Profile of Hasani

×

Permbledhja

Hasani Zërist

Stats for Hasani
Posts:   296 (0.050 per day)
Personal Text:   selamualejkum
Vendndodhja:   DUNJAJA
Data e regjistrimit:   29-03-2005, 18:00:00
Last Active:   08-11-2011, 17:17:46
Gjinia:   Mashkull
Age:   35
Offline Offline

Messages - Hasani

1
Shqiptaria / Agjenti serbo-arab imami “Kràsn-iq”
« ne: 22-03-2009, 08:46:14 »
Brandon , Krishti mos lindi ne Tirane apo Prishtine , po Musa? krejt qatje i kane rrenjet, por feja nuk eshte vetem e arabeve por e te gjithe besimtareve pa dallim kombi.

Ndersa udheheqesit e vendeve arabe-perse ,jane vet ne mosperputhje me keshillat fetare ,jo kote shpesh shef protesta kunder tyre nga popullesia.Sikur te pyetesh popullin keto gjera moti do ishin sqaruar dhe kosova do ishte njofur, njekohesisht sikur edhe te kishim ndonje kryeminister dhe minister te jashtem me te afte dhe jo sahanlepires pro-perendimore dhe vatikanez.

2
Forumi Islam / Islami autokton!
« ne: 21-03-2009, 17:28:58 »
Edhe kendej ia paska nis me bon lomsh Sabri Selmani a , veq me bon emer a,Allahu i ngrit njerezit, por pinjoll te sherbimit sekret dhe shoket e xhavitit jo. E more Selam si erdhi nje grua para pak dite qe me heret kishte qene tek ju dhe ju i kishit thene se "je e martuar me dreqin", pasi e paska pas ajo burrin alkoliker.
Si more gjynahqarin e paske bon dreq, po ti je i paster si loti apo nuk e paska thene Zoti te verteten se c'do njeri eshte gabimtare.Mos bej budallakina ne emer te islamit.

Merr shkrime te Xhavit Shpiunit qe me heret ka qene Komunist dhe shoke tuajt si Olsin i ka torturuar vetem pse ka pare se Islami nuk e ka zakon te rri vetem ne xhami por te dal me hapur , ngase nuk eshte vetem relegjion por eshte Sistem Jete.

Ti bazohesh ne shkrime te Xhavitit edhe gjykon myslimanet , All-llahu te dhente hakkun per ate qe po ben.Amin.

Islami Autokton , eshte Islami qe e ka prediku All-llahu subhanhu we teAla ne Kuran dhe Pejgamberi alejhiselam ne sunnet.

Nese don Islam sikur krishterizem qe nderron citatet per tiu pershtatur ererave te kohes qofshin ato Komuniste, Monarkike,Kapitaliste etj ,je gabuar dhe kjo nuk perkon me Islamin ne vete.

Shumicen e fjaleve ketu ne kete shkrime i paska vjedhe selmani nga analizat e ndryshme qe jane bere(jo nga selmani) duke filluar nga pinjolli i Ora-s qe hengri dajak.
Nga kush hengri dajak?
Pse e hengri ate?

Pergjigjia e tij ishte se isha duke mbrojtur Islamin "autokton", dhe personat ishin vahabistat.

Pyet gazetarja ate ne vazhim: I ke pare ti ata?

Pergigjet: Jo ,ishin me Maska.

O truni i peshkit o truni i peshkit, i thua vetes mysliman , i ngjet genjeshtra besimtareve pa asnje argument te vetem, vetem e vetem per te ngritur reputacionin dhe dal neper gazeta, turprimi i Krijuesit do jete mbi ata qe mundohen te turperojne ne qfardo formen myslimanet ne kete dunja.

More qyqan , nen ate mask ka mund te jete Papa Benedikti 16 apo Veton Surroi apo apo , a veshtir me permend ndoj fjale Islame nga ata qe mandej ti te hutohesh e te ofendosh tjeret.

"Ata me kultur te huaj" nuk rrefin kend ngase kane pune me veten e tyre te permiresohen, por ju e po punoni per sigurimin e shtetit qoft ai vendor dhe i huaj per te mbjelle perqarje do iu vie fundi keq para Zotit, e dhashte Zoti te iu turperoj dhe shploj bemat e juve ehde ne kete dunja qe injorantet ti shofin ato.

Nuk ka gjat qe takova nje zyrtare te BIK-se , menjeher pas rrahjes se mulla krasniqit gjoja " se nuk po aplikojka ndoj hadithe", dhe ata jane ne dijni se nuk jane vellezerit mysliman "vehabi apo si po i quani" prapa kesaj po jane ca "hoxhallare" qe ne bashkepunim me sigurimin sekret , qe ta qojne mallin e disa hoxhallareve ne shqiperi ne kohen e komunizmit qe koleget e tyre i futen ne burgje e i pushkatuan per te zene nje karrike, nuk ka dyshime se komunista te tille ka ende neper bashkesit tona Islame.

Islami ne trojet tona ka histori me te gjate se Osmanizmi tek ne,o te mjere, Islami ka rrenjet tek Kurani dhe Sunneti, nga atje vjene frymezimi.

Citim
Postimi origjinal është bërë nga AbdylHabib
Pa ZOT, komb e atdhe nuk ka fe!



Kombet u krijuan me zhvillimin ekonomiko-politik Francez te shek.XVIII. Dmth prej atehere paskemi fe ?

Ndersa vet Pejgamberi alejhiselam erdhi ne fise arabe,fiset tjera beduine , hebreje etj qe ishin ne meke.
Po fene te cilen e Predikoj Nuhu alejhiselam qfare kombi paten ata ?

Zoti fe i ka zgjedhe edhe Ibrahimit alejhiselam, dhe token kudoqofte e ka bere vendshtrirje per aplikimin e Islamit.

3
Shqiptaria / Agjenti serbo-arab imami “Kràsn-iq”
« ne: 16-03-2009, 20:42:32 »
Te vetmit qe kam degjuar ta quajne anti-shqiptar Paul Tedeschinin jane anti-shqiptaret si abdein rakipi, osli jazexhi, artan mehmet meha etj me kompani ..

Prof. Dr. Muhamet Pirraku(mbi kete Paul Tadeschinin) “MOS BËN DËSHMI TË RREJSHME…!”

Një mik me shkroi: “Ju arritët famën, sepse u betë qe armiqtë Tuaj t’u ngrehin përmendore për shqiptarësinë historike te Kosovës….!” Ma dha edhe adresën:www.tsh.albemigrant .com. Miku im e paska kuptuar drejt, sepse më ka njohur mirë.

Surrati qe e shkroi: “Si e mendon kosovari Prof. Dr. Muhamet Pirraku?”, nuk ka fe, njerëzi, as komb. Marre për Juve, që e përkrahni. Nëse nuk jeni të gjithë të tillë?!? Kuptoni drejt konstatimin tim: Po ta bëni analizën e Adenes së shurrës sime dhe të gjakut të atij qe shkroi ashtu për Mua - Muhamet Pirrakun, më shumë gjene të shqiptarit do të gjeni në shurrën time se sa në gjakun e surrat Paul Tedeschini, as emër as mbiemër të kujtesës shqiptare historike. Marre për Juve që mbani emrin “tribunë shqiptare…”!?!

Surrat derrat që më “lavdërojnë”, nuk e kanë lexuar veprën tim “Jo katedrale në emër të shqiptarësisë së imagjinuar”, Prishtinë 2003,fq. 199, dy botime për dy muaj, nga 5000 copë!? Edhe sot është vepra më e lexuar nga shqiptarët bij shqiptarësh.
Në fund ua kujtoj një këshillë “kuranore” - “Mos bën dëshmi të rrejshme…!” U thërrasë ta botoni këtë reagim, jo për të ma mbrojtur qenien time prej shqiptari e dijetari, se nuk kam nevojë, por për hir të asaj se po e quani vetën Shqiptar!?!
Të më informoni datën se kur do ta lani këtë mëkat: “Mos vrajë…!”
Ky tekst, nëse nuk e plotësoni kërkesën time, botohet pas datës 12 shkurt 2009. E, me idiotin Paul, një ditë mund të syzohemi në Gjyq, ose para Zotit tim!

Prof. Dr. Muhamet Pirraku, Këshilltar shkencor në Institutin Albanologjik të Prishtinës, Prishtinë, 8 shkurt 2009.

4
Forumi Islam / Shërimi me Kur`an dhe synet !
« ne: 25-02-2009, 14:52:00 »
selam alejkum AbdylHabib,

Kerkoja nga ju qe te tregoni se kush eshte ky person , ku ka perfunduar mesimet dhe nga  morri kete cilesi te dijetarit.
Gjithashtu te tregosh edhe menyren dhe format qe perdore ky person per sherim.

Nese nuk i ben keto gjera , duhet ta dish se forumi Islam ketu nuk eshte vend i reklamave, aq me teper sheruesit e magjis dhe sihrit nuk bejne reklama si pasoj e kibrit te tyre, ngase nje njeriu me kiber nuk i jep Zoti miresi qe te sheroj njerez.

Edhe nje here te jesh i sinqert ose shkrimi do te largohet!

selam alejkum
Hasani.

5
Forumi Islam / Pyetje dhe përgjigje rreth fesë Islame
« ne: 13-02-2009, 12:31:32 »

Nje ndryshim tjeter thelbesor eshte se ne Islam, pasi te kesh bere nje mekat te madh, nuk ka shpetim me per sa i perket kesaj jetes ketu ne toke. Denimin do ta marresh. Dhe ky denim vjen nga duart e njeriut.

Pershendetje i nderuari Konti,

Shpresoj te me lejosh ta sqaroje pak kete citat te mesiperme pasi besoj se jam me teper ne ngjarje ne lidhje me fene islame.

Ky perceptim nuk eshte i drejte i dashur, pasi feja Islame eshte fe e Meshires, Dashuris dhe pranimit te Pendimit.

Zoti thote ne Kur'an: se c'do njeri eshte gabimtare, e me i miri prej tyre eshte ai qe pendohet(kerkon falje per gabimet e tij).

Per kete dera e Pendimit siq na meson Pejgamberi alejhiselam eshte e hapur deri ne momentin qe njeriut i vije vdekja ne fyt.

Pastaj personi qe bene 1 gabime qofte te madhe apo te vogel ne Islam ka ca kushte, qe une po ti ndaje pak gabimtaret ne nje aspekt:
1) Personi qe ka bere gabime karrshi Zotit dhe njekohesisht i ka hy ne hakk, i ka bere dem dikujt tjeter.
Ky person duhet se pari te pendohet tek Krijuesi i tij per vepren e ulet qe e ka bere, ti vije keq per ate qe e ka bere, te vendos me sinqeritet se nuk i kthehet me asaj vepre, dhe njekohesisht te ia kthej Hakkun demtuesit qe e ka demtuar.
Dmth une shembull te kame vjedhur ty 100 leke, mandej kame kuptuar vepren e ulet qe kame bere , kerkoje falje tek Zoti per kete gje te neveritshme , por duhet qe ti kthej edhe ty ato 100 leke dhe te kerkoj falje per demin e shkaktuar.

2) Personi qe bene gabime vetem karrshi Zotit, keti i mjafton te pendohet tek Zoti me ato kushte pendimi qe cekem dhe All-llahu eshte fales dhe meshirues.

Per te gjitha keto kerkohet qe gabimet te mos i tregohen askujt, por te mbahen per vete, dhe njekohesisht nese dine ndonje veper te ulet per vellaun tend te mos ia tregosh askujt por te mundohesh ta mshefesh, pasi qe thote Profeti alejhiselam me nje hadithe kudesi: Se Allahu ka thene : O ju qe jeni ne toke meshironi, nese deshironi te ju meshiroj Ai qe eshte ne Qiell.
Apo do ia fale personave gabimet qe i kane mshefur , te tijat dhe te vellaut te tij , diten e gjykimit.

Ajo qe mendoj se perkon me mendimin tend eshte se ju duhet ta keni te qarte se Islami dhe Myslimanet nuk kane institucion ne kete dunja qe te pastron gjynahet, dhe mandej te thote siq behet ne disa besime tjera" u rrefeve tu falen gabimet", kjo nuk eshte ne Islam.
Ato gabime qe i bene ne dunja duhet kerkuar pendim nga Zoti dhe meshire nga Ai , e mandej All-llahu eshte Fales dhe Meshirues.
Allahu eshte pastruesi i gjynaheve , falesi i gjynaheve, dhe kete privilegj nuk e gezon askush.

Ne nje hadithe Kudesi thote Profeti alejhiselam: Meshira ne peshoren e All-llahut e ka kaluar deshiren per ta denuar dike.

Apo thoshte Profeti alejhiselam shpesh ne lutjet e tija alejhiselam: O All-llah, Ti je Fales , dhe e done Faljen , atehere me fal mua.
 
Sa i perket dashuris keni ketu edhe pak nje perfundim paksa teper te diametralizuar.

Kush e don Allahun , Ai do e doje ate. Thote Profeti alejhiselam: Ai qe ka mendime te mira per Zotin e tij , Ai do e shperblej me te mira ate.

Dhe citate tjera qe e bejne Islamin mesatare, nuk e lene te varioj ne asnjeren ane te ekstremizmit.

Me nderime,
Hasani.

6
Forumi Islam / Pyetje dhe përgjigje rreth fesë Islame
« ne: 10-09-2008, 00:31:35 »
.... por nuk dua t'i futem shumë hollesirave se nuk dua te nxis shkrime keqdashese nga te tjerë.

Diçka p.sh. qe me bëri përshtypje është se ne Kuran nuk thuhet qartë ne asnjë vend qe gruaja te vere shami mbi kokë. Thuhet ne kraharor ose/dhe ne trup, por nuk përmendet koka dhe m'u dha pershtypja se është me shumë një intepretim i Kuranit, sesa një zbatim i tij. Mbase jam gabim, por nuk është e nevojshme qe te me përgjigjesh mbi këtë çështje.

Ne pritje te pergjigjes se pyetjes se dytë.

konti

Pershendetje Konti,

Se pari shpresoj se jeni mire ju dhe familja juaj,

Mandej mund te besh pyetje nga te hollesishmet deri te ato siperfaqesore ne lidhje me Islamin nuk ka problem , ndoshta problemi eshte tek koha jone e kufizuar per te qendruar prane ketu per tu kthyer me shpejt pergjigjien , per kete u kerkojme falje per pritje ndoshta te gjate.

Sa i perket mbuleses , ajetet jane te qarta se kerkohet mbulimi i gruas ,por perkthimi eshte i dobet ketu eshte problemi, jo vetem ne gjuhen shqipe ,por edhe ne ate gjermane etj eshte perkthim jo adekuat, ne ajet vjen fjala Xhilbab qe do te thote mbulimi i nga Koka deri tek kembeet ,ndersa permes disa haditheve jane lejuar te duket fetyra,duart, pra stolit e dukshme.
Me tutje Koka ben pjese ne Trupin e njeriut keshtu qe mund te vetkuptohet po te meditohet pak nga definimi i pergjitheshem i trupit.
Aq me teper neve Islamin nuk e marrim vetem nga Kurani por edhe nga Suneti , keshtu qe edhe Profeti alejhiselam ne shume hadithe e obligon mbulimin e gruas.Mandej tregohen ngjarjet se pas zbritjes se ajeteve te sipercekura nga motra , grate e shokeve te Profetit dhe ato te tija alejhiselam kane vendos mbulesen.

