×

Show Posts

This section allows you to view all posts made by this member. Note that you can only see posts made in areas you currently have access to.


Topics - erlehta

Faqe: 1 ... 25 26 27 28 29 [30]
726
Ushqimi | Kuzhina / Si lindi vera, pija e Mesdheut
« ne: 25-08-2005, 13:30:47 »

 
 
 
Pija që edhe pas shumë shekujsh mbetet e preferuara e tryezave

B esohet se bërja e verës nisi në periudhën Neolitike (8500-4000 para Krishtit). Të dhënat e para për qeramikën, një parakusht i rëndësishëm për ruajtjen dhe mbajtjen e verës, datojnë rreth vitit 6000 para Krishtit. Rrushi i egër apo Vitis vinifera, kultivohej në zona bregdetare si Azia e Vogël, Deti i Zi, Kaukaz, në bregun jugor të Detit Kaspik dhe sidomos në Mesdhe, duke përfshirë Greqinë. Të dhënat e para për ekzistencën e verës, janë gjetur në një zonë arkeologjike në lindje të Mesopotamisë. Midis 1990-s, Mary Voigt, antropologe në kolegjin William dhe Mary në Uilliamsburg (Virxhinia), analizoi mbetje nga një poçe argjilesh në një vendbanim në zonën Hajji Firuz, në malet Zagros në veri të Iranit të sotëm. Në këto mbetje, ajo gjeti gjurmë kripe nga acidi tartarik dhe rrëshirë nga pema Terebinth. Acidi tartarik gjendet kryesisht në formë natyrale te rrushi. Rrëshira e pemës, prej kohësh ka shërbyer për të mbrojtur apo si ngjitëse për enët e në të cilat mbahej vera. Qymyri i drurit në këtë zonë, rreth vitit 5000-5400 para Krishtit, ka qenë karbon. Ndonëse nuk përbën ndonjë fakt të rëndësishëm, përqëndrimi i të dhënave arkeologjike (përfshirë referimet e shkruara) drejtoi shumë studiues të mbështesin idenë se vera filloi të bëhej në Kaukaz, më pas u shpërnda në Mesopotami, Feniki, Egjipt, Greqi dhe më andej drejt perëndimit.

Por asnjëherë informacionet nuk do të jenë të mjaftueshme për të përcaktuar me siguri origjinën nga ku nisi të bëhej vera.

Me mungesën e plotë të të dhënave empirike për të arritur në një përfundim për këtë çështje, subjekti është kthyer në një kurth për shkrimtarët e kombeve të ndryshme, të cilët kërkojnë të promovojnë interesat e tyre tregtare ose për të shprehur krenaritë e tyre kombëtare. Disa grekë, jo shumë prej tyre, kanë rënë viktima të joshjeve me një çmim të lartë, për të promovuar aspektet e kontributit të Greqisë në botën e vreshtarisë, të cilat janë: së pari shumë domethënëse dhe së dyti pjesë e trashëgimisë kulturore të burimeve, që do të kenë një përparësi në përpjekjet e Greqisë për të arritur një shkallë reputacioni në tregun ndërkombëtar. Diskutime të tjera të rolit historik të Greqisë në prodhimin e verës, duhen fokusuar në aspekte të tjera si në anën gjeografike apo politike.

Në përpjekjet për të dokumentuar historinë e verës në Greqi, si historianët ashtu edhe arkeologët, mundohen që të bashkojnë fragmentet së bashku.

Me gjithë referencat estetike dhe kulturore që ekzistojnë nga kohët e lashta deri në ato moderne, ka shumë boshllëqe në njohuritë tona. Ndërmjet epokave të panjohura dhe mungesës së vazhdimësisë në terminologjinë teknike dhe botanike, një pjesë e historisë është akoma mister. Analizat e vazhdueshme gjenetike të shumë kultivuesve do të ndihmojnë në të kuptuarit e rolit historik të Greqisë në evoluimin e vreshtarisë perëndimore. Aftësia për të identifikuar lidhjet, duke përfshirë edhe origjinën ndërmjet kultivuesve grekë dhe të tjerave, do t'u japë mundësi historianëve për të mbushur boshllëkun që ekziston të të dhënave ndërmjet lëvizjes së tregtisë midis kulturës greke dhe kulturave të vendeve të tjera. Këta damarë që ekzistojnë dhe janë shkëputur, kanë krijuar rrugën e tyre përmes historisë së prodhimit të verës, duke krijuar një copë ekzaltuese dhe legjitime, për të mbuluar trupin e industrisë së sotme greke të verës. Boshllëqet që ndodhen mes ishujve të njohurive, që datojnë në të shkruar, mund të mbushen me një oqean spekulimesh, ose mund të bashkohen me sugjerime jo të sakta, bazuar në linjat migruese të kultivuesve dhe strukturës gjenetike, të cilët i kanë mbijetuar kohës. Në tregun e sofistikuar të mbushur me blerës kureshtarë, ku kultivuesi është mbret, historitë bëhen më magjepsëse, të lidhura ngushtë dhe imediate. Vëmendja mund të kontribuojë për të rritur kuriozitetin e shprehjes së asaj pasurie në vreshtarinë moderne.

