×

Show Posts

This section allows you to view all posts made by this member. Note that you can only see posts made in areas you currently have access to.


Topics - erlehta

Faqe: 1 2 3 [4] 5 6 7 8 9 ... 30
76
Shqipëria do të jetë pjesë e vende të shenjtap pasi Vatikani ka bërë atë pjesë të vendeve ku besimtarët katolikë mund të shkojnë për pelegrinazh. Kjo është e mundur falë marrëveshjes së Ministrisë së Jashtme me Vatikanin.

Ky zhvillim ka një rëndësi të veçantë pasi nuk bëhet fjalë vetëm për vizita turistike nga shtetit i Vatikani por nga të gjitha vendet me besimtarë katolikë.

Vendet si shtëpia e Nënë Terezës, Gjergj Fishtës apo manastire, do mund të jenë destinacione për pelegrinët në 12 muaj të vitit. Vizitat e pelegrinëve mund të nisin brenda këtij vitit dhe për këtë qëllim ka nisur puna për ndërtimin e hartës turistike dixhitale e cila me përfundimin e saj do të përfshihet në itineraret turistike ndërkombëtare.

Shqipëria është një ndër vendet e pakta në botë që ka persekutuar priftërinët dhe murgeshat. Sipas të dhënave nga katër qind të tillë në vitin 1945, diktaturës i mbijetuan më pak se 10% e tyre.

Shqipëria ka rivendosur marrëdhënie diplomatike me Vatikanin me 7 shtator të vitit 1991 pasi ato ishin prishur me shpalljen e shtetit ateist në vitin 1967. Tre vite më pas me 25 prill 1994 në Shqipëria u vizitua nga Papa Gjon Pali II. /F.S/

77
Faik Konica

Shohim me të math trishtim mosdashjen e disa shqipëtarëve të ndërtojnë e të zbukurojnë gjuhën e tyre. Është nevojë të mos e lëshojmë Shqipen si ka qenë, se ashtu s’munt të quhet gjuhë. Kemi për të shpallur më tutje ca mendime mbi këtë çështje. Le të bëjmë sot vetëm dy lutje: fjalët ‘gaj’ e ‘jake’ mos i përdorni, se janë fjalë leskoviqare. Forma e tyre e qëruar është nga ‘eja’. ‘Jake’ është foshnjërisht për ‘eja këtu’, sa për ‘gaj’ e kam dëgjuar veç prej Evgjitëve. Le të thomi, duke shkuar, edhe rrënjën e të dy fjalëve; ‘nga’ vjen nga Greqishtja e vjetër ‘eneka’, ‘eja’ vjen nga latinishtja ‘eja’ që do me thënë-afro si në shqipen-haide.

E zgjata ca për këto dy fjalët se shoh disa shkronjëtorë toskë që i përdorin pa kursim megjithë që e dinë mirë gjuhën.

***

Më 1497, domethënë 30 vjet pas vdekjes së Skënderbeut, udhëtoi nëpër Shqipëri një Flamand (nga Belgia) që ia thonin Arnalt van Harff. Kish udhëtuar edhe në shumë vise të tjera të Lindesit e la një libër me të madhe rëndësi në të cilën ndodhet edhe një mbledhje fjalësh shqip; po e shpallim më tutje. Libri i Arnaldit van Harff është më i vjetri te i cili shkruhet gjuha shqipe.

Kombësia

Sot për sot në Shqipëri nukë ka Shqipëtarë; ka vetëm ‘Turq’ edhe ‘Kaurë’ do me thënë Shqiptarë që e kanë turp ta thonë veten Shqiptarë. Por, a ka qenë gjithherë kështu? Nuk ka qenë një kohë kur edhe Shqiptarët e ndjenin në funt të shpirtit se ç’është kombësia?

Shkronjëtori ingledhetar Hobhouse, i cili kish udhëtuar nëpër Shqipëri bashkë me lordin Byron në 1809 thotë këto fjalë: kur pyet njerëzit e të tjerë viseve të Turqisë se ç’janë të përgjigjen ‘jemi turq’ e ‘jemi të krishterë’; po një njeri i Shqipërisë të përgjigjet vetëm ‘jam Shqipëtar’. Se mendimi kombëtar është shumë i shkëlqyer në Shqipëri.” Do me thënë Shqiptarët ishin mëmëdhetarë që një shekull më parë; sot na u bënë ‘Turq’ edhe “Kaurë’!

Kur kërkon më në thellësi njeriu shkakun e kësaj prapësie, i duket që kombësia jonë zu të humbasë kur u ngjall Greqia. Gjer atëherë Shqiptarët e krishterë rronin vëllazërisht me të tjerë; po si u bë e veçantë Greqia, nga një anë shqiptarët muhamedanë u shtrënguan t’i lidhen më fort Turqisë, nga ana tjetër të krishterët shqiptarë iu qasnë të voglit shtet të krishterë gjersa u bënë fare fare Grekër.

Me këtë mënyrë, Greqia e ngjallur prej Shqiptarëve u bë shkak për vdekjen e tyre.

*Marrë nga revista Albania nr. 10, 30 tetor 1899, Vitit i tretë i botimit.

**Materiali është përshtatur nga gjuha origjinale dhe është sjellë në shqipen e sotme, me përpjekjen për të ruajtur të paprekur disa prej fjalëve.

78
Tanush Frashëri: Të vërtetat e historisë sipas Ali Këlcyrës

“Shkrime për Historinë e Shqipërisë” janë kujtime politike si dhe shkrime e letërkëmbime të Ali Këlcyrës, që ka hulumtuar ndër arkiva historiani Tanush Frashëri. Kjo antologji historike do t’i prezantohet së shpejti lexuesit shqiptar nga shtëpia botuese “Onufri”. Në libër përfshihen materiale, të cilat i kushtohen historisë së periudhës 1912-1945, shkruar prej Ali Këlcyrës; të dhënat e periudhës 1944-1945, historiani Tanush Frashëri i ka hulumtuar në faqet e shtypit të refugjatëve politikë pas vitit 1944, me autor A. Këlcyrën; ndërsa lëndën që rrok lakun kohor 1925-1959 e ka qëmtuar nëpër arkiva. Arkivi personal i Ali Këlcyrës është mbledhur nga historiani Tanush Frashëri, pas një pune intensive dhe të lodhshme 2-vjeçare. “E krijuam këtë arkiv me ato shkrime që arritëm të shkoklavisim nga pirgu i fletëve të dorëshkrimeve të A. Këlcyrës, të ngatërruara keqas njëra me tjetrën. E kam ndarë librin në disa kapituj, nga të cilët, punimet e kreut të parë (1912-1945) janë titulluar Kujtime Politike, në përputhje me dëshirën e vetë Ali Këlcyrës, që del nga një letër e datës 10 qershor 1959, drejtuar Tajar Zavalanit, ku i thotë: Të lutem, shkresat që të kam dërguar ose që do të të dërgoj, t’i ruash e të m’i kthesh prapë kur të kemi rast të piqemi, se si të shënova më lart kam ndërmend t’i bëj një broshurë në formë Kujtime Politike”, – thotë në krye të librit historiani Tanush Frashëri. Kjo vepër në 650 faqe është e ndarë në 6 kapituj që vijojnë me: Memorandume, Raporte, Referate, Artikuj të botuar në shtypin e huaj dhe atë shqiptar dhe Korrespondenca. Materialet janë siguruar nga Arkivi Qendror i shtetit italian, arkivat austriakë, londinezë, Arkivi i Qendrës së Studimeve shqiptare, si dhe nga Arkivi Qendror i shtetit shqiptar. Duke qenë se jemi në vitin e 100-vjetorit të Pavarësisë, në pjesët që kemi shkëputur nga libri me kujtimet e Ali Këlcyrës (që është ende në proces) për lexuesit e gazetës MAPO, jemi ndalur në situatën e brendshme politike të Shqipërisë në fillimet e jetës së pavarur kombëtare. Pse Prenk Bibë-Dodë pasha, Esat pashë Toptani dhe Ismail Qemali ishin tre personat më me ndikim në jetën politike shqiptare. Akuzat ndaj I. Qemalit për njohjen e Prevezës dhe Çamërisë si tokë greke në marrëveshjen e fshehtë me Athinën, çka tregoi se vija kufitare e pranuar prej plakut diplomat ishte përtej kufijve politikë të Shqipërisë, të pranuara më 1913. A.Tuci

 

Mund të thuhet pa e tepruar se sundimi pothuaj 450-vjeçar osman nuk qe gjë tjetër veçse një pushtim ushtarak. Gjatë gjithë kësaj kohe vendi ynë jo vetëm që nuk bëri asnjë përparim në të gjitha shfaqjet (aspektet) e jetës kombëtare; përkundrazi mbeti prapa. Në fillimin e jetës së pavarur vendi ynë nuk kishte jo vetëm një rrjet rrugor për të qenë, por as udhë për kalimin e qerreve e (të) karrocave e as ura. Limanet, sfratet e kanalet ekzistuese, përpara ardhjes së osmanëve, qenë prishur ose mbyllur, shumica e tokave pjellore (ishin) kthyer në moçalishte të dëmshme për shëndetin e popullsisë, prandaj banorët e këtyre anëve qenë të shtrënguar të tërhiqeshin nëpër zonat malore. Popullsia e varfëruar qe e këputur nga sëmundjet e mosushqimi. Në shumicën e krahinave shqiptare mungonte hierarkia administrative. E po ashtu mungonte organizimi i arsimit, e veçanërisht ai në gjuhën kombëtare. Midis gjithë popujve që përbënin Perandorinë Osmane vetëm shqiptarëve u ishte ndaluar rreptësisht mësimi dhe botimet në gjuhën amtare. Megjithatë gazetat dhe librat shqip shtypeshin nga bashkatdhetarët tanë në mërgim dhe futeshin në vend fshehurazi. Fatkeqësia më e madhe për popullin tonë, në kohën e sundimit osman, qe ndarja e tij në fe të ndryshme, klerikët e të cilave ishin bërë vegla të verbra të propagandës politike e vareshin prej shteteve të huaja.

Kjo ishte, në vija të përgjithshme, gjendja e vendit tonë, kur u shpall më 1912 shtet i pavarur. Është e kuptueshme dhe duhet të pohojmë pa droje se në të tilla kondita populli i vogël shqiptar nuk ishte aspak i përgatitur për të bërë një jetë të pavarur e aq më pak për të përballuar intrigat dhe aspiratat armiqësore të vendeve përreth pa pasur asnjë përkrahje materiale e morale. Ky ishte trashëgimi dëshpërues që i lanë patriotëve fatzinj të viteve 1912-20 shekujt e robërisë osmane.

 

Kush ishin tre personalitetet më me ndikim të skenës politike

Në fillimet e jetës sonë të pavarur kombëtare, duke përjashtuar Spiro Milon, nga paria e Himarës, kryetar i pamohueshëm i greqishtfolësve dhe grekomanëve të Gjirokastrës, i cili kishte hyrë sheshazi në shërbim të Greqisë si komandant i fuqive “vorioepirote” me titullin arhigos, në radhë të parë në skenën politike shqiptare me ndikimin e tyre imponoheshin tre persona:

Prenk Bibë-Dodë pasha, pinjoll i një familjeje të lashtë mirditore, i cili konsiderohej si kryetar i katolikëve e deri në njëfarë shkalle i gjithë Shqipërisë Veriore. Njeri i mësuar dhe me ndikim në zonën e tij do t’i kishte kryer shërbime të mëdha atdheut nëse do të kishte qenë me karakter më energjik. Mjerisht duke qenë për shumë kohë i internuar në Anadoll, e duke pasë jetuar gjatë si peng në pallatin e sulltanit, kishte marrë zakone orientale e nuk ishte në gjendje të impononte vullnetin e tij. Brenda një kohe shumë të shkurtër eklipsimi i tij nga jeta politike e vendit qe pothuajse i plotë.

Esat pashë Toptani, ish-gjeneral i xhandarmërisë në Perandorinë Osmane, njeri energjik e me ndikim si në zonën e tij ashtu edhe në gjithë Shqipërinë e Mesme, ku pothuaj mbisundonte. Turmat e paditura e fanatike e konsideronin si shpifje të nacionalistëve gjestin e tij të urryer në Shkodër (vrasja e Hasan Riza Pashës) dhe e mbanin Esatin si heroin e fundit të mbrojtjes së Taraboshit. Mjaft intelektualë mëtonin se nuk kishte prova të mjaftueshme që të vërtetonin tradhtinë e Esat pashës, ndërsa vlerësonin zotësinë për të tërhequr turmat pas vetes, si dhe dinamizmin e aftësitë e tij administrative. Ky personazh negativ vazhdoi të luajë gjatë gjithë periudhës 1912-20 një rol të rëndësishëm në jetën tonë kombëtare, ndonëse vazhdimisht ka qenë kritikuar ashpërsisht e bile edhe i urryer prej kundërshtarëve të tij të rreptë, patriotëve shqiptarë që ishin betuar për të marrë shpagën e turpit të Shkodrës.

Ismail Qemal Vlora ishte pa dyshim personaliteti intelektual më interesant, me më shumë popullaritet e ndikim në Shqipërinë e Jugut e pa dyshim më me autoritet në të gjithë vendin. I caktuar prej qeverive të Vjenës e të Romës për të kryer gjestin historik të ngritjes së flamurit, nuk ishte as njeriu i besuar i tyre, e ca më pak agjent i tyre. Në qarqet turke shihej si anglofil. Ismail Qemali iu imponua qeverive të dy fuqive të mëdha adriatike me famën e madhe që kishte fituar në Shqipëri pas gjestit të tij të dorëheqjes, në fillim të shekullit (XX), nga detyra e guvernatorit të Tripolit e të Çirenajkës, titull i barabartë me atë të mëkëmbësit të mbretit, dhe u hodh me vrull të madh në zhvillimin e një veprimtarie të gjerë patriotike, në të gjitha viset evropiane, për njohjen e të drejtës së popullit shqiptar për pavarësi dhe për nevojën e krijimit të një shteti shqiptar si faktor i paqes e i ruajtjes së ekuilibrit në Ballkan e në Adriatik. Prestigji i padiskutueshëm i tij fatkeqësisht pati një rënie të shpejtë.

