Profile of kaperthuras

×

Permbledhja

kaperthuras Zërist

Stats for kaperthuras
Posts:   30 (0.005 per day)
Personal Text:   Don't care
Vendndodhja:   Austri
Data e regjistrimit:   24-08-2004, 21:44:02
Last Active:   02-05-2011, 23:26:41
Gjinia:   Mashkull
Age:  
Offline Offline

Messages - kaperthuras

1
Letrarët e rinj / Unfinished poetries
« ne: 22-09-2008, 21:44:16 »
Kjo nuk është përrallë
Kur Bota vlon në vete
mos kërko shi
se freskinë e sjell Kroi në Pyll.
Në Pyll s’ka më ujq
veshur në të zeza Kësulëkuqja pret
e dehur të zgjohet maje kulmesh.
Gjahtarët e ngurtë qeshen e qeshen ...
                  17.IX.’01  Altenmarkt

2
Muzikë Shqip / Kërkoj Këngën? [Për këngë shqiptare]
« ne: 24-12-2006, 14:29:18 »
Kenga fituese e RTSH-se : AIDA e FREDERIK Ndoci

http://ul28.rapidshare.com/files/8725886/Albania_2007.mp3

degjim te kendshem!

3
Kenget / tekstet paguhen nuk dhurohen! Sorry.......

4
Letrarët e rinj / Unfinished poetries
« ne: 07-05-2006, 15:22:55 »
       Fjalë e lashtë
Koha nuk kthehet prapa
as nuk ndalet.
Një ditë ne do kthehemi
atje ku qemë nisur dikur
pasardhësve do u lëmë fjalën
kohës para s'i dilet kurrë.

Mëngjes i zhveshur
I humbur, si këlysh në metropol
qeshet i vdekuri në pasqyren e ujit.
I ngrirë lind dielli
mbi lulet e hekurta vesë më nuk pikon.

Turbullirat
Thonë se ende tunden n'erë
buzëqeshjet e tua të varura ndritare.
Ky lumë që na vërshoi
ishte shumë i turbullt,
më i eger se fati jonë i shkërdhyer.



5
Meta / : SMS nga 'Zëri YT!'
« ne: 30-01-2006, 08:50:52 »
NJEREZ!
Ku është miresjellja juaj?Ky account duhet perdorur për te dërguar ndonjë SMS qe me te vërtetë i hyn ne pune edhe pranuesit...shumë nga ju dergojne SMS te tillë:
" +43377444204**
 ku bhjfgdhg egfsdh sdgsjdsdhsgsklhg"

E fsheha me qëllim Nr. e pranuesit, mirëpo derguesi i këtij SMS qe është dërguar me 30.01.2006 ne ora 11:12 duhet ta këtë parasysh se ky ACCOUNT nuk është prone e tij por e FORUMIT.Andaj mos ta teprojme!

Ju flmn për mirekuptim

6
Meta / : SMS nga 'Zëri YT!'
« ne: 29-01-2006, 18:24:01 »
nje shkrim palidhje si shume te tjere me lart...............

7
Diaspora Shqiptare / : Sa kohë keni në gurbet?
« ne: 11-12-2005, 19:39:15 »

 11 vite......se si fluturon koha.....

 p.s. Nuk po i qaj keto vite qe me iken, por po i qaj ato qe do vijne !

8
Diaspora Shqiptare / : Shqiptarët në Austri
« ne: 10-12-2005, 08:54:54 »
 Pershendetje nga Obersteiermarku.... mos shani Austrinë  ;)

9
Letrarët e rinj / : Poezi nga bebe
« ne: 28-11-2005, 20:11:51 »
Komplimente!

10
Letrarët e rinj / : Poezi per nenen.
« ne: 28-11-2005, 20:11:14 »
bukur shume

11
Trojet Shqiptare / : "Bjeshket e Nemura te Rugoves"
« ne: 28-11-2005, 13:37:40 »
 

Klubi Marimangat e Pejes deri ne korrik te vitit 2002 kane hapur 10 staza, te veshtiresise prej 4 deri 7, per nje vit parashihet te hapen 100 staza

Me vjen shume mire qe edhe ky lloj i sportit po perparon ne Kosove, por a nuk i thojne "stazes" SHTEG shqip?

