Profile of html master

×

Permbledhja

html master Zërist

Stats for html master
Posts:   113 (0.021 per day)
Data e regjistrimit:   15-03-2007, 01:01:42
Last Active:   13-03-2021, 00:13:28
Age:  
Offline Offline

Messages - html master

1
www.google.al ekziston prej vitesh tashme.

2
Google e Facebook do jene faqe te rangut dytesor pas 10 vitesh....
Profeci e gabuar. Ja ku jemi pas dhjete vjetesh dhe Google e Facebook jane bere dominuesit absolute!

3
Marketing Online / Editoret shqiptare te DMOZ
« ne: 21-10-2020, 10:48:20 »
Dmoz ka vdekur prej vitesh ama eshte krijuar curlie.org ne vend te tij. Ka shqiptare editore aty?

4
Me perparimin e teknologjise hapen rruge te reja e mundesi te pamenduara me pare. Ndersa vite perpara nje content management system nuk mund te mendohej te funksiononte pa DB, sot nuk eshte me e domosdoshme.
Nje numer ne rritje CMS kane lindur e po zhvillohen, qe bejne te mundur pikerisht kete: CMS pa databaze ku te dhenat ruhen ne file te thjeshte. Pyetja qe lind mund te jete pse na nevojitet nje CMS e tille? Pergjigja: sepse nje CMS e tille eshte shume e thjeshte ne perdorim, instalohet lehte, manaxhohet lehte, eshte shume e shpejte. Keto jane disa perparesi me shume rendesi. Nese deshiron nje blog personal, apo nje faqe te thjeshte qe do te perdoret nga 1 a 2 persona, nuk eshte medoemos te instalosh Wordpress, Joomla apo Drupal, por mjaftojne nje nga keto CMS e thjeshta pa DB.

Disa nga keto CMS po i prezantoj ketu.

https://getgrav.org/
https://bolt.cm/
http://monstra.org/
http://picocms.org/
http://automad.org/
https://getkirby.com/
http://www.razorcms.co.uk/

Keto jane disa por numri i tyre eshte shume i madh. Me i perdoruri e me i njohuri eshte Grav. Perdorim te mbare.
Meposhte keni nje foto te panelit administrativ te Grav per te pasur nje ide se si duket.
 


5
AlbDEVs / css.gg ikona te koduara ne css
« ne: 29-01-2020, 23:37:11 »
 

https://css.gg/ eshte nje projekt nga nje shqiptar i quajtur Astrit Malsija. Ikonat jane imazhe te bera me css te paster dhe mund te perdoren lirisht e falas ne cdo webfaqe apo app.

Kodi: [Zgjidh]
Minimalistic Icon library Designed by code.
Customizable & Retina-Ready icons entirely built in CSS.

Web zyrtar https://css.gg/
Github https://github.com/astrit/css.gg
Autori https://a.st/

6
AlbDEVs / Ikona Falas per Web + App Design
« ne: 09-01-2020, 23:49:39 »
Ikonat e Material Design nga Google janë simbole të lezetshme, të krijuara bukur për veprime dhe sende të zakonshme. Shkarkoni në desktop për t'i përdorur ato në produktet tuaja dixhitale për Android, iOS dhe web.
https://material.io/resources/icons
 

7


Interneti po rritet me shpejtësi, por Google është në rritje edhe më të shpejtë. Një raport i ri nga Arbor Networks Security është publikuar që tregon se Google ka një përqindje të madhe në të gjithë trafikun e internetit në nivel global.  Google vlerësohet se arrin deri 6.4% e të gjithë trafikut të internetit sot.

Ky është një rekord të ri për Google, ku vazhdon të rritet me një ritëm të shpejtë duke fituar rreth 1% të trafikut të përgjithshëm online që nga janari i këti viti sipas raportit. Trafiku i internetit është në rritje nga 40% deri 45% çdo vit, dhe Google është ende duke fituar pjesën e tregut nga kjo rritje.

I gjithë trafiku tregon se do të ketë edhe fitime të mëdha për  Google, ku të ardhurat për çerekun e tretë të këtij janë $7.29 miliardë dhe përfaqëson një rritje prej 23% nga e njëjta kohë në vitin e kaluar. http://shkabaj.tk/tech/?p=481

8
Guida & Tutoriale / Top uebfaqet për ruajtje online falas
« ne: 13-11-2010, 01:43:36 »
Jeni duke kërkuar shërbim për ruajtje falas online, apo doni të dërgoni video me madhësi të mëdha?  Atëher ky artikull  do t’ju ndihmojë.
Këtu janë disa situata ku ju mund të keni nevojë për ruajtje online:

    * - Ju dëshironi të dërgoni fotografi të mëdha tek më shumë se një person
      - Ju dëshironi të shpërndani një video klip me madhësi të madhe dhe emaili juaj nuk ju lejon të ngarkoni
      - dëshironi që ndryshimet tuaja në kompjuter të ruhen automatik në ueb

Top 3 uebfaqet për ruajtje online falas janë:

    *

1. Windows Live SkyDrive

Windows Live SkyDrive është pjesë e shërbimeve online të Microsoftit. Ky shërbim aktualisht ofron 25 GB hapësirë të lirë personale, e kufizuar 50MB për çdo ngarkim. SkyDrive është një vend ruajtje online për çfarëdo: muzikë, video, fotografi, dokumente, etj. Ju mundëson ti shpërndani ato me miqtë tuaj, ti mbani në mënyrë private apo ti shpërndani me të gjithë. Për të përdorur SkyDrive ju mund të përdorni llogarin tuaj Hotmail/ Windows Live ID për të bërë qasjen në dosjet tuaja.