Ju Pershendesim,
Hasani

7
Forumi Islam / Pyetje dhe përgjigje rreth fesë Islame
« ne: 10-09-2008, 00:25:34 »


2) Xhamia! Kur u krijuan xhamitë për here të parë? Kam përshtypjen se ne kohën e Muhamedit nuk egzistonin ato akoma. Ka dhënë Muhamedi ndonjë udhezim se si duhet te jenë xhamitë? Ka ndonjë reference ne Kuran mbi strukturen apo praktiken e fesë brenda ne xhami? Po gratë? A u lejohet atyre te futen ne xhami për te adhuruar dhe për t'u lutur? Nëse po, kanë ndonjë vend te veçantë nga burrat, apo te gjithë rrine bashke? Nëse jo, përse nuk u lejohet grave te futen ne xhami dhe çfarë thotë Kurani për këtë gjë?

Faleminderit paraprakisht për të gjitha përgjigjet qe do me jepni.

konti

       
Xhamia - Roli dhe rëndësia e Saj!

Aktiviteti i besimtarëve nuk mund të paramendohet pa institucionin e xhamisë, sepse ajo është stitucion në të cilin besimtarët zhvillojn gati krejt aktivitetin e tyre në kryerjen e detyrave dhe obligimeve. Për këtë shkak është e nevojshme t'i bëhet një studim i shkurtër këtij institucioni të rëndësishëm me qëllim të përcaktimit të rolit që ka patur dhe ka sot në zhvillimin e jetës fetare islame.

1. Faltoret gjatë historisë së njerëzimit.

Nëse i kthehemi historisë së zhvillimit kulturor të njerëzimit do të shohim  se faltoret kanë ekzistuar prej kohës më të hershme, ku njerëzimi edhe pse është në shkallën më të ulët të intelegjencës, ka ndie nevojën e posedimit të faltoreve-vendtubimeve të ndryshme për t'iu lutur fuqive të ndryshme në të cilat besonin, për mirëvajtjen e punëve të tyre. Në kohën e paganizmit, njerëzit lutjet e tyre ua drejtonin figurave të punuara në formë statue të vendosura në vende të caktuara. Poashtu, hindusët, kinezët etj. Në besimet e tyre të gabuara, lutjet e tyre ua drejtonin, po ashtu figurave punuara

në formë statue të cilat kanë pasur emra të caktuar. Tempuj të ndryshëm hasim edhe te persianët e vjetër, romakët e vjetër dhe helenët, të cilët tempuj më kryesor i kanë emruar me emra të ndryshëm sikurse: Olimpi, termopole etj.

Paraqitja e krishterizmit dhe përhapja e tij bëri të mundshme ndërtimin e një numri të madhë të faltoreve, kishave, manastirave të cilat edhe sot e kësaj dite shërbejnë si vende lutjesh, vende për faljen e mëkatëve, vend vetmimi, asketimi etj.

Edhe pse këto faltore gjatë historisë së njerëzimit janë ndërtuar në bazë të besimeve të gabuara dhe të trilluara, përsëri na japin të kuptojmë se prirja për të besuar në Allahun xh.sh. dhe prirja e posedimit të faltoreve, në të cilat duhet lutur është e lindur bashk me njeriun.

2. Zhvillimi dhe definimi i xhamisë.

Me paraqitjen e islamit në skenën historike dhe me  përhapjen e tij të shpejtë vihen themelet e institucionit mjaftë me rëndësi e që quhet mesxhid apo xhami. Ky institucion përcaktohet nga burimi i pastër hyjnor-vahji. Dhe para kësaj kohe hasim në disa faltore të cilat qenë të inspiruara nga ndjenjat e pastërta, nga vahji i Allahut xh.sh. Kur’ani famëlartë cek ngritjen e bejtullahit në Mekke nga Ibrahimi dhe djjali i tij Ismaili a.s. dhe kjo njihet si faltore e parë e cila u ndërtua me qëllim të tubimit të njerëzve për t’iu lutur Allahut xh.sh.. Kjo sot quhet Qa’be e cila gjatë historisë shpeshëherë humbi qëllimin e ndërtimit, ku me paraqitjen e islamit përsëri i kthehet qëllimi dhe roli i ndërtimit të saj, dhe sot është vend i shenjtë ku tubohen të gjithë muslimanët e botës. Po ashtu, Kur’ani përmend edhe ndërtimin e një faltore në kohën e As-habi Kehfit, etj. Sipas të një hadithi të Muhamedit a.s. të cilin e trannsmeton Buhariu dhe Muslimi, xhamia e parë në tokë është Mesxhidul haram (Qa’beja në Mekë), e pastaj, Mesxhidi Aksa në Jerusalem.

Çka është xhamia më së miri do ta shohim nga vetë Kur'ani, i cili në lidhje me xhaminë përdor dy shprehje:

      a. Mesxhidun, sh. Mesaxhidun. Kjo shprehje rrjedh nga fjala e gjuhës arabe "sexhede" që do të thotë: "me u përkulë", "me bë sexhde", ndërsa

shprehja "mesxhid" do të thotë: "vend në të cilin bëhet sexhde". Këtë shprehje e hasim edhe në shumë hadithe të Muhamedit a.s.

     b. Bejt, sh. Bujut - Bejtullah e që do të thotë: "Shtëpia e Allahut xh.sh. Kjo nuk do të thotë se All-llahu xh.sh. ka shtëpi, por është quajtur kështu për t'ia rritur famën xhamisë. Pra fjala Bejtullah është sinonim i fjalës mesxhid.

Një pjesë e muslimanëve në botë e sidomos në vendin tonë më tepër përdorin shprehjen xhami. Kjo shprehje është shprehje e më vonshme. Në ditë e para përdorej vetëm fjala mesxhid. Fjalën xhami e hasim prej kohës së Omerit r.a., i cili urdhëroi mëkëmbësit e vet që përveç mesxhideve të

vendbanimeve të ndërtohet edhe një xhami qëndrore, në të cilën do të tubohen njerëzit për ta kryer së bashku namazin e xhumasë. Kështu që ky mesxhid qëndror i quajt xhami sepse i tubon njerëzit në kohë të caktuar për të kryer namazin e xhumasë. Për ate, sot shprehja xhami gati plotësisht e ka zavendësuar shprehjen mesxhid, e cila ka kuptim të faltores pa minare.

Xhamia e parë pas paraqitjes së Islamit, është ndërtuar në Kuba.  Aty Muhamedi a.s. me rastin e hixhretit ndërtoi xhaminë të cilin Kur'ani e quan "Mesxhidit-takva". Menjëherë pas kësaj xhamie Muhamedi a.s. ndërtoi xhaminë e dytë në Medine. Ishte e thjeshtë por mjaft funksionale, pse i kënaqte të gjitha nevojat e besimtarëve. Në te muslimanët kryejnë bashkarisht namazin, arsimohen dhe zhvillojnë kulturën e tyre islame. Në kohën e Muhamedit a.s. u ndërtuan edhe disa xhami tjera. Ebu Davudi në "Murselin" e tij, gjatë jetës së Muhamedit a.s. janë ndërtuar gjithësej nëntë xhamia. Edhe pse ndërroi jetë Muhamedi a.s. edhe më tutje vazhdoi të ndërtuarit e xhamive. Pse sa më tepër përhapej Islami ndihej nevoja për t'u ndërtuar xhami të tjera.

Të ndërtuarit e xhamive është ndër veprat më të lavduara në Islam. Këtë e vërtetojnë fjalët e Allahut xh.sh. dhe të Muhamedit a.s. t'i shohim fjalët e Muhamedit a.s. i cili në lidhje me këtë thotë:  "Kush ndërton xhami që me te të arrijë vetëm kënaqësinë e Allahut xh.sh., Allahu xh.sh. do t'i ndërtoi atij një ndërtesë të njejtë në xhennet". (transmeton Buhariu).

3. Rëndësia dhe roli i xhamisë.

Xhamia si institucion fetar luan një rol të rëndësishëm në zhvillimin kulturor islam të besimtarëve. Roli i saj varet nga ajo se sa janë në
gjendje besimtarët ta shfrytëzojnë ate. Duke marrë parasyshë rolin që ka luajtur ajo prej paraqitjes së islamit në skenën historike mund të konkludojmë se:
a. Xhamia është vend në të cilin kryhet ibadeti ndaj Allahut xh.sh. ku besimtari duke iu përkulë Allahut xh.sh. përjeton kënaqësinë më të madhe të ibadetit. Ky përjetim arrihet vetëm me vendosje të sinqertë për të shpreh falenderimin ndaj Krijuesit të tij për të mirat që ia ka dhurua Ai. Në xhami besimtari arrinë të pastrohet dhe të bëhet i devotshëm. Për ate edhe qëllimi kryesor i ndërtimit të xhamisë është humanizmi dhe devotshmëria e njeriut. Këtë më së miri do t'a kuptojmë nga disa ajete kur'anore dhe hadithe të Muhamedit a.s.: "Faltoret i mirëbajnë ata të cilët i besojnë Allahut dhe botën tjetër dhe që kryejnë faljen dhe japin zekatin dhe të cilët nuk i janë trembur askujt përveç Allahut. Ata, mbase do të jenë të përudhur në rrugën e drejtë". ( Et-tevbe,18 )

"... Xhamia që qysh prej ditës së parë është ngritur për devotshmëri. Me të vërtetë mediton më së shumti atz të kryejsh namazin. Në të ka njerëz që dëshirojnë të pastrohen dhe Allahu i don të Pastërtit". ( Et-tevbe,108)

"Nëpër shtëpi që janë ngritur me emrin e Allahut aty përmendet edhe emri i Tij, aty e lavdërojnë atë në mëngjes dhe mbrëmje". ( En-Nur,36)."

Xhamitë janë vende në të cilat besimtarët fitojnë fatin e kësaj dhe botës tjetër. Për këtë ata janë vende më të dashura tek Allahu xh.sh. Muhamedi a.s. thotë:"Xhamitë janë vendet më të dashura te Allahu xh.sh."Kur të kaloni pranë kopshteve të xhennetit zbaviteni. Dikush tha: Cilat janë kopshtet e xhennetit o i Dërguari i Allahut? Xhamitë u përgjigj ai".

b. Xhamia është vend i tubimit të besimtarëve (xhematit). Një ndër funksionet më kryesore të xhamisë është kryerja e namazit bashkarisht me xhematin. Falja e namazit me xhemat është shumë më i vlefshëm dhe besimtari në te fiton më shumë sevap. Falja e namazit me xhemat forcon besimin, shton dashurinë në mes besimtarëve në të njejtën kohë fiton  kënaqësinë e Allahut xh.sh. Në lidhje me këtë Muhamedi a.s. thotë:"Kur ta shihni një njeri që e bën zakon të vijë në xhami dëshmoni sa është besimtar i vërtetë". Po ashtu, në një hadith tjetër thotë: "Sihariqoi, ata të cilët nëpër errësirë shkojnë në xhami, me dritë të plotë në Ditën e gjikimit".(Transmeton Ebu Davudi dhe Termidhiu). Pra, për t'i shërbyer xhamitë qëllimit të vet duhet të vizitohen ato rregullisht dhe në to të kryhet namazi. Prezentimi në xhami është zbukurimi i saj.

c. Xhamia është institucioni i arsimit dhe edukimit islam. Xhamia prej fillimit të ekzistimit të saj, përveç tjerash ka luajtur rolin e intitucionit fetaro-arsimor. Xhamia paraqet institucionin më të vjetër arsimor, pse në te kanë gjetur zhvillimin e tyre shkencat e ndryshme si ato fetare po ashtu, edhe dituritë tjera të nevojshme për jetën e besimtarit.

Xhamia e parë në Medine ka qenë vend ku është mësuar shkrimi dhe leximi. Aty Muhamedi a.s. dhe shokët e tij përveç që kryenin ibadetet fetare, ato mësonin Kur'anin dhe shkencat tjera, zhvillonin debate, polemika të ndryshme rreth çështjeve me të cilat ballafaqoheshin muslimanët. Me një fjalë xhamitë kanë qenë vende të kryerjes së ibadeteve dhe të mësimit të diturive të ndryshme. Këtë na e vërteton fakti se gjatë zhvillimit dhe përhapjes së kulturës islame disa nga xhamitë e njohura në viset e ndryshme të botës si p.sh.: Xhamia e Muhamedit a.s. në Medine, Emevite në damask, Xhamia e madhe në Bagdad, Az-heri në Kajro, Zejtun në Tunis, Karevijuni në Marok, Adide në Algjer, pastaj xhaminë e Kordovës në Spanjë etj., u zhvilluan në universitete të mëdha në të cilët mbaheshin ligjerata nga të gjitha lëmitë.

Po ashtu, edhe në vendin tonë, shpeshherë xhamitë kanë patur po këtë karakter. Sipas udhëpërshkruesit të njohur Evlija Qelebi i cili shkruan se xhamitë sikurse ajo në Shtip, Shkup, Sremska Mitrovicë, Uzhicë, Sarajevë, kanë qenë vende në të cilat përveç kryerjes së ibadeteve fetare janë ligjëruar gati të gjitha shkencat fetare sikurse: kiraeti, Akaidi, Ahlaku, Fikhu, Feraizi, etj.

ç. Mbajtja e xhamisë

Xhaminë si institucion fetaro-arsimor, në të cilën kryhen aktivitete të ndryshme, duhet mbajtur mirë dhe pastërt. Muhamedi a.s. kishte kujdes të madh ndaj xhamisë. Islami është fe e pastërtisëshpirtëro re dhe trupore. Pra muslimani patjetër duhet t'i ketë trupin vendin dhe petkun ku duhet me u falë, të pastra. Muhamedi a.s. shpeshherë vetë e pastronte xhaminë dhe në ditën e xhuma e parfimonte me erëra të mira dhe të këndshme. Transmetohet nga një shok i Muhamedit a.s. i cili ka thënë:"Idërguari i Allahut xh.sh. na urdhëroi të ndërtojmë xhami, ta mbajmë pastër dhe me erëra të mira ta parfumojmë". (Transmeton termidhiu dhe Ahmedi) Për ate, Muhamedi a.s. ndalonte muslimanët që të vijnë në xhami të të pa pastër dhe ata të cilët kanë ngrënë hudhër dhe gjëra tjera që kanë erë jo të këndshme. Secili musliman duhet të ketë kujdes të madh sa i përket mbajtjes dhe pastërtisë së xhamisë, pse ajo është pasqyrë e muslimanëve.

d. Disa rregulla në lidhje me xhaminë

Sunnet është që hyrja në xhami të bëhet në këmbën e djathtë ndërsa dalja me këmbën e majtë. Mekruh është të ngritet zëri për së tepërmi. Po ashtu, mekruh është që në te të ketë ngatresa reciproke, ekzekutim i dënimeve, dalja nga xhamia në kohë të ezanit, përveç në rast nevoje. Se si duhet të sillemi në xhami më së miri e shohim nga ky hadith:"Largoni nga xhamia fëmijt e vegjël dhe të marrët, shitblerjen, diskutimin dhe grindjen, ngritjen e zërit dhe ngritjen fizike. Përpara dyerve bëni vend ku do të merret abdest dhe ku njeriu mund të pastrohet. Të xhumave, xhamitë t'i parfimosni me erëra të këndshme". ( Transmeton Ibni Maxhe ).

Përfundim

Nisur nga ajo që u tha më lartë, xhamia, pra, është institucioni dhe qendër e edukimit të përgjithshëm universal për besimtarët, duke filluar prej atij fetaro-shpirtëror e deri te ai arsimor, shkencor, filozofik, psikologjik, sociologjik, strategjik etj. Historia e Islamit vërteton në momentin kur xhamia ka luajtur rolin, e vet të plotë dhe origjinal në botë edhe ate në të gjitha fushat e aktivitet njerëzor. Se kjo është më se e vërtetë tregon fakti se Muhamedi a.s. menjëherë pas hixhretit prej Meke në Medinë hapin e parë në themelimin e shtetit Islam e bëri me ndërtimin e xhamisë së parë në vendin e quajtur Kuba, e pastaj në Medinë, e cila xhami u bë qendër fetare, arsimore, shkencore, juridike, ekonomike, politike, ushtarake, etj. Mu për këtë sot në botën islame ekziston organizata botërore e xhamive e cila merret me kultivimin, ndërtimin dhe ngritjen e veprimtarisë së institucionit të xhamisë kudo në botë. Andaj, nuk është e kotë ajo që armiqtë e Islamit, posaçërisht ato në Ballkan dhe më gjërë, me të madhe e luftojnë institucionin e xhamisë me qëllim të degradimit të saj, stagnimit, tjetërsimit, humbjes së origjinalitetit të rolit të saj, emë në fund edhe eliminimin e saj fizik, të vetëdijshëm se me eleminimin e institucionit të xhamisë si dhe rolit të saj pason edhe eliminimi i popujve musliman këtu dhe më gjërë.