Përgatiti: Fatjona Lamaj

Pergatitja

D itët e sotme, teknologjia e përgatitjes së verës është zhvilluar shumë, por ende fermerët apo dashamirësit e kësaj kulture përdorin metodat e vjetra për përgatitjen e saj. Për të servirur një verë të ëmbël dhe të shijshme duhet që: së pari të mblidhet rrushi, duke pasur parasysh që duhet menduar nëse do të përgatitet verë e bardhë, e kuqe apo verë rozë. Përpara se të depozitohet, rrushi duhet shtypur. Vendi më i mirë për depozitimin e rrushit është një vend i thatë dhe i errët. Pasi lihet për një periudhë të caktuar, derisa është kthyer në musht, nis trajtimi i tij. Pas trajtimit të mushtit, masa lihet që të fermentohet. Pas fermentimit kalohet në një hap tjetër: pas fermentimi. Menjëherë pas trajtimit fermentues ndodh efekti malolaktik, ku ndahet materiali në acid laktik dhe dioksid karboni. Pas kësaj fillon qartësimi i pijes, në bucelën ku ndodhet vera e ardhshme. Për përsosjen e verës vijionë një varg hapash të tjerë si filtrimi, centrifugimi, mbajtja e saj në frigorifer dhe shkëmbimi i jonit. Në fund, vera mund të futet në shishe apo bucela dhe të vendoset në vende të errëta e të freskëta. Sa më shumë të qëndrojë vera e mbyllur aq më e mirë bëhet, pasi sa më vjetër të jetë, aq më e preferuar është ajo.

Shishja më e vjetër në botë

Z bulimi u krye gjatë hapjes së themeleve për të ndërtuar një shtëpi në një vresht afër qytetit Speyer në Gjermani. Shishja që daton rreth vitit 325 pas Krishtit, u gjet në 1867-ën. Shishja prej qelqi e gjelbër në të verdhë, ka mbajtëse në forma delfinësh. Ajo është e vetmja, e cila midis shumë të tillave të zbuluara ruhet ende në gjendje të mirë. Në fund të saj ka ende shumë llum vere. Rreth 2/3 e përmbajtjes janë një përzierje e turbullt, por ndoshta bëhet fjalë për vaj ulliri, të cilin romakët e përdornin zakonisht për të ruajtur verën nga prishja. Vendosja e tapave, edhe pse sipas dëshmive mësohet të kenë ekzistuar, nuk përdorej shumë. Metoda e ?taposjes? me vaj, mesa duket ishte më efektive në ruajtjen e pijes. Shishja e verës është ekspozuar së bashku me objekte të tjera të vjetra që nevojiteshin për bërjen e saj, në Muzeun Historik të Pfalz.
 

727
Historia / Sekretet dhe enigmat e zotave të lashtë
« ne: 25-08-2005, 13:26:03 »
 
 
 
Gazeta italiane zbulon të fshehtat e lashtësisë nëpërmjet studimeve të reja

Udhëtim në botën misterioze të antikitetit

?Panorama?

Giorgio Ierano

P riftërinj që tridheshin, pjesëtarë të komuniteteve të tyre që drogoheshin. Dhe kulti i Isidës dhe Mitrës që u paraprinin simboleve kristiane. Në një paraqitje krejt origjinale të këtyre detajeve, kohët e fundit nuk flitet për gjë tjetër vecse për mistere. Romane dhe pseudoromane, shenjtorë dhe pseudoshenjtorë, libra dhe televizione që hetojnë lidhur me misterin e piramidave dhe Graalit të Shenjtë, sekretet e tempullarëve dhe ato të etruskëve. Në mënyrë të cuditshme, të vetmit që mungojnë në këtë mes janë pikërisht ata që shpikën termin ?mister? dhe që më shumë se kushdo tjetër praktikuan ritet misterioze; grekët e lashtë. Paradoksi

Eshtë e thjeshtë të shpjegosh këtë paradoks. Ideja neoklasike e një Greqie shumë te ekuilibruar dhe racionale vazhdon të mbijetojë. Për, studiuesit ana misterioze e grekëve është tashmë nocion i natyrshëm. Por, për diletantët Greqia mbetet shpesh vendi ku rrënjët e filozofisë kanë humbur në mjegullat e cdo besimi iracional. E megjithatë egziston një Greqi e mistershme, një Greqi që i besonte vetëdijes të fshehtë dhe enigmatike. Edhe egjiptianët, populli i ri i të apasionuarve pas birrës, e kanë marrë anën e tij misterioze nga dituria greke. Dhe kjo duket në testet hermetike apo në mbrojtjen e fesë së Isidës. Në Koloseun e Romës ëhstë hapur së fundmi një ekspozitë nën drejtimin e arkeologut Angelo Bottini me titull ?Riti Sekret? që paraqet pikërish këto anë të mistershme të natyrës njerëzore.

Misteret në Greqi dhe Romë

Shumë kulte kanë shoqëruar njerëzit e lashtësisë gjatë rrugës së tyre deri në mbërritjen e triumfit të kristianizmit. Fjala greke ?mysterion? vjen nga folja ?myo?, që do të thotë mbyllje.

