Profile of konti

×

Permbledhja

konti Zërist

Stats for konti
Posts:   59 (0.013 per day)
Vendndodhja:   Athine, Greqi
Data e regjistrimit:   19-08-2008, 00:41:57
Last Active:   15-06-2009, 16:45:05
Gjinia:   Mashkull
Age:   49
Offline Offline

Messages - konti

1
Forumi Islam / Pyetje dhe përgjigje rreth fesë Islame
« ne: 11-02-2009, 15:20:06 »
Citim nga: Aida
Shpresoj se s'je lodh, e as je bezdis nga ky shkrimi i gjate.

Ne radhe te pare te falenderoj qe ti ke marre mundimin per te dhene pergjigje, duke e ditur se nuk ke kohe shume. Me kete rast me lejo te te uroj per vajzen. I uroj jete te gjate dhe te te sjelle ne jete vec gezime e lumturi.

Pergjigja jote ka qene shume e qarte dhe aspak e lodhshme. Dua vetem te them se duke lexuar pergjigjet qe ti dhe disa muslimane te tjere kane postuar kam dale ne nje konkluzion mbi fene islamike ne krahasim me ate te krishtere.

Ndryshimi kryesor, me sa kam kuptuar une eshte se ne islam, duhet te jesh ne nje perpjekje te vazhdueshme per te fituar pelqimin e Zotit, per t'ju shmangur zemerimit te Tij dhe si rrjedhoje per te fituar parajsen. Ndersa ne besimin e Krishter (sipas asaj qe besoj une, jo sipas Krishterimit modern), ne momentin qe njeriu beson ne Krisht, eshte bere i pelqyer para Zotit, eshte larguar prej tij zemerimi i Zotit dhe si rrjedhoje do shijoje perjetesine ne pranine e Zotit.

Nje ndryshim tjeter thelbesor eshte se ne Islam, pasi te kesh bere nje mekat te madh, nuk ka shpetim me per sa i perket kesaj jetes ketu ne toke. Denimin do ta marresh. Dhe ky denim vjen nga duart e njeriut. Ndersa ne besimin e Krishter, nese me te vertete pendohesh, falja te eshte dhene automatikisht, akoma edhe nese njerezit nuk mund te te falin. Ne besimin e Krishter nuk ka asnje njeri te drejten te caktoje denime dhe per me teper t'i zbatoje ato denime, sado i madh te kete qene mekati. Zemren e njeriut e njeh vetem Zoti dhe as edhe nje njeri nuk ka te drejten te gjykoje zemrat e njerezve.

Se fundi dua te sjell shembullin e Jezusit sa ishte ne toke kur i sollen perpara nje grua te perdale dhe ishin gati ta vrisnin me gure. Ishte Jezusi qe e fali ate grua, megjithese sipas ligjit te Moisiut ajo duhej vrare. Ja vlen te theksohet se ne kete rast, nuk ishte se, nuk egzistonin faktet per ate grua, se per ndryshe nuk do flitej per falje. Gjithashtu ajo grua nuk erdhi per te kerkuar falje nga Jezusi. Megjithate, Jezusi e fali dhe falja qe Jezusi, falja pra qe Zoti i ben njeriut, ka nje fuqi te jashtezakonshme, nje fuqi transformuese, pasi ishte ajo grua qe u be nje nga ndjekesit me te devotshem te Jezu Krishtit.

Si perfundim, ajo qe kam vene re une eshte se boshti kryesor ne fene Islamike eshte frika ndaj Zotit, ndersa ne besimin e Krishter (ne ate qe te pakten une besoj) boshti kryesor eshte Dashuria. Ne Islam, pa frike nuk mund ta kenaqesh Zotin, ne Krishterim, pa dashuri nuk mund ta kenaqesh Zotin.

Po e mbyll duke ju falenderuar edhe nje here per pergjigjet tuaja dhe duke shpresuar se nuk keni marre shkrimet e mia si provokuese.

Me respekte,
konti

2
Forumi Islam / Pyetje dhe përgjigje rreth fesë Islame
« ne: 09-02-2009, 17:26:04 »
Ju faleminderit per pergjigjet qe me keni dhene. Jane me se te qarta. Tek pergjigja qe ka dhene shkodrani me ben pershtypje fakti se nuk merret parasysh pendesa. Kjo fjali e thote me se qarte:nëse ai ose ajo ka bërë një pendim të sinqertë atëherë All-llahu xh.sh e fal atë për botën tjetër ndërsa për këtë botë ai ose ajo persone përsëri do marrin dënimin e caktuar.

Ndesa ne postimin qe ka bere Aida me beri pershtypje,nese e kam kuptuar mire, se denimi vihet ne zbatim vetem ne vendet muslimane, ndersa ne vendet perendimore apo ne shqiperi nuk mund te vihet ne zbatim. Pra, mjafton nje shkurorezim. Ajo qe me ben pershtypje eshte se keto jane intepretime te nje muslimani liberal, "open minded", por fakti se eshte vetem nje intepretim, tregon se mund te dalin shume intepretime te kunderta dhe qe jane me afer shkrimeve te shenjta muslimane dhe qe nese vihet ne zbatim denimi i personit, muslimanet ne pergjithesi nuk mund te kundershtojne.

P.sh. e zeme se ne shqiperi nje grua apo nje burre musliman bejne tradhti bashkeshortore dhe e zeme se gjenden kater deshmitare, ose e zeme se vete personat ne fjale e pranojne. Nese keta persona bien ne dore te Imam Buhariut, do shpetojne me nje shkurorezim, por nese bien ne dore te ndonje Imami tjeter i cili eshte konservativ, keta persona do perfundojme ne vrarjen me gure.

