Profile of farewelltonavy

×

Permbledhja

farewelltonavy Zërist

Stats for farewelltonavy
Posts:   22 (0.004 per day)
Vendndodhja:   West by God Virginia
Data e regjistrimit:   28-07-2006, 09:03:26
Last Active:   16-07-2008, 15:40:16
Gjinia:   Mashkull
Age:  
Offline Offline

Messages - farewelltonavy

1
Kinema / American Gangster.
« ne: 17-04-2008, 18:37:45 »
Me falni per nderhyrjen, po American Gangster mu duk si nje "rip off" i The Wire. Pasi ate qe Wire e ka analizuar ne 60 ore televizion, American Gangster tentoj ta beje ne nen 3.

2
Kinema / The Wire
« ne: 19-03-2007, 17:37:00 »
Per ata qe nuk e kane pare akoma, po humbi shfaqjen me te mire te realizuar ndonjehere per televizion. Me interesant se Sopranot dhe Deadwood, the Wire nuk eshte thjeshte per zbavitje, pasi te fut ne nje  bote tjeter, shume reale te cilen shumica e njerzve (perfshi mua) nuk duam ta pohojne qe ekziston. Per dike qe e ka pare nga seria e pare e sezonit te pare deri ne fund te sezonit te katert, The Wire eshte nje udhetim i paharrueshem, i mbushur me surpriza dhe emocione. (jo emocione te tipit "Grey's anatomy, 24 ose CSI" )
Ky eshte nje serial i prodhuar nga HBO, i xhiruar ne Baltimore (qyteti im ne Amerike hehe) I shkruajtur nga nja gazetar veteran i Baltimores dhe nje ish polic, the Wire eshte veshtire te klasifikohet ne nje kategori, pasi nuk eshte show policesk, as show per tregetine e droges ne qytetet amerikane. The Wire ne sezonin e pare ekspolon shume personazhe te ndryshme ne shume nivele. Psh, policet zakonisht ne filma portretizohen si "te miret" qe vejne jeten ne rrezik per te miren e qytetareve ose drogaxhite jane "te keqinjte" . The Wire i trajton te tere si njerez me te mirat dhe te keqijat e veta. Shumica e aktoreve nuk jane shume te njohur dhe kjo kontribon ne realizmin e shfaqjes. Episoded, madje dhe sezonet jane shume te lidhura me njera tjetren, prandaj duhet pare nga fillimi. Nuk di cfare te shkruaj me shume, po do e rekomandoja kete per te gjitha ata qe besojne se Amerika eshte vendi ku enderrat behen realitet dhe atyre qe besojne Amerika eshte ajo qe tregohen ne filmat e Hollywoodit. Ju lutem shkruani mendimet e juaja per the Wire.


3
Diskutime / "Fshati dhe Qyteti"
« ne: 15-03-2007, 17:30:11 »
 Cuna dhe goca, u bo kohe qe s'kam shkrujt ktu, po kjo tema me ben te them dhe un 2 fjale. Le e rrit ne Tirone, un jam rob qyteti si i thone llafit. Ketu ne amerike kam jetuar dhe ne qytet (Baltimore) dhe ne fshat (West Virginia) ku jam akoma. Te dyja kane te mirat e veta. Fshati ka qetesine, me pak strese, jeta eshte me e ngadalte, komshinjte jane me te sjellshem. Te keqijat jane qe je larg shume dyqaneve, mentaliteti eshte me shume "fshatce", i vjeter.  Ne fshat ose "country" do ishte mire te rritja familjen, kalamajte po tani eshte heret per kete. Te pakten nje shpi ne fshat e kam, dhe eshte nja 3 ore larg nga Wash. DC kshuqe nuk eshte dhe aq keq. Megjithate tani mezi po pres te kthehem ne qytet :)

4
Kam pare disa tema te politika e jashtme qe si perfundim nxjerrin Izraelin fajtor. Mua me duket se kjo eshte pergjigja me e kollajshme dhe  e shpejte. E para, Izraeli nuk ia doli dot te luftoje ne 2 fronte para nje muaji, Liban dhe Gaza, kshuqe nuk besoj se te jene aq te ngatarruar me luften e Irakut. Ne Irak ti qe i shef lajmet besoj se e kupton qe luftojne muxhaedinet dhe sektet e ndryshme fetare.
 Nje gje shof un qe me bezdis: vendet myslymane te moderuarit, duhet ne mblidhen se bashku dhe te denojne keto regjimet ose besimtaret radikale, pasi deri tani nuk me duket se bejne nje gje te tille.
Bekim, shto nai koment per izraelin tani...

