Profile of miku

×

Permbledhja

miku Zërist

Stats for miku
Posts:   187 (0.038 per day)
Vendndodhja:   Eladhistan
Data e regjistrimit:   07-12-2007, 21:05:33
Last Active:   16-04-2012, 01:05:09
Gjinia:   Mashkull
Age:   121
Offline Offline

Messages - miku

1
Tema Interesante / Si eshte moti sot atje ku gjindeni?
« ne: 11-03-2012, 14:17:56 »
Athine, shi....

2
Forumi Politik / Prof. Dr. Sali Berisha !
« ne: 08-03-2012, 23:21:28 »
Ja se çfare jane politikanet!!!!

Ali Asllani - Maskarenjte (Reshat Arbana)
Poezi fantastike per cdo kohe... E shkruar ne vitin '55 eshte e vlefshme per cdo lloj kohe, sepse politikanet jane te nje kallupi, te majte, te djathte, te para e te prapa...... Jam kurioz, kete poezi piedestal te satires, e ka lexuar ndonje politikan shqiptar???

3
Diapazon / Thënie të mençura
« ne: 08-03-2012, 23:10:07 »
C'do popull meriton qereverine qe ka zgjedhur......"Curcill"

4
Por nje dritare do e le hapur gjithmone per Të ikur  :D në rast nevoje. :D


     Eshte mendimi me i mire me duket....... Vjen nje moment apo situate..... sic eshte tani ne Greqi dhe mendohesh se nga do t'ia mbash...... Ndryshe te thote llogjika dhe ndryshe e sjellin rrethanat......      Ndodhesh me te vertete shum ngushte..... Me femije te rritur jashte Shqiperise, qe kane mare, dashur pa dashur, kulturen e vendit ku jetojne...nuk pritet te kthehen pas.   Se mos kushtet ne Atdhe jane te pershtateshme..... C't'u thuash femijeve qe i kuptojne te gjitha tani?

5
Qeni leh atje ku ha...n'a ka mesuar atdheu   :D

     JO, JO JO....... Megjithese eshte shuuuuuuume e vertete ajo qe thoni, edhe ne nentekstin qee perdorni, une do te jem kundra.......

     Jam nga ata njerez qe, kur flasin me shqiptare,  nuk jane te kenaqur me Shqiperine dhe shqiptaret ne pergjithesi, por kur komunikojne me vendasit (ne rastin tim greket) nuk e shaj kurre Shqiperine dhe shqiptaret, megjithese ne shume raste, shqiptaret te lene me goje hapur.....

6
Diapazon / Thënie të mençura
« ne: 28-02-2012, 14:14:21 »
Moj kasolle ku na mblodhe.....

     " Populli"

   Kur nje grup, apo dy veta nuk meren vesh....

7
Tema Interesante / Inisiativa dhe besdimi:
« ne: 02-01-2012, 15:24:06 »
Ne diskutime te mepareshme jam deklaruar ATEIST, por diku, dikur kam degjuar nje anekdode qe me ka lene shume pershtypje...

     Dikush, shume besimtar, ishte duke u mbytur ne det te hapur... (nuk ka rendesi se si u gjet atje)
     I lutej vazhdimisht zoit qe ta shpetonte, si besimtar qe ishte.... por me kot. Dikur, kalon prane tij nje anije dhe duke i hedhur varka, komerdare e tj, i thone te hipi e te shpetoje.
    Jo, thote ai, do te me shpetoi Zoti, te cilit i kam sherbyer tere jeten.
    Iken kjo anije dhe, duke u lutur vazhdimisht, dikur vjen nje anije tjeter.  Duke i ofruar cdo mjet i thone te hipi ne anije e te shpetoj.... Por ai perseri: -Pres te me shpetoj Zoti, te cilit i kam sherbyer tere jeten.....
    Iken edhe ajo anije, dhe si perfundim personi mbytet.

     Kur shkon ne boten tjeter, i del perpara Zoti dhe, duke mos duruar e pyet:
   Zot, te shebeva gjithe jeten, kur pata nevoje pse nuk me ndihmove?
       Dhe Zoti pergjigjet: Dy anije te dergova, pse je ti budalla, c'mund te beje une?


8
Qesh / Barsaleta Banale~
« ne: 02-01-2012, 15:01:44 »
Ndoci nje dite takon Dranen tu mjel lopen:
  -Oj Drane adon me ma dhen at paith?
  - Ske turp, une jam e ndershme....
  -Mir moj Drane si t'dush, me dy pellemb k... e dy oke b.... gjen paith sa te dush.....
  - Po prit mor i uruar..... sa i pa duruar qenke, une thash sate miel lopen....

9
Historia Shqiptare / Balli kombëtarë & Partizanët
« ne: 01-02-2010, 19:15:00 »
Une votova per "te dyja" per arsye se, te dyja palet, sejcila sipas menyres se vet kerkonin te mernin pushtetin.....
Po ta shikosh holle-holle, B.K. kishte njerez me te shkolluar por me te matur... P.K. kishte moshe me te re, pra me aventuriere.... Fitoi PK, beri ligjin sic deshi dhe pike... Nuk e di ne do te ishim me mire po te kish fituar B.K.

10
   Mbas mjaft kohe, erdha perseri edhe une, por kesaj radhe me nje pyetje qe kerkon nje pergjigje serioze dhe "zyrtare"...

Brezi i 40-vjecareve e di shume mire ekzistencen e afrikaneve dhe hebrejve, cifuteve, ne Shqiperi....

Kush mund te me thoje, si me thene zyrtarisht, numrat e tyre ne vite, apo pak histori te kesaj popullsie ne Shqiperi?  Jeni te lutur, kush di gje te sakte t'a postoje apo te me adresoje diku ku mund ta gjej.

PS: Mbase nuk eshte vendi i duhur per temen, moderatori le t'a zhvendosi....

11
Forumi Politik / Prof. Dr. Sali Berisha !
« ne: 26-12-2009, 17:19:30 »
Ja nje jeteshkrim i jetes se Tij i pare nga nje kend veshtrim tjeter...
Prof.Dr.Sali Berisha

Biographique Personalique (updateque)

Sali Berisha ka lindur me 15 tetor 1944 në qytetin e Kavajës, e cila vite më vonë do të ishte edhe zona e tij elektorale.
Qe ne vogline e tij ai njihej si nje femije qe rrinte shume para televizorit ose prane kioskave ku shiteshin gazeta. Sic u mor vesh me vone, Berisha i vogel nuk shihte asgje tjeter ne televizor pervec edicioneve informative. Kuptohet qe ai nuk i besonte te gjitha ato qe degjonte por informacioni i perditshem ishte mese i nevojshem per politikanin e ardhshem. Lodrat e tija te preferuara ishin kamionet dhe rera me te cilen ai ndertonte vetem tunele.
Ne moshen 5 vjecare ishte iniciatori i vetem i nismes “Lagjia ime ne Moshen e Internetit” por bashkohesit e tij, duke mos ditur se cfare ishte interneti, e ngaterruan me internacionalen.
Shpesh Berisha i vogel rrinte i vetmuar dhe qante pa shkak. Ose me mire le te themi se askush nuk u kuptonte shkakun. Sic do te ndodhte me vone,Shqiperia e shitur per dy lek (pa t.v.sh.) nga Ahmet Zogu i Zi, do te pushtohej nga fashistet gri, me vone nga nazistet e zinj dhe ne fund fare socialistet e kuq, nje situate te cilen Berisha i vogel ishte i vetmi qe e kishte parandjere.

Adoloshenca e gjeti mes halleve te popullit tone shqiptar dhe si njeri mjaft i ndjeshëm ai u përfshi shumë shpejt në aktivet e grupeve rinore komuniste reformatore demokrate antifashiste.

Pa kaluar shumë kohë rreth tij filluan të mblidheshin mjaft simpatizantë, ish-pronare tokash, dhe njerëz të thjeshtë të popullit të cilët shihnin tek ai liderrin e ardhshëm.