E kam kuptuar drejt apo jam gabim?

konti



3
Gjëja më e çmuar

Dua t'ju pyes diçka: Cila është gjëja më e çmuar në jetën tuaj? Përveç njerëzve më të dashur, cila është gjëja më e çmuar për ju?

Do t'ju them cila besoj unë se është gjëja më e çmuar për shumicën e njerëzve. Është diçka që shumë prej nesh e kujtojnë me nostalgji. Është diçka që shumë njerëz, veçanërisht ndërsa moshohen, ndihen se e kanë humbur.

E dini se ç'është?

Është koha juaj.

Një nga diskutimet më të thellë që kam patur në Portland, Oregon, para pak vitesh. Bëja një konferencë tre ditore në atë qytet. Ndërsa ndodhesha aty, një vëlla që merrte pjesë në konferencë kërkoi të më fliste veças. Ramë dakord për orën dhe u takuam mbas një prej mbledhjeve.

Më tha: "Frank, unë jam një biznesmen. Në duart time kalojnë shumë para. Por gjëja më e rëndësishme në jetën time është koha ime. Fakti që ti vendose të kaloje një pjesë së kohës tënde këtu... dhe fakti që ti pranove të flisje me mua edhe pse të merr kohë nga këto mbledhje më tregon se ti na çmon shumë."

Më bëri përshtypje. Mendojeni pak: Mënyra se si kaloni kohën tuaj tregon se çfarë ju keni më të dashur. Tregon çfarë çmoni në jetë.
Kjo më drejton në një pyetje tjetër: Sa kohë i jepni Jezus Krishtit dhe shtëpisë së Tij?

Njoh disa të krishterë që kanë vënë si qëllim ta duan Zotin e tyre së bashku. Kanë si qëllim të bëjnë një shtëpi për Të në qytetin e tyre. Ata kanë vendosur të mëkëmbin kishën aty ku jetojnë. Megjithatë, shpenzojnë kohë në kaq shumë përpjekje të tjera. Dhe Jezus Krishtin e kanë lënë mënjanë.

Kanë pak kohë të ndjekin Zotin me vëllezërit dhe motrat e tyre në Krisht.

Kanë pak kohë të mblidhen bashkë ta shprehin me vëllezërit dhe motrat. Kanë pak kohë ta njohin Atë në kishë. Pse? Sepse kanë zgjedhur ta mbushin kohën e tyre me kaq shumë gjëra të tjera.

4
Forumi Islam / Pyetje dhe përgjigje rreth fesë Islame
« ne: 13-09-2008, 07:27:02 »
Atehere nje pyetje tjeter: Cfare thote Kurani apo Muhamedi mbi tradhetine bashkeshortore te nje gruaje? Po te nje burri? Denimi qe i jepet gruas a eshte ndryshe nga denimi qe i jepet burrit?

konti

5
Forumi Islam / Pyetje dhe përgjigje rreth fesë Islame
« ne: 13-09-2008, 07:23:23 »
Hasan, te falenderoj per mundimin qe more per te m'u pergjigjur. Vetem do te te lutesha here tjeter pergjigjet te mos jene te tipit copy&paste, por te jene te thjeshta nga vete ju besimtaret.

Shpesh here, pergjigjet e thjeshta jane me te mirat dhe te ngelin ne mendje me shume. Une p.sh. sot arrita ta lexoj teresisht shkrimin tend mbi xhamite dhe grate.

konti

6
Forumi i Krishterë / Pyetje për besimtarët e krishterë
« ne: 12-09-2008, 14:08:30 »
At'her,,,unë për ty konti kam nji pyetje!
A beson ti se Ati Biri Fryma e shenjt është nji??
Do doja shum te me ktheje këtë përgjigje...
Me respekt ZUZUNA...

Sigurisht Zuzuna! :)

7
Forumi i Krishterë / Pyetje për besimtarët e krishterë
« ne: 12-09-2008, 10:09:54 »
Dua te shtoj edhe dicka tjeter qe harrova ta shkruaj me lart. Cfare ndodh me ata te krishtere qe u eshte bere kjo zbulese dhe kane pare se eshte Krishti (Jeta) qe jeton ne ta dhe jo ata vete?
A luten keta persona? Sigurisht qe po! Por ndryshimi eshte se kete nuk e bejne si nje detyrim fetar, por per te komunikuar me Ate me te cilin kane rene ne dashuri. A e lexojne Biblen? Sigurisht qe po! Por kete nuk e bejne si nje detyrim fetar, por per te njohur sa me shume Ate me te cilin kane rene ne dashuri. A shkojne keta persona ne kishe? Ne fakt keta persona nuk shkojne ne kishe, pasi per ta kisha jane vete ata, keta persona mblidhen si kishe, por kete gje nuk e bejne si nje detyrim fetar, por si nje kenaqesi, qe te gjithe se bashku si nje trup i vetem te njohin Ate me te cilin kane rene ne dashuri. A e duan njeri-tjetrin keta njerez, apo akoma a duan njerezit ne pergjithesi, apo edhe vete armiqt? Sigurisht qe po (varet edhe nga pjekuria e tyre frymore), por kete gje nuk e bejne si nje detyrim fetar, por si pasoje, si rrjedhoje, si fryt i te jetuarit me Ate me te cilin kane rene ne dashuri.

