guardian", 37 vjeçari Aleksis Cipras, që gazeta e cilëson si “politikanin grek gjithnjë e më të fuqishëm”, ka thënë se është i vendosur "për të ndalur eksperimentin me politikat shtrënguese të vendosura nga Gjermania”. Ai i përshkroi rritjen e taksave dhe shkurtimet, si "një krim kundër popullit grek".

Udhëheqësi i partisë SYRIZA, suksesi i së cilës në zgjedhjet e muajit të kaluar shkaktoi paralizë politike në Athinë dhe zgjedhje të dyta të përgjithshme, tha se dëshiron që Greqia të mbetet në euro, por të luftojë kapitalizmin. "Nga njëra anë janë punëtorët, shumica e botës dhe nga ana tjetër kapitalistët, bankierët, etj. Kjo është një luftë midis popujve dhe kapitalistëve. Ky është sistemi ndërkombëtar financiar, ku bankat fitojnë më shumë", thotë ai.

“Një dalje e mundshme e Greqisë nga euro, rrezikon të zhytë Britaninë në një recesion të barabartë me egërsinë e recesionit të viteve 2008-09", sipas një eksperti. Robert Chote, drejtor i Zyrës së Përgjegjësisë për Buxhetin, paralajmëroi se ekziston rrezik i madh nga recesioni i dytë, i cili do të bëjë dëme të pariparueshme në Britani.

Sipas analistit Chote, Britania e Madhe do të zhytet në recesion për dy vjet. Deflacioni dhe papunësia në 2013-14 do të kapë shifrën 11% ndërsa borxhi do të arrijë mbi 90% të PBB.

Tek linku i mëposhtëm, mund të lexoni shkrimin tek "The Guardian"
http://www.guardian.co.uk/business/2012/may/18/uk-greece-exits-euro

66
Temat e Dites / Plani urbanistik i Tiranes
« ne: 20-05-2012, 00:20:45 »
Alfred Lela

Është padyshim një shqiptar diku, në Boston, Romë, Selanik a Manchester, që klikon me padurim në çfarëdo lloj lajmi që ka lidhje me Shqipërinë. Sidomos kur bëhet fjalë për lajme të mira. Posaçërisht kur shkruhet a flitet për Tiranën, qyteti që ka ardhur e hyrë në fjalorin urban si ‘kryeqyteti i të gjithë shqiptarëve’.

Dikush, diku, edhe dje si përditë, ka vozitur në world wide web dhe ka hasur në lajmin se Tirana ka, më në fund, një draft të planit urbanistik. “Brenda 10 muajve, siç e kemi premtuar”, i ka mëshuar lajmit kryetari i bashkisë, Lulzim Basha, dje, ndërsa ka bërë paraqitjen e planit për një Tiranë-Moderne-Europiane.

Është edhe ky element i rëndësishëm për prezantimin e djeshëm: mbajtja e një premtimi. Herë e pafund, elektorati shqiptar është tulatur i hutuar nën peshën e rëndë të premtimeve të fushatave, të cilat pas katër vjetësh ndoshta edhe janë futur në harresë, po të mos ishte për vetë politikanët të cilët i shpaketojnë dhe i ripremtojnë, sigurisht me një të vetëm ndryshim: dekorin. Pra, është e rëndësishme që z. Basha e sheh si të rëndësishme mbajtjen e premtimeve. Të mbajturit e fjalës së dhënë, si i thonë.

Tjetër element i rëndësishëm i planit urbanistik është edhe transparenca: është diçka që na është treguar dhe nuk ka si ngarkesa e gjërave që shihen. Ndryshe nga planet e tjerë, që na është thënë se janë, por për ekzistencën e tyre na është dashur të mbështetemi te njerëz që e ‘paskan parë’ apo e paskan ditur, kësaj here kemi sytë dëshmitarë. Bashkia na e ka dhënë këtë plan me këtë shpërfaqje, si për ta lidhur veten më pazgjidhshmërisht me fatin e projektit të saj. Plani i sirtarëve është bërë plani i projeksioneve. E ka shkundur pluhurin për t’iu dhënë dritës. Ka transparencë, pra.

Përtej simbolikës, plani urbanistik ka rëndësinë e tij ekonomike, sociale e politike. Është ekonomikisht i volitshëm sepse, në mos i rregullon, i lehtëson aktorët ekonomikë në kryeqytet. Tregtia e madhe, e vogla dhe e mesmja do të lëvizin brenda një hapësire të një qyteti që i lejon secilës prej tyre hisen e vet në një garë të përbashkët. Në rrafsh social Tirana do të jetë qyteti që do i rrëzojë leskrat gri duke u estetizuar dhe kjo estetikë do ta çlirojë qytetin nga stresi i panevojshëm dhe i tepërt urban dhe urbanistik.

Përmasa politike e planit urbanistik, për t’iu kthyer ravgimit të fillimit me shqiptarin e Diasporës, qëndron tek imazhi i Shqipërisë, i cili përcillet kryesisht nëpërmjet Tiranës. Tirana sot nuk është një kryeqytet që, denjësisht, në ID-në e shqiptarit rri si polis apo destinacion europian. Tirana e plotësuar dhe e konturuar qytetarisht brenda planit të saj urbanistik i jep tjetër kredo shqiptarit të Shqipërisë, Kosovës, Maqedonisë, Malit të Zi. Luginës së Preshevës apo të Diasporës.

Me planin urbanistik, Tirana bëhet qyteti me bulevard dhe bulevardi me qytet. Shqiptarët kanë nevojë ta kapërcejnë idhtësinë e kësaj maksime cinike të fillimshekullit të shkuar. Z. Basha dhe ekipi i tij e kanë mbajtur premtimin, por kjo është vetëm pjesa e parë. Si ata shqiptarët e jashtëm, edhe ne të brendshmit do të jemi duke pritur për përmbylljen e tij. Atëherë fjala do të jetë mbajtur, si një besë e fortë e një shqiptari të mirë.