Ismail Qemal Vlora, si kryetar patriot i qeverisë së parë shqiptare, qe i njohur si diplomat i hollë, por, mjerisht, një burrë shteti pak i zoti në administrimin e vendit; i mungonte, veçanërisht, cilësia për të tërhequr pas vetes masën e shqiptarëve në sakrificat e mëdha që diktonte interesi jetik i kombit. Por faktori kryesor që ndikoi, më shumë se çdo gjë tjetër, në rënien e popullaritetit të tij ishte helenofilia e theksuar, që e kishte burimin, ashtu si edhe për shumë intelektualë të tjerë shqiptarë të brezit të tij, tek mësimet e shkallës së dytë të kryera në liceun grek të Janinës. Pas luftërave ballkanike, si të gjithë burrat e shtetit osman si Ali pashë Tepelena e kaq patriotë të tjerë luftëtarë të çështjes kombëtare shqiptare, edhe Ismail Qemali kërkonte të përballonte sa të qe e mundur më shumë rrezikun sllav për vendin tonë me anë të një bashkëpunimi të ngushtë greko-shqiptar. Kur Ismail Qemali luftonte në mërgim për çështjen kombëtare kishte bërë një marrëveshje të fshehtë me qeverinë e Athinës, e cila parashënonte një vijë të ardhshme kufitare midis dy vendeve. Por drejtuesit e Greqisë, të rrëmbyer nga fitoret e fuqive ballkanike për hir të rivendikimeve të tyre mbi Shqipërinë nuk e morën aspak parasysh ujdinë e sipërpërmendur. Shpeshherë Ismail Qemali është kritikuar nga patriotë të ndryshëm, te të cilët kishin lënë gjurmë qëndrimet legjendare të Abdyl Frashërit, që nuk ia falnin plakut diplomat njohjen në këtë marrëveshje të Prevezës, e sidomos të Çamërisë si tokë greke. E ardhmja tregoi se vija kufitare e pranuar prej Ismail Qemalit në marrëveshjen e fshehtë gjendej përtej kufijve politikë të Shqipërisë, të pranuar më 1913. Gjithsesi, ky burrë shteti u ndodh në një pozitë tepër të vështirë kur, ndërsa ishte në rolin e kryetarit të qeverisë shqiptare, ngjau drama e “Vorio Epirit”. Bashkatdhetarët e rinj, që nuk kishin as horizontin e gjerë dhe as aftësinë parashikuese të Ismail Qemalit për kërcënimet e ardhme, të ndezur kundër Greqisë nga tragjedia vorioepirote, e qortuan ashpërsisht atë për qëndrimin e matur dhe mospaditjen me rreptësinë e duhur përpara botës së qytetëruar të tmerreve që kryen andartët grekë në Shqipërinë e Jugut, nga kujdesia e tepruar për të mos lënduar ndjeshmërinë e Greqisë zyrtare. Kësisoj prestigji i tij nuk u bëri dot ballë këtyre sulmeve të furishme, që duket sheshit se ishin të zmadhuara. Andaj ky politikan i shquar e patriot i madh u la mënjanë e nuk u thirr të merrte pjesë në qeverinë e parë të rregullt të princ Wied-it, ndërkohë që Esat Toptanit iu besua posti i ministrit të Brendshëm. Asokohe grupi i patriotëve të rinj intelektualë ishte pothuaj i panjohur nga masa e shqiptarëve, ata sapo kishin nisur të lidheshin me të (popullin) në fushën e luftës kundër armiqve të vendit. Nëse Ismail Qemali do të kishte pasur mprehtësinë e situatës e të dallonte dinamizmin e këtyre guximtarëve, të cilët bënë çudira më 1920, e t’i mblidhte rreth vetes duke shfrytëzuar prestigjin e madh personal, do të kishte mundur të bënte mrekullira e do të mund ta mbizotëronte situatën brenda dhe jashtë vendit duke e bërë kështu emrin e tij të pavdekshëm.

Në këtë situatë të brendshme, mbërriti në Durrës, në pranverën e vitit 1914, princi Wilhelm zu Wied, i shoqëruar nga një komision i gjerë, i përbërë prej parisë së të gjitha viseve të Shqipërisë, që kishin shkuar posaçërisht në Gjermani si dërgatë e popullit shqiptar për t’i ofruar, sipas vendimit të Fuqive të Mëdha, kurorën e Shqipërisë. Sovrani i ri dhe familja e tij u pritën, më 7 mars 1914, me entuziazëm nga masat popullore të ardhura në Durrës për këtë qëllim. Princ Wied-i vërtet nuk ishte një kryetar shteti me aftësi të mëdha, por qe një person i ndershëm dhe patriotët shqiptarë patën besim të plotë tek ai dhe tek e shoqja, princesha Sofi, e cila me zgjuarsinë e saj gëzoi simpati të madhe në qarqet intelektuale.

Fuqitë e mëdha kishin rënë në ujdi t’i bënin thirrje qeverisë holandeze të dërgonte një mision ushtarak në Shqipëri për të organizuar xhandarmërinë kombëtare. Kjo ishte e vetmja masë e dobishme për forcimin e shtetit të ri shqiptar nga ana e këtyre fuqive. Misioni holandez, i përbërë nga një duzinë oficerësh nën komandën e gjeneralit De Veer, i bëri shërbime të mëdha vendit tonë, dhe brenda pak kohe arriti të fitojë simpatinë e admirimin e të gjithë popullit e madje edhe të atyre reaksionarëve fanatikë që luftonin kundër shtetit të tyre. Këta oficerë trima të gjendur në mes të stuhisë së madhe kombëtare të 1914-ës morën pjesë përkrah patriotëve shqiptarë në luftërat kundër armiqve të atdheut me shpirt të lartë sakrifice duke nderuar vendin e tyre e duke lënë kujtime të pashlyeshme. Një nga pjesëtarët e misionit, koloneli Thomson, ra në fushën e nderit në përpjekje kundër rebelëve.

 

Titulli: Lufta e shqiptarëve kundër çetave greke

 

Somario: Rrethimi i Ali Këlcyrës në shtëpinë e tij nga batalionet “vorioepirote” dhe ushtria greke; ndërhyrjet nga Janina për ta liruar me kusht që ai të largohej nga Shqipëria për në Paris. Ndërgjegjësimi i tij për një organizim ushtarak për të mos lejuar rënien në greminë Shqiptarisë, sipas tij për shkak të: qeverisjes së mefshtë e të paaktivitet të Ismail Qemalit, që për një vit e gjysmë nuk pati bërë as më të voglin organizim ushtarak për të përballuar armiqtë, që haptazi e prej kohësh përgatiteshin për ta groposur të gjallë popullin shqiptar.

 

Kamarija e mbretit Kostandin, duke dashur të sabotojë vendimet e Konferencës së Londrës lidhur me Shqipërinë e Jugut, vendosi ta mbysë në gjak e ta bëjë shkrumb e hi këtë trevë, të cilën e ripagëzoi Vorio Epir. Gjithnjë nën maskën e fesë dhe me pretekstin e një kryengritjeje të ortodoksëve grekomanë, rrethi imperialist i mbretit Kostandin përgatiti të gjithë elementët e nevojshëm politiko-ushtarakë për të zgjatur pushtimin e fshehtë të krahinës prej ushtrisë greke, pushtim të cilin Greqia nuk mund ta justifikonte zyrtarisht. Për këtë qëllim kamarija krijoi një të ashtuquajtur qeveri autonome të Epirit, të kryesuar nga ish-ambasadori grek Zografos, e cila formoi batalionet “e shenjta”, efektivi i të cilave përbëhej prej andartëve grekë e ortodoksëve shqiptarë të mobilizuar me forcë e prej një pjese të fanatizuar nga kleri, me pretekstin për t’u mbrojtur nga Shqipëria. Janë të njohura fjalët që Koço Tasi i tha gjeneralit grek Joanu, i cili donte ta detyronte të regjistrohej në batalionet e lartpërmendura nën kërcënimin e torturave: “Gjeneral, ju keni pushtuar atdheun tonë, por jo dhe ndërgjegjet tona”! Në këto batalione hynë edhe elementë të hurit e të litarit nga krahinat e ndryshme të Greqisë. Por burimi kryesor i fuqive të këtyre batalioneve “vorioepirote” ishte vetë ushtria greke, e cila nxitej të merrte pjesë në “luftën e shenjtë” të Epirit, sipas një letër-qarkoreje drejtuar oficerëve, të nënshkruar nga vetë mbreti Kostandin.

Në përshkrimin e ngjarjeve tragjike në vija të përgjithshme do të ndalem më hollësisht në sektorin qendror, nga Tepelena në Leskovik, përgjatë Vjosës, jo se ngjarjet e këtij sektori janë më të rëndësishme se të sektorëve të tjerë të frontit, por për faktin se në to kam marrë pjesë personalisht e mund të jap detaje më të përimtuara. Në Këlcyrë, atëherë gjendej i dislokuar një regjiment këmbësorie dhe dy bateri artilerie greke. Në pranverën e 1914-ës një mëngjes pa gdhirë, popullsia e Këlcyrës, u zgjua me drithërimë nga krismat e pushkëve e gjëmimet e topave. Në fillim të gjithë pandehën se po zhvilloheshin manovra ushtarake, por më pas, për habinë e të gjithëve, u mor vesh se shkaku qe një… “kryengritje” e trupave të artilerisë dhe e një pjese të regjimentit të këmbësorisë; “kryengritësit” kaluan në anën tjetër të Vjosës për t’u bashkuar me forcat “revolucionare” të “Epirit autonom”. Kjo ishte komedia tragjike, që nisi pas pak të inskenohej, me një lojë sa qesharake aq edhe të pandershme, tipike ballkanike, që synonte t’u mbushte mendjen shqiptarëve, e sidomos të huajve, se gjoja ushtarët grekë, të shtyrë nga ndjenja… patriotike, ngrinin krye kundër urdhrave të komandës ushtarake pushtuese e kalonin në radhët e të ashtuquajturës ushtri vorioepirote. Me të tilla veprime foshnjarake klika imperialiste e mbretit Kostandin shpresonte të shkarkonte Greqinë zyrtare nga të gjitha përgjegjësitë ndërkombëtare e ta justifikonte përpara botës së qytetëruar për krimin e shëmtuar, të përgatitur me kujdes e të vënë në zbatim me gjakftohtësi, që po kryenin kundër një populli të vogël, i cili kërkonte vetëm të zinte vendin e vet nën këtë diell.

Disa orë pas këtyre ngjarjeve, komandanti i regjimentit lajmëroi popullsinë e Këlcyrës se duhej të linin menjëherë vatrat e tyre e të tërhiqeshin përtej vijës së përshenjimit të caktuar prej vetë fuqive pushtuese, ndërsa Ali Këlcyrës i komunikoi se kishte urdhër ta dërgonte, bashkë me gjithë familjen, në Janinë. Gjatë gjithë kohës së pushtimit grek, shtëpia e familjes Këlcyra ishte e rrethuar e ruhej natë e ditë nga ushtria greke dhe pjesëtarëve të saj nuk u lejohej të takoheshin me bashkëqytetarët. Pas bisedimesh të pafund telefonike midis kolonelit të regjimentit dhe komandantit të divizionit në Janinë, Ali Këlcyra u lejua të kalonte vijën e demarkacionit vetëm pas angazhimit se do të nisej menjëherë për në Paris. Ky zotim ishte i sinqertë se Aliu, i izoluar prej shumë kohësh në shtëpinë e tij, nuk ishte në dijeni të gjendjes së brendshme të Shqipërisë dhe nuk mendonte se atdheu kishte nevojë për shërbime ushtarake, ndonëse ishte i gatshëm të rrëmbente armët, edhe pse nuk pati mbajtur kurrë armë në dorë, ngaqë e kishte kaluar rininë në kolegj e në universitet jashtë atdheut. Prandaj ai vendosi të vazhdonte studimet në Paris dhe njëkohësisht të zhvillonte një fushatë në shtypin frëng për të ndriçuar opinionin ndërkombëtar mbi gjendjen e vërtetë të dramës së Epirit. Mirëpo fati kishte vendosur ndryshe.