Kjo është një folje që aludon ndoshta në lidhje me faktin se pjesëtarët e rinj të një sekti fetar ao një komuniteti duhet të mbyllin gojën dhe të mos tregojnë atë që kanë parë apo përjetuar. Ka të vërteta supreme, vizione bekimi që u janë mohuar atyre që nuk bëjnë pjesë në këto shoqëri të fshehta. Dhe kjo sipas fjalës së lashtë; ?I lumtur është ai që ka marrë pjesë në këtë rit dhe më pas zbret në tokë. Ai njeh fundin e jetës njerëzore, njeh fillimin e falur nga Zoti?. Kështu shkruante Pindari, një ndër poetët më të mëdhenj të lashtësisë. Ai paraqet në disa nga poezitë e tij edhe kultin e Eleusit. Ky kult ishte i lidhur me mitin e Kore-Persefonit, vajza e perëndeshës Demetra, që u dërgua në ferr nga Zota e të Vdekurve. Pjesëtarët e komunitetit i prisnin dhe i përjetonin vizionet misterioze duke pirë një pije me bazë drithërash. Kimisti zviceran, Albert Hofmann, shpikësi i LSDS-së e konsideronte këtë pije si një paraardhës së drogës së tij sintetike, që merret nga brendësitë e drithërave. Edhe bota e Dionisit është plot iluzione dhe ekstaza, ndërsa ekspozita e hapur në Romë paraqet edhe historitë e priftërinjte të Attis, që tridheshin për nder të zotës së tyre. Ndërsa, më pas mund të njihesh me Isidën, gruan e të mirave dhe mrekullive, një lloj Shën Mërie të lashtësisë. Ajo mban në krahë djalin e saj, Horus. Studiuesit kanë arritur të shqyrtojnë edhe ritet e Mitrës, zotës së luftës me origjinë iraniane dhe këtu mbërrijmë edhe në triumfin e Kristianizmit, pasi pak kohë më pas ditëlindja e Mitrës, 25 dhjetori, do të zëvendësohej nga data e Krishtlindjes.

Përgatiti: Elira çANGA
 

728
Fragmente nga Letërsia e Huaj / PENELOPA
« ne: 25-08-2005, 13:17:13 »
Penelopa  


 
Dalton Trevisa
 Kush është...

Ka lindur në Brazil në vitin 1925. Trevisan është mjeshtër i tregimeve të shkrutra. E veçanta e tij është aftësia për të nxjerrë në pah grotesken, mizoren dhe veprimet ekstreme të sjelljes njerëzore. Ai shquhet për shfaqjen e të jashtëzakonshmen në mes të së rëndomtës, pothuajse si në filmat e Hitchcock-ut. Është autor i disa vëllimeve me tregimeve.

N ë rrugë jetonte një çift pleqsh.
Gruaja priste burrin në verandë, duke punuar me shtiza në karrigen lëkundëse. Kur ai shfaqej te porta ajo ngrihej në këmbë, me shtizat në shportën e thurimave. Ai përshkonte kopshtin e vogël dhe para se të hynte brenda, te dera, e puthte me sytë të mbyllur.

Gjithmonë bashkë, duke punuar në kopështin e perimeve: ai te mëllagat, ajo në ngastrën me lakër jeshile. Nga dera e hapur, fqinjët shikonin burrin duke i ndihur të shoqes në larjen e enëve. Të shtunave dilnin shëtitje, ajo e shëndoshë dhe me sytë blu, ai i dobët dhe i veshur me të zeza. Në verë gruaja vishte një fustan të bardhë që ishte jashtë modës, ndërsa ai vazhdonte të vishej me të zeza. Jeta e tyre ishte mister. Dihej, dhe kjo jo shumë e saktë,Vetëm që vite të shkuara në jetën e tyre kishte patur një fatkeqësi, u kishin vdekur fëmijët. Duke lënë mbrapa shtëpinë, varret dhe bagëtitë, çifti plak u vendos në Kuritiba.

Vetëm ata të dy, as qen, as mace, as zogj. Shpesh, kur burri ndodhej larg, ajo nxirrte një kockë për ndonjë qen që nuhuriste te porta. Kur rriste ndonjë pulë, ajo niste të prekej, nuk i bënte zemra ta therte. Burri e prishi kotecin dhe në vend të tij mbolli një kaktus. E shkuli edhe të vetmen kaçube trëndafili në cepin e kopështit. As trëndafilit nuk guxonte t'i falte pak dashuri.

Vetëm të shtunave e linin shtëpinë, plaku duke thithur llullën, plaka duke kryqëzuar shtizat. Deri ditën që, ndërsa u kthyen nga shëtitja, gjetën një letër në dysheme. Nuk u shkruante kush, ishin pa të afërm apo shokë në këtë botë. Zarfi me ngjyrë blu nuk kishte adresë. Gruaja propozoi ta digjnin, u mjaftonte dhimbja që kishin. Askush nuk mund t'u bënte keq, tha ai.

Ai nuk e dogji. As nuk e hapi. Letra u harrua sipër tavolinës. Ata u ulën në dhomën e pritjes, ajo me shtizat, ai me gazetën. Gruaja uli kokën, futi cepin e njërës shtizë në gojë dhe me tjetrën numëroi thiletë e, ndërsa vështrimi i saj u sorollat, rinumëroi radhët. Me gazetën sipër gjunjëve, burri e lexonte dy herë çdo fjali. Llula iu shua, por nuk e ndezi, dëgjonte kërcitjet e shtizave. Më në fund hapi letrën. Dy fjalë, me shkronja të prera nga gazetat. Asgjë tjetër, pa datë, pa firmë. Ia zgjati letrën të shoqes, e cila, pasi e lexoi, vështroi nga ai. Nuk foli asnjëri. Ajo u ngrit, me letrën në majë të gishtave.

- çfarë do të bësh?

- Do ta djeg.