Megjithatë, marrë parasysh vetëdijen e lartë dhe vullnetin e pashoq të besimtarëve si rezultat i ndjenjave fetaro-islame, në mënyrë permanente ndërtojnë xhami të cilat në çdo moment janë në shërbim të së mirës dhe në shërbim të ngritjes së vetëdijes së popullit për të kaluarën, të tashmen dhe të ardhmen e tij në këto treva.
 
Grate

Sa i perket Grave atyre i lejohet te ikin ne Xhami te bejne lutjet sikur edhe meshkujve. Dallimi egziston se Burrat e kane obligim faljen e Namazit ne Xhami dhe kane shperblime me te madhe nese falen aty, ndersa femrat nuk e kane Oblgime te falen atje dhe shperblimi i zevendesohet sikurse meshkujve nese falen ne shtepi.Kjo ka urtesit e veta ngase shume gra kane femijet, kerkohet kujdesi ndaj tyre, mandej pune tjera siq mund te jete rreziku i shkuarjes ne xhami ne oret e vona apo te hershme nga ndonje cytes i rehatis se tyre.
Nese shkojne ne Xhami grate ato kane vendin e posaqem te ndare nga meshkujt ku ato i bejne lutjet e tyre sikurse meshkujt nen pasimin e Imamit.
Burri nuk ka te drejte ta ndaloj gruan te ike ne xhami , kete me Hadithe te Profetit alejhiselam.

Nese nuk ke diqka te kjarte vazhdo me pyetje.

Shkrimi i mesiperme ka disa referenca nga tema "Xhamia" e H.Shaqir Fetahu dhe disa plotesime nga une.

Ju Pershendesim
Hasani

8
Forumi Islam / Ditari i Agjeruesve
« ne: 05-09-2008, 18:56:17 »
Parlote, faleminderit për përgjigjen tënde. Ne fakt, besimtarja ka dhënë një përgjigje, por nuk me duket shumë sqaruese.

"Filloni agjërimin me dallimin e hënës dhe përfundojeni atë me dallimin e saj, e nëse keni pengesë nga retë, atëherë plotësojeni Shabanin (quhet muaji përpara muajit Ramazan) tridhjetë ditë."

Kështu si e thotë me sipër me duket sikur agjërimi është 24 oresh. Dallimi i henes zakonisht bëhet sapo fillon te erresohet dhe të mbarosh agjërimin ne dallimin e henes i bie qe te presësh deri sa të vijë mbrëmja e ditës tjetër. Pak me qartë ju lutem, a mund te shpjegoheni? Një shpjegim i qartë do ishte nëse do ndanit experiencen tuaj. Ne çfarë ore te mengjesit e nisni agjërimin dhe ne c'ore te ditës e mbaroni. Një pershkrim d.m.th. i një ditë te tillë nga një musliman i devotshem do ishte me se sqaruese për mua.

Gjithashtu nuk kuptoj edhe këtë tjetrën. Çdo të thotë te plotesosh Shabanin tridhjete ditë?

Ju faleminderit shumë për mundimin tuaj,

konti

Pershendetje Konti,

Te plotesosh Muajin Shaban (ky muaj eshte para muajit Ramazan ne te cilin gjendemi tani) 30 do te thote tia vesh kapakun muajit te kaluar pa e ditur rrjedhen e Henes.
Zakonisht Muajt ne Islam ndahen sipas henes me nga 29 dhe 30 dite dhe kur ka filluar Shabani ka filluar Hena e re , mirpo neve nuk e dimi eshte 29 apo 30 dite pasi kete e percakton fillimi i Henes tjeter te re.
Kjo dmth se nuk jane muajt me dite te caktuara siq e dim neve nga kalendari gregorian(edhe pse ketu behet nganjher ndryshime , rasti muajit shkurt).
Dhe nese sot neve gjendemi ne naten e 29 dhe deshirojme ta shofim Henen se a ka dal e re ne menyre qe neve te percaktohemi per Muajin Ramazan por fakti deshti qe te mos mund ta vrojtojme se kemi mjegullira ateher neve e bejm Muajin Shaban 30 dite dhe mandej fillojme Muajin Ramazan.

Sa i perket nje dite 24 oreshe dhe agjerimit ne lidhje me te , ketu nuk ka te bej Hena asgje , por kemi te bejme me nderrimet ditore (Nate-Dite) qe ndodhin nga Dielli.
Dhe neve ndalojme se Hengeri Ushqim ateher kur fillon te zdrite dita dmth ne menyre figurative te merresh dy Penje dhe ti vendosesh ne nje nate sapo ti dallosh se cili eshte i bardhe dhe cili eshte i zi ateher per ty ka filluar dita e agjerimit, mandej Myslimanet  falin Namazin e Sabahit  dhe kjo dite vazhdon gjate ter dites ne menyre normale ,kush ka te punoj ,dikush te iken ne Universitet,shkolle etj deri sa te perendoj Dielli, kur perendon dielli ka ardhur koha e Akshamit ,ateher Myslimanet e prishin agjerimin e tyre me diqka te vogel qofte ajo Hurma, Qumsht,Uje,Lengje apo qka te kete pijet apo ushqimet dhe falin Namazin e Akshamit pas perfundimit te namazit te Akshamit ata ushqehen siq ushqehet njeriu duke u ushqyre plotesisht per ta shuajtur Urin.
Na kjo kohe Myslimanet kane te drejte te hane, pine(joalkohol),te kene mardhenie intime me bashkeshoretet e tyre dhe kjo lejes zgjate deri sa te vije prap ferku i sabahit ,sa te filloj te iken nata.


9
Forumi Islam / Pyetje dhe përgjigje rreth fesë Islame
« ne: 02-09-2008, 15:25:10 »
Kisha edhe një pyetje tj,un fatkeqësisht kam disa vite qe kam filluar cigaren dhe edhe pse kam 1 vit (elhamdulilah) ne fe kam ber disa her përpjekje për ta len atë ne emër te Allahut por skam mundur, dhe kam sh sh deshir qe me fillim te këtij muaj të madh ta lija 1 her e përgjithmonë,cfar me keshillon te bëj ose ndonjë dua te mir qe mund të dish apo thjesht një keshill te mir qe un sa her te me shkoj mendja te cigarja te mendoj inshAllah për një keshill apo te them ndonjë dua


selamualejkum vella i dashur,

Padyshim se Pirja e Duhanit eshte nje ves i keq qe e gezon vetem shejtanin e mallkuar dhe te gjithe ata qe nuk i deshirojne muslimanet e shendoshe.
Dihet vella i ndershem se ne boten tone qe jetojme sot si pasoj e pirjes se duhanit shume njerez vdesin ,vetem ne SHBA kalon 300000 mije ne vite, e mos te flasim per vendet e tjera.

Neve vellait ruajtjen e Shendetit dhe kujdesin ndaj vetes tone e kemi Obligime fetare , dhe qdo gje qe kundershton nje obligim fetare eshte veper e ulet dhe nuk meriton ti vihet veshi dhe te pasohet.
konsumimi i Duhanit shkakton sëmundje siç është kanceri i mushkërive, turbekuloza, sëmundjet e zemrës (vetëm disa i cekëm nga sëmundjet e ndryshme).
Ndersa Zoti i Madheruar thote ne Kur'anin Famelarte:

Dhe kush e bën këtë (që ndaloi Zoti xh.sh.) qëllimisht dhe tejkalon kufijtë, ne do ta hudhim atë në zjarr të fortë. Dhe kjo është shumë lehtë për Allahun”. (Sure En-Nisaë, 29,30).

Allahu xh.sh. gjithashtu thotë:”Dhe jepni për në rrugë të Allahut e mos hidhni veten në rrezik dhe bëni mirë, se me të vërtetë Allahu i do bëmirësit”. (El-Bekare, 195).

Vellait permes duhanit i shton rrezikun vetes tende,familjes dhe shoqeris si dhe kundershton keshillat e Zotit te madheruar.

Vellait neve na duhet nje shoqeri Islame , e shendosh dhe qe mund te jep diqka nga vetja ne ngritjen e Islamit ne vendin qe secili jeton.
Ne fillim kur doli duhani Dijetaret Islam duke u bazuar vetem ne aromen e keqe te duhanit e vendosen ne graden e mekruhit(nje vepre te urryer), mandej kur shendetesia vertetoj se nga duhani nuk ka asnje miresi te vetme dhe eshte e demshme per shendetin, dijetaret Islam dolen me qendrimin se kjo veper eshte Haram(e ndaluar).

Vellait juve me pirjen e duhanit shpenzoni para,te cilat do mund ti shpenzonit ne ndonje veper tjeter te hajrit, keshtu qe ia zvogloni vetes aktivitetin e bamiresis dhe ne anen tjeter demtoni shendetin tuaj.

Duhani siq e ceka shkakton semundje te ndryshme e deri ne paralize, vellait diten e gjykimit njerezit do i kerkojne All-llahut qe ti ktheje Ai ne kete dunja e te bejne sexhde por nuk u lejohet , ndersa njeriu me veteveprimin e tij bjen veten ne nje gjendje qe qysh ne kete dunja nuk eshte ne gjendje ti bije Zotit ne sexhde, mbushet fryme , nese ben sexhde nuk mund te qendroj gjate aty, ka nje arome te tmerrshme te gojes kur e din se melaqet i ka gjithemon dy afer , ne te djathet dhe te majte , si ndjehen ato me nje arome te tille vellait.

Prja e duhanit ndikon edhe ne demtimin e trurit dhe zvoglon eficiencen e te menduarit te shpejt dhe te saket , kjo veti qe neve sot vellait na duhen vellezer dhe motra te arsimuar dhe intelektual te shendosh qe do mund ta largojne kete marrezi qe tjeret po i bejne Islamit dhe ne te njejten kohe do ndihmojne ngritjen e Islamit.

Mos harro vellait se Besimtari asnjeher nuk duhet te niset nga ajo se sa mekat i madhe eshte nje veper qe e ben , por se kujna po i ben Mekat?
Po i ben mekat Ati qe te krijoj ne formen me te mire, ti dha te gjitha te mirat dhe prap me kokefortesi vazhdon ne ate veper te ndryre.

Mos harro se kthimi eshte tek All-llahu subhnahu we teAla nese jo sot ,ateher neser.

Nuk dua te frikesoj me keto fjale vellait , por me dhimbsesh mjaft si nje vella ne moshen me te mire rinore , ne moshen kur ka mundesi te jepe shume per kete Fe , orientohet ne gjera qe nuk i deshiron Allahu i Madheruar.

Parimi i parë që mund të shfrytëzohet në vijim është mbështetja në Allahun xh.sh. duke kërkuar ndihmën e tij dhe parimi për të hequr qafe pirjen e duhanit. Ja disa prova:

1. Mundohu të mbash mend se ti don të fitosh kënaqësinë e Allahut xh.sh. Hudhi të gjitha cigaret e mbetura dhe kujto se ke bë një synim të fortë e të qëndrueshëm drejt mospirjes së duhanit.

2. Zvogëloi kontaktet me duhanpirësit (ky është një hap shumë i rëndësishëm).

3. Mundohu me e zvogëluar pijen, veçanërisht pijet që janë të lidhura ngushtë dhe ndikojnë psiqikisht në pirjen e duhanit siç janë: kafeja, çaji, pijet që përmbajnë kofeinë etj.

4. Kurdo që të paraqitet një dëshirë e madhe për të pirë duhan, mundohu që të angazhohesh me diçka tjetër, veçanërisht me aktivitete të cilat të mundësojnë që duart t’i kesh të zëna.

5. Mundohu që të mos pranosh cigare prej asnjërit.

6. Në rast se paraqitet nevoja, mundohu që të mos e përfundosh pirjen e duhanit, cigaren e tërë.

7. Pij shumë ujë kur e ndërpret pirjen e duhanit. Dehidrimi është shkaku kryesor i simptomeve të tërheqjes.

8.Jemi ne Muajin e Ramazanit , eshte koha me e mire tash ti jepes divorcin kesaj vepre te ulet.

Në Islam pastërtia dhe higjiena janë theksuar në një shkallë të madhe se konsiderohen një pjesë e rëndësishme e Islamit (fesë) dhe besimit.

Eshtë shumë mirë e njohur se goja e duhanpirësve është jo e pastër dhe kundërmon erë të keqe “si një taketuke cigaresh”. Në Kur’an Allahu xh.sh. thotë:

“Dhe ndaloi ata nga çdo e keqe” (Al -A’rafë, 157).

“Ata që besuan dhe bënë punë të mira, nuk kanë mëkat për atë që u ushqyen (më herët) derisa ata ruhen (prej haramit), besojnë dhe bëjnë vepra të mira, mandej ruhen (nga ajo që ka qenë e lejuar e është ndaluar) dhe besojnë dhe pastaj ruhen (nga çdo mëkat) dhe bëjnë mirë. Allahu i do ata që bëjnë mirë”.

Pirja e duhanit nuk është asgjë tjetër por një formë e shkatërrimit të plotë (vetëvrasjes), e Ku’ran-i thotë:

“Dhe mos mbytni njeriun që Allahu ka ndaluar (mbytjen e tij), përveç me drejtësi”. (El-Israë, 33).

“Dhe jepni për në rrugë të Allahut e mos hidhni veten në rrezik dhe bëni mirë, se me të vërtetë Allahu i do bëmirësit” (El-Bekare, 195).

“…dhe mos mbytni veten tuaj. Vërtet Allahu është i mëshirshëm për ju.” (En Nisaë, 29).

Pejgamberi Muhammedi s.a.v.s. ka thënë: ”Mos i mbytni ose lëndoni të tjerët”. Thamë se është vërtetuar shkencëtarisht se pirja e duhanit nga ana e duhanpirësit është rrezik për personat që gjenden përreth tij.
Po ashtu siq e ceka se eshte nje shpenzim i teper dhe jo i mire.

Allahu xh.sh. thotë:”…po mos shpenzo tepër e pa rrugë. Ata që shpenzojnë tepër (mastrafxhinjtë) janë vëllezër (në veprim) të djajve, e djalli është përbuzës i madh i Zotit të Tij”. (El-Israë, 26,27).

Nuk ka dyshim se trupi dhe shëndeti është dhuratë nga Krijuesi dhe si i tillë meriton të rruhet. Madje edhe Kur’an-i thotë:

“E kur ta përsosë atë (në formën e njeriut) dhe t’i jape atij shpirtin që është krijesë Imja, atëherë ju bini atij në sexhde”. (El Hixhr, 29).

Ben dua te All-llahu te largoj nga kjo veper e ulet , njekohesisht forco Imanin(besimin) tend dhe merru me aktivitete te hajrit,sport,lexim,etj nga te cilat do perfitosh ti dhe Ummeti Islam.