Kur Ali Këlcyra, së bashku me këlcyrjotët e disa pjesëtarë të familjes së tij arritën në Sukë, qendra e parë administrative e territorit të qeverisë shqiptare, e tërë krahina e Dëshnicës ishte e mbuluar me re të zeza tymi që dilnin nga shtëpitë e katundeve përgjatë rrugës Këlcyrë-Përmet, të cilave ushtria greke, e ashtuquajtur kryengritëse, po u vinte zjarrin. Popullata e qarkut ishte mbledhur në qendrën e krahinës dhe e hutuar përpara pamjes së tmerrshme të fshatrave që digjeshin, rrinte duarkryq, pasi nuk kishte marrë asnjë komunikim zyrtar. Aliu kërkoi të bisedonte me komandantin e forcave të armatosura shqiptare për t’u informuar mbi forcat greke matanë Vjosës, por me habi e pikëllim mësoi se forca të tilla nuk ekzistonin. Në këto çaste pati një përfytyrim të qartë e të plotë të greminës buzë së cilës ndodhej atdheu, për faj të qeverisjes së mefshtë e të paaktivitet të Ismail Qemalit, që për një vit e gjysmë nuk pati bërë as më të voglin organizim ushtarak për të përballuar armiqtë që haptazi e prej kohësh përgatiteshin për ta groposur të gjallë popullin shqiptar. I shtyrë nga ndërgjegjja e katastrofës së përgjithshme, i tronditur thellë nga pamja tragjike e zonës, si dhe prej rrezikut shumë të afërt, aty për aty, Ali Këlcyra mbajti një fjalim të zjarrtë nga ballkoni i godinës zyrtare të Sukës, ku valëvitej flamuri kombëtar, duke kritikuar ashpër udhëheqësit e popullit që e lanë vetëm ushtrinë turke në Bezhan dhe i detyruan shqiptarët të luftonin, të papërgatitur, në pragjet e shtëpive të tyre. Duke marrë në dorë shtizën e flamurit, ai e ftoi popullin që të mos rrinte duarlidhur, por të grumbullohej rreth simbolit kombëtar si e vetmja ganxhë shpëtimi në këtë furtunë të tmerrshme e të luftonte për jetë a vdekje. Fjala e tij në ato rrethana tragjike bëri përshtypje të thellë në popull dhe turma e entuziazmuar e zgjodhi Aliun kryetar të saj, me gjithë kundërshtimin e vendosur të tij, që nuk e shihte veten kompetent për një barrë kaq të rëndë, dhe të familjarëve, që donin të shmangnin shpagimin e egër e të tmerrshëm të ushtrisë pushtuese. Me këmbënguljen e patundur të popullit Aliu u shtrëngua të heqë dorë nga udhëtimi për në Paris e të pranojë të luajë rolin e komandantit të improvizuar duke ditur se përballë tij kishte oficerë të karrierës që komandonin ushtrinë armike.

Menjëherë filloi organizimi ushtarak; pushkët dhe arkat me municion, që fshatarët e zonës i kishin futur në dhé nuk ua kishin dorëzuar forcave speciale greke të ngarkuara me çarmatimin e popullsisë as nën torturat e tmerrshme, u nxuarën në shesh. Brenda pak ditësh vetëm në pellgun e Këlcyrës u ngrit më këmbë një forcë ushtarake kombëtare prej më shume se dy mijë vetash, forcë e cila u rrit në numër dita ditës, si pasojë e propagandës për të tërhequr në të ushtarë në lirim edhe nga viset më të largëta. Me nismën vetjake të disa patriotëve të tjerë u krijuan, pothuajse në të njëjtën mënyrë, fuqi të tjera kombëtare edhe në zonat përreth, në ndërlidhje me njëri-tjetrin. Kështu brenda pak javësh u krijua balli (fronti) kombëtar përkundrejt vijës së fortifikuar të armikut. Grekët mbetën të habitur, aq më tepër kur mësuan se komandanti i këtyre fuqive vullnetare nuk ishte më i madh se 25 vjeç. Po vullneti i popullit bën shpesh mrekullira, sidomos kur për arritjen e suksesit merren nisma me guximin dhe energjinë e duhur. Pjesa më e madhe e këtyre komandantëve ishin të rinj në moshë dhe pothuajse të panjohur nga masa e popullit; ata edhe me njëri-tjetrin takoheshin për herë të parë. Natyrisht çfarë mrekullie do të kishin bërë kryetarët e shquar: Ismail Qemali, me ndikimin e tij, po të kishte pasur më shumë shpirt iniciative dhe organizimi; një njeri energjik si Esat Toptani, po të kishte qenë patriot; Prenk Bib Doda, kryetari i pamohueshëm i katolikëve, me influencën shekullore të familjes së tij, sikur të kishte qenë më dinamik? Duke lënë mënjanë ndërhyrjet dhe diktatet fatale për fatet e vendit tonë nga ana e Fuqive të Mëdha, populli shqiptar ka qenë, është e do të jetë, atë që vlejnë udhëheqësit e tij një popull hero ose një turmë skllevërish siç është sot (1959).

Pas krijimit të këtij balli kombëtar, autoritetet greko-vorioepirote e kuptuan se nuk ishte më në interes të tyre t’u linin kohë forcave kombëtare, të cilat u dolën përballë si kërpudha, të organizoheshin e forcoheshin, prandaj shpërthyen një sulm të përgjithshëm me synim shkatërrimin e menjëhershëm të tyre. Në Korçë sulmin e filloi një organizatë e fshehtë, e përbërë nga ushtarë grekë të mbetur brenda qytetit pas largimit të ushtrisë greke, e cila e lëshoi qytetin sa për sytë e botës dhe u kthye menjëherë brenda kufirit tonë për t’u ardhur në ndihmë forcave “kryengritëse”, që po luftonin nëpër rrugët e Korçës dhe përgjatë udhës Bilisht-Korçë. Por trupat greke, të përbëra nga ushtria e rregullt dhe nga çetarë, me t’u rifutur në Shqipëri u pritën trimërisht me armë nga forcat vendase të pozicionuara në kodrat përgjatë udhës së sipërpërmendur. Në këto përpjekje u shqua më fort një kapedan plak i quajtur Kajo, i sprovuar në luftën kundër osmanëve e për këtë i ndjekur prej autoriteteve turke. Ky pushkatar i vjetër, me zotësi e kurajë të veçantë i udhëzonte ushtarët e tij të zgjedhur e shënjues të mirë, që të mos qëllonin ushtarët, por oficerët e kryeçetarët e armikut. Forcat e armatosura greke, duke humbur kështu një numër të konsiderueshëm të komandantëve, u detyruan të tërhiqen drejt kufirit dhe në afërsi të Korçës, te bregu i Shën Ilisë, ranë në përpjekje me forca të shumta kombëtare, të cilat i ndoqën këmba-këmbës deri në kufi. Ndërsa nëpër rrugët e Korçës përpjekjet vazhduan edhe për tre-katër ditë, po kur udhëheqësit e lëvizjes greke mësuan se forcat e ardhura nga Greqia u thyen e u tërhoqën dorëzuan armët. Patriotët shqiptarë u sollën shumë fisnikërisht me robërit. Ndërkohë që në vijën e Gramozit forcat kombëtare i përballuan me sukses sulmet greke, megjithëse dy nga udhëheqësit e tyre, Zalo Prodani dhe Qani Starja ranë dëshmorë në fushën e nderit. Në sektorin qendror forcat vullnetare kombëtare hynë në Këlcyrë, nga ana e Brezhdanit, sadoqë artileria greke bombardonte vazhdimisht, dhe e zunë këtë pikë me rëndësi strategjike të Shqipërisë së Jugut. Këlcyra u dogj, por armiku nuk mundi ta pushtojë. Lufta vazhdoi me sulme e kundërsulme nga ana e Përmetit, me përparime e tërheqje, po përgjithësisht pa ndonjë rëndësi të veçantë për frontin. Gjirokastra, qendra e së ashtuquajturës qeveri e Epirit, nën shtrëngatën e çetave të udhëhequra nga Vehip Runa me shokë dhe forcat e Vlorës të komanduara nga Nuredin Vlora, ishte gati të binte në duart e forcave kombëtare. Në këto kushte, klika e mbretit Kostandin i dha urdhër Divizionit VIII grek, të dislokuar në Janinë nën komandën e gjeneralit Papullias, të hynte në Shqipëri nga Kakavija me të gjitha forcat e artilerinë që dispononte, për të shmangur rrezikun që kërcënonte qeverinë e Epirit, në Gjirokastër, nga forcat nacionaliste shqiptare.

Pas kësaj ndërhyrjeje të hapur të Greqisë, fronti kombëtar pësoi ndryshime, por efikasiteti i tij ushtarak nuk u cenua aspak. Në Athinë e kuptuan se pa një mobilizim në shkallë të gjerë nuk e kishin të lehtë të thyenin ballin (frontin) shqiptar, prandaj pranuan një armëpushim. Delegatët e qeverisë së Durrësit dhe ata të së ashtuquajturës qeveri autonome të Epirit, që në të vërtetë nuk qenë veçse përfaqësuesit e klikës së oborrit mbretëror, u takuan në Korfuz, për të arritur një marrëveshje, e cila do të ishte përfunduar shumë shpejt sikur në Shqipërinë e Mesme të mos kishte shpërthyer kryengritja e fanatikëve myslimanë, nën udhëheqjen e oficerëve xhonturq me origjinë shqiptare të dërguar posaçërisht për këtë qëllim nga qeveria e Stambollit.

79
Në vitin 1923 u shfaq për herë të parë në fushën politike shqiptare, influenca sovjetike, duke përfituar si gjithnjë nga ambiciet dhe fryma kuturisëse e vetë shqiptarëve. Pak kohë pas formimit të shtetit shqiptar, u kthye në atdhe nga Rusia një bashkatdhetar, Kostandin Boshnjaku, ku kishte jetuar afro 20 vjet.

Boshnjaku, i zgjuar, simpatik me pamjen e një borgjezi të rafinuar, ishte në të vërtetë agjent i sovjetikëve që u tregua një propagandist shumë i zoti. Më parë se të shtinte në rrjetën e intrigave të tij propagandistike Fan Nolin, Boshnjaku, duke spekuluar me ambiciet e Zogut për pasuri, luks e sundim arbitrar, e përdori këtë të fundit si vegël për të njëjtat qëllime. Zogu, me t’u emëruar kryeministër më 1923, dëgjuam me habi se një komision i përbërë prej Kostandin Boshnjakut dhe dr. Omer Nishanit, një tjetër komunist, u dërgua me mision në Moskë. Opozita, e informuar në mënyrë krejt konfidenciale për nisjen e këtij komisioni, nga përkrahësit tanë në administratën shtetërore, u shqetësua se i njihte tendencat e kryeministrit në fushën e aventurave ndërkombëtare. Ajo kërkoi informacion zyrtar për këtë çështje nga qeveria, e cila njoftoi se personat e lartpërmendur ishin dërguar në Moskë me mision zyrtar për të mbrojtur interesat e mijëra shqiptarëve që jetonin në Rusinë Sovjetike, të stabilizuar aty qysh përpara ardhjes së këtij regjimi në fuqi, të cilët donin të ktheheshin në atdhe por gjenin pengesa nga autoritetet e vendit.

Pak kohë pas kthimit të misionit nga Rusia, u mësua se Kostandin Boshnjaku, i njohur si nga trupi diplomatik në Tiranë ashtu edhe nga gjithë populli si përhapës i deklaruar i propagandës sovjetike, u emërua si ministër i Shqipërisë në Sofje dhe kur do të paraqiste letrat kredenciale u lajmërua nga autoritetet bullgare se dokumentet e tij, për arsye ndërkombëtare, ishin të papranueshme. Kur u kthye në Tiranë, Boshnjaku shkroi një artikull të rreptë kundër ministrit të Britanisë së Madhe në Tiranë, zotit Eyers, duke e akuzuar për ndërhyrje të hapur në punët e brendshme të shtetit shqiptar. Për opinionin publik u bë e qartë, pavarësisht se e vërteta nuk u mor vesh, se diplomacia angleze kishte ndërhyrë pranë qeverisë bullgare për refuzimin e përfaqësuesit të shtetit shqiptar, por neve të opozitës na bëri përshtypje mosreagimi qoftë i legatës britanike, qoftë i qeverisë shqiptare, qoftë edhe i vetë Boshnjakut lidhur me këtë çështje. Pas 10 vjetëve, më 1932, kur jetoja si refugjat në Paris, mësova rastësisht qëllimin e vërtetë të misionit të dy shqiptarëve në Rusi ashtu dhe shkakun e mospranimit të letrave kredenciale të Boshnjakut në Sofje. Siç shpjegohet qartë (në dëshminë e agjentit rus), Kostandin Boshnjaku e Omer Nishani ishin dërguar në Moskë për të bërë një lidhje të fshehtë midis Bashkimit Sovjetik dhe qeverisë së atëhershme të Tiranës. Boshnjaku nuk u pranua si ministër i Shqipërisë në Sofje, se si sekretar i parë i legatës qe emëruar një agjent i Kominternit, i cili kishte ardhur bashkë me misionin nga Moska. E vërteta mbi të dy këto çështje ishte zbuluar nga ana e Intelligence Service-it anglez.

Pas këtyre ngjarjeve të pakontestueshme, në bazë të logjikës vetvetiu na imponohen dy pyetje:

 

Për ç’arsye qeveria e Britanisë së Madhe, e cila më 1924 bëri aq bujë në botë, se i përgatiti popullit shqiptar një diktaturë që ia imponoi me një komplot ndërkombëtar, gjoja në interes të paqes në Ballkan, vetëm pse kryeministri i atëhershëm Fan Noli u takua në Romë me ambasadorin sovjetik dhe mbajti një ligjëratë në asamblenë e Lidhjes së Kombeve në Gjenevë, kurse nuk nxori zë fare ndaj njoftimeve të Intelligence Service-it se kryeministri, A. Zogu, kishte bërë një lidhje të fshehtë me qeverinë sovjetike, në dëm të paqes dhe qetësisë në Ballkan, duke i kthyer legatat shqiptare në kryeqytetet ballkanike në çerdhe të propagandës dhe të shërbimit sekret sovjetik.

 

Cilat ishin arsyet që shtynë qeverinë angleze, kaq shumë të preokupuar për paqen në Ballkan, të zgjedhë për ruajtjen e rendit dhe përballimin e rrezikut bolshevik në Shqipëri një diktator si Ahmet Zogu, lidhja e të cilit me autoritetet sovjetike ishte faktuar që më 1923, pra përpara Nolit, dhe propaganda bolshevike e të cilit shtrihej jo vetëm brenda Shqipërisë (siç mund të akuzohet Noli), por në gjithë Ballkanin? Këtyre dy pyetjeve e ndiej për detyrë t’u përgjigjem, për të hedhur dritë mbi të kaluarën e për të shpjeguar realisht aspektet e problemit shqiptar.