67
Historia Shqiptare / Mbi grekët dhe shqiptarët
« ne: 20-05-2012, 00:17:34 »
Mbi grekët dhe shqiptarët


Dhe ja që edhe një diplomat italian, zoti Silvestrelli, ministër në Athinë, e ka menduar të thotë disa të vërteta të vogëla për çështjet e mësipërme. Si shpirt kritik zoti Silvestrelli nuk ka arritur të kënaqet nga opinionet e rëndomta. Atij vendi ku ai ndodhej, ai ka dashur t’i studjonte etnografinë dhe gjendjen dhe përfundimi i kërkimeve të tij ka qënë një promemorie që është botuar te Buletini i Ministrisë së Punëve të Jashtëme të Italisë dhe që përmblidhet në rreth 150 faqe.
Në këtë promemorie tërheqin më shumë vëmendjen dy pika, ku zoti Silvestrelli vëren:
1. Që banorët e sotëm të Greqisë nuk vijnë nga grekët e lashtë, por janë përfundim i një përzierje të sllavëve, shqiptarëve dhe latinëve;
2. Që Greqia ka për kufi në veri, Shqipërinë.
Këta dy konstatime të diplomatit të ditur kanë ngritur në Greqi zëmërim dhe protesta të forta, nga të cilat një i huaj e ka të vështirë të formojë një mendim të saktë. Qeveria italiane ka menduar se duhej të tërhiqej përpara këtij shpërthimi qesharak popullor, por për të vënë më mirë në dukje faktin se ajo e vlerëson përfaqësuesin e saj të shquar në Athinë, e ngriti zotin Silvestrelli në rang ambasadori dhe e akreditoi me atë detyrë pranë oborrit të Madridit.
Nga dy pikat që shtron diplomati italian, unë do të komentoj vetëm  të dytën.
E para, ajo që ka të bëjë me prejardhjen e grekëve të sotëm tashmë është pranuar si e vërtetë e pakundërshtueshme.
Ata që, pas monumentit klasik të Fallmayerit dhe aq veprave të tjera të kritikës historike vazhdojnë të besojnë në prejardhjen helene të grekëve të sotëm, mund të kenë të gjitha pretendimet, me përjashtim të atij që janë të aftë të gjykojnë. 
Që në Greqi banon një grumbull sllavësh, shqiptarësh, latinësh por edhe – ndonëse në sasi të vogla – gjermanësh, keltësh, normandësh (kryqëzatat) dhe çifutësh (shekulli i I-rë dhe i II-të pas Krishtit) nuk ka vend për as më të voglin dyshim.
Veçse grekët nuk kanë pse ta ndjejnë veten të turpëruar për këto prejardhje. Një përzierje racash nuk është domosdoshmërisht e keqe. Përkundrazi, dhe mjafton të kujtojmë se populli më artist dhe më i njerëzishëm që ka ekzistuar ndonjëherë, populli francez, është një konglomerat i të paktën tri racave. Përveç kësaj, për grekët është më mirë që e vërteta të dihet. Kjo është më e favorshme për ta. Si pasardhës të grekëve të lashtë ata shfaqen të bastarduar, përkundrazi, si përzierje relativisht e vonshme e shumë racave ata janë një popull i ri, dhe, si i tillë, kanë të drejtën për një kredi të gjatë përpara se të tregojnë vlerën e tyre. Nga ana tjetër, ata jetojnë në Greqi, dhe u është besuar gjuha e grekëve dhe pavarësisht nga çdo gjë tjetër për këtë arsye të dyfishtë duhet të quhen grekë; por që kuptohet vetvetiu që kjo fjalë nuk ka për premisë logjike vazhdimësinë etnike.”
Le të vimë te pika e dytë e zotit Silvestrelli. Grekëve u ka vajtur në mendje t’i japin Shqipërisë së Poshtëme emrin e saj të vjetër të Epirit, dhe nëpërmjet kësaj, me marifet, lënë të kuptohet që ky vend ka qënë i banuar nga grekët dhe një ditë duhet të bëjë pjesë në Greqi, dhe se kështu Greqia nuk është ngjitur me Shqipërinë. Për grekët ka vërtet një Shqipëri të Veriut por jo një Shqipëri të Jugut; Shqipëria është si të thuash një distik që ka vetëm një varg ose një aleksandrin që ka një gjysmëvarg.
Mirpo, të gjitha këto pretendime janë qesharake dhe të ndyra.
1. Straboni na mëson se epirotët nuk flisnin greqisht, ata ishin të huaj. Straboni na thotë se kombet epirotas ishin barbarë domethënë të huaj për racën dhe gjuhën greke (Veprat e Strabonit, VII, 6-13, faqe 267. Botim i Dübner Müller);

2. Para se shqiptarët të jenë vendosur në një Epir grek, janë grekët ata që kanë vajtur – një numër i vogël sigurisht – në një Epir shqiptar.
3. Shqipja është quajtur gjithmonë gjuhë epirotike. Dictionarium latino-epirotikum; F.Bardhit (Romë, 1635) është një provë e kësaj. Nuk ka as dyzet vjet që Rossi botoi përsëri në Romë një Vocabolario italiano-epirotico që nuk është gjë tjetër veçse një fjalor shqiptar;
4. Në të gjitha shkrimet e mëparshme mbi dredhitë greke, njëjtësia midis fjalëve Epir dhe Shqipëri e Poshtëme është e plotë.
5. E njëjta gjë është edhe në hartat gjeografike. Unë do të kënaqesha vetëm me një shembull: Në 1827, admiraliati anglez ka botuar një hartë zyrtare të bregdetit të Shqipërisë, hartë e përgatitur nga një komision hartografësh anglezë, austriakë dhe napolitanë: në të përfshihet i gjithë bregdeti i Epirit.1
6. Rusët, francezët dhe anglezët kanë patur me radhë në ishujt jonianë një regjiment që ata e quanin zyrtarisht regjimenti shqiptar: të gjithë ushtarët e këtij regjimenti ishin rekrutuar në Epir, të gjithë të së njëjtës fe si grekët, dhe megjithatë të gjithë i thoshin vetes shqiptarë dhe flisnin shqip. Një nga oficerët e regjimentit franko-shqiptar2 ishte Marko Boçari, i cili në atë kohë, me kërkesën e Pukëvilit, ka shkruar edhe një fjalorth dorëshkrimi i të cilit gjendet në Bibliotekën Kombëtare të Parisit (Fondit shqiptar nr.1): ju kujtohet që ne e kemi vënë në plan botimin e këtij fjalorthi. Po ai Boçar shkëlqeu në luftën për pavarësi, duke kujtuar, i gjori, se bëhej fjalë për të krijuar një mbretëri shqiptaro-greke. Nipërit e tij, që mbajnë ende mbiemrin e Boçarëve, tani e quajnë veten helenë dhe pasardhës të Themistokliut: Përshëndetje pasardhësve të Themistokliut! Ju e shikoni që, që të gjithë helenët janë po aq të vërtetë sa nipërit e Boçarit tonë. Përveç kësaj, në Athinë ka djem të Bavarnave të vendosur në Greqi në kohën e Otomit, që edhe ata e quajnë veten helenë, sigurisht pasardhës të Perikliut: Përshëndetje pasardhëve të Perikliut!
7. Tradita diplomatike e të gjitha fuqive evropiane ka njohur pakufizim njëjtësinë e Epirit dhe të Shqipërisë së Poshtëme. Qysh prej një muaji kam në dorë qindra dokumente të pabotuara që kanë të bëjnë me Shqipërinë, dhe, në të gjitha njëjtësia midis Epirit dhe Shqipërisë së Poshtëme është aq e plotë sa ajo midis Lytesë dhe Parisit ose Ali Hoxhës dhe Hoxhë Aliut.
8. Më në fund, i huaji që përgatit një studim mbi Shqipërinë dhe ka dyshime mbi çështjen e të qënit të Epirit Shqipëri le të udhëtojë ca ditë nga Elbasani në Pargë dhe nga Vlora në Janinë, domethënë le të përshkojë si turist Epirin nga Veriu në Jug dhe nga Perëndimi në Lindje, për së gjati e për së gjeri, duke i rënë kryq e tërthor në mënyrë të tillë që të vizitojë sa më shumë fshatra që të jetë e mundur – pastaj të vijë dhe të na kundërshtojë.
Tani po u bëj një pyetje grekëve të zgjuar dhe që dinë të mendojnë: A besojnë ata vërtet se këto dredhi foshnjarake i shërbejnë interesave të Greqisë?
*Albania e vitit 1901 (vëllimi G, faqe 141)

68
Biseda | Diskutime / Kalinihta Eladha!
« ne: 20-05-2012, 00:02:56 »
Edison Ypi

Racizmi grek ndaj shqiptarëve, provokacionet e bandave, ulërimat e togave të ushtarëve duke marshuar me këngë antishqiptare, pretendimet historike për “Vorio-Epirin”, “fshesat” e famshme, rrahjet dhe mbajtja pa ngrënë me dit’ e net’ të tëra nëpër biruca e gjynahqarëve që hynin në Greqi përmes maleve etj. etj. kishin qenë hiçasgjë. Tani Greqia po na kërcënon, jo me ekspansion, por me një gjë më të tmerrshme, me kolaps.

Greqia me demokracinë më të vjetër të botës është shembur e po zvarritet.

Shqipëria, demokracia më e re e rruzullit, pavarësisht se ç’lehin këlyshët e kurvit, është ngritur më këmbë e po vrapon, madje po fluturon.

Si fqinjë gjeografikë dhe historikë që jemi, na përket t’i bëjmë Greqisë ndonjë sugjerim për shërim në këto ditë të zeza. Ndihmë të sinqertë. Jo si, për shembull, Gjermania, e cila, plakës, nga njëra anë i jep borxhe, nga ana tjetër i shet fshehtas armatime qindra milionëshe.

Sot në erën e globalizmit post-kapitalist, që punët t’i venë mbroth, tri gjëra duhet të bëjë një vend: të punojë, të shesë, të blejë.

Meqenëse tashmë plakaruqja Greqi, ajo vet’ e para e ka të qartë se nuk punon dot, njëra nga dy të tjerat që i mbetet të bëjë është, të blejë. Ku ma gjen që Greqia të mund blejë, dhe të bjerë rehat Ballkani, Europa dhe Bota. Por për të blerë duhen para, që Greqia nuk i ka. Mbetet të shesë. Çfarë mund të shesë Greqia që të shpëtojë nga kriza? Kjo është çështja.