5
grusht radikalesh aq jane, nje grusht. Bota arabe moderne nuk doli ne rruge te ti tregoi te tjereve sa shume e urrejne Papen. Meqe ra llafi, pse m'je njit nga mrapa kshu ti mer Bekim? Sa here qe postoj un, vje pergjigjja jote me nji rresht qe hudh poshte ate qe them un  :D si i bohet hallit ?M'fal se dola nga tema.

6
Futbolli / Sheva kritikohet nga mediat dhe Murinjo !
« ne: 20-09-2006, 19:30:01 »
tradhtar edhe ca tradhtari se...Milani e mori para 7 vjetesh nga Dinamo kur ishte akoma i ri, asnjeri nuk e njihte, e pruri ne Itali ne ekipin me te mire te Italise, i ofroi gjithshka, dhe ne fund Sheva iken qe femijet e tije te kene mundesi te shkojne ne shkolle angleze dhe pasi shenon golin e pare me Chelsean puth stemen e chelseat? Ktu bie era tradheti shoke.

7
Bota Sot / Senatorët kundër Bushit për Guantanamon
« ne: 20-09-2006, 17:11:05 »
qente lehin thote populli jon po karvani nuk e can fare, ashtu sic nuk e ka care per 6 vjet tashi. Edhe 2 vjet do durojme po he. Interesant fakti qe 4 senatoret qe jane kunder ligjit te tortures kane sherbyer ne ushtri, kurse ky trongulli qe eshte pro tortures (ose menyra te ndryshme sic i quan keto kohet e fundit) as sherbimin si reservist nuk e mbaroi dot.  Mjere ne car politikanesh na kane rene per pjese.

8
Kjo eshte ngjarja me per te qesh ket jave per mendimin. Nje grusht radikalesh injorante ofendohen kur Papa citon nje njeri qe para disa shekujsh paska thene qe islami eshte fe e dhunshme, dhe cfare ndodh? Mbushen rruget me protestues te cilet kerkojne koken e papes, djegin flamuj gjermane dhe kukulla si papa. Ka me per te qesh se kjo? Fundi i fundit, keta po i tregojne botes qe eshte fe qe beson ke dhuna. Pse nuk u mbushen rruget me protesta kur i prehet koka nje perendimore ne Irak, ose kur grate nuk mundet te votojne ose kur presidenti i Iranit thote qe Izraeli duhet te shuhet nga faqja e dheut ?

9
Futbolli / Sheva kritikohet nga mediat dhe Murinjo !
« ne: 20-09-2006, 14:50:41 »
mire ti bohet tradhetarit kshu ndodh kur le ekipin qe e boni lojtar te famshem. Puth ene bluzen e Chelseat  kur bo gol. Hajt se do lutet me u kthy prap ke bluzja kuq e zi me numer 7 po s'kena per ta mor mo.  :P

10
Diskutime / Partneri juaj flirton ne internet!
« ne: 18-09-2006, 20:15:32 »
Mua per flirtim nuk me ngel shume qejfi, se me duket si loje pa  zarar, po kur vje puna ke dergimi i mesazheve te nxehta sic tha dikush, me duket teper. Kaq e kam kufirin un. Ah po se harrova, po te flirtoje dhe te me thote mua qe flirton dmth, se cdo gje mbrapa kurrizit duket e dyshimte.

11
Diskutime / Jeta e nates ne Tiranë!
« ne: 18-09-2006, 17:25:41 »
aiii cere bojn ato femrat ashu mer ? gjysem zhvesh tu kercu para t'gjithve.
 Nejse budallalliqe them un. Jeta e nates do kulture e para e punes. Sa here qe hiki ne SHqiperi me ngrejn menjen, jo eshte bo bukur, jo ka jete note etj etj. Un i shkreti pres jete note si knej nga perendimi. E para, jete note i thone kur shko ne lokal ose klub, ose pub sic quhen diskot e dikurshme me shoqerine tate. Bo gafe se shko tek pulle, ose me nji shok, se nuk te fol njeri me goje. Perpiqu me hy n'muhabet me nanji femer qe eshte gjysem e zhveshme me fjalet: mirembrema ose c'kemi? dhe te shofin sikur i ke shajt nga nona. Per disa arsye te pashpjegueshme per mua akoma, te huajve i mlidhen si bletet mas mjaltit.
 Tani, nuk eshte se po flas nga zilia ose inati ose nai gjo tjeter, as m'bohet vone fare, po kur te flisni per jeten e nates ne shqiperi, qujeni jete nate shqiperie, qe mos nga ngreni menjen kot dhe ne te tjereve.