Zoti te ruajt dhe dhente Sukses.

selamualejkum
Hasani

10
Forumi Islam / Pyetje dhe përgjigje rreth fesë Islame
« ne: 31-08-2008, 11:40:39 »


Edhe pse pyetjet ja ke drejtuar Hasanit, do të te shkruaj unë disa gjëra e nëse harroj diçka, inshAllah te tjerët i plotesojne leshimet e mia. ;)


All-llahu te shpërbleftë me Xhenetet e larta motër Aida, dhe ta lehtesofte këtë Muaj Agjerimi dhe jetën ne përgjithësi.Amin.
Unë jame me i varfer nga dija se ju motër e ndershme,për këtë edhe ndoshta do përsëris pak gjëra. :)


vëlla i dashur Elis:
Citim
selam alejkum te gjithëve
vlla Hasani,lexova disa përgjigje te tua ne këtë forum dhe me te vërtetë kuptova qe jem përgjigje (inshAllah) te sakta dhe te kuptueshme,Allahu esht ai qe me te vërtetë shikon dhe shperblen pa mas,Allahu te shperbleft insahlla ne këtë bot dhe ne tjetrën ty dhe familjen tënde

we alejkumuselam we rahmetullah , All-llahu subhanhu we teAla (i Lartesuar) ti pranofte luatjet , ndërsa unë kerkoj nga All-llahu subhanhu we teAla shumfishin nga ato lutje për ju dhe famijen tate.Amin

Mandej:
Citim
kisha një pyetje për ty vllaj,fatkeqësisht prindërit nuk i kam besimtar musulman po bektashi dhe për shum gjëra në lidhje me fen me kundervihen sh si p.sh. në lidhje me fet e atyre kur ato mblidhen e festojn e un nuk festoj me ato,dhe vellajin e kam kalama me plot kuptimin e fjalës dhe kundershto për gjëra sh pa lidheje disa her derisa me con ne acarim,gjss,doja te te pyesja,si duhet te sillem un me prindërit për pune te fes dhe deris ne ca pikë mundet tua kthej fjalën dhe dhe me kryesorja si duhet te sillem?

Vëlla i dashur, po të kuptoj ty mjafte mirë, dhe nuk ka largë qe me këtë problematik jame marren pasi një shok i imi këtu ku jetoj Elvis e ka emrin , ka nënën Krishtere dhe baban Ateist, ka filluar te falet por kishte presionin se si do ndiehen familja kur te ike ne Tiranë,pernjeher ky ndryshim përderisa deri pak kohe me pare kan qenë konsumues te Derrit etj.Por ia doli mban elhamdulilah edhe pse ka pune shumë.Këtë ta ceka se nuk je i vetemi ti me këto halle e derte te dunjas qe nga pragu i shtepis.

Së pari më vjen keq për prindërit tuaj qe nuk janë nga besimtaret musliman.Por zemrat tona janë ne Doren e All-llahut subhanhu we teAla , e unë lus Atë tia ndryshoj gjendjen prindeve dhe ti bëj ata besimtare te sinqertë.

Vëlla siç te ka cekur motra jonë e nderume Aida me sipër se miresjellja ndaj Prindeve është obligim i patjetersueshem.

Neve shpesh e shofim ne Kur'anë se miresjellja ndaj Prindeve është e lidhur ngusht me miresjelljen ndaj All-llahut subhamhu we teAla.
Për këtë thotë Dijetari i këtij ummeti Abdull-llah ibën Abbasi thotë: "Tre gjëra janë të lidhura ngushtë me tre të tjera,nuk pranohet njëra pa tjetrën:

1) "Respektoni All-llahun dhe respektoni të Dërguarin"(Tegabun 12) Ai që respekton All-lahun dhe nuk respekton të Dërguarin puna e tij eshtë e papranuar.

2) "Falnie namzin dhe jepni zekatin"(Bekare 43) Ai që falet e nuk jep zekat puna e tij është e papranuar.

3) (E porositëm njeriun) Të jeshë mirënjohës ndaj Meje dhe ndaj prindërve tu".(Llukman 14)


Mu për këtë arsye në Librin e All-llahut gjejmë porosi të shumta që na obligojnë të përkujdesemi dhe të jemi mirëbërës ndaj prindërve ashtu siç na tërhiqet vërejtja për mosdëgjimin dhe keqbërjen ndaj tyre në çfardo mënyre qoftë.All-llahu thotë:

"Adhurone All-llahun e mos i shoqëroni Atij asnjë send, dhe silluni mirë ndaj prindërve…"(Nisa 36)

"Ne e kemi obliguar njeriun me punë të mira ndaj prindërve të vet…    (Ankebut 8)

"Ne njeriun e kemi urdhëruar për (sjellje të mira ndaj) prindërve të vet, sepse nëna e vet atë e barti me mund pas mundi dhe pas dy viteve ia ndau gjinin.(e porositi) Të jesh jeshë mirënjohës ndaj Meje dhe ndaj dy prindërve tu, pse vetëm tek Unë është kthimi juaj.(Lukman 14)

Këto ajete kuranore na bëjnë të qartë vlerën e lartë të prindërve dhe të mirat e tyre të mëdha ndaj fëmijëve, e në mënyrë të veçantë theksohet vlera e nënës e cila përjeton vështirësi dhe gjëra të neveritura për shkak mundimeve dhe lodhjes nga dhimbjet e mëdha, bezdisjet,barrës, ngarkimit dhe vështirësive të shumta që i ndiejnë gratë shtatëzëne.Mbi të gjitha këto lindja e fëmiut që është shumë afër me vdekjen, nuk i dijnë dhembjet e saj përveç nënave që përjetojnë këtë.


Në sunetin e Pejgamberit gjejmë përputhshmëri me ajetet e lartëpërmendura për domosdoshmërinë e bamirësisë ndaj prindërve dhe nxitje kah ajo,si dhe qortim dhe frikësim për mosdëgjimin e tyre.

Është vërtetuar se Pejgamberi ka thënë: "Pajtimi i All-llahut është në pajtimin e prindërve si dhe hidhërimi i All-llahut është në hidhërimin e tyre" (Transmeton Taberiu në Kebir kurse hadithin e vërteton Albani)


Transmetojnë Ebu Davudi,Nesaiu dhe Ibnu Maxhe me zinxhirë të saktë nga Abdullah ibën Amër ibën Asi i cili thotë: Erdhi tek i Dërguari i All-llahut një njeri dhe i tha atij: i lash prindërit duke qarë dhe erdha të të jap besën për hixhret.
Pejgamberi tha: "Kthehu dhe bëri ata të qeshin ashtu siç i bëre të qajnë"
Transmeton imam Ahmedi në Musned dhe Ibni Maxhe nga Muavije ibën Xhahime es-Selmij i cili kërkoi leje nga Pejgamberi që të marrë pjesë në xhihad me të.Pejgamberi e urdhëroi që të kthehet dhe të sillet mirë me nënën e tij. Pasi që ai nguli këmbë, Pejgamberi i tha: "Mjer për ty…rri afër saj, se aty është Xhenneti."



Transmeton Imam Ahmedi me zinxhirë të mirë nga Muadh ibën Xhebeli i cili thotë: Më porosti Pejgamberi me dhjetë gjëra.Më tha:
"Mos i bën shirk All-llahut po edhe nëse vritesh apo digjesh.
Mos u bën i padëgjueshëm ndaj prindërve edhe nëse të urdhërojnë të braktisish familjen dhe pasurinë…"


E shef vëlla qe edhe po të urdherojne te braktisesh me te dashurit tu dhe pasurin nuk duhet të bëhesh i pandegjueshem ndaj tyre.

E shumë argumenta tjera qe tregojnë për obligueshmerin dhe miresjelljen ndaj Prinderve.

Po çka te bëjmë valle me një prinde jobesimtare apo te pandegjueshem?
T'i meshojme shkelem dhe tia kthejmi shpinen?
T'i cmendim me keqsjellje?
Po valle a nuk na urdheron All-llahu te jemi te sjellshem?

Vëlla i dashur Prindi është Prinde po të jetë besimtare elhamdulilah , po të mos jetë besimtare Allahu e Udhezofte por prap ai është prindi jonë.

Esma (radiall-llahu anha), thotë:
Në kohën e të Dërguarit (salall-llahu alejhi ue ala alihi ue sel-lem), na erdhi nëna për vizitë, e ajo donte të mbante lidhjet me mua (nëna ishte mosbesimtare), e unë e pyeta të Dërguarin e All-llahut s.u.t:
A t’i mbaj lidhjet me të ?
Ai tha:
Po mbaji lidhjet me nënën tënde.
Tra: Bukhariu dhe Muslimi.

vëlla Gruaja e Pejgamberit alejhiselam ka pas nënën pabesimtare dhe prap ka mbajtur lidhje me te.

Për shkak të të drejtës së madhe që kanë prindërit, All-llahu s.u.t. e ka bërë detyrë respektimin e tyre dhe sjelljen në mënyrën më të mirë edhe nëse ata mund të jenë mosbesimtarë.
Jo vetëm kaq, por edhe nëse mundohen të të largojnë nga feja e të të hedhin në mosbesim e gjunahe, përsëri kjo nuk i hedh poshtëëë detyrimet e tua ndaj tyre për mirësi e edukatë.

Thotë All-llahu i Lartësuar:
Por nëse ata të dy përpiqen me ty, që ti të bashkosh në të adhuruarit vetëm Mua të tjerë për të cilët ti nuk ke asnjë dije, atëherë mos iu bind atyre, por sillu me ta në dynja me dashamirësi ... Lukman: 15.

Nëse mosbesimi i tyre nuk e zhvlersoka përkujdesjen tënde ndaj tyre, atëherë do të thonim se nëse prindi është thjesht gjunahqar, nuk bëhet fjalë për mos respektimin e tij.
Mirëpo ky respektim nuk do të thotë që ti të veprosh gjynahun për t’iu bindur atyre sepse:

Nuk lejohet t’i bindesh krijesës kur thyet urdhëri i Krijuesit.
Tra: Ahmedi, e konsideroi të saktë Shajkeh Albani (rahimehull-llah).

Jo vëlla prindi nuk dëgjohet kur don te fus ne gjynahe. Por te sillemi bute me ta, nëse te kërkojnë te besh ndoj gjynah kërko arsyjen te largohesh , jo te jeshe i vrazhet sepse thotë Profeti alejhiselam:
Atë qe njeriu e arrin me butesi asnjeher nuk ka për ta arritur me vrazhedesi.

Si të thërrasin te besh ndoj gjynah , i thua atyre: O babai ime , o nëna ime , kërko çka të duash nga unë te lutem vetëm këtë mos e kërko se ma ka ndaluar Zoti..., mos syno te lutem te me fusesh ne gjynahe për te cilat do vuaj ne ahiret.

Sillu bute shumë ndaj tyre, sa të ipet mundësia investo te ta, bleje atyre dhurata, ndihmoj nenes ne punët e shtepis, ndihmoj babait ne punët tjera , beru i ndegjueshem ne punët qe nuk janë gjynah dhe babai apo nëna kërkon nga ti.Kur ti therrasesh thirri me butesi dhe dashuri; O nëna ime e dashur , O babai ime i dashur, e fjale tjera qe zemren e tyre e zbusin. Nëse njeriu arrin tia zbus zemren dikujt atëherë ajo zemër do bëj ç'do gjë për te ,kjo nuk është vetëm tek prindi qe është mishe e gjak i njejt si ti , por edhe me te dashuren apo gruan, fëmijët ,vellezerit musliman etj.



El Meruzi (rahimehull-llah), Përmend se një burrë nga Himsi (qytet ne Siri) e pyeti Ebu Abdullahin (Imam Ahmedi) se babai i tij kishte rrush dhe kishte kërkuar prej të birit që ta ndihmonte për ta shitur atë.
Ebu Abdullahu iu përgjigj duke i thënë:
Nëse e mendon se ai ia shet rrushin dikujt që e bën pije dehëse, mos e ndihmo.

Po kështu kemi edhe rastin e këtij Sahabi të nderuar Sa’d Ibn Ebij Uek-kas, i cili kur pranoi Islamin, nëna e tij u mërzit dhe e urdhëroi që ta linte fenë islame, por ky refuzoi.
Atëherë ajo e frikësoi duke i thënë se nuk do të hante e as nuk do të pinte derisa të vdiste nëse ai nuk largohej nga islami, e kështu që arabët do ta shanin se ai kishte vrarë nënën e tij.
Kështu nëna e Sa’dit qëndroi tre ditë pa ngrënë e pa pirë derisa i ra të fikët, një djalë tjetër i saj që quhej Umarek i dha të pijë, e më pas ajo filloi të mallkonte Sa’din.

E për këtë ngjarje All-llahu s.u.t. zbriti ajetin e 15 të sures Lukman:
Por nëse ata të dy përpiqen me ty, që ti të bashkosh në të adhuruarit vetëm Mua të tjerë për të cilët ti nuk ke asnjë dije, atëherë mos iu bind atyre, por sillu me ta në dynja me dashamirësi ...

Pra vëlla Seidi bëri gabim qe nuk i ndejti pranë nenes , dhe për këtë Zoti zbirit ajetin e mësipërm, pra nëse ata kërkojnë diçka qe te fusin ne gjynah , ti mos i ndegjo ata , por prap sillu mirë ne dunja me dashamiresi.


Ne kemi shembull edhe në Ibrahimin, mikun e All-llahut, babain e pejgamberëve, prijësin e besimdrejtëve kur i drejtohet babait të vet me fjalë të buta dhe të ëmbëla edhepse ai ishte i pafe. "O babai im" i thoshte atij duke e thirrë që vetëm All-llahun ta adhurojë dhe ta lë shirkun. Pasiqë ai nuk pranoi dhe iu kërcënua me rrahje e persekutim, Ibrahimi nuk shtoi më tepër se fjalën: "Qofsh i lirë prej meje! Unë do ta lus zotin tim për të falur ty" ( Merjem 47)

All-llahu e lavdëroi Jahja ibën Zekerijjanë kur tha për të: " Edhe i sjellshëm ndaj prindërve të vet, nuk ishte kryelartë e i pandëgjueshëm."( Merjem 14) All-llahu në këtë kuptim regjistroi shembuj të shumtë në Librin e tij.

Pra vëlla për ti ber një rezyme kësaj çka u tha: Prindi ne mekate nuk ndegjohet , por qëndroj pran sipas keshillave te dhëna.
Merr ndonjë libër Islam qe atyre ta merr mendja i bën përshtypje, c'dokush ka shije te ndryshëm , dhe ti e din shijen e prindeve atëherë e merr librin p.sh.: nga besimi, nga miresjellja ndaj prindeve, historia e profeteve apo rrethe shpirti etj. dhe e vendon mbi tavolin diku ku nëna apo babai apo vellai shetisin me shumë atypari dhe do e lexojnë.
Perpiqu te leshosh ligjerata Islame ne momentin qe ata janë aty , ligjerata qe janë te ndieshme për zemren e tyre, lesho Kur'an nga lexuesit e ndryshëm qe te pelqejn , ngase Kurani është Qetesues i Shpirtit , e forma tjera.
Nëse je duke lexuar diçka dhe te kërkon nëna apo babai , leje leximin pergjigjiu babait apo nenes , Muslimani e ka vaxhib pergjigjien e thirrjes ndaj Prindit , edhe nëse je duke falur Sunnete(jo farze) dhe ndegjon nënën duke te thirrir atëherë e nderpren namazin dhe i përgjigjesh thirrjes se saj , ngase namazi sunet është vetëm sunet ndërsa pergjigjia ndaj thirrjes se nenes apo babait ne khajr është vaxhib-obligim.
Ne ato tubime nëse nuk ka haram atëherë shko dhe inshaAllah me 1 qëllim te besh dawet tek ata njerëz , te perfitosh zemrat e tyre.All-llahu është shperblyes i mirë dhe do të shperblej për çdo vepër qe bën.