Me pak fjale, jeta e Krishtere nuk eshte nje jete detyrimi, frike, ndjesie faji, apo qellimi per te arritur parajsen. Kjo jete eshte pasoje e nje Jete tjeter, i Jetes qe ka ardhur dhe ka banuar ne ta, Jezu Krishtit.

konti

8
Forumi i Krishterë / Pyetje për besimtarët e krishterë
« ne: 12-09-2008, 09:53:20 »

Citim nga: Syrgjyni
Pastaj, këtë pyetje unë e kuptoj si me dy pjesë: 1) cili është besimi i saktë i krishtere (meqë ra fjala, a është i saktë besimi yt, Kont?... ) dhe 2) sipas këtij besimi, si konsiderohet (ne c'kuptim?) një musliman, ortodoks etj.

Citim nga: besimtarja
Sipas besimit tënd: praktikantet e islamit, ortodoksizmit dhe katoliçizmit a konsiderohen besimtare apo jo? Dhe cili do të jetë vendi i tyre ne jetën tjetër: parajsa apo ferri (nuk e di nëse ne ti beson apo jo ne ekzistencën e parajses apo ferrit)?

Atehere, ne radhe te pare dua te sqarohem ne lidhje me besimin e sakte te krishter. Dihet qe te gjitha dogmat dhe denominacionet e krishtera thojne: "Ne kemi besimin e sakte." Po te pyesesh nje katolik, do thote se mesimet e kishes se tij jane me te saktat dhe nje i krihster i vertete duhet te ndjeke vetem ato. Te njejten pergjigje do jape nje ortodoks dhe dhe po keshtu nje protestant luterian, presbiterik, babtist, karismatik, etj. Ironia e fatit eshte se te gjithe besojne se ata kane besimin e drejte dhe te gjithe sjellin vargje nga bibla per te mbeshtetur "drejtesine" ose ndryshe thene "ortodoksine" e tyre.

Kesaj radhe po me shtrohet kjo pyetje mua dhe po me jepet mundesia te jap nje pergjigje dhe per kete falenderoj Besimtaren qe me shtroi kete pyetje.

Para se te pergjigjem une, dua te theksoj se po te pyesesh nje katolik, ortodoks, apo akoma edhe nje protestant per sa i perket besimit tim, po te ishte ne duart e tyre, do me kishin hedhur menjehere ne turren e druve, pra, do me konsideronin nje heretik te rrezikshem.

Atehere, a eshte besimi im i drejte? Po besimi i dogmave te tjera te krishtera, a eshte i drejte? Eshte shume e veshtire per t'ju pergjigjur kesaj pyetje shkurt. Por para se te jap nje pergjigje te detajuar, dua te theksoj se jo, une nuk besoj se vetem besimi dhe praktikimi i besimit tim eshte me i drejti dhe me i sakti dhe si rrjedhim te gjithe te krishteret duhet te ndjekin ate qe bej une dhe ata me te cilet mblidhem. Te besoja dicka te tille nuk do isha asgje me shume se nje sektarian dhe grupi apo kisha me te cilen mblidhem do ishte nje sekt i krishter.

Por ajo qe dua te theksoj eshte se une kam dale jashte sistemit fetar te Krishter qe njihet sot (ne kete sistem permblidhen te gjitha kishat e njohura, Katolike, Ortodokse, Protestante), pikerisht se kam kuptuar se kane devijuar kaq shume nga Krishterimi i hershem, saqe zor se sheh ndonje ngjashmeri me ta.

Nderkohe, gjate gjithe historise se kishave, gjate gjithe shekujve, Zoti ka ngritur njerez, grupe dhe levizje te ndryshme qe nuk kane pranuar te behen pjese e ketij sistemi, duke rrezikuar akoma edhe jeten e tyre per hir te pasionit te tyre te ndjekin Krishtin dhe mesimet e Tij dhe per te perjetuar jeten e kishes ashtu sic ishte ne shekullin e pare. Une e fus veten ne keto kisha megjithese nuk jam imitues identik i menyres se si kane funksionuar keto kisha. Vetem sot, ka shume kisha qe mblidhen ne menyre informale, neper shtepirat e njeri-tjetrit, te cilet nuk kane as emra as tabela, as ndertesa fetare. Keto kisha mund te mos kene fare lidhje me njera-tjetren, akoma mund te mos njohin egzistencen e shume prej tyre, mund te ndryshojne nga menyra se si funksionojne, sipas kultures se nje vendi etj., por keto kisha kane dicka te perbashket, dashurine per Jezu Krishtin, dashurine per njeri-tjetrin, dashurine per armikun, dashurine per cdo njeri ne kete bote.

I kthehem perseri pyetjes: "A eshte besimi im i drejte, ose me i drejte se te tjereve, ose i vetmi i drejte?" Nga pergjigja e mesiperme mund te kuptoni se une besoj se ne Dhjaten e Re kisha mblidhej ne nje menyre informale, spontane, nen drejtimin e vetem nje Personi, Jezu Krishtit, pa lidera fetare, pa rite fetare dhe pa tempuj dhe ndertesa fetare. Kushdo grup qe mblidhet keshtu, ne cdo skaj te botes, pavaresisht nga ndryshimet qe mund te kemi ne menyren e funksionimit te kishes si dhe ne disa ndryshime doktrinale, pavaresisht se per shume prej tyre nuk mund te di akoma edhe egzistencen e tyre, te gjitha keto kisha pra, qe udhehiqen nen drejtimin e Jezu Krishtit vetem, jane kishat qe kane nje ecuri te sakte dhe me te cilat pajtohem plotesisht.