Ai tha jo. E ktheu letrën sërish në zarf dhe zarfin e futi në xhep. Mori hasrën e cila kishte rënë në dysheme dhe vazhdoi leximin e gazetës.

Gruaja vendosi gjalmin dhe shtizat në shportë.

- Harroje, vogëlushe. Një letër që hidhet nën çdo derë.

E mbërrin zemrën e pleqve kënga e sirenave? Ai e harroi copën e letrës në xhep. Kaloi edhe një javë. Të shtunën, para se të hapte derën, e dinte që e priste letra. Gruaja e shkeli, duke u shtirur sikur s'e pa. Ai e mori dhe e futi në xhep.

E kërrusur, duke numëruar të njëjtën radhë, gruaja pyeti:

- Nuk do ta lexosh?

Ai shikonte që sipër gazetës me adhurim kokën e dashur, pa asnjë thinjë, sytë që, pavarësisht viteve, ishin po aq të blujtë san ë ditën e parë.

- E di se çfarë thotë.

- Pse nuk e djeg?

Kjo ishte lojë dhe ai i tregoi letrën: pa adresë. E hapi: dy fjalë, shkronja të prera nga gazeta. I fryu zarfit, e shkundi mbi qilim, por ishte bosh. E vendosi tek letra tjetër dhe, ndërsa palosi gazetën, vuri re që e shoqja regullonte një gabim në hasër.

Ai u zgjua në mes të natës, u ngrit me kujdes nga krevti, dhe shkoi të vështronte nga dritarja. Lëvizi perden. Në hijet tutje pa figurën e një burri. Shtrëngoi grushtin deri sa burri tjetër u largua.

Gjatë shëtitjes së të shtunës tjetër vrau mendjen në vallë ai i ishte i vetmi që merrte letër. Duhet të ishte ndonjë keqkuptim; s'kishte asnjë adresë. Të paktën të përmendte një emër, një datë, një vend. Hapi derën dhe ja ku ishte: blu. Në xhep së bashku me të tjerat. Hapi gazetën. Gjatë shfletimit rroku pamjen e fytyrës së përkulur mbi shtizat. Kishte muaj që ajo thurte një hasër të vështirë. Iu kujtua legjenda e Penelopës e cila gjatës natës, nën dritën e pishtarit, zhbënte radhët që kishte thurur gjatë ditës, në pritje të burrit dhe për të fituar kohë ndaj pretendentëve. U ndal në mes të historisë: E kishte tradhëtuar të shoqin Penelopa? Për kë e thurte qefinin? A vazhduan shtizat të kërcisnin edhe pas kthimit të Odisesë?

Në banjë, mbylli derën, hapi zarfin. Dy fjalë? Bëri një plan: fshehu letrën dhe futi në zraf një fije floku. Vari xhaketën në varëse, në mënyrë që të dukej letra. Gruaja la shishen e qumështit tek dera, shkoi në krevat. Në mëngjes hetoi zarfin: dukej i paprekur, në të njëjtin vend. E kontrolloi për të gjetur fijen e flokut, por nuk e gjeti.

Nga rruga vëzhgoi hapat e gruas e cila ishte në shtëpi. Ajo shkon ta takojë te porta, në sytë e saj është refleksi i kravatës së tij. Ah, ngre flokët në qafë të shikojë mos ka ndonjë shenjë kafshimi? Ai hap dollapin në mungesë të saj, fut kokën midis rrobave. Nga mbrapa perdes këqyri burrat që kalonin në trotuar. Njohu shitësin e qumështit, furrxhiun, të rinj me buzëqeshje false.

Vazhdoi me lëvizjet e shoqes së tij: pluhur mbi mobilje, nëse balta në vazot e violetave ishte e njomë apo e thatë? Maste kohën me anë të hasrës. E dinte sa radhë thurte gruaja e tij, dhe kur hidhte një thile gabim, e zhbënte pa filluar të numëronte me majën e shtizës.

Pa patur prova kundër saj, ai nuk e zbuloi kurrë qëllimin e Penelopës. Ndërsa lexonte, vëzhgonte fytyrën e saj në hijen e abazhurit. Kur dëgjoi hapa që hidheshin në majë të gishtave, shikoi vjedhurazi nga dritarja, perdja u shkatërrua në duart e tij të zemëruara.

Më në fund bleu një armë.

- Për se e do revolverin? U alarmua shoqja e tij.

Ai foli për numrin e madh të hajdutëve në qytet. Kërkoi llogari për dhuratat e vjetra. Mos vallë ajo bënte hasra për t'i shitur dashnori i saj. Mbrëmjeve, me gazetën hapur mbi gjunjë, vëzhgonte gruan ? fytyrën, fustanin ? duke kërkuar ndonjë gjurmë të tjetrit. Ajo harronte ndonjë thile, i duhej të prishte gjithë radhën.

Ajo e priste në verandë. Ai kalonte andej afër sikur nuk e njihte. Kur kthehej nuhaste aromat në ajër, kalonte gishtat sipër dyshemesë, prekte baltën e violetave ? e dinte ku ndodhej gruaja e tij.

U zgjua në mesnatë. Jastëku ishte ende i ngrohtë nga koka tjetër. Poshtë derës hynte drita e dhomës së pritjes. Ajo thurte me shtiza, gjithmonë hasrën. Mos ishte Penelopa që zhbënte punën e ditës së radhës?