Në ato vite te pushtimit u miqesua me menaxherin e marketingut te librarisë Flora, djaloshin Enver Hoxha, te cilin e kishte njohur ne Paris. Te dy ata kishin te njejtat aspirata madje edhe te njejtet aspiratore. Karakteri i hekurt i Berishes dhe personaliteti si beton i Enverit bene qe miqesia e tyre forcohej si beton-arme. Ndersa mendonin se cfare te benin per te kaluar kohen, të dyve së bashku u polli mendja për krijimin e një grupimi politik, te cilet ne ate kohe ishin mjaft ne mode. Dhe kështu, me nismën e dy ortakëve, Enver Hoxha dhe Sali Berisha, pasi dorëzuan dokumentacionin e nevojshëm në kuesturë, u themelua firma “Partia Komuniste e Reformave Demokratike” shpk.
Aktiviteti kryesor ishin organizimi i jetes se nates, karaoke, party per rinine, kokteile dhe mbremje mature. Gjate javes behej shperndarja e broshurave te promocionit qe ne gjuhen e popullit quheshin trakte kamuniste.
Puna ecte mire, xhiro bereqavers dhe grupi i fansave ne Facebook te Partise Komuniste Shqiptare arriti 200.000 anetare, nga 200 petrita lule qe kishte ne fillim.

Kriza financiare ose ndryshe “lufta me Gjermanine dhe Italine” per pak desh ua la biznesin pergjysem. Por si cuna te shkathet, Saliu dhe Enveri pasi bene nje kerkese me shkrim, e kthyen licensen e biznesit nga “firme shpk” ne “ushtri nacional-clirimtare”. Tashme ata kishin te drejta ekskluzive te aktivitetit ne te gjithe Shqiperine.

Gjatë luftës, togeri i xhenjos Enver Hoxha per te mos u ekspozuar ushtroi detyren e presidentit dhe mbante pseudonimin “Tarrasi” dhe ishte i vetmi per te rras batuta (ndonjehere te rraste edhe plumbin) ndersa komandant Berisha njihej me pseudonimin “Kryeministri” ngaqe ne te shumten e kohen kryeministronte luften dhe për trimërinë dhe vetmohimin e treguar ndër beteja ju dha grada madhore e prof-dr-gjeneral-kolonelit, të cilën Sali Berisha e refuzoi në mënyrë të parevokueshme.

Lufta ishte e ashper, luftohej vote per vote, mandat per mandat. Me ne fund ne 28 Qershor 1944, perpjekjet non-stop te admiruesve te partise bene qe lufta te kurorëzohej me fitoren e thelle te koalicionit të 68 batalioneve te mazhorancës reformatore demokratike dhe kater ushtareve te LSI. Menjëherë lindi nevoja për krijimin e një qeverie e cila do të udhëhiqte vendin.

Togeri i xhenjos Enver Hoxha propozoi emrin e komandantit Berisha për postin e kryeministrit ose të presidentit ose kryetarit të partisë. Por profesori dhe doktori i ardhshëm kishte plane të tjera dhe nuk i interesonte politika. Berisha kishte pasion mjekësinë, të cilës ju përkushtua plotësisht.

Por ndërsa vitet kalonin, vendi vuante nën diktaturën e Enverit. Nuk ishte kjo Shqipëria për të cilën ai kishte luftuar, downloaduar dhe instaluar. Atëherë Saliu, i vuri vetes një qëllim, mizor por te drejte.
Të eliminonte ortakun e dikurshem, shokun e tij të luftës, Enver Tarras Hoxhën dhe të shpejtonte reformat e kërkuara nga BE.

Duke shfrytëzuar sëmundjen e diktatorit, doktor Berisha kërkoi të caktohej mjek i Enver Hoxhës. Duke qenë pranë tij ai kishte mundësi ta eliminonte edhe pse kështu ai shkelte betimin e Hipokratit. Por dr.Berisha nuk arriti ta përfundonte misionin e tij fisnik pasi në prill të 1985, sepse Enver Hoxha e kuptoi planin e tij djallëzor, dhe ja bëri me hile, vdiq vetë. Berishes qe kurre nuk luante kumar,i mbeti dopiogjashta ne dore. Nga ai moment ai e urreu per vdekje kete numer, dopiogjashten (66) madje edhe gjysmen e dopiagjashtes, 33. Thone se krijoi antipati edhe per shumen e te dyja shifrave, 66+33=99 apo G99 por kjo eshte e pavertetuar.

Me vdekjen e diktatorit me autor vete Enverin, Sali Berisha shpresonte se udhëheqësi i ri i vendit, Ramiz Alia do të inkurajonte reformat në drejtësi, te ndertoheshin tunele, te shembeshin mbikalime dhe të hiqej regjimi i vizave me Maqedoninë. Atëherë i zhgënjyer ai vendosi të bëhej kryetar partie dhe më pas president, pastaj përsëri kryetar partie dhe më në fund kryeministër. Por aktivitetin e vjeter te jetes se nates, e beri realitet duke anetaresuar Shqiperine ne Nato.

Prof.dr. Sali Berisha flet mjaft mirë frëngjisht, anglisht, amerikanisht, venezualisht, vertikalisht dhe samitisht, brukselisht, spanjollisht dhe sigurisht edhe nato-isht.
mare nga http://www.keshilliministrave.org/

12
Forumi Politik / Prof. Dr. Sali Berisha !
« ne: 12-12-2009, 19:59:50 »
Ate meritojme dhe pike,mos e kerkoni çmendurine tek i çmenduri Sali por tek çmenduria e gjithe popullit (turmes) shqiptar.Dhe mos thoni qe ky na ka rene per hise por eshte hisja qe ne i kemi dhene vetvetes.

Dhe boll u qurravitet tek kjo teme duke e share ate te sharin, ai eshte pjese e shoqerise sone shqiptare,ku edhe une si dhe ju bejme pjese,shoqeri qe dukshem i mungojne disa hemisfera te caktuara te trurit.Pak kohe kam qe jetoj ketu por mjaftueshem per te kuptuar qe kjo shoqeri ne pjesen me te madhe te saj(90%) perbehet nga injorante fodulle dhe budallenj me shkolle.Per pjesen tjeter qe ngelet(10%-shi) mund te perdorim shprehjen : "me thuaj me ke rri te të them se kush je".




BRAVOOOO!!!


13
Guida & Tutoriale / Photoshop CS3
« ne: 27-04-2009, 09:07:57 »
Ketu e ke falas.. Kliko ketu





Shume te faleminderit!!!

Suksese ne faqen tuaj!

14
Presidenti i Shteteve te Bashkuara te Amerikes, Barack Obama i ka derguar nje mesazh falenderimi kryeministrit Sali Berisha, pas letres se marre prej tij me rastin e inaugurimit si presidenti i 44-t amerikan.

Ne mesazhin e tij, presidenti Obama thote se cmon shume fjalet e inkurajimit te kryeministrit Berisha, i cili shkruante dy muaj me pare se bashke me presidentin Obama u inaugurua endrra amerikane, ndryshimi i vendit dhe i mbare botes.

Ne fund te mesazhit te tij per kryeministrin Berisha, presidenti Obama shprehet se, “pret me padurim te punojme se bashku nen frymen miqesise dhe paqes per te ndertuar nje bote me te sigurt ne kater vitet e ardhshme”. TCH

    Kur Obama te zbuloje se ne c'pike te hartes bie Shqiperia, atehere do te zgjidhen te gjitha ceshtjet e nderlikuara boterore...

    Nese Obama do te merte nja dy keshilltare shqiptare, nuk do te zgjaste dy muaj shkaterrimi i botes.....

     Cjane keto pallavra qe publikoni more djema..... Ju kam vleresuar per me te zgjuar...... Nuk eshte mendimi juaj, e di. Diku e pate dhe e sollet ketu.

     Saliu dhe, cdo Sali tjeter qe do te vije pas tij duhet ta kene kuptuar se ka ikur koha e demagogjise. Por nuk kane edhe shume faj. Kane bere shkollen e Enver Hoxhes dhe si te tille, me ate fryme duan te sundojne(sepse per sundim behet fjale e jo per qeverisje). Deri kur?

   Deri kur do te kuptoje ky popull se sundimtaret me 10-20, apo 30 vjete nuk mund te jetojne ne demokraci? Deri kur ky Sali Berisha do te mbaj peng gjithe popullin?

15
Diapazon / Skënderbeu ende mbi kalë
« ne: 05-02-2009, 00:30:42 »
Skënderbeu i Krujës
Skënderbeun e zgjodhën Rilindësit për ta përdorur si simbol të ringjalljes kombëtare të shqiptarëve. Në të vërtetë, fjala “zgjodhën” është pak e papërshtatshme, meqë nuk është se kishte shumë në histori për të zgjedhur.

Duke qenë Skënderbeu njëkohësisht edhe mysliman edhe i krishterë (edhe synetli edhe i pagëzuar), me të mund të identifikoheshin pa vështirësi të gjithë shqiptarët.

Figurë luftarake, super-macho me mjekër e me pallë, u përshtatej për bukuri instinkteve patriarkale të shqiptarit.