12
Forumi i Studentëve / Të rinjtë dhe jeta e pavarur!
« ne: 18-09-2006, 17:09:27 »
Ne Shqiperi problemi i pare eshte qe cmimet e apartamenteve me qera jane shume te shtrenjta. Kostoja e jeteses gjithashtu Eshte kollaj te perdoresh Kanadane ose Ameriken si shembuj po Shqiperia ka probleme te tjera tani. Ne nje Shqiperi perfekte, ashtu do ndodhe, po mos harroni qe tradite shumevjecare, shpeshhere e imponuar nga situata (komunizem per shembull) kane bere te veten. Un kam disa shoke ne Tirone qe jane mire me pune dhe munden te jetojne ne vete, po per shumicen eshte e veshtire akoma.

13
Kinema / Syriana
« ne: 18-09-2006, 16:08:22 »
Un e pashe kete filmin qe kur doli ne kinema pasi degjova qe do ishte premtues. Si perfundim me pelqeu sesi ishin futur shume tema te nxehta te kohes se sotme ne 2 ore film. Ne si shqiptare me natyren dyshuese qe kemi, shume gjera per te cilat flitet ne film, i dinim. Me shume i hapi syte ketyre amerikaneve me te cilet e pashe filmin. Nje ankese te vogel kam un, fundi ishte pak i ekzagjeruar, mbase nje fund me real do ishte me i pranueshem. Si perfundim me behet qejfi qe aktore te medhenj si Clooney marrin pjese ne filma qe flasin per nje ceshtje te rendesishme.

14
Kete filmin e pashe ne avion rruges per ne ishujt e virgjera :) Ngaqe isha pak pergjumesh nuk e mora vesh mire fundin, po me pelqeu fakti qe Spike Lee kishte aq informacion per te kaluaren e Shqiperise. Nga ana tjeter, kaq veshtire ishte te gjesh nje femer shqiptare ne NYC per te luajtur rolin e shqiptares ?

15
Bota Sot / 11 shtatori 2001 (Të thenat dhe te pathenat)
« ne: 15-09-2006, 19:55:54 »
Bekim, tani nuk kohe me u pergjigj gjatë, po deshe hap teme tjetër për gjykatat ne Amerikë. Për kuriozitet, ti ku jeton ? E dyta, Jack Abramoff është çifut n.q.s. e di u je. Lidhe me gjykaten ket tani.
 Sa per Irakun, eshte deshire, po je deri ne kete far pike. Nuk e mohoj qe kompanite amerikane sidomos ato qe kane fitu kontratat e Pentagonit po bej miliarda dollare fitim, po me duket se e kishin mendu ndryshe. Asnje politikan nuk rrezikon karrieren per nje gabim te tille, as keta tanet ketej, sado budallenj te te duken ty.

16
Emisionet per te rinj qe un shof jane The Daily Show dhe Colbert Report. I permenda se shumica e spektatoreve i perkasin moshes 20-30 vjecare. The daily show me njeh  me budallalliqet politike qe i shpetojne CNN-it kurse colbert report me kenaq me sarkazmen dhe perqeshjen do e quaja ketyre komentatoreve politike ne Usa qe me arrogancen dhe injorancen e tyre te bejne te besosh se kane gjithmone te drejte. Cfare do te doja te shifja me teper? Sikur ta benin shfaqjen 5 here ne jave. :)