 

Qëndrimi i Zogut shpjegohet lehtë, po të merret parasysh pozita e tij tepër delikate në situatën e brendshme të Shqipërisë më 1923, e cila po zhvillohej haptazi kundër qeverisë së kryesuar prej tij nën efektin e kritikave të ashpra e të pareshtura të opozitës brenda dhe jashtë parlamentit. Zogu dhe qeveria e tij e ndienin se çdo ditë e më tepër toka po u rrëshqiste nën këmbë e fuqia po u ikte nga duart. Pa dyshim, legata angleze, në Tiranë, dhe qeveria e Beogradit i kishin premtuar Zogut përkrahjen e tyre për të stabilizuar diktaturën e tij. Jugosllavia nuk mund të vepronte haptazi në këtë drejtim pa një beneplacito (pëlqim) të qeverisë së Londrës, politika e së cilës siç dihet ka treguar kurdoherë kujdes të veçantë në mbulimin e veprave të padrejta, në favor të perandorisë së saj, me justifikime morale të interesit të përgjithshëm. Prandaj ajo nuk mund të lejonte, aq më pak të përgatiste vetë një ndërhyrje nga jashtë kundër Shqipërisë, mes Lidhjes së Kombeve, pa një justifikim e në kundërshtim të hapur me kartën dhe frymën e Konventës. Mirëpo Zogut nuk i priste koha, sa t’i paraqitej ky rast Londrës. Ai kishte ngut të gjente mjete financiare dhe luftarake për të stabilizuar diktaturën e vet. Vëzhgues i shkathët i situatës shqiptare, për llogari të sovjetikëve, Kostandin Boshnjaku e kuptoi fare mirë mentalitetin, ambiciet dhe gjendjen shpirtërore të Zogut, e sidomos frikën e tij nga ajo pjesë e opozitës që kishte luajtur rolin kryesor në Lëvizjen e Vlorës. Nuk ishte zor për Boshnjakun ta bindte Zogun se gjërat për të cilat kishte nevojë urgjente mund t’i gjente kollaj fare në Rusinë Sovjetike. Këtu e pati nismën misioni Boshnjaku-Nishani në Moskë, që pasoi me emërimin e Boshnjakut si ministër i Shqipërisë në Sofje dhe i rusit, agjent i Kominternit, si sekretar i parë i legatës. Mosreagimi i politikës angleze ndaj këtyre veprimeve të Zogut shpjegohet me faktin se si legata angleze në Tiranë, ashtu edhe qeveria e Britanisë së Madhe ishin të bindura se as Zogu e as Noli nuk ishin bolshevikë. Që të dy këta kryeministra të qeverive të fatziut komb shqiptar, të influencuar nga propaganda djallëzore e agjentit të Moskës, Kostandin Boshnjakut, deshën të aventurojnë për qëllime të ndryshme: Zogu për të marrë fuqinë, Fan Noli për të vënë në jetë sa më shpejt reformat sociale, për të cilat Lidhja e Kombeve nuk i akordoi huanë e kërkuar. Qeveria e Britanisë së Madhe, e nisur nga interesat e vendit të vet, kundërshtoi me rreptësi qeverinë e Nolit, të cilën kishte vendosur ta zhdukte nga skena politike shqiptare bashkë me demokratët që e sollën dhe e mbanin në fuqi, edhe sikur Noli të ishte engjëll apo antibolsheviku më i madh. Kurse vazhdoi ta përkrahë Zogun që, i lidhur apo jo me Moskën, e kishte pas vetes, pasi e njihte mirë natyrën e tij.

 

Dëshmia e agjentit rus: Shqiptarët bënë marrëveshje të fshehta me rusët

 

Më 1932, kur u zbulua Organizata e fshehtë e Vlorës dhe pjesëtarët e saj do të gjykoheshin në Tiranë, unë i drejtova një memorandum Lidhjes së të Drejtave të Njeriu, si dhe Frankmasonerisë në Paris, duke kërkuar të ndërhynin për të mbrojtur një grup patriotësh që rrezikonin jetën nga vendimet e Gjykatës Speciale, të kryesuar nga Bilal Nivica. Të dyja këto shoqëri filantropike vendosën të dërgojnë aty një vështrues, dhe e këshilluan të piqej me mua përpara se të nisej për në Shqipëri. Ditën që do të nisej për në Tiranë, u poqa me këtë zotni. Ai ishte zoti Lebedef, ish-ministër i Marinës në qeverinë e Kerensky-t. Fillova t’i shpjegoj se si u përzumë nga atdheu prej një komploti ndërkombëtar, të akuzuar për tendenca bolshevike. Lebedef-i ma preu fjalën duke më thënë: “S’ka nevojë të ma shpjegoni këtë. Unë e di më mirë se ju kush i ka filluar dhe provokuar ndërhyrjet e bolshevikëve në Shqipëri. Tani kam nevojë vetëm të më jepni listën e njerëzve tuaj të besuar në Shqipëri. Kur të kthehem në Paris do të mbaj një konferencë në Grand Orient mbi çështjen shqiptare dhe do t’ju ftoj të merrni pjesë. Aty do të mësoni disa fakte të reja, që do t’ju interesojnë në propagandën tuaj. Asistova në konferencën e Lebedef-it, i cili pasi konfirmoi gjithë përmbajtjen e memorandumit tim mbi situatën shqiptare, lexoi një manuskriptum të një kushëriri të tij, që kishte qenë në shërbim të GPU-së e që më pas pati zgjedhur lirinë e kishte shkuar nëBrazil. Në këto kujtime për Shqipërinë ai shkruante sa vijon:

“Më 1923 mora urdhër nga superiorët e mi të nisem për në Ballkan me mision të filloja organizimin e qendrave të lëvizjes komuniste ndër shtetet e ndryshme ballkanike. Isha porositur ta filloja shërbimin nga Sofja, si vendi më adapt për një organizim të tillë. Kur po vija në Odesë, ku do merrja vaporin, udhëtova në një kompartiment (vagon treni) me dy shqiptarë, Kostandin Boshnjakun dhe Dr. Omer Nishanin, nga të cilët i pari fliste mjaft mirë rusisht. Ata ktheheshin nga Moska në Shqipëri. Qenë delegatë të qeverisë shqiptare, të dërguar me mision të posaçëm për të siguruar ndihmën materiale të Moskës për qeverinë e Tiranës. Ata ankoheshin për faktin se nuk kishin gjetur comprehension –in (mirëkuptimin) e duhur tek autoritetet kompetente ruse për një bashkëpunim të tillë. Më folën me entuziazëm për zotësinë e kryeministrit të tyre të ri, të quajtur Ahmet Zogu, për vendosmërinë në kryerjen e reformave të gjera përparimtare e për dëshirën e tij që të përkrahte lëvizjen komuniste në Ballkan. Nga këto biseda në tren, vendosa t’i kërkoja telegrafisht qendrës, posa të mbërrinim në Odesë, ta filloja misionin tim në Ballkan, jo më nga Sofja, por nga Tirana. Leja m’u dha. Vazhdova rrugën dhe zbrita në Durrës, bashkë me dy shokët e udhëtimit i veshur si xhandar shqiptar. Aty erdhi na mori major Ibrahim Jakova. Në Tiranë, takova gjithë ministrat. Në Shkodër më shpunë në një vilë të rrethuar me avlli. Atje erdhi për t’u takuar kryeministri Ahmet Zogu; me të u mora vesh mbi bazën e projektit që i paraqita:

“Qeveria e Moskës do t’i jepte qeverisë shqiptare, në afate të ndryshme, një shumë të hollash dhe një sasi materiali luftarak e teknik. Në këmbim qeveria shqiptare impenjohej që legata e saj në vendet ballkanike të bëhej qendra e lëvizjes komuniste. Hapi i parë i zbatimit të këtij plani që emërimi i Kostandin Boshnjakut si ministër fuqiplotë i Shqipërisë në Sofje dhe i imi, me pseudonimin kryesekretar. Dy ditë para se të paraqiste Boshnjaku letrat kredenciale, Intelligence Service u lajmërua nga Tirana për prezencën time në Sofje. Ministria e Jashtme kërkoi të largoheshim sa më parë prej territorit bullgar. Plani dështoi. Pas pak kohe Zogu u plagos në një atentat dhe qeveria e tij u rrëzua nga një kryengritje. Pas ikjes së Zogut, unë u largova nga Shqipëria, se qendra më lajmëroi që një shoku im kishte bërë një tjetër marrëveshje me kundërshtarët e Zogut, emigrantët shqiptarë Hasan Prishtina dhe Zija Dibra, që ndodheshin në Vjenë”.

80
Temat e Dites / Ilir Meta for President
« ne: 11-05-2012, 23:35:23 »
Lëvizja Socialiste për Integrim nuk e përjashton mundësinë që kreu i saj Ilir Meta, të jetë një kandidat për postin e presidentit të vendit.

Në një dalje për mediat Sekretari i Përgjithshëm i LSI, Luan Rama tha se Meta mund të jetë një kandidat konsesual për të drejtuar presidencën.

“Ne do të vijojmë të respektojmë dhe të jemi korrekt me përmbushjen e paktit bashkëqeverisjes me Partinë Demokratike. Pse jo, ligji, Kushtetuta, parashikon të drejtën dhe kriteret kush mund të kandidojë për të qënë kryetar i shtetit. Nga kjo pikëpamje LSI, nuk e përjashton veten nga e drejta që të kontribuojë me të gjitha kapacitetet dhe aftësitë e veta në të mirë të realizimit të zgjedhjes konsensuale të presidentit të Republikës”,- deklaroi Luan Rama.
(el.me/News24/BalkanWeb)

81
 Të gjithëve na ka ndodhur të përballemi me shqetësimet që shkakon lemza dhe jo rrallë herë jemi tmerruar nga kohëzgjatja e saj.
Por 13-vjeçarja Mallory Kievman, duket se e ka zgjidhur këtë problem duke zbuluar një ilaç me ndihmën e lëpirëses.

Vajza ka filluar kërkimet për ilaçin kundër lemzës që përpara dy viteve. Ajo ka tentuar të ndalojë lemzëm duke pirë ujë deti, duke ngrënë sheqer, dhe duke pirë ujë me kokë poshtë, por të gjitha këto nuk kanë dhënë rezultat. Sot ajo ka arritur të gjejë mënyrën e duhur për të shmangur këtë shqetësim.

13-vjeçarja po tenton që të prezantojë ilaçin e vet magjik, që quhet “Hiccupops”, të cilin e ka zbuluar në kuzhinën e prindërve të saj në Manchester, Connecticut.

Pas disa provave dhe tentativave, Mallory vendosi të përziejë lëpirësen, verën e mollëve, uthullën dhe sheqerin, duke shpikur ilaçin ‘magjik’.

(er.nu/ina/BalkanWeb)

82
-Lexova me endje para pak kohësh shkrimin e të nderuarit prof. K. Frashëri me titullin "Fillimet e monedhës, kreditit dhe bankës tek Ilirët". Shkrimi brohoret origjinat e lashta të trevave tona, pra të paraardhësve tanë. E në këtë gatim historik kombëtar, që është intensifikuar gjatë këtij viti të festimeve të pavarësisë kombëtare, shkrimi jepte shumë informacione të vlefshme historike lidhur me zhvillimet e kahershme në historinë tonë.
Por megjithatë, shkrimi i profesorit të nderuar më la pas edhe një hije trishtimi përsa i përket "drejtësisë" mbi citimet e referencave e bibliografive shkencore. Më saktë, lidhur me mënjanimin (do ishte termi më i "butë" e më i saktë) e disa autorëve nga referencat e tij në këtë shkrim profesorial.
Për shkak se këtë periudhë më kanë rënë në dorë dhe kam shqyrtuar me kureshtje punimet shkencore të dr. Arsim Spahiut, i cili thellohet veçanërisht në zhbirimin shkencor historik mbi Epirin dhe Pellazgët.