Gjithashtu, ringjallja kombëtare e shqiptarëve parakuptonte shkëputjen nga Perandoria Osmane, prandaj identifikimi me një figurë si Skënderbeu që ishte shquar pikërisht duke luftuar osmanët ishte për t’u pritur.

Ringjallja kombëtare gjithnjë mbështetet në simbole të tilla të domosdoshme.

Rivalë të Skënderbeut për t’u mbjellë në ndërgjegjen kombëtare ishin Pirroja dhe Aleksandri; të dy shumë më të largët për shijet kombëtare të shqiptarëve.

Bëmat e Skënderbeut i popullarizoi Marin Barleti siç ishte zakoni atëherë. Ua ndali apo jo vrrullin turqve heroi, kjo është çështje për historianët, jo për ideologët.

Vetë Skënderbeu nuk më rezulton të ketë pasur ndonjë farë ndjenje “shqiptare” të spikatur; as mund të kishte pasur në një kohë kur grupet sociale identifikoheshin sipas fesë, jo sipas gjuhës që flisnin.

Duhet të dallojmë midis Skënderbeut historik, dhe Skënderbeut si Krisht të fesë kombëtare. Lidhja mes tyre nuk është gjithnjë drejtvizore.

Aq më tepër që Skënderbeun e përdorën të gjithë, për qëllime të mira e të mbrapshta.

Ne që e kremtojmë sot, kremtojmë simbolin e Skënderbeut, jo figurën historike. Kremtojmë Rilindjen dhe dëshirën e vizionarëve të atëhershëm për t’i dhënë dinjitet Shqipërisë së ardhshme.

Duhet vetëm të kemi kujdes e të mos lejojmë marrjen peng të Skënderbeut nga interesat parrokiale të disa qarqeve katolike në Shqipëri e në diasporë, dhe përdorimin e kësaj figure të unitetit kombëtar për të përçarë shqiptarët sipas vijave fetare.

Nëse Skënderbeu luftoi për Papën apo për Pejgamberin, kjo shqiptarëve nuk ka pse t’u interesojë dhe aq – sikurse nuk u intereson që Skënderbeu vdiq ngaqë e pickoi një mushkonjë malarike, jo ngaqë e helmuan venedikasit.

Që rebelimi anti-osman i Skënderbeut shenjoi edhe shkatërrimin total të trevave shqiptare, edhe kjo s’është për t’u përfshirë në hagjiografinë rreth heroit.

Pyetja nëse na duhet apo jo Skënderbeu, mund të çohet më tej dhe të shndërrohet në pyetjen tjetër – me spec – nëse pavarësia e 1912-ës u ka sjellë ndonjë të mirë të madhe shqiptarëve apo jo.

Ndonjë studiues ose shkrimtar i huaj, jo doemos keqdashës, e ka ndërmarrë edhe këtë hap. Kam frikë se ne shqiptarët, me bëmat tona të shumëllojshme gjatë shekullit që e kemi pasur një shtet tonin, nuk i kemi dhënë ende përgjigje.


Nuk mund ta kuptojmë Skënderbeun pa kuptuar se çfarë traume historike ishte pushtimi i trojeve shqiptare të asaj kohe nga Perandoria Otomane.

Në një kuptim mund të thuhet: dallimi midis arbërorëve (arbëreshëve) dhe shqiptarëve është pikërisht se të dytët u përftuan si nënshtetas të Sulltanit.

Kjo gjen mbështetje edhe në të dhënat gjuhësore. Arbër, Arbëri dhe arbëror përdoreshin deri sa nuk kishin ardhur Osmanët. Fjala “shqiptar” nuk ndeshet në arbëreshët, në Greqi dhe në Itali.

Dallimi gjuhësor që shenjon një ndryshim rrënjësor në identitet.

Është fakt i njohur që Skënderbeu dhe epoka e tij pothuajse nuk kanë lënë gjurmë në kulturën popullore të shqiptarëve – gegë dhe toskë, të krishterë dhe myslimanë.

Kjo mund të shpjegohet me atë që Skënderbeu, në thelb, nuk i përkiste identitetit “shqiptar” si të dallueshëm nga identiteti “arbëror”.

Pas përfundimit të rezistencës arbërore, në fund të shek. XV, ata arbërorë që kishin marrë pjesë aktive në luftrat ose u larguan drejt Italisë e ndoshta Greqisë e Dalmacisë, ose u shfarosën, ose u konvertuan në Islam.

Stërgjyshërit e drejtpërdrejtë të shqiptarëve të sotëm, pas gjase, do t’i kenë përkitur atyre shtresave që pak u përfshinë në Skënderbejadë – p.sh. banorë zonash të thella malore.

Mungesa e gjurmëve në foklor është shumë serioze, kërkon shpjegime, nuk mund të injorohet. Aq më tepër që, në këngët e ashtuquajtura “legjendare” ose historike ka plot që i referohen asaj periudhe. Por personazhet të cilëve u këndohet atje – si Gjorg Golemi – nuk njihen, ose janë fare minorë.

Për të sjellë një krahasim, gjurmë të Skënderbeut në foklor i kam ndeshur deri edhe në një përrallë italiane të mbledhur në Napoli, ku heroi ynë përmendet si “Scannarebecco” (“La Fiaba dell’Orco”).

Në të vërtetë, Skënderbeu u thirr nga Ferdinandi i Napolit për të marrë pjesë në ca luftra të vockla fisnikësh, të cilat i fitoi duke u shquar edhe për mizori të madhe. Që këtej edhe frika trashëguar në vargjet.

Natyrisht, kujtimi për Skënderbeun duhej të ishte ruajtur mirë ndër arbëreshët e Italisë. Këngët e atjeshme për epopenë e luftrave kundër turkut i mblodhi De Rada, që mendonte se ishin copëza të një rapsodie të vetme. Atje e ka zanafillën edhe shndërrimi i Skënderbeut në simbol të krenarisë dhe të identitetit kombëtar më parë arbëresh, pastaj shqiptar.

Më pas pati studiues që thanë se De Rada i kish shkruar vetë këto poema, për t’ia atribuar pastaj “popullit”, siç ishte e udhës në ato kohë romantike. Fenomeni, i quajtur “osianizëm”, njihet mirë në kulturën evropiane. Copëzat e rapsodisë mbledhur prej De Radës kanë nivel artistik më të lartë se folklori mbledhur në Shqipëri – por origjina e tyre ende nuk është sqaruar krejt. Mund të jetë edhe që De Rada i mblodhi disa këngë, pastaj i rishkroi, sipas shijes së vet.

Nëse kujtesa arbëreshe për Skënderbeun është vetëm fenomen elitash, apo i përket edhe popullit, unë këtë nuk e di. Ndër shqiptarët, megjithatë, edhe elitat u ndërruan. Aristokracia e vjetër, e kohës së Skënderbeut, u asgjësua me rrënjë e me degë. Elitat e reja, që i faleshin Portës së Lartë, nuk donin t’ia dinin për Skënderbeun dhe epokën e tij, madje edhe kur rridhnin prej fisnikësh të konvertuar.

Vërtet, një pjesë e shqiptarëve e ruajtën fenë e të parëve; por këta i përkisnin kryesisht shtresave të ulëta, margjinale, me një identitet përkatësie që nuk shtyhej përtej krahinës dhe fesë.

Objektivisht, luftrat e Skënderbeut nuk u sollën asgjë arbërorëve, përveç shkatërrimeve të pafund, shpërnguljeve dhe rrënimit të krejt kulturës ekzistuese, urbane e rurale, elitare e foklorike.

Nga ana tjetër, epopeja e Skënderbeut qëndron në bazë të ndërgjegjes historike të shqiptarëve të sotëm. Duket sikur Skënderbeu luftoi dhe Arbëria e atëhershme u shkatërrua, në mënyrë që mund të ekzistonte Shqipëria pesë shekuj më vonë.

E kam fjalën që harresa historike në popull për Skënderbeun nuk mund të shpjegohet vetëm me zhdukjen e elitave dhe shpënrguljen e asaj pjese të popullsisë që identifikohej me kauzën e Skënderbeut.

Për mua – dhe e theksoj që ky është mendim personal – zbehja dhe pastaj zhdukja e Skënderbeut nga kultura popullore shqiptare pas pushtimit të trojeve shqiptare nga Perandoria Otomane ka të bëjë edhe me atë që, për të mbijetuarit kujtimi i Skënderbeut i bashkëlidhej humbjes, jo fitores.

Skënderbeu vërtet i fitoi të gjitha betejat me turqit, venedikasit dhe këdo tjetër, por strategjikisht përpjekja e tij ishte një katastrofë – për aristrokracinë arbërore interesat e së cilës ai mbronte, për trojet arbërore, për qytetet arbërore, për kulturën arbërore.