Megjithate, kjo nuk do te thote se ne institucionet fetare (katolike, ortodokse dhe protestante)nuk ka njerez te sinqerte dhe qe e duan Zotin me zemer dhe qe e kane pranuar ate dhe Ai ka banuar brenda tyre. Te gjithe keta persona, qe Zoti i njeh se kush jane, jane edhe vellezerit dhe motrat e mi, pavaresisht se disa prej tyre nese degjojne per mua mund te me konsiderojne heretik. Prandaj edhe une, qe te mos bie ne te njejten gracke, nuk gjykoj asnje here njerezit qe ndodhen brenda ketij sistemi, por vete sistemin e rene dhe te kalbur.

Pasi i jam pergjigjur pyetjes ne lidhje me besimin e sakte, po i pergjigjem tani pyetjes ne lidhje se kush do shkoje ne parajse. 

Me lejoni me pare te bej nje pershkrim te feve me te njohura sot. Te gjitha fete e njohura te botes kane nje bosht te perbashket. Edhe feja cifute, edhe feja e krishtere edhe ajo muslimane, sillen rreth te njejtit bosht. Deshira dhe qellimi i tyre eshte qe te shkojne ne parajse pas vdekjes.

Akoma edhe menyrat se si mund te shkojne ne parajse deri ne nje grade jane te perbashketa. Vetem mjetet ndryshojne. Te Krishteret thone: "Duhet te shkosh ne kishe sa me shpesh, te lutesh sa me shume, te lexosh biblen sa me shume, te agjerosh sa me shume te ndihmosh te varferit, te besh mire", etj, etj. Muslimanet po ashtu: "Duhet te shkosh ne xhami sa me shpesh, te lutesh sa me shume, te lexosh kuranin sa me shume, te ruash festat dhe t'i bindesh kuranit sa me shume, te agjerosh, te besh mire, te besh bamiresi", etj, etj.

Me sa shohim, jane vetem mjetet qe ndryshojne, por te gjithe sillen rreth te njejtit bosht. Te gjithe duan te kenaqin Zotin ne menyre qe me veprat e tyre te "blejne" nje bilete per ne parajse. Qender e ketyre mesimeve fetare behet njeriu!

Tani, me lejoni ta le menjeane besimin musliman dhe te merrem me ate te Krishter. A eshte ky krishterimi qe pershkrova me siper, krishterimi qe vete Jezu Krishti themeloi?

Absolutisht jo! E perseris, absolutisht jo! Zoti yne, nuk eshte nje Zot manjak, qe i peleqen te torturoje njerezit me barra qe nuk mund t'i ngrene dot dhe te kenaqet tek sa i sheh ata te deshtojne vazhdimisht. Zoti e di qe njeriu nuk mund ta kenaqe dot Ate, sado te medhaja te jene mundimet dhe perpjekjet e tij. Njeriu nuk mund te jetoje dot nje jete te shenjte, nje jete te paster, nje jete pa mekate. Zoti e di shume mire kete gje. Njeriu eshte i destinuar te vdese(perjetesisht). Nuk ka asnje shprese per te, megjithate, njeriu ne erresiren qe ndodhet, vazhdon te kembengule si mushka, te perpieqet te kenaqe Zotin.

Me lejoni t'ju sjell nje shembull. Eshte njesoj sikur te marresh derrin dhe ta mesosh te mos lahet ne lluce. Sado ta lash, sado ta pastrosh, sado ta stervisesh, derri sapo te shohe gropen me lluce do zhytet aty tere qef. Eshte ne DNA a derrit te kenaqet duke u placaritur ne lluce. Keshtu pra njeriu nuk mund te jetoje jeten e Zotit. Eshte ne DNA e njeriut te mekatoje dhe nuk ka shpetim prej jetes se tij mekatare sado qe njeriu te perpiqet.

Pikerisht pra, duke ditur kete gje Zoti, beri dicka qe mendja e njeriut nuk mund ta konceptoje. Ai vendosi t'i beje njeriut nje dhurate. T'i jape njeriut vete Jeten me te larte, nje Jete, me te cilen njeriu mund te jetonte dhe te kenaqte Zotin. Dhe kushdo qe do pranonte kete dhurate do mund ta shijonte. Me ane te vdekjes dhe te ringjalljes se Jezu Krishtit, Ai mbolli Jeten (Krishtin) brenda njeriut ne menyre qe njeriu te mos mundohet me kot duke u perpjekur te kenaqe Zotin, por nepermjet kesaj Jete, te mund te jetoje nje jete te shenjte, te paster dhe te pelqyeshme para Zotit, ne nje menyre spontane.   

Pra ceshtja eshte se ndersa njeriu mundohej te bente nje jete te pelqyeshme para Tij dhe deshtonte vazhdimisht, tashme, pasi te kete kaluar nga vdekja ne jete, do shohe per cuditerine e tij se ai do jetoje nje jete te pelqyeshme para Zotit pa u stermunduar.

Pra ajo qe dua te them se ketu nuk eshte ceshtje besimi te sakte apo jo, nuk eshte ceshtje cilet jane ata qe shkojne ne parajse dhe cilet jo. Ketu eshte ceshtje jete! Nese dikush ka marre Jeten, ai ka mundesine te jetoje jeten e Zotit. Nese dikush nuk e ka marre, atehere sado te sakta te jene besimet e tij, ato do te jene te vdekura. Dhe me kete dua te mbyll edhe pergjigjen duke e perseritur. Ata njerez qe kane marre Jeten ndodhen ne te gjitha kishat, edhe ne ato Katolike, edhe ne ato Ortodokse edhe ne ato Protesante.