Ndërsa ngriti sytë, gruas i zuri syri revolverin. Shtizat kërcisnin pa patur gjalmë. Ajo nuk e mësoi kurrë përse ai nuk e hoqi qafe. Porsa shtrihen ai bie në gjumë të thellë.

Në të shkuarën e saj kishte patur një kushëri? Gruaja betohej më kot që ai kishte vdekur nga tifoja në moshën dymbëdhjetë vjeçare. Darkave ai hiqte letrat nga xhepi ? ishin bërë shumë, një për çdo të shtunë ? dhe i lexoi një nga një, duke mërmërirë.

Ai nuk pranonte që të shtunave të rrinte në shtëpi për të identifikuar autorin. E ndjente të nevojshme atë copë letër. Letërkëmbimi mes kushëririt dhe atij, brinarit. Një lojë prej së cilës ai do ishte fituesi. Një ditë tjetri do të nxirrte në shesh gjithçka. Ishte e domosdoshme të mos e ndërpriste gruan.

Te porta i zgjaste krahun shoqes. Nuk flisnin gjatë gjithë shëtitjes, nuk ndalonin para vitrinave të shitoreve. Kur ktheheshin ai merrte zarfin dhe, para se ta hapte, futej në shtëpi së bashku me të. Fshihte rrëmbimthi një fije floku mes letrës së palosur dhe e linte sipër tavolinës.

Aty e gjente fijen e flokut përherë. Gruaja nuk i lexonte më ato dy fjalë. Ose ? u çudit, me një rrudhë të re vetull ? mos vallë ajo kishte mësuar artin e të lexuarit pa e trazuar fijen e flokut?

Një mbasdite ai hapi derën dhe u mbush thellë me frymë. Kaloi gishtat mbi mobilje: pluhur. Preku baltën në vazot e luleve: e thatë. Shkoi drejt e në dhomën e gjumit me dritare të mbyllura dhe hapi dritën. Plaka ishte aty, me revolverin në dorë, fustani i bardhë mbuluar nga gjaku. Ai e la me sytë hapur.

Nuk ndjeu keqardhje; ishte vendosur drejtësia. Policët nuk e besdisën, ai nuk kishte qenë në shtëpi kur gruaja kishte kryer vetvrasje. Pas varrimit fqinjët komentuan pikëllimin e tij, ai nuk qau. Ndihmoi që ta zbrisnin arkivolin në varr duke e mbajtur nga njëra dorezë. U largua para se ta mbulonin varrmihësit.

Hyri në dhomën e pritjes, pa hasrën sipër tavolinës, hasra që e kishte thurur ajo. Penelopa e kishte mbaruar punën e saj; ajo kishte thurur qefinin e vet, bashkëshorti ishte khtyer.

Ai ndezi llampën me një hije si prej silku jeshil. Shtizat rrinin të kryqëzuara në shportën sipër kolltukut. U kujtua, ishte e shtunë. S'kishte pse t'i bënte të keqe kush. Gruaja kishte paguar krimin e vet. Ose ? befas klithma në gjoksin e tij ? ndoshta e pafajshme? Letra e hedhur ndën dyer të tjera. Ndën të tija gabimisht.

S'kishte si ta mësonte, kështu që do të plakej në paqe. Në qoftë se letra kishte synuar atë, atëherë, pas vdekjes së gruas, nuk mund të vinte më. Ajo kishte qenë e fundit ? burri tjetër ishte dredhur duke parë derën dhe dritaren hapur. Patjetër që e kishte parë makinën e varrimit te porta. Njëri prej atyre afër tij ishte përkulur, varri kishte pak ujë.

Doli nga shtëpia si çdo të shtunë. Me krahun e përkulur, zakon i mbetur nga tërë ato vite që ia kishte ofruar të shoqes. Përpara vitrinave me veshje, ca prej tyre të bardha, ndjeu peshën e krahut të saj. Buzëqeshi me përbuzje nga kotësia e gruas edhe tashmë që ishte e vdekur.

Dy hapat drejt verandës ? ?Kisha të drejtë,? përsëriti, ?Kisha të drejtë? ? rrotulloi çelësin i vendosur. Hapi derën, shkeli letrën, dhe, ulur në kolltuk, lexonte gazetën me zë të lartë me qëllim të mos dëgjonte klithmat e heshtjes.

Përktheu :çene Hoxha
 

729
Gjeografi / Trekendeshi i Bermudes!
« ne: 23-08-2005, 16:22:12 »
Trekendeshi i Bermudes, zona misterioze.
Vendi ku jane zhdukur pa shkak anijet qe kane hyre ne te. Thuhet se ne kete zone jane zhdukur dhe aeroplane qe kane fluturuar mbi te.
Perpjekje per zbulimin e ketij misteri kane qene te shumta por asgje konkrete nuk eshte arritur.
Kush ka njuhuri te tjera qe lidhen me kete mister le te na i tregoj.

730
Eshte mire te kesh njohuri rreth shtrirjeve gjeografike te vendeve te ndryshme.

731
 


 
Odensa quhet kryeqyteti i ishujve dhe kryqëzimi i Danimarkës, është një nga qytetet më të vjetra në Europën veriore. Për të parën herë emri i qytetit është përmendur në vitin 988 në një letër që i drejtohej peshkopit të Odensës dhe e firmosur nga perandori gjerman Oton. Katedralja e Shën Knudit i përket stilit gotik dhe është një nga më të bukurat në Europën veriore.