Sa i përket vellait ky kërkon një tretman tjetër , pasi edhe është kalama , keti duhet ndejtur karrshi duke plotësuar kerkesat e tij te hajrit dhe duke marrë pjesë me te ne punët qe nuk janë haram , nëse te kërkon të luash ndonjë sport ,ike me te , te kërkon apo pa kërkuar fare ti blesh diçka bleja , ndihmoj ne mesime,lidhe islamin me jetën e tij qe e jeton.Nuk është zgjidhje ngritja e zerit, asesi, por zemerbutesia ajo bën të arrish respekt te lart nga te tjerët.
Ti duhet të jesh ai qe e kupton edhe Botën e prinderve edhe te vellait tënd, këto dallojne shumë , por muslimani është i gjitheanshem. Profeti alejhiselam i mbledhte fëmijët e mahalles dhe luante me ta, niprat e tij i hypnin mbi shpine kur ishte ne namaz e ai rrinte ne sexhde deri sa loznin ata e u lodhnin për të mos ia prishur.Kur e pa një beduin Pejgamberin alejhiselam duke e puthur një femij , tha : si burrat te puthin fëmijët , unë kam kaq e kaq vite qe asnjeher nuk e kam perqafu femijen time, atëherë e din ti si iu përgjigje I Dashuri i Allahut subhanhu we teAla:Kush te ka faje qe Allahu ta ka forzu zemren?

Pra merre nga këto këshilla dhe ato te motres , dhe tjerat qe te tregojnë vellezerit tjerë dhe praktikoj bidhni teAla do ndryshoj gjendja.
Mos harro asnjeher ne Namazet e tuaja te besh dua qe Allahut ti udhezoj ata, vellait unë ka 8 vite qe nuk me është falur Babai, e unë gjithenje dua rreshte duke ber ngase nuk dua qe prindin ta shoh ne zjarre , deshti Allahu e nga kjo Xhuma ka filluar namazin.
Ateher mos u deshpero as ti nëse nuk të pranohet duaja menejher , se Allahu don te sprovoj a je i qendrueshem ti ndaj bindjes ne Allahun e Madheruar.

ma bën hallall se unë e zgjata e e tejzgjata.

selamualejkum we rahmetullah
Hasani

ps/ pergjigjien e pyetjes tjeter ta jap me vone inshaAllah se me duhet me perfundu ca pune tani, ma bej hallall.

11
Forumi Islam / Sa ditë do të argjeroni
« ne: 29-08-2008, 00:34:52 »
selamualejkum

Zoti ua lehtesofte ju vellezer dhe motra te nderuar/a agjerimin e keti muaji te bagate.
Na dhashte Zoti Iman dhe Shendet ta kalojme kete muaj ne menyren me te mire.

selamualejkum
vellau juaj
Hasani :perqafim

12
Ese Islame / Xhihadi i Madhe
« ne: 28-08-2008, 21:19:52 »
Xhihadi i Madhe

Autor: Hasan Mehmeti,
27.August.2008



Sot jemi mësuar qe te ndegjojme nëpër Mediat mbi qasjen e tyre ndaj Islamit pikërisht ne Piken e Xhihadit, por çka do të thotë njemend fjala "Xhihad".
Fjala Xhihad po të perkthehej nga Gjuha Arabe do të thotë: „Perpjekje“,“Sakrifice“,“dhenje mundi për te ndryshuar dhe mbajtur ne kontrolle diçka“.

Po e filloje këtë shkrime mbi Muajin e Ramazanit me thenjen e ministrit britanik të shtetit për Zyrën e Jashtme dhe të Komonuelthit në vitin 1999, z. Derek Fatchett : "Ajo çka ata (shumë njerëz në Përëndim shën. im) kanë nevojë të njohin është se ekziston një xhihad I madh- jo një luftë e shenjtë kundër të pabesëve, por një përpjekje përbrenda njeriut për të qenë I ndershëm dhe I drejtë. Dhe Ramazani është koha kur Kurani I Shenjtë I thërret besimtarët të meditojnë mbi këtë përpjekje." ( dërguar për "Jordan Times", 18 Janar 1999).

Pikërisht tani te nderuar vëllezër dhe motra në Islam është koha kur Besimtari bën Xhihad për te permiresuar veten si pika kryesore e referimit,mandej familjen ,rrethin dhe shoqerin ne te cilën jeton.

Nëse një Shpirte nuk aktivizohet dhe nenshtrohet deshirave dhe vullnetit te psiqikes se njeriut por qëndron i paaktivizuar ne te mirë , atëherë ai vetvetiu vendos te veproj diçka qe shpeshehere është fatale për rrugën e tij drejtë devotshmeris.

Xhihadi qe njeriu bën me Shpirtin e tij duke e vënë atë nën kontrollin e duhur ndaj kerkesave te drejta te All-llahut subhanhu we teAla dhe keshillave te arta te Pejgamberit alejhiselam është perpjekja me e lartë dhe subtile e njeriut, është pika me e lartë e Imanit(Besimit) ne Zemren e c’do Besimtari te sinqertë.

Pikërisht është ky Muaj i Begate për Besimtarin/en kur deshi Krijuesi i Gjithesis te leshoje nga Meshira e tij Udhezimet e Tij te begata , qe do ndihmonin njeriun ne rrugën e tij te permiresimit dhe udhezimit te Shpirtit ne kriteret e moralit te lartë.
All-llahu subhanhu we teAla thotë ne Kur’anin Famelarte në lidhje me këtë Muaj te Begate: "Muaji i Ramazanit në të cilin u zbrit Kurani: udhëzim për njerëzimin, provë e qartë për udhëheqje dhe kriteri (dallues i të vërtetës nga e kota). Kështu që, kushdo prej jush që dallon (hënën e re të natës së parë) të muajit (Ramazan), t’a agjërojë këtë muaj..." [El Bekare: 185]


Pikërisht te dashure Musliman është ky Muaj ne te cilin njeriu ka mundësi qe përpjekjet e tij për një dirigjime shpirtërore te marrin kahjen e duhur , është momenti kur Besimtari ka përballë vetëm egon e tij dhe jo me cytjet e Shejtanit, moment kur ai duhet te tregoj forcen dhe intelektin e tij mbi egon apo nefsin vetijak.Ky është muaji kur thotë Pejgamberi alejhiselam(Paqja dhe bekimi i Allahut qofshin mbi të!):
"Kur hyn nata e parë e muajit Ramazan, lidhen shejtanët dhe xhinët rebelë, mbyllen dyert e Zjarrit dhe nuk qëndron hapur asnjë prej tyre, dhe hapen dyert e Xhennetit e nuk qëndron mbyllur asnjë prej tyre. Një thirrës thërret: "O kërkues i të mirës, afrohu (kryerjes së të mirave)! O kërkues i së keqes, ndalu (nga kryerja të këqijave)! Allahu (në këtë muaj) liron nga Zjarri prej robërve të Tij, dhe kjo për çdo natë.” Transmeton Tirmidhiu (682), Ibën Maxhe (1642), Ibën Huzejme (3/188)(hadithi është I mirë ,hasen).

Bëhu atëherë prej atyre qe i përgjigjen thirrjes se veprimit te veprave te mira, pasi je vet prej atyre kerkuesve te se mirës, dhe ndalu dhe medito se veprimi I veprave te ulta ule dinjitetin dhe personalitetin tënd duke filluar ne raporte me Krijuesin ,vetveten ,familjen dhe rrethin shoqërore.

Për te folur për Miresite e keti Muaji është e paket ne raport me dijen tonë por koncentrimi jonë do jetë ne pikën sociale dhe te mirat qe ofrohen këtu.

Është koha i nderuar vëlla qe nga miresit qe Zoti ti ka dhënë ty ne sofren tënde te paqet ti ndashe me te vaferin, jetimin , invalidin e luftës, te pastrehin, farefisin, te vejat,nxensit dhe studentet qe iu duhet ndihma jote ne rrugën e tyre.

Jemi deshmitare te dukurive me negative qe kanë ndodhë ndojhere ne popullin tonë, duke filluar nga narkomania, prostitucioni, varferia,vetvrasja etj.
Të gjitha këto kanë një pikë qe po të ishte e shëndoshë do ishim mburrur siç mburreshim dikur me rinin tonë, ajo është mungesa financiare e pjeses dërrmuese te popullsis,papunesia.
Kësaj i shtohet edhe me shumë mangesia e dijës Islame, ngase po qe se do ishte ky popull i ditur mbi dispozitat e Fese nuk do e kishte shtyre atë te degjenerohet tejmase edhe mungesa e kushteve ekonomike.
Shumë familjare sot vrasin veten nga mundesa e shpenzimeve te mjaftushme për një kafshate buke për fëmijët e tyre, dhe mendojnë se me vetvrasje gjejne prehje dhe qetësi duke u larguar nga brengat e dunjas qe i janë kanosur, por kjo nuk është zgjidhje aq me tepër kur këtë dukuri te ulet nuk e lejon as Krijuesi dhe as i Derguari (Paqja dhe bekimi i Allahut qofshin mbi të!) i Tij,mandej kemi shumë vajza qe pa menduar fare dalin dhe shesin trupin e tyre duke felliqur ne njërën anë shoqerin dhe ne anën tjetër duke ulur vleften e tyre morale, e gjithë këtë e bëjmë duke menduar për një jetë me te mirë, por pa sukses edhe ato, mandej fati i shumë familjeve te invalideve dhe dëshmorëve te luftës sone Clirimtare,jetimeve dhe te moshuarve qe janë lënë ne meshiren e kohës dhe për ta nuk kujdeset askush nga Institucionet e vendeve ne te cilën jetojne.

Kjo vëlla dhe motër e dashur është një fushbeteje qe kërkohet të tregohesh një muxhahid( luftetare, perpjekes) me nefsin tënde së pari qe te mirat nga pasuria jote ti ndashe me ata qe mendon se e meritojnë ndihmën tënde per te permiresuar gjendjen e shoqeris ne te cilen jetojme.

Është moment meditimi edhe mbi kohën e kaluar, mendo pak kohën e Omer AbdulAzizit radiAllahu anhu qe kishte nën pushtetin e tij shumë vise te botës dhe popullesia e tij perbehej jo vetëm nga myslimanet por edhe nga te krishteret dhe jehudet, dhe kur morri rrugën te ike ne Afrike ti ndihmoje njerëzitë, aq shumë ishte larguar varferia ne shtetin e tij sa qe kur ai i thonte popullit :Urdheroni merreni nga te mirat e shetit qe i ka për ju.
Populli përgjigjej duke i thënë : O Prijesi ynë neve kemi mjafte dhe nuk na duhet me asgjë.

Dhe shiqo sot gjendjen e rend te këtyre popujve ne Afrike qe qindra e mijra vdesin nga uria dhe sëmundjet e ndryshme , kjo vëlla i nderuar tregon se largimi nga dispozitat e Krijuesit bën qe varferia shpirtërore dhe materiale te kaploje popullin , diç e tillë e ka kapluar edhe vendin tonë.

Ilaci i kësaj vëllezër është kthimi te All-llahu subhanhu we teAla dhe keshillat e Pejgamberit alejhiselam.

Thotë Profeti alejhiselam: "Kush ka kafshe tepert le të ja jep vellaut te vete , kush ka tepër ushqim le të ja jep vellait te vete."
Dërguari i Allahut kur flet për sadakanë thotë: “Sadakaja është argument i besimit të fshehur në zemër” .

Allahu i Madhërishëm dëshiron që robi i Tij të jetë dhurues dhe dorëlirë. Prandaj, Ai shpërblimin të cilin e ndanë Allahu do t’ia shumëfishojë.
 Allahu thotë në Kuran: “Shembulli i pasurisë së atyre që e japin në rrugën e Allahut është si një kokrre që i mbinë shtatë kallinj, në secilin kalli njëqind kokrra. Allahu ia shumëfishon (shpërblimin) atij që dëshiron, Allahu është Bujar i Madh, i di qëllimet”. (El-Bekare:261).

Pastaj mos ke frikë se me miresin e dhenjes ne përmirësimin e gjendjes se një te vaferi nuk te pakesohet aspak pasuria këtë na thotë edhe i Dërguari i Allahut sal-lall-llahu alejhi ve sel-lem ka thënë: “Sadakaja nuk pakëson pasurinë” (Transmeton Muslimi, Tirmidhiu, Ahmedi).
Andaj jep nga pasuria jote ne c’do kohe e sidomos ne këtë muaj për përmirësimin e gjendjes se rëndë qe e ka goditur këtë Ummet , qe për te folur për gjendjen e rënd te tij duhet kohe e kohe por më pak fjale e përshkruan një Poet arab Hadhihil Xhirrahi;

Këto janë varret e mija

A s'po iu levizin ndjenjat e juve?
A nuk kanë njerëzitë e kot pak mend me mendue
Unë jame një popull qe fmija e tyre ushqehen me te keqija.
Edhe i nxirren prej shpijave te veta ndërsa grave i mbet me vajtue
Jam popull i cili po prehen ne mesin e ditës , kur dielli është ne Kupen e Qiellit.
Ndërsa halli jem vetëm se bëhet muhabet edhe zgjatet , bëhet se si tregim.
Ah sikur ta kishit pa nënën e cila prehet , s'ka për atë Qefin e as Uje për me pastrue.
Ah sikur ta kishit pare femijen qe e ka zënë mbrëmja , ndërsa eshtrat e tij janë te djegur.
Ku janë vllaznit e mi o ju Rrasat e Gurit, Folni.
A ka ndoj vëlla qe na ngrit neve këtë te keqe dhe na anulon.?
Ku janë vllaznit tonë , ku janë te dashurit tonë?
Thirrjes tonë iu përgjigje një Pergjegjes , ne doren e tij mbanten Inxhilin(biblen).
A këtë tradite na mesoj Pejgamberi alejhiselam , Ku’ranin te cilit ia mesoj Xhibrili.
O vllazni na falni, se na jemi hala Ummet qe Instrumentat Muzikore koken tonë janë duke na rrotullue.
O vëllezër te Islamit , kjo është rroba jonë e lagur me gjakin dhe lotin tonë.
Ndërsa qerpiket e umetit tonë lyhen me te ziftin e luftës ,me pluhrin e luftës.



Duke ju lene ne meditimin e kesaj poezie shpresoj te permiresoni veten tuaj , te jeni prej atyre qe iu pergjigjen keti obligimi Islam te Agjerimit dhe te jeni ju ata permes te cileve te varferit do i gezohen ndihmes tuaj.



13
Me behet qefi dhe shpresoj te jete ashtu.

Ne qka bazohet ky ilac dhe sa jane pacientet qe kane pasur kete sukses per tu sheruar nga kjo semundje plotesisht.

me respekt
Hasani

14
Forumi Islam / Pyetje dhe përgjigje rreth fesë Islame
« ne: 21-08-2008, 10:16:04 »
selam te gjithëve
Allahu ju shpërbleftë për mundin e për punën e tuaj
kam një pytje
a është ngjyra e kuqe e ndalur ne fenë islame sepse kam ndegjuar qe nuk është ngjyrë e mirë ndërsa tek ne sidomos ne Kosovë shum e preferojn shpresoj qe nuk ju merzise me këtë pytje


we alejkumuselam moter limja.

Te uroj mireseardhje ne Forum, duke shpresuar se do kalosh caste te kendeshme.

Sa i perket ngjyres se Kuqe nuk eshte e ndaluar kjo ngjyre dhe sdi te kete ngjyre te jete e ndaluar, perveq nuk preferohet qe ngjyrat te jeten te tilla qe do reflektojne aq shume sa qe femra do behet objekt i shikimeve dhe fitneve ne rruge, per kete zakonisht disa e pranojne ngjyren e zeze , apo ato qe jane me te mbylleta ne vehte.Mirpo ndales prap se prap nuk ka te perkufizuar per ngjyren e kuqe , madje kemi edhe hadithe se ka pas keso ngjyre gra te mbuluara ne kohen e Pejgamberit alejhiselam.