Eshte e vertete se numri i ketyre njerezve eshte shume i vogel ne keto kisha institucionale, por kjo nuk do te thote se nuk egzistojne. E keqja sot eshte se njerezit "lindin" te Krishtere. Duke "lindur" pra te krishtere ata mendojne se nuk kane nevoje per Krishtin (Jeten) dhe keshtu mbeten ne erresire. Me lejo te jap nje shembull: Ne itali, 99% e njerezve jane katolike. Por nje perqindje shume, shume e vogel shkojne rregullisht ne kishe dhe praktikojne besimin e tyre dhe nje perqindje akoma me e vogel jane nga ata qe me te vertete kane besuar ne Krisht dhe si rrjedhoje Jeta banon ne ta. E njejta gje ndodh edhe me ortodokset e Greqise apo Rusise. Pothuajse te gjithe e konsiderojne veten te Krishtere dhe si te tille mendojne se nuk kane nevoje qe te besojne ne Krisht, por ne realitet, ata kurre nuk kane besuar ne Te dhe Ai kurre nuk ka ardhur te banoje ne ta.

Keshtu pra, per te Krishteret e vertete ceshtja nuk eshte nese do shkojne ne parajse apo jo. Te Krishteret e vertete ndodhen qe tani ne qiell dhe kane filluar ta perjetojne qiellin secili ne stade te ndryshme. Dhe ata ndodhen ne qiell, jo se kane sakrifikuar gjithcka nga jeta e tyre dhe jane perpjekur me te gjitha fuqite e tyre, por se i eshte bere dhurate nga Zoti. Me lejoni t'ju sjell nje shembull nga disa vargje te Dhjates se Re.

1 Ai ju dha jetë edhe juve, që ishit të vdekur në faje dhe në mëkate,

 
2 në të cilat keni ecur dikur, sipas ecjës së kësaj bote, sipas prijësit të pushtetit të erës, sipas frymës që vepron tani në bijtë e mosbindjes,

 
3 ndërmjet të cilëve edhe ne dikur jetuam në lakmitë e mishit tonë duke i plotësuar dëshirat e mishit dhe të mendjes, dhe ishim prej natyre bij të zemërimit, ashtu si edhe të tjerët.

 
4 Por Perëndia, që është i pasur në mëshirë, për shkak të dashurisë së tij të madhe me të cilën na deshi,

 
5 edhe atëherë kur ishim të vdekur në faje, na dha jetë me Krishtin (ju jeni të shpëtuar me anë të hirit),

 
6 edhe na ringjalli me të, dhe me të na vuri të rrimë në vendet qiellore në Krishtin Jezus,
 
7 për të treguar në epokat që do të vijnë pasurinë e pamasë të hirit të tij, me anë të mirësisë ndaj nesh në Krishtin Jezus.

 
8 Ju në fakt, jeni të shpëtuar me anë të hirit, nëpërmjet besimit, dhe kjo nuk vjen nga ju, po është dhurata e Perëndisë,

 
9 jo nga vepra, që të mos mburret askush.


Ne vargun 6 duket qarte se folja eshte ne kohen e shkuar. Pra, ne realitetin e Zotit, kjo eshte dicka qe ka ndodhur si pasoje e Dashurise dhe Hirit te Tij.

Besimtare, per mua nuk ka rendesi nese dikush quhet apo nuk quhet i Krishter nga te tjeret. Per mua ka rendesi qe dikush te pranoje Krishtin ne jeten e tij/saj. Nese ata kane pranuar Krishtin, ata kane kaluar nga vdekja ne jete dhe tashme jane bere qytetare te qiellit dhe ndodhen ne vendet qiellore.

Mendoj se kam dhene nje pergjigje te detajshme ne lidhje me pyetjet qe me ke bere, gjithsesi, mos hezitoni te me pyesni per cdo paqartesi qe mund te keni.

konti


 

9
Teologjia / Çfarë besojnë anetaret e këtij forumi?
« ne: 11-09-2008, 15:13:30 »
Ju faleminderit te gjitheve per votimet dhe postimet tuaja. Tashme kam nje pamje te qarte mbi besimin e anetareve qe postojne ketu. Mendoj se nuk eshte e nevojshme te qendroje me hapur kjo teme pasi cikli i saj eshte kryer. I lutem moderatoreve ta mbyllin.

konti

10
Forumi i Krishterë / Pyetje për besimtarët e krishterë
« ne: 09-09-2008, 23:26:22 »
Besimtare, nje gje eshte e sigurte. Nuk jam ndier kurre i fyer nga shkrimet e tua.

Fakti qe behen sqarimet eshte vetem e vetem qe ti te kuptosh me mire se cfare besoj une. Edhe nje here, nuk ka te beje aspak me ceshtje ofendimi. Dhe mos ki frike te besh gabime. Gabimet jane ato qe na bejne te mesojme me shume.

konti

P.S. Sic e kam thene, me duhet te gjej kohe qe t'i pergjigjem pyetjeve te tua.

11
Teologjia / Çfarë besojnë anetaret e këtij forumi?
« ne: 09-09-2008, 11:22:51 »
Unë besoj ne Zotin, por dhe tek Jezu Krishti...
Tek ai qe dha jten ne kryq për mua...
I bekuar qoftë emri i tij....

Faleminderit Zuzuna per pergjigjen tende, por kam pershtypjen se nuk ke votuar ne sondazh dhe nuk ke sqaruar se ciles dogme te krishtere i takon. Jo se ka ndonje rendesi te madhe, por thjesht qe sondazhi te jete sa me i sakte.

konti

12
Forumi i Krishterë / Pyetje për besimtarët e krishterë
« ne: 09-09-2008, 11:18:44 »
Dihet qe disa nga besimet e mbeshtetura ne Krishtin kanë mosperputhje goxha dalluese mes tyre.