Edhe në shkrimin e përmendur, vërejta një mungesë absolute të referencës, qoftë edhe shkarazi, të punimeve nga autori A. Spahiu. Ky konkluzion vjen pasi dallojmë se sa afërsi të dukshme ka në nivelin e informacionit shkencor, nga sa lexojmë te shkrimi i profesor K. Frashërit.
Më saktë po përmendim tekstualisht: pjesën e hyrjes së shkrimit, ku Frashëri shkruan mbi faltoren e Dodonës dhe vendin e saj sipas historianëve. Në librin që thellohet krejt mbi këtë temë, me titullin "Orakulli i Dodonës dhe epirotët - mitologjia dhe feja epirote" (Botimet Geer, 2008) Dr. Arsim Spahiu shkruan në faqen 19: "Po ashtu, në Librin VII, Straboni, duke iu referuar disa autorëve të tjerë grekë, sqaron përkatësinë etnike të orakullit: "Ky orakull, sipas Eforit, është ndërtuar nga pellazgët...".
Informacione që duken me prejardhje të tillë, pra që duhet të kishin autorin A. Spahiu në referencë, hasim edhe në faqet 26 e 27 të librit të tij sa më sipër.
Dr. Arsim Spahiu, dikur i internuar nga regjimi i mëparshëm në Shqipëri, ka rinisur të gjitha studimet e larta pas vendosjes në Francë; ai ka marrë gradën Doktor në Universitetin e Franche-Comté-së këtu në Francë dhe është specializuar në historinë e Epirit e të pellazgëve. Librat e tij marrin përsipër të hedhin dritë të re mbi praninë ilire në Greqinë e vjetër. Kohët e fundit ai ka botuar në Tiranë një seri me libra që përfshijnë studime mbi mitologjinë, gërmimet arkeologjike, ndër-timin shtetëror në Epir.
Këto punime shkencore në fushën e historisë kanë sjellë dhe një kënd të ri e jo fort të zakontë në ligjërimin shqip të shkencës së historisë, për faktin e thjeshtë se autori është formuar e thelluar në një shkollim, ku merr përparësi metodologjia e studimit historik. Kjo duket qartë në librin e tij "Iliriciteti i maqedonëve dhe i epirotëve" (botimet "Mësonjëtorja" 2006). Lexuesit shqiptar i ka rënë në dorë tashmë edhe punimi tjetër i rëndësishëm i tij, "Pellazgët dhe ilirët në Greqinë e vjetër" (që është edhe teza e tij e doktoratës, botuar nga "Mësonjëtorja" 2006).
Mungesa si bibliografi, si referencë shkencore e Dr.Spahiut edhe në këtë shkrim të zotit Frashëri, na le një shije bajate: atë të raportit jo-dashamirës që ne shqiptarët kemi në përgjithësi lidhur me tekstet e autorëve. Pa dashur aspak të shfryjmë akuza, argumenti ynë lidhet pas "faktit" se historikisht, ndër ne, merren në konsideratë vetëm autorët (miq, shokë, kushërinj, lidhje të vjetra, etj), por jo tekstet në vetvete, punimet e mirëfillta që duhet të flasin më shumë se emrat e mbiemrat.
Historikisht në publicistikë, raporti letrar e shkencor vazhdon të mbetet tejet organik, pra joshkencor. Dhe shumë pak është ai tekstual, pra raport i respektit dhe i dashamirësisë. E kur flasim për respekt e dashamirësi nuk është aspak fjala te përnderimi në formë lëmoshe, por afria shkencore e konceptuale me tekstet e librat e autorëve të mirëfilltë shkencorë.
Shkurt, historia jonë "shkencore", në përgjithësi është ajo e fshehjes së referencave, e margjinalizimit të disa autorëve, e mospërmendjes në bibliografi, si dikur evokimi i njollës në biografi!
Në një regjim demokratik, pra, ku persekutimi i mundshëm nuk bëhet më me metodat e vjetra, duket që ka hije të luftës së re të klasave: ajo e kalimit në heshtje, e eliminimit me mos citim të autorëve shkencorë që nuk bëjnë pjesë në miqësitë tiranase të konsakruara nëpër vite.
Ndërkohë që në vitet e fundit ka vluar dukshëm në Shqipëri ana e kundërt: ajo e fabrikimit të autorësisë fallco; lëshimi i dyshimtë i gradave dhe çmimeve shkencore. E ca më keq: fabrikimi i autorëve pa vepër, shpikja dhe mbajtja gjallë e figurave të shquara, "dielli" i të cilëve ka perënduar qysh në vitet 60-të.
Është mëse e natyrshme të mendojmë që në këtë klimë, ushtrimi i autoritetit, i pushtetit akademik e shkencor e publicistik është edhe më i ashpër, edhe më jodashamirës ndaj autorëve të saktë e shkencorë mirëfilli. Sepse domini i titujve shkencore sa për ta tundur atë para hundës së njerëzve; studimet universitare e pas-universitare vetëm si pjesë e inflacionit të dijes dhe jo si funksioni i vërtetë i mendjes, këto kanë shkaktuar dy gjëra dëmtime kryesore në Shqipërinë e sotme: e para, humbjen totale të autoritetit të mirëfilltë shkencor (sajë injorancës dhe orientimeve partiake); dhe e dyta: mungesa e "detyrueshme" e respektimit ndaj punimeve e botimeve të tjetrit! Sepse në lehtësinë e marrjes së titujve, e në botimet e bëra pak a shumë me mundin e të tjerave e pa i cituar aspak, është "normale" që të mos krijohet respekt, ose të paktën dashamirësi tekstuale për autorët që thellohen vërtet në fushat përkatëse.
Veçanërisht në studimet historike, e ato që lidhen me Shqipërinë. Sepse ajo është edhe fushë e një abuzimi të kollajtë e të mungesës së respektit shkencor, pikërisht se bëhet fjalë për kombin përkatës!
Fshehja e burimeve shkencore, tëhuajëzimi i autorëve, sidomos ata që kanë studiuar jashtë Shqipërisë e që nuk janë të lidhur me qendrat e tarrafllëkut shkencor e publicistik, këto duket janë fatkeqësisht tipare të historikut tonë sa i përket ftillimit të bibliografive dhe referencave shkencore.
Politika e mënjanimit me anë të heshtjes, duket është "strategjia" e ndërtimit të hierarkikeve të reja (sa dhe të vjetra!) në fushën shkencore e filologjike veçanërisht. Gjithçka që lidhet me shkencat filologjike, nga historia e deri te etalonëzimi i përkthimit letrar, duket që ngec në referencat e viteve 1988-1990, dhe e ka shumë zor, mesa duket, ta kalojë këtë cak.
Mendojmë se ky është një problem kyç në mundësinë për emancipimin qytetar e intelektual te ne në Shqipëri sot. Është një mangësi më e hidhur sesa të gjitha fazat a para të tranzicionit, apo të piramidave financiare: sepse vënia apriori në mungesë dhe në dyshim e pasurisë intelektuale, e ligjërimit dhe shkrimit të mirëfilltë shkencor e intelektual, e zgjat në pafundësi tranzicionin tonë dhe varfëron çdo optimizëm për të ardhmen. Sikundër përcakton me të drejtë shkencëtari francez Henri Laborit: "Pak gjasa ka për ndryshim mes nesh, njerëzve, nëse nuk shpërhapet si duhet ndër ne funksioni i vërtet i trurit dhe i dijes".
NGA: NERITAN BEGEJA
*Publicist

83
Bota Sot / Greqia në udhëkryq
« ne: 11-05-2012, 23:22:25 »
Ka dështuar edhe përpjekja e socialistëve për të krijuar qeveri koalicioni në Greqi. Në takimin e fundit që ka patur Venziellos me kreun e Aleancës të së Majtës Radikale, mbrëmjen e së premtes, nuk është rënë dakord për politiken që do të ndjekë kjo qeveri dhe janë hedhur akuza të ndërsjellta nga dy partitë për këtë çështje.

Kjo ishte tentativa e tretë për krijimin e qeverisë, pas dëshimit të Andonis Samaras të Demokracisë së Re, që brenda pak orësh pas mandatimit nga presidenti Papulias, dorëzoi mandatin tek kreu i të majtëve radikalë, parti e renditur e dyta në zgjedhjet e 6 majit. Por as radikalët nuk mundën të ndërtojnë koalicionin që u jep 150+1 deputetë në parlamentin 300 vendësh grek.

Pas këtyre zhvillimeve, të shtunën pritet që kreu i PASOK-ut,

Venizellos të dorëzojë mandatin tek presidenti Papulias, i cili mund të propozojë formimin e një qeverie nga të gjitha forcat parlamentare. Nuk dihet nëse në këtë propozim të kreut të shtetit grek do të jenë edhe neo-nazistët.

Nëse edhe ky skenar nuk realizohet (në dukje i pamundur), grekët do t’u drejtohen sërish kutive të votimit, pas 3 ose katër javëve.

Zgjedhjet e reja duket se janë ato që kërkohen nga e majta radikale që në sondazhet e fundit del partia e parë në vend, duke lënë pas konservatorët e Demokracisë së Re dhe socialistët e PASOK-ut. Te kjo e fundit janë paralajmëruar ndryshime rrënjësore. Vetë kreu i socialistëve, Evangjelos Venizellos deklaroi se do të rinovojë “strukturat e kalbura” të partisë.

84
Moda | Estetika / Kujdes nga rrezatimi i tepërt në diell
« ne: 07-05-2012, 22:51:25 »
 Melanoma është kanceri më pak i depistuar, ndërsa diagnostikimi i hershëm e bën atë shumë të kurueshëm. Shpesh herë melanoma quhet dhe kanceri i harruar per arsye te diagnostikimit të pakët, ndaj mjekët apelojnë për kapjen në kohë të këtij lloj kanceri.

Mjekët thonë se incidenca e shumë kancereve te zakonshme është në rënie, por incidenca e melanomes vazhdon të rritet me një ritem më të shpejtë se format e tjera. Mbi një milion raste të reja me kancer të lëkurës diagnostikohen çdo vit në botë, pa numëruar numrin e përgjithshëm të formave të tjera të kancerit të kombinuar. Që nga viti 1930, sipas përllogaritjeve, incidenca e melanomës eshte rritur 2000 %.

Ndërkohë, me afrimin e stinës së verës ata theksojnë domosdoshëmrinë e ruajtjes nga rrezet e diellit që janë dhe një ndër shkaktarët kryesorë. Shumica dërrmuese e ndryshimeve apo mutacioneve të gjetura në melanoma janë shkaktuar nga rrezatimi ultraviolet.
(el.me/BalkanWeb)

85
Trupi | Shendeti / Efektet anësore të ilaçeve
« ne: 07-05-2012, 22:44:14 »
Çdo pacient duhet të raportojë për efektet anësore që i japin ilaçet mjekësore që përdorin për kurimin e një sëmundjeje të caktuar. Falë farmakovigjilencës në tregun farmaceutik qarkullojnë më pak medikamente që nuk ndikojnë për mirë në organizëm.

Sipas drejtorit të Qendrës së Kontrolit të Barnave, Besnik Jakaj, pak kohë më parë janë hequr nga tregu 5 lloje medikamentesh që kishin më shumë efekte anësore, ndërkohe që janë në survejim edhe 8 lloje të tjera.

“Janë tetë barna të raportuara nga qytetarët dhe ekspertët dhe 10 barna të raportuara nga ndërkombëtarët. Survejimi është i vazhdueshëm. Farmakovigjilenca ka dëshirë të marrë çdo perceptim të qytetarit që kjo barnë nuk ka dhënë efektin e duhur ose ka dhënë efekt të dëmshëm. Do verifikohet a është përdorur barna sipas përshkrimit, në dozat e përcaktuara, apo në kushtet e duhura. Pastaj merret vendimi, që arrin deri tek bllokimi”, deklaroi Jakaj.

Në konferencën e tretë për farmakologjinë u vu theksi në ndërgjegjësimin e qytetarëve për të raportuar mbi efektet anësore të medikamenteve në përdorim, duke ruajtur anonimatin.

“Sot na duhet të perfeksionojmë mekanizmat e komunikimit në mënyrë që çdo barnë i dyshimtë dhe çdo element që do të kompromentonte raportin barnë-pacient, të jetë në vëmendje dhe të veprohet nga shteti”, deklaroi Petrit Vasili, ministër i Shëndetësisë.

Farmakovigjilenca është ngritur si strukturë prej afro 4 vitesh dhe ka shënuar rezultate duke larguar nga tregu ilaçet që bëjnë më shumë keq se sa mirë në organizëm.

Efektet anësore të ilaçeve - Top Channel Albania - News - Lajme

86
Moda | Estetika / Ylli i ri i “Victoria's Secret”
« ne: 05-05-2012, 23:41:54 »
Nuk ka dyshim që mbajtja e trupit në formë, për një modele, kërkon sakrifica dhe vuajtje të vazhdueshme.

Megjithatë, Maryna Linchuk, një emër që po bëhet gjithmonë e më i njohur në botën e modelimit, tregoi se sa mirë ka ditur të ruajë linjat e saj të jashtëzakonshme, në reklamimin e veshjeve të reja të plazhit të “Victoria Secret”, nga ishulli i St.Barts, në Karaibe.

Modelja 180 centimetra e gjatë tregoi në pozat e saj se nuk ka asgjë më pak se emrat e mëdhenj të modës, si Adriana Lima, Gisele Bundshem, Heidi Clum, Irina Shayk apo Kate Upton.

87
Bota e Televizionit / Seriali “Borxhiat”
« ne: 05-05-2012, 23:40:08 »
Të premten në mbrëmje në orën 23.00 nis në Top Channel transmetimi premierë i serialit “Borxhiat”, fitues i dy çmimeve Emmy Awards dhe i një sërë çmimeve të tjera.

Ky serial i krijuar nga fituesi i çmimit Oskar Neill Jordan sjell historinë pa doreza të familjes famëkeqe rilindase italiane.

Seriali me nëntë episode trajton ngritjen e familjes Borxhia në majat e kishës katolike romake dhe luftën e tyre për të ruajtur kontrollin mbi pushtetin.

Ndër aktorët fituesi i çmimit Oscar Jeremy Irons, Francoise Arnaud dhe Holiday Granger.