 
Hadith - Sahih el-Buhari 7.733
...se ai kish pare Um Kulthum, bijen e te derguarit te Allahut, te kish veshur një rrobe mendafshi te kuqe.


selam alejkum
Hasani
 

15
Forumi Islam / Pyetje dhe përgjigje rreth fesë Islame
« ne: 21-08-2008, 10:10:44 »
Selam Hasan
 
Të postimi jot i fundit bëra një nderhyrje sepse shkaku i "ë" linku nuk delte mirë. Tet tregoj mos mendojsh se te kam editu.  ;)

Selam alejkum ty dhe tjerëve.
Allahu ju shpërbleftë për mundin dhe kontributin për ta ndare dijen tuaj me te tjerë qe janë ne kerkim te saj.



we alejkumuselam Aida

mire ja ke bon qe e ke editu , se u plakem e spo dim me punu me pc shkulfloket),

Allahu te shperblefte  :)

selamalejkum
Hasani

16
Forumi Islam / Dy muslimane të reja ne Ulqin
« ne: 20-08-2008, 09:50:17 »
selame...

MashaAllah,Elhamdulilah qe i ka udhezuar keto dy femra Zoti, dhashte Zoti te udhezohen edhe me ne kete fe te logjikes dhe dinjitetit.

Para ca ditesh patem rastin qe ne Kosove te konvertohet nje vella me baba shqiptar dhe nenen gjermanke(kjo me duket edhe ne youtube ishte), me heret BI e Pejes dhe Prizerenit treguan se aty jane konvertuar 2 femra ne Islam , dhe rasti i para pak ditesh me tregoj nje vella nga Kosova se atje nje Shqiptare i fese Kristiane ,me status Student ne U.Prishtines ka pranuar fene Islame, dhe eshte nen kujdesin vllazeror te vellezerve atje pasi presionet e familjes dhe fisit jane te tipit shtazarake.

selame..
Hasani

17
Forumi Islam / Pyetje dhe përgjigje rreth fesë Islame
« ne: 20-08-2008, 09:44:56 »
selamualejkum vellait,

Sunetet dhe miresit ne këtë fe nuk kufizohen ne muajin e Ramazanit , por sunete te lidhura për muajin e Ramazanit janë vetëm ato 6 ditë agjërimi pas.

Muaji i Shabanit ka miresit e veta te mëdha por nuk bën te percaktohen ne 10 ditet e para apo te fundit e kështu me radhe.

Për me shumë e postova një teme mbi Muajin e Shabanit: Agjerimi ne muajin shaban

atje e ke me gjeresisht.

selamualejkum
Hasani

18
Ese Islame / Agjërimi në muajin Shaban
« ne: 20-08-2008, 09:40:59 »
Falënderojmë All-llahun, i Cili na e ka plotësuar fenë, na i ka plotësuar dhuntitë, kurse paqa dhe bekimi qofshin mbi Pejgamberin, Muhammed, sal-lall-llahu alejhi ve sel-lem, Pejgamberi i mëshirës dhe teubes.

Shaban është emër i muajit (të tetë të kalendarit lunar), kështu është emërtuar sepse arabët shpërndaheshin për të kërkuar ujë, ose sipas disave për shkak të shpërndarjes nëpër shpella, e sipas të tretëve për shkak se gjendet mes muajit Rexheb dhe Ramazan. Shumësi i këtij emri është Shabanat ose Sheabiin.

Duke e analizuar sunnetin dhe hadithet e të Dërguarit, sal-lall-llahu alejhi ve sel-lem, do të mësojmë për disa vepra me të cilat i Dërguari e veçonte këtë muaj prej të cilave më i potencur ishte:

Agjërimi në muajin Shaban

Aisheja, radijall-llahu anha, thotë: "Pejgamberi, sal-lall-llahu alejhi ve sel-lem, agjëronte sa që mendonim se aspak nuk është duke ngrënë, dhe nuk agjëronte sa që thonim se aspak nuk agjëronte. Nuk e kam parë Pejgamberin, sal-lall-llahu alejhi ve sel-lem, duke agjëruar një muaj të plotë përveç Ramazanit, kurse më së shumti e kam parë duke agjëruar në muajin Shaban". (Buhariu dhe Muslimi). Në transmetimin tjetër të Muslimit qëndron: "E agjëronte gjithë Shabanin, përveç një pjesës së vogël".

Një grup i dijetarëve, prej tyre është edhe Abdull-llah ibën Mubareku, kanë anuar nga mendimi se Pejgamberi, sal-lall-llahu alejhi ve sel-lem, kurrë nuk e ka plotësuar muajin e Shabanit me agjërim, por e ka agjëruar pjesën më të madhe. Këtë mendim e përforcon hadithi të cilin e transmeton Muslimi nga Aisheja, radijall-llahu anha, ku thotë: "Nuk di se Pejgamberi, sal-lall-llahu alejhi ve sel-lem, ka agjëruar muaj të plotë përveç Ramazanit", ose në transmetimin tjetër: "nuk e kam parë duke agjëruar një muaj të plotë prej ditës që ka ardhur në Medinë, në përjashtim të Ramazanit".

Kurse Ibën Abbasi, radijall-llahu anhu, thotë: "Pejgamberi, sal-lall-llahu alejhi ve sel-lem, nuk ka agjëruar asnjë muaj të plotë përveç Ramazanit". (Buhariu dhe Muslimi). Andaj Ibën Abbasi, radijall-llahu anhu, e urente të agjëron muaj të plotë përveç Ramazanit.

Ibën Haxheri, rahimehull-llah, thotë: "Agjërimi i tij vullnetar ishte më i shumtë në muajin e Shabanit sesa në muajtë tjerë. Ai agjëronte pjesën më të madhe të Shabanit".

Usame ibën Zejdi, radijall-llahu anhu, thotë: i thashë Pejgamberit, sal-lall-llahu alejhi ve sel-lem: të shoh që më së shumti je duke e agjëruar muajin e Shabanit? Mu përgjegj: ky është muaji që njerëzit e neglizhojnë, sepse gjendet mes Rexhebit dhe Ramazanit. Ky është muaji që ngriten veprat te Zoti i botëve, kurse unë dëshiroj që të më ngriten veprat duke qenë agjërueshëm". (Transmeton Nesaiu. Shiko: "Sahihut-Tergibi vet-Terhibi", të Shejh Albanit, rahimehull-llah, fq. 425). Kurse në transmetimin e Ebu Davudit, Aisheja, radijall-llahu anha, thotë: "Muaji më i dashur për ta agjëruar Pejgamberi, sal-lall-llahu alejhi ve sel-lem, ishte muaji Shaban, pastaj e vazhdonte me muajin Ramazan". (Shejh Albani, rahimehull-llah, thotë se ky hadith është i vërtetë. Shiko: "Sahih Sunen Ebi Davud", 2/461).

Ibën Rexhebi, rahimehull-llah, thotë: "agjërimi i muajit Shaban është më i vlefshëm se agjërimi i muajve të shenjtë, kurse agjërimi më i mirë vullnetar është ai që është më afër Ramazanit, qoftë para ose mbrapa, ashtu sikurse namazet vullnetare me farzet, ato që falen para edhe ato që falen mbrapa, domethënë i plotësojnë mangësitë e farzeve. E njëjta gjë vlen edhe për agjërimin. Pastaj ashtu sikurse që sunetet e rregullta janë më të vlefshme sesa namazi vullnetar, ashtu edhe agjërimi para Ramazanit dhe pas është më i mirë sesa ai që është më larg.

Fjala e Pejgamberit, sal-lall-llahu alejhi ve sel-lem: "Shabani është muaj që e neglizhojnë njerëzit sepse gjendet mes Rexhebit dhe Ramazanit", domethënë se pasi që kufizohet me dy muaj të mëdhenj, muaji i shenjtë dhe muaji i agjërimit, njerëzit angazhohen nga ky muaj, andaj bëhet i neglizhuar. Shumica e njerëzve mendojnë se agjërimi i Rexhebit është më i vlefshëm se agjërimi i muajit Shaban, sepse muaji Rexheb është muaji i shenjtë, mirëpo kjo nuk është e saktë.

Në hadithin e lartëpërmendur tregohet se mundet disa kohëra, vende ose persona të njihen si më të vlefshëm edhe pse gjinden kohëra, vende ose persona që janë më te vlefshëm se to.

Në këtë hadith gjithashtu ka argument se është e pëlqyeshme që të shfrytëzohen me ibadet kohërat që i neglizhojnë njerëzit. Për këtë disa nga selefi (muslimanët e parë) e shfrytëzonin kohën mes Jacisë dhe Akshamit me ibadet, sepse shumica e njerëzve janë neglizhent nga ibadeti në këtë kohë. E njejta vlenë edhe për përmendjen e All-llahut, subhanehu ve teala, në treg, sepse e përmendin All-llahun në vend të neglizhencës dhe mes neglizhentëve. Të shfrytëzosh me ibadete kohën që zakonisht njerëzit e neglizhojnë, ka shumë dobi, prej tyre janë:

Dobitë e adhurimeve në kohëra që i neglizhojnë njerëzit:

- Më lehtë e ke ta fshehësh këtë ibadet, kurse te veprat vullnetare fshehja e tyre është më i mirë. Sidomos agjërimi, i cili është ibadet i fshehur me robit dhe Zotit të vet, për këtë edhe është thënë se në te nuk ka mundësi të ketë rija, syfaqësi. Ka pasur njerëz nga selefi që kanë agjëruar me vite, askush nuk e ka ditur. Kur ka dalur nga shtëpia për në treg ka marrë me vete bukën, rrugës i jepte ato sadaka, kurse ai vet agjëronte. Kështu, familja e tij mendonte se ka ngrënë bukën, kurse njerëzit e tregut mendoni se ka ngrënë në shtëpi. Për këtë, selefi e kanë pëlqyer për atë që agjëron që të tregon gjëra me të cilat do ta fshehë agjërimin e tij. Abdull-llah ibën Mesudi, radijall-llahu anhu, thotë: "nëse agjëroni, përdorni vajra (në fytyrë dhe flokë)". Kurse Katadeja, rahimehull-llah, thotë: "është e pëlqyer për agjëruesin që të përdorë vajra, që të largon nga vetja pluhurin e agjërimit".

- Veprat e mira në kohën e neglizhencës janë të rënda për nefsin, kurse prej shkaqeve që një vepër e bëjnë më të vlefshme, është vështirësi e tyre për nefsin, sepse kur një vepër e bëjnë shumë njerëz, atëherë është ma e lehtë, kurse nëse e neglizhojnë një vepër shumica e njerëzve, atëherë u bëhet e rëndë të zgjuarve. Transmeton Imam Muslimi nga Ma’kel ibën Jesari, radijall-llahu anhu, se Pejgamberi, sal-lall-llahu alejhi ve sel-lem, ka thënë: "Ibadeti në kohën e fitnes është sikur të bësh hixhret tek Unë". Sepse në këtë kohë njerëzit i pasojnë epshet e tyre, andaj ai që kapet për të vërtetën është duke bërë një vepër të rëndë.

Shkaku i agjërimit të shpeshtë në Shaban

Dijetarët kanë shumë mendime për shkakun e agjërimit të shumtë të Pejgamberit, sal-lall-llahu alejhi ve sel-lem, në muajin Shaban, prej tyre janë edhe këto mendime:

1- Nuk mundej ti agjëron çdo herë nga tre ditë të çdo muajit për shkak të udhëtimit, andaj të gjitha këto i kompensonte në muajin Shaban. Pejgamberi, sal-lall-llahu alejhi ve sel-lem, kur e bënte ndonjë vepër vullnetar e vazhdonte, e nëse i kalonte e kompensonte.

2- Disa kanë thënë: gratë e tij, i kompensonin ditët e mbetura nga Ramazani i kaluar në muajin Shaban, edhe ai agjëronte me to. Këtë e vërteton edhe Aisheja, radijall-llahu anha, e cila e vononte kompensimin e agjërimit të ditëve të mbetura nga Ramazani deri në Shaban, sepse ishte e angazhuar me Pejgamberin, sal-lall-llahu alejhi ve sel-lem.

3- Disa të tjerë kanë thënë: sepse është muaji që shumica e njerëzve e neglizhojnë. Ky është mendimi më i saktë, duke u mbështetur në hadithin e Usame ibën Zejdit që e përmendëm pak më lartë.

Në këtë rast duhet t’ua tërheqim vërejtjen se atij që i ka mbetur diç pa agjëruar nga muaji i kaluar i Ramazanit, duhet ta kompensoj para se të hyjë muaji i ardhshëm i Ramazanit dhe nuk i lejohet ta vonojë, përveç se me ndonjë arsye. Ai që ka mundësi ta kompenson para Ramazanit të ardhshëm dhe nuk e ka bërë, përveç kompensimit duhet bërë teube dhe për çdo ditë duhet ushqyer nga një të varfër. Ky është mendim i Malikut, Shafiut dhe Ahmedit.

Prej dobive të agjërimit të muajit Shaban është se agjërimi i këtij muaji e stërvitë njeriun para ardhjes së agjërimit të muajit Ramazan, që mos ti vjen i rëndë agjërimi i muajit Ramazan, por i vjen muaji i Ramazani, kurse ky është i përgatitur dhe aktiv.

Agjërimi në fund të Shabanit

Tregon Ebu Hurejreja, radijall-llahu anhu, se Pejgamberi, sal-lall-llahu alejhi ve sel-lem, ka thënë: "Mos agjëroni para Ramazanit një ose dy ditë, përveç atij që ka agjëruar ditë të zakonshme". (Buhariu dhe Muslimi)

Sipas argumenteve që i kemi në disponim agjërimi para muajit Ramazan i ka tre situata:

A) Të agjëron me nijet që mos të gabon fillimin e muajit Ramazan, kjo është haram.

B) Të agjëron me nijet të zotimit, ose kompensimit, etj, kjo është e lejuar sipas shumicës së dijetarëve, dhe

C) Të agjëron me nijet të agjërimit vullnetar, nëse e ka pasur traditë ti agjëron ato ditë, siç është e hënë dhe e enjte, atëherë i agjëron, përndryshe jo.

Nëse ndokush thotë: pse urrehet të agjërohet në ditët para muajit Ramazan, si përgjigje mund të themi, se kjo është kështu për shumë aspekte:

1- Për mos t’i shtuar muajit të Ramazanit ditë që nuk janë të tij. Për këtë shkak është i ndaluar edhe agjërimi i ditës së bajramit, që mos të bëjnë muslimanët siç kanë bërë pasuesit e librave, të cilët kanë shtuar sipas mendimeve dhe epsheve të tyre. Për këtë edhe ka ndaluar Pejgamberi, sal-lall-llahu alejhi ve sel-lem, agjërimin e ditës së dyshimtë.

2- Për të ndarë agjërimin vullnetar nga ai obligueshëm, edhe kjo është një gjë e ligjshme. Për këtë Pejgamberi, sal-lall-llahu alejhi ve sel-lem, ka ndaluar ngjitjen e namazit obligueshëm me atë vullnetar pa i ndarë ato me selam ose fjalë, sidomos sunnetet para namazit të sabahut.

Ndokush mund të mendojë se ngrënia para Ramazanit ka për qëllim ngopjen me ushqim dhe ngopjen e epsheve para se ta ndalon nga ushqimi me agjërim, por kjo është gabim dhe injorancë, nëse ndokush kështu ka menduar.

Leximi i Kur’anit dhe lëmosha

Pasi që muaji Shaban është paralajmërues i muajit Ramazan, atëherë edhe ky muaj duhet të ketë disa gjëra që i ka muaji i Ramazanit, siç është agjërimi, leximi i Kur'anit dhe dhënia e lëmoshës. Seleme ibën Suhejli thoshte: Muaji i Shabanit është muaj i lexuesve të Kur'anit".