Kete fjaline nuk e kuptova mire. Nese ke mundesi shpjegohu pak me qarte.

konti

13
Forumi i Krishterë / Pyetje për besimtarët e krishterë
« ne: 09-09-2008, 11:16:12 »
Syrgjyn, shume faleminderit per sqarimet qe ke bere si dhe per keshillen qe me ke dhene. Edhe nje here, une nuk jam katolik. Kam lindur nga prinder katolike, por nuk jam i tille.

Do doja te filloja qe tani te pergjigjem, por nuk kam kohe dhe do jap nje pergjigje shkel e shko. Te jeni te bindur se do ju sqaroj te gjitha paqartesite qe keni.

konti

14
Forumi i Krishterë / Pyetje për besimtarët e krishterë
« ne: 09-09-2008, 08:04:03 »
Besimtare, faleminderit per pyetjet qe me ke drejtuar. Me jepet rasti te tregoj se cfare besoj une ne kete ceshtje. Do ta bej sapo te gjej pak kohe.

konti

15
Teologjia / Çfarë besojnë anetaret e këtij forumi?
« ne: 09-09-2008, 08:02:15 »
Ju lutem shume, shmangjuni komenteve dhe pyetjeve. Sondazhi eshte hapur vetem per te pare se nga cilet frekuentohet ky forum fetar. Nese keni pyetje, hapini ne temat perkatese.

I lutem moderatoreve t'i heqin shkrimet qe jane jashte teme pasi mund te humbase qellimin fillestar.

konti

16
Forumi Islam / Pyetje dhe përgjigje rreth fesë Islame
« ne: 09-09-2008, 07:59:06 »
Shume faleminderit besimtare. I je pergjigjur mese qarte pyetjes sime. Sigurisht qe nga pegjigja jote me kane dale edhe pyetje te tjera, por nuk dua t'i futem shume hollesirave se nuk dua te nxis shkrime keqdashese nga te tjere.

Dicka p.sh. qe me beri pershtypje eshte se ne Kuran nuk thuhet qarte ne asnje vend qe gruaja te vere shami mbi koke. Thuhet ne kraharor ose/dhe ne trup, por nuk permendet koka dhe m'u dha pershtypja se eshte me shume nje intepretim i Kuranit, sesa nje zbatim i tij. Mbase jam gabim, por nuk eshte e nevojshme qe te me pergjigjesh mbi kete ceshtje.

Ne pritje te pergjigjes se pyetjes se dyte.

konti

17
1. Maria njohu vlerën supreme të Zotit Jezus. Dhe e verifikoi me veprimin e saj. Maria mori atë që kishte më të shtrenjtë. Dhe ia dha Zotit Jezus. Jo një pjesë të saj. Por të gjithën. Derdhi gjithë përmbajtjen e shishes...një libër parfum...mbi Zotin e saj.
Çfarë figurë lavdërimi të pamasë. Çfarë ilustrim i besnikërie të pamasë. Çfarë zbulimi dashurie dhe përkushtimi të pamasë.

Kujtoni fjalët e Palit në Filipjanëve 3: "Dhe me të vërtetë i konsideroj të gjitha këto një humbje në krahasim me vlerën e lartë të njohjes së Jezu Krishtit, Zotit tim, për shkak të të cilit i humba të gjitha këto dhe i konsideroj si pleh, që unë të fitoj Krishtin."

Në Betani, Jezus Krishti çmohet për vlerën e Tij të jashtëzakonshme. Në Betani, kuptohet që asgjë nuk është aq e vlefshme sa për tu vendosur në këmbët e Tij.

2. Shishja u bë copë. Kur shishja u thye, shtëpia u mbush me erën e parfumit. Aroma mbushi shtëpinë. Këtu qëndron një parim i madh frymor: Kur thyhet ena, aroma shpërndahet.

Kur një popull lejon veten e tij të thyhet nga Zoti i tyre...kur humbën veten e tij për të, aroma e jetës së Tij mund të ndihet nga ata që afrohen.

Nuk ka gjë më të çmuar në sipërfaqen e kësaj toke sesa të mbledhurit e besimtarëve ku Zoti ndihet si në shtëpinë e Tij. Dhe kur kjo ndodh, aroma e
pranisë së Krishtit derdhet në atë menyrë që ata që i vizitojnë mund ta zbulojnë.

Në Psalmin 45 na thuhet se rrobat e Zotit mbajnë erë mirre dhe aloe. Para se Zoti Jezus të varrosej, Nikodemi leu trupin e Tij me mirrë dhe aloe. Dhe pyes: Sa mirrë dhe aloe derdhi Nikodemi mbi trupin e Jezusit?

Përgjigjia: Përdori të njëjtën sasi që përdorej për varrimet mbretërorë...100 libra mirrë dhe aloe (Gjoni 19:39). Me këtë veprim, Nikodemi po dëshmonte që besonte se Jezusi ishte me të vërtetë mbret.

Le të mendohemi për pak. Trupi i Zotit u mbulua me 100 libra arome. Si rrjedhim, kur u ngrit nga të vdekurit dy ditë më vonë, Ai ishte aromë! Dhe aroma e Tij mund të mbahej erë nga shumë larg.
Shikoni: Krishti i ringjallur mbante një erë të mirë. Ai lëshon aromën e ringjalljes.

Sot nuk mund t'i mbajmë erë Krishtit trupërisht, por frymërisht mund të ndjejmë praninë e Tij midis nesh. Dhe aroma e pranisë së Tij është një shenjë e afërsisë së Zotit.