Lashtësia

 

Qyteti i lashtë i Danimarkës, Odensa ka festuar në vitin 1988 mijëvjeçarin e tij. Qyteti i frymëzimit për përallat e Hans Kristian Andersenit, Odensa ishte qyteti i perëndisë që quhen Odini, një hyjni vikinge gjatë shekujve VII-XIII. Sot është kryeqyteti i ishujve Funen, e vendosur në pjesën perëndimore të gadishulli danez. Qyteti u ndërtua në pjesën veriore të lumit që quhet Odense , disa kilometra larg gotullës në fjordin e Odensës. Lumi Odense është pjesa më e madhe ujore që përshkon ishullin dhe ka një kontribut të madh në jetën dhe zhvillimin e portit të qytetit. Porti i Odensës është një qendër tregtare shumë e zhvilluar që filloi të krijohej kryesisht gjatë shekullit XIX, duke vijuar edhe një rritje të popullsisë. Qyteti është zgjeruar përgjatë lumit, duke krijuar lagje të vogla të mbyllura. Tashmë qyteti numëron 185 mijë banorë dhe zë vendin e tretë në Danimarkë për nga popullsia. Një nga karakteristikat e Odensës është gjelbërimi i madh, gjë e cila shpjegohet me zhvillimin e saj përgjatë lumit. Odensa është quajtur ?qyteti-kopësht? (garden city).

 

Shtëpia e shkrimtarit

 

Shtëpia e Andersenit ndodhet në qendër të qytetit të vjetër. Këtë vit Danimarka do të përkujtojë edhe 200 vjetorin e lindjes së shkrimtarit me famë botërore. Odensa të ofron shëtitje të ndryshme në tokë apo në det. Kështu për të bërë një udhëtim në det mund të lëvizni nëpërmjet kanalit të Odensës e më pas të peshkoni në lumin e qytetit. Për t'u argëtuar nuk mungojnë as fushat e mëdha të golfit. Zona e Odensës njihet për një gërshetim të ambientit të qetë dhe të rrugicave me gurë. Në mbrëmje mund të vizitosh vendet ku luhet muzikë live.

Të bësh një udhëtim në Odense do të thotë të bësh një udhëtim në kohë, ku mund të shihen ndërtesat që i përkasin të gjitha kohërave. Historia e qytetit nis me simbolin e tij, Shën Knudin, mbreti i Danimarkë i vrarë në vitin 1086. Më pas ai u shënjtërua. Që nga koha e hekurit Odensa ka qenë një qytet i rëndësishëm tregtar. Ndërsa mesjeta përkon me diferenca të ndryshme fetare, madje dhe sot e kësaj dite ekziston një numër i madh kishash dhe manastiresh, si kisha e Shën Zhanit, katedralja dhe manastiri i françeskanëve, GrÃ¥brÞdreklosteret.

Ndërsa ish-uzina e vjetër tashmë është kthyer në një qendër moderne që i është kushtuar artit, medias dhe fotografisë. Këtu mund të gjenden edhe mobiljet e Flensted të njohura në të gjithë botën. Në Odensa ndodhet edhe shkolla profesionale e tekstileve dhe veshjeve ku arsimohen stilistët e ardhshëm.

Kultura

Për gjatë gjithë vitit në qytetin e Odensës organizohen një sërë koncertesh, kombëtar e ndërkombëtar. Mund të përmendim konkursin e madh ndërkombëtar të muzikës klasike Carl Nielsen, po kështu edhe festivalin e bluzit. Cilado qoftë stina kur ju do të vizitoni Odensën, ku qytet ka diçka për tiu ofruar, si për shembull fstivali i luleve, një konkurs i madh ngjyrash dhe formash të shkëlqyera. Natyrisht që nuk mund të mungoni as festën e vitit të Ri, ku do të dëgjoni edhe historitë më të bukura të Andersonit.

 

Katedralja

 

Eshtë ndërtuar në mesin e shekullit të XII dhe është një kishë e stili gotik, një nga më të rëndësishmet në Danimarkë. Xhamat e ditareve nuk lejojnë që të kalojë e gjithë drita. Në kishat daneze vihet re një lojë mes dritës dhe hijes, që reflektohet ndër mure.

 

Shtëpia e Andersenit

 

Shtëpia e Hans Kristian Andersenit ndodhet në qendër të zonës së vjetër të qytetit. Ky danez me famë botërore shkroi rreth 350 përralla, jetoi në një shtëpi modeste në Odense . Brenda shtëpisë mund të dallohet qartë se shkrimtari vinte nga një familje modeste dhe e varfër. Kete vit, Danimarka kujton shkrimtarin me rastin e 200-vjetorit te lindjes se tij.

 

Muzeu

 

Brandts KlÊdefabrik. Keshtu quhen uzinat e vjetra qe tashme kane marre nje pamje tjeter. Keto ndertesa jane kthyer ne galeri arti dhe ne kafene, madje ne nje muze te artit grafik.

 
 

732
Historia / Pushtimet dhe thesari i Xhamajkës
« ne: 19-08-2005, 16:05:39 »

 
Donna Essix
 
Historia e Xhamaikës marrë nga libra të ndryshëm historic

H istoria e Xhamaikës ndahet në disa periudha, secila po aq e rëndësishme sa edhe të tjerat.