Borxhet astronomike për shkak të gabimeve katastrofike politiko-ekonomike të Greqisë janë aq të mëdha sa prej tyre zor se shpëton dot edhe sikur të shitet e tëra. Mirëpo në këtë eventualitet, që s’ka pse të mos merret parasysh, pra që Greqia të shitet me kuç e me maç e me gjith’ lecka, del një vështirësi. Mund të dojë ta blejë Greqinë, ta zëmë, ndonjë shqiptar, turk, apo amerikan. Por nuk mund ta shesë askush tjetër përveçse një grek. Gjë që nuk mund të ndodhë. Sepse pas çdo shitjeje, mbetet gjithmonë dikush që të thotë: E shita. I cili në këtë rast do mungonte. Kjo është arsyeja që shitja e të gjithë Greqisë është e pamundur.

Shitja e ishujve, e Korfuzit për shembull, për të cilin edhe është folur, duket si zgjidhje. Por po ta shohësh thellë, kjo shitje është krejt e paarsyeshme, dhe e pamundur, mbi të gjitha e padrejtë. Sepse as ishujt e mrekullueshëm jonianë, as gjiret e magjishëm shkëmborë, as kodrat e pafundme me ullinj, as plantacionet e portokalleve, që janë të gjitha sende, nuk u përkasin aspak vetëm grekëve të sotëm, të cilët krahasuar me qindra milionë grekët e vdekur dhe grekët që ende s’kanë lindur, janë pakicë absolute. Në fund të fundit, fajin ku është katandisur sot Greqia nuk e kanë sendet por njerëzit, bijtë dhe bijat e sotëm të plakës së dikurshme të hirshme, të cilëve u përket, sa të mbajnë përgjegjësitë dhe të marrin masat për të mos e lënë plakën të vdesë. Me fjalë të tjera, sakrificat për shërimin dhe shpëtimin e plakës së leckosur dhe të telendisur, nuk i bën dot vet’ e sëmura, por bijtë e saj plëngprishës, grekët, ata të cilët me dhjetëra vite për vete hëngrën e pinë, por për shëndetin e nënës aspak nuk u merakosën.

Në kushtet e tanishme, kur as ata as plaka nuk punojnë dot, dhe kur për shkak të borxheve as nuk blejnë dot, e vetmja gjë që mbetet të bëjnë është të shesin. Mirëpo, meqenëse, për arsyet e mësipërme, vet’ Greqia si dhe gjymtyrët e saj nuk mund të shiten, çfarë mbetet për t’u shitur, janë gjymtyrët e grekëve.

Asgjë për t’u tmerruar përderisa është e vetmja shpresë.

Cilat gjymtyrë të tyre mund të shesin grekët për ta shpëtuar plakën dhe veten?

Në emër të vetësakrifikimit për shpëtimin e plakës, shitja me vullnetin e vet, e, ta zëmë, kokave të 1 milion grekëve, në vështrim të parë s’duket gjë e pamundur. Por ka një vështirësi. Tregu ndërkombëtar i organeve nuk shet e blen koka grekësh. Sepse pasoja e parë e pakëndshme do të ishte diçka tmerruese: Eksportimi i budallallëkut politiko-ekonomik grek anembanë botës, në vendet ku ato 1 milion koka do shiteshin. Dhe bota s’ka pare të tepërta që të blejë koka budallaqe greke. Gjë që, edhe po të ndodhte, do ishte një shpërthim i budallallëkut helen në përmasa të papara dhe me pasoja krejt të paparashikueshme për mbarë njerëzimin, i cili, meqë ra fjala, edhe pa budallallëkun helen, s’i ka punët fort’ mirë.

Shitja e njërit sy, mund të ishte gjithashtu një zgjidhje. Treg për sy ka. Sidomos tani që duke ndenjur çdo ditë me orë të tëra para kompjuterit shikimi i njerëzimit po keqësohet. Syri është një produkt që kërkohet, dhe paguhet mirë, si në tregun e organeve dhe në atë të kirurgjisë estetike. Sytë e Zinj mediterranë të femrave greke, me nam për bukurinë e tyre në të gjithë botën, shitja e disa milionë syresh, mund të ishte një biznes shpëtimtar. Por nuk është. Sepse, ngaqë kompjuteri dëmton njësoj të dy sytë, askush s’të blen një sy, por vetëm dy. E greku, sado t’i dhimbset Greqia, sytë nuk mund t’i shesë të dy. Për më tepër që në këtë eventualitet Eladha do mbushej me miliona Homerë budallenj.

Për të njëjtat arsye që grekët nuk mund të shesin sytë, nuk mund të shesin as veshët.

Shitja e një këmbe, një dore, një gjuri, a një shpute këmbe, të nja 3 a 4 milionë grekëve, janë të mundura. Në këtë rast Greqia do mbushej përplot me të gjymtuar çalamanë dhe doracë. Që edhe mund të kapërdihet. Por çmimi i ulët i blerjes së këtyre gjymtyrëve në tregun e protezave e bën të paleverdishëm edhe këtë variant.

Zemra nuk shitet. Se po u vu në diskutim edhe shitja e zemrës helene, pastaj më mirë merri hidhi në det të gjitha, me Lashtësi helene, me filozofë të asaj lashtësie, me Gjuhë greke, me Panteon, me Mitologji, me të tëra.

As mushkëria. Se edhe mushkëria, duke qenë e vetme si zemra, është vitale.

Por ekziston veshka. Që Perëndia e ka bërë dy. Pa një prej të cilave mund të jetohet.

Të bëjmë një hesap. Ta zëmë se 10 milionë grekë, në emër të shpëtimit të plakës, do shesin nga një veshkë. Në tregun ndërkombëtar të organeve, një veshkë sot paguhet rreth 20 000 Euro. Në këtë mënyrë Greqia do fitonte 200 miliardë Euro. Goxha shifër. Plakës do t’i kthehej frymëmarrja, do niste t’i qarkullonte gjaku. Mungesa e një veshke është diçka që nuk bie në sy. Shitja e 1 veshke nga 10 milionë grekë do ishte një operacion me shumë leverdi, që do realizohej i tëri në fshehtësi. Duket zgjidhje e paqme. Por duhet pritur derisa të mësojmë nëse do dalin 10 milionë grekë që për të mirën e Eladhës ta shesin vullnetarisht njërën veshkë.

Deri atëherë le të shqyrtojmë një mundësi tjetër.

Partia neonaziste “Agimi i Artë” është një parti që mund të përfshihet në ndonjë koalicion qeveritar. Pjesëmarrja e neonazistëve në një qeveri të ardhshme greke, me gjasa do rriste pretendimet e Greqisë për “rritjen e bazës së ekonomisë”, me fjalë të tjera zgjerimin e Greqisë në trojet e lashta helene të 2000 e kusur viteve të shkuara, në po atë shtrirje gjeografike të stërgjyshit Aleksandër, shtrirje kjo që do përfshinte Turqinë, Arabinë, Egjiptin etj. Nuk duket keq, pra, përfshirja e “Agimit” nazist në ndonjë qeverisje. Një nga efektet imediate do ishte 20 deri në 30-fishimi i hapësirës së kultivimit të ullinjve. Çka do ta kthente Greqinë në një lloj OPEC-u të vajit (Oil) të ullirit dhe vetë Greqinë në një Kuvajt Ballkanik. Por po ta shohësh me kthjelltësinë e duhur as nazizmi nuk është zgjidhje. Sepse, siç dihet, zgjidhjet naziste nuk janë zgjidhje për përfitim gjatë kohës së luftës, por zgjidhje që sigurojnë begatim pasi lufta të ketë mbaruar, pra zgjidhje që vonojnë. Dhe Greqisë do t’i duhej një Hitler. Që nuk e ka. Botës një Stalin, një Ruzvelt, dhe një Churchill, që edhe ata zor se mund të gjinden në kohën e sotme.

Atëherë, çfarë mbetet të bëhet që të shpëtohet Eladha? E thjeshtë.