"Shtëpia u mbush me aromë"

Siç shkroi Pali: "Por, falem nderit Perëndisë, që na bën të ngadhënjejmë gjithnjë në Krishtin dhe shfaq kudo nëpërmjet nesh erën e këndshme të njohurisë së vet" (2 Korintasve 2:14)

3. Juda e konsideroi veprimin e Marisë humbje. Dëgjoni protestën e Judës. Sipas tregimeve të tjerë të kësaj historie, të Dymbëdhjetët reaguan ashtu si reagoi Juda. Ç' thanë? Tre fjalë: Pse kjo humbje?

"Pse kjo humbje? Mund të kishim ndihmuar të varfërit me këtë pasuri të vogël."

Veprimi shushatës i Marisë nxorri në shesh zemrat e tyre.
Ka pak gjëra që janë kaq afër zemrës së Perëndisë sa të ndihmuarit e të varfërve dhe të vobektëve. Lexoni Dhjatën tuaj të Re. Është e mbushur me shqetësimin e Perëndisë për gjendjen e të varfërve. Por sado e rëndësishme të jetë kujdesja për të varfërit, Vetë Jezus Krishti është më i rëndësishëm. Krishti është më i rëndësishëm se çdo shërbesë, pavarësisht se sa e mirë apo fisnike është ajo. Është e mundur të adhurojmë "perëndinë" e shërbesës në vend të Jezus Krishtit.

Kjo është hera e dytë në Shkrimet që Maria akuzohet. Dhe prapë nuk e mbron veten. Jezusi e mbron për herë të dytë: ''Lëre!" thotë, "Ajo më ka bërë diçka të mirë."

Zoti thjeshtë po thoshte: " Unë jam i denjë. Nuk do jem me ju për shumë
kohë. Kështu që e meritoj vlerën e atij parfumi."

Nxënësit e konsideruan himbje. Por nuk ishte humbje as për Zotin dhe as për Marinë.

Ç' është humbje? Është të japësh më shumë se ç'nevojitet.
Ajo që Juda tha në të vërtetë ishte: "Zoti nuk e meriton."

18
Jezu Krishti / Uniciteti i Jezusit
« ne: 08-09-2008, 16:52:32 »
Nuk mund te shtoj gjë tjetër përveçse je Amen!

Mirë se erdhe Toni! Edhe une anetar i ri jam ketu dhe dua te theksoj se megjithese shumica e fetareve jane muslimane, po ja kaloj shume mire midis tyre. :)

konti

19
Vlera e Krishtit

Dua t'i hidhni një sy tryezës. Të Dymbëdhejtët janë aty. Maria, Marta dhe Llazari janë aty. Simoni është aty. Dhe Jezusi është aty. Të gjithë ndodhen në tryezë duke ndarë me njëri tjetrin ushqimin.

Maria ka me vete një shishe të mbyllur me një parfum të shtrenjtë. Është nard nga India. Jashtëzakonisht i shtrenjtë.

Ia heq tapën dhe çliron parfumin mbi kokën e Zotit sikur të ishte një mbret.

Ndërsa parfumi rrjedh në trupin e Tij dhe shkon tek këmbët, ajo i vajos ato me vajin sikur të ishte një skllave dhe Ai zotëria i saj.

Jezusi e interpreton veprimin si parapërgatitje për varrimin e Tij. Po e vajos ashtu siç bën dikush me trupin e një të vdekuri.

(Vajosja e një trupi të vdekur me parfum bëhej për ta përgatitur për varrim. Parfumi mbulonte erën e trupit që kishte filluar të prishej. Mbretërit vajoseshin para varrimit duke u derdhur parfum mbi gjithë trupin e tyre. Këtë i bëri Maria Jezusit. Sikur e kishte kuptuar se Zoti nuk do të ndodhej me ta për shumë kohë por pa përceptuar që e kishte kuptuar. )

Le t'ë shikojmë se sa vlen parfumi.

Vlen 300 denarë. Një denar ishte paga e një ditë. Si rrjedhim, 300 denarë ishin rroga e një viti. Do ta kthej në para të sotshme që të shihni rëndësinë e tyre. Mesatarja e të ardhurave vjetore në Amerikë sot është 46.000 dollarë. Shikoni: vlera e asaj shishes ishte e barazvlefshme me 46.000 dollarë!

Kjo mund të ketë qënë gjithë pasuria e familjes së Marisë.

Paraqet kursimet e saj, të ardhmen e saj dhe sigurinë e saj. Duke patur këtë në mend, dua të bëj tre vëzhgime në lidhje me veprimin e Marisë:

20
Forumi Islam / Pyetje dhe përgjigje rreth fesë Islame
« ne: 06-09-2008, 14:51:03 »
Atehere, tani per tani po e nis me dy pyetje me shume skela.

1) Shamia e kokes. Cfare roli luan ajo ne besimin musliman? Eshte thjeshte nje tradite qe duhet ndjekur apo eshte nje udhezim fetar, i shkruar ne Kuran apo ne ndonje liber tjeter tuajin te shenjte. Ne c'fare moshe duhet te filloje femra ta veshe? Cfare ndodh me ato femra qe jetojne ne perendim? E vene shamine ne koke kudo, apo ka vende qe ose nuk u lejohet nga shteti, ose jane vete te lira te mos e vene?