Para se të kthehej në simbol të ringjalljes së Shqipërisë, Skënderbeu do të ketë qenë njëfarësoj simbol i rrënimit të Arbërisë.

Popuj të tjerë fqinjë, që nuk patën ndonjë Skënderbej që t’i jepte dërmën turkut, e përballuan më mirë pushtimin osman. Greqia, Serbia, Dalmacia vërtet u shkatërruan, por jo aq sa Arbëria. Këtë e provon edhe konstatimi i thjeshtë se ngulimet arbërore në Greqi dhe arbëreshe në Itali të Jugut janë shumë më të mëdha sesa ato pak ngulime greke ose sllave-jugore.

Sot e kësaj dite, Shqipëria mbetet zona më e prapambetur në Ballkan, në çdo pikëpamje.

Për Evropën katolike, përkundrazi, qëndresa e Skënderbeut ishte pa dyshim heroike dhe e admirueshme. Imazhi i këtij prijësi që i ndali hordhitë turke në portat e Evropës pushtoi me shpejtësi mendjet dhe zemrat e njerëzve të mësuar të kontinentit.

Kjo shpjegon edhe suksesin e pashembullt të veprës së Barletit.

Mbi atë vepër të Barletit u mbështetën një numër i madh veprash letrare, poemash, pikturash, dramash, operash – për të mos përmendur veprash historike të mirëfillta – që kontribuan për ta kthyer Skënderbeun në një mit kontinental.

Statujat e Skënderbeut në qytete të Evropës, emrat e rrugëve dhe të shesheve, dhe nderimet e tjera që i bëhen atij burri, nuk kanë shumë të bëjnë me shqiptarët dhe Shqipërinë; por me Skënderbeun atlet të Krishtit.

Në këtë mënyrë, Rilindësit tanë e gjetën Skënderbejadën gati; një mit që vetvetiu u përshtatej planeve të tyre për ta bërë Shqipërinë. [2005]

http://xhaxhai.wordpress.com/antropologji/skenderbeu-i-krujes/

16
Lojra / Nje loje "e re"
« ne: 03-02-2009, 18:30:07 »
LOL LOL LOL
kjo esht nje supriz...po ku e gjet ket oh mistreci plak.....??? ;) :P

    Po une nuk kam lindur plak. Kam qene edhe une i ri, megjithse atehere nuk kishte internet....

17
Lojra / Nje loje "e re"
« ne: 02-02-2009, 12:04:55 »
E re!

   Gjetja e personit, nepermjet celularit. Eshte e ligjshme, mos u frikesoni!

Te gjithe e dinim se dicka luhej, por per shkak te ligjit te ruajtjes se te dhenave personale, nuk e pranonte njeri. Tani u gjet nje "dritare" ne ligj dhe cdo gje eshte ligjore.

Eshte krijuar nje site (deri tani eshte falas) ku, duke vendosur numrin e personit qe kerkoni, gjeni me saktesi 10m se ku ndodhet ai. Kjo eshte mire per ciftet, te mos genjejne me. Thjesht, vendos numrin e telefonit te personit "ne kerkim" dhe ...e gjeni lehte.

   Linku eshte ky: http://www.track-your-partner.com/
 


    (Moderatoret ta cojne tek vendi "i duhur")

18
Figura Historike / Haxhi Qamili dhe roli i tij
« ne: 02-02-2009, 11:45:34 »
      Kur Esad Pasha vari Haxhi Qamilin

Rrallëherë ndodh në historinë e një kombi që një
figurë tejet minorene në kulturë e dije, por edhe aksionin e tij, të vlerësohet e të mbivlerësohet derisa ta quajnë hero. Dhe populli e kujton se ai ka qenë revolucionar, ndërsa në të vërtetë ka qenë reaksionar anadollak. Për Haxhi Qamilin e kemi fjalën, këtë personazh kaq grotesk, injorant e të prapambetur që në kohën që fuqitë caktuan në Shqipëri Princ Vidin për të qeverisur, ai kërkonte rikthimin e Sulltanit. Sot mbushen 92 vjet nga varja e tij, një akt që realizoi një personazh po aq grotesk saj ai. Antipodi, thotë studiuesi Artan Lame, quhet Esad pashë Toptani. Dhe përpos kësaj ngjarjeje, studiuesi ka bërë një zbulim krejt të rrallë. Në arkivin e tij ka një foto të momentit që Haxhi Qamili sapo është varur. Në një intervistë për "Tirana Observer", Lame tregon me mjaft të dhëna historinë e atij që u quajt prijësi i gjullurdisë.

Si arriti të bëhej Haxhi Qamili një figurë e famshme, kur dihet që ai nuk kishte një nivel kulturor të lartë?

Haxhi Qamili është një figurë që, edhe duke e sharë, e mbajmë në qendër të vëmendjes, ndërkohë që është një figurë fare margjinale, që jo në analet e historisë sonë që është plotë me boshllëqe, por dhe në analet e historisë evropiane, që është e skeduar çdo gjë, do të ishte zhdukur me kohë. Ai nuk ishte as udhëheqës i kryengritjes, mbasi ai ishte i një nivel të dytë ose të tretë fare. Udhëheqësit shpirtërorë dhe liderët e vërtetë të kryengritjes ishin myftiu i Tiranës, myftiu i Kavajës, ca figura obskurantiste, fanatike, injorante. Haxhi Qamili ishte thjesht ai fshatari që u bë krahu i armatosur, do të thoshim sot.

Cili është vlerësimi i figurës së Haxhi Qamilit?

Gjatë periudhës së monizmit nuk mund të merreshin dhe të fryheshin ata që ishin në krye të kryengritjes që ishin imamë, dhe u përzgjodh Haxhi Qamili. Ne, sot, për ta hedhur poshtë, merremi me të. Fakti është që ai sot është kthyer në një simbol të një mentaliteti, një mënyre veprimi. Nga kjo pikëpamje është mirë që shërben si një simbol. Mjafton të shfletosh revistat dhe gazetat e kohës deri në vitin 1944, ku nuk gjen në mënyrë absolute asnjë prononcim pozitiv as nga të majtët dhe as nga të djathtët, as nga përfaqësuesit e "vegjëlisë" dhe as nga përfaqësuesit e bejlerëve. Po t'i referohemi dhe periudhës së vetë viteve 1914 dhe 1916, edhe Shqipërisë së stabilizuar të viteve '20-'30 apo qoftë dhe në kohën e Italisë e kështu me radhë, nuk kemi ndonjë vlerësim për të. Vetëm pas Luftës filloi të ketë një vlerësim. Duhet këmbëngulur që dhe në kohën e monizmit ka pasur historianë që kanë qenë kundër këtij pozitivizmi të kësaj figure groteske. Mund të përmend historianin Skënder Luarasi, djalin e Petro Nini Luarasit, si një patriot dhe figurë e njohur në Shqipërinë e viteve '60. Ai këmbënguli deri në fund kundër kthimit në hero të Haxhi Qamilit.

Si e kanë përshkruar të huajt këtë figurë obskurantiste të fillimshekullit XX?

Për hir të së vërtetës historike duhet thënë që disa shkrime bashkëkohore, sidomos të të huajve që janë më të ftohtë se ne, krahas obskurantizmit, vullnetit të kësaj klase reaksionare për kthimin nën Turqinë, duke qenë kundër Pavarësisë së Shqipërisë, shohin dhe një komponentë të luftës kundër klasës së bejlerëve. Duhet theksuar që këtë komponent në të vërtet e kishte kjo kryengritje, por që ishte fare sekondare në qëllimet e kryengritjes. Për fshatarët, meqenëse u bë kjo kryengritje, thanë "me që na dolën në shteg dhe bejlerët, hajde t'u biem dhe atyre". Ky komponent ka ekzistuar në kryengritje sidomos nga gjysma e mbrapa e zhvillimit të saj. Kjo është një nga arsyet që i bëri bllok bejlerët, sepse panë dhe rrezikun e tyre te kjo kryengritje.

Mund të thoni se cila ishte pozita e pronës në këtë periudhë të historisë së Shqipërisë?

Nuk ka asnjë diskutim që prona feudale në atë kohë ishte totale mesjetare dhe historia jonë është plotë me kryengritje të tilla, kështu që nga kjo pikëpamje ishte fare normale një kryengritje e tillë, që popullsia fshatare të ngrihej kundër një shfrytëzimi nga klasa e bejlerëve në kushte kur Shqipëria me hir apo me pahir po mundohej të hynte në zhvillimet e shekullit të ri, qoftë dhe larg e larg.