Edhe Habib ibën Ebi Thabit kur hynte muaji Shaban thoshte: Ky është muaji i lexuesve të Kur'anit. Kurse Amr ibën Kajs el-Mulai kur hynte muaji i Shabanit, e mbyllte dyqanin e tij dhe lirohej nga angazhimet tjera për të lexuar Kur'an.

Festimi i natës në mes të muajit Shaban (Lejletul Berat)

All-llahu, subhanehu ve teala, thotë: “Sot përsosa për ju fenë tuaj, plotësova ndaj jush dhuntinë Time, zgjodha për ju islamin fe”. (El-Maide: 3).

“A mos kanë ata ortakë (zota ose idhuj) që u përcaktuan atyre fé, të cilën nuk e urdhëroi All-llahu?”. (Esh-Shura: 21).

Transmeton Buhariu dhe Muslimi nga Aisheja, radijall-llahu anha, se Pejgamberi, sal-lall-llahu alejhi ve sel-lem, ka thënë: “Kush shpikë në fenë tonë gjëra që s’janë prej sajë, kjo vepër është e refuzuar”.

Transmeton Xhabiri, radijall-llahu anhu, se Pejgamberi, sal-lall-llahu alejhi ve sel-lem, gjatë hutbes së tij thoshte: “Biseda më e mirë është, Libri i All-llahut e udhëzimi më i mirë është udhëzimi i Pejgamberit, sal-lall-llahu alejhi ve sel-lem, kurse gjërat më të këqija janë ato të shpikurat, kurse çdo bidat është delalet”. (Muslimi).

Shumë ajete dhe hadithe flasin në këtë drejtim.

Prej bidateve që i kanë shpikur njerëzit është edhe festimi i natës në mes të muajit shaban (nata e beratit), duke e veçuar këtë ditë me agjërim, duke mos pasur për këtë argument në të cilin mundet të mbështetemi. Mbi vlerën e kësaj dite ekzistojnë disa hadithe, mirëpo janë të dobëta, kurse sa i përket namazit në këtë ditë, të gjitha janë apokrife, siç e kanë treguar këtë shumë dijetarë. Disa prej tyre do t’i përmendim pak më poshtë.

Sipas mendimit të shumicës së dijetarëve festimi i kësaj dite është bidat dhe se hadithet që flasin për këtë ditë janë të dobëta, e disa janë edhe apokrife. Prej dijetarëve që e kanë treguar këtë gjë është edhe Ibën Rexhebi, rahimehull-llah, në librin “Letaiful-Mearif”. Sipas disave ka mundësi të punohet me hadith të dobët, mirëpo nëse për këtë vepër ka bazë të shëndoshë në hadithet e vërteta, kurse për këtë ditë nuk ka bazë të shëndoshë, që ta forcojmë me hadith të dobët. Këtë rregull e ka sqaruar shumë mirë Shejhul-Islam, Ibën Tejmijje, rahimehull-llah.

Të gjithë dijetarët janë të pajtimit se nëse muslimanët kanë mendime të ndryshme për ndonjë çështje, duhet kthyer në Kur'an dhe Sunnet, e çka të gjykojnë ato, ose njëri prej tyre, ajo është sherijat dhe fe që duhet ta pasojmë, kurse ajo që është në kundërshtim me te duhet refuzuar. Nëse për ndonjë ibadet nuk ka bazë në Kur'an dhe Sunnet, atëherë është bidat të cilin nuk lejohet ta bëjmë, e mos të flasim për davet në te ose t’i nxisim njerëzit në këtë vepër. All-llahu, subhanehu ve teala, thotë: “Nëse nuk pajtoheni për ndonjë çështje, atëherë parashtrojeni atë te All-llahu (te libri i Tij) dhe te i dërguari, po qe se i besoni All-llahut dhe ditës së fundit. Kjo është më e dobishmja dhe përfundimi më i mirë”. (En-Nisa: 59).

Ka shumë ajete që flasin në këtë drejtim dhe janë vendimtare se gjatë mendimeve të ndryshme duhet kthyer në Kur'an dhe Sunnet, dhe se duhet kënaqur me këtë gjykim, dhe se kjo është argument i imanit të një besimtari dhe e mirë për robin në dunja dhe ahiret.

Hafidh Ibën Rexhebi, rahimehull-llah, në librin e tij, “Letaiful-Mearif”, thotë: “Namazi gjatë natës në mes të muajit shaban nuk ka bazë nga Pejgamberi, sal-lall-llahu alejhi ve sel-lem, e as nga shokët e tij”.

Kurse çdo gjë që nuk ka bazë në argumente të shëndosha nuk i lejohet muslimanit ta shpikë në fe, pa marrë para sysh a është duke e bërë vet ose në grup, pa marrë para sysh a e bënë publikisht ose e fshehë, duke u bazuar në përgjithshmërinë e fjalës së Pejgamberit, sal-lall-llahu alejhi ve sel-lem: “Kush shpikë në fenë tonë gjëra që s’janë prej sajë, kjo vepër është e refuzuar”.

Imam Ebu Bekr Tartushi në librin e tij, “Shpikjet dhe bidatet”, thotë: “transmetohet nga Ibën Vedahi, e ky nga Zejd ibën Eslemi, i cili ka thënë: asnjë hoxhë i yni e as fukahatë tonë nuk i kanë dhënë asnjë vlere natës së mesme të muajit shaban, nuk e kanë zë gjë hadithin e Mekhulit, nuk e kanë konsideruar natë me vlerë. Kur Ibën Ebi Melikeja e ka dëgjuar njërin duke thënë: fulani thotë se nata e Beratit ka vlera sa nata e Kadrit, ia ktheu: po ta dëgjoja do ta goditja me shkop”.

Shevkaniu, rahimehull-llah, në librin e tij, “Dobi të përmbledhura”, thotë: “Hadithi që fletë për namazin e natës së mesme të muajit shaban është i trilluar”. E në disa libra tjerë ka thënë se është i kotë, i pa bazë, i dobët etj.

Disa dijetarë janë mashtruar me këto hadithe, siç është rasti me Ebu Hamid Gazalin dhe disa dijetarë të tefsirit.

Hafidh Irakiu thotë: Hadithi që flet për namazin në natën e mesme të muajit shaban është i trilluar mbi Pejgamberin, sal-lall-llahu alejhi ve sel-lem, dhe është gënjeshtër mbi te”.

Imam Neveviu thotë: “Namazi i Regaibit dhe namazi i natës së beratit janë bidate dhe nuk duhet të mashtrohet ndokush nga fakti se janë të përmendura në librin “Kutul-Kulub”, ose “Ihaju ulumud-din”, e as nga hadithet që janë përmendur atje, sepse krejt ato janë të kota, e as me shkrimet e disa dijetarëve që u është përzier kjo çështje, sepse ata kanë gabuar në këtë rast”.

Shejhu Ebu Muhammed, Abdur-Rahman ibën Ismail El-Makdisiu ka shkruar libër shumë të vlefshëm mbi këtë temë, ku ka vërtetuar kotësinë e sajë në mënyrë të zgjeruar dhe të mirë. Dijetarët kanë folur shumë rreth kësaj teme, po të dëshironim t’i përmendim do ta zgjatnim shumë. Mirëpo kjo që kemi përmendur, mendojmë se mjafton për ate që e kërkon të vërtetën.

Ajetet, hadithet dhe fjalët e dijetarëve që i përmendëm më lartë i sqarojnë kërkuesit të të vërtetës se: festimi i natës në mes të muajit shaban, me namaz ose gjëra tjera, veçimi i ditës së sajë me agjërim, është bidat i urrejtur sipas shumicës së dijetarëve dhe nuk ka bazë në sherijatin e pastër, bidat i cili ka dalur pas shekujve të sahabeve, radijall-llahu anhum.

Në këtë kontekst kërkuesit të të vërtetës i mjafton ajeti: “Sot përsosa për ju fenë tuaj..”. Dhe ajetet tjera që flasin në këtë drejtim.

Edhe hadithi: “Kush shpikë në fenë tonë gjëra që s’janë prej sajë, kjo vepër është e refuzuar”.

Imam Muslimi transmeton nga Ebu Hurej¬re, radijall-llahu anhu, i cili thotë se Pejgam¬beri, sal-lall-llahu alejhi ve sel-lem, ka thënë: “Mos e veçoni natën e xhuma me namaz të veçantë, e as ditën e sajë me agjërim të veçantë, në përjashtim të rastit kur ju takon në agjërim të zakonshëm”.

Po të ishte e lejuar të veçohet ndonjë natë me agjërim, atëherë nata më meritore do të ishte nata e xhuma, sepse dita e sajë është dita më e mirë në të cilën ka lindur dielli, sipas haditheve të Pejgamberit, sal-lall-llahu alejhi ve sel-lem. Pasiqë Pejgamberi, sal-lall-llahu alejhi ve sel-lem, ua ka tërhjekur vërejtjen nga veçimi i natës së xhuma me namaz të veçantë, kjo tregon se veçimi i ndonjë nate tjetër edhe më parë është i ndaluar, në përjashtim të ndonjë rastit kur është veçuar me hadith të vërtetë.

Pasi që sipas sherijatit është e ligjshme namazi i natës gjatë ramazanit dhe natës së Kadrit, Pejgamberi, sal-lall-llahu alejhi ve sel-lem, ua ka treguar ummetit dhe i ka nxitur në te, bile edhe vet i ka bërë.

Pejgamberi, sal-lall-llahu alejhi ve sel-lem, thotë: “Kush falet gjatë netëve të Ramazanit, me besim dhe shpresë të shpërblimit, i falen mëkatet e mëparshme”. (Buhariu dhe Muslimi).

“Kush e falët Natën e Kadrit me besim dhe shpresim të shpërblimit, i falen mëkatet që i ka bërë më parë”. (Buhariu dhe Muslimi).

Kështu që, po të ishte nata në mes të muajit shaban dhe nata e parë e xhumasë së parë të Rexhebit (që e quajnë Regaib), ose nata e Israsë dhe Miraxhit e ligjshme veçimi i tyre me festim ose me ndonjë ibadet të veçantë, do tia tregonte Pejgamberi, sal-lall-llahu alejhi ve sel-lem, këtë mbarë ummetit ose do ta bënte vetë, po të ndodhte diç e tillë, këtë do të na e tregonin sahabet e tij e nuk do të na e fshehnin, sepse ata kanë qenë njerëzit që më së shumti kanë këshilluar, pas Pejgamberëve. All-llahu qoftë i kënaqur prej tyre.

Pak më parë të treguam fjalët e dijetarëve se për këtë gjë nuk ka asnjë hadith të vërtetë nga Pejgamberi, sal-lall-llahu alejhi ve sel-lem, e as nga sahabet e tij,, radijall-llahu anhum, as për natën e Regaibit e as për natën e Beratit, atëherë na bëhet e qartë se festimi i kësaj nate është bidat, gjë e shpikur në Islam edhe veçimi me ibadet të veçantë është bidat. Kjo vlenë edhe për natën e Israsë dhe Miraxhit.

...

E lusim All-llahun që ti udhëzojë mbarë muslimanët që të kapen për Sunnet dhe të përqëndrohen në te dhe të kujdesen prej bidateve dhe gjërave që i kundërshtohen. Paqa dhe bekimi qofshin mbi Muhammedin, sal-lall-llahu alejhi ve sel-lem, dhe mbi shokët e tijë në përgjithësi.


Referencat:

"Lataiful-Mearif fima limevasimil-Ami minel-Vedhaifi", të Ibën Rexheb Hanbeliut

“Përmbledhja e fetvave” të shejh Ibën Baz, rahimehull-llah, vëll. 2, fq. 882

"El-Ilamamu bishejin min ahkamis-Sijami", Abdul-Azizi Raxhihi

19
Ese Islame / Nje veshtrim Shpirtit
« ne: 19-08-2008, 21:25:16 »
NJE VËSHTRIM SHPIRTIT



Allahu i Madhëruar e krijoi njeriun nga një përzierje e bashkedyzuar e cila ne vete përmban virtyte dhe vese. Arsyeja e kësaj është te sprovohet njeriu, se cila nga këto dy fuqi do te ngadhënjejë te ai. Me përfilljen e mësimeve Hyjnore dhe arsyes se shëndoshë, ai do te jete i afte qe t’i mposhte tendencat e liga, vesin, te shëmtuarën dhe te koten, ndërsa nëse tregohet neglizhent ndaj këtyre mësimeve, ai nuk do te jete i gatshëm qe te përballet me to dhe nga kjo arene do te dale si i mposhtur.
Disa prej këtyre veseve arrijnë te shfaqen dhe te bëhen pjese e sjelljeve dhe kulturës se njeriut, e disa te tjera te cilat mbesin te mposhtura dhe nuk dalin ne sipërfaqe, Por, ndodh qe njeriu te mishërohet me këto vese deri ne atë mase sa qe nuk e vëren se ato i dirigjojnë qëndrimet dhe sjelljet e tij. Prandaj, lind nevoja për një mënyrë te përkryer dhe te sigurte qe t’i ndihmoje njeriut për te mundur veset e tij.
Rruga për eliminimin e këtyre veseve padyshim se nuk është e shkurtër dhe pa sakrifica. Mirëpo, çdo rruge e gjate fillon me një hap, e pastaj me insistimin e vazhdueshëm për te arritur ne cakun e dëshiruar ajo mbaron.
Hapi i pare dhe vendimtar ne këtë rruge është qe njeriu te pranoje betejën me veten e tij dhe pastaj te zhytet ne thellësitë e saj, për te zbuluar dobësitë dhe gjithë atë qe e shqetëson shpirtin e tij. Dijetaret e mirëfillte e bënin një gjë te tille me veten e tyre, madje disa i publikonin rezultatet e kërkimit te tyre, ne mënyrë qe ato te shërbenin si modele dhe ecuri për te tjerët.
Lexuesve te nderuar te kësaj fletëze po ua paraqesim një përvojë te kombinuar te atyre qe me një guxim te madh u zhyten ne thellësitë e shpirtit dhe njëherë e përgjithmonë ngadhënjyen ndaj te keqes dhe te ligës. Prandaj le te shërbej përvoja e tyre si një pasqyre para se cilës do t’i vejmë vetët tona, ashtu qe te shohim atë qe kishin zbuluar ata, e me pas le t’i ndjekim gjurmët e tyre për te ngadhënjyer ne këtë lufte.
Le te shohim pra se cilat janë rezultatet e këtyre zbulimeve?