Pasi t’i sigurojmë se nuk do aplikojmë asnjë lloj racizmi, nuk do t’i provokojmë me banda, nuk do përdorim “fshesa”, nuk do t’i rrahim, nuk do t’i lemë pa ngrënë dhe nuk do t’i mbyllim nëpër biruca, t’i ftojmë grekët të vijnë të punojnë në Shqipëri. Ku do paguhen. Natyrisht jo me Euro, dhe as me Dollarë, e aq më pak me Dhrahmi, por me Lekë. Lekët e kursyera nga puna në Shqipëri, grekët do t’i dërgojnë pranë familjeve të tyre në Greqi në stilin e njohur “Jepni për Nënën”. Në këtë mënyrë, pak nga pak monedha e Greqisë nuk do jetë as famëkeqja Dhrahmia, e cila para ca vitesh pushtoi Sarandën, Himarën, dhe deri diku krejt jugun; dhe as e pasigurta Euroja, por i forti Lek. I cili, i përdorur prej grekëve me të njëjtin nikoqirllëk dhe zgjuarsi si shqiptarët, do t’u japë fund përgjithmonë të gjitha brengave helene.

S’ka zgjidhje tjetër.

Në mos, Eladha t’u thotë stepave: Kalimera. Ndërsa Europës, Amerikës, NATO-s dhe gjithë të tjerave: Kalinihta.

69
Teatri Kombëtar i Shqipërisë po shfaq këtë fundjavë në Londër në teatrin ‘The Globe’ veprën e Shekspirit ‘Henri VI’, në festivalin global të Shekspirit duke arritur një sukses impresionues në teatrin e mbushur me shumë spektatorë në tërë këtë aktivitet.

Shqipëria merr pjesë në këtë festival ku 37 vepra të ndryshme të bardit të famshëm anglez po luhen nga 37 trupa teatrore nga më të përzgedhurat në botë. Është hera e parë që Tetatri Kombëtar me një histori 70-vjeçare merr pjesë në këtë festival prestigjoz që është krahasuar edhe si Kampionati Botëror i Teatrove.

Teatri ku po zhvillohet festivali është ‘The Globe Theatre’, shtëpia teatrale e dramaturgut të madh anglez, në brigjet e lumit Tamiz. Në regjinë e regjisorit të talentuar Adonis Filipi, janë emra të njohur të aktrimit shqiptar që po performojnë në “Teatrin e ëndrrës së aktorëve në “The Globe” të Londrës, si Yllka Mujo, Bujar Asqeriu, Kristaq Skrami, Vasjan Lami, Mariana Kondi, Ahmet Pasha, Fatos Sela, Piro Tanku etj.

Rolet kryesore interpretohen nga Indrit Çobani dhe aktorja e re Ermira Hysaj, e cila ka debutimin e parë në Teatrin Kombëtar.

Drejtori i Teatrit Kombëtar, z. Kristaq Skrami, me të cilin u takuam në ambjentet e ‘The Globe’ thotë për Top-Channel në Londër se është një nder dhe përgjegjësi shumë e madhe të luash në shtëpinë e Shekspirit.
 
“Për çdo aktor është ëndërr dhe nder të luaj në këtë skenë. Dhe unë ua kam thënë disa herë kolegëve dhe miqve të mi se është një shans dhe fat i madh që ta shkruash në CV-në tënde që kam luajtur në ‘Globus Teater’, tek shtëpia e Shekspirit dhe të luash një vepër  të tillë siç është Henri i VI. Natyrisht jam i emocionuar, i kënaqur dhe i gëzuar”, shprehet Skrami.
 
Ndërkohë drejtori i Teatrit të Shekspirit, z.Tom Bird, e cilësoi lojën e aktorëve shqiptarë jashtëzakonisht bindëse dhe të fuqishme, një nga më ngazëllyeset deri më tani: “Henri i VI është hera e parë që është luajtur ndonjëherë në këtë teatër me famë botërore dhe është trupa e Teatrit të Shqipërisë që hyn në historinë e tij me vënien në skenë të kësaj vepre të Shekspirit dhe pikërisht në Londër.”

Prania e Teatrit Kombëtar të Shqipërisë në festivalin poliglotik të veprave të Shekspirit në teatrin ‘The Globe’ të Londrës është një dhuratë e dyfishtë. Ajo është dhurata e Shqipërisë për Shekspirin e madh, po aq sa edhe një dhuratë angleze për Teatrin Kombëtar 70-vjeçar  të Shqipërisë që merr pjesë për herë të parë në festivalin global të Londrës krahas trupave më të njohura teatrale të botës.

Shekspiri "flet" shqip në Londër - Top Channel Albania - News - Lajme

70
Kur njerëzit kanë keqardhje dhe pendesa për të shkuarën e tyre, mund të preken nga depresioni dhe ankthi.

‘Daily Mail’ publikon se një studim nga Dr. Jos Brosschot i Universitetit të Leidenit në Hollandë tregon se të mendosh për të kaluarën dhe për gjëra që mund të ishin bërë më mirë dëmton shëndetin.

Pendesa vihet re më shumë tek të rinjtë, ndërsa me kalimin e moshës pendesa “zbehet”. Në këtë përfundim ka dalë një studim tjetër i shkencëtarëve gjermanë të Universitetit të Hamburgut, të cilët vëzhguan 60 persona të moshës 25-65 vjeç.

Ekipi i kërkuesve gjermanë doli në përfundimin se sa më shumë plakemi, aq më pak ndjejmë pendesën dhe i marrim gjërat me filozofi.

Një psikologe e Universitetit të Georgias (SHBA) ka një zgjidhje për t’i thënë lamtumirë keqardhjes dhe pendimeve: “Merrni një copë letër, shkruani gjërat për të cilat jeni penduar e pastaj griseni!”

71
Trupi | Shendeti / Ngjyra e syve tregon sëmundjet
« ne: 14-05-2012, 10:27:16 »
Ngjyra e syve mund të tregojë nëse një person rrezikon të hasë sëmundje të lëkurës, si problemet me pigmentet që shoqërohen me njolla të bardha, apo tumori që shkaktohet nga prania e qelizave të pasura me melaninë.

Kështu thotë një studim i ri i publikuar në revistën “Nature Genetics” dhe i koordinuar nga Universiteti i Kolorados, në Shtetet e Bashkuara.

Sipas studimit, kush i ka sytë bojëqielli ka më pak gjasa që të hasë problemin e parë, ndërsa njerëzit me sytë gështenjë kanë më pak mundësi që të kenë tumor nga milanina.

72
Ali Këlcyra: Tito donte një parti komuniste terroriste në Shqipëri


Dëshmia e udhëheqësit të Ballit: Ja si e projektuan komunistët luftën civile
Dušan Mugoša e Miladin Popovič, për t’ia arritur qëllimit “peshkuan” mes shumë të tjerëve Enver Hoxhën, një aventurier i cili bënte një jetë enigmatike në Paris dhe që ishte i gatshëm të bënte çdo gjë për të zënë një vend në shoqëri, dhe Mehmet Shehun e Hulusi Spahiun, të cilët i dërguan në Spanjë për të mësuar zanatin e terroristit

Pas fitores së Lëvizjes së qershorit 1924, siç e kemi theksuar në temën përkatëse, gabimi më thelbësor i nacionalistëve shqiptarë që e komprometoi rëndë atë lëvizje ishte zgjedhja e peshkopit Fan Noli si kryeministër të qeverisë që do të kryente reformat shoqërore, të cilat konsideroheshin si pjesa më e rëndësishme e programit kombëtar. Fan Noli e la veten të ndikohej fort nga klika shqiptare në shërbim të komunistëve ndërkombëtarë. Nga kjo taktikë e gabuar përfituan armiqtë tanë të jashtëm për të na vendosur diktaturën e Zogut. Disa qindra shqiptarë, në shenjë proteste kundër ndërhyrjes brutale të të huajve në punët e brendshme të vendit tonë, morën sërish rrugën e mërgimit.

Mërgata shqiptare u nda që në fillim në dy grupe me prirje të kundërta, grupi i të maturve (moderuarve), që përcaktoi si program të vetin mbrojtjen e interesave kombëtare, dhe grupi ekstremist, që e quajti si më të dobishme të bashkëpunonte me Komintern-in, gjithnjë duke u përpjekur të ruante gjurmë kombëtare. Nacionalistët e matur zgjodhën për seli të veprimtarisë së tyre politike qytetin e Barit. Por me ndryshimin e synimeve të politikës së Mussolini-t, i cili filloi ta shihte Shqipërinë e vogël si një pre që mund të gëlltitej lehtë e që mund të përdorej si urë për kalimin e mëtejshëm drejt Ballkanit, duke e detyruar Zogun në këtë kuadër të nënshkruante Paktin e Tiranës, i cili e vinte praktikisht atdheun nën protektoratin italian, Komiteti drejtues i organizatës Bashkimi Kombëtar u arratis fshehurazi dhe u vendos në Vjenë.