Kush ishte figura që qëndronte si antipodi i Haxhi Qamilit?

Antipodi i qytetëruar i Haxhi Qamilit dhe ai që e pësoi më shumë, ishte Princ Vidi. Dyshja Princ Vidi me Haxhi Qamilin është një dyshe që mua personalisht më ka tërhequr shumë, dhe sa herë që jam mundur kam shkruar për ta. Kjo mbetet një dyshe që përfaqëson, nga njëra anë një princ evropian, i cili kishte ardhur në Shqipëri i ngarkuar nga të tjerë me këtë detyrë, (dhe duhet të çlirohemi nga mendime të marra), që ishte i huaj, apo ishte reaksionar. Ai ishte një figurë e nderuar me shkollë prusiane, duke i dhënë letrat e duhura dhe duhet të kryente këtë detyrë ashtu siç ndodh dhe sot me administratorin e Kosovës, për shembull. Për më tepër është një fakt që Princ Vidi erdhi me gjithë familjen në Shqipëri, me gruan dhe fëmijët katër-pesë vjeç, dhe erdhi me vullnetin për të bërë Shqipërinë. Kjo kishte ndodhur paraprakisht në Greqi, kur mbreti ishte caktuar nga Fuqitë Perëndimore dhe ishte gjerman, kjo kishte ndodhur në Bullgari, ku mbreti ishte po gjerman. E njëjta gjë ndodhi dhe në vendin tonë, ku mbretin na e sollën po gjerman, po ashtu dhe në shumë vende të tjera ndodhi po e njëjta gjë, që kur shpallën pavarësinë, Fuqitë e Mëdha iu imponuan familje mbretërore të shfronësuara nga Perëndimi. Ky ishte një kontekst i gjithë Evropës së kohës.

Çfarë gjeti në atë kohë Princ Vidi kur erdhi në Shqipëri?

Këtij princi, që iu fola pak më lartë, që erdhi dhe me flamur dhe shqiponjë të zezë, ne si shqiptarë i vumë përballë Haxhi Qamilin. Thirrjet e këtij të fundit ishin për t'u kthyer përsëri me sulltanin. Çdo libër që ky gjente përpara e digjte duke mos bërë dallim, mjafton fakti që është libër dhe duhet djegur. Sipas tij, vetëm Kurani duhet të ekzistonte. Krimet e tij shkonin deri aty sa mjaft që të thoshe se jam "kaur" dhe nuk mungojnë rastet kur njerëzit janë vrarë vetëm me argumentin që ishin të tillë. Kjo figurë groteske, bashkë me gjithë grigjën e tij, i vuri flakën Shqipërisë në momentin më tragjik të saj. Këtu përfshihen dhe figurat që përmenda më lartë, imami i Kavajës, Tiranës etj.

Si u ndje Princ Vidi përballë një figure të tillë, dhe cili ishte fundi Haxhi Qamilit ?

Natyrisht që as që mund të imagjinohet që princi i ardhur nga fuqitë e huaja mund t'ia dilte një figure kaq qesharake. Një njeriu të tillë mund të vinte hakut vetëm një njeri po si ky. Dhe një njeri si ky ishte Esad Pashë Toptani, një figurë po aq e zezë, po aq e ngarkuar negativisht nga historia shqiptare, plotë me njolla, i pabesë, i nëntëdhjetë e nëntave etj. Përfaqësuesi më brilant i administratorit të lartë otoman. Pra, Haxhi Qamilit një njeri i tillë mund t'i vinte hakut dhe kështu ndodhi deri sa e shtypi kryengritjen dhe e vari Haxhi Qamilin bashkë me një tufë kopukësh të tjerë në Durrës. Për fat, historia na ndihmoi që na hoqi qafe dhe Esad Pashën.


E thashë dhe pak më lartë, që në kohën e monizmit çdo kryengritje në çdo kohë duhet të gjetur shembuj që populli shqiptar kishte luftuar për liri dhe barazi, madje ndonjëherë flitej dhe për socializëm. Në këtë periudhë ngjarje më të bukur për t'u masakruar historia për të përdorur këtë kryengritje për qëllime politike nuk kishte. Gjithmonë gjendeshin njerëz të gatshëm për të shkelur mbi parimin e tyre apo mbi mënyrën e tyre të menduarit për hir të një rroge. Dhe në fakt u gjetën një tufë e mirë historianësh që kryengritjen reaksionare të Haxhi Qamilit e kthyen në kryengritje revolucionare që do të shpëtonte Shqipërinë. Kjo pikëpamje mbisundoi deri në fillim të viteve 1990 me të keqen që ne pas viteve 1990 kaluam në ekstremin tjetër. Unë vazhdojë të theksoj faktin që ajo kryengritje nga gjysma e mbrapa pati një moment të luftës kundër bejlerëve. Nëse do ta lidhim me realitetin sot, mos harrojmë që aq e fortë ishte klasa e bejlerëve atëherë sa që as Zogu nuk arriti të bënte dot reformën agrare, pavarësisht premtimit të bërë. Për Princ Vidin as që bëhej fjalë t'ua dilte. Kjo vinte pasi ajo klasë ishte e lidhur fortë me të shkuarën dhe ishte reaksionare kundrejt çdo lloj ndryshimi. Një gjë është e vërtetë, që klasa e bejlerëve ishte po aq reaksionare sa klasa e obskurantistëve myslimanë, por që kishte kuptuar një gjë, që Turqisë i kishte ardhur fundi në Shqipëri. Obskurantistët nuk donin të kuptonin që Turqia kishte vdekur në vendin tonë. Ndërkohë reformën agrare që Zogu la në mes, arritën ta bënin vetëm komunistët në vitin 1946 dhe që është spekulimi më i madh i tyre kundrejt Ahmet Zogut.


19
Albwebmaster / Shqiperia.gr dhe forumi i tij
« ne: 25-01-2009, 14:51:01 »
Perpjekje e lavderueshme....

  Nje vrejtje miqesore. Pa qene specialist i informatikes, per permbajtjen me shume.

   Me sa di une, ekziston edhe nje faqe tjeter per shqiptaret e greqise,Albanians.gr, me gjithe forumin perkates, e cila kaloi nje vit jetegjatesi.

   Nuk do te ishte me mire, edhe per Ju edhe per "ata" qe te bashkonit forcat per me shume rezultat?

20
Tema Aktuale / Zeri i emigrantit
« ne: 31-12-2008, 19:32:21 »
                Absurditeti i Shpërfilljes



     Për shumë njerëz emigrantët janë shpresa e gjallërimeve sezonale të ekonomisë sonë, sidomos në festat e fundvitit apo pushimet verore, kur ata vërshojnë. Por janë të paktë ata që sjellin në mendje se këta shpëtimtarë modestë të tregjeve të cfilitura shqiptare, më shumë se të tillë, mund të etiketohen si "diga e parë mbi të cilën përplasen dallgët e antishqiptarizmit tradicional". Duke qënë të tillë, emigrantët janë ndëshkuar të mbajnë mbi supe shkallëzimet e shkulmeve raciste të krijuara në periudhën e tranzicionit, po të llogaritet që, filtrimi vite më parë i një numri të madh kriminelësh shqiptarë në perëndim kanë patur rolin e tyre në prodhimin e një opinioni negativ ndaj nesh, gjithë këta vjet.

    Dihet që shumë shpejt ky opinion u shnderrua në një racizëm vulgar ndaj shqiptarëve. Si një mbidozë, vala e ketij racizmi i ka persekutuar sistematikisht gjithë këta vjet emigrantet tanë.Të gjithë e dimë dhe nuk është e rastit që në Itali, Greqi, dhe ne vende te tjera, disa qarqe shpesh shohin te shqiptarët, fantazma keqbërëse, hajdutë e kriminelë, falë ndodhive të pakëndshme që kanë ndodhur sidomos në vigjilje të "hapjes"sonë. Megjithatë, duhet thënë se në fakt racizmi ndaj shqiptarëve është tulatur disi kohët e fundit, dhe kjo falë reflekseve të civilizimit të rrezatuara nga njerëzit tanë ne vendet ku jetojnë. Kjo ka qënë një aventurë e vetmuar përpjekjesh për të vërtetuar ekzistencën e emancipimit kombëtar të trashëguar epokë pas epoke. Por natyrisht, ka qënë një aventurë e vështirë në kushtet kur antishqiptarizmi ka qënë dhe është një realitet që ndikon papushim në jetën e tyre.