.



Citim

12
Gezuar gjithe shqiptareve!

13
Letrarët e rinj / : Dje dhe sot
« ne: 26-11-2005, 05:14:29 »
I nderuar
edhe sikur ta vendosje tek kenget, eshte e pavlere, te pakten ky eshte mendimi im.Po e shof qe keni ide te shkelqyeshme mirepo perzgjedhja e fjaleve dhe rima e betonuar nuk jane ato qe do te duhej te ishin.
 Nga mbiemri po e shof qe qenke kusheri me prof. Vehbi Xanin, pyete edhe ate se per letersi eshte nr.1 e besoj qe ka me te dhene udhezime se si shkruhet.

Pershendetje
p.s. Cfare gjenerate je?

14
Letrarët e rinj / : Poezi nga Zeshkani
« ne: 16-11-2005, 16:36:27 »
 Jojo:

 larg je....teper larg

15
Letrarët e rinj / : Dje dhe sot
« ne: 16-11-2005, 16:32:45 »
Pershendetje i nderuar,
menyra e thurjes se vargjeve dhe fjalet e perdorura i shkojne me teper per shtati ndonje kenge te varfer sesa poezise se mirefillte.
Mos u hidhero per kritiken, merre si keshille!
tung

16
Letrarët e rinj / : Poezi - orator shurdhmemec
« ne: 16-11-2005, 16:29:58 »

 Tung,
 me pelqen stili yt.Me te vertete poezi shume te mira!
 Suksese!

17
Letrarët e rinj / : Unfinished poetries
« ne: 13-11-2005, 07:11:29 »
I nderuari z.Gjini
Flm per komplimentet. Keto poezi i kam shkruar vet. Jam specialist i sistemeve kompjuterike, merrem me shkrime qe nga mosha 10 vjecare. Atebote me eshte botuar edhe vjersha e pare ne "Rilindja per femije".
 Manuskripti i librit qe kam dashur ta botoja me eshte djegur ne luften e fundit ne Kosove, mirepo duke ju falenderuar kujteses se shkelqyeshme te motres sime qe i don aq shume poezite e mia kam arritur ti "rishkruaj" disa prej tyre. Shpresoj se kur te kete arritur momenti do t'a botoj edhe librin tim te pare.

 Me nderime

18
Muzikë Shqip / : Video muzikore shqiptare!
« ne: 09-10-2005, 07:00:45 »
Valle Tropojane din ndokush se ku mund ta gjej?

19
Guida & Tutoriale / : Si behet nje radio online?!
« ne: 26-09-2005, 04:21:37 »
Me te vertete send i mire.Sa eshte numri maksimal i degjuesve?

20
Lojra / : Kush e urren Crazy Frog?
« ne: 10-09-2005, 07:30:41 »
Deri ne 91!

[attachment[/attachment]

21
Letrarët e rinj / Unfinished poetries
« ne: 10-09-2005, 06:24:52 »
Finalja

Nëse ti shkon
do vij unë pas teje
me lotin nënsqetull.
Do 'i tetovojmë këngët
do 'i prejmë këmbët
Poshtë rrugët!
te dehur vdekja do të përqafojë, mik i vjetër.

Melodi

Në hirin e fateve
stinët lanë gjurmë
shkuan lotët në perqafim malit
Heshtja sundon
tash e tutje edhe mbi këngë.
Shtohen duar të shtrira
me një varr këmbëve çalon jeta
në kërkim të arësyes
ballafaqim me shprazëtinë.

(pa)Pastërtia

Pëlcit zemër
le të kullojë qelbi
shpirtin të ma fëlliqë
pastërti më nuk duhet në këtë botë
Asgjë optike nuk mashtron sy
le t'na mbulojë kotësia
ashtu...kot.


22
Lojra / Milingona enigmatike
« ne: 28-08-2004, 11:51:43 »
Tri milingona, thote e para:
- Une jam e para dhe dy i kam prapa!
 E dyta:
-Une jam e dyta , nje e kam perpara nje e kam prapa!
 E treta:
-Une jam e treta, dy i kam perpara e dy prapa!

 
Si mund te jete keshtu?????

Faqe: [1]