Në kryeqytetin austriak, vrojtore e favorshme për të ndjekur evolucionin e gjendjes politike në Ballkan, ishin vendosur që më parë edhe ekstremistët shqiptarë dhe kishin themeluar aty Konare-në, Komitetin Nacional Revolucionar, i cili gjatë vitit 1927 kaloi një krizë të thellë: Komintern-i u kërkoi konaristëve të deklaronin haptas se angazhoheshin të merrnin pjesë në organizimin e revolucionit botëror. Për këtë arsye, një pjesë e madhe e anëtarëve të saj u largua. Me ekstremistët që nënshkruan deklaratën e bashkëpunimit u themelua një tjetër organizatë me emrin Komiteti i Çlirimit Nacional (KÇN). Kohë mëpastaj agjentët e Komintern-it ‘peshkuan’ në disa nga qytetet e mëdha e kryeqytetet europiane një turmë të rinjsh të deklasuar, si Enver Hoxha e mjaft nga bashkëpunëtorët e tij të sotëm, të cilët bënin një jetë enigmatike e ishin të gatshëm për çdo gjë për të zënë një vend në shoqëri. Një pjesë e këtyre aventurierëve arrivistë u dërguan në Spanjë, më 1936, për të mësuar zanatin e terroristit, si Mehmet Shehu e Hulusi Spahiu, që sot papritur e pakujtuar i gjejmë gjeneralë të ushtrisë shqiptare!!!  Në periudhën midis viteve 1937-1938 organizata e ekstremistëve praktikisht ishte shpërndarë dhe zëvendësuar nga një tjetër organizatë subversive e përbërë nga anëtarë të rekrutuar nga bashkatdhetarë arrivistë e të paskrupullt, të gatshëm për t’i shërbyer çështjes së Komintern-it. Kjo organizatë e re, komuniste, u quajt Sazani dhe zgjodhi Parisin si seli të veprimtarisë së saj, ku ndërkohë, pas atentatit ndaj jetës së mbretit Zog, ishte vendosur edhe organizata Bashkimi Kombëtar. Sazani ishte, sipas renditjes kronologjike, e treta organizatë shqiptare e formuar nga Komintern-i gjatë periudhës 15-vjeçare të mërgimit tonë. Të gjithë pjesëtarët e këtyre organizatave u kthyen, ashtu si edhe ne, në Shqipërinë e pushtuar. Një pjesë e madhe e tyre u punësua në administratën shtetërore të regjimit fashist, bile disa prej tyre si Kostandin Boshnjaku e Ymer Nishani u bënë edhe funksionarë të lartë. Anëtarë të dalë nga tre organizatat komuniste të sipërpërmendura u mblodhën në dy grupe të reja, të quajtura Zjarri e Flaka. Ne morëm kontakte me ta qysh në ditët e para të krijimit duke synuar formimin e një organizate të përbashkët të rezistencës. Por drejtuesit e tyre nuk pranuan, pasi jo vetëm kërkonin të ruanin individualitetin e organizatave, por edhe ishin kundër idesë së bashkimit kombëtar. Ata mbanin qëndrim tërësisht pasiv duke mos miratuar asnjë aksion kundër regjimit fashist, edhe në kohën kur i kishte duart e zëna me luftën italo-greke. Sipas tyre ishte e kotë të bëheshin sakrifica që do t’u shërbenin vetëm interesave të Perandorisë Britanike, duke shfaqur ndaj saj të njëjtën urrejtje të shprehur gjatë periudhës së mërgimit (1924-1939), dhe shtonin se lufta do të fitohej nga forcat e Boshtit.  Në muajt e parë të vitit 1942, kur ne nacionalistët dolëm nga burgjet e u kthyem nga internimet, vumë re me habi se komunistët tanë, aq pasivë gjatë periudhës 1939-1941, tashmë kishin ndryshuar plotësisht, kishin marrë pamje luftarake dhe ishin bërë guximtarë. Nuk flisnin më për interesa të veçanta të Perandorisë Britanike, por për “kauzën e drejtë të Aleates” dhe na ftuan edhe ne të rreshtoheshim në anën e saj. Ky shndërrim i atypëratyshëm psikik e mendor i kundërshtarëve tanë ideologjikë, komunistëve, nuk ishte i vështirë të shpjegohej: shtysa e këtij ndryshimi rrënjësor ishte hyrja e Rusisë Sovjetike në luftë! Komunistët tanë, tek të cilët vetëdija ruso-sovjetike ishte më e fortë se ajo shqiptare, e kishin për nder të ishin pjesë e ushtrisë së kuqe dhe në këtë kuadër atdheu kishte shumë pak rëndësi. Mehmet Shehu, sot gjeneral, pati deklaruar publikisht disa herë se janë boll njëzet çifte shqiptarësh sa për të mbajtur gjallë një gjedhe të racës sonë!!! Komunistët merakoseshin më shumë për ngadhënjimin e idesë së tyre bolshevike dhe synonin ta fusnin Shqipërinë në gjirin e Bashkimit Sovjetik; me pak fjalë, një milion e gjysmë shqiptarë të vërviteshin në moçalin e treqind milionë sllavëve. Kësilloj delegatët e Komintern-it që nga Dušani (Mugoša) e Miladini (Popovič) me shokë, që të gjithë me origjinë sllave, të dërguar prej Titos, nuk synonin gjë tjetër veçse krijimin, me pjesëtarët e grupeve komuniste ekstremiste, e një partie të vetme komuniste terroriste në Shqipëri, për ta pasur në duart e tyre si një vegël të mbarësllavizmit. Në këtë mes ata arritën të imponohen plotësisht si zotër mbi krijesën e tyre, që e themeluan në fillim të tetorit 1941 me emrin Partia Komuniste Shqiptare (PKSH).

Bisedat e fshehta mes nacionalistëve dhe komunistëve

Ne megjithatë, gjatë verës së vitit 1942, patëm disa bisedime të fshehta me udhëheqës të PKSH-së së porsaformuar, duke synuar të përcaktonim një program unik për veprime kundër pushtuesit, duke iu sugjeruar që të linim mënjanë përkohësisht divergjencat ideologjike e të përqendronim tërë forcat në formimin e një organizate të përbashkët e kompakte që të drejtonte luftën kundër pushtuesit. Por fatkeqësisht argumentet tona se përçarja do të sillte dobësimin e luftës kundër armikut dhe se fashizmi do të përfitonte nga kjo për ta thelluar hendekun e ndarjes mes nesh e për ta çuar drejt luftës civile, ranë në vesh të shurdhër. Të gjitha rrekjet tona të pareshtura dështuan falë kryeneçësisë së papajtueshme të këtyre ambiciozëve të fandaksur. Në këto takime vumë re se komunistët ishin të vendosur ta bolshevizonin Shqipërinë nën maskën e luftës për çlirimin e vendit dhe ishin të etur për ta pasur tërë pushtetin në duart e tyre. Pjesa më e madhe e udhëheqësve të tyre, të dështuar në të gjitha fushat e veprimtarisë së deriatëhershme, e shihnin luftën botërore si mundësinë e fundit dhe të vetme që u mbetej për të marrë shpejt pushtetin. Na u krijua bindja e patundur se komunistët shqiptarë ishin më shumë arrivistë sesa idealistë, por ajo që na tmerroi më shumë ishte konstatimi se ata ishin vegla të bindura në duart e agjentëve sllavë. Ndaj i paralajmëruam në mënyrë të prerë e të qartë se nuk do të pranonim në asnjë mënyrë që të përsëritej nga të njëjtët protagonistë në kurriz të popullit shqiptar aventura e 1924-ës.