Windows Live Photos (www.photos.live.com) është një pjesë e SkyDrive që lejon përdoruesit të ngarkojnë foto. Ajo tregon fotografitë ngarkuara në albume (dosje në SkyDrive).

Windows Live Mesh (mesh.live.com) ju lejoj që ju të zgjidhni dosjet tuaja nga kompjuteri që dëshironi të ruhen online tek llogaria juaj SkyDrive në mënyrë të automatizuar.

2. Box.net

Box.net është një shërbim i shkëlqyer ku ofron një vend ruajtje për dokumente online për individë dhe  biznese. Box.net ofron ofron çmime konkurruese për një llogari duke filluar me 5GB falas (e kufizuar 20MB për ngarkim) dhe 500GB për $15/muaj (e kufizuar 2GB për ngarkim). www.box.net

3. Mozy

Mozy, është një vend ruajtje online falas që ju mundëson përdoruesve të ruajn 2GB falas.

Gjithashtu është në dispozicion për një çmim të lirë mujor $4.95 ku hapsira është e pa limit.

1. DropSend
regjistrimi: po
çmimi: falas
maximum: 1 GB

2.MegaUpload
regjistrimi: jo
çmimi: falas
maximum: 500 MB

3. MediaFire

regjistrimi: jo
çmimi: falas
maximum: 100 MB

http://shkabaj.tk/tech/?p=487

9
Teknologjia mund të pasuroj jetën dhe gjithashtu mund të përfundojë karriera.  Një ekonomi e prishur dhe e transferuar në vende të ndryshme të botës (Indi, Kinë) nuk janë arsyet e vetme për humbje të punësimit – teknologjia është një tjetër faktor që luan një rol të madh. Aq sa teknologjia vazhdon të bëhet më efikase, karrierat e dikurta si të sigurta do të bëhen viktima të progresit.

Këtu është një listë e 5 profesioneve që kanë pësuar humbje duke u bazuar në përparimet e fundit të teknologjisë.

1) Shërbimet Postare
Që nga adoptimi i përhapur i emailit dhe internetit si mjet komunikimi, shërbimet postare kanë filluar duke treguar një rënje të madhe si dhe ka ndikuar në shkurtimet tek numri i punëtorëve. Emailit i bashkohet edhe shërbimet bankare ku luajnë një rol të madh gjithashtu sepse mundësohet të bëhen pagesa e faturave pa përdorur shërbimet postare.

2) Shtypshkronja
Shtypshkronja vazhdon të pësoj humbje dhe nuk është edhe lajm i madh sepse teknologjia ka ndikuar dhe vazhdon të ndikojë. Arsyeja kryesore është rënia e mediave të shtypura “gazeta, revista dhe libra” . Teknologjia e re e tabletave duket se do të jetë arsyeja më e madhe edhe tani iPad nga Apple dhe tabletë të tjerë duket se kanë filluar të bëjnë atë. Madhësia e stafit të shtypshkronjave pritet të bjerë për shkak të përmirësimeve në teknologji.

3) Zhvillimi i Fotove
Ju mund të keni vënë re në dyqane ka rrallë ndonjë njeri duke pritur për ti zhvilluar fotot. Me ardhjen e priterave për foto shumë prej tyre kanë lexues të karteles SD ose ju mundëson direkt të lidhni aparatin fotografik me USB ashtu si PictureMate nga Epson. Tani shumica e njerëzve nuk kujdesen që të mbajnë kopje fizike të fotografive sepse ruajn fotot online ne facebook.com, photos.live.com apo vende të ndryshme.

4) Operatorë telefoni/kompjuteri
Rritja në përdorimin e programeve që automatizojnë operacionet e sistemeve kompjuterike e ka bërë më të efektshme, duke ulur nevojën për operatorët kompjuterit. Më shumë biznese janë duke zgjedhur që të ketë programe të bëjnë automatizimin për punën që kryen sekretari. Virtual PBX’s ofron këtë shërbim www.virtualpbx.com.

5) Leximi i njehsorit elektrik, gazit dhe ujit
Teknologjia e re lejon që lexim i njehsorit elektrik, gazit dhe ujit të jetë i monitoruar dhe faturohet nga një vend qendror ku do të eleminojë shumë nga punëtor që bëjnë këtë punë. Ne botën perëndimore kjo vazhdon të luaj një rol të madh.

Këto profesione të lart përmendura nuk do të thotë se janë vetëm ato, mirpo janë ndër më të prekurat nga teknologjia.