Periudha e ardhjes së Kolombit

Në periudhën e ardhjes së Kolombit në vitin 1494, Xhamajka ishte e banueshme vetëm nga Arawaks të cilët jetonin në komunitete të thjeshta. Impakti i kontaktit me Spanjën ishte vërtetë dramatik ku këto komunitete u zhdukën për 70-80 vjet. Kushtet e këqija ekonomike, sëmundjet dhe migrimi e zhdukën këtë popullsi. Nga kjo periudhë kanë mbetur disa gjetje të pakta arkeologjike në formën e monumenteve të vogla.

Pushtimi nga Spanja, 1494-1655

Të shtyrë dhe të etur nga prania e arit në ishullin e Xhamajkës, spanjollët e përdorën atë si bazë për të përballuar pasojat e Amerikës, kryesisht të Meksikës me thesarët e saj të arit dhe diamantit. Popullsia e Spanjës duke përfshirë edhe skllavët nuk ishte asnjëherë e madhe. Ajo ishte e administruar nga Santiago dela Vega që tani quhet shteti Spanjoll. Shumë nga arkitektura e ndërtesave origjinale është e dukshme edhe sot në qëndrën e qyteteve. Aktiviteti ekonomik konsiston përgjithsisht në produktet shtëpiake. Në vitin 1655 Xhamajka u pushtua nga ekspedita britanike e kryesuar nga Admirals Penn dhe Venables duke u ndjekur nga shpikjet jo të sukseshme të Hispaniolas. Në këtë kohë ishulli nuk ishte shumë nën mbrojtjen e Spanjës dhe kjo e fundit bëri shumë pak për ta mbrojtur atë edhe njëherë nga pushtimi anglez. Pushtimi nga Spanja ndikoi shumë në jetën ekonomike, sociale dhe politike të banorëve të ishullit të Xhamajkës. Stili i arkitekturës spanjolle dhe emrat e vendeve është I dukshëm edhe sot.

Ekonomia e skllevërve, 1655-1838

Pas një periudhe të shkurtër eksperimentale me Europën, Britania u kthye sërish, por këtë rradhë me një shkallë importi të afrikanëve për t'u përdorur si skllevër në plantacionet e sheqerit. Në këtë periudhë, Xhamajka ishte një ndër ?diamantet e Europës? për shkak të zhvillimit të madh që u solli pronarëve anglezë të plantacioneve në mënyrë të drejtpërdrejtë ose jo të qyteteve të tyre si Liverpuli dhe Bristoli të cilët shërbenin për tregëti me Xhamajkën dhe pjesën tjetër të Karaibeve britanike.

Skllavëria e plantacioneve bazohej në trekëndëshin tregtar ndërmjet Anglisë, (produkte të prodhuara), Afrikës (skllevërve) dhe Karaibeve (sheqerit), e cila në vetvete u bë baza e saj që më vonë u quajt ekonomi ndërkombëtare. Tregtia ndërkombëtare ishte aq e rëndësishme për ekonominë e Xhamajkës sa kur shpërtheu lufta amerikane për pavarësi ndërmjet atyre që atëherë quheshin ?Koloni të Amerikës së Veriut? dhe Karaibeve, 15 mijë skllevër vdiqën nga uria në Xhamajkë. Plantacionet dominuan jetën ekonomike në çdo kuptim. Ato zunë tokat më të mira, ligjet suportuan sistemet e skllavëve dhe në përgjithësi gjithë tregtarët si dhe aktivitetet e tjera ekonomike vareshin nga ecuria e aktivitetit të plantacioneve. Shumë skllevër, në mënyrë të pashmangshme ikën nga vendet e tyre për të jetuar në male duke krijuar banda me Maroonë.

Gjithë aktivitetet agrokulturore merrnin pjesë në plantacione. Qyetet shërbenin si shtete tregtare për eksportimin e sheqerit dhe importimin e inputit për prodhim. Sistemi politik konsistonte në një qeverisje me këshillin e saj ekzekutiv.

Zbulimi i Peasantry 1838-1938

Pas emancipimit, shumë nga ish-skllavët u vendosën si fermerë të vegjël në male duke kultivuar larg plantacioneve. Disa të tjerë u vendosën në ishujt në afërsi të plantacioneve, të organizuara dhe sponsorizuara nga grupet kristiane si psh ato baptiste. Luftërat në ishull ishin tema kryesore në historinë e kësaj periudhe, duke patur kulmin e saj në rebelimin e ishullit Morant, për të cilin 2 nga heronjtë kombëtarë të Xhamajkës George William Gordon dhe Paul Bogle, paguan me jetët e tyre. Në këtë periudhë, sheqeri vazhdoi rritjen e tij shekullore por eksportet e kafesë dhe të bananeve u rritën. Në këtë mënyrë ekonomia nisi të ndryshojë nga varësia e saj nga sheqeri.

 

Përgatiti: Nisida KNEZI

A rawaks, kwshtu quhej populli mw i vjetwr i Xhamajkws. Ata jetonin në
komunitete të thjeshta. Ushqimi i tyre i përhershëm ishte peshku të cilin e piqnin në zjarre të mëdhenj, gjuetia e kafshëve të ndryshme të egra si dhe kultivimi i disa frutorëve. Këta njerëz vishnin rroba: këmishe pa mëngë dhe me ngjyra e motive që binin në sy, dhe gratë e tyre i kishin fytyrat e mbuluara si ato që kishte parë Kolombi tek muslimanët e Granadës.
 