Dëshmia e udhëheqësit të Ballit

Ja si e projektuan komunistët luftën civile

Në shtator 1943, Italia fashiste kapitulloi. Sipas marrëveshjes së Mukjes, të nënshkruar vetëm një muaj më parë, i gjithë materiali luftarak i ushtrisë pushtuese duhej të binte në duart e shqiptarëve. Por edhe pse lufta civile nuk kishte nisur ende “zyrtarisht”, të gjithë në Shqipëri e dinin se komunistët e kishin hedhur poshtë marrëveshjen e sipërpërmendur dhe nuk prisnin veçse çastin e volitshëm për të shpërthyer sulmin e përgjithshëm kundër forcave nacionaliste. Në këto momente mosmarrëveshja midis grupimeve tona politike kishte arritur apogjeun dhe si pasojë pjesa më e madhe e materialit luftarak italian shkoi dushk për gogla e ra në duart e gjermanëve. Ndërsa komunistët, me ndihmën e disa oficerëve të misionit ushtarak britanik, shtinë në dorë shumë më tepër materiale luftarake në përqasje me ato që morën forcat nacionaliste. Kjo edhe i shtyu, mes tjerash, të shpërthenin disa javë pas kapitullimit të Italisë fashiste luftën civile. Në të vërtetë kjo luftë nismën e saj praktikisht e ka qysh përpara kapitullimit, me formimin e Brigadës I Sulmuese në rrethin e Korçës, të komanduar prej Mehmet Shehut, por të pajisur me armatime nga ana e disa oficerëve të misionit ushtarak anglez. Luftën civile me gjithë tmerret e saj e deshën dhe e diktuan dy delegatët sllavë të Komintern-it, që drejtonin organizatën e quajtur… çlirimtare. Brigada I Sulmuese, që më pas mori nam për aktet e saj terroriste, me t’u organizuar nisi të lëvizë drejt Veriut, me qëllim mësymjen, çarmatosjen dhe shpërndarjen e çetave nacionaliste të kësaj zone, të cilat, të angazhuara në përpjekjet për të vështirësuar transportin e trupave armike në vijat kryesore të komunikimit në zonën e Korçës e të Elbasanit dhe të paarmatosura si duhet, nuk qenë në gjendje të përballonin këtë sulm. Kësisoj, që në hapat e parë, komunistët, të pajisur me armatimet angleze, synuan shkatërrimin e vatrave të rezistencës nacionaliste. Ne, për të mos marrë mbi vete përgjegjësinë e dështimit të arritjeve të Konferencës së Mukjes, edhe pse e kishim të qartë domethënien e tyre, u detyruam t’i konsideronim këto sulme si konflikte krahinore midis forcave me prirje të kundërta politike, konflikte që ishte e vështirë të mënjanoheshin. Në ditët e para të tetorit 1943 udhëheqja komuniste lëshoi urdhrin për sulm të përgjithshëm kundër forcave nacionaliste, sulm që nisi me një egërsi gjakësore të paparë ndonjëherë në analet revolucionare të vendit tonë, veçse në përputhje të plotë me traditat sllave, të transplantuara e të diktuara prej agjentëve të organizatës komuniste terroriste pansllave. Lufta në stil të gjerë nisi në qytetin e Beratit, ku pas kapitullimit të pushtuesve italianë kishin hyrë së bashku si forcat nacionaliste dhe ato komuniste. Atëkohë unë shkova në krye të një mijë forcave nacionaliste për të përforcuar garnizonin tonë, që ndihej i kërcënuar nga forcat komuniste. Disa orë pas mbërritjes, pa asnjëfarë provokimi nga ana jonë, komunistët na sulmuan. Përpjekjet në rrugët e Beratit u shtrinë edhe në rrethinat e tij dhe zgjatën për disa ditë me radhë. Në këto momente erdhi të takohej me ne, ndërsa ishte në kalim e sipër, koloneli anglez McLean, i cili pati rastin të konstatonte personalisht përgjegjësinë e komunistëve. Në takimin që patën me të prof. Abas Ermenji dhe Jani Dilo (Sheperi) (unë nuk munda të merrja pjesë pasi ndodhesha larg, në kodrat e qytetit) i treguan një qarkore që u dërgonte komandantëve të njësive të kuqe dhe gjerarkëve të organizatës komuniste KQ i PKSH-së, në të cilën thuhej se: Nënshkrimi i Marrëveshjes së Mukjes qe një gabim i rëndë që bëmë. Këtë gabim e vuri në vend Konferenca e Partisë e mbledhur në Labinot, e cila vendosi të hidhet poshtë marrëveshja dhe të asgjësohen sa më parë forcat e Ballit Kombëtar – me anë të një sulmi të befasishëm e të përgjithshëm, duke përfituar nga epërsia e tanishme për të mos u lënë kohë të riorganizohen. Është e domosdoshme që forcat e Ballit Kombëtar të eliminohen me urgjencë, meqë zbarkimi shumë i afërt i anglo-amerikanëve të gjejë në Shqipëri patjetër vetëm partinë tonë si zot të vendit. Përndryshe, anglo-amerikanët parapëlqejnë më shumë bashkëpunimin me organizatën e Ballit Kombëtar se me ne. Duhet vepruar në mënyrë të atillë që përgjegjësia e luftës civile të bjerë mbi shefat e Ballit…Më tutje thuhej: Oficerëve anglezë u duhet prerë rruga të fusin hundët në punët tona. Në rast se mëtojnë ta bëjnë këtë, duhet t’i nisni të shoqëruar në Shtabin tonë Qendror.

Koloneli McLean, i cili kishte pasur edhe më parë raste të njihej me mjaft dokumente të tilla, pranoi se qarkorja ishte origjinale. Këtë qarkore ne ia besuam asokohe në Shqipëri një personi që gëzonte besimin tonë të plotë. Siç del nga ky dokument, qëllimet kryesore të luftës vëllavrasëse ishin zhdukja e organizatës nacionaliste, rrëmbimi i frenave të drejtimit të shtetit dhe vënia e Fuqive të Mëdha përpara faktit të kryer. Kjo ishte rruga e zgjedhur nga këta arrivistë të deklasuar e të pavlerë, të vendosur për t’u shllapuritur në llucën e mbrujtur me gjakun e nacionalistëve, për të shtënë në dorë e për të sunduar në mënyrë të pakundërshtueshme Atdheun tonë fatkeq. Komunikatën-qarkore të Shtabit të Përgjithshëm të terroristëve të kuq na e sollën disa të rinj komunistë, të tmerruar prej planeve vëllavrasëse të udhëheqësve të tyre, që u ishin nënshtruar plotësisht urdhrave të sllavëve. Përpara këtyre fakteve të pamohueshme McLean-i u deklaroi shokëve tanë: “Për ne është e qartë se komunistët, ndihmat dhe armatimet që po u dërgojmë për të luftuar pushtuesit, po i përdorin për të shtypur forcat nacionaliste me qëllim që të shtien në dorë pushtetin. Unë do të bëj përçapjet e duhura që tani e tutje të ndërpriten ndihmat për organizatën nacionalçlirimtare, derisa të hiqet dorë përfundimisht nga përdorimi i tyre kundër organizatave të tjera nacionaliste”. Mjerisht ky premtim nuk u shoqërua nga asnjë rezultat konkret!