    Deri këtu nuk ka asgjë të re; e reja është se në fakt, mbas 18-vjet pluralizëm, nuk ka ndryshuar asgje, nuk ka patur asnjë lëvizje politike të mirëfilltë në Tiranë për një mbështetje politike e morale ndaj tyre. cka do të thotë se askush nuk e ka vënë ujin në zjarr për këta "jetimë shtetërorë" të haruar nga pushteti, megjithë problemet e mëdha që kanë.

    Nëse vështrimet bien mbi ta, ashtu si ndodh me komunitetet e tjerë, kjo ndodh vetëm kalimthi dhe vetëm dinakërisht në fushata parazgjedhore.

    Cështja e emigrantëve tanë është para së gjithash cështje dinjiteti kombëtar, meqënëse në përplasjet e huaja, poshtërimet që jo rrallë ju bëhen atyre, kanë të bëjnë pikërisht me këtë; krenarë apo të përbuzur, ata përfaqësojnë origjinën, dhe dinjiteti i publikuar prej tyre është shfaqja jonë e përballur. Ngjan meskine dhe anësore, por unë besoj që një kujtim tmerri për të gjithë emigrantët tanë që jetojnë në Greqi, është ende sot kalimi i vështirë nëpër dogana, pritjet e tmershme shpesh të stimuluara e shumëorëshe nëpër rradha cfilitese, në dimër dhe verë; prej shumë vitesh kjo gjë është një poshtërim, një mallkim, një bastardim i dinjitetit të tyre.

    Nuk ka dyshim që cdo emigrant do të reflektonte interes të madh nëse merret seriozisht dhe diskutohet të paktën kjo cështje, në zyrat e politikës shqiptare. Por kjo ka pak gjasa të ndodhë. Më shumë se përbuzjet dhe antishqiptaritë e të huajve, shpërfillja e Tiranës është ajo që ka diskriminuar shtetasit e vet në perëndim me këtë braktisje që nuk mund të shpjegohet.

    Fatkeqësia është se askush në Tiranë nuk gjykon që zhgënjimi i këtij komuniteti eshte fillimi i një drame të re kombëtare. Ata dalëngadalë po ndalojnë së fabrikuari dashuri për vendin e tyre, jo vetëm sepse kjo dashuri nuk ju është kthyer kurrë, por edhe sepse asgjë nuk duket se do të sjellë shpresën e ndryshimit në vendin e tyre, për sa kohe në pushtet do të jenë politikanë si Nano e Berisha..

    Historia e emigrimit modern të shqiptarëve është vazhdimi i një drame të zezë. Duke i shtuar racizmit me cinik që ka ekzistuar ndonjëherë për një komb edhe vështirësitë e mëdha paraprirëse të një luftë të ashpër për ekzistencë, kjo është një histori midis fatalitetit dhe heroizmit, për të cilën duhet thënë e duhet bërë patjetër dicka.

    Kjo sepse është rritur më shumë se kurrë nevoja e marrjes seriozisht të imazhit të dëmtuar të shqiptarëve nëpër botë. Kjo është një këmbanë që duhet të gjëmojë një orë e më parë. Sepse ky imazh është kthyer në një katandisje që ju ka nxirre fytyrën përjetësisht jo vetëm atyre por dhe fëmijëve të tyre.Nuk duhet harruar se, edhe pse vazhdojnë të jenë të persekutuar në vendet ku jetojnë dhe civilizohen, emigrantët tanë janë një pasuri gjigante kombëtare. (që fatkeqësisht nuk mund të llogaritet nga pushtetarët tanë). Ingranimi në shoqeritë evropiane i ka ngritur ata në një kulturë dhe në një civilizim ku e ku më të lartë nga ajo e mardhënieve njerëzore në Shqipëri. Për të gjithë është e qartë se në dhe të huaj, edhe pse jetimë, të parëndësishëm, të heshtur, shqiptarët janë një fuqi e madhe e konsoliduar falë punës titanike që kanë bërë në civilizimet përkatëse.

    Ata janë realisht të evropianizuar e te qytetëruar në nivelin që kërkohet dhe janë komunitete pjesë përbërëse të Evropes ku duam të shkojmë. Komunitetet e emigrantëve kanë rritur mjaft kualitetin e demokratizimit dhe civilizimit të tyre, duke qënë në këtë mënyrë qeliza evropiane, paraprirës të ëndrrës.

    Pikërisht këtu qendron absurditeti i shperfilljes. Ndersa duhet te ftohen të marrin pjesë në progresin shqiptar, të vleresohen dhe të kontribojnë në përmirësimin e sjelljes qytetare në Shqipëri, ata janë të shpërfillur.. . Emigrantët janë krahasues objektivë dhe janë në gjendje të gjykojnë realisht c'ka duhet ndryshuar, në vendin e tyre ku shumë gjëra nuk shkojnë mirë. Mungesa e politikave për trajtim të tyre tyre i ka privuar Shqipërisë një investim të rëndësishëm. Normalisht, zhvillimi ekonomik duhej të provokonte kthime masive të emigrantëve dhe investime të kapitaleve të tyre këtu. por kjo nuk ka ndodhur.

    Nuk ka kthime vullnetare emigrantësh, sepse shteti shqiptar nuk mund tju afrojë atyre besim, bashkëpunim dhe interes, me klimën koruptive dhe politikën klienteliste;për ata, Shqipëria është ende një vend ku shpresat e pakta lindin në mjegull dhe shuhen në mjegull.

                                                        Nga Artan Mullaj 

21
Diskutime / Gezuar vitin e ri 2009
« ne: 31-12-2008, 19:23:57 »
   Gezuar, O popull!

    Shendet e pare ky Vit i Ri

22
Zëri Letrar / Kongresi i Manastirit!-Ju lutem me ndihmoni.
« ne: 07-11-2008, 18:54:45 »

 
    Më 14 Nëntor 2008 mbushen 100 vjet nga Kongresi i Manastirit, ose siç thuhet, Kongresi i alfabetit të gjuhës shqipe Gjuha shqipe, një ndër gjuhët më të lashta në familjen e gjuhëve indoevropiane, është dëshmi e fuqishme e identitetit kombëtar dhe faktor kryesor në mbijetesën e vetë kombit.
Lashtësia e gjuhës shqipe, e pranuar nga autoritetet shkencore dhe akademike botërore, dëshmon njëkohësisht lashtësinë e kombit, popullit shqiptar, që e ka krijuar, e ka folur, e ka zhvilluar dhe e ka ruajtur deri në ditët tona. Gjuha shqipe zotëron cilësi të larta linguistike dhe është e aftë të japë shqip kryeveprat e letërsisë botërore; shqipja është gjuhë e një kulture qytetëruese. ABC-ja shqipe e rrjedhimisht edhe shkrimi i gjuhës sonë kanë historinë e tyre.

    Ato kanë ecur në një udhë të gjatë dhe të vështirë, kanë përshkruar shtigje të rrezikshme, kanë kapërcyer kurthe e pengesa të panumërta. Lëvizja për ABCnë dhe shkrimin shqip ka qenë pjesë përbërëse e përpjekjeve mbarëshekullore të kombit tonë, ka hasur në kundërshtime dhe qëndrime negative të armiqve tanë kombëtarë dhe ka çarë përpara duke pasur pishtarët e vet. Lufta për ABC-në dhe shkrimin shqip u ashpërsua sidomos gjatë Rilindjes Kombëtare dhe pas saj. Pas daljes në dritë të "Abetares" së Naum Bredhit, lëvizja për ABC-në dhe shkrimin shqip u sulmuan përherë e më rreptë nga oborri osman dhe athino-fanaritët jo më si një dukuri gjuhësore, por si një dukuri politike. Konstandin Kristoforidhi, gjuhëtari ynë i njohur, do të lëshonte alarmin: "Ndë mos u shkroftë gjuha shqipe nuk do të shkojnë shumë vjet dhe nuk do të ketë Shqipëri ndë faqe të dheut, as nuk do të shënohet më emri shqiptar ndë kartë të botës" ("Nëpër udhën e penës shqiptare", f.7).

    Përpjekjet e Rilindësve për gjuhën shqipe, për shkollën shqipe, kishin si hallkë zgjidhjeje krijimin e një ABC-je shqip. Kërkesa kryesore ishte që kjo ABC t‘u përgjigjej karakteristikave të vetë gjuhës shqipe, veçorive të saj fonetike dhe atyre të shqiptimit. Njihen 4 lloj shkrimesh të moçme, që kohë pas kohe kanë zëvendësuar njëritjetrin: vizatimori, kunjiformi, hieroglifiku dhe tingullori. Ishin fenikasit, 2 mijë vjet para erës sonë, që bënë hapin e madh të parë, të cilët ndërtuan shkronjat dhe shkrimin alfabetik, ku çdo tingull paraqitej me një shenjë të posaçme. Sipas dëshmive prehistorike, këto shkronja u sollën nga detarët fenikas në Ballkan. Jani Vretoja, i cili mbështetet te Herodoti dhe Diodori, thotë se të parët që morën shkronjat nga kolonët fenikas ishin "pellazgët jonikë", që mund të ketë ndodhur aty nga fillimi i qindvjeçarit XVI para erës së re.