733
Ushqimi | Kuzhina / Si pergatitet Flija?
« ne: 19-08-2005, 09:58:25 »
Po ja nis...........

Hem qe nga fillimi.


  Mielli perzihet me uje(qull)!
 perdoret saqi (mjet metalik ne forme gjysem te rrumbullaket) dhe tepsia.
zjarri ndizet dikund ne natyr(oborr), dhe vendoset saqi mbi zjarr!

 Ne tepsin e rrumbullaket te lyer me yndyr (sa per tu mos ngjtur petat), fillon shtrirja(rendat) e qullit me luge te ushqimit, nje shtrirje po, nje mbetet e zbrazet!
Pastaj vendoset mbi tepsi saqi i nxeht(i skuqur), per ta pjekur. Varesisht prej nxehtsis qe e ka pas saqi, aq gjat edhe rrin mbi tepsi(varet se sa e pjekur deshiron te jet), mandej posa te hjeket saqi dhe konstatohet se eshte mjaft i pjekur qulli, lyhet siperfaqja e pjekur me yndyre te shkrier.
  Ne vijim plotsohen hapsirat e zbrazta te tepsis dhe lyhen pasi te hjeket saqi, dhe prap vendoset saqi per ta pjekur qullin e hedhur!

 E keshut me radh, nje her nje rend, nje her nje rend, deri sa te mbushet tepsia me FLI!

Ju befte mire :)

734
Fizike Kuantike / Disa materiale rreth lëndës së fizikës
« ne: 19-08-2005, 09:51:24 »
Ligji  i Pare i Njutonit.

Sipas Njutonit ne natyre nuk mund te egzistojne trupa te pavarur nga veprimi i trupave te tjere. Te gjithe trupat bashkeveprojne me njeri tjetrin. Por mund te ndodhe qe rezultantja e forcave qe veprojne mbi trup te behet zero. Atehere, ne kete cast ky trup do ruaj gjendjen e meparshme te prehjes ose te levizjes drejtvizore te njetrajtshme.

Ky ligj quhet ndryshe Ligji i Inercis.

735
Astronomia / Nje rrezik i kanoset Tokes!
« ne: 19-08-2005, 06:32:04 »
Shkencetaret kane zbuluar se fundi nje asteroid i cili do i afrohet aq shume tokes sa nuk ka ndodhur kurre me pare nje gje e tille. Asteroidi i quajtur Apophis do te kaloje rreth 40 000 kilometra afer tokes me 13 prill 2029. Keto jane parashikimet e shkencetareve amerikane te universitetit te Miciganit, te cilet sidoqofte perjashtojne mundesine qe ky asteroid te perplaset me token. Por ne cdo rast nje parashikim per nje periudhe kaq te larget nuk mund te jete dhe aq i sakte sa mendohet. Apophis do duket naten e 13 prillit ne Europe, Afrike dhe Azine perendimore. Gjihashtu ky trup qiellor do te afrohet me token dhe ne vitet 2035, 2036, 2037.
Ne rast perplasje pasojat shkaterruese nuk mund te jene globale pasi diametri i asteroidit eshte goxha i vogel (400 metra), por perseri pasojat shkaterruese lokale do mund te jene shume te medha.
Apophis eshte nje nga 600 asteroidet e zbuluar nga astronomet, qe mund te kercenojne token ne te ardhmen.

736
Bashkimi dhe Çështja Kombëtare / 9 Prill 1999
« ne: 11-08-2005, 06:55:07 »
Dita historike kur luftetaret e UCK thyen pas shume shume kohesh kufirin shqiptaro-shqiptar te detyruar nga te huajt per gati nje shekull.
Kjo eshte nje date e shenjte qe duhet kujtuar pergjithmone sepse eshte dita kur per here te pare ne kohet moderne shqiptaret thyen kufijte artificiale per t'u ribashkuar perseri. Kjo eshte data qe duhet te na beje te luftojme per te ardhmen kur shqiptaret do te jene perseri ne nje shtet te perbashket.

[attachment[/attachment]

737
Inteligjente konsiderohen ato persona, te cilet i japin zgjidhje ceshtjeve, fenomeneve, problemeve me ndihmen e arsyes njerezore.

Intuitive konsiderohen ato persona, te cilet i japin zgjidhje ceshtjeve te ndryshme pa ndihmen e arsyes, por ne vend te saj perdorin intuiten.

Cfare jeni ju?

738
Teknologji Moderne / Shkenca ime e preferuar!
« ne: 07-08-2005, 14:39:23 »
Shkenca ime e preferuar eshte Astronomia. Kjo shkence me pelqen me shume se te gjitha shkencat e tjera ekzakte sepse te njeh me ligjet e gjithesise, vendosjen e trupave qiellore dhe ekzistencen e tyre. Me pelqen te kem dituri mbi planetet, asteroided, kometat, meteoret dhe meteoridet, galaktikat e shumta etj etj, prandaj e klasifikoj kete shkence si te preferuaren time.

Po shkenca juaj e preferuar cila eshte?!




739
Habia Filozofike / Imagjinata
« ne: 02-08-2005, 11:51:54 »
Cfare eshte Imagjinata?


Paskali ka thene: "Imagjinata eshte mbreteresha e gabimeve"

Ndersa Dekarti ka thene: "Imagjinata eshte shkaku i gabimeve"

Cilat jane anet pozitive te saj?

Faqe: 1 ... 25 26 27 28 29 [30]