2) Xhamia! Kur u krijuan xhamite per here te pare? Kam pershtypjen se ne kohen e Muhamedit nuk egzistonin ato akoma. Ka dhene Muhamedi ndonje udhezim se si duhet te jene xhamite? Ka ndonje reference ne Kuran mbi strukturen apo praktiken e fese brenda ne xhami? Po grate? A u lejohet atyre te futen ne xhami per te adhuruar dhe per t'u lutur? Nese po, kane ndonje vend te vecante nga burrat, apo te gjithe rrine bashke? Nese jo, perse nuk u lejohet grave te futen ne xhami dhe cfare thote Kurani per kete gje?

Faleminderit paraprakisht per te gjitha pergjigjet qe do me jepni.

konti

21
Forumi Islam / Ditari i Agjeruesve
« ne: 06-09-2008, 14:38:05 »
Përshëndetje:
Ne fakt i takon stafit te përgjigjet por duke pasur parasysh qe Aida mund te jetë ne kushte te papërshtatshme unë mendoj qe do të ishte me mirë ti beje ne temën perkatese.
P.s. Mos bëj pyetje shumë te vështira... ;) :)

Ok, pyetjet e mia do t'i bej tek tema perkatese. Kur te vije Aida, mund t'i dergoje edhe keto postime qe kane qene jashte temes, ne temen perkatese.

Persa i perket pyetjeve te veshtira, jo, nuk do bej pyetje te veshtira. :) Ne fakt pyetjet e mia nuk kane qellim t'ju kap juve ne gabim, por te mesoj me shume rreth besimit tuaj - se jam pothuajse krejtesisht injorant - pa qene nevoja te studioj materiale te tera ne internet. Keshtu mesimi behet i kendshem dhe pa stermundim. ;)

konti

22
Forumi Islam / Ditari i Agjeruesve
« ne: 06-09-2008, 08:28:35 »
Besimtare, faleminderit për pershkrimin e detajueshem te një perjetimi ditë agjërimi. Kam kuptuar me shumë rreth besimit tuaj nga ky pershkrim se sa do kuptoja duke lexuar faqe te tera ne internet.

konti

P.S. Ndërkohë kam edhe disa pyetje te tjera. T'i bëj këtu apo ne temën tjetër "Pyetje dhe përgjigje rreth fese Islame"?

23
Forumi Islam / Ditari i Agjeruesve
« ne: 05-09-2008, 15:19:13 »

P.s: Sinqerisht Konti me fjalën "besimtare te devotshem" me ke vënë shumë ne siklet pasi unë mendoj qe të arrish devotshmerine duhet të jesh ku e ku me mirë se unë... unë përpiqem por s'besoj se e kam arritur... Nuk kam arritur atë nivel shpirtëror saqë te quhem e tillë... sipas kësaj nuk me takon mua te përgjigjem... por dikujt tjetër...  :)

E vleresoj modestine tende :) por per sa kohe kam frekuentuar kete forum, nuk me ke lene nje shije te hidhur, keshtu qe mos u be merak, mendoj se je me se e kualifikuar qe te me pergjigjesh. :)

P.S. By the way, te te rroje vajza, e pashe ne profilin tend dhe eshte si kukull. Vajza ime bertiste me te madhe, bebi, bebi, kunja bela. :)

24
Forumi Islam / Ditari i Agjeruesve
« ne: 05-09-2008, 14:29:45 »
I nderuari konti.
Nuk kam njohuri te perpikta, mirëpo ajo bazalja është se te ndalohet marja e ushqimit, pijes, duhanit, aktit seksual...(qe nga lindja e diellit deri ne përëndim,),mendimeve dhe veprave te mbrapshta, fjalëve te kota etj,etj, gjatë gjithë muajit te Ramazanit.

Nuk kam kompetence për me shumë informata.
Mbetsh i pershendetur.

Parlote, faleminderit për përgjigjen tënde. Ne fakt, besimtarja ka dhënë një përgjigje, por nuk me duket shumë sqaruese.

"Filloni agjërimin me dallimin e hënës dhe përfundojeni atë me dallimin e saj, e nëse keni pengesë nga retë, atëherë plotësojeni Shabanin (quhet muaji përpara muajit Ramazan) tridhjetë ditë."

Kështu si e thotë me sipër me duket sikur agjërimi është 24 oresh. Dallimi i henes zakonisht bëhet sapo fillon te erresohet dhe të mbarosh agjërimin ne dallimin e henes i bie qe te presësh deri sa të vijë mbrëmja e ditës tjetër. Pak me qartë ju lutem, a mund te shpjegoheni? Një shpjegim i qartë do ishte nëse do ndanit experiencen tuaj. Ne çfarë ore te mengjesit e nisni agjërimin dhe ne c'ore te ditës e mbaroni. Një pershkrim d.m.th. i një ditë te tillë nga një musliman i devotshem do ishte me se sqaruese për mua.

Gjithashtu nuk kuptoj edhe kete tjetren. Cdo te thote te plotesosh Shabanin tridhjete dite?

Ju faleminderit shumë për mundimin tuaj,

konti

25
Forumi Islam / Ditari i Agjeruesve
« ne: 05-09-2008, 11:17:26 »
Besimtare faleminderit per pergjigjen. Por une perseri kam disa paqartesira. Nuk e kuptoj, sa kohe rrini pa ngrene dhe pa pire gjate gjithe dites 24 oreshe? Apo mos e keni edhe ju si Katoliket qe nuk hane disa ushqime por hane ushqime te tjera? Me sa kam kuptuar, ju nuk hani fare, por nuk e di se per sa kohe e mbani kete gjate dites, pasi nje muaj rrjesht pa ngrene me duket e pamundur, apo jo?

konti

Faqe: [1] 2 3