88
Shkenca / Leximi i mendjes
« ne: 05-05-2012, 23:37:18 »
MRI, doktorët e përdorin për të identifikuar tumoret në tru, për të monitoruar çrregullime kronike të sistemit nervor, si për shembull skleroza e shumëfishtë, si dhe në rastet e përgatitjes për operacione në tru

Leximi i mendjes, tashmë realitet

Skanimi me Rezonancë Magnetike (MRI) është zhvilluar në vitet '70 si një metodë e studimit të indeve të gjallë, që ishin më pak të dëmshëm për lëkurën se sa rrezet X. Funksionon duke stimuluar valë radioje nga atomet e hidrogjenit brenda molekulave të ujit në trup. Një burrë lidhet me rripa në një tryezë ekzaminimi. Teknikët vendosin një mbajtëse përreth kokës, me qëllim që të qëndrojë e palëvizur. Një doktor injekton diçka në krahun e këtij burri dhe më pas e gjithë tryeza shtyhet brenda një makinerie me madhësinë e një kamionçine. Doktori largohet i ndjekur nga teknikët që mbyllin derën pas tyre. Disa momente më pas, makina ndizet duke e mbushur sallën me një gjëmim të thellë e kërcënues teksa nis procedura e leximit të mendjes.
Kjo gjë ndodh gjatë një skanimi MRI (Functional Magnetic Resonance Imaging). Kjo është metoda pa ndërhyrje për të ekzaminuar pjesën e brendshme të trurit të njeriut. Doktorët e përdorin për të identifikuar tumoret në tru, për të monitoruar çrregullime kronike të sistemit nervor, si për shembull skleroza e shumëfishtë, si dhe në rastet e përgatitjes për operacione në tru. Ata thonë se, veprimtaria e trurit e atij lloji që skanohet përmes MRI mund të zbulojë mendimet tona më të thella. Kjo mund të informojë policinë apo personelin e sigurisë, nëse një i ndaluar është duke gënjyer. Mund t'u bëjë të mundur kompanive të dinë se çfarë mendojnë vërtet konsumatorët në lidhje me produktet e tyre. Në të vërtetë, nëse këta shkencëtarë kanë të drejtë, atëherë modelet e aktivitetit brenda kokës tuaj mund të nxjerrin zbuluar dëshirat tuaja, frikërat tuaja, paragjykimet tuaja, madje edhe bindjet tuaja politike.
Lloje të ndryshëm indesh, si ata në muskuj, gjak dhe në kockë emetojnë dridhje të valëve të radios me shpeshtësi të ndryshme, duke lejuar ndërtimin e një pamjeje të strukturës së brendshme të trurit. MRI-ja funksionale (fMRI) u zhvillua në vitet '90. Ajo fokusohet në emetimin e MRI nga gjaku dhe kështu përzgjedh zonat ku rrjedhja e gjakut është e lartë e si rrjedhim përdorimi i oksigjenit është në nivelin më të lartë. Ajo zbulon ato zona brenda trurit që janë më aktive. Kjo do të thotë që skanimi i pjesëve të trurit të lidhura me tipare apo mendime të caktuar, si për shembull kënaqësia ose gënjeshtra mund të zbulojnë se kur dikush po ndihet i lumtur - apo kur janë duke u treguar të kursyer me të vërtetën. Trurit i duhet të punojë më shumë për të ndërtuar një gënjeshtër se sa kur i duhet të thotë të vërtetën, për shkak të përpjekjes...

Përgatiti: KLARITA BAJRAKTARI

89
Bota Sot / Rizgjimi ushtarak i Japonisë
« ne: 05-05-2012, 23:36:06 »
Takimi i Kryeministrit japonez, Yoshihiko Noda me Presidentin Barack Obama dhe Sekretaren e Shtetit, Hillary Clinton në Washington, u kthye në titujt kryesorë të shumë gazetave gjatë kësaj jave

Rizgjimi ushtarak i Japonisë

Takimi i Kryeministrit japonez, Yoshihiko Noda me Presidentin Barack Obama dhe Sekretaren e Shtetit, Hillary Clinton në Washington, u kthye në titujt kryesorë të shumë gazetave gjatë kësaj jave. Ndryshimet e qeta që po i ndodhin traditës së lashtë të pacifizmit në Japoni do të ndikojnë me forcë të madhe balancën e pushtetit në rajonin aziatik.
Fakti që ky takim ka dalë në faqet e para të gazetave kryesore nuk është thelbi i çështjes. Thelbi është tranformimi, i cili po ecën në mënyrë të ngadaltë dhe të vazhdueshme. Nëpërmjet hapave të njëpasnjëshme, Tokio është duke shtruar rrugën për një rol potencial më të rëndësishëm rajonal gjatë dekadave të ardhshme. Megjithatë, vendit i mungon ende një vizion i qartë i qëllimeve dhe angazhimeve të ardhshme në Azi dhe përtej saj. Menjëherë pasi Noda apo ndonjë lider tjetër japonez të zbulojë këtë vizion, Japonia mund të marrë lehtësisht pozicionin e liderit në sigurinë rajonale, duke transformuar marrëdhëniet ushtarake aziatike.
Noda shkoi në Washington së bashku me një dhuratë të vogël për Presidentin Obama. Si lideri i katërt japonez që takon Presidentin amerikan në vetëm 3 vjet, Noda përfaqëson një vend që padyshim dëshiron marrëdhënie të ngushta me Shtetet e Bashkuara, por këto marrëdhënie janë tendosur lehtësisht që në vitin 2009. Atë vit, Partia Demokratike e Nodas u bë partia e parë opozitare që mori kontrollin e qeverisë në gjysmë shekullin e fundit. Kryeministri i ri, Yukio Hatoyama prishi një marrëveshje të vitit 2006 mes Washington-it dhe Tokios për të zhvendosur Futenman, një bazë tepër e diskutuar e Marinës amerikane, në brendësi të Okinawas. Që atëherë, si Hatoyama ashtu edhe pasardhësi i tij, Naoto Kan, e kanë lënë postin e Kryeministrit vetëm pas një viti dhe marrëveshja ka ngelur pezull.
Javën e kaluar, vetëm pak ditë para takimit të Nodas në Washington, dy aleatët ranë formalisht dakord për ta futur Futenman në një plan akoma më të gjerë të rindërtimit të forcave ushtarake amerikane në Japoni. Për shkak të kundërshtimit të fortë të shumë grupeve të rëndësishme të Okinawas, të cilët nuk janë dakord me pozicionin e ri të skuadroneve në vend, Washington-i dhe Tokio kanë vendosur ta lënë pezull pozicionimin e bazës së re për të krijuar 9.000 trupa marine jashtë zonës së Okinawas. Kjo është pjesa kryesore e një plani për të rritur fleksibilitetin e forcave amerikane në rajonin aziatik, duke i shpërndarë...

Përgatiti: KLARITA BAJRAKTARI

90
Historia Antike / Popujt e Detit
« ne: 05-05-2012, 23:35:36 »
Popujt që erdhën nga deti

Siç tregojnë egjiptianët, ata u kthyen në shekullin XII para Krishtit. Ishin shumë njerëz të armatosur me qëllime ndër më të këqijat, që përparonin nga Lindja drejt deltës së Nilit, duke lëvizur në tokë e në det: të parët në këmbë apo në karroca të tërhequra nga buaj, të shoqëruar nga familjet e tyre; të dytët mbi anije të ngjashme me gondola të mëdha, me një pemë të vetme, pa rrema e pa timon. Mes tyre, të njohur prej përkrenareve me bri, të tmerrshmit Sherden. E megjithatë, pavarësisht pabarazisë së forcave, egjiptianët arritën të dëbojnë pushtuesit në një betejë epike në det. Ramsesi III u krenua gjatë dhe për t'u siguruar që askush nuk do të harronte këtë fitore të madhe të tij kërkoi të ndërtohet pranë Tebës tempulli i Medinet Habu. Më pas e mbuloi me relievë dhe mbishkrime që kujtojnë edhe sot fitoren e tij mbi ata popuj: për këtë arsye e dimë që kundër tij luftuan Pelesët, Tjekerët, Shekeleshët, Danunanët dhe Uesheshët, përveç Sherdenëve të përmendur tashmë.

Lundërtarë

Po cilët ishin këta luftëtarë me emra ekzotikë, protagonistë misteriozë të historisë së lashtë të Mesdheut? Prej nga vinin? Dhe deri ku i shtynë anijet e tyre? Shkatërrues barbarë të fuqive të mëdha lindore (mikenasit, hitejtë, egjiptianët, mitanët mund të kenë rënë prej goditjeve të tyre) apo pushtues civilë, luftëtarë të frikshëm apo mjeshtra të lundrimit, me origjinë nga Lindja apo nga Perëndimi: secili prej këtyre përcaktimeve ka nga pakëz të vërtetë. Edhe sepse mbi identitetin e tyre mund të bëhen vetëm supozime. "Bëhej fjalë për popuj mesdhetarë, lundërtarë, por jo vetëm, të cilët përmenden nga disa tekste në shekujt XIV dhe X para Krishtit", shpjegon Giovanni Battista Lafranchi, docent i historisë së Lindjes së Afërme në Universitetin e Padovës. "Në këto dokumente përdoren terma shumë gjenerikë: 'i gjelbër' për ta ishte deti, për këtë arsye sot i quajmë popujt e detit".

Të pakontrollueshëm

Duke parë këto burime, mund t'u japim atyre një emër, por pastaj nuk është e lehtë të identifikohen me popujt që njihen historikisht: disa studiues thonë se Shekeleshët ishin banorët e lashtë të Sicilisë, Turshat ishin etruskët, Pelesët ishin Filistejtë e Palestinës, Lukkat ishin banorët e Licias.

91
Historia / PERANDORIA BRITANIKE
« ne: 05-05-2012, 23:35:06 »
PERANDORIA BRITANIKE/Katër pikëpyetje të mëdha

1. Çfarë ishte ekzaktësisht Perandoria Britanike?
Mund të humbasësh lehtësisht nga sytë atë që në pamje të parë të duket një pyetje rudimentare. Njerëzit shpeshherë supozojnë se e dinë çfarë ishte Perandoria Britanike, kur në fakt ka qenë një term ombrellë që mbulonte një shumëllojshmëri hapësirash, lloje të ndryshme autoritetesh dhe lloje të ndryshme lidhjesh imperiale.
Një prej forcave më me ndikim (por edhe gënjyese) në formësimin e qasjes së njerëzve është ajo hartë e famshme viktoriane e botës, ku perandoria ka qenë e ngjyrosur me të kuqe. Të jep një përshtypje "të prerë" se çfarë ishte perandoria; por çfarë mund të thuhet për perandorinë informale? Për shembull, në shumë drejtime, Argjentina është qeverisur në thelb prej britanikëve gjatë shekullit 19, por ajo nuk ishte e ngjyrosur me të kuqe, për arsye se nuk ishte një pjesë formale e perandorisë. Po kështu, në disa drejtime SHBA mbeti ekonomikisht dhe kulturalisht e varur nga perandoria për një pjesë të mirë të shekullit 19. Britanikëve shpesh u pëlqente ideja që, kur mundeshin të drejtonin një vend, pa i hyrë telashit të sundimit dhe administrimit të tij, apo edhe dërgimit të trupave, atëherë përse u duhej një lidhje formale perandorake? Nëse, ashtu si në rastin e Argjentinës, ata mund të ngrinin hekurudha dhe i bënin t'u shërbenin interesave tregtare britanike, si dhe të dominonin bankat dhe infrastrukturën e investimeve, nuk kishte nevojë për kontroll formal.
Perandoria nuk ishte një entitet i pandryshuar gjeografik dhe politik dhe kishte përvoja shumë të ndryshme brenda saj. Në fundin e shekullit 19, në Zelandën e Re, kishte pothuajse demokraci totale për të bardhët - shumë më tepër demokraci edhe se në vetë Britaninë - ndërkohë që në një pjesë të madhe të Afrikës, demokracia ishte një ëndërr e largët. Cilësia e autoritetit ndryshonte shumë.
Një tjetër gjë që duhet përmendur është se njerëzit shpesh kanë paragjykime për atë se ku ishte perandoria dhe shpeshherë harrojnë, për shembull, avanpostet europiane të perandorisë. Baza detare si Menorka, Gjibraltari, Qiproja dhe Malta lejonin Marinën mbretërore të kontrollonte Mesdheun për një kohë shumë të gjatë, gjë që ishte shumë e rëndësishme në të gjithë kuptimet. Shpeshherë ka një besim se në njëfarë mënyre perandoria kishte "britanikë të bardhë që qeverisnin njerëz jo të bardhë jashtë Europës. Ky ishte padyshim një aspekt i perandorisë, por sigurisht që kishte edhe shumë të tjerë".
Përcaktimi se çfarë ishte perandoria në kohë të ndryshme dhe çfarë lloje të perandorisë ekzistonin, është shumë i rëndësishëm, sepse zgjedhja se në cilin version të Perandorisë Britanike.

92
Historia Mesjetare / Karli i Madh
« ne: 05-05-2012, 23:34:32 »
Karli i Madh/Ajo natë që ndryshoi Europën

Ndoshta nata e Krishtlindjeve të vitit 800, siç lajmëronin shumë kronikanë të kohës, ka qenë vërtet ngjarja më e rëndësishme e Perëndimit mesjetar. Papa Leoni III, në kishën kryesore të krishtërimit, Shën Pjetër, vendosi mbi kryet e Karlit të Madh kurorën perandorake, duke recituar tre herë formulën e kurorëzimit: "Karl Augustit, i kurorëzuar nga Zoti, perandor i madh dhe paqësor i romakëve, jetë dhe fitore!".
Ndonëse kohët e fundit disa historianë janë përpjekur të vënë në dukje limitet e një kurorëzimi të tillë dhe duke mos i theksuar shumë pasojat, nuk mund të nënvlerësohet shtrirja ideologjike dhe kulturore që pati një ngjarje e tillë. Një perandor i ri i romanëve shpallej në Perëndim në një distancë kohore prej 300-vjetësh nga kurorëzimi i fundit dhe Papa i Romës ishte prifti solemn, të cilit i ishte besuar celebrimi i një riti të tillë.
Për Karlin, mbret i frankëve, pasardhës i luftëtarëve gjermanikë, ishte realizimi i një ëndrre që për popullin e tij kish zgjatur disa shekuj. Por edhe për Romën, ajo ceremoni shenjonte një ndryshim gjigant: ishte rikthimi i saj në skenën e botës, në cilësinë e kryeqytetit të rigjetur të perandorisë. Mentaliteti mesjetar, aq i ndjeshëm ndaj simboleve dhe liturgjisë e perceptoi ceremoninë e asaj nate Krishtlindjesh si fillimin e një kursi të ri në histori, që do të kish shfaqur efektet e tij për mijëvjeçarë të tërë. Dhe pikërisht kjo ndodhi.