    Shkenca gjuhësore shqiptare ka pranuar faktin historik se gjuha shqipe është shkruar qysh herët dhe se janë përdorur disa lloje ABC-sh. Marin Barleti, në librin "Rrethimi i Shkodrës" (1504), thotë se kishte përdorur burime historike që flisnin për krijimin e Shkodrës të shkruara "në gjuhën e popullit", pa përmendur se me ç‘lloj ABC-je ishin shkruar. Po të merret me mend se në ato burime ka qenë përdorur alfabeti latin, atëherë pohimi i dëshmitarit më të hershëm që njihet gjer sot për këtë çështje, francezit Gulielm Adae, i njohur me emrin Brokard Monaku, është një provë e fortë e shkrimit të shqipes me shkronja latine qysh në lashtësi. Gulielm Adae, në një kumtim latinisht të vitit 1332, shkruante se shqiptarët, sado që kishin "një gjuhë krejt të ndryshme nga ajo e latinëve…, në librat e tyre përdorin shkronjat latine". Por nuk thotë në cilën mënyrë përdoreshin dhe prej sa kohe ishin në përdorim ato shkronja. Gjurma e parë që haset mbi përdorimin e alfabetit latin në Shqipëri është e vitit 1462. Në këtë alfabet ka qenë shkruar e ashtuquajtura "Formulë e Pagëzimit".

    Mendohet se ky dorëshkrim shqip, me shkronja latine, është lënë prej dorës së Pal Ëngjëllit, kryepeshkopit të Ilirisë. Kryepeshkop Pal Ëngjëlli udhëzonte besnikët që t‘i pagëzonin vetë fëmijët e tyre, kur nuk kishin mundësi që t‘i shpinin nëpër kisha, duke përdorur shqip formulën që autori e shkruan kështu: "Unte‘ paghesont premenit Atit et birit et spertit senit" ("Unë të pagëzoj në emër të Atit e Birit e Shpirtit të Shenjtë".) Është dokumenti më i vjetër i gjuhës sonë, që dëshmon për përdorimin e alfabetit latin për shkrimin e shqipes. Këtë dokument e zbuloi historiani rumun, Nicolae Jorga. Burimi i dytë ku përdoret alfabeti latin në shkrimin e gjuhës shqipe është i vitit 1496 apo 1497. Ai ka qenë një fjalorth, në të cilin udhëtari Arnold von Harff, gjatë kalimit nëpër disa qytete bregdetare shqiptare, shënon numërorët themelorë nga njëshi deri në njëmijë; tetë fraza të ndryshme (përshëndetje, pyetje e zotime), si dhe njëzetegjashtë fjalë. Me "Mesharin" (1555) e Gjon Dedë Buzukut shpaloset një fazë e re dhe më e gjerë e ABC-së shqipe. Buzuku, edhe pse kryesisht përdori shkronjat e alfabetit latin, krijoi, përshtati apo huazoi edhe disa shenja a shkronja të një lloji tjetër, sepse shqipja ka më shumë tinguj e zëra se latinishtja.

    Ndërtimi dhe cilësitë e veçanta të ABC-së të përdorura nga Buzuku janë trajtuar shkencërisht nga profesor Eqrem Çabej në transliterimin dhe transkriptimin e "Mesharit". Shkrimtari i dytë që përdori gjerësisht shkronjat e alfabetit latin në një vepër të plotë në gjuhën shqipe ka qenë Lekë Matrënga, që besohet se jetoi midis viteve 1560-1619. Ishte nga fshati Hora e Arbëreshëve, siç e quajnë banorët e vet, apo Piana dei Greçi, siç e thërresin italianët. Ndryshe nga Gjon Buzuku, Lekë Matrënga përdori vetëm shkronjat e alfabetit latino-italian. Shkrimtarë të tjerë klerikë katolikë, si Pjetër Budi, Pjetër Bogdani, Frang Bardhi, e ndonjë tjetër, u përpoqën dhe e shkruan shqipen kryesisht me alfabetin latin, prandaj edhe ABC-të e tyre shëmbëllejnë ku më shumë e ku më pak më njëra-tjetrën. Atdhetarët tanë të dijes dhe të kulturës i panë të papërshtatshme ABC-të e gjertanishme të ndërthurura me huazime të pjesshme nga alfabetet e gjuhëve të huaja, prandaj iu përveshën punës për ndërtimin e një ABC-je të veçantë të shqipes.

    ABC-të e ndryshme për shkrimin e shqipes kanë qenë të shumta dhe të shumëllojshme. Ato u shtuan, sidomos gjatë gjysmës së dytë të shekullit XIX. Lidhja Shqiptare e Prizrenit, me programin politik e kulturor, u bë frymëzuesja e fuqishme për atdhetarët e ditur që të krijonin një ABC shqip, të përshtatshme dhe të lehtë për shqiptarët. Një vit e gjysmë pas themelimit të kësaj Lidhjeje, u ngrit në Stamboll "Shoqëria e të shtypurit shkronja shqip". Sipas një burimi të kohës përmenden si anëtarë të kësaj shoqërie Sami Frashëri, Hasan Tahsini, Pashko Vasa, Jani Vreto, Koto Nase Hoxhi; ndërsa një burim tjetër përmend edhe Zija dhe Ali Danishin nga Prishtina. Anastas Kulluriti shkruante: "Vetëm me anën e shkronjave shqipe dhe të gjuhës amtare kanë për t‘u përhapur dritat e shkencës, kanë për të ndritur ditë të lumturisë dhe idetë e qytetërimit e të përparimit dhe në atdheun e shqiptarëve" (Vep. cit. f.138). "Shoqëria e të shtypurit shkronja shqip", që njihet edhe si Komisioni i ABCsë, pranoi njëzëri ABC-në e Sami Frashërit. Rreth përkatësisë së shkronjave të kësaj ABC-je, burimet e ndryshme nuk janë të njëzëshme. Njëri prej tyre thotë se ajo ABC kishte 36 shkronja, ndër të cilat 26 ishin latine, 10 ishin të përbëra, të sendërzuara a të huajtura nga alfabeti grek, kurse një burim tjetër thotë se 25 prej shkronjave ishin latine, 6 sllave dhe 5 greke.

    Kjo ABC përbëhej pra nga 36 shkronja; nga këto 7 zanore dhe 29 bashkëtingëllore. Në gjysmën e dytë të vitit 1879, ajo ABC u përmblodh brenda një abetareje prej 136 faqesh, e cila u quajt "ALFABETARE E GJUHËS SHQIP". Kjo ABC u botua në 20000 kopje dhe u shpërnda në gjithë Shqipërinë dhe në kolonitë shqiptare brenda dhe jashtë sulltanatit osman. Me të u botuan fletoret "Drita" e "Dituria", librat e vëllezërve Frashëri dhe plot vepra e fletore të tjera. Kundër ABC-së së "Shoqërisë të të shtypurit të shkronjave shqip" u sulën në një front të përbashkët armiqësor që nga oborri osman, Patrikana e Fanarit dhe Papati i Romës, oborri carist rus, e deri te qeveritë frënge, greke, serbe, malazeze etj.

    Nuk mbetën pas tyre as krerët e "Shoqërisë biblike britanike dhe për vendet e huaja". Mirëpo përpjekjet e tyre dhe të gjithë armiqve të tjerë, dështuan. Shoqëria e shkronjave ishte shoqëria e parë kombëtare shqiptare në lëmin e penës shqiptare, "e para farë për një punë të tillë", siç i shkruante Sotir Kolesë, Jani Vretoja. Çështja e ABC-së, edhe pas shkatërrimit të Lidhjes Shqiptare të Prizrenit, mbeti e gjallë. Përpjekjet vazhduan tek arbëreshët e Italisë dhe arianitasit në Greqi. Në fund të shekullit XIX dhe fillim të shekullit XX u dallua një shtim i vrullshëm i veprimeve për hartimin e një ABC-je me një bazë të gjerë kombëtare.