73
Historia Mesjetare Shqiptare / Muzakajt Arbërorë
« ne: 13-05-2012, 00:04:17 »
Studiuesi Ylli Polovina rrëfen me detaje teksa na flet për botimin e librit të tij "Gjon Muzaka i Beratit përballë Skënderbeut". Studimi rrëfen dhe analizon raportet e politikës me historinë, me shkrimin e të gjitha të vërtetave të saj, si ajo shpesh nuk e mirëpërdor, por mbi të kryen të kundërtën, shpërdorimin për pushtetin e ditës. Por veç kësaj, denoncohen dhe provohen si të manipuluara prej paragjykimesh të gjitha kritikat se Muzakajt bashkëpunuan me osmanët dhe qenë filoturq. Në faqet e librit do të njiheni edhe me rolin kompleks në këtë histori të priftit italian, por edhe studiues, Emanuele Polito, ca kohë edhe "Qytetar Nderi" i Krujës... Ylli Polovina na jep një panoramë të studimit të tij për Muzakajt arbërorë.
"Gjon Muzaka i Beratit përballë Skënderbeut", është libri juaj studimor i sapobotuar ku përmblidhen 5 shekuj histori të familjes së madhe arbërore. A ka sot pasardhës të kësaj dinastie?
Familja Muzaka që ishte nga zona e Beratit, pas një rezistence rreth 10-vjeçare nga vdekja e Skënderbeut iku në Itali. Një pjesë e saj e vogël mbeti në Shqipëri e kjo edhe u turqizua edhe u zhduk. Duke marrë emra turq ata e humbën identitetin e tyre. Por, dega kryesore, dy motrat dhe Gjoni vetë, u zhvendosën në Itali kështu që e mbajtën të gjallë degën e tyre si shumica e familjeve të mëdha shqiptare të kohës. Në territorin shqiptar, edhe pse ka shumë që pretendojnë se janë pasardhës të tyre, ata që unë kam takuar pretendojnë të jenë pinjollë në linjë femërore, përveç njërit që është biznesmen i fuqishëm i ndërtimit, i cili thotë se vjen nga linja mashkullore. Fakti është që ekziston një gjeografi e Muzakajve këtu e në mos qofshin biologjikisht paraardhës të mirëfilltë në degë mashkullore, një pjesë e tyre në degë femërore, patjetër ka ekzistuar. Ata që janë më të besueshëm janë vendosur në Itali, San Demetrio Corone, Puglia, etj, e një pjesë në Amerikë. Madje i ruajnë edhe emrat e familjes së tyre Andrea, Teodor dhe janë sot pilotë, juristë kanë marrë pjesë në luftë, etj. Është e vështirë që ta vërtetosh këtë në linjë gjaku po fakti që ata i kanë ruajtur traditat është domethënëse.
Pse i shihni Muzakajt si të përjashtuar e të lënë mënjanë gjatë komunizmit?
Sepse gjatë regjimit ndaj tyre është mbajtur një qëndrim harues ose shpërfillës më saktë. Rilindja Kombëtare nuk ia kishte ngenë Muzakajve, ajo ringjalli vetëm Skënderbeun dhe e mitizoi për nevojat e saj. Kjo 'inerci' vazhdoi gjatë edhe pas Rilindjes. Ndaj në vendin tonë nuk është bërë ndonjë përpjekje e veçantë për të spikatur të tjerë emra nga mesjeta. Dukagjinasit u futën në 'grackën' e Kanunit, por ata ishin në fakt një dinasti e jashtëzakonshme. Kur sapo emri i tyre në vitet 1930 filloi të rritej e të ngjallte interes, u godit me ardhjen e komunizmit sepse u quajtën familje feudale. Dhe të ishe një familje feudale ishe një armik ideologjik. Madje për një kohë në kumtesa thuhej edhe për Skënderbeun se "rrjedh nga një familje feudale", por më pas bënë një lëshim dhe në fakt Skënderbeut i kanë bërë gjithnjë lëshime, sepse ka qenë një figurë e madhe. Përkundër kësaj, të tjerët kanë qenë të censuruar gjithnjë. Historiografia shtetërore ka qenë e 'kujdesshme'.
Në libër ju flisni edhe për një ngjarje interesante që i takon vitit 1983. Ka të bëjë me testamentin e Muzakajve dhe thesarin e tyre. A mund të na sqaroni se ç'ndodhi në atë kohë?
Në vitin 1983 censura qe e madhe sepse diktatura ishte tejet e ashpër. Asokohe, në vend që të shfrytëzohej shërbimi diplomatik i kohës, shërbimi i fshehtë i kohës për të sjellë në kujtesën e kombit këtë familje të madhe arbërore, nga testamenti mori një fragment të vogël, e 'manipuluan', e trajtuan sikur ishte një burim sekret dhe ia paraqitën Presidentit Ramiz Alia. Në një kohë që shteti qe në krizë ekonomike, ata morën 5 rreshta të testamentit dhe ia paraqitën si një të dhënë të rëndësishme, duke i thënë se Muzakajt kanë lënë një thesar në Shqipëri dhe gjendet diku në Skrapar. Menjëherë pas kësaj filloi hetimi dhe kërkimi i thesarit në bazë të të dhënave që jepte Gjon Muzaka në testament. Problemi është se ata e kishin përkthyer keq dhe ndryshonte vendndodhja e raportit mes një shkëmbi dhe një lumi. Një fjalë e vetme iu ngatërroi tyre gjithçka. Nga një çështje e mbyllur e sekrete e Komitetit Qendror të Partisë dhe Ramiz Alisë për nevoja jetike të vendit, ajo kaloi në çështje të industrisë së minierave. U kontaktua një ekip i posaçëm, i cili filloi hetimet e kërkimin për dy vite rresht të tij. Ata mundën t'ia gjenin gjurmët...
Ky "zbulim" për Muzakajt a e ndryshoi pikëpamjen e historiografisë zyrtare për dinastinë e tyre?
Jo absolutisht jo, po ndryshoi horizontin dhe njohuritë për ta, rasti bëri që ata të ishin më të njohur se sa më parë.
Në vitin 1988 kur u mbajt në Berat një konferencë shkencore, historianët shqiptarë ekspozuan me flamuj të gjitha familjet e mëdha mesjetare, ndër këto edhe Muzakajt.
Pse e keni vënë Gjon Muzakën përballë Skënderbeut?
Është i vetmi prijës i madh që e kritikoi Skënderbeun në testamentin e tij. Unë mendoj se ai është i vetmi që e shikon realisht Skënderbeun dhe nga madje e shoh Skënderbeun në libër si një njeri të pushtetit kësaj radhe, jo si një idealist të përsosur. Është e mërzitshme që të bësh sërish nga këto, sepse në fakt ai duhej të ishte një njeri i pushtetit dhe duhej ta përdorte atë për të mirën e vetes dhe të popullit. Në disa raste e shoh se si për nevoja politike manipulon, fsheh,falsifikon e bën krushqira në mënyrë barbare. Edhe Gjon Muzaka e kritikon megjithëse ka respekt dhe megjithëse Muzakajt kishin lidhje farefisnore me të dhe ishin miqtë e tij më të ngushtë. Kritikën e bën brenda lirisë qytetare që ka, kur kritikon e mendon mirë dhe nuk bën sherre dhe as nuk bën kritika për të shkatërruar njerëzit. Nuk i kam vënë kundër njëri-tjetrit, por përballë. Nuk duhet harruar që shqiponja dykrerëshe ka qenë më parë se të ishte e Kastriotëve e Muzakajve. Ata e kishin marrë me licencë nga Perandoria Bizantine (pas meritash të mëdha) dhe më vonë prej tyre e mori Gjon Kastrioti.
Flisni edhe për neootomanizëm të rrezikshëm të debatuar së fundmi...
Nuk e cek atë por e nënkuptoj. Otomanizmi në historinë e vendit tonë nuk ka vlera pozitive. Pra në shumësinë e ngjarjeve pesha anon nga vlerat negative. Kështu, nëse ndokush mendon se do ketë vlera për Shqipërinë otomanizmi neo, unë përmes historisë së familjeve të mëdha shqiptare në librin tim iu tregoj se neootomanizmi nuk na bën mirë. Miqësia me një shtet si Turqia është tjetër, por nëse flasim për otomanizmin neo, atij duhet t'i themi jo, e duhet të ruhemi prej tij. Unë e shoh si një tentativë të dështuar ringjalljen e tij, por nëse ekziston pra nëse ka projekte të pashpallura, jo vetëm që do të dështojë, por ne duhet edhe ta kundërshtojmë. Për mua është ideologji! Goditja më e madhe në histori na është dhënë nga osmanët. Po jap një shembull-kur Zogu po e konsolidonte shtetin shqiptar ne u pushtuam nga italianët. Unë mendoj se nëse nuk do të na kishin pushtuar osmanët, për 50 vite ne do të ishim bërë shtet unik dhe do të kishim një histori krejt tjetër. Na kanë goditur në një moment fatal. Shohim Gjon Muzakën se si u fshihej osmanëve kur donin ta kapnin rob, apo gruan e tij që i fsheh fëmijët nën dysheqe.
Çfarë ruajmë sot nga Muzakajt?
Asgjë. I kam kaluar në këmbë zonat ku Gjon Muzaka ka jetuar sidomos vitet e 'mërgimit' pas vdekjes së Skënderbeut. E vetmja gjë është testamenti, plot kode e nëntekste. Unë i kam shpjeguar ato në libër.
Sa kohë jeni marrë me këtë libër?
Kam vite ndërsa procesi i shkrimit më ka zgjatur vetëm një vit. E bëra tani meqenëse është 100 vjetori i Pavarësisë. Subjekti i "Gjon Muzaka i Beratit përballë Skënderbeut" ka njëkohshëm histori dhe analizë. Nis në vitin 1510 në Napoli, kur princi i mërguar i Beratit, i Myzeqesë, i Skraparit dhe i krahinës së Tomorit, i dy Devollëve të Sipërm e të Poshtëm, i Korçës, madje edhe i Kosturit, Gjon Muzaka, shkruan testamentin e tij pronësor për tre bijtë, por që koha, pas zbulimit të vonë që iu bë si edhe një qëndrimi të vazhdueshëm shpërfilljeje, e arriti fillimin e këtij mijëvjeçari, duke dëshmuar se përfaqëson një nga kronikat më themelore, më të vërteta, më të drejtpërdrejta, më të qytetëruara dhe më të sinqerta të jetës shqiptare në mesjetë, sidomos të klasës së saj feudale që i bëri rezistencë të hekurt pushtimit osman. Nisur nga ky testament, i cili është thurur në mënyrë tepër lakonike dhe pjesë të rëndësishme të tij unë i "deshifroj" gjerësisht, analiza del nga kornizat e kohës së njëqindvjeçarit të pesëmbëdhjetë dhe mbërrin deri në ditët tona.
Qëllimi kryesor i librit është të tregojë për opinionin publik gjëra që nuk dihen ose njihen fare pak prej një rrethi të ngushtë studiuesish dhe njëkohësisht protestojnë ndaj vesit tonë shumë të përhapur, që vepronte dje, në thellësi të shekujve, i cili na ka rrënuar edhe kur nuk kishim shtet unik dhe kur këtë e ngritëm në 28 nëntor 1912, apo që relativisht nisëm ta plotësojmë më 1999.
Duket ende ky defekt?
Ky defekt shumë problematik bie fort në sy edhe në këto dy dekada të pluralizmit. Vesi ka të bëjë me kujtesën tonë të shkurtër, e cila doemos prodhon edhe dritëshkurtësi. Ne jemi një popull vital, me forcë jete kolosale për dimensionin modest demografik që kemi, me aftësi të mëdha mbijetimi, por jo jetese të normalizuar në standarde të qytetërimit perëndimor, edhe pse ne këtij qytetërimi i takojmë dhe madje për të kemi bërë shërbime të mëdha, shekull e vit pas viti. Duke qenë dritëshkurtër doemos nuk jemi largpamës. Por në historinë e një rajoni, kontinenti apo globe mbrothësia është me ata që shohin larg, që dinë të projektojnë të ardhme. Faji ynë kombëtar është se i kemi krijuar memories tonë historike, të djeshmes, gropa e gremina, humnera të tëra. E kemi bombarduar atë me egoizmin e pafre të individit tonë zulmëmadh, i cili ose nuk e njeh, ose e përfill fare pak bashkësinë, kolektivin, shumicën, njerëzit e thjeshtë e të pazhurrmshëm, popullin. Mirëpo kujtesa kombëtare ruhet këtu, jo vetëm në arkiva dhe ca më pak tek disa shkrues të tejpërdorur nga pushtetet e radhës, që bëjnë sikur kanë kyçet e ruajtjes së saj e në të vërtetë mbajnë në duar vetëm çelësat e kashtës. Ne në vijim të kësaj mendësie miope, ne edhe të sotmen e kemi të mbushur plot me sherr, me cikle dhe seriale zënkash, ku parimësia është ajo që mungon. Në të vërtetë poterja e sherrit bëhet për të fshehur ose të paktën kompensuar mungesën e kritikës, sociale apo politike, letrare apo shkencore. Jemi një shoqëri prej kërmilli, që mblidhemi brenda vetes dhe nuk reagojmë. Mirëpo kritika është aftësi për konstruktivitet, për ndërtim, sherri për shkatërrim.
Theksimin e Muzakajve të shpërfillur (informoj se këtë vepër të bukur e ka nisur historiani i talentuar Pëllumb Xhufi me botimin e tij shumë profesionist dhe modern "Nga Muzakajt tek Paleologët".