Si ka ndikur teknologjia në profesionin tuaj?

http://shkabaj.tk/tech/?p=436

10
Zeri.tech / Facebook do ofroj email adresa @facebook.com?
« ne: 13-11-2010, 01:36:32 »


Gjiganti i rrjetit shoqëror publikisht do të bëjë zbulimin e projektit të ri, të quajtur “Project Titan”. Ky projekt ka të bëjë me ofrimin e email adresave për porduruesit e Facebookut.

Sipas burimeve anonime pritet që permes një konference për media e planifikuar të mbahet të hënën, më 15 nëntor facebook do të bëjë publikisht ofrimin e shërbimit të email adresave @facebook.com për përdoruesit e tyre.

Kjo ngjarje vjen kur Facebook dhe Google janë hasur në një konflikt për arsye se Google ka parandaluar Facebookun nga marrja e informaconeve të përdoruesve të Gmailit. (Shërbim për ti importuar shoqërin në facebook).  Arysja per parandalim është sepse pas importimit të ndonjë informate nga Gmail në Facebook,  Facebook parandalon exportimin e atyre informateve.

http://shkabaj.tk/tech/?p=666

11
Albwebmaster / Shkabaj.tk - cfare mendoni per kete faqe?
« ne: 13-11-2010, 01:31:22 »
Cfare mendoni per http://shkabaj.tk/ ?

Shkabaj ka dhe nje blog per teknologji ;) http://shkabaj.tk/tech/

12
Nje tutorial si ky po kerkoja.  hmmmmm:  Shume flmnd..

13
Marketing Online / Pamja e re e Google Images
« ne: 08-09-2010, 19:46:38 »
Nuk me pelqe hic.....

14
Brenda dhjete vjeteve do te kemi webin semantik http://en.wikipedia.org/wiki/Semantic_Web

15
CMS | Skripte | Templates / Cilen CMS perdor shqiperia.com?
« ne: 08-09-2010, 19:40:19 »
Di te me thote njeri cfare cms perdor shqiperia.com ne portalin e saj?

Respekte.

16
Ndoshta sepse asnje shqiptar nuk eshte interesuar prane Google qe te hapin dhe nje portal lokal per ne?

17
AdminZone / vBSEO a eshte i keshillueshem?
« ne: 15-08-2010, 23:58:37 »
Kam pare qe shume forume perdorin vbseo dhe dua te pyes se per cfare sherben konkretisht e a duhet ta kete cdo forum vbulletin?
vBSEO kushton gati sa dhe vete licenca e vbulletin...qe eshte shume shtrenjte. Ka ndonje dicka te ngjashme qe kushton me pak ose edhe me mire....falas?
Kush nuk e njeh kete software per vbulletin mund ta shohe duke vizituar lidhjen zyrtare http://www.vbseo.com/

Faleminderit per cdo pergjigje.

18
Keto ndryshime besoj se jane pozitive sepse formatet e rinj vizitoret i shohin si dicka ndryshe dhe mund te klikojne me shume.

19
Marketing Online / Ultimate Wordpress Comment Submitter
« ne: 14-08-2010, 10:44:45 »
Nuk ja vlen... Shumicat e bllogeve i kontrollojne komentet edhe ne rast reklamash nuk ta publikojne gjithashtu jane nofollow

Faleminderit per pergjigjen.

20
Rendisni ato produkte te google qe mendoni se jane me te mirat.

21
Marketing Online / Ultimate Wordpress Comment Submitter
« ne: 11-08-2010, 10:35:44 »
Mendoj te blej kete program dhe deshiroj perpara qe dikush qe e ka provuar te me jape mendimin e tij bazuar nga eksperienca.
Ja vlen te paguaj ato 30 dollare per Ultimate Wordpress Comment Submitter apo jo?

22
AdminZone / IP.Board - Invision Power Board
« ne: 02-08-2010, 01:32:30 »
Pse te paguash per keta kur ata falas bejne gati te njejten pune?  :D

1 forum shqip me ipb http://kendveshtrim.free.fr/forums/index.php

23
Si te fitosh para online / KosoftAds. Ia vlen?
« ne: 02-08-2010, 01:28:17 »
Shkurt e shqip, nuk ja vlen fare te perdoresh Kosoftads.
Kam pedorur Kosoftin per 6muaj me radhe dhe nuk munda ta arij as shumen minimale per terheqje.
Ateher i hoqa reklamat e saj dhe fillova me Google Adsense dhe tani fitimet ne krahasim me Kosoftin jan 10fish me te larta ( pra behet fjal per te njejtat faqe dhe vizita )  ;)

Shume i qarte. Ttema mund te mbyllet....

24
Portalet Shqiptare / www.ArgetohuPak.com Argetohu Me Ne!
« ne: 01-08-2010, 22:54:05 »
Mendoja se ka kaluar koha a faqeve me mp3? :D

25
Portalet Shqiptare / AlbSEO.com
« ne: 01-08-2010, 22:52:32 »
Aha kaq shpejt e braktisen pasionin bloguesit shqiptar? :D

Faqe: [1] 2 3 4 5