    Kështu, më 1899, një grup atdhetarësh shkodranë, me Preng Doçin në krye, ngritën shoqërinë "Bashkimi" dhe krijuan një ABC të posaçme, të quajtur "ABC-ja e Bashkimit". ABC-ja u botua në librin "ABETARI". Një grup tjetër shkodranësh të penës, me Ndre Mjedën në krye, në vitin 1901 krijoi shoqërinë "Agimi"; po në këtë vit Mjeda ndërtoi dhe përhapi një ABC të ndryshme nga ajo e "Bashkimit". ABC-ja në fjalë, sipas Justin Rrotës, u vu menjëherë në përdorim dhe zuri vend të parë. "Kongresi i alfabetit të gjuhës shqipe" u mbajt në Manastir më nëntor 1908. Ai kurorëzoi përpjekjet e shumë brezave atdhetarësh dhe njerëzve të penës. Thirrja e kongresit u prit me gëzim nga të gjithë, siç dëshmon Mihal Gramenua në një reportazh të gjatë për këtë ngjarje historike: "Ah! Me sa gëzim dhe me sa padurim prisnim ditën e Kongresit të parë kombëtar, gëzimi dhe padurimi ishte në delegatët". "Tubimi historik i Manastirit nuk ishte thjesht një mbledhje gjuhëtarësh, por një kongres kombëtar për çështjet më të rëndësishme të lëvizjes sonë kombëtare", shkruan Uran Butka. Në kongres morën pjesë 32 delegatë, që përfaqësonin 22 klube dhe shoqëri të ndryshme atdhetare e kulturore, brenda dhe jashtë vendit.

    Mihal Gramenua përmend edhe Parashqevi Qirjazin, si e dërguara e shkollës së çupave të Korçës. Por Gramenua shton se ishte e pranishme edhe Filomena A. Bonati, mbesa e Pashko Vasës, e cila kishte shkuar me dëshirën e vet për të shoqëruar Parashqevi Qirjazin. Kryetar i Kongresit të Manastirit u zgjodh me vota të fshehta atdhetari i madh dhe erudit, Mit‘hat Frashëri, dhe si nënkryetarë Luigj Gurakuqi dhe Gjerasim Qirjazi. Mit‘hati atëherë ishte 28 vjeç dhe nuk kishte ardhur ende nga Selaniku kur u zgjodh në mungesë kryetar; u zgjodhën edhe tre shkrues: Hilë Mosi, Nyzet Vrioni e Thoma Avrami. Ditën e tretë të punimeve të kongresit i cili vazhdoi deri më 22 nëntor, u zgjodh komisioni i ABC-së. Kryetar i Komisionit të Alfabetit u zgjodh poeti i shquar Gjergj Fishta; ndërsa anëtarë Ndre Mjeda, Luigj Gurakuqi, Sotir Peci, Bajo Topulli etj. "Pikërisht se Mit‘hat Frashëri ishte kryetar i Kongresit të Manastirit dhe Gjergj Fishta kryetar i Komisionit të Unifikimit të Alfabetit të Gjuhës Shqipe -shkruan studiuesi i njohur Uran Butkahistoriografia komuniste e anashkaloi dhe e censuroi këtë kongres, vendimet dhe pjesëmarrësit". Komisioni i Alfabetit u nda në 4 grupe dhe gjatë 3 ditëve rresht punuan veçmas, në mënyrë të pavarur. Grupet patën diskutime të ashpra për zgjedhjen e alfabetit të përbashkët. Debatet zgjatën aq sa u rrezikua edhe kompromisi. Por, me këmbënguljen e Mjedës, u arrit kompromisi historik.

    Në procesverbalin e mbledhjes lexohet: "Te nesërmen nadje, para se të fillonim mbledhjen e komisionit, Dom Ndre Mjeda vajti te Mit‘hat Frashëri dhe i paraqiti këto dy alfabete. Zotnia, pas një diskutimi të shkurtër, mbeti i kënaqur dhe i tha t‘ia paraqiti vetë komisionit". Mjeda ia paraqiti alternativat komisionit, ndërkohë që Luigj Gurakuqi zbuloi dërrasën e zezë ku ishte shkruar ABC-ja. Fishta shkoqiti se ABC-ja e Stambollit është e mirë e mbi baza latine, por për të shtypurit e librave shqip ka vështirësi, ndaj duhet një ABC thjesht latine.

    Më në fund u vendos të përdoreshin të dyja ABC-të paralelisht dhe pas dy vjetësh të mbahej një kongres tjetër në Janinë, i cili do të vendoste përfundimisht për ABC-në dhe ortografinë e gjuhës shqipe. Në fund, pas diskutimesh dhe polemikash të shumta, shkruan studiuesi Ibrahim D. Hoxha, grupet u mblodhën së bashku dhe vendosën të mbahej ABC-ja e Shoqërisë së shkronjave "me nja dy ndryshime të vogla" dhe krahas saj një ABC "krejt me germa latine, duke bashkuar dy shkronja për ata tinguj që kemi nevojë për gjuhën shqipe".

    Poshtë nënshkrimeve të anëtarëve të komisionit të posaçëm shënohet: "Vendimin e Komisionit e pëlqyen të gjithë zotërinjtë delegatë, të cilët po e nënshkruajnë duke dhënë besën se kanë për ta mbajtur" ("Nëpër udhën e penës shqiptare", 1984, f.2007). "Kongresi i alfabetit të gjuhës shqipe" është ngjarja më e shënuar kombëtare në prag të shpalljes së Pavarësisë së Shqipërisë më 28 nëntor 1912. "Njësimi i ABC-ve, shkruante Mit‘hat Frashëri, është pema e parë e Kongresit. Por ka edhe një pemë tjatër, akoma më të madhe dhe më të bukur dhe kjo është bashkimi i shqiptarëve. Ish, pra, një ngjarje e re për ne kjo mbledhje, ku pamë shqiptarët të ardhur nga veriu dhe jugu, nga lindja dhe nga perëndimi, ku pamë krah për krah gegë dhe toskë, të krishterë dhe muslimanë, hoxhë dhe priftër. Qoftë ky themeli i një bashkimi të përjetshëm të shqiptarëve", përfundon Mit‘hat Frashëri.


23
Tema Aktuale / Kryeministri dhe analistet
« ne: 05-10-2008, 22:49:29 »
Sa të jetë përballë një fodullëku e amatorizmi të tillë egoist, kryeministri duket me të vërtetë fatlum në parashikimin e tij për një humbje të largët. Vërtet të largët.



  Po marr vetem kete paragraf per te filluar mendimin tim.

  Eshte me te vertete i goditur ky perfundim! "Cdo popull eshte i denje per qeverine qe zgjedh" (Dicka e tille me duket se ka thene Curcilli) E pra, me te tille "opinion publik" c'te presesh tjeter?

   Nga ana tjeter, si mendoni ju? Do te lejonte Berisha t'i benin pyetje, per te cilat nuk do te ishte pergatitur qe me pare?

24
Diapazon / PATRIOT APO NACIONALIST
« ne: 27-09-2008, 21:00:46 »
   Per Anestin!

    Miku im!  Ne asnje cast deshperimi dhe duke mos gjetur rrugedalje, nuk do te shprehesha keshtu per popullin tim.

   E kuptoj ngarkesen Tuaj emocionale, por mos ngaterro edhe ketu ceshtjen e patriotizmit dhe nacionalizmit kombetar, me ceshtjet fetare. Nuk ka lidhje njera me tjetren.

  Mendoj se shpjegimin me te goditur e ka dhene "saimir ramadani" dhe e pergezoj per kete...

    Pa dashur te hap replike, do te thoja se shqiptaret jane shume patriote dhe pak nacionaliste...

   

25
Teologjia / The "J" files
« ne: 10-09-2008, 15:20:06 »
Rron shqiponja ne maje te malit,rron dhe miza ne bisht te kalit.E ky është një mesazh qe na vjen nga Miri.Sigurisht atij qe i kundervihet një kulturë europiane te krishtere i takon vendi i shqiponjës sepse është dhe shqiptar!!!

     E para: Ky mesazh nuk vjen nga Miri, kushdo qofte ai, por vjen nga populli. Kushdo mundohet te gjeje vetveten ne kete udhkryq.

    Se dyti, ne lidhje me fene, Europen e kam χεσμενη, sic thone edhe greket, se po ta shkruaj shqip, do te me korigjohet.

    I nderuar, per vertetesine historike te figurave biblike ke ndonje gje? Te mos flasim as kodra mbas bregut, e as te nxjerrim biblen perpara. Ne fund te fundit, keto fakte qe sillen ketu kete thone: Bibla eshte nje perralle e bukur, e asgje tjeter...

Faqe: [1] 2 3 4 5 6 ... 9