- Shpirti e do rehatinë dhe pushimin, ndërsa urren punët e mundimshme edhe nëse janë për hir te Zotit dhe ne rrugën e Tij.
- Ai posedon mjeshtri te rralle ne paraqitjen e arsyetimeve te ndryshme qe kane për qellim largimin e pergjegjesise ne pune dhe kontribut.
- Gjithashtu, ai ka kureshtje te tepruar dhe shfaq interesim te madh përkitazi me punët qe nuk i takojnë dhe qe nuk janë përgjegjësi e tij.
- Ata gjeten se te uni i njeriut vazhdimisht shfaqet dëshira për t’i shërbyer atij e asnjëherë qe ai t’i shërbej ndokujt.
- Vërejtën se qofte edhe një fjale me e rëndomtë ka mundësi te shpërthej hidhërimin ne te, e me pas vazhdimisht te këmbëngul ne hakmarrje ndaj atij qe e ka lënduar.
- Unit aspak nuk i pëlqejnë fjalët “nuk e di” dhe nëse ndodh qe ta pyet ndokush qe e konsideron atë te dijshëm, atëherë mundohet qe me çdo mjet ta arsyetoj këtë bindje qofte dhe me padituri.
- Ne polemika mundohet me çdo kusht te fitoj dhe gëzohet shume nëse e arrin këtë, ndërsa nëse ndodh qe kundërshtari t’ia qëlloj te vërtetës, atëherë kjo gjë e dëshpëron pamase.
- Nëse ndodh qe te këtë ngatërresa ose mospajtim me ndoke atëherë i gëzohet çdo fatkeqësie qe i ndodhe atij, qofte edhe devijimi nga feja.
- Kur gabon, insiston me te gjitha mjetet e mundshme ta arsyetoje gabimin duke pretenduar se çdokujt i ngjan një gjë e tille. E nëse ndodh qe tjetri prej arsyetimeve për vete nuk i shpreh pe rate.
- Kur prezanton ne ndonjë tubim, ai do qe te dëgjohet zëri i tij dhe te respektohet mendimi i tij, pavarësisht se a është i drejte a jo, kurse ajo qe me se tepërmi preferon ne këto tubime është biseda për aftesiste dhe sukseset e tij.
- Shume begati te cilat ia dhuroi Allahu dhe ia kane lakmi te tjerët, mundohet qe t’i arsyetoj se janë nga vet mundi dhe kontributi i tij, e assesi ose shume rralle e përmend se koj është thjeshte dhurate e Zotit për te, e mbase shume lehte dikush tjetër ka mundur te jete ne vendin e tij.
- Nëse i bene mire ndokujt, atëherë kërkon qe ky t’i mbetet atij borxhli i përjetshëm, përndryshe pason ankimi publik dhe përbuzja e vazhdueshme.
- I behet qejfi shume kur gabon ndokush ne shoqëri, e ky te nxitoje ta përmirësoj atë.
- Ai frikësohet shume nga varfëria dhe jeta e rende, e kjo mund ta shpie edhe ne pune dhe aktivitete te ndaluara ne mënyrë qe ta siguroje ekzistencën, pavarësisht dëmeve qe i sjell ky fitim për fenë e tij.
- Nëse kërkohet prej tij te jap lëmoshë apo te kontribuoj për ndonjë projekt te dobishëm, atëherë arsyetohet se i duhen atij dhe familjes se tij.
- I pëlqen bartja e fjalëve dhe shume lehte i beson thashethemeve, ne veçanti atyre qe i shkojnë përshtati.
- Emocionet shpeshherë ndodh te jene aleat i fuqishëm kundër logjikes se shëndoshë, e qe ne baze te kësaj aleance te dështuar, ai ndërton qëndrime dhe merr vendime.
- Nuk e prish rehatinë dhe komoditetin edhe nese nje gje e tille e kërkon kryerja e ndonje obligimi apo largimi nga ndonjë e keqe.
- Mllefoset për gjerat e thjeshta te kësaj bote dhe nuk e përmban mllefin qe po shpërtheu merr me vete shume viktima.
- Prej te ligave te shpirtit është se begatitë e dhuruara atij nga Allahu nuk i çmon, por gjithnjë lakmon te huajat.
- E nëse ndodh t’i çmoj ato, atëherë nuk e falënderon Allahun ose se paku e bën këtë vetëm ne gjuhe duke mos çare kokën për format tjera te falënderimit.
- Nëse e godet ndonjë gjë e pakëndshme ose nuk i realizohet ajo qe synon, atëherë hidhërohet ne caktimin e Zotit. Nëse e përmban veten nga fjalët, ai nuk përmbahet dot nga mendimi se po te ndodhte ndryshe, do te ishte me mire për te dhe me e dobishme.
- Nuk i pëlqen aspak vetëkritika, ashtu qe për çdo akuze, qëndrim negativ ose kur te hase ne tretman te papërshtatshëm nga te tjerët, ne vend se ta korrigjoje sjelljen dhe moralin e tij, ai i akuzon te tjerët se ia bëjnë këtë ngase është mysliman/e dhe se ata e urrejnë Islamin.
- Dëgjon ligjërata dhe prezanton ne shume tubime te dobishme, mirëpo te gjitha ato qe i përfiton përfundojnë me fjalët “ do ta beje e do t’ia filloj”
- Me herët ka pasur një te kaluar te bujshme dhe ka qene vazhdimisht i privilegjuar dhe tani kur është bere pjesëtar i shoqërisë islame nuk i intereson fakti se ne atë shoqëri ka shume te atille si ai, por kërkon nga te tjerët qe kjo shoqëri e gjere ta trajtoj ashtu si e kishe trajtuar dikur shoqëria e tij e ngushte, dhe nëse ndodh e kundërta atëherë i akuzon te tjerët se nuk e kane kuptuar si duhet vellazerine islame.
- Pasi qe tani vet është udhëzuar dhe i ka hapur sytë ne rrugën e Zotit, te tjerët i shikon larte dhe me përbuzje, si te mjere e te devijuar, e nuk i shikon me syrin e mëshirës dhe te kaluarës se tij se edhe ai dikur kishte qene si ata dhe se Zoti e përfshiu ne mëshirën e Tij.

Këto janë disa nga pikat qe ia vlen te përmenden, e qe nuk do te thotë se janë te vetmet apo te gjitha te pranishme te një individ. Prandaj nuk bën te kuptohet se janë përfshirë te gjithë me këto vërejtje, mirëpo ajo kërkohet te kuptohet nga e tere këto janë dy gjera:
- Te njihemi me hapat e pare drejt fisnikërimit te shpirtit dhe
- Te kemi një pasqyre për te pare veten tone dhe një model për tu krahasuar me te.
Prandaj, këshilloj te gjithë ta ndërmarrin këtë hap te guximshëm dhe t’ia lexojnë vetes se tyre këto te meta para se ato te lexohen ne Ditën e Gjykimit.



Përgatiti
Enis Rama
Botime nga Gjurma

20
Forumi Islam / Pyetje dhe përgjigje rreth fesë Islame
« ne: 19-08-2008, 19:56:28 »
Eselamu alejkum!
Sa me shpejt te jetë e mundur a mund te me tregoni kur fillojnë 10 ditet e agjerimit përpara muajit te Ramazanit se kam frikë se mos më kanë kaluar?

Selam

we alejkumuselam moter besimtare :)

Sa i perket agjerimit te 10 diteve para ramazanit nuk ka ardhe kurgja per kete pune dhe ska asgje te per te nga Kurani dhe Suneti.

Madje kane ardhe hadithe per gjithe ata qe zakonisht nuk agjerojne jashte ramazanit te mos agjerojne 1 apo 2 dite para ramazanit per kete thote Profeti alejhiselam : “Mos agjëroni para Ramazanit një apo dy ditë” Muttefekun alejhi.


Pra nuk ka hadithe qe thote agjeroni diqka (10 dite) para ramazanit, hadithet qe kane ardhe jane pas ramazanit qe thote Profeti alejhiselam: Ai person qe agjeron muajin e ramazanit dhe e perciell ate me 6 dite pastaj ne muajin vijues eshte sikur ka agjeruar ter vitin.

Por keto 6 dite duhet te agjerohen jashte festes islame.Kjo dmth te mos agjerohen ditet e festes se Bajramit se kjo eshte fese e Muslimaneve , ketu kerkohet si shperblim nga Zoti ti gezohet njeriu kesaj mundesie qe e perfundoj agjerimin dhe te ushqej veten dhe tjeret me nga te mirat qe ka.Njashtu edhe ditet e premte nuk eshte mire te agjerohen.
Keto 6 dite ben te agjerohen se bashku por edhe ndaras (ta zeme agjeron te henen mandej nuk agjeron te marten por te merkuren e keshtu me radhe) dhe kushti kryesore eshte te agjerohen ne muajin vijues pas ramazani.

InshaAllah e kam kuptu pyetjen mire dhe pergjigjia te eshte dhene e duhur.

selamualejkum
Hasani :)

21
Hasan, lakmi i marr aman thuaj se qysh me be hall.
E thash me lartë, një ta mbajsh nën zemren tënde nuk është lehtë, edhe bineq poashtu, e me 7 as qe dua ta imagjinoj.

Plus mbas lindjes, imagjino 7x te nderojsh pelena, 7x ti ushqejsh, 7 te qara qe te nxjerin nga shtëpia, por edhe 7 te qeshura qe ta bëjnë zemren mal.

Puna se kjo gruaja ka abuzu me hormone (fruchtbarkeitshormo ne se di shqip si ju thonë) sepse ka dashur te beje djal.
Derisa i spjegoja vajzes time këtë lajm, ajo tha: "Uaaaa mami sa mirë! Hajde edhe ne i bëjmë aq!"
U be pishman pasi i thash se do duhet lojnat ti ndaje me gjith tjerët. haha



Nejse, shkurte dhe shqip: "Xheneti ndodhet nën kembet e nenave!" mos e harroni këtë gjë ju te rijte! ;)

Aida, per me i ra per rrethe ketyre, ateher duhet qe ai burri te martohet edhe me 1 grua hehehe :D qe ti ndihmoj nenes se femijeve.

Po e lexova per ate me hormone Zoti e udhezofte dhe e falte.

Mire e paska pasur vajza  LOL mandej ska nevoj te luaj me lojrat i ka femijet e vegjel ,do i harroj lojrat.Ia ke prishur qefin vajzes :( :D

Jo nuk do e harrojme, Elhamdulilah, Zoti i ruajt nenat e besimtareve ndersa te vdekurat prej tyre i shpieft ne Xhenetet e larta.Amin.

selamualejkum
Hasani

22
Forumi Islam / Muaji i Agjerimit
« ne: 18-08-2008, 22:54:02 »


Zbrite Librin ketu:
Libri i Agjerimit


Shpresoj te ju gjej Muaji i Madherueshem i Ramazanit mire dhe e kalofshi gjithashtu mire ne mesin tuaj, duke iu permiresuar gjendja qe pas muajit te Ramazanit te jeni me te fort ne kete rruge te paster dhe te suksesit.Amin

selamualejkum
Hasani

23
Forumi Islam / Pyetje dhe përgjigje rreth fesë Islame
« ne: 18-08-2008, 22:46:19 »
[
Citim
quote author=Capkenja link=topic=22484.msg653265#msg653265 date=1214562215]
Ckemi,

një pyetje kisha unë .
Përse femra e shkrete ne plazh duhet te vishet me rroba te gjata kurse burri i saj te jetë për qejf vetëm me breke plazhi.

Kjo është padrejtësi ndaj femreje,ajo e shkreta nuk shijon dot as plazhin kështu.

mire, ti si e kalon  ;)

rregullat jane te njejta si per mashkullin si per femren , keshtu qe nuk ka vend per cinizem , asnjerit nuk i lejohet te shkoje ne ndonje plazhe te tille siq behet ne vendet tona qe zhveshja eshte e skajshme.

nese ndonjeri e ke pare ashtu nuk do thot aman moj Capkene se Islami e thote te njejten , keshtu qe dalloj njeher e mire individin nga Islami.


Citim
Do thoni ju mos ta shohin burrat,po kur shkon ne maternitet kjo ose tek gjinekologu a e shef burri.Biles e shef me ne detaj.

Problemi i maternitetit nuk eshte ashtu siq e paraqet ti , por nejse, se pari femres i kerkohet te iku te ndonje femer gjinikologe, e nese nuk ka ateher te mashkulli.
Ketu eshte ne pyetje shendeti i nenes dhe femijes, nuk kemi te bejme me qeshtje "lluksi", dhe prej rregullave te sheriatit eshte qe gjendja e nderron rregullin.
Zoti nuk e mundon askend perteje mundesie, shpresojm qe ne nje te aferme te afert te kemi me shume motra gjinikologe dhe aty te behen keto procese.

E ne dete nuk po shkon gruaja me Linde aman hehe, ;)

Citim
Se prej meshkujve ka ardhur kjo,zoti kur na lind na lind pa shami.

mos ben shaka tani , Zoti nuk lind askend se pari , por na ka krijuar ne formen e zhveshur a te rrime te gjithe te zhveshur a, apo nena kur na lind na ka linde ashtu a mos te veshim gje.

Lopa lope edhe e ka bishtin prapa per te mbuluar avretin (intimitetin) e saj,kjo kafsh, po njeriu qe e dallon logjika dhe mendja e shendosh.

Keto jane rregulla te Zotit dhe ati qe i atribohen duhet ti aplikoj.

me t'mira.
Hasani

24
Forumi Islam / Pyetje dhe përgjigje rreth fesë Islame
« ne: 18-08-2008, 22:33:48 »
Ne cilin vit daton shkrimi i parë i kuranit?

Sa libra ka kurani?

Sa është kurani i lidhur me historinë, ne termat qe sa vende historike perkojne me shkrimet qe ndodhen ne kuran?

Ju flm!

Sa i perket shkrimeve disa datojne nga koha e Pejgamberit alejhiselam , kur sahabet ate qe e kan ndegjuar e kan shenuar ne vende te ndryshme , por shumicen e kan mbajt ne mend.
Pas vdekjes se Profetit alejhiselam, ateher ne kohene e sahabeve ne vazhdim e sidomos Khalifes Omerit dhe Uthmanit radiAllahu anhu eshte vendos te shkruhet Kurani ne nje liber te vetem , dhe ashtu eshte ber ,jane mbledhur te gjithe ata qe e kane ditur Kuranin permendesh dhe e perserisnin para Pejgamberit alejhiselam , dhe shkrimet qe i kane pas shkruar ne ndonje vend dhe eshte shkruar Kurani.

Nje shembull njeri nder ata ishte Ibn Mesudi qe transmetohet me nje hadithe te thote se: Une nuk ka ajet qe nuk e di permendesh, vendin ku ka zbrit,daten,ne qfare kohe ka ndodhe dhe qfare kuptimi kane.

Kjo ngase e ka pas mesues Profetin alejhiselam.E si Ibn Mesudi ka pas me qindra ne ate kohe.

Sa i perket historis , ka pjese te Kur'anit qe permbajne Histori por jo edhe aq te zgjeruar , por qesht me rendesi shpesh vije ne forma kronologjike dhe pergjithesisht ne pika te trasha.
Kurani eshte i ndare sipas dijetareve per kuptimin qe ka ne 3 sfera, ate te historis (qofte edhe te profeteve dhe popujve te mehershem), keshilles dhe legjislacionit.

selamualejkum
Hasani

25
Forumi Islam / Sheikh Yusuf Estes ne Gjermani
« ne: 18-08-2008, 22:24:13 »
selamualejkum we rahmetullah Musliman/e te dashure.

Ata qe skan pas mundesi ti shofin keto Ligjerata dhe jane zotrues te njeres nga gjuhet ose Angleze ose Gjermane do mund te i shofin nen kete linke.

http://www.einladungzumparadies.de/ezp_neu/index2.html

Pastaj Kliko tek:
VORTRÄGE

Dhe menjeher pasi hapet faqja ne vazhdim ne anen e majt(links) klikon tek mbishkrimi " Videos Deutschland Tour 2008(bitte hier klicken!!!)"

Pasi ke klikuar si mesiper do paraqiten ligjeratat  e mbajtura , dhe ju klikoni mbi ate qe deshironi ta shifeni.
Pershembull:

Yusuf Estes in Ratingen
Werden Priester&Prediger muslime
(A do behen Priftat dhe Misionaret musliman)
Ein Ex-Christ sagt alle (Nje ish-krishter thote te gjithe)

Pak saber deri te hapet videoinqizimi dhe Shiqim te kendshem :)

Sa i perket atyre Tribunave po inshaAllah nuk do jete problem.
"Nuk ka besuar ai qe ate qe e don per vete nuk e don per vellaun( edhe motra ketu) e tij musliman" na ka mesuar Pejgamberi yne i dashur alejhiselam.

selamualejkum
Hasani

ps/ ich werde dir antworten,nun hab es gesehen, elhamdulilah mire. :)

Faqe: [1] 2 3 4 5 6 ... 10