(d.b/GazetaShqiptare/BalkanWeb)

74
Biseda | Diskutime / Dashuria e vërtetë është në fshat
« ne: 13-05-2012, 00:01:42 »
Të dua në fshat e thonë më shumë se gjysma e njerëzve të paktën një herë në ditë, shpirtin binjak e kanë gjetur 77 për qind të njerëzve, derisa në qytet me këtë mund të mburren vetëm 47 për qind e çifteve.

Në fshat është më e lehtë të gjendet dashuria sesa në qytet, ka zbuluar hulumtimi britanik i kanalit televiziv Really. Madje 77 për qind e britanikëve të cilët jetojnë në pjesën rurale kanë gjetur shpirtin e tyre binjak, në krahasim me 48 për qind të banorëve të qyteteve. Lidhjet në fshat zgjasin edhe dyfish më gjatë se sa në qytet, ku 61 për qind e çifteve kanë qenë në lidhje më të gjatë se 10 vjet, për dallim nga 21 për qind të atyre në qytet. Në martesë janë 55 për qind të çifteve, çka është 10 për qind më shumë se sa në qytete, shkruan Daily Mail.

Madje edhe “të dua” thuhet më shpesh në fshat, të paktën në atë britanik, ku më shumë se gjysma e çifteve ia përkujton partnerit që e dashuron të paktën një herë në ditë. Të njëjtë gjë e bëjnë vetëm 23 për qind të çifteve në qytet. Ekspertët pohojnë që lidhjet në fshat kanë sukses sepse çiftet janë më besnike dhe sepse kanë më shumë kohë për njëri-tjetrin Kështu në fshat çiftet së bashku janë gjashtë net në javë, ndërsa në qytet katër.

Dallimi më i madh është në të qenit të kënaqur me seksin. Në fshat me jetën e tyre intime janë të kënaqur 63 për qind të njerëzve, ndërsa në qytet 22 për qind, të cilët për këtë gjë fajësojnë ritmin shumë të shpejtë të jetës, stresin dhe lodhjen. Ekspertët pajtohen që jeta më e ngadaltë dhe e qetë, por edhe ajri i freskët janë përgjegjës për sukses më të madh të marrëdhënieve.

Në fshat më pak tradhtohet, por edhe më pak i kushtojnë vëmendje financave. Vetëm 10 për qind kanë mashtruar gjysmën e vet më të mirë në krahasim me 20 për qind në qytete. Sa shumë para ka partneri në fshat është e rëndësishme vetëm për 11 për qind, derisa në qytet kjo shifër rritet në 34 për qind.

(d.b/BalkanWeb)

75
Shkencëtarët ndalin vdekjen e qelizave të trurit, tek minjtë

-Shkencëtarët kanë gjetur mënyrën për të ndalur vdekjen e qelizave të trurit tek minjtë me sëmundje të trurit dhe besojnë se si ky zbulim do të ndihmojë të kuptuarit e mekanizmit të sëmundjeve neurotike tek njerëzit.

Shkencëtarët britanikë kanë deklaruar që kanë gjetur arsyen kryesore të vdekjes së qelizave trunore te minjtë me sëmundje prione dhe pastaj e kanë bllokuar dhe me këtë kanë ndaluar vdekjen e qelizave trunore, shkruan Reuters.

Zbulimi, të cilin shkencëtarët e kanë quajtur hap të madh të kuptojnë se cfarë i vret neuronet. Sipas tyre kjo tregon që mekanizmat e përbashkët me të cilët sëmundjet e trurit, siç janë sëmundja e Alzheimerit dhe Parkinsonit, janë dhe dëmtuesit e qelizave nervore.

Sëmundjet neurodegjenerative krijohen gjatë akumulimit të shtuar të proteinave në neurone. Akumulimet e tilla pengojnë punën normale të neuroneve dhe shkaktojnë vështirësi në funksionimin e sistemit nervor.

“Ajo çfarë na gëzon është që për disa sëmundje të ndryshme neurodegjenerative kemi gjetur mekanzimin e përbashkët të vdekjes së qelizave trunore”, ka thënë Giovanna Mallucci, udhëheqësja e kërkimeve në Universitetin në Leicester.

(d.b/BalkanWeb)

Faqe: 1 2 [3] 4 5 6 7 8 ... 30