Një fillim i ri

Megjithatë, tani është e nevojshme të bëhet një hap pas dhe të ngrihet pyetja se kush ishte perandori i ri. Duke filluar nga 768, Karli ishte bërë mbret i frankëve, popullsia gjermanike që në fund të shekullit V ishte poseduar tashmë prej Galisë së lashtë. Në kohën e pushtimit, pjesa më e madhe e këtyre njerëzve ishin të krishterë dhe të devotshëm ndaj Papës së Romës. Klodoveu, themeluesi i mbretërisë, ishte konvertuar në kristianizëm dhe që atëherë popullsia romake dhe luftëtarët frankë ishin bashkuar, duke i dhënë kështu jetë një prej mbretërive më solide romako-barbare, atë të Francës primitive. Në bazë të një konstruksioni të tillë politik ishte aleanca e fortë fetare: mbreti i Francës konsiderohej mbrojtësi i parë i fesë së romakëve.
Por mbretëria e themeluar nga Klodoveu, e lindur nga bashkëpunimi mes aristokratëve latinë...

93
Në ambientet e punës gara seksuale godet më shumë gratë se sa burrat. Kështu thotë një studim ndërkombëtar i publikuar ne "Revista de Psicologia Social".

Në studim morën pjesë kërkuesit e Universitetit të Valencias, të cilët analizuan ndryshimet mes burrave dhe grave në mënyrën e tyre të të jetuarit të xhelozisë dhe zilisë në vendin e punës.

Gratë, - thotë studiuesi Rosario Zurriaga, një prej autorëve të studimit, - kanë treguar një nivel konkurrence ndërseksuale, duke ushqyer xhelozi ndaj një kolegeje më tërheqëse dhe më joshëse. Ky tip reagimi nuk është parë te meshkujt, të cilët treguan një garë mes të njëjtës gjini më pak të fortë.

"Kërkimi ynë u bë me qëllimin e qartësimit të rolit të emocioneve si zilia dhe xhelozia në vendin e punës. Këto ndjenja sjellin bazën e stresit, duke influencuar negativisht në cilësinë e jetës profesionale", thotë Zurriaga.

94
Me flamuj kombëtarë në duar e këngë patriotike në sfond mijëra shqiptarë të Luginës së Preshevës u tubuan mesditen e së shtunës për të protestuar kundër arrestimeve të ndërmarra nga policia serbe.

Manifestimi u mbajt nën moton "Edhe unë jam terrorist" dhe protestuesit mbanin në duar pankarta ku kërkonin ndaljen e arrestimeve, gjoja për “terrorizëm” apo “krime lufte”.

“Politika e ditës në Beograd është që cdo shqiptar është terrorist, prandaj ne u themi se të gjithë jemi terroristë”, deklaruan organizatorët e protestës.

Policia serbe ka arrestuar në një aksion dy ditë para zgjedhjeve  8 shqiptarët e Luginës së Preshevës. 5 prej të ndaluarve akuzohen për krime lufte, ndërsa tre të tjerë për akuza më të lehta. Vetë Ministri i Brendshëm serb, Ivica Daçiç deklaroi ditën e premte se personat e ndaluar kanë kryer, sipas tij, “krime lufte”, në ngjarjet që lidhen me luftën e vitit 2001 të UÇPMB-së. 

Ndërkohë, për arrestimet në Luginën e Preshevës ka reaguar edhe Tirana zyrtare. Nëpërmjet një deklarate, MPJ dënon arrestimet. "Rikthimi i retorikave me akuza për të ashtuquajturat krime lufte në Kosovë, gjatë procesit zgjedhor dhe me synim për përfitime politike, dëmton standardet demokratike dhe bashkëjetesën ndëretnike në vend", thuhet në reagim.

Të premten reagoi edhe qeveria e Prishtinës që i quajti arrestimet si tendencioze dhe që cënojnë paqen e stabilitetin e gjithë rajonit.

Presidenti Topi: Arrestimet, skenarë ogurzinj

Presidenti i Shqipërisë, Bamir Topi ka reaguar për arrestimet e ndodhura në Preshevë.

“Presidenti i Republikës, Bamir Topi, duke u njohur me arrestimet e fundit të shqiptarëve nga policia serbe në Luginën e Preshevës dhe rritjen e tensionit etnik atje në prag të zgjedhjeve të përgjithshme në Serbi, dënon me vendosmëri këto skenare ogurzinj të forcave ultranacionaliste serbe për të krijuar terror dhe frikë ndaj popullsisë shqiptare”, thuhet në deklaratën e Presidentit Topi. 

“Këto veprime të paramenduara që shkelin standardet demokratike dhe personalitetin e palëkundur të popullsisë shqiptare në Luginën e Preshevës, synojnë të destabilizojnë paqen dhe sigurinë e popujve të rajonit tone”, shton presidenti Topi.

Presidenti i Republikës thekson se, tashmë në Europën demokratike asnjë skenar i forcave ultranacionaliste dhe shoviniste serbe dhe i kujtdo qoftë nuk mund të trembë shqiptarët, t’i terrorizojë ata dhe t'i largojë nga të drejtat e tyre legjitime për të jetuar të barabartë e në paqe në trojet e tyre amtare.

Reagon PS: Të shmangen tensionet

Lidhur me ngjarjet e fundit në Luginën e Preshevës, ka reaguar edhe Partia Socialiste e Shqipërisë.

“Partia Socialiste ndjek me vëmendje zhvillimet politike në Luginën e Preshevës dhe shpreh shqetësimin e thellë për rritjen artificiale të tensioneve politike në prag të zgjedhjeve në Serbi. Bastisjet e arrestimet e shqiptarëve në afërsi të Bujanovcit dhe proceset e montuara politikisht, si dhe zhvillimi i zgjedhjeve në atmosferën e frikës, panikut e presioneve, vënë në diskutim standardet demokratike ndërkombëtare për respektimin e të drejtave të njeriut të detyrueshme për çdo vend”, thuhet në deklaratën e PS-së.

Partia Socialiste bën thirrje për uljen e tensioneve ndëretnike dhe paralajmëron për rrezikun që vjen nga rikthimi i retorikës e praktikave të pak viteve më parë, të cilat dëmtojnë rëndë harmoninë ndëretnike dhe pengojnë bashkëpunimin rajonal, si një element i rëndësishëm edhe për proceset integruese euro-atlantike të rajonit, si dhe shpreh mbështetjen e saj të plotë për faktorin politik shqiptar në përpjekjet e tij për përballimin me maturi e pjekuri të provokimeve dhe të tentativave për zbrazjen e Luginës së Preshevës nga shqiptarët.

Preshevë, protestë kundër arrestimeve - Top Channel Albania - News - Lajme

95
Kosova Sot / Mur kosovar për Preshevën
« ne: 05-05-2012, 23:30:03 »
Të shtypur nga Serbia,  të bllokuar nga Kosova.Teksa Serbia vazhdon arrestimin e shqiptarëve në Luginën e Preshevës qeveria e Prishtinës ende nuk ka hequr policat kufitare prej 60 euro për shqiptarët e asaj pjese. 

Në këtë mënyrë shqiptarët e jugut të Serbisë trajtohen si shtetas të huaj për Prishtinën, ndërkohë Serbia vazhdon t’i privilegjojë serbët e Kosovës. Për më tepër shqiptarët nuk mund të hyjnë apo të dalin nga Kosova pa pasur pasaportë.

Në pikën kufitare që të çon në qytetin e Preshevës, para marrëveshjes ndërmjet Prishtinës dhe Beogradit kalimi i kufirit bëhej vetëm me letërnjoftime të Serbisë. Ndërkohë, pas marrëveshjes në këtë pikë autoritet kosovarë nuk lejojnë kalimin pa pasaportë të Serbisë apo të Kosovës.

Për të hedhur poshtë çdo mohim të kësaj situate nga qeveritarët e Prishtinës, ekipi i Top Channel tentoi të kalojë kufirin vetëm me letërnjoftime të Serbisë ashtu siç ishte rëndom deri para dy muajsh.

“Mos incizoni ky është kufi. Znj. Pasaporta juaj me duhet. Nuk mund të kaloni pa të. Ne këtu kemi urdhër. Nga këtu nuk kalohet më pa pasaportë, me letërnjoftim mund të kaloni vetëm tek Dheu i Bardhë”, arsyetoi polici kufitar i Kosovës.

Kjo që po ndodh në këtë pikë kufitare sipas Ministrit të Brendshëm, Bajram Rexhepi nuk do të duhej të ndodhte. Nëpërmjet një bisede telefonike Rexhepi tha se, iu është kërkuar zyrtarëve doganorë që shqiptarëve të Luginës t’ju lejohet hyrja dhe dalja vetëm me letërnjoftime.
Ndërkohë, zv/kryeministri Hajredin Kuçi tha për Top Channel se qeveria është duke pritur përgjigje nga shoqata e sigurimeve për lirimin e policave kufitare.

Marrëveshja e arritur për lëvizjen e lire duket se ka lehtësuar udhëtimin e kosovarëve që duan të vizitojnë Serbinë, por  ka vështirësuar tej mase qarkullimin i shqiptarëve të Luginës të cilët destinacion kishin Kosovën. Kalimi i kufirit serb pa pasaportë vlen vetëm për dy pikat: atë të Merdarës dhe tek Dheu i Bardhë, cka konfirmohet edhe nga Policia e Kosovës. 

Mur kosovar për Preshevën - Top Channel Albania - News - Lajme

96
Bota Sot / François Hollande është i rrezikshëm
« ne: 05-05-2012, 00:19:45 »
The Economist

Është gjysma e motorit franko-gjerman që shtyn Bashkimin Europian. Ka qenë vendi vendimtar në krizat e euros, varur mes një Veriu të kujdesshëm dhe Jugut dorëshpuar dhe ndërmjet kreditorëve dhe borxhlinjve. Dhe është i madh. Nëse Franca do të ishte vendi i radhës që do të përfshihej nga kriza, mbijetesa e monedhës së përbashkët europiane do të vihej në dyshim.

Për këtë fitorja e pritshme e kandidatit socialist François Hollande, në zgjedhjet presidenciale franceze, ka kaq shumë rëndësi. Në raundin e parë më 22 prill Hollande ishte vetëm pak para presidentit Nicolas Sarkozy. Megjithatë, ai duhet të fitojë në raundin e dytë më 6 maj, sepse do të marrë të gjitha votat e së majtës ekstreme që shkuan për Jean-Luc Mélenchon e të tjerë, e gjithashtu do të fitojë një pjesë të mirë nga Fronti Nacional i Marine Le Pen dhe nga centristi François Bayrou.

Sarkozy ka një mal për të ngjitur. Shumë votues francezë duket se nuk e pëlqejnë egërsisht. As Le Pen (e cila, për t’u shqetësuar, doli mirë) as Bayrou (i cili për fat të keq nuk doli mirë) nuk ka gjasa ta mbështesin, sepse të dy përfitojnë nga humbja e tij. Kështu që përjashto ndonjë të papritur të madhe gjatë debatit televiziv presidencial, Hollande mund të ketë besim te fitorja e datës 6 dhe më pas të shohë partinë e tij triumfante edhe në zgjedhjet parlamentare të qershorit.

The Economist e mbështeti Sarkozy-në në vitin 2007, kur ai me guxim u tha votuesve francezë se nuk kishin alternativë tjetër veçse të ndryshonin. Ai ishte i pafat, sepse u godit nga kriza ekonomike globale një vit më pas. Ai gjithashtu ka pasur edhe ca arritje: e ka zbutur javën 35-orëshe të punës, liberalizuar universitetet dhe ka rritur moshën e pensionit. Prapë se prapë politikat e Sarkozy-së kanë qenë të paparashikueshme dhe defektive si dhe vetë i zoti. Toni proteksionist, anti-emigrant dhe gjithnjë e më shumë anti-europian që ka përdorur kohët e fundit mund të ketë si target votuesit e Fronit Nacional, por duket se ai beson një pjesë të mirë të tij. Për të gjitha këto, nëse ne do të kishim një votë më 6 maj, do t’ia jepnim Sarkozy-së, por jo për meritat e tij, aq sa për të penguar Hollande.

Me një president socialist Franca do të bënte mirë një punë të madhe. Hollande kundërshton politikat e ashpra fiskale që mbështet Gjermania, e cila po i mbyt shanset për rimëkëmbje të eurozonës. Por ai e bën këtë për arsyet e gabuara – dhe duket sikur çdo gjë tjetër e ka gabim, saqë prosperiteti i Francës dhe eurozonës do të jetë në rrezik.

Një Socialist nga Bregu i Majtë

Megjithëse nuk do ta dallonit kurrë nga platformat me të cilat garuan kandidatët, Franca dëshpërimisht ka nevojë për reformë. Borxhi publik është i lartë dhe vazhdon të rritet, qeveria nuk ka shënuar suficit në mbi 35 vjet, bankat janë hollë në kapitale, papunësia është konstante dhe gërryese dhe me 56 për qind të PBB-së, shteti francez është më i fryri në të gjithë eurozonën.

Programet e Hollande duken si përgjigje të vakëta për gjithë këto probleme-sidomos po të kujtosh se fqinjët e Francës kanë bërë reforma të njëmendta në këto pika. Ai flet shumë për drejtësi sociale, por aspak rreth nevojës për të krijuar pasuri. Megjithëse premton se do të ulë deficitin e buxhetit, ai planifikon ta bëjë këtë duke rritur taksat jo duke ulur shpenzimet. Hollande ka premtuar se do të punësojë 60 mijë mësues të rinj. Sipas përllogaritjeve të tij, propozimet e tij do të kërkojnë 20 miliardë euro përgjatë pesë vjetëve të ardhshëm. Shteti do të bëhet edhe më i madh.