17
Bota Sot / 11 shtatori 2001 (Të thenat dhe te pathenat)
« ne: 15-09-2006, 17:43:04 »
Për mendimin tim nuk ka budallallik me të madh sesa të besosh këto teori konspirative nga autore te ndryshëm. Mesa duket është me kollaj të pranosh një teori te komplikuar absktrake, sesa faktin qe gjëra te tilla ndodhin kur organet kompetente nuk janë te fokusuara ne mbrojtjen e vendit. E para, sikur gjysma e shkrimit të parë te ishin te vërteta, D. Cheney do ishte te paktën para gjykatesit tani. Ju qe jetoni ne Amerikë e dini qe sistemi gjygjesor është pak a shumë independent nga pjeset e tjera te qeverisë (te paktën me shumë sesa ne vendet e tjera) Pse do linin një avion te godiste Pentagonin ku punon shtresa e lartë e ushtrise? Un nuk është se me pëlqen Cheney ose Bush ose Rumsfeldi, po nuk besoj se janeqene aq te zotë te planifikonin një plan kaq perfekt. Shif shembullin e Irakut, te ishin aq te zotë këta nuk perfundonte lufta ne këtë gjendje; ose Binin qe nuk e kemi kap dot akoma.
Teori konspirative do eksistojne gjithmone, Pearl Harbori per shembull ka 60 vjet dhe akoma dyshohet qe Anglezet e lane te ndodhe qe te terhiqnin Ameriken ne lufte.

18
Bota Sot / Terrorizmi. perbindesh qe vetëm shumohet!
« ne: 15-09-2006, 17:27:28 »
Kjo ideja e 4000 cifuteve qe nuk shkuan ne pune diten e 11 shtatorit eshte qesharake. Legjende urbane qe anti semitet duan ti besojne. Mesa lexova un, ku si lajm ishte publikuar ne nje gazete te Hezbollaut (armiq te Izraelit)  Bej nje google search dhe lexo se cfare thuhet per viktimat e 11 shtatorit; rreth 10% te te vrareve jane cifute. Nejse, ju lutem mos u largoni nga tema, tema eshte per terrorismin, jo teorite konspirative.
 Un kam pranuar qe terrorismi eshte e keqja e kohes tone, sic disa breza perpara kishin nazizmin, ose luften e ftohte, ne na ka ra rreziku i terrorismit islamik. Problemi them un eshte se bota perendimore i ka dhene shume arsye radikaleve islamike te na sulmojne. Un nuk jam shume dakort qe te shkojme ti neutralizojme atje ku jane (me perjashtime te vogla Bin Laden pershembull) Kjo lufte them un duhet te luhet ne mbrojte dhe me kundersulm te shpejte (bera nje analogji me futbollin) Mbrojte, mbrojta fillon ne shtepi me emigrimin, inteligjencen etj etj. Kundersulmi kuptohet me forca speciale dhe raketa tomahawk ose Predator. Ndonje mendim tjeter? Meqe ra fjala, me duket mua apo kjo teme nuk shtruar ndonje pyetje akoma?

Lexo ket linkun per cifutet dhe 11 shtatorin:
http://usinfo.state.gov/media/Archive/2005/Jan/14-260933.html


19
Diskutime / Cilat shtete i keni vizituar?
« ne: 15-09-2006, 15:03:45 »
Ti shtoj dhe un sipas rradhes:

Shqiperi

Greqi

Usa

Japoni ( 3 vjet)

Kore e Jugut

Singapor (nja 5 here me duket)

Tailande

Hong Kong (2 here)

Ishujt Filipine

Australi

Ishulli Saipan

Guam

Jordani

Indi

Hawai

Itali

Usa ku jetoj.


20
Forumi i Studentëve / Universitet ne SH.B.A
« ne: 14-09-2006, 17:06:11 »
Pershendetje studenta,
 T'ju tregoj pak per eksperiencen time me kolegjet amerikane. Un jam i regjistruar ne Ubniversity of Maryland University College (nuk e di pse quhet keshtu). Studioj per Criminal Justice. Edhe 35 kredite kam qe ta mbaroi. Problemi eshte qe un po i bej klasat ne internet pasi nuk ndodhem ne Maryland. Dikush permendi universitetet e Wash. DC. Per mendimin tim jane shume te mbivleresuara. Shume prej tyre jane te shtrenjte si psh George Wash.  Uni ose GeorgeTown. Motra ime mbaroi GWU dhe mezi di un eshte pak a shume $38,000 ne vit vetem per emrin e shkolles se si program njesoj eshte me shkollat e tjera. Revista Times kishte nje artikull para disa javesh sesi shkollat me emer Ivy League nuk jan aq te preferuara ose domosdoshme si dikur. Meqe ra fjala, ka ndonje tjeter criminal justice ketu?


Faqe: [1]