Optimistët përgjigjen se, krahasuar me Partinë Socialiste Franceze, Hollande është një i moderuar që ka punuar si me François Mitterrand, i vetmi president socialist në Republikën e Pestë dhe me Jacques Delors, ministri i Financave të Miterrand-it para se ai të bëhej President i Komisionit Europian. Ai e udhëhoqi partinë gjatë qeverisjes së Lionel Jospin (1997-2002), i cili shpesh ishte më reformator sesa presidenti golist Jacques Chirac. Ata e shohin si simbolik premtimin e fortë të Hollande për të taksuar 75 për qind ata me të ardhura të larta dhe për të anuluar vendimin e Sarkozy-së për shtyrjen e moshës së pensionit nga 60 në 62 vjeç, duke argumentuar se 75-përqindëshi nuk do prekte askënd dhe se anulimi i pensioneve do të prekte shumë pak vetë. Ata shohin një pragmatist i cili do ta ndreqë sjelljen e tij nën trusninë e Gjermanisë dhe nga investitorët e shqetësuar nga klasifikimet e Francës nga agjencitë e kreditimeve.

Nëse kjo është e vërtetë, askush nuk do ishte më i lumture se ne. Por duket si shumë optimiste të hamendësosh se, pavarësisht asaj që ka thënë, pavarësisht asaj që ka qëllim, Hollande do të bëjë gjënë e duhur. Hollande shfaq një prirje të fortë anti-biznes. Ai gjithashtu do të kufizohet nga partia e tij e pareformuar dhe do të shtyhet nga një elektorat që ende nuk e ka kuptuar nevojën e reformave, sidomos prej tij. Asgjë në muajt e shkuar apo në karrierën e tij të gjatë si partiak, të thotë se Hollande është i guximshëm sa duhet për të grisur manifestin e tij dhe për të ndryshuar Francën. Dhe Franca është në një gjendje shumë më të brishtë sesa ishte kur Mitterand kreu eksperimentin e tij socialist në vitet ’81-’83. Kësaj here reagimi i tregjeve mund të jetë brutal-dhe mund të lëndojë edhe fqinjët e Francës.

Mirupafshim Berlin

Po pjesa tjetër e Europës? Refuzimi i Hollande për të toleruar çdo formë uljeje të shpenzimeve ka pasur një pasojë afatshkurtër me fat: ai mençurisht do ta rishpërndajë “densitetin fiskal” të eurozonës, në mënyrë që jo vetëm të kufizojë deficitet qeveritare dhe borxhin publik, por gjithashtu të promovojë edhe rritjen ekonomike. Kjo i bën jehonë një kori ankesash kundër kursimeve të frymëzuara nga Gjermania, që tani po pushton kontinentin nga Irlanda në Holandë e nga Italia në Spanjë.

Problemi është se, ndryshe nga, le të themi, Mario Monti në Itali, objeksioni i Hollande ndaj kompaktësisë nuk ka të bëjë dhe aq me elemente makroekonomike si ritmi i shtrëngimeve fiskale. Është kryesisht rezistencë ndaj ndryshimit dhe një këmbëngulje për të ruajtur modelin social francez me të gjitha kostot. Hollande nuk po sugjeron modifikime më të ngadalta fiskale për të zbutur rrugën e reformave: ai propozon që të mos bëhen reforma. Ja pse Angela Merkel tha se ajo do të bënte fushatë kundër tij.

Çdo kancelar gjerman me kalimin e kohës mëson si ta zbusë Presidentin fqinj dhe Hollande do të jetë një partner më pak sanguin se Sarkozy. Por refuzimi i tij për të pranuar reformën strukturore të çdo lloji sigurisht do ta bëjë të vështirë për të bindur Merkel-in që të tolerojë një inflacion më të lartë apo të konsiderojë një formë të përbashkësisë së borxhit.

Një thyerje mes Francës dhe Gjermanisë do të vinte në një kohë të keqe. Deri më tash votuesit e eurozonës duket se e kishin pranuar idenë e kursimeve dhe reformës. Kryeministrat teknokratë në Greqi dhe Itali kanë qenë popullorë; votuesit në Spanjë Portugali dhe Irlandë kanë zgjedhur qeveri reformatore. Por pothuajse një në tre votues francezë ia dhanë votat e raundit të parë Le Pen dhe Mélenchon, të cilët garonin mbi platforma anti-euro dhe anti-globalizmi.

Është e imagjinueshme që presidenti Hollande mund ta anojë balancën në favor të më pak kursimeve. Ai gjithashtu mund t’i frikësojë gjermanët duke i shtyrë në drejtim të kundërt. Sido që të jetë, një gjë është e sigurt: një president francez kaq armiqësor ndaj ndryshimit do të minonte vullnetin e Europës për të ndjekur reformat e dhimbshme që eventualisht i duhet të përqafojë për të shpëtuar euron. Kjo e bën atë një njeri të rrezikshëm.

97
Aktivitete Kulturore / “Shpirti i arbrit në shekuj”
« ne: 04-05-2012, 23:32:15 »
 Në kuadër të 100-vjetorit të Pavarësisë, në Muzeun Historik Kombëtar u çel sot ekspozita "Shpirti i Arbrit në shekuj", si dhe u promovua antologjia "Arbëreshët e Italisë 1413-2007", e autorit Fotaq Andrea.

Ministri i Turizmit, Kulturës, Rinisë dhe Sporteve, Aldo Bumçi, i pranishëm në ceremoninë e çeljes së ekspozitës, vlerësoi rolin e veçantë që zenë arbëreshët në festimet e 100 vjetorit të Pavarësisë.

"Kjo ekspozitë është e mbushur me dëshmi shumë domethënëse, ku vizatimet dhe pikturat, kostumet e shumëllojshme dhe elegante, tregojnë vitalitetin e arbëreshëve, pasurinë dhe larminë e shpirtit të tyre krijues, lashtësinë dhe larminë e traditës shqiptare", tha Bumçi.

Kreu i Kulturës vlerësoi gjithashtu edhe antologjinë "Arbëreshët e Italisë,1413-23007”, e cila nëpërmjet shkrimeve të autorëve të ndryshëm francezë, mbledhur dhe paraqitur me kujdes nga studiuesi dhe hulumtuesi Fotaq Andrea, janë një tjetër dëshmi kuptimplote e historisë dhe shpirtit arbëresh.

Antologjia "Arbëreshët e Italisë" përfshin shtatëdhjetë e pesë autorë dhe burime franceze, përzgjedhur si për tematikën e veçantë të shkrimit, për të dhënë një kuadër sa më të gjerë të botës arbëreshe, ashtu dhe për analizën e dukurive historike, etnografike, gjuhësore, artistike, e cila ka shoqëruar procesin e shpërnguljes dhe të vendosjes së kësaj diaspore shqiptare në Itali, duke mbuluar një periudhë historike prej mbi shtatë shekujsh.
Në të përfshihen mbi treqind e pesëdhjetë ilustrime, me tematikë të gjerë, që nga portretet e figurave historike, deri te peizazhet, kostumet, si dhe faksimile dorëshkrimesh të fushës epistolare.

(er.nu/BalkanWeb)

98
 Ditet e fundit ka nisur në Durrës veprimtaria e misionit arkeologjik shqiptaro-francez, i cili për të dhjetin vit radhazi do të punojë për kompletimin e studimeve mbi zbulimet e vitit 1970-1971 në kodrën e Dautes, në perëndim të qytetit antik. Prof. Fatos Tartari, bashkëdrejtor i këtij misioni, tha për "Gazetën e Durrësit" se ekipi me 10 specialistë shqiptarë dhe francezë të fushave të ndryshme do të ndalet kryesisht në përfundimet mbi hyjneshën Artemisë, e cila është identifikuar në më shumë se 1.8 ton materiale qeramike të zbuluara 40 vjet më parë nga arkeologu Vangjel Toçi.

Në koleksionin e pafund me figurina balte, Artemisa nuk është vetëm perëndesha e gjuetisë apo pjellorisë siç njihej rëndom në botën antike, tha më tej prof. Tartari. Në Durrësin e shekujve 6-2 para Krishtit, Artemisa adhurohej kryesisht nga gratë dhe vajzat, të cilat shihnin te hyjnesha shumëçka lidhej me aspektet e jetës femërore në përgjithësi.

- Ky eshte misioni i fundit dhe do te vazhdoje deri me 28 maj -

"2400 vjet më parë Artemisa padyshim ishte hyjnia kryesore e qytetit antik", shprehet prof. Fatos Tartari, sipas të cilit, zbulimet dhe studimi i plotë i materialit gjatë misioneve të përbashkëta po hedh dritë edhe për rishikimin e topografisë së zonës. "Të dhënat e historianit antik Apiani te vepra "Lufta civile" dëshmojnë për "tempullin e Artemisit në Durrës që ndodhet pranë njërës prej portave hyrëse nw veri të qytetit" rreth 2000 vjet më parë", thotë Tartari, i bindur se thellimi i studimeve do të çojë me siguri në zbulime të reja në Durrës.

"Ne besojmë se gjetjet në Daute, 1 km larg qendres se qytetit bregdetar, që mbështetet në anën lindore të kodrës së Currilave, i përkasin një furre prodhimi që ndodhej pranë tempullit të Artemisës, ndaj mbetet të shpresojmë se edhe Porta hyrëse e qytetit për të cilën shkruan Apiani, duhet të ndodhet në afërsi të rrugës së sotme "Aleksandër Goga", thote ai.

Prof. Tartari, arkeolog me përvojë, thekson se në këtë zonë herë pas here zbulohen fragmente muresh antike. Përgjatë një muaji emra të njohur si, prof. Frederik Stamati, fotografi Zhylber Neiskens, numizmatja prof. Shpresa Gjongecaj, si dhe restauratorë e skicografë, që drejtohen nga prof. Tartari, në bashkëpunim me drejtorin shkencor të Shkollës franceze të Athinës, prof. Artur Muller, do të vazhdojnë gjithashtu sistemimin e mbi 3 ton materialeve të tjera qeramike, si dhe të monedhave e fragmenteve të tjera arkitektonike të zbuluara në Kodrën e Dautes në fillim të viteve 1970.

"Ne tetor te ketij viti me Shkolles franceze te Athines dhe te universitetit "Sharl de Gol" te Liles ne do të publikojmë në një korpus të shkruar përfundimet e këtij misioni tepër të rëndësishëm për këtë periudhë të jetës social-ekonomike të qytetit në antikitet", tha prof. Tartari.
Ky mision në vitin 2005 është nderuar me çmimin e parë ndërkombëtar "Clio" për studimet arkeologjike jashtë Francës.

(d.b/BalkanWeb)

99
 Ja disa këshilla praktike për të bërë që lidhja juaj të mos bëhet monotone dhe të mos shuhet shpejt.

1-Një herë në muaj dilni me partnerin tuaj në një vend të veçantë, në një kafene të re, në restorant, në ndonjë vend të preferuar për piknik. Krijoni një atmosferë të veçantë.

2-Shkruani “të dua” në një letër dhe lëreni atë në dollapin afër shtratit, ose në tualet. Nuk do të thotë se duhet ta bëni këtë në një datë të rëndësishme.

3-Përmirësojeni jetën seksuale, blini libra interesante, provoni teknika të reja. Kurrë mos heshtni për dëshirat tuaja në shtrat, tregoni se çfarë ju duket interesante, emocionuese, pa ngurrim.

4-Merruni me ndonjë hobi të përbashkët, punoni në kopsht, mësohuni të përgatitni ndonjë gjellë të re, vallëzoni, shkruani, notoni bashkë.

5-Harrojeni kompjuterin, bëni një album të vërtetë të vjetër me partnerin tuaj. Së bashku zgjidhni fotografitë, kujtoni momentet e lumtura.

6-Secilën fundjavë kur t’u jepet mundësia ikni nga qyteti. Vizitoni të afërmit ose miqtë. Edhe pushimi më i shkurtë do t'ju freskojë.

7-Organizoni diçka në shtëpi, përgatisni darkë për miqtë ose të afërmit tuaj.

8- Pini duhan? Braktiseni këtë ves të keq menjëherë. Ndërprisni të gjitha shprehitë e këqija në jetë, bëhuni persona dhe partnerë më të mirë.

9- Pavarësisht faktit që nuk është fillimi i vitit, pa dallim a jeni vetëm apo në martesë për 20 vjet, cdo vit le të bëhet viti më i mirë për ju. Çdo mëngjes konfirmojeni qëndrimin tuaj pozitiv.

(er.nu/ina/BalkanWeb)

100
Ushqimi | Kuzhina / Shega
« ne: 04-05-2012, 23:27:37 »
 Lëngu i shegës shkakton të njëjtat efekte me viagrën. Ky është rezultati i një studimi të realizuar nga “Queen Margaret University”, në Skoci.

Studimi tregon se femrat dhe meshkujt që konsumojnë, të paktën një gotë me lëng shege në ditë rezultojnë të kenë një dëshirë më të madhe për raport seksual. Përmbajtja e shegës ndikon në rritjen e nivelit të testosteronit në gjak, që komandon epshin seksual tek të dyja gjinitë.

Testosteroni, i njohur ndryshe si hormoni mashkullor, komandon shumë tipare, si qimet në fytyrë, trashjen e zërit dhe vetë dëshirën seksuale.

Ndonëse me pakicë, ai gjendet edhe tek femrat, duke forcuar strukturën kockore e muskulore e duke ndikuar në dëshirën e saj seksuale.

Por përveç kësaj, studimi tregon se shega është shumë e dobishme edhe për të përmirësuar humorin, kujtesën dhe për të reduktuar stresin.
Shega është një frut i njohur që në antikitet për vlerat e saj ushqyese dhe të shëndetshme. Ajo cilësohet edhe si simbol i fertilitetit dhe jetës së gjatë.

(er.nu/themedicalinformer/BalkanWeb)

Faqe: 1 2 3 [4] 5 6 7 8 9 ... 30